Buzëqeshja e fëmijës
Mardena Bardhyl Kelmendi u lind, nė Berat nė njė familje patriotike me tradita intelektuale. Kėngėtare e talentuar nė Shqipėri, pėrjetoi nė moshė tė njomė traumat e persekutimit komunist dhe emigroi tejmatanė brigjeve tė Adriatikut, nė Itali, ku merret me krijimtari letrare e artistike, si dhe me afirmimin e kauzės shqiptare nė botė. "Fala qė tė jetoj", ėshtė libri i saj i parė, pas tė cilit pasojnė themelimi i disa gruplistave nė internet, bashkėveprime pėr ta parė dritėn e botimit disa antologji poetike, kontribute konkrete pėr afirmimin e femrės shqiptare nė botė, veprat: "Ēasti im shekullor", "Nga shpirti nė shpirt", etj. Autorja gėzon vėmendjen e kritikės nė Itali, SHBA, Danimarkė dhe Rumani, ku ka fituar njė serė shpėrblimesh dhe prezantimesh. Po kėto ditė diēka nga krijimtaria e Kelmendit ėshtė botuar edhe nė Romė, si pjesė e antologjisė trigjuhėshe “Gjuha e dashurisė poetike", vepėr e 19 autorėve nga tė gjitha trevat shqiptare nė diasporė.
Shpirti i fjalës dhe princesha e ndjeshmërisë
Thonë se vajzat dhe bilurët janë gjithmonë në rrezik: mund të thehen. E këtillë duket edhe autorja e këtij vëllimi – një shpirt i brishtë, i ndjeshëm, i frymëzuar. Mardena Kelmendi është ndjeshmëria lirike e shqiptares që i godet intrigat, injorancën dhe pandjeshmërinë: Lermë të të shoh me hijen e dyshimit/ Që ty mos të të quaj pabesi! (Lermë). Fjala e saj është triumf i imagjinatës, ngashnjim i dashurisë dhe kushtrim kundër tradhëtisë. Ngreu, o Zot: shpëto shpirtin t’em prej të pa-besit! - shkruante Konstatntin Kristoforidhi, duke i përkthyer në mërgim Psalmet e Biblës para 140 vitesh (Psalteri, Konstantinopojë, 1872). Edhepse ka kaluar nëpër faza tendencash për thyerje, ajo ka ditur t’i bëjë ballë situatës duke krijuar vlera hyjnore. Lirika e saj erotike është e përmbushur me luciditet dhe ndjeshmëri. Duke e deshifruar shpirtin e saj poetik, lexuesi parashtron disa pyetje që të joshin ta kuptosh jetën si një libër që të mëson të dashurosh duke u mahnitur: Si e bëre o Zot kaq të ëmbël femrën, për ta puthur me mjaltën e shpirtit?
Gruaja, poezia dhe shpirti. Shpirti, familja dhe atdheu. Diaspora, dashuria dhe atdhedashuria. Shpirti i fjalës dhe fjalët e mbushura me shpirt. Mendime, kujtime dhe pak shpirt. Ç’është shpirti? Mardena është poetesha që e kërkon mrekullinë. Ajo është princesha e diasporës shqiptare që din të na mahnisë përmes ndjenjës së ndjeshme të ndjeshmërisë. Ku janë vlerat e mërgimit, magjia e fjalës dhe fuqia e dashurisë? Ku janë ata që s’janë? Ku është shpirti i dritës dhe busolla e shpirtit? O shi, o diell/ o ishull që lundron/ me kukulla dykëmbësore që zhyten/ sillma shpirtin/ në token që më pret (Sillma shpirtin). Thonë se ilaçi më i mirë për shpirtin është nxitja e trupit.
