2012-08-05

FLORI BRUQI: PRO ET CONTRA AHMET ZOGUT...

Zogu i kishte kërkuar marshalit jugosllav Josip Broz Titos 8000 kosovarë për rrëzimin e Enver Hoxhës

Dokumenti i sotëm që vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe që vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it midis dy palëve.

Dokumenti, është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s që merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanë të OPC janë të fshirë dhe në këtë mënyrë e kemi paksa të pamundur për të kuptuar dinamikën e zhvillimeve brenda Drejtorisë së OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundër Shqipërisë, transmeton Koha.

Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot, shikojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, ata informohen mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretërisë, Avni Dërhalla, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë.

Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma në këtë periudhë lidhje me Shërbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për të gjykuar nëse britanikët ishin në dijeni të këtyre negociatave.

Megjithatë, surpriza më interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t'i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri.

Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën jugosllave edhe në të kaluarën. Megjithëse faktorët politikë ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t'u rikthyer edhe një herë në Fronin Shqiptar.

Dokumenti i botuar sot, tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Pavarësisht kësaj, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro jugosllav të Mbretit shqiptar nëse ai vinte në pushtet.

Elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb në pushtet, do të ishte një problem i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri nëse ky mision në fjalë do të kishte sukses.

Në këtë mënyrë, forcat kosovare të armatosura dhe të përgatitura prej tij, mund të sillnin probleme nëse Zogu vinte në pushtet dhe mbështetej nga amerikanët për t'u ringjitur në fronin e lënë bosh pas ikjes së turpshme të 1939-ës. Në rast se Zogu do të vinte në pushtet dhe do të garantonte një Shqipëri projugosllave lidhja e tij me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me jugosllavët.

Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet, nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave.

CIA: ZOGU BASHKËPUNOI ME TITON MË 1952

Pas interesimit të madh të publikut mbi historinë e Kompanisë 4000 dhe përpjekjeve amerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri në fillimin e viteve '50, po sjellim për botim disa dokumente të Arkivit tashmë të deklasifikuar Amerikan, mbi çështjet e Operacioneve Klandestine. Këto dokumente bëjnë fjalë për lidhjet dhe bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me Jugosllavët.

Roli i Zogut në këto operacione të orkestruara nga CIA dhe të njohura me emrin e koduar BGFIEND, nuk është studiuar sa duhet dhe deri më sot nuk ka të dhëna të shumta mbi influencën e tij në këto përgatitje. Po kështu, deri më sot nuk dihet asgjë mbi përpjekjet e Zogut për një bashkëpunim me Josif Broz Titon, liderin komunist të Jugosllavisë, i cili me sa duket i kishte premtuar ish-Mbretit një rikthim të mundshëm në Fronin Shqiptar.
 
Në dosjen mbi Mbretin Zog në Arkivin Amerikan janë të shumta dokumentet të cilat flasin mbi një bashkëpunim të hapur të Zogut dhe Titos për një mundësi të rrëzimit të Enver Hoxhës dhe kthimin e Shqipërisë në një vend mik për Jugosllavinë. Është shumë interesant fakti se Zogu tashmë pas gati 30 vjetësh kërkonte përsëri ndihmën jugosllave për t'u rikthyer në pushtet, megjithëse tashmë Jugosllavia udhëhiqej nga një lider i famshëm komunist.

Me sa duket Zogu i njohur për pikëpamjet e tij pragmatiste kërkonte me çdo kusht çfarëdo aleati të mundshëm për t'u rikthyer përsëri në Shqipëri. Zbulimi i kësaj marrëdhënieje të Zogut me Jugosllavinë komuniste do të sjellë një këndvështrim të ri mbi rolin e Zogut në emigracion dhe do të rrëzojë pohimin e historianëve mbi qëndrimin e fortë nacionalist të Zogut kundër jugosllavëve. Me sa duket nga dokumentet e shumta, ka qenë Zogu ai që ka tentuar dhe ka krijuar lidhje me Titon duke i propozuar atij bashkëpunim me interesa të përbashkëta.

Megjithatë, lëvizja e Zogut duhet parë në kontekstin historik të zhvillimit të ngjarjeve. Jugosllavia tashmë e shkëputur nga Blloku Sovjetik kërkonte një rrugë të pavarur nga rusët dhe si rrjedhim kishte filluar një bashkëpunim të heshtur me disa prej ish-armiqve ideologjikë. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe përpjekja e Titos për rrëzimin me çdo kusht të Enver Hoxhës, i cili tashmë ishte kthyer në një prej aleatëve më të ngushtë të sovjetikëve në luftën kundër Titos.
 
Një Shqipëri mike e Jugosllavisë do të ishte një fitore e madhe për Titon, i cili kërkonte jo vetëm një prapavijë të qetë por edhe një zbutje të problemeve që ai kishte në Kosovë. Për këtë arsye Tito ka autorizuar Shërbimin e tij të Fshehtë UDB për të filluar kontakte me inteligjencën amerikane dhe për të marrë pjesë nëse do ishte e mundur, në një operacion të përbashkët në rrëzimin e Enver Hoxhës dhe grupit të tij. Në këtë moment, ish-Mbreti Zog ka kërkuar të përfitonte nga ndryshimi i situatës politike dhe kërkon mbështetjen e Titos për të udhëhequr një sulm me armë ndaj Tiranës, ashtu siç kishte bërë gati 30 vjet të shkuara.

Nga dokumenti i parë që sjellim sot për botim dhe që është shkëputur nga një material i gjatë i një takimi zyrtar të të dy shërbimeve të fshehta amerikane dhe ato jugosllave, duket qartë se sipas dëshmisë së Gjeneralit Rankoviç, ish-Shefi i UDB-së dhe një prej figurave më antikosovare në Jugosllavi, UDB ka pasur kontakte të vazhdueshme me Mbretin Zog i cili strehohej në Egjipt. Po kështu, duket se Gjenerali Rankoviç nuk ka pasur ndonjë opinion të lartë mbi influencën që Zogu kishte ende tek shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në kundërshtim me pikëpamjen e Gjeneralit Rankoviç, amerikanët mendonin se Zogu kishte mjaft influencë ende në Shqipëri. Ka shumë mundësi që ky mendim i amerikanëve bazohej në lojën që tashmë Shërbimet Shqiptare dhe ato Sovjetike kishin filluar të bënin me amerikanët, duke dërguar informacion jo realist mbi Shqipërinë nëpërmjet agjentëve të kapur dhe të rikthyer në rol të dyfishtë. Në dokumentet që vijnë nga pala jugosllave, duket se jugosllavët ishin shumë më të mirinformuar mbi situatën në Shqipëri se sa amerikanët.
 
Në dokumentin e dytë që po botojmë sot për herë të parë, flitet për një raport të ardhur nga Zyra e Cia-s në Romë, e cila konfirmon se lajmet për një Mision të Zogut tek Tito tashmë janë konfirmuar, si dhe japin edhe emrin e personit që do të kryejë këtë mision. Safet Lutfi Tozan, një personash enigmatik nga Turqia, i cili dërgohet nga Zogu në një mision kaq delikat.

 
Se çfarë ka biseduar Zogu dhe Tito mbi të ardhmen e Shqipërisë do ta mësojmë në dokumentet që do të botohen në vazhdim.

Dokumenti I

TOP SEKRET

T/S 87216

Lënda: Mbi bisedimet midis përfaqësuesve të KUBARK (CIA) dhe atyre të FPBERM (UDB- Shërbimi i Fshehtë Jugosllav)

Pika 55: ( ) komentoi se Ish-Mbreti Zog ka qenë pasiv karshi Komitetit të Shqipërisë së Lirë dhe Partisë së Legalitetit, ndoshta me qëllimin që t'i vendosë këto dy grupe kundër njëri-tjetrit për përfitimin e tij. Megjithatë, Zogu për mendimin e KUBARK është lideri shqiptar më me influencë deri më tani. Me gjithë mbështetjen që ai gëzon nga Partia e Legalitetit grupet e tjera e respektojnë por edhe e kanë frikë. Nga informacioni i dalë nga brenda Shqipërisë duket se figura e tij gëzon respektin dhe mbështetjen e të gjithëve në përgjithësi.

Pika 56: ( ) shtoi se në bisedë me ( ) Gjenerali Rankoviç u shpreh se ka pasur kontakte midis FPBERM (Shërbimi i Fshehtë Jugosllav) dhe Zogut, por në opinionin e tij Zogu nuk kishte influencë midis shqiptarëve. ( ) Nga ana tjetër mendon se KUBARK ka marrë informacion të mjaftueshëm për të konkluduar se Zogu ka akoma influencë në Shqipëri dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm në çlirimin e vendit, aq më tepër që ai sipas deklaratave publike ka nënvizuar se nuk do të kërkojë rikthimin e tij në Fronin Mbretëror.

Dokumenti II

Memorandum: Zv/shefi i Politikave të Koordinimit, SE

Raporti Ditor për Të Mërkurën 26 Mars 1952

Pika 1. Mbreti Zog këshilloi ( ) se ai ka ndërmend të dërgojë Safet Lufti TOZAN në një Mision tek Tito për të parë pikëpamjet e Jugosllavëve mbi situatën në Shqipëri. Ky raport konfirmon informacionin që kemi pasur më parë për këtë mision, i cili do të përpiqet që të marrë për Zogun asistencën jugosllave ose më e pakta një qëndrim miqësor në rastin e një kryengritjeje në Shqipëri.




     Nje fotografi e Ahmet Zogut ne vitin 1928


Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete vitet e para te feminise se Tij i kaloi ne vendlindje. Ne vitin 1903, vit ne te cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, ne Stamboll, nga Sulltani. Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, te cilin e mbaron shkelqyeshem dhe me pas vazhdon studimet ne Akademine Ushatarake Perandorake, te cilat i nderpret ne vitin 1912, kur niset per ne Atdhe per te marre pjese ne ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise ne Vlore. Gjate gjithe kohes se studimeve ne Stamboll, ai mbajti kontakte te ngushta me te gjithe rilindasit, shoqatat dhe rrethet patriotike, me te cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte lidhje te fuqishme dhe kish mbeshtetur aktivitetet e tyre, qe u bene shkas edhe per vdekjen e dyshimte dhe te parakohshme te tij. Pas largimit nga Stambolli, Ahmet Zogu, ne krye te 20 mije luftetareve, hyri triumfalisht ne Shkup dhe, me pas, u kthye ne vendlindje, prane familjes. Por kur me 2 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe hyri ne Shkoder, Ahmet Zogu ne krye te 2 mije matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim te Shkodres dhe, ne kodrat e Rrenzit e Kakarriqit, luftoi heroikisht kunder malazezeve, duke i thyer ata. Por, pasi hyri ne Shkodren e cliruar, u detyrua te largohet me gjithe ushtrine per ne Mat, i cili ishte sulmuar nga serbet. Ne lufte kunder tyre, ai udhehoqi shqiptaret ne beteja te pergjakshme por te lavdishme, duke i thyer serbet ne Shkalle te Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalane e Dodes.


Ahmet Zogu ne nje takim me ministrin e puneve te jashtme te Italise,maj 1937

Ai luftoi heroikisht kunder te gjithe pushtuesve gjate Luftes Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ Vidit, te cilit i ofroi sherbimet dhe armet e Tij, per te mundesusr stabilitetin e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbeshtetje nderkombetare. Pas shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Ahmet Zogu luftoi kunder gjithe pushtuesve, duke perfshire edhe austriaket, te cilet pretendonin se ishin aleate te shqiptareve. Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhe ne Elbasan nje kongres mbareshqiptar dhe nje asamble kushtetuese, per te cilen ftoi parine e gjithe viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonite e shqiptareve jashte atdheut. Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kete rast, i deshperuar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak Austro-Hungarez ne Shqiperi: ... Ne vendosem qe nje Kongres Kombetar te mblidhet ketu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojme nje njesim bashkepunimi te te gjitha fiseve shqiptare dhe per te vendosur se c'duhet te bejme qe vendi yne te mund te ece ne rrugen e perparimit dhe te gezoje lirine qe iu dha nga Armata e Perandorise Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin e kufijve tane, ne baze te parimit te kombesise dhe popullates . Austro-Hungarezet e shperndane me dhune administraten shteterore shqiptare dhe vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret shqiptare te okupuara prej tyre.



Martesa e mbretit Zog me Xheraldinen,viti 1938


Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku e priten me nderime mbreterore, por nuk harruan ta ftonin ne nje parade te madhe ushtarake per ta frikesuar dhe per ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kunder tyre. Ata e mbajten peng Zogun ne Viene, deri ne mbarim te Luftes se Pare Boterore, te cilen Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te vitit 1919, Zogu mori armet dhe luftoi kunder serbeve, malazezeve, italianeve dhe Qeverise se Durresit, qe kish pranuar nje Protektorat Italian dhe nje Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes. Por Zogu dhe patriotet shqiptare mblodhen ne Lushnje Kongresin famemadh, i cili vendosi bazat e shtetit shqiptar dhe perzenien e te gjitha ushtrive armike nga Shqiperia. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh mminister i Brendshem i qeverise se Tiranes. Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkoder dhe nuk lejoi qe trupat franceze t'ia lironin Shkodren serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrise qeveritare, perzuri greket dhe italianet nga Jugu i Shqiperise. Tashme vetem Vlora kish mbetur e pacliruar ne duart e italianeve, te cilet Ai i perzuri perfundimisht nga Shqiperia pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej tij, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1921, shpertheu Kryengritja proserbe e Mirdites, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi kete kryengritje, Zogu i dergoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdheronte largimin e ushtrive serbe nga Shqiperia, cka edhe u arrit, por, fatkeqesisht, Tirana ishte pushtuar nga rebelet proserbe dhe parlamenti ishte shperndare.


Zogu u kthye ne Tirane ne krye te ushtrise qeveritare dhe rebelet iken te shpartalluar. Por rebelet arriten te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922 sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pergjakshme midis tyre dhe trupave qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kete kasaphane, ku rruget e Tiranes u mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arriten t'i perzene rebelet dhe te rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan perseri ne Kashar, ku u zhvillua nje beteje qe shenoi shpartallimin perfundimtar te tyre dhe arratisjen ne Jugosllavi te krereve te rebelimit. Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27 dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emerua kryeminister. Me 23 shkurt 1924, Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende ate. Zogu dha doreheqjen dhe kryeminister u emerua Shefqet Verlaci. Me 23 prill 1924 u vra Avni Rustemi, perfaqesues i opozites dhe nje nga organizatoret e atentatit te valterit kunder Zogut. Organizatat terroriste Dora e kuqe , Dora e zeze dhe banda te tjera, te drejtuara prej agjentuarash te huaja, serbe, greke e italiane, nen drejtimin e opozites me prirje bolshevike, bene Revolucionin Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverine e dale prej te cilit e njohu vetem Rusia bolshevike. Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e Dhjetorit te vitit 1923, cka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit. Ne janar te vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikes, ndersa ne shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli ate Mbret i Shqiptareve. Ne vitin 1926, Zogu shtypi Kryengritjen proserbe te Dukagjinit. Ne vitin 1931, atij iu be atentat ne Viene. Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlores, organizuar nga serbet. Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga serbet dhe italianet, ndersa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvines, te organizuar nga italianet. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u detyrua te largohet ne mergim, ku nuk e pushoi veprimtarine politike dhe aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare dhe restaurimit te Monarkise, deri kur mbylli syte me 9 Prrill 1961.

E veshtire, plot vuajtje dhe sakrifica, rruga nga shtet-formimi shqiptar e deri me sot. Por ne kete segment kohor, lartesohet mbi te gjithe figura dhe, ne vecanti, vepra e Mbretit Zog, te cilat ne labirinthet e erreta te interesave dhe politikave antishqiptare, kane shtruar ate fije te arte drite, neper te cilen kane ecur jo vetem legalistet, por te gjithe shqiptaret, qe e duan kete vend te bekuar. Fije e arte qe e ka zanafillen tek idealet dhe iluminizmi i rilindasve tane te medhenj, tek filozofia e Sami Frasherit, tek poezia e Naimit, shqiptarizma e Vaso Pashes dhe Fishtes, e deri tek fjalet qe Ismail Qemali i thote Ahmet Zogut te gjunjezuar para flamurit: "Ngrihu biri im. Ketu na sollen idealet dhe mesimet e gjyshit tend Xhelal Pashes, amanetin e te cilit po cojme ne vend sot...".

Ne realitet, ajo fije e arte kulturore, edhe sot eshte bazamenti i konservatorizmit europian modern. Sepse ajo fije e arte bazohet mbi institucionalizmin historik, identitetin historik, kohezionin social dhe vlerat me te mira te kombit, shtetit dhe familjes. Madheshtore shpaloset para nesh figura e Ahmet Zogut, luftetar ne moshe te re, politikan, diplomat i shkelqyer, shpetimtar i Kombit ne momentet me delikate - ajo figure u shfaq si nje domosdoshmeri e kohes.

