2012-01-17

VEPRA LETRARE - KUJTIM I PAHARRUAR I FYTYRËS POLIEDRIKE TË SHKRIMTARIT MARTIR JUSUF GËRVALLA


NGA  FLORI BRUQI

Jusuf  Bardhosh Gërvalla  poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).
 
Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.

Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak.

Këshilli Organizativ i Manifestimit të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, organizon akademi përkujtimore në 30 vjetorin e rënies së dëshmorëve Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla.





 

 Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992).

Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.

Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.

Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar.

Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri".

 Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen.

 Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.

Tituj të veprave

Fluturojnë e bien (1975)
Kanjushë e verdhë (1978)
Shtëpia në kornizë
Skena nga jeta e fshatit
Shenjat e shenjta (1979)
Jusuf Gërvalla: Vepra Letrare,Ora - Prishtinë, 1992 

VEPRA LETRARE - KUJTIM I PAHARRUAR I FYTYRËS 
POLIEDRIKE TË SHKRIMTARIT MARTIR  JUSUF 
GËRVALLA

Duke rilexuar vëllimin "Vepra Letrare" të Jusuf Gërvallës, botim i Shtëpisë Botuese "Ora" të Prishtinës.

Botimet si ky i vëllimit të veprës letrare të Jusuf Gërvallës nga Shtëpia Botuese "Ora" e Prishtinës e botuar më 1992 (me rastin e dhjetëvjetorit të rënjes së J.G.), janë shenj nderimi e respekti ndaj figurës poliedrike të Jusuf Gërvallës, ngase para lexuesve nxorri portretin letrar më komplet (deri më tash), duke botuar kështu në një vëllim të gjitha veprat e tij letrare. Botimi i kësaj krijimtarie për lexuesin shqiptar është një sihariq i rrallë dhe i çmuar, ngase për të, pra për krijuesin e artistin J.Gërvalla, gjithnjë mund të flitet e shkruhet në bazë të atyre veprave që na i la si të përfunduara, por edhe në bazë të veprave të nisura e të cilat s'arriti t'i përfundonte. Ky botim na jep të kulluar krijimtarinë letrare të Jusuf Gërvallës të mbarshtruara duke pasur për bazë kriterin e vitit të botimit të veprave të tij.

Në këtë vëllim janë përfshirë të gjitha veprat letrare të këtij autori të botuara si vëllime të veçanta qoftë për të gjallë të tij (përmbledhjet e tij me poezi: "Fluturojnë e bien" 1975, "Kanjushë e verdhë", 1978 dhe "Shenjat e shenjta"), qoftë pas vdekjes së tij (Romani "Rrotull", 1983 dhe drama "Procesi" 1984).

Kështu duke marrë në dorë këtë botim ("Vepra letrare e Jusuf Gërvallës") lexuesi do të komunikojë më lehtë me Jusufin si poet të një shprehje të veçantë e spontane, të lidhur ngusht me ambientin e vendlindjes (që e karakterizon një sëre poezive të vëllimit "Flutrojnë e bien"). Këtu do të gjejmë poetin e vetmuar, të ngjyer me ndjenjat e mallit dhe të vetmisë e (kryesisht në brumin poetik të vëllimit "Kanjushë e verdhë"). Poashtu lexuesi këtu do të gjejë poetin e pikëlluar i cili përmes idesë së vetmisë njerëzore e zbërthen faqen tragjikomike të jetës (kryesisht në poezitë e përmbledhjes "Shenjat e shenjta").

Në këtë botim lexuesi do të komunikojë edhe me romansierin, i cili me një gjuhë të pastër e të rindërtuar mbi shprehjen ambientale rrëfen dhe vetërrëfehet. Kemi pra këtu atë rrëfimin rrotull ose thënë ndryshe rrëfimin figurativ. Romani "Rrotull" i Jusuf Gërvallës është një roman i personazhit, në këtë rast konkretisht, i personazhit Ketë, Ketë Avdisë. Ky personazh ka të lidhura rreth vetes fijet e linjat ngjyrëshumta të të gjitha të ndodhurave në një tërësi fabulore. Ngjarja e romanit shtrihet, apo zë fill që nga lindja e Ketës dhe mbaron me aktin e martesës së tij.

Përveç nga ky aspekt romani "Rrotull", mund të konsiderohet dhe të studiohet edhe nga një aspekt tjetër - si roman i ambientit. Pikërisht katundi Vijujë (emër i figuruar) është ai ambienti romansor me të cilin ngushtë lidhen edhe artikulohen të gjitha veprimet, pasojat, dhembjet, ëndërrat, synimet, imagjinata e njerëzve të këtij ambienti e që janë ndërtues të fabulës së romanit "Rrotull", ku autori tenton të hyjë thellë në botën e njeriut të një realiteti të caktuar duke prekur kështu plagë të ndjeshme të tij, siç janë mentaliteti prapanik, varfëria, kurbeti, etj. Karakteristika këto të njohura për njeriun e këtij ambienti, apo plagë plagë të njeriut të këtushëm që kullojnë vazhdimisht. Pra, siç do të shprehej edhe kritiku e studiuesi Sabri Hamiti: "Fuqia dhe vlera letrare e romanit "Rrotull" të Jusuf Gërvallës qëndron në fjalën, në domthënien dhe orkestrimin e saj në tërësinë e tekstit”.

Siç shihet, Jusuf Gërvalla individualitetin e tij krijues e bëri në lëmin e poezisë, por ai nisi t'i kushtohej edhe prozës dhe dramës. Por, hapat e parë drejt krijimit të individualitetit të tij në këto dy gjini letrare u ndërprenë tragjikisht. Ai na la një roman të përfunduar (që na jep të kuptojmë se kishim të bënim me një prozator shumë serioz) dhe një dramë që siç shihet është hap i parë i tij në këtë fushë. Pra, drama "Procesi", edhe pse e shkruar e fundit nga kjo penë estetikisht nuk është e nivelit të veprave të tjera. Drama "Procesi", që trajton një proces gjyqësor në Prishtinë të shpifur kundër veprimtarëve kombëtarë të cilët të prirur nga ideali i lirisë nuk dorëzohen në asnjë mënyrë para shtypësve. Drama jo vetëm që shpreh qëndresën e të burgosurve, të cilët para gjuqit e zhveshin maskën e pushtuesit, por në anën tjetër është një dëshmi tronditëse e një kohe të vështirë e shqiptarëve të Kosovës dhe luftës së tyre për çlirim.

Vëllimi "Vepra letrare e Jusuf Gërvallës", shoqërohet edhe nga një parathënje të thukët studimore e shkruar nga pena e kritikut tonë letrar, sot njëri nga më të mirët në fushën e kritikës në letërsinë shqipe, Sabri Hamiti, i cili lexuesit ia zbërthen vlerat ideo - artistike e estetike të veprës së J.Gërvallës në përgjithësi. Një studim i tillë gjithësesi është shumë i rëndësishëm për një botim si ky. Ky botim shoqërohet edhe me shënime autobiografike, me një shënim të shkurtër për këtë botim dhe me një fjalë përkujtuese të Skënder Blakajt me rastin e dhjetvjetorit të vdekjes së J.Gërvallës dhe me rastin e këtij botimi, për të cilin ai shprehet kështu: "Botimet si ky çojnë në takim të sërishëm me Jusufin tonë”.

Duke shfletuar e rilexuar këtë botim të çmuar, shpresojmë se në të ardhmen, në një të ardhme të afërt, në një botim të këtillë do t'i kemi edhe poezitë e Jusufit që kanë mbetur jashtë veprave të tij të botuara, pastaj tekstet e këngëve që ai i këndonte me kitarë, prozat e pabotuara të shkruara gjatë viteve shtatëdhjetë dhe artikujt e tij të shumtë për artin muzikor e atë letrar.

FLETË TESTAMENTI


në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë

le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

ç'po flas kështu pash zotin?

NJERIU I ZI

Jam i sigurtë, kurrë s'do të bëj vetëvrasje
Kaq i hekurosur, i mirëfilltë, si arsyeja
E kam vrarë orën e murit me armën e nxehtë
Dhe kam ikur prej librit të përhitur që më shëmton
Me bukurinë e tij

Vdekja s'është dobi as moshë as lindje e re

Drurin e vjetër të tavolinës, shtizën, patericën
Boshtin e lavjerësin, rrapicën e bronztë, lëkenë
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare në mesnatë
Strallin e pikëlat e vesës që shpërthejnë
Me rrezen e parë të dritës në agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka

LUFTA DHE ARTI

Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit

Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage

Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit

QENIE,VARR AS FRYMË


një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar

bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme

seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi

në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
e syri i zbrazët në roje sodiste
dhe përgjonte pamundësinë time të mundshme

FLATRAT E DETIT TË HUMBUR 

Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagështia
Lumi i bardhë, trup i thyer leckë
Ec e ec e këmbët më sharrojnë në lym
Jam larg tokës
E qielli im i lartë s'më mban

Të mos isha det i humbur, do të kisha flatra

LIBRI I SHEJTË

shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton

mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon

PLUHUR E NGJYRË

Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.

