Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/16

Studimi akademik të jetë në funksion të biznesit

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllim të ngritjes të nivelit të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik. Pikësynim është përkrahja e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovar. Po ashtu edhe krijimin e një mjedisi më të volitshëm ekonomik dhe për të konkurruar në projekte të ndryshme të përbashkëta të përkrahura. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe shumë biznese nga rajoni i Prizrenit. Agim Shahini, kryetar i Aleancë Kosovare të Bizneseve, tha se kanë nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përkrahjes së arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik. Sipas tij në Kosovë ka mjaftë universitet private, por Universiteti Publik i Prizrenit është lider. “Shumë biznese të Kosovës ia kanë mësyer dhe po investojnë shumë në arsim”, tha Agim Shahini. Sipas tij ekonomia e Kosovës po rritet edhe përkundër problemeve dhe se Qeveria duhet të krijoj kushte dhe lehtësira për biznesin. Ai ka shtuar se ka rritje pozitive në të gjitha fushat por nga ana tjetër ka edhe tkurrje. Sipas Shahinit, kjo është edhe për shkak të politikave vendase dhe ndërkombëtare, sepse shtetit i mungon strategjia zhvillimore dhe kjo qasje duhet të ndryshoj. ”Dora e bizneseve nuk do të mungoj as edhe ndaj Universitetit të Prizrenit dhe ajo e UPZ-së të shërbej për biznesin”, tha kreu i AKB-së. AKB-ja do të pranoi një numër të madh të studentëve të Universitetit të Prizrenit në biznese. Nga ana tjetër Mazllum Baraliu, rektori i Universitetit të Prizrenit e cilësoi të lartë nënshkrimin e kësaj marrëveshje duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit dhe posaçërisht hulumtimeve shkencore. “Kemi potenciale të mjaftueshme edhe jemi universitet i ri. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me AKB-në, me qëllim që arsimimi të ndikoj edhe për zhvillimin ekonomik të vendi”, ka thënë rektori Baraliu. Ai ka shtuar se shumë probleme ndodhin në biznes për shkak të mos njohurive të hulumtimeve shkencore. “Të gjitha potencialet që kemi duhet t’i vëmë në funksion të biznesit dhe zhvillimit ekonomik, jo vetëm të Prizrenit por të tërë Kosovës, Shqipërisë dhe me gjerë”, ka theksuar ai. Sipas tij kjo nuk duhet të jetë marrëveshja e vetme por do të pasohet edhe me marrëveshje tjera. Duhet të bashkëdyzuar teorinë dhe zbatimin e sajë në praktikë dhe se bashkëpunimi ndërmjet UPZ-së dhe AKB-së do të jetë afatgjatë. UPZ pos që është qendër e arsimit ka edhe Qendrën për Hulumtime Shkencore e cila mund të jetë në funksion edhe të biznesit. Më pas ka vazhduar edhe një takim pune me komunitetin e biznesit te regjionit te Prizrenit ku ëhstë diskutuar lidhur me mundësinë e mbajtjes së praktikës së studnëtve të UPZ-së në bizneset e këtij regjioni

NACIONALIZMI LETRAR NË VEPRËN E KRIST MALOKIT



Shefqet DIBRANI


Specifikimi i veprës dhe karakteri i saj

Mendohet se Krist Maloki ishte njëri ndër mendimtarët më karizmatik i viteve ’30. Ai trajtoi në mënyrë specifike kahet dhe zhvillimet e letërsisë dhe të politikës, ndaj ky qëndrim i tij u mor dhe u kuptua për të keq duke e izoluar dhe mënjanuar, madje duke e cilësuar edhe si idhnak. Por vepra e tij sa herë të lexohet, rishfaqet me dimensione të reja, personaliteti i tij mjaft karizmatik ku do t’i mbetet besnik botëkuptimeve personale gjatë gjithë punës studimore e hulumtuese.
Ndër studimet e tij më të njohura është vepra “Oriental apo Oksidental”, e cila e ka radhitur Krist Malokin ndër personalitetet e shquara të kohës siç ishin Gjergj Fishta, Faik Konica, Mithat Frashëri, Branko Merxhani, Anton Harapi, Ernest Koliqi, Tajar Zavalani dhe një plejadë e tërë krijuesish që i dhanë emër dhe kuptim letërsisë, filozofisë dhe shkencës shqiptare në mes dy luftërave botërore. Por, studimet e Malokit, sidomos ato për poezinë e Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, veçanërisht studimi simplicitër (ballëhapët), për poezinë e Lasgush Poradecit mbeten perla të pa kaluara jo vetëm si qasje, por më shumë si veprim i guximshëm dhe mendim profesional i vyer. E di se viteve të fundit ka pasur disa studime rreth veprës së Krist Malokit, por studimi im lidhet me publikimin e veprës “REFLEKSIONE”, të botuar nga Sh. B. “Faik Konica”, në Prishtinë në vitin 2005, e jo edhe me hulumtimet e më vonshme, prandaj kontrastet e mundshme nuk kanë të bëjnë me këto mendime.

Heqja dorë nga lirikat
Është e ditur se kundër pikëpamjeve të Krist Malokit (sa i përket poezisë së Lasgush Poradecit), në atë kohë ka reaguar Mitrush Kuteli, por si duket kundërpërgjigja e Krist Malokit do të ketë ndikuar drejtpërdrejt në mbylljen hermetike dhe përfundimtare të Lasgush Parodecit. Mendoj se gjeneza e mbylljes së Lasgushit dhe kalimi i jetës së tij në mënyrë aq misterioze duhet të kërkohet te kjo kohë, te kjo kritikë, jo për interesa të caktuara politike, nefretizmi (pezmatimi) i Lasgush Poradecit t’i ngarkohet një sistemi tjetër që si duket nuk e paska pasur tërë mëkatin sa i është ngarkuar. Si duket kritika e ashpër që Krist Maloki i ka bërë në bulëzimin e poezisë së Lagush Poradecit do të ketë ndikuar që ai të heqë dorë nga lirikat pa motive e ndjenja nacionale. Parë nga ky prizëm mendojmë se kritika e re, e liruar nga bagazhet e kohës dhe e çliruar nga interesat e çastit të caktuar, do të merret me këto shqyrtime, përkatësisht me fenomenin për të cilin folëm më parë dhe për të konstatuar më saktë shkaqet e mbylljes së Lasgush Poradecit. Një qasje e tillë profesionale duhet të bëhet edhe për poezinë e Naim Frashërit, sidomos ka nevojë studimi i karakterit të Naimit, butësia dhe melankolia e tij, shkaqet dhe arsyet, pikëpamja dhe delli shqiptar i vonuar dhe sidomos duhet të studiohet mirë dhe drejt “urrejtja” e një kristiani siç ishte Krist Maloki kundër kulturës, mitologjisë dhe përgjithësisht kundër Greqisë që shfaqet te trajtimi për poezinë e Naimit. Ai kurdoherë e ka trajtuar at vend dhe politikën e tij të dëmshme dhe armiqësore kundrejt Shqipërisë, ka shprehur simpatinë e hapët për liberalizmin e atëhershëm që ndihej në Turqinë Evropiane, përkatësisht për kulturën evropiane të Stambollit, që në planin e politikave afatgjata dhe largpamëse ky element mbetet njëri nga rastet provokuese për mendjen e një studiuesi, madje dhe të një lexuesi të rëndomtë. Pastaj Maloki, ka treguar respekt të veçantë për besimin bektashian të Naim Frashërit, për inspirimin që ka gjetur te ai besim, sidomos performanca e misticizmit bektashian i ka bërë përshtypje specifike, sepse duke e krahasuar me mënyrën e të besuarit te budizmi, ai ka qit në pah argumente pozitive të cilat me sa di unë nuk janë prekur e trajtuar, madje as nuk janë zhvilluar më tej. Kur të studiohet edhe nervi patriotik te poezi e Gjergj Fishtës, e cili ishte e robëruar nga një koncept që ngjasonte me solidarizimin komunist siç thotë vetë Maloki, për të përfunduar se nuk ka pasur asnjë arsye sistemi komunist në Shqipëri ta sakatoj kulturën kombëtare, duke i mohuar veprat e Fishtës.

