Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/25

Kush nuk po qëndron në vi,po saboton projektet dhe kërcënon më trazira në Kosovë ?

NGA XUN ÇETTA




Më keqardhje me duhet ta them se publikimin e kësaj kërkese për institucionet e Kosovës dhe thirrje për qytetaret e vendit po e imponon situata politike e cila po vlon në vendin tonë,po imponon hyrja e vendit në procese të reja si dhe po imponon fakti se tash e një muaj kjo puna e këshillit kombëtar veç morri frymë dhe nuk po konkretizohet se për çfarë është fjala.


Dy vite organizimi intensiv i kësaj natyre për intervenim, pa u dëgjuar zëri përtej murit i cili ndan qeverinë dhe pushtetin me ne,krahasuar më vetëm këtë muajin e fundit kur më të madhe filluan kopjet e pushtetarëve dhe qeverisë marrë po nga ky projekt për të na amortizuar që në nismën tonë,është dallim i madh dhe për të na dhen te kuptojmë se puna ka lëvizur,të mos vërehet kjo për dy vite rresht dhe të merr frymë për vetëm një muaj !!! . Kjo nga përvojat më të hidhura qe kemi nuk shpjegohet ndryshe veçse dikush nga shokët akoma po çalon në mbajtjen e fjalës,që do thotë se nuk po pastrohemi mirë nga kjo e keqe.

Në mesin tonë pa kompleksin e armiqve nga brenda edhe gjithë herë vazhdojmë ti kemi bojkotuesit me ,,arsyetimet”nga më të ndryshme se jo tani por më vonë ,jo kjo e jo ajo, a në anën tjetër po bartin informacione tek pushteti,fal zotit dhe gjakut tonë jo pushtet i pushtuesit se po te ishte kjo nuk di ku do përfundonim.

Për këshillin nacional ( kombëtar) se fundi dëgjuam të flitet edhe nga

emra të shumtë jo më larg se mbrëmë 23.09.2012 në lajmet e RTK-së,e nga distanca dëgjuam edhe Bardhyl Metën drejtor i odes ekonomike Kosovare-Gjermane. Dje po ashtu dëgjuam te flet jo për këshillin apo nismën tonë por vërejtëm revoltën ashtu si i ka hije veprimtarit i cili nuk të pret pas shpine, pra Sami Kurtishin i cili para se avokat i popullit ai po mbetet idealist pa dallim pse vetë zbulohet ashtu siç e dëgjuam në TV Rrokumi .

Pra sa i përket frikës se kopjimit të pjesshëm për të na amortizuar që në start,si praktikë e vjetër kjo dhe tashmë e njohur për ne,vlen ta kujtojmë edhe një revoltë të Fatmir Limajt i cili para gati dy vite patë ngrit zërin nëse mund ta citoj më parafrazim ngase nuk po shkoj në arkiv tani dhe ta gjejë këtë citat kur mrekullueshëm argumentoj më faktet konkrete se si ndërkombëtarët po u vjedhin programet dhe me pak ndryshime po dalin se si po na ofrojnë programe neve qe nuk po dimë ti ofrojmë ato...

Këto pabesi dhe lojërat më të ndyta të këtij lloj plagjiature idesh,projektesh etj,po bëjnë që njerëzit të dalin nga vija,fjala e dhënë,të sabotojnë për interesa të ulëta dhe kështu ta kërcënojnë Kosovën më trazira në momentet më kritike të sajë

Ja pjesë të projektit si kërkese ofertuese për institucionet tona dhe thirrje për kujdes qytetarëve tonë,projekt ky të cilin po donë ta vrasin me po këto forma të vjetra të cilat i kanë kushtuar vendit:

-----------------------------------------------------------------------------------.
Xun Çetta

Halldenstrasse 27

6020 Emmenbrücke-(CH).

Tel-0041-76.2030221

xun26@hotmail.com

www.info-cetta.com

www.info-cetta.blogspot.com


1. Qeverisë së Kosovës

2. Presidencës së Kosovës

3. Kuvendit të Kosovës


K Ë R K E S Ë

Të nderuara institucione si të përgjithësuara kështu siç ju rendita më lartë,të nderuar/a individ/e të cilët apo cilat jeni më kompetent/e për ta shqyrtuar kërkesën tonë,kërkesë kjo që të na mbështetni në thirrjen për këshillin nacional ( kombëtar) për territorin e Kosovës dhe si institucione,në gjendjen që jeni,ta pranoni ofertën për ndihmën tonë në proceset e reja çfarë i duhen vendit dhe tash më do fillojnë ato .