NGA MEMOARET E NJË SHITËSI

kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.


SKENA NGA JETA E FSHATIT

dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.

Ahmet Qeriqi: Përshtypje nga vizita e z. Alfredo Bider, në Kosovë, vëlla i dëshmorit të UÇK-së, Françesko Bider



 



Me ftesë të “Redaksisë Dëshmorët e UÇK-së” dhe drejtorisë së Radios-Kosova e lirë, ka qëndruar për një vizitë treditore në Kosovë, z. Alfredo Bider nga Biella e Italisë, vëlla i dëshmorit, Françesko Bider, pjesëtar i UÇK-së, i cili ka rënë në Frontin e Kosharës, më 7 maj të vitit 1999.
Alfredo Bider ka arritur në Prishtinë, më 14 maj 2011 së bashku me Valdet Hotin, ish pjesëtar i UÇK-së dhe anëtar i stafit të Radios-Kosova e lirë gjatë luftës, i cili aktualisht është i zënë me punë në Itali.
Po atë ditë, në orën 16. z Bider ka marrë pjesë në përurimin e monografisë, “Feniksët e lirisë-13”, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitar të Prishtinës. Prania e tij u prit me shumë respekt nga organizatorët e përurimit të librit dhe nga të gjithë familjarët e dëshmorëve të pranishëm në ditën e përurimit të librit.
Në fjalën e tij para të pjesëmarrësve, ai falënderoi organizatorët dhe të pranishmit për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, si dhe për respektin që populli i Kosovës ka  treguar për familjen e dëshmorit Françekso dhe të gjithë dëshmorëve, duke shtuar se ndihet krenar për aktin e vëllait, i cili ia fali jetën çlirimit të Kosovës nga kthetrat e robërisë shekullore.
“Ndihem i emocionuar me këtë mikëpritje tejet miqësore dhe këtë organizim të jashtëzakonshëm, me rastin e kësaj ngjarjeje kulturore me rastin e daljes në dritë të këtij libri, ku i keni përjetësuar me shkrim  veprat e dëshmorëve,  ka thënë ai mes tjerash.

Më këtë rast, Alfredo Bider i ka dhuruar Radios-Kosova e lirë një gravurë të sajuar me një kombinim elementesh arkaike e bashkëkohore ku janë segmentuar motive të ndryshme dhe dy figura, ajo e Komandantit, të Brigadës 138 të UÇK-së Agim Ramadani dhe figura e dëshmorit nga Italia, Françesko Bider.
Pas përurimit të librit “Feniksët e lirisë-13” Bider është përshëndetur dhe ka biseduar me kryeredaktorin e librit, z. Nezir Myrtaj, pastaj me anëtarin e Redaksisë, Sabahajdin Cena, bashkëpunëtorin e Redaksisë, Zenun Gjoci dhe me familjarë të shumtë të dëshmorëve.
Ndërkohë së bashku me z Alfredo, Valdet Hotin dhe në përcjellje me veturë të Zamir Qeriqit, keni shkuar për të pushuar në Parkun e Gërmisë ku kemi qëndruar dhe kemi biseduar gjerë e gjatë. Afredo nuk i përmbante dot emocionet, duke parë se Kosova tashmë ishte rindërtuar nga shkatërrimet që ia kishte sjellë lufta në të gjitha segmentet.

Në restorantin “Freskia” kemi takuar, Lulëzim Jasharin, djalin e komandantit Adem Jashari, i cili i uroi mirëseardhje, z Bider në Kosovë.
Në mbrëmje kemi shkuar për të pushuar në “Motel Beni”, në Gazimestan, afër Prishtinës ku Bider është akomoduar gjatë tri ditëve të qëndrimit në Kosovë.
Për habinë time, ai është një njohës i mirë i historisë së Kosovës, madje edhe i disa çështjeve të diskutueshme historike, sikur janë pretendimet serbe lidhur me Luftën e Kosovës të vitit 1389, duke anashkaluar pjesëmarrësen vendimtare të shqiptarëve në këtë luftë dhe çështje të tjera të diskutueshme.
Meqë flet shpejt edhe pse rrjedhshëm më ndodh që të mos e kuptoj në tërësi dhe për ndihmë i drejtohem Valdet Hotit, i cili e flet bukur dhe rrjedhshëm gjuhën italiane. Valdeti i cili ka ardhur nergut për ta shoqëruar Alfredon gjatë tri ditëve do të jetë së bashku me ne gjatë vizitave që kemi planifikuar të bëjmë në Drenicë dhe në Dukagjin. Rreth orës 22.00 unë, Valdeti dhe Zamiri i urojmë natën e mirë, vëllait të dëshmorit nga Italia, Alfredi Bider, për të cilin do të përkujdeset pronari i restorantit, z Bejtush Selaci.
 Natën vonë Valdetin e kemi dërguar me xhipin e Radios në shtëpinë e tij në Carrallukë, ndërkohë që me Zamirin, jemi kthyer në Shtime rreth orës 23.00.
Edhe pse ndihem i lodhur, më ka emocionuar takimi me z Alfredo, i cili reflekton një miqësi të përzemërt dhe me të cilin kemi filluar komunikimin dy vjet më parë përmes internetit. Ai më ka dërguar shumë të dhëna biografike për dëshmorin Bider, madje më ka dërguar përmes postes edhe dy ekzemplarë të librit “La mimosa”,  të botuar në Biella, në vitin 2006 ku janë përfshirë, disa rrëfime dhe poezi të dëshmorit, Françesko Bider.


Gjatë komunikimit me z Bider, kam mësuar se babai i tij, Gjuzepe Bider nuk e merr pensionin nga Qeveria e Kosovës. Ndërkohë kam kontaktuar organet kompetente  në Prishtinë dhe ata më kanë bërë me dije se babai i dëshmorit e gëzon të drejtën e pensionit. Pas një angazhimi këmbëngulës që ka zgjatur gati një vit, për shkak të sjelljeve burokratike dhe definimit jo të qartë të çështjes rreth tre dëshmorëve internacionalistë që kanë rënë në Luftën e Kosharës, me  interesimin e pakursyer të zyrtarit, Bajram Pajazit, u mor vendimi për të drejtën e pensionit për babanë e dëshmorit.
Ky vendim u mor më 1 tetor 2010. Vendimi parasheh që pensioni mujor dedikuar babait të dëshmorit, të derdhet në Reiffeissen Bank, me të drejtë të tërheqjes së parave nga babai i dëshmorit, apo nga personi të cilin e autorizon ai. Duke qenë se për shkaqe shëndetësore dhe moshës 80-vjeçare ai nuk mund të vinte për të tërhequr paratë, kërkova të më autorizonte në mënyrë që shërbimet e dërgimit të parave të i kryeja unë.
Edhe pse kam kompletuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga banka, të hollat nuk kam arritur t’i tërheq me arsyetime krejt të paqëndrueshme të zyrtarëve të bankës, e cila nuk merr parasysh faktin se  babai i dëshmorit, Gjuzepe Bider nuk vjen dot nga Italia për të tërhequr paratë.
Meqë, ndërkohë kishim ftuar z. Alfredo për vizitë në Kosovë, i kemi bërë me dije të marrë autorizimin nga babai, për t i tërhequr paratë... Shpresojmë që ditën e hënë, Alfredoja të kryejë punë.

