2012-02-15

Fëmijët kuptojnë fjalët që 6-muajsh

Shkencëtarët kanë konfirmuar se fëmijët kuptojnë një numër shumë të madh fjalësh që kur janë 6-muajsh dhe nëse prindërit i flasin normalisht ata mund të përmirësojnë aftësinë e tyre të të folurit në të ardhmen.

Një studim nga psikologë britanikë del në përfundimin se fëmijët mund të kuptojnë fjalët shumë më përpara se sa të flasin duke hedhur poshtë hipotezat se të vegjlit fillojnë të kuptojnë vetëm pasi mbushin 1 vjeç.
 
Gjatë vrojtimit të 33 fëmijëve 6-9 muajsh, psikologët zbuluan se nëse i përsëritej disa herë emri i një objekti, shikimi i tyre shkonte pikërisht tek objekti në fjalë. Këto teste treguan se fëmijët e bëjnë lidhjen mes fjalës dhe objektit që kur mbushin gjashtë muajt e parë të lindjes.

“Ka pasur edhe më parë demonstrime se fëmijët kuptojnë fjalë si mami dhe babi, por studimi ynë kërkon të nxjerrë në pah nëse kuptonin fjalë të tjera shumë më specifike. Mendoj se rezultatet e këtij studimi japin një mesazh të madh për të gjithë prindërit. Mund t’i flisni normalisht fëmijëve tuaj sepse ata do ju kuptojnë edhe pse jo plotësisht”, shprehet Dr. Swingley, udhëheqësi i studimit.

Shuplakat ndalin të folurin dhe të menduarin tek fëmijët

Asnjëherë nuk duhen ngritur duart ndaj fëmijëve, madje edhe kur ata ju kanë zemëruar shumë. Pasi përtej skuqjes acaruese në faqe, fëmija juaj mund të ketë pasoja edhe më të mëdha.

Këtë e tregon një studim i fundit i Universitetit të Oregonit në SHBA, që përfshin gjashtë vende (Amerikë, Itali, Suedi, Kinë, Tajlandë dhe Indi), ku fëmijët janë rritur me një ritëm të mrekullueshëm, ndryshe nga vende ku ata i nënshtrohen agresionit.

Shkencëtarët janë të mendimit se duke i dhënë edhe një shuplakë në jetën tuaj fëmijës, mund të ketë pasoja të mëdha, pasi ajo mund t’i lërë atij shenja të vështira për t’u shëruar.
 
Hulumtimi bazohet në 336 familjet e kombësive të ndryshme, ku prindërve iu kërkua që të tregonin se sa  shpesh mesatarisht i ndëshkojnë fëmijët e tyre, dhe nëse ata mendonin se ishte një praktikë e zakonshme në mjedisin e tyre për t’i përdorur këto metoda.

Duke rezultuar se nënat indiane kishin më së shumti prirje për ta zbatonin këtë praktikë.

Studimi konsistoi paskëtaj se fëmijët janë më të dhunshëm kur e marrin këtë lloj dënimi më shpesh.

Prandaj duhet ditur, pohojnë studiuesit, se traumat emocionale janë më sipërfaqësore, kur fëmija nis dhe e pranon këtë si një metodë të përhershme me të cilën e mësojnë prindërit e tij, transmeton agjencia Noa.

Studimi i lartpërmendur përfundon me faktin se gjithmonë duhet të përpiqemi t’i shmangim me çdo kusht goditjet ndaj fëmijëve, pasi u dobësohet e folura dhe të menduarit.

Mungesa e besimit në vetvete

Nga të gjitha aspektet e seksualitetit femëror, dëshira seksuale është ndër më të brishtët dhe delikatët. E ekspozuar ndaj ndikimeve të mjaft faktorëve fizikë, psikologjikë, shpirtërorë dhe mendorë, kjo dëshirë duket se është gjithmonë e gatshme për t’u goditur në ekuilibrin e saj delikat, vendimtar për qetësinë të gruas. Po cilët janë këta “vrasës” të dëshirës seksuale femërore.



 1) Mungesa e besimit në vetvete.



