2012-04-01

Fitnesi për dembelet..










Nga Flori Bruqi

Koha për sport

Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar

Studiusit e mjekësisë sportive nga Australia kanë arritur në përfundimin se një dietë e shëndetshme e shoqëruar më ushtrime të rregullta fizike dhe ngritjen e peshave,kishin ndikuar në uljen e përqindjen së glikemisë në gjak.


Sporti kundër sëmurjës së sheqerit në gjak

Sporti ka shfaqur edhe një here tjetër anët e tij positive.Në bazë të një studimi,që zgjati rreth 12 muaj dhe përfshiu 100 persona të një moshe prej 50 deri 65 vjeç,i realizuar nga një studim paraprak ii mi,është arritur në përfundimin se një dietë e shëndetshme e shoqëruar më ushtrime të rregullta dhe një program më ngritje të peshave në KS”Elan” Prishtinë, kishin ndikuar në uljen e përqindjës se glykozës në gjak.

Sipas këtij studimi,u vu re se të personat që ishin marrë më sport sasia e gykozës në gjak u paksua 3 herë më shumë se te grupi tjetër i personave që kishin ndjekur vetëm një dietë të rregullt.

Ushtrimet fizike kanë pasur të njajtat efekte si përdorimi i ilaqeve (Diabos,Diabenese,Buflomidil hydrochloride,Loftyl etj) ,për diabetin(sëmurjen e sheqerit).


Prof.dr.Ajvaz Berisha
Dekan i FSHS Prishtinë

Në emër të USHT-së, dekani Isa Asllani,Fakultetit të Kulturës Fizike dhe UP-së i ka uruar suksese në të ardhmen ndërsa në shenjë mirënjohje dhe respekti për bashkëpunim të frytshëm dekanit të Edukimit Fizik Ajvaz Berishës i ka dhuruar gravurë më emblemën e USHT-së. 




Përveç kësaj,grupi i parë i personave kishin humbur njëkohësisht edhe një sasi të konsiderueshme të dhjamit trupor.”Muskujt janë zonat kryesore që ndihmojnë në paksimin e sasisë së sheqerit që qarkullon dhe gjendet në gjak” ka pohuar mentori im prof.dr.Sc Hysni Daka,fiziolog klinike.



Duke qenë se më plakjen njerëzit humbasin edhe muskujt,është shumë e rendësishme që ato të rikrijohen perms disa programeve dhe ushtrimeve fizike për forcimin e rezistencës,si ngritje peshash sipas metodës së dr.David Dunstan-it.

Kjo është shumë e rendësishme për të moshuarit dhe për ata që vuajnë nga diabeti tip 1 dhe 2.

Personat e çdo moshe dhe të çdo kushti fizik dhe trupor,duhet të merren me sport dhe me aktivitet fizik,pasi kësisoji ata arrijnë të rrisin rezistencën e trupit,që bie me kalimin e viteve.

Rektorati i UP-së

Kërkimi im i fundit është i vertetuar statistikisht dhe klinikisht se ushtrimet sportive të rezistencës në KS”Elan”Prishtinë,ndihmojnë dukshëm në shëndetin e mire të zemrës së gjithë personave që vuajnë nga diabeti.




Falë tyre arrihet të pakësohet në mënyrë të ndjeshme rreziku i zhvillimit i sëmundjeve kardiake,që shfaqen si pasojë e diabetit.Pjesëmarrsit e grupit të pare të personave gjatë 12 muajve kishin ndjekur dhe realizuar gadi çdo ditë 9 lloje të veçanta ushtrimesh,të përcaktuar nga specialistët kinezio-fiziologjikë,ushtrime që synonin të vinin në lëvizje të gjithë muskujt kryesorë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të trupit.


Seancat e ushtrimeve të realizuara në KS”Elan”Prishtinë,4 ditë në javë.

Ndërkohë konstatuam se aktiviteti sportive kishte ndikim pozitiv në paksimin e simptomeve të bulemisë(një çrregullim në sistemin e ngrenjës që konstaton në konsumimin e ushqimit dhe më pas vjelljen e saj pas ngrënies,që nxitët nga një imazh i gabuar që ka njeriu për veten).



Në hulumtim kemi vezhguar se si 48 gra të prekura nga bulimia,të cilat trajtimin ushqimor e kanë shoqëruar edhe më ushtrime fizike,si not,joga dhe vrap,të paktën një orë në çdo të tretën ditë në “Gërmia” të Prishtinës.


Pas 12 muajsh,gartë që kishin alternuar terrapinë me sportin,ishin përmirësuar në mënyrë të ndjeshme dhe pjesës më të madhe të tyre u ishin paksuar simptomet dhe shqetësimet e bulimicë.



Ato gjithashtu ishin bërë edhe më të kënaqura ndaj vetës,partnerit,duke fituar më shumë besim ndaj imazhit të trupit të tyre dhe jetës më të mire seksuale.

Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë shumë përsonat që vuajnë nga bulimia pasi ato gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e marrjes se racioneve të ushqimit,përmirësojnë humorin dhe ndihmojnë në vendosjen e një autostime.



Shumë prej të testuarve në fillim të studimit ishin të lodhur dhe kishin dhembje në trup.Ata ishin të shqetësuar,por pasi që specialistët e fizio-kineziologjisë sportive,atyre(100 të anketuarve) çdo të 4 ditë ju jepnin nga një këshillë shumë të mire:”keni durim,merruni sport dhe mos i anashkaloni këto ushtrime fizike që do ti mësoni sot ,nëse dëshironi për t’u çlodhur”...


Këshilla për të të rifituar formen e shkëlqyer

Sezoni i verës ka përfunduar dhe ju gjatë qendrimit buzë detit jeni marrë më shumë sported he ushtrime fizike,aq sa duket se edhe e keni ekzgjaruar…


Tash keni filluar të ndjeheni të lodhur dhe të keni dhembje në trup.

