2012-08-10

Në supet e maleve shtrëngon jehonat e krismave....


vullneti120.jpg


Vullnet Mato, është poet dhe prozator. lindi në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Pasi i burgosën babanë për agjitacion dhe propagandë u la disa vite pa punë. U detyrua të largohet nga Saranda në moshë të re dhe punoi kinomekanik në kinematë e sharrave Hotolisht e Stravaj e më pas në qytetin e Librazhdit. 

botimet-forma4.jpg

Aty mbaroi me korrespondencë Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Punoi drejtor në shtëpinë e kulturës dhe në muzeun e këtij qyteti. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi të tij u inskenuan të recituara nga aktorë të Tetarit Popullor. Pasi u bë i njohur me krijimet e tij u tërhoq nga redaksia e Revistës "YLLI" ku u emërua redaktor. Por një vit më pas, u vërtetua mungesa e garancive të nevojshme politike dhe me urdhër nga lart e kthyen sërish në Librazhd, ku u dërgua disenjator në repartin e pikturës. Më tej, punoi mësues në gjimnazin e qytetit. Dhe në vazhdën e keqtrajtimit klasor u dërgua mësues në shkollën e mesme të fshatit Qukës. Me ndërrimin e sistemit u emërua shef në drejtorinë arsimore të këtij rrethi dhe u zgjodh kryetar i degës së  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Librazhdit. 

Vitet e fundit jeton e punon në Tiranë. Romani i tij  "Lakmia" U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese "Gjon Buzuku" të Kosovës. I janë përkthyer jashtë shtetit tregime dhe poezi të ndryshme. Revista "ADMET" ne Greqi dhe Revista "Fjala e Lirë" në Londër kanë publikuar pjesë nga krijimtaria e tij në prozë dhe poezi. Disa nga romanet e tij janë tërhequr nga bibliotekat e mëdha të shteteve të huaj. Ka faqe të veçantë në internet me: "vullnetmato.tripod.com" Kryen detyrën e kryeredaktorit të gazetës periodike "Domosdova".

Është autor i vëllimeve poetike: "Tinguj malesh" (1969), "Krahët e erës" (1972), "Ninullat e hekurit" (1984), "Dritaret e prillit" (1994), i vëllimit me poema "Katër plagë të Shqipërisë" (1999) dhe i poemës "Nënëmadhe Fterra" (2007). Ka botuar vëllimet me tregime "E fshehta tronditëse" (1999) "Klithmat e mishit të bardhë" (2006). Romanet: "Ujësinor" (1976), "Era e kësaj kohe" (1984), "Lakmia" (2000), "Maturantët" (2002), "Damkosja e engjëjve" (2004) “ Vajza e kuçur" (2007), Marrëzia e madhe" (2008), "Matura e paharruar" (2009).

ZEF SEREMBE

Në zemër i skuqnin dy dashuri njëherësh,
njëra me dhembje,
tjetra me derte -
Arbëria e mjerë matanë një deti
dhe arbëreshja që mërgoi ku mbaronin detet.

Zemra e tij si zogu gushëkuq,
nëpër degët e gjakut ngjirej prej këngëve.
Dhe rendnin këngët arave të Kalabrisë,
njëra me derte,tjetra me dhembje.

Kur këngët e vona të dashurës i vanë,
ajo kish vdekur,
por ai u nis,
tek mbarojnë detet, t’i këndonte pranë
këngët e mallit mbi varr të dashurisë.

Ikte ai, ikte, po varri i saj qe larg.
Herë me këmbë,
herë me galera.
Krahët e bardhë të këngëve të tij
nëpër oqeane i shtynte era.

Këndoi vajtimin
sa zemra iu lodh,
po e këputi malli për dashurinë që i mbeti.
Dhe u kthye prapa,
duke udhëtuar mbi botë,
për te dashuria e vetme matanë një deti.

Kthehej ai, kthehej prej varrit të largët,
herë me këmbë,
herë me galera.
Sillte me vete pak vargje në trastë,
që udhës një nga një ia hante era.

Këndoi dhe rendi për dy dashuri,
sa kënga e fundit
buzë brigjeve i mbeti.
I brengosur për bregun e shqipeve vdiq,
me sytë lëshuar matanë një deti...


AGIMI I STRALLIT



Me uror çeliku
në formë zemre,
shkrepte mbi një copë strall
shqiptari.
Pak eshkë të butë
përsipër i vinte
dhe nxirrte
shkëndija të kuqe zjarri.

Stralli në shekuj
shkrepi xixat e tij
dhe mbajti gjallë
zjarrin e netëve.
Zemra e çeliktë
dhe stralli të dy,
i ndriçuan shqiptarit
shkëndijat e jetëve.

Secili me zemrën e vet
zjarrmëtare,
gjithë jetën i kërkoi strallit
pakëz dritë...
Por stuhitë që vërsuleshin
egërsisht mbi male,
i shuanin eshkën
për t’i verbuar sytë.

Vetëm kur zemrat e çelikta
bashkuan të gjithë
dhe i shkrepën
te stralli i mprehtë i maleve,
shpërtheu agimi i madh
me vezullimin plot dritë
mbi brigjet e ashpër
të tokës stralle.


LETËR NËNËS


(Mbetur shumë vjet pa botuar për shkak të censurës.)


Këtë letër për ty, 
e shtrenjta Nëna ime,
e mbështolla me zarfin e ngrohtë
të një psherëtime 
dhe po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë, 
ku më dhanë të drejtën për të punuar,
pasi mbeta rrugëve të qytetit Jugor,
ku të kam lënë si ëndërr të paharruar. 

Po e nis gjethe pas gjethesh, 
erë pas erërash,
mjegull pas mjegullash,
rrugë pas rrugësh,
brigje pas brigjesh,
largësi pas largësish.

Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve,
të qullur me pikat e gjakut të zemrës brishtore,
të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë,
të njomur me sekrecionet e artikulimit 
të frazës kryesore:
“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”… 

Ta dërgoj bashkë me kujtimet e largëta,
tok me drithërimet e fëmijërisë,
tok me një gotë të mbushur me lot për ty, 
dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty
e nga trualli ku së pari më dhe sisë. 

Po e nis për aty, 
te rëra e deteve, 
te gurët e zalleve, 
te lulet e pranverës, 
te buzëqeshjet e njerëzve,
te puthjet e vëllezërve,
te dhimbjet e të mjerëve.

E dashura nëna ime, 
ta dish mirë se nga malli për ty 
shumë herë kam vdekur, 
dhe kur kam kujtuar dashurinë tënde, 
shumë herë jam ringjallur përsëri…

Pres me padurim të kthehem, 
më ka marrë etja
për pak tinguj nga zëri yt, 
për pak dallgë nga Joni, 
për pak ujë nga Bistrica, 
për pak rërë nga Limjoni. 
Në valët e kripura të zhvishem,
në gjoksin tënd të ëmbël të kridhem.
Plagët e zemrës t’i shëroj, 
të gris një pëlhurë të zezë
që dekada me radhë 
na ndau nga njëri-tjetri me urrejtje
dhe t’ju përqafoj të gjithëve marrëzisht,
kështu siç jam i përmalluar për vdekje…


SORKADHJA 


Ma preu udhën një sorkadhe e bukur, 
si hëna me dy degë pylli mbi krye. 
Befas m’u prenë të dy gjunjët 
dhe shtanga si dre i mallëngjyer.

Dhe kafshëza u step e qimja iu drodh
e më vështroi drejt me sy të skuqur.
O, si më dridhej zemra në gjoks...
njësoj si gjethja ku ka qëndruar një flutur.

Nuk di ç’vetëtima më ranë në sy
ato pak çaste të paharruar !
Pylli më kish zbuluar thesarin e tij 
dhe ne kishim mbetur si dy të dashuruar.

Pashë këmbët e saj të përkulen
dhe dy herë përtokë rrahu bririn.
Pastaj ajo buluroi si vajzë e turpshme
dhe u nis të shkojë tutje pyllit.

Gati sa nuk thirra me zërin shushurimë:
Mos u tremb, të lutem qëndro dhe pak këtu !
Nuk jam gjahtar që vras bukurinë, 
jam këngëtar i mahnitur i brirëve të tu...


NE TË DY FLATRORËT E BARDHË



Kushtuar A.Gashit.

Toka dhe qielli ka flatrorë,

që rrahin krahët deri ne re,
dhe ushqehen me bimorë,
për të ngrohur vezët në fole. 

Por ka edhe fluturimtarë të zi,
që ushqehen me mish të papjekur,
që krokasin e ndjellin fatkeqësi,
për të shqyer ndonjë kufomë të vdekur.

Unë dhe Agim Gashi i Kosovës
rrahim flatrat e bardha me dufe,
se ushqehemi gjatë gjithë kohës 
me lëng rrushi e mollë të kuqe...

Dhe ne të dyve na jehon kënga 
në telat e shpirtit e të sharkisë,
nga burimet e dashurisë te zemra, 
deri te krismat e thella të historisë.


TAKIM I PAPRITUR


Takova “Atë”, që kam dashur dikur, 
Në moshën e bardhë ku të dehin lulet.
Tani ajo është grua
Dhe unë jam burrë.
Fëmijët na ka kanë rrëmbyer të gjitha puthjet.

Por ajo prapë më bëri të mendohem
Me vështrimin e saj thellësisht të menduar.
Thonë se dashuria e parë rizgjohet, 
Dhe ika me kujdes, 
Si nga një shteg i minuar…


KUJT T’I BESOSH


Truri thotë:
Vepro sikur do jetosh njëmijë vjet.
Zemra thotë:
Mund të vdesësh nesër në mëngjes.

Truri thotë:
Mos pi, dëgjo përrallën dhe shko në gjumë.
Zemra thotë:
Përralltari pas përrallës shkon e bëhet thumb.

Truri thotë:
Parimet morale mbaji vath në vesh.
Zemra thotë:
Banesën në gjoksin e dashurisë ta kesh.

Truri thotë:
Prit se dita e re vjen me shpresa.
Zemra thotë:
Nxito se rinia shkon siç avullohet vesa.

Truri thotë:
Komanda jam unë, sot e qëmoti. 
Zemra thotë:
Në tru është djalli, në zemër është Zoti.

DHE TRUPI THOTË:
Kujt t’i besosh...Oh, ç’kaos!
Zjarrin si ta shuaj me “Mos, mos, mos!?...”


LYPËSJA E TROTUAREVE


Më trishton lypësja e trotuareve me fëmijë në duar,
me fustanin flamur, nga thonjtë e erës shqyer.
Bukuria me varfërinë i grinden te sytë e shuar,
dhe gjoksi i rënkon nga uria e fëmijës së paushqyer.

E braktisur mizorisht nga njerëzit dhe fati,
jeta i hapi vetëm dy më të ndyrat rrugë:
lypëse rrugësh ose prostitutë zanati
dhe ajo zgjodhi turpin me më pak turp.

