2012-02-06

DERI KUR MUND TË TOLEROHEN FYRJET E MAQEDONCAVE...QË KËRKOJNË "AUSHVIC PËR SHQIPTARËT"

 
FLORI BRUQI
 Dy etnitetet shumicë në Maqedoni, maqedonasit dhe shqiptarët, janë të ndarë përkitazi me çështjen se kah po ecën vendi. 


Kjo bëhet e ditur në hulumtimin e realizuar nga agjencia “Rejting”, për gazetën “Dnevnik”. Aty thuhet se shqiptarët dhe maqedonasit “jetojnë në dy planete të ndryshme, kur bëhet fjalë për çështjet e jashtme dhe të brendshme politike.” 
Sipas anketës, 51 e maqedonasve theksojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, derisa 81 për qind e shqiptarëve mendojnë se vendi nuk po ecën në drejtimin e duhur. 

Lidhur me procesin e anëtarësimit dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike, 73 e maqedonasve nuk mendojnë se Qeveria aktuale nuk po punon në integrimin në BE, derisa 79 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se Qeveria e Gruevskit nuk dëshiron që Maqedonia të hyjë në BE.
 

Grafite fyese janë shkruar me spërkatës në një shitore të xhamave dhe në një parfumeri në rrugën “Maxhari”, ndërsa slogane të ngjashme provokuese ka edhe në një ekspoziturë të Bankës komerciale dhe në Shtëpinë e Kulturës

 Grafite fyese si “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është e maqedonasve”, ‘Maqedonia e pastër’ dhe kryqe, janë vizatuar në lagjen Maxhari të Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se këto grafite fyese janë shkruar me spërkatës në një shitore të xhamave dhe në një parfumeri në rrugën “Maxhari”, ndërsa slogane të ngjashme provokuese ka edhe në një ekspoziturë të Bankës komerciale dhe në Shtëpinë e Kulturës. Nga MPB-ja kanë deklaruar se janë duke hetuar rastet.
Ndërkohë një grafit tjetër ‘Vdekje për kaurët’ është vizatuar në kishën e lagjes Hasanbeg të Shkupit. Persona deri tani të panjohur për organet e rendit kanë shkruar parulla fyese në kishën Shën Kirili dhe Metodi.
 

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Banorët e kësaj lagjeje nuk kanë dashur të komentojnë këtë incident. 
 
Ata thonë se në këtë lagje jeton popullatë e përzier etnike dhe deklaratat e tyre mund të ndikonin në prishjen e marrëdhënieve.

 
Këto janë incidentet e fundit që ndodhin brenda pak ditësh. Gjithçka filloi me djegien e kishës në fshatin Llabunishtë të Strugës, pastaj në Reçicë të vogël dhe grafitet në Xhaminë e .
Fyerjet ndaj myslimanëve në Karnavalin e Vevçanit, një fshat i populluar me Maqedonas afër Strugës, kanë shkaktuar pasoja mjaft të rënda për jetën multietnike dhe multifetare të Maqedonisë.Menjëherë pas disa ditëve të Karnavalit dhe kokëfortësisë së kryetarit të saj që të kërkojë falje për këtë fyerje të rëndë ndaj myslimanëve, popullata islame e Strugës me shumicë shqiptare protestoi paqësisht në qendrën e këtij qyteti. 

Por vetëm pas protestës mediat maqedonase e kuptuan se diçka e keqe ka ndodhur ndaj shqiptarëve në Vevçani ose pak më herët në Serbi. 

Trajtimi çuditërisht nuk ishte për të kërkuar falje për ato që po ndodhin ndaj shqiptarëve, por për të kërkuar llogari pse është ulur flamuri maqedonas nga shtiza para komunës së Strugës. 

Pasuan edhe disa grafitë fyese mbi xhamitë, tentim për djegie të kishave, këngë nacionaliste maqedonase ku kërkohet vdekja e shqiptarëve, parulla ku kërkohet një “Aushvic për shqiptarët” sikur ndaj hebrenjve, grafitë fyese në mes të kryeqendrës etj. 

Edhe përkundër ftesave publike për qetësim të situatës së tensionuar, gjakrat vazhdojnë të jenë të nxehura.Pasojat nga të gjithë këto skenarë janë nga më të ndryshmet. 

Shkollat të cilat kanë përbërje nxënësish të etnive të ndryshme kanë frikë për ndonjë incident të montuar që mund të ketë pasoja të rënda, inatet politike e bëjnë të vetën (PDSH-RDK) kurse më së shumti dëme pëson ekonomia. 

Përpjekja për ta ngjallur Çarshinë e vjetër të Shkupit dështon me incidentin më të vogël mes maqedonasve dhe shqiptarëve. 

