Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/05/24

Alma Deda nga Rrogozhina :Autobusi mbeti i varur në bordurë,vajzat e prishën ekuilibrin,nuk dëgjuan këshillën e shoferit

Nga Flori Bruqi








Nuk mundi ti mbante lotët as para kamerave kryeministri i vendit Sali Berisha, duke shprehur...

kështu dhimbjen e madhe për 13 viktimat e tragjedisë në Himarë.


 

Menjëherë pas homazheve të djeshme të bëra nga Berisha në Universitetin e Elbasanit Berisha tha se tragjedia është më e rëndë kur je jashtë vendit.
 
“Familjarëve, studentëve, të gjithë qytetarëve të Elbasanit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ishte një tragjedi shumë e rëndë dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë vendit të vjen dy here me e rëndë,” u shpreh Berisha me lotë në sy.






Në autobusin e rrëzuar në Qafën e Vishës, me targa EL 2274 B udhëtonin 33 studente të degës Gjuhë-Letërsi, Viti i III-të të universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Nga qendra spitalore e Himarës raportohet për 11 viktima. Mes viktimave dyshohet se është edhe shoferi i autobusit. Të plagosurit në gjendje të rëndë janë nisur me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Dhjetra të tjerë drejt spitalit të Himarës dhe Vlorës. Në Spitalin e Vlorës raportohet mungesa e gjakut për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve të aksidentit. Ndërkohë, drejt vendngjarjes janë nisur Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj....



.....

Aksidenti i Himarës është nga ato ngjarje që të lë pa fjalë. Ka disa momente, kur media dhe ndoshta gazetarë të rastësishëm që u bie të jenë në punë ato momente, marrin peshën e përgjegjësisë që media duhet të ketë para opinionit publik në raste të tilla.

Media shqiptare, por dhe shoqëria në tërësi ka një problem me kulturën e vdekjes dhe lajme të tilla shokuese. Të gjithëve na mungon një sjellje profesionistësh që si gazetarë të mos jemi pjesë e korit që vajton, por e njerëzve që informojnë dhe që ndikojmë me informimin në sqarimin e asaj që ka ndodhur dhe asaj që po bëhet. Trasmetimet televizive të momenteve të para ishin thuajse të neveritshme. 

Reporterët e gjendur në turnin e dytë raportonin sikur po transmetonin ndonjë ndeshje futbolli ndërkohë që prodhuan boll konfuzion dhe me shifrat e jetëve të humbura. Disa televizione të mëdha vazhduan transmetonin muzikë apo emisionet e programuara pa bërë asnjë gjeste në respekt të shikuesve për ti informuar ata. Të tjera media kopjonin njera tjetrën dhe u bën bezdisëse me fjalën “ekskluzive”, a thua zoti e shkaktoi tragjedinë për tu lëvduar ata që kopjonin pamjet e njëri tjetrit. I vetmi gazetar që filmoi në vendngjarje dhe ai për arsye shumë personale, pasi po kalonte aty, ishte Stavri Marko, dhe ai u citua vetëm nga gazeta Tema e cila i mori raportet, si dhe nga CNN që po ashtu mori fotot e publikuara tek Tema me emrin e tij. 

Një kulturë abuziviste me një ngjarje për të cilën nuk kishim faj pse nuk ishim atje ku ndodhi, por kishim faj që rrihnim gjoksin nga Tirana, kush e dinte më mirë c’kishte ndodhur. Nga ana tjetër dhe kur raportohej për zhvillimet e mëtejme nga spitalet, më së shumti raportohej se kush politikan shkoi për vizitë apo kush ngushëlloi se sa për gjendjen kritike të studenteve të lënduara. Biles dhe lajmet për vdekjen e studentes së 12 media e dha duke cituar Nishanin dhe jo drejtorin e spitalit.

Mangësi e madhe është dhe mënyra se si reagon shoqëria. Të gjithë i kap trishtimi dhe dëshira për të ngushëlluar, por ndërkohë ka shumë pak iniciativa me të vërtet ngushëlluese siç mund të jenë dhurimi i gjakut, organizmi për tu qëndruar afër familjeve të viktimave, respekti për viktimat dhe solemniteti i kumtimit për lajmet për ikjen e tyre nga kjo jetë. Nëse media do të fokusohej më shumë në këto aspekte natyrisht që do ta bënte shoqërinë më pak depresive dhe do të ndihmon paska më shumë për të zbutur dhimbjen e familjarëve. Fokusimi tek gjaku, pamjet horror, nxitimi për të thënë kush e gjeti i pari sa vdiqën dhe cilët ministra arritën të parët në vendngjarje është një dimension i frikshëm i mungesës së fort që kemi si shoqëri për kulturën e vdekjes dhe respektin ndaj viktimave.

Një problem i madh ngelet raporti nga vendngajrja për shkaqet e aksidentit. Ministri Olldashi thotë se rruga aty është ende e re dhe në të vërtet ka vetëm tre vjet që është rindërtuar. Për të gjithë ata që e sjellin ndërmend vendin ku është rrëzuar, kemi parasysh standardet e ulëta ët projektit të rrugës në atë pjesë, tatëpjetën me kthesë të fort ndërsa zbret për tek ura dhe mbajtëset thuajse inegzistente të rrugës. Është interesant fakti që autobusi duke zbritur ka qenë jo nga krahu i humnerës por nga krahu i mbrojtur i rrugës dhe duhet të ketë pasur një shkak madhor që ka humbur kontrollin. 
 
Dhe në këtë rast dyshimet e forta drejtohen tek gjendja teknike e autobusëve që nisen për ekskursione me fëmijë dhe studentë, ët cilët në shumë raste janë kthyer në biznese ilegale të sekserëve të shkollave që porosisin autobuza të lirë për 50 euro më shumë në xhepat e tyre. Aksidente të tilla tragjike duhen kthyer në momente të forta reflektimi jo vetëm për të zbutur dhimbjen e familjarëve dhe për të orientuar shoqërinë drejt solidaritetit, por dhe për të bërë reforma të thella në politikat e komunikacionit dhe sidomos ën rregullore të rrepta të transportit publik të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, sa i përket kushteve teknike të mjeteve që udhëtojnë. 
 
Rreptësia me te cilën duhet të kontrollohet nj autobus që raporton fëmijë, nxënës dhe student duhet doemos të jetë e standardit më të lart dhe shoferët që licencohen për udhëtime të tilla, duhet të jenë ët standardit të lart. Pistat më e mundshme e atij aksidenti përveç standardit të dobët të rrugës është gjendja teknike e autobusit dhe ndoshta aftësitë njerëzore të shoferit. Dhe kjo është pasojë e papërgjeshmërisë që ne si shoqëri kemi për jetën e qytetarëve tanë.


Ngjarja e Himarës përsëriti tragjedinë e 22 viteve më parë afër atij vendi ku një autobus me student dhe pedagogë të Institutit Bujqësor të Kamzës humbën jetën së bashku me dy helikopterët që u shkuan në ndihmë. Edhe atëherë Shqipëria u shokua nga përmasa e tragjedisë, por 22 vite më pas, shumë pak mësime kemi nxjerr se si të përballemi me tragjedi të tilla dhe mbi të gjitha si ti shmangim ato.



Aurora 







Midis viktimave të tragjedisë së djeshme në Himarë ishte edhe një djalë, Armand Halilaga, nga Kavaja. Ai nuk ishte student i vitit të tretë, Gjuhë-Letërsi të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, por ishte i fejuari i njërës prej vajzave, Besjana Xhenetit po nga qyteti i Kavajës. Në udhëtimin e “ferrit”, Armandi kishte vendosur ta shoqëronte të fejuarën për të kaluar disa ditë së bashku pranë detit të jugut, në qytetin bregdetar të Sarandës.




