Diplomuar ekonomist i lartë, ka mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve Tiranë në degën e skenarit kinematografik.
Botimet:
Tregime e novela
Shtëpia e përgjumur-1977
Kabina e kuqe-1985
Vatra njerëzore-1987
Skenar i filmit artistik
"Përsëri pranverë"-1987
Roman "Përgjumje iluzionesh"-2006
Libra me poezi:
Fate paralele-2007
Çapkënët e mëhallave të botës-2008
Simfonitë e stinëve-2009
Roman "Murmashet" 2010
Etj.
Së shpejti do të dalë në qarkullim romani " Demonët bëjnë sikur flenë"
Projektet e tij letrare janë një vëllim me tregime dhe një vëllim me poezi lirike.
Jeton në Florida të SHBAS-së që nga viti 1997.
Nga THANI NAQO
Grifshën e fshiva nga mendja pasi murmërita "përse më dole sot përpara" dhe bëra një hap më pranë vitrinës së burrave. I lexova çmimet e mallrave dhe ato i rrumbullakosa me vlerën e bagëtive të imta: në vend të rradhonjve përdora gishtat e gjatë. Pashë veten drejt në sy në pasqyrën e vitrinës dhe, siç e kam zakon, i fola vetes me zë:
-Hej, Lejlek! Pazari i kostumeve shkon nga shtatë gjer në dhjetë kokë dhi. Me një ftujë këmbehet çdo lloj këmishe. Mos të të vijnë keq dy keca, por vishi këpucët llustrafin. Me njëgjysëm dhije ke në dorë tufën me kravata. Shënimi thotë: po i more kravatat, ke falas shtatë palë brekë italiane, shtatë palë kanotiere e shtatë palë çorrape kineze.
Ia thashë këto llogari vetes e mbylla sytë. Kryqëzova krahët mbi gjoks e i dhashë kokës prapa.Hamendazi u vesha me kostum blu, këmishë atë, në ngjyrën e qumështit të delesnë sezonin e ndërzimit dhe kravatë të verdhëllemën, spërkatur me petëlzamanushaqe. As që më shkoi ndër mend se numurin e pllazit të këmbës e kam 45-së,por vesha këpucët e kafejta, me tegela mbi kapakë. Përkrah, në anën e majtë, vendosakukullvajzën nuse.
-Hë, Lejlek, ç’thua –pyeta veten me zë.
-Me dhjetë krerë dhikapitalizmi e vesh Lejlekun dhëndër – u përgjigja dhe hapa sytë, por, kësajhere, në pasqyrë u përballa me siluetën time të plotë që nga këpucët epërbaltura, me thembrat e ngrëna nga jashtë e deri në majë të flokëve, tëkërleshur, pis të zeza. I gjatë një hosten. Mjekërmadh e i pa qethur si askushtjetër. Në vend të syve mu bëse kisha dy shikëlla lisi të kajthitura. Veshur me kostumin e vjetër, prejshajaku të zi, hirnuar nga koha. Në sup varur çantënprej lëkure cjapi dhe, nga që një natë më parë çantën e kisha e ngjeshur paq,sot m’u duk si gajdë.
-Hë, Lejlek, si tëduket vetja?
-Tëpkë gjyshi kaçak.Dograja dhe pisqollat më mungojnë – thashë dhe më hipi e qeshura. Kjo ishtehera e pare që shikoja siluetën time të plotë e m’u kujtuan pasqyrat edikurshme, që, sado t’i përthyeja gjunjët, ato nuk më nxinin. Më kishin thënëse kur isha fëmijë djepi, qeshja e argalisesha me çdo gjë që shikoja e prekja,por kur erdha në mentë e mia, e kuptova se kur vija në qejf, nuk mundja dot t’ikomandoja sytë dhe as trurin. Këtë gjë e zbuloi teto Dabucka, motra e nënesë.Ajo më dëgjonte gojëhapur kur unë i tregoja ëndrrat dhe përfytyrimet qëxugulisnin trurin tim. Teto Dabucka përpiqte pëllëmbët e ngazëllyer mekrahasimet jo vetëm për njerëz e kafshë, por edhe e hollësirat për fijet ebarit dhe drurët e pyllit, gjersa ditën e ceremonies të varrimit të Vjenezit,lëshoi pandehmën përpara të gjithëve:
"Që ta dini, nipi im,është ndryshe nga djemtë e tjerë të fshatit" .