Veprat e shkurtra dhe provokimet e mëdha
Veprat e Krist Malokit janë vepra të shkurtra, por që kanë bërë provokime të madha. As vepra “Oriental apo Oksidental” nuk është voluminoze sikurse studimet për poezinë e Naimit, Fishtës dhe Poradecit që nuk janë as si studime veç e veç e as si tërësi voluminoze që do të shteronin mendimin krijues. Por, provokimi është i madh, i pasuruar me ide të shumta sa që mendohet se ideja në veprat e Malokit, nuk shteron, më sa gurra e ujit që del nga “kroi i fshatit” të kritikuar nga vetë ai.
Maloki ishte një personalitet me sedër dhe kjo i vinte për dy arsye. Tek ai kishte lënë gjurmë edukata familjare dhe tradita e të qenit nga gjeni shqiptar, dhe e dyta është thithja e dijeve gjatë shkollimit dhe emancipimit në një vend me kulturë dhe me shkolla me ndikim në atë kohë. Atje ai fitoi njohuri të mjaftueshme në shumë fusha të dijes dhe kulturës, shkencës dhe letërsisë veçmas u shqua në filozofi, letërsi dhe ekonomi, por Maloki ka hulumtuar edhe në fushën e muzikës, si kompozitor e instrumentist. Mendja na thotë se ai bëri nam sidomos në kritikën letrare duke mbetur njëri nga personalitetet e shquara të kohës që me përkushtim u mor me çështjen shqiptare. I mbrujtur nga një karakter i fortë që e lidhte me kulturën tradicionale si një entitet historik e kulturor ai u angazhua të bashkonte në një trup të gjitha personalitetet e shquara kudo që ishin në botë, ai ishte një eveniment i rrallë që e ka shoqëruar jo vetëm jetën dhe karakterin e autorit, por këto elemente janë reflektuar kudo në veprën e tij studimore e kërkimore duke iu bërë parim edhe në qasjet kritike apo ato të artit muzikor. Me një fjalë Krist Maloki ishte i kompletuar dhe njëri nga personalitetet e rralla jo vetëm të kohës, por edhe i ditëve të tashme, si një nga figurat më të shquara që dijet e tija i ka avancuar në nivelin më të lartë të një shkencëtari e dijetari të paepur. Botëkuptimi i tij nuk ishte një rastësi për t’u gjetur aq kollaj në akademitë dhe universitetet e Austrisë apo siç mund të parafrazojmë në kulturën oksidentale. Këto botëkuptime ai i fitoi në familje dhe shoqërinë e hershme për t’i avancuar e përparuar në një rreth dhe shoqëri përparimtare që ai e pat përkufizuar si kulturë oksidentale, gjë që në shkrimet e tija kemi një fjalor dhe një gamë prurje të shprehjeve dhe fjalëformimeve interesante që do t’u shërbenin studiueseve të ndryshëm, veçmas linguistëve për t’i regjistruar dhe për ti futur në fjalorët e shqipes së sotme si një pasuri e rrallë dhe e domosdoshme, nëse dëshirojmë përparimin e gjuhës dhe kulturës kombëtare. Pa dyshim vepra e Krist Malokit mbetet një burim i pashtershëm edhe në këtë plan, edhe në këtë fushë, sepse ai ishte një dijetar dhe njohës i mirë i gjuhës gjermane. Duke bërë përpjekje për të gjetur shprehjen adekuate në gjuhën shqipe për ta artikuluar më mirë mendimin e tij krijues ka zbuluar fjalë e shprehje të reja.Veprat e Krist Malokit, të ribotuara viteve të fundit, vijnë si një margaritar për të sotmen, për të tashmen dhe do t’i shërbejnë së ardhmes së kombit. Sado që veprat e tij nuk ishin aq të njohura, viteve të fundit janë bërë disa studime dhe janë ribotuar veprat e tij të cilat janë studime, kritikë letrare, analiza dhe mendime, e ku autorin e bëjnë më të njohur, e që kanë shërbyer për t’i kompletuar më mirë njohjet tona për këtë personalitet të shquar, i cili pas disa dekadash po na zbulohet si një margaritar i rrallë, i veçantë dhe i panjohur sa duhet nga breza të hershëm, po më shumë nga brezi i ri që po hapëron në këtë fushë.

