Gëzim Ajgeraj |
LETËR TË DASHURVE TË MI
Ta shijoni ju bukën e kurbetit
Kur shtrohet në sofër i ngjanë pelinit
Mos ulëshi kurrë fjalë e amanetit
Large bukës së mallit sofrës së mërgimit
Me të djegëshmin mall letrën e kam shkruar
Kërkoni atje ëndrrat ti ndërtoni
Se këtej nga ne mbetesh i harruar
Udhët dhe kurbetin përherë ti mallkoni
Nga Alpet e Zvicrës sot kur ju shkruajë
Me dorën plot dridhmë e lodhjen mbi ballë
Na është shtjerrë djersa këtij dheu të huajë
Nga motet e mosha të djegur në mall
Në këtë vend vëlla ka një moto tjetër
Njeriu lindë për punë jo për të jetuar
Këtu jemi numër dhe asgjë më tepër
Numër si robotët veç për të punuar
Neve vëlla i dashur jemi të mallkuar
Tek i djegim motet e ushqejmë shpresën
Fillojmë paradiellit deri përënduar
Me keto udhë mërgimi e djegim vetveten
***
Shpeshherë e kujtojë orën e Historisë
Kur mësonim në libra për skllav e pronar
Mos bini në kurth udhëve arratisë
Vërtet ky kapitull nuk ishte përrallë
Kush shet lumturi nga kjo udhë e jonë
Moti i ka shitur i janë vërbuar sytë
Do të mbetet i huaj nga do e ku shkon
Për herë do të ngelë në klasën e dytë
Ta kujtoj mëmëdheun se ku e ka lënë
Dhe zjarrin në votër qysh moti të shuar
Njësoj sikur njerkës kur i thuhet nënë
Nën strehën e huaj përherë i mallkuar
Mbetëm vetëm numër tani mbi këtë top
Të huaj këtu të huaj atje
Ku ta djeg këtë emër e ti bëj një gropë
Ah, këtyre ikjeve njerëz pa atdhe
Një skaj pasqyreje e udhëve mërgimit
Të shiheni ju atje e ju mërgimtarë
Lërini lakmitë ikjeve harrimit
Shikoni ballin tuaj të zhuritë në mall
***
Një cicërrimë bilbili në dritare ra
Me rrezet e diellit mbushëlloi Vërrini
Isha në mëmëdhe s'më rëndoi ky mall
Largë këtyre udhëve që më sjelli trishtimin
Në pëllëmbë të dorës Vërrini më ra
Rrëzë bjeshkëve të Sharrit deri buzë Pashtrikut
Të shihni ç'fusha Prizereni ka
E ne i braktisim vai për ne lum miku
Dhe këto bjeshkët tona minerale plotë
Kërkojnë djersën tonë ti thirrim kthimit
E ne nëpër botë mallit derdhim lot
Hym në hak të mëmëdheut na mbyti mallkimi
***
Asgjë s'janë të mirat në dheun e huajë
As fjalën mërgim më s'mund ta duroi
Ah kjo fjalë plotë mall po më bën të vuajë
Larg këtyre udhëve kush mos ta provoi
Ruaju harrimit një mik më tha
Se dheu i huajë shumkëndë ka harruar
Si Prizreni ynë vend në bot nuk ka
Të mirat e huaja shumkënd e kanë mashtruar
Kjo fjalë më hodhi larg në Andaluzi
Dhe Alkimisti i Cohelos tek bredh nëpër dhe
Njeriu shëtit boten shpesh për pasuri
Ndërsa pasurinë e ka në atdhe
NËNË, MË FAL PËR LOTËT E TUA
Nënë
si të ta fshij lotin
Unë rob i udhëve
Largësia në mes
u bë lot në shami
E di
Po si t’ia bëj
me udhët
Unë zog i arratisur?...
si të ta fshij lotin
Unë rob i udhëve
Largësia në mes
u bë lot në shami
E di
Po si t’ia bëj
me udhët
Unë zog i arratisur?...
Për sonte
po ta nis mallin
Nuk më ka mbetur
asgjë pranë
pos etjes për dorën tënde
mbi ballin tim
dhe zjarrmisë
që përvëlon
Oh,
ç'zjarrmi kam sonte
Nënë...
po ta nis mallin
Nuk më ka mbetur
asgjë pranë
pos etjes për dorën tënde
mbi ballin tim
dhe zjarrmisë
që përvëlon
Oh,
ç'zjarrmi kam sonte
Nënë...