Pra nuk i drejtohemi ministrisë për regjistrim si rrugë e drejtë e çdo nisme të re qytetare,jo,ne si fillim shkojmë ndryshe ngase nisma gjegjësisht kërkesa jonë donë marrëveshje më legjitimitet të plotë për ndihmën tonë në forcimin e institucioneve tona dhe zbatim të ligjit pa pyka partish politike.

Kjo është oferta e parë dhe me projekt ,mendoj më e mira dhe më e sinqerta më të cilën ofrojmë ndihmën tonë dhe duke qenë të sinqertë si grup gjithandej që jemi,madje aty këtu edhe në institucionet tona shtetërore pa rrezikuar të lakoj emra këtu. Ne,paralajmërojmë se në mos përfillje eventuale të kërkesës sonë dhe vullnetit të mirë që kemi për ndryshime,ne në gjitha variantet dhe projektet tjera rezervë që kemi nuk do ndalemi...

Shpresojmë se pasi ta keni lexuar kërkesën me materialet bazë,bartur edhe ca pjesë nga projekti,shumë çka do mund të na kuptoni dhe ofroni ndihmën tuaj siç po ofrojmë ne për të kaluar faqebardhë në proceset e reja çfarë e presin vendin tonë.

Fillimisht një sqarim :

( Është publikim ky,paksa i parakohshëm si pjesë projekt i këshillit kombëtar. Them publikim i parakohshëm edhe pse të vonuar,ngase këtë e imponoj takimi i një këshilli iniciues për organizime të reja por të natyrës krejt tjetër këtu në Zvicër. Kjo ra dhe publikova pjesë të nismës sonë si grup,jo këtu në Zvicër por në Kosovë.

Siç kam paralajmëruar në vazhdimësi për kaq muaj më radhë, kjo ishte arsyeja përse unë nuk mund të jem anëtar e as përpilues i planë programit të kësaj iniciative ngase jam i angazhuar në tjetër organizim dhe më tjera orientime për në Kosovë)...

Pas një përshkrimi të gjendjes politike dhe nevojës për ndërhyrjen tonë në këtë mënyrë ,ne do paraqesim siç u tha më parë vetëm pjesë nga pikat e programit të këtij këshilli i cili gjithsesi në kushte paqe dhe lirie për dallim nga e kaluara,ky do të jetë këshill në kuadër të institucioneve për të mos dal vet ne,si paralelizëm institucionesh.

Gjendja në të cilën është përplasur vendi dhe prej dite në tjetrën po kërcënon rreziku të na përsëritet e kaluara,ne tash sa vite nuk na len bash të qetë dhe të pajtohemi me mashtrimet e reja të politikës vendore e as ato ndërkombëtare siç ka ndodhur gjithherë në histori.

Ne,nga shumë projekte qe kishim për kaq vite sa po zhvillohet jeta politike,kryesisht pas luftës ,tani së fundit kemi ndarë një projekt si alternativën më të mirë të mundshme për ta ndryshuar situatën dhe mos rrezikuar proceset bashkë më ato pak suksese edhe ashtu të kushtueshme çfarë ishin për vendin tonë.

Kështu do i ruajmë proceset dhe ato pak suksese të cilat na bëjnë të mos përplasemi vrazhdë më institucionet aktuale,më partitë politike si dhe më shumë shokë tonët që i kemi në ato parti e institucione të shtetit

Shokë tonët ata ,por mjerisht pa forcë dhe pa zërin e tyre origjinal që kanë,shokë këta të cilët i dimë dhe në heshtje nga distanca e besojmë dhe kuptojmë gjendjen e tyre në të cilën janë.

Vërtetë partitë politike të orkestruara nga lloj,lloj nisma dhe prapaskena politike të cilat tashmë janë zbuluar krejtësisht,jo pak nga shokë ton për veçse i kanë thyer dhe bërë të dëgjueshëm për partinë politike,shumë prej tyre edhe i ka hidhur në koshere të amortizimit politik,e ky për ne është krim,madje krim i rënd dhe tani për shumë kohë do i kemi si invalid dhe obligim moral interesimin për ata që i kanë dhenë vendit dhe politikisht i kanë hidhur jashtë politikës së vendimmarrjes.

