2011-12-18

Dy libra nga Dan Brown

Engjej dhe Djaj, Dan Brown

Titulli
Engjej dhe Djaj
Autori
Dan Brown
Shqipëroi
Amik Kasoruho
Shtëpia botuese
Dudaj, 2005
f. 480
Pesha: 0.5 Kg.



Përpara se të shpërthente te “Kodi i Da Vinçit”, simbologjisti me famë botërore i Harvardit, robert Langtoni, thirret nga një institut zviceran kërkimesh shkencore për të transkriptuar një simbol të lashtë, damkosur në gjoksin e një fizikani të vrarë. Ajo çka ai zbulon, i kalon kufijtë e imagjinatës: një hakmarrje vrastare kundër Kishës Katolike, e kryer nga një sekt qindraveçar - Të Përndriturit.


Kodi Da Vinci, Dan Brown


Titulli: Kodi Da Vinci
Autori: Dan Brown
Shqipëroi nga origjinali: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Dudaj
Botuar: 2006
f. 568
Pesha: 0.62 Kg.
ISBN: 99943-33-03-8
Mbi librin
Gjatë kohës që është me shërbim në Paris, simbolistit të diplomuar në Harvard, Robert Langdon, i bëjnë një telefonatë urgjente në orët e vona të natës. Brenda në muze kanë vrarë restauruesin e moshuar të Luvrit. Pranë trupit të tij është gjetur një kod i habitshëm. Duke rrëmuar midis atyre gjëegjëzave të çuditshme, Langdoni dhe një deshifruese franceze e talentuar kodesh, Sophie Neveu, shtangen kur zbulojnë gjurmën e çelësave zbërthyes që fshihen në veprat e Da Vinçit - çelësa që duken qartazi për këdo e që megjithatë piktori ka ditur t’i fshehë në mënyrë gjeniale


Paulo Coelho :Alkimisti

Titulli: Alkimisti
Roman
Autori: Paulo Coelho
Përktheu: Nonda Varfi
Shtëpia botuese: Toena
Vendi dhe Viti: Tiranë, 2004
f. 198
Pesha: 0.22 kg
ISBN: 99927-1-791-2

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, nëpër shkretëtirën e Egjiptit, ku ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cilit vendos ta bëjë realitet. Në fund Santiago e kupton se që të gjesh thesarin e jetës tënde nuk është e nevojshme të shkosh shumë larg dhe se gjërat e bukura nganjëherë i keni shumë pranë dhe nuk arrijmë t'i shohim. Me një amalgamë vizionionare e spirituale, me një realizëm magjik dhe folklorik, vepra e shkrimtarit brazilian Paulo Colho “Alkimisti” ka pushtetin të ndryshojë jetë njerëzore. Pikërisht kjo vepër, sipas një sondazhi të BBC, deklaruar më 28 maj, qëndron në krye të listët me 100 veprat më të lexuara të kohërave.

Gabriel Garsia Markes :Njëqind vjet vetmi


Titulli: Njëqind vjet vetmi
Roman
Autori: Gabriel Garsia Markes
Përkthyer nga: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Botimet Enciklopedike
Viti: 2000
fq. 400
Pesha: 0.38 kg.
ISBN: N/A

Njeqind vjet vetmi, Gabriel Garsia Markes

Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse - një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë.
Markesi shkroi një roman që në Europë nuk është shkruar dot deri tani dhe që ndoshta as që mund të shkruhet ndonjëherë: letërsi si reportazh i Krijimit, si rikujtesë magjike dhe si rebelim. Ky libër të jep përshtypjen sikur është zanafilla e vetë natyrës. Makondoja dhe fisi i Buendiave janë kthyer në një simbol të realizmit magjik në Amerikën Latine dhe në një pasqyrë të jetës së këtij kontinenti. Krijuesi i këtij simboli fitoi famë botërore dhe Çmimin Nobel në vitin 1982.

Khaled Hosseini :Gjuetari i balonave


Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini



Titulli: Gjuetari i balonave
Roman
Autori: Khaled Hosseini
Shqipëroi: Ledia Agolli
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2007
f. 372
Pesha: 0.45 Kg.

Mbi librin

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike,por edhe si një rrëfenjë të thellë personale...Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare. (Isabel Aliende)
 
Mbi autorin 
Khaled Hosseini, bir i një diplomati, u lind në Kabul, në Afganistan. Familjes së tij iu plotësua kërkesa për azil politik në SHBA më 1980. Jeton në veri të Kalifornisë dhe është mjek. “Gjuetari i balonave” është romani më i fuqishëm epik i kohëve të fundit, një sukses i jashtëzakonshëm letrar i botuar në shumë vende të botës. Dreamworks, shoqëria kinematografike e Steven Spielberg-ut, ka fituar të drejtën për të realizuar filmin me këtë subjekt, i cili tashmë është duke u xhiruar.
 
Janë shprehur për të:

Një roman i mrekullueshëm...një tregim i jashtëzakonshëm që të rrëmben. (Publisher Weekly)

Një libër i fuqishëm... pa zbukurime të tepërta, pa absurditete, thjesht një prozë e shkëlqyer. (San Francesco Chronicle) 

Nina Smirnova :Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX



Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Nina Smirnova

Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX
Autori
Nina Smirnova
Përkthyer nga
Korab Hoxha dhe Fatmir Mborja
Shtëpia botuese
Ideart, 2004
f. 504
Pesha: 0.68 Kg.

Autorja ruse, Nina Smirnova, ka paraqitur qartazi historinë e Shqipërisë, përmes dëshmive të panjohura më parë, nga arkivat perëndimore dhe ruse në veçanti, si dhe ka shprehur interpretime të reja mbi personalitetet, personazhet, faktet dhe realitetet e shekullit më të trazuar në historinë e shqiptarëve. Në bazë të këtij libri qëndrojnë kapituj me materiale unikale që shpjegojnë kthesat me aq pasoja për historinë tonë të bërë nga shqiptarët po aq sa dhe nga të huajt e afërt dhe të largët..

Prof. Kristo Frasheri :Historia e Kosoves



Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri


Historia e Kosovës
Dardania (Kosova Antike)
Autori
Prof. Kristo Frashëri
Shtëpia botuese
Dudaj, maj 2009
Nr. faqeve: 284
ISBN 978-99943-0-087-7
Pesha: 0.35 kg


Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën dhe deri në punimin e tanishëm, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.
Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).
Duke u mbështetur në temat e trajtuara prej tij, Kristo Frashërin e kanë cilësuar si historianin e ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë.

Blendi Fevziu :Enver Hoxha








Enver Hoxha, Blendi Fevziu


Titulli: Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
Origjinali: Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën
Gjinia: Histori
Autori: Blendi Fevziu
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2011
Fq. 400
Pesha: 0.70 kg
ISBN: 978-99956-39-35-1


Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.
Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës. Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist? A kishte qenë ai i pari i Partisë  apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi. Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një.
Shënim: Pak më poshtë mund të shkarkoni një fragment nga libri.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...