Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/22

Edhe une jam me ty Flori

I nderuar Flori !
Edhe une jam me ty Flori: U indigjova shume kur lexova disa sulme te peshtira
per figurat tona legjendare, me te cilat atdheu jone krenohet.
Eshte fatkeqesi qe ne krye te vendit ka zene vend kisha dhe qeveria greke me
anen e emisarit te saj Janullatos.I cili vazhdon politiken rusoserbogreke per
t'i bere varrin kombit tone. Dhe keshtu nxisin njerez te peshtyre per te vrare
shqiptari shqiptarin si Spiro Butka. Presim per te dale ne gjyq dhe te marrin
denimin e merituar

 Rasim Bebo Addison Cikago 21-9-2012.

Maskarenjeve te cfardo tipi u hapet udha per kariere, nese opinoni dinjitoz njerezor i vetem i percmon me shperfillje.


I dashur dhe i nderuar Flori,
Keta tipa, si puna e Spiro Butckes, i vet-quajtur gjeneral, si puna e Osman Gazepit ne oborin e Mbreterise se dikurshme,meritojne perbuzje. Por, duhet te dime se, nje tip i tille, po t'i vije dita "si breshkes proverbiale", behet Ivan (Karagjic-Arkan) i tmerrshem. Atehere, si mund te neutralizohet nje sadist i heshtur qe shfaqet si maskara? -  Me demaskim apo me shperfillje?
Une s'jame ne gjendje te pergjigjem. Por di nje gje, qe, maskarenjeve te cfardo tipi u hapet udha per kariere, nese opinoni dinjitoz njerezor i vetem i percmon me shperfillje.
Fjala jone vec e vec, eshte e pafuqishme t'i izoloje. Koha, ky melhem plagesh, i kalon ne shosh apo site edhe ngjarjet e medha, sikurse edhe maskarenjte qe demtojne kombin.
Faleminderit.

Respekt

Prof.dr.Vedat shehu
 

Jam me ty, O... Eduard Thartori!


Jam me ty, O... Eduard Thartori!

Vedat Shehu - Prof. Dr. Ing, Gjeolog

Subject: Re: Shoku"komandan"Spiro Butka,turp te kesh!

PERSHENDETJE TE GJITHEVE !

I BASHKOHEM INDINJATES TUAJ. NUK DUHET TE TOLEROJME ASKEND TE OFENDOJE ATA QE LUFTUAN DHE DERDHEN GJAKUN PER ATDHUN TONE. SIDOMOS USHTRINE CLIRIMTARE TE KOSOVES. 
NDERIM DHE RESPEKT PER UCK DHE TE GJITHE ATA QE E NDIHMUAN LIRINE E KOSOVES DHE TROJEVE SHQIPTARE  
 
ME RESPEKT 
EDUART THARTORI 
Member of 'OLIVE Entertainment' Directors board

Skype: Eduartts
facebook: Eduart Thartori
http://eduartthartori.blogspot.com/2011/11/me-emrin-e-allahut-meshiruesit.html
eduart_th@hotmail.com
+355673218003
Tiranë, Albania

RESPEKT PER TE GJITHE!


PERSHENDETJE TE GJITHEVE !

I BASHKOHEM INDINJATES TUAJ. NUK DUHET TE TOLEROJME ASKEND TE OFENDOJE ATA QE LUFTUAN DHE DERDHEN GJAKUN PER ATDHUN TONE. SIDOMOS USHTRINE CLIRIMTARE TE KOSOVES. 
NDERIM DHE RESPEKT PER UCK DHE TE GJITHE ATA QE E NDIHMUAN LIRINE E KOSOVES DHE TROJEVE SHQIPTARE  
 
ME RESPEKT 
EDUART THARTORI 
Member of 'OLIVE Entertainment' Directors board

Skype: Eduartts
facebook: Eduart Thartori
Tiranë, Albania

Nga prof.dr.Eshref Ymeri:Të gjithë ata që shpifin kundër jush dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë armiq të betuar të kombit shqiptar