E diel 15  maj 2011, te Varrezat e Dëshmorëve në Koshare

Në orën  8.00 së bashku me Zamirin, jemi nisur me xhip për të shkuar në Mazgit, te Hotel Beni ku ka kaluan natën mysafiri i Redaksisë dhe i Radios, Alfredo Bider. Ndërkohë, presim të na bashkohet edhe Zenun Gjoci, i cili ka shprehur dëshirë të na shoqërojë edhe për faktin se ai e njeh mirë terrenin në Koshare, kur kemi vendosur të bëjmë një vizitë te Varrezat e Dëshmorëve, atje ku ndodhet edhe varri i dëshmorit Françesko Bider së bashku me 120 dëshmorët të tjerë, të rënë gjatë luftës në këtë pikë të frontit të UÇK-së.
Alfredoja na ka pritur në oborrin e Motelit. Ndihet i disponuar edhe për faktin se kemi arritur me kohë. Përballë hotelit ndodhet një xhami dhe ai në mëngjes ka dëgjuar ezanin. Interesohet të dijë kuptimin e fjalëve dhe unë ia shpjegoj ngadalë në një italishte të cilën përgjithësisht e kuptoj mirë por e flas me vështirësi.
Në orën 9 vjen edhe Zenun Gjoci, me të cilin kemi punuar së bashku në Akademinë Pedagogjike të Prishtinës në vitet ’70 dhe më vonë jemi dënuar së bashku për vepra penale  kundër regjimit jugosllav. Me Zenun Gjocin kam mbajtur kontakte të vazhdueshme, ndërsa gjatë luftës kam njohur kushëririn e tij, luftëtarin e paepur të luftës së UÇK-së, Agush Gjoci, tani dëshmor i kombit.
Rreth orës 10.00 kemi arritur në Carrallukë te Valdet Hoti. Zamiri është kthyer me xhip, meqë ka punë në Prishtinë, ndërsa ne do të qëndrojmë pak kohë te Valdeti dhe pastaj ai me veturën e tij do të na shoqërojë gjatë tërë ditës.
Alfredos i bën përshtypje të veçantë mikëpritja vëllazërore, edhe pse hetohet se ai po ashtu është shumë mirëpritës dhe i dashur me të gjithë. Atë e ka përshëndetur vëllai i Valdetit, Safeti, më i moshuari  nga vëllezërit, pastaj nëna e Valdetit, bashkëshortja dhe bijtë e bijat e Valit.
Pasi jemi nisur në drejtim të Dukagjinit kam marrë në telefon Salih Lajçin, nga Peja një shok të burgut dhe epror i UÇK-së. Ai më ka treguar se nuk mund të na përcjellë, meqë ditë më parë i ka vdekur xhaxhai dhe ndodhet në pritje të miqve për ngushëllime. Megjithatë, Saliu është përkujdesur dhe ka caktuar tre bashkëluftëtarë për të na shoqëruar deri në Koshare. Na ka dhënë numrin e telefonit të Emërim Lajçit, me të cilin kemi vendosur kontakt dhe jemi takuar në hyrje të Pejës.  Së bashku me Emërimin, ndodhet edhe Fanoli e Bekimi.  Nolin e kam njohur dhe jemi takuar edhe më parë.
Meqë Alfredoja kishte shprehur dëshirë të blinte një kapelë të bardhë shqiptare, kemi hyrë në qytet dhe jemi ndaluar te një shitore. Pasi kemi blerë kapelën dhe një relikt të UÇK-së, jemi nisur në drejtim të Deçanit.
Me dy veturat, jemi nisur në drejtim të Deçanit. Zenuni na flet për vendin, fshatrat, masakrat serbe, sidomos në Lybeniq, ndërkohë që propozon të shkojmë edhe në vend-stacionimin e forcave italiane të KFOR-it. Alfredoja nuk e ka ndërmend të lajmërohet në këtë bazë ushtarake ku edhe ashtu është i ndalura komunikimi me civilë.
Ndërkohë, kemi ndaluar në ... meqë Zenuni ka propozuar të drekojmë në një gjellëtore të kushëririt të tij, Rizahut i cili na pret me dashamirësi.
Dëfrim Lajçi, na bën me dije se në Koshare ndodhet edhe babai i dëshmorit, Pjer Pajar nga Franca, me të cilin TV-Dukagjini po e realizon një emision.  Ndërkohë na përshëndet edhe një ish luftëtar, invalid i luftës, pjesëtar i FSK-së, i cili vjen me ne  për të na shoqëruar.
Me dy veturat rreth orës 13.00 jemi nisur nga fshati Batushë, jemi nisur rrugës për në Kosharen e mirë njohur të luftës së UÇK-së.

Dita është me diell, ndërsa fryn një puhizë e lehtë e cila valëvit degët e pllajave shekullore të këtij masivi alpin, i cili u bë i njohur sidomos gjatë luftës së fundit, meqë në Koshare ishte vija e fronit, mes forcave çlirimtare të UÇK-së dhe forcave pushtuese e vrastare serbe.
Sapo kemi arritur në Lëndinën e varrezave kemi vërejtur grupe të shumta vizitorësh që kanë ardhur për të vizituar varrezat për përvjetor të rënies së akëcilit dëshmor.
Vendi ku janë varrosur dëshmorët është mes një pllaje të malit në një lëndinë me pak pjerrtësi.

Gjithçka kishte gjallëruar. Një shoqërues yni na shpjegon se takimin e ka organizuar Idriz Bojku, babai i dëshmorit, i cili ka ftuar edhe TV-Dukagjinin për të realizuar një  si reportazh  ditor.
Fillimisht me propozimin e Fanolit, Emërimit e të tjerëve jemi rreshtuar dhe kemi bërë homazhe te varri i dëshmorit, Françeko Bider. Pas homazhit, Alfredoja ka nxjerrë nga xhepi një gur të vogël që e kishte marrë  në vendlindje dhe e ka vendosur te varri, ndërkohë që nga atu ka marrë një guralec, për të cilin  na thotë se do ta vendos në vendin ku e ka marrë gurin. Ai na shpjegon këtë simbolikë si lidhje bashkimi  vëllazëror mes Kosovës dhe Italisë. Gjesti i Françeskos na prek të gjithëve, ndërsa ai edhe pse bëri përpjekje të përmbahej, sytë iu lëngëzuan, por nuk u dha.

Ish luftëtari, tani major i FSK-së, Sheqer Maloku një djalë  gazmor dhe shumë i shoqërueshëm merr rolin e një kustosi dhe organizon defilimin e organizuar te varrezat e dëshmorëve të tjerë. Një homazh kolektiv  e kemi bërë edhe te varri i komandantit të Brigadës 138, Agim Ramadani.
Takojmë edhe plakun vital të Francës, Arno Pajar, babanë e dëshmorit, gazetarit dhe luftëtarit të UÇK-së, Pjer Pajar, i cili ka rënë,  më 5 maj të vitit 1999 te Rrasa e Kosharës, disa qindra metra më lart. Plaku Arno Pajar ndodhet me bashkëshorten e tij i shoqëruar nga Idriz Bojku, i cili ka përgatitur gjithçka për këtë ditë. Në një vend është vendosur skara, ku piqet i freskët dhe i bollshëm për një “batalion ish luftëtarësh”, pastaj përballë piqen fli dhe miqtë gostiten me mish, fli, salsiçe, djathë e artikuj të tjerë ushqimorë.
Kosharja është kthyer në një kamping të jashtëzakonshëm. Gjithçka lëviz. Dikush viziton varrezat, bon foto, dikush ushqehet, ish luftëtarët evokojnë kujtime dhe shpeshherë shpërthen e qeshura e gazi, dikush pi birrë, tjetri lëng,  ujë, disa fëmijë të ish luftëtarëve lozin në fushën e madhe, ndërsa plaku Arno Pajar është ulur mbi një batanije dhe me bashkëshorten e tij ha peta të flisë,  e cila i pëlqen shumë meqë ka ngrënë edhe më parë. Ai ndihet shumë i emocionuar edhe për faktin se takoi, italianin,  Alfredo me të cilin merren vesh fare mirë, meqë Alfredoja e flet mirë frëngjishten.

Na mungon familjari i Murad Muhamet Aliut nga Algjeria, për të cilin nuk kemi asnjë të dhënë edhe 12 vjet pas luftës. Kjo tregon një indolencë të shëmtuar të institucioneve tona, ndoshta edhe për faktin se ai ka qenë algjerian dhe ndokush mund të mendojë mos ka qenë muxhahedin. (Mendja servile dhe shpirti eunuk mund të paragjykojë  edhe diçka të tillë, por Murad Muhamed Aliu ka derdhur gjak për çlirimin e Kosovës, së cilës nuk i ka pasur asnjë borxh).  Ndërkohë, ngrihem nga vendi dhe shkoj për të qëndruar edhe njëherë te varri i tij, i cili më duket çuditërisht i vetmuar. Në pllakën përkujtimore, të cilën e ka vendosur një bashkëluftëtar i tij nga Shkupi, është shkruar një ajet i Kuranit, në gjuhën arabe dhe përkthimi në gjuhën shqipe. Aty thuhet “... nuk vdes kurrë ai që ka luftuar në rrugën e drejtë... Bëj edhe një foto tjetër te varrit të Murad Muhamed Aliut dhe sytë më mbushen lot.

Varrezat në Koshare presin të ndërtohen. Edhe 12 vjet pas luftës ende nuk ka gjurmë se ka filluar diçka  serioze në këtë drejtim. Megjithatë është vendosur rrethoja me tela dhe hetohet se dikush përkujdeset sidomos  për kurorat, të cilat në shumicë janë nga plastika dhe të krijojnë përshtypjen e freskisë, por... mungon shumëçka që nuk do të duhej të mungonte, meqë në Koshare ka të rënë nga të gjitha vendet e Kosovës, madje edhe nga Italia, Franca dhe Algjeria. Po sot këtu ndodhet edhe një familje nga Llapi. Pjesëtari i kësaj familje ka rënë në Koshare, ashtu sikur edhe komandanti Agim Ramadani me origjinë nga Zhegra e Gjilanit, Abaz Thaçi nga Drenica, Sali Çeku nga Dukagjini, e shumë të tjerë nga shumë vende të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë...

