2012-05-12

Pas 12 ditësh gjendet i vdekur Fidan Rasim Shabi nga Peja





1.Plagoset rëndë biznesmeni pejan Salih Kastrati





Sali Kastrati, argjendari ndër më të njohurit dikur në Pejë, është plagosur në një sulm me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në Pejë.

Biznesmeni pejan është lënduar nga eksplodimi që ka ndodhur në orët e paradites së të enjtes rreth orës 10:30 në rrugën “Mbreti Bardhyl“. Kastrati ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, prej nga më pas nën shoqërimin e policisë është dërguar në Qendrën Klinike në Prishtinë, për shkak të lëndimeve të rënda.

Policia nuk ka dhënë asgjë lidhur me motivet e rastit, përveç formulimit të lëshuar në një komunikatë, sipas së cilës “nga hetimet paraprake ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe motivi” dhe dyshohet se mjeti është hedhur nga persona të panjohur.

Argjendari Kastrati deri në vitet e pasluftës ka qenë ndër argjendarët më të njohur, pronar i argjendarisë në zë “Te Kastrati” dhe një njësie në të cilën merrej me punimin e arit.

Ishte në zë për medaljonet e njohura me portretin e Skënderbeut dhe vulën e presidentit Rugova. Vitet e fundit, megjithatë, biznesi i tij kishte rënë deri aty sa argjendarinë e njohur e kishte mbyllur krejtësisht.




Burime nga hetimet tregojnë se ai ka qenë pjesë e disa gjyqeve, pasi mendohet që ishte i përfshirë në disa raste të borxheve.

Hetimet e policisë lidhur me to e kanë iniciuar pistën e parë ku po gjurmohet, pa përjashtuar edhe motive tjera pasi që Kastrati ka qenë cak edhe i së paku dy sulmeve tjera, që si duket më shumë kanë pasur për qëllim që ta frikësojnë sesa ta lëndojnë.

Shpërthimi i i fundit kishte ndodhur jo më shumë se tri javë më parë para lokalit të dikurshëm të tij afër Shtëpisë së Mallrave në orët e mbrëmjes, por nuk kishte pasur të lënduar.

Sipas hetimeve, viktima si duket edhe sot në orën e paradites ka pasur një paraqitje në Gjykatën e Pejës, vetëm pak para se të ndodhte shpërthimi.


2.Vdes biznesmeni Salih Kastrati


Më mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kovës biznesmeni i njohur pejan Salih Kastrati, i cili ka qenë i shtrirë aty që nga data 15 mars e këtij viti, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga një shpërthim granate që kishte ndodhur para shtëpisë së tij.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë se Sali Kastrati ka ndërruar jetë të mërkurën (18.04), në orën 07.25 minuta në QKUK Prishtinë.
“Salih (Shaban) Kastrati, i lindur me 06.08.1948 në Pejë, që nga koha e plagosjes nga shpërthimi me mjet shpërthyes, ka qenë në tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa sot Qendra Operative DRP-Pejë ka pranuar informacion se viktima ka ndërruar jetë sot në mengjes, prandaj Njësiti i Hetimeve Rajonale ky rast do hetohet si vrasje”, deklaroi Ibra.
Ibra më tej bëri me dije se nga Gjykata Qarkut në Pejë është lëshuar urdhëresa për zhvillimin e autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.





3.Është zhdukur  i riu Fidan ( Rasim )  Shabi nga Peja







Është zhdukur pa gjurmë tashmë pesë ditë i riu Fidan Shabi nga Peja, bëjnë të ditur familjarët e personit, kërkimin e të cilit e ka filluar edhe policia e Kosovës, e cila zhdukjen e tij, e vlerëson si rast të rrezikshmërisë së lart. Fidani (23.02.1992) është i lindur dhe banor i Pejës, rruga “Fan Noli” nr.4.

Fidani për herë të fundit është parë më 01.05. 2012, ndërsa për zhdukjen e tij është njoftuar policia nga familjarët më 02.05.2012 rreth orës 20:00 në Stacionin Policor të Pejës.



Familja e Fidanit është katër anëtarëshe. Ai jetonte me nënën, vëllain më të madh dhe me një motër më të vogël, ndërsa babai i ka vdekur kur Fidani ishte katër vjet, nga infarkti në zemër.

Sipas tezes së tij, Fidani, nuk është as i martuar, as i fejuar dhe për aq sa është në dijeni familja, ai nuk asnjë lidhje me ndonjë femër.
Fidani së fundi ka punuar me dajën e vet në kasaphanën “Buquki”.

Sipas tezes, besohet se policia tashmë ka arrestuar një person në lidhje me zhdukjen e Fidanit. “Në Kosovë është një i arrestuar, por policia po i vazhdon hetimet”, thotë tezja, që jeton jashtë.

Sipas tregimit të tezes, Fidani është zhdukur pasi ka dalur nga shtëpia me taksi, të martën rreth orës 24.00 pas mesnate, pasi e kishte marrë një telefonatë, që nuk dihet nga kush është bërë.

“Të martën pas mesnate rreth orës 12.00, e ka marrë një telefonat dhe ka dal nga shtëpia, ka shku me taxi. Prej, atij momenti nuk dijmë gjo për to”, thotë ajo.