Kur një femër ndihet e tillë, ajo nuk mund të bëjë dashuri në qoftë se nuk fik dritat apo me zë të lartë. Ajo duhet të sigurohet vazhdimisht dhe për çdo gjë, pasi ka frikë.



2) Stresi.



Çdo njeri, e ka më shumë ose më pak të theksuar. Por kur stresi vjen në dhomën e gjumit, ai paraqet vërtet probleme. Zgjidhja? Gjeste të vogla, por të këndshme, si masazhet etj.



3) Ankthi.



Këtu është një problem më serioz sesa imagjinohet. Ai zakonisht, është i lidhur me arsye të rënda që nga frikësimet e fëmijërisë ose adoleshencës dhe deri sa femrat të mund ta kuptojnë këtë dhe të kapërcejnë gjithçka, jeta seksuale do të jetë një fatkeqësi. 

4) Ushtrimet e pakta fizike.



Femrat e stërvitura, dhe që e duan sportin, janë gjithmonë një “makinë” e vërtetë në seks. Ushtrimi i tyre në mënyrë intensive, të paktën 1 orë në ditë, ose 4 herë në javë, redukton shanset për të pasur probleme hormonale dhe gjithashtu, cikli menstrual i tyre është më pak i dhimbshëm.



5) Dieta e gabuar.



Një dietë e pasur me yndyra dhe ëmbëlsira, e paekuilibruar dhe jo shumë e ndryshme, ndikon keq në dëshirën seksuale. Një femër që ha kështu, duhet të ushqehet me dietë mesdhetare.



6) Shumë toksina.



Një jetë e shëndetshme seksuale nuk ofron mbingarkesë të toksinave. Kjo është arsyeja pse kjo është themelore, e ndaj i duhet kushtuar kohë detoksifikimit të trupit tonë. Rregulli kryesor, pini sa më shumë ujë gjatë jetës.



7) Sindroma paramenstruale.

Në ditët e para të ciklit menstrual, të gjitha gjërat punojnë së bashku për përmbysjen e dëshirës seksuale tek femrat...

Nivelet e hormoneve ndryshojnë dhe vuan i tërë trupi.



8) Thatësia vaginale.



Mungesa e lubrifikimit (e cila mund të varet nga shumë faktorë, fiziologjike apo mendorë) peshon rëndë në dëshirën femërore seksuale.



9) Të qenit nënë.



Të qenit nënë, duket se ka një efekt negativ në dëshirën për seks tek femrat e reja. Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Medicine", 83% e grave ndjehen pa dëshirë seksuale 90 ditë pas nga data e lindjes së foshnjës. Situata do të kthehet në normalitet brenda 6 muajve.



10) Menopauza.



Menopauza e shkaktuar nga aktivizimi i heqjes së vezoreve dhe mitrës. Për fat të keq, kjo do të thotë një rënie e mprehtë në dëshirën tonë seksuale. Akuza? Testosteroni, hormoni që nis të bjerë ndjeshëm.



11) Pilula kontraceptive.



Nga njëra anë, ajo punon si një nxitës. Por nga ana tjetër, ajo prish libidon sepse ndikon në nivelet e hormoneve, sidomos në eliminimin e pak nga pak të testosteronit, (përgjegjës për dëshirën seksuale femërore).



12) Drogat dhe antidepresivët.



Ashtu si ilaçe të tjera, edhe ato kundër depresionit mund të kenë efekte negative mbi dëshirën seksuale. Për fat të keq, ato vonojnë orgazmën, e cila nganjëherë nuk arrin kurrë. 

Ka nisur emetimi i video spotit promovues i Kosovës në CNN.


Ka nisur emetimi i video spotit promovues i Kosovës në CNN. Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve është bartëse e këtij projekti që emetohet në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Kurse spoti bën thirrje për t''iu bashkuar festës për pavarësinë.
Ministrja e Tregtisë, Mr.sci.Mimoza Kusari Lila e cila është bartëse e projektit ka thënë se ky është video spoti i parë i emetuar në CNN, ndërsa dy të tjerët do të fillojnë se emetuari në mars dhe qershor.
Fushata e re mediatike, sipas saj, do të ketë për qëllim promovimin e potencialeve investive të Kosovës.