Trup e shpirt. Trupat tanë u përpinë nga valët e ngrohta të atij deti tropik/ Duart tona lëviznin nëpër gishtërinjtë me mijëra gjuhë...(Ne mund të takohemi përsëri). Ajo që ndodhi më pas nuk përshkruhet dot/ se i përket një gjuhe të pafolur/ të pashkruar/ të paharruar. (Po aty: Ne mund të takohemi sërish). Shpirti është jetë dhe jeta është shpirt. Tri janë elementet që e përmbajnë jetën: ajri, uji dhe ushqimet. Dy janë elementet që e përbëjnë poetin: shpirti i fjalës dhe dashuria. Dashuria e Mardena Kelmendit kaplon përmasa kozmike. Një vallëzim hyjnor nga koha e njerëzimit/ rruga e qumështit të dritës së shpirtit/ rrëshqiste nën vallen e trupit/ gjuhëve të valëve dhe Shpirtit të Madh. (Po aty).
Ajo puthje plot zjarr me lutje magjike
Duke komentuar korrespondenën e botuar, konstatojmë se sipas Rina Ahmetit, Mardenena “ka disa cilësi që ndërlidhen me intuicion, largpamësi, thellësi meditative e shpirtërore”: Ajo rrahje, dridhje/ atë natë me ty/ ndriçimi i hënës yjet humbi/ t’i hodhi ty në sy (Dashuria ime). Puthja është arti që e kall zjarrin nën lëkurë. Në ndjeshmërinë e saj lirike fshihet mjalta magjike e dashurisë, dashuria e saj e parë, e paharruar dhe e denjë për ta përkujtuar përjetë: Ajo puthje plot zjarr me lutje magjike/../ Ngeli e pashuar dashuria ime e parë...(Dashuria ime). Unë mendoj se përjetësia ka lindur në fshat, thoshte Luçian Blaga dikurë (Io credo che qui nel villaggio l’eternita sia nata).
Ne mendojmë se shpirti i fshatit është shpirti i kombit. Nuk e dimë në i ka rrahur Mardena rrugët e fshatit shqiptar për ta përjetuar dashurinë e atdheut, por e dimë se din të dashurojë, se din ta përjetojë dashurinë, se për dashurinë ndaj Shqipërisë shpirtërore, që nga Janina e deri në Prishtinë, din ta japë esencën e jetës, atë që ma jep ti/ dashuri (Dashuroj). Sintagmat që ndërlidhen me shpirtin poetik të Mardenës t’i përkujtojnë do tituj librash e lutjesh konfesionale: Të falënderoj o shpirt. Shpirt i Shenjtë, Me shpirtin në buzë, Ekzili i shpirtit, Busolla e shpirtit, Dritaret e shpirtit, Nga shpirti në shpirt. Mardena është poetesha që e kërkon mrekullinë. Ku janë shpirti i fjalës dhe busolla e shpirtit? Sillma shpirtin: O shi, o diell/ o ishull që lundron/ me kukulla dykëmbësore që zhyten/ sillma shpirtin/ në token që më pret. (Sillma shpirtin).
* * *
Mardena Kelmendi është një nga poeteshat më të njohura të diasporës shqiptare. Sipas Vasil Qesarit, është bijë e një familjeje të persekutuar, që e pat ndjerë deri në kockë përçmimin e përbuzjen e shoqërisë totalitare. Është e stërmbesa e Konstandin Kristoforidhit (1827-1895) dhe e mbesa e profesorit shqiptar me prirje të theksuara proamerikane, Kostaq Stefa, viktimë e diktaturës staliniste. Ajo është e bija e Nënë Terezës së Triestës (Vitore Stefa Leka), dhe e mësuesit të persekutuar kosovar, Bardhyl Kelmendi. U lind në Beratin e Babë Dudë Karbunares më 1863, në gjirin e një familjeje patriotike me tradita të lashta intelektuale. Qe këngëtare e talentuar në Shqipëri, i përjetoi në moshë të njomë traumat e persekutimit komunist, emigroi tejmatanë brigjeve të Adriatikut, jeton në Itali, ku merret me krijimtari letrare e artistike, si dhe me afirmimin dhe mbrojtjen e kauzës shqiptare në botë. Para tri vitesh iu botua shqip libri i parë, Fala që të jetoj (2003), kurse një vit më vonë, vepra e saj e dytë, Çasti im shekullor. Është laureate e disa çmimeve letrare, aktiviste e Lidhjes Shqiptare në Botë, si dhe presidente e shoqatës “Shote Galica” në Treviso të Italisë.
