Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/10

T’I QENDROJMË PRANË RAMUSH HAREDINAJ


Nga Luan Çipi





Ramush Haradinaj

Sa herë shpifjet e intrigat vijnë valësh
Midis hekurash të ndryjnë dhunshëm.
Ti del, prapë del dhe sërish do dalësh
O krenari e kombit, Shqiptar i pamundshëm.

Se veten tregove në ditë të vështira
Kur UÇK-ës, komandant, i prive në ballë,
Dhe kombit i ndolle shpresë e dëshira
Me shembullin se bashkimi arrihet me pallë.

Ta doni, ta mbroni e nderoni, shqiptarë
Trimin me besë e guxim, si askush
Këtë ushtar të mençur krenar
Me emrin e ndritur, Ramush Haradinaj.

Vlorë, 22 Gusht 2011

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...