Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/03

Nga Flori Bruqi:Ç'është kriminaliteti kibernetkë në botë,Shqipëri dhe Kosovë?




KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME

Themelues i kibernetikës është Hajnc fon Ferster (Heinz von Foerster), "Sokrati kibernetikes"


Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë.

Përdorimi i teknologjive të reja tëinformacionit1 dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme.



Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.

Klikoni:
systemics
http://www.gazetastart.com/fotolajm/sulme_kibernetike1.jpg

Kosova dhe krimi kibernetik

http://www.youtube.com/watch?v=ReHkCYLtkVU

Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji “e liberalizuar” prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie.
http://www.grenchen.net/blog/wp-content/uploads/2009/07/computer_kriminalitaet-200x150.jpg
Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.
http://www.franko.lviv.ua/ujcl/num3/imag_e1.gif
Në këtë artikull do të përqendrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit).
http://www.dailyworldbuzz.com/wp-content/uploads/2009/11/cyber-monday-toysrus1-499x305.jpg
Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik.

Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që “e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët”. Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që “të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal”. Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij.

Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEjiFDDaDirGDPeV5-v7okrqsGOfvy7Ij27GeWMjTpHh8Qw4l0Qx9RzZJmAgEjxiJWlrzO3z_Rqfg72N37_QKc775GuptZEAIjhUrWYoLtYefFVINXl0L8LVds29T_ywJG8HCskDDT8uwSM/s400/hack2finished2.jpg
Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtëteknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë.

Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: “E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë”.

Jo thjesht krim informatik Pra, ç’është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni?
http://bmc.shkoder.net/img/ws_ftp.jpg
Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj., mundohen t’i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).

Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën
ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.


Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër, prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP2 etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë të arsyeshëm kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim, teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji “best effort”.
http://www.dailyworldbuzz.com/wp-content/uploads/2009/11/cyber-monday-amazon1-500x328.jpg
Kjo do të thotë që në konceptimin e saj “bëmë atë çka mundëm” për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si “rrjeti i rrjeteve” dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.
http://www.kinosiska.si/uploads/image_cache/05f5fc2ee72c0a33ccd712aaf88acd46.jpeg
Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali.
http://home.izum.si/COBISS/OZ/2002_1-2/html/clanek_02-3.jpg
Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast?

Kina, vendi nga i cili autori kreu krimin; Zvicra, vendi ku ndodhet viktima; apo Italia, vendi ku u realizua rezultati?
http://cokaj.shkoder.net/images/ac/art/njeriu_me_chip.jpg
Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakord për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti?

Përgjigjja nuk është shumë e evidente.

Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit, atëherë kemi prekur thembrën e Akilit.

A është përdoruesi i ndërgjegjshëm për pasojat që mund t’i sjellë përdorimi i Internetit?
http://deviator.si/2007/12/05/robot_partner/rbtprtnr07.jpg
Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. Edhe bankat të prekura Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të “thyhen”, gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.

Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet,siç është dhe rasti i‘e-banking’,
i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në programet e bankës.

Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar: krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët,më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të.
http://www.joinjoe.de/Gallery/Girls/jamie2/images/Jamie%20Lee%20Curtis%2040.jpg

Keqperdorimet e femrave në internet...

Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e programeve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme.
http://www.dailyworldbuzz.com/wp-content/uploads/2009/11/cyber-monday-best-buy-500x473.jpg
Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj.

Lista e motivimeve është e gjatë. Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura administruese e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë.
http://www.kvarkadabra.net/images/articles/Luka-Kjoto-image001.jpg
Në emisionin në fjalë u soll si shembull me të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si “administrimi nëpërmjet frikës” (fear management).

Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore.

Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil administrimi të përqendruar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal, ashtu dhe atë profesional.

Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori njerëzor ka një rëndësi të rangut të parë.
http://www.krokodili.com/wp-content/uploads/2009/12/Komanda-e-Hap%C3%ABsir%C3%ABs-Kibernetike.jpg
Teoria e trekëndëshit Për t’iu rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t’i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë.

Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një bashkërendim të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël,të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.

Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër:
në njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përdoruesit;në motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit;
në vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti; mund të nxjerrim përfundimin, që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një terren shumë tërheqës për kriminalitetin.

Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik. Anonimiteti që ofron Interneti, bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë në dorë frenat e këtij fenomeni.
http://pentrexyl.net/wp-content/uploads/2009/08/musomaarusha.gif
Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit ‘e-banking’ të bankës.

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Pasi përvetësuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare ‘on-line’ për t’i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali.

Në këtë fazë duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash.

Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud – Crime Report4, 43% e shumave të përvetësuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$. Pra, është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore.

Është e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik.
http://www.telegrafi.com/fo/bote/f.0530004949734_m.jpg
Mesazhi, i cili deshëm të përcillnim, është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj.

Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit.

Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare.

Për këtë është e rëndësishme të konceptojmë një arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional,dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik, duke mos harruar dimensionin njerëzor.

Lexoni edhe këtë:

http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/economiccrime/judicialcooperation/projects/proseco/1797CyberAlbaniaAgendaALB.pdf


Vendi i sigurisë së informacionit në strategjinë e sigurisë kombëtare

Solange Ghernaouti – Hélie**

Në njërin krah siguria kombëtare si koncept, konsiderohet si garante e ushtrimit të të drejtave të njeriut e si e tillë është një nga detyrat më të rëndësishme të një shteti. Kjo garanci, sipas nenit 12 të deklaratës së të drejtave të njeriut, duhet të përmbushet nga një forcë publike e cila të mbrojë në mënyrë të barabartë interesat e gjëra të gjithë popullsisë dhe jo vetëm të atyre të cilëve ajo ju është besuar.
https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhxd8JEObIPyGT-dUwZluufQVMAazBrYZ78JDI69daeuGpFZVHwRA7DaoUgLFMAfJ74adxjBgj8k24yRK62y06qVIMS18uA3SpYSy_o-hufDlFjiu6BiYk-vcVieTqSHgY6ejYQ52C5yAM/s320/GRITO_ROCK_2.jpg
Në krahun tjetër, në këtë fillim të shekulli të XXI-të, informacioni, i trajtuar në të gjitha format e
mundshme, elektronike apo tradicionale, përbën një pasuri të vërtetë si për individët ashtu dhe për organizmat privatë apo shtetërorë dhe konsiderohet si një burim strategjik rreth të cilit zhvillohet ajo që sot quhet shoqëria e informacionit. Nuk është hera e parë që teknologjia dhe inovacionet e lidhura me të, janë në bazën e ndryshimeve të thella për shoqërinë : dje, me inovacionet në fushat e energjisë dhe sot, me mënyrat e larmishme të komunikimit të njohurive dhe informacioneve nëpërmjet teknologjive të reja të telekomunikacionit.
http://img.rtvslo.si/upload/Zanimivosti/norbert_wiener3_show.jpg Në foto:Norbert Wiener


Ky koncept i shoqërisë së informacionit, si një vazhdimësi e shoqërisë industriale të disa viteve më parë, vë në qendër të saj informacionin dhe njohuritë, si dhe mënyrën e përcjelljes së tyre pa limite gjeografikë dhe kohorë.
http://www.vindol.org/wp-content/uploads/2009/11/51.jpg
Teknologjitë e telekomunikacionit (dhe ndërmjet tyre më e përdorura është Interneti) duke qenë të përdorura gjerësisht, janë një vektor shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për shumicën e aktiviteteve.

Ky realitet ilustrohet me vendin gjithnjë e më të rëndësishëm që po zë në jetën tonë të përditshme ajo që quhet hapësira virtuale (cyberspace), e cila po ndryshon gjithnjë e më shumë kufijtë tradicionalë kohorë dhe gjeografikë dhe mënyrën e të jetuarit e të menduarit në ditët e sotme.
http://www.cybsoc.org/real1.GIF
Në këtë prizëm, informacioni si një motor ekonomik i zhvillimit, është një e mirë jo-materiale që
kërkon një mbrojtje në lartësinë e vlerave dhe rëndësisë së tij, nga ana e individëve, organizmave dhe mbi të gjitha, të Shtetit.

Krimet që synojnë manipulimin, fshirjen, modifikimin, survejimin, spiunazhin e informacioneve që qarkullojnë në rrjetet e komunikimit mund të prekin direkt interesat e një individi, të një organizmi, apo dhe të një Shteti.

Kështu, siguria e informacionit është e lidhur direkt me sovranitetin e një shteti e cila kalon nga mbrojtja e infrastrukturave kritike, e sistemeve dhe e rrjeteve, e pasurive kulturore të kombit, e të mirave materiale dhe jo materiale, e përmbledhur në një fjalë të vetme : mbrojtja e vlerave.

Në rrethet e specialistëve të sigurisë, marrja në konsideratë e problematikës së sigurisë së
informacionit, shpesh herë trajtohet si problem i lidhur tërësisht me një dimension teknik e shpesh herë si një demagogji apo problematikë virtuale. Fatkeqësisht, faktet i kanë dhënë të drejtë vetëm pjesërisht kësaj mënyre të menduari.

Në të vërtetë, këto sulme virtualë kanë pasur rezultate më se realë, me një bilanc shumë negativ për organizmat publike apo privatë. Sa për të ilustrim, le të marrim shembullin e Estonisë, një shtet sovran dhe anëtar i organizmave euroantlantike, siç përmblidhen sot rëndom në gjuhën e politikës që konsumojmë përditë, organizmat e Komunitetit Evropian dhe të NATO-s.

Pas heqjes së statujës së ushtarit sovjetik nga një park i kryeqytetit të Estonisë, një sulm masiv mbi infrastrukturat e informacionit të Estonisë, bëri që këto infrastuktura të ndalonin së funksionuari duke krijuar kështu një kaos total në ekonominë e vendit.

Ky sulm përdori një teknikë jo shumë të komplikuar « përmbytjeje » (flooding) nëpërmjet kompjuterave fantazmë (bootnets) mbi infrastikturën estone, gjë e cila mbingarkoi rrjetin në një mënyrë të atillë, saqë ky i fundit nuk mundi ta përballonte ngarkesën dhe pushoi së funksionuari.

Ministri mbrojtjes së Estonisë Jaal Aavisko do të deklaronte për gazetën « The New York Times »1 : Kemi të bëjmë me një situatë që prek sigurinë kombëtare, të krahasueshme me një situatë ku portet tuaja bombardohen nga deti. Në këtë prizëm rezultatet e një sulmi virtual janë efektivisht më shumë se realë.

Dhe me të vërtetë dezinformacioni po përdoret gjithnjë e më shumë si një pjesë integruese e politikave strategjike të organizmave dhe shteteve.

1 http://www.nytimes.com/2007/05/29/technology/29estonia.html

Interneti nga specifika e tij, është një terren ideal për të përhapur e pëshpëritur dezinformim si dhe për të manipuluar masa të mëdhaja njerëzish me qëllimin për të mbjellë pasiguri. Në 2006, rrjeti i Ministrisë së Mbrojtjes së një shteti sovran, u bë objekt i një sulmi nga ana e disa hacker-ve, të cilët arritën të fusnin në këtë rrjet disa komunikime zyrtare për shtyp me informacione të pavërteta në lidhje me një skandal korrupsioni të pavërtetë që gjoja kishte përfshirë ministrinë në fjalë.

Specialistët arritën ta zbulonin këtë fakt, por fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pasi e panë të botuar lajmin nëpër shumë gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëmi ? Jo-material (i ngjashëm me sulmin) dhe shumë i vështirë për t’u llogaritur, por me rezultate të prekshme mbi imazhin e kësaj ministrie brenda dhe jashtë vendit.

Domosdoshmëria për të përndjekur, mbikqyrur dhe dënuar krimin kibernetik vjen si rrjedhojë e
postulatit « Çfarë është ilegale jashtë rrjetit, mbetet ilegale dhe brenda tij ». Lufta kundër
kriminalitetit të çfarëdo natyre qoftë ai, i përket organizmave të sigurisë, të financuara më së shumti nga taksapaguesit e vendit.

Si një krim i njëjtë me atë « tradicional », krimi kibernetik duhet marrë parasysh e trajtuar me të njëjtin seriozitet. Krimi kibernetik duhet konsideruar si një adaptim i mënyrës së të
vepruarit të kriminelëve ndaj realitetit të sotëm të cilin e përshkruam më sipër.

Si rrjedhim dhe lufta kundër tij duhet të jetë në përputhje me realitetin. A nuk do të ishte një çështje e sigurisë së brendshme mbrojtja e infrastrukturave dhe kredibilitetit të institucioneve financiare të vendit apo mbrojtja e integritetit të fëmijëve ndaj fenomenit të pedofilisë ? Jo pa qëllim zgjodhëm këto dy fenomene, të cilat në botën e interkonjektuar kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm.

Po cilat janë karakteristikat që e bëjnë Internetin dhe botën e ndërlidhur në të cilën jetojmë, një terren fertil për farën e krimit ?

Natyra dhe specifikat e krimit Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: “E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë”.

Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit
informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi, mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur e cila mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike e hapur për të tërë. Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t’u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë, përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji “best effort”.

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj “bëmë atë çfarë mundëm” për të arritur në rezultatin e
dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t’i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç’është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si “rrjeti i rrjeteve” dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të, nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të
caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Me të tilla karakteristika, rrjeti nuk mund të mos jetë një terren pjellor për krimin.

Së pari, krimineli do të shkojë atje ku gjenden vlerat më të çmueshme. Të mbështetur mbi këtë logjikë besoj se të gjithë biem dakort mbi faktin që vlera më e çmuar, si për organizmat privatë, ashtu dhe për ata shtetërorë, gjendet tek informacionet e përcjella gjithnjë e më shumë nga teknologjitë e informacionit.

Së dyti, organizmat kriminalë duke vepruar në një mënyrë racionale do të veprojnë në terrenin më të favorshëm, me një raport përfitimi më të madh dhe më pak të rrezikshëm duke goditur shënjestrën më të lehtë.

Kush më shumë se një terren opak dhe anonim, si ai i Internetit mund të ofrojë të tilla mundësi ?

Pyetje shumë normale e të lidhura shumë ngushtë me luftën kundër krimit janë shumë të
vështira për të gjetur përgjigje në botën virtuale. Si të tillë mund të përmendim problematikën e
shenjave dhe provave në botën numerike.

Cila do të ishte vlera e një prove numerike në një sistem gjyqësor të caktuar, në raport me provat materiale “tradicionale” ? Çështje teknike apo çështje sigurie ?Krimi tradicional mund të cënojë sigurinë e brendshme të një vendi, po ashtu edhe krimi kibernetik mund të këtë pasoja pasoja të rënda në këtë aspekt.

Përmendëm më sipër një fenomen shumë shqetësues dhe objekt të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, si pedofilia, e cila është amplifikuar me përdorimin në masë të teknologjive të reja. Po sa të përgatitur janë fëmijët tanë në lidhje me këtë fenomen ?

Çfarë mjetesh apo strategjish u ofrojmë ne atyre për të mos rënë pré e këtij akti katastrofik
për jetën dhe integritetin e tyre? E pra, është fakt që më shumë se 70% e kontakteve të para ndërmjet kriminelit dhe fëmijës, bëhen nëpermjet teknologjive të chat-it dhe të forumeve të ndryshme virtuale shqiptare.

Sa kafe Internet ekzistojnë në territorin tonë (Shqipëri,Kosovë,Iliridë,Malësi të Malit të Zi,Luginë të Preshevës )dhe cila është pjesa më e madhe e klientelës ?

Cila është përgjegjesia e këtyre bizneseve në këtë kontekst ?

A janë të ndërgjeshëm këta biznese për rrezikun që mund të vijë nga aktiviteti i tyre ?
A kanë këta të fundit një obligim monitorimi mbi aktivitetin që zhvillohet në kompjuterat e tyre ?

Këto pyetje të shumta mund të gjejnë apo jo një përgjigje nga ana e të interesuarve. Por një gjë është e sigurtë, shteti ka për detyrë të mbrojë fëmijët dhe për këtë duhet të verë në lëvizje gjithë mekanizmat e tij që të këtë sa më pak krime të kësaj natyre.