Te krijosh nje veper arti ne muzike, pikture apo skulpture, natyrshen kenaq shijet dhe sentimentet e njerezve, dhe ata, te emocionuar, te etiketojne si gjeni. Po te krijosh nje shtet nga pothuajse asgjeja, te bashkosh fiset e t'i besh komb? Kombin ta besh shtet, shtetin ta ndertosh mbi ligje bazuar mbi te drejten, te konservosh cdo vlere kombetare dhe njekohesisht te jesh koherent dhe modern, duke modeluar kombin dhe duke e drejtuar horizonteve te ardhmerise se begate? A nuk eshte kjo nje veper qe kalon cdo kufi gjenialiteti, drejt legjendes, hyjnores!? Vizionin e tij konservator modern, Ahmet Zogu e sendertoi duke realizuar vepra monumentale si: rivendosjen institucionale te monarkise; nje regjim teper eficient, qe i pershtatet karakterit te shqiptarit, por njekohesisht duke shpalosur mundesi te medha per zhvillim, cka do te thote afrim i natyrshem tek familja evropiane.

Kushtetuta e 1928-es, eshte nje nga monumentet e shkelqyera qe Ai na ka lene. Ajo dhe Kodi Civil, jane bazuar mbi vizionet e apologjetit me te spikatur te lirise dhe te Drejtes private, Benxhamin Kostan-it. Kushtetuta e 1928-es garanton, kundrejt cdo arbitrariteti, lirine e individit, besimit, prones, opinionit dhe shprehjes, duke i demonstruar botes se shqiptaret kane aftesi shtet-formuese, por edhe se mund te jene nje faktor tejet i rendesishem paqeje ne Ballkan.

Cdo veper e shkelqyer e ngre vete monumentin e saj, prandaj jane monumentale veprat e Mbretit Zog. Sic mesojme nga librat e Historise, dy rrymat e medha politike te shekullit te 19 dhe fillimit te shekullit 20, kane qene individualizmi humanist dhe nacionalizmi romantik. Keto dy rryma, ne format me te percudnuara, tek e mbramja pollen komunizmin dhe fashizmin: i pari si trashegimtar i pabese i internacionalizmit liberal te shekullit XIX-te, ndersa i dyti si apogje dhe njekohesisht si deshtim i patriotizmit mistik qe frymezonte levizjet kombetare te kohes.

"Nje vend ku nuk ka siguri jeta, prona dhe nderi, nuk mund te perparoje me idena bolshevike", - do te thoshte 79 vjet me pare Mbreti Zog. Pergjigje e shkelqyer per ata qe na akuzonin dje, dhe na akuzojne sot si "bashkepunetore dhe flirtues me te Majten".

E njejta gje vlen edhe per fashizmin. Sepse Musolini shkoi tek Partia Fashiste nga Partia Socialiste italiane, me bagazhet e se Majtes.

E veshtire rruga neper te cilen eci Mbreti Zog! Mbi te gjitha, e veshtire per te ruajtur ekuilibrin politik midis dalldise qe ngjallnin ideologjite totalitare, tejet ne mode ne vitet 20-30 te shekullit te kaluar. Aq me teper qe ato gjeten shtrat per t'u zhvilluar ne vitet 1929-1933, vite te krizes mbareboterore qe nuk arriten te destabilizojne substratin shteteror, familjar e fisnor te shoqerise konservatore shqiptare, sepse ajo bazohej ne traditat dhe vlerat me te mira te Kombit, te trasheguara brez pas brezi, si dhe ne dy nga vlerat me te medha te shqiptareve, te ngritura ne institucione: ne nderin dhe besen, te cilat bashkohen ne nje rezultante - atdhedashurine.

Tradita qendron ne vetedijen e grumbulluar nga e kaluara, dhe sherben si udherrefyese per ardhmerine. Per konservatorin reformator, ose njeriun e tradites dhe njekohesisht bashkekohor, pra modern - idealet dhe identiteti ecin perkrah, por levizja e tyre shkon kah progresi. Si me pare, edhe sot, koincidon qe historia dhe progresi te ndodhen ne udhekryq. Ne keto kushte ato kane nevoje per figuren e konservatorit, i cili me vizionet dhe veprimet e tij, bazuar ne filozofine kombetare, vjen ne kohe per te transformuar ne agim te shkelqyer fundin e nje faze te erret te historise. Vazhdimesia e tradites eshte ne qender te idese se konservatorizmit. Dhe kjo ka qene pjesa thelbesore e filozofise kombetare dhe etatiste te Mbretit Zog. Pra filozofi konservatore per te konservuar vlerat me te mira te kombit, por edhe moderne, sepse tradita e konservatorizmi, pa te verteten, modernen dhe kohezionin - do te ishin vetem nje gabim i vjeteruar, dhe Ahmet Zogu ishte i pagabueshem!

Sot klasa politike aktuale vjen ne skene me bagazhet e se majtes enveriste, duke rrezikuar dhe diskretituar totalisht pseudopluralizmin aktual. Ne keto kushte, braktisja e filozofise kombetare, politike e shoqerore, te plazmuara nga Rilindja dhe rilindasi i fundem, Mbreti Zog, qe i zbatoi ne ngritjen dhe konsolidimin e pervojes qeverisese dhe etatiste, na shtyjne te rikujtojme Bernd Fisherin qe thote: "Zogu duhet te konsiderohet si figura me e rendesishme politike ne historine e Shqiperise moderne. Krejt i vetem, Ai mundi te krijoje kushtet qe mundesuan ekzistencen e Shqiperise si shtet i pavarur. Mbreti Zog ishte nga te paktet politikane shqiptare qe mendonte sipas modeleve perendimore. Nje prej rezultateve me pozitive, pervec stabilitetit politik unikal, ishte krijimi i nje mjedisi ideal per rritjen e ndergjegjes kombetare. Nje kontribut te jashtezakonshem dha edhe politika e Jashtme e Zogut. Kontributi i tij eshte i nje rendesie shume te madhe. Ata qe e zevendesuan ate si sundimtare te Shqiperise, duke trasheguar nje shtet modern, gjeten nje terren te gatshem dhe te mbushur me ndjenje nacionale, per te cilat merita e padiskutueshme i perket Ahmet Zogut".

Kushtet e katastrofes politike, ekonomike e sociale qe perjetojme, natyrshem na diktojne rikthimin ne vitet 80-te, ne grahmat e fundit te sistemit diktatorial komunist mbareboteror, fundin e te cilit e afruan ngjitja e Reganit ne krye te Shtepise se Bardhe dhe e Zonjes se Hekurt, Margaret Thecer ne krye te qeverise se Madherise Saj ne Britanine e Madhe. Kjo dyshe e shkelqyer shenoi triumfin e konservatorizmit politik modern anglo-sakson, qe e nxori komunizmin nga skena, tek varrosi sistemin me gjakatar qe polli shoqeria njerezore, duke hapur horizonte te pafundme per zhvillim dhe duke i rikthyer lirise dimensionin e munguar. E Djathta e Re, e themeluar nga Regani, dhe filozofia konservatore e Thecerit, jane ato qe na lipsen sot, dhe kete e them per ata qe e njohin dhe e besojne pak Mbretin Zog, sepse filozofia zogiste dhe ajo konservatore anglo-saksone, e kulmuar nga binomi Regan-Thecer - jane ne rezonance te plote ne te gjitha planet. Edhe e Djathta e re italiane, eshte ne nje linje filozofike me idete e Mbretit Zog, pasi ne themel te filozofise se saj, eshte kombi dhe qytetari qe i perket atij.

Shqiperia ka nevoje per nje permbysje per t'u kthyer ne zanafillen tone etiko-politiko-kulturore te konservatorizmit modern.

Babai i filozofise se konservatorizmit modern, Edmond Byrke, do te thoshte dy shekuj me pare: "Konservatorizmi eshte vetedija e Kombit". Pra ketu qendron edhe madheshtia e Mbretit Zog, sepse ne qender te mendimit dhe aksionit politik, Ai gjitheheret vendosi filozofine e konservatorizmit modern ne sherbim te Kombit. Gjithmone mbeten profetike porosite e Mbretit Zog, qe thoshte: "Per ta forcu kombin ashtu sic i ka hije dhe per me e ngjit nalt ne kulture, per nje te ardhme te shkelqyeshme, duhet qe popullit t'i japim kulture - kulture europiane. Por nuk duhet harrue krijimi dhe mbajtja e kultures kombetare. Kultura kombetare eshte vecoria e nji kombi. Ajo e ngren nalt ate, tue i dhane randsine e meritueshme. Historia na jep shembulla se, shume kombe te medha jane zhduk nga faqja e dheut, vetem per shkak te humbjes se kultures kombetare. Kam bindjen se kombi, tue qene i vogel, por i lire e vet'urdhnues, ka nji karakter aq te nalte sa ai i kombeve te medhenj. Une u rrita me Kombin tem, po e kaloj jeten me te, dhe e njoh mire karakterin e tij".


Letra e Zogut për Mehdi Frashërin

Kam fillue pregaditjen e memoarve, natyrisht kam shënime, porrë dot' më pëlqente: një Autoritet qi ka ndodhë në ç'ashtjet mbrenda, të më japë sa shpjegime ma të gjona. Pra' në asht se do të keni mundësi të më jepni së hollësina mbi këto pika që po ju rendoj ma poshtë. Këto në ka posibilitetin t'mi shkrueni gjanësishtë se, dot dishroshe qi nji personalitet qi i ka dhanë Shqipnis shërbime të shkëlqyeshme". Kështu shkruhet në mes të tjerash në një nga letrat e panjohura të Mbretit Zog, që mban datën 20 janar të vitit 1960, kur ai kalonte muajt e fundit të jetës së tij në qytetin Kanë të Francës, e cila i drejtohet ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehdi bej Frashërit, që asokohe jetonte si azilant politik në kryeqytetin italian Romë. Siç del edhe nga letrat e Mehdi Frashërit, në atë kohë Mbreti Zog kishte vendosur që të shkruante kujtimet e tij në lidhje me disa nga ngjarjet më kryesore të historisë së Shqipërisë. Por, për të bërë atë punë, Zogut i duheshin dëshmi e të dhëna të ndryshme nga persona që kishin qenë vetë aktorë kryesorë në ato ngjarje, dhe një prej tyre ishte dhe Mehdi Frashëri, i cili, përveçse kishte mbajtur postin e kryeministrit të Shqipërisë për disa vjet, kishte përfaqësuar qeverinë shqiptare në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve në vitin 1914. Po çfarë shkruhet më tej në atë letër të Mbretit Zog dhe çfarë i kërkon ai Mehdi beut? Për të gjitha këto bëhet fjalë në një sërë letrash e dokumentesh origjinale që janë pjesë e korrespondencës së plotë në mes tyre, të cilat janë ruajtur me kujdes në arkivin familjar të Mehdi bej Frashërit në Romë. Duke u nisur nga rëndësia që paraqesin ato letra e dokumente (të cilat nuk ndodhen në arkivat e shtetit shqiptar), ku flitet për disa nga ngjarjet më të përfolura të historisë së Shqipërisë, si: Protokolli i Korfuzit në 1914, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Lidhjes së Kombeve në Shqipërinë e Jugut, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj., një pjesë të tyre ne po i botojmë të plota në këtë shkrim, duke i sjellë në gjuhën e sotme, pa e prekur fare brendinë e tyre.


Korrespondenca e Zogut me Frashërin

Në fillim të letrës së tij për ish-kryeministrin Frashëri, e cila mban datën 20 janar 1960, pasi e pyet për shëndetin dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, Mbreti Zog ndërmjet të tjerash i bën të ditur Mehdi beut se ai ka filluar të shkruajë kujtimet e tij sipas shënimeve që ka mbajtur për vite me radhë. Por për të shkruar ato kujtime, Zogu i kërkon Frashërit që ai ta ndihmojë atë duke i sqaruar me hollësi disa nga ngjarjet më kyçe të historisë së Shqipërisë, si: Protokolli i Korfuzit në 1914, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Lidhjes së Kombeve në Shqipërinë e Jugut, veprimet e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve, vrasja e Gjeneral Telinit etj. Pasi i përshkruan të gjashtë pikat kryesore për të cilat brenda mundësive kërkon sqarime të hollësishme, Mbreti Zog e mbyll letrën e tij duke i kujtuar ish-kryeministrit Frashëri shërbimet e mëdha që ai i ka bërë Shqipërisë. Ndërsa në përgjigjen e ish-kryeministrit Mehdi Frashëri, e cila mban datën 31 janar 1960, pas fjalëve të zakonshme të kortezisë, ai i shpreh kënaqësinë Mbretit Zog për iniciativën që ai ka marrë për të shkruar kujtimet e tij, duke i thënë se ato janë të domosdoshme dhe do të shërbejnë, veç të tjerash, edhe për të ndrequr ato shtrembërime që i janë bërë historisë së Shqipërisë në 40 vjetët e fundit, duke aluduar hapur për regjimin komunist të Enver Hoxhës. Pasi i shpreh gatishmërinë e tij Mbretit Zog për ta ndihmuar për të gjitha çështjet që ai ka dijeni, në fund të letrës së tij Mehdi beu i shkruan: "Jam akoma i mendimit se Shqipnija, e izolueme nga Rusija nuk ka se si mos gjej herët a vonë nji konjukturë politike ndërkombëtare të favorshme, që ti lejoj shqiptarëve me hedh këtë zgjedhë, që, nga të gjitha çka parë, asht sigurisht ajo ma e tmershmja".

