2012-02-15

Kam jetuar në një qytet ku nuk ndodhte asgjë


"Për disa shekuj, shqiptarët i kanë dhënë Perandorisë Osmane personalitete të shquar, si Sami Frashërin, hartuesin e fjalorit të parë enciklopedik turk, Hasan Tahsinin, rektorin e Universitetit, Mehmet Akif, poetin e himnit kombëtar turk"./Prof.dr.Sali Berisha/
Nobelisti Orhan Pamuk ka gjak shqiptar

Fjala që mbajti Orhan Pamuk në Kuvendin e Shqipërisë

"Kam jetuar në një qytet ku nuk ndodhte asgjë"


E mendova gjatë të flas në gjuhën turke apo angleze. Duke qenë se jam në një mbrëmje tepër impresionuese dhe jam i emocionuar, po flas në gjuhën turke.
Në fakt nëse flas me gjuhën turke fjalët më dalin nga zemra, me gjuhën angleze fjalët do të më dalin nga mendja. Në këtë rast dua të flas sinqerisht me ju.


E ndjej veten si në shtëpinë time, sepse ndaj shumë gjëra të njëjta me ju. Unë nuk dua të përsëris por të gjithë e dinë mirë se sa bashkë kemi qenë ne në shekuj, lidhjet tona të vjetra historiko-kulturore.


Nuk dua të vazhdoj më gjatë në këtë çështje.
I mbaj mend të gjitha fjalët që folën për mua, por do të marr shkas nga dikush që tha sa i rëndësishëm fakti që historia është e përbashkët, por akoma më i rëndësishëm është fakti që ndjenjat janë të përbashkëta.


U tha se për 50 vjet ishim të mbyllur në vetvete, ishim të izoluar nga bota, se këtu nuk ndodhte asgjë. Të gjithë këtë ndjenjë unë e kam ndjerë në Turqi deri në moshën 30-40 vjeçare.


Sot Turqia është në qendër të arenës botërore edhe për çështjen e Bashkimit Europian. Por këto janë vlera të reja për Turqinë, në të kaluarën nuk ka qenë kështu. Ne atje jetonim me ndjenjën: këtu nuk ka asgjë.


Sigurisht që me këto fjalë të parafolësit më kujtuan mua për hopin e madh që ka bërë Turqia këto vitet e fundit. Këto janë të rëndësishme për skenën botërore, por ndjenjat e mia i kam përjetuar duke menduar se këtu nuk ndodh asgjë.


Të gjithë librat e mi, janë shkruar mbi këtë ndjenjë: pse nuk ndodh diçka në vendin tim.
Unë i kam shprehur ndjenjat e mia, kur kam shkruar se pse ne jemi jashtë Europës, pse kemi qenë larg Europës. Në kohën e shkuar gjithmonë


Kjo më mundonte, por në të njëjtën kohë më bënte për të kërkuar më shumë nga vetja ime.
Në gjithë fëmijërinë time, më mbizotëronte kjo ndjenja që nuk po ndodhte asgjë, që e shoh të njëjtën me kulturën e Shqipërisë.


Ndoshta ngaqë kemi qenë larg qendrës. Sepse sa më shumë larg qendrës aq më shumë duhet të afrohemi tek vetja jonë.


Libri "Stambolli" që promovohet sot është autobiografia ime deri në moshën 23-vjeçare, dhe në të njëjtën kohë jam përpjekur të flasë se si ndikon qyteti në qenien tonë.


Që nga mosha 7-vjeçare deri 22 vjeç dëshiroja të bëhesha piktor. Meqenëse nuk u bëra i suksesshëm si piktor, u bëra shkrimtar. Romani "Unë jam e kuqja" është krejt personal, për të treguar prirjen time, dashurinë time për pikturën.


"Stambolli" është vështrimi i një të riu, që e shikon Stambollin me dëshirën për t'u bërë piktor. Tregon dhe rrëmujën në kokën e piktorit i cili donte të bëhej piktor në një vend, mysliman, ku nuk ishte e zhvilluar piktura.


Deri në moshën 22-vjeçare nëna ime insistoi duke më thënë: këtu nuk do të bëhesh piktor, këtu nuk ndodh asgjë. Ajo më tha se në një vend ku nuk ndodh asgjë, asnjë njeri nuk ka arsye të pikturojë, dhe asnjë njeri nuk mund të shkruajë.
Ama kur ke dëshirën për të bërë letërsi, bluan vetveten dhe gjen dëshirën që në këtë vend të ndodhë diçka.Në këtë libër tregoj se si edhe qyteti i Stambollit më shikonte mua.


Sigurisht që qyteti në të njëjtën kohë është histori gjeografi, është gjithçka. Në fund të fundit janë ato ndjenja që krijojnë qytetin, dhe perceptimin për qytetin.
Është krejt e natyrshme dhe në mënyrë spontane dashurojmë vendin ku kemi lindur dhe ku jemi rritur.


Por duke menduar pse e duam qytetin tonë, e kuptojmë edhe më mirë këtë qytet. Janë ndjenjat që më krijohen mua, që ngjallin qytetin tim duke menduar për të. Janë përpjekjet e një njeriu të pjekur për të kuptuar më mirë ndikimin e qytetit tek qenia e tij.


Në qendër të këtij romani është ndjenja e trishtimit. Sigurisht nuk bëhet fjalë për Stambollin e vitit 2010, por në vitet '60-'70 Stambolli ishte një burim trishtimi për mua. Ne shikonim atëherë rrënojat e perandorisë osmane, rrënojat e xhamive, hamameve. Të gjitha na trishtonin nga varfëria, harresa nga gjithçka që ishte e një periudhe tjetër.


Në të njëjtën kohë ne ndjenim investimin tonë në varfëri por pranë Europës, ndjenim se kjo nuk do të na ndiqte gjatë gjithë jetës sonë. Kur botoja tregimet e para nëpër revista të njohura shokët e mi më thonin se kush çan kokën sot për tregimet e një turku në botë.


Unë e kuptova nga jeta ime se dhe këtë imazh të keq mund ta kapërceja. Edhe turistët që enden rrugëve të Stambollit duke ngrenë një akullore të mirë, më thonë se jemi shumë të lumtur këtu në Stamboll.


Është e vërtetë se Stambolli në këto 20 vjet nga bardhë e zi, është kthyer në një qytet shumëngjyrësh. Këtu nuk e kam fjalën për Stambollin turistik, por unë po flas për qytetin. Secili ka qytetin e vet dhe kur flasim për veten tonë në fakt flasim për qytetin tonë, dhe e kundërta.


Një njeri duke folur për jetën e tij, në fakt ka folur për qytetin dhe jetën e të tjerëve. Jeta më ka mësuar se në momentin që ne flasim me guxim për veten tonë, historinë tonë, atëhere humbet ajo ndjenja se këtu nuk ekziston asgjë.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...