Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/12

NJË PUBLIKIM SERIOZ DHE I VLERËSUESHËM NË FUSHËN E DIJES SHQIPTARE, “OLIMPI SHQIPTAR”, I FLORI BRUQIT




Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar nga Shqipëria
Prologim dritësor
Kohët e sotme janë kohë të lulëzimit modernist dhe të daljes nga “prangimi” dhe “ganxhimi”, i të cunguarve me emër pronor, që dolën nga “Lëvozhga mit” dhe elegjuan “vargjet vrara” tregojnë për përçapje studimore jashtë “kuadraturës kriteriale “ e normativave moralizuese…
Ende në studimet apo mendimet kritike thuren lavde të pameritueshme për krijues, që shkuan apo që janë aktualisht, pa i këndvështruar ata me sensin e origjinalitetit dhe të prezencës “autoritare“ të kreaturës së tyre…, por shpesh ndiqet përvijimi i rrugëtimit të tyre, nëpërmjet asaj ç’kanë thënë të dikurshmit, të cilët kanë humbur logjikën” e mendimit kritik, në këtë kohë të ndryshimeve të gjithanshme dhe atyre emotive, duke mos kapur fillin e najlonizuar...
Krijimi është produkt i një të talentuari me forcë të madhe meditative, me një këndvështrim ndryshe nga të tjerët, i cili dritësohet nga një diell tjetër dhe është i aftë të krijojë lidhësinë shpirtërore në një formë e trajtë çudibërëse dhe në një klimë polarizuese me stina të kthyeshme, të ndërthurura dhe të ndërvarura nga njëra - tjetra. Sot me studime dhe mendim kritik merren dhe ata, që s’kanë minimumin e njohurisë për këtë shkencë të madhe, duke krijuar precedentin e rrezikshëm të vulgarizimit dhe të skeptricizmit të mediokritetit.
Ndërmarrja e veprave të studimit analitik në këtë vrullshmëri dhe stad krijimi me një temperament e stil më të lirshëm, më të pushtetshëm kreativ është një veprimtari, e cila kërkon nivel të lartë kulturor. Shtëlljesë:
Libri “OLIMPI SHQIPTAR”, I FLORI BRUQIT, është një libër voluminoz, i cili edhe nga aktitektura si dhe nga kapitullizimet e tij tregon katërcipërisht erudicionin, nivelin e njohurive të autorit, lëvrues dhe studiues në shumë fusha, duke bërë analitika dhe paraqitje profesionale. Në këtë libër, duke u nisur nga shijet e tij artistike, që duhen
respektuar, ai ka rrokur disa nga poetët shqiptarë si: Azem Shkreli, Agim Vinça, Fatos Arapi, Arshi Pipa, Avdulla Konushevci, Esat Mekuli, Agim Bacelli, Besnik Mustafaj, Arif Molliqi, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu, Rajmonda Moisiu, Mardena Kelmendi, Pal Sokoli, Albana M. Litschin, Raif Gashi dhe Iljaz Prokshin..