Politika e mbrapsht dhe e thurur nga jashtë gjirit të popullit i cili ka imponuar ndryshimet,nuk ka si të mos prodhoj viktima të tilla politike dhe invalid lufte më vonë për të mos pas kohë te interesohesh për ta serish në paqe të dhimbshme po aq sa edhe lufta. Krim i radhës ky po ashtu si pasojë e dështimit politik në paqe,për të shpëtuar më pas më luftë e cila nuk ndalet dot por aspak e organizuar si luftë institucionale,pra edhe kjo e keqe prapë rezultat i politikave shterpë të cilat shkojnë e zëvendësojnë njëra tjetrën transit në rrugë të qëllimit tonë final.

Krimi politik i këtyre proceseve ka shkuar aq larg në ndërlidhje mes veti nga koha në kohë dhe procesi në proces sa nuk mund ti përshkruajmë në detale ato,ngase nuk durojmë dot situata vajtimi për hir të proceseve por duam intervenim konkret ...

Jo pak nga ne,për kaq vite të jetës politike,jo pa qellim e vetëdije në konsultim më rrethin tonë e më gjerë nuk jemi futur në kazanin e partive politike,të vetëdijshëm se aty njeriu i ndershëm hynë për qëllimet e mira dhe duke u shërbyer nismave në prapaskenë të cilët më pas privatizojnë partinë sipas urdhrave në prapaskenë,dhe kështu gradualisht i ndershmi bëhet që të mos mund të dal nga aty deri në momentin kur vet krimi,ja ngrit kapakun nga aty ku po zihet pisllëku dhe e shpall të larguar për ta djeg politikisht të ndershmin. Edhe kjo pra është ajo pse na ka bërë të mbesim paksa më ndryshe në bashkëpunim më shumë shokë,veprimtar e luftëtarë.

Ne,në gjitha partitë tona politike kemi piketuar anëtar të këtij kuptimi negativ çfarë kanë përjetuar fatkeqësi,por ka mjaft edhe të mbetur aty e që janë të kësaj vlere qe ne sot po pretendojmë ta kemi në shoqërinë tonë,madje kemi shokë të cilët i njohim që kur në veprimtari,e qe shumë prej tyre të cilët nuk pretenduan përvetësim karriere e as kapitale,fatmirësisht kanë shpëtuar pa infektim në krimet e kohës se krimit.

Gjithë këta shokë i dimë dhe i njohim mirë ata,madje falë revoltës dhe reagimit të tyre në institucione ku ata punojnë edhe u bë e pa mundur të ndalohet festa e flamurit tonë kombëtarë siç provuan qeveritarët në nëntor 2008-2009 nëntor këto të cilat nuk harrohen lehtë.

Ne,këtë gjë e dimë,dhe kemi identifikuar qëndrimet e secilit nga shokët tonë në institucione pa shkëputur raportet edhe pse më shumë prej tyre,nga distanca kishim dhe mbajtëm ato raporte komunikimi.

Ne,kemi përcjell veprimtaritë e gjitha OJQ-ve,kemi monitoruar dhe incizuara për arkivat tona ato, pa dallim emisioneve qe kanë disa prej tyre ! !! dhe me arsye themi se kemi piketuar individ të atyre subjekteve të cilët janë vlera të cilat duhet ti kemi në këtë rrugë.

Dikush nga qeveritar apo pushtetar të tjera institucioneve do thoshte se,ne sapo përfunduam monitorimin e pavarësisë së mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar,tani donë të na mbikëqyrin vendorët pa votën e popullit !!! Ky gjykim eventual do ishte përfundimisht thyerja e tyre,e këtë e mendojnë dhe do ta thoshin vetëm miop të politikës së progresit të vendit tonë ...

Ne bëjmë këtë aktivizim të forcave politike në gatishmëri,forca të cilat tash sa kohë janë pasivizuar për shkak të proceseve të dhimbshme neper të cilat po kolon vendi,e bëjmë këtë tani më bindje se ky është varianti më i mirë për momentet si intervenim i të gjitha forcave progresive pa dallim ku jemi,pa u orientuar në variantet tjera për të mos thënë të shumta si projekte që janë madje disa prej tyre projekte të dhimbshme !!!.