Sipas fqinjëve ata duheshin shumë edhe pse në një farë mënyrë gjendeshin larg njëri tjetrit, ajo konviktore në godinat e vajzave të universitetit të Elbasanit, ndërsa ai jetonte e punonte në Kavajë. Ishin njohur shumë të rinj dhe pothuajse cdo fundjavë përpiqeshin ta kalonin së bashku. Ose ai shkonte në Elbasan, ose ajo vinte në qytetin e saj… E megjithatë fati nuk ishte në anën e tyre… Ndërsa Armandi ishte mes 11 viktimave të para të aksidentit, fatmirësisht Besjana nuk u lëndua rëndë. Ajo ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën dhe ndoshta akoma nuk e ka marrë vesh lajmin e kobshëm të humbjes së dashurisë së saj.
Ndërkaq dy familjet i ka pushtuar zia ..njëra humbi djalin në moshë shumë të re ndërsa tjetra dhëndrin e ardhshëm…






Nene te lutem me lejo,
te shkoj dhe une bashk me to.
nuk eshte shume vec nje nat,
neser do te kthehem prap...
do defrehem te lutem nene,
me ler te ik diten e hene...

nuk do ik pergjithmon,
vec nje dite eskursjon,
te jem dhe une me shoqerin,
se ketu e kam shtepin..

nena shkrete e uruar,
lutja vajzes,
e ka coptuar,,
me mund dhe me sakrifice,
vajzen ne eskursjon ta nise,,

mundesite sishin shume te medha,
qe vajzes ti jepnin shum para,
e nisin ne eskursjon ta cojn
me pengun a do ti mjaftojn....

e nis me dhimbje nena shkret,,,,
se di qe vdekja po e pret,,,
se di qe ai eskursjon i urryer,
ja mer vajzen per mos tja kthyer,,,

nje telefonate pret ajo,
NEN ARRITA MOS U SHQETESO
por nje telefonat mberrin
nga e cila ulerin,,,

nga ai lajm qe ajo mori,
godet me grushta kraharorin,
cjerr fytyren e saj..
dhimbja zemren nis tja caj,,

me fal bija ime,
te rrita me mundime,,,
si sme lajmeroj kjo zemer e shkret
qe sot do nderrosh jet,,

me fal bije qe ste ndalova,
deshiren mami ta plotesova.
shume endrra bije kishe,
por se dija qe e fundit kjo do ishte..



"Ikëm, nuk po mundem ta ndaloj dot”,ka thënë shoferi në momentin që ka....

kuptuar se nuk ishte në gjendje të kontrollonte mjetin.

Dy nga vajzat nga spitali i Vlorës dhe nga spitali ushtarak në Tiranë thanë se teksa hynte në kthesën pas të cilës vjen disheza e lehtë, autobusi ka qenë me shpejtësi dhe ka prekur shkëmbin në krahun e djathtë të rrugës.

Më pas ka vazhduar lëvizja e çrregullt dhe në këtë kohë drejtuesi i mjetit ka frenuar si dhe është përpjekur të mbajë timonin në drejtimin e vazhdimit të rrugës. Në këtë interval kohor, pasagjeret studente kanë dëgjuar britmat e shoferit që ka thënë se nuk po e ndalonte dot mjetin.

Në vendngjarje, në rrugën ku ndodhi aksidenti, janë konstatuar 25 metra gjurmë frenimi në asfalt ,por gjithçka ka qenë e kotë pasi autobusi nuk ka arritur të ndalojë.



Indinjimin dhe dëshpërimin e familjrëve të studenteve që gjetën ...

vdekje tragjike dje,e dyfishon deklarata e vëllait të njërës preja vajzave të palgosura,i cili dëshmon se studentet i kishin kërkuar shoferit tre herë që ai të ulte shpejtësinë e mjetit.

I riu thotë se ka folur me motrëne tij dhe ajo i ka thënë se i krkuan shoferit tre herë aë ai të uli shpejtësinë,por ai nuk kishte frenuar,me pasojë të ndodhi tragjedia.
“Brenda pak sekondash e kanë parë autobusin të rrotullohet dhe të bjerë në greminë. Më pas ajo thotë se ka parë disa vajza të mbetura të vdekura dhe disa të tjera që përpiqeshin të dilnin nga autobusi përmes dritareve”, tha vëllai i njërës prej vajzave të mbijetuara që gjendet aktualisht në Spitalin Ushtarak










Dëshmia më e fundit sjell në dritë edhe përpjekjen e shoferit për të manovruar mjetin.

Makina tragjike ka mbetur e varur në humnerë,por paniku që kapi vajzat,prishi ekuilibrin,me pasojë të gjejndë vdekjen 12 studente dhe shoferi.

Një nga studentet e plagosura në aksidentin tragjik të ditës së hënë, Alma Deda nga Rrogozhina, thotë se autobusi ka mbetur i varur, por vajzat e kanë prishur ekuilibrin në panik e sipër. Duke folur për media, ajo sjell dëshminë e saj për ngjarjen.

Mund të na përshkruani momentin e rrëzimit të autobusit?

Po, e mbaj mend shumë mirë se çfarë ka ndodhur brenda atyre pak minutave. Unë isha në gjumë dhe pas dy minutash, pasi u zgjova, ndodhi gjithçka. U zgjova, u mbështeta në sedilje dhe po prisnim të ndalonim për të ngrënë diçka. Kaluam një kthesë të fortë dhe erdhi kthesa tjetër. Kur, në atë moment autobusi u fut nga ana e kodrës dhe u ndje një përplasje dhe zhurmë e fortë. Reaguam të gjitha duke bërtitur, ndërsa shoferi frenoi, por autobusi nuk ndalej. Autobusi ngeli nga njëra anë në ajër dhe nuk dinim më se çfarë po bënim.


Çfarë bëtë në atë moment?

Shoferi po bërtiste: Bo, bo, çfarë ndodhi. Mos lëvizni, mos dilni para autobusit se do të rrëzohemi, prisni sa tu hap derën, mos dilni para. Qëndroni në fund të autobusit, nuk duhet të peshoni para”. Por ne na kapi paniku dhe të gjitha u turrëm para autobusit pa vetëdije. Po të kishim qëndruar në fund, nuk do të binim. Shoferi u përpoq të hapte derën, por butoni që shtypte nuk po merrte komandë. Ai thoshte: Nuk punon, nuk punon. Ishte çështje sekondash, nuk di ç’të them. Autobusi u rrotullua dy herë derisa u rrëzua në fund.

Mbani mend gjë se ku u gjendët më pas?

Kur kemi rënë, unë dola jashtë autobusit. Me siguri që kam dalë nga xhamat. Unë shpëtova se autobusi u përplas në një vend që ishte si shesh i vogël dhe ngela aty, ndërsa autobusi vazhdoi të rrokullisej më vonë.

Studentja nga fshati Verdovë i Pogradecit i premtoi të fejuarit të saj se...

edhe e vdekur do të gkthhej më datë 23 që të festonte ditëlindjen e tij.

Aurora Molla është varrosur një ditë më vonë për të qenële rpanishme edhe e vdekur në festëne ditëlindjes së të fejuarit, Erjon Maxhari, të cilit i ka rënë të fikët disa herë gjatë ceremonisë. “Nuk mund të festohet në asnjë mënyrë më keq sesa sot ditëlindja ime,” ka thënë Maxhari.

E ëma e vajzës, Shqipja, thotë se ajo kishte thënë se e edhe e vdekur do vinte të festonte ditëlindjen e të fejuarit.

Kurse daja i vajzës, Lutfi Muçka, thotë se Aurora i kishte dhënë një fletore me poezi për ta lexuar. Ai thotë se ka peng që nuk ia botoi poezitë përpara vdekjes. Për GSH ai ka rrëfyer një nga poezitë e saj. Lexojeni më poshtë:

Tani o botë më uro gjumë të ëmbël,

Se do të fle e qetë larg njerëzve,

Hipokritë e llafazanë,

Dhe më duhet të pres të papriturën,

E aq shumëpritur,...


Eglantina Çela

Deklarata e bashkëshortes të shoferit që drejtonte automjetin që mori jetën e 12 studenteve,është...shokuese dhe tregon realitetin tronditës në vendin tonë,pasi duket se psikologjia e rëndë për shkak të varfërisë sjell gjithçka negative.

Eglantina,gruaja e shoferit Pëllumb Çela thotë se bashkëshorti i saj kishte mundësi të hidhej nga makina teksa ishte në ecje,pasi kishte aftësi të madhe në timon,por nuk e bëri këtë për të luftuar deri në momentine fundit që të shpëtonte studentet.




“Pëllumbi ka pasur mundësinë që të hidhej nga autobusi, pasi di të hidhet në ecje. E ka mësuar prej vitesh në praktikë. Kam një jetë në krah të tij dhe kemi katër fëmijë bashkë, dy djem dhe dy vajza. I njoh mirë aftësitë e tij në timon, por edhe si mekanik. Ai nuk është hedhur nga timoni pasi nuk ka dashur të shpëtojë vetëm veten. Ka ndenjur deri në fund dhe ka shkuar drejt vdekjes i sigurt, duke u përpjekur të shpëtojë vajzat,” thotë Eglantina për gazetën Panorama.



