Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, përmes një deklarate për media, ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve të anëtarëve të familjeve Reka në fshatin Restelicë të Dragashit, si pasojë e rënies së ortekut të borës, si dhe për fatin e personave që kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre.
“Vdekja e anëtarëve të familjes Reka dhe zënia nga orteku i borës i disa anëtarëve të tjerë të këtyre familjeve, është një ngjarje e rëndë dhe e trishtueshme. Duke ndjerë fuqishëm dhembjen për të vdekurit, angazhohem me të gjitha forcat që qytetarët e tjerë të shpëtohen pa pasoja nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratën e presidentes.
“Vdekja e anëtarëve të familjes Reka dhe zënia nga orteku i borës i disa anëtarëve të tjerë të këtyre familjeve, është një ngjarje e rëndë dhe e trishtueshme. Duke ndjerë fuqishëm dhembjen për të vdekurit, angazhohem me të gjitha forcat që qytetarët e tjerë të shpëtohen pa pasoja nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratën e presidentes.
“Institucionet e Republikës së Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë, po bëjnë gjithçka që është e mundur që të ngujuarit të nxirren sa më shpejt. Kam biseduar me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me Komandantin e forcës paqeruajtëse, KFOR, për t’u dhënë gjithë ndihmën e mundshme për të shpëtuar jetët e qytetarëve të ngujuar”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga.
“Çmoj lart përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të FSK-së për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm për të çelur rrugën drejt fshatit Restelicë dhe për të ndihmuar qytetarët e kësaj ane. Do të jem në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet dhe në veçanti me FSK dhe përkrah qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto ditë të vështira të motit të keq që ka kapluar vendin tone”, ka thënë përmes një deklarate për media, presidentja Jahjaga.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcjellë nga afër gjendjen pas rënies së borës mbrëmë në komunat e rajonit të Dukagjinit, duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryetarët e komunave të Pejës, Gjakovës dhe Deçanit, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
Po ashtu, Qeveria ka angazhuar FSK-në për t’i dalë në ndihmë banorëve të fshatit Restelicë të komunës së Sharrit, ku helikopterët e KFOR-it nuk kanë mundur të aterojnë për shkak të kohës, ndërsa njësitet e FSK-së tanimë kanë arritur dhe do të angazhohen maksimalisht për ndihmë.
Kryeministri Hashim Thaçi po e përcjell nga afër gjendjen, duke qenë në kontakt me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota, si dhe me kryetarin e komunës së Sharrit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës të këtij rajoni, Rasim Demiri e Duda Balje, të cilët janë në vend të ngjarjes.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me shqetësim të thellë po i përcjell ngjarjet tragjike të ditës së sotme në fshatin Restelicë të Dragashit, ku si pasojë e ortekut të borës humbën jetën dy persona dhe kanë mbetur të ngujuar në shtëpi edhe disa të tjerë.
AAK solidarizohet dhe ndan dhimbjen me familjet e viktimave dhe uron që të nxirren të gjallë personat tjerë të ngujuar.
Duke e vlerësuar kontributin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i shpëtuar personat e bllokuar, AAK fton qeverinë që të marrë masa shtesë për shpëtimin e tyre dhe t’iu gjendet pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që pësuan nga kjo tragjedi.
AAK shpreson që tragjedi të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, ndërkohë që fton mekanizmat kompetentë t’iu gjinden pranë banorëve të Restelicës dhe të marrin masa për parandalimin e tragjedive të tilla dhe vështirësive që po iu sjellë bora dhe moti i ftohtë qytetarëve në mbarë vendin.
Policia e Kosovës konfirmoi edhe viktimën e tretë nga orteku që ka goditur disa shtëpi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.
Informacionet më të fundit nga komuna e Dragashit bëjnë me dije se ekipet që po ballafaqohen për t’i shpëtuar të mbuluarit nga bora në Restelicë, kanë nxjerrë dy persona pa shenja jete, ndërkohë që po punohet për t’i shpëtuar familjarët e tjerë që gjenden nën ortekun e borës.
