2012-02-12

Gjaku im të mos thaj...S´ ka Greqi në Çamëri...





      Nga Rrustem Geci




 K A R R O C I E R I


           
 Poemë, për njëshekulloren pavarësi


O  tokë  e  lavdisë  së  madhe
O  dheu  im  i  gjithmonshëm
Zëri yt  njihet në gjithë botën
Në  Berlin, Londër,  Nju Jork

Shqipëri e pellazgëve, ilirëve
Shqipëri e të gjitha kohërave
Në këtë  ditë  të  100  vjetorit                                                                            
Lavdinë ia këndoj Shqipërisë

Yhaa,  përtej  dhe  më  përtej
Yhaa, përpjetë e më përpjetë
Me  këtë  karrocë  të 1912-ës
Unë kam 100 vjet që udhëtoj

  Zgjohu  o   Metush  Krasniqi
  dhe ju o të rënë  të kësaj toke
zgjohuni  ta  shihni Kosovën
dhe  lirinë   tonë  të  zgjëruar


                      
 2

O  Shqipëria ime majekrahu
O  Kosova  ime  majëkënge
në këtë  ditë  të 100  vjetorit
kremtoj lirinë e popullit tim

Shqipëri e  Gjergj Kastriotit
Shqipëri  e  Ismail  Qemalit
Shqipëri  e   Adem  Jasharit
Një urim ke nga Kumanova

Fryj  frymë  e  egër  e  lirisë
karrocieri  qerren  s´ ndalon
ti që mua  zemrën ma lexon
kam një këngë  për harresën

O qerrja  ime   me  Shqipëri
O  qerrja   ime  me   Çamëri
Çdo  ditë   në   atdheun  tim
Lirisë  i  shtohet  një  ëndërr

    3


Shqipëri  e  flakës së maleve
Shqipëri  e fushave me bukë
tri janë varret tona të mëdha
që   në  gjumë   më  trokasin

Me këtë karrocë  të historisë
Kam  një shekull që udhëtoj
Deri  në  këtë ditë të shënuar
Të  vitit 2012, dhe më përtej

Shqipëri  e  13  mijë vjetëve
Shqipëri   e  më  të  lashtëve
ke një  urim  nga  Manastiri
nga Presheva, Molla e kuqe

Në  këtë  tokë   me  Shqipëri
me Kosovë, iliridë e Çamëri
me   flamur  i   kam   kufijtë
dhe  me  një   gjak  gjuhësor

                        
 4



Kjo botë e jona  me  Shqipëri
 rrënjët  i  ka  shumë  të thella
 dhjetë  mijë vjet në  Pellazgji
 dhe  tre   mijë   vjet   në   Iliri

Tokat  që  m´i  morën  fqinjët
me  gjuhën unë do t´i  rikthej
me të rënët unë  flas  çdo ditë
dhe ata i dëgjojë një  nga  një

Në  këtë  ditë  të  shqiptarëve
kjo  festë  na   gjen  grumbull
Me  28  nëntor  të  vitit  1912
Shqipëria  e  fitoi  pavarësinë

Shqipëri,  e  Gjergj Kastriotit
Shqipëri   e  Ymer  Prizerenit
Shqipëri e gjithë  shqiptarëve
Né  çdo  ditë  po  zgjërohemi

                        
5

Me  këtë  karrocë  të 1912-ës
Unë kam 100 vjet që udhëtoj
për  të   ardhë   tek   kjo  ditë
Për   të  ardhë  tek  kjo  festë

O mendja   ime   e  munduar
mos   ma   kujto   Katallanin
as zonjën e tij Katallaneshën
që e gjakosën  popullin  tonë

Shqipëri  e  Gjergj Kastriotit
Shqipëri  e  Abdyl  Frashërit
Shqipëri  e   Azem   Galicës
Yha, përpjetë  e më përpjetë

Në këto pamje  me Shqipëri
në  këto  pamje me  Kosovë
kohën që e kam përpara, me
këngë   majekrahu  e  mbajë

                        
 6                     


Shqip ,  Ilirisht ,  Pellazgjisht
është kënga e  gjuhës  shqipe
me  një  të  shkruar  të  njëjtë
dhe  me  të   folme  të   njëjtë

Rritu  dhé i lavdisë së madhe
lulëzo  dhé   i  gjithmonshëm
Yhaaa, përtej  dhe  më përtej
yhaa, përpjetë  e më përpjetë!..