Ajo shpreh edhe tmerrin psikologjik të bashkëshortit të saj,i cili punonte vetëm për 200.000 lekë të vjetra në muaj dhe i pasiguruar.

“Paga ishte 200 mijë lekë të vjetra, por Pëllumbi nuk rrinte dot pa punë. Ishte shumë i urtë dhe nuk bënte fjalë për çështje rroge. Gjithnjë ka qenë punëtor në maksimum, i drejtë dhe i ndershëm,” thotë Eglantina ...




E pyetur se a ishte i siguruar ai, ajo thotë: “Jo, jo, e di unë. Nuk ka qenë i siguruar, sepse e kemi diskutuar edhe punën e pensionit disa herë. Pëllumbi më ka thënë se se nuk i paguheshin figuracionet”.

Pa e kthyer asnjëherë kokën mbrapa.




Emrat e studenteve që i ndau nga jeta në momentin e lulëzimit autobusi tragjik.


1. Denisa Guzi nga Gramshi
2. Ermira Mana nga Elbasani
3. Aurora Molla nga Pogradeci
4. Lindita Kabashi nga Elbasani
5. Joana Debinja nga Lushnja
6. Elsa Daka nga Elbasani
7. Juliana Tola nga Elbasani
8. Armand Halilaga nga Kavaja
9. Pëllumb Çela, drejtuesi i mjetit, nga Elbasani
10. Fabiola Shehi nga Bërxulla Tiranë
11. Eriola Xhoi nga Elbasani vazhdojnë procedurat e verifikimit me familjarët
12. Eranda Baloshi nga Elbasani
13. Dorina Stafa nga Kruja



Po kurohen në Spitalin Ushtarak Tiranë:

1. Kaltra Pollozhani
2. Alma Deda
3. Eranda Bato
4. Antoneta Taçe
5. Doriana Kumria
6. Anisa Çobaj
7. Shegushe Haka
8. Elsa Shtylla
9. Ifsjana Karriqi
10. Mirsie Biba
11. Besjana Dani
12. Briselda Gubere
13. Florije Peci
14. Blerina Çereni
15. Griselda Zeneli

Po kurohen në Spitalin e Vlorës:

1. Elidona Gjinaj
2. Enkela Daja
3. Ticiana Hysa
4. Juliana Kuqi
5. Ergita Opingari
6. Adjola Musaka
7. Liri Hasa
8. Besjana Xheneti
9. Adisa Çela
10. Anisa Hysa

Në gjendje të mirë në Spitalin e Himarës

11. Arta Ballabani

Nga grupi i posaçëm hetimor vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Lista e personave që gjendeshin në autobusin e dytë të cilët...nuk janë përfshirë në aksidentin e rëndë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore:

1. Lubica Kerthi
2. Shpresa Elezi
3. Greta Hoxha
4. Adile Suli
5. Endri Boçi
6. Rozeta Sinani
7. Nertila Gjini
8. Marjola Ahmetaj
9. Nevila Seitllari
10. Rajmonda Kasa
11. Thëllëza Lleshi
12. Daniel Dulellari
13. Daniela Sharra
14. Marsida Memushi
15. Blerina Sallaku
16. Rezarta Hida
17. Adriana Balla
18. Manjola Cepi
19. Olgert Çela
20. Ervin Qarri
21. Orgerta Miraka
22. Antigona Pole
23. Ornela Mullaliu
24. Xhoana Bardhi
25. Matilda Sadiku
26. Migena Handari
27. Fatbardh Shala
28. Valbona Isaku
29. Elona Skeja
30. Arisa Buzi
31. Valbona Belba
32. Lutfie Kola
33. Vojsava Duka
34. Miranda Brahimi
35. Irma Gjuzi
36. Sokol Agolli
37. Mario Lila

Dy vajzat e aksidentit tragjik të Himarës,Florije Peci dhe Eriselda Guberi të cilat ndodhen në...

gjendje të rëndë shëndetësore momentalisht po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak, mëngjesin e ditës së nesërme do nisen për kurim në Austri për t’iu nënshtruar mjekimit në klinikat më të specializuara atje. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe ambasadori austriak, Florian Rauning.

“Kemi lajme të mira nga Vlora, 5 vajza kanë lënë spitalin. Është një lajm pozitiv, vajzat e tjera në spitalin e Vlorës vazhdojnë të jenë në një gjendje mjaft të mirë. Edhe në Spitalin Ushtarak gjëndja është e mirë, stacionare, jemi shpresë plotë që ato që nuk kanë komplikacione të tjera do të fillojnë të lënë spitalin.

Problem mbeten dy vajza, për të cilat kemi bashkëpunuar me Ambasadorin e Austrisë dhe sëbashku kemi arritur të kemi një zgjidhje pozitive, trajtimin e tyre në klinika të specializuara në Austri. Në këtë mënyrë hapen mundësi të reja për një trajtim pozitiv dhe shpresëmadh, sepse miqtë e mirë duken në ditë të vështira” deklaroi Vasili.

Në fjalën e tij ambasadori austriak Florian Rauning tha,“Transporti është parashikuar nesër në mëngjes, nëse e lejon statusi i tyre shëndetësor. Ishte një punë intensive këto dy ditë për gjetjen e klinikave të specializuara”.


Viktimat e tragjedisë:

Denisa Guzi
1.      Denisa Guzi, 21 vjeç, banuese në fshatin Mashan, Komuna Kodovjat, Gramsh






Ermira Mana
2.      Ermira Mana, 22 vjeç, banuese në fshatin Shelcan,  Elbasan






Aurora Molla
3.      Aurora Molla, 21 vjeç, nga fshati Vërdovë i Pogradecit






Lindita Kabashi
4.      Lindita Kabashi, 21 vjeç, banuese në fshatin Shtërmen, Komuna Gostime, Elbasan






Joana Debinja
5.      Joana Debinja, 22 vjeç, nga fshati Çermë Sektor, Komuna Tërbuf, Lushnjë






Elsa Daka
6.      Elsa Daka, 22 vjeç, nga Elbasani banuese në fshatin Kuqan






Juljana Tola
7.      Juliana Tola, 21 vjeç, banuese në fshatin Mirak, Librazhd






Fabiola Shehi
8.      Fabiola Shehi, 22 vjeç, nga Bërxulla Tiranë






Eriola Xhoi
9.      Eriola Xhoi, 28 vjeç, nga Elbasani






Eranda Baloshi
10.  Eranda Baloshi, 22 vjeç, banuese në fshatin Katundi i Ri Bradashesh, Elbasan