Shefi i policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, e ka konfirmuar për radion lokale ngjarjen tragjike në Restelicë, duke dhënë edhe bilancin e aksionit për shpëtim, deri në këtë orë. “Bëhet fjalë për ngërthimin e dy shtëpive të banuara nga një ortek i madh bore, ndërkohë që shtëpitë tjera, në të cilat nuk kishte banorë, nuk paraqesin urgjencë për intervenim.
Deri më tani, janë nxjerrë dy kufoma, një mashkull dhe një femër, ndërkohë që dyshohet se brenda këtyre shtëpive ndodhen gjithsejtë 11 persona”, tha Zogaj.
* * * * *
Një person është nxjerrë nga shtëpia e tij, të cilën e kishte mbuluar një ortek i borës. Mjekët po luftojnë për ta shpëtuar nga vdekja, ndërkohë që janë edhe dy familje të tjera në Restelicë, të cilat presin shpëtimin, pasi shtëpitë e tyre janë mbuluar krejtësisht nga bora.
Helikopterët e KFOR-it ndodhen në Restelicë për intervenim në këtë gjendje emergjente, ndërkohë që automjetet për pastrimin e borës po bëjnë ç’është e mundur që ta pastrojnë rrugën që lidh këtë fshat me Dragashin. Informacionet nga terreni bëjnë me dije se nga rrëshqitja e një orteku të borës, është ngulfatur familja Reka, me 11 anëtarë, në mesin e të cilëve ndodhen edhe tre fëmijë.
Reshjet e pandërprera të borës që kanë përfshirë vendin tonë, më së shumti e kanë goditur trevën e Gorës së Dragashit, ndërkohë që qarkullimi i automjeteve, edhe në rrugët rajonale, zhvillohet me mjaftë vështirësi. Në fshatin më të madh të kësaj treve dhe komunës së Dragashit, Restelicë, ortekët e borës kanë mbuluar pesë shtëpi banimi, në të cilat ndodhen edhe familjarët dhe se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me fatin e tyre, përkundër angazhimit të të gjitha strukturave relevante për t’i shpëtuar.
Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre.
Dyshohet se brenda këtyre shtëpive mund të ketë edhe viktima, por ende mbetët për tu shpresuar, sepse aksioni po vazhdon për shpëtimin e tyre.
"Banorët e fshatit tonë janë vetorganizuar, por qasja tek këto shtëpi është mjaftë e vështirë, për shkak të konfigurimit të terrenit, në të cilin bora ka arritur trashësinë disa metra", bën të ditur Shaban Haxhiu, nënkryetar i këshillit të fshatit Restelicë.
Aksionin për shpëtimin e këtyre familjeve po e rëndon edhe rruga e pakalueshme nga Dragashi deri në këtë fshat. Pjesa më e madhe e komunës së Dragashit është izoluar dhe nuk ka as energji elektrike dhe as sinjal të telefonisë mobile. Përfaqësuesit e qeverisë lokale kanë njoftuar qeverinë qendrore dhe ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar në Dragash, që të intervenojnë me helikopterët e tyre për shpëtimin e këtyre familjeve të mbuluar nga ortekët e borës.
Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune
Ditë më parë, një erë e fuqishme kishte lënë pa kulm mbi kokë një familje nga fshati Zlipotok, por që familjarët nuk kanë pësuar gjë, për faktin se nuk kishin ndodhur në shtëpi, në ditën e kësaj furtune
Në komunën e Vushtrrisë, fshatrat Kurillovë, Vesekovc, Gumnisht, Bozhlan, Shilovicë, por edhe familjet të cilat jetojnë në lagje të ndara të bjeshkëve në fshatrat Ceceli, Dërvarë etj., kanë mbetur të izoluar nga reshjet e borës dhe stuhia që po mbretëron tash e sa ditë.
Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim në komunën e Vushtrrisë, bëhet me dije se në fshatin Bivolak nga sasia e madhe e borës i është shembur kulmi i garazhit të qytetarit M.S dhe i ka zënë automjetin, gjersa një familjeje në fshatin Mihaliq i është rrëzuar kulmi i shtallës. Kompanitë e angazhuara për pastrimin e borës si “Shkoza” me dy kamionë e 1 eskavator dhe “Hysi”, “Wenda”, “Ceti” dhe “Gëzimi” me eskavator janë duke punuar vazhdimisht 24 orë për të hapur rrugët që çojnë nga qyteti në fshatrat e komunës së Vushtrrisë, por që reshjet e vazhdueshme të borës por edhe stuhia po i rikthejnë pengesat veçanërisht në fshatrat Balincë, Ashlan, në fshatin Sfaraçak(lagjeja e Mengjigjëve), Kollë, Galicë, Ceceli, Sllakovc etj.