Vullnet Mato :PËRHAPËSI I SHPIFJEVE



 
Nga foleja e gojës
përhap tufa grerëzash, 
duke mbijetuar
pas shpinave në fshehtësi.
Por pickimet llomotitëse
që ti hedh nëpër erëra,
dhe lehësit e rrugëve
dihen gjithsesi.
 
Të përgojuarit prej teje,
nga të dy sekset,
enjten shpirtërisht
prej pickimit të hidhur.
Teksa ti gjen ëmbëlsi jetese
duke shpërndarë helme,
si zvarranik me bisht,
në veshë naivësh zvarritur.   
 
Kënaq egoizmin tënd 
me shpifje të paprera,
duke bërë të bardhën të zezë
të kuqen mavi.
Të tjerët të durojnë të heshtur
sa të bien gjethet e verdha
nga degët e shpirtit tënd
me gjëmba të zi.
 
Unë do doja që një mizëri
me grerëza fushe,
bashkë me një re të uritur
mushkonjash kënete,
të provonin thumbin
te gjaku yt prej uthulle,
dhe një kor lehësish
të të këndonin pas veshëve.

2012-02-13

Sot bëhet varrimi i 9 viktimave të Restelicës

Nga Flori Bruqi







Në fshatin Restelicë të Dragashit, sot bëhet varrimi i 9 viktimave, trupat e të cilëve u nxorrën nga gërmadhat e shëtëpive që u shaktërruan si pasojë e ortekut të borës. 

Ceremonia e varrimi zhvillohet në ora 15 e 30 minuta në varrezat e këtij fshati. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës së vetme të kësaj tregjedie, 5 vjeçares Amsera Reka është e mirë. 



Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka deklaruar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një situatë të re në afërsi të fshatit Restelicë, ku, sipas tij, pesë persona kanë mbetur të ngujuar nga bora, por që, sipas tij, zyrtarët e FSK-së kanë kontaktuar me ta dhe ata janë në gjendje të mirë.

“Ata janë gjallë. Ne kemi kontaktuar me ta dhe kërkojnë ndihmë si batanije dhe gjëra të tjera ushqimore, që besoj se së bashku me KFOR-in do t’i dërgojmë nga ajri, pasi momentalisht është shumë e vështirë të depertohet atje”, citon ktv Çekun.

Që nga mëngjesi rreth 150 pjesëtarë të FSK-së vazhdojnë të jenë të angazhuar në Restelicë.



Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka drejtuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës në të cilën është diskutuar gjendja e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të dëborës dhe vështirësitë e krijuara në disa rajone të vendit.

Në fjalën e tij, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë të shërbimeve dhe mekanizmave qeveritare për t’ iu dalë në ndihmë te gjithë qytetarëve që po përballen me vështirësi.

“Të gjitha potencialet janë vënë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, në radhë të parë për të mundësuar qarkullimin qytetarëve, zhbllokimin e vendbanimeve të largëta të bllokuara nga bora, sigurimin e shërbimeve emergjente shëndetësore, furnizimit të qytetarëve me energji dhe ngrohje dhe furnizimin me mjetet tjera të nevojshme për të përballuar situatën emergjente”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka shtuar se përkundër gjendjes së këtillë, situata në Kosovë vazhdon të jetë nën kontroll.

Këshilli i Sigurisë ka vendosur që gjendja e gatishmërisë për FSK-në, Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit, të jetë në nivel të lartë, ndërsa Qeveria e Kosovës do të mundësojë ridestinim të fondeve në nivel lokal dhe qendrorë dhe do të marr masa për plotësimin e mungesave gjatë vitit.

Në mbledhje është kërkuar angazhim maksimal i të gjitha ministrive kompetente për përballimin e gjendjes si dhe është vendosur që të kërkohet edhe nga KFOR-i ndihmë logjistike në përballimin e gjendjes së krijuar.