 (Agim J Ramadani , Driton G Veliu Sali B Çeku,  Sylejman A Shala , A Gj.Gashi, Xhafer H. Lipkovci, Haxhi Sh Kajolli, Adu Ubejde Murat Muhamed Ali, Françesko Xh.Bider, Ali M. Hasli, Abaz J. Thaçi, Xhemal M. Fetahaj, Bashkim R, Jasiqi, Fadil H. Maloku,  Ramiz B. Krasniqi, Xhevat Caush Nitaj, Shptim Idriz Bojku, Fisnik B. Saliu, Hafiz H.Thaçi, Hasan N.Beka, Arben S.Jusufi, Afrim B. Selmani, Aziz B.Gashi, Haziz R Tolaj,  Ernez I.Zeqiri, Xhemshit Z.Asallni, Xhafer H.Lipovci, Afrim Gj.Gashi, Hamdi B.Sheremeti, Lulzim N.Vesela j, Faik B.Qahiati, Imer I.Kryeziu, Gazmend Z.Berisha, Arsim R.Rexhepi, Flurim M. Baliqi, Bejt A. Kodomaqaj, Emin N. Kryeziu, Sinan S.Thaçi, Shaban T.Hajzeraj, Bekim L.Thaçi, Gezim S.Sahiti, Rifat S.Celaj, Ilir A.Hoxha, Zeqirja M.Dardhishta, Zeki Xh.Shylejma, Gezim H.Morina,Milazim S.Mavraj, Tafil V.Osmani, Ramush J. Shatrolli, Ali A. Ivaja, Urim G.Mehmeti, Naim Sh. Orllati, Izet Zeqiraj, Muharrem F Mehemeti, Nikoll M.Dodaj, Fatos Shefqet Limani, Loenard Dedë Palucaj,  A.Mekaj, Milazim Q.Shala, Fatmir H.Kerqeli,Ramadan G.Salihi, Jonuz M.Krasniqi, Nazmi M.Buduri, Sokol Ganijali, Luan R.Gashi, Pajard  Arnaut Pierre, Nazmi Lushaj, Safet Y. Gjinovci, Fitush Kukaj, Burim A. Griçevci, Fatos M. Ademaj, Hasan Z. Qerkini,Besim S. Rexhepi.)

 Tubimi zien nga bisedat e bashkëluftëtarëve të gjallë të dëshmorëve. Birrat që kanë pirë dhe mishin që hanë, i ka disponuar, andaj nuk mungojnë as shumë shaka të ndryshme dhe shpeshherë shpërthejnë të qeshura, që jehojnë në pllajat e larta të lisave shekullorë.
Alfredoja, komunikon me të gjithë. Afër vetes ka Valdetin i cili i përkthen, por mjaft prej të pranishmëve dinë deri diku edhe italisht e frëngjisht, sa për komunikim fillestar. Ai ndihet tejet i ngazëlluar me organizimin  dhe nuk e merr dot me mend si ndodh tërë ky manifestim kaq i jashtëzakonshëm.
Idriz Bojku më rrëfen se disa herë në vit bën organizime të tilla dhe të gjitha shpenzimet e kryen vetë. Është një burrë shpirt gjerë, i cili më në fund edhe tërë kampin e pastron vet dhe nuk kërkon ndihmë nga askush. Flet me të gjithë, ju ofron ushqime, pije. Ai është edhe nikoqir e familjes Pajar, me të cilën njihet qysh moti.
Ndërkohë, Emërim Lajçi dhe Noli   më rrëfejnë se kur për herë të parë ka ardhur Arnoja në Koshare, kishte sjellë me vete të palosur mirë një sasi dheu, të cilin e kishte marrë nga kopshti ku ka lozur Pjeri i vogël. Atë dhe e kishte vendosur te varri, nga ku kishte marrë një grusht dhe, për ta dërguar po  në kopsht, kur ishte kthyer ne Francë. Dëgjoj me vëmendje për këtë traditë evropiane, e cila më bën shumë përshtypje të veçantë. Kam dëgjuar nga gjyshi se kështu kishin vepruar më parë familjet e nizamëve, apo të atyre shqiptarëve, që cilët ishin shpërngulur dhunshëm nga Kosova në kohën e dëbimit masiv për në Turqi nga regjimet antishqiptare serb. Ata kishin marrë një sasi dheu, ku kishin mbjellë ndonjë pemë, e cila iu përkujtonte vendlindjen. Të tjerët kishin ruajtur dheun në një vend të caktuar dhe kishin lënë amanet që dheu t’u hidhej mbi varr në ditën e varrimit....
Zenun Gjoci njihet me shumicën e të pranishmëve, meqë i takon kësaj zone. Ai na shpjegon për të kaluarën e fshatit, për jetën e banorëve dhe lëshimin kolektiv të fshatit  nga banorët,  në kohën e luftës së UÇK-së, meqë ishin rrezikuar nga serbët, të cilët kishin vendosur bazën e tyre ushtarake, me qëllim për të parandaluar depërtimin e luftëtarëve të lirisë, të cilët në verë të vitit 1998 kishin krijuar një korridor të gjerë nga ku ushtarët e UÇK-së sillnin armë e municion nga Shqipëria...
Në fshatin Koshare tashmë nuk ka asnjë banor, përveç vizitorëve të shpeshtë që vinë për të vendosur kurora lulesh në ditë lindjet apo ditë rëniet e dëshmorëve, dhe  pranisë së barinjve gjithnjë e më të rrallë,  që kullosin bagëtinë në këto livadhe plot me bar e ujë të pastër.
Rreth orës 16.00  Emërimi dhe Noli  na bëjnë  me dije se Salih Lajçi na pret për një vizitë në Pejë, me ç rast do t i shprehim edhe ngushëllime për vdekjen e xhaxhait.
Alfredoja ndihet jashtëzakonisht i emocionuar. Ai thotë se ka ngrënë fli e mish për katër ditë, meqë e kishte vështirë të mos e merrte nga ata që ia afronin.
Përshëndetemi me të gjithë miqësisht e vëllazërisht dhe nisemi për në Pejë.
Salih Lajçin e njoh qysh nga koha e burgut. Kemi qëndruan në të njëjtin burg në Suboticë dhe në Novi Sad në vitet 1984- 1987. Saliu, së bashku me vëllezër dhe të afërm ka mobilizuar luftëtarët e Rugovës ku edhe ka themeluar Brigadën e kësaj ane. Gjatë luftës ka rënë dëshmor, vëllai i tij, Selman Lajçi, pastaj kushëriri Besnik Lajçi e shumë të tjerë.
Pas luftës ka qenë oficer i TMK-së, dhe tani është këshilltar në Asamblenë komunale të Pejës.
Ai na pret përzemërsisht, ndërkohë që Alfredoja, unë, Zenuni dhe Valdeti i shprehim ngushëllime. Bisedojmë përzemërsisht, dhe luftëtari i lirisë, Emërim, një burrë  tërë emocione dhe shumë komunikativ na ofron që natën ta kalojmë, në Pejë. Propozimin e tij e mbështesin edhe Saliu dhe Noli, por ne kemi vendosur të kthehemi dhe pa vonuar nisemi në rrugën Pejë-Prishtinë.  Noli, oficer në FSK, pas disa ditësh udhëton për një trajnim në Amerikë. Përshëndetemi vëllazërisht dhe ndahemi me shpresë së do të shihemi e do të

Gjatë kthimit nga Peja kemi shkuar për vizitë edhe në Shtëpinë-Muze të Radios-Kosova e lirë. Alfredoja ka mjaft informacione për Radion, meqë vazhdimisht e shfleton faqen e Radios në Internet dhe ka parë fotot e luftës në Berishë.  Sapo kemi zbritur u ndeshëm me një erë të fuqishme, e cila na ndalonte edhe hapin. Kemi bërë disa foto para Stemës së UÇK-së dhe jemi futur në dhomën e muzeut ku Alfredoja ka parë teknikën e transmetimit gjatë luftës.  Riza Berisha, më tregon se gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë vizitorë në Muze.
Në orët e mbrëmjes, pasi dërgojmë Zenun Gjocin në Vushtrri, Alfredon e lëmë në Motel Beni, ndërsa Valdeti dhe unë drejtohemi drejt shtëpive tona. Me Valin vij deri në Prishtinë ku më pret Zamiri.