Përzgjedhje autoriale 
Kjo është një përzgjedhje autoriale, duke u nisur nga këndvështrimi i tij i pavarur dhe i lirë poetik, nga pëlqesat personale kritike, apo nga mendimet kritike të dhëna për këta poetë.
Azem Shkreli trajtohet në këtë vepër të Flori Bruqit si poeti, që zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare si dhe e evidenton si impulsues të një sensi dinamik, të një spektri zgjerues tematik, të një risie lirike si dhe të një pasurimi ngjyror të fjalësit në sensin figurativ të ndjesisë. Jep një panoramë dinamike të Azem Shkrelit, duke paraqitur veprat e tij të botuara në disa gjini si poezi, prozë, drama e tjerë.
Azem Shkreli cilësohet si kthesuesi i parë drejt modernitetit në letërsinë shqiptare. Edhe në lëmimin prozaik autori evidenton Shkrelin si thyerës i tabusë dhe marrës i kthesës së mirëfilltë në letërsinë kosovare dhe atë shqiptare me romanin “Karvani i Bardhë” si dhe me tregimet në librin “Sytë e Evës”.
I shquar në lirikat e para (vendlindja dhe njeriu në epiqendër të krijimit), të pasuara me lirikat e dashurisë, lirikat atdhetare, lirikat refleksive.
Një nga karakteristikat më madhore të këtij produkti lirik dhe poetik është se, Shkreli në kreaturën e tij ishte i prirë drejt meditatimeve filozofike. Për të argumentuar përfundimin e tij logjik studiuesi, shkrimtari Bruqi, ilustron me poezi të Shkrelit me tituj intrigues si: “Bregu i Mollës”, “Këngë e Vrugët”, “Motivet e verdha”, “Para elegjisë”, “Liqeni”, “Kënga e turpshme” e tjerë. Duhet theksuar se periudha, kur jetoi dhe shkroi Azem Shkreli ishte një periudhë tensionare, e indokrinuar, e trajtesave ditirambore dhe e produktit kënaqësor, një periudhë, ku shembëlltyra poetike devijohej me urdhëresa në “korsi” të njëjta, apo starte të njëjta dhe precipitimi vetiak ndëshkohej, ndaj rrugëtimi në “rrugë të pashkelura” duhet të ishte i studiuar me mjaft vëmendje nga krijuesi, por përmasat figurative duhet të ishin të një lartësie e përzgjedhje, por të buruara nga një spontanitet i nevojshëm, për të shmangur rakitizmin (proliksitetin), i cili ishte kryefjala e krijimtarisë së poezisë dobësore inervore e kohës, ku ditirambi dhe natyra krijuese stimulonte pa nerv “ecuritë” këmbërënë dhe ecjet në urat lëkundëse...
Nëse sot analizon poezitë shkreliane me një këndvështrim tjetër të ecurisë poetike në kontekstin e shkëmbimit universal të vlerave do të diktosh që, paçka nga mospërkthimet në gjuhë të huaja të kësaj kreature, ruhet supermacia dhe dinamika e krijimit, nga shkathtësia frazore dhe figurative, nga fjala e përkorë, nga vrullimi e gjallesa e përcjellshmërisë së idesë, nga arkitektura poetike.
Por duhet theksuar se bukuria lirike e Shkrelit të befason, por në disa raste kalon edhe në momente moralizuese, tonaliteti, paçka nga figurimi si psh. te “Para elegjisë” poezia fillon mjaft bukur dhe precipiton po bukur me natyrshmëri dhe ndjesi, por: … Një ditë do t’i hash buzët e tua, gjurmët e tua do t’i pështysh... (ka rënie të diagramës poetike dhe duhet të kishte gjetje figurative), pastaj poezia përsëri uniformohet dhe del në udhën që kërkohet, deri sa arrin te “epilogu”, i cili merr “krahë moralizues”.
Ruaju,moj se vashat më të bukura i vret bukuria e vet,... paçka nga filozofia mbartëse, pasi poezia e modernitetit i ruhet moralitetit të hapët, pasi humb melodicitetin, e shpreh moralitetin me aftësinë e ndritshme të vargut. Kjo mund të thuhet edhe për “Katër këshilla vetes” ( janë vetëm tri këshilla në fakt dhe jo katër, pasi një është e ripërsëritur dhe nuk ka vlerë të katërt), të cilat me me shenjën pikësore pikëçuditëse, janë kthyer në tone urdhërore për veten dhe krijuesit e tjerë.
Konteksti përmbajtësor i kësaj poezie është kontradiktor... Këshillën e parë të Shkrelit, që ia ka vënë vetes e mbartin poetët e rinj si lajtmotiv! Një bukurim poetik është poezia “Nënat”, e cila ka një rrjedhë gjallësore, të ndritshme, të figurshme, të buruar nga një shpirt poetik analitik dhe tepër i aftë për të diktuar bukuritë e nënës.
Bruqi ka evidentuar në përfaqësuesit më me zë të letërsisë shqipe, poezinë shqipe, poetin dhe studiuesin Agim Vinca . Kam mendimin se Vinca ka kontribute dhe shërbesa të mëdha në letërisë shqipe, sidomos në studimet e saj, dhe drejt thuhet në librin “OLIMPI SHQIPTAR” se është një studiues i dalluar dhe ka meritë edhe në guximin e tij intelektual.
Një vlerë e tij është: i përkthyer në disa gjuhë si hebraike, vietnameze, maqedonase, kroate, sllovene, polake, ruse, frënge, italiane, gjermane, angleze, turke, arabe e tjerë. Në këtë kontekst është ndër të parët dhe vlen të përmendet për kontribut. Vetëm një studim analitik i poezive të paraqitura në librin e Flori Bruqit dhe me një krahasim logjik me krijimtarinë shkreliane, Vinca paraqitet i zbehtë në poezinë e tij.
Dua të veçoj poezinë “Paradoks”, e cila është në pëlqesën time, por me një heqje të që –së në vargun e tretë... “Glosë për Çamërinë”, një poezi tërësisht e dobësuar, me pak vargje poetikë, paçka çfarë kërkon të thotë... Më saktike dhe më e precipituar nisma e poemës për Familjen Jashari...
Duhet theksuar se poezia e mendimit konciz kërkon “mbrujtje të madhe “ . Po kështu mendoj se poezia “Mora Rrugën për në Qafë Thanë” , mendimi i poetit ka mbetur në vargje proliksë...
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për “Psalm për Shën Naumin” ai mbetet në pozicion konstatues dhe precipitimi i vargut të fundit tregon një pasthirrmim i dalë jo vetëm nga shpirti i ndjerë poetik , por edhe nga shpirti i çdo njeriu... Pra nuk ka lulim poetik...
Kështu mund të flitet edhe për “Betimi (Anno Domini1999),i cili ndoshta ka nëpër të ca vargje impozantë. Doja të theksoja se studiuesi duhet të jetë dhe poet i nivelit, edhe i shkolluar, për të realizuar një zbërthim analitik të krijimit.
I nderuar Bruqi, me këtë substrakt poetik të përsjellë për Vincën, nuk justifikohet, sa duhet dhe si duhet prezenca e tij poetike si i “spikatur “, që motivohet prej jush në këtë libër voluminoz,kur mund të përzgjidheshin nga krijimet e tij poezi të tharmit.
Vendosja e Arapit në këtë libër është e përligjur. Arapi e meriton vendi e tij në këtë “kolanë” të letërsisë e të poezisë shqipe. Duhet theksuar se Arapi ka patur aftësinë të poetizojë me shumë patos dhe lirizëm.
Po kështu duhet evidentuar se, “rrudhimi kohor” nuk ka vepruar vetëm në Shqipëri dhe s’ka ndikuar vetëm këtu në krijimtarinë letrare të krijuesve shqiptarë, por shumë edhe në Kosovë, ku, përveç të tjerash ka pasur edhe “flirtime” poetike të detyruara, ashtu sikundër ka pasur edhe represione, reprezalje ndaj krijuesve...
Për poetin Fatos Arapi është folur shpesh dhe zoti Bruqi bën një analitikë të kujdeshme për diagramën poetike të këtij poeti. E magjishme poezia e tij për Atdheun... Atdheu yt i vogli, i vogli./ Ai hyjnori i pavdekshi – loti,duke mos mohuar kreaturën e Fatos Arapit, doja të theksoja se dhe poezia e tij nuk i ka shpëtuar rrëfimit, aftësisë rrëfyese dhe, hera – herës, në disa krijime të tij ka rënie, s’ka figurim, paçka se do të shprehë gjendje, ka tepëri dhe zgjatje të panevojshme, të cilat me një përqëndrim më të madh Arapi mund t’i kishte krasitur vetë, duke mos luftuar për një koincizitet poetik dhe të latuar mirë.
Kjo poezi ka trajtë afër modernes, por ka dhe tonalitete deklarative.
Kjo që theksova më lart nuk e zbeh aspak kreaturën e Fatos Arapit... Nuk dua të zgjatem me këtë poet, pasi të them të drejtën nuk kam parapëlqesë për rimëzimet të formës apo trajtës të puthur, apo përdorimet e rimimeve foljore më nervozojnë së tepërmi, pasi humbasin bukurinë...
Kur analizojmë kështu dhe kemi mendime kritike për Fatos Arapin ç’mund të thuhet për disa krijues të tjerë, që janë vendosur në librinn “OLIMPI SHQIPTAR”, të cilët kanë dobësi të theksuara në poezi dhe që s’kam ndërmend t’i paraqes në këtë mendim kritik për këtë libër voluminoz.
Motivet nga është nisur autori unë i kam parasysh për efekte gjeopoetike, duke u nisur edhe nga mosnjohja si duhet e krijuesve të mirëfilltë shqiptarë modernë, të cilët sot japin kontribut dhe konkurrojnë në poezinë botërore moderne.
Me vend e shoh dhe me të drejtë pjesëmarrjen në këtë libër të figurave poetike të tilla kosovare si Esad Mekuli, Din Mehmeti, Naim Kelmendi, Sabri Hamiti, Fahredin Shehu e tjerë. Më gëzon fakti që tre poetët e fundit janë konkurrues, duke përfshirë dhe Avdullah Konushevcin e Besnik Mustafaj (por me një selektim me të mirë të krijimeve të tyre) i mëshojnë fort një poezie moderne dhe kanë mundësi shumë të mëdha për të pasqyruar kreaturën e tyre në rang ndërkombëtar.
Që të jem i saktë mund të kem të njëjtin mendim edhe për ndonjë recensë, apo mendim të fryrë për ndonjë krijues, i cili nuk është i atij stadi që është personifikuar. E shoh të arsyeshme të them se, disa e heqin veten, sikur janë në majë të Olimpit, kur nukjanë tillë dhe një qëndrim i tillë, natyrisht, e dëmton vetë “OLIMPIN”. Poezia nuk kërkon lavdërime, por të thënur troç dhe troçësia është e bukur dhe jo përkëdhelëse.