E vërteta e Protokollit të Korfuzit

Një ndër çështjet e para që Mbreti Zog i kërkonte ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri për t'i sqaruar, ishte ajo ku bëhej fjalë për "Veprimet e Komisionit Ndërkombëtar në Korfuz, në 1914", apo, siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë, "Protokolli i Korfuzit". Lidhur me këtë pikë, në sqarimin e tij Mehdi Frashëri ka shkruar: "Në Konferencën e Londrës më 1913, me qenë se ishte vendosur që Korça e Gjirokastra t'i mbeteshin Shqipërisë, Greqia nuk mund t'i sulmonte hapur këto dy prefektura, të cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kërkonte që indirekt të gjente një shkak që këto vende fillimisht t'i bënte autonome, dhe më vonë, në një fazë të dytë, t'i aneksonte. Për këtë qëllim, guvernatori grek i Janinës mendonte që derisa ishin trupat greke atje, të shtynte të krishterët ortodoksë të asaj krahine në formën e një xhandarmërie kryengritëse, që kur të tërhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmëria, e cila do të luftonte me xhandarmërinë shqiptare po të shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritëse me shpirt grek kishte nevojë për një qeveri që ta quante veten epiriote. Kështu, një person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhëria e Gjirokastrës, me të kunatin e tij, Karapanon, dhe një oficer grek me origjinë shqiptare i quajtur Dhulis, formoi një qeveri autonome të Epirit të Veriut (Shqipërisë së Jugut). Në këtë kohë popullsia myslimane e këtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftë xhandarmërisë epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmërisë shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmëria epiriote filloj të digjte katundet myslimane, për të detyruar atë popullsi që të linte vendin dhe aty të mbeteshin vetëm ortodoksët. Për këtë ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashën u detyrua t'i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar që përbëhej prej delegatëve të gjashtë fuqive të mëdha, ku bënin pjesë: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Për të bashkëpunuar me këtë komision, nga ana e Shqipërisë ishte caktuar si delegat Mehdi Frashëri. Në këtë kohë, në Shqipërinë e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi një lëvizje në favor të Turqisë, me parullën: "Duam Baba Dovletin". Nisur nga kjo gjë, Qeveria e Princ Vidit mbeti në një pozitë shumë të vështirë, pasi fanatikët myslimanë kërkonin në vendin e Princ Vidit një princ nga Turqia. Pas kësaj Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar lajmëroi Zografon se do të vinte në Korfuz dhe do të bisedonte me qeverinë epiriote. Në mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbështeti asnjë nga fuqitë e mëdha, në mënyrë që ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit për të marrë vendime në interes të Shqipërisë. Si rezultat i kësaj, Komisioni Ndërkombëtar vendosi që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku oficerët e xhandarmërisë së Epirit Autonom do të përbëheshin prej oficerësh grekë, me qenë se ortodoksët shqiptarë të vendit në kohën e Turqisë nuk kishin pasur oficerë. Kisha ortodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar prej Patriarkanës së Stambollit. Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të ortodoksëve do të ishte greqishtja. Siç shihet, të gjitha këto masa parashikonin greqizimin e një pjese të madhe të Shqipërisë së Jugut. Pas kësaj, vendimet e Konferencës së Korfuzit iu paraqitën Konferencës së Ambasadorëve në Paris për t'u miratuar. Në këtë kohë qeveria epiriote e Zografos kishte bërë një pakt me myslimanët fanatikë të Shqipërisë së Mesme, gjë e cila e detyroi Princ Vidin të largohej nga Shqipëria. Në këtë kohë epiriotët e thyen armëpushimin që ishte lidhur midis fuqisë shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisë epiriote të Zografos, siç edhe parashikohej, e zuri Greqia. Këto ngjarje përkuan me fillimin Luftës së Parë Botërore. Në këtë kohë, Italia, me qenë se kishte rivendikime (pretendime) territoriale kundrejt Austrisë, me qëllim që më vonë të hynte në luftë, pushtoi Vlorën dhe me forcat aleate firmosi një traktat të fshehtë, ku thuhej: Vlora me një pjesë të krahinave rreth saj do të ishte drejtpërsëdrejti në administrimin e Italisë dhe Shqipëria e Mesme (myslimane) nën protektoratin e saj. Ndërsa për Shkodrën në Veri dhe Korçën e Gjirokastrën në Jug nuk do të bënte asnjë kundërshtim, në qoftë se Konferenca Shkodrën do t'ia jepte Serbisë dhe Korçën e Gjirokastrën Greqisë. Mbasi Lufta e Parë Botërore zgjati disa vjet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në luftë kundër Austro-Gjermanëve e në favor të aleatëve, Presidenti Uillson deklaroi se traktatet e fshehta nuk i njihte. Në këtë kuadër, traktatin e fshehtë të Italisë me aleatët në Konferencën e Paqes ai e quajti të pavlerë, por me gjithë këtë, në tratativat e konferencës në fjalë ai propozoi që Vlora t'i mbetej Italisë dhe ana në jug të lumit Vjosë t'i jepej Greqisë. Sa për pjesën që mbetej, një zonë midis Vjosës e Liqenit të Maliqit, do të bëhej një referendum dhe përfundimi i tij do të ishte një provë se kujt do t'i mbetej ajo zonë, Shqipërisë apo Greqisë. Me qenë se në këtë zonë shumicën e përbënin myslimanët dhe midis ortodoksëve kishte edhe nacionalistë shqiptarë, shpresa ishte e madhe që ajo të mbetej në Shqipëri. Sa për Shkodrën nuk u bë fjalë, sepse ajo ishte thjesht shqiptare. Në vijim të luftës aleatët panë nevojën që në Selanik të zbarkonin një ushtri për të atakuar forcat austro-gjermane, duke përdorur dhe mbeturinat e ushtrisë serbe që përbëhej prej 150 000 ushtarësh, të cilat në Korfuz aleatët i kishin riorganizuar dhe armatosur më së miri. Aleatët i propozuan dhe Greqisë që ajo të hynte në luftë në favorin e tyre, mirëpo Mbreti Kostandin ishte dhëndri i Kaiserit (Mbretit të Gjermanisë) dhe përveç Venizellozit, një parti e madhe greke nuk dëshironte të hynte në luftë, vetëm në qoftë se i jepnin Stambollin. Kjo ishte një punë që nuk bëhej, pasi ajo përkonte me qëllimet e Rusisë. Në këtë kohë, francezët filluan të dyshojnë se mos Greqia ishte në favor të Austro-Gjermanëve, dhe për të ndaluar kontaktin midis Greqisë dhe Austro-Gjermanëve, me ndërmjetësinë e nacionalistit patriot Themistokli Gërmenji, Gjenerali Sarail, komandant i ushtrive aleate në Selanik, dërgoi edhe një batalion ushtarësh në Korçë. Kjo forcë përzuri ushtrinë greke dhe formoi qeverinë e Korçës, Autonome Shqiptare, me Themistokli Gërmenjin. Pas kësaj ajo organizoi dhe dy batalione xhandarmërie shqiptare. Në këtë kohë fuqitë franceze ishin vendosur deri në katundin Selenicë të Kolonjës. Ndërsa territorin nga Selenica e deri në Sarandë e pushtoi ushtria italiane. Kështu, në Korçë e Gjirokastër nuk mbeti as ushtri dhe as qeveri greke. Nga zhvillimi i këtyre ngjarjeve u bë e mundur që në Konferencën e Paqes francezët të kundërshtonin rreptësisht për Korçën e Gjirokastrën dhe vendimet e Korfuzit nuk u morën parasysh, pasi vetë Greqia e kishte prishur armëpushimin". Kështu e mbyll Mehdi Frashëri sqarimin e tij për Protokollin e Korfuzit, e cila është dhe një nga pikat ku ai është ndalur më gjatë në përgjigjet që i ka dërguar Mbretit Zog.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret albakepiblog.files.wordpress.comA Ishte Ahmet Zogu Mbret www.mapo.al


Ja e vërteta e Himarës

Dy nga pikat e tjera që Mbreti Zog i kërkonte sqarime Mehdi Frashërit ishin: "Dhenomet (Privilegjet) e Himarës" dhe "Veprimet e Komisionit të Lidhjes Kombeve në Shqipërinë e Jugut", çështje të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të krijojnë probleme. Lidhur me këto, ish-kryeministri Frashëri në përgjigjen e tij për Zogun shkruan: "Privilegjet e Himarës janë po ato të Korçës e Gjirokastrës, me ndryshimin se në atë kohë, një person i quajtur Spiro Milo, nga Himara, kishte vënë një kryq të madh në kraharor dhe kishte shoqëruar Zografon. Spiro Milo kërkoi një flamur të Himarës, gjë që nuk kishte ndonjë rëndësi, prandaj iu pranua nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit të Kufijve. Po kështu, në atë kohë, nisur nga fakti se grekët gjithmonë ankoheshin që në Shqipëri shkeleshin të drejtat e pakicave greke, Lidhja e Kombeve vendosi të dërgonte në Shqipëri një komision të posaçëm të përbërë prej: profesorit Siderholm (finlandez), Comte de Pourtales (francez), dhe një oficeri norvegjez. Ky komision lëvizi në të gjithë Shqipërinë, si në Veri ashtu dhe në Jug, dhe në fund konstatoi se pakica greke kishte vetëm në krahinën e Dropullit në Gjirokastër dhe në Vurgun e Delvinës, të cilat nuk përbënin ndonjë rëndësi. Ndërsa për prefekturën e Korçës ata konstatuan se nuk kishte as edhe një grek të vetëm. Si përfundim, komisioni konstatoi se grekërit quanin grekë edhe shqiptarët ortodoksë. Pra, siç shihet, ky komision në raportin e vet tregoi të vërtetën siç ndodhesh". Kështu e përfundon Mehdi Frashëri sqarimin e tij në lidhje me pretendimet e grekëve për pakicat e tyre në Shqipërinë e Jugut.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret www.revistajava.al
Frashëri: Telinin e vranë grekët

Një ndër pikat e fundit që Mbreti Zog i kërkon Mehdi Frashërit t'ia sqarojë, është ajo e vrasjes së gjeneralit italian Telini, i cili kryesonte Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit të Kufijve. Lidhur me këtë ngjarje, në përgjigjen e tij Mehdi Frashëri ka shkruar: "Komisioni i Kontrollit të Kufijve e kishte filluar punën e tij që përpara Luftës së Parë Botërore, por me fillimin e asaj lufte ajo punë u ndërpre dhe u la për më vonë. Pas mbarimit të luftës, u formua përsëri një komision tjetër i përbërë prej: gjeneralit italian Telini, kolonelit britanik Jails dhe kolonelit francez Ordillion. Ndërsa nga ana qeverisë shqiptare fillimisht u caktua Hil Mosi, por me qenë se ky dha dorëheqjen, në vendin e tij u emëru Dhimitër Berati. Pas kësaj, gjeneral Telini dhe Dhimitër Berati shkuan në Janinë për të marrë kontakt me autoritetet ushtarake greke, me qëllim që të plotësonin komisionin me delegatin grek. Si delegat grek ishte caktuar kolonel Boçari, i cili ishte një grek ekstremist dhe stërnip i suliotit të famshëm, Marko Boçarit. Me qenë se kolonel Boçari e konsideronte gjeneral Telinin si një mbështetës të Shqipërisë, vendosi që ta vriste atë. Për të vrarë Telinin, ai bashkëpunoi me një kriminel grek të arratisur që quhej Rexhei. Pas kësaj, banda që kryesohej nga Rexhei i zuri pritë dhe e vrau gjeneral Telinin, ndërsa ai po kthehej për në Shqipëri bashkë me përkthyesin e tij ortodoks që kishte me vete. Për të larguar përgjegjësinë politike, qeveria greke këtë vrasje ua ngarkoi shqiptarëve, dhe sipas versionit të tyre, ajo gjë kishte ndodhur për faktin se gjenerali italian kishte marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Por ky version i tyre nuk ishte gjë tjetër veçse një gënjeshtër e shpifje e madhe. Pas kësaj qeveria italiane, nga raporti që kishte marrë nga Telini, kishte kuptuar se autoritetet greke në çdo mënyrë ishin shfaqur kundër gjeneralit, prandaj Musolini dërgoi një flotë në Korfuz dhe qeverisë greke i dha këtë ultimatum: "Qeveria greke menjëherë do të shkonte në flotën italiane që ndodhej në Pire dhe do të kërkonte ndjesë për ngjarjen e vrasjes të gjeneral Telinit". Gjithashtu, ajo i kërkoi edhe 50 milion franga si dëmshpërblim për njerëzit e vrarë. Mbas kësaj ngjarjeje, si delegat italian në Komisionin e Kontrollit të Kufijve, në vend të gjeneral Telinit, u emërua gjeneral Gazzera, dhe nga ana Shqipërisë, Mehdi Frashëri".
A Ishte Ahmet Zogu Mbret www.revistajava.al


Nostalgjia për kohën e mbretit Ahmet Zogu


Ishte viti 1923, kur Shqipëria do të eksportonte në Amerikë plot 2 milionë franga ari dhe do të importonte që andej vetëm 63 mijë franga ari, pra me një bilanc tregtar pozitiv me SHBA. Në dhjetë vitet në vijim, eksportet shqiptare u gjashtëfishuan dhe në vitin 1931 arritën në 12 milionë franga ari. Ndonëse Shqipëria zotëronte një deficit tregtar që u reduktua, eksportet e asaj kohe ishin domethënëse pasi përfshinin një numër të madh vendesh, duke filluar nga Britania e Madhe, Egjipti, Franca, Greqia, Italia dhe Turqia. Teksa shikon të dhënat nga Raportet statistikore të viteve ’20 (bilanci i tregtisë shtypur në Shtypshkronjën “Nikaj”, të publikuar nga Ministria e atëhershme e Ekonomisë Kombëtare), pyetja është se çfarë na pengon sot të bëjmë, të paktën eksportet e mallrave që i bënim edhe atëherë. Ndërsa ne mendojmë për avantazhe krahasuese teorike, në praktikë nuk ndodh kurrë e njëjta gjë. Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë u bënë për të ndihmuar eksportet, por parimi i ndërtimit të marrëveshjeve ishte teorik. Ndërsa mendonim se kemi mundësi të prodhojmë domate të hershme dhe të pastra biologjikisht, harruam se nuk ka asnjë tregtar që të dijë të merret me këtë punë.

A Ishte Ahmet Zogu Mbret 3.bp.blogspot.com

Vitet ’30 dhe ....
E vërteta është se që në vitet ’30, Shqipëria eksportonte djathë cilësor të markave të regjistruara në vendet përkatëse. Eksportonim në SHBA djathë të markës italiane “Parmixhan” dhe zviceran “Ementhal”. Prodhuesit e këtyre djathërave nuk ekzistojnë më sot në Shqipëri, por eksperienca e atyre viteve na detyron të këmbëngulim se tradita është e pazëvendësueshme në këtë Botë dhe se eksportet blegtorale duhet të riaktivizohen. Në vitin 1932, eksportet shqiptare u dëmtuan rëndë dhe ranë deri në nivelin e vitit 1923. Rënia në mënyrë të menjëhershme në kohën e depresionit të madh botëror ishte shumë e dhimbshme atëherë, por shkaqet që sollën këtë rënie duhet të kihen parasysh edhe sot. Sipas të dhënave të ndryshme historike, eksportet shqiptare janë viktima të antiglobalizimit të ndërmarrë nga shtetet e fuqishme në mbrojtje të prodhimeve të veta në kushtet e krizës. Eksporti i djathit, por jo vetëm i djathit, për në SHBA, ra në vitin 1932 kur Qeveria Amerikane vendosi tarifa doganore shumë të larta. Eksporti i gjalpit në Greqi dhe Turqi ra kur Bashkimi Sovjetik zbatoi një program shitjesh gjalpi me dumping. Ndonëse kanë kaluar 70 vjet, situata e sotme ka shumë ngjashmëri.



Strategjitë e sotme në letër

Por ç’ndodh realisht me produktet “made in Albania” në tregun shqiptar, rajonal dhe atë global. Strategji në letër dhe letra pa fund të miratuara nga strukturat qeverisëse e ato parlamentare si “Strategjia e nxitjes së eksporteve shqiptare”, por që nuk kanë asnjë fuqi
përpara ashpërsisë së dorës së padukshme të tregut. Banka e Shqipërisë, si institucioni i alertuar kohët e fundit për këtë problem, vëren se Shqipëria po kthehet gradualisht në një vend importues, pra që konsumon produktet e importit. “Prodhuesit ekzistojnë dhe detyra
e qeverisë është t’i identifikojë ato dhe t’i mbrojë interesat e tyre në kuadër të marrëveshjeve të tregtisë së lirë”, - thotë një drejtues i një firme shqiptare prodhimi. Nëse i referohemi të dhënave zyrtare, importi në mënyrë të vazhdueshme, vit pas viti, periudhë pas periudhe, fiton terren ndryshe nga ç’ndodh me eksportet. Importi zë mbi 82 për qind të fluksit të tregtisë së jashtme, gjë që flet për një ekonomi dhe treg të brendshëm të orientuar nga importi. Shqipëria importon më shumë se 1.8 miliard dollarë mallra në vit dhe eksporton pak më shumë se 300 milionë dollarë në vit, kryesisht rieksporte, duke krijuar kështu një deficit tregtar mbi 1 miliardë e gjysmë dollarë.



"Sekretet e Ahmet Zogut në Angli"

Eshtë folur dhe shkruar shumë për mbretin karizmatik të shqiptarëve, Ahmet Zogu, por ekzistojnë ende mistere të pazbuluara mbi jetën e tij.

Gjashtë vitet e jetesës në Angli janë anashkaluar deri më tani thjeshtë, duke e përmendur si fakt, por kjo nuk ka për të zgjatur shumë. Një anglez i apasionuar pas historisë së shqiptarëve, Neil Rees, ka ndërmarrë një mision "zbulimi" mbi jetën e mbretit Zog në Angli. Së shpejti, ithtarët modernë të mbretit dhe kundërshtarët e tij do të kenë shumë më tepër "municione" për të ndezur debate të vjetra. "Unë kam konsultuar të gjitha dokumentet arkivore, dosjet sekrete të shërbimeve informative, por të gjitha këto do të jenë në plan të dytë. Ajo që më intereson më shumë janë vetë dëshmitarët; ata që jetuan në atë kohë dhe qenë pranë mbretit. Për fatin tim, disa prej tyre janë ende gjallë dhe përbëjnë një thesar që duhet të shfrytëzohet tani. Koha nuk pret", thotë Neil Rees. Në dhomën e tij të pritjes, ai tashmë ka varur një flamur kuq e zi, dhuratë nga studiuesi Bejtullah Destani. Në zonën e Buckinghamshire, ku ai jeton, një "ushtri" e vogël është mobilizuar për ta ndihmuar në projektin e tij për të hedhur në libër atë pjesë të historisë së Ahmet Zogut në Angli.

Bucks dhe mbreti

Ahmet Zogu me rrethin e tij mbërriti në tokën britanike më 26 qershor të vitit 1940. Greqia e përzuri me shpresë se do të shmangte sulmin e Italisë fashiste, ndërsa Franca nuk garantonte sigurinë e tij në prag të Luftës së Dytë Botërore. Ai që mori përsipër lëvizjen e mbretit nga Franca drejt Anglisë ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi James Bond. Ai u vendos fillimisht në hotel "Ritz" të Londrës, së bashku me familjen dhe eskortën e tij prej 35 personash. Për sigurinë e familjes së vet, në prag të bombardimit të Londrës nga nazistët gjermanë, Ahmet Zogu mori me qira një shtëpi të madhe lordësh në fshatin e vogël Frieth, në zonën e Buckinghamshire (shkurt Bucks), e cila sot njihet si një ndër zonat më të pasura të Mbretërisë së Bashkuar, diku mes Londrës dhe Oksfordit. Shtëpia është e Lordit Parmoor, ish-deputet i Parlamentit britanik të kohës, i cili sapo ishte ndarë nga jeta. Shtëpia Parmoor kishte 40 dhoma gjumi dhe disa sallone e banja, një kopsht gjigant me dekor ekstravagant. Përveç kësaj, truprojat e mbretit jetonin në një tjetër shtëpi jo shumë larg të parës. Kurse në hotelin "Ritz", Ahmet Zogu mbajti të bllokuar një dhomë me sallon për takime zyrtare, të cilën nipërit e tij e përdornin shpesh edhe për zbavitje personale me vajzat lokale. Në të gjitha librat e shkruara për jetën e Zogut nuk përmendet askund fakti se ai dhe familja e tij jetoi në Bucks dhe jo në Londër.