Sa fshiva nga mendjateto Dabuckën sytë ma kthyen kokën sërish nga vitrina e femrave dhe ndjeva seinati me Grifshën më ishte tulatur. Pashë drejt e në sy kukullvajzën nuse dhe ithashë:
-Po të ishe bërë gruajaime, moj Grifshë, sot për ty do të harxhoja krejt tufën e dhive. Të dy do tëshkonim për të jetuar në Vjenë. Vjena është kërthiza e Evropës – dhe, ndërsaflisja kështu, m’u fanit fytyra e Vjenezit, I cili u kthye në fshatin e tij përtë ngrysur vitet e pleqërisë, por mu fanit edhe sofati i drunjtë në anë tëportës të shtëpisë dhe tinguj kitare ma ëmbëlsuan veshin. Pëllëmba më shkoipërfund çantës dhe dallova menjëherë kutinë e vogël prej dru bushi ku kishafutur kartolinën e Krishtlindjeve, që ma pati dërguar nga Vjena, shoku im ifëmijërisë, Paganini. "Eh, Paganin, të dhëntë perëndia shëndet dhe bëfsh emërme kitarë" më shkoi në mendje përtëkushedisaherën ky urim e, sërish Vjenezi,duke i mësuar Paganinit kitarën. Porsa hasa në sytë blu të kukullvajzës,harrova Vjenezin, harrova edhe kartolinën e Paganinit, ikur refugjat kur uhapën ambasadat dhe sot ai shtrinte pllazin në këlldrëmet e Vjenës. Sytë blu tëkukullvajzës u bënë më të errët dhe nuk munda të frenoj murmërimat intaçore dhefillova të shpatoj ajrin me lëvizje të pa kontrolluara të krahëve. Kokës idhashë majtas e djathtas sa më kërciti zverku. Ndjeva flokët që më tundeshin sideng me bar, ndërsa mjekra fshesonte mbi gjoks. Lëshova murmërimënpërfundimtare "ah, ç’i ke bërë Lejlekut ti, moj Grifshë" dhe kush e diç’marraze të tjera do t’i kisha shfryrë kukullës po të mos isha përmendur ngagërvimat e qepenave të dyqaneve, burritë e makinave dhe një zë keqardhës plakeqë erdhi nga ballkoni "gjynah, i shkreti. Kush e di ç’tortura kahequr burgjeve", pastaj zëri klithës i gazetashitësit:
-Qeveria ka ditët enumëruara.
Nuk arrita t’i themvetes me zë, por e shkova në mendje "aman, le të ndrohen qeveritë, vetëm Enverimos ngjallet" sepse atë çast gazetashitësi u përplas pas çantës time dhe ballii tij më goditi në majë të brylit. Pashë mjekrën e tij të thinjur e të gjatë,sa mjekra e çjapit tim Laragan. Gazetashitësi ishte i shkurtër e kokëmadh, aq ishkurtër, sa balli i tij u puçkavit me brylin tim. U çudita me ballin e fortëtë gazetashitësit sepse bryli më dhembi e lëshoi miza elektrike nëpër damarë qëu ngjitën deri në majë të çaçkës. Ishte dhimbje e njëjtë me atë kur më goditime shkelm mushka ime Grizo. U çudita edhe me gojën e tij të madhe dhe, ndërsathërriste "hajde gazeta. Qeveria ka ditët e numëruara", dallova se ai nukkishte një dhëmb në gojë dhe njërën këmbë e hiqte zvarrë mbi pllakat etrotuarit. Atëherë u kujtova se në qytet kisha hyrë pa zbardhur dita dhe, nëecje e sipër, lexoja parrullat gërmamëdha nëpër mure, shkruar me bojë të zezë,kafe, blu e të verdhë dhe, njëra prej tyre, "TË BËHEMI SI EVROPA", e cila zintegati gjithë fasadën e katit të parë të postës, më bëri të harroj lodhjen errugëtimit nga fshati në qytet dhe m’u skalit si parrullë e shenjtë në tru.Mirëpo, padashje, sytë më kishin shkuar mbi fasadën e apartamentit të vjetërpërkrah postës. Suvaja ishte shkërmoqur, por dalloheshin fjalë e gërma mengjyrë të kuqe, LAVDI PART…S…HE…R…IKE, por unë e plotësova me mendje "LavdiPartisë heroike" dhe vazhdova rrugën për tek berberana e Shejtanit, që e dijaku qe. Berberi ishte kushëri i tretë i nënesë. Atij nuk i mësova kurrë emrin,mbasi të gjithë e thërrisnin me nofkën Shejtani, trashëguar nga fisi i tij.Shejtani ishte a s’ishte