Dorina Stafa
11.  Dorina Stafa, 21 vjeç, nga Kruja






Armand Halilaga
12.  Armand Halilaga, 23 vjeç, nga Kavaja






Pellumb Çela


Profile studentësh shqiptarë në Itali


Një rubrikë kushtuar studentëve shqiptarë në Itali, për t'i njohur përtej numrave të ftohtë të statistikave të përvitshme. Për të zbuluar nëpërmjet vetë eksperiencës së gjithsecilit jetën e studentëve shqiptarë në Itali, qëllimet e tyre, marrëdhëniet me Shqipërinë e me Italinë, vështirësitë objektive e subjektive, botën e punës dhe përfytyrimin e të ardhmes. Për të pasur një panoramë të segmentuar përtej retorikës përshkruese të klisheve që mbulojnë fenomenin e studentëve në Itali
Quhem Gjergji Kajana, jam nga Berati dhe jetoj në Romë prej 7 vitesh e gjysmë.
Studioj Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin "La Sapienza"(me ç’thonë edhe akademikë të kualifikuar, një ndër më të mirët e Evropës).
Zgjodha Shkencat Politike sepse gjithmonë më kanë pëlqyer degët shoqërore e aspektet politiko-historike të realitetit ndërkombëtar.
Kam zgjedhur Italinë për shkak të njohjes së mirë të gjuhës italiane qysh në Shqipëri dhe njohjes gjithashtu të aspekteve të gjera të jetës e kulturës italiane përmes medias televizive.
Aktualisht jam i regjistruar në vitin e parë të diplomës së nivelit të dytë në Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare: mendoj se studimet do t’i përfundoj brenda dy vitesh.
Jam i kënaqur prej zgjedhjes sime sepse arrita të diplomohem të paktën në nivelin e parë, nëntorin e kaluar me notën 95/110); dikujt tjetër në atdhe do t'ia këshilloja Italinë në krahasim me vende si Greqia e Rumania, por kush ka mundësinë të studiojë në SHBA, Angli, Francë e Gjermani le të vrapojë atje: Italia vjen pas tyre për nga cilësia!
Aktualisht shpenzimet e mia i përballoj gati të gjitha vetë duke punuar, i ndihmuar edhe nga kësti i pare i bursës 2008/2009. Bursa ndihmon shumë por nuk i mbulon dot krejt nevojat ekonomike të kujtdo të riu student.
Te jesh student shqiptar ne Itali është një përvojë formuese jete e studimi në një vend padyshim të zhvilluar- megjithëse me pabarazi shoqërore të theksuara - e kulturalisht perëndimor. Me sa i shoh unë, italianët kanë konceptualisht probleme në pranimin e diversitetit kulturor: i pandehuri "racizëm" i tyre qëndron këtu. Unë personalisht nuk kam hasur probleme racizmi ndaj vetvetes për shkak te origjinës sime etnike; madje ndaj nesh italianet janë kureshtarë. Unë nuk perceptoj racizëm ne Itali.
Më tepër se Shqipëria Italia me ka ofruar mundësinë e një konkurrimi akademik të vërtet: diploma italiane vlen vërtet sepse duhet djersitur deri në fund, titujt akademike të Shqipërisë janë të vërtetë vetëm në kopertinë.
Te ardhmen time e shoh në një vend evropian.
Kur erdha mendoja se një dite do të kthehesha, sot nuk e di nëse do te kthehem apo jo së shpejti në atdhe.
Ndonjëherë mendoj se një vend i tretë evropian (ndoshta Franca apo Anglia) është më mirë se Italia. Por "kontrata" ime me Italinë ka ende disa vite vlefshmëri e unë do ta respektoj.
Në mjedisin universitar frekuentoj më shumë shqiptarë se italianë; por kam marrëdhënie korrekte me studentet vendas ose "globale" gjithashtu.
Marrëdhëniet mes dy komuniteteve më ngjajnë formalisht korrekte; fatkeqësisht, ka pak bashkëpunim.
Në kohën e lirë shoh TV, frekuentoj Internetin e lexoj-shumë botime italiane jashtëshkollore gjithashtu pasi më tërheq njohja e botës së vendit ku jetoj prej vitesh.
J.B.
Jam nga Tirana. Jetoj në Romë. Jam në Itali prej 7 vjetësh, kam mbaruar fakultetin e mjekësisë.
Zgjodha këtë sepse mendoj se jam i prerë për këtë punë. Pres të specializohem në urologji.
Pse kam ardhur në Itali nuk e mbaj mend. Sot, nuk do ia sugjeroja askujt të vinte të studionte në Itali.
Shpenzimet e mia i përballoj, pak me punë, pak me ndihmën e familjes, por dhe bursa mjafton po te shtrëngosh rripin.
Perceptoj goxha racizëm.
Italia nuk di të them çfarë më ka dhënë më shumë se Shqipëria, mbase pak më shumë eksperiencë dhe nga vetë jeta.
Jam thjesht kureshtar të di sa shqiptarë jemi që studiojmë këtu.
Veten e shoh patjetër dhe vetëm në Shqipëri, dhe nuk e kam menduar ndonjëherë të qëndroj në Itali. Ndoshta në një vend të tretë po, mbase diku tjetër në Evropë.
Marrëdhëniet mes nesh dhe italianëve janë të mira, normale dhe unë nuk bëj dallime mes njerëzve që frekuentoj për nga kombësia.
Kohën e lirë e kaloj duke lexuar libra, më shumë shqiptarë sepse jam i interesuar të mos harroj të flas dhe të shkruaj mirë shqipen ndryshe nga qeveritarët tanë.
Më quajnë Enriketa Ismaili. Jam nga Berati me studime në Ancona.
Kam 4 vjet në Itali. Studioj në degën ekonomi financë në universitetin e Anconës. Jam në vit të fundit e shpresoj të diplomohem brenda vitit 2009.
Zgjodha këtë degë se e ndieja veten mirë në matematikë.
Në Itali jam me familjen ndaj edhe nuk e ndiej personalisht përballimin e shpenzimeve, por si ekonomiste që jam, kuptoj që llogaritë dalin gjithnjë mangët kur vjen puna për të paguar qiranë, për shembull.
Në ambientet e universitetit nuk ndihet racizëm. Qoftë studentët, qoftë profesorët italianë, korrektesën ta shpërblejnë me të njëjtën monedhë, pavarësisht nga kombësia që mund të kesh. Ndërsa jashtë universitetit, në jetën e përditshme, racizmi ndihet ethshëm. Askush nuk mund të mbajë qëndrim ndaj klasës politike italiane për ligjet që nxjerrin për emigrantët, ligje që nuk bëjnë tjetër veçse thellojnë pabarazinë, largojnë respektin reciprok, për të mos thënë që rrisin urrejtjen e ksenofobinë.
Italia padyshim më jep më shumë se Shqipëria. Këtu jetesa është më e mirë, kultura europiane preket me dorë kudo, nuk ka thashetheme politike. Këtu nuk vihet në diskutim uji, dritat, gazi e rrugët.  Pas mbarimit të studimeve e shoh veten vërtet në udhëkryq. Nuk e di nëse ëndrra ime e çoroditur përfundon në atdhe, apo atdheu im i çoroditur (nga politika) do të më detyrojë të rri në Itali.
Marrëdhëniet e mia me italianët janë të mira e korrekte. Kam shoqe italiane që i kam zili për talentin e mbarëvajtjen në mësime dhe korrektësinë e tyre në jetë. Janë të çiltra dhe kurrë nuk ta kanë me hile. Shpresoj që ky brez i ri është më mendjehapur se politikanët e këtij vendi e do të vijë një ditë që do të zhdukë ligjet dhe hendekët ndarës të njerëzimit.
Kohën e lirë e kam shumë të kufizuar. Ditën e kaloj me studim, libra, kompjuter, në bibliotekë e televizor. E të nesërmen prapë të njëjtat gjëra nga e para. Fundjavën e kaloj me të fejuarin, Besmirin që punon në Milano. Martesën me të huaj e kam parë gjithmonë si një shaka me kripë si ato të Duçes.
Studentëve që vijnë me studime këtu në Itali do t'u këshilloja të mendohen mirë, ta peshojnë mirë me mend nëse duan vërtet të mbarojnë shkollën. Nëse duan vetëm të kalojnë kohën, më duket vend më i përshtatshëm Shqipëria, për më tepër ka edhe aq shumë universitete...
Për gazetën Bota shqiptare më lejoni që të them që bën shumë mirë me këtë rubrikë për studentët që ka hapur së fundi. Do të mund të shohim një kuadër studentëve shqiptarë në Itali gjatë këtyre viteve, si për shembull, sa regjistrohen, sa mbarojnë shkollën e për sa kohë e mbarojnë e sa të tjerë humbasin rrugës. Shpresoj që të bëhet një studim i mirë që të na shërbejë nëve që jemi këtu por edhe atyre që do të vijnë.

Kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat


Shembulli i dy të diplomuarve psikologë, në Torino
nga prof. Murat Gecaj
1.
Anila Novruzaj ndiqte studimet në degën e psikologjisë, të Universitetit Pontificia Salesiana të Romës, në Torino. Ajo kishte përfunduar studimet për ekonomi-biznes, në Universitetin e Tiranës. Por kërkesat e një zyre punësimi, pra që lidhej me ndërmarrje të ndryshme prodhimi, i shtruan asaj detyrën që të kishte dhe një degë të dytë të shkollës së lartë. Megjithëse nga qyteti Asti, ku ajo banon familjarisht tash sa vjet, Torino është disa kilometra larg,  mori parasysh  kapërcimin e çdo vështirësie dhe u regjistrua aty, për t’u aftësuar më tej për jetën. Por kishte edhe një farë moshe (tani ajo i ka kaluar të 40 vjetët) dhe kërkesat e familjes, punës së përditshme dhe mirërritja e shkollimi i djalit, Mattias, kërkonin kohën e tyre të nevojshme. Megjithatë, si bijë vlonjatësh, me origjinë nga Tërbaçi i Vlorës, ajo u përball me çdo mëdyshje e doli fitimtare.
Kështu, muaj pas muaji e vit pas viti, Anila arriti t’i kapërceje vështirësitë e largësisë së Universitetit e i dha me sukses të gjitha provimet e kërkuara, në tri vjet radhazi. Bashkë me të, i vijuan leksionet e dhanë provime 60 studentë për degën e psikologjisë, që më parë kishin mbaruar studimet e larta për ekonomi, mjekësi, mësuesi etj. Ndër ta, ishte dhe një vlonjate tjetër, Lindita.
Në vizitën time të kohëve të fundit në atë qytet, pata mundësi që ta shihja nga afër punimin prej rreth 150 faqesh të diplomës së Anila Novruzajt, në gjuhën italiane (ajo, tashmë, ka marrë edhe shtetësinë e këtij vendi). Ai titullohej, “Kalimi në moshën e rritur, kur kufijtë ndërthuren”. Për hartimin e këtij punimi, përveç shfletimit të mjaft librave si literaturë ndihmëse, asaj i është dashur të vëzhgojë dhe të intervistojë shumë të rinj emigrantë, të moshave 14-19 vjeç. Ata janë banues në disa qytete të Krahinës së Piemontes dhe me kombësi shqiptare, rumune, marokene, peruane, senegaleze etj.
Dita e mbrojtjes së diplomës (më 4 tetor 2010) ishte ngjarje e shënuar për këtë emigrante shqiptare. Kënaqësi për të ishte se, ndër të tjerët, atë ditë aty ndodhej mikja e saj, Valbona Hodaj, e ardhur nga Tirana. Pasi u zbatua procedura e kërkuar, komisioni përkatës vendosi që kjo diplomante meritonte maksimumin e pikëve, pra 110. Sigurisht, kjo ishte kënaqësi e veçantë për të dhe meritë e punës këmbëngulëse disavjeçare.
E pyeta Anilën se cila është veçoria kryesore e këtij punimi. Ndër të tjera, ajo tha se kishte arritur në përfundimin se emigracioni, ashtu siç e kanë përjetuar dhe vetë italianët në të kaluarën e largët, është një fatkeqësi e detyruar nga rrethana të caktuara historike. Ai ka ndikimin e vet si te prindërit, por dhe te fëmijët e tyre. Gjatë viteve në emigracion, të rinjtë emigrantë të  vendeve të ndryshme kanë gjetur forca për t’i përballuar sfidat e tij. Por, kryesorja, është dëshmuar se ata kanë fituar aftësi për ta përballuar jetën në kushte të reja, me afirmim e dinjitet. Ky është dhe një ndër mësimet e historisë shumëvjeçare të popujve, që janë prekur nga plaga e emigracionit. Pra, kështu, kujtesa historike flet shumë dhe për vetë italianët, të cilët në përgjithësi po e dëshmojnë përkrahjen ndaj emigrantëve dhe përshtatjen me ta.
Anila Novruzaj dhe 84-vjeçari Domenico Villone
Në fund, kjo diplomante e re në fushën e psikologjisë, më tregoi se sivjet po e vazhdon më tej punën e nisur. Pra, është regjistruar pranë degës përkatëse, në Universitetin e Torinos dhe do t’u nënshtrohet të gjitha kërkesave për të kaluar shkallën e parë të kualifikimit dhe për të marrë gradën “Doktore e shkencave psikologjike”. Por ajo ka edhe një merak tjetër, dëshiron që temën e shkruar, në mbarim të studimeve të dyta të larta, ta përkthejë në gjuhën shqipe dhe ai të lexohet e të jetë pasuri e lexuesve të vendlindjes së saj.
2.
Duke biseduar me Anila Novruzajn mësova dhe një fakt shumë interesant e domethënës. Studimet për degën e psikologjisë dhe provimet për të, në Universitetin e Torinos, i kishte ndjekur edhe një  i moshuar, tashmë 84-vjeçar. Ai quhet Domenico Villone. Është me origjinë nga Pulja dhe jeton prej vitesh në qytetin e Torinos. Ka lindur në Afrikë, ku i ati ishte ushtarak në një kamp përqendrimi. Pastaj, 60-70 vjet më parë, u vendosën familjarisht në kryeqendrën piemonteze ku jetojnë sot.
Pasi mbushi moshën, ai doli në pension. Por disa vite më vonë, Domenicos i lindi mendimi të regjistrohej për studime të larta në degën e psikologjisë. Kështu, për një periudhë 3-vjeçare, arriti t’i ndiqte leksionet dhe t’i jepte me sukses provimet e lëndëve të ndryshme. Por, që të diplomohej, edhe atij i kërkohej të shkruante një punim diplome. Me këmbëngulje, ai e realizoi një gjë të tillë dhe, në korrik 2011, para komisionit përkatës paraqiti punim-diplomën me temë: “Jetëshkrimi, shkalla më e lartë e vetëdijes profesionale”. Udhëheqësi i diplomës dhe të gjithë pedagogët e tjerë mbetën shumë të kënaqur prej tij, prandaj i bënë vlerësimin maksimal, me 110 pikë.
Tani, që u njohëm me këto dy raste domethënëse, për vullnetin dhe këmbënguljen e njeriut në arritjen e qëllimit të dëshiruar, mund të nxjerrim përfundimin e njohur nga të gjithë, se kurrë nuk është vonë për të mësuar e studiuar. Shembulli i Domenico Villones dhe shqiptares Anila Novruzaj, e dëshmon  më së miri këtë gjë që vlen për cilindo. Prandaj, u urojmë atyre nga zemra shëndet të plotë e plotësim të mëtejshëm të dëshirave të tyre dhe arritje të qëllimeve të dëshiruara!

A ia vlen të kthehesh në Shqipëri?


Studimi: “Edhe pse shumica e konsideron të mirë ose shumë të mirë vendimin për tu kthyer (79%), mbetet shqetësues fakti që rreth 36% e të kualifikuarve të kthyer nuk e shohin veten në Shqipëri pas pesë vitesh”
Një studim i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, EMA, i realizuar në bazë të një ankete me profesionistë të rikthyer që janë kualifikuar jashtë vendit ka arritur në përfundimin se shqiptarët që kanë studiuar jashtë kanë vështirësi për t’u integruar në tregun vendas të punës.
Ndër problemet më kryesore të tyre janë kultura e punës dhe korrupsioni. Profesionistët e rinj thonë se kanë problem me njohjen e diplomës nga Ministria e Arsimit si dhe me gjetjen e një pune.
“Me gjithë dëshirën për të riatdhesuar personat e diplomuar jashtë, ata kanë pak ose aspak marrëdhënie me institucionet e qeverisë” thuhet në raport.
Mendohet se 1,4 milionë shqiptarë kanë emigruar jashtë gjatë dy dekadave të fundit.
Në vitin 2006, me ndihmën e PNUD, qeveria shqiptare ngriti një program për thithjen e trurit (brain gain).
Megjithatë, sipas raportit të EMA, ata persona të diplomuar që janë kthyer kanë dyshime nëse do rrinë në të ardhmen në Shqipëri. 42% e tyre thonë se po avancojnë pak ose aspak në karrierën e tyre, kurse 36% nuk e shohin veten e tyre në Shqipëri në pesë vitet e ardhshme.
Sipas anketës së realizuar nga EMA me profesionistë të rikthyer që janë kualifikuar jashtë vendit, përfundimet kryesore janë:
- Rikonfirmohet prirja në rritje e të kualifikuarve për tu kthyer në Shqipëri. Shqiptarët shkojnë jashtë vendit kryesisht me qëllim studimin dhe jo punësimin. Lidhjet familjare përbëjnë shtysë të fortë për tu rikthyer.
- Megjithatë i lartë mbetet numri i atyre që largohen çdo vit. Për pasojë, mbetet e vështirë të njihet me saktësi dinamika e dy proceseve: largimit dhe kthimit të trurit.
- Ndër vështirësitë me të cilat përballen të kualifikuarit për tu integruar në Shqipëri mbizotërojnë ndryshimet në kulturën e punës si dhe korrupsioni.
- Me gjithë dëshirën për tu kthyer, të kualifikuarit jashtë vendit kanë lidhje të dobëta me institucionet shtetërore. Të paktë janë ata që marrin ndihmë nga institucionet shtetërore për tu ri-integruar.
- Njohja e diplomës ende perceptohet si një procedurë e gjatë dhe burokratike e për tu shmangur nëse është e mundur.
- Mbizotërojnë mënyrat jo formale të punësimit si për shembull duke kontaktuar drejt për drejt punëdhënësin (37,9%) apo nëpërmjet të afërmve e miqve (36,4%). Këto të dhëna rikonfirmojnë që kanalet zyrtare të punësimit në tregun shqiptar mbeten ende të dobëta, duke ulur mundësitë për  rekrutime transparente dhe konkurruese.
- Shqipëria nuk është e përjashtuar nga rreziku i “shpërdorimit” të trurit dhe as nga ai i ri-largimit të tij! Rreth 42% mendojnë se po avancojnë pak ose aspak profesionalisht në Shqipëri. Edhe pse shumica e konsideron të mirë ose shumë të mirë vendimin për tu kthyer (79%), shqetësues mbetet fakti se rreth 36% e të kualifikuarve të kthyer nuk e shohin veten në Shqipëri pas pesë vitesh.