Sipas nevojave që do të krijohen nga gjendja dhe zhvillimi i situatës në terren, Qeveria e Kosovës do të ndihmojë edhe komunat në përballim të situatës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për të gjithë qytetarët, FSK-në, departamentin e emergjencave, Policinë, shërbimet dhe të gjitha kategoritë e punëtorëve të cilët po punojnë në kushte të rënda për tejkalimin e gjendjes së krijuar dhe ka rikonfirmuar angazhimin e të gjitha potencialeve në tejkalimin e situatës në të cilën ndodhemi.


Rreth katër persona të tjerë të rrethinës së fshatit Restelicë raportohet se janë të bllokuar nga bora në stanet e tyre në bjeshkë.





Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Kadri Kasatrati tha për media se këta persona nuk janë në rrezik, por kanë kërkuar ndihmë.


“Ne kemi bërë kërkesë zyrtare te komandanti i KFOR-it që me anë të helikopterit nga ajri t’u lëshohen ndihmat si: ushqim, ujë dhe veshmbathje. Ata nuk janë të rrezikuar”, bëri të ditur  gjeneral Kastrati.

Ai po ashtu tha se në fshatin Restelicë është duke vazhduar aksioni i kërkimit të një të riu që dyshohet se ndodhet nën rrënojat e shtëpisë së goditur nga orteku i borës.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 150 pjesëtarë të FSK-së.

Pas ngjarjes tragjike në Restelicë, keqardhje për të ka shprehur zëvendësshefi i misionit të EULEX-it Andy Sparks. Në deklaratën e tij thuhet:  

“Ajo çfarë ka ndodhur në mëngjesin e së shtunes në komunën e Dragashit është një tragjedi e tmerrshme.  Në emër të EULEX-it, unë do të doja të shpreh ngushëllimet tona të thella për familjet e atyre që kanë vdekur. Mendimet tona mbeten me ta. EULEX-i ende qëndron i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet me personelin dhe resurset që ka. Unë poashtu dua të shpreh mbështetjen dhe admirimin tim për shërbimet e shpëtimit që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në vend të ngjarjes, dhe të gjithë ata që janë përfshirë në përpjekjet për të u përballë me  këtë mot të ashpër.”




















Sot bëhet varrimi i 9 viktimave
Në fshatin Restelicë të Dragashit, sot bëhet varrimi i 9 viktimave, trupat e të cilëve u nxorrën nga gërmadhat e shëtëpive që u shaktërruan si pasojë e ortekut të borës.
Ceremonia e varrimi zhvillohet në ora 15 e 30 minuta në varrezat e këtij fshati. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës së vetme të kësaj tregjedie, 5 vjeçares Amsera Reka është e mirë.




Vazhdon kërkimi edhe për personin e fundit në Restelicë
Ekipet e kërkim -shpëtimit po vazhdojnë aksionin për gjetjen e personit të njëmbëdhjetë, i cili ka mbetur nën ortekun e borës në fshatin Restelicë të Dragashit.
Për shkak të motit të ligë dhe kushteve të jashtëzakonshme kërkimet ishin ndërprerë dje pasdite. Ndryshe, nga kjo tragjedi 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë pesë vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.
* * * * * *


Kërkimet nga njësitë për kërkim shpëtim në fshatin Restelicë, për gjetjen e personit të njëmbëdhjetë, i cili ka mbetur nën ortekun e borës, janë ndërprerë në orët e para të mbrëmjes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Syla, i cili ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje ka qenë moti i ligë.
“Për momentin, është lëshuar një urdhëresë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcave të Sigurisë, për tërheqje, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme, të cilat mbretërojnë tash në vendin ku po gërmonin ushtarët për gjetjen edhe të viktimës së fundit”, ka thënë Syla.

Ai ka theksuar se kërkimet do të rinisin nesër në orën 7 të mëngjesit.