* * *

Heshtje përkufizohet: “HIÇ...”
Heshtje do të thotë: “MOSJETIM...”
Heshtje do të thotë: “PIKË”…
“Pulsi i Dhimbjes”

Elegancë përzgjedhjeje e Bruqit në korifenjtë e letërsisë botërore

Një përzgjedhje elegante është bërë në kapitullin e dytë të librit. Bruqi ka përzgjedhur korifenj të letërsisë botërore, që kanë dafinizuar dhe kanë arritur maja olimpiane në letërsi, pasi vepra e tyre e spikatur edhe sot lulon dhe “jep” mend, pra përzgjedhje të letërsisë që s’vdes…
Në pararojë të hyrësisë së këtij kapitulli është Albert Kamy, ky klasik modern, Borges, ky fenomen letrar, siç e motivon Bruqi,Heinrich Heines, poeti i madh gjerman, Gabriel G. Markuez,Hemingueji,shkrimtari brilant, i cili të befason ende me librin e tij të pavdekur kurrë“Plaku dhe Deti”, një mistikë fenomenale letrare, Anton Çehovin, shkrimtar - majë i letërsisë ruse, Fjodor Dostojevski, shkrimtar i trurit intelektual dhe i përsiatjeve të mendimit letrar të përkorë; Vladimir Majakovski, i veçantë në krijimin dhe stilin e tij të motivuar, Viktor Hugo,shkrimtari madhor francez epokal, Jean Paul Sarte (të çuditshmin mendimor dhe rrëfyes”ndryshe”), Orhan Pambuk, nobelistin turk dhe në epilogim të këtij kapitulli vendos Robert Shvarc, albanologun, shkrimtarin dhe përkthyesin e talentuar të gjermanishtes të Erih Maria Remarkut, Lion Fojtvanger, Leon Uris, Bertold Breht, Hajnrih Hajne, Gëte e Shiler…

*

Kapitulli i tretë duhet motivuar kapitulli i recensionimeve për vepra të Ali Asllanit, homazhim për veprën e Fan Nolit, për Anton Pashkun, për Martin Camaj,Vedat Kokona, Azem Shkrelit e për Fatos Kongolin, Ben Blushin, Flutura Açka, Sadik Përvetica, Zymer Elshanin, Myrvete Dreshaj – Baliu, Ibrahim Skënderi e tjerë…

*

Ndërsa, kapitulli i katërt motivohet si kapitulli i temës psikologjike

Në këtë kapitull autori ka hedhur dritë, që duhen mbajtur mend dhe të mos pësojnë ndryshime rrjedhat historike, si një nga temat kryesore: dhunimet gjatë luftës së Kosovës, ku predominon eliminimi fizik dhe mendor, del në pah lufta e moderuar e Vesli Klark për të mposhtur arkitektin mizor, diktatorin serb Milosheviç, jepet një panorama analitike e Masakrës së Çyshkut si dhe një panoramë tjetër e tej thelluar e spastrimit etnik; po kështu bëhet një analitikë e shkaqeve të vetëvrasjes dhe jepen rekomadime për të eliminuar këtë akt antinjerëzor nëpërmjet parandalimeve dhe kujsdesit, që duhet treguar për uljen në minimum të tyre...
Evidentimi i faktorëve të rrezikshmërisë që të shpien në suicid është një zbulesë kontributi i Flori Bruqit për parandalesë..
I mëshohet në këtë kapitull edhe psikologjisë andragogjike dhe zbatimti të saj në ushtrinë shqiptare dhe në TMK/FSK. Konceptet dhe përvojat e të mësuarit, proceset volitive, orientimi për të mësuar, motivimi i të mësuarit.
Ky konceptim ka objekt dhe zhvillimin e mëtejshme të përgatitjes ushtarake, duke u nisur dhe nga klimat: klima e hapët, klima e kënaqësisë, klima humaniste,...


*

Trajtesa më kapitullin e pestë është trajtesa historike dhe rrok disa tema të rëndësishme si Kosova, të pathënat pas luftës, nacionalizmi dhe ndikimet e huaja, Milan Von Sufflay dhe shqiptarët, preket Jeta e Ali Pashë Tepelenës, Ahmet Zogut dhe ky kapitull mbyllet me Adem Jashari, simbol i rezistencës shqiptare.
Zbërthim analitik historic në këtë kapitullizim bëhet për Kosovën, shtypjen etnike, arkitektët e kësaj shtypjeje, misonet si dhe ndihmesa e organizuar dhe e detajuar e ndërkombëtarëve me rol parësor SHBA.
Jepet dhe një panoramë e pushtimeve të Romës, Bizantit, Turqisë e tjerë, duke nxjerrë në pah dhe fetë e tyre sjellëse në këto troje shqiptare (katolicizmin, ortodoksizmin dhe islamizmin)...
Tërheq vëmendjen studimi apo paraqitja që bëhet në vepër të studiuesit, albanologur kroat Milan Shuflai, ku jepen të dhëna historike të panjohura si dhe po kështu paraqiten me koincizitet rrethanat e vrasjes së këtij gjeniu të letrave, (objekti i vrasjes i lidhur drejtpërdrejt me çështjen shqiptare, angazhimin e tij në zbulimin e historisë shqiptare, nëpërmejt një punimi disavolumësh), që iu përkushtua dhe studimit të historisë shqiptare, anëve esenciale të pazbuluara të saj, i shkolluar në shkollën austro-gjermane.
E rëndësishme dhe shumë dukurore dhe dritësore është se për albanologun jepen të dhëna, veprimtaria e tij si dhe letërkëmbimet me personalitete, po kështu dhe fjalënderuese për veprimtarinë e tij të shumanshme shkencore e historike.
Në pjesën tjetër të përshkrimit të Ali Pashë Tepelenës në librin “Olimpi Shqiptar” jepet dhe korelacioni në trajtesë të figurës si dhe përshkrimi në veprën e Dumasit dhe të Zavalanit për Ali Pashë Tepelenën. Bruqi hedh dritë në figurën e Aliut në lidhje me krijimin e shërbimit sekret të Pashallëkut të Janinës, një trajtesë interesante si pashai pati aftësi të organizonte një shërbim sekret të aftë, përballues dhe justifikues për objeksionet e tij me largpamje.
Pa dyshim i rëndësishëm është dhe një pasqyrim i jetës së Ahmet Zogut, po kështu dhe e figurës kalendarike, burrërore dhe heroike të Adem Jasharit, duke e trajtuar si simbol të rezistenës kombëtare.

