Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/06

Xho Diogardi:: Maqedonia dhe Serbia kanë skenar të përbashkët antishqiptar

Xho Diogardi, Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka thënë se arrestimet e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës janë skenarë të koordinuar.

image

"Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi ka hapur skenar top sekret dhe të përpunuar mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtar. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument e gjithë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane”, ka thënë për mediat në Maqedoni Diogardi.

Ai shton se, çështja shqiptare në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës “po përballet me tortura brutale që kanë marrë konotacionin e akteve me skenarë ultra-nacionalistë”.

Kryetar i LQSHA-së, Diogardi, ka thënë se është e nevojshme një fushatë e bashkërenditjes së aktiviteteve kombëtare shqiptare në SHBA dhe Evropë, ashtu siç është bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...