Ajo sorollatet e kërkon lëmoshë me të lutura,
në rrugët e pluhurosura me pijanecë që e tallin.
Kur në shtrat mund të kishte shumë të puthura 
dhe plot lule e lodra për vajzën apo djalin.

Mëkatet e mëdha të organeve sociale të shtetit,
i shoh te gjinjtë e saj të shterur para kohe.
Dora e saj e zgjatur trotuareve të qytetit,
akuzon qeveritarët që vrapojnë në aeroporte. 

Më bën të mendohem ai trup i mbetur shkretë... 
Dhe në vend të fustanit të shpuar në çdo skaj,
syri im një fustan të ri deputetje i vesh
dhe vë një palë taka spic mbi thembrat e saj.

Meqë, ta ndihmoj si duhet, nuk kam mundësi,
i kërkoj ndjesë personale me shumë sinqeritet
dhe i dhuroj keqardhjen time, me atë bujari,
sikur ta kisha një dhuratë floriri të shtrenjtë...


MREKULLIA E MREKULLIVE 


Shoh foshnjën topolake tek pi sisë
dhe tund këmbën nga kënaqësia.
Pamja e tij duket sikur thotë: 
“Bota e gjithë 
është këtu, te buzët mia!”

Shtrëngon me duar gjirin e nënës,
sikur ka kapur globin 
dhe thith me etje
lëngun energjik e çudibërës,
për t’i dalë përballë botës së nesërme. 

Te globi i nënës ka nisur vrapin,
për të shkuar drejt botës 
ky njeri.
Dhe duke u rritur hap pas hapi, 
Globi fillon e zmadhohet nga ai gji.

Nëna dhe foshnja 
janë për sytë e mi
mrekullia e mrekullive që krijoi përjetësia... 
Ndryshe si do krijohej njerëzimi 
që me çuditë e tij,
e bëri globin me kaq shumë mrekullira?...


NUSET E GJYSHIT


Gjyshin e pata sevdalli të pushkës
dhe s’pati ai si ndokush dy gra.
Por tek humbiste larg mbi samar të mushkës,
me dy pushkë kishte shtënë sevda.

Shkoi i bleu tutje në Selanik
dy pushkët si nuse të stolisura me sërma,
dy nuse syzeza që të shtinin frikë,
njëra “Martinë” dhe tjetra “Dogra”

Në luftën e Lëkurësit, me syzezat e veta 
vrau gjashtë kapedanë të pushtuesve përbri. 
Dhe për ata sytë e zi të nuseve të shtrenjta
i ngritën këngën e trimit në Labëri.

Gjyshi vdiq në vitin nëntëqind e dyzet
dhe sytë nga oxhaku i mbetën dy ditë.
S’kuptohej, te mustaqet e ngrehura përpjetë,
apo te sytë e nuseve i mbante sytë.

Kur e panë syhapur njerëzit thanë:
“Kërkon diçka dhe asgjë s’kërkon !”
Njërën nga nuset me vete ia dhanë.
Syzeza tjetër polli krisma më vonë.


RREZATIMI FEMËROR


Isha më pak se dyzet vjeç
dhe isha me gruan e mikut tim.
Isha si ujk i tërbuar në seks, 
po isha detyruar të bëhem qingj.

Filluam të punojmë në një tryezë
dhe ndjeva befas nje drithërim.
Nisa t’u shmangem syve direkt
se po më bënin elektrizim.

Ajo fliste dhe qeshte ëmbël,
Si mik i mashkullit të saj që isha.
Unë përballoja ngasjen vëngër 
dhe më shkonin nëpër trup mornica.

Rrezatimi i fort i kësaj femre
më bëri të ndjehem krejt i hutuar.
Gjaku damarët m’i shpërthente
dhe trurin e kisha të bllokuar.

Bëra çmos për punën që nisi,
por valët më godisnin pa pushim.
Kur brenda ballit diçka më krisi,
u çova dhe ika pa shpjegim…

Ndoshta më quajti anormal,
me vidat liruar te përqëndrimi.
Por ne burrat jemi në hall,
Kur na zhvidhos trurin rrezatimi… 


QUKSI


Quksi s’ka më djem,
shkuan të fitojnë në Greqi.
Quksi s’ka më të qeshura,
s’ka lodra e zhurmëri.
Quksi s’ka fërshëllima,
s’ka këngë nëpër ara.
Quksi s’ka më vallëzime,
magnetofoni hesht te salla.
Quksi s’ka puthje në muzg, 
te mullarët s’ka dashuri.
Vajzat shkojnë kokulur,
s’ka kush ua bën me sy; 
Gjinjtë e fortë nën bluza
s’ka kush ua zbut pas gardhit,
Pemët varen të kërrusura,
s’ka kush shkund degët e manit.
Quksi s’ka duar e këmbë 
për pleq e plaka të sëmura.
Dhe ky është dënimi më i rëndë 
që i dha këtij fshati diktatura.
1995


BUZËQESHJET


Sa shumë ndryshojnë buzëqeshjet 
që feksin përmes çdo fytyre...
Bashkë me gazin, u zbulojnë njerëzve
edhe universin e brendshëm të tyre?

Buzëqeshja fisnike e nënës -
tulipan që del prej zemrës.

Buzëqeshja kurajoze e babait-
rrezja e ngrohtë e majit.

Buzëqeshja ëmbëloshe e motrës - 
lulja e bardhë e mollës.

Buzëqeshja çapkëne e vëllait-
zogthi kërcimtar në çdo skaj.

Buzëqeshja flurore e dashurisë -
dridhja e flakës mes stuhisë.

Buzëqeshja e sinqertë e mikut -
shpëtimi në zgrip të rrezikut. 

Buzëqeshja pa cak e servilit -
lëpirja e qenit të zinxhirit.

Buzëqeshja mister e mashtrusit -
qielli në fund të pusit.

Qofsha gjithsaherë rrethuar
nga buzëqeshjet e njerëzve të mirë,
larg buzëve që ngrenë lakun 
me buzëqeshjen e tyre të shtirë...


TROKITJE NË MESNATË


Mbrëmë në mesnatë,
në pallatin tim
një grua e zunë dhimbjet e lindjes.
Burrin e kishte larg me shërbim
dhe trokiti lehtas në derën fqinje.

Trokiti aq butë, sa mezi u dëgjua, 
ndonëse ndjente gjëmime në trup.
Çela derën 
dhe shtanga i hutuar...
Ajo kafshoi buzën dhe u skuq.

Zërin pas buzëve ia ndali një çast 
kumbimi me të cilin i trokiste një jetë.
Diç kuptova 
nga druajtja e saj
dhe zgjova gruan me të shpejtë.

E zumë përkrahësh 
Marinë tonë të shenjtë,
e vumë në mes me hap të sigurt
dhe ndjenim në gjokse gëzimin-trumbet, 
sikur na trokiste Krishti i palindur... 


Ç’MË THUA, Ç’MË THUA ?

O, sa shpejt më ikën dita tek ti!

Dielli më fluturon si zog pendëverdhë...
Mbeta, moj mike, me ty në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.

Ke ulur për mua gjithë degët e tua 
sa lash nën hije krejt kohën time ...
Bëj të iki nga ëmbëlsia e pemës që dua,
por asnjëri nga gjymtyrët nuk më bindet.

Me thërresin shumë zëra diku tutje,
më thonë, eja, pra, eja se mbete prapa!...
Po ti më ke mbuluar me gjethe puthjesh
që nuk më lëshojnë pa ikur vapa.

Më lësho, se dielli u bë pendëblu, 
ndriçojnë tani vetëm kokrrat e tua... 
Të rri akoma pranë teje këtu?... 
Ç’më thua, moj pemë e dashur, ç’më thua?

Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...


N Ë S E...


Nëse i kam xhepat 
pa dinjitetin e shkrimtarit,
që më bëjnë t’u bishtnoj 
kafeve moderne në qytet, 
metaforat m’u bëfshin 
tufë nga seria e dollarit,
për t’i ndarë me varfanjakët e mi poetë. 

Nëse mbërthehem 
si në karrigen e maternitetit,
për të lindur vargun 
nga mitra e oksipitalit,
vjersha m’u bëftë rregullorja e shefit,
për të ndërruar zyrtarin që i bishtnon orarit.

Nëse në pistat e frigoriferit tim të bukës
Janë ulur të pushojnë 
vetëm tre presh, 
libri m’u bëftë portofol i humbur udhës
për qeveritarin 
që merr avionët e qejfit shpesh.

Nëse arti poetik 
nuk zbut gjuhën e debutetit,
të denjë vetëm për një stallë me derra,
mendimet e mia iu bëfshin
në rrugën drejt pushtetit
xhama të thyer, gurë dhe ferr


NË VEND TË LETRËS SË PARË

Bisedën tënde prej mikeshe, 

rikujtova, shoqe e largët.
T'i numërova buzëqeshjet
dhe t'i mblodha gjithë fjalët.

Asaj dite qeshe shumë, 
atë ditë shumë fjalë fole. 
Gazin ma derdhe në gjoks,
fjalët në mendje m'i mbolle.

Mbolle jargavanë të kuq, 
manxuranë e rozmarinë.
Gjithë ç'mbolle me aq vrull,
zunë një nga një të mbijnë.

Sot tek po vështroj të mbjellat,
rashë në hall me atë ditë...
Ti i mbolle kollaj fare, 
po unë s'di si ti vadit !...


Të kujdesem si bahçevan,
në mendje të më çelin lulet…
Apo t’i lë diku mënjanë,
sa të vyshken e të shkulen?... 
1984


KUSHTE E NJË FANATIKU


Para se t’i shtojmë takimet bilaterale,
diçka për mua 
duhet të dish...
Ti je një krahinë e bukur agrare,
unë - një shtet i egër militarist.

Pas buzëqeshjeve 
dhe vizitës së parë
që çon dy shtete të pavarur në afrim,
mua më ngjallet instikti barbar
i një sulmi të befasishëm
për pushtim.

Dhe bëj raprezalje 
e bastisje të forta sigurie,
të verifikoj në ke pasur punime 
në territorin tënd, 
nga pushtues rivalë të kësaj kategorie
që mund të pretendojnë 
bashkëpronësi në këtë vend.

Pastaj, që ti të mos bësh 
aleanca të nëndheshme
e unë të mos kem 
synime sulmesh në fshehtësi,
marr të gjitha masat e mia të menjëhershme 
të mbush kazermën tënde me ushtarë të mi. 

Nëse je krahinë krejt e paangazhuar
në asnjë lidhje tjetër
apo bashkëjetesë në miqësi,
dhe të pëlqen të mbetesh tërësisht e pushtuar,
kur të më shohësh prapë,
buzëqesh përsëri…

Ajo: Preferoj më mirë vdekjen në liri !…


O KRISHT, O MUHAMET !


Duke menduar për ju, 
o idhuj të njerëzimit, 
u ndala te një pyetje që kërkon shpjegim:
Edhe sa kohë do çajnë me padrejtësi të liqtë 
dhe prej tyre të drejtët e të mirët 
do flaken në zjarr,do mbërthehen në kryq?... 