I nevojshëm,ky kapitull,tërheqës vëmendjeje…

Kapitulli i parafundit i “OLIMPI SHQIPTAR: rrok dhe trajton personalitete të mëdha me kontribut nga Bota e Dijes shqiptare si: Gonxhe Bojaxhiu në letërsinë shqipe, (konfigurimi i kësaj figure në shkrimet e autorëve dhe krijuesve shqiptarë), poetin, prozatorin dhe dramaturgun Jusuf Gërvalla (dalin në pah dhe evidentohen panjohësitë për veprën e tij dhe publikimi i veprave të tij, të kësaj figure poliedrike të këtij shkrimtari martir, cilësuar prej autorit), dr. Mirela Bogdani “Dritësim i botës shqiptare” (shqiptarja e Oxfordit, nën lajtmotivin “Elita e dijes duhet riangazhuar); evidentohet Akademik Idriz Ajeti (pesë veprat e tij, kontribut madhor në fushën e dijes shqiptare), Ledri Kurti – Kraja, eseiste dhe poete shkodrane (tërheq vëmëndjen “Skicë e mendimit estetik shqiptar në fillim të shekullit të XX)(Konica, Prozë dhe kritikë); trajtohet Ismail Kadare pak më ndryshe, pas dhënies së një fragmentimi jetësor nga jetëshkrimi kadarean, bëhet një zbërthim i poezisë së Kadaresë, duke e cilësuar poezinë e tij si një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip, gjatë një gjysmë shekulli) si dhe jepet një pasqyrim i qartë i produktit letrar të Ismail Kadaresë, gjatë gjithë jetës së tij shkrimore.
Bëhen zbërthime analitike të romaneve dhe veprave të Kadaresë si dhe jepen fragmente nga veprat e tij si “Kronikë në gur, “Përbindëshi”, “Kështjella” ,”Nëpunësi i Pallatit të Ëndrrave”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Qyteti pa reklama”; Jup Kastrati (Jeta dhe vepra e tij), Ibrahim Rugova( bëhet zbërthim njohës për veprat e tij, jepen çmimet dhe titujt Ndërkombëtarë të Ibrahim Rugovës, trajtohet si kultivues i modernitetit në letërsi, si studiues; Rexhep Qosja (jepet një panoramë për jetën dhe veprat e Qoses) si dhe kontributi i tij akademik në ngritjen e kuadrove shkencore në fushën e folkloristikës, fushat studimore në folkloristikë, studimet e tij teorike për figuracionin dhe stilin, studimet krahasimtare.
Pastaj kapitulli vijon me: Ukshin Hotin (është një përkujtim memorial  i veprës së tij si dhe mendimet e dhëna për Ukshin Hotin nga personalitete të kulturës dhe të letërsisë si Kadare dhe Qosja.
Një vend të veçantë në “OLIMPI SHQIPAR” zë dhe vepra e jeta e poetit, fabulistit Izet Çulli, që është dhe në kryesinë e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, ku pasqyrohet vepra e tij dhe tre shkrime të tij për Kosovën; Adem Demaçi, një plotësi për të njohur këtë shkrimtar me veprat e tij), Zymer Neziri, studiues i mirëfilltë dhe kontribues në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Adnan Abrashi, Nimon Muçaj, intelektuali Namik Shehu, Begzad Baliu dhe në fund në këtë kapitull i lihet vend pjesës opinionare.

Pjesa e fundit e “Olimpi shqiptar”

Ky kapitull sjell opinione për librin “GUXIM SHQIPTAR”
Shkrime nga Fatmir Terziu, Rustem Geci, Naim Kelmendi, Nehas S. Hoxha, Avdullah Konushevski, Izet Çulli dhe përfundon me poezi të vetë autorit Flori Bruqi dhe mbyllet me biografinë (jetëshkrimin) e autorit të “OLIMPI SHQIPTAR”.

Si përfundesë:

Këshillim i LNPSHA “Pegasi” Albania për librin “Olimp shqiptar”, të Flori Bruqit, për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit e Shkencës të Kosovës

Me një arkitekturë të tillë ky libër duhet të jetë një ogur i mirë për pedagogët,studentët, shqiptarë, mësuesit dhe nxënësit e të gjitha kategorive për të mundësuar zgjerimin e tyre të njohurive në disa fusha si: atë letrare, psikologjike, fushën e madhe të dijes, njohjen e personaliteteve të letërsisë botërore si dhe disa prej përfaqësuesve tipikë të letërsisë së Kombit shqiptar.
Komisioni i specializuar për hyrjen e teksteve dhe librave të autorëve të ndryshëm si libra të kontributit në fushën e dijes elitare duhet të evidentojë edhe këtë libër dhe jo të vendosë në programet shkollore libra, që s’meritojnë e s’thonë gjë për letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Studentët,tashmë,janë të prirur që t’i marrin tekstet,apo të kryejnë detyrat e kursit,duke kopjuar nga materialet në internet,duke ndryshuar paksa përmbajtjen dhe pedagogët e tyre paqetohen me këtë “vjedhje” dijesh dhe errësim dijesh…,ku nuk duket inteligjenca e studentit,por krijohet premise e shabllonizimit dhee  kopjimit narrativ…
Kjo tashmë është bërë modë dhe sfiluese edhe me nxënësit e shkollave 9 vjeçare e të mesme.Kjo bën që të hiqet dorë nga leximi i librit…
Ky mendim i LNPSHA “Pegasi” Albania të vlejë edhe për përzgjedhje të librave të ndryshëm letrarë,që kanë vlerë të padiskutueshme në fushën letrare e gjuhësore dhe që mund të futen në programet shkollore e të mos vijohet vetëm me letërsitë e dikurshme,por me me letërsitë ndryshe të mirëfilltë,që i nevojitet aktualitetit dhe zhvillimit të mendimit progresiv të shoqërisë.Po kështu Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë duhet të ngrejë një komision të veçantë për të qëmtuar,hulumtuar veprat e krijuesve shqiptarë,që sjellin pasurimin e gjuhës shqipe me neologjizma letrare,të cilat të studiohen nga studiues niveli,jot ë mefshtë si deri më tani hezitues, dhe të pasurohet fjalori i gjuhës shqipe në një kongres të veçantë për këtë akt madhor gjuhësor.

