2012-05-06

Akuzat e FYROM-it...

Dy vëllezër njëri 32 e tjetri 33 vjeç dhe një person tjetër dyshohen se e kanë bërë vrasjen. Dy persona tjerë dyshohen se u kanë ndihmuar të fshihen. Këta pesë persona akuzohen për terrorizëm dhe ndihmë të terrorizimit. 

image
Të arrestuarit nga aksioni “Monstrum” janë deklaruar si të pafajshëm para gjykatësit hetues. Agim Ismailoviq (33) nga Hasanbegu i akuzuar për vrasjen e pesë të rinjve në Slmillkovë është mbrojtur me heshtje. Ai është i tronditur nda akuza dhe nuk ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja. Avokati i të akuzuarve, Skënder Raufi tha se akuza është e pabazë.
image
Ndërkaq, gjykatësi hetues u ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor pesë personave të dyshuar për terrorizëm, për shkak të vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë. Tre nga të dyshuarit tashmë janë dërguar në burg ndërsa dy të tjerë janë në arrati, për ta paraburgimi do të vlejë kur do të kapen nga policia. Masa e paraburgimit 30 ditor është caktuar edhe për katër persona tjerë të dyshuar për prodhim, armëmbajtje dhe tregti me armë ose material shpërthyes. Për plakën nga Hotla vlen arresti shtëpiak ku policia ia ka marrë dokumentet e udhëtimit dhe e ka obliguar paraqitet në gjyq. 10 të arrestuarve tjerë në këtë aksion policor i është caktuar masa e paraburgimit 48 orësh.

image
Janë liruar edhe 10 persona e arrestuar më 1 maj në mesin e të cilëve edhe 4 vajza e gra shqiptare që u morën në pyetje nga gjykatësi hetues, të cilëve të mërkurën në mbrëmje iu caktua masa e paraburgimit 48 orës. Në paraburgim mbeten 4 persona tek të cilët policia ka gjetur nga një pistoletë, të cilët akuzohen për armë-mbajtje pa leje si dhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohen se janë drejtpërdrejtë të përfshirë në vrasjen në Smillkovcë. Një ditë më parë gjykatësi hetues liroi edhe tre persona të tjerë të cilët u ndaluan nga policia më 1 maj 

Rufi Osmani: Jankullovska shkeli kushtetutën në rastin "Monstra"

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani thotë se qasja e ministreses Jankullovska është në kundërshtim me Kushtetutën.
image
"Kjo dëshmon se kanë marrë në arrest njerëz të cilët objektivisht nuk kanë faj. Kjo Ministri ende nuk prezanton argument të mjaftueshme se personat e arrestuar janë personat që kanë bërë krimin. Ne si parti kemi mbajtur qëndrimin që mos ngatërrohet çështja e përkatësisë etnike dhe fetare me veprimet eventuale kriminale që mund të kenë bërë personat. Jemi për atë që ministrja të mos marrë rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjykatësit. Edhe të arrestuarve, pavarësisht se e kanë bërë apo jo vrasjen, duhet tu jepet mundësia që ato të mbrohen konform ligjit dhe mbi të gjitha ne jemi që të zbulohen aktorët e vërtetë të vrasjes në Shkup, mirëpo ne njëkohësisht jemi kundër maltretimit të njerëzve të pafajshëm. Kërkohet një transparencë më e madhe dhe jemi kundër pasivitetit të partisë shqiptare në pushtet, parti e cila nuk shfrytëzon influencën e vet që ky proces, që në vetë është proces i ndërlikuar, të jetë proces ku do të respektohet Kushtetuta, të drejtat dhe liritë elementare të njeriut", tha kreu i RDK-së.

Opozita e gatshme ta largojë “Lekën e Madh” nga sheshi i Shkupit

Për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë do ta largonim edhe “Luftëtarin mbi kalë” (bustin e Lekës së Madh), thotë Andrej Petrov, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, partisë më të madhe opozitare maqedonase. Petrov këtë e ka thënë në një intervistë në gazetën “Vest”, duke u përgjigjur në pyetjen: A do ta largonit “Luftëtarin mbi kalë” nga sheshi i Shkupit dhe a do të ndryshonit emrat e e aeroportit dhe magjistrales që quhen “Leka i Madh” për qëllime më të larta të Republikës së Maqedonisë?
image