Po krimi ekonomik nuk përbën një fushë që do të cënonte rëndë sigurinë kombëtare të një shteti
sovran ?

Çfarë vendi zë fenomeni i korrupsionit dhe lufta kundër tij në strategjinë e sigurisë së
brendshme ? Një gjë është e sigurt dhe për këtë shifrat na japin të drejtë – krimi ekonomik po e
zhvendos gjithnjë e më shume fushën e tij të veprimit në aktivitete on-line, si mënyra më e lehtë dhe më fitimprurëse.

Edhe më lartë kemi përmend rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit « e-banking » të bankës. Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Le të mos shkojmë më larg se 2 javë më përpara, ku 420 shtetas shqiptarë u mashtruan me një skemë vjedhjeje, tashmë të njohur si ajo e lotarisë, dhe falën kursimet e tyre kush e di se ku e kujt ? Kush janë përgjegjësitë në këtë ngjarje ?

Para disa ditësh nga ana e Qeverisë u komunikua lajmi i mirë që tani aplikimet për tendera do të bëhen nëpermjet Internetit. Kjo natyrisht do të thotë shërbim më cilësor e më i shpejtë. Po cilat janë rreziqet që një ndërrmarrje e këtillë të bjerë pré e sulmeve të personave të interesuar për destabilizim e përfitim ? Sa jemi të përgatitur për të përballuar këto sulme dhe mbi të gjitha nqs sulmi fatkeqësisht del me sukses, çfarë jemi gati të humbim dhe çfarë ka vlerë më të madhe ? Pa u përgjigjur këtyre pyetjeve, nuk mund të imagjinojmë masat teknike që duhen marrë.

Le t’i kthehemi pak çështjeve më tradicionale të sigurisë kombëtare si psh mbrojtja e kufirit,
parandalimi i kriminalitetit transfrontalier, apo dhe mbrojtja e infrastrukturave kritike (siç janë
burimet e energjisë, të ujit të pishëm, kontrollit të mallrave ushqimorë apo mjekësorë etj).


Pavarësisht që këto që permendëm mund të jenë shumë të ndryshme në natyrën e tyre, një gjë
i bashkon në epokën ku jetojmë – manaxhimi nëpërmjet teknologjive kompjuterike. Dëmi do
të ishte i njëjtë si ai i një eksplozivi në një nga infrastrukturat, ashtu dhe dhënia e një komande
të gabuar në sistemin e drejtimit.

Dëmi do të ishte i njëjtë si kalimi natën i një krimineli dhe futja e tij në territorrin tonë, ashtu dhe fshirja e të dhënave të tija kompromentuese në kompjuterat apo serverat e policisë. Dëmi do të ishte po i njëjtë si futja e mallrave të skaduara apo të rrezikshme në territorin tonë, ashtu dhe falsifikimi i të dhënave në lidhje me këto mallra.

Një nocion shumë i përfolur këto kohët e fundit është dhe ai terrorrizmit kibernetik
(cyberterrorism). Dhe këtu spekulimet janë të shumta : disa e quajnë demagogji, disa e quajnë
realitet.

Në fakt është e vërtetë, me Internetin nuk mundesh të vrasësh njerëz direkt.

Po indirekt ? A nuk ekzistojnë vallë me miliona website të financuara kush e di nga kush që
bëjnë një propagandë aktive ne favor të kësaj apo asaj organizate ? Më keq akoma a nuk
ekzistojnë me qindra website që të mësojnë se si të fabrikosh bomba artizanale ? Kundër kujt
do të përdoren ? Komenti mbi këtë realitet do të ishte tepri, ajo çfarë nevojitet është
kundërpërgjigja e organeve të specializuara.

Po Interneti a mund të konsiderohet si infrastrukturë kritike e denjë pra për tu mbrojtur ?
Ndoshta një përgjigje më realiste mund t’ua japë qeveria e Estonisë apo ministri i tyre i
brendshëm, apo i mbrojtjes.

Integrimi i strategjisë së sigurisë së informacionit Shpesh herë siguria trajtohet në një mënyrë segmentare, duke implementuar zgjidhje të veçanta për probleme të shkëputura. Specialistët e sigurisë bien të gjithë dakort mbi faktin që, elementi siguri, qoftë ky në kuptimin tradicional të fjalës apo në atë kibernetik ose virtual duhet vendosur e ideuar në themelin e strukturës të cilën duam të mbrojmë.

Për të realizuar sa më mirë këtë objektiv, një strategji gjithëpërfshirëse nevojitet. Pa këtë strategji nuk do të mundemi të implementojmë zgjidhjet më efikase dhe të kemi rezultat.

Nga mungesa e një strategjie, turizmi ynë përfaqësohet nga një natyrë e mrekullueshme të cilën dalëngadalë po e betonojmë e po e prishim me ndërtime vend e pa vend e mbi të gjitha, pa harmoni. Le të mos bëjmë të njëjtin gabim.

Reflektimi i një strategjie të sigurisë kombëtare që të përmbledhë brenda saj dhe një strategji
mbi sigurinë e informacionit është e domosdoshme. Kjo strategji do na detyrojë të reflektojmë
mbi natyrën e vlerave që ne dëshirojmë dhe gjykojmë që duhen mbrojtur.

Në kuadrin e një strategjie gjithëpërfshirëse mund të përcaktojmë se cilat janë rreziqet që na
kanosen, cili është realiteti që ne duhet të përballojme, cili është probabiliteti që këto rreziqe
të realizohen dhe cili do të jetë impakti i tyre mbi vlerat apo asetet që duam të mbrojmë.
Vetëm në këtë mënyre do të mundemi të vemë në vend, mjetet më efikase për parandalimin e
rreziqeve.

Vetëm ndërtimi i një strategjie koherente do të na mundësojë të kuptojmë në cilin
segment gjendet ajo hallka e dobët që rrezikon gjithë systemin. Dhe e gjitha kjo nuk mund të
zgjidhet vetëm me një implementim të masave teknike, por duke kuptuar dhe integruar
funksionimin e teknologjisë, proçeseve dhe faktorit human.

Të luash me frikën e njerëzve është një metodë jo pak e përdorur nga organet e sigurisë të
prirura shpesh herë nga një rritje e buxhetit apo përfitime të natyrave të ndryshme. Megjithatë
logjika e këtij refleksioni u motivua nga diçka diametralisht e kundërt.

Thonë që po të mos e dish e të mos veprosh është gabim, por po të dish e të vazhdosh të mos veprosh, është faj thotë studiuesi kibernetik Igli Tashi.* Economist / Master of Law in legal issues, crime and IT security Postgraduated research and teaching assistant Faculty of Business and Economics – University of Lausanne

http://www.hec.unil.ch/faculty/itashi

** Professor
Faculty of Business and Economics – University of Lausanne.
International Expert in Cybercrime and Cybersecurity Issues
Member of High Level Expert Group – International Telecommunication Union
http://www.hec.unil.ch/sgh

Dëgjoni:

Shqiperia dorezon kerkesen ne BE

http://www.youtube.com/watch?v=cwm_xtwTAUM



Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime në Kodin Penal për krimet kibernetike


Ndëshkim për keqpërdorimin e të dhënave dhe ofrimin e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë

Piratët e sistemeve kompjuterike për qëllimeve përfitimi apo për kryerjen e veprave të ndryshme penale dhe kriminale do të dënohen me burgim deri në 15 vjet. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar së hartuari një projekt që parashikon dënimin e personave që keqpërdorin sisteme dhe të dhënat kompjuterike, ose siç quhen ndryshe “krime kibernetike”.

Masa e dënimit sipas propozimeve të ministrisë është parashikuar në varësi të informacionit që dëmtohet apo keqpërdoret.

Përgjimi

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike i të dhënave kompjuterike përbën vepër penale sipas ndryshimeve që dikasteri i Drejtësisë ka propozuar për Kodin Penal, dënohet me burgim nga tre vjet deri në 7 vjet. Në rastin kur kemi të bëjmë me sisteme kompjuterike ushtarake, që lidhet me sigurinë kombëtare, të rendit publik, kjo masë dënimi është e lartë dhe shkon minimalisht 7 vjet dhe maksimalisht 15 vjet. Ndërsa ndryshimi i të dhënave kompjuterike për t’i paraqitur ato si autentike dënohet deri në 6 vjet heqje lirie dhe 10 vjet, nëse kjo vepër kryhet nga personi që ka detyrë të ruajë pikërisht këto të dhëna kompjuterike.

Masë më të vogël dënimi jepen për ata persona që sipas ndryshimeve që i bëhen Kodit Penal hyjnë në mënyrë të paautorizuar në një sistem kompjuterik. Kjo vepër dënohet me 3 vjet dhe me 10 vjet, nëse hyrja e paautorizuar kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake apo në çdo sistem tjetër kompjuterik me rëndësi publike. Po kështu krijimi i pengesave të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik ndërmjet dëmtimit të të dhënave dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Ashtu si edhe në rastet e veprave të tjera të mësipërme, kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike apo me të dhënat në sistemin ushtarak apo kudo me rëndësi publike, masa e dënimit në këtë rast shkon nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkohë prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve që janë krijuar për të hyrë në një sistem kompjuterik dhe që përbën një nga veprat penale të sipërpërmendura, përbën sigurisht një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

Projekti

Ndryshimet e reja që janë parashikuar për Kodin e Penal, sipas juristëve që e kanë hartuar atë, erdhën si domosdoshmëri e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe mbi të gjitha me realitetin bashkëkohor, për sa i takon krimit kibernetik. Mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga krimi kibernetik, adaptimi i legjislacionit dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit në fushën e kibernetikës, janë 3 arsyet kryesore që ka shtyrë Ministrinë e Drejtësisë t’i propozojë qeverisë dhe më pas Kuvendit këto ndryshime.

Po sipas juristëve, krimi kibernetik është kategoria e krimit që ka shënuar rritje në këto vitet e fundit në vendin tonë. Keqbërësit me sistemet kompjuterike, ose siç quhen ndryshe “piratët”, shpërndajnë përmjaltje ilegale apo lidhen edhe me terrorizmin elektronik, duke sfiduar në këtë mënyrë edhe sistemin e drejtësisë.

Masë administrative me gjobë deri në 600 mijë lekë për mashtruesit

Racizmi dhe ksenofobia burg deri në 6 vjet

Shpërndarja e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë përmes kompjuterit përbëjnë një tjetër kategori veprash penale të dënueshme sipas ndryshimeve të reja të hartuara nga institucioni e Alibeajt. Ofrimi në publik i materialeve që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme apo justifikojnë akte që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit dënohet me 3 deri në 6 vjet heqje lirie.

Ndërsa kanosja për vrasje që i bëhet një personi nëpërmjet sistemeve kompjuterike për shkak të përkatësisë së tij etnike apo fesë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Për sa u takon materialeve raciste ose ksenofibike, shpërndarja e tyre apo ofrimi te publike përmes rrjeteve kompjuterike përbën gjithashtu kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Ndërsa fyerjet me motive të tilla, pra racizmi apo ksenofobike, gjithashtu përmes sistemit kompjuterik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet

Mashtrimet

Mashtrimi përmes sistemit kompjuterik për përfitime ekonomike dënohet me masë administrative, gjobë nga gjashtëdhjetë deri në 600 mijë lekë. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 500 000 deri në 5 000 000 lekë”, - thuhet në draftin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë.

Draftet, pasi të miratohen nga qeveria, do të marrin edhe gjykimin e ligjvënësit. Muajt e fundit ministria e Drejtësisë i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, fenomen ky që sipas deputetëve është vlerësuar pozitivisht, por nga ana tjetër ata kanë propozuar paraqitjen e hartimin e një Kodi të ri Penal, referuar ndryshimeve të shumta që i janë bërë atij gjatë këtyre 10 vjetve të fundit.

Ndryshimet në Kodin Penal

Burgim 3-6 vjet për shpërndarje të materialeve të gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit

Gjobë ose burgim deri në 3 vjet për kanosjet me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

Gjobë ose me burgim deri në 2 vjet për shpërndarjen e materialeve raciste ose ksenofobike, nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe për fyerje me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Burg gjobë deri në 10 vjet për personat që heqin të dhëna kompjuterike pa të drejtë për krijimin e të dhënave të rreme.

Gjobë deri në 10 vjet burg për hyrje të paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij.

Burgim deri në 15 vjet burg për përgjime të paligjshme të të dhënave kompjuterike.

Burgim nga 3 deri në 15 vjet për personat që krijojnë pengesa serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik nëpërmjet ndryshimit të të dhënave.

Burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet për prodhimin, mbajtjen, shitjen apo dhënien në përdorim të një pajisjeje, siç janë programet kompjuterike, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik.
http://image.aving.net/img/2007/10/19/20071019022311513.jpg
Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, “krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia.

Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet.
http://666kb.com/i/bfic52mk2ksrdfmgn.jpg

Keqperdorimet në internet...
Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate(Kosovë,Shqipëri,Serbi,Maqedoni etj) apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve”. Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare ,fjala vjen në Policinë speciale të krimeve ekonomike të Kosovës si dhe atë të EULEX-it.

Krimi i organizuar

Sipas raportit “CARPO 2007”, “krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në përgjithësi kërcënojnë të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, sigurinë shtetërore, ekonominë dhe demokracinë në Europën Juglindore”. Mbi këtë situatë dhe bazuar nga informacionet e mbledhura gjatë periudhës 2004-2006, raporti tregon se krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në Europën Juglindore, ashtu si edhe në vende të tjera, paraqitet në një koncept dinamik, që vazhdon t’i përshtatet një mjedisi të ri gjithnjë në ndryshim. Sipas raportit, krimi i organizuar “strukturohet gjithnjë e më tepër në nivelin e shumëkombësisë dhe të të qenit heterogjen”. Më tej thuhet se krimi është shumë i ndryshueshëm dhe variabël, i drejtuar drejt sipërmarrjes dhe duke përfshirë një gamë të madhe aktivitetesh kriminale, kryesisht të trafikimit të drogave, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e njerëzve, si dhe krimin ekonomik.
http://bmc.shkoder.net/img/tcmd/nderlidhje.jpg
Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia. Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet. Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate, apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve. Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare “FIU”.
http://xhaxhai.files.wordpress.com/2009/02/predator1.jpg
Shërbimet e inteligjencës angazhohen kundër krimit ekonomik

Vendet e Europës Juglindore, të prekura në masë nga krimi ekonomik që është sofistikuar në vitet e fundit, kanë nisur organizimin e strukturave të specializuara për luftën ndaj tij. Në të gjitha këto vende janë miratuar kuadro të posaçme ligjore të modernizuara, janë miratuar strategji gjithëpërfshirëse, janë zhvilluar plan-veprime, si dhe strukturat e duhura organizative. Kështu, pas krijimit të njësive “FIU”, që shërbejnë posaçërisht për luftën ndaj krimit ekonomik, edhe të tjera organizma shtetërore dhe ndërshtetërore kanë nisur që të veprojnë në këto vende. Një shembull i tillë, që për mendet edhe në raport, është projekti i “Kartës së Adriatikut”, ku Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë bashkuar për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme si dhe për anëtarësimin e përbashkët në NATO. Anëtarësimi në këtë të fundit i këtyre shteteve do t’i shërbente atyre ndër të tjera jo vetëm për krijimin e një ushtrie të specializuar, por edhe për krijimin e strukturave të tilla kundër krimit të organizuar.
http://xhaxhai.files.wordpress.com/2009/02/philips_second_life.jpg
Vendet në tranzicion të Europës Juglindore mbeten sërish “viktima dhe të varura” nga krimi i organizuar dhe ai ekonomik në veçanti, ku është mjaft e vështirë që ta shkëputësh këtë sistem nga mentaliteti i shoqërisë. Në bazë të këtij raporti të përgatitur nga institucione të specializuara të Këshillit të Europës, merret në analizë situata kriminale në vendet e Europës Juglindore. Ndër këto vende një analizë e detajuar është bërë edhe për Shqipërinë, për të cilën pretendohet se krimi i organizuar është në struktura tepër të sofistikuara. Sipas raportit, “grupet shqiptare të krimit të organizuar në rajon, por kryesisht në Shqipëri, kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me grupet kriminale nga Turqia, Maqedonia, Serbia apo dhe vende të tjera të këtij rajoni”. Shumë nga këto grupe karakterizohen nga ekspertët e krimit në BE, si grupe “fluide”, “të rrafshta”, “të strukturuara në formë celulash” ose “të ngjashme me rrjetin”. Por i habitshëm mbetet fakti se si këto organizata, në vend të pakësimit dhe të eliminimit të tyre, për shkak të luftës intensive kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e qeverisë, e kanë shtuar edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal.
http://cokaj.shkoder.net/images/ac/ww_bmc.jpg
“Shqipëria, në vitin 2006, 4000 autorë krimesh”

Edhe pse raporti bën me dije se “është e vështirë që të përcaktohet qartë numri i grupeve dhe anëtarëve të tyre që veprojnë në vendet që kanë lidhje edhe me Shqipërinë”, përsëri të dhënat flasin për një numër relativisht të madh organizatash dhe elementësh kriminalë. Sipas të dhënave, “numri i kriminelëve të përfshirë në grupet e krimit të organizuar llogaritet të shkojë nga 2000 deri në 3000 anëtarë, duke iu referuar statistikave bazë të vitit 2005”. Por raporti bën të ditur se “vetëm gjatë vitit 2006, vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia kanë hetuar veçmas rreth 3500 çështje kriminale dhe më tepër se 4000 autorë krimesh, çfarë do të thotë që në të gjitha zonat e mësipërme numri i kriminelëve aktivë është mjaft i madh dhe është rritur me më tepër se 50 për qind ,krahasuar me shifrat e raportuara nga po të njëjtat institucione ndërkombëtare gjatë vitit 2005. Kjo gjë tregon se edhe numri i grupeve kriminale në vendet që kanë lidhje me Shqipërinë mund të ketë shkuar deri në 500 të tillë”.
http://img80.imageshack.us/img80/6222/bankaholicou4.jpg
Fjala vjen ne Serbi keto dite web faqet me te vizituara jane ne krize te madhe , nje komplot i hakerave shqiptare nga Kosova i kanë shkateruar totalisht.

Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj.

Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt 2008.

Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedi...
http://www.yurope.com/zines/republika/arhiva/99/207/trazi2.jpg
Hackerët te cilet prezentohen si "Grup i Hackerëve Nga Kosova" ne web faqen e Kompanis malazeze te fluturimeve kan vendosur flamurin shqiptar dhe me mesazhe ne gjuhen shqipe dhe angleze si: Shqipëria e bashkuar" qoft e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, Duam bashkimin...

Gjatë tre diteve et fundit,faqet e interentit te kompanis kobëtare malazeze "Monotenegro Airlines" dhe gazetes me tirazhin me te madh ne mal te Zi "Vjesti" Janë manipoluar nga hackeret shqiptarë.

E perditshmja "vjesti" e cila ka shkruar per sulmin e hackerave ishte dhe vete ne shenjester te tyre, grupi KHG ne webfaqen e gazetës tiraxhin me te madh në mal te zi ka vendosur flamurin shqiptar harten e kosoves dhe mesazhin gjuhen shqipe "jemi Krenar qe jemi shqiptar dhe tër kjo shoqrohej me tinguj me muziken shqiptare.

Kryeredaktori Dhe redaktori pergjegjës i "Vjestit, Ljubisha mitroviq thotë se sulmet e hackerave nuk e kanë prapavije politke "kete Ne e shohim si logo te hackerave nga kjo nuk ka mbrojtje te qindperqind ,asnje kompani nuk mund te mbrohet ne menyrë apsolute tha ai.

Nderkaq mjeshtri dhe antari i webfaqes se gazetës "vjesti" Andrej Minevaski sqaron per shkak te moskujdesit te administaratorit se faqes hackerët e kan leht te kryejn punen e vete, thot ata nuk kan bere asgje te menqur ka qen fjala per fjalkalime per shembull indefikimi qe ka qen maks edhe fjalkaimi ka qen marks".
http://www.matica.hr/Vijenac/vijenac378.nsf/0/1b5f48d7d170abe7c12574c2004f3d0d/$FILE/STG33849/STG33849.gif?OpenElement
Ekspertët tregojn se kompanite malazeze investojn shum pak ne sigurim e prezentimve te tyre ne internet.

Perveq kesaj policia malzeze nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qe te luftojn me kete lloj kriminalitieti.
http://www.dnevnik.si/uploads/image_cache/ba93e0e60ff40ab9df0e00ba5d78516f.jpeg
Dhe krejt në fund për lexuesit e Agjencionit Floart-Press ju sjellim shkrimin WebDizenjo por mos keqperdorni internetin...për qëllime meskine... 
http://www.gradimo.hr/img/ArticleImages/36217.jpg
Kjo metodikë është e ndarë në dy pjesë, si dhe ka disa file ushtrimesh, të cilat duhet të merren në internet: kliko këtu - web.zip
Pjesa 1
Në këtë metodikë prej 100 faqesh përfshihen tre programe kryesore të WebDizenjos, Macromedia HomeSite 5, i cili bazohet kryesisht në dizenjon e faqes me anë të kodeve HTML; Macromedia DreamWeaver MX, i cili bazohet kryesisht në ndërtimin e dizenjos përmes pamjes grafike - është programi më i përdorshëm në tregun e programeve profesionale të WebDizenjos; Microsoft FronPage, i cili është programi më i thjeshtë i WebDizenjos (dhe më i liri), që bazohet kryesisht në metodën grafike. Ky program është mirë të njihet, pasi shumë servera lejojnë depërtimin e programit direkt në servër dhe editimin e faqes on-line (në linjë).

Pjesa 2
Sqarojmë gjithashtu metodën e kalimit të fileve në servër me FTP (File Transport Protocol), me ndihmën e programit Total Commander, i cili gjendet për më tepër edhe në gjuhën shqipe.
Trajtimi i fotografive bëhet me ndihmën e një programi të thjeshtë, por mjaft praktik, që quhet Paint Shop Pro 8, dhe në fund metodika mbyllet me një Fjalor të shkurtër Interneti.



WebDizenjo - FTP
 HTML (HyperText Markup Language)
Siç mund të kuptohet edhe nga sqarimi në anglisht, HTML është një gjuhë që përdoret për tekste kibernetike - pra gjuha e krijimit të faqeve .html (ose .htm), faqeve të internetit.

  • Home Site - si program kodesh në HTML
  • Dream Weaver - si program kodesh dhe grafike në HTML
  • Front Page - si program grafike në HTML
  • Paint Shop Pro - program për trajtimin e fotografive



  •  FTP (File Transport Protocol)
    FTP është Protokolli i Transferimit të Fileve*). Me këtë funksion, bëhet e mundur që të transferohen file nga kompjuteri juaj për në në server, dhe anasjelltas. Ky funksion përdoret nga të gjithë ata që kanë faqe në internet, dhe dërgojnë e marrin file nga serveri, ku kanë depozituar faqen e tyre.
    Programet që përdoren:
    Për të kryer funksionin e FTP-së ka disa programe. Programi më standart që përdoret është: WS_FTP Pro. Por në varësi të shijes së përdoruesve, lehtësisë së komunikimit me serverin, etj. mund të përdoren edhe programe të tjera.

    Në rastin tonë, ne do të marrim si shembull përdorimin e programit Total Commander, i cili është pasardhës i Windows Commander. Programi ka një sërë funksionesh të rëndësishme, të cilat përdoren nën Windows, ndër tjera edhe funksionin e FTP-së. Për më tepër, Total Commander ndodhet edhe në versionin shqip!

    WebDizenjo - FTP
     HTML (HyperText Markup Language)
    Siç mund të kuptohet edhe nga sqarimi në anglisht, HTML është një gjuhë që përdoret për tekste kibernetike - pra gjuha e krijimit të faqeve .html (ose .htm), faqeve të internetit.

  • Home Site - si program kodesh në HTML
  • Dream Weaver - si program kodesh dhe grafike në HTML
  • Front Page - si program grafike në HTML
  • Paint Shop Pro - program për trajtimin e fotografive
    http://www.elpais.com/recorte/20070812elpepspag_4/LCO340/Ies/Vigilantes_ciberespacio.jpg


  •  FTP (File Transport Protocol)
    FTP është Protokolli i Transferimit të Fileve*). Me këtë funksion, bëhet e mundur që të transferohen file nga kompjuteri juaj për në në server, dhe anasjelltas. Ky funksion përdoret nga të gjithë ata që kanë faqe në internet, dhe dërgojnë e marrin file nga serveri, ku kanë depozituar faqen e tyre.
    Programet që përdoren:
    Për të kryer funksionin e FTP-së ka disa programe. Programi më standart që përdoret është: WS_FTP Pro. Por në varësi të shijes së përdoruesve, lehtësisë së komunikimit me serverin, etj. mund të përdoren edhe programe të tjera.

    Në rastin tonë, ne do të marrim si shembull përdorimin e programit Total Commander, i cili është pasardhës i Windows Commander. Programi ka një sërë funksionesh të rëndësishme, të cilat përdoren nën Windows, ndër tjera edhe funksionin e FTP-së. Për më tepër, Total Commander ndodhet edhe në versionin shqip!
    FTP - Total Commander*)
    Merr FTP-Tutorial në .pdf
    Duhet të pajiseni me emër përdorimi dhe fjalëkalim:Kontakto

    Total Commander është një program me komandat kryesore të Sistemit të drejtimit Windows. Programuesi i tij është Christian Ghisler nga Zvicra. Ky program është i favorshëm në rastin tonë, pasi ai ndodhet edhe në versionin shqip, sipas përkthimit të Arben Çokaj. Programin mund ta merrni nga faqja www.ghisler.com, ku mund të merrni edhe filet e gjuhës shqipe nën Laguage. Lidhur me sqarime më të hollësishme për këtë program, mund të lexoni: Total Commander në Shqip
    Përdorimi i Total Commander si FTP
    Pasi të keni shkarkuar (Download) programin Total Commander dhe të keni instaluar versionin shqip, fillojeni atë. Nëse programi është i paregjistruar, ai do ju kërkojë të shkruani një numër nga 1-3. Shkruani numrin që kërkohet dhe hapni programin. (Në linjën e titullit do të dalë lajmërimi "I PAREGJISTRUAR", në vend të Arben Çokaj, që del në rastin tonë). Programi do ketë pak a shumë pamjen e mëposhtme, e cila mund të përshtatet, sipas dëshirës:


    Klikoni më pas mbi butonin , lart në Panelin e butonave. Do ju hapet menjëherë dritarjaLidhuni me FTP-server, që vijon:

    Duke klikuar mbi butonin , ju do mund të merrni dritaren e mëposhtme: ftp: Të dhënat e lidhjes,

    Në rubrikën Sesioni, shkruani emrin e lidhjes që dëshironi të ndërtoni me serverin tuaj. Psh.FaqjaJuaj.com, etj.
    Në rubrikën Emri i pritësit, shkruani adresën e saktë ftp, që ju është informuar nga administratori i serverit, kur keni marrë vendin në servër. Psh. ftp.FaqjaJuaj.com.
    Më poshtë keni një buton, që të jep mundësinë të hysh në një servër në mënyrë anonime, duke përdorur adresën e-mail si fjalëkalim (password). Mos e prekni fare këtë buton, në këtë rast.
    Pastaj keni rubrikën Emri i përdoruesit (Username), ku shkruani emrin e përdoruesit, që ju ka dhënë administratori i serverit. Psh. FaqjaJuaj, etj.
    Pas kësaj, nën të, ndodhet rubrika Fjalëkalimi (Password), ku duhet të shkruani fjalëkalimin e informuar nga administratori i serverit.
    Ju mundeni gjithashtu të përcaktoni edhe drejtorinë lokale, si në rastin tonë, e cila ndodhet diku në kompjuterin tuaj, ku keni të ruajtur faqen tuaj. Rekomandohet që rubrikat e tjera të mos preken, nëse nuk jeni i sigurtë se çfarë jeni duke bërë.
    Në rastin më të zakonshëm, dritarja ftp: Të dhënat e lidhjes do duket kështu:

    Natyrisht që ju duhet të zëvendësoni fjalët e përdorura në këtë shembull, si FaqjaJuaj.com, etj. me të dhënat e sakta, të cilat i keni marrë nga administratori i serverit, ku keni marrë vendin e faqes suaj.
    Pastaj klikoni mbi OK. Do të shikoni se lidhja juaj është krijuar, e cila do dalë si më poshtë, tek rubrika Lidhuni me FTP-server:

    Për të krijuar më shumë se një lidhje, veproni si më sipër, dhe lidhjet do renditen alfabetikisht në dritaren e Lidhuni me FTP-server.
    Për t'u lidhur me serverin, duhet që më parë të jetë vendosur lidhja me internetin, pra duhet të jeni NëLinjë (on-line). Pastaj klikoni mbi butonin  dhe kështu lidhja juaj do vihet në funksion. Pasi të keni krijuar një ose më shumë lidhje, përdorni gjithmonë butonin  për të marrë dritaren kryesore të ftp-së: Lidhuni me FTP-server. Aty klikoni mbi butonin Lidhuni, për të hyrë në lidhje me serverit e caktuar. Kujto: Duhet të jesh gjithmonë NëLinjë, që lidhja ftp të funksionojë.
    Më poshtë jepet rasti i një ndërlidhjeje me serverin, gjatë ndërlidhjes, dhe kur lidhja është vendosur. Në secilin rast, do kemi të bëjmë me dy dritare, njërën majtas dhe tjetrën djathtas. Në njërën dritare do të dalë përmbajtja e drejtorisë lokale në kompjuterin tuaj, ndërsa në tjetrën dritare, do të dalë përmbajtja e serverit, si në rastin e mëposhtëm:

    dhe Total Commander gjatë ndërlidhjes ka pamjen e mëposhtme:

    Tani mund të kaloni lirshëm file nga kompjuteri juaj në server dhe anasjelltas. Duhet të keni parasysh se në varësi të serverit, disa file, psh. .exe, etj. nuk pranohen nga serveri për arsye sigurie. Nëse ndesheni me rastin kur ndonjë fil nuk pranohet, atëherë problemi nuk vjen nga programit FTP, por nga vetë serveri.
    Kur të keni përfunduar punën tuaj me një servër, mund të ndërpritni lidhjen FTP me serverin, duke klikuar mbi butonin , lart në qendër të programit.
    *) Sqarimet këtu jepen për versionin shqip të Total Commander.



    WebDesign | WebDizenjo1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 |
    7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |


    Këtu paraqiten dizenjot e disa faqeve në internet, të cilat i kam bërë unë, ose janë bërë me ndihmën time. Nëse dëshiron që të krijoj një faqe personale për Ju, ose për biznesin Tuaj, atëhere Kontakto.Për të vizituar faqen, kliko në lidhjen poshtë imazhit të saj, pasi zvogëlimi i imazhit, ka deformuar sadopak pamjen e faqes!


    1.
    Shkoder.net...
    www.shkoder.net
    - Faqja më standarte e Shkodrës në Internet -
    Webmaster & webdesign.
    2.
    Arben Çokaj
    http://cokaj.shkoder.net
    - Faqe personale për Arben Çokaj -
    Webmaster & webdesign.

    3.
    © BMC
    http://bmc.shkoder.net
    - © BMC - Kompjuter, Programe, Metodika, WebDizenjo etj. -
    Webmaster & webdesign.

    4.
    Marinaj Publishing
    www.marinajpublishing.com
    - Faqja zyrtare e Marinaj Publishing -
    Webmaster & webdesign.

    5.
    Gjekë Marinaj
    marinaj.marinajpublishing.com
    - Faqe personale për Gjekë Marinaj, poet, gazetar, studiues letërsie -
    Webmaster & webdesign.

