Ilir Demalia
Vetvrasja vrasje e publicistit dhe mendimtarit elitar, që është një farë në zhdukje në tokën tonë, krijoi një reaksion të madh, për vetë faktin se u sulmua në mënyrën më të ulët gjatë kohës që ishte gjallë.
Ardian Klosi, duke qënë se vinte nga një familje e nomenklaturës, por si një njeri me një mendim pro perëndimor me kulturë perëndimore, si disa të tjerë bij të bllokut apo nomenklaturës, është futur në grupin e djemve plangprishës (kundërshtarë të etërve të tyre).
Kultura e tij nuk ishte një privilegj i dhënë nga origjina e familjes së tij, kjo vinte nga formimi i tij psikomoral. Sëpari ishte ambienti jofamiljar, por ai miqësor, të cilin Ardian Klosi e kërkoi tek avangarda e viteve ‘70 si mendim dhe si kulturë. Mund të kujtojmë këtu mikun e tij të hershëm Kujtim Spahiu, i cili me grupin e tij “Matura ‘71”, sëbashku me Genc Dashin dhe Men Musarain, u shfaqën gjatë atyre viteve me muzikën e tyre të Rock-ut, nëpër bodrumet apo darkat shoqërore, si diçka tepër moderne për kohën me muzikën e tyre.
Po ashtu, mikeshë e Ardianit ka qënë edhe Brikena Çabej, me të cilën e bashkonte pasioni për letërsinë dhe gjuhën.
Këtë formim të tij, Ardiani nuk e ka paraqitur kurrë si egzibicionizëm, por na e ka dhënë si një frymë dhe si një kulturë nëpërmjet eseve të të tija publicistike, duke kultivuar lirinë e mendimit dhe jo konformizmit.
Nuk është e domosdoshme që të biem dakort me të gjitha mendimet e Ardianit, ashtu si edhe vetë unë kam opsionet e mia karshi pikpamjeve të tij dhe disa qëndrimeve të tij. Por kjo nuk do të thotë se kam të drejtë unë, apo ato që janë kundër Ardianit, sepse diskutimet me Ardianit ishin sipas motos “we agree to disagree” dhe polemikat me të, nuk ishin tendenca për të dhënë “Un”-in, por për të ngritur të dy palët në një pikë takimi. Në këtë drejtim, kemi çfarë të mësojmë shumë nga etika dhe replika e Ardianit, pasi ai nuk merrej kurrë me anët personale, por trajtonte dhe analizonte problemin që ngrinte pala “kundërshtare”. Ardiani, po ta shohim me kujdes, ishte tipi i studiuesit dhe i krijimit të një kulture, të një brezi që u rrit dhe jetoi në kohën më të egër të antikulturës. Nuk ishte rastësi, që me 8 Dhjetor të 1990 ishte ai që krijoi refleksionet në Akademinë e Arteve sëbashku me mikun e tij Edi Rama, që e ruajti miqsinë e refleksioneve, por nuk u inflencua dhe devijoi nga konsistenca dhe qëndrimet e tij politike, ashtu siç bëri miku i tij. Ardiani, megjithëse miku i tij u bë kryetari i partisë më të madhe të pozitës, ai nuk pranoi që të futet në këtë ekip politik, për vetë faktin se do humbte pavarësinë dhe lirinë e mendimit. Ashtu si në Dhjetorin e ’90-ës, siç më ka treguar miku im Shenasi Rama, Ardiani ishte në të gjitha ngjarjet dhe tubimet që u bënë në atë kohë nga studentët ku Rama i kërkoi që të bëhet pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike, Dani ju përgjigj: “ Jo! Unë përkrah lëvizjen tuaj dhe frymën tuaj, por dalja ime nëpër tribuna dhe involvimi në parrtinë tuaj të re, do t’ju prishi punë për shkak të origjinës time dhe marë dhënieve që kam unë me nomenklaturën” … Mendoj se kjo thotë diçka.