Sepse prej njëzet shekujsh para biblës 
dhe para bëmave në kuranin e shenjtë, 
mallkojmë lëngatat 
dhe kryqëzimin tronditës,
që pësuat ju të shenjtët nga farisenjtë. 

Por harrojmë 
se të liqtë që na ngjiten përsipër
na shkelin mizorisht edhe sot mbi kokë,
na poshtërojnë 
e na nëpërkëmbin tinëz 
dhe gozhdojnë shpirtrat tanë mbi tokë...

Vijmë në botë 
e shkojmë pa mbaruar nata
se na shuhet në këtë jetë para kohe ylli.
Dhe prapë të liqtë 
na marrin shkëlqimin dhe dekoratat,
kurse ne përfundojmë nëntokë si humus pylli.

Kush do falet 
dhe kush do lutet për ne?
Kush do ndezë qirinj për mbarimin tonë?
Që të mos na shkojë jeta si tufat me re
Siç na ka shkuar prej shekujsh e gjithmonë.

O Krisht i dashur 
dhe i shenjti Muhamet,
që na keni lënë mësimet e arta si të jetojmë,
që merrni shpirtrat tanë poshtë 
e i shpini përpjetë,
ejani dhe një herë ritualin ndryshe ta provojmë.

Lutuni ju e ndizni qirinj të përflakur për njerëzit 
e na mësoni në praktikë 
si t’i zgjedhim ata që mbi krye shkëlqejnë,
të qëndrojnë të barabartë si i thjeshti me të thjeshtin
dhe për qëllimin që i zgjedhim të na shërbejnë...


BUKUROSHJA IME



Monument poetik për të gjitha nënat


Bukuroshja që më lindi në vjeshtën e tretë 
e më ushqeu me gjakun e bardhë të gjirit,
më dha edhe bardhësinë e shpirtit të vet
e më ruajti si dritën e bardhë të syrit.

Më mbajti plot dy vjet në sisë, 
e ma mbushi zemrën me dashuri të madhe.
Më deshi si djalin e parë të shtëpisë,
ndonëse i dha vatrës gjashtë djem radhe.

Kur gjarpëri më goditi me pickim të shpejt,
Nëna thithi helmin e tmerrshëm me gojë
pranoi pa mëdyshje vdekjen e vet,
që nga vdekja e sigurt të më shpëtojë. 

Edhe kur gjashtë vjeç më mori lumi
e në gjeratoren e thellë m’u fundos jeta,
nëna u hodh e më rrëmbeu nga uji,
siç vërsulet shqiponja me kthetrat e veta. 

Nëna më mësoi t’i kushtohem punës,
me atë pasion që më ngjiti në emër.
Të mos gëzoj kur njeriu vuan dhunën 
e dhimbjen e tjetrit ta ndjej në zemër. 

Të urrej vetëm tundimin për të vjedhur,
se gishtat e zgjatur i kanë thonjtë te burgu. 
Dhe të mos përvetësoj sendin e gjetur
se mbetet pa gjumë ai që e ka humbur.

Të mos vras zogjtë që këndojnë pemëve
e të mos shkel gjallesat ndanë udhe, 
se edhe ata kanë shpirtra si të njerëzve 
dhe i qajnë nënat me lot e me kuje.

Pa e dashur nënën që më solli në botë, 
me të gjithë fuqinë e shpirtit që zotëroj, 
si mund të dua njerëzit që gjeta mbi tokë 
dhe për frymorë të tjerë të sakrifikoj?...

Se kur nëna nisi të më krijoj në mitër,
duke lidhur rruazat qelizë pas qelize, 
lidhi edhe shpirtin e saj me timin, 
për të gjithë kohën e përbashkët jetike. 

Nëna ka qenë për mua dashuria e parë 
dhe as ndjenja për pasardhësit s’e lëkundi.
Ndonëse mungon e s’e shoh të gjallë,
Nëna do mbetet edhe dashuria e fundit. 

Se të gjitha mirësitë që më dhuroi nëna,
i pata hajmali që më ndriçuan në jetë.
Prandaj atë bukuroshe s’e ndaj nga zemra, 
deri sa të shkoj pranë saj edhe vetë...

Janar 2010



POPULLI IM


Sipër këtyre maleve
që shtrëngojnë detin me frerët e lumenjve,
populli im është si malet që nuk sheshohen kurrë,
si lumenjtë që nuk ndalen asnjëherë, 
si deti i thellë e tallazeshumë
që jep ca pika dhe sërishmi i merr.

Populli im i vogël, 
populli shqiptar i madhi,
në pesë popuj përhapur, copëtuar e ndarë
si gjymtyrë të zgjatur nga trungu i një rrapi 
në pesë shtete i shtrirë, rretheqark Ballkanit,
me sytë që vështrojnë tek sytë e Skënderbeut
dhe me zemrat që regëtijnë tek zemra e vatanit.

Populli im është mishërimi i përjetshëm 
i kësaj toke eshtërore.
Në supet e maleve shtrëngon jehonat e krismave,
në damarët e lumenjve pulson vërshimet e lirisë,
dhe në gjoksin e detit përkund tallazet e shpirtrave.

Lum kush e njohu popullin tim zakonebukur;
Bujarinë e tij vërshimtare,
besnikërinë e tij shkëmbngulur,
trimërinë e tij milionadallgëshe.
Lum kush e njohu dhe tregoi për të nderimin e duhur.



Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët


Në kthinat e hetuesisë në burgjet serbe,vdisnin patriotët

Nga Flori Bruqi

 Skeda:RexhaNuhiu.jpg
Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët

 



Rexhep Mala

Zemra e cila këndonte në zë edhe në brendinë e saj nuk mundi kush me ia ndalur dëshirën për të kënduar...Edhe në qeli kur isha, rrëfente Rexhep Mala "nuk kishte ditë që nuk këndoja edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar, posa ndëgjonin zërin gardianët e burgut , vinin dhe më ndërprisnin por nuk mungonin as ndëshkimet nga gjakpirësit e ndytë, ata posa u largonin unë sërish filloja me zë të ultë e dalëngadalë më buronte një energji dhe e ngrisja zërin aq lartë , kujt’ i këndoja vall..?, popullit tim, heronjëve , dëshmorëve të rënë për Liri, qëndresës heroike të vëllezërve e motrave të mia shqiptarë".
Skeda:Rexha.jpg
Rexhep Mala, atdhetar, simbol i qëndresës kombtare shqiptare, hero i kombit nga Hogoshti, Komuna e Dardanës lindi me 26 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan.



Si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-tës.

Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Malajn e përjashtojnë nga shkolla me çrast Ai gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

Në vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e parë të studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për të kaluar një kohë jasht shtetit të jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër) të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurr si shtet.
Heronjtë e popullit : Nuhi Berisha - Rexhep Mala

Denimi me 9-të vite burg

Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte në shoqëri, kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur por ishte në përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i Levizjes Nacional Çlirimtare ( LNÇ ) pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçi -n (Grupi i Adem Demaçit) e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh denohet me 9 vite burgim të rëndë.

Në dosjet e SPB-së të Kosovës cekët kjartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit më të pathyer i cili më së gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithëkëtë Ai arrin që edhe pse në kushte të vështira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat më çnjrëzore mesjetare të UDB-së që kishin përdorur e ushtruar kundër tij.

Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej atdhetari, Rexhën e shetisin nëpër shumë burgje të ish jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar.
Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e malltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje të pashlyera ngase pjesën më të madhe të denimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve të sipërpërmendura të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për pushtetin komunist që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.

Hoteli Kristal - Sheshi "Rexhep Mala e Nuhi Berisha" Qendra e qytetit ne Gjilan - Kosova
                                          Foto  nga  Mr.sci.Xhelil Neziri

Flaka e Janarit 1984

Doli nga ato dyer të ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po aty ku e kishte lënë më parë, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk kishte dëshmi se diçka kishte ndërruar, jo… sërish të robëruar me çrast atë jetë me atë robëri Rexha s’e deshti kurrë dhe me plot energji futet sërish në rrugën drejt realizimit të synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prap në ilegalitet. Ndonëse në çdo hap i përcjellur, UDB-ja u bie në gjurmë por trimat lidhën besa-besën për t’mos u ra në dorë të gjallë gjelatëve. Në lagjen e trimave të Prishtinës , në një luftë të pabarabartë por me këngë dhe refale armësh me 11 dhe 12 janar 1984 ranë heroikisht për t’mos vdekur kurrë.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova ndonëse emrin e Rexhep Malës e shohim në çdo flamur me shqiponjën dykrenare, e hasim në shumë rrugë të cilat me nderë e krenari mbajnë emrin e tij , e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK Rexhep Mala e Nuhi Berisha.


Më 11 janar të vitit 2008 në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë u promovua monografia “Rexhep Mala - Anteu i Lëvizjes Ilegale” , e autorit Selatin Novosella.

*****************
perm.rexhep malaj nuhi berisha



 http://whatiexpect.in/index.php?option=com_video&Itemid=148&video=S2YWfTfYrFY


Kujtime nga burgu


Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse e doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse e doja Kosovën time dhe simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe, mjaftoi kjo që të më fusnin në burg. ”Më mirë ta kemi nën dry sesa të jetë nën vëzhgim tonë pë gjatë gjithë kohës”, kështu sigurisht funksiononte logjika e sëmurë e UDB-së. Tani e ndjë për detyrë që ta njoftoj opinionin e vendit dhe atë botëror mbi arrestimin tim, torturat çnjerëzore që janë kryer mbi mua me muaj të tërë, gjykimin dhe vuajtjen e dënimit. Po përpiqem që me aftësitë e mia modeste t`i përshkruaj të gjitha ndjesitë e mia. Bindja e plotë dhe besimi i patundur se e vërteta dhe drejtësia herët apo vonë do të triumfojnë, si shumë të burgosur të tjerë politikë shqiptarë edhe mua më bënë më të fortë, më të qëndrueshëm, më të papërkulur, para presionit të policisë fashiste jugosllave dhe vështirësive të shumta që më përcollën në burgje. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që u dënova pa asnjë faj. Për ne shqiptarët në Jugosllavi kjo është gjë e rëndomtë. Prandaj, edhe pse në burg, dhe në kushte shumë të vështira, i përcjellë hap pas hapi nga gardianët e burgjeve, për fatin dhe përjetimet e mia si dhe të shumë të burgosurve të tjerë politikë shqiptarë në Jugosllavi, duke ngritur edhe në këto kushte zërin e protestës kundër këtij terrori e gjenocidi që po ushtrojnë fashistët e Beogradit kundër popullit tonë.