Thonë se shkolla është instituti i lartësimit të kombit, por ajo nuk pati mundësi t’i ndjekë studimet. Sipas eseistikës rumune, qysh si fëmijë kishte prirje muzikore, ngase vjente nga një familje që maifestohej haptas kundër regjimit komunist. Mardena Kelmendi është bashkautore e disa vëllimeve (siç është antologjia e poetëve shqiptarë në mërgim, La metafora fuggita). Nga librat e saj shquhen: Perdono perche devo vivere, Nelle orme del sospiro, Il mio attimo centenario. Në shenjë mirënjohjeje të veprimtarsisë së saj, autorja gëzon vëmendjen e kritikës në Itali, SHBA, Danimarkë dhe Rumani, ku ka fituar një serë prezantimesh (në revistat Poezia (Jash), Oglinda literara (Fokshan), Vitralii (Rëmniku Sërat), Albanezul / Shqiptari (Bukuresht). Sipas eseistit Marius Qelaru, lirika e saj shquhet përmes mënyrës në të cilën pikturohen në varg degdisja, pritja, dashuria, përkatësia ndaj atdheut të lindjes, përmes mënyrës në të cilën e kërkon muzikalitetin ajo i afrohet atdheut që ka adaptuar.
Cila është fshehtësia e poeteshës, shpirti i së cilës flet shqip? Ajo del fshehur te porta të të shoqërojë me sy, i falet jetës e Zotit që mendon për ty, fluturon në ëndrra duke të kërkuar, përshëndet lartësitë duke të ftuar, dhe sa herë i këput kopsat e qiellit, ta mbush zemrën me dëshira të çmendura, ta dëbon frikën, ta mbëlton dashurinë, të kërkon pranë buzëve ku ti i rri, dhe me ty e zhveshur bën dashuri. Mardena Kelmendi e injoron pandjeshmërinë, e mund të pamundurën, mbledh fuqitë e fundit dhe i thotë vetes Ti duhet të jetosh. Ajo i përkujton puthjet e buzëve të përkryera buzë detit, dhe valët e dimrit që s’i fshijnë dot. Ajo ta përkujton engjëllin, besimin dhe dashurinë; ajo e krijon jetën dhe ta përkujton të vërtetën.
Libri i saj është një album impresionesh personale, realizimi i një ëndrre në hijen e saj, ëndrra që s’është ëndërr, por përjetim. Aty është koha pa kohë e vendi pa vend, befasia e pluhurit kozmik, pafundësi planetesh me jetë e dashuri, dashuri e mbëltuar nga fjala e saj. Dashuria në vargjet e saj shëmbëllen me degdisjen e zhgënjimit, me detrat e largimit, me anijet e shpresës dhe shpresën e zgjimit. Autorja ka një shpirt të trazuar që s’din të gabojë. Ajo ka atë që e kemi edhe më parë: frymëzime të larta dhe ndjeshmëri të thellë. Ajo e mund heshtjen me fjalë të panumërta, ngase fjala e saj ka energji solare. Ajo është shqiptarja që e mund pabesinë, dhe e lumturon fjalën me fjalë, ngase fjala e saj ka lëvizje në një jetë të përjetshme e harmonike.