DHEMBJE NË PLAGË
Plagët e tua
ende pikojnë gjak
Ti dhembja ime
si ta shërojmë kohën,
më thuaj?
Kur do ta marrim vallen e lirisë
të mbushullojë kënga e fitores
Nga dhembjet shtrydhen kodrat tona
Plagët (me të cilat e shkruam
biografinë e dritës)
me melhemin e gjysmë-lirisë
dhembjes ia shërojmë plagët
Kohëkuqja është plaga jonë
nëpër ditët e bardha
Pa Ju na dhemb mungesa
Me Ju patën shkëlqim malet
kah i sfidonit territ
Tani, bardhësive i thurim këngët për Ju
jeni bërë dhembje në plagë
ende pikojnë gjak
Ti dhembja ime
si ta shërojmë kohën,
më thuaj?
Kur do ta marrim vallen e lirisë
të mbushullojë kënga e fitores
Nga dhembjet shtrydhen kodrat tona
Plagët (me të cilat e shkruam
biografinë e dritës)
me melhemin e gjysmë-lirisë
dhembjes ia shërojmë plagët
Kohëkuqja është plaga jonë
nëpër ditët e bardha
Pa Ju na dhemb mungesa
Me Ju patën shkëlqim malet
kah i sfidonit territ
Tani, bardhësive i thurim këngët për Ju
jeni bërë dhembje në plagë
Më vjen pranverës i përmalluar
Me sytë e zi qerpik rënduar
Thellë në zemrën e lënduar
E më gjen përvëluar
Ai lot në sytë e tu
Që gremiset sikur shi
Lumë rrjedh para meje
E më zgjon nostalgji
Flokut tënd por si ar
Derdhet erë e mallit tim
E unë kujtimeve ziliqare
I marr vitet në përqafim
Ikën motet mallit tënd
Fatit tonë të mallkuar
Ti atje e unë këtu
Kujtimet tona i mbajmë në duar
Ah, pranverë mall trazuar
Me sytë e zi qerpik rënduar
Thellë në zemrën e lënduar
E më gjen përvëluar
Ai lot në sytë e tu
Që gremiset sikur shi
Lumë rrjedh para meje
E më zgjon nostalgji
Flokut tënd por si ar
Derdhet erë e mallit tim
E unë kujtimeve ziliqare
I marr vitet në përqafim
Ikën motet mallit tënd
Fatit tonë të mallkuar
Ti atje e unë këtu
Kujtimet tona i mbajmë në duar
Ah, pranverë mall trazuar
Gëzim Ajgeraj lindi më 06.08.1967në Malësin e Vërrinit, është anëtarë i LSHK me seli në PRISHTINË. Nga 23.03.2002 është antarë i lidhjes së shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Jeton dhe krijon në shtetin Helvetik-Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër - Prishtinë, “Bujku”, - Prishtinë, “Zëri i Kosovës”, Zvicër - Prishtinë, “Bota sot”,- Zvicër, “Koha ditore”, - Prishtinë, “Epoka e re”, - Prishtinë, “Zëri”,- Prishtinë”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranë, “Penashqiptare”, - Prishtinë, “Pioneri” – Prishtinë, “Zogu i mëngjesit”, - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën: Metafora poetike (Editorial i poetit) që del çdo tre muaj.
Botoi këto libra
- Klithmë malli, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997
- Ëndrra për parajsë,poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998
- Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
- Flakë në plagë, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
- Kënga e babait, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998.
- Urti popullore të Vërrinit 1 (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998
- Mallëngjimi, poezi, „Rilindja“,2000.
- Balada e Vërrinit, K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001.
- Rruga e lirisë, Dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001.
- Rruga e lirisë (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i veteranëve të ish UÇK-së – Prizren, 2002.
- Atdheu në trastë-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinë.
- Pëllumbat e lirisë, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
- Ditët e bardha, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
- Atdheu i copëtuar-cikël me poezi, në librin: Pikoi molla gjak (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004.
- Cikël me poezi “Udhë e zjarmi”, në librin "Muzat i bien lyrës", Edicioni i revistës "Fidani", Prizren, 2005.
- “Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, botoi shtëpia botuese “Metafora”, Zvicër, 2005.
- Zana në mërgim, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
- Huqet e Benit, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
- Bosi lepurushi, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
- Gjëegjeza, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
- Dita me Tonin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
- Muajt e vitit me Ardin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
- “Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
- “Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
- “Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi), „Metafora“, Prizren, 2007,
- “Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007.
- “Misioni i kriminelit”, roman, “Metafora”, Prizren, 2008
Etj.