2012-02-09
Universi poetik te Ali Podrimja
Nga Jeton Kelmendi
Poeti Ali Podrimja ka arritur te depertoje thelle dhe te preke ishullin e bukurise. Me stilin krejt personal, ai demistifikon te bukuren e artit qe quhet poezi. “Ishulli Albania”, per lexuesin eshte kenaqesi qe te fal rrugetimi neper keto vargje, derisa edhe rreshtave ua ngjet nje hije, prapa se ciles rrine nje botekuptim ngjyrimesh e nuancash kuptimore, poeti ka shume kujdes me fjalen.
Rrugetimi i lexuesit neper vargjet e librit “Ishulli Albania”te Ali Podrimjes, pershkruan nje fryme tejet personale ne menyren e shprehjes se fjales. Nga rrafshi artistik poezia e Podrimjes kapercen dimensionet e nje populli, si e tille paraqet nje univers artistik qe nuk haset kudo. Nga aspekti horizontal, poeti radhit ngjarje te cilat i zberthen, i determinon dhe i kalit me gjakimin lirik. “Ishulli Albania”, e ribotuar dhe e plotesuar eshte nje lirike tipike podrimjane. Qe ne fillim te bie ne sy nje forme e shkurter e shprehjes, e kursyer nga fjalet.
Si lexues dhe rrugetar i palodhur neper poezite e Ali Podrimjes, mendoj se ky liber ngerthen ne vete imagjinate te sterholluar mbi figuren, simbolin, toponimin, dilemen, kohen dhe fjalen ne pergjithesi. Derisa edhe rreshtave ua ngjet nje hije, prapa se ciles rrine nje botekuptim ngjyrimesh e nuancash kuptimore, poeti ka shume kujdes me fjalen, e mat me cikerr deri ku ta shtrije, mos ti mbetet jashte shtratit. Nga aspekti vertikal ngjarjet radhiten mbi parimin intertekstual si nje realizim i vecante.
Ne veten e pare ai nxjerre informacionin: “e shenova cakun”, per te porositur ne menyren urdherore “mos le pa e rrezuar, shkrehe derisa ta qellosh, nuk te shkrepi fatkob je qyqe, nuk kane me te k’nue”, keshtu fillon libri me poezine e pare. Poeti ka arritur te depertoj thelle dhe te preke ishullin e bukurise. Nga njera ana sikur demistifikon brendine qe i reflekton te jashtmen, ndersa ne kahjen tjeter e pasqyron narracionin e unit te realitetit shume here jo koherent. Kjo poezi manifeston nje vrull te brendshem qe eshte tipike per vargun modern ne krijimtarine e Podrimjes.
Ne liber, metafora si qasje estetike na del “rrapellime e shiut e flatrave, gjak njeriu apo ulliri, ne timen shuplake, nga qiejt te pavdekshem nga dherat, mijevjecaret cungje pavdekesie”. Ne keto vargje poeti ngreh mbi njeriun nderdijen, duke e vene ne sprove fjalen per ditet e shkuara dhe teksti del nga ideja per te komunikuar sa me komunikueshem me lexuesin. Tanime tema lirike ka hyre ne lojen e fjaleve qe nepermjet menyres elegante Podrimja i shtreson ne poezite e tij. Me stilin krejt personal, ai demistifikon te bukuren e artit qe quhet poezi. “Ishulli Albania”, per lexuesin eshte kenaqesi e rrugetimit neper vargje, ngase e mbane pezull mendimin se cfare konotacioni do te merr ne perfundim.
