2012-02-15

Liman Zogaj poeti i mërgimit

Shkruan Xhevat Muqaku



Duke e lexuar vëllimin me poezi " Ikja nga buzëqeshja " të Liman Zogaj, vargjet sikur bashkohen me fluturat dhe bashkë na sjellin pranverën dhe dritën.


Yjet, behari i pranverës dhe ylberi në gurra, janë dëshmitarët e rritës dhe zhvillimit të lules së bjeshkës që me shkronjat e Manastirit i buzëqeshin lavdisë, tokës, zonjë e lirisë. Ani pse dëgjohen këmbanat me meloditë mortore, e që pasohen nga mijëra zogj të bardhë, ushujza, re të bardha të shqetësuara, në Kullë nuk shuhet malli shpejt por edhe nuk ndjehemi të huaj. Loti i poetit dhe artistit të skenës, ani pse i vyshkur, bëhet valë- dallgë, i bashkohet lumit, ka frikë se e vret harresa, Kameleoni i mjerë dhe anamneza; e eshtrave, e diellit, e hirit. Zemër e përvëluar kërkon në sytë e Monalizës, Odhise Paskalin e Ateliesë së furtunave dhe bukurinë e ngjyrave.



Plagët, dhimbjet nuk e kursyen jetën, e shtrembuan nëpër shekuj, por nuk u djegën kurrën e kurrës as gjenet, as indet dhe gjaku e as buzëqeshja e Meteorit të mirësisë, nënë Tereza.
Imagjinoni aktrimin; "Më merr n'grykë malsorqe, të shkrehemi në buzëqeshje, kemi arsye Iliri im i trembur. Në Verrat e Llukës zhvilluam betejë dhëmbë për dhëmbë me djallin. Fituam faljen dhe buzëqeshjen në buzët e vrara me vite ".

Në pamundësi që nganjëherë tëe shprehë ndjenjën e dhimbjes, poeti shembë brigje e shkretëtira, e copëton edhe qiellin . I sillen vërdallë në kokë, buzëqeshjet e fikura në valët e tërbuara të dy detrave dhe në valët tinzare të lumit Tisa. Në fund vargjet flasin vet; " Ehuu/ Sa e dhimbshme / Biografia/ E vdekjes ".

Penda dhe poeti vazhdojnë, rrugëtimin, nuk kanë të ndalur. Porositin gjeneratat e reja, që përcjellja e funeraleve drejt amshimit të zhvillohet nëpër dritën e diellit, që krismat dhe lahuta t'mos vriten në pabesi, dimri i përgjakur në Tiranën e vitit 2011 kurrë mos të përsëritet.
Kur nisë fluturimin drejt vendlindjes, Limani ndjehet si zog, dallëndyshe, ylber, gurë në lumin e fshatit të tij, lule, shkëmb etj. Dëshiron të rrezatoi, të bëhet dallgë, vetëtimë, zemër dhe zog i nënës, që në pikturë mos të ja harrojnë lotin ndërsa në skulpturë plagës t'i ruajnë diametrin.
Poeti i mallkon ata që e sollën gjakmarrjen. Sy më sy me vdekjen në natën me shi buzëqeshja e shpirtit të copëtuar të Lladrocasit, lindë dhe vdes për diellin. E merr me ve
të akupunktura edhe tokën që ka dhembje dhe gjak kullon. Kot, vërtetë kot shiu disa herë në vit e vërshon shkretëtirën, nuk e njomë dot trupin që është djegur. Ai është flijuar bashkë me gjeometrinë e shpirtit, i thyer në njëmijë kënde.

Nuk e duron dot t'i thotë ndonjëri se s’ke atdhe, ndjehet bilbil i plagosur me hartën e atdheut në sy, dëshiron që eshtrat dhe varri i tij tek lëndina e lotëve të kenë emër. E urren të ligun, djallin me kostumet e bardha. Këta të dy e provokojnë dhembjen e syrit të tij.
Poezia për autorin e vëllimit me poezi " Ikja nga Buzëqeshja ", është lule por edhe valë në detin e trazuar. Kur e ligjërojnë zogjtë e maleve, vargu bëhet këngë e kur e puthin fluturat, pranvera së bashku me vajzën e fshatit të tij që përpëlitet në galerinë e fatit të djegur kanë ardhur.

Terri nuk është për engjuj, rilindja fillon në prush

I këndon Çames e cila qëndron stoikisht, nuk i trembet vdekjes edhe pse i dhembë heshtja. Ajo e din mirë, i kanë rrëfyer prindërit se " nëse i frikëohet vdekjes ka për të mbetur kufomë e gjallë". Liman Zogaj, hamendet nëse i digjet trupi diellit, nëse detin e kaplojnë dhimbjet, nëse fytyra e tij lagej nga loti ose rigë e shiut ditën kur Besa u bë nuse.
E përjeton si të shenjët, refrenin e minatorëve " me fat " para se ashensori të rrëshqas në thellësitë e zgafelles, dheun e tij, ëndërron rrugën Mërgim-Lladroc, shkrehet në ngazëllim fëmijërie. I këndon vjeshtës, punës, takimeve sa qelë e mbyllë sytë me më të dashtunit e tij në semafor, dashurisë, Valonit të humbur në valë, ecë ngadalë dhe botën e matë me zemër. E fton Beharin që t'i takojnë shqipet, të ledhatojnë shpirtrat e trazuar, të palpojnë Piramidën e dritës, të mos ua vënë veshin fortunave, të mos mbesin gurë, nga gjymtyrët e prera të ndërtojnë një trup nën diell. Në shtëpitë shkolla, zogjtë i ligjëronin lirisë. Kënga e bilibilit e puthi diellin, penda u bë shpatë, e nesërmja agoi më mirë se që kishte llogaritur i ligu, jo me Dioptri të thyer.

Në skenën e bardhë elbasanja pushon në pentagramin e këngës

Poeti kritikon pushtetin ç'popullor, macet e zeza të cilat e masakruan studenten e Mirditës, me arsyetimin se ajo këndoi këngën e bishave të kuqe, popullin e tij pse shpatat e krenarisë i hijeshojnë Muzeumet e huaja, Kaçakët- alge të thata të Shkupit të tij, surratin e pjeprit që i buzëqeshë diellit.
Të veçanta, të këndëshme dhe trajnime për trurin e miqve të fjalës së shkruar, radhiten njëra pas tjetrës, bisedat me gjuhën e gurit, kronit, diellit, zjarrit, detit të kaltërt, zogut, flakës, dhe krejt në fund, mbizotëron gjuhë e poetit dhe artistit të rryer të skenës. Vëllimi me poezi " Ikja nga buzëqeshja ", u botua në vitin 2011.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...