2012-01-18

Serbia, plan për ndarjen e Kosovës



 Autonomia e veriut të Kosovës, oferta të cilës Serbisë i është ofruar disa herë, edhe këtë herë do të refuzohet sepse Beogradi, sipas një burimi të “Alo” - të afërt me kreun shtetëror - llogaritë në ndarje të këtij territori nga Kosova.

“Pranimi i tillë në rrethet politike do të shpallej si kapitullim. Shpresat tona janë që me qëndrim më të fortë, në ndonjë moment do të fitojmë ndarjen e veriut. Llogaritet në periudhën e disa viteve të ardhshme”, thotë burimi i “Alo”.

Oliver Ivanovic, i ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për Kosovën, nuk ka njohuri se Serbia i përmbahet kësaj strategjie.

“Është e vërtet se në disa qarqe përmendet ndarja e Kosovës si zgjidhje që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Sidoqoftë, kjo nuk është strategjia jonë. Fillimisht, për shkak të Kushtetutës në të cilën Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë.

Së dyti, përfolja e konceptit të tillë do të ishte fatale për serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Dhe, përfundimisht, raporti i forcave në botë është i tillë saqë do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte. Sidoqoftë, qëndrimet e tilla do ta komprometonin luftën e deritashme për Kosovën”, ka thënë ai për “Alo”.

Sipas tij, Beogradi do të vazhdojë të luftojë për tërë Kosovën, ndërsa veriu do të marrë një pozicion të veçantë, por vetëm në kuadër të Kosovës që është “nën Kushtetutën e Serbisë”.

Burimi i “Alo” thotë se Beogradi zyrtar është i vetëdijshëm se për fuqitë perëndimore drama kosovare ka marrë fund, e këtë e dëshmon edhe përbërja e bashkëbiseduesve.

“Në terrenin e çështjeve të Kosovës, Perëndimi nuk e dërgon as ligën e dytë, por të tretën të politikanëve”, ka thënë burimi i “Alo”. 

Dmitry Rogozin: Kosova mund ta nisë Luftën e Tretë Botërore


I dërguari i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin, duke folur për televizionin “RussiaToday” (RT), ka thënë se Aleanca po krijon një konflikt të ri në rajon.

“Është një gabim i radhës që NATO po e bën duke provokuar një konflikt të ri në Ballkan”, ka thënë Dmitry Rogozin, duke shtuar se, “me sa duket, kolegët e NATO-s nuk e kanë idenë se cilat do të jenë pasojat e përfshirjes së tyre në konflikt”.

Ndërkaq, Rogozin kërkon që KFOR-i të jetë neutral dhe të mos bllokojë qasjen e serbëve të veriut me Serbinë, duke shtuar se ata po përfshihen në një konflikt civil.

Rogozin thotë se NATO nuk dëshiron të diskutojë situatën në Kosovë apo të hetojë aksidentin e fundit të përgjakshëm.

“Ata po fshihen prapa frazave formale që nuk kanë kurrfarë kuptimi. Ne jemi dëshmitarë të gënjeshtrave të drejtpërdrejta rreth asaj se çfarë masash janë përdorur kundër popullatës civile në Kosovë.

Na është thënë se janë përdorur vetëm plumba gome dhe gaz lotsjellës. Por sipas informatave nga spitali, të gjithë të lënduarit kanë plagë nga të shtënat me armë”, ka thënë Rogozin për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Rusia ka kërkuar që NATO të krijojë një komision për të hetuar se çfarë ka ndodhur në Veri, mirëpo kërkesa e tyre, sipas Rogozin, është injoruar.

“Unë sapo kërkova për një hetim objektiv rreth asaj se çfarë janë duke bërë të ashtuquajturit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Por ata vetëm më injoruan”, ka theksuar Rogozin. Ai theksoi se Rusia nuk do ta mbështes (NATO-n) dhe do t’i mbrojë civilët, si dhe do t’i mbrojë vendimet e marra në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

I pyetur se çfarë mendon me atë, kur thotë se, kjo gjendje e paqëndrueshme në rajon, kërcënon të gjithë sigurinë evropiane, ai tha se kjo gjendje mund të eskalojë në një Luftë Botërore, si dhe Kosovën e quan një ‘territor gangsterësh’.