    6.
    Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë
    www.albanianliterature.org
    - Faqe zyrtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë -
    Webmaster & webdesign.

    7.
    Gjenima Prize
    www.gjenimaprize.org
    - Faqja e çmimit letrar ndërkombëtar Gjenima Prize -
    - mbahet nga Gjekë Marinaj -
    Webmaster & webdesign.

    8.
    Traboini Web-Site
    www.traboini.com
    - Faqe personale për Kolec Traboinin, shkrimtar, gazetar, publicist -
    Webmaster & webdesign.

    9.
    PDSH
    www.partiademokratike.al
    - Faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë -
    WebDizenjo në fillim.

    10.
    ShefkiHysa.com
    www.shefkihysa.com
    - Faqe personale e shkrimtarit të njohur çam, Shefki Hysa -
    Webmaster & webdesign.

    11.
    Lezha.net
    www.lezhe.net
    - Faqe për qytetin e Lezhës - mirëmbahet nga Lek Gjoka -
    WebDizenjo në fillim.

    12.
    Kosova Web in Denmark
    www.kosova.dk [ jashtë funksionit ]
    - Faqe për Kosovën në Danimarkë - mirëmbahet nga Riza Nikqi -

    Kete liber mund ta gjeni ne: http://cokaj.shkoder.net 

    nga Flori Bruqi:Muzika shqiptare pas komunizmit, pyetje dhe pergjigje


    http://floart-press.blogspot.com/2010/01/nga-flori-bruqimuzika-shqiptare-pas.html



     Per te kuptuar mire historine e muzikes shqiptare duhet te kuptohet mire konteksti ne te cilin ka qene Shqiperia ne pasluften.
    Dale ngadale filloi te behej nje Shtet komunist, i mbyllur ne vetvete, jo vetem pa dalje drejt te jashtmes ne kuptimin e kufireve fizike (shume te pakta ishin udhetimet turistike dhe pune qe njerezit mund te ndermerrnin jashte nga kufinjte fizike; nje perjashtim i vogel behej per vendet komuniste si Rusia dhe Kina), po edhe dhe mbi te gjitha i izoluar ne kuptimin e informazioneve mbi realitetet e tjera.

    Kultura u be skllave e fuqise se Shtetit, dhe shembujt jane shume: duke filluar nga gazetat dhe librat, te shkruajtur dhe revizionuar rregullisht nga Partia e Punes; pastaj kenget, forma me e thjeshte e defrimit per masat ne ato vite, kenget te cilat ishin megafoni e propagandes komuniste e operuar nga Shteti, me muzika popullore, valle tipike dhe zera te mirenjohura. Ne ç’do rast, kengetaret e rinje qe erdhen me vone, ishin vetem ata te “aprovuar” nga qeveria: qe ketu u zhvillua muzika e lehte qe edhe tani, ne vitin 2009, eshte shumica e te gjithe ofertes muzikore.
    Me vone erdhi kinemaja, dhe pak me tutje televisioni, mire se ishin shume pake ata qe mund t’i shikonin, sepse per arsye logjistike ato ishin vetem ne qytetet me te mbdhaja, duke lene jashte fshatet dhe qytetet e vogla. Filloi nje forme kulturore e re qe permbante te gjithe mediumet e tjera ne vetem nje. Filluan te shiheshin filmat e pare te propagandes, me zhvillim gjithnje te njejte: ajo e luftes se dyte boterore dhe te invazionit nazi-fashist ne Shqiperi, qe perfundonte me lirimin e vendit dhe triunfin e bashkimit kombetar. Keta filma kishin karakteristiken e tille qe ishin plote me ushtare invazore te keqinj dhe te poshter, dhe plot me partizane gjithmone shume te mire. Disa shembuj jane: Rrugicat qe kerkonin djell, Lulekuqet mbi mure, Mengjes lufte, Tingujt e luftes etj… te gjithe te financuar nga Shteti.
    Me vone, gati ne kohe te njejta, filluan te zhvilloheshin kabareti dhe komedia, me aktore qe u bene simbol i Shqiperise qe donte te qeshte, si Koço Devole, Sejfullah Myftari (“Cekja”) dhe shume te tjere.
    Deri ne vdekjen e Enver Hoxhes, ishte nje krim i denuar rende te degjoje radio te huaja ose te shikoje kanale televisive nga jashte Shtetit. Sistemi i spiunazhit Shqiptar ishte shume mire i rrenjezuar dhe frika e zbulimit ishte e madhe. Po me e madhe akoma ishte kurioziteti i Shqiptareve, te cilet me antena te ndertuara me copa hekuri dhe kanaçe kishin mundesine te hapnin nje dritare mbi boten qe s’i ishte lejuar te shihnin. Keshtu filluan te dukeshin bukurirat e Italise nga nje ane, dhe muzika e radiove te huaja nga ana tjeter.
    Ketu lidhja kryqezore per te kuptuar pse muzika sot ne Shqiperi nuk eshte e mire fare, dhe pse po behet nje fotokopje e keqe te asaj se botes se zhvilluar.
    Me ardhjen e vitit 1991 dhe “rivolucionin” kulturor, presioni i intelektualeve, te te rinjve dhe te gjithe njerezve te zbritur neper sheshe, fitoi, Partia nuk rezistoi pa kryetarin e saj Enver Hoxhen, i vdekur gjashte vjet me perpara, keshtu qe ne nje klime konfuzioni filloi demokratizimi.
    Duke lene menjane rreziket qe ky ndryshim kaq i shpejte kishte (rreziqe te cilet u verifikuan pikerisht ne vitin 1997 me spekulacionin agresiv kapitalist), me ne fund dhe zyrtarisht populli shqiptar pati te drejte te sintonizonte mjetet e tij te komunikimit drejt kanaleve te huaja, duke terhequr kulture te re, aq shume sa vajti ne overdoze. Televizioni solli nje bote te embelsuar dhe fallco, me te cilen rane ne dashuri shumica e njerezve, aq sa kjo t’i shtynte ne eksode te mbdhaja drejt Italise dhe me pak drejt Greqise.
    Po ajo qe eshte e rendesishme te kuptohet, duke pare zhvillimin e muzikes boterore, eshte se vitet ’90 po shenonin renjen e muzikes rock dhe derivatet e tija, per tu hapur pop-it, boyband-ave dhe muzikes qe po lindte ne Amerike: rap-it. Keshtu qe nuk ka pse pershtypemi qe sot ne Shqiperi muzika me e degjuar (duke mos folur per muziken e lehte, e veshur si pop italian, dhe e kenduar nga vajza me ze engjelli dhe trup gjithnje me te zhveshur) qenka diktuar nga zhvillimet natyrore (ketu po bej ironi) te muzikes boterore. Per t’i rene shkurt, na dhane mbeturinat e dyzet vjeteve te zhvillimit te muzikes boterore dhe mbi keto po riciklojme siper ate qe tani per tani duhet te jete arti me i madh i Shqiperise.
    Po hoqem shume pak komplekse muzikore te influencuar nga hard rock-u i grupave si Scorpions, Megadeth, Ac/Dc, Rolling Stones etj. (te cilet edhe pse po perendonin, arriten te zvarriten deri me tej viteve ’90 sa per te influencuar nja ca muziçista te rinj qe pastaj ndoqen gjurmat e tyre, ne kontrakst me shijet te zgjedhura nga maxhioranca e Shqiptareve, dhe per kete motiv qene te injoruar), nuk ngelet praktikisht asgje.
    Si per gjithçka, dhe per muziken, Shqiperia ka kopjuar gjithmone, qe kur u pa e lire dhe pa me zinxhirin qe e shtrengonte. Ndoqi, shkoi ku vinin te gjithe, duke shpresuar te gjente nje çike ushqim.
    Origjinaliteti qe na ka dalluar si popull, u perplas me kapitalizmin e poshter. Dhe mua me vjen shume keq qe nje pyetje e thjeshte nuk ka trokitur ne zemrat e asnjeriu.
    Jemi me te vertet me te lire tani?
    *******************
    Fotoporteti
    DERVISH SHAQA 
    Dervish Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912; vdiq më 11 prill 1985. Rapsod i shquar popullor dhe i njohur në të gjitha trevat shqiptare.

    Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit ju deshtë të lëshonte Kosovën përshkakë të përndjekjes nga aksioni i njohur "mbledhja e armëve" që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdojë shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shprehë në këngën "Kur ta ktheva Kosove shpinën, e lame bore e gjetem dimen...".

    Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdojë traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të për cjelluara me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtareve te atdheut...

    Në Rashbull Dervish Shaqa arrin të themeloj e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po më këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si p.sh.: “Ç`jane keto gjame qe i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishen e shume e shume te tjera...

    Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.
    http://img.youtube.com/vi/dUrAeXj1lQo/0.jpg

    Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Devish Shaqen ka kompuzuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Feste te madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës

    Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mbanë në mëndë si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

    Diskografia



    * "Oj Kosove, mos thuaj marova"
    * “Te shtate krajlat e rrehin teli”
    * ”Kersiti pushka, ushtoi mali”
    * “Kur ta kthyem Kosove shpinen”
    * “Kamer Loshi”
    * “Kurre Kosove s'tu da gazepi”
    * “Isa beg po t'thrret nona”
    * "Nak Berisha"
    * "N'verra t'LLukes, e n'qafe t'Morines”
    * "Haxhe Mustafa"
    * "Prej Podrimes po vjen haberi"
    * "Pyet Kosova për nje cike"
    * “Kenga e Rexhes”
    * "Haj medet për Lug t`Baranit”
    * “N'drrase te vekut kush po kane”
    * “Moj e mira n`dere te stanit”
    * “E kam pas nje çiteli”

    Demush Nezir Molliqaj

    Në ketë përkujtim e konsiderojmë si borgj t´i shkruajmë disa fjalë për biografin e Demushit Nezir Molliqajt, i cili pas vetës ka lënë dashurinë për Atdhe, së bashku më Adem Ramën ka lenë kronika për meditime dhe, ka lenë shumë këngë të kënduara së bashku më rapsodin e njohur Dervish Shaqën.


    Nuk dua të besoj se nuk do ta dëgjoi melodinë e asaj këngës; " N´drrasë të vekut kush po kanë..." e, as s´do ta dëgjoj tingullin e bukur dhe të veçant të asaj çiftelisë së rrallë. A thua, s´do ta shikoj atë vallën kosovarçe të shikuar dhe persëritur aq e aq herë në RTSH, që e luanin dy burra veshur më rroba kombëtare, më shpata e armë në brez?!...

    Por koha edhe në heshtje flet. Flasin kujtimet e hershme e të vonshme për rapsordin tonë të mirënjohur Demush Nezir- Molliqajn i cili vdiq më 7 gusht 2001, vdiç në Roshbull afër Durësi në Shqipëri.

    Kur dua të shkruaj ketë shkrim nga Boni "post mortum" sikur e dëgjoj këngën; "...kur ta ktheva Kosovë shpinën/ e lamë borë e gjetëm dimën..." dhe, përpara me del Demushi Neziri, Dervish Shaqa, Adem Rama, Isa Hoxha duke ecur bjeshkëve më borë në dimërin e ashpër të vitit 1956. Në retrospektivë e shoh një kolonë që të lodhur ecin nëpër borën e trashë për ta kapërcyear kufirin shqiptaro-shqiptar (Kosovë- Shqipëri) për t´iu ikur vdekjës që ua përgadiste UDB-ja, e sllavokomunizmit jugosllav. Po, pse duhej të vriteshin këta tre llukjanë? Po, pse duhej të iknin këta tre llukjanë duke e lenë Kosovën, Llukën, gruan e fëmijët?

    Sepse, historia e familjeve të tyre ishte e gjatë, denbabaden e ngulitur thellë në Atdhe, në Kosovë. Ata kishin trashëguar nga të parët e tyre amanetin, mbi të gjitha ta duan atdheun.

    Andaj, në ketë përkujtim e konsiderojmë si borgj t´i shkruajmë disa fjalë për biografin e Demush Nezirit-Molliqajt, i cili pas vetës ka lenë dashurinë për Atdhe sëbashku më Adem Ramën, ka lenë kronika për meditime dhe, ka lenë shumë këngë të kënduara sëbashku më rapsodin e njohur Dervish Shaqën.

    Demush Neziri-Molliqaj lindi në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit më 1912. I ati i Demushit, Nezir Binaku sëbashku më kushëririn Ali Bajramin, ishin të familjëve të Molliqëve. Molliqët ishin derë prej kohësh të njohur për kultivimin e traditave popullore, burrërisë, besës dhe bujarisë, ashtu siq ishin në zë edhe për kultivimin e traditave patriotike, liridashëse dhe luftarake. Duke qenë të tillë, në çdo regjim të sunduesëve që vinin në Kosovë kjo familje ishte halë për sytë e pushtetarëve.

    Në këto rrthana të rënda Kosova po tëkurrej nga çizma e trupave ushtarake e policor serbo-malazeze, gjaku i shqiptarit nisi të rrjedh, fushat e Kosovës po mbusheshin me varreza të reja. Edhe koha jo aq e re, Nezir Binakun e Ali Bajramin i kishte pjekur para kohe që ta bartin armën gjithëmonë por, armen e bartnin për armikun që kishte shkelur në tokat shqiptare.

    Vitet 1912-1913, ishin vazhdimësi e viteve të rënda për shqiptarët por, këto vite ishin më të rënda sepse nga dora serbe dhe malazeze u vranë mbi 130.000 shqiptarë, qindra fshatra u shkatërruan dhe qindra të tjera u dogjën deri në themel. Po ky regjim i egërsirës karpate e ndërroj formën e egërsirës, me petkun e popave ortodoks u veshen ushtarakët dhe kriminelet.

    Vrastarët Sava Llazareviqi, vojvoda Plamenac e vojvoda Lekiq në emër të pushtetit e nën uniformën e popave ortodoks nxoren ligje të reja që ti pagëzojnë shqiptarët më dhunë në fenë ortodokse, që në emër të këtyre "ligjeve" ti pushkatoj qindra shqiptarë. Kështu, në kishën e Deçanit, në Patrikanën e Pejës, këta "popa ortodoks", që në fakt ishin kriminelet më rroba popash, i detyronin me dhunë shqiptarët që ta ndërrojnë fenë, të sllavizoheshin. I detyronin shqiptarët ta hedhin plisin e bardhë, ta shkëlnin më këmbë e, kush nuk e bënte ketë, vritej, masakrohej, i shuhej trungu familjar.

    Ky terror në jetën e Nezir Binakut, Ali Bajramit e të tjerëve ka berë që ata t´ia kthejnë pushkën armikut serbo-malazesë. Ishte kohë ( 1912- 1918), kur Nezir Binaku, Ali Bajrami, Xan Rama veç e kishin kaluar një jetë më pushkë në dorë duke i mbrojtur shumë katunde nga bandat serbo-malezeze. E kalonin një jetë koçakçe, të ndjekur nga pushtuesi serb dhe disa argatë të tij shqiptarë. Këta argatë të djallit që populli i quante "hafi" i tregojnë edhe kryekriminelit Miliç Kërstes se, Nezir Binaku, Ali Bajrami e Xanë Rama më shokë janë strehuar në një shtëpi të Kuqëve në Deçan. Krimineli Kërstiq së bashku me disa ushtar e rrethojnë kullën e kuqëve, por aty i kapin të gjallë Nezir Binakun, Xan Ramën dhe një luftetar nga fshati Drenoc i Deçanit.

    Pa ndonjë pyetje të madhe i dergojnë në fshatin Prilep të Deçanit, aty të " kryqi" dhe e pushkatojnë me shumë shqiptarë të tjerë edhe Nezirin. Xan Rama fal Zotit shpeton. Do të shpetonte edhe Neziri sepse në turmën e njerëzve të pushkatuar ai merr plagë të lehta, mirëpo një "hafi" shqiptar e lajmëron Miliç Kërsten. Kërsta sëbashku me argatin e tij shqiptar e rrethojnë Prilepin dhe e gjejnë Nezirin të ngujuar në ahurin e një shtëpie , e marrin dhe e masakrojnë në mes oborri. Ali Bajrami arrin të kalon në Malësi të Tropojës, ku i kishte miqët e vllaut dhe atje kalon jetën si koçak për shumë vite.