Ne,në prag lufte,kishim një projekt të cilit pjesërisht siç po bëjmë tani,publikisht i ja komunikuam bërthamat e tij si projekt,por ndodhi më e keqja !!! U përvetësua pjesërisht po nga njerëzit e krimit ashtu siç dihet se ata gjithherë janë më të shpejt në grabitje,më lehtë dhe më me prirje për të u ndërlidhur mes veti duke pas komanda nga prapaskena e tyre politike e cila kurrë nuk qet kokën.

Jo pakë shokë e veprimtarë të paraluftës shpresoj të mos e kenë harruar njërën nga pikat bazë të projektit që patëm në prag lufte ku thuhej:

( Shpëtim i vetëm në këto situata është që të fillon tradhtia e madhe mes dy kategorive njerëzish brenda subjekteve dhe institucioneve tona dhe konkretisht : Të bashkohen gjithë të mirët aty ku janë pa dallim partish politike apo institucioneve tona dhe të i tradhtojnë gjitha të këqijat dhe të keqit brenda subjektit të tyre dhe kështu më pas të ndërlidhen më të mirët e subjekteve dhe bëhen një. Tani po shkojmë drejtë lufte dhe vetëm ky parim do arrin ta na shpëton nga përçarjet e tipit partizan-ballist siç kemi terhjek vërejtjen edhe në programin e FGJUK-së 1990).

Çfarë ndodhi?

Kopjuan mesazhin të këqijtë,mesazh i cili u zuri frymën dhe si rrufeja u lidhën më të këqijtë pa dallim partive,subjekteve politike apo qeverie në egzil. Kjo pastaj bëri që më komunikata dhe intervista të kësaj natyre kopje,ta mashtrojnë popullin dhe bëjnë te besoj se kjo lidhje e tyre,pas shumë kërcënimeve formale që i bënin njëri tjetrit,tani po bënë luftë unike e që në realitet ndodhnin krimet më të pa pritura në mendjen e popullit...Kështu pastaj gjatë dhe pas lufte ndodhi ajo që tek tani do fillon e zbardhet si krimi më i pa parë ndonjëherë për kohën tonë...

Krejt kjo u tha këtu dhe nesër në opinion që të paralajmërohet publiku dhe njerëzit e ndershëm në këto momente stresi,se si nganjëherë dhe në momente të caktuara,transparenca dhe sinqeriteti mund të kushtoj...

Kështu ka ndodhur 1998-99 edhe pse kishim përvoja të kësaj natyre 1990-91. Dhimbje këto realitete,të cilat edhe sot,fatmirësisht janë në arkiva gazetash kur megjithëse të pushtuar,media jonë paralel apo për ballë pushtuesit,linte pakë hapësira edhe për ne idealist naiv,ndonëse kishin nevojë për ne,ata horrat politik si shefa të tyre në prapaskenë...

Paralajmërim për kujdes.

Kujdesi i qeverisë dhe partive qe nuk po kontrollojnë vetën,kësaj radhe ndaj iniciativës tonë për këshill kombëtar duhet të jetë i matur dhe serioz për të mos na rrëshqitur veprimet ndryshe të cilat nuk do mund ti kemi nënë kontroll as ne e as qeveria apo parti të mëdha e pa vlera të cilat në momente dridhjesh,ato bien si të mos kishin ekzistuar kurrë.

Ne,në pamundësi të ndryshimeve në këtë rrugë demokratike dhe mirëkuptim,ku pa dyshim do vendos arsyeja pasi të jetë dëgjuar zëri i secilit prej nesh më politikë ,zëri i të pa kënaqurve të ndershëm çfarë po mbytet brenda atyre partive të quajtura të mëdha por nga shpirti i tyre i vogël,të dëgjohet zëri i partive të vogla qe jo pak prej tyre kanë vlera të mëdha si dhe të dëgjohet zëri i OJQ-ve.

Ne,në këtë fatkeqësi eventuale të mos dëgjimit të qeverisë për ne dhe kërkesën tonë,themi se si pjesë e shoqërisë më energji të pa shterrshme e pozitive që jemi, do detyrohemi të veprojmë ndryshe dhe në tjera forma edhe pse paraja për ngritje subjekti të ri mungon...

E dimë se në rast mos mirëkuptimi për tu kyçur kështu siç u tha më lartë,ne në ketë drejtim,pra financiar edhe mund të rrezikohemi akoma më shumë.

