2012-02-05

Dr. Xhavit Aliçkaj, Bukurie e Vargut tek Jeton Kelmendi "Ku shkojne ardhjet"




Prof.Dr. Xhavit Aliçkaj


Ka do kohë që në poezinë shqipe doli para lexuesve një zë i bukur i poezisë. Dhe u lexua e u pëlqye. Vepra e parë nuk ishte e rastit, një zbrazje ndjenjash e një të riu që do të thotë krejt çka ka e çka ndien. Veprat e tjera na bindën se po shkruan një dorë e sigurt e poetit që poezinë e do, e njeh dhe di ta shkruajë.
Comme le commentcement est silencieuxMendimet e shpirtit
Shkruante pak më ndryshe se bashkëkohësit, e gjithsesi ndryshe nga moshatarët. Natyra i ka dhuruar talentin e rrethi poetik frymëzimin. Dhe kishte kë ta marrë model të çmuar prej poeti, të madhin Azem Shkreli. E ky është poeti i poezisë intelektuale dhe shumë domethënëse, që , pavarësisht nga modelet letrare që kishte lexuar, do ta gjejë rrugën e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil të veçantë. Ky është Jeton Kelmendi.

How to reach yourselfRrugetimi i mendimeveCe multas-au rarit scrisorile
Kur e mora këtë përmbledhje poezish nga Bruxeli i largët mendova pak më gjatë për një titull të bukur të këtij shkrimi të rastit, kur në mesin e veprës, në zemër të vargjeve, një varg i bukur e i pëlqyer sikur më thotë vënia titullin "Bukuri e vargut". Ç'bukuri e vashës/ Ç'bukuri e vargut/ Lumë bukuria për to. (Bukuria e bukurive). E ku ka himn më të bukur për poezinë se këto vargje? Vërtet bukur. Në zemër të poezisë qëndron e bukura artistike si kategori estetike. Në të njëjtën paralele qëndrojnë dashuria e poezia. Në piedestalin shpirtëror të poetit.
Zonja fjale (ribotim)Koha kur te kete koheZonja fjale
Duke i lexuar poezitë e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive të shkruara edhe më parë, si ato nga e kaluara historike, nga përditshmëria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymëzohen edhe poetë të tjerë, por mënyra se si poetizon, se si i artikulon ky, është krejt personale. Unë kështu e kuptoj poezinë e tij, që është një prej formave të mundshme të leximit e të interpretimit.
Ku shkojne ardhjetMe fal pak atdheNe qofte mesdite
Preokupimi i parë është atdheu (Ilirishte), dhe e kaluara e largët që gati kohësisht duket e pamatur: Njëqind e një mijë vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurrë/ Kush me t'matë s'ka mundur. Këto vargje komunikojnë me të kaluarën e lashtë dhe me mendësinë shqiptare, që si të tilla i zëvendësojnë qindra faqe historie. Poeti Jeton Kelmendi mpleks në një dëshirat e veta me të atdheut, pritjet e gjata dhe shpresat e pashuara për një ditë. Dhe vargu "do të vijë dita ime" është një metaforë e bukur dhe e qëlluar. Por duke parë se ç'po ndodh, se nuk jemi përherë ata që duhet të jemi, shpirti i poetit shqetësohet dhe me një shprehje ironike zbrazet duke thenë "Në pikë të hallit ajo ditë".
Pertej heshtjesShekulli i premtimeveErdhe per gjurme te eres
Në ndonjë poezi ma përkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur është fjala për kujdesin, respektin e maturinë e fjalës së shkruar: Edhe ky kërkon pedantërinë e fjalës e të mendimit, me një qëndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qëlluar krijojnë art, krijojnë poezi, krijojnë të bukurën estetike: Prandaj/ Zonja fjalë je e bukur/ Kur zotëri mendimi/ Ta japë bukurinë. E në momente kur nuk ka çka thotë e preferon heshtjen si veçori etike të të urtëve, ndonëse herë-herë fjala ia kapërcen heshtjen!


Duke e shoqëruar fatin e vet me të atdheut, ndonjëherë i shfaqet ndjenja e pasigurisë për të ardhmen: Ëndrrës sime/ Dhe zhgjëndrrës tënde (sate – Xh.A.)/ Atdhe/ Nuk i dihet. Kështu vargjet krijojnë dhembje personale, situate të ndjeshme e të përjetuara, nëpër to sillen mesazhe kujdesi e maturie për të ardhmen. Prandaj hasim përafrime në shenja autobiografike me ato biografike të atdheut. Për fund të këtij shkrimi të shkurtër mund të themi se vargjet e bukura ia plotësojnë një zbraztësi të jetës. Me to e mbulon dashurinë ndaj atdheut, ndaj vashës dhe ndaj jetës. Këtu e ka burimin e tërë bukuria e poezisë. Bukuria e bukurive.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...