“Për interesin dhe të mirën e qytetarëve të Maqedonisë, domethënë për jetë më të mirë, që të munden qytetarët t’i ushqejnë familjet dhe të kenë jetë dinjitoze, do të bënim gjithçka, që do të thotë edhe atë (duke menduar për çështjet në pyetjen e parashtruar – v.j.)“, është përgjigjur Petrov.
Ngritja e bustit të “Lekës së Madh” në sheshin e Shkupit, si dhe emërimi i aeroportit dhe një magjistrale me emrin e tij, revoltoi Athinën zyrtare dhe ka shtuar kundërthëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë në negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Xhezair Shaqiri: “Monstra”-t ndërmerren, sepse i tremben shtimit të shqiptarëve"

image


“DBK përgatit një luftë të armatosur me shqiptaret për ndarjen e Maqedonisë, rrezikun e shohin te nataliteti i madh i shqiptarëve dhe nataliteti i ulët i maqedonasve. Këtë do ta shohim se do te ndodhin edhe me shumë incidente të tjera të errëta në Maqedoni”, thotë Hoxha për “Lajm”

Shkup, 3 maj - Në një intervistë për “Lajm”, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha flet për aksionin “Mostra”, prapavijën e tij dhe ngjashmërinë e këtij rasti me rastin e Sopotit. Sipas tij prapa këtyre aksioneve të montuara kundër shqiptarëve qëndrojnë shërbimet sekrete të Maqedonisë dhe Serbisë.



LAJM: Si e komentoni aksionin policor “Monstra”?
Hoxha: Aksioni nga policia maqedonase i ngjan aksioneve të mëparshme drejtuar kundër shqiptarëve dhe një aksion me epilog të tillë është pritur. Ka qenë i përgatitur shumë më parë nga shërbimi sekret i Maqedonisë (DBK), i cili është një filial i UDB-së së Serbisë dhe kuptohet që ky aksion që është përgatitur nga kuzhinat anti shqiptare është i radhës dhe nuk kanë të ndalur proceset e montuara kundër shqiptarëve të pa fajshëm.


LAJM: Sa ka gjasa që gjykimi i të arrestuarve të jetë real, apo ekziston rrezik të na ndodhë edhe një rast i montuar antishqiptar, i ngjashëm me rastin e Sopotit?

Hoxha: Edhe disa javë më parë kemi theksuar në një medium se ky aksion është drejtuar kundër shqiptarëve të pafajshëm me të njëjtin epilog si rasti i Sopotit. Fatkeqësisht në atë kohë ka qenë në pushtet BDI, të cilës iu deshën 7 vite që të bëjë diçka për pafajësinë e sopotasve, që edhe sot e kësaj dite malltretohen nëpër kuluaret e gjykatave maqedonase. Si atëherë edhe sot, BDI nuk pritet që të ngre zërin kundër këtij procesi të kuzhinave anti shqiptare. Atëherë u vranë 2 ushtarë të NATO-s me qëllim që të ndërmerret një ofensivë kundër ish UÇK-së dhe për ta penguar BDI-në dhe ndërkombëtarët që ta mbrojnë pafajësinë e ish UÇK-së. Ne ishim të parët që nuk i besuam këtij krimi në fshatin Sopot, sepse ish UÇK-ja, apo shqiptarët nuk kanë pasur asnjë interes të vrasin ushtarët e NATO-s, miqtë tanë. Edhe vetë fakti që u akuzuan 10-tra persona po të të njëjtit fshat për një minë, pasi do të ishte i krisur ai që do ta vendoste një minë në pragun e shtëpisë së vet dhe nuk duhen 10-të persona për të vendosur një minë. Nëse ju kujtohet në atë kohë plasën shumë bomba nëpër Kumanovë dhe Shkup, po ashtu na ndodhi edhe helmimi i nxënësve shqiptar në atë kohë. Po edhe kohës sodit po na ndodhin sulme apo krime çnjerëzore, provokime te shumta kundër shqiptarëve etj. Po i njëjti epilog me aktor te njëjtë prej filialit të UDB-së në Maqedoni që vendos gjithçka ndodh në Maqedoni dhe kontrollon edhe politikajt tanë me dosje të shumta të errëta. Nëse ministrja e punëve të brendshme nuk paraqet dëshmi te fuqishme, por vetëm deklarata te mara me dhunë prej te akuzuarve kjo është metodë e UDB-së që është përdorur dekada me radhë kundër shqiptarëve dhe çka është për tu habitur se po te njëjtat akuza te egra përdoren kundër te akuzuarve si për shembull “fundamentalizmin islam” që nuk ekziston, jo vetëm në Maqedoni por edhe ne Ballkan. Kjo bëhet vetëm për ti frikësuar politikanet shqiptar dhe denoncojnë ketë proces të montuar edhe për tu thënë ndërkombëtarëve se këta janë terroristë. Por besoj se ndërkombëtaret i kanë të njohura këto metoda ose procese te UDB-së dhe kërkojmë që komiteti ndërkombëtar prezent në Maqedoni të vëzhgojë për së afërmi ketë proces te montuar, se politikanet tan te jeni te sigurt se nuk mbrojnë elektoratin e vet qe i kanë votuar por do te heshtin si çdo herë. Jemi te brengosur se këta kriminel te shtetit do te inskenojnë apo do te kryejnë ndonjë krim tjetër te shqiptaret qe te acarohen marrëdhëniet ndër maqedonasit dhe shqiptaret dhe gjithë e dimë se kush është i interesuar për destabilitet ne Ballkan, ajo është Serbia.