DISA BURRA TË LDKsë SILLEN SI KUNATAT GRINDAVECE NË FAMILJE PA ZOT SHTËPIE



Xhevat Rexhaj
Nji fjalë e urtë popullore shumë domethënëse thotë kështu: “ Për inati të nuses (resë) mdekt djali” e mbrapshtë kjo thënje, por aktuale ende te ne shqiptarët, mjerishtë.
Shumica e ne shqiptarve ose kemi jetuar, ose kemi patur në fqinjësi Familje të forta dhe të numërta me anëtarësi, tek te cilat në kohet e tilla të atyre konstelacioneve shoqërore, kanë funkcionuar për mrekulli, kuptohet gjithnji duke mos nënqmuar edhe disa anë negative të cilat e kanë përcjellur funkcionimin e tillë. Vërtet nuk ishte e lehtë të mbahej nji frymë pune, angazhimi, dashurie ndërfamiljare dhe respekti i ndërsjell në mes shumë gjeneratave dhe sidomos asaj të dy gjinive, ngase zakonisht gjithmonë problemet e mëdha kanë lindur si pasoi e keqkuptimeve, moskënaqësive apo edhe lëshimeve të ndryshme në raportin me gjininë femrore, pra gratë brenda nji strukture familjare. Megjithatë gjithnji ishte më lehtë kur në nji Familje vërehej një Zot shtëpije me autoritet dhe personalitet të tillë që me shpirtë mundohej dhe punonte që Familja të mbahej e shëndosh, dhe që brenda strukturës familjare të funkciononte reciprociteti i ndërsjellë dhe harmonia për të patur edhe nji mirëqenje më të mirë. Aty ku respektohej i Zoti i shtëpisë edhe punët shkonin mbarë, punohej, shkollohej dhe ngritej respekti i tërë familjesë në fqinjësi por edhe më largë. Familjet e tilla dikur edhe ballafaqoheshin me gjëra të cilat ishin si rrjedhojë natyrore ngase dikur vdiste i Zoti i shtëpisë, dhe duhej gjeturi e maturi e mëshkujve por edhe e grave të shtëpisë që të vendosnin rregull dhe rend, të beninë çmos që rregulli dhe funkcionimi brenda familjarë të mbetej i shëndoshë, për kete kujdeseshin vëllazëria pa interesa personale por bënin të munduren që brenda tyre të gjenin pasardhsin i cili deri dikund do të vazhdonte rrugën e paraardhësit, ngase dihej se nuk ishte e lehtë një gjë e tillë. Në keso raste vërtet dilte në pahë brendshmëria e një Familjeje të shëndosh, por kishte edhe raste kur në disa familje pas shkuarjes në amshim apo vdekjes së Zotiti të shtëpisë pelcitnin të gjitha cepet e ndërtimit familjar të deriathershëm, dhe pasonin ndarje të padashura dhe shumë të dëmshme, ngase të ndarë e të përqarë, ata më nuk respektoheshin dhe nuk nderoheshin nga askush e as nga miqët dhe rrethi që dikur kishte simpati dhe respekt për ta…!
Eh familja! Po Partia:  Partitë politike, si grupe të qytetarëve në baza të përcaktimeve politike paraqesin subjekte themelore parlamentare. Me veprimin e tyre politik, krijohen dhe funksionojnë rregullat parlamentare, në bazë të konkurrencës plurale shumë partiake politike, e cila ka për qëllim marrjen, ruajtjen apo participimin në strukturën e pushtetit , pra shtetit. Veprimi politik i partive paritet dhe funkcionon  në bazë të demokracisë parlamentare. Ato padyshim paraqesin forcën motorike dhe politike të parlamentarizmit. Me të drejtë mund të konstatojmë se me ane të veprimit të tyre ndërtohet dhe funksionon e tërë struktura shtetërore e një shteti, duke filluar që nga parlamenti, qeveria, shefi i shtetit e deri në organet e pushtetit lokal dhe institucionet e tjera politike, gjithëpërfshirëse .Partitë politike momentalisht paraqesin forcë reale dinamike e shoqërore që karakterizon një ndër të arriturat më të larta të demokracisë. Veprimi politik i tyre është negocion i monizmit politik dhe ideologjisë totalitare të bazuar në monopolin politik të një force politike, respektivisht të një partie politike, sikur që ishte komunizmi.