Përfundimi që të rikthen te një fillim i ri
Ndonëse qëllimi i studimit tim nuk ka të bëjë aq me analizën dhe trajtimin esencial të veprës letrare të Krist Malokit, por më shumë të jap sugjerime, (ndash edhe pse të ripërsëritura), për studiuesit e letërsisë, fushë kjo që më fle më shumë në zemër dhe që posedoj njohje më të kompletuara.
Bërja publike (vite më parë) e veprës “Refleksione”, e cila përmban shkrimet më të mira të Krist Malokit për Naim Frashërin, Gjergj Fishtën dhe Lasgush Poradecin do t’u vë pikëpyetje mjaftë veprave kritike e studimore që janë bërë (sidomos për Naimin dhe Lasgushin), të cilat nuk kanë marrë në konsideratë pikëpamjet e Malokit, sepse veprat e këtyre dy autorëve janë trajtuar mjaftë dendur dhe kryesisht janë parë vetëm në prizmin “pozitiv”, ku nuk kanë munguar hyjnizimet, kurse te shkrimet e Malokit reflektohet edhe ana tjetër e medaljes, përkatësisht e veprës çka nuk e kemi njohur. Nëse vepra e Naimit kundrohet nga ky prizëm qasjesh e trajtimesh do të vlerësohet më mirë, më drejt dhe do t’i jepet vendi i merituar në letërsinë shqipe, sepse sipas doktrinës së Krist Malokit, poezia e Naim Frashërit nuk i ka epitetet e një poezie të nivelit të Göthes apo Aligerit. Lavdërimet në periudhën e realizmit socialiste janë mbushur me epitete e frazologjizma të një rendi shoqëror, i cili pati ndikuar edhe në krijimet letrare. Edhe poezia e Lasgush Poradecit do të ketë mundësi të ketë një përthyerje tjetërfare, si një poezi e parametrave të lartë që mund të reflektonte ndjenja të holla lirike në të gjitha gjuhet e botës, ndoshta do të përftonte ndonjë gjuhë tjetër edhe më shumë sesa gjuha shqipe, nga e cila kjo poezi ka buruar, por asaj i mungon ajo ndjenja shqiptare dhe përpjekja tradicionale për çka është angazhuar Krist Maloki, kurse kritika letrare s’ka nevojë ta fsheh një gjë të tillë, por duhet pasur guxim e kuraje ashtu siç ka pasur Krist Maloki në atë kohë, pikërisht në fazën e evulimit që me sa duket do të ketë luajtur rol vendimtar në hermetizmin e Lasgush Poradecit, që pastaj ta gjejë koha e realizmit socialist të mbërthyer në egon e tij si në një guaskë, dhe jo pak është trajtuar si një madhështi perandori që nuk ka pranuar diktatin politik për të krijuar poezi me një koncept të porositur. Sigurisht studimet e mëvonshme do të qesin në pah dhe do të vejnë në spikamë këtë pikëpamje që po e theksojmë.
Edhe te qasjet e Krist Malokit për Fishtën do të gjejmë një përkushtim të madhnueshëm që ky autor ka shpreh si admirim për Heroin e Epikave shqiptare, i cili arriti t’i japë nam dhe famë ligjërimit epik shqiptar. Ndonëse dihet se Krist Maloki ka vizituar disa herë Shqipërinë e regjimit komunist, qasja që i bënë Fishtës dhe sidomos akuzat që i bënë pushtetit komunist për aktet barbare që kanë bërë kundër veprës, emrit dhe madje edhe kundër eshtrave të Fishtës është padia më e rënd që dikush i ka bërë atij regjimi. D.m.th. Krist Maloki nuk i ka vënë interesat politike e partiake të regjimit komunist mbi ato nacionale dhe kombëtare, edhe pse ai regjim atij i ka krijuar privilegje të rralla, sepse ishte ndër personalitetet e pakta të asaj kohe që ka pasur mundësi me udhëtua dhe me vizitua Shqipërinë. Po më së miri këtë konstatim po e ilustrojmë me fjalën e tij: “Gjithë jeta e jeme ka kalue pa u përzie as në politikën e Shtetit Shqiptar e as të ndonji shteti tjetër, due me thanë s’kam marrë pjesë as ndër adventura të ndonji politikani ambicjoz e as të ndonji klike e grupi politik me interesa personale, lokale, regjionale edhe partiake”.
Mirëpo, qëndrimet e tij prej një dijetari të paepur gjithmonë kanë hasur në refuzime duke e izoluar dhe përbuzur tej mase. Ndonëse mendimi i tij ka ushtruar ndikim në qarqet intelektuale të kohës dhe ai u ka ndejtë konsekuent pikëpamjeve të tija edhe kur ka bërë ndonjë vlerësim për Shqipërinë ai ka folur troç: “Shqipnija e 1913 për mue ma fort – shkodranisht – asht nji vend dreqit a ma mirë vend haram e vend vakuf: I mallkuem nga DJALLI por i bekuem nga ZOTI: Si i mallkuem nga Djalli ka për të qenë gjithmonë objekt grindjesh, gryksinash e inatesh ... personale, lokale e internacjonale; i bekuem prej Zotit sepse çdo dorë grabiqare që në të digjet, shkrumbohet e cungohet për të zezën e vet”.
Kontributi i prof. dr. Krist Malokit për nacionalizmin letrar qysh nga vitet 30-ta të shekullit të kaluar është i madh. Ai ishte një kritik letrar mjaft i rreptë. Një filozof i mendimit të preftë. Dhe një ekonomist i dalluar, po aq dhe muzikolog i dashur dhe respektuar. Ai tha se Naim Frashëri nuk mund të krahasohet me poetët e mëdhenj “Dichter” të kohës, siç janë Göthe e Dante. Ai shtroi dilemën “A është poet Lasgushi”, kritikoi Mitrush Kutelin, lavdëroi Fishtën me të gjitha mangësitë e një heroi epik që ia ka theksuar. Adhuroi Avni Rrustemin si hero i veprimit politik dhe krenohej vazhdimisht që ishte kosovar, humanist dhe me pikëpamje oksidentale deri në çastin kur i mbylli sytë më 24 nëntor 1972.

“Amerika është e vendosur të përmbyllë çështjen e Kosovës dhe Gjermania vetëm po e zbaton atë për të cilën më herët janë marrë vesh”.


Mesazhet e ditëve të fundit nga politikanët gjermanë drejtuar Beogradit, për shumicën në skenën politike të Serbisë, edhe pse kanë tingëlluar të pakëndshme, nuk ka qenë të befasishme, shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

Ish-ambasadori i Serbisë në Berlin, Ognjen Pribiçeviq thotë se qëndrimet e politikanëve gjermanë janë pikërisht qëndrime të Amerikës, të cilat Gjermania i mbështet dhe të cilat, si anëtare lojale e NATO-s, i zbaton pa ndonjë interes të veçantë.

“Amerika është e vendosur të përmbyllë çështjen e Kosovës dhe Gjermania vetëm po e zbaton atë për të cilën më herët janë marrë vesh”,tha Ognjen Pribiçeviq .

Zyrtarët gjermanë kanë porositur Beogradin se para nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, Serbia duhet të nënshkruajë me Kosovën marrëveshje obliguese për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.