LAJM: Në mesin e të arrestuarve si duket ka edhe ish pjesëtarë të UCK-së. A njihni ndonjërin prej tyre dhe sa besoni se ata mund ta kenë kryer krimin?
Hoxha: Nuk i njoh personat qe janë te akuzuar por vet fakti se kanë arrestuar shumë persona, ata kanë kërkuar ne mesin e shumë te arrestuarve edhe te akuzuarin ideal për projektin e montuar antishqiptar dhe ne mesin e te akuzuarve ka nena dhe motra tona. Për ta provokuar dinjitetin e shqiptarëve, unë mund te ju them se edhe ne 2001 kur gjakrat kanë qen ne lartësi te madhe dhe ne kemi pasur edhe ushtar e polic maqedonas dhe nuk i kemi ekzekutuar por i kemi liruar pa asnjë kusht te Kryqi i kuq ndërkombëtar, e jo sot dikush te vret disa djem te rinj te pa fajshëm qofshin ato edhe maqedonas. Në historinë shumë shekullore, shqiptaret kur nuk kanë ber krime, por serbet dhe të tjerët kanë bërë krime. Një herë thuhet qe autoret e vrasjeve te 5 personave u larguan nga Maqedonia në drejtim te Kosovës dhe mas një kohe këta kriminel janë aq naiv dhe kthehen ne Maqedoni apo ne vendin e krimit. Apo do te jemi shumë te befasuar kur ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë te prezantojnë armët e krimit dhe kjo thotë se asnjë kriminel armen e krimit nuk e mban me veti por e largon e nëse policia e Maqedonisë prezanton armët e krimit atëherë kriminelet janë vet policia apo DBK,dhe nuk ka njeri ne bot qe beson se krimineli mban me veti armen e krimit.


LAJM: Keni thënë se prapa kësaj vrasje ekziston shërbimi sekret i Maqedonisë. A keni siguruar në ndërkohë ndonjë argument për këtë pohim tuajin?

Hoxha: Unë edhe me par e kam cek se DBK përgatit një luftë te armatosur me shqiptaret për ndarjen e Maqedonisë, rrezikun e shohin te nataliteti i madh i shqiptarëve dhe nataliteti i ulët i maqedonasve. Këtë do ta shohim se do te ndodhin edhe me shumë incidente te tjera te errëta në Maqedoni.

Kim Mehmeti: Të gjithë ne jemi “kriminelë kujdestarë”!

image


Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur të tillë, thotë Mehmeti

Shkup, 4 maj - Në një intervistë për “Lajm” publicisti Kim Mehmeti flet për operacionin “Monstrum” që ndërmori policia para pak ditëve. “Sipas veprimeve të policisë del se të gjithë shqiptarët - përpos qeveritarëve shqiptarë – jemi kriminelë potencialë dhe varet vetëm nga momenti kur do jemi të përshtatshëm për ndonjë ‘skemë policore’”, thotë Mehmeti.

LAJM: Gjatë operacionit “Monstra” autoritetet maqedonase arrestuan dhjetëra shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe gra, pleq, bujq e pensionistë...Si i shihni Ju këto arrestime?

Mehmeti: Nuk ka dyshim se është trishtuese me çfarë lehtësie kjo polici hynë në shtëpinë e shqiptarëve dhe arreston shqiptarë. Ke përshtypjen se kjo polici ka vetëm një qellim: ta mbrojë shtetin nga shqiptarët. Duke qenë të këtilla, disa nga strukturat policore, ishin dhe kanë mbetur të pabesueshme për shqiptarët. Siç duket këtë nuk e kanë kuptuar vetëm pushtetarët shqiptarë, mbase për shkak se askush ata nuk i arreston, apo ndoshta pse janë pjesë e tërë saj që u bëhet shqiptarëve të Maqedonisë.
Ndaj kur ke parasysh rastin e Sopotit, kur u burgosën shqiptarë që pas shtatë vitesh të kaluar në burg u liruan për të dëshmuar pafajësinë e tyre, kur rikujton rastin e "Rashtanski Llozja" kur u ekzekutuan nga policia maqedonase një grup imigrantësh pakistanez si "terroristë radikalë islamikë", kur ke parasysh Brodecin, e shumë raste tjera të ngjashme, s'ke si mos dyshosh se në këtë shtet, kur nuk mundet ta zbulojë, policia edhe e trillon kriminelin edhe atë gjithmonë te “kriminelët kujdestarë” - shqiptarët. Kështu që del puna se të gjithë ne shqiptarët tjerë - përpos qeveritarëve shqiptarë – jemi kriminelë potencialë dhe varet vetëm nga momenti kur do jemi të përshtatshëm për ndonjë “skemë policore”.