Çasti im shekullor është një libër që inkorporohet në spektrin e veprave të rralla të diasporës poetike shqiptare. Fjala është për një album të bukur poetik, i pajisur me një medalion bibliografik të Kolec Traboinit, me një parathënie të pasur të Vasil Qesarit, me kopertina luksoze, me një cilësi të lartë letre, dhe me 136 vjersha në të cilat defilon shpirti shqiptar i frymëzimeve të larta dhe ndjeshmërive të thella. Jo për metafora, trope e figura tjera stilistike e kemi fjalën, por për fjalët e ngarkuara me fjalë, dhe për shpirtin e fjalës së ngarkuar me shpirt.
Fjalët e Mardena Kelmendit ngërthejnë një shekull të ngarkuar me një shqetsim të pambarimtë. Merri vargjet, porosit parathënësi i Çastit të saj shekullor, lexoji me vëmendje e, pas tyre, si në një prapaskenë të mbuluar nga perde të rënda, do shohësh personazhet e jetës,, dramat e përjetuara, dhembjet e pasionet, vajtimet e gëzimet, ditët e zymta e ato me diell; stuhitë, çarjet e reve, vranësirat e, sigurisht, shiun gri që bie papushim. “Nga shpirti në shpirt” është libri i saj i parë që del në Bukureshtin e rilindasve tanë. Përkthimi në një gjuhë të huaj i një krijuesi shqiptar është shansi i afirmimit të letërsive të vogla. Është një rast i gëzuar për afirmimin e kulturës sonë në botë, për ta kuptuar të vërtetën se përmes artit të fjalës, Mardena din të dhurojë një pjesë të shpirtit të saj me fuqi magjike.
Babait tim...
Madi
Gjethet...
Mbreteron akoma kjo ngjyre e blerte ndjesi e shprese
vjeshta ka dite ane-gjethesh qe ndaloj hapin
oh c'ngjyre kane krijuar lare ashtu mengjeseve me vese
e muzgut rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin
Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin
nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin
cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte
dhe pastaj pushon kur dielli prap del e ngroh ende ne stinen e arte
Vjesht e kenges poetit ti hyne ngadale keshu si fllad shpirteror
grykezave enderruese perzhitura nxehtit dhe kaq larg atdheut
Tregome te lutem ke zbritur luleve te Mangalemit dhe mbi Tomor
Stina mbi qytetin e lashte kengeza jote ze i te bukures se dheut
Lumit pasqyre e mrekullive goricare dhe lemit shamatas
thuaja nje peshperime timen nga ky varg i vjeshtes veneziane
sillma flladin e kerkuar limonades bahces time qe melodine te ngas
dhe lerme keshtu mbi vargje poetesh frymezuar...
Tak Tak Tak....
Oh...!
Tak.. tak... tak..
...dhe melodi e eres qe kreh floket drejt perendimit
Mbasdite verore ti qiellin vesh
me mendafshin e kuq
ngjyrë e moshes time ...
Largesi....
Ti nuk njeh ende perendimin e nostalgjisë
si ta lodh zemrën…
Ti nuk njeh shpaten e saj,
që pret çdo dëshire
Ti nuk e njeh stinën e mërgimit
se si lulëzon thatë rrenjët e jaseminit…
Sikur njëhere ti të kaloje tek unë,
kufinjtë e mendimit ndare pa koh
rruga jote do ndalte
në një qytet
pa rrugica....
Atëhere do kuptoje këtë gjuhë dallgesh
oqeanike...
me klithma shtegëtimesh pa fund…!
Larg kaq larg nga miq e toke e dashur
nga kull e lotëve dhe kuror e dashurisë
me 44 fije te fildishte vendosur mbi te
Larg nga dhembshuria e dhimbjes
ku ulen netet...
...në dritaren time të nostalgjise
e shikoj pafundesitë e udhëtuara në koh!
Te kam thene...
Atje...
Buzëqeshja e fëmijës, drejtë nënës është robëri e përjetshme për të. Aty lidhen shpresat, ëndrrat, dashuritë prej nga nisë e merrë vrullë jeta. Ajo hynë në shpirtin poetik, merrë frymë, gjallëri, merr shpirtë nga shpirti i poeteshës dhe hapronë hapsirave të bardha si mision i një vërtetësie artistike të një shpirti poetik. është shpresa e jetës, rrezja e parë, Alesio i cili hynë në prologun e librit dhe bëhet vargë;(Je ti lumturia, je ti muze e frymëzimit tim je ti poezia, Alesjo biri im!)

