2012-05-12

KU TË SHKOJMË E NGA TË SHKOJMË



Nga SKËNDER ZOGAJ-Prishtinë



Rexhep Shahu: "Lis i vetëm në fushë" –poezi, botoi SHB "Albdesing", Tiranë 2011

Vëllimet poetike u ngjajnë nuseve të motit që vijnë mbuluar me duvakun e bukur,por bukuria e vërtetë e tyre shijohet pasi tu hiqet duvaku. Vëllimi poetik iRexhep Shahut, "Lis vetëm në fushë", sipas duvakut (kopertinës) në shikimin eparë nuk të krijon ndonjë përshtypje bukurie, për më tepër le shumë për t’udëshiruar, me titullin arkaik përfundi një ilustrimi të beftë që i ngjitetballinës së librit si një etiketë.

Mirëpo, përshtypja ndryshon shpejt, që në leximin e vjershave të para tëlibrit, të cilat e trajtësojnë figurshmërinëe kryetitullit "Lis i vetëm nëfushë", që është një metaforë e plotkuptimtë treviale: lis-vetmi-fushë, earsyetuar me përmbajtjen e pasur e të ngjeshur aforistike, stilin origjinal e shumështresordhe simbolizmin që përshkon gjithë vëllimin poetik. Ideja iniciale ngjizet nëbrengën e përbotshme gjithënjerëzore, që ka të bëjë me fenomenin e ikjes sëkohës dhe të plakjes së njeriut, që autori i fikson në vargun përkushtimordedikuar babës: "Po plakem fëmijë / jetimpa ty…" që shërben si lajtmotiv i ligjërimit poetik-filozofik për Lisinvetmitar, jetim në një fushë të pa anë, në të cilën zhvillohet lufta epamëshirshme e përplasjeve të fuqishme të dallgëve: "Si kuaj të zi nisur për luftë / Turfullojnë e rendin radhë e paradhë…/ Bregun synojnë dallgët e çmendura / Si në çdo luftë ku s’fitohet gjë…"(Si kuaj të zi nisur për luftë). Kemi të bëjmë me shfaqjen e dëshirës sëflaktë për arritje në kepin e shpresës së mirë, që supozohet se ekziston nëmagjinë e fshehtë të ëndrrës sonë, aty ku dallgët e çmendura yshtin shqetësimingjenetik dhe jetën e bëjnë paradoks reagimesh instinktive që manifestohen simbrojtëse të kërkesave të detyrueshme jetësore. Mirëpo, këto kërkesa tëdetyrueshme nuk janë të përcaktuara, dhe lakmia lehtë I përthekon dhe njeriun emban në pengun e përjetshëm. Përmes apostrofimesh të shumta personifikuese dhefiguracionit të pasur përshkrues, Shahu ndjeshëm e zbërthen lakminë njerëzoreqë, gjithmonë synon lavdinë : "Me veten ekanë dhe e bëjnë stuhinë / Dhe rendin ta shalojnë lavdinë / E në fund në zalleshterojnë" (Po aty)

Ndërkohë që Lisit i bien gjethet, autori brenda vetes ditë e natë sheh dhedëgjon ulërimat e tyre ngjethëse. Shprushja emocionale e gjamës së natyrës qëmanifestohet rreth "Lisit të vetëm në fushë" ka të bëjë me dhembjen universale,vetminë – dhëmbë akulltën që kafshon shpirtin e poetit: "Jemi të gjithë vetëm në këtë botë / Dhe kemi nevojë për diketjetër //…Drurëprej rrufeje shituar, / Pas syve që s’i gjejmë dot më…" (Jemi të gjithë vetëm).Rezonanca artistike e këtyre vargjeve është fare e thjeshtë por shumë e pastërdhe fiktive, e shprehur me stilizim mjeshtëror të gërshetimit të fjalëve nëvargje dhe ndërlidhjen e vargjeve në strofa, që formësohen në modelin ethurjeve filigranike, me insistim të rreptë për ta krijuar profilin e saktë tëfigurës së dëshiruar.

Këtë mënyrë të ligjërimit autori e zotëron fort mirë për të realizuarpërmbajtje njëkuptimore dhe me përcaktim funksional të qartë : "Na lini të jemi të pa emra sonte / Mos nakërkoni pasaportë, / Eva është kjo, unë jam Adami / Dashnorët e parë në Botë."(Na lini).