Mund të ndodh kjo dhe rrezikohemi financiarisht ngase politika dhe njerëzit e krimit politik po shkojnë drejtë varfërimit total të vendit si pasojë e plaçkitjes çfarë i kanë bërë atij për të ardhur në shprehje aprovimi i diktaturës e cila pa telashe të mëdha mund të aplikohet vetëm në vende të varfra dhe qytetar hallexhinj. Pra varfërohet vendi duke e bërë qytetarin të pa forcë që ta kërkon të plaçkiturën,djersin dhe mundin e tij për një jetë të tërë...

Ne, si pjesë e shoqërisë që nuk u ndalëm kurrë,në mos mirëkuptim të kërkesës dhe ofertave tona,ne nuk do lejojmë të kthehemi andej nga ku më kaq mund,djers,sakrifica e gjakderdhje sapo kemi dal !!! Ky kthim prapa është i pa mundur dhe e pa tolerueshme për ne. Pushtimet dhe diktaturat le të i takojnë së kaluarës,kjo është ajo në çfarë ne jemi të sigurt se do veprojmë...

Për të mos e zgjatur ngase ka shumë për të u thënë. Më dy fjalë,duam të themi se shumë më e pa kushtueshme,më me pak pasoja dhe pa përplasje të rënda do i kalonim proceset e reja me këshillin kombëtar që merr kompetenca të qarta si rregulla të përkohshme e qe nuk lëndojnë ligjin,se sa që do kalonim më marrëveshjet politike për ,,Qeveri unitetesh” apo gjithëpërfshirëse të cilat nuk bëjnë gjë veçse rehabilitojnë njëra tjetrën dukë u bërë bashkë për mandatin e tmerrit qe mund ti sjellin vendit,e ky krim ,vërtet nga gjithë ky korpus veprimtarësh gjithandej kah jemi ,nuk mund të durohet tutje.

Këshilli kombëtar i kësaj natyre,më këtë emision dhe emrat më të ndershëm që ka vendi,siç garantin edhe projekt programi i cili pret tash sa vite ku thotë:

Ne nuk do u lejojmë as tri ditë jete qeverive të ,,unitetit”apo më përbërje të gjerë pa asnjë element te ri vlerash ku të gjithë të dështuarit çfarë janë ndërruar në rrotacion siç u tha më lartë do ta rehabilitojnë njeri tjetrin për ta vazhduar katastrofën finale e cila pa shmangshëm do ta përplas vendin keq dhe rrezikon ta zhbën atë.

Tani kërkoj falje pse po përsonalizoj paksa kërkesën më një pikë e cila gjatë përpilimit dhe seleksionimit të pikave nga projekti nuk mund të mos kujtoj edhe një gjë të ndjeshme në jetën time:

Nëse personalisht u kam shkruar më qindra faqe institucioneve më të larta të shtetit ish Jugosllav nga burgu dhe nuk jam ndalur për asnjë moment ,tani në situata dhe kushtet aktuale,po ndihem keq që pas gjitha opinioneve publike në vite çfarë bëjë dhe pas përfundimit të një faze më rëndësi për vendin çfarë kaluam pra siq po thonë mbikçyrjen ,të mos ju drejtohem institucioneve tona me një përjashtim të natyrshëm ku tani tu drejtohem jo vetëm më shkrime kritike a akuza por edhe më ofertë konkrete për bashkëpunim ashtu si edhe gjithë rrethi ynë që kemi rënë dakord që ta bëjmë hapin e parë për të ja dal ndërtimit të kalasë për të cilën nuk u ndalem kurrë.

Pra kujdes abuzimit të shqyrtimit të kërkesës sonë për çfarë u tha më lartë dhe po vazhdon më transparencë të plotë pa u lënë vend spiunimeve të ulëta të këtyre synimeve tona...Abuzimi eventual më këtë rast,do ishte një lloj po si të abuzoj urbanistika ligjore për ndërtim për ballë kërkesave të ndërtimtarëve të ndershëm,më dokumentacion të kompletuara dhe gatishmëri për ta ndryshuar vendin më gjitha ato energji që ka ...

Tek ne,energjitë dhe gatishmëria për ta ndërtuar shtetin ligjor të së drejtës si dhe ngritjen e kombit tonë aty ku nuk po len shumë të infektuar!!! si energji të tilla pozitive dhe gatishmëria tek ne janë,tani mjerisht nuk po kemi forcën e as paranë e ndërkombëtarëve që më dy fjalë tu themi : Merre ose le.