Por mos u shqetësoni,pasi që specialistët e fitnesit të FSHS ,e udhëhequr nga specialist ii kësaj lëmie sportive prof.dr.sc.Hasim Rushiti, ka një këshillë shumë të mire:merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u çlodhur…

Por,mos harroni se jo gjithnjë pushimet dhe sezoni i verës –dimrit ndihmojnë në dobësimin dhe kalitjen e trupit tuaj-uljen e peshës trupore,pasi nga sa është vërejtur,ndodh krejt e kundërta.



Sipas specialistëve të Fakultetit të FSHS në Prishtinë më në krye prof.dr.Ajvaz Berisha , i cili në ligjeratat e tij thoshte”…pushimi i organizmit.liria që i japim vetes në konsumimin e produkteve të ndryshme dhe të shumta,pa vendosur një limit dhe kontroll në to,ndryshimi i sistemit të jetës,qoftë edhe për një kohë të shurtër…

”Dhe a nuk ju ka ndodhurqë megjithëse pushimet i keni përfunduar,të ndjeheni të lodhur thotë kineziologu sportive Dr..sc.Shemsedin Vehapi.



Në përgjethësi është shtylla kurrizore dhe shpatullat ato që më së shumti ndiejnë dhimbje,sidomos qafa dhe pjesa e pasme e kokës…

Ushtrimet fizike janë një balansim për trupin,por në rast se nuk ekzazgjerohen me to.Trupi shumë here e ka të vështirë të çlodhet dhe të largojë stresin,ndaj në ndihmë të tij janë ushtrimet fizike dhe sporti.


Këtu më poshtë poi japim disa këshilla të thjeshta për të arritur mënjeherë një formë fizike ,të shkëlqyer dhe për t’u çlodhur…që një gjë të tillë në Programet e avansuara të shkollimit bashkohor ju lypsen edhe studentëve të Universitetit të Prishtinës,nëse dëshirojmë të shkojmë në Evropë ,që së pakut 4 orë në javë të futën në Plan-Programet e MASHT-it ,Rektoratit të UP-se lënda e “Edukatës fizike” ku më kuadrin e specializuar –profesional të FSHS së Prishtinës ,të kenë si lendë obligative kalitjen fizike më gjimnastikë,atletikë, fitnes,not, vallëzim,futboll,basketboll etj)siq veprojnë
edhe disa nga Universitetet Evropiane…


Për këtë iniciativë nuk është vonë që gjatë vitit 2006 më një kërkesë zyrtare kuadri profesional i kineziologëve të FKFS të Prishtinës t’i drejtohet më një shkresë organeve më të larta të MASHT-it ,Rektoratit të bëhët një reformë në sistemi shkollor(universitarë) që si lendë obligative (praktike) të futët” Edukatë fizike” në Universitetin e Prishtinës!



Kur ju bllokohet qafa

Ndjenja e parë që ndjehet kur ju bllokohet qafa është ajo që nuk arrini të lëvizni qafën mbrapa,para dhe anash.Madje ndieni edhe një dhimbje dhe një ndjesi të bezdishme në zverk.Por,nuk duhet tan gatërroni këtë dhimbje më dhimbjet klasike,në rast se keni ftohje muskujsh.

Në këtë rast është e rendësishme të verifikoni natyrën e dhimbjes,që vjen si pasojë e mungesës së aktivitetit ose ushtrimeve të sforcuara.Në këtë rast duhet të ndiqni ushtrimet spwcifike dhe nëse është e mundur,edhe masazhe qetësuese.

Shpatullat “e ngurtësuara”

Në këtë arst muskujt paravertebralë janë si të ngrirë dhe ndieni dhembje të forta,që ndjehet më shumë kur përpiqeni të përkuleni përpara.

Edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjen që mund të vijë si pasojë e një ftohjeje muskulare,në arst kur dhimbjet vazhdojnë dhe janë të forta,këshillohët ti drejtoheni mjekut.

A crowd watching a sporting event

Ushtrimet për shtyllën kurrizore janë shumë efikase nëse praktikohën në mëngjes dhe në mbrëmje.


Mund të përdorni edhe krema speciale që ndihmojnë në çlodhje,po kështu edhe një banjo e ngrohtë.

Ndërkohë,duhet të keni parasysh se nuk duhet ta ekzgjeroni me suhtriem.Një këshillë tjetër është edhe fjetja si thotë eksperti profesor dr.sc.Arif Biringjiku nga ish Klinika Neuropsikitarike e Qendrës Klinike Universitare e Prishtinës…

Ai thotë”evitoni fjetjen më shumë jastekë dhe të lartë.Shtylla kurrizore është shumë deliakte,ndaj edhe për largimin e dhimbjeve duhet të bëhen ushtrime të lehta për shtrydhjen e muskujve dhe të kockave.Por,në rast se vuani nga sëmundjet që janë edhe burim i dhimbjeve,duhet të keni paarsysh këshillën e specialistit” thotë profesor Biringjiku.



Mesi dhe këmbët e rënduara

Dhembjet në zonën e legenit apo mesit dhe këmbëve,mund të përcaktohën më shumë vështërsi,thotë në një studim të tij profesor dr.Cenë Butyqi,nga klinika Ortopedike e QKUK-së në Prishtinë.

Sipas tij,në këto raste ndieni gjithnjë edhe më shpesh një rendësi të këmbëve dhe lodhje,që gjithashtu shoqërohet edhe më fryerjen e pjesës më delicate,që është kavilja.

Por, edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjet që vjen nga një tërheqje muskulare apo vrapim i tepruar nga dhimbjet që derivojnë nga hernia,një problem i nervit ishiadik që ndodhët përgjatë pjesës së pasme të kofshës deri në fund të këmbës.ndërkohë që fryerjet e këmbëve apo kaviljës gjithashtu mund të jenë simptoma klasike të variçëve apo sinjale të një patologjie kardiake dhe të veshkakve.

Në këtë arst rast kërkoni këshillën e mjekut.