Nga ana tjeter studiuesi duhet lexuar e rilexuar vepren, sepse sa here ti kthehesh vargut te Podrimjes gjen nga dicka qe nuk eshte hetuar me pare. Per kete permbledhje poezish, si lexues i pasionuar i vargut, mendoj se ka etike ne formen, shprehjen, konceptimin tematik dhe realizimin artistik ne pergjithesi. Libri eshte ndare ne pese cikle: Ishulli Albania, Njerezit pa atdhe i vret gjithkush, Derisa ta shkruaj poezine per nenen, Hapja e nje poezie ne kohe trishtimi dhe Aty nuk eshte me. Qe ne fillim Podrimja e mat me kujdes fjalen dhe eshte kategorik ne respektimin e shenjes, qe ne esence shtrihet ne lirizmin e ligjerimit poetik. Guri, korbi, ishulli, kodi etj, hyjne ne kodin e ligjerimit poetik te tij, nga na del se kjo forme e shprehur ne planin artistik, ka nje stil te mire shprehes.
“Ketu e ne fund te endrres/ uje e uje e uje/ nje toke e djegur/ nga zoti braktisur dhe robi i vet/ bregun kerkon hijen e shpendit/ ne mes valeve te verbera”/ poezia (Ishulli Albania)/ Uji per poetin eshte simbol i fuqishem qe e nderton mbi parimin, qasja nga dy dimensione, e bardha perball te zezes, uji perball tokes se djegur. Podrimja ne keto vargje zbret nga ideja qe tejkalon imagjinaten tek nocioni i shqetesimit te reales se kohes.
Eleganca e fjales qe shprehet ne poezine e Ali Podrimjes manifeston tipiken per menyren komunikuese te tekstit me lexuesin. Poezia si e tille spikat fjalen perballe idese per te stisur metaforen si alfa qe eshte ne artin poetik.
Shqetesimi i poetit fund e krye eshte atdheu si trung, por kurre pa harruar deget dhe keshtu strukturohet ne Ishull qe do te thosha, elegance e fjales dhe hijes se saj.
Dhe krejt per fund, nepermjet poezise do te mund te flase me Ali Podrimjen, si te heshtet me fjales, si te flitet me heshtjen.
Somario
Me stilin krejt personal, ai demistifikon te bukuren e artit qe quhet poezi. “Ishulli Albania”, per lexuesin eshte kenaqesi e rrugetimit neper vargje, ngase e mbane pezull mendimin se cfare konotacioni do te merr ne perfundim. Nga ana tjeter studiuesi duhet lexuar e rilexuar vepren, sepse sa here ti kthehesh vargut te Podrimjes gjen nga dicka qe nuk eshte hetuar me pare.
Jakob Bohme mbi shpirtin
Asnje nuk e njeh me te vertete vetveten, derisa ta gjeje ate ne Unitetin e Gjithesise.. Shpirtrat e njerezve, te marre se bashku, jane si nje shpirt i vetem, sepse ata jane gjeneruar po nga nje shpirt i vetem. Shpirti e ka ndare vullnetin e tij nga vullneti i Atit dhe ka hyre ne lakmine e kesaj jete. Nuk do mund te kishte pasur ndonje tjeter rruge shpetimi, nese vullneti i paster i Atit nuk do te kishte hyre serish ne substancen e tij, duke e risjelle ate ne poziten qe kishte me perpara, ne menyre qe vullneti i tij te drejtohej serisht kah zemra dhe drita e Zotit.
Arsyetimi siperfaqesor e paraqet Zotin si nje qenie te pameshirshme, dhe thote se Ai ka derdhur zemerimin e Tij permbi njeriun, duke e mallkuar dhe duke e denuar me vdekje, ngaqe ai qe treguar i pabindur ndaj Tij. Nuk duhet ta besoni nje gje te tille. Zoti eshte dashuri dhe miresi, e tek Ai nuk ekziston ndonje mendim i zemeruar. Njeriu do te ishte i lumtur, nese nuk do ta kishte ndeshkuar vetveten.