LAJM: Ka pasur një deklaratë nga kryeministri Gruevski, sipas të cilit vrasësit e pesë maqedonasve “janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë”. Por, nga pamjet e transmetuara (pleq dhe plaka), nuk shihen persona të tillë, pra vrasës të stërvitur. Si e komentoni këtë?

Mehmeti: Kësaj radhe policia preku aty ku e dinë se ne shqiptarët jemi më të ndjeshëm – na i mori nga shtëpitë nënat, motrat e gratë! Edhe atë jo policet femra, por policë të maskuar që edhe nëse të lëndojnë, edhe nëse të poshtërojnë, të mos kesh asnjë argument të tregosh cili ka qenë. Kjo nuk na ka ndodhur kurrë! Kjo na ndodhë sot kur votojmë “ lirshëm mbrojtësit” tanë që ulen nëpër kabinete ministrore nga na japin shpjegime, na mësojnë se duhet ulur kokën. E koka nuk ulet më poshtë se kur e prek tokën!
Nuk jam nga ata që merren me paragjykime, por në këtë teatër absurd të quajtur Maqedoni, del se policia maqedonase është mbrojtja më e suksesshme e NATO-s dhe perëndimit. Edhe atë tani kur do mbahet Samiti i NATO-së në Çikago. Dhe del që qindra metra larg qendrës së Shkupit, paska vepruar "grup ndërkombëtar terroristë islamik". Shtrohet pyetja e logjikshme: pse policia maqedonase nuk i ka arrestuar më parë por i ka lënë lirshëm të ekzekutojnë të pafajshëm!?
Pastaj si doli puna që nënat, motrat e gratë tona të qenkan të stërvitura për akte terroriste. A do të thotë kjo se ne që në gjenezë – që në familje – marrim edukatë terroriste? Mos vallë këtë porosi deshi dikush t’ia përcjell botës!?

LAJM: Sa e tensionuar është situata pas arrestimeve në fjalë, dhe sa mund t’i kontribuojnë këto arrestime destabilizimit të Maqedonisë?

Mehmeti: Maqedonia është aq jostabile që në themelet e sajë, sa atë asgjë më nuk mund ta destabilizoj më shumë se aq. Posaçërisht kur ata që duhet ta "stabilizojnë" - pra pushtetarët - janë të parët që i tendosin marrëdhëniet ndëretnike, duke të shpallur kriminel ende pa u dëshmuar fajësia. Me çka lënë përshtypjen se sillen sipas parimit: Sa më keq e kanë shqiptarët, aq më mirë për ne, aq më gjatë do mbetemi në qeveri!
E dëgjuat konferencën për shtyp të ministres: aty nuk flitej për të dyshuar, por për vrasës! I lexoni mediat maqedonase? Ato nuk raportojnë, por ngrenë akuza, janë bërë gjykata!

LAJM: A po bëhen këto arrestime sa për të dhënë spektakël medial, në mënyrë që t’i frikësojnë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni? Sipas jush, a janë shqiptarët të frikësuar momentalisht?