Imzot Gjergj Lusha: "Nënë Tereza, dashuri e pastër në veprim"


Imzot Gjergji Lusha është biografi më i famshëm i Nënë Terezës së Kalkutës, i cili nga viti 1980 deri në 2002 ka shkruar për bamirësen 12 volume të përkthyera në 35 gjuhë. "Si do ta cilësoja Nënë Terezën? Ajo ishte dashuri e pastër në veprim".
"Për herë të parë e takova në vitin 1969, kur isha student i filozofisë në Romë dhe ajo ndodhej në qytet për të përuruar një nga shtëpitë e saj pritëse. Më pas jemi takuar edhe shumë herë të tjera, as nuk e mbaj mend sesa. Kudo që ajo hapte misione të reja unë i qëndroja pranë", tregon imzot Lusha.
"Momentin më të bukur dhe emocionues e përjetuam në Oslo në vitin 1979 kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për Paqen. Atë ditë kaluam shumë orë së bashku me bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë. Falë saj ishte një eksperiencë e jetuar në mënyrë të mrekullueshme", vazhdon tregimin e tij imzot Lusha.
Imzot Lusha sjell edhe një dëshmi domethënëse: "Unë me të flisja shqip dhe ajo e konsideronte veten shqiptare, fliste për Shqipërinë dhe shqiptarët si për atdheun dhe për popullin e saj. Vetëm rrallëherë përdorte anglishten për të shprehur terma që nuk i mbante mend në shqip. Në qoftë se më kërkoni një përkufizim për të, ju përgjigjem se Nënë Tereza ishte dashuri e pastër në veprim, edhe pse është ende herët për të përfaqësuar në të vërtetë çka ajo ishte".

Motrat e Nënë Terezës në Shqipëri. Misioni vazhdon

Në një nga rrugicat pranë rrugës së Kavajës në Tiranë, që dikur njihej si Parku i Autobusëve, gjendet një shtëpi e madhe. Është e thjeshtë, por e mbushur me shumë dhembshuri e dashuri. Atje qytetarët në nevojë, të pastrehët, sëmurët, apo të vetmuarit gjejnë përkujdesjen human.
Të gjithë e njohin si shtëpia e motrave të Nënë Terezës, Nobelistes me origjinë shqiptare. Nëse pyet përgjatë rrugës, të gjithë e dinë ku ndodhet dera e hapur e kësaj shtëpie të madhe, ku në heshtje motrat ndihmojnë njerëzit në nevojë.
Kjo është shtëpia e parë që Nënë Tereza, e njohur botërisht si simboli i dashurisë ndaj tjetrit, themeloi më 1991 në tokën shqiptare. Misionin e saj e përjetësojnë sot gjithsej shtatë shtëpi dhe një tjetër në Kosovë.
Përpjekjet e Nënë Terezës për t’i ofruar dashuri popullit të saj, shqiptarëve, nisën në fundin e viteve ’80, tha në një intervistë për ATSh-në, zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Don Gjergj Meta, duke kujtuar se “që me vizitën e saj të parë në Tiranën e 1989-s, kërkoi nga regjimi i kohës hapjen e një shtëpie motrash “Misionare të Dashurisë".
"Dëshiroj të hap një shtëpi këtu në Shqipëri, ku motrat e mia të mund të jenë një vegël e dashurisë së Zotit për popullin", tha Nënë Tereza në atë vizitë të parë në Shqipërinë komuniste. Por kjo nuk u mundësua nga regjimi i atëhershëm.
Pas një viti, kur Nënë Tereza u rikthye në Shqipëri i kërkoi sërish kryetarit të Shtetit hapjen e një shtëpie motrash. Përgjigja që ajo mori ishte: "nuk e lejon ligji". Por përgjigja e Nënë Terezës, tregon Don Gjergj Meta, ishte befasuese. “Atëherë ndryshoje ligjin. Vetëm t'i mund ta bësh këtë”.
Të nesërmen e asaj dite, Nënë Tereza mori premtimin se kërkesa e saj do të ishte e mundur në fillim të pranverës së vitit 1991.
“Dhe ashtu ndodhi! Fillimi i asaj pranvere do të ishte dhe fundi i dimrit të madh komunist”, tregoi Don Gjergj Meta, duke cilësuar se "kjo ishte koha kur u instalua kongregata e parë në Shqipëri”.
Dy shtëpitë e para bamirëse të Nënë Terezës u krijuan në Tiranë që në atë vit. Shtëpia e quajtur “Tirana 1” në rrugën e Kavajës dhe një shtëpi tjetër, ku Nënë Tereza vendosi të moshuarat.
Shumë shpejt, një tjetër shtëpi u ngrit në Shkodër, që edhe sot i shërben fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në korrikun e 1991, Nënë Tereza u kthye përsëri në Shqipëri me një grup mjekësh amerikanë dhe pasi vizitoi zonat e ndryshme të vendit krijoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë në Durrës. E më pas u çelën shtëpitë e tjera në Elbasan, Pukë dhe Korçë.
Çfarë bëjnë motrat e Nënë Terezës në Shqipëri?
Një motër ndjek përshpirtërinë e themelueses, Nënë Terezës, ajo që jetoi për përkujdesin e më të varfrit ndërmjet të varfërve.
"Motrat sigurisht nuk mund të zgjidhin problemin e varfërisë, që është detyrë e strukturave të tjera, por në shtëpinë e tyre të varfrit gjejnë pak më shumë dinjitet dhe njerëzi", tha Don Gjergj Meta, duke shtuar se njerëzit në nevojë gjejnë gjithmonë një strehë, një mundësi kur i afrohen shtëpive të Misionareve të Dashurisë.
Pa marrë parasysh besimin, ngjyrën, moshën, idetë, motrat janë të gatshme të ndihmojnë çdo të varfër me dashuri, duke përgjurmuar misionin e Nënë Terezës ndaj njerëzimit.
"…E nuk ka rëndësi sa shumë gjëra bëjmë, por me sa dashuri veprojmë...", është një prej porosive të Nënë Terezës për Misionaret e Dashurisë.
Në Shqipëri, motrave të Nënë Terezës iu kërkua që përveç punës me të varfrit, të merreshin edhe me disa aspekte të jetës kishtare. Sipas Don Gjergj Meta, në fillim të viteve ’90 aspektet e jetës kishtare ishin të nevojshme për Kishën Katolike në Shqipëri. Ishte koha kur etja për të ditur ishte e madhe e njerëz kishte pak. Motrat vazhdojnë të merren edhe me mësimin e besimit për fëmijë dhe të rritur, duke i përgatitur ata me të vërtetat e besimit të krishterë katolik.
Don Gjergj Meta tregoi se në mënyrë të veçantë Nënë Tereza gjatë gjithë jetës së saj është përpjekur me të gjitha forcat në mbrojtje të jetës: nga ngjizja deri në vdekje. Ajo ka folur pa frikë kundër abortit para udhëheqës shtetesh e organizatave botërore. "Sot aborti është shkatërrimi më i madh i paqes dhe i dashurisë", ka thënë ajo.
Të njëjtën gjë vazhdojnë sot motrat e saj në Shqipëri e kudo. Jo rrallëherë motrat janë pranë materniteteve për t’i thënë nënave që duan të abortojnë: "linde fëmijën, nëse nuk mund ta mbash ne të ndihmojmë”.
Mes 5 mijë motrave që ndjekin gjurmët e Nënë Terezës në 766 shtëpi në gjithë botën, 25 prej tyre janë shqiptare. Ato sot janë të shpërndara, aty ku thërret nevoja, janë anëtare të Kongregatës së Misionareve të Dashurisë, të cilat u shërbejnë njerëzve në vende të tjera.
Motrat e Nënë Terezës, tha Don Gjergj Meta, janë një shenjë që tregon se puna dhe vepra e saj vjen nga Zoti, duke pasur vazhdimësinë si kriter autenciteti e jo nga kryeneçësia njerëzore.
Në vitin 1997, Nënë Tereza kishte 4 mijë motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997, Nënë Tereza bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapozgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Pasi pati takuar Papa Gjon Pali II për herë të fundit, u rikthye në Kalkutë, ku kaloi javët e fundit të jetës, duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave.