E hënë 16. 5. 2011

Zamiri ka shkruar herët në Mazgit dhe është kthyer së bashku me Alfredon. Kemi pritur pak kohë derisa ka ardhur edhe Valdeti. Pa vonuar Vali, Jeton Syla dhe Alfredo kanë shkuar në selinë qendrore të Raiffajssen Bank, me qëllim për të tërhequr të hollat nga pensioni në adresë të Gjyzepe Biderit, babait të dëshmorit, Françesko Bider. Edhe pse Alfredo ka sjellë autorizimin nga babai dhe të gjitha dokumentet  e kompletuara, Banka nuk ia ka akorduar pensionin prej tetorit të vitit të kaluar me arsyetim se autorizimi nuk ofron dëshmi të mjaftueshme për personin të cilit i dedikohet pensioni. Gjyzepe Bider është 80 vjeçar dhe aktualisht shëndeti i tij e pamundëson ardhjen në Prishtinë për ta tërhequr pensionin. Ky është “interesimi” i institucioneve të Kosovës për familjet e atyre, që kanë derdhur gjak për çlirimin e vendit tonë, edhe pse këta tre internacionalistët nuk i kanë pasur asnjë borxh Kosovës, as kanë qenë mercenarë, as agjentë të huaj, por thjesht idealistë dhe internacionalistë ashtu si Xhemal Kada, Asim Vokshi e shumë shqiptarë të tjerë, që kanë rënë në luftë kundër fashizmit të Frankos në Spanjë, në vitin 1938.
Ndihem shumë keq, ndërsa një shqetësim jo edhe aq të hutueshëm e vërej edhe te Alfredoja, i cili nuk i jep shumë rëndësi këtij fakti, meqë beson se një ditë do të rregullohen letrat. Banka i ka dhënë një letër speciale, të cilën duhet ta vërtetojë në Biella dhe pastaj, sërish unë duhet të tërheq të hollat dhe përnjëherë t ia dërgoj atij.
Një punë shumë e ngatërruar dhe një shprehje mosbesimi të egër nga zyrtarët e bankës. Fajin kryesor e ka Ministria e Punës e cila nuk e ka shqyrtuar fare këtë problematikë.  Mendoj se  në ministri as edhe e dinë  këtë problem.
Për dallim nga dje, sot kemi një ditë me shi dhe me ulje të temperaturave.
Pasi kemi ngrënë bukë në një restorant në Prishtinë, Vali Alfredoja dhe unë jemi nisur për në Prekaz, ku mendojmë ta vizitojmë kompleksin “Adem Jashari”. Ndërkohë kam lajmëruar Murat Musliun që të na pres në Skënderaj. Përmes telefonit kam kontaktuar edhe me Sabahajdin Cenën, i cili me veturën e tij ka ardhur në Prekaz dhe na ka shoqëruar.
Gjatë rrugës nëpër Drenicë, Alfredon e kam njoftuar me të kaluarën e këtij rajoni kryengritës së Kosovës dhe veçmas me luftën e UÇK-së. Fillimisht kemi ndaluar te Obelisku në Marinë, ku në një pllakë të madhe masive prej mermeri janë skalitur emrat e mbiemrat e të gjithë dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse bën ftohtë dhe të gjithë jemi të veshur hollë, kemi vizituar këtë kompleks ende të papërfunduar, ndërsa Alfredoja ka gjetur emrin e vëllait, ku ka marrë disa fotografi me aparatin e tij.
Meqë kishte filluar të binte shi, pasi kemi qëndruar pak në Sheshin “Adem Jashari” ku edhe jemi fotografuar, jemi futur në një lokal dhe kemi pritur Murat Musliun, ish i burgosur politik i vitit 1981, veprimtar i KMDLNJ-së dhe gazetar e reporter i luftës. Duke qenë se gjatë vizitës në Kosovë e kam njoftuar me disa nga ish të burgosurit, Alfredoja ka krijuar bindjen se të gjithë intelektualët shqiptarë kanë kaluar nëpër burgje. Shiu nuk pushonte. Dolëm nga lokali dhe shkuam në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku shumica e punimeve janë kryer, por ka mbetur ende shumë për t u bërë.
Alfredoja ndihet i emocionuar dhe i pasionuar. Atë e shoqëron Vali i cili përgjigjet në pyetjet e tij të panumërta.
Atje takuam edhe kustosin e Kompleksit Rifat Bejtën.
Pas një qëndrimit rreth një orë në Prekaz, jemi përshëndetur me Sabahajdin Cenën e Rifat Bejtën, ndërkohë që Vali Alfredoja dhe unë jemi nisur për në Prishtinë.
Gjatë rrugës kemi ndaluar te Hotel Aviano, ku kemi qëndruar rreth dy orë dhe ku kemi biseduar për shumë çështje me Alfredon, i cili ka natyrë hulumtuese dhe tregohet i etur për të marrë përgjigje në çdo pyetje  sidomos rreth së kaluarës. Ai ka informacione edhe nga opinioni serb për Kosovën, edhe pse i beson fuqishëm opinionit tonë, të cilin madje edhe e mbështet me fakte që ka lexuar e ka dëgjuar.
Për dallim nga vizita në Koshare, kur na mori edhe moti i mirë, vizita në Drenicë nuk pati aq shumë sukses, meqë shiu na kufizoi lëvizjet.
Në mbrëmje, kemi arritur në Motel Beni ku kemi  ngrënë darkë dhe rreth orës 21.00 Alfredos i kemi

E martë  16. 5 2011

Takimin e fundit me Alfredon e bëmë në lokalet e Radios-Kosova e lirë, ku gjatë këtyre tri katër ditëve kemi kthyer kohë pas kohe. Fillimisht Zamiri ka vajtur me xhip te Motel Beni dhe e ka sjellë Alfredon në lokalet e Radios. Kemi pirë nga një kahe, ndërkohë që Alfredoja ka shprehur falënderim për mikëpritjen. Pa humbur kohë, kemi përshëndetur me Alfredon, të cilit ia kam dhuruar disa libra dhe dy dhurata modeste një për  babanë e tij Gjuzepen dhe një për bijën e tij.
Në Aeroportin “Adem Jashari” Alfredo është takuar me Valdet Hotin dhe kanë fluturuar me aeroplan për në Itali.

Legjendari, Adem Jashari, fenomen unikat i sakrificës për liri





Fenomenalë janë njerëzit e veçantë, të cilët me veprat dhe bëmat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë.
Një fenomen i tillë, me përmasa të piedestalit jo vetëm kombëtar, është ADEM SHABAN JASHARI, i lindur në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor të vitit 1955 dhe i rënë në pavdekësi, më 7 mars të vitit 1998, po në Prekaz.
Shkrimet e deritanishme që janë publikuar për Adem Jasharin, përveç në raste të veçanta, nuk lënë përshtypjen e analizave të thella studimore, në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat, jo vetëm në historinë shqiptare. Për më tepër, shumica e shkrimeve të deritanishme, janë shënime të zakonshme jetëshkruese, në të cilat vërehet qasja uniforme, stili i rënduar me figura tejet të përgjithësuara dhe mjaft të konsumuara në letrat tona.
Përmasat heroike, sakrifikuese, të Adem Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë të Prekazit, tani dëshmorë të kombit, janë përmasa të veçanta, unikate në historinë e qytetërimit botëror.

Akti i heroizmit vetësakrifikues të JASHARËVE është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçantë

Fenomeni Adem Jashar, është fenomen "sui generis", fenomen që i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale, është fenomen që mund të paraqitet vetëm njëherë në historinë e qytetërimit, ose njëherë gjatë disa shekujve. Duke folur për fenomene të tilla, studiuesi i vëmendshëm i etnopsikologjisë shqiptare dr. Kristë Maloku, në studimin e tij Shteti apo kombi? botuar në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet, ndër të tjera ka shkruar: Shpëtimtari i kombit duhet të ketë fantazi krijuesi si Platoni, … entuziazëm djalërie si Alkibiadi, vullnet vetëflijues si Sokrati. Por kësi shpëtimtarësh të kombit nuk mbijnë aq lehtë në Shqipëri e as tjetërkund, sepse Zoti i dërgon ata vetëm njëherë brenda qindra e mijëra vjetësh. Dhe, i dërgon vetëm si një kurorëzim të një pune të gjatë kombëtare, plot orvatje e mundime, si një lulëzim të shkëlqyeshëm mbi gjethe, gjemba e ferra të një kopshti të kulturuar kombëtar. Kristë Maloku, Shteti apo kombi, botuar në revistën Dardania Sacra nr.4 Prishtinë 2002,f.74. Ky konstatim vegimtar i Kristë Malokut, përputhet në tërësi me përshkrimin që ai i bënte shpëtimtarit, heroit të një kohe të caktuar historike.
Veçantia tipike e këtij fenomeni i ka specifikat e veta në kohë dhe në hapësirë. Rrëfimi për luftën, qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe të JASHARËVE të tjerë në Prekaz, më, 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, është rrëfimi më tronditës, në të njëjtën kohë rrëfimi më krenar dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe të sakrificës njerëzore, të kryera në emër të idealit të lirisë, në emër të çlirimit nga makineria më e tmerrshme e krimit, që ka sunduar ndonjëherë në botë.
Filozofi më i madh idealist gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore “Fenomenologjia e shpirtit” në kapitullin, "Perënditë dhe njerëzit", ndër të tjera ka shënuar: "Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*.( Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420.) Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit, duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe të veprës së Adem Jasharit, të Anteut të kohës sonë, i cili u përball me forcën e brutalitetit barbar, për të ngadhnjyer mbi atë forcë djallëzore, me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat, të flijimit kolektiv të familjes, fenomen ky rrallë i përsëritshëm në historinë e qytetërimit.