Mehmeti: Kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen ata që përfaqësojnë këtë popull, e që tani – si gjithmonë në raste të ngjashme – janë futur në birën e miut, nga do nxjerrin kokën kur pjesën e punës së tyre ta kryejnë përfaqësuesit e këtushëm diplomatik të perëndimit. Andaj shqiptarëve të këtushëm duhet thënë hapur: mbrojtje të vetmen që sot kanë ata, janë diplomatët e huaj perëndimorë në këtë shtet, veçanërisht ata të SHBA-ve. Dhe, shyqyr Zotit, që i kemi këtu për çka duhet të jemi përjetë mirënjohës. Mos të gënjehet ndonjëri nga ne se ka shqiptarë i cili guxon ta pyes diçka Gruevskin dhe kushëririn e tij, që drejtojnë policinë se çka janë duke bërë kështu. Të kishte aso shqiptarësh në qeveri, s’do kishte polici mamaje që do mund të hapte derën e shtëpive tona me shkelm, pa vendim gjyqësor, pa të lënë procesverbal se çka kanë marrë e çka kanë lënë në atë shtëpi.
Kështu siç sillet policia, çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”, e të sjell aty dëshmitë që i mungojnë për të na shpallur të tillë.
Andaj, ka ardhur koha që shqiptarët duhet t’ia shtrojnë edhe një pyetje vetvetes: Mos vallë sa i përket të sotmes së shoqërisë shqiptare, shumëçka ende është në duart e qarqeve policore që më pare të arrestojnë, e pastaj ta caktojnë fajësinë sipas nevojës. Duhet të jemi aq burra e të pranojmë: Shumëçka mes nesh ka mbetur si dikur! Që do të thotë, ky shtet më shumë u beson shqiptarëve që i kanë në duar qarqet policore – të komprometuarve. Këtë duhet thënë hapur dhe nëse jemi popull siç pohojmë se jemi, duhet të merremi me këto dukuri e të shohim si jemi organizuar, kush vendos për fatin tone.

Ne thuajse u pajtuam me fatin që të jetojmë nga një aksion policor në tjetrin, nga një protestë në tjetrën, e pushtetarët tanë gjithmonë të jetojnë në ditë festive. Mbase kjo na bënë më të vëmendshëm dhe më të qëndrueshëm, por na mëson të mbetemi frikacakë, njerëz që i nënshtrohen vullnetit politik pushtetmbajtës, e jo vullnetit njerëzorë dhe fisnik që nuk të lejon të shohësh i qetë vuajtjet e tjetrit.
Shqiptarët e Maqedonisë s’kanë pse ndjehen inferior shkaku i cilësdo tipari të tyre, përfshi edhe atë religjioze. Ata s'kanë pse të frikohen, por duhet të pyesin veten se sa janë të mbrojtur nga dhuna institucionale dhe kush duhet t'i shpëtojë nga roli i "fajtorit kujdestarë". Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë e kurrë nuk do jenë anti-perëndimor, ata ngërthejnë në vetvete ylberin shumë religjioz, e s'kanë pse të vuajnë nga fajësia kolektive për cilindo lloj radikalizëm. Pastaj, jo sot, por qysh në kohët e Millosheviqit, është bërë çmos që shqiptarët e këtyre anëve të barazohen me "radikalizmin islam". Andaj, nëse i shikoni vëmendshëm incizimet e policisë gjatë arrestimeve, do vëreni me çfarë pompe paraqiten fotot e luftëtarëve të UÇK-së, ku s’ka asnjë simbol religjioz, por vetëm kombëtar. Pra, shihet qyrtë, dikush në Maqedoni e vazhdon pjesën e “papërfunduar” të luftës, kundër ish ushtarëve të UÇK-së. Këtë, siç duket, nuk e shohin ata që duhet ta mbrojnë “fëmijën” e vet, përpos nëse nuk e konsiderojnë se fëmijë që ka qenë vetëm një abort i ngutshëm.

Policia e FYROM-it çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”

Nga Flori Bruqi


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni

image

Jakup Krasniqi thotë se autoritetet e Beogradit dhe ato të Shkupit po kryejnë aksione terroriste. Kryeparlamentari kërkon që kësaj situate t’i përgjigjen të gjithë shqiptarët. Në një bisedë për Express, Krasniqi shfaqet kritik edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare duke thënë se Brukseli nuk duhet ta lejojë destabilizimin e Ballkanit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Kryeparlamentari Krasniqi u ka bërë thirrje dy shteteve fqinje që të kenë kujdes me shqiptarët, pasi pozita e tyre nuk është më sikur kishte qenë në shekujt e mëparshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi shprehet se disa popuj nuk po mund të pajtohen me pozitën e avancuar të shqiptarëve dhe po e mbajnë rajonin të trazuar.

“Sigurisht se janë konfliktet e vjetra, janë ideologjitë nacionaliste dhe dominuese që ende janë në skenat politike në Ballkan. Këto ideologji dhe filozofit mitomaniste të dominimit nuk po mund të pajtohen me realitetin e ri që është krijuar në Ballkan dhe s`po mund ta pranojnë një pozicion të avancuar që e ka kombi shqiptar në Ballkan”, ka thënë Krasniqi, të shtunën.

Ndryshe, një ditë më parë, policia serbe arrestoi tetë shqiptarë në Bujanoc, nën akuzën për krime lufte, që dyshohet se janë kryer në vitin 2001.

Këto arrestime kanë ndodhur pak ditë pasi Maqedonia arrestoi më shumë se 20 shqiptarë, në mesin e tyre edhe të moshuar, me akuzën për terrorizëm.