Mesazhi largpamës i Nënë Terezës


Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës një skenë faustiane e punës së përbashkët njerëzore do ta kënaqte më shumë atë sesa ceremonitë përkujtimore. Ajo la posaçërisht për bashkatdhetarët një porosi largpamëse:"Po të doni më shumë njëri-tjetrin do të doni kombin." Vetëm kur kjo e vërtetë e thjeshtë të prekë ndërgjegjen tonë mund të quhemi komb i shpëtuar, njerëz të shpëtuar”
nga Donika OMARI 
Personalitete të mëdha të shekullit IX e kanë quajtur shekullin XX si një të ardhme ku, falë përparimit të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore, arsyeja do të triumfonte mbi paragjykimet. Në shumë drejtime ata kishin të drejtë. Ndër të tjera që një grua të arrinte një njohje e vlerësim ndërkombëtar siç është rasti i Nënë Terezës, kjo mund të ndodhte vetëm në shekullin XX, falë natyrisht edhe përparësive të komunikacionit që ofron koha jonë.
Shekulli XX ka shënuar përparime, zbulime, zhvillime të hatashme në shkencat, teknologji, në mendimin njerëzor. Falë këtyre arritjeve jeta e njeriut është bërë më e gjatë dhe më e lehtë materialisht. Shoqëria e konsumit e shtyn njeriun të priret për të arritur me çdo kusht e sa më shpejt mirëqenien e lumturinë. Të gjithë lakmojnë të jetojnë mes rregullit, pastërtisë, shëndetit, të jenë të rrethuar me gjëra të bukura, të shijojnë përparësitë materiale të kohës sonë. Dhe ja ku del një grua e thjeshtë dhe i lë mënjanë të gjitha këto e, duke iu përgjigjur thirrjes së idealit të saj, zgjedh përkundrazi të jetojë mes varfërisë më të skajshme, mes sëmundjeve e fatkeqësive, erërave mbytëse të plagëve, lodhjes deri në rraskapitje, vetëm një hap larg vdekjes, dhe kjo zgjedhje e saj ka vlerën e një revolucioni.
Natyrisht që heronj të tjerë të njerëzimit kanë bërë zgjedhjet e tyre; shkencëtarë të mëdhenj, burra shteti të shquar, artistë që na mahnisin. Njerëzimi u është mirënjohës për ndihmesën që kanë dhënë për zbutjen, ngritjen, pasurimin e shpirtit njerëzor. Por ajo që na duket unikale te Nënë Tereza është masa e dashurisë së saj, ai përkushtim i plotë dhe ai mohim total i vetvetes në shërbim të tjetrit.
Kushtet që bënë të mundur dukurinë Nënë Tereza qenë shpirti i saj i ndjeshëm, brumosja me mësimet e larta të fesë së saj e me traditat e familjes që kishte ruajtur virtytet më të mira të kombit shqiptar, si edhe India. Gonxhe Bojaxhiu, një vajzë gazmore që u rrit e rrethuar nga dashuria e harmonia familjare, e mësoi qysh në vegjëli se vuajtja e të tjerëve i përkiste edhe asaj. Po as ajo vetë nuk do ta merrte me mend se deri në ç'shkallë flijimi do ta shpinte më vonë të kuptuarit se vuajtja e të tjerëve i përkiste krejtësisht asaj. Për të arritur në këtë absolutizim të përkushtimit e ndihmoi India.  Askund tjetër nuk shfaqej vuajtja në pamje më të dhimbshme e më poshtëruese për njeriun. Nga ana tjetër ajo rronte në një vend, udhëheqësi shpirtëror i të cilit, Gandi, thoshte: "Unë dhe ti jemi një gjë e vetme. Po të bëra keq ty, kam lënduar veten." India e kuptoi përshpirtërinë e Nënë Terezës. Ajo ia hapi dyert dhe zemrat.Si me magji përpara kësaj gruaje të vogël binin të gjitha pengesat. Të gjithë bëheshin më të mirë përpara saj, tërhiqeshin, kujtoheshin ku bie mëshira e dhembshuria dhe jepnin, jepnin.
Ka një kulturë të të dhënit, që motivohet me përsiatje intelektuale. Psh. një arsye për të dhënë është që të mbushësh zbrazëtinë shpirtërore që mund të të krijohet nga kamja e tepërt.
Por ç`quhet të kesh tepër? Thoshte shën Jeronimi: "Në gjithçka që në të veshur a në të ngrënë kapërcen të domosdoshmen, ne jemi borxhlinj" Ndërsa Nënë Tereza nuk kishte nevojë të shpjegonte se pse duhet dhënë. Shembulli i asaj që e kishte dhënë vetveten pa asnjë kusht - dhe në ato kushte - fliste vetë.
Po Nënë Tereza jonë kishte edhe një shpirt poetik. Të thjeshta e plot ndjenjë, poezitë e lutjet e saj kanë cilësinë thelbësore të artit: janë të vetvetishme , burojnë natyrshëm. Si një nënë e vërtetë e njerëzimit merr në mbrojtje bujkun e ushtarin e të burgosurin, falënderon Zotin që pranë saj ka myslimanë e indu e që ka miq aq të shtrenjtë mes tyre, lutet që të jenë të bekuara paratë që harxhohen për të veshur të zhveshurin e për të ushqyer të uriturin, lutet për paqen, falënderon për dashurinë.Cili poet do të guxonte të përmendte paratë në poezi pa iu trembur rënies në prozaizëm?  Është e dhimbshme të kujtosh se më vështirë se kudo Nënë Tereza e pati në vendin e vet. Kam pasur fatin të isha e pranishme në disa nga ardhjet e saj në Shqipëri. E paharruar më ka mbetur në kujtesë ceremonia e dhënies së Çmimit të Republikës. Sa pak e kuptonin Nënë Terezën ata që po ia jepnin çmimin. Dy mendësi që rrinin në skaj të njëra -tjetrës: Njëra e mbyllur, mosbesuese, armiqësore dhe përjashtuese ndaj të tjerëve. Tjetra e hapur, plot dashuri e solidaritet ndaj të tjerëve, e gatshme të flijohej për ta.Nga njëra anë kulti i vetvetes, nga ana tjetër kulti i dashurisë. Por sot a kemi arritur ta kuptojmë ne më në fund Nënë Terezën? Ta kuptosh do të thotë të bëhesh i ndërgjegjshëm për mesazhin shpëtimtar të saj që është: mëshira, si edhe për filozofinë e saj të thjeshtë, që është: dashuria në veprim.
Stili i punës së saj është: pak fjalë shumë veprime konkrete pozitive. Te ne më shumë se kudo është i domosdoshëm ky stil pune: më pak fjalë e më shumë veprime të përbashkëta që do të na shpien drejt bashkimit. Se siç thoshte Nënë Tereza: "Shqipëria bëhet duke punuar së bashku."Le të përfytyrojmë pak: katër bashkësitë fetare që ndërmarrin bashkarisht ngritjen e një shkolle, azili, apo spitali, ku të vihet tabela: Ngritur me ndihmesën dhe punën e përbashkët të bashkësive myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane. Le të vazhdojmë:Partitë politike dhe organizatat e ndryshme dhe aq të shumta që ndërmarrin së bashku veprimtari për të dhënë ndihmesë në përballimin e problemeve të vendit. Në ditët e përkujtimit të Nënë Terezës një skenë faustiane e punës së përbashkët njerëzore do ta kënaqte më shumë atë sesa ceremonitë përkujtimore.