    Pra, në këtë frymë sado i mbetur jetim në një mosh 6-vjeçare, Demush Neziri rritet dhe edukohet për ta dashur atdheun mbi të gjitha. Vitet 1944-1945, Demushin e gjejnë si policë apo, "kostur" siq thonin n´atë kohë, kur ishte Shqipëria e Madhe, apo "Shqipëria e Xhafër Devës". Në ketë detyrë Demushi së bashku me disa vendas si, Myshyr Brahimin deri diku "hakmerren" për shumë krime që i kishin bërë serbët ardhacak të vendosur në tokat shqiptare në Deçan dhe Pejë. Kur hyri partia, apo pushteti sllavokomunist, ndaj Demushit dhe shumë të tjerëve filluan të organizoheshin procese gjyqsore, mbledheshin shënime dhe dëshmitarë për "krimet" e tyre ndaj popullatës sllave.

    Demushi akuzohej se të " Ura e Gurit" në Pejë, me shumë nacionalist shqiptarë kishte zhdukur shumë sllavë që ishin antishqiptarë, më metoda siq thuhej në akuza, duke i mbytur me vajë. Në këto rrethana jeta në Llukë ishte vështirësua, andaj në vitin famëkeq të akcionit të armëve, me 1956, Demush Neziri-Molliqaj, Adem Rama-Molliqaj, Dervish Shaqa-Muqaj nga Lluka e Epërm e Deçanit dhe, Isa Hoxha nga Botusha e Gjakovës, kalojnë kufirin shqiptaro-shqiptar ( Kosovë- Shqipëri) me 8 Mars 1956, dhe në ora 5 të mëngjesit ata u gjenden në tokën e premtuar shqiptare. Në Kosovë u mbesin gratë dhe fëmijët në mëshirën e Zotit.


    Demush Neziri-Moliqaj si rapsod folklorik

    Në netet e gjata të dimërave të egër, në kullat prej guri të Dukagjinit, e sidomos në kullat e Llukës, përveç zërit të pushkës dëgjohej edhe zërti i këngës dhe i çiftelisë. Aty, mblidheshin burrat me më zë të trojeve shqiptare për ti dalur zot Atdheut, aty në Llukën e shumë kuvendeve shqiptare. Këtyre luftetarëve të atdheut, trimave të pushkës por edhe vajzave të bukura shqiptare, këngëtari, rapsodi i ynë folklorik nuk u mbeti asnjeherë borgj, atyre u thuri këngë të bukura.

    Për Verrat e Llukës u kënduan shumë këngë që i këndoj i njohuri këngëtar, mësuesi i shumë këngëtarëve dukagjinas, Demë Ali Taraku nga Krysheci i Baranit i cili ishte edhe mësuesi i Demush Nezirit dhe Dervish Shaqës. Më vonë, kur Dervish Shaqa dhe Demush Neziri filluan ta kultivojnë këngën e bukur shqiptare, ata mbeten në kujtesë të popullit më këngët; " N´Verra të Llukës e n´qafë të Morinës/ Ja dhanë besën Mon Avdisë", " Isa Beg po të thrret nona...", " Haj medet për Lug të Baranit/ n´kamb asht çue Savë Llazari...", e shumë këngë tjera. Ishin këto këngë që i kënduan sa ishin në Kosovë.

    Pas daljes në Shqipëri rapsodi Demush Neziri i vendosur në Roshbull afër Durrësi, ku edhe aty do ta vazhdoj këngën me bacë Dervishin. Dalëngadalë, këngë pas kënge në Shqipëri e kuptojnë se këta dy këngtarë nga Lluka e Daçanit, Zoti u ka falur dhunti për këngën. I ftojnë nëpër shumë festivale folklorike që organizoheshin në Shqipëri ku përveç shumë shpërblimeve zyrtare, duartrokitjet e publikut ishin shpërblimet më të dashura të tyre. N´atë kohë i bën të njohur edhe në Kosovë këngët e tyre të dëgjuara përmes radiovalëve; " Ah, Kosovë mos thuaj mbarova, se djemt tu hala janë gjallë!..." , pastaj një këngë e vjetër gati-gati moshatare me mua; " U kthye zemra u bo sharki/ për me knue për ty Shypni", " ...Bajram Curri në borë, bukë po rrin pa ngron/ ...

    Kënga " Kur ta kthyem Kosovë shpinen, / e lamë borë e gjetem dimër..."( ?!!) as sot nuk është analizuar sa duhet, pse e lanë borë e gjeti dimër?! Një gjë dihet, në vitet e para sa arritën në Shqipëri, Dervish Shaqa dhe Demush Nezirin ( në vitin 1958) këngët me të preferuara që ata i këndonin ishin këngët e dashurisë. Kanë mbetur në kujtesë këngët; "N´drrasë të vekut kush po kanë", " Moje mira n´derë të stanit", etjera.

    Shumë më vonë, pas viteve 1960, Dervishi më Demushin u kthehen këngëve patriotike, atdhetare, këngë këto që i kishte kënduar më heret nëpër Odat e Junikut, të Llukës, të Vranocit...Tani, Demushi dhe Dervishi fillojnë t´i këndoj përveç dashurisë, edhe partisë, kooperativës. I këndojnë Bajram Currit, Hajdar Dushit, Gjeladin Hanës...Në ketë kohë ata e këndojnë edhe një këngë të veçant humoristike për fshatin e lindjës, për Llukësn. Ishte një humor apo këngë satirike e veçant ku përqesheshin shumë vese të disa fshatrave të Dukagjinit; " U rrehen Lluka shtatë a tetë/ u rrah Lluka u rrah Isniqi.."

    Mirëpo, këngët; " Nak Berisha", "N´Verra t´LLukës e n´qafë t´Morinës", "Haxhë Mustafa", "Prej Podrimjes po na vjen haberi", Kur ta ktheva Kosovë shpinën", " Oj Kosovë mos thuej mbarova", " Pyet Kosova për një qikë", etjara, Demush Nezir-Molliqaj sëbashku me shokun e jetës Dervish Shaqën do të mbesin në historinë e folklorit shqiptarë. Do të mbesin pjesë e pandar e kulturës sonë kombëtare për kultivimin e këngës folklorike si një ushqim i shpirtit të luftetarit dhe qytetarit shqiptarë.

    http://i.ytimg.com/vi/AnfFxWiYaaQ/0.jpg

    Fatime Sokoli ishte këngëtare popullore e veriut, Artiste e Merituar. Ajo ishte çika e parë e malsisë që kapi për herë të parë çiftelinë në dorë dhe hyri me guxim në odën e burrave, e veshur si burrë dhe këndoi si burrë. Për afro 30 vjetësh në skena koncertesh e festivalesh, në lëndinat e bjeshkëve dhe gurët e bardhë të Valbonës, në oda burrash malsie e në skenat e disa vendeve të Europës, qe kthyer në një simbol të Malësisë së Gjakovës. Ajo u shfaq si krijuese, instrumentiste e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë bjeshkor të shoqëruar me muzikalitet.

    Vdiq më 12 gusht të vitit 1987.


    **************

    Kur prisnim Festivalin e 12-të të Këngës në Radiotelevizion.

    Menjëherë pas goditjes që morri Festivali i 11-të i Këngës ne RTVSH nga diktatori Hoxha, goditje qe u shoqerua edhe me "prerjen" e kokave te njerëzve të shquar të artit, kulturës dhe skenës shqiptare, muajt e parë të vitit 1973 e në vazhdim i gjithë viti për mbarë popullin shqiptar, veçanërisht rinia, ishte një periudhë frike, ankthi, stresi, hutimi...
    Nga Pierre-Pandeli Simsia
    Njerëzit ne pergjithesi ishin te ç'orientuar. Më tepër ky ç'orientim u ndje tek ata, krijuesit, njerëzit e artit. Udhëzimet nga lart, nga partia shtet ishin të një fryme revolucionare, kështu edhe arti shqiptar duhet të krijohej me të tillë fryme.Këngët më të shumta duhej t'i kushtoheshin partisë së diktatorit dha atij vetë. Viktima te fushatës "antiart'' u bënë shumë artistë, krijues, këngëtarë... Skenës shqiptare do t'i mungonin për vite me radhë krijuesit, këngëtarët artista më të mirë te asaj kohe, Justina Aliaj, Sheriff Merdani, Nevruz Yzeiri...
    Në ato vite, si shumë të tjerë edhe unë kam qenë një fans i këngëtares aktore Justina Aliaj, fans, që e ruaj akoma të jem. Shpesh herë kam pyetur veten në ato vite: "Çfare beri Justina Aliaj që u dënua, që nuk e lanë të këndojë për vite e vite me radhë? Pse, se këndoi një këngë me ndjenjë në festivalin e 11-të në mënyrë të shkëlqyer? "Në ekranin e televizorit" ; Po Sheriff Merdani? Po Nevruz Yzeiri? Po...? Po...? Në ato vite të zjarrta te dhunës psiqike tek njerëzit që partia e diktatorit në pushtet ushtronte mbi njerëzit, veçanërisht mbi rininë, po na mungonin këngët më të bukura të kënduar nga këta këngëtarë.
    Por edhe nga këngëtarë të tjere, siç është e madhja Vaçe Zela, disa këngë të bukura rinore të kënduara nga ajo me mjeshtërine e zerit dhe interpretimit, që vetëm ajo di te na i sjellë, do "burgoseshin" për të dalë në një kohë tjetër pas shumë vitesh për t'u rikënduar, në kohën e demokracise. Të tilla ishin këngët: "Djaloshi dhe shiu", "Lemza", "Esperanca", "Nuk e fshehim dashurinë", "Sot jam 20 vjeç", etj. etj. Duke jetuar vitin 1973, atë vit ankthi, frike, hutimi... siç e kam përmendur edhe më sipër, vjen fundi i Dhjetorit i atij viti e bashkë me të vjen edhe festivali i ri i radhës i këngës shqiptare. Kush e ka ndjerë dhe e ndjen muzikën, besoj se i ka provuar ato ndjenja dhe emocione, kur zinim vend para ekranit të vogël të televizorit te mbledhur disa familje tek ndonjë komshi a shok, dhe prisnim me ankth këngët e reja që do te na sillte ai festival. Dhe pas atij ankthi, fshihej zhgënjimi ynë për këngët dhe mënyren e interpretimit të këngës nga këngëtarët. Vetë këngëtarët në skenë ishin te hutuar mes frikës dhe ankthit.
    Çfare duhet të bënin gjatë interpretimit të këngës?, sepse udhëzimet ishin dhënë që këngetar-i-ja, duhet të qendronte në këmbë si statujë, qiri në këmbë, pa bërë as edhe më të voglin veprim levizje të duarëve dhe të këmbëve. Si mund të denohen këngëtarët, kur vetë ata, gjatë interpretimit të këngës hyjnë vetvetiu me ndjenjën e melodisë së këngës, në lojën e të interpretuarit dhe pa vetedijen e tyre, lëvizin vetë duart dhe këmbët!? Udhëzimi për këngëtarët, që në skenë kur të këndonin të qendronin si statuja të palevizshme do t'i shoqëronte ata deri ne vitin 1984, atëhere edhe kur u zhvillua Festivali i 23-të i këngës, sepse një vit më vonë, në Festivalin e 24 kur edhe ngordhi kolera diktator, u lejua që këngëtarët të këndonin, duke e marrë edhe mikrofon në dorë.
    Sot ky turp duket qesharak dhe i pabesuar, të lejohesh të këndosh me mikrofon në dorë, por është një fakt, që e patën fatin e tyre të keq ta jetonin ata këngëtarë te asaj kohe. Sa herë këngëtarët në skenën e festivalit harronin tekstin e këngës? Kjo, sepse në çastet e fundit teksteve u ndërroheshin vargjet e tyre nga të dërguarit e partisë komuniste, te cilët bënin edhe "pastrimin" e teksteve. Per këtë mund te flasin vetë këngëtarët e shumtë, një ndër ato është edhe Myfarete Laze, e cila e ka përmendur në një intervistë të saj. Kjo i ndodhi edhe kompozitorit Valentin Veizi në Festivalin e 28-të të Kënges, i cili ne Sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit ku rrinte ulur si spektator u befasu kur degjoi kengen e tij te kenduar nga Telemak Papapano, kenge qe i ishte transformuar plotesisht teksti.
    Keto shembuj te shumte me mire se kushdo tjeter i di poetesha jone e nderuar Zhuliana Jorganxhi, e cila ka patur fatin te kete punuar per vite me radhe si redaktore letrare e teksteve te kenges ne Radio Tirana. Me kujtohet Dhjetori i vitit 1986. Ishte dita kur do zhvillohej festivali i 25-se i kenges dhe, une duke biseduar me poeten Jorganxhiu ne hyrjen prapa Teatrit te Operas dhe Baletit ne Tirane, dikush i nderhyri. Degjova vetem pergjigjen e Zhulianes, e cila ishte ende e hutuar dhe e shqetesuar. "Me vjen shume keq, se, ... Koci Petritin e shkaterruan komplet..." - tha. Ishte fjala per poetin Koci Petriti qe i kishin bere nje "nderhyrje kirurgjikale" ne tekstin e kenges se tij "Pema e Lirise" kompozuar nga Alfons Ballici dhe e kenduar ne ate festival nga Lindita Theodhori.
    Raste te tille ka plot, por une do permend edhe nje rast tjeter. Pasi kishte bere provat per te kenduar ne festival kengetari Shaban Shabani, ne ditet e pragfestivalit ia heqin kengen "Neper dete e oqeane" duke e detyruar kengetarin te kthehet ne qytetin e tij, Vlore dhe fusin kengen "Krahe hapur pritna fshat" Kompozuar nga Todi Dori me tekst te Kudret Isait (Djali i ish ministrit te brendshem te asaj kohe) dhe kenduar nga Irma Libohova dhe Pellumb Elmazi.
    Askush nuk e morri vesh nderhyrjet e shpejta qe u bene te rekomanduara nga lart, por ajo qe dihet eshte se, edhe kete kenge e hoqen, disa thoshin se ishte vete nderhyrja e ish ministrit, qe djali i tij te mos debutonte menjehere ne festival, dhe menjehere kane shkuar dhe kane marre ne Vlore Shaban Shabanin, duke e sjelle ne Tirane per t'a kenduar ate kenge te nesermen ne festival. Ndoshta u zgjata pak sa nga tema, por i shkruajta keto, per t'i bere te ditur edhe atyre lexueseve qe jane kurrershtare ter dine se cfare ndodhte me festivalet, me kenget dhe me nderhyrjet e tyre nga partia e diktatorit. Festivali i ri i kenges se lehte shqiptare ne fundin e Dhjetorit 1973, sipas radhes u quajt Festivali i 12-te. Askush nuk e harron ate festival, qe quhet festivali i muzikes se lehte shqiptare, por qe ne te merrnin pjese edhe kengetaret dhe kompleksi i Teatrit te Operas dhe Baletit. Cfare zhgenjimi i madh, sidomos kur mendon qe ai festival erdhi menjehere pas Festivalit te 11-te qe ende e kishte lene eren e embel pranverore me kenget, kengetaret dhe interpretimin e tyre. Festivalin e 12-te e hapi kengetari Ramiz Kovaci me kengen per partine e diktatorit, kompozuar nga Ferdinand Deda.
    Pastaj vinin me radhe kenget per fshatin, per marrshimin e Shqiperise Socialiste, qe nuk i dridhej qerpiku nga armiqte e jashtem dhe te brendshem... Iu kendua trimerise shqiptare qe hidhnim vallen ne gojen e ujkut "Sup me sup si malet" kompozuar nga Agim Prodani, iu kendua hekurudhes, fshatit te bardhe shqiptar, (Sa ironike! T'i kendosh fshatit shqiptar, duke e quajtur te bardhe qe ishte i denuar te hante buke gruri edhe pse per ta mbjelle, rritur, korrur ate grure, derdhte djersen e tij) Aty këtu pati edhe ndonjë këngë për rininë, për aksionet e saja në hekurudha, kantiere.... Në Festivalin i 12-të filloi edhe praktika që këngët duhet të shoqëroheshin nga Orkestra e madhe Simfonike e RTVSH, si dhe nga kompleksi i Teatrit të Operas dhe Baletit, ku numri i tyre do te arrinte në 18-19 këngëtarë.
    Këngët u kënduan në dy interpretime të ndryshme nga këngëtarët. Meritë të madhe në Festivalin e 12-të në drejtimin e orkestres pati dirigjenti Ferdinant Deda, i cili e drejtoi i vetëm Orkestrën Simfonike në të gjitha këngët e të trija netëve. Kënga fituese e çmimit të parë e Festivalit të 12-të të Kënges në RTVSH është ajo me titull: "Gjurme te arta", kompozuar nga Kujtim Laro me tekst nga Lirim Deda dhe e kënduar nga Vaçe Zela dhe Ema Qazimi. Çmimi i dytë, kënga: "Si agim i kuq", Muzika Josif Minga, teksti Nasi Lera. Kënduar nga Alida Hisku dhe Vaçe Zela. Cmimi i tretë, kënga: "Poeti partizan" muzika Pjetër Gaci, teksti Ruzhdi Qatipi. Kënduar nga Gaqo Çako dhe Zeliha Sina.
    Këngën fituese të çmimit të parë në fund e këndoi Vaçe Zela, të cilës i dhuruan edhe nje shportë të madhe me lule. Kjo ishte edhe nje shpërblim për Vaçen e një viti më parë në Fest. e 11-të, kur orkestra ia la këngen përgjysmë, duke ndaluar dhe duke e detyruar këngëtaren e madhe të ikte nga skena me një gjysëm kënge. Kështu e perjetuam ne të gjithë Festivalin e 12-të të Këngës ne Radio Televizion, mes frikës, ankthit, stresit..., që do të na shoqëronin edhe në vitet ne vazhdim.