dyzet kile, por me flokë kokoridhka, prerë shkurt,esmer e hundështypur. Ai vinte çdo fundvjeshtë në fshat, kur ende s’kish rënëdëbora dhe, sa pinte gotën e parë me raki, mburrej "meshkujve e femrave tëfisit të Shejtanëve nuk ia hedh kush", ndërsa teto Dabucka, fluturonte ngagëzimi kur vinte Shejtani dhe thënies së tij i shtonte gjithnjë të njëjtënshprehje "gjurmët e Shejtanëve nuk i gjen dot as qeni i kufirit." E kishadëgjuar me dhjetra herë historinë si e pati dërmuar hundën me grushta dhe kjopër hatrin e një kurbatke të bukur. Shejtani qëndronte në fshat vetëm një natë, e vinim të flinte në dhomëne miqve në katin sipër dhe, të nesërmen, e përcillnim gjer në stacionin eautobusit, në qendër të kooperativës o, im’atë ose, unë, duke mbajtur përkapistre Grizon, ngarkuar me patate, qepë, mollë, gjizë, turshira, oshafe dhetë tjera zaire që i jepnin nëneja dhe teto Dabucka. "Im’ kushëri ka një karvanme fëmijë" thoshte nëneja dhe "do ta ndihmojmë gjersa t’i n’çohen fëmija"shtonte edhe teto Dabucka. U kujtova se Shejtani më kishte qethur mua dhe timatë ditën kur nxorrëm Grizon në pazar për ta shitur. Por, shpejt ndruam mendjepër të blerë pelë, sepse Grizoja atë ditë na u dhimbs sikur ta kishim motër a,kushërirë. "Kali nuk bën për në anët tona – tha im atë – Qorrolliset epengohet. Pastaj duhet të vjedhësh jonxhën e kooperativës që t’a ngopësh me tëngrënë. Pelat akoma më keq, biro. Mushka ngopet me një dorë bar. Mushkë më tëmire se Grizon – tha im atë atë ditë – nuk po më zë syri në pazar. Me qëzbritëm në qytet, shkojmë qethemi tek Shejtani" dhe u qethëm e u rruam për herë të fundit, nga dora e Shejtanit, kurakoma nuk ishte shembur komunizmi. Mirëpo, herrët në mëngjes, mbeta i habiturkur pashë nekrollogjinë ngjitur në xhamin e derës së berberanës. Nga fotoja emora vesh se Shejtani kishte vdekur një ditë më parë dhe sot, në orën katërmbasdite, bëhej varrimi. Pastaj m’u kujtua se, kur mbaroi së rrojturi tim atë,Shejtani i kërkoi për punën njëqind lek, kur qethja e rrojtja bënin a s’bëninpesëdhjetë lek. "Nëse vini herën tjetër të paqethur si sot – na tha Shejtani -do të paguani dyfishin" dhe im atë doli i zemëruar nga berberana. Para se të hipte mushkën, ithirri që nga rruga:
-Hej, Shejtan, kur tëvish në fshat, do të t’i mbush thasët me gurë.
-Ju, Shalëgjatët, Ikini flokët e qimet si fije çeliku – thirri Shejtani që nga brenda berberanës.Pastaj doli tek dera shtoi – Sa është gjallë ime kushërirë, Dabucka, e kamderën e hapur.
Këtë gjë im atë ja thateto Dabuckës dhe asaj iu drodhën qimet e rralla në mjekër.
-Mos ia vini re – thateto Dabucka – fëmijët iu nçuan dhe punojnë, ama Shejtani shejtan do të mbetet.
Edhe berberi e kooperativës ankohej sa herë mëqethte, "për ju, Shalëgjatët, duhet të kesh gërshërë speciale" dhe unë nuk ekundërshtoja se, njëlloj si im atë, brisqet i përdorja vetëm njëherë.
Pyeta një fshesazhinëse ishte e vërtetë që kishte vdekur berber Shejtani, apo kjo nekrollogjiishte ndonjë nga shakatë e kripura të tij. Fshesaxhiu tundi pëllëmbën si satërmishi, pastaj e mbështeti faqen mbi pllëmbë sikur të donte të më thosh"Shejtani ka shkuar atje, ku bijen në gjumë dhe nuk zgjohen më". E pyeta kuishte ndonjë berberanë tjetër dhe ai drejtoi majën e bishtit të fshesës për ngafundi i bulevardit.
Ndërsa solla ndër mendtë gjitha këto, në kokë më tingëlloi këshilla e fundit e teto Dabuckës, "kujdesLejlek. Ardhi dita kur njerëzve u erret syri për para, njëlloj si në kohën ekaçakëve".
