2012-02-06

Dardania, në vargjet që rrjedhin si lum

E ndjek ritmin dhe hapin e kësaj përmbledhjeje, UÇK- ja, ombrellë e trimave ballëplasur, që nga qelitë dhe toka shpërtheu së bashku me idealin dhe kushtrimin për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë
Xhevat MUQAKU
Autori i këtij gjerdani poetik, Neki Lulaj, mallkon haptas gënjeshtarët, tradhtinë ndaj patriotëve të kombit, krimin, vrasjet politike dhe nuk e pëlqen bibliotekën e heshtur.
Pason një zbrazje e shpirtit; ” eh, ujë i bardhë si qehlibari tek burimi në Kodrinën afër shtëpisë time, i veshur nga Boronicat-eliksirët e jetës ku zanat e malit kthehen shpeshherë, vallëzojnë, shuajnë etjen por edhe e plotësojnë depon e tyre vitaminoze në Dukagjin,…përkrah mendjen time endacake drejt mrizeve të zanave, lundro me mua lumenjtë drejt pagjumësisë dhe epokës së rrënjëve të trungut tek guri i kufirit, ku 114 flakadanët me heroizmin kundrejt uraganeve edhe në përjetësi i bëjnë roje Koshares- Dardanisë”.
E ndjek ritmin dhe hapin e kësaj përmbledhjeje, UÇK- ja, ombrellë e trimave ballëplasur, që nga qelitë dhe toka shpërtheu së bashku me idealin dhe kushtrimin për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë.
Sot shndrisin në sheshet e lirisë, flamujt e dashurisë dhe sakrificës mbarëkombëtare që ju prijnë rrjedhës së lumenjve drejt oqeaneve me më të bekuarit që vetëm datën e lindjes së Dardanisë e festojnë.
Këngët për Ikonat dhe gjakun e freskët mbetën ajkë kombëtare, për të cilat Poetit i kanë rrëfyer lokemadhja dhe nëna, që e mbanin shaminë të lidhur me fije mëndafshi tërë kohën sa trimat qëndronin në istikame, kur Kosovën e ditëve tona e djegën dhe provuan ta zhbijnë fare nga kjo botë orangutanët e krisur, që lirinë dhe dinjitetin i kishin ngujuar në kafazet e errët.
Poeti nuk e fshehë mallin për rrezet e arta, simfoninë – vesë që shkëlqen si Diamant e që hapron drejt vendlindjes pa kufi. Martirët ia morën tokës mishin, gjakun dhe eshtrat në borxh. Të bashkuar dhe të vendosur si kurrë më parë, këta fanarë ndriçuan dhe u vetëflijuan, përderisa nëna Terezë një ditë e lumtur sa s`ka më pëshpëriti; ” popull i im i bekuar, e gëzofsh fitoren”.
Duke e prezantuar bukurinë e Lokes si diçka të rrallë, edhe pse përjetoi shumë prerje cezariane, autori i këtij vëllimi nuk e ndalë ligjërimin për Loken e tij që ishte dhe mbeti në kujtimin e tij më e bukur se fytyrë e foshnjës. I rrahë fuqishëm zemra për perlat dardane; ujëvarën e Mirushes, Kalanë e Prizrenit, Rozafën etj. pa ju larguar asnjë çast nga mendja, ecjet titanike të heronjve të kombit, të zhdukurit pa gjurmë dhe përjetësia e tyre në histori.
Nekiu i ynë, nuk ndalet së kërkuari shtegun drejt lisave pleq, të lartë të kuvendeve të atdheut, as netëve të ftohta të dimrit, kur i ligu me kukullat e zeza organizonte vrasjet tinëzare të shumë patriotëve. 
Likuidimin makabër të vllezërve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka e quan ; ” ndërprerje e simfonisë, këputje e telit të kitarës ende pa i radhitur notat mirë në pentagram… /materialin e plotë mund ta lexoni në Fakti Ditor të ditës së martë/

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...