Kryepersonazhi lirik, Lisi i vetëm, rrënjët e padukshme i ka të mbjella nëtokë, në ajër dhe nën lëkurën e trupit të poetit, i cili ndjek fushëbetejat enjë qielli dimëror ku ëndrra është e hirtë, sepse është larg syve të sëdashurës së tij dhe gjithçka është e shkretë. Motivi erotik është shumë ipranishëm gjithandej vëllimit dhe gjithnjë i trajtuar me pasion të fortë adhurimi:"Me mi nxjerrë sytë e ballit, me m’iqorrue krejt / e di se prapë kanë me më ardhë sytë / se nuk mundem mos me të paty / e sytë e tu përmes të cilëve shohbotën…" (Me m’ikëputë krahët)

Poeti e thotë me bindje të thellë se: "…njeriue ka për detyrë të dashurojëdhe t’i kujtojë e t’i nderojë dashuritë… Asgjëtjetër s’do kisha dashur të bëjë në jetë". Mirëpo,kur kthen kokën dhe shehçoroditjet dashurore, bëhet egërshan i pashoq, ngeh zërin dhe denoncon mepërbuzje veprimet neveritëse: "Shësht…dëgjosi derdhet e frikshme qeshja e kurvave / derdhet kërcënuese nga kulla në kullë /nga zyra në zyrë, nga selia në seli // merr pastaj bulevardin bri tribunave tëlehjes…" (Trishtimi yt).

Në kujtesën e autorit ndodh ekstaza sublime e kujtesës kolektive, kur shehhamendje të shumta dhe zgjimin e ngadalshëm të shoqërisë shqiptare. Heroi liriki Shahut i përket mendësisë provinciale të anës së bregut të Drinit, ku ndjehetaq mirë, mbi shelgje ulur e me këmbët në ujë. Prej atje e shikon jetën urbane ibindur se, ata që shkojnë duke u shkëputur prerazi nga ruralja, e kanë gabim,sepse edhe provinca ka vlera të shumta e shumë të dobishme të nevojshme përintegrimin funksional dhe kodifikimin e procesit të mirëfilltë zhvillimormodernist.

Autori është këmbëngulës në pikëpamjet e veta, por edhe mirëkuptues imendimeve ndryshe, sepse siç vëren Xhevahir Spahiu: " Ai jeton nën hijenePikëllimës. Fati i këtij maliështë edhe fati i tij. Të dy bashkë hedhin sytë në largësi për tëgjetur njështeg drite."

Në vëllimin "Lis i vetëm në fushë" autori Rexhep Shahu është një përligjës isaktë i pikëpamjeve të Umberto Ecos, përkitazi me kërkimin e të veçantës nëmënyrën e funksionimit të së përgjithshmes, dhe rasteve në të cilat ai e shehtë përgjithshmen në të veçantën. Në rastin e parë kemi të bëjmë me alegori, nëtë cilën e veçanta shërben vetëm si shembull, si emblemë e së përgjithshmes,kurse në rastin e dytë shpaloset natyra e vërtetë e poezisë: shprehet një rasti veçantë pa menduar fare për të përgjithshmen, ose pa aluduar për të.Mjeshtria krijuese e Rexhep Shahut pikërisht këtu vjen në shprehje të plotësepse përmes – elementit të veçantë e përfaqëson edhe elementin e përgjithshëm,jo si ëndërronjëse si hije, por si kallëzim të gjallë dhe të vazhdueshëm të njëtë panjohure: "Ku të shkojmë zemër, nga tëshkojmë... / si të ikim prej këtu ku ka veç lakmi, / ku s’pjerdh kush përshpirtin, s’pjerdh kush për njeri, / ku të gjithë kërkojnë t’i duash e askushs’të do…" (Ku ta lëshojmë spirancën).

Gamën e pikëpamjeve dhe të veprimeve trajtuese të shumicës së ndjenjave tëveçanta dhe disa pamjeve të caktuara, që e deshifrojnë kodin semiotik tëpoezive të këtij vëllimi, Izet Duraku i sheh tek – "Pamjet apokaliptike qëautori i kundron me një qetësi të admirueshme", ndërsa Sadik Bejko te RexhepShahu shquan – "…fjalën e mirë, të saktë, harmoninë e vargut, të figurës.." qështjellohen lehtë dhe ngjallin mbresa të forta, sikur uji që rrëshqet nëpërduar dhe e pi toka e kallur nga etja, sikur ajri që përkëdhel edhe kur nuk e sheh,si drita që u jep shkëlqim syve. Pra, kemi në duar një libër të veçantë, të njëautori që tashmë ka vulën e vet prej poeti.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...