“Tensionet vërehen në qarkullimin ditor, vizitorë të paktë në Çarshi. Vitin e kaluar kur kishte probleme në Kala për çështjen e Kishës me muaj të tërë myshterinjtë nga pjesa e jugut të qytetit nuk vinin aspak. Njerëzit në vetë Çarshinë reagojnë negativisht pas këtyre ngjarjeve”, tha një artar në Çarshi.
 Përdhosjet e fundit të objekteve fetare janë të produkt i personave të motivuar politikisht nga opozita. 
Kjo është theksuar sot nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka komentuar djegiet e fundit, grafitet nëpër objektet fetare, që nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike. 

"Përdhosjet e fundit të objekteve fetare nga ajo që mund të vlerësojë definitivisht janë produkt i personave të motivuar politikisht nga ana e opozitës, të cilët nuk shohin mënyrë tjetër për të përfituar simpatitë e qytetarëve", deklaroi Gruevski. 
Sipas tij, këto janë tentime të pasuksesshme që nuk do të sjellin deri tek konfliktet. 

Ai tha se këto raste shumë shpejt do të zbulohen dhe nuk do të gjejnë përkrahje. 

"Unë do ti bëjë me dije se në atë mënyrë nuk do të arrijnë sukses për të përfituar mbështetjen e qytetarëve, por edhe në qëllimet për të krijuar konflikte më serioze", theksoi kryeministri Gruevski, shkruan Inal. 
Gruevski ka komentuar edhe problemin e emrit dhe qëndrimet e palës greke. 

"është i qartë qëllimi i Greqisë se në këtë periudhë nuk dëshiron marrëveshje konkrete me Maqedonisë, e cila do të debllokonte procesin. Greqia po dëshiron që të blejë kohë dhe të paraqitet si konstruktive. Kjo nuk do të zgjas shumë dhe do ti kthehet si bumerang", theksoi kryeministri Gruevski.
 

Rritja e besimit të ndërsjellë dhe tolerancës në përgjithësi është një proces i gjatë, por analistët komentojnë se e vetmja zgjidhje është të mos mbetemi pengë e individëve. 


 nspektorët doganor mbrëmë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të barërave të falsifikuar, gjatë kontrollit të bërë ndaj nj veture me targa te Tetovës te pikëpagesa rrugore në autostradën Shkup-Tetovë.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy kuti të kartonit dhe një qese najloni me 824 tableta Viagra 100mgPfizer, 384 tableta Cialis prej 20mg, 147 qese gel Kamagra 100mg, Oral al Jelly dhe 168 tableta Levitra 20mg, njoftoi drejtoria e doganave të Maqedonisë. 

I dyshuari i ka ofruar barërat nëpërmjet shpalljeve të publikuara në mediat elektronike dhe gazeta, ndërsa pastaj pasi i ka siguruar ilaçet ua ka dërguar blerësve me anë të postës nëpër shtëpi, raporton Zhurnal. 
Ilaçet i ka shitur nga 1400-1500 denarë, ndërsa nga e gjithë shuma e përgjithshme e shitjes së këtyre ilaçeve ai do të fitonte rreth 518.400 denarë ose rreth 8500 euro. 

Gjatë hulumtimit të këtij rasti është ardhur në konstatim se shumë prej fytyrave publike dhe politikanë të ndryshëm i kanë shfrytëzuar këto ilaçe duke i porositur me telefon. Pas analizave të bëra është konstatuar se këto ilaçe janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

 
 Përfaqësuesit e Organizatës joqeveritare “Illiyricum Libertas”, nesër do të paraqiten para gjykatës së Shkupit. Në këtë gjykim janë të përfshirë katër përfaqësuesit e kësaj organizate të cilët policia i akuzon për vendosjen e grafitëve për “Shqipëri të Madhe”. 

“Nga katër anëtarët, vetëm tre prej nesh kanë pranuar thirrje që nesër të jenë prezent në seancën e gjykatës hetuese, nga e cila varet edhe ecuria e mëtutjeshme e këtij procesi. 

Edhe pse unë si kryetarë i Organizatës nuk kam marrë thirrje për në seancën e nesërme, unë do të jem së bashku me aktivistët e mi nesër në ora 9”, tha për “Zhurnal plus”, Valon Kurtishi, kryetar i Organizatës “Illyricum Libertas”.
Aleanca “Kuq e Zi” e konsideroi si “skandaloz” faktin që flamuri shqiptar nuk ishte prezent gjatë të gjithë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.

Skandaloz dhe përdhosje të simboleve kombëtare e ka quajtur Aleanca “Kuq e Zi”, faktin që flamuri shqiptar nuk ishte i pranishëm gjatë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.



Reagimi ka ardhur përmes një deklaratë për shtyp të AK, e cila akuzoi ministrin dhe veprimin e vlerësoi si një “turp kombëtar”.
Sipas AK, kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.



 



”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë. Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”- thuhet në deklaratën e AK.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...