Ekstravaganca

Mbreti jetonte në një shtëpi me 40 dhoma së bashku me të shoqen, mbretëreshën Geraldine dhe princin Leka. Në rrethin e tij të ngushtë familjar ishin edhe pesë motrat princesha, katër nipa e mbesa, princ Tati (Esad Murad Kryeziu - djali i motrës së mbretit) i Kosovës, tre qen dhe një dhi. Në personelin e shërbimit kishte kuzhinierë, dy infermiere zvicerane, sekretar dhe këshilltarë politikë. Tetë truproje i mbante pranë në çdo moment, por ata jetonin në një shtëpi më vete. Në Parmmor House mobiliet që përdori mbreti ruhen ende sot e kësaj dite, përveç perdeve e mbulesave të tavolinës që i copëtonte rregullisht dhia. Sipas dëshmitarëve vendas, askush prej personelit nuk guxonte ta përzinte dhinë nga shtëpia dhe ajo do të ishte pranë mbretit edhe në takime zyrtare. Në një nga dëshmitë që nga mbledhur Rees thuhet se dhia e mbretit kishte përmbysur në një rast tryezën e ngrënies tek përtypte mbulesën e saj. Mbreti Zog kishte urdhëruar mobilimin e banjave dhe ndërtimin e një banje speciale për qentë e tij dhe dhinë. Ende sot, në Parmoor House, në një banjë të madhe është vaska e qenve të mbretit Zog. Një rinovim i tillë, në atë kohë ishte tepër i kushtueshëm. Disa gra tashmë të moshuara vendase kujtojnë vizitat në dhomën e hotel "Ritz", si të ftuara speciale të nipërve të mbretit. Por, detajet do të jenë më të qarta në libër, i cili pritet të jetë gati nga fundi i këtij viti.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret www.lajmishqip.com
Dhurata e padëshirueshme

Neil Rees thotë se shumë veta e mbajnë mend ose kanë dëgjuar për kohën e Zogut në Bucks. "Disa e kujtojnë me adhurim dhe respekt, shumë të tjerë nuk e donin fare. Ai me eskortën e tij bridhte rrugëve dhe fshatrave të Bucks me një makinë "Mercedes" scarlet (kabriolet) dhe në sytë e vendasve shihej si bashkëpunëtor i Hitlerit. Në fakt, nuk ka asnjë provë që Ahmet Zogu të ketë bashkëpunuar me Hitlerin. Përkundrazi, ai shkëmbeu korrespondencë me Curçillin dhe personalitete të Rezistencës", rrëfen Rees. Makina i ishte dhuruar mbretit Zog nga vetë Hitleri, me rastin e martesës. Ai ishte i njëjti tip "Mercedesi", të cilin përdorte edhe vetë diktatori nazist. Ndër të tjera, Rees ka zbuluar sesi Ahmet Zogu u shmangej taksave të shtetit anglez dhe marrëveshjen e tij të heshtur me autoritetet britanike. "Nëse shteti britanik do të kërkonte me forcën e ligjit vjeljen e taksave, atëherë mbreti mund të ngrite zërin në media për shtetin që bënte shurdh-memecin në rastin e Shqipërisë. Shteti britanik ishte i dërrmuar nga lufta dhe nuk kishte më as burime as dëshirë për t`u angazhuar në një tjetër luftë kundër komunizmit në Shqipëri", ka zbuluar Neil Rees në arkivat sekrete të MI5. Sipas tij, absolutisht të gjitha korrespondencat e mbretit dhe njerëzve të tij të afërm me botën e jashtme perceptoheshin rregullisht. Kjo "marrëveshje e heshtur" e dëmtoi rëndë mbretin dhe kauzën e tij. Më 1946, qeveria britanike njohu zyrtarisht regjimin komunist të Tiranës dhe shtetin e Enver Hoxhës. Shpresat e Zogut shteruan dhe ai vendosi të zhvendosej drejt Egjiptit, pas ftesës së vetë mbretit Faruk.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret 4.bp.blogspot.com


Neil Rees dhe dashuria për shqiptarët

Neil Rees është një autor i ri, amator. Historia është një pasion i tij, por jo profesion. Libri i tij i parë është botuar para dy vitesh dhe ka të bëjë me kryeministrin e parë të Çekosllovakisë dhe luftëtarët çekë, të cilët jetuan në zonën e Bucks gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rees ka udhëtuar për herë të parë në Ballkan, në vitin 1998 dhe kontaktin e parë me shqiptarët e ka pasur në Maqedoni. Gjatë kërkimeve për të shkruar një histori lokale mbi Bucks, Neil gjeti edhe materiale mbi jetën e Ahmet Zogut në atë zonë. Ai u tërhoq nga projekti i parë dhe filloi të merrej me projektin e dytë; historia e mbretit të shqiptarëve në Angli. "U çudita nga interesi i vendasve për këtë projekt. Pasi mësuan mbi këtë, një miniushtri u mblodh rreth meje dhe tani nuk jam vetëm. Përditë më marrin njerëz në telefon dhe më japin informacione të reja. Kam mbledhur mjaft kujtime, fotografi, madje kam gjetur edhe pasardhësit e atyre njerëzve që Zogu la pas", thotë Rees. Sipas tij, në atë kohë, në Angli kanë mbetur rreth 40 shqiptarë, nga ata që erdhën së bashku me Zogun, personeli i ambasadës shqiptare të kohës dhe të tjerë që erdhën më pas nga Evropa. Pothuajse të gjithë janë asimiluar dhe humbur me turmën, por gjurmët janë ende të pastra.




http://www.youtube.com/watch?v=bmvNl08CGGE&feature=player_embedded



Highslide JS

Intervista e Mbretit Zog për Daily Herald


Reportazhi i Mbretit Zog për një nga gazetat më të njohura Britanike shpalos disa nga pikëpamjet që ai kishte mbi zhvillimin ekonomik dhe social-kulturor të vendit. Të bie në sy vizioni për pozitën politike të Shqipërisë, vendosmërin për ruajtjen e sovranitetit dhe refuzimin e çdo lloj varësie apo protektorati. Ai ishte i bindur se në thelb ekzistenca e vendit tonë mund të garantohej vetëm nga Fuqitë e Mëdha, e në rastin konkret nga Lidhja e Kombeve. Mbajtja e një ushtrie të përhershme ishte një luks që buxheti i asaj kohe nuk e mundësonte. Reformat emancipuese ishin një nevojë e domosdoshme, por rruga që ai mendonte për realizimin e tyre ishte evolucioni gradual e jo përmbysja.

* * *

Durrës – Shqipëri, 15 tetor 1934

Shqipëria më i vogli shtet i Evropës dhe e kërcënuar prej dy anëve nga fqinjë të fuqishëm do të japë një shembull të përbotshëm në çarmatim.Gjysma e ushtris së saj do të kthehet në forca bujqësore punëtorësh, duke punuar arat, kurse gjysma tjetër do të rezervohet për të ruajtur qetësin e brendshme. Duke pasur po të njëjtën komandë si xhandarmëria.Plani drastik i Tij (Zogut) në kryerjen e kësaj reforme dhe arsyet e saj m`u shpjeguan prej Mbretit Zog, në një audiencë që më dha në vilën e Tij verore në plazhin e Durrësit.

* * *A Ishte Ahmet Zogu Mbret www.panorama.com.al

Vila është një godinë e thjeshtë, një katëshe, e ndërtuar mbi binarë të shtyr në detë, dhe njeriu nuk do të mund t`a dallonte prej godinash të njëjta që ndërtohen kudo, veçse prej dy rojesh. Burra të fortë mali veshur me uniforma ngjyrë jeshile, të cilët qëndronin në fund të shkallëve të vilës.Prej vilës mbretërore brenda në det shtrihet një pir e vogël që Mbreti e përdor për t`u zhytur, kurse e vetmja anije e Marinës Shqiptare, një anije ruajtëse e vogël, gjithmonë endet 100 jard kur Mbreti Zog dëshiron të bëj banjë.Me pranimin t`im, Mbreti Zog, thyen zakonin e caktuar për të mos ftuar kurrë vizitorë të huaj gjatë pushimeve të Tij verore në plazh.Por, Ai, tha se ishte tepër i gëzuar t`i tregonte lexuesve të një fletoreje të madhe Britanike se çfar ishte duke bërë për shtetin e tij, të vogël por kryelartë.Ai, më foli mëse një orë në dhomën e Tij të studimit, me muret e bojatisura në të cilën vareshin piktura të kostumeve kombëtare dhe të pamjeve të vendit. Mobiljet e kësaj dhome përbëheshin nga një tavolinë e thjeshtë ahu, një etazher, dy tavolinave më të vogla dhe disa karrigeve ngjyrë kafeje.

“Shqipëria, tha Mbreti i veshur me një rrobe stofi, ngjyrë kafe të hapur, këmishë mëndafshi dhe kravatë, nuk do të jetë protektorat i askujtë. Ajo ka vendosur të ruaj vetqeverimin e saj, i cili nuk është vetëm interes personal por esencial për paqen europiane”.

Fjalë demonstrative pas presionit të anijeve Italiane në Durrës, në muajin korrik, që qe gati duke hapur një konflikt italo-jugosllav.

* * *

“Megjithatë ne jemi një vend i varfër. Nuk kemi aeroplana ushtarak, tanke ose artileri të rëndë, ashtu siç kanë fqinjët tanë, edhe nuk mundemi me i pasë.

Shqipëria ka nevojë kryesore të shpenzojë para në përparimin e saj bujqësor. Kam përgatitur një projektligj që do t`i parashtrohet parlamentit, me anë të cilit gjysma e rekrutave të ushtrisë së tanishme do të caktohet për të punuar fushën e begatshme të Myzeqesë (në Shqipërin e Mesme).

Gjithashtu, ata do të marrin instruksione mbi metodat e reja bujqësore, kështu që këto do të përhapen gradualisht në të gjith vendin. Gjysma tjetër e ushtrisë do të përdoret për të mbajtur sigurin e brendshme nën po atë komandë si xhandarmëria”.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret albakepiblog.files.wordpress.com
Mbreti Zog është një realist, një njeri që sheh qartë, se Shqipëria nuk mund të mbrojë veten e saj nga invazionet e mundshme, vetëm se me luftime këmbësorie. Dhe se i vetmi sigurim i saj qëndron në sigurinë kolektive të Lidhjes së Kombeve. Vetëm konservatorët kërkojnë mbajtjen e një ushtrie të vërtetë. Mbreti është më tepër radikal e përparimtarë se cilido prej ministrave të Tij.

E pyeta Mbretin se asnjë xhandarë nuk mundet të emërohet dhe asnjë polic nuk mundet të shkarkohet pa dijenin e Tij, se çka mendonte se ishin sipas mendimit të Tij, detyrat e një Mbreti në kohët e sotme.

“Një Mbret-u përgjigj, duhet të jetë një udhëheqës dhe një mësues i popullit të tij. Njeriu nuk mund të mësoj një fëmij prej 5 vjeçësh po në atë mënyrë si mund të mësoj dhe sillet kundrejt një djaloshi të rritur.

Jemi duke luftuar me analfabetizmin, disa vjet përpara shkollat tona numëronin deri në 2000 nxënës, kurse sot ato kanë 60.000 dhe në përparimin e kësaj gjendjeje fuqitë dhe përgjegjësitë e të zgjedhurve nga populli do të shtohen.

Unë nuk besoj në të drejtat e shenjta të mbretërve, fuqia nuk vjen prej qielli por prej së poshtmi, nga populli. Gjithashtu nuk besoj se demokracia është në gjendje dekadence. Edhe në ato shtete ku ajo është zhdukur, besoj se dëshirojnë të rikthehet, se ato e dinë se fuqia vjen nga poshtë.

Do t`a ndjej misionin më të madh të jetës t`ime të mbaruar, tha Mbreti, kur gjendja dhe kultura e grave në Shqipëri të mbërrij si në nivelin e grave të shteteve ballkanike, e pastaj si të atyre të oksidentit.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret radiosot.com
Kjo do të thotë një evolucion i ngadalshëm mbasi kemi mjaft paragjykime për të kaluar, e pasi të realizohet kjo natyrisht do të zbatohet dhe e drejta për të votuar nga gratë.

Gjendja e lartë e grave është besoj një nga faktorët më të mëdhenj në fuqinë e një shteti. Kam dhënë urdhra, madje, që gratë të vendosen dhe në poste zyrtare kudo që të jetë e mundur. Dhe kjo në një vend, ku këtu e disa vjet përpara gratë konsideroheshin si një pronë e luajtshme”.

Pastaj Mbreti vazhdoj të shpjegoj se si në një të ardhme të afërme në një plan tjetër të tij do të rregullonte klube bisedimesh nëpër qytete dhe katunde, ku do të kenë buletine e fletore lajmesh. Në këtë mënyrë do të ngrihej niveli i inteligjencës së masës së re.

Kur ai fliste disa dallgë rrihnin rrëzën e dritares së tij të çelur që shihte nga deti.Vetëm rrallë një buzëqeshje e vogël ndriçonte sytë e tij të kaltër.
A Ishte Ahmet Zogu Mbret upload.wikimedia.org
Mbreti Zog kur u ngrit për të më shtërnguar dorën mu duk se ishte sundimtari më i vetmuar i Evropës. Tashi është 40 vjeç dhe që prej kohës së luftës, si Ministër, Kryeministër, Kryetar Republike e pastaj si Mbret, ka luajtur pjesën kryesore të formimit të Shqipërisë si komb. Sot ai mban barrën kryesore të qeverisë mbi supe. Vendi i Tij është shumë i vogël, i varfër dhe fqinjët e tij hedhin vazhdimisht sy lakmues mbi të¹.

¹Arkivi Qendror i Shtetit, F.263. V.1934, D.901, f.20-23




Çatin Paskal Saraçi,bir i nje tregetari te suksesshem nga Shkodra,me arsim perendimor ne diplomaci,krahu i djathte e me intim i Ahmet Zogut ...

Çatin Saraçi

   Çatin Saraçi



Aktiviteti artistik dhe politik...

Misioni diplomatik i Saraçit ne Londër filloi ne vitin 1933. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia më 1939 e gjeti Çatin Saraçin në Legatën Shqiptare ku mbulonte rolin e ambasadorit.

Po në vitin 1939 Saraçi u takua për herë të parë me Oscar Kokoschkan dhe filloi bashkëpunimi i tyre i gjate ne fushën e pikturës. Kokoschka, u bë mik i ngushtë i Saraçit dhe influencoi punimet e këtij të fundit.

Dy piktorët banuan përkohësisht në Scarsdale Studios që gjënden në Stratford Road (afër Kensington Road), thuajse ngjitur me Galerine Pride. Gjatë kësaj periudhe ata punuan së bashku dhe lanë si dëshmi të miqësisë së tyre, mjaft pitura dhe vizatime të njëri-tjetrit.

Emri i Saraçit në historinë e pikturës angleze figuron si ai i një përfaqësuesi të impresionizmit britanik dhe i një kolegu dhe miku të Oscar Kokoschkas.
Ekspozitën e parë Saraçi e hap në “Redfern Gallery” në vitin 1945. Në vitet 1950-1960 ai hapi dhe dy ekspozita të tjera.

Vdiq më 1974 në Londër ku në vitin 1975 në përkujtim të tij u hap një ekspozitë me 50 punime. Ekspozita e fundit dedikuar punimeve te Çatin Saraçit u hap në Londër, pranë “Pride Gallery” në vitin 1988.

Gjatë karrierës së tij, Çatin Saraçi ka hapur rregullisht ekspozita personale në Londër, në Dublin dhe në Paris.