Shumë i dashur dhe i respektuar miku im Flori,


Jam shumë i revoltuar për shpifjet e hedhura në qarkullim kundër jush dhe familjes suaj të nderuar. Të gjithë ata që shpifin kundër jush dhe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë armiq të betuar të kombit shqiptar. Unë e kam thënë publikisht në publicistikën time se ju përfaqësoni një figurë të shquar të kulturës shqiptare. Mbarë krijimtaria juaj në shërbim të kombit shqiptar, e organizuar në shumë fusha të dijes, dëshmon pa mëdyshjen më të vogëlo se ju përfaqësoni një enciklopedi të mendimit shqiptar. Pikërisht figura të tilla të kompletuara të kombit shqiptar i kanë halë në sy armiqtë tanë shekullor në trekëndëshin Athinë-Moskë-Beograd.
Tani, pas largimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare nga Kosova, e cila përfundoi më 08 shator 2012, armiqtë tanë të trekëndëshit të lartpërmendur, kanë hedhur në veprim llojlloj tradhtarësh të maskuar, me të vetmin qëllim që të denigrohet epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo fushatë e fëlliqur që kanë ndërmarrë përsipër tradhtarër e paguar për hedhjen baltë mbi figurat atdhetare dhe mbi veprën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, financohet me shumë kujdes nga Athina, Moska dhe Beogradi. Sesi dinë të financojnë të tre këndet e këtij trekëndëshi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës, gjithkush e pa qartë në nxitjen që ata i bënë Karla del Pontes dhe senatorit Dik Marti për të hedhur në tregun mediatik shpifje të fëlliqura kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky njeriu ish-ushtarak me emrin Spiro Butka pse nuk shkruan për bashkëpunimin e ngushtë të kriminelëve grekë kundër popullit të pafajshëm boshnjak? Pse nuk hulumton ky ish-ushtarak për krimet e banditëve grekë në Srebrenicë, të cilët, në bashkëpunim  me bishat fashiste të Millosheviçit, masakruan 8 mijë qytetarë boshnjakë dhe i groposën në varre masive? Gazetarja e talentuar holandeze, zonja Ingeborg Beugel, ka shkruar se mercenarë grekë morën pjesë në masakrën e Srebrenicës. Ajo deklaron:
"Mercenarët grekë që morën pjesë në vrasjet e Srebrenicës njihen se kush janë, por nuk janë çuar para drejtësisë" (Citohet sipas: Greqia, kjo bishë e Ballkanit". Marrë nga faqja e internetit. 08 prill 2008. Përgatiti:Albert Hitoaliaj)
Ky ish-ushtaraku Spiro Butka pse nuk merret pikërisht me hulumtimin e këtyre krimeve që kanë kryer banditët grekë në Srebrenicë? Jo, ai nuk merret me zbulimin e krimeve greke në Srebrenicë, sepse ai është rekruturar nga Athina, Moska dhe Beogradi për të njollosur luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër bishës tjetër të Ballkanit, me emrin Serbi. Pikërisht për këtë vepër tradhtare që ai po kryen kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai duhet demaskuar publikisht, ndërsa ju, i nderuar zoti Flori, duhet të ngrini edhe padi kundër tij për shpifjet në adresën tuaj.
Nderim dhe respekt të veçantë për ju.
Eshref Ymeri
San Francisko, Kaliforni
21 shtator 2012


2012/09/21

Morrat e mbytur...


Sulejman Abazi

  • I NDERUAR MIK. E LEXOVA PERCJELLJEN TUAJ. Spiro Butka, shoku i nje fare gafurr Adili, eshte pjese e strategjise se karrieristeve te deshtuar, te cilet koha i hodhi ne kosh dhe smerret me fare me ta. Te shash sot Raimonden, eshte nje turp, eshte nje krim, eshte nje tradheti ndaj sakrifices dhe gjakut te Deshmoreve te Luftes. Ky eshte ideatori i operacionit te famshem "Shigjeta - 2" ne Pashtrik, qe per ate operacion, me kohe, ky Dilaver Goxhaj, Kudisi Lama dhe disa te tjere duhet te kishin dale me kohe ne gjyq. Ata djem dhe vajza te mira te UCK qe u masakruan ne ate operacion te "famshem", invalidet, familjet e te vrareve, sot duhet te kerkojne llogari, pikerisht ketyre emrave per vrasjen e femijeve te tyre. Te mos shkoj me tej i nderuar mik, por deshiroj te them se, koha ka mbuluar shume gjera, por jane vete keta morrat e hidhur qe trazojme, dhe mire bejne, se e bejne per te keqen e tyre, pasi jane mezuar vetem te kerkojne lekure dhe burime gjaku, ndryshe vdesin. keta kerkojne dhe e kane hak vdekjen e tyre morale. Por nuk kane faj, fajin e kemi ne, e kane shume te tjere, qe heshtin dhe nuk flasin, qe mbajne akoma brenda vetes te vettetat per shume ngjarje qe na kane kushtuar shume. te falenderoj dhe te mbeshtes ne kete goditje qe mendon se duhet bere kunder ketij, por mos harro, e meritojne kete dhe shume te tjere. Kerkoj ndjese se ndoshta te lodha pak me keto marrezite e mija. Faleminderit. TUNG.

