2012-02-15

Shefqet Dibrani: "11 MINUTA PARA ORËS `00", publicistikë analitike, Prishtinë 2011. Shfletimi i një të vërtete

Jusuf Demaj



Librin "11 MINUTA PARA ORËS `00", e kam lexuar me shumë kujdes. Arsyeja është se më duket kafkën time ndoshta harrestare, e ka ndihmuar ky libër të rikthehet prapa në kohën e ngjarjeve për ta kuptuar të sotmen më mirë.

Kujt i konvenon kafka harrestare? Sigurisht se armikut shekullor po se po! Por, i bindur jam se edhe personave, personazheve apo të themi «personaliteteve», të përmendura me emër e mbiemër në veprën që po trajtojmë "11 MINUTA PARA ORËS `00".

Si duket edhe atyre ju konvenon kafka harrestare. Kjo vepër nuk është roman me personazhe të imagjinuar dhe përmbajtje të fantazuar si rrjedhojë e imagjinatës së autorit. Kjo vepër është reale dhe personazhet në te i njohim të gjithë.

Edhe kohën e veprimit të tyre, në të kaluarën dhe të tashmen e kemi të njohur. Por siç shihet këto njohuri tona janë të cekëta dhe sipërfaqësore - dhe si duket kanë mbetur të strehuara nëpër qoshqet e kafkave harrestare.

Kjo vepër dhe autori do të na ndihmojnë që të mos jemi më "kafka harrestare", dhe të kuptojmë pa emocione realitetin nëpër të cilin kemi shtegtuar dhe ende po shtegtojmë.

Ata të cilët e lexojnë këtë libër nuk do të hasin në XY-na me të panjohura, por do të pasurohen me fakte të cilat me një seriozitet dhe energji pozitive ka ditur autori t'i perceptoj në mënyrë kronologjike, duke i përshkruar realisht ato ngjarje, me një gjuhë sa të thjesht po aq të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke. Edhe, d.m.th.-nien e titullit të librit, edhe faktet edhe qëllimin final të shkrimit dhe botimit të këtij libri i sqaron me ndërgjegje të pastër vet Autori.


Kush është autori?

A thua vetëm Shefqet Dibrani diti të shkruaj këtë vepër? A nuk jemi edhe ne bashkëveprimtar të kohës, bashkë me autorin? Personaliteti i njeriut, pra edhe Shefqet Dibranit nuk pikë nga qielli.

Ai determinohet nga koha, rrethanat dhe resurset humane në të cilat jetohet shoqërohet dhe veprohet. Unë do të thosha se autor i kësaj vepre është vet Kosova, LDK-ja, dhe personat e cekur në këtë vepër.

Atdhedashuria ndaj Kosovës, veprimi me sinqeritet brenda LDK-së dhe karakteri jo servil i Shefqet Dibranit ndaj ambivalancës së shumë «funksionarëve», rrënues e shkatërrues brenda vet LDK-së e shtyjnë dhe e nxisin me të drejtë këtë autor të shprehë bindshëm revoltën e tij qytetare në librin "11 MINUTA PARA ORËS `00".

Ata që duan të kuptojnë këtë vepër edhe më thellësisht, le ta kërkojnë nëpër librarit e këtushme, librin e Stefan Cvajg "JOSEF FUSHE". Stefan Cvajg poet dramaturg dhe novelist austriak arriti famën botërore me biografitë e tij psikoanalitike të figurave të shquara apo të urryera të historisë. Josef Fushe me karakterin e vet demoniak dhe misterioz dhe me qetësinë e vet të akullt i mbijeton dhe i shkel të gjitha pasionet politike dhe njerëzore të të tjerëve duke i shërbyer gjithmonë vetëm një ideje: pushtetin duke i tradhtuar të gjithë në çastin më të volitshëm për vetveten.

Ai e mundi Robespierin dhe Napoleonin por nuk e mundi dot Balzakun. Balzaku me madhështinë e mendjes shihte jo vetëm veshjen e jashtme të ngjarjeve të epokës por arrinte të dallonte edhe se ç`bëhej në prapaskenë, ai e pranon Fushen si karakter interesant të shkrimeve të tija dhe e nxjerrë atë nga hija ku ai fshihej për të qenë vazhdimisht dhe në çdo kohë i depërtueshëm në pushtete...??? Josef Fushën mësues priftërinjsh dhe plaçkitës kishash, komunist e pastaj milioner, dhe Duka i Otrantos pas 25 vitesh e rrëzoi Tajerani, dhe bashkëshortja e vet e kuptoj se nuk ishte e martuar me njeri të çmuar por me njeri të urryer.


"11 MINUTA PARA ORËS`00", është edhe një psikoanalizë e fuqishme e „Josef Fushave“ të cekur në këtë vepër, dhe Shefqet Dibrani, posi Balzaku i ka nxjerrë ata nga hija dhe tërë karakterin e tyre demoniak dhe misterioz e qetë në sipërfaqe.

Me shumë guxim dhe kuraje por jo i vetmuar. Edhe ne duhet të jemi pjesë e kësaj revolte qytetare – të paktën duke e lexuar librin dhe duke i kuptuar drejtë mesazhet e tij për të mirën e Kosovës.

E përmbyll këtë mbresë (pasi kështu Dibrani i quan kritikat e veta letrare), me një strofë të poezisë së tij ku shprehet:

"FOL ZËRI IM, ZË I NJERËZISË ,FOL MOS U TRETË NDËR DHËMBË E BUZË FOL, MOS TREMB SYRIN AS NË KËTË DHE TË HUAJ"

Mesazhi kuptimplotë i këtyre vargjeve do të kuptohen më mirë, vetëm pasi të lexohet libri "11 MINUTA PARA ORËS '00"! Autori i këtij libri, që moti i ka apeluar "Zërit të Njerëzisë", e tani pa e trembur syrin na e sjellë edhe një guxim tjetër mjaftë domethënës!...

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...