Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/02/15

Vullnet Mato :PËRHAPËSI I SHPIFJEVE



 
Nga foleja e gojës
përhap tufa grerëzash, 
duke mbijetuar
pas shpinave në fshehtësi.
Por pickimet llomotitëse
që ti hedh nëpër erëra,
dhe lehësit e rrugëve
dihen gjithsesi.
 
Të përgojuarit prej teje,
nga të dy sekset,
enjten shpirtërisht
prej pickimit të hidhur.
Teksa ti gjen ëmbëlsi jetese
duke shpërndarë helme,
si zvarranik me bisht,
në veshë naivësh zvarritur.   
 
Kënaq egoizmin tënd 
me shpifje të paprera,
duke bërë të bardhën të zezë
të kuqen mavi.
Të tjerët të durojnë të heshtur
sa të bien gjethet e verdha
nga degët e shpirtit tënd
me gjëmba të zi.
 
Unë do doja që një mizëri
me grerëza fushe,
bashkë me një re të uritur
mushkonjash kënete,
të provonin thumbin
te gjaku yt prej uthulle,
dhe një kor lehësish
të të këndonin pas veshëve.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...