2012-02-09

Shkrimtaret e territ...



Shkrimtari shqiptar i ketyre koheve eshte si Sokrati i Athines se lashte qe shoqeria e ka shenjuar si plengprishes dhe Shteti e ka dendur me helmin e nencmimit. Kjo sepse sikurse ne Athinen e kohes se gelimit te te keqijave dhe veseve ai qe flet per kulturen e virtytin degdiset ne zgripin e mbijeteses. Gjergj Fishtes ia hodhen eshtrat ne Drin e per kete mund te fajesohet nje tirani por granaten e flakur ndaj monumentit te Gjergj Fishtes para pak vitesh nuk ka ligj qe ta perligje e as arsye qe ta pranoje
1.
Pergjegjesine e shkrimtareve e ka pershkruar shume bukur Lumo Skendo ne nje ese ku u drejtohet atyre. Sipas Skendos Me pare se cdo gje shkrimtari ka nje detyre dhe pergjegjesi kundrejt vetes se tij dhe ajo eshte qe te perpiqet te fitoje per veten e tij diturine e nevojshme karakterin serioz dhe te matur urtesine dhe patriotizmin. Sipas Skendos ngjallja e shume kombeve ka nisur me frymen e poeteve dhe kjo sepse forca qe i jep shpirtit pushtetin moral fryma e ardhur prej letersise i kunderqendron cdo sulmi edhe ne qofte se fati e poshteron ndonjehere prape rri e gjalle e rilind nga hiri i saj.
Dhe ato qe kane shkruar shkrimtaret shqiptare dhjetevjecare me pare jane aktuale jo vetem sa i perket pergjegjesise se shkrimtareve por fatkeqesisht edhe per gjendjen e shoqerise shqiptare. Them fatkeqesisht sepse te dhemb kur sheh se sa aktual eshte Fan Noli sot kur lexon se si ka shkruar per anarkine fetare morale patriotike dhe te idealeve ne shoqerine shqiptare. Po keshtu Cajupi i cili thote Tani disa vjet kemi rene teper pas politikes. Politika Fort mire. Por na duhet dhe letratura per zone Kemi nevoje te defrejme e te cdefrejme dopak te jetojme me enderra. Aktual eshte sot edhe Branko Merxhani kur kerkon organizimin e kaosit te shoqerise shqiptare apo Krist Maloki i cili pasi deften se lindori shqiptar ka zaptuar te gjitha institucionet e shtetit ben thirrje per lartesi morale duke thene se Heroizem skerkohet prej askujt porse lartesia morale e nje perendimori matet me graden e nje vetemohimi e veteflijimi rreth nje ideje te larte rreth nje ideje qe ska pune me kolltuqe apo llokma.
2.
Shkrimtaret jo vetem nuk vleresohen por shperfillen. Kini parasysh vetem kete fakt Ne vitin 1997 kur poeti shqiptar ne ekzil Gezim Hajdari mori cmimin prestigjioz nderkombetar Montale per poezine e pabotuar keshilli bashkiak i Frosines nje qyteze mes Romes e Napolit ku poeti pasi kishte emigruar ne fillim pati jetuar ne nje ndertese te braktisur i ofroi nje apartament. Kjo perben nje shembull te shkelqyeshem dallimi mes nje mendesie perendimore te qasjes ndaj shkrimtareve te nje vendi perendimor dhe mendesise orientale te shoqerise sone e cila po i le ne mjerim shkrimtaret shqiptare.
Shkrimtari shqiptar i ketyre koheve eshte si Sokrati i Athines se lashte qe shoqeria e ka shenjuar si plengprishes dhe Shteti e ka dendur me helmin e nencmimit. Kjo sepse sikurse ne Athinen e kohes se gelimit te te keqijave dhe veseve ai qe flet per kulturen e virtytin degdiset ne zgripin e mbijeteses. Gjergj Fishtes ia hodhen eshtrat ne Drin e per kete mund te fajesohet nje tirani por granaten e flakur ndaj monumentit te Gjergj Fishtes para pak vitesh nuk ka ligj qe ta perligje e as arsye qe ta pranoje.
Nuk ka arsye qe ta pranoje as perbaltjen e shkrimtareve shqiptare gjate ketyre viteve me fushata te permuajshme sulmesh shpifjesh thashethemesh trillimesh fantazmagorike ndaj ketyre lsquosokrateve te vuajtur qe duhet te durojne gjithe pushtetin e derrave te kenaqur qe kane zaptuar hapesiren e lirise. Qendrimi qe ka mbajtur Shteti dhe kjo shoqeri ndaj shkrimtareve eshte percmues. Stereotipi i perceptimit masiv te nje shkrimtari nga shoqeria sot eshte ose ai i nje te marri qe ecen me koke ne re ose i nje gjynahqari te papune.
A e dine padronet e kultures nese shkrimtaret e antologjise se letersise shqipe krijuesit e veprave te perjetshme qe formesojne ndergjegjen e brezave jane ende gjalle dhe si jetojne Sa per kujtese po u themi se Trebeshina per shembull ndihet i huaj ne kete vend i tehuajtur si i denuar me vdekje. Aq i madh eshte pikellimi trebeshinian sa ka hequr dore
nga te qenit shkrimtar shqiptar cka per momentin nenkupton te qenit i shperfillur dhe i percmuar. E pse te mos botoje Shteti dhe shoqeria nje pjese nga 100 veprat e pabotuara te ketij shkrimtari por ta perdore kenaqesine e te jetuarit ne ishullin e banalitetit si maske dhe alibi per te fshehur pamundesine e nje vizioni qe sheh pertej te perkohshmes prej konsumatori ne te perhershmen e te perjetshmen