Portret i Vetvetes


Gjela-Deti


Varka te lidhura


Vjeshta akoma ne jete


Vera akoma ne jete


Ura Tower nga distanca

Krimet,vjedhjet dhe Injoranca e Ahmet Zogut!

u rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut

Botohet libri “Zogu i Shqiptarëve”, me jetën ndryshe të mbretit

“Ju rrëfej krimet, vjedhjet dhe injorancën e Ahmet Zogut”

Rrëfimet e Çatin Saraçit, që thotë se ka qenë miku i ngushtë i tij“Zogu i Shqipërisë ka pasë qenë një burrë po aq i poshtër, sa edhe çdo cub tjetër i madh në Evropë, ndaj në daç quheni diktator, në daç tiran, këtë po e lë në dorën tuaj, vetëm se skena e teatrit në të cilën ai luajti ishte më e vogël.

Pjesa që ai vuri në skenë, ndonëse nuk i munguan aktet e mëdha, do të ishte relativisht modeste. Kësisoj do të ishte e mundur të shihje të gjitha detajet e kësaj drame.

Kësisoj do ishte e mundur të këqyrje e të shihje drejt e në mendjen e diktatorit, si dhe të hulumtoje të gjitha veprimet e shestuara prej saj.

E quaj fat që e kam pasë njohur Zogun, mbretin e Shqipërisë, si askush tjetër në këtë botë”. Kështu nis të hedhë në letër kujtimet e tij një prej atyre që pretendon se ishte miku më i ngushtë i mbretit Zog, Çatin Saraçi.

Akuzat dhe fyerjet që denigrojnë figurën e njeriut, që është mbajtur si shembulli i themelimit të shtetit modern shqiptar, vijnë përmes një libri me kujtime që në libraritë shqiptare është kthyer në dorëshkrimin më të shitur.

Malok, koprrac, 70 për qind analfabet, diktator, injorant, vrasës, hajdut, tradhtar… janë epitetet me të cilat “shoku i ngushtë” ka veshur mbretin e shqiptarëve, ndonëse nëpërmjet këtij dorëshkrimi, veç pazareve për para, nuk merret vesh qëllimi i vërtetë e këtyre akuzave. Një nga arsyet mund të jetë që dorëshkrimi nuk është i përfunduar.
Fillimi i një miqësie

Në kujtimet e tij, Çatin Saraçi shkruan se për herë të parë e ka takuar Ahmet Zogun në Vjenë. Ai ishte aty për studime me bursë të Ministrisë së Jashtme austriake. Zogu ishte një ndër të shtatëdhjetë kryetarët e fiseve, përfaqësues i Matit, që kishin ardhur në Austri për t’i paraqitur nderimet Kajzerit, ndërkohë që në ato vite ndikimi e Austro-Hungarisë në vendin tonë ishte i madh.

Çatin Saraçi kishte dëgjuar një fjalim të Zogut për perspektivën e Shqipërisë në të ardhmen e patriotizmi i Zogut i kishte lënë mbresa shumë të thella. Sipas tij, takimi i dytë me Zogun kish qenë tri vjet më pas, këtë herë në Tiranë në shtëpinë e ungjit të tij.

“Entuziazmi i tij patriotik kishte marrë tone thuajse prej fanatiku, ndaj qysh nga ajo ditë u betova me mish e me shpirt të punoja përkrah atij njeriu”, shkruan Çatin, duke shpjeguar situatën në të cilën ndodhej lideri i tij. Zogu ishte në opozitë por i përkrahur nga gjithë rinia e vendit. Pak vite më vonë ai mundi të bëhet kryeministër e të ndërmarri një sërë reformash.

Sipas piktorit që pretendon se ka qenë mik i tij, më të rëndësishmet ishin; kthimi i varrezave muhamediane në qendrat e qyteteve në lulishte, ndaloi me ligj poligaminë dhe po me ligj respektoi të drejtat e të gjitha feve, por me kusht që shteti të ishte laik e ato të mos ndërhynin. Saraçi shënon se në atë kohë, ai ishte përpjekur të propagandonte punën e mirë të Zogut, sidomos në Shkodër ku, sipas tij, Zogu ishte pak i njohur.

Shtëpia

Duhet të ketë qenë fillimi i viteve ’20 kur Çatin Saraçi shënon se kish marrë një thirrje nga Zogu që të paraqitej urgjentisht në Tiranë. Shtëpinë e Zogut ai e përshkruan të vjetër nga jashtë, po në brendësi kishte vërë re një sërë përmirësimesh.

“Hyrja qe zgjeruar dhe mbuluar me tjegulla gjithfarësoj ngjyrash, llampadarët prej qelqi çmimlirë të Buranos qenë të përmasave të jashtëzakonshme…. Në shtëpinë e Zogut nuk kishte shërbyer kurrë më parë ndonjë grua deri ditën që ai u martua. Për një hark kohor 20-vjeçar nuk kam parë as edhe një lule të vetme në shtëpinë e Zogut”, shënon piktori.

Perde mëndafshi, mobilie dhe orendi në stilin barok, kostume të vjetra kombëtare, divane turq të veshur me kadife të kuqe nga ajo e lira, qilima orientalë ishin pjesë të shtëpisë së vjetër nga jashtë në përshkrimin e tij.

Pa harruar gardërobën e pasur të Zogut, ku pjesën më të madhe e përbënin uniforma nga më fantastiket.

“Kravatat ishin me qindra si dhe një numër i pafund këmishësh të të gjitha ngjyrave, nga bluja e errët tek e kuqja dhe nuanca portokallie të ndezur, por as edhe një të bardhë. Kur e pyeta se ku i mbante këmishët e bardha, m’u përgjigj se e bardha ishte demodé, çka më bëri të vë buzën në gaz duke i thënë se këmishtari i tij duhej t’i dinte këto punë më mirë se kolegët e tij në Londër”, shkruan diplomati i Zogut, sipas të cilit të nesërmen mbreti kishte porositur dy duzina këmishësh të bardha në Vjenë.

Pas darke Zogu kish porositur kafe që sipas Çatinit e pinte pa sheqer. Arsyeja ishte se në kafen me sheqer nuk mund ta ndjesh kurrë helmin. Sipas shënimeve ai rrinte çdo natë me Zogut deri në orët e para të mëngjesit ndërsa i duhej të çohej sërish në orën 8 për të ngrënë mëngjesin me të. “Kur e pyesje Zogun se kur bie për të fjetur, kurdoherë merrja të njëjtën përgjigje lakonike: Napoloni nuk ka fjetur më shumë se pesë orë gjatë gjithë jetës së tij”, e Çatinit pagjumësinë e Zogut ia kishin treguar dhe të tjerë. Miqësia e zjarrte dhe e çuditshme ndeshet vetëm në këtë libër, ndërsa pak janë ata njerëz që njohin diplomatin që më pas u bë piktor, Çatin Saraçin.

Sipas tij…

Në shënimet e tij, familja Zogolli i përkiste njërës prej dyerve më të mira të fiseve të Matit, por kurrsesi nuk qe më e fismja, duke qenë se kreu i fisit ishte familja Selmani. Kur mbushi tetë vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopojë, ku kreu shkollën fillore dhe mësoi të lexojë e të shkruajë turqisht në “mejtep”.

Gjatë gjithë jetës së tij Zogu ka krye vetëm këto tri klasë shkollë. Nga Shqipëria kishte marrë me vete një tutor që ia thoshin emrin Abdurahman, njeri krejtësisht analfabet, bëmat dhe krimet e së cilit janë përshkruar shpesh nga autorët shqiptarë e të huaj.

Zogu nuk arriti kurrë të mësojë gramatikën e gjuhës shqipe dhe nuk është i zoti të shkruajë qoftë edhe një rresht të vetëm në këtë gjuhë.


“Nuk e zmadhoj nëse e pohoj se Ahmet Zogu ishte 75 për qind analfabet. Ai nuk ka lexuar më shumë se dy-tri libra gjatë gjithë jetës së tij, ata padyshim kanë qenë rreth jetës së Napolonit”, shkruan konsulli. Ata ishin tre shokë; Ahmet Zogu, Jak Koçi dhe Çatin Saraçi.

Ky i fundit shkruan se Zogu i besonte shumë, madje më shumë se çdo njeri tjetër dhe se ato kuptoheshin në mënyrë të përsosur, ndërsa rreshton për shokun e tij një mijë e një qind akuza.

“Qysh nga viti 1924, dita kur Zogu hyri në Tiranë, synimet e tij ishin vetëm dy. Synimi i parë të pasurohej sa më shumë dhe sa më parë që të qe e mundur.

Synimi dytë: të poshtëronte e shtypte me të gjitha mjetet që i ofronte pushteti, çdo atdhetar shqiptar si dhe progresin kombëtar të Shqipërisë”, vijon Çatini, duke shënuar të gjitha dëshmitë e tij.

Si shok të mirë që e kishte, Zogu i ofroi atij detyrën e konsullit ku të donte, madje dhe në Londër, por ai zgjodhi Vjenën, meqë ishte rritur aty.
Ndjenjat

Çatin Saraçi kujton se në atë kohë sapo kishte mbërritur në Bari, ku kishte marrë në dorë konsullatën dhe detyrën për të vrojtuar udhëheqësit e opozitës dhe Nolin, të cilët ishin strehuar në Itali, kur një student kishte qëlluar për vdekje Luigj Gurakuqin.

Sipas konsullit, vrasësi kishte ardhur në zyrën e tij dhe i kishte thënë se ardhja e tij në Bari ishte për një qëllim shumë të madh, por duke e njohur atë student, Çatini nuk ia kishte varë shumë, pasi në të kundërt, siç thotë ai, mund të kishte lajmëruar udhëheqësin e opozitës me të cilin ai thotë se mbante marrëdhënie të mira personale.

Mosreagimi i tij i ka shërbyer në anën tjetër, ku fitoi besimin 100 për qind të Zogut, i cili, sipas konsullit ishte porositësi i kësaj vrasjeje. “

Pas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut e të bëhesha njeriu i tij më i besuar, kësisoj isha në gjendje të shpëtoja shumë jetë njerëzish”, shkruan ai, ndërsa në pasazhet e këtyre shënimeve nuk flitet për ndonjë person që diplomati i ka shpëtuar jetën.

Edhe pse Çatin Saraçi vazhdoi të ishte pranë Zogut deri në fund të mbretërimit, ai thotë se ndarja me mikun e tij filloi pikërisht në këtë moment, në vrasjen e Gurakuqit.

Duhet te jet liber kot.

Ne prandaj jemi pa buk,se nuk dim te analizojm.Dim vetem te kriminalizojm...ose te adhurojm.

Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar.

Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit.

Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise.

“Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”.

Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike.

Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit.

Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash.

Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai:

“Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale.

Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”.

Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere.

Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar.

Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”.

Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati:

Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”.

Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti.

Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi.

Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj.

Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine.

“Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

FLORIPRESS


Shkruan Profesor Ahmet Qeriqi

MARRËVESHJA Zogu - Pashiq!


Marrëveshjet e turpit të disa krerëve shqiptarë me Jugosllavinë

( Po i shpallin heronj, derisa nuk i shpallëm tradhtarë)

Nuk është për t’ u çuditur përse Beogradi nuk heq dorë nga Kosova, edhe nëntë vjet ( edhe pas shpalljes së pavarsisë, vërejtje e Preng Sherrit) pas luftës tonë fitimtare dhe pas humbjes së turpshme të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.

Mendësia kolonizuese dhe hegjemoniste serbe pretendon me çdo kusht ta rikthejë, në mos pushtimin klasik në Kosovë, atëherë “epokën” e liberalizmit të ashtuquajtur politik, të kohës së bashkim vëllazërimit, kur mjerisht jo vetëm politika zyrtare marionete e Kosovës, por edhe një pjesë e hutuar nga radhët e popullatës shqiptare ishte bërë digë e fuqishme e bashkim vëllazërimit dhe jugosllavizimit, përbashkësisë me Serbinë, duke “lidhur” fatin me popujt sllavë, me të cilët nuk i lidhte asgjë e përbashkët, as gjuha, as kultura, as feja, përveç armiqësia e pandërprerë gjatë 13 shekujve të kaluar.

Nëntë vjet pas luftës në Kosovë, ish klasa e klonuar e bashkim vëllazërimit ende i ka mbetur besnike politikës së moçme të jugosllavizmit, dhe kurrsesi nuk po mund të pajtohet me humbjen dhe dëbimin e përjetshëm të sundimit serb nga Kosova. Në dukje kemi të bëjmë me një shëmti të sëmurë, por në esencë pas tërë kësaj fshihet edhe një dredhi tipike e sundimtarëve serbë të Beogradit dhe vasalëve të tyre shqipfolës, të cilët i kemi me bollëk në vendin tonë, meqë 87 vjet të sundimit mizor serb e kanë bërë të veten.

Një segment i bashkëpunimit të disa bajraktarëve shqiptarë me serbët ka ekzistuar në kohë dhe rrethana të caktuara, madje qysh në të kaluarën jo aq të afërt. Dihen lidhjet antishqiptare që ka pasur me Serbinë, Esad Pashë Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur është edhe marrëveshja përvasalitetin e plotë të Shqipërisë e nënshkruar nga Pashiqi dhe Zogu në gusht të vitit 1924 dhe e publikuar shumë vonë ...
Kjo marrëveshja theksonte:

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek.

Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.
16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.) ( Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 )….

Marrëveshja e Ceno beg Kryeziut me Qeverinë jugosllave

Disa të dhëna jo sa duhet të njohura për opinionin tonë lexues, lidhur me studimin e historianit, Zhivko Avramovski të titulluar: “Aksioni i Qeverisë jugosllave kundër regjimit të Zogut në Shqipëri përmes Ceno Beg Kryeziut (1926/1927)”.

Ky studimi i historianit Zhivko Avramovski është botuar për herë të parë në “Gjurmime Albanologjike II”, në Prishtinë, në vitin 1965.


Cili ishte Ceno beg Kryeziu?

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer në Turqi, ndërsa me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhëve të Esat Pashë Toptanit, i cili për veprën e tij tradhtare në shërbim të Jugosllavisë vritet në Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

Në kohën derisa Esad Pashë Toptani kishte ndarë për vete Shqipërinë e mesme, ndërsa veriun ia premtonte Jugosllavisë, e jugun Greqisë, Ceno begu ishte kryetar i rrethit në Krumë.

Në vitin 1918 emërohet kryetar komune në Gjakovë, si njeri tejet i besuar i
forcave okupatore jugosllave, pasi që serbëve iu kishte kryer shërbime edhe gjatë kohës së fundit të sundimit turk.

Me qëllim për të përfituar favore politike, martohet me motrën e Ahmet Zogut.

Në kohën e Revolucionit Demokratik të Fan Nolit, në qershor të vitit 1924, Ceno begu së bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerë si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafë Kaziu e të tjerë, ikin në Jugosllavi, ku kërkojnë azil politik për një kohë të caktuar dhe ndihmë ushtarake, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri.

Marrëveshja e Pashiqit me Zogun në Beograd

Duke qenë në pozitë inferiore, Ahmet Zogu gjatë qëndrimit në Beograd, lidh një marrëveshje me Nikolla Pashiqin. Të gjitha pikat e kësaj marrëveshjeje, të lidhur në gusht të vitit 1924, ishin poshtëruese, fyese dhe diskredituese për kombin dhe shtetin shqiptar.

Në pikën e parë të marrëveshjes thuhet: Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do ta njohë dinastinë e Karagjorgjeviqëve.

Në radhët e xhandarmërisë së Shqipërisë të ketë edhe një xhandarmëri serbe, ku do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Qeveria jugosllave do ta mbante atë xhandarmëri me armë dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndër të tjera obligohet që të mos interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vetë.


(Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, )
Intervenimi i mercenarëve serbë e pro serbë kundër Qeverisë Demokratike të Nolit, në dhjetor të vitit 1924

Me qëllim të intervenimit ushtarak në Shqipëri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonës së tretë Ushtarake në Shkup. Merecenarët kryesorë në këtë shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e të tjerë.

Ata u shpërndanë për të rekrutuar mercenarë me nga 4 napolona flori në muaj. Mercenarët vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj.

Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi( Ceno Beg Kryeziu por që populli nga urrejtja e quante " CRNOGLLAVIQI" vërejtje e Preng Sherrit), ka sjellë 1 milionë e gjysmë dinarë, i cili ka fillue t ua shpërndajë mercenarëve.

Përveç kësaj ushtria jugosllave ka pru edhe armë e municion, të cilat do t u shpërndahen njerëzve që po regjistrohen.

Më 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur në Gjakovë, me një shumë të konsiderueshme të hollash.

Ai, me shumë sukses po organizonte mercenarë. Më 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovës në Shqipëri njoftonte se forcat mercenare do të mësyjnë.

Topat janë me ngjyrë të bardhë dhe janë nën komandën e Gjon Fushës. Edhe Alush aga do të mësyjë nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinës përmbi Kukës dhe i vëllai i Ceno begut do të mësyjë nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit... Bahri Begolli ka shkrue 500 veta ( mercenarë). Të gjitha këto fuçina janë nën komandën e Ceno begut. Topxhinjtë janë ushtarë të serbit .