Rektori Ii UP Prof.dr.Ibrahim Gashi e shkel ligjin, MASHT-i Rektorin e tanishem Prof.dr. Mujë Rugoven




 Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës (UP), Ibrahim Gashi, ka shkelur statutin e këtij Universiteti ende pa marrë detyrën. Gashi të shtunën është kthyer nga një vizitë zyrtare, të realizuar së bashku me një delegacion të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në Kroaci. Këtë vizitë, ai e ka bërë duke u thirrur si rektori i Universitetit të Prishtinës (UP).Gashi, jo ligjërisht ka përfaqësuar UP-në në takimet gjatë vizitës në Kroaci, ku është takuar me rektorin dhe dekanët e Universitetit të Zagrebit.

Sipas nenit 26 të statutit të UP-së, pika e pestë, mandati i rregullt i rektorit fillon më 1 tetor. Megjithëkëtë, Gashit nuk i është pritur të marrë kompetencat për këtë post, pa iu transferuar nga paraardhësi i tij ligjërisht, me një tetor. Gjatë kësaj vizite të kryesuar nga dy zëvendësministrat e Arsimit, Nehat Mustafa dhe Usmen Baldzi, Gashi dhe të tjerët janë takuar edhe me rektor e dekanë universitetesh, shkruan sot gazeta Zëri .

“Delegacioni kosovar zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shtetërore, duke filluar me zëvendësministren për arsim zonjën Marija Llugariq; anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ne Parlamentin kroat; rektorin dhe dekanët e fakulteteve të Universitetit të Zagrebit...”, thuhet në njoftimin e dërguar medieve nga MASHT-i.

Në këtë njoftim theksohet se pjesëmarrës në takime “ishin Ibrahim Gashi, rektori i posazgjedhur në Universitetin e Prishtinës, Bajram Berisha, prorektor aktual në Universitetin e Prishtinës”. Gashi, madje edhe në përmbylljen e Seminarit XXXI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më 25 gusht ka folur në cilësinë e të parit të UP-së. Në këtë ceremoni, Gashi si rektor i ri i Universitetit të Prishtinës, këtë institucion e ka cilësuar me peshë të veçantë për zhvillimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, si dhe njohjen e saj në botë.

Deri më tash në UP, nuk është vërejtur se ndonjë rektor i sapozgjedhur merr mandatin qoftë dhe me prezantime nëpër konferenca, apo institucione pa ardhur koha e mandatit të tij. Këtë paligjshmëri, Gashit ia ka legalizuar vetë Ministria e Arsimit.

Ky dikaster, Gashin e vlerëson si person adekuat për të përfaqësuar UP-në, përderisa rektori aktual Mujë Rugova, nuk shihet i thirrur për ta përfaqësuar këtë institucion, edhe pse ligji ia lejon atij të përfaqësojë këtë universitet.

Një nga bashkëpuntorët e tij, Bajram Berisha, prorektori aktual për mësim, po ashtu ka marrë pjesë në këtë konferencë, por jo si shoqërues i rektorit që e ka emëruar, Rugovës, mirëpo, i rektorit të ri, Gashtit. Berisha, është dhe një nga të përfolurit për kandidat i mundshëm për prorektor për shkencë në këtë Universitet, post i cili nuk ka ekzistuar në UP.

Burime zyrtare  bëjnë të ditur, madje se ky post do të krijohet i ri. E, Gashi, lavdërohet nga MASHT-i. Ragip Gjoshi, këshilltar i ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ka thënë për gazetën se vizitën e tij, Gashi e ka realizuar si rektor në ardhje. Sipas tij, kjo është bërë në marrëveshje me menaxhmentin e vjetër.

Ai e quan Gashin person përgjegjës për të përfaqësuar UP-në dhe për të lidhur bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Universitetin e Zagrebit, marrëdhënie këto që i duhen gjatë ushtrimit të mandatit të tij. Ai ka thënë se Gashi ka prezantuar vizionin e tij për UP-në, si një model i ngritjes së cilësisë në UP.
 

Në burg për një BMW X5

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamiti, bashkë me dy biznesmenët, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, janë ngarkuar nga prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, me vepra të dënueshme nga një deri në nëntë vjet burgim. Ndaj të treve tashmë është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me arsyetimin se po të jenë në liri ata mund t’i kërcënojnë dëshmitarët që lidhen me rastin. Hamiti, sipas prokurorit, dyshohet se ka tentuar t’i tejkalonte limitet e autorizimeve zyrtare dhe të përfitonte paligjshëm një BMW X5 ose 30 mijë euro.




Krejt kjo, thuhet të jetë bërë me synim të aranzhimit të ndryshimit të statusit të një prone të paluajtshme nga “zonë e gjelbër” në “zonë ndërtimore”, në dobi të Dritëro Kadollit, pronarit të kompanisë “Capital Ring”, që vepron në Prishtinë. Ademi dhe Rama dyshohen se si kryes apo bashkëkryes kanë tentuar që vetes apo personit tjetër t’i sjellin pasuri të kundërligjshme, duke e përdorur forcën apo kërcënimin e rëndë.

Ish emisari i sekretarit të përgjithshëm ë OKB- së në negociata për statusin Kosovës Marti Ahtisaari: A duhet të ketë ndikim Rusia në Finlandë?Jo! As Serbia në Kosovë!

Ish emisari i sekretarit të përgjithshëm ë OKB- së në negociata për statusin Kosovës Marti Ahtisaari thotë se nuk është fajtor që Serbia e ka humbur “të drejtën” për të qeverisur me Kosovën. Ahtisaari thotë se nuk ndjen fajësi ndaj të “drejtave” të Beogradit.

"Nuk ndjej kurrfarë fajësie. E pse? Pyetja është e ngjashme me atë – a duhet të ketë Rusia ndikim në Finlandë? Jo. Të dy vendet janë të pavarura dhe njëra me tjetrën duhet të sillen kështu. Edhe kur ndodhin ca gjera. Serbia e ka humbur të “drejtën” për të qeverisur Kosovën", ka sqaruar Ahtisaari për gazetën serbe Vesti që botohet në Frankfurt.

Ahtisaari ka theksuar se me planin e tij çdo gjë është në rregull dhe të gjithë e kanë ditur se ai do të ofrohej në fillim të vitit 2006. "Pas takimit më 31 janar 2006 në Londër, i luta anëtarët e Grupit të Kontaktit që t’ua dërgojnë mesazhet private Beogradit, Prishtinës dhe serbëve të Kosovës Pika e parë e atyre tetë mesazheve private ka qenë shumë e qartë: Në dritën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, për shkak të aksioneve të Serbisë, kthimi i Kosovës në Serbi nuk është opsion i paqëndrueshme”, ka thënë Ahtisaari.