Hoqa nga mendja tetoDabuckën pasi thashë "sa mirë që ti, moj teto Dabuckë, s’ke për ta marë vesh seka vdekur yt, kushëri, Shejtani" dhe ngushëllova veten kur pashë se në qytetishin shtuar mjekroshët, por u zilepsa se ata ishin të veshur krejt ndryshe ngaunë. Gjoksin ma ngrefoi mburrja: "ku mjekra e tyre e, ku mjekra jote, oLejlek". Dëgjova trokëllimat e takava të këpucëve e sandaleve të femrave mbipllakat e trotuarit. Këto trokëllitje më kujtuan revanin e Grizos në kalldrëmete fshatit dhe fillova të habitem pas femrave. Edhe gratë e moshës timepaskeshin hequr dorë nga moda e dikurshme kineze me pantallona e fustanetlëshur mbi to. E ndjeva vetën të pa aftë për të komanduar sytë e mia; ato mëpërvidheshin pas pulpëve e gjokseve bardhoshe, gjersa më së fundi i thirravetes "Lejlek, përmblidhu, po le nam. Po bën sikur nuk ke parëfemër me sy" dhe grabujova me gishta mjekrën e flokët duke murmëritur me zë tëulët "botë-botë, ku paske qenë". I hoqa sytë nga femrat dhe i lëshova ngabulevardi, por lëvizja e makinave dhe dielli i shumëfishuar mbi xhamat edyqaneve e ndërtesave shumëkatëshe më shkaktuan marjemëndsh. Hapa krahët për tëmbajtur ekulibrin. U çapita tymtazi e symbyllur dhe përgjova gumëzhimat nëvesh. Gumëzhima të njëjta me zgjoin e bletëve. Siç duket do të isha çapitur sëprapthi sepse shpina më preku pas trungut të një peme rrëzë troturit. Kjo ishtehera e parë që më ndodhte dhe m’u kujtua nëneja. Ajo vuajti nga tensioni që kurishte nuse dhe gjer ditën që vdiq, muajin e shkuar. "Ti, biro, më thoshte, kengjarë nga Shalëgjatët. Ata nuk i zë asnjë lloj sëmundje", mirëpo mua më hyripaniku; sot provova të njëjtat shenja, siç i përshkruante nëneja e me shkoi mendjase në damarët e mi kisha gjak të përzier nga sa nga fisi i Shalëgjatëve aq dhefisi i Shejtanëve. Më tingëlloi zëri i nënesë: "në sy kam qiell të kaltër, pornë të shëtisin re të verdhëllema e të kuqerëmta" dhe unë prita me durim gjersaqielli blu brenda syve të mi u pastrua nga retë. Hapa pak e nga pak njërin sy,pastaj të dy dhe pashë pamjen e kthjelluar mbi çatitë e qytetit. Ndërtesat ereja shumëkatëshe, ngritur kohët e fundit dhe që unë po i shikoja sot për herëtë parë, lëshonin hijet mbi shtëpitë e pallatet e vjetra. Tjegullat dheeternitet larushitnin nga myshku dhe çatitë e qytetit m’u dukën më tëdregëzuara se çatitë e fshatit tim mbuluar me plloça. Këmbanorja e kishës ishteakoma e njomur nga vesa e natës. Kuqëlonin tjegullat e reja dhe përndezja etyre më kujtoi gjakun e Krishtit, parë në ikonën që mbante fshehur tetoDabucka. Minareja e xhamisë, në mes të qytetit, m’u bë se qe raketë. Ndërkohëqë habitasha pas fap-fupeve të llambushkave shumëngjyrëshe mbi taracën ehotelit Vezullimi Europian, para hundës time shkrepi blici i aparatitfotografik dhe zëri i ngjirur i fotografit më gërvishti në vesh:
-Më nxorre mallin eKajo Babjenit!
Fotografi u zbraps disahapa dhe e shkrepi sërish aparatin fotografik. Thirri "eja pas dy orësh nëstudio të marish foton o, kapedan" mirëpo unë, në vend të përgjigjes,turfëllova si kalë i egërsuar. Pashë zverkun e tij si shportë kur u përkul tëhapte derën e studios dhe doja t’i thosha se mua nuk më preu meraku përfotografi. Mua me duhet të qethem, të rruhem e të vishem evropiançe. Kam rrugëtë gjatë për të bërë, gati sa nuk I thirra dhe shtriva hapin përmes bulevardit.Një makinë më frenoi para këmbëve. Më ngjethi fishkëllima e gomave, por mëshumë më trembi zëri inatçor i shoferit:
-Hej, shpellar, tëështë mërzitur jeta.