Dani u vetvra apo u vra ? Tashmë është e qartë se, ai kishte kohë që vuante nga një depresion. Depresioni psiqik nuk është as turp, e aq më pak krim !… Është një sëmundje si çdo tjetër, edhe kanceri të merr jetën. Ardiani i depresionuar, duhet të kishte patur si përgjigje dashamirësinë dhe ngrohtësinë e jo denigrimin në mënyrë permanente për origjinën e tij dhe për qëndrimet e tij, të cilat absolutisht nuk përbëjnë krim, por ne te kundërt ishin mendimet e një njeriu të lirë që mendonte ndryshe. Koha do të gjykojë … Duke qënë se ne si shoqëri më shumë se kushdo kemi vuajtur biografitë familjare në kohën e diktaturës, sot ata që bëjnë këtë gjë, nuk kanë asnjë ndryshim nga komunistët e djeshëm. Ardiani as nuk është përgjegjës dhe as nuk ka pse t’i vijë turp për jetën e babait dhe rrethit të tij familjar për pozicionin që kanë patur në diktaturë.
Ardianit titullin Dr. i Shkencave Histori – Filologji në universitetin e Münich- ut nuk ja dhanë si biri i Boilbil Klosit dhe nuk e vunë pedagog në katedrën e këtij universiteti, (ku zëvendësoi Martin Camen) si biri i B.Klosit. A.Klosi nuk zgjodhi të jetë fëmijë i bllokut, ai lindi si fëmijë i bllokut, pra ky nuk është faji i tij. Baballarët dhe prindët e kujtdo qofshin për krimet që kanë bërë, le të gjykohen nga ligjet, historia, publicistika. Dënimi i krimit komunist nuk është bërë akoma tek ne …
I thashë këto, sepse e gjithë kjo atmosferë, përpos depresionit që e kishte mbërthyer Ardianin, e ngarkoi edhe më shumë për ta çuar në aktin e vetvrasjes.
Edhe mbas vetvrasjes-vrasje, nëpër blloqet e ndryshme shprehej i njëjti gjykim, me një sadizëm e cinizëm që vjen nga kompleksi i inferiotetit, nga impotenca intelektuale për të pranuar se dikush është më i zoti. Kam lexuar shprehje mendimesh nga më të ndryshmet, deri në ngazëllim duke shprehur në formë jargesh gjoja keqardhjen për vdekjen e tij. Kapakun e mllefeve e vuri një koment: “Iku edhe një më shumë” dhe fatkeqësisht ky koment u bë nga një femër, e cila është dhe nënë. Le mos ta qajmë Ardianin, i cili mori një vendim për të ikur dhe … mirë bëri që u largua nga kjo kënetë e kulturës provinciale e patriotizmit folklorik e imoralitetit intelektual e nje shoqërie që ngazëllehet edhe me vdekjen, dhe pastaj pështyn mbi të, duke e përdorur atë, gjë që është bërë kulturë tashmë tek ne, për të treguar gjoja humanizmin e tyre, nëpërmjet keqardhjes që i del qartë nga jargët e tyre sadiste, siç thotë shprehja> “e vranë natën dhe e qanë ditën.
Lëreni të qetë Ardianin se ai është mirë … Le të qajmë veten tonë për këtë rrënim shpirtëror, kulturor, moral, shoqeror !
Testamenti i Ardian Klosit
Po iki….!
Po iki…
Per te gjithe ata,
Qe me dhane dashuri
Dhe s’munda tja kthej.
Po iki,
Per te gjithe ata
Qe me urryen,
Pse mendova ndryshe
Dhe s’munda tja kthej…
Po iki,
Sepse,
Do te jeni me te qete!…
Une dhe JU.
Une pse s’groposa njeri…!
Kurse ju,
S’keni kuptuar,
Se,
Po pregatsni gropen tuaj
Te perbashket…
Une,
Ne lirine time,
Gropos vetveten
Per te qene i lire.
LAMTUMIRE!
Pa meshire per mua,
Qe eshte pjese,
E sadizmit tuaj te ngerdheshjeve
Te postmortumit tim.
Me lini te qete ne paqen time!…