“Kemi pasur raste në të kaluarën kur siguria evropiane është rrezikuar nga gjendja në Ballkan. Nëse shikojmë të kaluarën, mund të kujtojmë se Lufta Botërore ka nisur nga konflikti në Ballkan.

Sot Ballkani është një vend i nxehtë ku bëjnë biznese kriminale, bëjnë trafikim të prostitucionit, drogës, dhe për të gjithë këtë, autoritetet e Prishtinës janë në dijeni, dhe është thjeshtë një territor gangsterësh të cilët po shtypin një pakicë etnike, serbët.

Mund të ndodhë që konflikti të përhapet në të gjithë Ballkanin, fatkeqësisht, pasi që populli serb nuk mund të tolerojë atë se çfarë është duke ndodhur në Kosovë sot, dhe eventualisht, kjo gjendje mund të përhapet në pjesën tjetër të Evropës".

"Kjo ndodh gjithmonë: nis me një luftë në Ballkan, dhe vetëm disa muaj më vonë, vazhdon e përgjithësohet në Evropë, dhe përfundon në një Luftë Botërore. Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, ka thënë Rogozin në fund të intervistës me televizionin RT.

Atifete Jahjaga: 14 janari rrezikon ta kthejë Kosovën prapa



 Presidentja e Republikës së Kosovës, Mr.sci.Atifete Jahjaga, i ka cilësuar ngjarjet që pasuan protestën e Lëvizjes Vetëvendosje më 14 janar 2012, si pamje jo të mirë dhe jo reale për Kosovën.

Në një komunikatë për opinion, Jahjaga ka vlerësuar se “një situatë e tillë që po ndodh në kohën e hapjes së proceseve të reja integruese të vendit rrezikon ta kthejë Kosovën prapa, në përpjekjen e saj për të ndërtuar shoqërinë demokratike.

Duke rikujtuar qëndrimin e saj se nuk janë shterur të gjitha mundësitë e veprimeve institucionale, zonja Jahjaga ka ritheksuar se rruga nuk paraqet zgjidhje për arritjen e qëllimeve dhe synimeve politike e shtetërore.

“Të gjitha institucionet, të gjitha subjektet politike dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë të obliguar të respektojnë dhe të zbatojnë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, thuhet në komunikatë. Policia e Kosovës e ka përgjegjësinë për ruajtjen e qetësisë publike dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave, vlera këto evropiane që garantohen edhe me Kushtetutën e Kosovës, ka thënë presidentja, e cila njëkohësisht ka mirëpritur  “thirrjen e Qeverisë së Kosovës për vlerësimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në ditën e protestës që do të mundësojë qartësimin e situatës së krijuar”.

Ajo u ka bërë thirrje subjekteve politike që të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës dhe me dialog, kurse Lëvizjes Vetëvendosje, presidentja Jahjaga “që të heqë dorë nga protestat dhe t’i kthehet punës, debatit dhe procesit të vendimmarrjes në Kuvend dhe aty të kontribuojë në hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e politikave”.

“Kosova e ka të qartë rrugën e vet përpara duke i përmbushur obligimet e veta që dalin nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare. Vendi ynë është përkushtuar të zbatojë politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet e rajoni”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga kabineti i presidentes

Të lumtë Behgjet Pacolli



Shkuarja e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës z.Behgjet Pacolli në kontinentin afrikan, ka rezultuar me një sukses. Ai u nis ditën e martë për një vizitë në Tunizi, ku paralajmëroi se do të qëndronte për një ditë.

Ndërkaq, në njoftimin e lëshuar nga zyra për informim, u tha se ai do të vizitonte edhe një shtet tjetër afrikan ku po mbahej i burgosur një qytetar shqiptar.

Piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, sipas informatave të publikuara kohë pas kohe, thuhej se po mbahej në Eritrea, shtet afrikan. Ndërkaq, në media , autoritetet e Eritreas e kanë liruar pilotin Berisha, pas vizitës që zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, i bëri këtij vendi. Ai pritet të arrijë së shpejti në Kosovë.

Republika e Kosovës nuk i pranon pikat e Boris Tadiçit



 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka hedhur poshtë idenë e presidentit të Serbisë, Boris Tadic që nëpërmjet një dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit të diskutohet për manastiret ortodokse (administrimi i tyre), strukturat paralele, pronën e serbëve dhe veriun.

Kuçi ka deklaruar për “Epokën e Re”, se me Serbinë mund të dialogohet vetëm për çështje teknike, të cilat janë në interes të dy shteteve.

“Me Serbinë mund të diskutojmë vetëm për temat që janë në interes të dy shteteve të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Kuçi.   Në këtë kontekst zëvendëskryeministri ka ripërsëritur se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë, e cila nuk është në përputhje të plotë me Pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën.

“Çdo zgjidhje do të jetë mbi bazë të Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Kuçi, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës në favor të kultivimit dhe avancimit të raporteve të mira ndërshtetërore me të gjitha shtetet rajonale, si rrugë e vetme për paqe, stabilitet dhe integrime euroatlantike.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Boris Tadic, javën e kaluar ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të zgjidhen nëse nëpërmjet një dialogu trajtohen katër çështje: një zgjidhje të veçantë për manastiret ortodokse serbe dhe administratën e tyre, garanci të veçantë për serbët në enklava, zgjidhjen e çështjes së pronave të qytetarëve serbë të Kosovës dhe një zgjidhje speciale për veriun e Kosovës.

Hajredin Kuçi: Kërkojmë takim me Vetëvendosjen



 Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se veprimet e çdokujt duhet jenë në përputhje me ligjin, kurse vlerësimin se kush ka bërë shkelje të ligjit më 14 janar në protesta duhet ta japin organet kompetente.

“Ajo çka mund të them është se kryeministri i Republikës së Kosovës dje edhe njëherë ka dhënë mbështetje për Policinë e Kosovës në kuptimin e vendosjen së rendit dhe ligjit dhe njëkohësisht ka kërkuar hetim në raste të shkeljeve që kanë mundur të jenë dhe kjo nuk nënkupton që në asnjë rast veprimet joligjore të dikujt të justifikohen”, ka thënë ai.

Kuçi jep për gazetarë edhe arsyetimet e mosveprimit shtetëror në pjesëve veriore. Sipas tij, situata atje është më e komplikuar. “Ajo çka mund të them është se në veri janë rrethana të tjera dhe në veri kemi të bëjmë me një strukturë shtetërore të një shteti tjetër që ka agresion mbi Kosovën dhe nuk është justifikim i asnjë veprimi diku tjetër për çështjen që gjendet në veri ose e kundërta. Veprimet në veri kërkojnë ndoshta fuqinë shtetërore të Republikës së Kosovës, por kërkojnë edhe fuqinë e EULEX-it dhe të KFOR-it”, ka thënë Kuçi, raporton rtv21.

Gazetarët kanë insistuar edhe me pyetje të tjera pikërisht rreth protestave të paralajmëruara për 22 janar nga Vetëvendosje. Kuçi në këtë rast tha se janë të gatshëm për takim dhe që të gjendet një zgjidhje brenda institucioneve. “Nëse si institucion për ta është ma telashe të vijnë në Qeveri, e ftojmë që çdo mekanizëm në Kuvendin e Kosovës ta shfrytëzojë në mënyrë demokratike. Ne jemi ata që i përgjigjemi edhe ligjit, edhe Kuvendit për të gjitha veprimet tona, por askush nuk mund ta merr legjitimitetin në dorën e vet kundër ligjit në emër të mbrojtjes së ligjit”, ka thënë Kuçi.

Krahasimi i dhunes 1981-2012 (PROTESTA E LEVIZJES VETVENDOSJE)




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...