Arrestimi

Ishte dimër i ftohtë, kur një mëngjes herët, policët, si lukuni ujqish, kishin rrethuar shtëpinë time. Ishin të armatosur me pushkë e automatikë. Kishin zënë pozicione luftarake, të gatshëm për të shtënë në ne, në lëvizjen më të vogël. Që të gjithë qemë në gjumë, kur pa pritur filluan të kërcasin në dyerë, u mëshonin sa mundnin atyre me duar dhe me shqelma. Nuk prisnin as të vishemi. Posa u çelën dyert, u vërsulën si bisha të çartura dhe me armë të gatshme na shpërndanë nëpër dhoma. Filloi një bastisje sa rrënuese aq edhe e poshtër. Ishin shumë dhe nuk mund t’i përcillnim se mos na vidhnin gjë edhe pse ishim të varfër. Rrotulluan dhe përmbysën çdo gjë që patën përpara. Çirreshin si egërsira të uritura. Donin të fusnin tmerr e panik te njerëzit e shtëpisë, por dështuan sepse anëtarët e familjes sime e morën këtë si gjë të rëndomtë. Familja ishte mësuar me arrestime që nga gjyshi e stërgjyshi. Për ne nuk ishte hera e parë të arrestohej një anëtar i familjes. Udbashët me vegla e aparate gjurmonin, si qentë edhe në shportën e bërllogut se mos gjenin gjë. Pas disa orësh rrotullimi e përmbysjeje, si duket, e panë se po lodhen kot, prandaj m’i vunë kllapat që në dhomë. Njerëzit e shtëpisë më përcollën me grushtin lart. Tamam si përcillet luftëtari i lirisë për në luftë. Paj, edhe unë në luftë shkoja, në luftë me bisha që kanë pamje njeriu. Më futën në një makinë të policisë, para dhe prapa së cilës kishte makina tjera përplot policë të armatosur.

Paraloja

Para dyerve të UDB-së më nxorën nga makina dhe të rrethuar nga të gjitha anët më futën brenda. Më çuan në një zyrë, mu aty ku do t’i zhvillonin hetimet ndaj meje. Aty më bënë një bastisje detale: më zhveshën lakuriq, të poshtrit ! Thuajse nuk më kishin bastisur kur m’i vunë kllapat në shtëpi. Tërë ditën më mbajtën në atë dhomë. Gjer në orët e vona të natës. Askush s’më pyeste gjë. Një polic filloi ta luante rolin e njeriut të mirë duke më këshilluar : “Trego çfarë të dish dhe puna do të mbarojë me kaq, sepse këta do të të rrahin dhe do të të torturojnë. Mos e shkatërro shëndetin se je i ri. Nëse m’i thua mua të gjitha ato që i di, unë do të lëshoj që sonte të shkosh në shtëpi...” I thashë se nuk dija sgjë, madje as për çka më kishin arrestuar. Ai nuk më ngacmoi më. Një polic, që të nesërmen do të mësoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti: “Ti je Kushtrim Guri, a” ? Po, i thashë. Duke u zgërdhirë si qen më tha:”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë, e ne atë bukë e bëjmë miell ! Mbaje mend këtë !” Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapos hitleriane që kisha parë në filma. Kurrë farë dallimi nuk kishin prej tyre kriminelët e UDB-së. Siç mësova më vonë, ky ishte gjakpirësi A.S. kaq biseduan me mua ditën e parë. Policët ndërroheshin vazhdimisht, gjersa më në fund, rreth orës 23, më dërguan në burg.

Në burg

U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nëpër korridorin e ngushtë të burgut më dërguan në birucë, siç i thonë ndryshe qelisë. Aty s’kishte asgjë tjetër veç një teneqeje me ujë dhe një qypi që quhej ‘kibëll’ e që shërbente në vend të një WC-je. Gardiani më çoi në qoshe të korridorit, ku ishin dy dyshekë të vegjël të shqyer e të ndyrë sa s’bëhet. Vetëm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe të përgjakur, sigurisht nga ndonjë i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie të grisura, të pluhurosura dhe të fëlliqura. Edhe këto ishin të gjakosura. ”Merri !”- urdhëroi gardiani. Ç’t’i bësh, me duhej t’i merrja. Në atë dimër të madh më mirë me to se pa hiç gjë. Posa hyra brenda në qeli u përplas dera pas meje, ndërsa shuli kërciti me kërcëllimë. -Kështu kërcitkan shulat e dyerve të burgjeve jugosllave ! -mendova me vete. Më duhej të mësohesha edhe me këtë, që tani e tutje për shumë vjet do të ishte pjesë e jetës sime.
Policia jugosllave, si çdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton çdo patriot e revolucionar. Nga pamundësia për t’i zbuluar atdhetarët që luftojnë e veprojnë natë e ditë, kudo në Kosovë, UDB-ja arreston njerëz të pafajshëm liridashës, i torturon me metodat më shtazarake për t’i detyruar që t’i pranojë gjërat, të cilat as në ëndërr s’i kishin parë, e pastaj i hedh në gjyq dhe u shqipton atyre dënime të rënda. Ndiqen sidomos simpatizantët e Lëvizjes, nga frika se sot apo nesër mund të inkuadrohen aktivisht në të. Dikush mund të pyes se si policia mund t’i dijë simpatizantët e Lëvizjes. Fare thjesht. Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm se populli ynë është i ndërgjegjshëm për gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar është i pakënaqur me pozitën e tij prej popullit të shtypur në Jugosllavi. Ai në këto kushte nuk sheh tjetër rrugë veç asaj të qëndresës, nëpërmjet së cilës duhet t’i realizojë aspiratat e veta historike. Prandaj s’është e vështirë të gjesh bazën e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonë në përgjithësi. Kështu që nga bangat e shkollës fillore ndiqet dhe përcillet puna dhe sjelljet e çdo shqiptari në Jugosllavi. Pastaj mjafton që një pjesëtar i farefisit të ketë qenë në burg që edhe ti saora të figurosh në dosjen policore si kandidat potencial për ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqë bastisjet e shqiptarëve janë gjëra fare të rëndomta, mjaftojnë të gjejnë ndonjë libër të ndaluar, e këso këtu ka shumë…ndonjë broshurë, fletushkë apo gazetë ilegale, ku flitet për problemet jetike të popullit, ose ndonjë trakt apo afishe të shpërndarë nga Lëvizja, apo fotografi të nxjerra nga gazetat që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe të fusin në burg, të të torturojnë e mundojnë, që të tregosh atë që të ka dhënë apo që e ka shpërndarë dhe, bashkë më të të hedhin në gjyq dhe të dënojnë me vitet të tëra. Gjërat për të cilat njeriu në botën e civilizuar as që guxon të mirret në pyetje. Ndodhë kështu, sepse drejtësia dhe humanizmi ka kohë që e kanë humbur, veçanërisht ndaj shqipëtarëve, kuptimin e tyre në Jugosllavi.
Qelia ku më futën ishte e vogël sa s’bëhet, aq sa nuk mund t’i shtrija këmbët sa duhet. Tavani ishte i ulët, saqë kur ngrihesha e prekja edhe me dorë. Gjatësia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte në formë rrethi. Tri të katërtat e rrethit ishin burg, ndërsa pjesa tjetër përbënte ndërtesën e UDB-së, një ndërtesë trikatëshe, mbi njëqind metra e gjatë. As lartësia e mureve të burgut nuk ishte e njëjtë, pasi që nuk kishte kulm, por një pllakë të pjerrtë plumbi e betoni. Dritarja ishte shumë e vogël. Nga jashtë kishte një xham tjetër të trashë e të errët, të larguar nga muri për 25-30 cm. Nga fundi i kësaj plase mund të shihja pakëz qiellin, por kurrë diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bënte ftohtë sa s’ka. Qelia kundërmonte erë qelbësire. Aty kishte buba të vogla dhe të mëdha aq shumë sa kurrë s’mund t’i zhdukje. U mbështolla disi me të dy batanijet, por të ftohtit më kishte hyrë në palcë. Edhe pse isha pa ngrënë dy ditë dhe bënte shumë ftohtë, lodhja bëri punën e saj dhe shpejt më zuri gjumi. Të nesërmen herët dëgjova një cingërimë të zgjatur zileje, që ishte shenjë për t’u zgjuar. Pak më vonë kërciti dryri i derës sime dhe rrapëllima e shulit. Me të bërtitura dhe ngërmime, një gardian më urdhëroi që dyshekët t’i paloja në qoshe, duke m’u ngërmuar se gjatë ditës është rreptësisht e ndaluar çdo ulje apo mbështetje në dyshek, ndërsa “çebet”, sipas rregullit, m’i qiti në korridor.
Nga 19 veprimtarë të përfshirë në Procesin gjyqësor të Prishtinës, në vitin 1975, drejtpërdrejt në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave antijugosllave, ishin të përfshirë vetëm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani. Gjatë hetimeve të tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do të pranojnë as edhe një fjalë të vetme me çka do të dënoheshin edhe 17 të arrestuarit e tjerë në krye me Adem Demaçin. Po ashtu, as gjatë procesit gjyqësor Rexhep Malaj nuk do të pranojë se i ka kryer aktivitetet për çka po gjykoheshin 19 veta. Në burgun e Idrizovës, në Maqedoni, në vitin 1977 e pyesin shokët Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe të liroheshin 17 të burgosurit e tjerë nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi përgjigjet: “Kam qenë i bindur se si e pranova se unë dhe Ilmi Ramadani jemi kryes të veprave për të cilat dënoheshim, kurse 17 të tjerët nuk kanë të bëjnë asgjë me këto aktivitete, pra Adem Demaçi dhe shokët e tjerë, ata do të gjykoheshin patjetër. Por do të përfundojë Rexhepi, -sikur edhe gjysmën e Kosovës ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur në bankën e zez, nuk do të kisha shkelur fjalën e dhënë për ruajtjen e sekretit”.
Pra gjatë ditës duhej të ulesha vetëm në dërrasat e kalbura të qelisë, që ishin të ftohta sa s’bëhet, pasi që nën to kishte beton. Dritarja nuk mbyllej sa duhej dhe binte nga veriu. Mund të merret me mend se ç’të ftohtë bënte. Në mur ishte e varur një letër. Ky ishte “rendi shtëpiak” i burgut, ku ishin edhe “të drejtat” që i takonin të burgosurit. Çfarë ironie ! Më vonë do të provoja me mijëra herë se ky ishte vetëm një formalitet cinik, sepse në praktikë i burgosuri nuk kishte kurrfarë të drejtash, sidomos i burgosuri politik, i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë politike, pa lejën e së cilës nuk i jepej as ujë. Pas pak ma sollën mëngjesin. Po çfarë mëngjesi se ! Vetëm ujë të nxehtë, të turbullt nga kafeja. S’kishte kurfarë shije, s’kishte as sheqer. E shijova, por u detyrova ta derdh në qyp kibëll. Bukë në mëngjes nuk jepnin. Vetëm në drekë të sillnin një gjysmë buke dhe ti haje kur të duash gjatë 24 orëve ! Pastaj më nxorën gjer te WC-ja. Duhej pastruar qypin dhe duhej marrë ujë për 24 orë. Aty kishte edhe lavabo ku mund të pastroheshin duart. Gjatë kohës, gjersa laja qypin dhe mbushja ujë, derën ma mbyllën me shul, sikur që mbyllej edhe qelia. Nuk vonoi dhe më morën e më çuan në UDB. Hetimet ndaj meje edhe formalisht filluan. Kisha dëgjuar se në UDB më parë fillojnë me lutjet dhe premtimet bashkë, me kërkesat për bashkëpunim, dhe vetëm pasi nuk do t’i arrijnë qëllimit do të fillojnë me kërcënimet dhe torturat. Prandaj rrija pak më shlirë. Mendoja q ët’i shoh se si i bëjnë këto paraloja para torturave. Por filloi krejtësisht ndryshe.