Fenomen unikat vetëflijues

Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetëm njëherë, ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar, ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë. Fenomeni i tillë është unikat, origjinor, autentik.
Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfarë ishte, natyra ishte treguar e pa kursyer. Ai ishte shtathedhur, i tillë si Akili, apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët, me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetëflijuese, në mbështetje të së mirës dhe urrejtje kundër së ligës. Nga historia kombëtare i kishin lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin, Çerçiz Topullin, Oso Kukën, Azem Galicën e Selman Kadriun.
Njëzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qenien e tij përbënte tërësinë harmonike, të mbushur përplot me impulse pozitive, për të përballuar me sukses sfidat me të cilat e ballafaqoi koha.
Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte në atë përmasë i kompletuar, po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit, një burrë trim dhe atdhetar i kulluar, dhe biri i nënë Zahides, një grua amazone shqiptare. Nuk do të ishte fenomen me përmasa të tilla po të mos e kishin mbështetur në çastin vendimtar: vëllezërit, bashkëshortja, të afërmit dhe tërë familja e ngushtë dhe e gjerë, në momentin përmbarues të bëmës së tij heroike. Nuk do të ishte me përmasa të tilla fenomenal, po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1955.
Në tiparet e fizikut të tij, hetojmë të gjitha vijat karakteristike të fytyrës, të flokëve, të hundës dhe të syve, krejtësisht identike me tiparet e Lekës së Madh. Po të vëmë përballë skulpturën e Lekës së Madh të punuar nga skulptori grek, 2300 vjet më parë dhe po ta krahasojmë me fizikun e Adem Jasharit në moshën e tij 35 vjeçare, do të vërejmë elementet më identike të mundshme të ngjashmërisë, sikur ndodh jo rastësisht me ngjashmërinë në mes njerëzve të një race. Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë, qëndresë, heroizëm, patos revolucionar, pathyeshmëri. Në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta.
Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik, të Marathonomakut të Madh, lajmëtarit, luftëtarit, vetëflijuesit, projektuesit të lirisë dhe bërësit të fitores. Më 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, Adem Jashari i kishte kënduar lirisë, i kishte kënduar tokës shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do të lahej në gjakun e mijëra dëshmorëve e martirëve, qysh atëherë kishte filluar frymëmarrjen e lirisë.

Parashikimi i Nostradamusit për Njeriun e Madh
Fenomeni Adem Jashar, i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së qytetërimit.
Rrëfimi historik për Adem Jasharin, duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe të kohës antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku,Farabundo Marti, Çe Geuvara e shumë të tjerë, është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moçme mbi trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën.
Rrëfimi mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharit, në mënyrë vegimtare është prezantuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparë me saktësi shumë nga rëniet e ngritjet në historinë e njerëzimit.

Në një katrenë të Nostradamusit për Njeriun e Madh, thuhet: 
”Veprat e vjetra do të përfundojnë
Dhe nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh”.
Parshikues të mëdhenj, OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145. Po t`i analizojmë me vëmendje këto dy vargje, në kontest të kohës dhe hapësirës sonë historike, do të zbërthejmë enigmën parashikuese të Nostradamusit.
Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të JASHARËVE, më 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, përfunduan veprat e vjetra, përfundoi skllavëria dhe rrojtja zvarranike, përfundoi deliri i rrojtjes nëntokë, i jetës së ngjashme me jetën e urithit.

Dhe, për të përfunduar përgjithmonë e vjetra shekullore skllavëruese: 
”Nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh”.
Çatia e Kullës së Adem Jasharit ishte përshkuar me zjarrin e të gjitha armëve shkatërruese të artilerisë së Mabusit, (Milosheviqit). Zjarri i predhave armike ra, jo vetëm mbi çatinë e kullës së Njeriut të Madh, por edhe mbi të gjithë Jasharët, të cilët qëndruan në Kështjellë.
Gjithnjë duke analizuar profecitë e Nostradamusit do të hasim edhe në vargje të tjera mjaft kuptimplote:
”Një vrasje aq e egër, sa askush nuk mbeti i gjallë”!
Vepra e cituar faqe 126.
Edhe ky konstatim vegimtar, sado që duket i përgjithësuar dhe mund të korrespondojë edhe me shumë ngjarje të tjera mizore, që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë, të përkujton të veçantën e profecisë, së Nostradamusit, faktin real se, më 7 mars të vitit 1998 në Kullën e Qëndresës historike shqiptare, në Prekaz, asnjë kështjellar nuk mbeti i gjallë, mirëpo pikërisht atë ditë, filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të satanait serb në vendin tonë.

Fenomeni i përjetësisë
Fenomeni Adem Jashar, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon trimërinë, vendosmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unikat i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesi i realizuar, është shpëtimtari që e kemi pritur me shekuj, është udhërrëfyesi dhe shembull dhënësi realist i lirisë.
Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot, nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjerë. Vizita, që shqiptarët, por edhe shumë liridashës e humanistë të tjerë nga mbarë bota i bëjnë Kullës së Jasharëve, tani në Kompleksin Memorial Kombëtar, në Prekaz, është tregues se pikërisht në qendër të Shqipërisë po përjetësohet një vendpelegrinazh i ri i botës shqiptare, një vend i shenjtë jo vetëm i Shqipërisë.
Fenomeni Adem Jashar po ngrihet në monument përjetësie fizike e shpirtërore, jo si mit mesjetar, jo si legjendë e rrëfimeve tradicionale mitologjike, por si një personazh i veçantë dhe realist i historisë me përmasa po ashtu tipike realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shënuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnë dot as legjendat, shënuan infinitet, përtej të cilave pushon fjala.
Në të gjitha segmentet studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni Adem Jashar, imponohet para së gjithash me origjinalitet, imponohet me veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje, që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të Njeriut, i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin, barbarinë, dhunën, jo rastësisht iu kishte kundërvënë ushtrisë gjakatare të Mabusit (Milosheviqit) të kohës.(Ahmet Qeriqi)

Përparim KABO: Identiteti kombëtar dhe “shit-blerësit” e historisë




Në një kuptim janë historianët që krijuan kombet”, është kjo një tezë e lëvruar dhe pranuar gjerësisht. Ka ndodhur kështu sepse rrugëtimi nga etnitë, këto popullsi parakombëtare, tek kombet dhe shtetet kombe kanë qenë të mbushura jo thjesht me kohën-kronos, por me ngjarje dhe zhvillime në kohë. Në këtë nderje shekullore ka pasur beteja dhe luftëra, grumbullime dhe ndarje, zgjerime territoriale në shpinë të tjetrit dhe, tkurrje të detyruara brenda damarëve autoktonë, vetëm e vetëm për të mos u zhbërë dhe humbur identitetin. E gjithë kjo ecuri për popujt, regjistrohet, dokumentohet, arkivohet! E kryhen këtë detyrim kujtesa antropologjike me të gjitha derivatet e saja!


E sjellin këtë mesazh format e tjera të komunikimit si edhe janë mediumet e artit. Por se ka një shkencë fondamentale si edhe është historia shkencore që, bazohet në faktologjinë shkencore të dokumentuar dhe të provuar si e saktë dhe jo e falsifikuar apo deformuar. Jo çdo letër e gjetur në arkiv është me përmbajtje shkencore edhe pse ka vlerë dokumentare! Ky dallim nëse bëhet, i hap udhë interpretimeve të besueshme dhe të gjithë pranuara. Nëse nuk bëhet, kjo mund të të fusë në ngushtime të paqarta të keqinterpretimeve, qofshin këto me qëllim, qofshin edhe nga padija!

Duhet mbajtur në konsideratë se falsifikimet më të mëdha në historinë botërore, janë bërë duke manipuluar dokumentacionet dhe keqpërdorur arkivat. Provat e tjera, gojore apo memorilistike mentale, nuk adresohen dot si të tilla dhe askush nuk ka nevojë të merret me to. Falsifikimi e vijon “llagëm-udhën”, me dezinformimet apo keqinterpretimet që vulosen si shkencore, jo rrallë edhe nga “njerëz të shkencës” që e shesin shpirtin, dhe mandej, për ta nuk ka më skrupuj! Jo të gjithë njerëzit e dijes dhe shkencës janë Xhordano Bruno! Ndaj gjithnjë lypsen pluralitete burimesh dhe diversitete argumentesh! Detyra për të krijuar “ndjesinë e bashkësisë historike”, e cila kurdoherë dhe kudo jepej drejtpërdrejtë në etninë përkatëse, ka qenë dhe mbetet edhe sot e ngarkuar në mënyrë të veçantë me mësimet e historisë!

Nëse një popull apo një komb e humbë këtë vetëdije, ai është i fatkeqësuar me degradim, me mosmbajtje përgjegjësie si breza dhe si individë të kohës konkrete. Kjo vetëdije pasurohet me historinë e re, me arritjet dhe kontributet, me vlerat e shtuara, dhe me operacionet e nevojshme institucionale të cedimit nga “sovraniteti politik” kombëtar në funksion të institucionalizmit ndërkombëtar. Por se nuk ka kuptim të pranohet se popujt apo kombet e vegjël, e kanë më të vogël atributin e përgjegjësisë historike! Sa më shumë i rrezikuar të kesh qenë, aq më të mprehtë është dashur ta kesh pasur këtë “shqisë të mbijetesës”. Ka popuj dhe kultura tërësisht të zhdukura, paçka se kanë pasur kontribute dhe histori me arritje!

