2012-05-06
Të reja në floren e alpeve ilirike
Një botim shumë i vyer i shtohet shkencës shqiptare. “Të reja në florën e alpeve llirike”, mban titullin libri më i fundit i biologut të njohur nga Shkodra, prof. Ahmet Osman Osjes, promovuar paraditen e së premtes në ambientet e bibliotekës shkencore të Universitetit të Shkodrës. Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Biologjisë së këtij Universiteti. Ky botim, është jo vetëm një risi fort e çmuar për shkencën shqiptare por edhe kurorëzim i suksesshëm i një mundi shumë të gjatë, i një sërë ekspeditash në malet e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e më gjerë. Ka qenë vetë autori Osja, i cili ka shpjeguar mesazhin qe depërton ky studim për të gjithë studiuesit, studentët dhe dashamirësit e Florës, turizmit dhe pse jo edhe industrisë shqiptare, e cila mund të njohë shtigje te reja në sajë të evidentimet të bimëve tradicionale dhe të rralla të këtyre zonave. Sipas autorit kanë qenë faktorë të ndryshëm historik dhe etnografik të cilat kanë bërë që këto vargmale të përkufizohen si alpe ilirike. Në këtë libër shpalosen tipare të përgjithshme të maleve që formojnë këtë masiv agregatesh malor.
Me interes u ndoqën edhe diskutimet dhe vlerësimet që iu bënë autorit nga Prof. dr Mahir Hoti, prof. Gezim Uruçi, si dhe studiuesi i mirënjohur shkodran Mentor Quku, të cilët vlerësuan mjaft punën dhe mundin e këtij shkencëtari të palodhur të Florës Shqiptare.
Ahmet Osman Osja, është një ndër personalitetet më të shquara të Shkodrës. Pinjoll i një prej famijeve më në zë të këtij qyteti, arsimdashëse ndër shekuj, deri në ditët e sotme ka bërë një jetë të dyzuar mes Florës Ilirike dhe Familjes, për të përfunduar me një Fitore të madhe. Autor i shumë shkrimeve shkencore në revista dhe buletine brenda dhe jashtë Shqipërisë, pedagogu i Universitetit të Shkodrës në fillim të karrierës së tij, ka përfaqësuar elektoratin e djathtë , në parlamentin Shqiptar gjatë periudhës 1992-1996.
Libri “Të reja në Florën e Alpeve Ilirike”, nuk përfaqëson vetëm një punë shkencore të mirëfilltë floristike por është historikisht hapi i parë sensibilizues për shqiptarët për njohjen e kësaj trevë malore Ilire. Sipas studiuesit Ahmet O. Osja, “Materjali do ti shërbej sensibilizimin të bashkëqytetarëve për një rajon sa të afërt, aq të largët, një ish zonë e ndaluar në veçanti për Shqiptarët e natyrisht e për rrjedhojë edhe për vetë studiuesit shqiptarë.
Me këtë rast një apel i është drejtuar edhe botuesve të “Historia e Shqipërisë” , të cilët lënë vend për këtë zonë thjesht në një paragraf duke ju referuar materialeve qytetërimit të lashtësisë , dhe për këto citime u referohen A. Stipçeviçit me pretekstin se” “fatkeqësisht nuk mund ti referohet asnjë studiuesit shqiptarë. Por kjo u shtrua në rangun e një sensibilizimi dhe jo të një debati. Kjo vërtet është një zonë e hapët fiziko-gjeografike, e cila na ofron një material faktik dokumentar për etnogjenezën ilire, material të cilin vetë autori thekson se “ nuk munda ta përfshija për vet faktin e natyrës së tij”. Në libër gjejmë ato dokumente të cilat shërbejnë për dokumentimin e emërtimit të këtij rajoni malor, si të thuash tapinë e saj që e gjet gjeta eksplorimeve , në natyrë, të dokumentuar në tokë e nën tokë, nga Komani mbi Drin deri në veri në Drin të Bosnje- Hercegovinës, nga Rrafshi i Dukagjinit në Kosovë në Fushën e Zetës në Mal të Zi, e pak më tej në Dalmaci. “ Si rezultat i analizës krahasuese të tipareve karakteristike të kësaj zone të lartë malore të quajtur Alpet Ilirike me ato të Maleve Dinarike rezultoi se kemi të bëjnë me një zonë të veçantë, rezultat i devijimit në orogjeneze nga malet Dinarike, prandaj paraqitej jo vetëm zonë më vete me një seri tiparesh gjeomorfologjike, me tipare të veçanta fiziko-gjeografike e sidomos historiko-kulturore, etj”.