Fillojnë hetimet

Isha ulur në një karrige pranë derës. Në dhomë ishte një polic. Hyri hetuesi kryesor me dy-tre policë prapa. Meqë unë nuk ngrihesha në këmbë kur hynin dhe dilnin policët, nuk u ngrita as para këtyre. Hetuesi kryesor Asllan Sllamniku erdhi pranë meje dhe sikur të ishim miq më goditi lehtas me grusht në shpatullën e djathtë. Mendova : ç’bënë ky njeri kështu ? Mos don të bëhet thuajse shok i imi, por të menduarit ma ndali një shuplakë mbrapsht, ne e quajmë “magjupisht”. Ishte e rëndë që sytë xixa më nxorën. Meqë reagova në këtë të rënë, më mbërtheu për flokësh dhe, duke mos më lënë të ngrihesha nga karriga, filloi të më sjellë me dorën që e kishte të lirë. Ndërsa policët tjerë rrinin gati hyn bren. Nuk po çohesh në këmbë, kur po hyj unë brenda a ? Dije se këtu nuk je te shtëpia, por në UDB ! Duhet të ngrihesh në këmbë për çdo kë kur hyn brenda ! - më tha i poshtri dhe më urdhëroi të ulesha e të ngrihesha. Ia filluan pra, me kërcënime e me të rëna që unë të flisja nga frika, dhe ata të kryenin shpejt punë me mua:Ishin këto të rënat e para, sikur një racion para drekës së majme. Më vonë do të shihja se këto s’ishin asgjë nga ato që do të vinin më pas. Çdo pyetjeje i përgjigjesha me : nuk di, jo, s’kam parë, s’kam dëgjuar, se kam bërë as atë as këtë, etj. Më mbajtën gjer në ora 14 e 30 minuta dhe më çuan në burg. Edhe kur më merrnin në burg për hetime(lexo: torturime) dhe kur më kthenin në qeli m’i vënin prangat, edhe pse burgu, siç thashë ishte i ngjitur me UDB-në. Në qeli më priste fasulja e ftohtë (fasule e i thënqin se ishte e tëra me ujë me vetëm disa kokrra) dhe buka. Kishte 48 orë që s’kisha ngrënë fare dhe e hëngra tërë bukën që ma kishin sjellë, edhe pse ishte për 24 orë. S’vonoi as një orë pas drekës dhe më morën prapë në UDB. Tani kishin ardhur 4-5 hetues. Në përgjigjjen time të parë ‘nuk di’, kërciti grushti në barkun tim, më ranë me shqelm, filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punën e tij e vazhdoi tjetri. Nga të rënat fytyrës, m’u çanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde dhe për goje. Nuk më linin as të merrja frymë. Më çuan shpejt e shpejt në lokalet të më pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë. Më rrëzuan në dysheme, më urdhëruan të zbathaj këpucët dhe çorapat.

Në fallak

- Ta shohim tash në fallak se si do të përdridhet- tha hetuesi. Menjëherë e kuptova. E dija se ç’është fallaku. Këtë metodë e kishin përdorur që në kohët e lashta dhe inkuizicionet e kishës. Filluan të ëm binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh e tjetri kishte hipur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia. Kjo ishte edhe për ata një puën e vështirë fizike, edhe pse e bënin me ëndje të posaçme. Lodheshin dhe shkumbëzonin si kuajt. Po ata kishin një përparësi, sepse sa lodhej njëri, menjëherë e zëvendësonte tjetri, dhe kështu me radhë. Në dy mënyra më goditnin shputave. Ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20 ‘kërbaçë’ e pastaj po aq me tjetrën, e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin. Ndonjë tjetër më binte me radhë herë në njërën e herë në tjetrën gjersa lodhej. Kjo e dyta më dukej më e lehtë. Këtë gjë sigurisht se e dinin edhe ata, prandaj më goditnin herë në një mënyrë e herë në një tjetër. S’mbaj mend të ketë ndodhur që dy veta radhazi të më kenë goditur në një mënyrë. Kohë pas kohe, e sidomos kur e ndienin veten të lodhur më urdhëronin të ngrihesha dhe të shëtisja nëpër dhomë. Ishin këto mundime të mëdha të ecësh me shputa të enjtura e të goditura pa mëshirë sikur të ishin cunga me mish njeriu. Kur nuk ngrihesha, më ngritnin me shqelma e me kërbaç. Dhe prapë fallak. Prapë shëtitje nëpër dhomë, të rëna duarve me "pendrek", të rëna të forta me të dy duart në veshë përnjëherë, nga të cilat edhe sot më dhembin veshët. Të vetmin pushim e kisha kur pushonin edhe vet xhelatët. Dhe kështu vazhdimisht gjer në orët e vona të mbrëmjes.
- Kërkonin t’i identifikoja njerëzit që nuk i njihja fare dhe të thoja se ai është person që ka shpërndarë trakte apo që më ka dhënë material propagandistic për të lexuar. Kërkonin t’i pranoja aksionet që s’i kisha kryer dhe as q ëkisha lidhje me to. Kërkonin të pranoja se kam lexuar këtë apo atë libër të ndaluar, këtë broshurë, fletushkë, gazetë ilegale apo trakt e afishe të shpërndarë.
- Në ndërkohë, nga bisedat e hetuesve në mes vedi, kuptova se kishte edhe të burgosur të tjerë me mua.

Këmbët më dhembnin si drita e syrit

- Në qeli më priste pjata me makarona të ftohta dhe pa pikë yndyre. Kuptohet, bukë nuk kishte. Pjesën e bukës që e kisha për 24 orë e kisha ngrënë në drekë. Makaronat nuk haheshin, s’do t’i kishin ngrënë as derrat e uritur, aq shumë kundërmonin. Drita ishte fikur, s’kishte kohë të mendohesha më duhej të pushoja. Tërë trupin e kisha të dërmuar nga grushtat dhe kërbaçi. Këmbët më dhembnin si drita e syrit. Ishin enjtur aq shumë sa as këpucët nuk mbatheshin dot. Nuk di se si kam ardhur deri tek qelia. Kam ardhur vetë apo më kanë tërhequr nga krahët. Isha krejt i dërmuar, vetëm mendjen e kisha të kthjellët dhe e dija se si po veprojnë me mua, por krejt kjo ishte vetëm fillimi. Fundi ishte akoma larg. Shumë larg. Kisha dëgjuar se pak njerëz kishin mundur t’u qëndronin torturave të këtyre përbindshave me pamje njeriu. Isha i vetëdijshëm për pafajësinë time, por i dhashë vetes për detyrë të qëndroja gjer në fund, të mos tradhëtoja, të mos kallëzoja askënd dhe me asnjë çmim të mos pranoja akuzat e tyre.
- Duhej t’u jepja shembull edhe të tjerëve që do të vinin pas.
-
Në kthinat e hetuesisë vdisnin patriotët

Filluan kështu torturat shatzarake të policisë fashiste jugosllave. Këta nuk ishin hetues, po bisha, që s’kishin kufi në shfrenimin e instikteve shtazarake, ishin të uritur për mish njeriu ; të etur për të pirë gjak. Është fakt se kishte hetues që i thonin vetes “shqiptar”. Ishin këta tradhëtarët më të fëlliqur të popullit tonë, të cilët kryenin punët më ët poshtra. Hetimet i udhëheqte një shovenist serb, i specializuar për torturat më çnjerëzore dhe vetëm formalisht ishin vënë hetuesit “shqiptar”. E pse jo ! Kjo u duhej për propagandën e tyre të ndyer se , gjoja, në UDB punojnë shqiptarët dhe, nëse do të akuzoheshin përpara opinionit botëror për terror e represalje ndaj shqiptarëve, prapë të fajësoheshin shqiptarët, se ata punuekan në UDB. Në kthinat e kësaj UDB-je kishin vdekur, siç vdesin edhe sot, shumë patriotë shqiptarë nga torturat. Por, specialistët e rryer për krimet monstruoze, gjithmonë do të kujdesen dhe do të gjejnë mjekë që do të nënshkruajnë se nga ajo apo nga kjo sëmundje ka vdekur i burgosuri. Mjeku patriot shqiptar, Ali Sokoli-specialist i sëmundjeve të mushkërive, ishte ndër ata mjekë të rrallë që qysh atëherë mundi t’u bëjë ballë presioneve dhe me guxim t’u kundërvihet kërcënimeve të UDB-së, e për të mos nënshkruar se patrioti i pavdekshëm, Fazli Greiçevci, vdiq nga mushkëritë e sëmura ! Edhe pse UDB-ja do të gjente mjek tjetër për të dhënë diagnozë të tillë, populli do të mësojë shumë shpejt për torturat shtazarake dhe qëndrimin heroik të Fazli Greiçevcit, por edhe për qëndrimin burrëror të Ali Sokolit.

Rexhep Mala : Më torturonin udbashët shqiptarë e serbë

Rexhap Malaj herën e parë është burgosur në vitin 1968, për organizimin e demonstratave të atij viti në Gjilan, së bashku meIrfan Shaqirin, Ilmi Ramadanin, Xhavit Dërmakun dhe Ahmet Hotin. Herën e dytë është burgosur në vitin 1973, për kalimin ilegal të kufirit Kosovë-Shqipëri, së bashku me Sami Dërmakun dhe Isa Kastratin. Herën e tretë është burgosur në vitin 1974, po ashtu për kalimin ilegal të kufirit Jugosllavi-Austri. Ndërsa, herën e katërt është burgosur në vitin 1975 së bashku meAdem Demaçin, Skënder Kastratin, Isa Kastratin, Osman Dumoshin, Sami Dërmakun, Ilmi Ramadanin, Selatin Novosellën, Ilaz Pirevën, Irfan Shaqirin, Xhavit Dërmakun, Nijazi Korçën, Hetem Bajramin, Hasan Dërmakun, Fatmir Salihun, Sherif Masuricën, Zijadin Spahiun, Nazim Shurdhanin dhe Ahmet Hotin.