Investim i perkohshem nga shteti eshte organizimi i festave per rinine qe te defreje. Investim i perhershem eshte krijimi i sallave publike te leximit ku te rinjte qe duan te studiojne mund te ulen e te selitin mendjen. Investim i perhershem eshte shnderrimi i bibliotekave kioske te ketyre universiteteve ne biblioteka te pasura te cilat plotesojne nevojat e studenteve me se paku me librat qe jane ne programet mesimore sic ua ka hije universiteteve te Evropes.
E perhershmja qendron tek magjepsja pas leximit qe te jep fuqine e argumentit pasurine e imazheve dhuntine e krahasimit hir lehtesi ne te shprehur ose ne te imagjinuar mencuri kontraste te befasishme lakonizem thjeshtesi. Predikimi i shenjterise se librit nuk do te lejonte kurre qe ne kete vend te ishin djegur bibliotekat sikurse ka ndodhur. Shenjterimi dhe jo perdhosja e tij. Sepse burgosja intelektuale e rinise ne libra te dobet vetem e largon prej tij. Edhe arroganca e shperfillja shteterore e shoqerore ndaj shkrimtareve vetem sa i ysht armiqte e librit.
3.
Ne letersine shqipe rendom permendet brezi i letrareve te vitit '30 ,'60 dhe '90 te shekullit te kaluar si vite te manifestimit te nje fryme te re qe e ka e riperterire letersine me konceptim tjeter ndryshe e gjak te ri gjuhe ne rrembat e saj. Si duket nje here ne tridhjete vjet letersia shqipe ka siguruar mekanizmin e riperteritjes per te qene serish e gjalle me lengun jetesor te artit qe merr fuqi nga stihia e gjuhes shqipe dhe talenteve qe shperthejne per te permbysur klishete e neveritshme qe krijon koha.
Koha ecen pandalshem dhe ne njefare menyre procesi letrar riformatohet vit pas viti. Gjate kesaj kohe dalengadale eshte krijuar edhe nje brez tjeter letraresh si ai rrethi ne trungun e lisit brez qe nuk mund te thuhet se i perket atij te vitit lsquo90 pasi librat e pare i ka botuar rreth vitit 2000 dhe meqe jo pak here eshte quajtur me te drejte underground generation propozoj ti quajme shqip shkrimtare te territ. Jane shkrimtare te territ sepse jane larg vemendjes se kritikes e cila kemi shprese qe ndonje dite te ngjallet se vdekurish. Jane larg vemendjes se shoqerise institucioneve te kultures te cilat vetem me kulture nuk merren perderisa nepunesit tyre nuk kane aq kulture sa te perkrahin nje brez te ri letraresh. Mbi te gjitha ky brez shkrimtaresh terri eshte larg lexuesit ne kuptimin klasik pasi eshte i privuar nga te gjitha sa permenda me siper.
4.
Sa per fillim si shkrimtare te territ propozoj keto emra Astrit Cani Majlinda Bashllari Almona Bajrami Indrit Sinanaj Lindita Komani Norel Zaimi Sidorela Risto Alisa Velaj Ardian Saliaj Lorena Kadzadej Rudina Madani Ardiana Shala Prishtina Ermira Rista Dorian Kulla Ardita Jatru Arlind Farizi.
Themi sa per fillim sepse lista e emrave gjithmone eshte e paperfunduar sikurse lista e veprave sikurse vete letersia qe nuk perfundon kurre. Ketu mund te hyjne edhe ata shkrimtare te cilet nuk jane identifikuar plotesisht me brezin e shkrimtareve te viteve lsquo90 pasi jane vetmitare prej natyre nder ta Petrit Nika Flurans Ilia e te tjere qe shkruajne ne nje zone te ndermjetme mes qiellit e tokes. Por keta emra mund te sherbejne fare mire si busull orientuese per ata qe duan te dine se cfare po ndodh ne procesin e sotem letrar. Karakteristike e ketij brezi eshte shperndarja gjeografike neper shtete te ndryshme ku studiojne kane mbaruar studimet ose jetojne. Duke perthithur nje kulture evropiane letrare ky brez realizon vijueshmerine e kohes se re estetike ne letrat shqipe.
Jane shkrimtare te territ per shkak te mungeses se organeve te mirefillta letrare e kulturore ku te mundesohej nyjetimi i kenges se re te ketij brezi. Jeta e corganizuar letrare pamundesia e debatit kulturor ne bashkesine e shkrimtareve per ate cka na shqeteson ne sot eshte e frikshme per kaosin qe shkakton e dhimbshme per pasojat qe le pas dhe e papranueshme per nje kryeqytet normal te nje vendi evropian. Kesisoj librat e shkruar nga shkrimtaret e rinj shqiptare ne njefare menyre sot jane libra te shkruar ne terr per vetveten dhe nje lexues imagjinar me ate idealizem e magjepsje qe te ngjall dashuria per fjalen e shkruar dhe kulturen shqipe. Shkrimtaret e territ jane te izoluar ne nje bote kaotike letrare ku hapesira e ekzistences zaptohet me mjete jashte letrare.
Shkrimtaret e kapercyellit te shekullit sidoqofte do ta kendojne kengen e tyre edhe pse ne shkretetiren materialiste te ketij realiteti armiqesor e agresiv nuk ka vend per ta. Koha punon per ata qe punojne. Zaret ka kohe qe serishmi jane hedhur. Hapni syte e shihni o te verber

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...