Sipas tij në këët rast preferohen masazhe dhe ushtrime të lehta.Në fund të çdo séance ushtrimesh,duhët të shtriheni në tokë dhe të ngrini këmbët lartë,mire do të ishte sikur tii mbeshtëni në një tavolinë.

Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në çlodhjen e plotë thotë ish fizioterapeuti i QKUK në Prishtinë Vigan Sadriu.


Zumba,të dobësohesh nën ritmin e kërcimit

Moda e fundit në botën e fitnesit për atë që është pak dembel dhe jo shumë id henë pas aktiviteteve fizike është kërcimi nën ritmin tribale.Nga Zumba tek ajo Huajane,nga kërcimi Hilal tek ai Afrikanë…

Për vithe të larta dhe tonike,d.m.th.”Kërcimi Brazilian”,mjaftojnë disa ushtrime të “Brazilian Butt Lift” apo “Brazilian Tymmy-Tuck”,ose ushtrime të “Samba Tornados”.

Slogani shumë i gjetur i Zumbës,që në Amerikë është e domosdoshme është “it’s not a work-ut”,’’it’s a party”!(nuk është lodje por festë)...

…Dhe në realitet bëhët fjalë pikërisht për këtë,thotë kush e ka praktikuar;përveç djerësitjes,lodhjes,djegies së kalorive,rregulli për këtë kërkon formën e tij më të mire fizike është “qesh e kënaqu”.

Ky kërcim është një kombinim i ‘’Salsas”,”Merengues” e”Rumbas” qç mësohën nëpërmjet leksioneve të aerobikut dhe bashkon efektet e leksioneve të aerobikut me dinamizimin dhe sensulaitetin e kërcimeve të Amerikës Jugore duke tërhequr të gjithë ata që duan të hjekin(djegin) kaloritë e tepërta dhe njëkohësisht të përmirësojnë vetën më hapa të rinj kërcimi.

Prioritet nuk është estetika e pastër,porn jë kompletim i të ndjerit mire duke u argëtuar.Karakteristika dalluese e kësaj discipline të re aerobiku janë variacionet e ritmit që rrisin dhe ulin vazhdimisht frekuencën e zemrës,duke rritur rezistencën e atyre që e praktikojnë.

Rekomandohet për persona tp [çdo moshe,sepse leksionet e Aerobikut praktikohen në nivele të ndryshme intensiteti edhe në shumë Klube Fitnesi & Aerobiku në Kosovë.

Kështu si pa e kuptuar,të gjitha kaloritë e tepërta do të digjen dhe ju më shumë sesa të lodhur,do të jeni të argëtuar.


Gjashtë minuta për të qenë në formë

Gjashtë minuta ushtrime intensive në javë ndihmojnë për të ruajtur linjat e trupit.Apo për 30 ditë nëse bëni ushtrime Fitness-i në “Orbitrek Platinum”(20-30 minuta) do të paksoni shumë peshën trupor(5 deri 10 kg).


Të paktën kështu këshillojnë një grup ekspertësh kanadezë,studimi i të cilëve është botuar në “Journal of Applied Physiology”.

Sipas atyre,efekti që kanë këta 6 minuta mbi masën muskulore dhe rezistencën ndaj sforcimit,është i njejtë më atë të 6 orëve në javë ushtrimesh jo shumë intensive.

Zakonisht kineziologët sportive dhe mjekët këshillojnë që të bëni 20—30 minuta ushtrime fizike për 3 deri në 5 herë në javë.

Ndërsa kineziologët sportive të KS”Elit”nga Prishtina si plan program alternative sugjerojnë ushtrimet tjera që zgjasin shumë pak minuta. Kineziologët tanë kanë bërë hulumtimin të 100 vullnetarë ndaj tri regjimeve të ndryshme gjimnastikore.

Kështu grupi i pare(33 të testuar) duhet të ushtronte(pedalonte) për 2 orë në ditë; i dyti(33 vetë) 10 minuta,por më hap më të shpeshtë dhe duke e ndarë ushtrimin në 10 përseritje çdo minute,ndërsa grupi i tertë(34 vetë)duhet të pedalonte në maksimumin e mundshëm për 30 sekonda,4 herë në ditë më një interval prej 4 minutash,çdo ushtrim.

Performanca e të gjithë vullnetarëve është krahasuar në fillimin e aktivitetit,që zgjaste 14 ditë.Në përfundim të këtij eksperimenti tone janë vënë re përmirësime,pavarsisht të tipit të ushtrimit.

Kështu sforcimet e vogla intensive përmirësojnë shëndetin dhe dhe performancat muskulore.Për të gjithë ata që justifikojnë sedentaritetin më mungesën e kohës,nuk ka më justifikime,sepse tashmë mjaftojnë pak minuta dhe mjaft motivim për t’iu nënshtruar sforcimeve intensive,për të përfituar formë të shkëlqyer fizike dhe shëndët, nënvizojmë ne si kineziologë sportive.





Fitnesi, industria e muskujve


 Janë qindra mijëra persona jo vetëm në botë, por dhe në Shqipëri që i janë përkushtuar me devotshmëri stërvitjes së ëmbël të muskujve, me synimin e krijimit të trupit perfekt dhe pa dhjamë e të kërkimit të rinisë së përjetshme. Fitnesi fizik përfshin dy koncepte që janë të lidhura me njëra-tjetrën: fitnesi i përgjithshëm (që parakupton ushtrimet për të pasur një gjendje të mirë shëndetësore) dhe fitnesin specifik (një detyrë e orientuar mbi bazën e aftësisë për të performuar aspekte specifike të sporteve apo okupimeve). Në kryeqytet ka mbi 30 salla moderne me vegla të kohëve të fundit.