Gestapoja do t'ia kishte zili UDB-së

Më tepër se një muaj më merrnin në pyetje dy herë në ditë, para dite dhe në mbrëmje, pos të dielave, që me gëzim i prisja për pushim. Të torturohet njeriu një kohë të gjatë dy herë në ditë kjo zor të shihet e të dëgjohet. As në gestaponë hitleriane nuk i kanë torturuar kaq gjatë. Pastaj është fakt se mua nuk më kanë torturuar aq sa kam dëgjuar se i kanë torturuar të tjerët më parë. Në këtë kohë me torturat intensive nga dy herë në ditë, çdonjëri prej tyre po t’ua kishte lënë në dispozicion të zgjedhtë torturat apo plumbin, pa hamendje do të zgjedhtë këtë të dytin. Kështu do të shpëtonin nga torturat dhe të dilnin faqebardhë, sepse nga torturimi i parreshtur kishte njerëz që do të thyheshin përkundër qëndresës këmbëngulëse. Tërë kohën sa më mbanin në kthinat e UDB-së, 8-12 orë në ditë, kurrë s’më linin të ulesha në karrige e as të mbështetesha për muri. Më ulnin në karrigë vetëm atëherë kur ma fusnin lapsin me zor në dorë dhe më urdhëronin që të shkruaj për gjërat që s’i kisha parë as në ëndërr. Kur më ulnin në karrige më rrinin një para, një prapa shpine dhe dy anash. “Shkruaj”, - më bërtisnin, dhe posa përgjigjesha- s’kam çka të shkruaj, - më kërcitnin grushtat, shuplakat, pendrekët dhe shqelmat nga të gjitha anët. “Atëherë shkruaj për këto që po t’i themi ne”, - gërvalleshin udbashët, dhe posa përgjigjesha se “ato nuk janë të vërteta” më binin me tërë fuqinë me kërbaç duarve të cilat më parë m’i shtrinin në tavolinë.

Të lumtë, nëse qëndron !

Ata: “Shkruaj kush ka mundur të shpërndajë këtë afishe !”. Unë : Nuk di…Aq të poshtër e këmbëngulës ishin sa më thoshin se edhe derr të zi do të pjellësh se çare s’ke pa treguar. Si të duash, nëse do dajak, dajak do të japim. Ne kemi kohë dhe s’po na ngut kush. Nëse s’di të flasësh ne do të të mundojmë kështu nëntë muaj dhe ti nëse qëndron - të lumtë ! Deri sot kurkush nuk qëndroi, e qebesa s’do të qëndrosh as ti, se nuk më thonë kot “specialist”, A.S. - dhe më binte me të dy duart përnjëherë veshëve. Torturuesit kryesorë ishin dy-tre serbë, që emrat s’mund t’ua di, pasi që ishte një praktikë që shqiptarët hetues i thirrnin me emra serbë, e serbët me emra shqiptarë. Mund të mësoje, p.sh. se njëfarë L. e thërrisnin Ramush. Ishte kjo një metodë pune për të mos u identifikuar torturuesit nga ana e viktimave të tyre. Ai kryesori ishte një njeri i madh me trup, me kokë të madhe si derri, fytyrën e kishte vrarë lie me dhëmbë si të kalit. Tamam kriminel, specialist për tortura. Ata vinin vetëm kur bëheshin torturat më të mëdha dhe më intensive. Torturues ishin edhe: F.N., M.D., B.B., e shumë të tjerë që s’ua mësova emrat.

Këtyre duhet t’ua çajmë kokën

Fytyra m’u pat enjtur dhe e bërë mavi nga të rënat. Buzët i kisha të çara dhe nga çdo e rënë shpërthente gjaku. Duart dhe këmbët të enjtura sa s’bëhet më, s’mund t’i mbathja as këpucët dot, e në UDB shkoja me papuçe. Kur kërkoja që të më shihte dhe të më kontrollonte mjeku, refuzonin si të tmerruar. Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë. Në fillim nuk e dija pse, por më vonë e kuptova. Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së. Na torturonin me radhë. Kështu, gjersa torturohej njëri, të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çelura që të dëgjonin të rënat e shuplakave, të grushtave e kërbaçëve dhe britma e atij që torturohej. Të gjithë hetuesit dhe policët e tjerë, gjashtë-shtatë vetë, ishin në dhomën ku torturohej i burgosuri, dhe të gjithë me radhë ose bashkarisht merrnin pjesë në torturim. Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij. Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmët e shokëve. Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne.
Më binin duarve aq sa duart nuk qëndronin më, dhe për të mos më lënë të pushoja ma mbanin dorën vetë dhe më goditnin pareshtur. Kur lodheshin duke m’i mbajtur duart, atëherë nga mllefi më godisnin ku mundnin nëpër trup. Posa lodhej njëri, e zëvendësonte tjetri menjëherë. Më kapnin me të dy duart për flokësh dhe ma përplasnin kokën për muri. Në këto momente torturuesit e nxitnin njëri-tjetrin. Shtazaraku bëhej gjoja human dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri: “Mos kokën, ki kujdes po e lëndon !”, kuptohej me sy ia bënte të më binte edhe më shumë. Dhe ky përgjigjej: “Pse kujdes ? Këtyre duhet t’ua çajmë kokën”, dhe më përplaste edhe më tepër. Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë: “Kemi me të tredhë” dhe më shtrëngonin deri në alivanosje. Ujin e mbanin çdo herë gati, që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë trupit dhe fytyrës, dhe menjëherë do të vazhdonin punën. Më fyenin me sharjet më të ndyra, më ofendonin, më përqeshnin, më pështynin. Ishin këto poshtërime të rënda, por e dija se duhej t’i duroja dhe në veten time mbushesha me urrejtje të shumëfishuar për këtë regjim fashist e terrorist. Dhe kam të drejtë të tregoj për trajtimin shtazarak të policisë fashiste jugosllave ndaj meje, ta çjerrë maskën false të shoqërisë “demokratike” e “humane” që e propagandojnë me aq bujë e që në realitet s’ekziston kurrfarë nuance demokratike në këtë sistem të dështuar që mbështet kryesisht dhunën policore.

Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët

Edhe disa gardianë të burgut famëkeq të Prishtinës ishin të zgjedhur dhe të ushtruar për trajtim brutal të të burgosurve politikë. Në orët e vona të një nate, kur më kthyen nga torturimet, nuk isha në gjendje t’i kapja me duar batanijet dhe i thashë gardianit që më çoi në qeli. Ishte një djalë i ri si unë, që të m’i hidhte “çebet” në duar, sepse vetë s’kisha mundësi t’i kapja, sepse gishtat m’i kishin shtypur ndër tortura. –“Merri vetë !”- m’u përgjigj ai. Duke mbledhur forcat e fundit mezi i tërhoqa batanijet dhe i futa në disa qeli. Shumë të dresuar këta qen roje ! Të mjerët ! Nuk kuptojnë çfarë lodrash të përgjakshme të të huajit që janë. Meqë bënte ftohtë i madh, pata arritur ta vjedh një copë batanije të vjetër, duke shfrytëzuar rastin kur gardiani u detyrua ta ngriste receptorin e telefonit. Ishte rrezik të më shihte, por nevoja më shtyri të rrezikoja. Mirëpo, pasi çdo herë nuk isha në qeli, pra kur isha në UDB, apo në nevojtore, gardianët hynin në qeli dhe bënin bastisje detale. Unë mundohesha që ta fshihja gjysmën e batanijes në dyshek por njëri e kishte zbuluar “fajin” tim dhe më kishte denoncuar në UDB. Kështu që, kur më kthyen në qeli, ma mori me brutalitet dhe duke u çjerrë më tha: “Ty s’të takon batanija, bile edhe këto që t’i kam dhënë i ke tepër”.

Pas torturave - dy ditë pushim në javë

Pas më tepër se një muaji filluan të më merrnin në pyetje dhe të më torturonin vetëm mbrëmjeve, pos ndonjë përjashtimi, intensiteti i torturave ishte i njëjtë, pos që të shtunave nuk më mirrnin fare. Tash i kisha nga dy ditë në javë pushim. Kishte të burgosur që s’kishin mundur t’u qëndronin torturave dhe ishin thyer. Kishin pranuar të deponojnë gjëra çfarë u kishin thënë hetuesit, dhe kishin nënshkruar deklarata shpifëse dhe vetakuzuese. Deponimet e tyre me dorëshkrimin dhe nënshkrimin e tyre m’i sillnin dhe m’i tregonin, bile edhe m’i jepnin t’i shihja nga afër. Duke hasur në pathyeshmërinë time, as me deponimet e nënshkruara nga vet të burgosurit, ata përdornin edhe kartën e fundit: ballafaqimin. Mendonin se po të më thoshte ndonjë nga të burgosurit ( të cilët edhe i njihja), se kisha bërë këtë apo atë punë, se kishte kryer punë bashkë me mua këtë apo atë punë, se kishte kryer bashkë me mua këtë apo atë detyrë, se i kisha dhënë për të lexuar ndonjë libër apo gazetë të ndaluar etj., unë do të thyhesha dhe do t’i pranoja deklaratat e cituara nga udbashët dhe përdhunshëm të nënshkruara nga të torturuarit. Më ballafaquan me një të burgosur. Me atë rast salla qe e mbushur me udbashë për t’i përcjellë reagimet e mia. Kur i hodha poshtë deponimet e të burgosurit, u tërbuan fare. Thashë se do të më shqyejnë, aq keq më mbërthyen dhe më goditën duke më bërtitur: “More gomar, more idiot, në sy të dëshmoi para të gjithë neve dhe thua se nuk është e vërtetë. Vetë ai kërkoi të ballafaqohet me ty, ne e sollëm dhe ti tani na nxjerr bisht !”. Por, unë isha këmbëngulës dhe vazhdova në timen, se s’ishte e vërtetë çfarë thoshte deponuesi i këtyre dëshmive të rrejshme. Si ujq të uritur m’u lëshuan, kush me kërbaç e kush me grushta e shqelma. Nuk besoja se do të shpëtoja i gjallë. Isha i përgjakur dhe i tëri i dërmuar. Atë natë më patën çuar për krahësh në qeli, edhe pse isha në gjendje disi të ecja edhe vetë. Pastaj ma sollën të burgosurin për t’u ballafaquar dhe për të më thënë se kisha bërë këtë apo atë punë më të, se unë njihesha me filan personin, etj. I hodha poshtë me indinjatë edhe shpifjet e përdhunshme edhe të këtij të burgosuri, sepse e dija mirë se ai dëshmitar i shkretë ka kaluar nëpër të gjitha këto që po kaloja edhe unë, prandaj është detyruar ndër tortura që të akuzoj veten dhe mua.
Bile, një fjalë që ai e përmendte vërtetë e kisha dëgjuar, por edhe këtë e mohova me këmbëngulje. Egërsimi dhe tërbimi i hetuesve barbarë s’kishte kufi, kështu që më torturuan më shumë se asnjëherë më parë. Më thoshin: - “A të tha në sy se ti njihesh me filan personin ?” Unë përgjigjesha: - “ Kjo që po e thuani ju dhe ai nuk është e vërtetë...” Ai duke më rënë: -“ Për ty të gjithë po gënjejnë, a ?” Unë: -“ Ai dhe shumë të tjerë janë të detyruar të thonë gjëra që ju ua diktoni…” S’mund të merret me mend tërbimi i tyre.