Ai ka thënë se këtë e kanë ditur të gjithë dhe për këtë arsye bisedimet në njëfarë mënyre kanë qenë akademike,sepse Serbia nuk ka dashur të bashkëpunojë.

"Por, mesazhi ka qenë i qartë dhe më vjen mirë që kam hartuar plan i cli të gjithë në botën ka përkujtuar se nëse ndodh ndonjë gjë e keqe, atëherë pushtetet do ta humbin të drejtën për të administruara", thotë Ahtisari.

Ai ka thënë se gjithmonë ka konsideruar se përkeqësimi marrëdhënieve të Amerikës e të Rusisë do ndikonte që Rusia të bllokonte procesin e Kosovës në KS të OKB-së, por kjo nuk ka shumë lidhje me Kosovën veçse me marrëdhëniet e tyre bilaterale.

"Gjatë negociatave, derisa hartohej plani nuk ka pasur kurrfarë bashkëpunimi me Serbinë, Profesionistët serbë ishin kërcënuar se do të humbnin vendet e punës po qe se do të bashkëpunonin. Kolegët dhe unë kemi dashur të ketë mbrojtje më të mirë të minoriteteve, sidomos për minoritetin serb, dhe nuk besoj se do të gjenden mekanizma më të mirë nga ato që janë në Plan. Nuk është fajtor Plani, por qëndrimet e njerëzve”, ka thënë Ahitsaari duke shtuar se të gjithë duhet të ndryshojnë dhe jo vetëm politikanë e kësaj ane.

Lidhur me dialogun Beograd - Prishtinë, Ahtisaari ka thënë se “në vend që të bisedohet, duhet të së pari të zbatohet ajo për cilën është marrë vesh".

"Asnjë vend në këtë pjesë të botës nuk mund të mendojë se do të hyjnë BE po qe se ka probleme të brendshme ose me fqinjë. Ky është mesazh i qartë për të gjithë, nëse dëshirohet anëtarësim në BE. Vërtet, nuk mund ta paramendoj n BE-në, pa marrë para sysh në bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor apo jo , ta bëjë ndokënd anëtar nëse ai vend nuk ka paqe me fqinjë”, ka thënë Ahtisari.

Athisari ka thënë se nuk për fillim t kurrfarë bisedimesh të reja për veriun, sepse kufijtë janë ata që janë. Megjithëkëtë duhet të zbatohet Plani, ka përfunduar ai.

Mizorite greko-serbe te pare nga te huajte



Me rastin e 100 vjetorit tё pavarёsisё, kujtojmё Zonjёn Edit Durham e cila shkruan me njё ndjenjё dhimbjeje pёr fatin e shqiptarёve, ndjenjё qё ajo do ta ruaj deri nё vdekje. I shkruan Mit’hat Frashёrit nё maj 1913.
Do tё pёrqёndrohemi nё kёto ngjarje tragjike nё vitet 1913-1914.

Mё 18 gusht tё vitit 1912, ditёn kur qeveria turke pranoi kёrkesat e shqiptarёve pёr autonomin e katёr vilajeteve shqiptare. Grekёt, sёrbёt, malazestё dhe bullgarёt, shfrytёzuan vakumin e lёnё nga thёrmimi i Perandorisё Osmane. Filluan luftёn Ballkanike nё tetor tё vitit 1913. Me invadim pёr coptimin e trevave shqiptare. Nё veri dhe verilindje nga Mali i zi dhe nga Sёrbia, nё Jug nga Greqia. Fuqitё e Mёdha e njohёn Shqipёrinё si shtet sovran mё 29 korrik 1913.

Mit’hat Frashёri shkruan: “...Situata u rёndua mё shumё pas rёnies sё Shkodrёs mё 22 prill 1913. Mit’hati ishte i bindur se Shkodrёn e dorёzoi Esat Pash Toptani, i cili kishte hyrё nё pazar me malazestё. Mit’hati shkoi nё Shkodёr mё 13 maj 1913. Ishte koha kur Mali i Zi kishte marrё ultimatum qё tё lёshonte Shkodrёn, e cila pas gjashtё muaj qёndresё, qe dorёzua! Nё çastin kur Hasan Rizaj, Komandant i forcave tё Shkodrёs, do tё zbatonte projektin pёr tё ngritur flamurin shqiptar nё kёshtjellёn e Shkodrёs, me qёllim qё tё gruponte shqiptarёt dhe t’i bёnte ata tё marshonin kundёr agresorit sllav dhe ishte gati tё merrej me malsorёt, ai u vra nё mbrwmje, pёrpara shtёpisё sё Esadit, tek i cili kishte qёnё pёr darkё. Dora vrasёse ishte ajo e besnikut tё Esadit , Osman Bali, pasi mori 600.000 franga nga malazezёt, Esadi mori topat dhe besnikёt e tij dhe u tёrhoq nё Tiranё. Nё kёto kushte, Fuqitё e Mёdha vendosёn protektoratin ndёrkombёtar mbi qytetin e Shkodrёs, nёn njё komision europian. (1).