Ne,ndërtimin e lartë përshkruar më leje apo pa të,do ta vazhdojmë, ku lusim abuzuesit e pushtetit partiak për kujdes... Kjo nuk është fyerje por konstatim,është diagnozë nga e cila pushteti duhet shëruar derisa vota e lirë e ka humb kuptimin për të besuar se vullneti i qytetarit po shkon si donë qytetari. E për më keq se kaq, tek ne ka dështuar edhe sistemi i emërimit si fazë plotësuese e votës së qytetarit ku gjithë ata që humbën më votë po ata u emëruan akoma më lartë se sa në nivel deputeti...

Gjitha këto e sa e sa dështime tjera të cilat qytetari po i harron nganjëherë,kanë ndodhur në vite të tëra pa ardhur në shprehje interesimi më i vogël për më të ndershmit të cilët më ujë të valë në gjoks dhe me këmbë në prush po përcjellin këto procese. Gjitha këto e më shumë se kaq janë pika e dobët dhe sëmurje e pushteteve në Ballkan të cilat donë kuruar në kohën sa ne viktimat e tyre jemi gjallë...

Jo pak nga ne të përkushtuarit për jetë a vdekje për vendin tonë e qe edhe pas çlirimit të vendit,fati na la jashtë si mërgimtarë,nuk presim që vendi ku jetojmë të na kuptoj më shumë e më mirë se vendi ynë i cili ka obligim të merret me jetën dhe preokupimet tona.

Lidhur me këtë temë kujtoj kur në njërin nga emisionet televizive me katër (4) mysafir mërgimtar kryesisht ilegalist dikur,ishte edhe Ibrahim Kelmendi i cili nder tjera tha :

Disa po kërkojnë të paguhen tash në liri për punën që kanë bërë në kohë pushtimi por kjo nuk është e drejtë ngase ata po dalin sikur ishin mercenarë...Në kuptimin ideal kishte të drejtë,por në kuptimin moral dhe krejt çfarë po ndodh në Kosovën e lirë z. Kelmendi mbronte mëkatet e pushtetarëve dhe vriste vullnetin për të vazhduar rrugën e rezistencës tutje. Mercenari bënë kontratë dhe fikson pagesën para se të futet në luftë përjashtuar idealistëve qe luftojnë për të drejtën pa dallim ku luftohet.

Pra obligimi i pushtetit për jetën e veprimtarëve të cilët kanë lenë gjurmë dhe mbajnë bagazh në këtë rrugë të çlirimit është më tepër se obligim ligjor,nesër kushtetues dhe mbi të gjitha obligim moral. Madje kjo që kërkojmë tani,nuk është ndarje pushteti siç do ta thoshin pa meritoret në pushtet,ku ne sipas tyre do merrnim pjesë në torte pushteti pa votën e manipuluar,vjedhur a kontrabanduar,por është pikërisht kthim i obligimit moral për të vazhduar andej nga ishim nisur...

Pushteti e ka për obligim që këtu të korrigjohet ngase kemi konstatuar faktin se lufta për pushtet na ka dal po aq e rrezikshme sa edhe pjesë të caktuara të tradhtisë së vendit. Kur shoku në struktura pushteti apo tjerët akoma në mesin tonë por më një dorë andej kah pushteti na pengojnë dhe kështu institucionet bëhen pengesa e rrugës sonë !!! kjo nuk do koment për ta marrë vendimin për veprim ndryshe.

Pra e keqja e pushtetit për vet rrenim,kazmat i ka brenda vetvetes më gjithë ata abuzues dhe struktura krimi. Shokët tonë nga brenda institucioneve pa dallim situatave,prapaskenën nuk guxojnë të i bëjnë vendit të punës e as pushtetit aktual ngase është në pyetje tradita e shtetit që ëndërrojmë ta kemi.

Këtu nuk do ishte e tepërt ta them një barsoletë kështu po e quaj edhe pse realitet ky në fshatin ton:

Një shtëpi e madhe më tokë shumë,lopë,kuaj e dele por edhe i pa ngopur sa të duash,kaluar skamnorit,një ditë si zakonisht merr shumë punëtorë argat siç thuhej më çmime si i pasuri i pa shpirt mbi të varfër e pa bukë. Gjatë paradites u kishte lodh shpirtin punëtorëve dhe pas orës 12 h pronari shkoj ta sjell drekën. Punëtorët e ndryshëm që ishin disa po thonë a të i presim frytet dhe mbulojmë më dhe aq sa mundemi ta damkosim por mos ta kuptoj,ishin pra kazma të këqija dhe pa besë këto dhe zërat e tyre.