Buzëqeshja me zor

Në këto situata edhe pse të vështira sa s’bëhet, për mua ishte një kënaqësi e veçantë kur i shihja të tërbuar nga inati duke shkumbuar si qentë e qartur. Shpesh më ndodhte edhe të buzëqeshja, ani pse boll me zor buzët i kisha krejtësisht të çara. Çdo buzëqeshje, natyrisht, më kushtonte shumë shtrenjtë, por mjaftohesha me tërbimin e tyre. Kishin kaluar gadi tre muaj hetime dhe tortura intensive gadi për çdo ditë. Por pas ballafaqimeve intensiteti i torturave filloi të bjerë. Tani më merrnin në pyetje dy ose tri herë në javë. Edhe torturat ishin më të paktat. Pas një kohe, kur kishin kaluar afërsisht katër muaj, filluan të më merrnin në pyetje vetëm njëherë në javë. Më vonë edhe këtë e rralluan, por nganjëherë më thërrisnin për nënshkrimin e procesverbaleve të hetimeve, edhe pse këto ishin kryesisht mohuese. Gjatë kësaj procedure të nënshkrimit provuan për të fundit herë të më mashtrojnë në lidhje me disa persona, por as këtu nuk u përkula dhe qëndrova në deklaratën time të dhënë më parë. Për disa çështje edhe pse nuk kishin të bënin fare me mua, mora përgjegjësinë mbi vete, vetëm e vetëm t’i shpëtoja disa persona, për të cilët interesohej UDB-a dhe mezi priste t’i burgoste.


Skeda:Nuhi Berisha.jpg

Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm. Nuhiu kishte vizion të çartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kunder regjimit të atëhershë qysh nga bangat e shkollës së mesme. Ndërsa si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të 1981-it. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me 1973 fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "Zëri i Kosovës".


Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.Shkolla fillore në Tygjec sot, mban emrin e Nuhi Berishës.


Vepra të botuara

  • Pranvera e Luleve të Kuqe,1982(Zvicër)
  • Mbi organizimin, 1983  (Zvicër)

 
Dëshmorët nuk vdesin kurrë



Ç;thotë " publicisti" Mr.sci.Kadri Mani?

Shikoni sitin:http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/2654/1/print/
http://www.trepca.net/2004/04/040430_km_ne_vend_reagimit.htm


Po ç'thonnë  të tjeret për vrasjen e herojve Rexhep Mala e Nuhi Berisha:

Tue, 1/12/10, Lut Luta  wrote:

From: Lut Luta 
Subject: Leter e hapur Kadri Osmanit
To: floribruqi@yahoo.com
Date: Tuesday, January 12, 2010, 5:32 AM
 
Leter e hapur Kadri Os(man)it


U bene 26 vjet nga vrasja e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishes.

Ju keni qene aty ne momentin e rrethimit dhe vrasjes se tyre. Ju keni qene ne kontakt me te dy heronjte e kombit, edhe ne muajt para vrasjes se tyre.

Pse kurre nuk keni dhene sqarime se si jane zbuluar ata? Pse keni heshtur si peshku?

Sepse jeni fajtor i drejperdrejte i zbulimit dhe i vrasjes se tyre.

Nuhi Berisha ka jetuar 4 vjet ne ilegalitet te plote, eshte sjellur prane hundeve te Udbes dhe kurre nuk kane mundur ta zbulojne.

Vetem disa jave pasi eshte takuar me Ju, ai eshte zbuluar dhe eshte vene ne percjellje..

Sipas deshmive kjo ka ndodhur keshtu :

UDB, duke ditur se Ju jeni nje person me emer, por mjerisht per familjen tuaj dhe per Kosoven, krejtesisht abnormal e imoral, ua ka servuar Behxhet Mehmetin nga Turia e Bujanofces, te cilit Ju i keni vene pseudonimin Besniku!

Ju ate e keni futur ne berthamen e Organizates dhe permes tij Udba ka udhehequr me ju dhe me ata qe kishin fatin e zi te besojne ne ju.

Ju, me udhezimet e Besnikut te Udbes keni formuar Partine e Luftes. Nje organizate komuniste-maoiste. Ne kundershtim me çdo norme te ilegalitetit dhe te organizimit politik ju keni emeruar veten si Stalini shef te « Partise se Luftes » dhe u keni dhene grada te tjereve deri edhe mareshal !

Nuk ka turp me te madh per nje levizje ilegale se sa te merret me keso marrezish.

Qellimi i ketij organizimi te Udbes ka qene :

 - komprometimi i Levizjes Ilegale te Kosoves, e cila tashme ishte profilizuar qartazi si Levizje e paster Kombetare e propërendimore dhe ju donit ta benit Levizje me ideologji Komuniste maoiste-enverhoxhiste;

 - zbulimi, vrasja dhe arrestimi i kuadrove te saj me te mire. Me një fjalë shkatërrimi i Levizjes ilegale, si truri dhe kurrizi i qëndresës në Kosovë

Keshtu dhe ka ndodhur : Jane vrare Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, nje muaj me vone Bajram Bahtiri, jane arrestuar me qindra atdhetare te flaket si Enver Topalli i ndjere, Sejdi Veseli e shume djem e vajza te zgjedhur qe me vite kane vepruar ne ilegalitet dhe Udba nuk ka mundur t’i arrestoje derisa keni dalur ju, Kadri Os(mani) dhe i keni mbledhur prej te parit e deri te i fundit. Natyrisht se i keni kursye shoket tuaj marksist leninist Gjabir Morinen dhe Hylmi Reqicen qe pas nje viti t’i mbledhin edhe te tjeret dhe t’i tretin neper burgje.

Ju jeni fajtori kryesor per arrestimin dhe torturimin çnjerezor te mbi 1000 djemeve e vajzave me te mira te Kosoves brenda dy vitesh (1984-1986)!

Kam kaluar vete neper ato tmerre : çdo gje qe kishim bere me Nuhi Berishen, Udba nuk dinte asgje ; kjo edhe me ka shpetuar. Nderkaq çdo gje qe dinit ju dhe Gjabir Morina Udba e dinte sikur te kishte qene me ne! I kam degjuar me veshet e mi njerezit duke mallkuar momentin qe i ka takuar me Kadriun dhe me Gjabirin…

Pyetja ime eshte konkrete :

Pse ju, Kadri Os(mani), qe, duke u fshehur prapa Figures Madhore te Ibrahim Rugoves, nuk keni lene shqiptar e shqiptare pa e share me nene e me babe, pa peshty mbi te burgosurit politike me eminente te Kosoves, mbi personalitetet me autoritive politike e kulturore shqiptare (Ismail Kadaren !!!), mbi nacionalistet me te vendosur, por kurre pena juaj e ndyre nuk ka denoncuar Behxhet Mehmetin, spiunin e rrezikshem, i cili tash tre dekada rresht, fale tipave imoral si ju, i djeg si gace dhe i shkaterron nga brenda shqiptaret?

Ju e dini shume mire se Behxhet Mehmeti ka dore te drejtperdrejte ne arrestimin e dhjetra djemeve te Lugines se Presheves vitin e kaluar gjoja për « krime lufte »…

Po ju pyes : pse nuk e keni denoncuar ? Nderkohe qe nuk keni lene mik dhe familjar tuajin, perfshi ketu dhe vajzen tuaj, pa peshty mbi ta. Pse nuk e keni denoncuar kurre Hylmi Reqicen e Gjabir Morinen, pashallaret aktual te Ferizajit, njerezit kryesor te Shikut famekeq qe para, gjate dhe pas luftes kane vrare me qindra shqiptare vetem pse nuk kane menduar dhe nuk mendojne si ata, i kane vrare vetem pse ishin atdhetare e demokrate!? Nderkaq ne Lugine, me logjiken e tyre staliniste e kane sabotuar luften me te gjitha mjetet dhe jane perpjekur dhe perpiqen vazhdimisht te na perçajne.

Kadri Os(mani), ju paralajmeroj se ne momentin e pare, kur drejtesia e Kosoves te jete drejtesi e nje vendi te lire e demokratik, kur ajo nuk do te jete e perbere dhe e ndikuar nga shoket tuaj e te Besnikut te Udbes si Hylmi Reqica, Nazim Bllaca etj, do ngreme padi penale kunder jush per te gjitha keto qe permendem.

Nuk do te ngreme padi penale vetem si njerez e familje te demtuara drejtperdrejt, por parasegjithash si shqiptare, sepse keni demtuar me vetedije Luften tone per Liri.

Nderkaq kur te perfundoj ky proces i tmershem, permes te cilit jane demtuar rendshem dhe shkaterruar permbi 50 familje, te jini te sigurte se do te vime te shtepia juaj ne Prishtine dhe do t’ua gjuajme deren me gure, siç kane bere moti jevrejte me gjakprishesit dhe bukeshkelesit e tyre. Jo vetem me gure por edhe me copat e djepave qe na i thyen biashet me foshnje ne to.



Kur jemi betuar 5 te rinj e te reja, ne pranvere te vitit te lavdishem 1983, para Kolosit te Kombit, Nuhi Berisha, ai na ka nxjerr perpara Flamurin dhe fotografite e Skenderbeut dhe Hasan Prishtines… Ndersa ne kemi recituar se bashku keto fjali :

Per komb e per Atdhe ; do t’vdes si me le !

Po e shkela betimin; e marrsha denimin!

Mos harroni, se kete betim Ju personalisht me Gjabir Morinen e keni shkerdhyer duke e zevendesuar fotografite e Skenderbeut dhe Hasan Prishtines me ato te Stalinit dhe Enver Hoxhes. Madje keni shkuar edhe shume me larg, kur nga ballina e Zerit i Kosoves iu hoç citati i famshem i Jusuf Gervalles : « Ne balle te ketij populli dhe te kembet e ketij populli, flijimi dhe vdekja do te na vijne si dhurata me e mire ne gjithe jeten » dhe ne vend te tij keni vene parullen komuniste : Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni!

Kur e kemi pare Zerin e Kosoves te shkerdhyer keshtu, na eshte dukur se e keni rremih me kazme Vorrin e te pavdekshmit Jusuf Gervalla!

Ndersa tash, per te fshehur gjurmet jeni konvertuar ne « antikomunist » !!!



Ju qe i shkruani letra te hapura publike edhe gruas tuaj, me te cilin fleni dhe zgjoheni ne nje shtrat, duhet me qene njeri teper i lig, por jo i çmendur siç perpiqen t’ju arsyetojne ata qe dikur i keni pasur shoke dhe perkunder kafshimeve prej qeni qe ua beni, sa here ju ipet rasti  e mundesia, akoma ndiejne dhembje per ju. Ne dy-tri ndeja, ku isha vete prezent, jam bindur se ju nuk jeni i çmendur, sepse me nje sistem udbashi, nuk late aty njeri qe ka dy vlera, e sidomos ata qe kane dhene çdo gje per Kosoven, perfshi jeten dhe familjet e tyre, pa i perqeshur e pa i share.

Aty jam bindur se ju nuk jeni i çmendur, por po kryeni nje mision, nje mision te lig : komprometimin e burrave dhe grave me te mire te Kosoves ; tehu juaj drejtohej sidomos drejt atyre, pa sakrificat e te cileve Serbia kurre nuk do te ndiqej nga Kosova!