Stil jete, kënaqësi fizike

Në vitet e mëparshme, fitnesi ishte përcaktuar rëndom si aftësia dhe kapaciteti për të kryer aktivitetet e ditës pas ndjerë lodhje. Tani, fitnesi nuk shihet më si një kompleks veprimesh të karakterit fizik, por edhe si një kënaqësi e të kaluarit të kohës së lirë, duke ndryshuar stilin e jetës dhe ndikuar drejtpërdrejt në një revolucion industrial në ndërtimin e pajisjeve të përshtatshme në funksion të muskujve. Në ditët tona, fitnesi fizik është konsideruar si një masë e aftësisë së trupit për të funksionuar në mënyrë efikase dhe efektive në punë dhe aktivitetet e kohës së lirë, për të qenë të shëndetshëm, për t'i rezistuar sëmundjeve të ndryshme dhe për të përballuar disa situata emergjente.


Gjashtë programe ushtrimesh

Duke iu referuar, një programi të përgjithshëm fizik fitnesi, mund të dallohen gjashtë programe ushtrimesh me qëllime të ndryshme: fitnesi kardiovaskulare, trajnimi fleksibël, trajnimi i forcës së përgjithshme, kalitja e muskujve, kompozimi i trupit dhe trajnimi i aftësive të përgjithshme. Gjithsesi, përveç këtyre programeve me komponentë esenciale, ushtrimet bazohen në programe individuale të fokusuara në aftësitë specifik, moshën e individit ose në nevojat të për një shëndet të mirë.

 

Trekëndëshi i fitnesit

Shumë e konsiderojnë fitnesin si me ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shëndetin mendor. Kjo e fundit paraqitet në tekstet e librave si një “trekëndësh të ndërtuar mbi tri pika, të cilat paraqesin fitnesin fizik, emocional dhe mendor”. Fitnesi fizik mund të parandalojë ose të trajtojë shumë nga sëmundjet kronike të një jete të pashëndetshme ose për shkak të moshës. Të punosh fitnes mund të ndihmojë të flesh më mirë. Të jesh i shëndetshëm është e rëndësishme edhe në aktivitetet fizike.

Pesë komponentët klasikë

Pesë komponentet klasikë të fitnesit janë fuqia muskolore, kalitja e muskujve, kompozimi i trupit, durimi kardiovaskular dhe fleksibiliteti. Gjithsesi, këtyre u shtohen shpesh edhe fuqia e shpejtësia. Përpara se të ushtrohesh në programe fitnesi është e këshillueshme që të kryesh një vizitë mjekësore, përmes së cilës mjeku do të rekomandojë më pas se për cilat ushtrime je i aftë të kryesh. Trajneri personal luan një rol të dorës së parë te individët që dëshirojnë të ushtrohen. Shumë trajnerë personalë mund ta punojnë në qendrat e fitnesit, por mund të asistojnë edhe klientët në shtëpitë e tyre. Trajneri përveçse ekzkutimit të ushtrimit mësimor dhe instruktimit teknik të tij, ndikon edhe në motivimin e individit si pikë referimi.

Indeksi i masës së trupit

Mbipesha është një gjendje mjekësore në të cilën trupi i dhjamosur mund të ndikojë në shëndetin e individit, duke influencuar edhe në reduktimin e jetëgjatësisë ose rritur problemet shëndetësore. Indeksi i masës së trupit (ose anglisht Body mass index - BMI), është një masë që krahason peshën dhe gjatësinë, përcakton njerëzi si më mbipeshë (paraobezë) nëse masa e BMI-së së tyre është midis 25 kg/m2 dhe 30 kg/m2,  një trup obez është më i madh se 30 kg/m2.

100 ushtrime për një trup perfekt 
 
Fitnesi, sporti i trupit të bukur, ka pushtuar botën. Të shumta janë botimet e revistat që i kushtohen stërvitjes së ëmbël të muskujve, duke filluar që nga ato që reklamojnë “100 ushtrime për një trup perfekt”, e deri te “dieta e pjatës me fruta deti” të patretur në gjalpë, e ku karkalecat zënë pjesën e luanit, por të shoqëruar me spec të kuq e të “qullur” me lëng limoni të freskët.

Djegie kalorish, dobësim në 48 orë

Fundjava është koha e “pikut” të sallave të fitnesit. Përmes instruktorëve mund të gjesh programe të “dobësimit në 48 orë”, pas një pune stresuese nga e hëna deri të premten. “Bëj ushtrime të shtunën dhe të dielën, duke bërë kërcime me litar, vrapime në pistën lëvizize. Kompletoje çdo ditë duke bërë dy herë këtë rit për të djegur rreth 256 kalorie një  sesion prej 30 minutash”.

Fitnes amator, pompat e famshme

nyt-drugs-financialcrisis
Në fakt, çdo ushtrim i karakterit fizik, edhe pse nuk mund të konsiderohet një ushtrim fitnesi i pastër, gjithsesi ka një ngjashmëri “amatore” me veprimit profesional. “Ulje-ngritjet”, apo “pompat” në zhargonin popullor zhvillojnë muskujt e gjoksit e të shpatullave. Por edhe ecja e bazuar mbi duart rekomandohet shpesh pasi ndikon në zhvillimin e muskujve të pjesës së shpinës.

Shtangat e dorës, fitnesi në shtëpi

Shumë njerëz aplikojnë përdorimin e girave për të ndërtuar muskujt në kushte shtëpie. Dhe kjo mund të arrihet. Nëse nuk mund të shkosh në një palestër, ose nuk mund të përballojë për të marrë një shumë apo çmim të caktuar, atëherë mund të bësh “fitnes shtëpiak” edhe me një shtangë dore dhe një stol. Në fakt, ju mund të punoni të gjitha grupet e muskujve duke përdorur vetëm shtangë dore. Shtangat e dorës  ofrojnë një gamë të rritur lëvizje dhe shumë mbingarkimi me muskujt dhe ndihmojnë në një ndërtim një ndërtim jashtëzakonisht efektive të muskujve të gjoksit, të parakrahëve, shpatullave.

Për një trup muskuloz

Të rriturit mund të rrisin aktivitetin e tyre deri në 5 orë (300 minuta) çdo javë me ushtrime intesive aerobike, ose në dy ose më shumë ditë në javë në të gjitha grupet e mëdha të muskujve (të këmbëve, vitheve, shpinës, barkut, gjoksit, shpatullave dhe krahët), ose një shëtitje prej 2 orësh e 30 minuta (150 minuta) një aktivitet të  moderuar intesiteti aerobik.