Ate, tani s'te shoh me, sepse ndoshta ne realitet se kam bere
tani pushon ne nje jete plot jete, At i im kaq larg dhe kaq embel afer meje
me syte mbeshtetur tek mua je prezent ne zemren time
sekondave frymarrjes nga ty dhuruar
ku eshte ai trishtim qe mbaje mbi qepalla
ketyre syve te mi i je prezant me shume
At i jetes time At i te nesermes time, i hapave te mi
ne rruget e faljes dhe te dashurise
une po te kujtoj dhe po te mendoj
Ate i im tani je larguar kaq shume nga une
pa me thene asnjehere ku te dhembi
pa i thene azgje kesaj toke qe te ka mbeshtjelle
ne kemi luftuar, kemi kenduar dhe kemi humbur ndoshta me pare se te takoheshim
At i heshtjes time dhe i frikes time
ne nje nate ku gjithshka humbi ne azgje
une te humba ty dhe aty ndjeva qe te fola
Ate i denje te ishe At i nje foshnjeje qe qan e qesh
sa imagjinime me kthehen sot nga ty dhe nostalgji
rrezoheshe ne kembe ,si beje atehere? si beje atehere !
Sa koh ka kaluar At i im ekziston sot koha mes nesh?
kjo rrote vazhdon te rrutullohet
qarje ose dritherime e mjekres kur ndjej vetmine
sa mistere duhet te perballoj akoma
sa hidherim me ke lene nga kujtimi atij takimi ne ate karige goxhduar
lidhur kembe e duar
tani koha jone pa zhurme me , me ndihmon
sepse heshtja jote eshte heshtja ime
xhestet e tua
i ndjej te mijat
kaloj nate ne kete heshtje kujtimesh
baba te lutem ndihmome te fal dhe pse ndjej ta kem bere
Une nuk dua qe mekati im te mos te kete gjykim
dhe nuk kerkoj aleate ne luften e jetes time me vehten
po beme qe mos keme urrejtje dhe falme
urtesine perulesine ne suksesin tim mbas rrezimeve
nje grua pyet per lumturine e dhembjes qe ka
tek qiejt qe jane te ngjashem me te
fytyren i kthen atyre yjesive duke abandonuar trupin e saj
e shpirtin paqes drejt ujrave paqesore me reflekse qiellore
Ati im krijese e kesaj brishtesije une e jotja bije
me kete peshperime qe kembejme kohes tone keshtu
kemi super-ngjashmeri
pikerisht kur pikez e lotit ngrin kristaline bebes se syrit tend
dhe reshket mbi buzet e mija malluar
At i im ku je tani...
qendrome keshtu shpesh mbi buze
kur puth fletet te shoh shpirtin tend te pikturuar
te ndjej qe Ti kurre s'me ke munguar edhe pse kurre s'munda
S'munda perkedheljen dhe doren tende per ta shijuar
Ati im ve doren ne zemer te marr force te Ty sa here jame rrezuar
...je tek mua At i im.... te dua.

Une nuk qaj shpesh ta dish ti mik besome
po perball mallit dhe vargut zemra me pikon
vertete ,si para pasyres me avull te mbuluar
me ben ky varg te shoh vehten, po kaq te malluar
Ty mik i mire qe ti kepus castet te tilla, befasisht
te gjindemi njejt ndjesisht nuk eshte rastesisht
... e kjarte dhe po kaq e vertete
dritares tende nuk i trokas sepse ...udheve te tua jam dhe vete
E degjoj oshetimen e dhembjes mistereve ne mergim ku gjindem
dhe sa here kam lot e mall , frymezimit vec i bindem
se vetem keshtu e di qe dhe ti i degjon notat e mija
te njejta ndarjet, dhembjet, po edhe gezimet
....ne te njejt qiell qe na dha drite dashuria
Atje i lashe te gjitha gdhendjet qe deshirat mi morren neper duar
atje rinine e preka , mekur dhe pse kaq e dashuruar
me koken kthyer prapa eca ngadale duke hikur ...