Duke shfletuar pshtymnajen tuaj hasa edhe ne nje fjali, qe ua drejtoni shpesh ne letrat pa pergjigje djemve e vajzave me te mire te Kosoves :



Turp e ndot! Jete e mot!



Persianet e lashte e kane thene me te drejte se çdonjeri ne rrasen e vorrit te tij e shkruan epitafin e vet.



Do te shihemi, ky eshte vetem fillimi.



Isa Hogoshti



PS.

Ju do te thuani pse s’po e ve emrin… ; Nuk po e ve per arsyen e thjeshte : sepse nuk jam laperdhar si Ju me besniket e Udbes, qe nuk keni lene betim, buke, fe, ideal e shok pa shkele mbi te. Une vazhdoj te jetoj ne trojet e te pareve ne Luginen e Lavdishme te Presheves, duke e mbajtur me shume te tjere ne shpirt e ne mendje, te pa shkelur e te paperlyer Betimin qe e kam dhene para Nuhi Berishes!

Dhe  veç vdekja mund te me ndale mua dhe ata me te cilet perpiqemi nate e dite. Dijeni ju dhe Besniket e tuaj! Nuk do te mund ta varrosni as ju dhe as besthyesit tjere idealizmin qe kane mbjelle me gjak ne keto troje Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha me shume te tjere!

Per ta ushqyer kurreshtjen tuaj policore, ju njoftoi se nuk e kam vjedhur as emrin, as mbemrin:

Nuhi Berisha, per shkaqe konkrete qe i dinte ai dhe çdokush qe ka diçka ne koke, kur ende nuk i kisha mbushur 17 vjet, ma ka dhene emrin e luftës, ISA, ne diten qe e kam dhene betimin ne vendlindjen e Rexhep Males, ne Hogosht!Gjithe jeten e kam mbajtur dhe do ta mbaj me nder!

Prof.dr. Eshref Ymeri : Një enciklopedi e mendimit shqiptar





Prof.dr. Eshref Ymeri



Një enciklopedi e mendimit shqiptar




Libri më i fundit, me titull "Triumfi shqiptar", i tridhjeti në serinë e botimeve të zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar. Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq. Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, cmire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti. Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf.

Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori, tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin e vlerave krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar.

NGA SIRIA TE FEVZIU: SI E PRODHON MEDIA REALITETIN?



EKSLUZIVE PER FLORIPRESS NGA ELVIN LUKU

Ndonëse lufta në Siri nisi si pjesë e të ashtëquajturës “Pranverë Arabe”, më 15 Mars 2011, vetëm këtë fillimvit situata në Damask u kthye në kryeqëndrën e vëmendjes së OKB-së. Kjo pasoi raportimet e vëzhguesve dhe medias për vrasjet masive dhe masakrat e kryera nga mbështetësit e Al-Assad, të cilët deri më tani raportohen të jenë mbi 20 mijë viktima.
Pse nisi kaq vonë presioni ndërkombëtar, - pyeste me të drejtë një media e huaj, kur shtetet perëndimore zotëronin të dhëna të përafërta në lidhje me krimet në Siri? Pse masa e parë e ndërmarrë nga OKB-ja ishte ajo e dërgesës së grupit të monitoruesve atje?
Përgjigja ishte e thjeshtë: Së pari, komuniteti ndërkombëtar u përqëndrua tek Siria pasi vuri nën kontroll vatrat e hapura në Libi, Egjipt, Tunizi e Bahrein; së dyti, dërgoi median për të bindur mbarë opinionin botëror se regjimi i Assad duhet rrëzuar.
Për të legjitimuar ndërhyrjen e pritshme ushtarake në Damask, Perëndimit i duhet të ndërtojë realitetin tragjik sirian në sytë e botës. Dhe këtë realitet e ndërton përmes medias, pa praninë e të cilës ekzekutimet, vrasjet çnjerëzore, varrezat massive, - janë ngjarje të rënda sa më s’ka, që duhen dënuar për krime lufte, por, fatkeqësisht, të destinuara të mbesin ngjarje lokale. Krimi në vetvete, pa median, humb mesazhin: 20 mijë të vdekur që janë ekzekutuar që prej një viti në Siri, për botën (deri vonë) nuk kishin asnjë domethënie, asnjë vlerë; një statistikë tragjike, që pa fokusin e medias, nuk ekziston.
Sakaq, për shkak të vëmendjes së madhe të medias, gjatë vitit 2011 bota ka ndjekur me interes martesën e Princit William, zhvillimet për krizën ekonomike, vdekjen e Elizabet Taylor, vrasjen e Osama Bin Laden, festimet për Krishtlindje dhe Ramazan, “Pranverën Arabe” (pak raportime për Sirinë), fituesit e çmimeve “Oskar”, kurorëzimin e skuadrave kampione në futbollin evropian etj...
Shprehja ku ka media, ka ngjarje, nuk nënkupton që mesazhi vjen nga lajmi por nga fokusi i medias. Një situatë, bie fjala një shpërthim, protestë, përleshje me policinë apo një vrasje, sado e rendë mund të jetë, pa median, është e destinuar të qëndrojë e tillë vetëm për një komunitet, aktorët pjesëmarrës, ose në rastin më të keq, pa jehonë.
Me “rastin sirian” kuptojmë që media nga mjet për të përcjellë mesazhin, - sikurse e kemi konceptuar deri vonë, është vetë mesazhi.
Kalojmë në një shembull tjetër, realitetin e të cilit shikuesit shqiptarë e kanë ndjekur me vëmendje. Kur në shkurt të këtij viti gazetari Ardi Bita i Vizion Plus, trasmeton kronikën e parë mbi problematkën e bllokimit të rrugëve në Lurë e më pas në Pukë, atje banorët,- siç pohojnë vetë, kishin të paktën 10 ditë të izoluar…
Ndërsa shqiptarët në Pukë, Kukës, Tropojë e më gjerë jetonin të rrethuar nga bora, pjesa tjetër e popullsisë as që e kishte indenë se çfarë ndodhte me bashkekombasit e tyre në veri. U desh vëmendja e medias që ky realitet të ndërtohej në rang kombëtar.
Media thjesht e pasqyroi situatën në veri, - konstaton dikush, nuk e krijoi realitetin. Askush nuk e vë në dyshim synimin qëllim mirë të gazetarëve për të përcjellë realitetin ashtu siç është. Dhe, në fakt, ata këtë bëjnë. Por efekti që i jep media këtij realiteti, kalon fuqinë dhe mundësitë e gazetarit. TV-ja dhe gazeta e kthen lajmin në “çështjen e ditës”. Në rastin konkret nga një problematikë lokale, bllokimi i rrugëve u kthye në ngjarje kombëtare: U angazua kryeministri, ministrat, ndërkombëtarët, të gjithë digasteret u vunë në lëvizje, u dërguan helikopterë me ndihma, nisën të pastroheshin rrugët etj…
Pasi publikua në gazeta dhe u trasmetua në TV e gjithë Shqipëria fliste për bllokimin e qyteteve në veri.
Nuk është rastësi cilësimi “pushtet i katërt” që i bëjmë medias në tërësi. Me vëzhgimin, fokusin, dhe filtrimin e infromacionit, televizioni dhe gazetat kanë mundësi jo vetëm të orientojnë opinionin publik, por të mbajnë në këmbë demokracinë.
Madje, disa studiues të komunikimit shkojnë edhe më tëj kur analizojnë median si prodhuese të realitetit dhe si biznes, duke e cilesiar atë (shpesh herë me prirje komerciale), si një kërcënim për shoqërinë.
Pa dashur të kalojmë në një temë më të gjerë gjykojmë se, ishte media ajo që prodhoi realitetin e reshjeve dhe bllokimit të rrugëve në veri të vendit. Pa fokusin e saj vëllezërit tanë atje, nuk do të kishin marrë as bukë, as ujë, as ilaçe, që ky shtet i’a dha me aq kursim…
Le të marrim një tjetër shembull tjetër: gjatë kësaj periudhe kam punuar për një rubrikë me intervista të botuara në një nga të përditshme tona. Si zakonisht, dërgoj intervistën për botim. Ndryshe nga herët e tjera, drejtuesi i gazetës nuk e boton intervistën duke më renditur një rradhë të gjatë argumentash, të cilat, unë, ndonëse i gjykoja absurde, nuk e kundërshtova. Në fund të fundit, ishte opinioni i tij…
Jo më larg se dy ditë më vonë, i intervistuari, një publicist dhe profresor i njohur, i dërgon drejtuesit të gazetës të njëtjën intervistë për botim…
Ndodhi çudia!
Drejtuesi i gazetës e falenderon përzemërsisht dhe të nesërmen publikoi intervistën, duke i kushtuar një hapësirë të lakmueshme në faqen e parë.
Pra, e njëjta intervistë e dërguar nga dy mediume të ndryshme (në rastin konkret unë dhe profesori im), ka mesazh tjetër për botuesin.
Po kështu ndodh edhe me lexuesin: ai do të joshej më shumë nga një shkrim, bie fjala i Mustafa Nanos, sesa i njëjti shkrim, por, këtë rradhë, me emrin tim…
Meqë jemi te lexuesit, le të flasim pak për librin bestseller të Blendi Fevziut: Si dhe pse u kthye libri “Enver Hoxha”, në një kohë fare të shkurtër, në një libër kaq të shitshëm?
Në pak muaj librin e Fevziut, e blenë mbi 35 mijë lexues. Një bum i vërtetë. As Kadare, Agolli, Eko, Pamuk etj., apo edhe autorë me botime historike Puto, Frashëri, Duka, Fisher etj., nuk kanë patur një shitjë të tillë.
Të ketë ardhur ky bum nga cilësia e librit apo nga cilësia e autorit? Këtë nuk e dimë. Por dimë që autorët e tjerë të sipërpërmendur dhe librat e tyre, janë ndër më të mirët në qarkullim. Të ketë qënë fama e diktatorit Hoxha? Ndoshta, por nuk besojmë se jehona e diktatorit i ka shtyrë masivisht shqiptarët të blejnë këtë libër.
Atëherë çfarë e ka bërë Fevziun dhe Enverin kaq të shitshëm?
Me siguri, media.
Një kronikë për Kadarenë, Ekon, Puton, Fisherin janë shumë pak krahasuar me emisione, kronika të përditshme lajmesh, speciale, kritika e recensa në disa gazeta njëherësh në shtypin e përditshëm. Pa përmenduar këtu reklamat dhe hapësirat publicitare, - që, disa herë, u bënë edhe të bezdisshmë për shikuesin.
Nëse ia ka vlejtur ose jo gjithë ky publicitet, këtë e di vetëm lexuesi…
Me këtë rast, edhe unë po përfitoj pak nga fama e Fevziut. Titullin e këtij artikulli zgjodha ta vendos pak “pikant”, pikërisht sepse mediumi (në këtë rast titulli), ndërton mesazhin.
Elvin LUKU

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...