Mbijetesa jonë shqiptare është unikale, ndërsa konservizmi qoftë edhe arkaik i disa vlerave, tipareve dhe ritualeve, janë parametra lashtësie dhe pika referimi për një kulturë më të gjerë, ballkanike,mesdhetare, dhe globale! UNESCO e çmoi si të tillë iso-polifoninë e antropologjisë sonë, ndaj e regjistroi si “Pasuri të Trashëgimisë Botërore”! Bashkësia historike si popullsi, lidhet me vertikalizmin historik që nga etnogjeneza deri në ditët tona, dhe jo thjesht me shifrat demografike! Ndjesia e të qenit një unit i tillë nga etni në komb, lidhet me vështirësitë dhe kontributet, me privacionet dhe kostot historike. Vetëm në këta dy vitet e fundit kemi qenë përball dy punimeve akademike, atë të “Akademisë së Shkencave të Maqedonisë” dhe së fundmi atë të” Akademisë së Shkencave të Greqisë”! Në të dy këta botime ka interferime përçart dhe teza kallp për historinë tonë etno-kombëtare, që nga injorimet kulturore, deri tek mohimet e hapura të territoreve dhe autoktonisë! E para, u tërhoq për ripunim, e dyta ka marrë dhe vulën e një studiuesi anglez dhe e sjell Epirin deri në Durrës; duke ngatërruar emërtimet administrative në kohën e “Perandorive Multietnike dhe Multikulturore”, me territore autoktone popullsish të etnive të ndryshme!

Po ne ç’farë bëjmë për vetëdijen e të qenit një bashkësi historike, me një kontinuitet qysh nga mugëtirat pellazgjike e deri sot?! Akademia jonë e Shkencave, dremit dhe nuk ka produkt të matshëm! I fundit i “dinozaurëve” të “Albanologjisë Shkencore”, të nivelit të George Von Hann dhe Jockle, është “Panteoni i Gjallë i Shqiptarizmës”, Prof. Kristo Frashëri! Të tjerët, më të rinjtë, argalisen në pafuqinë e arsyes dhe në injorancën e dallueshme joakademike! Politika dhe disa historian pranë saj, entuziazmohen se po “korrigjojnë gabimet” në lidhje me periudhën e mbretërisë! Aq shumë janë “dehur” nga kjo bëmë, sa harrojnë se tashmë ka një botim serioz, shkencor (dhe neutral nga emocionet politike), për periudhën e mbretërisë, është botimi i historianit amerikan Bernd Fisher! Ka një botim të studiuesit të sprovuar Prof. Arben Puto, “Shqipëria Politike” 1912-1939, ku periudha e mbretërisë është dhënë përmes një informacioni burimor shterues, të brendshëm dhe ndërkombëtar! Tani kemi edhe një studim të “Institutit të Historisë”, vlerë e shtuar kjo! Por se sjellja ndaj historisë nga historianët, nuk duhet të bëhet me porosi të politikës së radhës. Ekzigjenca shkencore është një atribut “genuine” i atyre që nuk paguhen për koniunkturën politike, por për të vërtetën shkencore historike, si “mbretin e të gjitha kohërave”!

Duhet zbritur me sondën vertikale të “arkilogjisë historike”, atje ku po zbret suksesshëm çdo ditë gërmimi arkeologjik, me zbulimet e fundit të ekspeditave në terren tokësor dhe nënujor”. Kultura materiale dhe ajo shpirtërore në bashkëpunim e harmoni, e bëjnë “trungun” e historisë një pemë të fortë dhe gjithë stinore! 100 Vjetori i Pavarësisë do duhet të pritet e të festohet jo me dekore mburrjesh dhe me spektakël festimesh, por me rivitalizim të ndjesisë e të qenit si “një bashkësi historike”, “pellazgo-ilire-arbërore-shqiptare”! Të llocësh tek cekëtina e periudhës së 60-70 viteve të fundit dhe, të harlisesh me të, në mënyrë sempliste dhe jogjithëpërfshirëse; kjo është një dashuri incestive me copëza të historisë kombëtare e pinjollë të saj dhe, jo sjellje korrekte dhe e detyruar me vijimësinë historike në boshtet vertikale dhe horizontale të saj! Detyrimet në një botë globale dhe të diversitetit shpesh deidentifikues, ku siç mëton studiuesi amerikan Benjamin Barber në librin e tij me titull: “Gihadi vs McWorld”: “shoqëritë e mbyllura konservative ndeshen me shoqëritë e hapura komercialiste, të cilat unifikimin me standardet e tregut dhe diversitetin e mundësisë së konsumizmit e paraqesin si liri, përplasje e egër kjo që po prodhon në rastin më të mirë ndeshje kulturore dhe, në më të keqin ka sjell luftëra”, ndaj është detyrim orientimi i drejtpeshuar në “landscape-in” politik ku edhe jetohet në ditët tona!

Nuk duhet harruar në asnjë moment se kombet kanë shenjat identitare, të lashta, të vjetra, të mesme në kohë, të rejat dhe modernet e postmodernet! Këto njolla, të bardha dhe të zeza, gri apo të gjelbra, si gjurmë të historisë, nga ajo etnike tek ajo kombëtare, përmes edukimit shkollor së pari, përcillen si kulturë historike. Por se aktualisht, ne jemi të fatkeqësuar sepse brezat e rinj nuk po e studiojnë si dhe sa duhet këtë shkencë. Kjo bjerrje nuk është vetëm me pasoja individuale. Po na prishet dita ditës kuptimi dhe vetëdija për detyrimet ndaj kombit dhe atdheut!Largimi nga panteoni i historisë, sjell si rrjedhojë të hidhur edhe mungesën e një kulture të përbashkët historike! Kultura historike është ajo që e krijon si rrallëkush edukatën dhe kulturën institucionale! Ajo antropologji që nuk e ka këtë “asset dije”-vetëdijen institucionale dhe detyrimet që rrjedhin prej saj; është një masë amorfe që merret për dore edhe nga një i “verbër në politikë”. Në një situatë të tillë nuk ka për të dy palët, as për turmën e pavetëdijes, as për “prijësin”; sisteme imunitare. Atdheu dhe pasuritë e tij shpirtërore dhe materiale, nuk janë “baçia” e brezit dhe politikanëve të radhës! Toka-Atdhe nuk bën një euro! Politika nuk fillon sot!

Përgjegjësitë historike nuk fshihen kurrë!Kur u goditën Kullat Binjake në 11 shtator 2001, parulla që u shkruajt në ajrin e kohës dhe në ndërgjegjen e çdo amerikani ishte, “Amerika në rrezik”! Ne shqiptarët jemi në një pikë vlimi! Fqinjët nuk e duan historinë e Ballkanit ashtu si edhe ka qenë, sepse shovinizmin e tyre historik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, vazhdojnë ta shesin si histori të tyre kombëtare me rrënjë autoktonie edhe në territoret tyre(lexo tonat Kosovë, Çamëri, Epir-deri në Durrës).Së fundi edhe” otomanistët e rinj” të tregut ekonomik, shqetësohen nga librat e historisë në Kosovë. Kanë frikë nga e vërteta historike dhe bëjnë presion për ndryshime që, me fjalë të tjera do të thotë: “Gënjeheni brezat e reja për të shkuarën historike! Para 4-5 vjetësh, libri historisë në Shqipëri e sillte kufirin grek brenda territoreve tona, që do të thotë se ju nxënës jeni shqiptar, por ju nuk jetoni në trojet tuaja etnogjenetike! Po ku jetuakemi ne atëherë?! Në tokat e të tjerëve?! Po atdhe kemi ne?! Po toka të të parëve a kemi?! Po prona ka njeriu shqiptar, apo ai ka jetuar vetëm me pagesën e shpatës së zhveshur si profesion?! Identiteti kombëtar kalon nga pasia e pronës nga çdo individë, të trashëguar, të falur apo të blerë! Kur prona është një truall në dheun e të parëve, ajo është më shumë se pronë ekonomike dhe detyrim familjar! Një pronë e tillë është atdheu “ku më ka rënë koka”! E që koka, shpirti dhe gjaku mos shprishen e helmohen, të gjithë të kontribuojmë çdo ditë për një rivitalizim të vetëdijes kombëtare në këtë prag “ një shekull pavarësi kombëtare”! Nesër do të jetë vonë dhe mallkimi do të vijë i rëndë! Një histori dhe identitet mijëravjeçar nuk mund të zhbëhet nga disa të sotmit që duan të vegjetojnë pa ideal dhe pa përgjegjësi kombëtare! Historia nuk shitet në treg, shit-blerësit e saj janë jashtëqitjet  e historisë!

Zymer Neziri: LETËRSIA GOJORE DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR




......