Natyra e jashtme e kesaj bote nuk mund ta kuptoje natyren e parajses. Ato rrine perballe njera tjetres si vdekja perballe jetes. Nuk mund t’i shohim engjejt simbas natyres sone te jashtme, dhe as ata nuk mund te jene me ne se jashtmi; por qendrojne ne brendesine tone. Sa here qe ne luftojme me djallin, ata na mbrojne nga goditjet e tij, e kesisoj marrin nen mbrojtjen e tyre shpirtin, i cili synon ate qe eshte e shenjte.
Nuk ekziston ndonje baze tjeter per njohjen e vertete dhe te drejte perpos Dijes se Zotit.
E vetmja menyre e vertete permes se ciles Zoti mund te perceptohet ne fjalen e tij, ne esencen dhe ne vullnetin e tij, qendron ne faktin se njeriu duhet te mberrije ne stadin e unitetit me vetveten e qe, jo vetem me perfytyrim por edhe me vullnet, te braktise cdo gje qe i perket unit te tij personal, pasurive dhe parave, babait dhe nenes, vellezerve dhe motrave, bashkeshortes dhe femijeve, trupit dhe jetes, e qe ky un te shnderrohet ne hic per te. Ai duhet te heqe dore nga cdo gje dhe te behet me i varfer se nje zog i ajrit, i cili zoteron cerdhen e tij. Njeriu ne kete bote nuk duhet te kete kurrfare cerdheje per zemren e tij. Kjo nuk do te thote se njeriu duhet te braktise shtepine e tij, bashkeshorten, femijet, pjesetaret e familjes, nuk do te thote se duhet te vrase veten dhe te shese pasurite e veta, por duhet te vrase dhe te asgjesoje vullnetin e tij, ate qe pretendon se te gjitha gjerat i ka nen zoterim.
Duhet t’ia dorezoje te gjitha keto Krijuesit dhe, kete duhet ta pohoje me miratimin e plote te zemres: Zot, gjithcka eshte Jotja! Une jam i padenje ta qeveris por, meqe Ti ma ke lejuar, do bej detyren time duke ta dorezuar teresisht Ty vullnetin tim. Vepro brenda meje ashtu sic Ti deshiron, ne menyre qe vullneti Yt te permbushet ne cdo gje e, kur te thirrem per te vepruar, te mund ta veproj ne dobi te vellezerve te mi, te cileve do t’u sherbej ashtu sic Ti me urdheron. Ai qe arrin ne nje shkalle kaq te larte dorezimi, hyn ne nje unitet hyjnor me Krishtin, ne nje menyre qe do te mund ta shohe vete Zotin. Ai flet me Zotin dhe Zoti flet me te, e kesisoj e zbulon se c’eshte Fjala, Esenca dhe Vullneti i Zotit.
Oh, sa afer eshte Zoti me te gjitha gjerat! Por megjithate, askush nuk mund ta kuptoje, vetem nese eshte i qete dhe ia dorezon Atij vullnetin e vet. Nese arrihet kjo, atehere Zoti do te veproje permes cdo gjeje si instrument i tij, ashtu sic dielli vepron mbi mbare boten.
Njeriu i shenjte dhe hyjnor, i fshehur ne njeriun e jashtem, eshte ne qiell si Zot, dhe qielli eshte brenda tij e zemra, ose drita e Zotit ka lindur ne te. Keshtu Zoti eshte brenda tij dhe ai eshte ne Zotin. Zoti i eshte me afer se vete natyra e tij. Njeriu i vertete, i perterire eshte rilindur ne Krishtin, nuk eshte ne kete bote por ne parajsen e Zotit; e ndonese eshte ne trup, prapeseprape eshte ne Zot.
E edhe pse trupi vdes, prapeseprape asgje nuk i ndodh njeriut te perterire, perkundrazi ai del nga vullneti kontradiktor dhe nga mundimi, per te mberritur ne vendin e tij te origjines. Nuk i nevojitet ndonje udhetim drejt ndonje vendi te larget dhe te harruar, qe te mund te ofroje me teper dobi, sepse Zoti do t’i shfaqet atij kudo.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...