2012-02-13

Sot bëhet varrimi i 9 viktimave të Restelicës

Nga Flori Bruqi







Në fshatin Restelicë të Dragashit, sot bëhet varrimi i 9 viktimave, trupat e të cilëve u nxorrën nga gërmadhat e shëtëpive që u shaktërruan si pasojë e ortekut të borës. 

Ceremonia e varrimi zhvillohet në ora 15 e 30 minuta në varrezat e këtij fshati. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës së vetme të kësaj tregjedie, 5 vjeçares Amsera Reka është e mirë. 



Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka deklaruar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një situatë të re në afërsi të fshatit Restelicë, ku, sipas tij, pesë persona kanë mbetur të ngujuar nga bora, por që, sipas tij, zyrtarët e FSK-së kanë kontaktuar me ta dhe ata janë në gjendje të mirë.

“Ata janë gjallë. Ne kemi kontaktuar me ta dhe kërkojnë ndihmë si batanije dhe gjëra të tjera ushqimore, që besoj se së bashku me KFOR-in do t’i dërgojmë nga ajri, pasi momentalisht është shumë e vështirë të depertohet atje”, citon ktv Çekun.

Që nga mëngjesi rreth 150 pjesëtarë të FSK-së vazhdojnë të jenë të angazhuar në Restelicë.



Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka drejtuar mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës në të cilën është diskutuar gjendja e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të dëborës dhe vështirësitë e krijuara në disa rajone të vendit.

Në fjalën e tij, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë të shërbimeve dhe mekanizmave qeveritare për t’ iu dalë në ndihmë te gjithë qytetarëve që po përballen me vështirësi.

“Të gjitha potencialet janë vënë në dispozicion për qytetarët e Kosovës, në radhë të parë për të mundësuar qarkullimin qytetarëve, zhbllokimin e vendbanimeve të largëta të bllokuara nga bora, sigurimin e shërbimeve emergjente shëndetësore, furnizimit të qytetarëve me energji dhe ngrohje dhe furnizimin me mjetet tjera të nevojshme për të përballuar situatën emergjente”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka shtuar se përkundër gjendjes së këtillë, situata në Kosovë vazhdon të jetë nën kontroll.

Këshilli i Sigurisë ka vendosur që gjendja e gatishmërisë për FSK-në, Policinë e Kosovës dhe zjarrfikësit, të jetë në nivel të lartë, ndërsa Qeveria e Kosovës do të mundësojë ridestinim të fondeve në nivel lokal dhe qendrorë dhe do të marr masa për plotësimin e mungesave gjatë vitit.

Në mbledhje është kërkuar angazhim maksimal i të gjitha ministrive kompetente për përballimin e gjendjes si dhe është vendosur që të kërkohet edhe nga KFOR-i ndihmë logjistike në përballimin e gjendjes së krijuar.

Sipas nevojave që do të krijohen nga gjendja dhe zhvillimi i situatës në terren, Qeveria e Kosovës do të ndihmojë edhe komunat në përballim të situatës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për të gjithë qytetarët, FSK-në, departamentin e emergjencave, Policinë, shërbimet dhe të gjitha kategoritë e punëtorëve të cilët po punojnë në kushte të rënda për tejkalimin e gjendjes së krijuar dhe ka rikonfirmuar angazhimin e të gjitha potencialeve në tejkalimin e situatës në të cilën ndodhemi.


Rreth katër persona të tjerë të rrethinës së fshatit Restelicë raportohet se janë të bllokuar nga bora në stanet e tyre në bjeshkë.





Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Kadri Kasatrati tha për media se këta persona nuk janë në rrezik, por kanë kërkuar ndihmë.


“Ne kemi bërë kërkesë zyrtare te komandanti i KFOR-it që me anë të helikopterit nga ajri t’u lëshohen ndihmat si: ushqim, ujë dhe veshmbathje. Ata nuk janë të rrezikuar”, bëri të ditur  gjeneral Kastrati.

Ai po ashtu tha se në fshatin Restelicë është duke vazhduar aksioni i kërkimit të një të riu që dyshohet se ndodhet nën rrënojat e shtëpisë së goditur nga orteku i borës.

Në këtë aksion po marrin pjesë rreth 150 pjesëtarë të FSK-së.

Pas ngjarjes tragjike në Restelicë, keqardhje për të ka shprehur zëvendësshefi i misionit të EULEX-it Andy Sparks. Në deklaratën e tij thuhet:  

“Ajo çfarë ka ndodhur në mëngjesin e së shtunes në komunën e Dragashit është një tragjedi e tmerrshme.  Në emër të EULEX-it, unë do të doja të shpreh ngushëllimet tona të thella për familjet e atyre që kanë vdekur. Mendimet tona mbeten me ta. EULEX-i ende qëndron i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet me personelin dhe resurset që ka. Unë poashtu dua të shpreh mbështetjen dhe admirimin tim për shërbimet e shpëtimit që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në vend të ngjarjes, dhe të gjithë ata që janë përfshirë në përpjekjet për të u përballë me  këtë mot të ashpër.”




















Sot bëhet varrimi i 9 viktimave
Në fshatin Restelicë të Dragashit, sot bëhet varrimi i 9 viktimave, trupat e të cilëve u nxorrën nga gërmadhat e shëtëpive që u shaktërruan si pasojë e ortekut të borës.
Ceremonia e varrimi zhvillohet në ora 15 e 30 minuta në varrezat e këtij fshati. Ndërkohë bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës së vetme të kësaj tregjedie, 5 vjeçares Amsera Reka është e mirë.