Për shkak të meritave të tij në likuidimin e kundërshtarëve politikë dhe në vrasjen e Bajram Currit, në dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emërohet komandant i Garnizonit ushtarak në Shkodër. Ndërkohë, Ahmet Zogu e emëron ministër të Punëve të Brendshme.

Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundër kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrën e të tjerë.

"A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetë Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrën,( radi nasheg i vasheg mira) për paqen tonë dhe Tuajën
( Ora e Shypnis - dokumnet me shkrim që dërgon Cernogllaviqi ( Ceno Beg Kryeziu).

Në ç'vite ka drejtuar Zogu Shqipërinë?

Pasi që Ahmet Zogu kishte konsoliduar pushtetin e tij represiv, për të përfituar masat, dhe për të larë me aq sa ai mendonte se mund të lahej turpi i bashkëpunimit me Beogradin, ai vendos t’i ndërpres marrëdhëniet me Jugosllavinë, duke kalkuluar afrimin e mundshëm, por edhe të sigurt me Italinë.

Mirëpo këtë veprim e kundërshton tinëzisht Ceno beg Kryeziu, i cili ishte agjent i fshehtë i shërbimit jugosllav. Ai kishte denoncuar edhe të deleguarin special të Beogradit në Tiranë, Branko Llazareviq, të cilin Pashiqi e tërheq nga Tirana.

Bashkëshortja e Llazareviqit, asokohe kishte zbuluar se Ceno begu ishte agjent i Beogradit dhe përmes atyre të dhënave të besueshme e kishte denoncuar publikisht.

Raportin lidhur me këtë zbulim e kishte dërguar në Beograd më 16 qershor të vitit 1926 ministri i Ushtrisë dhe i Marinës, z. Diniq.

Pasi kishte mësuar këtë lajm, Ahmet Zogu propozon që Ceno beg Kryeziu të dërgohet ambasador i Shqipërisë në Beograd.

Duke qenë se Ceno beg Kryeziu qe zbuluar, ai shpreh shqetësimin e tij për largim nga Shqipëria, në një kohë kur lakmonte se me mbështetje ushtarake nga Jugosllavia do t ia rrëmbente pushtetin Ahmet Zogut.

FLORIPRESS

2012-07-31

Me gënjeshtrat e shekujve ...zemrën t'ma mbështillni!




Nga Senad Guraziu(Holandë)


Cikël poetik i shkëputur nga një cikël poetik i dërguar për www.floripress.blogspot.com  nga vet poeti i mirënjohur Senad Guraziu.


Me shumë shfletoni faqen personale të poetit S.Guraziu : http://www.letrat.eu/.


                                Bertel Thorvaldsen (1770–1844) - Vallëzimi i Muzave në Helikon (1807) 


GJAKU YT QË NUK FALET

(palimpsest - ndreqje e pandreqshme e historisë së ndërgjegjes të gjakut poetik)




Gjaku yt poet, është gjak që nuk të falet
ty vetë, e vërteta e gjakut tënd
është më e madhe se falja jote,
më e shenjtë se "gjaku yt që nuk falet",
s'të falet as rruazëbardha, as e kuqja,
as mpiksja, asnjë rrahje e lajthitur,
kord i vetëm i zemrës - klithma jote
poet, mbetet amshueshëm "gjak
që nuk falet", është më shumë se diç
për t'u falur, vetë "falja" jote sot është
këputje e damarëve të ndërgjegjies,
tornado çoroditëse e frymëmarrjes,
luhatje e besimit, përbuzje e të vërtetës
njollosje e flakës, e dritës në bebzat
e muzave, në bebzat e nënës,
qelizë kanceroze e qumështit të falur,
vrimëzezë në shpirtin e shëndoshë
të kombit tënd, gjaky yt poetik
s'është gjak dorasish e gjaksorësh,
kod antipoetik, gjak që "falet" nuk është
gjaku i universales dhe i dritës,
mendo mirë poet, nëse s'ke njohur
vetëdijen e gjakut tënd, kumtin e gjakut
qysh si foshnje, s'do kërkosh as faljen
e pafalshme, asgjë nuk të falet poet,
nuk të falet as gjaku yt i "pafalur",
asnjë frymë, notë, tingull as shkitje
joharmonia e të vërtetës poetike,
rritu poet nga brend me qumështin
e bardhë të ndërgjegjës, derisa thithë
njih dritën e bebëzave të nënës, njih
faljen përpara klithmës tënde të parë,
kur lahesh me driten lind dhe njëherë
pastaj fluturo për t'u rritur nga jashtë.



ME PREKË BALLIN TAND




(Ali Podrimjes)

S. Guraziu, 2010

Në jetën time, Bebzat Tua —
O trimi im, I kam Diell, E Bukë, E qiell
Të zogjve të mij, N’kangëtim.
Në çdo fidane, Sot, Behari ka blerue:
Dëshirën — Amanetin Tand
Kurr, Mos me e harrue! N’arën time
Mbolle dashuninë e farës së re
Me u rritë, Me Diell e Dritë
E ne — fluturim, Me prekë ballin Tand —
O Trimi, Im! Në shtëpinë time
Zemrën e kam t’hapun — Konakun për mikun
Dhe sofrën e shtrueme, O Prind,
Njeri, Me prek ballin Tand, Me u rritë,
Fluturim — O Trimi, Im!

(konvertim metaforik - inspiruar dhe bazuar fjalë për fjalë në poezinë e poetit A. Podrimja, "Flamur Shekujsh")




CIKLI SOLARIS I BUZËQESHJES

(buzëqeshja jote është vetë dita... një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur - thënie)



Fluturat fluturojnë me krahët e dritës
venë e vijnë në dukje kuturu, sikur
e humbin rrugën, domethënien e misionit,
çdo trajektore imagjinare të fluturimit
por assesi jo, kurrë mos u lajthit, ato
butësisht e padukshëm ia falin blertësisë
sekretin e Diellit, luleve ndoshta dhe ngjyrat,
me secilën drithërimë zemrash, me çdo
dridhje molekulash, me çdo lëvizje të gjethit,
valë shtytëse janë rrahje krahëfluturash,
pandalë nje velo të padukshëm e shtriqin,
dhe aty në puhizën që freskon petalet
ndoshta pikërisht aty lehtas e qetas
luhaten djepa të panumërt kupidonësh,
foshnje të lidhura flenë, me miliona engjëj
të bardhë, secilin çast mund të zgjohen
klithmat e tyre nuk janë peng por thjesht
në pritje, e presin afërsinë tënde, zgjohen
kur aura e ndriçon siluetën e qenies,
si tufë xixëllonjash në bebëzat e nimfave,
fanari i syrit tënd është sinjali i turnit, është
dhe fundi i konvertimit të sekretit solaris
në uzinën e paskajshme "Flora" - mos ik
pra asnjë çast, rri me fluturat, mos shko,
kurrë mos i braktis ndjenjat e zemrës,
për vetë zemrën çdo ditë thur një kurorë
lulesh, mos harro ëmbëlsinë e erëmarrjes,
secilën herë që ti u merr erë petaleve,
akti yt është paga, falënderimi për fluturat,
që të gjitha, nga më laroshet e bukuroshet,
madje dhe vetë fluturzezat... dhe ato
çapkënëzat e pafajshme të dritës, ëndrrat
tona i stisin pastaj - nga buzëqeshjet tua.



MENDO PËR SECILIN VARG

Më the njëherë: si vogëlushe dikur
e gjete një zogth, nuk ikte nga ty,
të mahniti kënga e ëmbël, cicërimat,
por dhe të çudiste gjuha majuce e tij,
një ditë i more gërshërët e gjyshes
dhe bazuar në gjuhën tënde të pasqyrës,
deshe ta kishte dhe ai të "njëjtë" - zogu
e vari kokën, u shua në duart e tua,
nuk u dëgjua më, heshti përgjithmonë.

***
Ty dhe mua na trishton pandalshëm
dhe vetëm metafora e huazuar,
e dhimbshme të shuhen cicërimat,
e pafalshme, e tmerrshme të vriten zogj,
qoftë dhe padashtas, na ndjek tërë jetën
kujtimi, ndërgjegjia - tani kur u rritëm
zbuluam se zogjtë dhe e vërteta poetike,
si për ironi, gjuhët "majuce" i kanë,
mendo pra çdo ditë, për secilin varg
që mund ta vrasim unë e ti, padashtas.


EDHE PA DRITARET E SHPIRTIT



Mikja më e mirë që kam, padyshim duhet të jetë macja
e fqinjes Rita, me vite e kemi miqësinë pushkë,
më viziton sa herë ulem në kopsht, më ndjek nga pas,
vjen me mua në rrugë, si t'ishte një qenush mjaulush,
ecë krah meje njëfarë distance macesh, pastaj ndalet,
më përshëndet ëmbël, dhe kthehet - kur unë kthehem,
ndonjëherë ndodh ta takoj rishtas, njëherë e zura
në flagrancë, "eksploronte" afër koshit të plehrave,
aq shumë u turpërua, u ndal në vend, uli kokën
dhe s'ia doli t'më shihte në sy aq gjatë - sa m'u dhimbs,
sepse unë vetë me vite të tëra s'guxova ta shoh
kurrë mirëfilli, thonë sytë janë dritaret për shpirtin,
s'pata as si t'ia them, sikur ta dinte e ngrata se sytë
e saj ma kujtojnë padashtas ofiofobinë time të tmerrshme,
ç'faj ka ajo me sytë perfekt të gjuetisë, efikas e të bukur -
por ajo e di mirë, e ndjen se e dua shumë, dhe kjo mjafton,
ndjenjat tona reciproke, qoftë dhe ashtu pa "sy", pa dritaret
e shpirtit, janë përherë të mjaftueshme për miqësinë e vërtetë.



HIDRO-POEZI PËR TITULLIN MISS

(jo)natyrshmëri estetike



E dashura ime s'ka dhëmbë të vërtetë
dhëmbët e saj janë mobil (s'janë stabil)
artificialitet janë, art i dentistit specialist,
manufakturë artizanale e përkryer, si lodër
ashti në punëtorinë e Mickey Mouse -
çdo natë dalin nga goja... mëngjeseve
kthehen prapë, në trajektoren e zakonshme
nga gota plot ujë çezme mbi komodinë
në gojën e saj plot "aromë peperminti"...
aty në gotë bëjnë gjumin sterilizues, relaksim
nate - rrugëtim rutinor i përkohshëm
për në hidro-laboratorin e mirëmbajtjes
një lloj gjumi vullnetar jashtë elementit, ose
gjumë i lëngshëm - kjo shpikje moderne
hidro-ambient i qëllimshëm për gjumësinë,
patjetër dhe prehje analitike për bardhësinë,
pastrim kimik deri në atomikën e fjetur, proces
i konsoliduar tashmë për bukurinë natyrale,
funksional deri në vrasjen mikro-organike,
në esencë i padukshëm (veç fluskave),
askush nuk sheh çfarë ndodhë më tej
brenda kimisë, s'është as nevoja të kërkohet
brenda thelbit të natyrshmërisë - dihet
çdo gjë do të ndodhë pashmangshëm, cikël
në emër të perfeksionizmit denta-material
deri në imtësitë e pakapshme strukturale
kërkohet thjesht pamje perfekte dentale,
bardhësi natyrale, sa më shumë shkëlqim
për një dite të re - kur të jetë kthyer prapë
ky mekanizëm kyç... aty në vendin e vet!


AQ AFËR ME TY


/simbiozë e pashmangshme me driten/

Jam unë,
po aq sa ti vetë afër shpirtit,
ndjenja jote që sheh para
bebzës, akoma pa u zgjuar
mendja, si xixëllonjë e vockël
atomike, e pashterrshme,
me sytë e mi do njohësh
universin, ëndrrat do trasohen
për ty, përherë do fluturoj
po deshe ca hapa para teje,
dhe anash mund të rri,
në cilindo krah të duash ti,
si shpresa e zogjve të arsyes,
cicërimat, klithmat, universalja
e çerdhes, ndërgjegjia
që ushqen dritën - do jemë
për ty secila dritë që njeh ti,
çdo rreze dielli, çdo feksim,
ajo më e imëta xixë jete,
"elektrikat" në fund të detit,
në humnerat më të errëta,
njësia kuantike e shpirtit,
llamba për hartat e kapitenit,
shtigjet e paskajshme yjore
në humbëtirat e zemrës, flatrat
e vetë dritës, timoni, kompasi,
navigacioni i çdo fotoni,
besomë, më ndiq pa frikë,
nëse ndalem do ndalesh dhe ti,
por mos u largo, mos ik
kurrë nga drita,
jam unë.



ARTEMIS DHE ENGJËLLI BEZDISËS



Të shtrenjtat muza, si duket dikur paskam vrarë
një engjëll (ja atë atje, atë të mërrolurin, atë kaçurrelin),
jo se desha ta vrisja por sepse nuk ndjeva, nuk e desha,
nuk e përfilla fare, tash më vret mua çdo ditë, më ndjek
hap pas hapi, s'më le të qetë as në gjueti, çdo gjë
e tremb me shigjetat e tij, vallë ka të drejtë, paçka se ai
s'kërkonte dhe shumë, thjesht vetëm që ta doja - unë
e dija kështu: natyrisht, ndjenjë e bukur është, por
nëse nuk ndiejmë prapë asgjë, po aq legjitime
duhet të jetë, aq e natyrshme të gjykojë vetë zemra,
t'mos e duash një engjëll, kujtoja fare njëjtë e natyrshme
sikur dhe e kundërta, mendoja se ndjenjat jokushtimisht
zgjohen, s'mund të imponohet dashuria, ju vetë
insistoni: madje as poezia, duhet tash ta duam patjetër
një engjëll vetëm sepse na qenka engjëll - unë apo ai
kemi të drejtë këtu, sipas tij, doli që s'paskam ditur gjë.





NUK ËSHTË "RELIGJION"


Të gjitha zemrat në errësirë rrahin
burgosur përjetshëm, në vetmi
por në vetvete fanarë dritësie janë,
si xixëllonjat e qiellit - dhe
Dielli jep shumë dritë, përmasat
pakëz "problematike",
por megjithatë ligj i natyrës,
diversitet frutash, larushi rruazash
dimensionesh, s'është rastësi,
disa zemra janë të vogla... si gogla,
fare "mini", ndoshta sa një lajthi.

Nuk besoj kësaj radhe
në kriteret, në ndihmën e shkencës -
me rreze Rentgen t'i masim,
apo me pompë t'i fryjmë, si maskota,
tullumbace Diznilendi, dikush
tjetër mbase beson në zemra "vakum"
si poç i Edisonit - nuk di,
ndoshta thjesht t'iu flasim, absolutisht,
çdo rrahje ta miratojmë, çdo
impuls ta ndiejmë, t'iu besojmë
sikur zemra të ishte vetë Zoti - u bu bu
gjithë ato zemra të botës, konfuze,
por nëse secila zemër xixëllon
për të tjerët, pandalshëm si Diell
ndoshta dhe është një portë
jona e dritës, një shpresë.

Ndonëse nuk është "religjion", siduket
prapë s'na mbetet aq shumë:
vetëm lutja - luteni pra o njerëz
të botës, çdo ditë zemrën
tuaj të rritet - ku i dihet, ashtu së paku
mund të jemi një ditë si Dielli
më afër Zotit.

- - -
MATRICË PROFETIKE


(Bisedë post-futuriste me George Orwell)



Sot vetëm një Huble lart që kërkon Zotin,
por një milion sonda dhe satelitë
"big brothers" të tu kthyer nga ne
për ta spiunuar dhe gjetur vetveten
miku im Orwell nuk them se ishe naiv, por shih
deri në alivanosje insistohet, kërkohet
nga të gjithë tokësorët (dhe nga alienët)
që t’i kapin valët eterit të turbulltë,
ndotur e ngulfatur me të gjitha ndytësitë
e shekullit XX - më të turpshmit shekull
nga i cili njerëzimi do të turpërohet
ndoshta dhe nëntë shekuj që vijnë.

Duhet të pajtohet poeti, dymijë vjet
pas Krishtit, me gënjeshtrat e shekujve –
i ngrati, ndoshta s’ka shteg, ai vetëm klith:
nuk dorëzohem, mund të ndodhë…,
por më parë duhet t’më verboni,
gjithë pluhurin e dunave të Saharasë
syve t'ma hidhni, me akullin e Antarktidave
zemrën t'ma mbështillni! - bah...
bukur ia thonë poetët por sa të marrë janë!