Ajo la posaçërisht për bashkatdhetarët një porosi largpamëse:"Po të doni më shumë njëri-tjetrin do të doni kombin." Vetëm kur kjo e vërtetë e thjeshtë të prekë ndërgjegjen tonë mund të quhemi komb i shpëtuar, njerëz të shpëtuar. "Njeriu i heshtur, që punon pa u lodhur, rrallëherë qëllon të ketë biografi tërheqëse", thotë diku Cvajgu. Ndërsa biografia dhe vepra e Nënë Terezës nuk pushon së na tërhequri, nuk pushon të na habisë dhe emocionojë.  Sepse e gjithë jeta e saj është një betejë e paparë, e përmasave të asaj të Shën Françeskut, kundër egoizmit, për të arritur harrimin e vetvetes, përuljen. Ndërsa lexon për jetën e saj, të krijohet përshtypja se as ajo vetë nuk ia njihte vetes ato cilësi të jashtëzakonshme që i lejuan të bëhet Nënë par-excellence e njerëzimit. Me një zemër të apasionuar, e mençur, praktike, këmbëngulëse, e aftë për flijim, e aftë për besim të palëkundur, por mbi të gjitha e thjeshtë dhe e përulur, të gjitha këto cilësi pati rastin t`i vërë në provat më të pamundura, duke mos kërkuar mirënjohje ose, aq më pak, lavdi për vete. Ajo nuk e kërkoi lavdinë, ia dhanë të varfrit e saj dhe ia njohëm ne, njerëzit e pjesës tjetër të botës të lidhur fort pas rehatit e egoizmit tonë, që na hyjnë tmerri e dridhmat vetëm ta mendojmë se si mund të pastrohen plagët e një lebrozi. "As për një milion dollarë nuk do ta bëja këtë punë,"- i tha njëherë një gazetar. "As unë", iu përgjigj ajo me dy fjalë. Asnjë fjalë të tepërt nuk gjen në këshillat që u jep motrave të urdhrit. Ato janë sentenca të vërteta. Kundër pesimizmit i pëlqen të përdorë fjalën e urtë: "Më mirë të ndezësh një qiri se të mallkosh errësirën." Për t`iu kundërvënë apatisë dhe disfatizmit këshillon: "Duhet vepruar sikur gjithçka të varet nga ne…të tjerat lërja Zotit." Kundër mendjemadhësisë: "Po të gjunjëzohesh në lutje, do ta ndiesh veten më pak të përfryrë, pra më të lehtë."Kundër papërgjegjësisë dhe përtacisë: "Gjithkush bëhet i shenjtë kur kryen mirë detyrën e vet." Me një qartësi të habitshme, e ndihmuar nga një intuitë e thellë, di të kapë kuptimin e fshehtë të gjërave dhe, duke zotëruar mençurinë më të lartë, atë të zemrës, kap thelbësoren dhe e shpreh me fjalë thelbësore: Vetëm duke harruar vetveten e gjejmë përsëri. Varfëria është liri. Kisha jemi ne: unë dhe ti.
Spiritualiteti i Nënë Terezës nuk harron kurrë kërkesat e trupit: "Më parë u duhet përgjigjur nevojave trupore të njerëzve, pastaj t`u ofrohet Krishti." Na kujton materializmin latin: Primo vivere deinde filosofare. Këshillat e saj shërbejnë si terapi për një shëndet të mirë: Po të buzëqeshësh e ndien veten më mirë. Po të ecësh ruan freskinë tënde. Po ta ushqesh fenë tënde me lutje të vijnë prapë fuqitë.
w Ajo e di që nuk mund të bëjë kushdo gjëra të mëdha dhe këshillon motrat të jenë besnike në gjërat e vogla. Në bukurinë e jashtme, në parapëlqimin për njerëzit e pashëm, për veshjet e shtëpitë e bukura dhe për stolitë sheh një kurth për shpirtin, sepse mund të ngjallin zilinë, lakminë, mospranimin e shëmtisë fizike të tjetrit, neverinë për deformimet e tij trupore. Prandaj shkon në ekstrem: zgjesh veshjen më të thjeshtë, nuk pranon asnjë stoli as në shtëpi. Bukuria për të duhet të jetë krejtësisht e brendshme. Është një sfidë ndaj sipërfaqësisë njerëzore deklarata e saj për lebrozët se janë të bukur. Sidoqoftë nuk harron kurrë të jetë realiste, të njohë e të kuptojë kufijtë e secilit: Një gruaje indu, që ndërsa ofrohej të punonte si vullnetare, i rrëfehej se nuk bënte dot pa sarit lluksozë dhe se muaj për muaj blinte nga një që kushtonte 800 rupi, i sugjeron: "Herën tjetër bli një me 500 rupi dhe me 300 të tjerat bliju sari të varfrave." Pa ca kohësh ajo grua filloi të blinte sari për 100 rupi dhe pjesën tjetër ta falte për bamirësi. Dhe iu rrëfye Nënë Terezës se jeta e saj kishte ndryshuar kryekëput.
Ne po mbajmë sot këtu një konferencë shkencore për të. Por mund të pyetet: Ç`lidhje ka me shkencën një grua që nuk bëri ndonjë zbulim shkencor, që nuk pati lidhje me mjedise e personalitete të mirëfillta shkencore, por që bëri pjesë në atë kategori shoqërore që ka zgjedhur t`i shërbejë njerëzimit nëpërmjet së mbinatyrshmes?
E megjithatë kjo grua e thjeshtë, pa ndonjë përgatitje e kulturë të veçantë, diti ta njohë shpirtin njerëzor më mirë se psikologët më të shquar, pa qenë mjeke e madhe diti të shërojë njerëz, pa qenë poete e madhe shkroi poezi me një ndjenjë njerëzore të hollë, pa qenë financiere e madhe diti të menaxhojë miliona, pa qenë diplomate e madhe mundi të hapë të gjitha dyert, pa qenë dietologe na mësoi si rrohet me përkorje një jetë e gjatë, pa qenë specialiste e edukimit fizik na mësoi dobinë e të ecurit… Ndërsa ecja e saj do të vazhdojë në përjetësi.
Mendoj se njerëzimi ndien nevojë herë pas here për shfaqjen e personaliteteve të tilla. Pyetjet e vështira ekzistenciale, që nuk gjejnë përgjigje, përballimi i idesë së pafundësisë së universit, përpara të cilit njeriu ndien pafuqinë, vogëlsinë, kotësinë e vet, ankthet, frikërat dhe pasiguritë përpara së panjohurës, por edhe tmerri përballë vetë egoizmit të vet, të gjitha këto e shtyjnë të kërkojë një strehë sigurie për t`u mbrojtur madje edhe nga vetja, të krijojë pra Zotin. Por që të vazhdojë të besojë në të, i duhen dëshmi konkrete herë pas here. Prandaj kemi figurat e Mojsiut, të Krishtit e të Muhametit, që frymëzojnë gjatë shekujve përtëritës të besimit. Thoshte Nehrui: "Të ishin të gjithë të krishterët si Nënë Tereza të gjithë do të bëheshin të krishterë." Zoti do të ekzistojë sa kohë të ekzistojnë figura të tilla që e dëshmojnë atë (pra idenë e dashurisë, të mëshirës) me një dashuri e mëshirë totale.
Është interesante të vihet re se edhe vetë Nënë Tereza përmend më shumë të dytin e Trinisë së Shenjtë, Krishtin, njeri të gjallë pra, me mish e kocka, sesa Zotin, që është një ide, një parim. Siç del nga njëri prej botimeve të fundit për të: "E fshehta e Nënë Terezës", në ndonjë prej letrave të saj, ajo rrëfehet se ia përshkon shpirtin ndonjëherë mendimi i mosqenies së Zotit. Te Krishti, ama, nuk dyshon kurrë. Atë e ka si njeri shumë të dashur të familjes, me të shkëmben mendime, i kërkon këshillë. E jashtëzakonshmja e shoqëroi Nënë Terezën edhe pas vdekjes. Në varrimin e saj, për këtë të krishtere u krye bashkë me ritin katolik, edhe ai mysliman, budist, induist si edhe grupimesh të tjera fetare, çka ndodh për herë të parë në historinë shumëshekullore të feve.
Edhe me praktikat e shenjtërimit ajo po tregon se madje në radhën e shenjtorëve është e jashtëzakonshme. Sepse lumnimi që ka zgjatur më pak deri më sot, ai i themeluesit të urdhrit Opus Dei: Hozemaria Eskriva de Balaguer, ka qenë 17 vjet pas vdekjes. Për Shën Terezën dë Lisië, nga e cila mori emrin Tereza e Kalkutës, u desh të pritej 25 vjet.
Por le të dëgjojmë ç`thotë vetë Nënë Tereza për shenjtërinë e saj: "Në u bëfsha ndonjëherë shenjtore, me siguri do të jem një shenjtore që bën mungesa: se do t`ia mbath vazhdimisht nga parajsa që të shkoj e t`u ndez dritën atyre që janë në errësirë."
Kur ne shqiptarët të fillojmë ta ndiejmë si një vuajtje vetjake të përditshme përçarjen tonë, mosmarrëveshjet tona, do të ndërgjegjësohemi për errësirën ku jemi të zhytur shpirtërisht. Do të jetë fillimi i katarsisit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...