NËPËR LAGJEN TONË
- OSE - SI KANUNI I LEKËS -
Në lagjen tonë,
Na kanë mësuar t’i pjekim fjalët,
Si bukën në çerepin e dheut,
T’i mbajmë lidhur dizgjinët e gjuhës,
Dhe të ecim,
Vetëm pas rrjedhës së ujit.
I kemi disa kode,
Që akoma janë ballëhapur si Kanuni.
Nuk e duam gjakun,
Andaj i thajmë këmishët në erë.
Ose nga kujtesa nxjerrim dhembjen,
Dhe këndojmë majëkrahut.
Në lagjen tonë,
Si nëpër ëndrra hynë burrat,
Dhe dalin nga legjendat.
Ngjanë që të burrërohen nuset,
Nëse djemtë martohen me plumba.
Nëpër lagjen tonë,
Njerëzit kanë një ecje madhështore,
Kalojnë sokakëve...
NJË NËNË QË LINDI NJË TITAN
( Poemë kushtuar Adem Demaçit )
Krakëllimë zjarresh
Mbi një çati të rrënuar
Si nëpër balada
Mbiu legjenda
Nuk di nga dole
Nga dheu
Apo nga gjëma e detit
Një dritë xixëllonje
Vinte pas teje
Dhe ta kalli
Syrin tënd pishë
O miku im i mirë
Besë e paçmuar në altarin e kombit
Burrë kaluar burrave
Në zhgjëndrrën e babagjyshit
Sa i vogël Ferri i Dantes
Në krahasim
Me vuajtjet e tua
Sa i vogël
2.
Kur nga shtërzimet e maleve
Dhe me lotin i këngës
Kënduan gurtë
Qahej mali adashi im
Qahej qielli
Ndahej në dysh dielli
E ti përjetove
Dhe mbijetove katrahurat sllave
Nga një deti i dhembjes
Hyre në detin tjetër
Dhe dole më krenar
Se krenaria
Më i madhërishëm se madhështia
Vetëm ty të pat hije
Të dalësh ngadhënjimtar
Dhe faqebardhë
Vetëm ty
Adashi im
3.
Dikush tha
Kosovë
Ti je gjaku im që nuk falet
E unë po them
Kosovë
Pa burra as gjaku im nuk vlen
Kosovë
Ti nuk je gjak
As ngjyrë mereqepi
Ti je babai i një kombi
I lindur nga zjarri
Dhe nga deti
4.
Ah
Sikur të mund të jetoj
Sa korbi
Treqind vjet do këndoja për ty
Këngët më të mira
Nëna Nazife
Dhe do thurja një gjerdan
Për zemrën tënde të madhe
Nëna ime flok thinjur
Nëna ime
Me shumë halle
5.
Nëno
Nuk ishe as ëndërr
E as baladë
Në prehrin e atdheut
Rrite një titan
Që i doli zot
Kosovës nënë
Nga ty pikoi dashuria e pritur
Na mësove
Ta duam atdheun ashtu
Edhe me bark të uritur
Nuk di
Mund të më tregojnë përralla
Se kush ishte hyjnesha Dardane
Por unë mësova nga jeta
Vuajtjet e një burri
Dhe një nëne
Kryelartë, si Kanuni i Lekës
RRUDHI PAK KËMBËT
Asnjë yll në qiell
Vetëm ti fle
Në kornizën e mermertë
Të lutem
Rrudhi pak këmbët
T’i ngrohi këto eshtra që po plaken
Kjo natë e varfër
I shkundi
të gjitha gjethet e reve
Pikë loti s’ka mbetur
Në memorien e mjegullave
Sonte kam nevojë
Të rri me vetmin time
Të lutem
Rrudhi pak këmbët
Të hy edhe unë si ti
Në gjumin e mermertë të kornizës