ku urrejta dot s'me rrezoj
sepse besimi , forca Qiellore mburoje shpirtit me qendroj
Pra miku im ,jam ketu sic ti atje, ne ecje kohore
dhe me ty shpesh edhe heshtur flas
kur kam lot e kenge te tilla miqesore
gjej edhe diku vehten kur me ty mallin ngas
Dikur gdhime nen pjergullat e kujtimeve
fjale te pathena diku... qytetit pa ze
te lexuara zhureshem sot nga kembe qe s'na njohin, si njohim
ato enderra te paprekura ngrira ne trotuarin e pluhurosur
nga buze qe na lane , e si puthim dot kurre me
sot kujtimeve qe mbledhin ndihemi te persosur
I lame egoistes jete dhe te paekzistueshmes koh nje brenge
si kenge himni rinise humbur qe malli vete ta kendoj
cative e rrugicave tiranase sot s'ka me pellumba
Pra miku im i heshtur nen pemet e bulevardit kur nje kafe i vetmuar ta pish
jam aty ne shoqerine tende mbeshtetur mendimeve gjithmone
.... s'je vetem ta dish!
Madi..

Oh ..ti furtune me ajer vjeshtak
qe rrezon padukeshem gjethet
te verdha ne te kuq te etheve
lene nga kenget e pranveres
ti qe zgjon endrrat e palosura
ne ujrat Mediterrane
ku ngrijne pas pak dhembjet
qe rrezon padukeshem gjethet
te verdha ne te kuq te etheve
lene nga kenget e pranveres
ti qe zgjon endrrat e palosura
ne ujrat Mediterrane
ku ngrijne pas pak dhembjet
Nese ..do te isha nje gjethe
te rendja me ty cmendurisht
nese nje re do te isha...
... te shihja vrapimin tend
nje dallge e forces tende te behem
dhe me ty te ndaj pulsin e potences Natyre
ngjan si ne nje gjume te embel deshira
me kete lutje .. pa ze

Te lutem me hidh si nje valez e rrembyer bregut tim
dhe si nje gjethe atje fluturome
si nje re me mbaj e lerme mbi heshtat e jetes
me deshiren tende sot te cmendur furtune
edhe mua mbulome
sepse deshirat avullojne
dhembjet behen kristalina ...

Kur troket stina e bardhe
mban arome ndarje ...
dhe une te dedikoj kenge
embelsisht te trishte
merri si gjethet mendimet e mija universit
dhe kthehu me peshperime pranvere perseri
sepse une di te perkund cdo cast djepin e jetes
me ninanullen poezi...

Vjeshte e Poetit...
vjeshta ka dite ane-gjethesh qe ndaloj hapin
oh c'ngjyre kane krijuar lare ashtu mengjeseve me vese
e muzgut rete e argjenta maleve peshperitjet verore kapin
Luajn pushbardhat me eren qe fryn dhe gushen ma perkedhelin
nje gjethe qe keputet dritares perendimit, ngadale buzeve ma hedhin
cicerime e trembur nga shiu i rrembyer therret tek pisha e larte
dhe pastaj pushon kur dielli prap del e ngroh ende ne stinen e arte
Vjesht e kenges poetit ti hyne ngadale keshu si fllad shpirteror
grykezave enderruese perzhitura nxehtit dhe kaq larg atdheut
Tregome te lutem ke zbritur luleve te Mangalemit dhe mbi Tomor
Stina mbi qytetin e lashte kengeza jote ze i te bukures se dheut
Lumit pasqyre e mrekullive goricare dhe lemit shamatas
thuaja nje peshperime timen nga ky varg i vjeshtes veneziane
sillma flladin e kerkuar limonades bahces time qe melodine te ngas
dhe lerme keshtu mbi vargje poetesh frymezuar...