    **************

    Një jetë mbi pentagram apo Kujtim Laro ndryshe

    Pylli i Lisave të mëdhenj të muzikës shiptare është rralluar së tepërmi. Vetëm në vitet e fundit janë ndarë nga ne, emra të përmasave botërore në muzikë. Nuk ka shqiptar të lindur gjer në fillimvitet ’90-të që të mos ketë njohur e adhuruar, por edhe të mos jetë ndier krenar për emrat e Prenk Jakovës, Çesk Zadesë, Nikolla Zoraqit, Feim Ibrahimit, Tonin Harapit, Tish Daisë, Ferdinand Dedës, Kujtim Laros, e shumë e shumë të tjerëve që tashmë s’i kemi midis nesh. Këta emra dhe shumë të tjerë kanë rritur breza të tërë me muzikën e tyre, kanë qëmtuar traditën kulturore e folklorike shumë të pasur të kombit dhe e kanë ngritur atë në majat e artit. Askush nuk ka ngelur i pa prekur nga notat e ngrohta dhe shpërthyese të muzikantëve tanë, të gjithë jemi krenuar me faktin që Shqipëria e pa ditur në muzikë, në një periudhë të shkurtër kohe, arriti të vërë në skenën e saj edhe... Opera! Kush e pa Tablonë Koreografike “Është e jona Shqipëria” dhe nuk u emocionua, nuk e ndjeu veten krenar që është shqiptar? Kush më mirë se Kujtim Laro mund të bënte më të bukurën muzikë për vargjet: ...”Dhe në rënçim, ne nuk vdesim/, Ne do rrojmë se rron Liria/, Tokë e dashur, je e jona/ Është e jona Shqipëria”?!? Emrat e parë, ishin në rininë e tyre nxënës të kompozitorit me famë botërore, të rusit Haçaturian. Kujtim Laro ishte nxënës i këtyre të fundit.Por...
    Ç’mësues të kesh, të tilla gërma do mësosh....
    Kjo thënie e popullit tonë, e lashtë sa fjala shkollë, nuk është e pabazë, përkundrazi, është kriter i plotë i së vërtetës, i vërtetuar nga vetë jeta.
    Kujtim Laro, ishte biri i një shoferi nga Vlora, Në moshën 14 vjeç në vitin 1961, ai erdhi në Tiranë për të vazhduar shkollën për...mekanik, madje filloi vitin e parë në atë shkollë. E vërteta është se vëllezërit e tij ishin njerëz të muzikës e të artit. Gëzimi, i vëllai, vazhdonte asokohe Institutin e Lartë të Arteve. Kurse vëllai tjetër Flamuri, ishte skenarist i Estradës së Vlorës.Askush nuk e dinte dhe nuk mund të imagjinonte që brënda qënies së djaloshit të vogël që erdhi në Tiranë për t’u bërë mekanik, fshihej një botë e tërë shpirtërore e trazuar, një vullkan i tërë ritmesh, që priste momentin për të shpërthyer në...Pentagram !
    Fati e solli që i madhi Çesk Zadeja një ditë të shkonte për vizitë tek shtëpia e vëllait të Kujtimit, tek Gëzimi. Aty ndodhej edhe Kujtimi, atëherë nxënës i shkollës mekanike, në vitin e parë. Bisedonte Çesku me Gëzimin për muzikën, për veglat muzikore, për gjithçka lidhej me botën e artit. Çeskut i tërhoqi vëmendjen interesimi i Kujtimit për muzikën dhe ashtu,”kot”, i bëri një testim për “veshin”. Në të gjitha rrahjet e shuplakave të Zadesë, Kujtimi i vogël, kandidati për mekanik, reagoi shkëlqyeshëm. Kaq shumë u entuziazmua Çesku, saqë kur doli nga shtëpia e shokut të vet, i tha: -Gëzim, vëllai jot është më i mirë se ti në muzikë! Dhe jeta i dha plotësisht të drejtë e kurrë nuk e zhgënjeu. Kaq u desh, ky vlerësim i Zadesë së madh, që timoni i jetës së Kujtimit të vogël të rrotullohej plot 180 gradë. Kështu ai “tradhëtoi” zanatin e babait, “hekurat” siç rëndom thuhej asokohe, dhe në vitin 1962 shkoi e u ul në bankat e Liceut Artistik “Jordan Misja”. Gishtat e tij të njomë tanimë nuk kishin të bënin me dado e bullona, por preknin botën magjike të artit në tastierën e pianos dhe telat e kontrabasit...
    Bashkënxënësit e tij në Lice, “kishin gjetur belanë” sepse Kujtimi i linte pa gjumë. Ai shtrihej vonë, në orët e para të mëngjesit në krevatin e tij. Madje shokët në shenjë “proteste” i punuan një rreng, nga ato që bëjnë në konvikte dhe ata që kanë qënë konviktorë, i dinë shumë mirë këto. Një natë, ata futën në krevatin e tij një bust që rastësisht ndodhej në konvikt. Kur erdhi Kujtimi për t’u shtrirë, i lodhur e i këputur, gjysëm përgjumësh, foli: -Ik andej ti, se do shtrihem unë! Siç ndodh në raste të tilla, shakaja një herë bëhet. Por shokët filluan ta adhuronin për vullnetin e tij të hekurt, për talentin e tij të madh që sa vinte e përsosej tek Kujtimi. I madhi Zadeja kishte zbuluar tek Kujtimi, me prova të rastit demonin e muzikës që flinte brënda djaloshit 14 vjeçar. Ai i zinte me rradhë të gjithë kompozitorët e mëdhenj rusë, italianë, gjermanë, dhe luante e luante pambarimisht pjesë të tëra të tyre.- “Kur arrinte në perfekt lojën e një pjese në piano, na mblidhte vonë në darkë të gjithë shokëve, dhe na thoshte: Tani më dëgjoni, dhe dua vërejtjet tuaja. E ç’vërejtje mund t’i bënim ne atij?!?- kujton bashkënxënësi i tij Vladimir Bizhga. Djaloshi hidhte shtat në trup dhe në muzikë njëherësh. Kështu, në vitet 1967-1970 ai mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për muzikë në veglën e kontrabasit me rezultate të shkëlqyera. Siç ishte e pritshme, ai filloi punë në Radiotelevizionin shqiptar si redaktor muzike. Puna e krijuesit e çonte shpesh në Kinostudion “Shqipëria e Re” Aty u njoh edhe me bashkëshorten e tij të ardhshme, inxhinjeren –audio, pra të zërit, Liljana Berberi. Puna me artin i lidhi përjetësisht dhe ishin njëkohësisht bashkëshortë e partnerë në muzikë gjatë gjithë jetës së tyre shumë të shkurtër, por shumë të begatë në prodhimtari.
    Pasion dhe notë në çdo qelizë...
    Me këtë fjali e përmbledh gjithë qënien e Kujtimit, bashkëpunëtori i tij për 15 vjet rresht në Ansamblin e Ushtrisë, zoti Myzafer Pulo.
    ...”Kam punuar me Kujtim Laron në Ansamblin e Ushtrisë prej vitit 1977 deri në vitin 1992. Unë dua të besoj se emërimi i tij qysh në vitin 1975 Udhëheqës Artistik i Ansamblit të Ushtrisë, nuk ka qënë rastësi. Dhe këtë e mbështes në faktin e njohur e të pranuar prej të gjithëve, që krijimtaria e tij muzikore kishte bosht epiko-heroik. Ai mbështetej në krijimtarinë e tij fuqimisht në tabanin popullor të muzikës. Karakteri marcial i muzikës së Kujtim laros, ishte jo më i përshtatshmi, por më i domosdoshmi dhe i vetmi që i duhej Ansamblit të Ushtrisë, për vetë natyrën e auditorit që i drejtohej. Por është fakt se ky Ansambël, falë penës së Kujtim Laros, arriti të debutojë e konkurojë me sukses në të gjithë jetën kulturore artistike të vendit tonë. Nuk ishte rastësi që në Koncertet e majit në vitet 1977 dhe 1978 Ansambli ynë zuri vendet e para dhe të dyta. Nuk ishte fare e lehtë dhe këtë e dinë mirë ata që dinë e njohin se ç’kanë qënë Koncertet e Majit asokohe, çfarë niveli artistik e muzikor shpalosej në to, nga të gjitha penat e shquara të muzikës shqiptare. Ai kompozoi vallen “Me shpatë në dorë” në vitin 1978. Ishte i përkushtuar dhe i mrekulluar prej një kënge popullore të Pilurit. Bashkë me artistin e madh Agron Aliaj, shkuan në Pilur të Vlorës, atje ku kishte buruar kënga. Qëndruan disa ditë atje, në aromën e këngës origjinale, dhe u kthyen në Tiranë. E këtu, Kujtimi i derdhi notat e tij magjepsëse, të shoqëruara me lëvizjet e mahnitshme të Agron Alisë dhe me zërin e mrekullueshëm të Sheqere Muhametit e të Hysni Zelës. Ashtu siç po në vitin ’78 kompozoi Kantatën e famshme me poezi të Llazar Siliqit.Ashtu siç kompozoi me një frymë edhe Tablonë Koreogrfike “Është e jona Shqipëria”. Sekreti i tij në të gjitha krijimet, është njohja e thellë e polifonisë dhe mbështetja e fuqishme në të. Ai përzgjidhte perlat e këngës polifonike dhe i hidhte ato në pentagram, deri edhe në poemat simfonike. Me këtë frymë e stil ai kompozoi Acapelo-n për Selam Musain e sa e sa vepra të tjera. Prej vitit 1983 ai ishte njëkohësisht edhe pedagog i kompozicionit në Institutin e Lartë të Arteve. Kujtim Laro është nga të paktët artistë që ka shkelur dhe dashur me gjithë shpirt të gjithë Shqipërinë. Deri në pikën më të fundit ushtarake, në çdo postë ku Ansambli jepte shfaqje, ai shkonte vetë, kur, për hir të së vërtetës, nuk ishte e domosdoshme prania e tij, sepse ai e kishte bërë punën e vet, i kishte hedhur notat, e notat ishin hedhur në timbrin e zërave të bukur të këngëtarëve të Ansamblit. Nuk do të harroj njëherë që shkuam në Vlorë, në Sazan, Pashaliman e Karaburun. Në majë të Karaburunit, ishte një bateri kundërajrore, ku duhet të shkonim për të dhënë shfaqjen. Kujtimi nguli këmbë e shkoi përfundimisht vetë atje, në majë të Karaburunit, me autobuzin e Ansamblit në një kohë kur të gjithë i thamë që të mos vinte, se ishte rrugë e keqe. – Pse, ata që shkojnë e jetojnë atje, nuk janë njerëz? - na e pat ai dhe u fut në autobuz. Ne të tjerët, vonë e kuptuam arsyen e vërtetë të këmbënguljes së tij për të shkuar edhe në skajin më verior të kufirit, edhe në postën më të vogël. Ne vumë re se ai, sa herë ktheheshim nga turnetë në Tiranë, “binte” mbi punë. Pra ai ishte frymëzuar, ishte “karikuar” si mund ta them dhe vinte e “shkarkohej” në pentagram. Atje ai gjente “nektarin” të cilin kur vinte në Tiranë e kthente në mjaltë. Ai ishte njeri pasionant. Me pasion vinte dhe na thoshte mirëmëngjes, me pasion e pinte kafen, me pasion punonte, me pasion kërcente e gjithë qënia e tij kur i binte pianos. Trupi i tij, edhe pse ulur në karrike, hidhej e kërcente i gjithi nën ritmin e tingujve të muzikës që ai prodhonte. Ai ishte më i dëshiruari dhe më i preferuari prej të gjithë kompozitorëve nga ana e orkestrës. Po të pyesësh në Orkestrën e Radiotelevizionit, të thonë se punonin me qejf në partiturat e Kujtimit. Sepse ai e njihte vetë orkestrën, ishte mjeshtër i veglave muzikore, prandaj edhe “e ngopte” veglën, edhe sikur pesë nota të kishte ajo.Sepse tingujt muzikorë, vetëm ai mund t’i bënte ashtu”.

    Prodhim i madh, në vite të pakta...

    Regjizori i mirënjohur Mevlan Shanaj që ka bashkëpunuar me Kujtim Laron në disa nga veprat e tij, proteston me të gjithë forcën e shpirtit kundër fatit: “Nëse do t’i vendosnim në një balancë, ai peshon sa pjesa më e madhe e të gjithë kompozitorëve shqiptarë të marrë së bashku, por mendoj se asnjëherë nuk ka marrë atë që ka merituar.Është e çuditshme që fati u tregua i ashpër me të, dhe në një kohë që Kujtimi duhet të ishte jetëgjatë e të përkëdhelej prej fatit, ai iku kaq herët, në moshën 57 vjeçare”...

    Vetëm 18 vjet, deri në vitin 1990, zgjati krijimtaria intensive e këtij vigani, nëse do të përjashtojmë dy vepra të krijuara vitet e fundit të jetës së tij.

    Edhe pse vetëm 18 vjet jetë krijuese, firmën e tij e mbajnë partiturat e muzikës së 35 prej filmave më të arrirë të kinematografisë shqiptare, ndër të cilët mund të veçojmë: “I teti në bronx”, “Në fillim të Verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a Vdekje”, “Nëntori i Dytë”, “Mililtanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha”, e shumë e shumë të tjerë. Krijimi i tij i fundit ishte filmi “Lule të kuqe, lule të bardha”, i shfaqur në fillim të vitit 2004. Të gjithë e kemi dëgjuar e jemi mrekulluar me muzikën e filmit “Udha e shkronjave”, por të paktë janë ata që dinë se elegjia e bukur e rrënqethëse që këndohet me një zë burri – mërmërimë, është interpretuar nga vetë kompozitori, Kujtim Laro. Është zëri i tij. Cili e “imitoi” tjetrin: Kujtimi - Zeqo Hoxhën në monofoninë “Ç’u këput një këmbë mali”, apo e kundërta? Shumë përcaktime e vlerësime janë bërë për filmin e fundit të tij. Poetesha Natasha Lako, që ishte edhe skenariste e filmit të fundit të tij, e cilëson atë si “Kënga e fundit e mjellmës”. Ndoshta ka të drejtë poetesha, ndoshta ka qënë edhe një requiem për veten dhe jetën e vet...