Edhe pse thotë se dy situatat kanë dallimet e veta, Jakup Krasniqi insiston se këto aksione kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve.


image
Adnan Zeneli nga lagja Gazi Babë thotë se vëllai i tij Artan Zeneli është dëshmitar i vrasjes së pesëfishtë te liqeni në afërsi të fshatit Smilkovc. Duke folur për mediat gjatë protestës së ditës së premte para qeverisë, Adnan Zeneli tha se vëllai i tij ka dëshmuar edhe në polici se vrasësit nuk kanë qenë me veturë “Opel Omega” të kuqe por me një veturë të llojit “Opel” me ngjyrë metalike...

Tensionet në Maqedoni i konsideron si pjesë e komplotit të shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe për të shkaktuar një luftë dhe për t’i ngulfatur më pas shqiptarët në enklava të vogla, të krijuara sipas modeleve të spastrimeve etnike.
image
Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, ka thënë për ‘Tribuna Shqiptare”, se vetëm SHBA-të kanë aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këtë konspiracione. Ndihet i çuditur nga fakti që politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk reagojnë në këtë situatë.

Por, vlerëson se kjo ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata.

“E ku do të dalë kjo, vetëm një Zot e di”, ka thënë Shaqiri, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2011, ka udhëhequr një grup të ish-luftëtarëve, që nuk lejuan policinë maqedonase të hynte në fshatin Tanushë, në afërsi të kufirit me Kosovën.


Kryesia e BDI-së në mbledhjen e ditës së shtunë ka miratuar tri konkluza: Bashkimi Demokratik për Integrim nga afër përcjell rrjedhën e aksionit “Monstra” dhe çdo detaj lidhur me të. BDI i cilëson si të dëmshme paragjykimet e parakohshme të akuzuarve se janë ata kryerësit e krimit, (fjala është për deklaratën e Jankullovskës, ku ajo deklaron se janë zënë autorët e vrasjes së pesëfishtë dhe se bëhet fjalë për grup radikal islamist), dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga qytetarët që të rruajnë gjakftohtësinë dhe me urtësi të ndjekin zhvillimin e këtij procesi, ndërsa BDI shpreh garanca se procesi do jetë i drejtë.
Mirëpo derisa BDI ka kritikuar paraqitjen e Jankullovskës, pohimet e saj i ka konfirmuar edhe kryeministri Nikolla Gruevski.
“MPB ka prova të fuqishme që do t’i prezantojë para gjykatës për vrasjen e pesë personave tek liqeni i Smillkovcit. Koha do të tregojë se ato prova janë ato që përbëjnë të vërtetën, dhe jo ato që mendojnë se dikush i manipulon”, tha Gruevski.

Islamizimi i vetëdijes-ndërgjegjës shqiptare në hapësirën shqiptare në Maqedoni ka marrë përmasën më të rrezikshme të mundshme, që mund të shpie deri tek shkatërrimi përfundimtar i cështjes kombëtare shqiptare

Bajram Kabashi alias Gjergj Kabashi: Revoltë shqiptare apo “protesta arabe” kundër aksionit policor “Monstrum” në Shkup
Kjo foto flet vet, madje kjo flet ma shumë dhe ma fort se i gjithë arsenali propagandistik i politikës antishqiptare sllavomaqedonase, e cila gjatë këtyre ditëve bëri të pamundshmen që shqiptarët e atjeshëm t’i paraqes para botës si fundamentalist islamik, apo islamik radikal. Në të vërtetë, rrjedha e gjithë kësaj propagande mizore antishqiptare del të mos jetë e tillë si e kishin menduar dhe prezentuar qarqet shtetërore maqedonase, pasi shumica e të arrerstuarëve u liruan në mungesë provash që do t’i lidhnin me veprimtari antishtetërore e antinjerëzore dhe mbeti ajo pakicë për të cilën hetimet dhe vendimet gjyqësore do të tregojnë se kush ishin dhe se cka bënë apo nuk bënë. Mirëpo, e keqja është se disa mjedise shqiptare anësore, ashtu sikur edhe disa mjedise të tjera të etnikumit shqiptar, i janë nënshtruar edukimit enorm fetar Islam, të nxitur e stimuluar nga qarqe antishqiptare, duke i sjellë deri në atë gjendje sa të deklarohen se janë “shqiptar musliman” e edhe më keq e më zi, duke protestuar ndaj dhunës antishqiptare nga pozita panislamiste e jo shqiptare, që përgjasojnë me “protesta arabe” nga Lindja e Mesme, me “Allahu Ekbar”etj.