Asmira Reka, e mbijetuara e vetme e tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit, në të cilën pësuan anëtarët e familjes Reka.
* * * * * *
Është gjetur edhe trupi që e çon në 9 numrin e viktimave nga orektu në Restelicë.
* * * * * *
Lajmet e fundit që vinë nga Restelica bëjnë të ditur se ekipet e shpëtimit kan gjetur edhe dy trupa të pa jetë nga tre persona sa ishin të ngujuar në borë, duke quar numrin në 9 të vdekur. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet edhe për një të ngujuar.
Po vazhdon me intensitet të lartë kërkimi edhe për 3 persona të ngujuar pas Ortekut. Nga raportimet e fundit bëhet e ditur se përkundër pastrimeve të mëdha të borës ende nuk janë gjetur gjurmë nga 3 të ngujuarit.
Përveç numrit të madh të prestarëve të FKS-së në kërkimet që nga mëngjesi janë bashkangjitur vullnetarisht edhe shumë qytetarë të cilët po kërkojnë edhe 3 të ngujuarit. Mësohet se bëhet fjalë për një burrë, grua dhe një fëmijë.
Vazhdon kërkimi i tre të ngujuarve
Ndërkohë zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri Hashim Thaqi në orën 11: 30 do të vizitoj Fshatin Restelicë.
Rreth orës 8:00 të mëngjesit njësitet e FSK-së kanë rinisur kërkimet edhe për 3 të ngujuarit të tjerë nga orteku i djeshëm që ka goditur fshatin Restelicë të Dragashit. Por fryma të mëdha po vështirojnë shkuarjen deri të vendi i ngjarjes. Kërkimet ishin ndërprerë rreth orës 03:00 të mëngjes për shkak të motit të keq ndërsa ato tashmë kanë riflliuar.

Në Restelicë të Dragashit, Shtatë të vdekur nga orteku i borës
Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit deklaroi se të gjitha viktimat janë të familjes Reka.
Më herët ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.
Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë.
* * * * * *


Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Informacionet më të fundit nga komuna e Dragashit bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës. Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion lokale ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim. Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj.
* * * * *
Një person është nxjerrë nga shtëpia e tij, të cilën e kishte mbuluar një ortek i borës. Mjekët po luftojnë për ta shpëtuar nga vdekja, ndërkohë që janë edhe dy familje të tjera në Restelicë, të cilat presin shpëtimin, pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar krejtësisht nga bora. Helikopterët e KFOR-it ndodhen në Restelicë për intervenim në këtë gjendje emergjente, ndërkohë që automjetet për pastrimin e borës po bëjnë ç’është e mundur që ta pastrojnë rrugën që lidh këtë fshat me Dragashin. Informacionet nga terreni bëjnë me dije se nga rrëshqitja e një orteku të borës, është ngulfatur familja Reka, me 11 anëtarë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe tre fëmijë.
Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë vendin tonë, më së shumti e kanë goditur trevën e Gorës së Dragashit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, edhe në rrugët rajonale, zhvillohet me mjaftë vështirësi. Në fshatin më të madh të kësaj treve dhe komunës së Dragashit, Restelicë, ortekët e borës kanë mbuluar pesë shtëpi banimi, në të cilat ndodhen edhe familjarët dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, përkundër angazhimit të të gjitha strukturave relevante për t’i shpëtuar.



Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre. "Banorët e fshatit tonë janë vetorganizuar, por qasja tek këto shtëpi është mjaftë e vështirë, për shkak të konfigurimit të terrenit, në të cilin bora ka arritur trashësinë disa metra", bën të ditur Shaban Haxhiu, nënkryetar i këshillit të fshatit Restelicë. Aksionin për shpëtimin e këtyre familjeve po e rëndon edhe rruga e pakalueshme nga Dragashi deri në këtë fshat. Pjesa më e madhe e komunës së Dragashit është izoluar dhe nuk ka as energji elektrike dhe as sinjal të telefonisë mobile. Përfaqësuesit e qeverisë lokale kanë njoftuar qeverinë qendrore dhe ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar në Dragash, që të intervenojnë me helikopterët e tyre për shpëtimin e këtyre familjeve të mbuluar nga ortekët e borës.
Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune.