E nesër i dashur Orwell, as idenë nuk e ke,
kush mund ta dijë sekretin e Agralit
çmim Nobel për një kod të ri, relikt "davinçian"
kod që rrotullon nëntë mekanizma titani,
"çelikosur" me titanium, nëntë shtresa diamanti,
nëntë metra të trashë, sarkofag atomik
ngjashëm si për ndonjë Çernobill-tragjedi
dhe nëntë palë çelësash-enkriptuar
prapë blinduar nëpër gyptha hermetikë
për të hapur ose, sipas nevojës,
për të fshehur të vërtetën e shekujve.

Nuk tallem miku im, duhet të besosh
në Cyber-Tron, Orakull Silikon, direktivë
në "matrix" - Hamurab i Babilonisë
nuk pajtohet me asnjë kod, nuk i do
hardhucat mimetike, as skorpionët metalik,
kobrat-magnum si nata tek gjuajnë, kërkojnë
kërminj silikoni për industrialistët,
për eliten dhe për politikanët "cyborg"
ndërsa këta sa kënaqësisht i falin fytyrat e buta
si prapanicë bebesh, për sise Venerash
kirurgji plastike aty për aty, virtualisht,
doza të programuara XTC, ekstazë
kolektive për votat në "Facebook"
turistë kozmik na përgjojnë në akuarium,
hieroglife zhurnalistike nga shtatë dimensione,
kodikë-gurë të xhamtë, medalione,
Hazreti Musa si neo-Bill Gate mutant
bart pllaka digjitale gjithkah, predikon
nëpër stere dhe ujë, tabanit të kontinenteve,
oqeaneve peshqit hanë fiber-optiket,
si spageti digjitale, dhe në Playstation
ta bëjnë tetë me dy - beso i dashur Orwell
madje dhe sirenat e Sarandës do ta kenë
nga një super-kompjuter në bebzë.



KURORË GJEMBASH

Padyshim duhet të jetë çmenduri
ta ndjekësh vetë hijen, mbyllur në xhama
të provosh ta puthësh Mona Lizën,
t'i quash sytë e saj burim rrezesh, spektroskopi
infra-e kuqe, prej drite shufra blinduese,
masë sigurie për "trezorin" hyjnor artistik,
roje për buzëqeshjen enigmatike,
prandaj gjykimin ta peshosh
në mustakun e Duchamp, dhe ngutshëm
ta sjellësh konkludimin: s'ka kush,
s'ka hajn të botës që mund ta vjedh
zemrën e saj... në Louvre.

Pa brus ndjenjash, ta kaptosh estetiken
e secilit trëndafil, të secilës petale,
çdo mimozë regjionale, secilën lule
të botës si herbalist romantik pa e këputur
ta kornizosh, me puthje ta varësh
në breg të Venerës, pa shtytës, pa fibra
emocionale, pa dridhje, pa timbra...
ta quash "xigëlushe", epiqendër të ndjenjës,
rënkimet t'i përthithësh - artistikisht
ta zbukurosh, t'i falesh orgazma
vetë idesë së ekstazes, të "bukuren"
e korbave në sy mjellmash ta bësh
aq tërheqëse, si sekreti i buzëve të ML,
natyrale si pafajsia, si virgjëria - e vetë
të klithësh, të rënkosh, të përjetosh
shkrirje në të kuqen deri në përgjakje,
si luleshtrydhet ballit të kullosh,
gjemba germash, kurorë e marrëzisë,
padyshim profet... vetëflijim, pseudo-kritik
arti në vertikalen e "fajit" të Kalvarit.



DA VINÇI NË OLIMPIADË



Miku im i "mbathi" nallanet e veta,
në fakt u hipi lundërzave të drunjëta,
si pandofla të çuditshme... shpikur
nga ai vetë - punoi gjatë, pa pushim
shkriu mend, panumër skicash e faqesh
në Codex Atlanticus - dhe vrapon
si i marrë mbi syprinën e detit,
fillimisht e humbi orientimin, u nis gabim
andej kah Bosfori, por u këndell,
shpejtë e ndërroi kursin... tani ndodhet
diku afër ngushticës së Gjibraltarit -
ka vendosur të jetë garues zyrtar
në Olimpiadën e Londrës.


Sot e humbëm kontaktin, iPhone
i vet mund t'i ketë rënë në ujë, por
në emailin e fundit më shkruante:
pse ti s'merr pjesë në festivale kurrë,
as në gara, as olimpiada... nisu pra,
mbath ca aso të drunjëta holandeze,
bjeri i qetë La Manshit, dil andej
dhe më prit, mos ki frikë, në një kanal
aq të ngushtë nuk mbytesh dot,
as si delfin, as zbathur, as me not...
pa le që "klompet" janë të njohura
në gjithë botën, ndoshta ia del,
triumfon, bëhesh "i parë", kampion
i ecjes mbi ujë, por dhe pas meje
nëse ngelesh, një medaljon i fildishtë,
o çfarëdo qoftë, padyshim të takon.


Kali i Nilit dhe Zogjtë

Hippopotamus, të gjithë e dinë
pse ke turp ti "qos" natyre, s'ke gëzof,
far' leshi burrash as qime, gjithmonë
i "parruar" a la natura, në turbullirë
fshihesh, si shtyllak ngulesh
nga turpi në vend, gjoja mediton...
s'mund të përdridhesh si Anakondat...
e prapë si një gjarpër i trashë
tmerron, vetëm verbërinë dhe sytë
mbi ujë mbanë, mos mendo keq
Horus dhe Sethi nuk të shajnë, jo
kurrë s'të përqeshin - ata të duan!

Hippopotamus, si nuk e sheh ti mizor
deltash... moçalesh e kënetash
si nuk e ndjen këtë pafajsi natyre,
gjithë ata zogj naivë tek cicërojnë
çiltër mbi ty, ngrohtësisht si rrezet,
butësisht dhe freskët si puhia e bjeshkëve...
si kthjelltësia e qiellit, prapë të besojnë,
tek ty fluturojnë, ndër dhëmbët e tu
monstruoz... ndalojnë, dhe t'i pastrojnë
aq natyrshëm - ata të duan!

Hippopotamus, ti i vret madje
dhe këlyshët e tu mizorisht, nuk "ndjen"
as më të egrin, më të frikshmin
anima-instikt, sa shumë egërsisht
egërsohesh për zonën tënde të influencës,
për "ekosistemin" e grykësisë,
mos ti shpirt demoni, më parë dëgjo
klithmat, thirravajet, mos i vrit
fëmijët e tu, të natyrës - ata të duan!

Hippopotamus, turp të kesh nga
paturpësia jote e natyrshme - mos harro
njëjtë si zogjtë, si fëmijët e tu... dhe natyra
të fal natyrshëm, falë pavetëdijes tënde
për egërsinë - natyra të do, Hippopotamus!

MBRETËRESHA E FRANCËS DHE KRYEMINISTRI YNE




Elvin Luku


Kur shpërtheu kriza e bukës në Francën e shek. XVII dhe uria nxiti vetvetiu revoltë ndaj pushtetit, të shqetësuar, oborrtarët nxituan në pallatin mbretëror për të vënë në dijeni madhërinë e saj, Marie-Antoinette.
- Madhëri, bukëpjekësit s’kanë më miell, populli është i uritur, duan bukë.
- Si?! Nuk ka bukë?!
- Jo madhëri. Çfarë të bëjmë?
- Nëse s’ka bukë, atëherë, jepuni biskota.
Deklarata, sigurisht, sot shkakton ilaritet. Por, është kuptimplotë kur mëson se ajo vjen nga kulla e fildishtë, ku meraku më i madh dhe i vetëm i mbretëreshës ishin ceremonite, festat dhe mbrëmjet mondane.
Do apo nuk do, kjo historia e mbretëreshës së Francës, shqiptarit të sotëm i kujton deklaratat e kryeministrit të tyre, Sali Berisha kur flet për vendet e para, të dyta apo të treta që, sipas tij zë Shqipëria në Evropë, apo në botë për një aspekt apo tjetrin të zhvillimit.
Ndërsa fliste këto ditë në mbledhjen e qeverisë, ku prezantonte vendimin për rritjen e rrogave dhe pensioneve për vitin 2012, kryeministri theksoi edhe një herë se, Shqipëria është vendi i parë në rajon që shënon një rritje katër herë më të madhe se vendet fqinje: “Siç fakton Komisioni Evropian, në raportin e tij të fundit, rritja ekonomike në Shqipëri, në katër vitet e fundit kulmore të krizës, është 4 herë më e madhe se mesatarja e rajonit. Sipas KE-së, rritja mesatare e rajonit tonë në këto katër vitet e fundit ka qenë 0.8 për qind, rritja mesatare e ekonomisë shqiptare ka qenë mbi 3 për qind. Pra, rritja mesatare në Shqipëri ka qenë 4 herë më e madhe sesa rritja e rajonit”.
Ka arritje të tjera: “...në rrafshin tjetër, në rast se rritja ekonomike ka qenë 4 herë më e madhe sesa mesatarja e rajonit dhe 5 vitet e fundit të marra së bashku ajo ka qenë 22 për qind, më e larta në Evropë, inflacioni në Shqipëri ka qenë 2 herë më i ulët sesa në mesataren e rajonit.”, - një rritje ekonomike që do ta kishte zili Merkel, Hollande, Cameron, Monti, të cilët kanë nga 2008-ta që nuk po shohin një ditë të bardhë.
I verifikuam të gjithë këto shifra në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe na rezultuan plotësisht të vërteta. Por, po i njëjti raport, të cilit i referohet kryeministri, në konkluzionet për Institutin e Statistikave në Shqipëri, pra për INSTAT, shkruan se ky institucion “nuk gëzon pavarësi”, duke hedhur dyshimin për manipulim të shifrave. Ja se çfarë thuhet në këtë dokument: “Ka patur progres në modernizimin e infrastrukturës për statistikat. Megjithatë, dobësia qëndron veçanërisht në statistikat për agrikulturën, statistikat sociale, për biznesin dhe shifrat makroekonomike. Duhen ndërmarrë hapa të tjerë për të plotësuar këto boshllëqe. Pavarësia profesionale e INSTAT nuk është e plotë, ndaj duhet të rriten burimet njerëzore dhe financiare.”
Dhe pikërisht, INSTAT-i që citon kryeministri, ndonëse zotëron statistika vetëm pozitive, mbajti në terr shifrash mediat, publikun dhe institucionet ndërkombëtare. Në raportin e fundit të Bankës Botërore të publikuar në qershor, me titull “Evropa Juglinore: Raporti i zhvillimeve ekonomike”, i cili bën një analizë panoramike të situatës ekonomike në rajonin e Ballkanit, në më të shumtën e rasteve i linte bosh shifrat për Shqipërinë, me shënimin se “të dhënat e Shqipërisë nuk janë të disponueshme që nga viti 2009”.
Ndërkaq, siç pohon vetë, kreu i qeverisë ka këmbëngulur me insistim në kancelaritë e huaja që qeveria e tij të rrisë rrogat e pensionet, - thua se ky është çelësi magjik i rritjes ekonomike: “...të ardhurat pensionale minimale, që në vitin 2005 kanë qenë 8 mijë e 350 lekë, në korrik të vitit 2012 do të jenë 13.656 lekë, pra në harkun kohor 2005-2012 është një rritje prej 64 për qind...Pensionet rurale të cilat kanë qenë qesharake (tani janë dinjitoze!), ku ata merrnin të ardhura pensionale gjithsej 3 mijë e 630 lekë. Me rritjen që bëhet, në korrik 2012 ata do të marrin 8 mijë e 731 lekë, apo një rritje 140 për qind, krahasuar me vitin 2005.
Le të marrim një pensionist, të cilit qeveria ia ka rritur me 64% pensionin dhe që në total përfiton 13.656 lekë në muaj. Po të pjestojmë këtë shumë me 30 ditë (pa 31-shin), i bie 4 mijë e 550 lekë të vjetra në ditë. Për një familje që jeton me një pension të tillë, dhe pa të ardhura të tjera ekonomike, me kaq para në ditë mund të blejë vetëm një bukë, një kuti qumësht dhe gjysëm kile djath. Po ujin, dritat, telefonin dhe ilaçet, kush i paguan?
Pas kësaj “llogarie optimiste” të kryeministrit, mbi 500 mijë pensionistëve të Shqipërisë iu duhet thënë të lënë stolat e parqeve; lojrat e dominosë, tavllat; të braktisin lokalet periferike ku kafja kushton 50 lekë e më pak, dhe të pushtojnë Rognerin, Sheratonin, plazhet; të blejnë makina etj., etj.
Ëndërr e bukur, apo jo!
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, në Shqipëri, janë 62.1% ata që jetojnë në të ashtëquajturën “varfëri të përkufizar”, pra me 5 $ në ditë. Shifra që citohet për Shqipërinë është ajo e vitit 2008, ndërsa për Bosnjen ajo e vitit 2007, pasi që prej asaj periudhe mungojnë statistikat e varfërisë ekstreme dhe varfërisë së përkufizuar vetëm për këto dy shtete në raport me fqinjët.
Ndonëse me një realitet të tillë të pasqyruar në pjesën më të madhe të raporteve ndërkombëtare, kryeministri ynë nuk nguron që në vendet nga kanë dalë këto dokumente serioze, Bruksel apo New York, të japë leksione për lirinë ekonomike, ekonominë e lirë, dhe sidomos “modelin shqiptar të ekonomisë” etj., etj.
Ju lutemi, zoti kryeministër, jo gjer këtu!...
Është e vërtetë që ndërkombëtarët tanë të “Treshes” apo “Trojkës”, siç i quajnë vllezërit kosovarë, ose ndërkombëtarët e tjerë të shumtë që venë e vinë, kanë kohë vetëm për takimet në selitë shtetërore, dhe sa për të ngrënë një copë bukë, në Rogner, Sheraton etj...
Por, ne, vendalinjtë i njohim mirë fletoret me listat shumëvjeçare në dyqanet e ushqimoreve. Tanimë, nuk qahen më vetëm blerësit veresie, por pronarët e dyqaneve që nuk i vjelin dot paratë, se nuk kanë as zyrë të tatimeve e taksave të vënë gjoba.
Por edhe nëse nuk kanë kohë të dalin nga kulla e fildishtë e mbretëreshës e të hyjnë në dyqane e kafe, si nuk gjejnë pak kohë këta miqtë tanë ndërkombëtar, t’i hedhin një sy të shpejtë, së paku, “Shqipërisë tjetër” të opozitës apo të gazetarit Marin Mema të Top Channel?
Ka edhe një çudi tjetër. Edhe kur nga DASH, Freedom House, FMN, TIA e ndonjë tjetër vijnë raporte kritike, që të nesërmen dhe po para ndërkombëtarëve, kryeministri ynë gjen guximin që tabelën ta lexojë nga poshtë-lart, domethënë, vendin e parafundit ku është Shqipëria, ta lexojë, si vend të dytë; reklamon nga e para “modelin shqiptar” i cili lë pas disa shtete evropiane etj., etj.
I fort është!, - thonë njerëzia.
I fortë apo i dobët është e vështirë t’i japësh udhë; vihesh përpara dilemës “hamletiane”, dhe kujton përsëri mbretëreshën Marie-Antoinette të Francës.
Pra, ose kryeministri ynë është i mbyllur në kullën e fildishtë si mbretëresha dhe flet për biskota, ose e di mirë që njerëzia mezi e shtyn ditën e duan jo biskota po bukë, dhe kësisoj, ai tallet me popullin e vet.
Këtë, të dytën, ky popull nuk ta ka borxh zoti Kryeministër.