Edwin Jacques shkruan: “Kryengritja nё Korçё. 2-6 prill 1914. Pas tёrheqjes sё detyruar tё trupave greke nga Korça mё 1 mars, Peshkopi grek nisi tё thurte njё kompllot me ushtarё grek tё lёnё qёllimisht nё spitale, si dhe me bandat greke qё sorollateshin nёpёr krahinё. Kёta helenistё e sulmuan qytetin mё 2 prill, duke zaptuar ndёrtesat publike. Plasi njё luftё e ashpёr rrugё mё rrugё. Njё nga udhёheqёsit e rezistencёs ishte H. Sherwood Spencer, njё amerikan. E gjithё lagjia e krishterё u detyrua tё ngrinte flamurin grek dhe hoqёn flamurin shqiptarё. Zonjusha Qiriazi dhe dy mёsues morёn pushkёt pёr tё mbrojtur shkollёn. Pastaj u mblodhёn rreth 150 vete pёr tё sulmuar Mitropolinё dhe pёr tё kapur peshkopin grek. Kёto forca u ndanё nё dy kompani. Kapiten Dorman i misionit hollandez sulmoi nga lindja. Kapiten Giraldi nga jugu, kurse z. Spencer ish oficeri i marinёs amerikane, nga perёndimi. Forcat i drejtoi pёr nё banesёn e peshkopit. Mё nё fund arritёn nё Mitropoli. Peshkopi hodhi armёt pёr tokё dhe u dorёzua. Fshatarёt e qytetarёt donin ta varnin peshkopin pёr gjakderdhjen qё shkaktoi dhe si grek i pabesё. (f. 385), (2).
Mit’hati, shkruan: “Njё buçitje efanatizmёs greke nё verё tё motit 1914, u shoqёrua prej njё forme destruktive, e ndёre mbi gjithё katundet e tё dy provincave nё Korçё dhe Gjirokastёr, ku plaçkitja dhe djegia 300 katundeve tё lulёzuara, shkatoi eksodin pёr mё tepёr se 100.000 frymёve, prej tё cilёve njё shumicё do tё gjёnte vdekjen e mjerueshme nga malaria nё Vlorё. Antishqiptarёt gjithmonё i kanё ngulur thikat pas shpine atdheut. Mё 17 maj 1914 antishqiptarёt e Esad Toptanit, goditёn forcat qeveritare me vullnetarё nga Tirana qё shkonin pёr tё luftuar kundёr grekёve. Mё 18 maj kryengritёsit e Esadit kapёn Shijakun pёr tё nisur atё qё quhet rebelim. Ja si e pёrshkruan Mit’hati: “Esadizma mori trupin dhe formёn e njё trinie apokaliptike: Esad Toptani, Myfti Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili, tre krerё tё njё hidre, qё pёrfytironin ambicjen, tradhёtinё dhe lakminё. Esadi me partizanёt e tij tё “Sadai Mileti” bwhen vegla e shqahёve dhe tё grekёve.
Edwin Jacques shkruan: ‘Nё Hormovё grekёt i ftuan tё gjithё fshatarёt, burra, gra e fёmijё, tё mblidheshin nё kishё. Me t’u mbledhur kёta, gjithsejt 230 vetё, oficerёt grekё u dhanё urdhёr ushtarёve tё qёllonin mbi ta me mitrolozё. U vranё tё gjithё. Kokat ua prenё dhe ua varёn nё muret e kishёs. Gjeneral De Veri i Misionit Hollandes shkoi nё Hormovё, pa me syt e vet mizorinё e tmerrёshme tё grekёve dhe bёri disa fotografi me ato pamje tё llahtarshme. Raporti i tij, drejtuar Komisionit Ndёrkombёtar tё Kontrollit thotё: “Nё jug tё fshatit tё Kodrёs gjeta njё kishё tё vogёl, qё pa dyshim do tё ishte pёrdorur si burg. Muret e mbrёndshёm dhe dyshemeja ishin tё lara me gjak; kudo kishte kёsula dhe rroba tё mbytura nё gjak. Doktori, pjestar i Komisionit tё Hetimeve pa me sytё e vet tru njerёzor. Nё altar gjeti njё zёmёr qё ende rrithte gjak. U zhvarrosёn 195 trupa, pasi gropa ku ishin futur ishte e cekёt dhe i varrosёm nё vare mё tё thella, tё gjithё trupat ishin pa kokё”. (f. 386).
Trupat e regullta tё ushtrisё greke, u zёvёndёsuan nga banda kriminale tё nxerё nga burgjet e Kretёs. Barbarizmat greke pёr rreth Kolonjёs. Filluan njё fushatё tё dyfishtё nё verёn e vitit 1914. Nё maj 1914 Buroven si e plaçkitёn tёrё fshatin, çndёruan me pahir mё tepёr se 13 gra... Nё gostivisht turpёruan mё tepёr se 18 gra... Nё Rehovё pasi plaçkitёn tёrё fshatin, rrahёn pa mёshirё shumё njerёz... Nё Blush çndёruan 5 gra dhe rrahёn pa mёshirё plaka e pleqt e fshatit... Nё Luaras therrёn 20 fёmijё myslimanё. Shtёpitё e myslimanёve i dogjёn e i bёnё nga Shqerria, Dangёllia, Kolonja e pёr fushё tё Korçёs, si i plaçkitёn mё parё ... (f. 387).
Gani Vila Shkruan: “...Nё Panarit, nga data 2-10 korrik 1914, therri si bagёti me thika, sopata e hanxharё 375 gra, burra, pleq dhe fёmije, dogji 150 shtёpi si dhe shkaktoi dёme tё tjera... Njё nёnё mbante nё dorё njё fёmi me kokё tё prerё dhe vazhdonte tё kёrkonte kokёn e djalit... grave shtatzana ua çanin barkun dhe ua nxirnin foshnjat tё gjalla, ua prisnin duart dhe ua ndanin kokёn me dysh dhe ju nxirnin trutё... disa gra u pёrdhunuan dhe pastaj i vranё. (3).
Edit Durham shkruan: “Grekёt edhe sikur tё bёjnё njё shekull pendesё s’kanё si t’i lajnё krimet e urriera tё atyre javёve.
Gazeta e Sofjes shkruan si mё poshtё: “Mё 20 prill 1914 vanё nё Luaras andartёt grekё natёn dhe nё mёngjes thirrёn tёrё pleqёsin e fshatit duke thёnё: sa mё parё “djemtё’ ose u vumё zjarrё. Pastaj zgjodhёn 20 djem tё cilёt edhe sot gjёnden nё kёtё shёrbim... Nё drejtim tё Leskovikut, dy ore larg kёtij qyteti mban erё shkrumb! Tё gjitha i kishin djegur pёrveç kishёs dhe asaj shtёpie... Pastaj u hodhёn nё Kolonjё: ç’tё shohё njeriu i mjerё! Zjarrё vёnё tёrё kёtyre fshatrave! Misrin udheve tё derdhur. (f.388).
Raporti i gazetarit amerikan William U. Howard dhe Sekretar i Pёrgjithshёm tё Fondit tё Ndihmave pёr Shqipёrin. Gjatё njё udhtimi vёzhgues nёpёr shqipёri, nё moshёn 50 vjeçare, ai pёrshkoi 600 km me kalё e me kёmbё pёr tё parё gjёndjen me syt e vet. Nё Shqiperi ai u takua me Herbert Spencerin dhe shkroi raportin e mё poshtёm:
Qinani, 5 km larg Ersekёs, u sulmua nga ushtarёt grekё mё 2 maj 1914. Tё gjitha shtёpitё pёrveç njёrёs, i shkatёrruan me zjarr e dinamit. Ditёn e tretё tё majit njё trupё e vogёl vullnetarёsh shqiptarё, tё kryesuar nga Harold Spencer, njё vullnetar amerikan nё shtabin e Princ Vidit, rrethuan fshatin dhe u pёrleshёn me forcat greke. Nё fund tё ditёs sё tretё... i dёbuan grekёt. Nё tё vetmen shtёpi qё ishte ende nё kёmbё Spenceri gjeti trupat lakuriq tё pesё grave tё reja qe ishin mbytur dhe pёrdhunuar nga ushtarёt grekё. Njё grua rreth 60 vjeç doli nga shtёpia nё kohёn qё Spenceri po hynte mbrёnda. Ajo i tha atij se grekёt e kishin pёrdhunuar 27 herё! Gratё e reja kishin luftuar pёr tё mbrojtur nderin, derisa mё nё fund i kishin mbytur. Pastaj i kishin pёrdhunuar kufomat e tyre... Nё fshatin Nikolicё me 500 shtёpi nё rrethin e Korçёs, u shkatёruan nga ushtarёt grekё nё dhjetor 1913. Fshatarёt u strehuan nё Starovё. Nё maj tё vitit 1914, 40 prej tyre u kthyen tё jetojnё nё rrёnojat e shtёpive tё veta. Grekёt i rrethuan dhe hapёn zjarr mbi refugjatёt e tmerruar , tё gjithё u vranё, shumica ishin gra dhe fёmijё. Nё Bockё trupat greke vranё mё shumё se 200 vetё – gra fёmijё e foshnja. Spenceri i pa trupat e tyre. (388).
Nё raportin e Howardit bёhej njё pёrmbledhje e tragjedisё. “Qё nga tetori i vitit 1913 ishin djegur ose hedhur nё erё mbi 300 fshatra me 35.000 shtёpi dhe kishin mbetur pa strehё 330.000 vetё. Sipas llogaritjeve tё tij, ishin vrarё, therrur ose djegur 20.000 burra, gra dhe fёmijё. Ai arriti nё pёrfundim se grekёt lakmonin Shqipёrinё Jugore. Shqiptarёt ortodoksё dhe ata myslimanё ishin pengesё pёr realizimin e kёtij synimi, prandaj duhej tё vriteshin ose tё dёboheshin . Mё thjesht se kaq nuk bёhej”. (f. 389).
“Gjatё luftёs Ballkanike flota greke zbarkoi marinsat nё bregdetin e Epirit me qёllim qё tё sulmonte shqiptarёt . Mirёpo njё pjesё e flotёs greke ishte e pёrbёrё nga rekrutё shqiptarё tё Greqisё. Dy batalione tё tёrё marinsash, me t’u gjёndur pёrballё me vllezёrit e tyre shqiprtarё, dezertuan menjёherё pa shkrepur asnjё krismё. Ndjenja kombёtare doli me e fortё se detyra”. (f. 389).