Literatura e shfrytëzuar:

1.Aliu,M.:”Razvoj morfoloskih obelezja skolske populacije i razlike u tim obelezjima obzirom na kronolosku dob”(Doktorska disertacia),Sarajevo,1992.
2.Astrand,P.,Ryhminth,I.,A “Normogram for calculation of aerobic capacity(physical fitness)from pulse rat during submaximal work.J.Appl.Pysiol.,1954.fq.218-221.
3.Australian / New Zealand Thoratis Societry /http: // www .natonalasthma. org . au /publitions/spiro/ind ex.ht
4.Bruqi,F.”Delikuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike”( Pjesa1)Prishtinë
”Flomed”,2004.
5.Bruqi,F.:”Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut”(Pjesa 1)Prishtinë,
”Flomed”,2004.
6.Bruqi,F.:”Ndikimi i ushtrimeve trupore në personalitetin e të rinjve(Pjesa 2)
Prishtinë,2005(projekt-hulumtues)
7.Bruqi,F.:”Ndikimi i ushtrimeve trupore në fajsinë e adoleshentëve”(Pjesa 2)
,Prishtinë,2005.(Projekt-hulumtues).
8.Bruqi,F.:”The economic aspects of sports recreation and helath”,web “Sport-ritmi i zemrës”,Prishtinë,2005.
9.Bruqi,F.:”Antropologji-Jakov Milaj”Raca shqiptare”,web “Alb-shkenca”,web “Metafora”,web”Sport-ritmi i zemrës”etj,2005.
10.Bruqi,F.:”Determinantat socio-psikologjike të ushtrimit fizik”,web “Metafora”, web “Sport-ritmi i zemrës:2005.
11.Bruqi,F.:”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportiestë dhe josportistë para dhe pas vrapimit 400 metra”(Magjistraturë),Prishtinë,2005.
12.M.Karagjozi,J.Dume,:”Fiziologjia e njeriut”,Tiranë,1970.
13.Radovan.M”Sportska medicina”,JMN,Zagreb-Ljubljana ,1980.
14..Rushiti,H.:”Ndikimi i aktiviteteve kineziologjike në zhvillimin e disa karakteristikave psikomotorike të nxënësit”,Botim në “Acta Kineziologica”,vëllimi 6 ,nr,1,Prishtinë,1999.
15.Zaciorski,V”Fizicka svojstva sportista”,NIP”Partizan”,Beograd,1975.
16.http://www.argjiro.net/albi/white/anatomy/pathology/meded/fjalor/
17.http://brianmac.demo n.co.uk/Harvard.htm/
18.http://www.worldar.com/endurance/Harvard.htm/
19.http://www.znanje.org/i/i/trcanje.htm
20.http://wwww.k-net.org.jp/-t-kawai/esp/Klombilo-es.htm/hipertensia

(Autori është magjistër i shkencave të kulturës fizike dhe sportit)

21.http://www.comtf.es/Notic ias%2022003-7.html.hipotensia


Referenca tjera lidhur me studimin :"FITNESI PËR DEMBELET"AUTOR MR.SCI.FLORI BRUQI:

  1.  
  2.  
  3.  
  4.    
  5.    
  6.  
  7.  
  8.    
  9.    
  10.    
  11.  
  12.  
  13.    
  14.    
  15.    
  16.    
  17.    
  18.    
  19.  
  20.    
  21.    
  22.    
  23.  
  24.  
  25.    
  26.    
  27.  
  28.    
  29.  
  30.  
  31.    
  32.    
  33.  
  34.    
  35.    
  36.  
  37.    
  38.    
  39.    
  40.  
  41.    
  42.    
  43.  
  44.  
  45.  
  46.    
  47.    
  48.  

Pitoni i kuq ...




Flori  Bruqi


  Të gjithë njerëzit e lagjës “Kodra e Diellit” në Prishtinë për një kohë harruan se janë banorë të saj.

Disa u penduan pse janë banorë të saj.Ata që u penduan e shihnin edhe më afër vdekjen seç ishte në të vërtetë.

Vdekja iu trokiste të gjithëve mbi kokë.Ata që e kishin rrethuar këtë lagjë ishin përbetuar se do t’ ia ndërronin edhe emrin , se nuk do të quhej më “Kodër e Diellit”, as”Kodër e Hënës”, por “Kodër e varrimit” të të gjithë atyre që ia kthehnë fjalën Pitoni të madh dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë.

Qyqarët ua venë dritareve perdet e natës…

Nata e Karpateve kishte hyrë që moti në dhomat e tyre. 

Pitoni më yllin  e kuq në ballë dhe me thikën në dorë ishte përbetuar në kokë të djalit të vet , oficer i sigurimit shtetëror në Beograd, që t’ua nxirrte me thikë zemrat e Liridonit dhe Alban Dubovikut , atyre që ishin fshehur në bodrume të “ Kodrës së Diellit” për t’i ikur mordjes që i ndiqte…

Ata kishin thenë se “Kodra e Diellit” nuk ka liri , siç nuk ka liri as Kosova , por liri do të ketë tërë toka jonë kur shkëputet hapi i vallës së përbashkët i Pitonit të Karpateve dhe kukudhit më gungë të zezë në shpinë…

Kukudhi e shikoj në sy Pitonin , që të du urdhëruan që të vriten ose të kapen të gjallë djemtë e nënë Ajkunës nga Duboviku…

Kur i shtohet gjëma lagjës Gjemëmadhe jo vetëm që na rritet neve nami , tha Pitoni , por edhe na shtohet lumturia.

 Mbi fatkeqësinë e këtyre të të krisurëve bëjmë lumturinë tonë,tha dhe qeshi kryrkukudhi. Ti përfundimisht ke hequr dorë nga rrënja jote , i tha kryekukudhit , Pitoni dhe e ndezi një cigare që e mbante në gojë.