Tak Tak Tak....
Oh...!
Tak.. tak... tak..
...dhe melodi e eres qe kreh floket drejt perendimit
Mbasdite verore ti qiellin vesh
me mendafshin e kuq
ngjyrë e moshes time ...
Largesi....
Ti nuk njeh ende perendimin e nostalgjisë
si ta lodh zemrën…
Ti nuk njeh shpaten e saj,
që pret çdo dëshire
Ti nuk e njeh stinën e mërgimit
se si lulëzon thatë rrenjët e jaseminit…
Sikur njëhere ti të kaloje tek unë,
kufinjtë e mendimit ndare pa koh
rruga jote do ndalte
në një qytet
pa rrugica....
Atëhere do kuptoje këtë gjuhë dallgesh
oqeanike...
me klithma shtegëtimesh pa fund…!
Larg kaq larg nga miq e toke e dashur
nga kull e lotëve dhe kuror e dashurisë
me 44 fije te fildishte vendosur mbi te
Larg nga dhembshuria e dhimbjes
ku ulen netet...
...në dritaren time të nostalgjise
e shikoj pafundesitë e udhëtuara në koh!
Te kam thene...
Te kam thene ku i morra fjalet
hyra ne dallget e detit dhe nga krahet e keputur lodhjeve
endrrave pergjysmuar...ne fluturim
mblodha pendet e pulbardhave mbytur ....
ngjyeja ndjenje e shkruajta nje varg
Ta kam thene posi jo,ku e morra peshperimen
ererave vjeshtake qe afrohen shpejt
shpirtit qe provon nxehtesine e mallit
buzet e zhurritura mbeshtet, mbi fleten e njomur nga lotet
balsam per to behet kenga
...krijohet dhe nje varg
Prevazit ku dielli mbyll kanaten
une i le nje krah mbeshtetur...te shoh atje ,
ku nje fjale ende pa thene me ka mbetur,
po edhe heshtur ...e di qe Ti ma kupton
nuk dua ta hap me kete perde komedie vjeterruar,
e shtyj pak mendimin dhe...
... prap kete varg ta kam dedikuar
Kete s'ta kam thene ...
sa here te duash nje reze te ngelur pas atij perendimi
ku ngelet varur nen qerpiket e mi e reshket ashtu e ngrohte
prite, ne duart e tua te padukeshme per ta keputur ,
ashtu si di, e si jep heshtur dhembje
pije me eks perseri..si kupe ''zhgenjimi''
po munde ta kalosh deri ne psheretime
Dhe ec e mos e quaj pastaj varg,
kur yjet me ndihmojne .....
te ndjej aromen e jetes mengjeseve
kete jo, s'ta kam thene !

Kur hidhet shpirti nga frekuencë e xixëlluar
Fjalë merak i një yllësie të vecuar
Mesazh i koduar
Diku
Dikur bashkëtrazuar
Diku
në vendin e takimit "atje,,
Dikur
Humbur... Në kërkim!
Fjalë merak i një yllësie të vecuar
Mesazh i koduar
Diku
Dikur bashkëtrazuar
Diku
në vendin e takimit "atje,,
Dikur
Humbur... Në kërkim!
Sazan
Renda me shpresën se erdha tek Ty,
ashtu sic do dëshiroje,
me një tufë impresionesh
e rrezatim të heshtur hënor,
nën qiellin e hirtë të një nate dhimbje,
për të ngjallur një buzëqeshje
paralajmëruese të një dite me agim të lëbyrtë
nga...
...përlotja e qeshur e zemrës.
Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e perëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
Kthehu përsëri!