Sipas përshkrimit të tezes së tij dhe policisë, Fidan Shabi, “është zeshkan, i gjatë 1.85 m, peshon rreth 73 kg, ngjyrën e syve e ka kafe.

Në momentin e largimit nga shtëpia ka pas veshur bluz me mëngë të shkurtra, të kuqe, pantallona të zeza, patika bardh e zi, kapuç kaçket ngjyrë kremi, i ka pas dy telefona me veti, njëri me numër të Ipko-s dhe tjetrin me numër të Vala-s”.

Sipas tezës, Fidani ka vazhduar të kishte qasje në numrin e Valës, edhe për rreth 24 orë, por jo edhe në Ipko. “Prej atij momenti Ipko ka qenë i ndalun, e vala ka pas qasje në rrjet deri të mërkurën në mbrëmje. Në ora 22:00 kanë provuar me thirrë, i kan çu sms, po pa sukses. Nuk osht lajmruar, që nga e martja nuk dimë kurgjo”, thotë tezja Besarta.

Ndërsa, policia nuk thotë nëse ka ndonjë të arrestuar, por ajo ka shpërndarë disa të dhëna nëpërmjet një komunikate vetëm sot, pas katër ditësh, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë Fidanin.
“Njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operacionale në vazhdim për gjetjen e tij, dhe është vlerësuar si rast serioz me rrezikshmëri të lartë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e specializuara për Krime Serioze dhe Njësiti për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Prokurorin përkatës të çështjes”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës./Floripress,07.05.2012/




4.Arrestohet vajza e Salih Kastratit


Ditë më parë kishte vdekur nga plagët e marrura në një sulm me bombë biznesmeni pejan Salih Kastrati. Disa ditë më vonë u zhduk 20 vjeçar Fidan Shabi, trupi i pa jetë i të cili është gjendur sot, ku si e dyshuar është arrestuar edhe një femër.

Burime të Floripress-it bëjnë me dije se e arrestuara në këtë rast është vajza e biznesmenit Salih Kastrati, Besarta Kastrati.

Më poshtë e plotë komunikata e Policisë:

“Grupi hetimor i Njësitit të Hetimeve Rajonale në Pejë,pas një pune intenzive operativo – hetimore kanë arritur që më datë 04.04.2012 të identifikojnë dhe arrestojnë shtetasin e Kosovës , A. (E) Ll. lindur më 29.05.1994 nga Peja.

Gjate hetimit ka rezultuar se ky i dyshuar është i implikuar në rastin (shpërthim i granatës dorës M 52)me datë 20.02.2012 i cilësuar si “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm” i cili rast ka ndodhur në orët e mbrëmjes në rr.”Eliot Engel”në Pejë dhe janë dëmtuar disa dyqane.


Nga përpunimi i të dhënave , provave dhe dëshmive tjera plotësuese hetimet kanë rezultuar se personi i cekur më lartë është i dyshuar edhe për rastin e personit të zhdukur,shtetasit Kosovës Fidan( Rasim ) Shabi lindur më 23.02.1992 nga Peja i cili në rrethana misterioze është zhdukur që nga data 01.05.2012,të cilin familja e ka raportuar si të zhdukur në Policinë e Kosovës,Drejtoria Rajonale Policore në Pejë,më datën 02.05.2012.

Njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operativo- hetimore për gjetjen e personit të zhdukur,dhe ky rast është vlerësuar si rast i rrezikshmërisë së lartë për jetën dhe trupin e personit të zhdukur.
Grupi punues hetimor ka shtrirë hetimet në disa pista hetimi , dhe më datën 08.05.2012 është arrestuar shtetasja e Kosovës , B.( S. ) K. lindur më 08.05.1984 nga Peja,si e dyshuar lidhur më rastin e zhdukjes së viktimës Fidan Shabi , bazuar në provat dhe dëshmitë plotësuese të mbledhura nga njësitet përkatëse hetimore.

Të gjitha veprimet policore janë kryer në bashkëpunim me Prokurorin Publikë të çështjes,dhe me vendim të tij kjo e dyshuar është ndaluar nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve.

Në mënyrë intensive është punuar për gjetjen e personit të zhdukur,dhe sot më datë 12.05.2012 rreth orës 13:45 oficerët hetues kanë arritur ta gjejnë edhe trupin e pa jetë të Fidan ( Rasim )   Shabit ,pikrishtë në njërën nga banesat e stacionit hekurudhor,banesë të cilën e kishte nën përkujdesje e dyshuara Besarta Kastrati .

Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes,dhe njësitet përkatëse të Hetimeve Rajonale,së bashku me Prokurorin Publik të Qarkut kanë bërë shikimin e këtij vendi,për të mbledhur prova dhe dëshmi për ekzaminimin e tyre.

Mjeku kujdestar kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,dhe me vendim të Prokurorit Publik të çështjes,trupi i pa jetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim për të konstatuar të gjitha rrethanat dhe mënyren e vdekjes së tij.

Ndaj të dyshuarve të cekur më lartë është ngritur Kallzim Penal në Prokurorin Publike të Qarkut,dhe grupi hetimor do të vazhdojë me hetime.“.

Floripress

No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...