Paraqitja dhe zhvillimi i partive  politike                                                                                                                                                                                                                                                   
Partitë politike, si institucione politike në kuptimin bashkëkohor paraqiten që nga shek. XVIII. Paraqitja e tyre është rezultat i përpjekjeve të forcave progresive për aplikim të parlamentarizmit si mjet i kundërvënies së absolutizmit të monarkive feudale. Periodizimi i zhvillimit të partive politike ka qenë preokupim i teoricienëve te ndryshëm të shkencave politike. Ata me rastin e përpjekjeve për të periodizuar evolucionin e zhvillimit të tyre e deri te profilizimi bashkëkohor politik si subjekte të organizuara politike. Si kohë të para të paraqitjes së tyre merret viti 1215, kur në Angli miratohet Karta e Madhe e Lirive (Magna Carta Libertatum), edhe atë si dokument i parë historik në të cilin përkufizohet pushteti absolut i monarkut. Periudha që nga miratimi i këtij dokumenti e deri në shek. e XIX karakterizohet me ndërtimin gradual të partive dhe fizionomisë së tyre. Deri në fund të shek. XVII në shkencën politike ndërkombëtare nuk ka pasur parti të organizuar politike.
Eh, kur të ndalemi dhe të rezonojmë e mendojmë pa hile, sa periudhë e gjatë dhe e largët njiheri është paraqitja e partisë si nocion, e deri më sot kur te ne ende ka përpelitje rrethë asaj se a është partia politike organizatë ku individi dhe grupi mundohen dhe angazhohen për qytetarinë  e tyre, pra shtetin , apo është partia vendi ku individi dhe grupi perfitojnë në aspektin personal dhe nuk durojnë ndryshime, reformime, ripërtrirje, lëshime vendi për tjetrin dhe zgjatje dore për kundershtarinë brenda subjektit ( famikjesë ) së vet.
Nese në Angli diç e tillë ka filluar qysh para 9 shekujve, dhe ka vazhduar duke u profilizuar dhe rregulluar kjo qështje te ne në Kosovë, si parti e parë pluraliste politike ishte themeluar LDKja me 23. Dhjetor 1989. Vetë disatnca kohore dhe të gjitha të tjerat që kishin dhe kanë ende të bëjenë me demokracinë e brendshme partiake tregon se sa larg ishim dhe jemi ende nga trendet funkcionale të funkcionimit të partive tona konkretisht dhe shoqërisë tonë në përgjithësi. Mjerishtë në mendjen shqiptare ende dominon ( ngase jemi të pareformuar dhe tepër të pavetëdijësuar se partia do të thotë diçka të mirë për qytetarinë dhe shtetin e jo për individin dhe pasurimin e tij personal) jo vetëm tendenca por edhe të të mednuarit se deri sa une jam i pari, i dyti, i treti e kështu me radhë çdo gjë është në rregullë??? por në momentin që une më nuk jam i pari e….. athere asgjë nuk nuk është në rregull!, asgjë nuk funkcionon, kështu që nga mospajtimi me realen dhe të mundshmen, apo thënë shkurt të duhuren për të lëshuar vend për të tjeret, fillojnë bërrylat dhe sjelljet jo adekuate duke cënuar dhe goditur partinë, pra subjektin e vet veteëm e vetëm se pasi që une nuk jmm më aty kryesori duhet të bëj çdo gjë me të gjitha mjetet e lejuara dhe të palejuara që të shkatërroi atë për inati të atij tjetrit!
Rasti i LDKsë, që pas vdekjes së Kryetarit të saj dhe njiherit President i parë i Republikës së Kosovës, tregon qartë se mëshkujt e shtëpisë që u rriten dhe u bënë dikushi nga maturia dhe madhësia e të Zotit të shtëpisë së tyre, ata  nuk ishin në nivelin e përballimit të situatës, pra të ruajtjesë së substancës organizative, respektin e brendshëm dhe atë të jashtëm që kishte kjo parti, por për interesa thjeshtë personale e goditën atë në mënyrën ma të poshter të mundshme dhe për nji kohë të shkurtër personazhe të çmuara gjerë në atë kohë u shëndrruan në personazhe vetë tragjike dhe të mjerë, ngase për ta më shumë erdhi në shprehje egoja; o une o askush, dhe kështu shkatërruan nji Familje vërtet të madhe dhe të çmuar në boten demokratike.Fatkeqësishtë edhe sot e kësaj dite ky subjekt politik me nji filozofi dhe vizion shumë të përkryer dhe të avancuar karshi subjekteve të tjera të hapësisrës shqiptare ballafaqohet me marrëzi dhe tragji-komedi të ndryshme, sot kur qytetaria kosovare pret me padurim që ky subjekt i fortë dhe i pasur me njerëz të dijes dhe zanatit të tyre, të forcohet dhe të bëhet gati që të fitoi votat dhe të ndryshoi rrjedhat e mbrapshta që ka sot shoqëria kosvare me pushtetin e nji klase të qoroditur politike, tkorruptuar dhe të kriminalizuar gjerë në fyt, mjerishtë ende nuk ka shpresa se kjo mund të ndodh!. Si për çudi LDKja edhe pas Kuvendit të fundit ku tjemi real edhe pse në shpejtësi u bë nji proces deri dikund i mirë zgjedhor dhe u zgjodhën strukturat partiake, duke u uruar edhe nga ish i pari i gjerëathershëm për të parin e zgjedhur, shumë menduan se më në fund nga kjo do të dali diç e mirë dhe do të ketë nji bashkëveprim dhe bashkëpunim forcash progresive gjithnji duke reformuar dhe regjeneruar subjektin, të cilin duhej bërë të gatshëm që në rastin e ardhshëm të fitoi votat për tqeverisur shtetin.
Në realitet vitin e kaluar dhe me fillimin e këtij viti ka shenja dhe ka simptome se diç për të mirë po lëviz në kete drejtim, statuti dhe programi kanë pësuar disa ndryshime, por edhe këtu u vërejtë nji shtyrje deri dikund e panevojshme e disa figurave kyqe brenda këtij subjketi, megjithatë kaluan dhe u bë mirë, ka filluar rifreskimi dhe ripërtrirja e strukturave të saja çka e bëjnë qështjen më interesante ngase tani më kemi figura të reja dhe të përgatitura edhe në mënyrë profesionale për tu ballafaquar me sfidat në të gjitha lëmitë dhe fushat e duhura për të pasur nji qeveri të fortë me ekspert në të ardhmën. LDKja nuk është në krizë edhe pse ka probleme, LDKja nuk ka thyerje edhe pse ka moskuptime dhe ndërskamca të vogla, LDKja nuk shkon nga ndarja ngase duket e stabilizuar, si në Kierarki ashtu edhe në bazen e gjërë edhe pse vërehen xixia të vogla mospajtimesh me disa qështje që kanë të bëjnë me strukturen udhëheqëse, LDKja thjeshtë ka një demokraci të brendshme e cila duhet të përpunohet dhe të forcohet me ballafaqim idesh dhe programesh për ecje më të sigurt, ngase nëse fiton LDKja athere të gjithë do të jenë fitues, duke  na gëzuar fakti se fitues do të ishte Republika e Kosovës dhe vet qytetaria e saj.
Anëtarësia e LDKsë nuk e meriton që të ketë përplasje brenda saj, anëtarësia e LDKsë kërkon që të ketë ulje gjakrash dhe nji bashkërendim i gjerave në të mirë të partisë, anëtarësia e LDKsë kërkon nga të gjithë që të respektohen strukturat e zgjedhura me vota të lira brenda saj, pra shkurt ldk-istët deshirojnë që të gjithë të jenë të koncentruar rreth vizionit rugovist, rreth urtisë dhe dijesë për të ecë ma drejtë përpara, pra kërkohet që miqët e dikurshëm të mbesin miqë edhe në të ardhmën. Sot kemi udhëheqës të cilët duhet respektuar, ngase ishim dhe mbesim institucionalist, neser keta ndoshta nuk do të zgjidhen më, por LDKja vazhdon, LDKja mbetet një shpresë te kosovaret, ka kapacitete dhe ka aftësi njerëzore dhe strukturore, ka program të duhur dhe ka përvoj dhe merita për shtetbërjen e Republikës, andaj kërkohet me sinqeritet nga anëtarësia që bashkëpunimi dhe bashkërendimi i mirëkuptimit të ndërsjell të shifet edhe në relacionin në mes të  ish Kryetarit dhe Kryetarit t ë tashëm. Shumë ldk -istë iritohen kur po lexojnë apo dëgjojnë disa vërejtje emocionale dhe jo racionale rreth aktualitetit brenda LDKsë. Zëra të tillë iritojnë edhe më shumë kur dihet se ato vijnë nga njerëz që ishin në piadestalin partiak, dhe me këte anëtarësia po krijon opinionin se ja ne shqiptarët kurr nuk mund të pajtohem ta shofim dikend përpara vetes?! Të tilla shtyrje për momentin nuk i duhen LDKsë ngase së shpejti mund të gjindet në situaten që rivali politik PDKja të bëj obstrukcione politike dhe të inicoj zgjedhje brenda Kosoves, dhe athere LDKja me keto cikrrima të panevojshme do të mbetej e dobësuar. LDKja duhet të punoi, duhet angazhim dhe profesionalizim, profilizim dhe rigjenerim të vazhdueshem me njerëz të rinj të pa hipoteka, të pa shantazhuar, të pa korruptuar dhe shkurtë të pa frikë nga rivali politik dhe fanatikët e saj, athere do të kemi vërtet LDK të duhur, nga LDKja do të ishte e udhës që të shkojnë disa pleqë ( të cilët paten merita dikur por sa më gjatë që sillen brenda LDKsë sjellim dëme të shumta dhe humbin edhe respekti që kishin dikur), pra duhet ta përcjellin shembullin e Z. Ramë Manaj i cili bëri mirë që u largua nga strukturat e saja, pra ka të tillë që do të bënin shumë mirë që të largohen nga LDKja, nuk i duhen më, jo.
Të gjithë ata që u thirren e thirren e nde në LDK, në Ibrahim Rugoven duhet ti përvjelin mënget dhe të punojnë më shumë duhet të jenë të pastër moralisht, politikishtë, ekonomikisht. Të pa shantazhuar e korruptuar dhe duhet të jenë transparent para qytetarëve për të bërat e tyre. LDKja duhet jetë e përgatitur me programe strategjike, ekipe profesionale dhe njerëz të punës dhe jo më të fjalëve dhe folkloreve oratorike, sa më shumë punë e sa më pak fjalë kjo do të ishte motoja e LDKsë, i tillë ishte edhe Presidenti Rugova ai shumë pak fliste por punët i kryente me nderë, Z. Rugova kurr nuk kishte nevoi të bertiste slloogane; Votoni LDK e të tjera…… ngase LDKja votohej dhe fitonte prej punës së bërë, votat fitohen kur qytetari shef se ka për ke të hudhi voten , kur qytetari shef se nga ai kandidat apo subjekt fiton shoqëria e jo personi, pra shkurt qytetari nuk voton për përqarësit dhe fjalamanët, ngase jetojmë në shekullin e globalitetit, ekonomosë dhe mirëqenjes qytetare, e jo të folklorizmave patriotike pa mbulesë.
LDKsë i duhen burrat dhe gratë, rinia dhe dija, profesionalizmi dhe intelekti, të gjitha këto kur bëhen së bashku athere fiton shoqëria në përgjithësi, LDKsë nuk i duhen Burra që sillen si gratë grindavece të cilat tërë naten ua mbushin veshet burrave se ; nana jote e keqe, babai i yt budallë, vëllau i yt hajnë, i ashper po më shanë, po mi rrah fëmijet, e të tjera shtirje që si pasoj sjellin ndarjen e vëllazëris me hunjë po sikur dy armiqë, andaj larg Burratë që janë shëndërrue në “gra” të këqija brenda LDKsë…
Kujtoni dhe pranoni se LDKja nuk ishte nuk është dhe nuk do jetë kurr pronë individuale, kete e thoshte edhe i Madhi  I.Rugova që gjithmonë falënderonte anëtarësinë e thjeshtë dhe të gjerë me gjithë simpatizantet, andaj më së paku ju mund të thirreni në pronsi, përkundrazi punoni me ndershmëri ose mbeteni të shenuar për të keq, pra të gjithë ju që fitoni rroga në emër të LDKsë…  . Njerëzit në përgjithësi po kërkojnë me padurim së paku pak rugovizëm në aktualitetin e sotëm që kemi Në Kosovën tonë…