Vazhdon kërkimi edhe për personin e fundit në Restelicë
Ekipet e kërkim -shpëtimit po vazhdojnë aksionin për gjetjen e personit të njëmbëdhjetë, i cili ka mbetur nën ortekun e borës në fshatin Restelicë të Dragashit.
Për shkak të motit të ligë dhe kushteve të jashtëzakonshme kërkimet ishin ndërprerë dje pasdite. Ndryshe, nga kjo tragjedi 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa një vajzë pesë vjeçare është nxjerrë e gjallë nga rrënojat.
* * * * * *


Kërkimet nga njësitë për kërkim shpëtim në fshatin Restelicë, për gjetjen e personit të njëmbëdhjetë, i cili ka mbetur nën ortekun e borës, janë ndërprerë në orët e para të mbrëmjes.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Syla, i cili ka thënë se shkak i kësaj ndërprerje ka qenë moti i ligë.
“Për momentin, është lëshuar një urdhëresë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandanti i Forcave të Sigurisë, për tërheqje, për shkak të kushteve të jashtëzakonshme, të cilat mbretërojnë tash në vendin ku po gërmonin ushtarët për gjetjen edhe të viktimës së fundit”, ka thënë Syla.

Ai ka theksuar se kërkimet do të rinisin nesër në orën 7 të mëngjesit.



Asmira Reka, e mbijetuara e vetme e tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit, në të cilën pësuan anëtarët e familjes Reka.
* * * * * *
Është gjetur edhe trupi që e çon në 9 numrin e viktimave nga orektu në Restelicë.
* * * * * *
Lajmet e fundit që vinë nga Restelica bëjnë të ditur se ekipet e shpëtimit kan gjetur edhe dy trupa të pa jetë nga tre persona sa ishin të ngujuar në borë, duke quar numrin në 9 të vdekur. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet edhe për një të ngujuar.
Po vazhdon me intensitet të lartë kërkimi edhe për 3 persona të ngujuar pas Ortekut. Nga raportimet e fundit bëhet e ditur se përkundër pastrimeve të mëdha të borës ende nuk janë gjetur gjurmë nga 3 të ngujuarit.
Përveç numrit të madh të prestarëve të FKS-së në kërkimet që nga mëngjesi janë bashkangjitur vullnetarisht edhe shumë qytetarë të cilët po kërkojnë edhe 3 të ngujuarit. Mësohet se bëhet fjalë për një burrë, grua dhe një fëmijë.
Vazhdon kërkimi i tre të ngujuarve
Ndërkohë zyra e kryeministrit ka njoftuar se Kryeministri Hashim Thaqi në orën 11: 30 do të vizitoj Fshatin Restelicë.
Rreth orës 8:00 të mëngjesit njësitet e FSK-së kanë rinisur kërkimet edhe për 3 të ngujuarit të tjerë nga orteku i djeshëm që ka goditur fshatin Restelicë të Dragashit. Por fryma të mëdha po vështirojnë shkuarjen deri të vendi i ngjarjes. Kërkimet ishin ndërprerë rreth orës 03:00 të mëngjes për shkak të motit të keq ndërsa ato tashmë kanë riflliuar.

Në Restelicë të Dragashit, Shtatë të vdekur nga orteku i borës
Salim Jenuzi, kryetar i Komunës së Dragashit deklaroi se të gjitha viktimat janë të familjes Reka.
Më herët ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin personin e parë me shenja jete nga dy shtëpitë e mbuluara prej ortekut të borës.
Deputeti Hamza Balje ka konfirmuar nxjerrjen e një fëmije nga njëra shtëpi në Restelicë dhe ka shtuar se ekipet e FSK-së po punojnë vazhdimisht në përpjekje për të nxjerrë edhe të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë.
* * * * * *


Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Informacionet më të fundit nga komuna e Dragashit bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës. Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion lokale ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim. Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj.
* * * * *
Një person është nxjerrë nga shtëpia e tij, të cilën e kishte mbuluar një ortek i borës. Mjekët po luftojnë për ta shpëtuar nga vdekja, ndërkohë që janë edhe dy familje të tjera në Restelicë, të cilat presin shpëtimin, pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar krejtësisht nga bora. Helikopterët e KFOR-it ndodhen në Restelicë për intervenim në këtë gjendje emergjente, ndërkohë që automjetet për pastrimin e borës po bëjnë ç’është e mundur që ta pastrojnë rrugën që lidh këtë fshat me Dragashin. Informacionet nga terreni bëjnë me dije se nga rrëshqitja e një orteku të borës, është ngulfatur familja Reka, me 11 anëtarë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe tre fëmijë.
Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë vendin tonë, më së shumti e kanë goditur trevën e Gorës së Dragashit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, edhe në rrugët rajonale, zhvillohet me mjaftë vështirësi. Në fshatin më të madh të kësaj treve dhe komunës së Dragashit, Restelicë, ortekët e borës kanë mbuluar pesë shtëpi banimi, në të cilat ndodhen edhe familjarët dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, përkundër angazhimit të të gjitha strukturave relevante për t’i shpëtuar.



Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre. "Banorët e fshatit tonë janë vetorganizuar, por qasja tek këto shtëpi është mjaftë e vështirë, për shkak të konfigurimit të terrenit, në të cilin bora ka arritur trashësinë disa metra", bën të ditur Shaban Haxhiu, nënkryetar i këshillit të fshatit Restelicë. Aksionin për shpëtimin e këtyre familjeve po e rëndon edhe rruga e pakalueshme nga Dragashi deri në këtë fshat. Pjesa më e madhe e komunës së Dragashit është izoluar dhe nuk ka as energji elektrike dhe as sinjal të telefonisë mobile. Përfaqësuesit e qeverisë lokale kanë njoftuar qeverinë qendrore dhe ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar në Dragash, që të intervenojnë me helikopterët e tyre për shpëtimin e këtyre familjeve të mbuluar nga ortekët e borës.
Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune.







I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...