Islamizimi i vetëdijes-ndërgjegjës shqiptare në hapësirën shqiptare në Maqedoni ka marrë përmasën më të rrezikshme të mundshme, që mund të shpie deri tek shkatërrimi përfundimtar i cështjes kombëtare shqiptare atje, nëse kësaj të keqeje nuk i dilet përpara sa më parë dhe sa më me vendosmëri shqiptare. Po të ekzistonte një politikë e ndërgjegjshme, e vetëdijshme dhe moderne shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, ndikimi i saj pozitiv do të ishte parë me kohë dhe jo vetëm tek shqiptarët e Maqedonisë por edhe gjetiu në hapësirat e tjera të skajshme të etnikumit shqiptar, ku qarqet antishqiptare janë duke e orientuar një popull të tërë drejt islamizimit, do të thotë drejt shkatërrimit të vetvetës.
Këta “shqiptar” që Sot i shohim në këtë foto nga Shkupi, derdhën në protestë jo si qytetarë shqiptarë që duhet të luftojnë për realizimin e të drejtave të veta qytetare e nacionale, por si ”xhemat’ i xhamive”dhe si “musliman” krenar, si e vetmja perspektive nga korridori i ngushtë i “të drejtave dhe jetës sociale” që ua lejon pushteti maqedonas që, edhe me fajin e të tillëve, sillet si pushtues me ta. Dhe, këta njerëz të dehur me Muslimanizëm, e të mburrur deri në dhimbje me “Kur’anin” e tyre të shenjtë, njëherit aq të pavetëdijshëm kombëtarisht për shkak të kësaj dehjeje fetare, këtë e kan si të vetmin libër ndaj të cilit Maqedonia sllave tregon liberalizëm të skajshëm dhe mirëkuptim enorm ndaj “nevojave të tyre”, që njëherit janë edhe nevoja dhe strategjia shtetërore e politikës së Maqedonisë. Këta shqipfolës të sotshëm që nesër me aq lehtësi mund të rrëshqasin në identitetin turk-o-arab, nuk kan mundësi ta vërejnë gjendjen e tyre tejet të mjerë tokësore si shqiptarë të mohuar, ata nuk janë në gjendje ta kuptojnë se janë të pushtuar si shqiptar, por pandehin gabimisht se janë të keqtrajtuar e pa të drejta njerëzore, pasi një pjesë e tyre praktikojnë besimin islam. Këta protestues tragjikomik paraqesin një shembull dramatik se cilat mund të jenë efektet e një trushpërlarjeje të planifikuar ndaj tyre nga politika e një kombi tjetër, e cila i shpie përpara planet e veta antishqiptare me seriozitetin dhe rigorozitetin e duhur shtetëror, me duartë e viktimës së tyre së cilës ia lënë në duar flamujt arab, flamujt turk apo cdo flamur tjetër përmes të cilit do ta paraqisnin si jovendës, që lufton e përpiqet për të drejta të huaja, në një dhe të huaj?!…
Fotoja e tillë flet tepër shumë dhe flet zi e terr për theqafjen e cështjes shqiptare në Maqedoni. Kësi shqiptarësh të dehur nga feja e “tyre” deri në çmenduri, i duhen ç’do armiku të kombit tonë të lënduar nga pushtimet e gjata, të jashtme e të brendshme.
Po të kishin fytyrë, politikanët shqiptarë nga Maqedonia do të duhej të ndjeheshin pafundësisht të turpëruar, se këta flamuj të ngritur në ajër janë njëherit edhe shenja të qarta të gjurmëve të tyre si politikan, të punës së tyre të mbrapsht, pothuaj antishqiptare me popullin e vet.
Jo feja Islame, por virusi i islamizimit tragjik të pjesës së kombit shqiptar në Maqedoni dhe shndërrimi i tyre në misionarë turko-arab në këtë pjesë të hapësirës shqiptare-evropiane, do të duhej ndaluar me ç’do kusht e mjet, jo për shkak se na dalin krijesa të tilla të shfytyruara që identifikohen ma nacionalizmin turk apo arab, por për shkak se na dhimbet e nuk e lëmë tjetërsimin e tokës sonë shqiptare në Maqedoninë e sotshme. Pa këta armiq të vetvetës, të cilët shihet hapur se e kan gabuar kohën dhe hapësirën e veprimit,- mundemi,- se për këto hijena me pamje njerëzore nuk mëzitet askush; por nuk mundemi në asnjë mënyrë pa atë tokë të shtrenjtë e të shenjtë shqiptare.Këta njerëz të shfytyruar kanë harruar se janë shqiptarë ose shqiptarizmi i tyre është formal, një fjalë goje, pasi këtyre nuk është ofruar asgjë nga