Kapitulli i parë, përveç sa më sipër trajton dhe kushtet klimatiko-tokësore zonat bimore dhe faktorë të tjerë që ndikuan në evolucionin e saj. Kjo zonë përgjithësisht malore karakterizohet nga një natyrë e egër një reliev të ashpër dhe mjaft e përthyer malore me natyrë gëlqerore. Alpet kufizohen pothuajse në të gjitha anët me grebene, thyerje tektonike, lugina malore e kanione te thella. Tipari i dytë thelbësor është se ato përbëhen nga shkëmbinj gëlqeror të mezozoit dhe në pjesën jugore nga flish i paleogjenit dhe rreshpe të paleozoit, kryesisht përbëhen nga formacione të forta, të shkëmbinjve sedimentarë gëlqerorë dhe terrigjen (flish dhe reshpe), formacionet magmatike janë pak të përhapura, aty këtu vërehen shkëputje të shumta tektonike, të shoqëruara me lëvizje të fuqishme diferencuese qe gjindet nën presionin e tektonikës shkëputëse shumë të zhvilluar me nje natyre litologjike të përbërë prej shkëmbinjsh karbonatike shtresë trashë e të qëndrueshme qe orientuan luginat e lumejve të zhvillohen në drejtim rrezor, nga qendra Jezerca, në periferi në drejtim të Detit Adriatik ose Detit të Zi. Së treti gjendet nen veprim intensiv të fenomeneve natyrore, karstike, akullnajore dhe fluviale. Si rrezultat i të cilave lindi dhe u zhvillua një florë që karakterizohet jo vetëm nga një dimorfizëm i theksuar floristik poe dhe nga një numër i konsiderueshëm bimësh endemike të cilat trajtohen në veçanti në pjesen e dytë. Tërësia e veprimit të këtyre faktorëve kishte krijuar një sistem ekologjik, një mjedis që rrit e zhvillon një florë sa të pasur aq dhe interesante, që dallohet nga e Maleve Dinarike. Studimi floristik i Alpeve Ilirike e ka befasuar autorin i cili i ka dedikuar jetën këtij studimi me pasurin e rrallë bimore. Alpet Ilirike, me natyrën e tyre u afroi strehë optimale rritjes e zhvillimit bimëve të rralla, relikte, endemike e subendemike.
Rezultatet e studimit, të njohjes, evidentimit dhe përcaktimit të specieve të disa gjinive të pasurisë bimore të natyrës së zonës paraqiten në kapitullin e dytë të këtij materiali. Në Masivin Malor të Alpeve Ilirike konstatuam përhapjen e specieve të reja dhe prezentë në këtë zonë si ;
I . Të përhapjes të tre specieve të gjinisë Wulfenia Jacq. nga të cilat dy janë endemike të cilat shoqërohen me subspeciet përkatëse endemike si ;
1 . Wulfenia baldaccii Deg. Osterr.Bot.Zeitschr.47: 408 (1897), bimkë endemike e Alpeve Ilirike e zbuluar nga BALDACCII më 1897 në Majën e Parunit, të emërtuar me emrin e zbuluesit nga DEGEN.