Mizoritё Sёrbe nё Shqipёrinё veriore.

Robert Elsie. Raport zyrtar paraqitur Fuqive tё Mёdha: “Ne jemi tё parёt qё po paraqesim listёn e plotё tё vrasjeve tё bёra nga armata sёrbe nё krahinёn e Dibrёs, Dibrёs sё Ulёt dhe Lumёs, nga 12 tetori 1912 deri nё 29 korrik 1913. Deri sa Fuqitё e Mёdha njohёn Shqipёrinё si shtet sovran. Kosova, Dibra, Ohri dhe Manastiri mbetёn nёn sundimin ushtarak sёrb dhe mё 7 shtator 1913, mbreti Petёr I i Sёrbisё deklaroi aneksimin e teritoreve tё pushtuara. Njё kryengritje e gjёrё kundёr sundimit sёrb filloi nё Lumё (nё jugёperёndim tё Prizrenit) dhe nё bjeshkёt pёrёndimore tё Gjakovёs, qё u shtyp me njё forcё sёrbe prej 20.000 trupash, qё pёrparuan drejt Shqipёrisё dhe pёr pak sa nuk arritёn deri nё Elbasan. Njё amnisti u shpall nё Beograd nga qeveria nё tetor1913, por masakrrat kundёr popullit shqitar vazhduan. Njё vit pas infrmacioneve tё tmerrshme tё pёrpiluara nga Leo Freundlih “Raorti zyrtar drejtuar Fuqive tё Mёdha”i botuar nё dhjetor 1913, shpalos me imtёsishtё kёrdinё e bёrё pas amnistisё nё Dibёr dhe Lumё. Shkatёrrim mbi 40 vende banimi tё detajuar”. (4).
“Regjimentet sёrbe prej 1100 vetёsh, nёn komandёn e gjeneral Karlos Popoviç... hynё nё Shqipёri tё armatosur me vajgur, pompa spёrkatёse dhe dinamit. Ata kapnin shqiptarё sa mundnin. Pastaj i lidhnin sё bashku pёr krahu dhe i qёllonin. Grate i pёdhunonin. Besoj se çdo grua qё binte nё dorёn e sёrbёve, bёhej viktimё e tyre. Pastaj ata i mbyllnin nёpёr shtёpi dhe vendosnin bomba nёpёr mure. Spёrkatnin me vajguri gjith andej dhe i vinin zjarrin. Kur flakёt arrinin dinamitin, shtёpia hidhej nё erё”. (f. 390).
Nё maj te vitit 1913 Fuqitё e mёdha u kёrkuan trupave sёrbe malazeze tё tёrhiqeshin nga Shqipёria Qёndrore dhe Veriore. Sёrbia, me kufi tёrёsisht tokёsorё, nga zёmёrimi qё humbte portat e shkodrёs dhe tё Durrёsit, la pas nje vazhdё shkatёrrimesh gjatё tёrheqjes sё trupave tё saj nga “dritarja e hapur e botёs” aq shumё e dashuruar prej saj. (Sot pas njё shekulli Sali Berisha para gjashtё vjetёve ja fali portin e Shёngjinit Kosovёs, tani e ktheu fjalёn ja fal Sёrbisё. A ka tradhёti mё tё madhe?). Gjatё rrugёs nisen tё plaçkitnin e te digjnin tё gjithё fshatrat qё hasnin. Sёrbёt kryen akte masakrrash tё tmerrshme dhe dhunime grash, fёmijёsh e pleqsh. Shumё familje myslimane nga kёto fshatra, duke pёrfshirё gratё e fёmijёt u masakruan pa pikё mёshire. Nё fshatin e Porçasit, ushtria serbe grumbulloi burrat nё xhami dhe e hodhi nё erё. Nё fshatin e Sulpit 73 shqiptarё pёsuan njё vdekje tё tmerrshme, kurse 57 tё tjerё nga fshati Çolopek u vranё nё mёnyrё tё shёmtuar. Luma njё fshat shqiptar nuk egziston mё. Nuk kanё mbetur veçse kufoma, pluhur dhe hi. Ka fshatra me 100, 150, dhe 200 shtёpi, ku nuk gjёndet mё nё kёmbё njeriu. Njerёzit i mbledhin nё tufa me nga 40-50 vetё dhe pastaj i shpojnё me bajonet deri tek i fundit.
Amerikani B. Peel Willet shkruan: “Ushtria sёrbe prej 60.000 vetёsh shkretoi krahinat e Dibrёs, Strugёs, Liqenit tё Ohrit, dhe Gollobordёs nё Shqipёrinё Qёndrore, si dhe Gashin, Krasniqin dhe Valbonёn. U shkatёrruan 100 fshatra, 12.000 shtёpi u dogjёn dhe u hodhёn nё erё, 8.000 bujq u vranё ose u dogjёn tё gjallё. 125.000 mbetёn pa streh. Tё gjithё bagёtin e rrёmbyen. Autori kishte bёrё 7000 km pjesёrisht nё kёmbё... pashё fshatra tё rrёnuara, refugjatё tё uritur, pashё gra dhe fёmijё qё vdisnin nga uria. (f. 379).
Hallet e Shqipёrisё i kanё burimin nga jashtё dhe jo nga mbrёnda. Sikur Greqia, Sёrbia dhe Mali i Zi ta linin Shqipёrinё nё punё tё vet, ajo do te rronte nё paqe mё veten e saj dhe me botёn. Dёshira e Greqis pёr territore dhe e Sёrbisё pёr njё port detar janё shkaqet e halleve tё Shqipёrisё.
Pas udhёtimit tё tij vёzhgues Houardi arriti nё pёrfundim se: Sёrbia dёshёronte njё port nё Adriatik . Mali i Zi dhe Sёrbia lakmonin njё thelё tё territorit shqiptar. Rruga e vetme qё tё arrinin qellimin e tyre ishte qё ta mbanin Shqipёrinё te mbytur nё gjak.