Nën  truallin  blu  të  atdheut
shih si gjethojnë  gjelbërimet
pemë   të   netëve   me   hënë
dhe pemë të  ditëve  me  diell

Krejt   brenda   lirisë së fituar
Shqipëria  feston  Shqipërinë
mija vjet  të  kohës  së  drithit
mija vjet  të  kohës  së  bukës
                     
  7



O  Shqipëria   ime  e  dashur
O  toka  ime  e  hyjnueshme
dua  të  jem  më  afër  yjeve
aty  ku  e  pi  kafenë  gjeniu    

Në  dritëjetën  e atdheut tim
secila ditë ëndrron një tjetër
më  të  bukur  se   e  sotmja
më  të  pemët  se  e  kaluara

Në këtë tokë të  atdheut  tim
kjo tokë e bukës  dhe mishit
të  gjithëve  na   ka  ushqyer
prej se janë gjallë shqiptarët

Shqipëri  njih   veten   tënde
gërmo pasuritë  nëntokësore
kërko metalet dhe jometalet
gjeje  atë  që  ty  të mungon

                                               
8
                   
Tokën  që  ma  morën fqinjët
As në këtë çast  s´di ta harroj
Çamëria çdo natë më shfaqet
me  dhimbje,  plagë, dhe  lot

Nga qyteti  i  bukur i Tiranës
i   ftoj   të   gjithë  shqiptarët
të këndojmë  himnin bashkë
dhe të kremtojmë  së bashku

Shqipëri,  Nënë   e  Kosovës  
Nënë  e  Preshevës,  Iliridës
Nënë  e  Çamërisë ,  Ulqinit
Jepja  valles   edhe   këngës

O mejëkënga  ime Shqipëri
  O majëkënga  ime  Kosovë
  ëndërrat për tokën  shtohen
  I  uroj  vëllëzërit  arbëreshë
                       
 9


Shqipëri   e  arit  dhe argjendit
Shqipëri   e   mileut  të  sotëm
Epokat   edhe  në  kohën  tonë
Me  pika  të  gjakut   shtrohen

Yhaa, përpjetë  e më përpjetë
Yhaa,  përtej  dhe  më  përtej
Jepi   qerres   karrocier ,  jepi
Shqipërinë e kam majekrahu

Zoti im lart, lexoma  zemrën
gjuha ime e ka  gjetur  veten
shqip,pellazgjisht dhe ilirisht
një  është  abetarja e  kombit

    Nënë  Shqipëri, nëna  e  jonë
    krejt brenda lirisë  së atdheut
    kam të sotmen  e përditshme
    dhe  të  ardhmen   e   pafund!.
                                             

10
                      

Me këtë karrocë  të  historisë
unë  do  udhëtoj shumë gjatë
deri  sa  të  ketë   frymë  liria
deri sa të ketë  jetë Shqipëria

Jam kërkues  i madh  i  lirisë
këtë ia kam thënë  gomerëve
brenda Trojës  ende ka tenda  
brenda  Trojës ende  ka  tym                                          
                                                                                       
Yhaa, përpjetë e më përpjetë
Yhaaa, përtej dhe  më  përtej
jam  gjak  i  këtyre   fushave
jam fryma  e  këtyre  maleve

Nënë  Shqipëri! Nëna e jonë
rilindëm  sërish,  u  përtrimë
mëmë  tokës  i  tregova , pse
kënga jonë  ka  shumë  himn!..




GJUHA SHQIPE

Jam gjuhë e stërmoçme
nënën e kam pellazge
ajo mua më trashëgoi
të jem e gjithmonshme

Ky mesazh i shekujve
10 mijë vjet pellazgji
dhe 3 mijë vjet Iliri
është gjuha jonë shqipe

Kosovë, Iliridë, Çamëri
trualli im g j u h ë s o r
me ju unë jam Shqipëri
me ju unë jam shqiptar

Gjuhë indoevropiane
bijë e gjuhës shqipe
sa gjuhë nga gjuha jonë
u bënë gjuhë më vete


Sipërfaqja e tokës

Të gjitha këto poezi
në dhimbje i kam kulluar
në ajrin e kraharorit, me
gjakun e më të bukurës

Të gjitha këto poezi
i kam ushqyer si fëmijë
kur poezia mund të vdiste
pa u shkruar e kënduar

Të gjitha këto poezi
në ëndërra i kam shkrirë
daulles vet i kam rënë
për gjithsecilin për ju

Të gjitha këto poezi
janë poezi të jetuara
pjesëmarrëse në beteja
me himn dhe me flamur


P R E S H E V A

Jam degë e Mollës së Kuqe
jo Luginë, Krahinë e gjerë
jam Toplica juaj e zvogëluar
jam flamur me Kosovën

Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
armiku do shuhet në arrati
me gjak e kam këtë pak liri

Në këtë tokë me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegjë
Presheva këtu i ka varret
të rënët e të gjitha kohrave

O ti që flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im
Kosovë është Presheva, hej!...