2012-07-30

NË MIRDITË PROMOVOHET LIBRI “APOLOGJI PËR UDHËN E KOMBIT”


Të enjten, datë 26 korrik 2012, në mesditë, në qytetin e Rreshenit si qendër e Mirditës, u promovua libri i Rexhep Shahut, Apologji për Udhën e Kombit.
Në mjediset e lokalit “Europa” ishin mbledhur dhjetra intelektualë e figura përfaqësuese të Mirditës, drejtuesit e komunave të luginës së Fanit - aksit nga kalon Udha e Kombit, me iniciativë të Nën prefektit të qarkut të Lezhës z. Gjon Pjetri dhe të shkrimtarit e publicistit të njohur Ndue Deda si organizatorë të veprimtarisë.
Të pranishmit në diskutimet e përshëndetjet e tyre falenderuan qeverinë shqiptare që ndërtoi Udhen e Kombit, që kjo vepër kalon nëpër luginën e Fanit, mespërmes Mirditës, duke nxjerrë në dritë këtë zonë të begatë, të përbuzur e të harruar.
Pas çeljes së veprimtraisë nga Ndue Deda, përshëndeti dhe përcolli mirënjohje për udhën dhe për librin në mbrojtje të udhës nën prefekti i Mirditës z. Gjon Pjetri, i cili e konsideroi Udhen e Kombit dhe këtë promovim si një nga ngjarjet meritore dhe arsye për krenari në 100 vjetorin e shtetit shqiptar.
Emocionuese ishte fjala e kryetarit të komunës Orosh, Aleksandër Lala, i cili u shpreh se Udha e Kombit bashkoi kombin por nxori në dritë Mirditën. Ai u shpreh se së shpejti një promovim me pjesëmarrje të gjërë për këtë libër do të bëhët në komunën e Oroshit, nën kujdesin dhe iniciativën e tij si kryetar i kësaj komune me emër e histori të madhe.
Gjon Kola drejtor i arsimit në Mirditë u shpreh se kjo udhë është vepra më e madhe e shqiptarëve dhe ai siguroi se do të ndihmojë që njerzit ta mësojnë edhe luftën që është bërë kundër kësaj udhe edhe përmes këtij libri.
Në diskutimet e tyre mesuesit e njohur të Rreshenit Artur Lazri e Pal Reçi pohuan krenarinë e tyre që kjo udhë kalon nëpër Mirditë, që kjo udhë solli civilizim dhe falenderuan autorin për librin.
Ish kryetari i bashkisë Rreshen Gjon Deda duke sjellë impresione të tij të kohës së ndërtimit të udhës, kohë në të cilën ai ka bashkëpunuar dhe bashkëndihmuar për ndërtimin e saj, falenderoi ndërtuesin e saj, por dhe autorin e librit.
Kryetari i komunës së Fanit Gjergj Prenga, komunë ku shtrihet Udha e Kombit, vec të tjerave u shpreh se ai do ti bëje promovim në shokë e miq Apologjisë për Udhën e Kombit.
Në përshëndetjen e tij redaktori i librit Izet Duraku, duke shprehur mirënjohje për organizimin e këtij promovimi, u shpreh se nuk mund të bëhej në vend tjetër, pas Tiranës, vec Mirditës promovimi i këtij libri. Pasi Mirdita e meriton për historinë e saj, për sakrificat në shërbim të kombit shqiptar, ndëshkimet e rënda që ka pësuar në diktaturë, për harresën që ia kanë bërë dhe me qenë se është shtrati i lumit bashkues të shqiptarëve dhe trevë e krenarisë së shqiptarëve.
Autori i librit, Rexhep Shahu tha se është privilegj që jemi në Mirditë. Meqenëse vendin ku kalon Udha e Kombit e kanë quajtë planet të kuq, të djegur, e kanë quajtë Mars, kishim obligim e kënaqësi të vinim këtu. Meqenëse sipas studiuesve të huaj e vendas, rajoni nga kalon Udha e Kombit është shtrati i ashtit të formimit të kombit shqiptar, nuk mund të anashakalohej për asnjë arsye Mirdita për të promovuar Apologjinë…

Në nderim të së Vërtetës

Eshref Ymeri



Në një letër që i ka dërguar ish-drejtorit të Muzeut Kombëtar, Prof.dr. Kasem Biçokut, letër kjo që mban datën 28 shtator 2009, zonja Nexhmije Hoxha, ndër të tjera, shkruan:
“…Ndoshta, në një rast a kohë tjetër, kur Muzeu Historik Kombëtar, për vetë emrin shumë të nderuar që mban, do të organizojë ekspozita edhe për personalitete politike që kanë shkrirë një jetë për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë dhe kanë një vend të merituar në historinë e kombit shqiptar, siç është Enver Hoxha, familja ime, bashkë me dokumentet autentike që disponon për "Jetën dhe veprën e Enver Hoxhës", do t'i huazonte Muzeut edhe dorëshkrimin e romanit më të vlerësuar të Ismail Kadaresë, po ndoshta edhe dorëshkrime të tjera origjinale të tij” (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. “Nexhmije Hoxha: Ju jap dorëshkrimet e Kadaresë, kur të respektoni Enverin!”. Botuar në “Gazeta Shqiptare”. 21 korrik 2012).
Në parim, zonja Hoxha ka të drejtë që Enver Hoxhës duhet t’i jepet vendi që i takon në stendat dhe në dokumentacionin e Muzeut Kombëtar. Për 42 vjet, Enver Hoxha ishte në krye të Partisë Komuniste dhe të shtetit shqiptar. Këtë periudhë gati gjysmëshekullore ne shqiptarët nuk mund ta mohojmë dot me një të rënë të lapsit. Në të kundërt, ne nuk do t’ua krijojmë dot mundësinë breznive pasardhëse për t’u njohur nga afër me veprën e Enver Hoxhës, si njërit nga diktatorët më të egër që ka njohur historia e njerëzimit. Prandaj Enver Hoxha duhet të zërë “vendin e merituar”, siç thotë zonja Hoxha, në historinë e kombit shqiptar.
Për faktin se sa shumë Enver Hoxha “e ka shkrirë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë”, duhet që ne shqiptarët, përmes fakteve bindëse, të ekspozuara në stendat dhe në dokumentacionin e Muzeut Kombëtar, t’u tregojmë breznive pasardhëse se “sakrificat e shumta” të Enver Hoxhës për atë “liri dhe pavarësi” që përmend zonja Hoxha, në vitet ’80 të shekullit të kaluar përfunduan me një dështim skandaloz të përmasave proverbiale. Populli shqiptar, por sidomos brezi i ri dhe fëmijët, u gjend para rrezikut të degjenerimit gjenetik, për shkak të mungesës së ushqimit. Liri dhe pavarësi, do të thotë, para së gjithash, mirëqenie ekonomike. Mirëqenien ekonomike të popullit shqiptar, Enver Hoxha erdhi duke e sakatuar shkallë-shkallë, derisa e zbriti në nivelin e frikshëm të viteve ’80.
Unë mendoj se Enver Hoxhës duhet t’i ekspozohet në Muzeun Kombëtar edhe një portret i përmasave të duhura. Por ama rreth atij portreti duhet të ekspozohen edhe disa fakte në formë citatesh, në të cilat zbulohet fytyra e vërtetë e Enver Hoxhës si tradhtar i kombit shqiptar, si vegël e urryer, si servil i pështirë, pa kurrfarë personaliteti, i rusogrekoserbizmit.
Këtu poshtë po radhis ca fakte fare modeste që lexuesit e nderuar mund t’i kenë parasysh.
Së pari: Miladin Popoviçi, pasi mori në dorë Rezolutën e Konferencës së Mukjes, e zhubraviti, e bëri shuk dhe ia pëplasi në fytyrë Enver Hoxhës. Dhe Enver Hoxha, si një servil i pështirë i emisarit jugosllav, për turpin e tij dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë, nuk mundi të reagonte siç i takonte një njeriu me dinjitet kombëtar. Përkundrazi, ai heshti tamam si ndonjë qen i rrahur para agait të tij serbomadh. Këtë fakt të turpshëm për biografinë e Enver Hoxhës, e ka zbuluar në Arkivin e Shtetit Prof.dr. Muharrem Dezhgiu.
Së dyti: Në Plenumin e Beratit të muajit nëntor të vitit 1944, emisari jugosllav, Velimir Stojniç, deklaroi:
“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Stefanaq Pollo, Arben Puto. “The History of Albania from its origins to the present day”. Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012).
Së treti: Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:
“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).
Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli tre vjet më parë Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit që u përmend më lart.
Kjo kërkesë e ngutshme për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Jugosllavinë, dëshmon për natyrën prej frikacaku dhe prej njeriu të pakarakter të Enver Hoxhës, i cili nuk kishte kurrfarë besimi në forcën krijuese dhe në shpirtin e paepur të popullit shqiptar, i cili mund të bëjë me të vërtetë mrekullira kur udhëhiqet nga politikanë me vetëdije të lartë kombëtare. Si një njeri pa shtyllë kurrizore, Enver Hoxha kërkonte t’ia vishte edhe popullit shqiptar tiparet e tij prej langoi të Beogradit.
Së katërti: Pas kthimit nga vizita në Bullgari në dhjetor të vitit 1947, në mitingun e organizuar në Sheshin “Skënderbej”, Enver Hoxha iu drejtua të pranishmëve me thirrjen:
“…Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947. Cithet sipas: Dr. Vasfi Baruti. “28 nëntori i tretë”. Botim i Qendrës së Pavarur Sociologjike “Eureka”. Tiranë 2006, f. 32).
Së pesti: Pas takimit që nacionalisti i shquar kosovar Halim Spahia pati me Titon pas luftës, i cili e refuzoi kërkesën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai vendosi të vinte në Shqipëri.
“Në të kthyer nga Beogradi në Gjakovë e Prizren, ku kishte takime sekrete me anëtarët e KQ të LNDSH dhe patriotë të njohur, udhëtoi për në Tiranë për t'u takuar me Enver Hoxhën (me të cilin njihej mirë qysh më herët). Në këtë takim me Enver Hoxhën, në prezencën edhe të sllavomaqedonit Koçi Xoxe, kërkoi përkrahjen e Enver Hoxhës për këtë çështje me rëndësi jetike për ardhmërinë e Kosovës dhe të kombit shqiptar, por pa dobi, pasi nuk gjeti mirëkuptim dhe as mbështetje të duhur”. (Citohet sipas: “Halim Spahia - Uikipedia”. Marrë nga faqja e internetit, 07 shtator 2010).
Siç dihet, ky nacionalist i shquar, gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri, arrestohet me urdhër të Enver Hoxhës dhe u dorëzohet autoriteteve jugosllave, të cilat e pushkatuan në vitin 1946, bashkë edhe me disa nacionalistë të tjerë.
Së gjashti: Në një takim që përfaqësuesi i misionit amerikan në Tiranë Jakobs ka pasur me Enver Hoxhën më 16 tetor 1946, i ka thënë këtij të fundit se Shqipëria mund të shtrojë si çështje futjen në axhendën e Konferencës së Paqes në Paris të kërkesës pë rajonin e Kosovës. Madje ai e ka pyetur ballazi:
“A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?”.
Dhe Enver Hoxha, si tradhtar i popullit shqiptar të Kosovës, dha këtë përgjigje:
“...ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia” (Citohet sipas: Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 516).
Së shtati: Në takimin me Molotovin, ministrin e jashtëm të BRSS, takim ky që u zhvillua në Varshavë më 24 qershor 1948, Enver Hoxha deklaroi:
“Letra e KQ PKP(b) e shpëtoi Shqipërinë nga një rrezik i madh. Shqipëria dhe Partia Komuniste e Shqipërisë u ndodhën në një rrezik të madh si rezultat i veprimeve të drejtuesve të Jugosllavisë” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 174).
Para gjashtë muajsh, Enver Hoxha kërkonte ta bashkonte Shqipërinë me çifligun jugosllav të agait Tito. Gjashtë muaj më pas, ai braktisi çakallin jugosllav, për të përfunduar në strofkën e ujkut rus.
Së teti: Në letrën që Enver Hoxha i dërgonte Stalinit në vitin 1949 për Kosovën, deklaronte:
“Shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë mirë se armiku i tyre i pamëshirshëm... është imperializmi amerikan…” (po aty, f.257).
Me këtë deklaratë, Enver Hoxha, si një servil i regjur, binte në bark para agait të Kremlinit, duke mohuar në mënyrën më të paturpshme kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga epshet agresive të shovinizmit grekomadh dhe të kishës shoviniste greke. Ky kontribut i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u manifestua në mënyrën më të shkëlqyer edhe në mbrojtje të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 1999.
Së nënti: Bedri Spahiu në Plenumin e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë të vitit 1954, sipas kujtimeve të Pjetër Arbnorit, e ka pas cilësuar Enver Hoxhën “pusht pa princip” (Citohet sipas: Fatmira Nikolli. “Pjetër Arbnori. Zbardhen pjesë të ditarit të burgut”. “Gazeta Shqiptare”, 08 mars 2010).
Së dhjeti: Në një dokument me shënimin “sekret” të arkivave ruse, flitet për takimin që Enver Hoxha ka pasur me Stalinin më 02 prill 1951. Enver Hoxha shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Beqir Balluku. Nga pala ruse ishin të pranishëm edhe Molotovi, Malenkovi, Beria dhe Bulganini. Në atë dokument thuhet:
“Enver Hoxha thotë se qeveria shqiptare ka si rezervë të vetën 2556 kg ar dhe më shumë se 3 000 kg argjend. Qeveria shqiptare i drejtohet me një kërkesë qeverisë sovjetike për ta lejuar ta dërgojë për ruajtje arin dhe argjendin në Bankën Shtetërore të Bashkimit Sovjetik. Qeveria shqiptare është e mendimit se ari dhe argjendi do të jenë në një vend më të sigurt, gjë që u përgjigjet interesave të popullit.
Shoku Stalin thotë se këtë çështje Enver Hoxha duhet ta diskutojë me shokun Mikojan” (Citohet sipas: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse”. Botimet TOENA. Tiranë 2006, f. 286).
A nuk mund t’i thotë popullit shqiptar zonja Hoxha se ç’u bë kjo sasi ari dhe argjendi që Enver Hoxha kërkonte ta depozitonte në Bankën Shtetërore të Bashkimit Sovjetik? Në kërkesën që i bën Stalinit, Enver Hoxha nuk përmend ndonjë detyrim financiar të Shqipërisë ndaj Bashkimit Sovjetik. Apo me këtë kërkesë Enver Hoxha mundohej t’i jepte garanci të forta Stalinit se ishte një servil i thekur i tij?
Këto ishin ca fakte tejet modeste që radhita më lart, të cilat duhet të pasurohen shumë më tepër në stendat dhe dokumentacionin e Muzeut Kombëtar nga shtresa e nderuar e të përndjekurve politikë, nga të dhënat arkivore dhe nga burime të tjera, në mënyrë që e vërteta për figurën sa kriminale aq edhe servile të Enver Hoxhës, të dalë në dritën e diellit. Një rol të veçantë në ekspozimin e kësaj të vërtete duhet të luajnë historianët, të cilët duhet të udhëhiqen tërësisht nga objektiviteti shkencor, si ai që po shpalos në disa analiza radhazi intelektuali i shquar Mërgim Korça.
Blez Paskal (Pascal - 1623-1662), njëra nga figurat e shquara të shkencës dhe të kulturës franceze, thotë:
“Në kohët tona, kur e vërteta është fshehur poshtë sa e sa mbulesave, kurse mashtrimi ka hedhur rrënjë kaq të thella, të vërtetën mund ta dallojë dhe ta mbrojë vetëm ai që e do atë me gjithë shpirt”.
Për fatkeqësinë tonë kombëtare, sundimi gjakatar i Enver Hoxhës dhe i turmës së servilëve që kishte selitur rreth vetes, Shqipëria në dhjetëvjeçarin e fundit të diktaturës komuniste, erdhi e u katandis në buzë të greminës. Izolimin e përbindshëm të vendit dhe varfërimin e tij viti pas viti, zonja Hoxha i vlerëson si “shkrirje të jetës së Enver Hoxhës për lirinë dhe pavarësinë e vendit”. Nuk mund t’i vëmë faj zonjës Hoxha për një deklaratë të tillë. Si pjesë e pandarë e nomenklaturës së kuqe kriminale enveriane, ajo e ka të pamundur të deklarojë ndryshe.
Megjithatë, ne shqiptarët duhet të jemi të vetëdijshëm se fajet për krimet e diktaturës komuniste, nuk janë vetëm të Enverit, se Enveri ishte dhe mbeti një kriminel dhe një sharlatan i lindur. Fajet dhe përgjegjësitë e mëdha bien edhe mbi të gjithë atë shtresë komunistësh shumë të ndershëm që nuk u përmendën që gjatë kohës së luftës dhe në vitet e para pas mbarimit të luftës, për të vepruar me shpejtësi për eliminimin nga udhëheqja e partisë të atij përbinshi me fytyrë njeriu. Mosveprimi në kohën e duhur i pjesës më të ndershme të partisë, i krijoi mundësinë atij krimineli të forconte pushtetin personal në krye të vendit dhe të ngrinte në qiell kultin e vet, duke u shndërruar në të vetmen figurë me imunitet në Shqipëri.
Të gjithë ata komunistë të ndershëm që besuan se iu futën një beteje të vërtetë për begatimin e ardhshëm të vendit, por që heshtën para figurës mefistofeliane të Enver Hoxhës që e futi vendin në një luftë të vërtetë civile, heshtjen e tyre, me kalimin e kohës, e paguan me kokë, me internime dhe me burgime të rënda.
Nuk mund të ketë tragjedi më të madhe për një vend apo për mbarë një komb, kur imunitetin e gëzon vetëm një individ që është në krye të tij. Pikërisht të vërtetën për tiparet dhe karakterin e këtij individi-monstër, si puna e Enver Hoxhës, duhet ta nxjerrin në dritën e diellit historianët tanë të ndershëm. Sepse vetëm në këtë mënyrë ata do të japin kontributin e tyre të çmuar në nderim të së Vërtetës.

Santa Barbara, Kaliforni
22 korrik 2012




Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...