“DBK përgatit një luftë të armatosur me shqiptaret për ndarjen e Maqedonisë, rrezikun e shohin te nataliteti i madh i shqiptarëve dhe nataliteti i ulët i maqedonasve. Këtë do ta shohim se do te ndodhin edhe me shumë incidente të tjera të errëta në Maqedoni”, thotë Hoxha për “Lajm”
Shkup, 3 maj - Në një intervistë për “Lajm”, Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha flet për aksionin “Mostra”, prapavijën e tij dhe ngjashmërinë e këtij rasti me rastin e Sopotit. Sipas tij prapa këtyre aksioneve të montuara kundër shqiptarëve qëndrojnë shërbimet sekrete të Maqedonisë dhe Serbisë.
LAJM: Si e komentoni aksionin policor “Monstra”?
Hoxha: Aksioni nga policia maqedonase i ngjan aksioneve të mëparshme drejtuar kundër shqiptarëve dhe një aksion me epilog të tillë është pritur. Ka qenë i përgatitur shumë më parë nga shërbimi sekret i Maqedonisë (DBK), i cili është një filial i UDB-së së Serbisë dhe kuptohet që ky aksion që është përgatitur nga kuzhinat anti shqiptare është i radhës dhe nuk kanë të ndalur proceset e montuara kundër shqiptarëve të pa fajshëm.
LAJM: Sa ka gjasa që gjykimi i të arrestuarve të jetë real, apo ekziston rrezik të na ndodhë edhe një rast i montuar antishqiptar, i ngjashëm me rastin e Sopotit?
Hoxha: Edhe disa javë më parë kemi theksuar në një medium se ky aksion është drejtuar kundër shqiptarëve të pafajshëm me të njëjtin epilog si rasti i Sopotit. Fatkeqësisht në atë kohë ka qenë në pushtet BDI, të cilës iu deshën 7 vite që të bëjë diçka për pafajësinë e sopotasve, që edhe sot e kësaj dite malltretohen nëpër kuluaret e gjykatave maqedonase. Si atëherë edhe sot, BDI nuk pritet që të ngre zërin kundër këtij procesi të kuzhinave anti shqiptare. Atëherë u vranë 2 ushtarë të NATO-s me qëllim që të ndërmerret një ofensivë kundër ish UÇK-së dhe për ta penguar BDI-në dhe ndërkombëtarët që ta mbrojnë pafajësinë e ish UÇK-së. Ne ishim të parët që nuk i besuam këtij krimi në fshatin Sopot, sepse ish UÇK-ja, apo shqiptarët nuk kanë pasur asnjë interes të vrasin ushtarët e NATO-s, miqtë tanë. Edhe vetë fakti që u akuzuan 10-tra persona po të të njëjtit fshat për një minë, pasi do të ishte i krisur ai që do ta vendoste një minë në pragun e shtëpisë së vet dhe nuk duhen 10-të persona për të vendosur një minë. Nëse ju kujtohet në atë kohë plasën shumë bomba nëpër Kumanovë dhe Shkup, po ashtu na ndodhi edhe helmimi i nxënësve shqiptar në atë kohë. Po edhe kohës sodit po na ndodhin sulme apo krime çnjerëzore, provokime te shumta kundër shqiptarëve etj. Po i njëjti epilog me aktor te njëjtë prej filialit të UDB-së në Maqedoni që vendos gjithçka ndodh në Maqedoni dhe kontrollon edhe politikajt tanë me dosje të shumta të errëta. Nëse ministrja e punëve të brendshme nuk paraqet dëshmi te fuqishme, por vetëm deklarata te mara me dhunë prej te akuzuarve kjo është metodë e UDB-së që është përdorur dekada me radhë kundër shqiptarëve dhe çka është për tu habitur se po te njëjtat akuza te egra përdoren kundër te akuzuarve si për shembull “fundamentalizmin islam” që nuk ekziston, jo vetëm në Maqedoni por edhe ne Ballkan. Kjo bëhet vetëm për ti frikësuar politikanet shqiptar dhe denoncojnë ketë proces të montuar edhe për tu thënë ndërkombëtarëve se këta janë terroristë. Por besoj se ndërkombëtaret i kanë të njohura këto metoda ose procese te UDB-së dhe kërkojmë që komiteti ndërkombëtar prezent në Maqedoni të vëzhgojë për së afërmi ketë proces te montuar, se politikanet tan te jeni te sigurt se nuk mbrojnë elektoratin e vet qe i kanë votuar por do te heshtin si çdo herë. Jemi te brengosur se këta kriminel te shtetit do te inskenojnë apo do te kryejnë ndonjë krim tjetër te shqiptaret qe te acarohen marrëdhëniet ndër maqedonasit dhe shqiptaret dhe gjithë e dimë se kush është i interesuar për destabilitet ne Ballkan, ajo është Serbia.
LAJM: Në mesin e të arrestuarve si duket ka edhe ish pjesëtarë të UCK-së. A njihni ndonjërin prej tyre dhe sa besoni se ata mund ta kenë kryer krimin?
Hoxha: Nuk i njoh personat qe janë te akuzuar por vet fakti se kanë arrestuar shumë persona, ata kanë kërkuar ne mesin e shumë te arrestuarve edhe te akuzuarin ideal për projektin e montuar antishqiptar dhe ne mesin e te akuzuarve ka nena dhe motra tona. Për ta provokuar dinjitetin e shqiptarëve, unë mund te ju them se edhe ne 2001 kur gjakrat kanë qen ne lartësi te madhe dhe ne kemi pasur edhe ushtar e polic maqedonas dhe nuk i kemi ekzekutuar por i kemi liruar pa asnjë kusht te Kryqi i kuq ndërkombëtar, e jo sot dikush te vret disa djem te rinj te pa fajshëm qofshin ato edhe maqedonas. Në historinë shumë shekullore, shqiptaret kur nuk kanë ber krime, por serbet dhe të tjerët kanë bërë krime. Një herë thuhet qe autoret e vrasjeve te 5 personave u larguan nga Maqedonia në drejtim te Kosovës dhe mas një kohe këta kriminel janë aq naiv dhe kthehen ne Maqedoni apo ne vendin e krimit. Apo do te jemi shumë te befasuar kur ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë te prezantojnë armët e krimit dhe kjo thotë se asnjë kriminel armen e krimit nuk e mban me veti por e largon e nëse policia e Maqedonisë prezanton armët e krimit atëherë kriminelet janë vet policia apo DBK,dhe nuk ka njeri ne bot qe beson se krimineli mban me veti armen e krimit.
LAJM: Keni thënë se prapa kësaj vrasje ekziston shërbimi sekret i Maqedonisë. A keni siguruar në ndërkohë ndonjë argument për këtë pohim tuajin?
Hoxha: Unë edhe me par e kam cek se DBK përgatit një luftë te armatosur me shqiptaret për ndarjen e Maqedonisë, rrezikun e shohin te nataliteti i madh i shqiptarëve dhe nataliteti i ulët i maqedonasve. Këtë do ta shohim se do te ndodhin edhe me shumë incidente te tjera te errëta në Maqedoni.
No comments:
Post a Comment