William Howardsi dhe bashkёpuntori i tij i ngushtё Frederik Linç, formuan Fondin e Ndihmave pёr Shqipёrine nё Nju Jork. Bёnё thirrje popullit amerikan si mё poshtё: “treqind mij burra, gra dhe femij jan pastrehё, tё pangrёnё dhe tё paveshur, janё therur, vrarё, plaçkitur dhe dёbuar nga shtёpitё e tyre, tё cilat janё djegur ose shkatёrruar nga grekёt e sёrbёt ... u munduan tё mblidhnin fonde nё konferenca publike, tё mbajtura anembanё SH. B. A. Ata gjetёn njё anije, tё cilёs i vunё emrin “Albania”, dhe e ngarkuan me ushqimet bazё si drithёra, miell dhe fasule. Duke kaluar oqeanin disa herё. Z. Houard zakonishtё i shoqёronte vetё ushqimet, nё mёnyrё qё tё mbikёqyrte shpёrndarjen e tyre midis nevojtarёve tё mjeruar. Pёr shkak tё shkatёrrimeve tё sёrbёve nё Veri dhe tё grekёve nё Jugё. Pёr dy vjet Houardi e cilёsoi Shqipёrinё “Toka e tmerreve”. Ambasadori amerikan nё Itali shkoi atje pёr vizitё dhe e quajti “Streha e Ferrit.
Teksa pergatitej te nisej me ngarkesen e katert me ushqime, Houardi e pershkroi Shqperine si: Nje vend ku duart kocke e lekure ... nje vend ku njerezit plandosen ne toke nga lodhja, teksa lypin per nje krodhe buke; nje vend ku syte e deshperuara te grave ndjekin me ngulm kalimtarin duarbosh; nje vend ku te qarat e foshnjave meken e meken dhe me ne fund shnderrohen vetem ne ngasherima e hungerima grykore – zhurma te vdekjes se afert. A nuk pyesni perse po shkoj per te katerten here ne kete vend te llahtarshem? Sepse kam qene atje tri here! Sepse, Zoti me ndihmohte, e di se ç’eshte atje!
Edwin Jacques thotw: Sikur oficeri hollandes tw mos kishte bwrw atw gabim fatkeq, nuk do te kishte ndodhur asgje serioze”. Por Koloneli Tomson pranoi famekeqin “Protokoll te Korfuzit”. Sipas autori hollandez Gorrit Goslinga, shtypi grek e perlavderoi sherbimin e madh qe ai kishte bere qarqve shoveniste greke. Ishte pikerisht Tomsoni ai qe kishte hedhur bazat e ketij akti aq fatal per fatet e shtetit te ri shqiptar. Eshte kjo arsyeja qe po ky shtyp, e vajtoi vrasjen e Tomsonit, pas 16 qershori 1914.
Kur Europa dhe Amerika filluan te merreshin me konsiderate per Shqiperine. Plasi “Fuçia e barutit” ne Ballkan, ne gusht te 1914 dhe rrjedhimisht Shqiperia u la ne harrese te plote.
Tani, ne 100 vjetorin e pavaresise. Ish ministri arsimit Luan Memushi, lёshoi Liçencёn pёr çeljen e shkollёs greke 9 vjeçare “Omiros” nё shqip HOMERI- pellazg-shqiptar, qё greku emanipuloj emrin dhe e beri grek. Me paturpёsi , shkolla greke, “mbylli” shkollёn vjeter 9 vjeçare tё Boboshticёs e themeluar me 1916. Mesuesja greke e historise u mёson nje “tё vёrtetё” tё hidhur: “qё toka ku ata u lindёn dhe po rriten ёshtё greke. Verio-Epiri iu bashkua padrejtёsisht shtetit Shqiptar. Banoret grek tё zonёs nuk e pranuan kёtё vendim dhe organizuan grupe ushtarakё dhe luftuan pёr tё siguruar pavarёsin e tyre”. (5).
Nobelisti Korçar i konvertuar nё grek, larguar me dekada dhe me dekada i vdekur dhe me dekada me shtёpi tё prishur nё Korçё. Tani duhet ndёrtuar shtёpia si monument kulture greke nё Korçё. Ndersa shtёpite monument te kultures si e “Naim Frashёri nё Pёrmet dhe Themistokli Germenji nё Korçё”, Ne nje natё u gdhinё tё shkaterruara. Kёsaj i thonё: Antishqiptarizёmi i Janullatosit.

Referenca:
1. Mit’hat Frashёri, “Barbarizmat greke nё Shqipёri” Gazeta “Illyria” 7 prill 1913.
2. Edёin Jacques, “Shqiptaret” bot. 1995, f. 385, 386, 387, 388, 389, 390 dhe 379.
3. Gani Vila, Masakrra e Panaritit, si u fsheh nga historia...”, 10 shtator 1012.
4. Robert Elsie, Gazeta Corriere delle Puglie, Bari XXVI, 21-XII-1913.
5 . Tedi Blushi “Shkolla greke “Mbylli” shkollёn e vjetёr shqipe te Boboshticёs ”, gazeta Shqiptare” 29-5-2007.

Rasim Bebo Addison Çikago shtator 2012.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...