2012-05-11

Klubi që e themeloi dhe e jetësoi Mitingun e poezisë në Gjakovë





Poeti Din Mehmeti

Duke e vazhduar traditën e filluar vite më parë që manifestimit më të madh poetik në trojet shqiptare, Mitingut të Poezisë në Gjakovë, t’i paraprijnë manifestime të ndryshme letrare, të enjten, edhe zyrtarisht filloi Java e Mitingut të 48-të, manifestimet qendrore të të cilit mbahen nesër (e shtunë).










Halil Haxhosaj 

Në praninë e një numri të madh të dashamirëve të fjalës së shkruar, në mesin e të cilëve kishte edhe mysafirë nga klubet letrare të Pejës, Gjilani, Therandës e nga vende të tjera, u bë promovimi i monografisë së klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” nga Gjakova.

“Është ky klubi që e themeloi manifestimin më të rëndësishëm poetik kombëtar, Mitingun e Poezisë, por edhe që e jetësoi dhe e afirmoi atë tash e 48 vjet, duke e bërë kështu, në një mënyrë, edhe si ëmble të qytetit të poezisë, Gjakovës” u tha, mes tjerash, në këtë promovim.


description


“Në fakt, ky klub letrar shënon 50-vjetorin e veprimtarisë, dhe, autori Halil Haxhosaj, ishte përkujdesur që, siç thotë edhe vetë, në bashkëpunim me kolegët dhe anëtarët e tjerë të klubit, të përgatisë monografinë e tij të titulluar “Monografi me historik”. “Autori është munduar që në këtë monografi, në një vend, të pasqyrojë veprimtarinë e pasur 50 vjeçare të klubit, gjë që nuk ka qenë aspak e lehtë, prandaj Haxhosaj meriton përgëzime”, ka thënë Muharrem Kurti, kryetar aktual i K. L. “GJ. N. Kazazi”. Autorin e përgëzoi edhe Anton Shala, drejtor komunal i kulturës, duke potencuar se kjo monografi prezanton një histori jo vetëm të këtij klubi por edhe të kulturës së kësaj treve e më gjerë, ndërsa vetë klubi mund të shërbej si shembull i mirë se si kolektivisht mund të punohet në mënyrë të suksesshme.




           Agim Gjakova

Poeti ynë i njohur Agim Gjakova mendon se me këtë monografi është bërë një punë shumë e mirë, pasi nuk është lejuar që shumë nga aktivitetet e këtij klubi të kalojnë në harresë. “Kjo monografi dëshmon për një begati të aktivitetit të këtij klubi, por edhe të popullatës së kësaj treve. Në këtë libër, në mënyrë shumë besnike prezantohet jo vetëm aktiviteti i këtij klubi i cili ka dhënë shumë emra të njohur të poezisë shqipe, por i përshkruan edhe peripecitë dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ky klub dhe anëtarët e tij”, ka thënë Gjakova.

Autorin Halil Haxhosaj e përgëzuan ndërsa vlerësime shumë pozitive për këtë monografi dhanë edhe Tahir Bezhani, Skënder Hoxha, Muhamet Rogova, Sabit Rrustemi, Gani Muhaxhiri, Kamber Kamberi, Sulejman Lokaj etj. “Mitingu i Poezisë në Gjakovë, të cilin e ka themeluar ky klub, lirisht mund të thuhet se është ndër manifestimet e para ku filloi të jetësohet konkretisht ideja e bashkimit kombëtar, pasi aty merrnin pjesë poet nga të gjitha trohet kombëtare. Prandaj këtij libri vetëm sa i shtohet vlera kulturore”, është shprehur Muhamet Rogova.

Halil Haxhosaj, autor i kësaj monografie, ka potencuar se për këtë libër ka punuar gati një gjysmë shekulli. “Me plotë sinqeritet e them se për këtë monografi kam punuan thuaja 50 vjet, prej kohës kur në Normalen e Gjakovës, kam qenë nxënës i poetit tonë të madh, Din Mehmetit”, ka thënë Haxhosaj.

Java e Mitingut do të vazhdojë sot (e premte) me promovimin e librit “Dritë e zezë” të Muharrem Kurtit, ndërsa manifestimet qendrore të edicionit të 48-të të Mitingut të Poezisë në Gjakovë do të mbahen nesër

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...