2 . Wulfenia baldaccii Deg. Subsp. nov. (marlula) subspecie endemike e gjetur në krahinën e Vermoshit
3 . Wulfenia carinthiaca Jacq. Gjetja e sajë në jug-perëndim të Liqenit të Jezercës dhe të popullatave të tjera të reja në lindje të saj, e gjetur dhe në malet e Sllovenisë.
4 . Wulfenia blecicii Lak. Bime endemike e Alpeve Ilirike së bashku me dy subspeciet e sajë endemike paraqitet e përhapur gjerësisht në rajonin gjeografik të Alpeve Ilirike (rajoni i vend gjetjes nuk është vetëm rajoni i Bjeshkëve të Nemuna por dhe zona të tjera deri në Rozhaj në Mal të Zi e në Kosovë).
Studimi i këtyre specieve provoi se areali i përhapjes nuk është vetëm zona e zbulimit Masivi Malor i Alpeve Shqiptare por zona e krejt Alpet Ilirike, megjithëse konfirmimi shkencor në rang ballkanik dhe evropian ende nuk është bërë. Mbështetur në teorinë e Horvatit kjo zonë konsiderohet si qendra e dytë e arealit të zhvillimit historik botëror, të diferencimit biologjik të popullatave të specieve të gjinisë Wulfenia Jacq. etj. Nga kjo rezulton se Alpet Ilirike të Shqipërisë duhet të jenë qendra e arealit të shpërndarjes së bimëve të specieve të kësaj gjinie më tej në Alpet Ilirike. Këto male njëheri me sa duket kanë shërbyer dhe si rrugë e shpërndarjes së specieve të gjinisë për në Evropë, por ende mbetet një dyshim se sipas Wulfit areali i tyre ka karakter mbetës.
II . Në gjininë Gymnospermum publikohet vendgjetje të reja të species endemike Shqiptare Gymnospermum scipëtarum K.Paparisto et., Xh. Qosja, më në veri të arealit të përhapjes së saj të deklaruar që tregon një areal më të gjerë të përhapjes së species endemike shqiptare.
III. Në familjen Orchidaceae e njohur për vlerat e principeve aktive që kanë, u përcaktuan në zonën e Alpeve Ilirike 6 gjini. Në gjinin Orchis veçuam 5 specie, në gjininë Himantoglossum u përcaktuan 5 specie e subspecie. Me interes është zbulimi i subspecies së re “ Himantoglossum adriaticum subsp. nov. (scutariensis) A. Osja., dhe i gjetjes për herë të parë i species Himantoglossum adriaticum, gjë që pasuroj fondin e bimëve të rralla jo vetëm të Alpet Ilirike por dhe të florës së Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Në gjininë Anacamptis (Orchis ) përcaktuam 7 specie dhe specien e bimës endemike Anacamptis (Orchis) albanica.
Në gjininë Dactylorhiza u gjetën dhe u përcaktuan 5 specie.
Në gjininë Neotinea 1 specie
Në gjininë Traunsteinera 1 specie
IV. Ky studim evidentoi në elementet përbërës floristik të gjinisë Plantago 18 specie bimore, të dhëna të reja për 5 specie të reja dhe prezente; Plantago holosteum, Plantago cornuti Goan, Plantago serpentina, Plantago fuscencens, Plantago atrata var. atrata, Plantago atrata var. albanica, si dhe për dy speciet endemike Plantago dardanae Rexhepi& Dimitrov”, Plantago reiniformes.
V. Nga studimi i specieve të gjinisë së Violave të takuara në Alpet Ilirike, evidentuam 19 specie, e veçanta e kësaj gjinie është evidentimi i specieve të rëndësishme endemike të Alpeve Ilirike: si Viola speciosa, V. beckiana, V. raunsiensis, V. vilaensis dhe speciet subendemike si : Viola dukadjinica, V. kosaninni, V. elegantula. Këtu cituam vetëm disa nga këto bimë të rralla të këtyre gjinive por specie të tilla nuk mungojnë në gjini të tjera të këtij masivi agregatesh malore.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...