HIMNI I POEZISË

Në poezi është gjaku im
Kosova e të gjitha kohrave
sa herë qan a ngec historia
vetëtin e bubullin poezia

Midis ajrit, frymës e ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jo ( rrallë ) pluskon
në heshtje dhe pa beteja

Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
këto janë kushtet me jetën
pse mendimi rrallë qeshë

Dhjamin dhe figurat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia skuqet dhe zbehet
nëse me emër shenjëzon


DARDANESHA

Erosi më bëri të zhvishem
ju gëzova ardhjes së tij
unë atë e përqafova ëmbël
derisa bërtisnja në dalldi

Shpirti dhe kombi duan
fëmijë , më shumë fëmijë
unë ju gëzova ardhjes së tij
me farë e tij të bëjë fëmijë

Erosi është i të gjithëve
Erosi është i të gjithave
vetëm ai zemrën ma lexon
kur dua të jem shtatëzënë

Për shpirt të kombit, për
shpirt të vetes, dua të lindi
më shumë fëmijë. Shpirt, a
e bëjmë terr; Erosi do sherr!..


HIMN I ATDHEUT

Liria të gjithëve na fton
detyrat t´i bëjë gjithsecili
se prej këtu fillon Kosova
bashkimin me Shqipërinë

Liria të gjithëve na fton
që t´i dalim zot Kosovës
të hapim vende të punës
rrugë, shkolla, univerzitete

Liria të gjithëve na fton
ti japim shëndet shtetit
të mësojmë në një Abetare
kombin vetë ta bashkojmë

Liria të gjithëve na fton
se prej këtu fillon populli
detyrën e tij më sublime
bashkimin me shtetin amë



H A R E J A

Pak kohë më ka mbetur
e hëngra dhe këtë natë
që gojët tona të puthen
që buzët tona të duhen

Jeta me shumë dashnorë
dhe me qytete përreth
është loja ime e shpirtit
dhe loja ime e trupit

Jeta me shumë dashnorë
më ka bërë të shtrihem
nën gjoksin e burrave
nën të ëmblen e tyre

Jeta me shumë dashnorë
është jeta ime e sotme
çastet e mia të ëmbla
koha që më ka mbetur

Vajzat qeshin bukur

Vajzat qeshin bukur
kur janë me djem
djemtë qeshin bukur
kur janë me vajza

Vajzat qeshin bukur
kur njohin një djalë
djemtë qeshin bukur
kur njohin një vajzë

Qeshjes së vajzave
u dalin edhe l o t
se fati shumë vajza
i thyen s´i një gotë

Vajzat qeshin bukur
kur erosi ato i therr
Trojë e vajzërisë u bie
g r a për t´u b ë r ë




LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të vritem
gjaku im të mos thaj

Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellur
brenda ka disa këngë
gjyshi im i ka shkruar

A më do o tokë për vete
a më pranon të vdes këtu
të betohem jam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

A më lë o tokë të dua
gjaku i varreve më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!..



TROKITJE ÇAME

Në këngët me Çamëri
Fjalës i bien drithma
Djersë të ftofta kohe
Të rëna të përgjakëta

Në këngët me Çamëri
Populli i vogël çam
Çdo ditë i bie daulles
Se toka e tij nuk flë

Në këngët me Çamëri
Të trojeve të ilirisë
Çami tregon Greqinë
Lirinë e tij të shkelur

Në këngët me Çamëri
Prej ku nis Çamëria
Plot lule gjaknxehta
Me këngë çame çelin


Ç A M Ë T

Çame , Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet bar me vesë
tek bie dielli po të pres

Çame , Çame , Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë hijeshi
këngën mos e lë të qaj
jepi gjakun të mos thaj



P R E V E Z A

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Zot të fatit të jemi vetë

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje kombi im
Shqipëri jam tokë e det

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Babë dielli dhe flamuri
Çamërisë i jepin shëndet

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
S´ ka Greqi në Çamëri
Tokë e Çamit, Shqipëri!..

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...