    Mbylli epokën e të mëdhenjve...

    Kështu tha Profesor Zhani Ciko në ceremoninë e zhvilluar me rastin e dy vjetorit të vdekjes dhe të dekorimit të Kujtimi Laros me Medaljen “Naim Frashëri i Artë”. Në Qëndrën Kulturore të Ushtrisë ishin të gjithë në mbrëmjen e organizuar me këtë rast. Merrnin pjesë personalitete të shquara të jetës kulturore e artistike të vendit, si edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjen.Lejtant Pëllumb Qazimi, i cili edhe personalisht bëri më të mirën e mundshme për kurimin e Kujtimit jashtë shtetit. Ajo që të bënte përshtypje, ishin zërat e bukur të Afërdita Cekës, të Pandi Zguros, të Kozma Dushit dhe të Tonin Tërshanës. Zërat ishin po ata, me të njëjtin timbër, me të njëjtin intonacion, me të njëjtin shpirt. Interpretimet po aq virtuoze, sa 20-30 vite më parë. Kur e pyes këngëtarin Pandi Zguro se ku qëndron sekreti i interpretimeve kaq të freskëta, njëlloj si atëherë, ai më përgjigjet: - Kur të ndryshojnë notat e Kujtimit të madh, do të ndryshojë edhe zëri ynë. Dhe të mendosh se me dhjetëra e dhjetëra këngëtarë të dëgjuar të vendit tonë janë të këtij mendimi. Megjithatë, Profesor Zhani Ciko, bën një “redaktim” në vlerësimet me superlativë të të përditëshmeve shqiptare: - “Nuk ndjehem mirë kur e cilësojnë Kujtim Laron si Enio Moricone. Ai është vetëm Kujtim Laro, dhe vetëm Kujtim Laro. Dhe Kujtimi ynë nuk ka pse të ketë zili emra të tjerë. Ai ka emrin e tij, të lartë e të madh”. Ne kemi qënë në hijen e këtij mali të lartë, në rrëzën e tij, prandaj nuk ja dinim saktësisht lartësinë. Tani që ky mal u largua, ne e shohim nga larg, duke ngritur kokën lart”- tha ndër të tjera drejtori i QKU-së Arqile Lici. Kurse dirigjenti i Orkestrës Frymore të Ushtrisë, Halim Teqja, me pikëllim thotë:- “Nuk ishim të zotët ta “shfrytëzonim”, sado çnjerëzore që mund të tingëllojë kjo”
    ...Shpesh Kujtimi u thoshte shokëve: -Do të përfundoj si Moxarti?!?. Në fakt, nuk përfundoi ashtu, si Moxarti, që ta përcillnin në një karro pesë punëtorë të Bashkisë. U përcoll me respekt nga mbarë bota artistike e vendit, nga të gjithë ata që ishin në gjëndje të kuptonin sadopak nga kontributi i këtij vigani, dhënë shoqërisë.
    Gjithsesi në ditën e lamtumirës të gjeniut të këngeve shqiptare, askush nuk u kujtua dhe s\kishte si te kujtohej per tu njohur me notat e fundit që kishin mbetur në pentagramin e Kujtim Laros teksa përpëlitej nga sëmundja e rëndë. Përjetimet e dhimbshme dhe shpirti i trazuar i artistit te merituar mbeti në atë pentagram si domethënie e një apeli që zemra e brengosur e artistit bënte për shoqërinë në përkujdesje të njerëzve të artit...
    Ai u përcoll me respekt prej aty nga ku punoi 30 vjet në Ansamblin e Ushtrisë, me tingujt e asaj Orkestre Frymore të cilën në vite e rriti e përsosi, prej aty, ku çdo ditë vinte e pinte kafenë edhe kur s’ishte në punë. Aty edhe u nderua me mbrëmjen solemne që u organizua për nder të tij, me rastin e dekorimit të tij, me notat e bukura të tij. Ku tjetër?!?...


    ***********

    http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/c/ce/CD_Va%C3%A7e_Zela.jpg
    Vaçe Zela 

    "Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare", "Meteori i fatit që i ra për pjesë Shqipërisë në vitet e zymta të diktaturës". Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj te pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngëtarë ka shumë. Vaçe Zela është vetëm një. Këngëtarët kanë zëra të ndryshëm, por Vaçe Zela kishte vendosur të matej me përsosmërinë. Ajo këndonte për të kënaqur njerëzit në tokë, por zërin e saj e kishin zili edhe zogjtë në qiell.

    Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike.

    Vaçe Zela ka marë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më vonë në radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë të muzikës së filmave.

    Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar për së gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.”

    Për nder të 70 vjetorit të këngëtares së shquar viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”.

    * Dritero Agolli, shkrimtar: "Unë mund të them pa asnjë lëkundje se Vaçe Zela, si artiste e madhe, hapi një epokë të re në të kënduarin e këngës shqiptare dhe u bë nismëtare e një kulture moderne në këtë fushë."

    * Nexhmije Pagarusha, këngëtare: "Nuk kam parë shkëlqim më të bukur që del nga shpirti i njeriut se tek Vaçe Zela."

    * Osman Mula, regjisor: ”Vaçe Zela ishte një këngëtare e madhe me zemër të madhe. Krijoi një botë të sajën. Ajo qëndroi me të dyja këmbët në tapetin e këngës shqiptare, si këngëtarja e krahasuar me një simfoni pambarim të së ardhmes. Vaçe Zela ishte një këngëtare potente, në vokalin e së cilës morën jetë shumë zhanre këngësh. Dhe në secilin syresh ajo dha një maksimum.”

    * Prof. Tish Daija, kompozitor: "Vaçe Zela ishte tepër skrupuloze. Përzgjedhjen e këngës e ngriti në kult, përtej të zakonshmes, në mënyrë që t'i jepte mundësi zërit dhe vetes për interpretime të shkëlqyera. Kur ndonjë këngë s'i përshtatej sadopak natyrës së zërit të saj, ajo e braktiste. Zërin, këngën si karakter ajo i shihte të lidhura ngushtë mes tyre. Vaçe Zela ka pasur një vokal të shkëlqyer. Ngjyrimet e zërit i ka përftuar në maksimum. I ka përdorur me inteligjencë të gjitha veçoritë e zërit, duke i vënë në veprim kur dhe si duhet, me vibrime të shkëlqyera: në portament, glisando, melizmat, kantilenën dhe lëvizjet kolorature. Me këngët që këndoi, popullore dhe të muzikës së lehtë, ajo krijoi stilin e vet, të cilin e imituan të tjerët me kalimin e kohës. Mbeti gjithmonë një këngëtare e veçantë."

    * Avni Mula, kompozitor e këngëtar: “Vaçja kishte një inteligjencë natyrale. Ia ka bërë "hyzmetin" këngës në të gjitha vështrimet. Dhe, gjithmonë ia ka arritur qëllimit. Vaçja ishte edhe njeri i sakrificës. E vendosur në atë që kërkonte të bënte. Madje, ishte kurajoze, trime. Për këto cilësi çdo këngëtar duhet t'ia ketë zili. Në shpirt ishte thellësisht humane, demokrate në mendime. Edhe si njeri ishte e drejtë, e dashur. Me kontributin që i solli këngës shqiptare, Vaçja mbeti një artiste e madhe, një patriote e vërtetë".”

    * Limoz Dizdari, kompozitor: ”Kërkesat e Vaçes në rrafshin muzikor ishin estetikisht të pakontestueshme. Vaçja ishte një këngëtare me zë të veçantë. Kjo veçanti kishte të bënte me gjithë formimin e saj biologjik e intelektual. Shijet e saj të natyrshme, shumë të kultivuara ishin të domosdoshme për ta bërë këngën estetikisht të arritur. Në rast se realizoheshin këto kërkesa, ti do të ishe i sigurt për suksesin e këngës. Në të kundërt, Vaçja nuk pranonte ta këndonte këngën.”

    * Nora Çashku, pedagoge e pianos: "Vaçe Zela ka qenë piedastal në skenë. Edhe si njeri, edhe si aktore. Vaçja ishte një zog në skenë. Ndokush mund ta kenë quajtur edhe të panënshtruar ose, në një farë mënyre, "rebele". Falë talentit ajo i është bindur zërit të brendshëm për të mos u nënshtruar kur ishte për t'i shkuar deri në fund fjalës në poezinë e këngës dhe ngjeshjes së frazës në melodinë e saj. Vaçe Zela ishte njeri i brishtë. Për mua ajo mbetet njeriu që solli emancipimin në skenë për shumë dekada. Fakti që nuk doli një e dytë mes shumë këngëtarëve, tregon që akoma s'është paraqitur në skenën tonë një talent i tillë."

    * Prof. Zana Shuteriqi, muzikologe: "Nuk bëj pjesë midis atyre që e njohin Vaçe Zelën nga afër, por midis mijëra shqiptarëve të tjerë që u pushtuan prej saj gjatë një periudhe 40-vjeçare. Kjo njohje për së largu është ndër të paktat arsye përse Vaçja tek ne u shndërrua në një mit. Arsyet e tjera janë të shumta, cilësisht të rralla për një brez të tërë që dijshëm apo vetëdijshëm i realizon kërkesat e komunikimit ngjeshur pas trupit të një radioje. Vaçja mendoj se mishëronte në atë kohë përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter. Këndoi gjithshka dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Vaçja kështu hyri midis shqiptarëve me dhuntinë, me gjeninë e artistëve të mëdhenj, që kanë privilegjin të bëjnë epokë dhe që për këtë arsye janë të pazëvendësueshëm në identitein e vet."

    * Prof. Dr. Adriatik Kallulli, kritik letrar, shok klase: "Të njohësh nga afër artistët më të shquar të kombit tënd, është një rastësi që nuk u ndodh të gjithëve. Qenë vite kur vendi mezi e siguronte kafshatën e gojës dhe rrobën e varfër të trupit. Jeta kishte fare pak gëzime dhe një këngëtare e vërtetë në klasën tënde, ishte një pasuri njerëzore e madhe dhe e rrallë, një grimcë gëzimi që të falte shoqja jote, një shoqe fisnike dhe humane që vinte tek kënga shpirtin e saj të madh, një shoqe e veçantë që lëndohej për të gjitha plagët e atdheut dhe të njerëzve dhe intuitivisht e ndjente se melodia dhe tingujt mund të bëheshin një ballsam për shpritrat e shqetësuar. Artistja Vaçe, mësëmiri dëshmon atë që pat thënë Mickelangelo "Ruajeni atë zjarr që ndjeni brenda vetes, se ai jeni vetë ju."

    * Ferdinand Deda, dirigjent: ”Ishte fat për ne njerëzit e artit, të kishim mes nesh një këngëtare si Vaçe Zela, për vokalin e saj të shkëlqyer në të gjitha komponentët. Kishte një forcë të madhe interpretative, që lidhej me shkallën e lartë të frymëzimit artistik. Përdorte një mjeshtëri të veçantë të kënduari, ku gjenin vend ngjyrime të shumta. Ishte njeri i thjeshtë dhe mjaft i dashur, por edhe e ashpër kur s'i përfilleshin kërkesat. Ishte tejkaluese në realizimin e qëllimit artistik për të çuar tek auditori pikërisht ato emocione që ngërthente kënga. Talenti, inteligjenca muzikore dhe intuita, kur unë drejtoja këngën e saj më krijonin një gjëndje të tillë emocionale, sa nuk më vjen zor ta them, se më drithërohej trupi. Me Vaçen ishte kënaqësi të punoje.”

    * Leka Bungo, regjisor: "Vaçja për mua dhe për të gjithë ka qenë një artiste që ka bërë epokë. Ka qenë e madhe që kur ishte e vogël. Një këngëtare e madhe dhe një aktore e zonja. Interpretimi i saj ka qenë kupola e interpretimit."

    * Mimoza Ahmeti, shkrimtare: "Personalisht për mua Vaçe Zela është burim zanor ekspresional i natyrës. Kësaj i shtoj edhe interpretimin e dlirë shpirtëror të këngëtares. Edhe pas kaq vitesh, kur dëgjoj Vaçe Zelën, ndiej po atë kënaqësi të veçantë, të palëkundshme, që vetëm ajo dhe zëri i saj të shkakton."

    * Prof. Dr. Fatmir Hysi: “Ajo mbetet një shenjë e qartë e identiteti dhe kulturës shqiptare të kohës dhe për dekada të tëra do të jetë një pikë e rëndësishme referimi për nivelet e larta të kësaj kulture.”

    * Luan Zhegu, kantautor: ”Vaçja ishte e lindur si talent. Me punë u bë një këngëtare e veçantë në llojin e vet, një zë brilant. Ajo shpalosi prirjen e saj në një kohë kur mungonin mjetet auditive moderne. Vaçja këndoi gjithmonë " dal vivo". Kjo mënyrë e të kënduarit i jepte vokalit të saj një amplitudë të madhe. Ishte e vendosur në përzgjedhjen e këngëve, në kërkesat artistike. Madje e sertë dhe në koflikt me "drejtuesit" sa herë që ata nuk e kuptonin. Kishte nuhatje të dukshme për skenën, si vend i shenjtë. Vetveten, shikuesit i kishte mbi të gjitha. Kjo bëri që vokali i Vaçe Zelës të lartësohej në përmasat që kërkoi.”

    * Shqipe Zani, pedagoge e kantos: “Zëri i saj, brenda një shtrirje prej një oktavë e gjysmë, arrinte të shprehte një larushi të pafund jonesh e frazash me të cilat ajo mbështillte, si me një tis të hollë fluid vokali, ide, mendime të pafund, kaq të prekshme për dëgjuesin. Vaçja punonte si qëndistari me fjalën, frazën, përputhjen mes tyre. Mund të them pa mëdyshje që Vaçja kishte një interpretim brilant.”

    * Pavlina Nikaj, këngëtare: “Vaçja kishte një vokal të përsosur, për rrjedhojë edhe një interpretim të veçantë, perfekt, të cilin e vishte me një botë të madhe emocionale. Në axhendën e saj kishte një repertor të pasur, madje të larmishëm, që mund t'ia kishte zili çdo këngëtar: këngë popullore, këngë të muzikës së lehtë; ka kënduar baladën, romancën, në fillimet saj edhe këngën e huaj. Dhe, në të gjitha këto është treguar një mjeshtre e vërtetë. Si njeri, Vaçja ishte e dashur, vlerësuese përkundrejt simotrave të saj këngëtare, të cilat i respektonte. Si këngëtare ajo arriti një kulm. Për të gjitha këto cilësi, unë, si këngëtare e kam adhuruar Vaçen".”

    * Visar Zhiti, poet: ”Lushnja ishte qyteti i të ardhurve, i të përndjekurve dhe i të internuarve. Po të parafrazonim Pol Elyarin, Lushnja u bë kryeqytet i dhimbjes. Në këtë mjedis të dhimbjes rritet edhe Vaçja. Ajo me zërin e saj sikur u dha zë ... të pazëve! Ishte mahnitëse. U bë Afërdita e këngës moderne shqiptare duke mos iu ndarë kurrë rrufetë e frikshme zeusiane. Zëri i saj mund të quhet pjesë e lirisë së munguar.”

    * Prof. Dr. Aleksandër Peçi, kompozitor: "E dashur Vaçe, u çmallëm shumë duke ju parë, duke ju dëgjuar, duke kënduar e duke folur në atë mënyrën tuaj mjaft të ëmbël dhe emocionuese që ju ka karakterizuar gjithmonë. Ju thatë se ju mban gjallë dashuria jonë, ne themi se na jep jetë zëri juaj magjik, i papërsëritshëm, gjithçka që ju i dhatë këtij vendi e këtij populli."