Gërvish asfaltin tek këmbët zvarris në ikje
ke përciellë shpesh herë barkat e shpresës
ikjes time mos i thuaj Lamtumirë
Unë do gërmoj në thellësi të tokës përsëri
zgjimin tjetër ta bëj tek Ti!
Liqeni artificial i Tiranes

Sa here erdha tek ti
Dhe zerin u a mora zogjve
Dhe fola me ty ne vetmi
Dhe pyllit ja njihja çdo qoshe
Tani ti po thahesh ngadale
Te lutem liqen , mos vdis
Te shohe qytet' i pa lar
Fytyren e bere aq pis...
Liqen i mbetur pa kenge
Te lutem, te lutem mos vdis!
Por , ti me hedh heshtjen e zeze
Dhe shpresen e fundit ma gris
Dhe zerin u a mora zogjve
Dhe fola me ty ne vetmi
Dhe pyllit ja njihja çdo qoshe
Tani ti po thahesh ngadale
Te lutem liqen , mos vdis
Te shohe qytet' i pa lar
Fytyren e bere aq pis...
Liqen i mbetur pa kenge
Te lutem, te lutem mos vdis!
Por , ti me hedh heshtjen e zeze
Dhe shpresen e fundit ma gris
Pagoje gabimin
Duke ndare ditenetet me ty
Botet tona u ndane me shume
Iluzionet e mia mbeten aty
Ne mjegullen kohe, humben pa gjurme
Enderra ime e pare!
Lulet ne pranver ' te jetes!
Sa rende u genjeve!
Madi
sa large te vertetes!
Miqesise...
Botet tona u ndane me shume
Iluzionet e mia mbeten aty
Ne mjegullen kohe, humben pa gjurme
Enderra ime e pare!
Lulet ne pranver ' te jetes!
Sa rende u genjeve!
Madi
sa large te vertetes!
Miqesise...
Ne rrugen e Durresit u ndame miqte e mi
duke rendur drejt kohes qe tabllo endrrash kishim krijuar
trotuarit tashme thyer i lame zerin tone jehone ''do te vij,,
duke qeshur e qare me ndjesite rinore pa shijuar
supit djaloshare derdheshin floket e arte te mikes
buzen e lamtumires mbeshtetur ne gjoksin tij
kur u ndane atje ku gjeten rrugen e ikjes
mbas mjegulles vjeshtake lane te bukurin kujtim
Ate cope qiell me vehte e morrem si pentagram te kenges
largimin me ju miq e jetova pa menduar
kur rrugeve te ftohta do ecja
ne rrudhat e gjalla te brenges
morra kitaren duke vene notat
'' sa me keni munguar
sa me keni munguar....,,
Kam ardhur te gjej kaq here nje lot te pa thare ende
sy mbeshtetur Dajtit, bulevardit,
pazarit vjeter emrin e tyre belbezoj
zhurme qe heshte brenda meje dhembeshem
rrjedha e lumit Lane ashtu lodhur derdhur ne dete
kengen e mallit per ju brigjeve te tjera ma dergoj
sjell perseri ketu zerin tim te kenges se malluar
dedikuar brezit tim ne emer te miqesise
rinine venitur tashme prane nesh merguar
te ndjej shijen e atdheut qiellin e dashurise
dhe ri-kendoj perseri ne emer te Miqesise

Besim...
Tani shkoj te fle
...dhe pse eshte dite
qetesisht me doren tende futur ne shpirtin tim
duke lene te kuqte e mullages
puthur nga vesa e mengjesit ende jashte
Falem...
...falem qe ata shpirtera te shpetojne
shpirtrat e agimeve
mbas perendimeve ku mjegullat shtrihen ne kanalet e kujteses
pa trup, pa endrra
deshirat i le te lira si ushtaret antike
qe s'mundet ti kapin
cdo vale qe si ty kthehet dhe nje shpirt shkon
e neper vale ti shkon e nje shpirt kthehet
duke kapercyer furtunat e matane kohes
ti je perseri fjale e bukur e jetes ...
Besim