Kush janë shkijet ?




Nga: Fahri Xharra
-Kush janë shkijet ? A janë të njetë  si serbët?-A kanë ndryshim?-Ku është ndryshimi shka –serb? -Si u krijuan shkijet ?- A  janë popull i ardhur , apo u krijuan më vonë?
- Ç`farë gjuhe flasin shkijet sot? Si flitshin më herët?
- Pse shkijet u bënë armiq të shqipëtarve?
-Pse u favorizua ,dhe nga kush u favorizua armiqësia në mes shkijeve dhe shqipëtarve?
Paja Jovanoviq -Shkau
Se shqiptarët janë “ ushqyesit “ më të mëdhenj të fqinjëve tanë ,kjo është e dokumentuar. Se shqiptarët janë edhe formues të shtetit të fqinjëve ,kjo është më së e vërtetë.Në rrethin tonë fqinjësor që nga Mali i Zi, Serbija  dhe Greqia shqiptari ishte faktori  kryesor shtetformues. Në kohën e largët disa shekuj apo disa dekadash ne jemi ata që në mënyrë direkte apo indirekte i formuam këto shtete.  Kush ndikoi që shqiptari të mohon vetvetën  dhe të vihet në krye të formimit të shteteve fqinj? Si dhe pse u zhvilluan rrethanat që shqiptari të bëhët edhe vrasës i vëllezërve të vet edhe  pushtues i tokave të veta nën flamurin e tjetër kujt? Një pyetje mjaft e vështirë për t`u përgjegjur, por që duhet pa tjetër t`i përgjigjemi.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të jetë një shkrim për Histori ,por që në bazë të të dhënave historiografike të dokumentohet se na ishim para të gjithëve këndej pari dhe që çdo mënyrë tjetër e paraqitjes së tyre në mënyrë kohore apo kulturore para nesh është e kotë , është një mashtrim , është një  tentim i përvehtëtësimit të historisë së krijuesit të tyre.
Ka shumë për të folur ,ka shumë për të shkruar por për të gjitha do të dihen , se e vërteta, se Historia dhe faktet janë në duar t`tona, e neve na duhet vetëm të punojmë. Tani  edhe koha punon për ne.
Shokut Skender Rizajt 
Nuk di a jeni te njofur me prejardhjen e dinastise se Nemanjiqve , e cila ka sunduar me shtetin mesjetar te Nemanjiqve , nga shekulli XII-XIV .
Sipas nje teorie greke dhe te shenimeve ne Hillendar , ajo eshte me origjine Shqiptare dhe i ka takuar fisit Nimani. Nimanet njeher ishin katolike , pastaj ortodoks , pas ndarjes se kishave dhe te skizmes me 1054 . Me vone , me ardhjen e Turqve (osmaneve ) jane islamizuar .  “
 E fillova me letrën e një  popi   “ serb” për  të treguar të kaluarën tonë të përvehtësuar nga serbët.
“Fisi Nimani eshte shkruar si “ Nemane “ ( greq. ) kurse Stefan Nemanea si “ Stefan Nemane “ ( greq.) gjithashtu edhe ne Hilendar eshrte shkruar me emrin Stefan Nemane. Prandaj ne shqiptimin e me vonshem te Shqipes e ka marr leximin itacistik Nimani , e me heret eshte lexuar Nemane .
Me sllovenizimin e te lexuarit te fjales Nemane , ne mesjeten e vonshme eshte pervetsuar fjala Nemanja ( nga metateza e shqipes : Nemanaj ). Nga fisi Nimani kan mbetur trashigimtaret e Nimanasve te tanishem nga te cilet ka ne rrethinen e Prizerenit dhe ne vet Prizren …..Kjo eshte persa i perket etimologjise Nemanjiqi , ç – iqi. “Nimanajt kane sunduar sipas te drejtes kanunore deri me 1354 , kur Car Dushani e ka nxjerr Kanunin e vet , i cili eshte perplot me te drejta te vjetra kanunore shqiptare . Kanuni ka pretenduar te zhduke te drejten e vjeter kanunore te Shqipetareve dhe legjislacionin dhe jeten juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin , por me 1389 u permbys shteti i Nemanajve kurse populi iu ka kthyer zakoneve , te cilet jane ruajtutur sot e ksaj dite te serbet (skizmatiket Shqiptare ) dhe Shqiptaret ne Kosove, me sakt ne metohi ( dukagjin ). Kjo eshte deshmia e dyte e cila verteton se Nemanjiqet ishin me prejardhje shqiptare”.   ….”Nemanja ne fillim nuk ka qene zhupan i madh por eshte quajtur “ Dorezon – deshmitar i madh “
Kurse me vone ne ndikimin e grekeve dhe sllaveve e ka marr emertimin thirrjen e zhupanit te madh . Si dorezon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia e cila perdorej ne mesjete ka pasur kaloresi dhe njerez te vet , te cilet ishin kaloresit e bujaret e tij , e nepermjet te te cileve ka sunduar . Kjo eshte deshmia e 4 per metoden shqiptare te sundimit te dinastis Nimani ne serbin mesjetare .
Une te gjitha keto i di sepse e zoteroj mire gjuhen e vjeter greke , dhe e di edhe gjuhen shqipe duhet te jete shqiptar skizmatik – shka dhe zakonet shqiptare . Per kete arsye ju njoftoj qe kete element dhe fakt ta keni parasysh ne punen tuaj te ardhme , nese keto gjer me tani nuk i keni te njohura . Ndersa deshmite origjinale per piken 1 mund ti gjeni ne Hilendar kurse te tjerat mund t’i gjeni ne Metohi ( Dukagjin ) sidomos ne punimet e Dr. Milutin Gjuriqiqit .
“ Kjo është letra anonime  e një popi ortodoks i cili  thotë: Na falni qe nuk mund te neshkruhem nen kete informat , sepse , si serb (shqiptar – skizmatik ) frikesohem . “  (20.IX.1985) 