    * Lirim Deda, poet: "Ne vërtetë jemi një vend, ku ka thesare të gjithfarëllojshme nën e mbitokësore, por më i çmuar dhe më i përveçëm është thesari ynë shpirtëror e kulturor. Përse u dashka që të mos udhëtojë nëpër shpirtrat e kombeve të tjerë një filigram i florinjtë mëmëdhetar si Vaçe Zela, që pashëmbëllsisht me askënd tjetër dëfton shqiptarizmin si më shqiptarja në këngë e melodi."

    * Ardit Gjebrea, kantautor: "Filloi kënga dhe unë u gozhdova i shtangur në kolltukun e platesë së Operas, duke ndjekur madhështinë e interpretimit të artistes sonë të madhe. Në një moment kulminant të këngës ndjeva që trupin ma përshkuan mornica dhe ishte hera e parë, që më ndodhte një gjë e tillë. Isha i magjepsur dhe në fund të këngës duartrokisja me gjithë fuqitë e mia dhe trupi vazhdonte të drithërohej nga emocionet që më kishte ngjallur zëri dhe çdo lëvizje e saj. Nuk mund ta harroj kurrë atë emocion dhe mbaj mend edhe vendin ku isha ulur atë natë, ku provova një emocion si të isha në dashurinë time të parë."

    * Liliana Çavolli, këngëtare: "Zëri dhe interpretimi i Vaçe Zelës pasqyrojnë shpirtin, fisnikërinë, madje mund të them edhe karakterin e popullit tonë. Vaçe Zela është një institucion më vete."

    * Dr. Sytki Bushati, mjek, mik i familjes: "Vaçja sikur lindi për të bashkuar në këngë tokësoren me hyjnoren. Gjithshka në harmoni. Kjo është Vaçja për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. Nuk di pse më erdhën në kujtesë ato vargjet e poetit popullor shkodran: "Perëndia të goditi, kusur nuk të pat lanë."

    * Rikard Ljarja, aktor e regjisor: "Vaçe Zelën e kam njohur në vitin 1961. Kemi qenë bashkëstudent në shkollën për aktor. Kemi qenë në një klasë. Vaçja ka qenë një tip i jashtëzakonshëm sepse ishte e formuar si artiste në atë moment që erdhi në kursin tonë. Kanë kaluar vite, vite vite... Ajo nuk arriti të bëhej aktore sepse Zoti a natyra, i kishte dhënë një dhunti të jashtëzakonshme, një zë vërtet të jashtëzakonshëm. Po nuk është thjesht çështja e zërit. Vaçja kishte potencën fizike, mençurinë edhe zërin, dhe këto të gjitha i përdori në mënyrë të shkëlqyer dhe arriti të bëhej një figurë mbarëkombëtare e këngës. Ajo nuk ishte thjesht një këngëtare, vërtet nuk ishte thjesht këngëtare! Asaj i këndonte shpirti, i këndonte syri, floku, lëkura, gjestikulacioni. Ajo ishte gjithçka. Këto fenomene të natyrës lindin shumë rrallë. I qëlloi epoka e saj. Epoka e saj ka lënë gjurmë kaq të thella në kujtesën e gjithë shqiptarëve, të gjithë brezave, edhe të atyre që do vijnë më vonë. Unë do ta quaja fenomeni Vaçe Zela. Për shqiptarët kudo që janë ajo ishte "the voice".

    * Mirush Kabashi, aktor: "Gjithmonë më tingëllon zëri i saj me një këngë të huaj që titullohej “Esperanca”. Pikërisht, kjo shpresë që Vaçja nuk e sillte nëpërmes përmbajtjes së këngës, por nëpërmjet interpretimit të këngës, nëpërmjet asaj të veçante të këngës së saj, ishte ajo që e bëntë atë fenomen, që e bënte aq të kërkuar, që do ta bëjë atë gjithmonë si një ndër yjet më të mëdha të artit tonë, sepse Vaçja gjatë gjithë karrierës së saj artistike ngjalli te njerëzit vetëm ndjenjën e shpresës, po ndjenjën e shpresës në një sistem diktatorial. Ky është një atribut që vetëm një artiste e madhe e përmasave të Vaçe Zelës mund ta ngjallte."

    * Nirvana Pistulli, poete: "Vaçja është një idhull, është një emër që nuk harrohet, është një zë që nuk mund të zëvendësohet, është një melodi e përjetshme, është një lule plot dritë në një kohë të zymtë, ushqim për shpirtëra të etur. Ajo nuk i përket vetvetes, ajo i përket gjithë kombit."

    * Nexhat A. Agolli, shkrimtar, autor i monografisë "Vaçe Zela - magjia e këngës shqiptare": "Vaçe Zela ishte një yllësi që ndriçoi mendjen muzikore shqiptare për afër dyzet vjet radhazi me zërin e saj të ngrohtë dhe të gjithëpushtetshëm. Dy zëra në kohë të ndryshme të fenomenit Vaçe: në të parën adoleshente dhe, në të dytën, madhore. Mes tyre një periudhë e gjatë, e shtrirë në kohë dhe në hapësirë mes dy caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin këngëtarja jonë e shquar. Një lëvizje drejtvizore, e ngjashme me të atë tokës rreth vetes dhe diellit, por me një trajektore më të gjatë, do të thoja kozmike. Në kufirin e kësaj trajektoreje ne përjetuam zërin e saj të mahnitshëm."

    * Besnik Dizdari, gazetar: "Kur flet për Vaçe Zelën të del përpara një rrugë gjigande dhe vihesh në vështirësi për të gjetur fjalët e duhura, për të përmbledhur rrufeshëm një jetë të tillë. Unë them vetëm kaq: Brezi ynë u rrit me këngën e Vaçes. Në shpirtin tonë të trazuar zëri i saj i rrallë, melodia që buron prej tij, përshkohet si një lloj elektrizimi që sjell vetëm forcë. Është një forcë shpirtërore që blaton një lloj rinimi të pashpjegueshëm, që ishte krejt në kundërshtim me atë realitet! Është e çuditshme se si ndodhte, që edhe atëherë kur përmbajtja e këngës nuk sinkronizohej me zërin e magjishëm dhe me melodiozitetin që buronte prej tij, ne emocionoheshim deri ne skaj. Çuditërisht ndjeheshim me të fortë dhe nostalgjia që falte zëri shndërrohej në një optimizëm që sa vështirë ishte ta gjeje në Shqipërinë e asokohe. Ky është shërbimi i madh atdhetar i Vaçe Zeles ndaj shqiptarëve. Në të vërtetë Vaçja na fal humanizëm, të cilin ne nuk ia kthyem me kurgjë me tepër përveç se me duartrokitjet që thonë se janë shumë për artistin. Ndoshta..."

    * Hasan Huta, poet: "Moj Vaçe Zela e pavdekshme. Je pjesë e shpirtit të këtij populli, por veçanërisht e imja si artist, si krijues. Nuk mund ta konceptoj personalitetin tim pa atë timbrin e zërit tënd që ushëtinte në qiejtë e kohës duke më bërë të identifikohesha me atë klithmë pothuajse hyjnore për të qenë edhe vetë pjesë e magjisë së artit. Ashtu si energjia kozmike që përshkon materjen e ngurtë edhe zëri i shpirtit tënd e përshkonte tejembanë sistemin inert të kohës duke ndriçuar si një vetëtimë në qiellin e errët shpirtin e njeriut shqiptar. Të uroj nga zemra shëndet dhe ndërgjegjësim të të qënit e pavdekshme jo vetëm për kombin tonë por për zërin njerëzor në përgjithësi."

    * Violeta Librazhdi, mësuese, shoqe fëmijërie, autore e librit biografik "E papërsëritshmja Vaçe Zela": "Kënga e saj çante muret e Teatrit të Operas dhe Baletit, kaptonte rrufeshëm fusha, bregore e male dhe futej në çdo shtëpi shqiptari brenda e jashtë kufirit. Njerëzit e tjeshtë ndoshta nuk e dinë se sa çmime të para ka marrë Vaçja. Por ato dinë më shumë, dinë që Vaçe Zela është një bijë e denjë e popullit të saj, që kudo dhe kurdoherë ka në zemër e në mendje Shqipërinë e shqiptarët. E kjo është mjaft për ta. Prandaj ajo meriton ngrohtësinë, dashurinë dhe urimin e thënë tjesht: "Të këndoftë zemra, të lumtë goja o Vaçja jonë e shtrenjtë!" Kjo është arsyeja që ne, shoqet e shokët e saj, kur mblidhemi bashkë ndër festa edhe kur ajo s'është, ngremë një gotë për të dhe na duket fort e goditur sentenca e latinëve "Shkëlqen mungesa e saj."

    Këngë të interpretuara

    * Çelu si mimoza
    * Djaloshi dhe shiu
    * E Dua Vendin Tim
    * Esperanza
    * Ëndrra ime
    * Flakë e borë
    * Fëmija i parë
    * Gjurmët e arta
    * Gjyshes
    * Gonxhe në pemën e lirisë
    * Kur jam pranë teje
    * Këngë për Shkurte Vatën
    * Këngët e vendit tim
    * Lemza
    * Më ka zënë maraku
    * Mesnatë
    * Mësuesit hero
    * Moj e bukura Shqipëri
    * Natën vonë
    * Në shtëpinë tonë
    * Në Çdo zemër mbjell gëzim
    * Nënat tona
    * Nënë moj do pres gërshetin
    * Nuk e fshehim dashurinë
    * O Diell i ri
    * Për ty Atdhe
    * Rrisim jetën tonë
    * Rrjedh në kengë e ligjërime
    * Serenatë për nusen
    * Shoqet tona ilegale
    * Shqiponja e lirisë
    * Sot jam 20 Vjeç
    * Të lumtur të dua
    * Valsi i lumturisë
    * Vashëzo
    * Zunë fushat të drithërojnë


    E madhja ,e madhërishmja si çdo herë e freskët në melosin shqiptar Alida Hisku

    http://www.rapsodet.com/wordpress/fOTO/Alida%20Hisku/AlidaHisku1.jpg

    Alida Hisku ishte vetëm 13 vjece, kur zëri i saj jehoi në Festivalin e Këngës në RTSH! Me një cilësi të rrallë zëri, e dhuntie muzikore, Alida shkëlqeu për 10 vjet me radhë! Shumë kompozitorë u dashuruan ne të kënduarit dhe në zërin e saj, dhe sikur garonin se kush do të krijojë këngë për timbrin dhe ngjyrën e zërit të saj!

    Zoti ia dhuroi zërin e bukur dhe një shpirt aq të madh artistik. Pra një yll kishte lindur, një emër premtues në skenën e muzikës. Mirëpo erdhi një moment sic di ndonjëherë të sjell ironia e fatit. Një moment që ndërroi krejtësisht kahen e gjërave në karrierën e saj. Ishte kohë e rëndë, e vështirë për artin, për krijuesin me shpirt të lirë sic ishte Alida. Ishte kohë e ideologjisë totalitare, komuniste, ku të gjithë ishin të dyshimtë! Të gjithë ishin armiq potencialë të regjimit. Shkaqet dhe shkaset për akuza ishin edhe banale. Kështu ndodhi edhe me Alida Hiskun, e cila u këput si lule në vesën e mëngjesit ende pa celur mirë. Për cka, shtrohet pyetja!? Për një ditar, disa fragmente kujtimesh e përjetimesh, të një adoleshenteje, mjaftuan për ta shpallur armik të regjimit!

    Alida Hisku lindi në Tiranë. Ka filluar të këndoj në festivalet e pionierëve në Tiranë, në festivalet e të rinjve dhe në shumë festivale të tjera në Shqipëri edhe jasht saj. Ka marrë pjesë në 10 festivale kombëtare të RTSH-së. Gjithashtu ka marrë pjesë në shumë turne me Televizionin e Prishtinës , si dhe në shumë turne organizuar nga Radio Televizioni i Tiranës me RTP-në. Ka kaluar një kohë shumë të bukur në vitet 1979, 1980-81, në Prishtinë, Gjakovë dhe kudo në Kosovë.

    Alida Hisku thotë: Me të vërtetë ka qenë një këngë që bëri jehonë. Ka qenë një këngë që më tregoi emrin, më ngriti në piedestalin më të lartë. Ishte një këngë e thjeshtë, një këngë e popullit, një këngë që e këndonte i madh e i vogël. Pikërisht ajo thjeshësia ishte sekreti i cdo gjëje e edhe I kësaj kënge. Edhe këndimi im ka qenë shumë i thjeshtë sepse atë kohë isha vetëm 16 vjece!

    Me këtë këngë edhe fitova një cmim të artë. Kjo ishte për mua e pabesueshme ngase isha ndërmjet shumë e shumë këngëtarëve të tjerë që ishin profesionistë, që ishin të talentuar, që ishin me përvojë si: Gaqo Cako, Vace Zela, Ema Qazimi…

    Ishin këngëtarë të jë epoke dhe unë të konkurroja me ta, të kontribuoja me ta ishte një gjë e jashtëzakonshme dhe për këtë edhe mbetet, pas 30 e sa vjetëve, akoma në gojën e brezit të ri, përsëri e freskët, si dikur, sepse ka dalë nga populli! Është një këngë e bazuar në tabanin popullor, në motivet popullore.

    Isha 24 vjece. Sapo kisha kryer shkollën politike, universitetin politik, duhej të bënim një stazh një mujor në fshat . Që në moshën 10 vjece kam mbajtur ditar, për të fshehtat e mia, si shumë vajza të asaj moshe. Nuk ia besoja askujt mendimet e mia, dëshirat e mia! Kështu që kisha një ditar. Atë ditar e merrja kudo me vete, e kisha si një shok që më shoqëronte kudo në jetë. Kështu, atë muaj që shkuam në praktikë, ishim disa shoqe të kursit dhe, një natë kur unë po jepja një koncert në një kooperativë të fshatit ishin mbledhur të rinjtë dhe po këndonim, ato shoqet e mia në valixhen time morën ditarin dhe e shfletuan! Sigurisht, nuk kuptuan atë qëllimin tim cfarë unë në ditarin tim shkruaja, sepse unë nuk i shkruaja gjërat hapur kundër qeverisë por ishin disa fjalë, iniciale, sekretet e mia e që ato i interpretuan ashtu sic donin! Me një qëllim keqbërës e quan në Komitet të Partisë duke e interpretuar atë si një akt armiqësor propagande! Dhe kështu si një rrufe e shpejtë më groposi menjëherë në tokë. Janë gjëra të papërshkrueshme! I ndjen dhe i kupton vetëm ai që ka provuar, situatën time në atë kohë.

    Alida Hisku: Dënimi, që m’u dha atë kohë, ishte: të gjitha aktivitetet e mia artistike u pezulluan! U përjashtova nga Partia, nga Komiteti Qëndror i Rinisë! U përjashtova edhe nga puna, se atë kohë punoja në shtypshkronjën Mihal Duri, pra m’ u hoqën të gjitha funksionet. M’u hoq e drejta e të kënduarit dhe m’u hoq e drejta e filmave televizivë d.m.th. u izolova komplet nga aktiviteti dhe nga jeta! Më urdhëruan të mos largohesha nga qyteti dhe cdo javë të paraqitesha në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

    Alida Hisku: Në vitin ’99, një situatë normale këtu në Gjermani, ku unë jetoj, por jo në Kosovë! E ndjeva ashtu si gjithë populli shqiptar se duhet të bëja dicka për vëllezërit dhe motrat e mia! Më dhimbte zemra kur shikoja që ata morën rrugën e mërgimit nga lufta! Dhe, natyrisht unë nuk mund të rrija e qetë si motër shqiptare. Organizova me burrin tim 65 tonë ndihma për vëllezërit dhe motrat që jetonin në Maqedoni dhe Shqipëri. Bashkë me burrin, me ndihmën e shumë miqve gjermanë, mjekëve gjermanë, morëm ndihma dhe u nisëm drejt Shqipërisë me 5 avionë ushtarakë. Mbaj mend që pas shumë peripecive arritëm në Kukës ku shpërndamë të gjitha ndihmat. Poashtu edhe në Shkup e Tiranë në të gjitha pikat ku ishin të vendosur kosovarët. Dhe jam krenare që kam ndihmuar popullin tim në ditët e vështira që ai pati.

    Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

      Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...