2012-02-15

Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët

Promovohet libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”

Veprimtari Adem Demaçi e ka cilësuar librin si mjaft të rëndësishëm, mirëpo ka porositur institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë në zbardhjen e krimeve serbe.

Është promovuar libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, i autorit Nysret Pllana, i cili përmban një faktografi mbi krimet serbe të kryera në Kosovë për më shumë se një shekull.

Veprimtari Adem Demaçi e ka cilësuar librin si mjaft të rëndësishëm, mirëpo ka porositur institucionet e Kosovës që të punojnë më shumë në zbardhjen e krimeve serbe.

Në fund është shfaqur edhe një dokumentar dhe një ekspozitë me fotografi të masakrave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Botimi i këtij libri është mundësuar nga Qeveria e Kosovës dhe vjen në kohën e akuzave të raportit të Dick Martyt ndaj personaliteteve kosovare për krime ndaj serbëve./Flori Bruqi/



                  Pal Sokoli


Në Gjermani u promovua vepra e prof. Nysret Pllanës, titulluar: “Gjenocidi në Kosovë- sulm mbi një popull me kulturë të lashtë evropiane” dhe filmi dokumentar ‘Pas dymijë vjetësh rrugëtimi”
Lidhja e Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani bëri organizimin e promovimit dhe të prezantimit të veprave të prof. Nysret Pllanës, të titulluar “Gjenocidi në Kosovë- sulm mbi një popull me kulturë të lashtë evropiane“ . Prof.dr. Nusret Pllana sot nuk marshonte nëpër Evropë, me “Ju flet radio Kosova e lirë, ju flet radio Kosova e lirë”, por duke shfletuar panorama të tmerrit nga monografia e tij “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844- 1999” që pasqyronte realitetin gjenocidal të ushtruar nga pushteti serb mbi popullin shqiptar, me theks të veçantë në luftën e fundit.



Në sallën “Haus Ennepetal” para një publiku ndoshta jo dhe aq të shumtë siç jemi mësuar të kemi në takimet tona, po duke marrë parasysh takimet e shumta për Festen e Flamurit dhe duke marrë parasysh se në këtë takim kemi ndaluar pjesëmarrjen e atyre që nuk kanë mbushur 18 vjet kishte mjaft. Prezantuesja e këtij takimi Leunora Lekaj(arkitekte e diplomuar), ju uroi mirëseardhje të pranishmëve në të dy gjuhët, shqipe dhe në gjuhen gjermane. Përshëndeti H. Bruck dhe Fr. Bruck që prezantonin zyrën e emigracionit të qytetit të Schwelmit, pastaj përfaqësuesen mbrojtjes të drejtave të njeriut në shtetet e Lindjes, dhe së fundmi prezantoi dhe ftoi në foltore edhe autorin e monografisë së lartpërmendur Prof.dr. Nysret Pllanën.



“Ju falënderoj shumë qe keni ardhur sot në promovimin e Librit tim dokumentar “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844- 1999” dhe të filmit gjithashtu dokumentar ”Pas dymijë vjetësh rrugëtimi”. Këtë promovim e kemi filluar jo rastësisht në Gjenevë dhe Cyrih të Zvicrës. Aty e filluam për t’ia bërë me dije eurodeputetit z.Dick Martit, se kush ishin ata që përgjatë luftës në Kosovë bënë terrorizëm”, tha Nysret Pllana. Pastaj z. Pllana foli për rendësin e këtij libri, për përbërjen e saj dhe për vështirësitë e mbledhjes dhe publikimit të materialit të mbledhur, për filmin dokumentar që kishte sjellë me vete për të pranishmit.”Në këto 400 foto që kemi në monografinë dokumentare,“Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844- 1999”, nuk ka foto të politikanëve të ndryshëm, po ka foto të njerëzve të pafajshëm shqiptarë që i janë nënshtruar terrorit serb në forma të ndryshme”. Duke e përfunduar fjalën e vet Prof.dr.Nysret Pllana tha: ”Me gjithë këto tablo të trishtueshme Kosova nuk po kërkon sot hakmarrje, po kërkojmë që të mos trajtohen si të njëjtë viktima dhe kriminelët”. Dhe krejt në fund z.Pllana e citoi ish presidentin e SHBA-së Gjon Kenedi i cili kishte thënë; “Armikun fale, po emrin mos ja harro”. Në emër të LSHAKSH-në Gjermani një referim e kishte përgatitur arkatari i saj; z, Ferdinand Noka(ekonomist i diplomuar).