perspektiva shqiptare, as puna, as jeta e sigurtë, as kultura kombëtare shqiptare; nuk u është ofruar edukimi shqiptar, propaganda shqiptare, arsimimi i mirëfilltë kombëtar shqiptar etj,etj . Për këta njerëz nuk ka autoritet tjetër përveç hoxhës, i cili i lidhë me të drejtat “qiellore” që u takojnë… Këtyre njerëzve hoxha i mbrapsht e trushpërlarë nga ndërgjegja kombetare shqiptare,- i edukuar e arsimuar me rrënjë në kulturën arabo-turke,u ka thënë me mijëra herë se “ne jemi Musliman” dhe keta, siç shihet në këtë foto tragjike të dhimbjes sonë, në fund edhe e kan besuar efektin e persëritjes së tillë propagandistike antishqiptare.
Nëse profecia e Faik Konicës se, “armiku më i madh i shqiptarit, është vet shqiptari” ka nxitë të mendojnë Shqip gjenerata të tëra shqiptarësh, në këtë rast ajo vërtetohet në tërësinë e saj kuptimore, madje në kohën kur keta njerëz pa minimumin e të drejtave në Atdheun e vet, i drejtohen një fuqie tjetër, hyjnores, joreales dhe të kobshme për ta, një “çështjeje” religjioze që nuk është e tyre, por është e shtypësve të tyre, maqedonasve!
Këta njerëz të pa identitet të qartë kombëtar, kan rënë në grackën e iluzioneve të veta, në kurthin e mashtrimit nga qarqe joshqiptare, të religjiozitetit të tyre antishqiptar, andaj ata njëherit duhen ndihmuar, por edhe duhet të pengohen që dehjes së tyre antishqiptare Islame mos t’ua shoh sherrin Dheu i Arbërisë sonë.
Dhuna dhe terrori i policisë speciale maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni, i ka kaluar të gjitha përmasat e luftimit të veprimtarisë kriminale që e ushtron cdo shtet brenda territorit të vet, pasi ajo dhunë tashmë është plotësisht e identifikueshme si dhunë ndaj shqiptarëve të atyshëm dhe, tërthorazi, është edhe provokim luftarak ndaj gjithë kombit shqiptar. Dhe, ky nuk është provokimi i vetëm ndaj shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë dhunë ndaj shqiptarëve që e praktikojnë Islamin si fe, pasi kombi shqiptar atje nuk ka asnjë ”çështje islame të pazgjidhur” pasi për “zgjidhjen” e saj janë kujdesur në vazhdimësi politikanët maqedonas e të tjerë që nga krijimi i këtij shteti, qoftë nga periudha e ish-fedetratës jugosllave apo ajo e ish Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene; por e ka të pa zgjidhur vetëm cështjen kombëtare shqiptare,të cilën janë duke e dekompozuar si çështje e si brengë shqiptare Islamistët e shfytyruar “shqiptar”, mu ashtu si e duan armiqtë e këtij kombi me aksionin “Monstrum”, duke e shndërruar në një jonjeri, një “monstër” njerëzore që lufton për cështje e qëllime të huaja në Atdheun Shqiptar(!?), pikërisht në atë frymë përmalluese të miletit turko-osman, si ua përkujtoj me nostalgji dhe pretendime të pafshehura të ringjalljes së një fantazme të shekujve të shkuar, vitin e kaluar tek “Xhamia e Larme” në Tetovë, kryeminstri aktual i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan, në fjalimin që e mbajti përpara popullit të tubuar; përpara masës së entuziazmuar, të rinjve, burrave dhe grave me dimi, i cili pati thënë se : “Në sytë e juv i shoh pasardhësit e osmanëve…”
Dhe, e gjithë ajo masë delirante duartrokiste nga kënaqesia e këtij identifikimi poshtërues për shqiptarët…
Duhet thënë hapur, pa e fshehur fare shqetësimin dhe brengën vëllazërore, se disa shqiptarë nga Maqedonia,- qoftë edhe pa qenë të vetëdijshëm, janë shndërruar në ca dele të zeza përbrenda kombit shqiptar; në dofarë “namuzlishë” me mendje “shehitësh” që nuk u shqiten dyerve të xhamive, këtyre “fabrikave për prodhimin e turqve”(vr.ime:Teki Dervishi) dhe të arabëve, do të shtoja une, të cilët po ia “zbardhin fytyrën” botës arabo-turkoislamike, dhe po ia nxijnë për ditë e më shumë fytyrën dhe ardhmërinë shqiptare të kombit tonë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...