2012-05-06

Policia e FYROM-it çdo shtëpi tonën mund ta shpall “çerdhe terroriste islamike”

Nga Flori Bruqi


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni

image

Jakup Krasniqi thotë se autoritetet e Beogradit dhe ato të Shkupit po kryejnë aksione terroriste. Kryeparlamentari kërkon që kësaj situate t’i përgjigjen të gjithë shqiptarët. Në një bisedë për Express, Krasniqi shfaqet kritik edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare duke thënë se Brukseli nuk duhet ta lejojë destabilizimin e Ballkanit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka kërkuar nga të gjithë shqiptarët e Ballkanit që t`u japin një përgjigje të përbashkët politike arrestimeve të fundit shqiptarëve në Serbi dhe Maqedoni.

Kryeparlamentari Krasniqi u ka bërë thirrje dy shteteve fqinje që të kenë kujdes me shqiptarët, pasi pozita e tyre nuk është më sikur kishte qenë në shekujt e mëparshëm.

Në një intervistë për Express, Krasniqi shprehet se disa popuj nuk po mund të pajtohen me pozitën e avancuar të shqiptarëve dhe po e mbajnë rajonin të trazuar.

“Sigurisht se janë konfliktet e vjetra, janë ideologjitë nacionaliste dhe dominuese që ende janë në skenat politike në Ballkan. Këto ideologji dhe filozofit mitomaniste të dominimit nuk po mund të pajtohen me realitetin e ri që është krijuar në Ballkan dhe s`po mund ta pranojnë një pozicion të avancuar që e ka kombi shqiptar në Ballkan”, ka thënë Krasniqi, të shtunën.

Ndryshe, një ditë më parë, policia serbe arrestoi tetë shqiptarë në Bujanoc, nën akuzën për krime lufte, që dyshohet se janë kryer në vitin 2001.

Këto arrestime kanë ndodhur pak ditë pasi Maqedonia arrestoi më shumë se 20 shqiptarë, në mesin e tyre edhe të moshuar, me akuzën për terrorizëm.

Edhe pse thotë se dy situatat kanë dallimet e veta, Jakup Krasniqi insiston se këto aksione kanë për qëllim frikësimin e shqiptarëve.


image
Adnan Zeneli nga lagja Gazi Babë thotë se vëllai i tij Artan Zeneli është dëshmitar i vrasjes së pesëfishtë te liqeni në afërsi të fshatit Smilkovc. Duke folur për mediat gjatë protestës së ditës së premte para qeverisë, Adnan Zeneli tha se vëllai i tij ka dëshmuar edhe në polici se vrasësit nuk kanë qenë me veturë “Opel Omega” të kuqe por me një veturë të llojit “Opel” me ngjyrë metalike...

Tensionet në Maqedoni i konsideron si pjesë e komplotit të shërbimeve sekrete maqedonase dhe serbe për të shkaktuar një luftë dhe për t’i ngulfatur më pas shqiptarët në enklava të vogla, të krijuara sipas modeleve të spastrimeve etnike.
image
Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, ka thënë për ‘Tribuna Shqiptare”, se vetëm SHBA-të kanë aftësi për t’i zbuluar dhe për t’i parandaluar këtë konspiracione. Ndihet i çuditur nga fakti që politikanët shqiptarë në Maqedoni nuk reagojnë në këtë situatë.

Por, vlerëson se kjo ka bërë që kohëve të fundit të ketë takime ndërmjet ish-komandantëve që udhëhoqën luftën në Kosovë dhe në Maqedoni, duke mos përjashtuar mundësinë që të bëhet rimobilizimi i strukturave të UÇK-së në një luftë guerile, me qëllim që ta mbrohet popullata.

“E ku do të dalë kjo, vetëm një Zot e di”, ka thënë Shaqiri, i cili që nga viti 2003 deri në vitin 2011, ka udhëhequr një grup të ish-luftëtarëve, që nuk lejuan policinë maqedonase të hynte në fshatin Tanushë, në afërsi të kufirit me Kosovën.


Kryesia e BDI-së në mbledhjen e ditës së shtunë ka miratuar tri konkluza: Bashkimi Demokratik për Integrim nga afër përcjell rrjedhën e aksionit “Monstra” dhe çdo detaj lidhur me të. BDI i cilëson si të dëmshme paragjykimet e parakohshme të akuzuarve se janë ata kryerësit e krimit, (fjala është për deklaratën e Jankullovskës, ku ajo deklaron se janë zënë autorët e vrasjes së pesëfishtë dhe se bëhet fjalë për grup radikal islamist), dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon nga qytetarët që të rruajnë gjakftohtësinë dhe me urtësi të ndjekin zhvillimin e këtij procesi, ndërsa BDI shpreh garanca se procesi do jetë i drejtë.
Mirëpo derisa BDI ka kritikuar paraqitjen e Jankullovskës, pohimet e saj i ka konfirmuar edhe kryeministri Nikolla Gruevski.
“MPB ka prova të fuqishme që do t’i prezantojë para gjykatës për vrasjen e pesë personave tek liqeni i Smillkovcit. Koha do të tregojë se ato prova janë ato që përbëjnë të vërtetën, dhe jo ato që mendojnë se dikush i manipulon”, tha Gruevski.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...