“Miq të nderuar sot kemi para nesh një Libër dhe një film që pasqyrojnë krime të bëra mbi popullin shqiptarë në kapërcyellin e shek. 21 që Evropa nuk e kishte të nevojshme. Këto dokumentare janë të nevojshme, sepse ende ka zëra që po kërkojnë që viktimat ti kthejnë në kriminel dhe kriminelët në viktima. Serbia nuk është demokratizuar ende, nuk është distancuar kurrë nga terrorizmi që ka bërë në Kosovë dhe pastrimi etnik që ka bërë me shekuj prej Nishit e deri së fundmi më 1999 kur tentoj ta zbrazë krejt Kosovën nga populli i saj autokton shqiptarët. Përveç të tjerave z.Noka citoi edhe ish- presidentin e Gjermanisë Johanes Rau, i cili ishte me origjinë nga ky rajon të ketë thënë: ”Mos ngatërroni kurrë patriotizmin me nacionalizmin, patriotizmi është dashuri ndaj atdheut, po nacionalizmi mohon dashurin e të tjerëve ndaj atdheut të vet. Rrugët e nacionalizmit gjithmonë kanë quar drejt katastrofave”, përfundoj z. Noka. Znj. Leunoa Lekaj shkurtimisht prezantoj edhe Pal Sokolin(autorin e këtij shkrimi) familja e tij kishte gjashtë anëtar të martirizuar në luftën e fundit në Kosovë. Leunora Lekaj lexoi në gjuhën gjermane një histori të shkurtër të masakrës së Mejës ku ishin masakruar afër 400 shqiptarë të pafajshëm, që e kisha përgatitur unë (P. Sokoli). Pal Sokoli përshëndeti në emër të LSHAKSH-së të gjithë të pranishmit e posaçërisht z. Nysret Pllana që ka bërë një punë të vlefshme për ta dokumentuar krimin që kanë bërë kriminelët serb me shekuj të terë mbi popullin e pafajshëm shqiptarë. Në fund uroj që këso promovime të mos jenë kurrë më të nevojshme për popullin tonë.

Pastaj të pranishmit më vëmendje të madhe përcollën edhe filmin dokumentar” “Pas dymijë vjetësh rrugëtimi” të autorit Nysret Pllana dhe me skenar të Emin Kabashit 2003.
Filmi dokumentar na pasqyroi skena të tmerrshme të krimeve mbi civil të pafajshëm shqiptarë duke mos kursyer as fëmijët dhe të moshuarit. Kishte rrëfime të dëshmitarëve që kishin përjetuar tmerret e luftës, që dëshmonin për humbjet e më të dashurve të tyre.

Në korridoret e kësaj salle z. Martin Çuni(kryetar i LSHAKSH-së) kishte ekspozuar fotografi të luftës dhe të figurave me të ndritshme kombëtare prej Gjergj Kastriotit-Skenderbeu e deri të Nëna e madhe shqiptare Nëna Terezë. Një kolazh me foto nga masakra e Mejës dhe foto të familjarëve të martirizuar kisha përgatitur edhe unë (P.S).Të pranishmit shikuan me interesim fotot e ekspozuara derisa z. Martin Çuni(Kryetar i LSHAKSH-së) si mik i autorit, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i afërt qysh nga “Radio Kosova e Lirë” evokonte kujtime nga lufta dhe peripecitë për ta mbajtur “gjallë” gjatë luftës këtë Radio, si përkrahëse dhe motivuese kryesore e luftës çlirimtare. ”Një ditë që nuk do ta harroj kurrë, kur Nysreti tha se sot po japim lajmet nga një bunker i vjetër qe kishim përdorur me parë. Jo i thash Nysret aty jo. Në mes të fushës i mbaj e aty jo, kështu që bashkuam teknikën dhe e mbështetëm për një mullar sane, e maskuam disi dhe filluam lajmet. Pas një minute filloj granatimi serb dhe ishim dëshmitar të gjallë të bombardimit te mu atij bunkeri që një minutë më parë për pak sa nuk vendosëm të japim lajmet. E deshi zoti dhe nuk vendosem ti mbajmë aty dhe shpëtuam të gjithë ekipin e “Radio Kosova e lirë”, përfundoj z. Martin Çuni. Karavani i promovimit të dëshmive të krimeve serbe e të dokumentuara në monografinë e sipër përmendur dhe Filmin dokumentar vazhdoj në Paris e Lion në Francë, pastaj në Vjenë të Austrisë, për të ardhur në Ennepetal e me 27.11.11 në Shtutgard e do të promovohet edhe në qendra të tjera evropiane.

Më të drejtë Biblioteka shtetërore e Bajernit të Gjermanisë qysh në vitin 2002 e ka vënë në faqen e internetit, apo siç e citon edhe vet autori, shkrimtarin shqiptar z. Çobo Skenderi i cili thot” Ky libër është Libri më tronditës në historinë e shqiptarëve”. Të shkruhet dhe të dokumentohen të gjitha krimet e bëra ndaj kombit tonë unë e çmoj njësoj sikur të marrësh pushkën dhe ta mbrosh atdheun kur është në rrezik. Ata që dhanë jetën për atdhe janë të gjithë të njëjtë dhe të barabartë para altarit të quajtur Atdhe. Masakrat qe kanë ndodhur në të gjitha viset shqiptare, kanë pasur dhe kanë një armik të përbashkët, kanë rënë për një qellim të përbashkët dhe duhet të mbesin bashkë në altarin e historisë kombëtare.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...