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka ditë që ka ngritur shkallën e gatishmërisë emergjente dhe ekipet e zyrtarëve komunal janë vazhdimisht në terren për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Mulaku vazhdimisht mbanë lidhje telefonike me familjet në fshatrat e izoluara nga bora, gjersa në ditën e sotme atyre u kanë arritur edhe pakot e ndihmave emergjente në të cilat përfshihen artikuj ushqimor e higjenik.
“Në fshatin malor në Skromë sot arritën t’i dërgojnë 10 pako emergjente për familjet e izoluara nga bora, të cilat u vendosën në shtëpinë e Murat Ademit e më pas do të arrijnë tek destinacioni i duhur në këmbë apo forma tjera”, theksoi Mulaku.
Po sot Kryqi i Kuq bashkë me autoritetet komunale kanë filluar shpërndarjen e dhjetra pakove të tilla drejt banorëve të izoluar në lagje të bjeshkëve të Cecelisë dhe Zagorias.
Sekretarja e Kryqit të Kuq komunal në qytetin e Vushtrrisë, Kumrije Zhabari, thotë që të ketë siguruar 20 pako të tilla emergjente për familjet e izoluara të cilat arrijnë të shkojnë në destinacionin e duhur vetëm në këmbë.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, Safet Idrizi njofton për ekzistencën e ekipit mjekësor mobil, gjersa të sëmurët me dializë nga fshatrat e izoluara të kenë arritur t’i bartin në spitalin e Vushtrrisë.
Në qytetin e Vushtrrisë rrugët janë të kalueshme por të rrëshqitshme, pasi pastrimin kompanitë nuk po arrijnë ta kryejnë edhe trotuareve. Në fshatrat ku jetojnë komuniteti serb sipas përfaqësueses së tyre Bojana Aritanoviç rrugët janë të kalueshme veç sa pengesave më të vogla nga stuhia e borës në të hyrë të fshatit Gojbulë.
Në tregun vushtrrias këtyre ditëve artikujt më të kërkuar padyshim që janë lëndët djegëse, drutë dhe thëngjilli. Rryma në komunën e Vushtrrisë këtyre ditëve i nënshtrohet reduktimeve tashmë të njohura, 3 orë me të e 3 pa të Komuna e Deçanit ka marrë vendim që për shkak të borës së madhe dhe trotuareve të bllokuara nga bora, mësimi për shkollat e kësaj komunë të shtyhet edhe për një javë.
Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj tha se duke pas parasysh faktin se një sasi kaq e madhe e borës nëpër trotuare të mos ketë kah të largohet, nxënësit detyrohen që të ecin në rrugë duke rrezikuar edhe jetën e tyre, vendosëm që procesi shkollor të shtyhet edhe për një javë.
Ai situatën në terren edhe përkundër të reshurave të shumta dhe nivelit të lartë të borës e përshkruan të mirë.
Në Pejë dhe në rajonin e Dukagjinit në përgjithësi janë rikthyer të reshurat e mëdha të borës, ndërsa raportohet se ajo tashmë ka arritur trashësinë në 1 metër e 30 centimetra.
Reshje të mëdha të borës ka edhe në Gjakovë dhe në vende tjera në Dukagjin. Për shkak të këtyre reshjeve Komuna e Pejës ende vazhdon ta mbajë gjendjen e jashtëzakonshme.
Banorët e shumë fshatrave malore në komunën e Skenderajt, ankohen se me ditë të tëra kanë mbetur të bllokuar nga bora, në anën tjetër zyrtarët komunalë pohojnë se janë duke bërë të pamundurën për të zhbllokuar rrugët e të gjitha fshatrave, por pranojnë se në një numër të konsiderueshëm sosh nuk kanë mund të depërtojnë.