NË TWITTER NUK KA BORË


REXHEP SHAHU
Kontributi i Edi Rames si kryetar i PS ne kete dimer te madh jane vetem 3 fjali te tij nga faqja e tij twitter, te shkruara nga celulari apo zyra e ngrohte. Asnje germe shprese, ngushellimi, solidarizimi, perkrahje nuk gjendet ne tri fjalite e Rames, pervecse u thote njerzve se nuk ka shprese, se nuk ka qeveri, se nuk ka leke ne arken e qeverise, sikur te ishte pagator apo arkatar dhe nuk u ofron as solidaritetin e tij, as te forces se tij, as te bizneseve te forces se tij politike.
Dhe si zgjidhje e lehtesim te situates se renduar, nga bora qe bie pa leje te qeverise, qe bie si per inat te qeverise dhe per hater te Rames me ia veshtiresue punet qeverise, ai gati sa nuk therret, mire e kini, vuani se ju keni votuar Berishen. Harron se ka edhe kryetare komunash te partise se tij.
Nen mbreterine e bores tallja nuk durohet. Nese nuk ndihmon dot ne lehtesimin e veshtersive, hesht se eshte ndihma me e ndershme.
Me premtoni se do te me votoni mua dhe PS dhe une e shkrij boren urgjent. Arka e shtetit eshte bosh, thote z. Rama. Sikur te jete nepunes i Berishes qe merret me arken e shtetit dhe e din mire. Se s'ka moral kjo qeveri ndaj bie kaq shume debore, thote Rama. Shteti ka rene, thote Rama dhe ai ferkon duart. I lumtur por fytyrevrenjtur qe te duket serioz. 
Rama dhe shumekush qe keto dite rend te rrise aksionet patriotike dhe te atdhedashurise ne burse, nuk duhet te harrojne se behen qesharake kur japin ndihma me fjale, per shumicen e njerzve qe jetojne atje, qe e kane menyre jetese te jetuarit atje, qe e dine se dimri eshte dimer dhe ne dimer bie bore atje dhe jo sheqer, qe kur hyjne ne dimer ata njerez (shumica absolute e tyre) i kane te siguruara edhe per familjen edhe per bagetite qe kane bazen ushqimore.
Ata qe jetojne atje, normal qe duan rruge te çelura, duan energji elektrike, duan ndihme mjeksore, por eshte qesharake te vihet alarmi se nuk kane buke te hane dhe u eshte mbaruar buka per 10 dite qe u zune udhet.
Atje asnje familje nuk e blen buken ne furre por gatuhet buka neper familje. Ai qe nuk ka buke tani ne kete dimer, ai nuk ka edhe ne vere. Te gjithe ata qe jetojne atje e dine mire se nuk behet lufte me zotin. Te gjithe e dine se nuk eshte ne dore te qeverise me e ndale boren apo me e shkri boren. Te gjithe atje e dine se po vdesin qindra njerez nga moti i keq ne Europe. Dhe te gjithe atje e dine se nuk kane dale Edi Ramat e vendeve europiane te kontribuojne me nga tri fjali ne twitter. Te gjithe atje e dine se askush nuk e len fqinjin, kursheririn, farefisin pa buke atje. Dhe ju siguroj se cfaredo alarmi me vu Rama, mediat, cfaredo shou me organizue, nuk bejme dot per ata njerez sa bejne ata per veten e tyre.
Nese kane nevoje per spital, shteti duhet te coje me cdo cmim e cdo kusht helikopterin. Nese nuk kane energji elektrike, duhet me cdo kusht me u perpjeke ta kene.
Dhe per vitet e tjera, do te ishte mire qe atyre qe nuk kane as ne vere e as ne dimer, me ua dhene ne fillim te dimrit gjithe ndihmen e mundshme enonomike qe u takon qe te blejne rezervat e dimrit.
Ata njerez e nderojne respektin, perpjekjen per t'i ndihmuar, por e urrejne talljen qe mund t'u behet, sic edhe po u behet duke hedhe sentenca ramiane ne twitter, duke sajuar lloj lloj intervistash bastarde me njerez te rastesishem, duke sajuar intervista e biseda telefonike me njerez qe mendojne per biznes edhe ne dite te tilla te veshtira, duke u dhene intervista edhe nga njerez qe nuk jane fare atje nen mbreterine e bores dhe flasin sikur jane atje.
Me se pari te lusim qe nuk ka jete te humbura, te lusim se nuk thote shteti se nuk u gjendem per raste shendeti. Dhe te kuptojme e te besojme se atje nen mbreterine e bores jetojne njerez qe e duan dhe e ndihmojne njeri - tjetrin.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...