Pra shqiptar-skizmatik . Pra shka-shkije. Ne i quajtëm shkije se ata ishin vetëm të fesë ortodokse dhe flisnin shqip. Pra ata ishin shqiptarë.
Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj., prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç tregon ” bulla e artë” e mbretit Stefan Deçani (1330), dr. Rizaj do të konstatojë se ata ishin shqiptarë dhe në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva. Kështu kuptojmë, shton  Dr. Skënder Rizaj, se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj: Nemanasit,-Nimanasit (nga shekulli XIX- Nemaniqët), Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani, Millutini, Dushani dhe Llazarasit, despoti Stefan etj., që të gjithë ishin ilirë, ishin tribullë ( fis pellazgë-iliri –ballë= tri ballët e maleve që ndodhen në luginën e Moravës së Madhe, pra ishin shqiptarët, njëherë katolikë e pastaj nga Millutini e këndej skizmatikë ( shqiptarë të sllavizuar  e më vonë edhe të islamizuar), sqaron autori, për të shtuar se është plotësisht e natyrshme që edhe kishat edhe manastiret e këtij ambienti gjeografik, si institucione të shenjta fetare të kësaj popullate dhe të sundimtarëve të saj të jenë ndërtuar nga shqiptarët dhe ato atyre t’u takojnë.
Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes Kostandinopojes kur u be skizma ndarja e kishes Prendimore (Romake katolike) me Kishen Lindore(Ortodokse) ne vitin 1054. Nga fjala skizma ka dal fjala shkij shkja pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkeputen nga kisha katolike Prendimore.
Edhe pse ishin shqiptar, deri tash iu është “holluar” aq shume gjaku i pasardhesve, sa nuk  do te diskutojme mbi cfaredo gjeje të rilidhjes me ta ,dhe se këtu askush nuk po kërkon vëllazerim apo bashkim me shkije por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët  si  komb , andaj është mirë ti dimë proceset e asimilimit te popullatës shqiptare qe per fat te keq  ka qenë plagë e rëndë të cilin ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.
 Pra ka te bëjë edhe me atë, aresyeja e ndarjës se kishes,.sepse ne nje moment historik, gjatë kohes se ‘çlirimtarëve’ otoman, popullata jonë ortodokse , i ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, dhe te sllavizohet, ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi..
Pra ,shkak i ndarjës edhe më të madhe të shqiptarëve otodoks- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni ,Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptarë ka qenë edhe politika favorizuese e Turkut që i ka bër sllavëve nën presionin Rus ,për zhdukjen e elementit katolik shqiptar .
Freska në Kishën e Deçanit (shqiptarët me plisa)
Pra si e thashë edhe më lartë ,nuk mbetej gjë tjetër  për ne ose sllav ose muhamedanë.
Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptar u bënë shumë të njohur në kryengritjen Serbe Te vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare. Kësaj periudhe i takon edhe krijimi i letërsisë serbe ku në vitin 1816 Vuk Karagjiqi ( shkja) e ofroi për ta shtypur fjalorin në gjuhën serbe. (Q.Namani)
Viti 1637,për Gjakovën  sipas misionarit fra Bonaventura da Palacula ,nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm 20 ishin katolike të tjerat “ il resto tutti Turche et Scismatici”( të tjerët shqiptarë musliman dhe  shqiptarë shkije ). Dhe mandej vashdon:” Per andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici” –duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan ,nëveriun e Gjakovës nëpër fshtra të gjithë  fashtarët  “shkizmatik”  Në marsin e vitit 1683 dëshmitë e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si “ që nga Gjakova e deri në Deçan  ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri i Deçanit . Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi “fshatrat   shkizmatik” („molte ville di Scismatici”.)
Shembull i  pranisë të shqiptarëve ortodoks është edhe ky, ku për Hasin ( ndër bjeshkët e Pashtrikut ,në lugine e Lumit Drin,në jug të Gjakovës) ,shkruhet   (1837): i tërë rajoni është  i banuar me serbë të albanizuar dhe me Shqiptarë „..(.tout le districkt habite par des Serbes allbanises et des Albanais.)
Ka me mija dokumente për egzistimin e shkijeve në anët tona dhe më gjerë ,por të cilët kanë kalur ose në musliman ose në Serb.
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës ,deri në luftën e Krimesë ,sipas Myllerit dhe Bues,konstatohej se në rrethinat e këtyre qyteteve ka mbizotërua element ii krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e më pak Shqiptarë katolik ,Latin ,kështuqë në 35.750 mashkuj musliman ishin edhe 48.200 fshtarë të krishterë.
Kemi shembuj  të gjallë ku shkijet  dhe shqiptarët me trung familjar të përbashkët “ janë sot familjet shqiptare Korça nga fshati Gmicë në komunën e Dardanës që jetojnë sot në disa qytete të Kosovës, Familjet sot serbe Korçiç nga fshati Zebincë komuna e Artanës, që sot jetojnë në Zebincë dhe shumë qytete në Serbi, si dhe familja Llapashtica që sot jetojnë në fshatin Marec, Hajvali dhe qytete të Kosovës. Lagjja Korça në fshatin Gmicë të Dardanës sot ka mbi njëzet shtëpi myslimane shqiptare që e dëshmojnë prejardhjen e përbashkët të krishterë me familjet sot serbe në fshatin Zebincë. Fshati Zebincë në mesjetë është quajtur Arbanashi i Artanës. Këto familje janë trashëgimtarë të dy vëllezërve Ilit dhe Simonit. Duke e parë origjinën e përbashkët të këtyre familjeve akademiku serb i shtyrë nga politika pan sllaviste pa të drejtë shkruan se korçajt e Gmicës janë serb që së pari u myslimanizuan dhe kinse më vonë u shqiptarizuan. Pas hulumtimit dhe studimit të kësaj çështje vërtetohet se pikërisht korçiçët e Zebincës u asimiluan dhe u bënë serb në fillim të shekullit XX. Këto dy familje gjatë gjithë shekullit XX kanë komunikuar mes veti dhe të gjithë të moshuarit e korçiçve të Zebincës e kanë folur gjuhën shqipe. Si dëshmi tjetër është edhe përkatësia e përbashkët fisnore e fisit Krasniqe. Ili pas myslimanizmit e ndërroi emrin në Ali, ndërsa Simoni mbeti i krishterë në fshatin Zebincë.  (Fakte historike mbi serbizimin e popullatës shqiptare në Kosovë ,Qazim Namani )”
Është interesant të theksohet se si në Sërbi ashtu në Malin e Zi të sotit ,shkizmatikët  nëse janë shndërruar në musliman dhe flasin serbisht i quajmë Boshnjak, kurse ata shkizmatikë që mbetën ortodoks dhe poashtu  flasin serbisht quhen Serb ose Malazez.
Pra ,shkijet ishin shqiptarë ,e që rrethanat  historike aspak favorizuese për ne i shtyen që të bëhën armiq të vetvetës dhe tokave të tyre. Pra serbët e kanë të kotë të mburrën me trashëgimin e të tjerëve-shqiptarëve, dhe at trashëgimi  t`a bëjnë si të vetën.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...