S’ka nevojë për panik në Kosovë


Virusi i Nilit Perëndimor: S’ka nevojë për panik
Virusi i Nilit Perëndimor, jo vetëm që ka arritur në Kosovë, por tashmë ka marrë jetën e një personi.
Siç kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore, një grua 50-vjeçare të mërkurën ka humbur jetë, si pasojë e pickimit nga mushkonja.
Ndërsa, për dy raste të tjera që ishte dyshuar të jenë prekur me virusin e Nilit Perëndimor, që kanë qenë të hospitalizuara në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas marrjes së mostrave adekuate, është rezultuar se nuk janë prekur nga ky virus.
Këtë e ka konfirmuar për Radion e Evropa e Lirë, Teuta Doda- Ejupi, zëvendësdrejtoreshë në Klinikën Infektive.
“Ajo ka vdekur pasi është konstatuar se është prekur nga virusi i Nilit, ndërsa tashmë në klinikë nuk kemi asnjë rast të prekur nga ky virus”, ka thënë Doda-Ejupi.
Virusi i Nilit Perëndimor, përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri.
Mushkonjat e infektuara janë ato që rriten dhe shtohen sidomos në vendet ku ka pellgje me ujëra amull.
Naser Ramadani, nga Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik, ka treguar se virusi mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me flamën, por në raste ekstreme mund të rezultojë me temperaturë, gjendje kome e simptoma të tjera.
Sëmundja mund të shfaqet te njerëzit e secilës moshë, ka thënë Ramadani, mirëpo njerëzit mbi moshën 50-vjeçare dhe personat me imunitet të dobët janë në rrezik të madh që të sëmuren rëndë pas infektimit me këtë virus.
“Infektimi me virusin e Nilit Perëndimor mund të jetë asimptomatik, pa simptoma, te rreth 80 për qind të njerëzit të infektuar. Ose mund të çojë në ethe të Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor”.
“Nga këto raste, vetëm te 20 për qind e njerëzve të infektuar mund të zhvillohen simptoma klinike , e këto simptoma pastaj ndahen me temperaturë, me dhembje koke, lodhje, dhembje trupi, nganjëherë me të përziera, vjellje, skuqje të lëkurës dhe ënjtje të gjëndrave limfatike. Pra, më shumë i ngjajnë gjendjes gripoze”, ka shpjeguar Ramadani.
Naser Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes, edhe pse nuk ka vend për panik. Instituti Kombëtar, ka thënë ai, në vazhdimësi është në kontakt me Klinikën Infektive dhe është mobilizuar në tërë territorin e vendit, ku ka shtuar masat parandaluese.
“Ne kemi marrë masa adekuate që më shumë janë porosi edukative dhe që fokusohen në zvogëlimin e rrezikut ndaj bartjes përmes mushkonjave”.
“Angazhimi për parandalim të transmisioneve pas saj, fokusohet së pari në mbrojtje personale, do të thotë në përdorimin e rrjetave, të refelenteve të rrobave të lehta me mëngë të gjata, në shmangiet e aktiviteteve të jashtme në kohën e pickimit në mbrëmje, sidomos herët në mëngjes”, ka theksuar Ramadani.
Virusi Nili Perëndimor (NP) së pari ishte zbuluar në Ugandë në vitin 1937. Ai bartet nga zogjtë dhe te njerëzit përhapet nga mushkonjat.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...