Nga gjurmët e identitetit shqiptar të disa motiveve të romanit Florimont, i au­­torit Aimon Varennes, nga shek. i 12-të, me ngjarjet në principatën Al­ba­nie e me Durrësin kryeqendër, mbajtur nga studiuesi Ruzhdi Ushaku, veço­h­en motivet mitike dhe vazhdimësia e kohës së lashtë në romaninFlorimont, si­­domos tërheqin vëmendjen paralelet krahasuese Florimont/ Eposi i Kre­sh­ni­këve: dyluftimi, që zgjat disa ditë, përbindëshi i detit-Balozi i Detit, per­sonazh shumë i njohur, mikrotoponimia në roman dhe në Epos e në legj­e­n­da, motivi i rinjohjes si në baladën Aga Imeri etj.
Studiuesja Klara Kodra ka prekur me kompetencë ndërthurjen e epizmit dhe të lirizmit në baladat epike-lirike të arbëreshëve, ku veçohen tiparet fisnike, be­­sa shqiptare, patosi tragjik dhe patosi heroik, motivi fantastik dhe tërheqja e një vije krahasuese ndërmjet baladës së Konstantinit me baladën e Byr­g­e­rit.
Martesa me grabitje e me mashtrim në Zarë e në Shestan, si tipari më i vjetër i ba­ladës, është trajtuar nga studiuesi Zeqirja Neziri, duke e shtruar sidomos çë­­shtjen e kohës së formimit poetik të saj nga fazat e hershme të krijimit të sho­­qërisë njerëzore, në vijimësi në Shestan dhe bartur në Zarë nga she­sta­na­sit.
Studiuesja Miaser Dibra trajtoi dasmën shqiptare si formë  e identitetit ku­l­tu­­ror unik, por me pengesa politike, në të dy anët e kufirit, andej e këndej Bu­­nës, duke konstatuar se rituali i dasmës po rrudhet. Ajo shtroi edhe çë­sh­t­j­en e krahasimit të dasmës shqiptare me dasmën malazeze.
Prania e krahinës së Plavës dhe e Gucisë, Eposi i saj i Kreshnikëve, i ru­a­­jtur në dorëshkrim në SHBA, në Universitetin e Harvardit, nga viti 1937, ishte kumtesa e lexuar nga studiuesi Zymer Neziri, për repertorin e katër la­hu­­tarëve të kësaj krahine dhe për këngët e shënuara prej tyre nga profesori Allbert Llord.
Edhe studiuesi Enver Mehmeti në kumtesën e tij trajtoi probleme nga Eposi i Kre­­shnikëve, ku veçoi te heronjtë e vjetër të epikës gojore  lidhjet mi­to­lo­gjike dhe lidhjet me etninë, lidhjet historike të epikës së moçme me epikën e re, përveç ndërtimit artistik, shumë të rëndësishëm.
Edhe kumtesa tjetër, e studiuesit Hamit Xhaferi, për krushqit në Eposin e Kre­shnikëve, vepër madhore e traditës sonë gojore, shqyrton sidomos stru­k­turën bazë të epikës nga epoka e shpërbërjes së shoqërisë klanore dhe kru­shqia e lidhur jashtë fisit.
Kumtesa vijuese, e studiuesit akademik Kolec Topalli, për lashtësinë e Eposit nëpërmjet arkaizmave në strukturën gramatikore, solli të dhëna me in­teres për gjininë asnjanëse të emrave, e zhdukur në gjuhët romane etj., por e ruajtur te Buzuku, ashtu si edhe në Epos, emrat mashkullorë të pashquar pa mba­resë rasore, format e gjinores-dhanores shumës me mbaresën e vjetër, për­emri pyetës cili i panyjëzuar, forma të mënyrës dëshirore, që nuk janë më, të zëvendësuara nga lidhorja, për ndërtimet me parataksë, një lidhje më e lashtë se hipotaksa etj.
Studiuesi Agron Xhagolli shtroi po ashtu probleme të poezisë epike, në kuadër të raporteve histori-këngë epike gjatë shek. XIX dhe deri në shpalljen e Pavarësisë, për etnobashkuesin si funksion, për epikën historike të luftës së shqi­ptarëve, por pa e barazuar me të vërtetën historike.
Identiteti kombëtar i Bregdetit të Jonit, krahina e Himarës, u trajtua në ku­m­te­sën e studiueses Irena Gjoni, duke paraqitur të dhëna edhe nga shek. XII p.l.K, me përpjekje për lidhjen e historisë me krijimtarinë gojore, që evi­den­to­jnë identitetin shqiptar të kësaj krahine me tipare etnodalluese.
Gjuha e folklorit, si burim gjallërimi e pasurimi për gjuhën letrare ko­m­bë­ta­re, proza e poezia, sidomos Eposi i Kreshnikëve, u trajtua nga studiuesi Emil Lafe, duke përmendur kontributin e A. Kostallarit e të Q. Haxhihasanit dhe me­ndimin për prirjen për zhdukjen e dallimeve krahinore.
Studiuesja Rudina Llazari trajtoi besën te shqiptarët, në kumtesën në vijim, duke e konsideruar testament moral: kult, mit, monument dhe identitet, kurse zë­na­fillën dhe vijimësinë e këtij institucioni të lashtë e trajtoi të lidhur me krijimtarinë gojore, në  shkallë të lajtomotivit.
Dëshmi të identitetit shqiptar në këngët epike popullore janë trajtuar edhe në ku­m­tesën vijuese të studiuesit Bahri Brisku, kurse krijimet e traditës në va­r­gje i vlerëson burim i kosiderueshëm, ku gjenden të ngurosura një mori dë­sh­mish të verifikuara të identitetit kombëtar shqiptar.
Studiuesi Adem Zejnullahu trajtoi po ashtu këngën epike, qëndresën kom­bë­ta­re në këto këngë dhe sakrificën, sidomos në ciklet e Lidhjes Shqiptare të  Pri­­zrenit, të  demonstratave më  1968 dhe 1981, si dhe të  luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pro­bleme madhore të folklorit muzikor shqiptar, shtroi studiuesi Albin Sa­diku, lidhur me rolin e etnomuzikologjisë në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe nevojën e madhe për themelimin e dy institucioneve etno­mu­zi­ko­lo­gjike në Tiranë e në Prishtinë.
Studiuesi Sadri Fetiu, në fund, shtroi çështjen e identitetit kombëtar edhe në ni­n­ullat shqiptare, duke vënë në spikamë kultin e trashëgimisë, kultin e tri­m­ë­risë, kultin e burrërisë, kultin e mençurisë, kultin e armës, krahas tipit she­m­bëlltyrë: I. Qemali, H. Zeka, H. Prishtina, I. Boletini, B. Curri etj.   
Pas leximit të kumtesave u hap diskutimi, ku morën pjesë: Zeqirja Neziri, Enver Me­hmeti, Ruzhdi Ushaku, Agron Xhagolli, Abdullah Zymberi, Zymer Ne­zi­ri, Sadri Fetiu. Në diskutime u tha se trashëgimia e krijimtarisë gojore është shtyllë e dëshmisë së identitetit kombëtar, u lavdërua puna e stu­di­u­e­sve, si­do­mos e Ruzhdi Ushakut dhe  e Kolec Topallit, u shtrua çështja e ter­mi­­no­lo­gjisë si problem kryesor në këto studime, autoktonia e e mohuar e Ep­o­sit të Kre­shnikëve, puna e stuidiuesve amerikanë Millmen Peri dhe Allbert Llord, da­llimi epik ndërmjet folklorit dhe folklorizmit të Ballkanit; u dha pro­pozua që të mbahet një këshillim i veçantë për rregullat shkrimore për bo­timin e kë­ngëve, parimi fonetik i shënimit, teksti i kënduar dhe teksti i re­ci­tuar, si dhe botimi në disa vëllime i krijimtarisë gojore të shqiptarëve në Ma­lin e Zi.
 Pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli Organizues, në përbërje: Ismail Doda (kryetar), Agron Xhagolli, Miaser Dibra, Enver Mehmeti dhe Zymer Ne­ziri, konstatoi se simpoziumi u realizua me sukses, se solli kumtesa me in­teres, që dijes albanologjike ia shtojnë rezultatet, si dhe shtroi probleme, që studiuesit tanë duhet të përballën me to.
Të nderuar të pranishëm, në këtë fjalë të mbylljes i përgëzoj të gjithë ku­m­tu­e­sit për përkushtimin e përgatitjet serioze të kumtesave të tyre dhe do t’i ve­ç­oja kontributet e brezit më të ri, Rudina Llazari dhe Albin Sadiku, që dë­sh­m­u­an se studimet albanologjike, ndonëse me vështirësi, kanë edhe brezin pa­s­ues.        
Këshilli Organizues, për organizimin e këtij simpoziumi shkencor ndër­ko­mbëtar, falënderon Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, e në ve­ça­nti kryetarin e tij, z. Tahir Tahiri, si dhe sekretarin, z. Daut Ceka. Për për­cjelljen e punimeve të simpoziumit falënderojmë deputetët, z. Mehmet Ba­r­dhi dhe z. Luigj Shkreli, si dhe profesorët dr. Abdullah Zymberaj, dr. Simë Do­breci, Nikë Gashaj, Ali Doda e Ferid Kurti. Falënderojmë edhe mjetet e inf­ormimit për përcjelljen e simpoziumit.
Në fund, të nderuar të pranishëm, me dëshirën që të takohemi përsëri të tu­bi­me të tjera shkencore, në emër të KO-së ju përshëndes dhe ju falëndroj për­ze­­mërsisht për pjesëmarrje në simpoziumin e sotëm shkencor ndërkombëtar të Ulqinit, Le­tërsia gojore dhe identiteti kombëtar shqiptar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...