Ajo shpreson se shpejt edhe Kosova ta ketë himn me tekst, sepse vetëm kështu do të ketë më shumë emocion himni kombëtar. Edhe këngëtarja Anita Ahmeti thotë se himni do të ishte shumë më mirë edhe më tekst, sepse atëherë do të ishte më i plotësuar. Edhe pse ajo mendon se himni kombëtar nuk do të zëvendësohet asnjëherë. "Për mendimin tim do të ishte shumë më mirë dhe më i plotësuar po të kishte himni edhe tekst, kështu që mendoj se do të do të ndikonte pozitivisht teksti i himnit edhe në përfaqësim ndërkombëtar të artistëve, sportistëve dhe çdo kosovari që merr pjesë në ndonjë event ndërkombëtar", thotë këngëtarja Anita Ahmeti.Më 17 shkurt 2012 do të bëhen katër vjet që kur Kosova u bë shtet i pavarur. Natyrisht se me ardhjen e pavarësisë u bë e nevojshme dhe e domosdoshme që të kemi një flamur, himn. Të dyja u bënë, por ajo që mbeti në gjysmë ishte himni, i cili u bë vetëm me melodi, por pa tekst. Këngëtarët dhe kompozitorët thonë se himni me tekst do të ishte më i kompletuar. Kompozitori Ilir Tolaj tha se do të ishte mirë që himni të kishte tekst. "Besoj se do të ishte mirë që himni të kishte tekst, por ka shumë shtete që e kanë himnin pa tekst", nënvizoi ai. Nga ana tjetër, kompozitori tjetër Sami Pira, i cili ka marrë pjesë në konkursin për himnin e Kosovë, të cilin e ka pasur edhe me tekst. Ai thotë se himni pa tekst është problem politik, por ai shpreson se në një të ardhme sa më të afër ta ketë edhe tekstin, qoftë ky himn që është tani apo edhe të shpallet një konkurs tjetër. Në periudhën kur është shpallur konkursi për himnin e pavarësia e Kosovës ka qenë një çështje që të mos konkurrohet me tekst. Teksti është element bazë për himnin jo vetëm për himni, por për çdo këngë teksti është kryesorja. Në atë kohë kur është bërë himni është bërë thjesht me pretendime politike, unë për veten time i kam ikur asaj platforme, pra të konkurrohet vetëm me melodi dhe pa tekst", thotë Pira. Ai thotë se punimi i tij ka qenë me tekst, por që në atë kohë nuk ka kaluar. "Unë e kam bërë me tekst, por kompozicioni im nuk kaloi. Konsideroj që në të ardhmen patjetër që duhet ta ketë tekstin, sepse pjesa më e madhe e shteteve e kanë himnin me tekst. Në fakt, problemi i himnit është më shumë politik. Tekstin që kam pasur unë për himn ka qenë i tillë që nuk ka prekur askënd, pra ka qenë tekst për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë. Patjetër se së pari është dashur të gjendet një tekst i mirë, i cili nuk prek identitetin e askujt dhe mbi këtë do të duhej të konkurrohej me melodi, pra së pari teksti e pastaj të bëhej melodia", nënvizoi kompozitori Pira. Këngëtarja Adelina Emini thotë se himni pa tekst nuk ka dhe aq shumë kuptim, por ajo i kupton rrethanat kur është vendosur himni i Kosovës.
B. ZYBERI