Është një nder i madh që ma bëtë , tha kryekukudhi ,dhe iu dridh buza , tymi i duhanit ia turbulloi edhe më shumë sytë…

 Në një nga bodrumet e “Kodrës së Diellit” kemi vrarë dy shqiptarë që nuk i gëzoheshin ardhjes sonë në Kosovë , por e mallkonin këtë ardhje e harronin se para se të vijmë ne ,kishte ardhur në Kosovë i Shejti ynë , kishte ndërtuar edhe manastire…

Shqiptarët ishin ata,thoshin ata që i vranë ,që i ruajtën kishat dhe manastiret “sllave”,se kemi kodin tonë të maleve që e trashëguam nga Leka…

Leka na ka mësuar që të mos i rroposim kishat dhe manastiret edhe kur ato,janë të huaja. 

Këtë virtyt të shqiptarëve e shfrytëzuan për qëllime tona siç  i shfrytëzuan edhe fisheket që i ka prodhuar fabrika “Cervena zastava” e Kragujevcit…

Do t’i vrasim djemë e Ajkunës,tha kryekukudhi dhe fshiu sytë më një faculetë,por prapë sytë e tij kishin xëx.Ju mjegulluan sytë edhe Pitoni me mjekrën hark…

-Të gjithë pas tyre-urdëroi Pitoni.Policët e veshur më rroba të kaltra,ushtarët më rrba laramane dhe hetuesit më rroba të ndryshme u shpërndanë si gjarpërinjtë në Prishtinë…

Një vijë ujë në lagjën “Velania”, por e zhurmueshme,ua pret udhën djemve të nënë Ajklunës.

 Ata e kapërcejnë vijën e ujit,zhurma mbetet prapa. Dolën në lagjen e “Plepave”…

Nën kubenë e madhe të një shtëpie kishte qëlluar e hapur një derë e hekurt.

-Të hyjmë në këtë shtëpi,tha Liridoni.

Ata u bënë ujë nën strehën e shtëpisë. Shtëpia në fillim dukej e shkretë,por ajo nuk kishte qenë e tillë:në një dhomë të saj dukej një dritë. 

Hëna ishte e venitur,shpesh e mbulonin retë.Ishin re të holla,por e mbulonin.Kurrë hëna s’kishte qenë më e venitur…

E kishte trupin e plotë,por retë e holla prap përplaseshin mbi te. Do të ndërroj moti,tha Liridoni.
T’u kujtuan fjalët e babait,tha Albani dhe mbështeti edhe më shumë trupin për muri.

Në dhomën me  dritë , tha Liridoni duket një njeri. Paska flokë të gjata tha Alban i,mbi suprinë të tavolinës së tij po shoh shumë libra…

Hëna e venitur kishte sy për të parë lëvizjet e atyre që ndiqnin Liridonin dhe Albanin.

Ajo shihte edhe një mori qensh që shkonin herë pas herë pas ose para policëve.

Nuk dihej se kush printe në ndjekje. Dikush thoshte se atyre iu printe nje Karakush Kurkushi…

…Plepat ishin shtrirë si një hije e gjatë mbi çatinë e shtëpisë,me derë të hekurt.
Një erë e lehtë i prekte perdet e dhomës me dritë.

 Dhomat e tjera ishin të errësuara…

Njeriu që lëxonte në këtë natë ishte gazetar i “Rilindjes”…

Suprina  e tavolinës së tij ishte e mbushur me libra të botuara në Vjenë dhe Paris…

Kishte edhe libra të Tiranës  , ballinat e të cilave ua kishte ndërruar,i kishte mbështjellë me ballina të librave të shtëpive të huaja…

Një pëllumb u shkëput nga degët e plepit. Pëllumbi  përgjaku një pjesë të xhamit të dritarës. 

Ai e kishte parë dritën  e ndezur në dhomë. 

Pëllumbi u mbështet në parmak të dritarës,gjëmonte. Sado që gjëma e tij ishte e vockël,njeriu që lëxonte në këtë natë e dëgjoi. 

E mbylli më rrëmbim librin”Në luginën e Siera Altës” të Maria Alise Barozasë dhe iu afrua pëllumbit. E hapi dritarë , pëllumbin e vuri mbi libër. Pahetueshëm pëllumbi e mbuloi titullin e librit ,por në këtë natë po hapej një libër tjetër.

Liridoni dhe Albani edhe më shumë iu kishin ngjeshur murit , ata edhe e kishin parë pëllumbin që kishte rënë nga dega , secili në mënyrën e vet shikonte edhe vdekjen e vet…

Njeriu që donte ta shpëtonte pëllumbin dëgjoi frymëmarrjen e dy njerëzve.

Doli nga dhoma, le të më qëllojnë edhe mua,tha ai dhe eci drejt strehës së shtëpisë…

Jeni të plagosur?- pyeti ai me trishtim , i njohu që të dy,vrapoi për të mbyllur derën e hekur t, tre veta shikonin një pëllumb që kishte derdhur edhe pak gjak mbi libër.

Ne u shpetuam plumbave,tha Liridoni ,por  ,si të shpëtojmë pëllumbin…

Albani preu një pjesë të këmishës së vet, ia lidhi këmbën pëllumbit…

Ai u struk në shtrat, e ngriti pakëz kokën , sikur donte të tregonte se do të shpëtojë…

Ikëm nga vdekja… O Gani Lubeniqi , por nuk pandenim së shtëpia ku banon ti do t’ia rrëmbejë vdekjes shpatën.

 Rastësia është vetë mbretëri , unë hapa dritarën për të shpëtuar pëllumbin e shpëtova Liridonin dhe Albanin.

…Hëna e venitur, megjithatë kishte më shumë dritë se qiriu që digjej pranë librave të Gani Lubeniqit …
Qiriu ishte ngulur në një filxhan kafeje , flaka e tij krijonte figura të çuditshme edhe në muri.

