Takimi i mbajtur në Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen /TG , ku u promovua libri më i ri shkrimtarit i Shefqet Dibranit, u përshkua, pos me një debat të theksuar edhe me disa pika artistike në realizim të fëmijëve shqiptarë
Libri “11 MINUTA PARA ORËS ’00″, i autorit Shefqet Dibrani, vetëm brenda një muaji e gjysmë përjetoi tri promovime para publikut artdashës. Më parë në St. Galen e Interlaken e të dielën më 29 janar edhe në Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen /TG. Do theksuar që në fillim se libri që në të tria takimet e promovimit të mbajtura në kantone të ndryshme, ngjalli interesimin e të pranishmëve edhe nga fakti se vet përmbajtja e librit ndërlidhej me një temë të aktualitetit , rrugëtimin e një partie. LDK-së, ku edhe vet autori kishte dhënë një kontribut të çmueshëm, por që në libër i kishte nxjerr në shesh edhe të gjitha bastardimet që kanë ndodhur në ketë ecje shumëvjeçare, ndaj edhe në mënyrë shumë argumentuese i nxjerrë në spikamë disa nga aktorët e kësaj partie që më tepër se interesin e përgjithshëm patën atë individual, ndaj edhe i demaskon veprimet dhe spekulimet e tyre.
Për dallim nga dy promovimet e mëparshme ky në Kreuzlingen ishte pak sa më i veçantë, sepse pos fjalëve të rastit përshkohej edhe me disa pika artistike ,kryesisht të interpretuara me instrumente nga më të vegjlit. Vërehej edhe një prani e artdashësve edhe nga kantonet tjera por edhe e bashkatdhetarëve me banim në Gjermani, ndër të cilët ishte edhe Shpend Shala, ish komandant në Epopenë e Koshares. Për këtë organizim merita u përket , drejtuesve të kësaj qendre kulturore, Tomë Berishës e Rrustem Selcës, të cilët me aktivitete tashmë kësaj qendre i kanë dhënë një ngjyrim të spikatur kulturor… /materialin e plotë mund ta lexoni në gazetën Fakti Ditor ditën e mërkurë/