Lagja ku banonte Gani Lubeniqi ishte pa dritë elektrike…

…Sytë e Liridonit herë drejtoheshin nga pëllumbi,herë nga një libër që kishte një ballinë të çuditshme.Në atë ballinë dukej si  po kafshonte diellin kulçedra.

Të çuditshëm janë këta piktorët tanë,disa prej tyre edhe të sëmurë shpirtërisht janë,po si është e mundur që kulçedra ta kafshojë diellin,lemëritës duhet të jetë edhe libri.

Mos u nxito…

Liridon,ballina e këtij libri fsheh të kundërten,para rrezeve të diellit shtrihet çdo kulçedër.

Këtë libër e ka botuar Tirana. Bën fjalë për përiudhën tonë…

Libri tregon se ilirët dikur e sundonin tërë bregdetin e Adriatikut ,e tash sllavët ia kanë marrë edhe Ulqinin…
Ka ikur ajka e kombit përtej deti,kur vdiq Skënderbeu iku ajka jonë. Ajo do të kthehet,tha Albani dhe pyeti.
-Po ballina?
Ballina e librit ,sipas Gani Lubeniqit,është marrë nga një libër i huaj për të mbuluar kështu të bukurën ,me të shëmtuarën ,mos të ma hetojnë kukudhet…
Po kukudhët kanë filluar edhe të heqin dorë nga gjuha letrare shqipe.Ata sikur gëzohen edhe më shumë kur arrijnë të flasin në gjuhën e mëhallës që i ka rritur dhe përdorin fjalë të huaja sllave,turke dhe rome…
Një kukudh i tillë qëlloi një ditë me shkumës shkronjën (Ë)…

S’na duhet kjo shkronjë, tha ai,e shikoj Carin e tij , Dushaninin mu   në sy…Ai ia mbylli prapa syrin, do të thotë ai i dha urdhër të fshehtë që t’i godisë edhe tridhjetë e pesë shkronja të tjera. 

-Qëllojnë shkronjat tona, të Manastirit-tha Albani…

-Shigjetojnë sytë tanë,-tha Liridoni.

Gani Lubeniqi iu afrua pëllumbit të plagosur , e përëdheli në gushë , e afroi , pranë zemrës , e përkdheli prapë , iu duk se po e hapte edhe syrin e majtë…

Dhoma ishte e ngrohtë…Liridoni hapi dritarën,por e mbylli prap më rrëmbim.

 Ajri i ftohët i natës hyri në dhomë duke i gufuar perdet…

Perdet u qetësuan , por Liridonit iu shtua shqetësimi.

Ata që kanë ardhur nga Karpatë t, tha Liridoni do ta ndienin dridhjen e dheut tonë në këmbët e tyre me gishtërinj të mëdhenj,por qëlluan servilët dhe kameleonet politik që hynë, në valle,me ta ; kësaj valleje duhet t’i dridhet dheu nën këmbë…

Mjaft duruam robërinë,-ngriti zërin Albani,por Gani Lubeniqi me të drejtë kërkoi që të ketë qetësi…

Nata i shton kukudhët,tha ai,dhe shikoi prapë në dritare…

…Një flutur e bardhë kishte hyrë pahetueshëm në dhomë.

Flutura e kishte formën e zemrës.Ajo sillej rreth qiriut, por e donte zemrën e vet.

Ishte e kujdesshme që të mos i prek krahët në atë flakë tepër të vockël,ngase,mund të ishte vdekjeprurëse për një flutur në formë të zemrës.

…Ndjekësit e Liridonit dhe Albanit e merrnin në lidhje telefonike Pejën,Deçanin,Gjakovën, Beogradin…

Nëse i zini të gjallë,urdhëronte Pitoni i Karpateve ,inspektorin e Prishtinës, Karakush Kurkushin, Zymran Batakqiun ,etj, që ta lidhnin Liridonin dhe Albanin,  dhe ashtu  të lidhur t’i  pushkatonin  në kufi.

Pastaj ngritën  zërin kryekukudhet Herleviqi e Dollanci që t’ia dërgojmë një notë të rreptë Tiranës “së ushtarët tuaj kanë vrarë dy qytetarë tanë”…

Dy qytetarë tanë  foli me cinizëm Pitoni dhe ndezi edhe më shumë dritën e baterisë…

Xhipi i tij u nis drejt lagjës ku është një fabrikë e moçme e tjegullave. 

Në atë lagje  ka vetëm shqiptarë,tha ai, atje do të jenë fshehur.

Liridoni me Albanin ndezen  nga nje cigare”Tarabosh”dhe ofshanë shumë thellë…

Nata e venitur ishte fshehur pas Bjeshkeve tëe Nemuna. Terri ishte bërë më i dendur në Prishtinë, por agimi nuk ishte larg.

Liridoni dhe Albani i thanë Gani Lubeniqit se duhet të largohën nga shtëpia ku banonte ai para se të lindë Dielli.

Liridoni veshi një xhamadan të Gani Lubeniqit, ndërsa Albani një këmishë të tij…

Pëllumbi i plagosur shikonte si shtërngoheshin tri palë duar.

Të dy vëllëzërit u futën nën degët e një bliri, zhurma e hekurave të derës nuk u dëgjua fare.

Gani Lubeniqi iu kthye pëllumbit të plagosur  ,ai po e lëvizte kokën , ishte shenjë e mirë se ai  edhe pakëz e do t’i lëvizë edhe krahët. 





E priste qielli pëllumbin e plagosur, por cila udhë i priste dy vëllëzërit nga Duboviku nuk i dinte as nëna e tyre Ajkunë…

Prishtinë,Isniq,Dubovikë,Deçan ,Pejë-janar,gusht 1983.

ISHULLI I LUFTËS





Flori BRUQI


Pa ndonjë qëllim, duke dalë në kopsht të ishullit ku ishim vendosur gjatë luftës, me disa gjëra në dorë, sikur dëgjova një zë që më hynte në vesh. Kush mund të jetë vallë, pyeta veten.

Unë isha mërzitur shumë, dhe me gjithë kënaqësi e kapja atë zë të njohur e të dashur.

Me të hyrë në tendë ndjeva se prapë më thërriste dikush. “Lori,Lori!’’ Dihet se ajo studentja e Arteve të Prishtinës dy-tre herë kishte ardhur në ordinancë, pastaj ishin ndeshur në korridor, e herë-herë edhe para Akademisë, dhe kishte shprehur një ndjenjë afrie e respekti.

Dhe, shpeshherë më thosh sesi unë isha një i zgjedhur, për çfarë kjo më pati bërë të mos flija gati tërë natën.

Çuditesh pak me veten, dhe gjithnjë mendoja , po unë s’jam një adolishent, ç’më ka gjetur , o Zot!

Në ishull ishim si të humbur, na kishte kapluar një ndjenjë mallëngjimi, ndërkaq unë bëja disa skica për tregime, që në rastin e parë do t’i botoja në ndonjë gazetë dhe në rastin e parë si libërth.

Flutura ecte sikur pa u ndier e vetmuar. Më thosh:” Unë të kam në zemër. Më nuk largohem dot”, edhe pse akoma s’kishim kushedi çfarë..

Por, në esencë sikur nuk e ndiej gjithaq, sepse më kishte kapluar një lloj ankthi në ishull, të shumtën e heras dëgjoja zëra se duan të na tresferonin edhe nga këtu.

Dhe, eh, po ku të vemi, o Zot! Unë e vështroja Fluturën sesi më afrohej, dhe, saherë më fliste edhe unë ndieja diç, por nuk ia shrehja hapur.

Ajo herë-herë më vështronte me buzëqeshje dhe, saherë donte të më thoshte diç sikur ngurronte.

Nuk e di përse. Mbase ishte një kohë mërzie dhe papritur shtroheshin dilemma hamletiane “do të jesh apo të mps jesh”.

Dhe, Fluturës vështrimi i ikte nga fytyra, ajo fytyrë shumë e adhuruar për mua, por që unë sikur nuk kisha guxim ta shprehja publikisht.

E mbaja të ndryrë në vete atë dashuri në ishull, dhe, shpeshherë më dukej vetja se gjendesha para një skllavi, që më dashuron marrëzish.


” Unë jam skllav i dashurisë”, më kujtoheshin fjalët e një mikut tim dikur kur u pamë përherë të parë në ishull.

Ishulli ziente nga zhurma, dhe unë i thosha:”Ti Flutura je shumë, shumë e bukur.

Një mbrëmje, kur ra terri, kur yjet zunë të ndritnin në qiellin blu fryu një erë e lehtë, kur papritmas m’u shfaq përpara, duke fiksuar fytyrën e saj nën errësirën e çuditshme.

Dhe, duke menduar për shansin e atyre ditëve, më përqafoi pa më pyetur, që ishte një zbulim dashurie apo akt i çiltër, i shfaqur në ato rrethana, që për mua ishte një befasi e këndshme.

O zot sa më trembe, i thashë.

Po pse, o Lori?, më tha.

Çfarë duhet të bëjë tjetër, fola me habi.

Po ti mbase e kuptuar se unë kam mundur të udhëtoj kudoqoftë në botë, por jam kthyer këtu në ishull vetëm për ty.

Ç’më flake, Lori! Pate diç tjetër të më thuash?

Flutura,Flutura!, e thirra.

Pa u larguar nga njëri-tjetri, vazhdonim të sodisnim ishullin andej-këtej, duke e mbytyr melankolinë. Pastaj, shtrënguam duart dhe me gjysmëshpirti u ndamë, me shpresë për t’u takuar të nesërmen.

Unë e kisha takuar Fluturën përherë të parë në një ndenjë, kisha bërë ca tregime të shkurtra, dhe kisha kërkuar nga ajo një lexim për të vazhduar me shkrimin, dhe, duke e parë se ajo ishte shumë e zënë unë e lashë të qetë. Erdhën kohë të vështira, u larguan pothuajse të gjithë, ndërkaq ajo nuk më shqitej nga mendja.


Më ka kërkuar edhe në këtë ishull, të cilit akoma s’ia kam mësuar emrin. Zaten ç’duhet t’ia dish emrin një vendi kur dikush të do?!

Dhe, po atë çast kur mendoja se më s’do takohem me Fluturën simpatike, që m’u shfaq papritur si në ëndërr më humbi dhe gjumi, dhe tani përnatë fillova të vuaja nga pagjumësia.

Lori, kërkoj falje për vonesën,- më tha, - edhe pse të thashë do shihemi pas një jave. A mos u vonova shum?

Jo,- i thashë.

Vrasjet, dhunimet, të zhdukurit, më në fund gjithçka nga lufta më përftonin në ato caste të ëndërrimit, që unë e quaja gati një akt barbarie; isha bërë si I humbur dhe mërrzitesha shumë.

S’ke nevojëtë kërkosh falje, - i thashë.-Jo, unë vërtet të prisja, sepse këtu në ishull njeriu vërtet mërzitet ku mbetet vetëm.

Ne të gjithë e ndiejmë pothuajse të njëjtin mallëngjim,- më tha.

Ne…, desha ta mbaroj mendimin, por ajo m’u afrua dhe buzët na u lagën të dyve.
Dhe unë jam përsëri këtu.

Flutura më pati premtuar se s’do më lërë më vetëm. As unë nuk e mendoj se do rri më vetëm. Ky ishull më vdoqi nga malli. Nesër vjen një aeroplan për ne dhe mbase do ikim ikah.

Por,pres që të takohem sa më pare me Fluturën, të dalë nga kjo botë e vetmuar, të arrij në atdheun tim, pa të cilin as ddashurinë nuk e ndiejmë si duhet.

Nuk e di prej nga a si, por çuditërisht ra një heshtje. Nesër në mëngjes do udhëtoj fill i vetëm apo me mua do vi vijë dhe Flutura. Dhe sikur ndiej një çikë habi,eh, jam sall ankth…