Dy prej tyre qe kishin ndikim biseduan dhe morën vendim me pajtimin e tjerëve. Ne po ja lëshojmë punën dhe dalim përtej lumi atje nen hijet e freskëta dhe po vështrojmë se çfarë po bën pronari,pas pak kohe qohemi e shkojmë në shtëpitë tona. Njëri nga ata dy qe morën vendimin me pajtim te tjerëve tha se ju do shkoni në fund a unë nuk mund të mos i dal dhe ja them dy fjalë. Lan punën dhe kaluan lumin andej nen hije. Erdhi pronari i ngarkuar më bukë dhe po kërkon ku janë shtrirë punëtorët si dhe të u bërtas atyre. Kur u bind se ata kanë ikur,u ul dhe po han bukë. Erdhi punëtori dhe i tha ( Ha zotni,ngopu edhe për ne se kurrë më në shërbimin tuaj,ne nga tani kërkojmë zotni te ri a ti,ne gjallë kurrë të gjesh punëtor tjerë por edhe një gjë mos harro,pabesinë nuk lejova ta bëjmë qe ti presim frytet e deri këtushme në arë...

Pra pabesinë nga shokët tonë të ndershëm institucioneve tona që jon,kuptohet ata që më nder i shpëtuan kësaj kohe,edhe tani nuk do ta bëjnë,pabesinë jo a punën në mos marrëveshjen eventuale do ta lëshojnë.

Ne,nga përbërja e këshillit kombëtar çfarë synojmë nuk pretendojmë që kaq shpejt dhe në këto procese ta profilizojmë politikën e vendit në të djathtë,të majtë apo të qendrës ashtu siç më demagogji improvizojnë partitë tona politike të cilat përcaktohen si te djathtë a e bëjnë punën e të majtit dhe anasjelltas pa sjell top faktet e këtij realiteti tani ku nuk po premton koha as vendi.

Ne në pikat më të ndjeshme të prekjes së interesit kombëtar jemi ekstrem të djathtë siç gabimisht mendojnë dhe është krijuar bindja se vetëm e djathta na qenka kombëtare dhe duke u thirr si të djathtë pikërisht po copëtojnë trojet tona sa në veri këndej dhe sa në jug andej kufiri. Këto janë të djathtat e rastit tonë politik ,si dhe të sqaroj se në pikat më të ndjeshme të prekjes se pasurisë shoqërore si privatizimi plaçkitës i firmave dhe djersës së klasës punëtore e të ngjashme,ne po ashtu jemi ekstrem i majtë siç mendohet se e majta mbron gjendjen sociale dhe shtetin nga kapitalizmi i egër i cili zhvatë pa kontroll në emër të formimit të klasave të pasura qe po na ,,mbrojkan” shtetin të cilin po e han vet...Pra kjo është vija jonë në këtë drejtim,ku as ish komunistët e ndershëm nuk i përgjithësojmë më ish llumin e atij sistemi,shumë prej tyre gjallë dhe thellë në sistemin aktual ashtu si as ish të quajtur të burgosur politik,ti quaj transit ata,dhe as ish të luftës pa pas armë në dorë veçse prapaskena e tyre për ta marr komandën e luftës në dorë pra nuk i përgjithësojmë më ata të cilët ndershëm kanë bërë aktivitete politike dhe për luftën,ndershëm kanë bërë projekte dhe shumë më ndershëm kanë qëndruar pas lufte.

Thjesht dhe shumë më transparencë themi se qëllimi ynë është që në këto procese që po fillojmë të kyçemi dhe fundin e tyre ta përmbyllim shumë më pa dhimbje dhe pa humbje nga kaluam këto procese deri këtu ku jemi.

Ne,vërtet kemi shumë pika kushtëzimi për ti harmonizuar deri tek marrëveshja dhe gjitha ato nuk janë ligje juridike por kanë kodin moral para të cilit nuk do duhej hamendur në marrëveshje e cila na obligon.

Ne akoma nuk jemi pjesë e përgjegjësive të pushtetit dhe veç kemi projektin se si të mos i ndezim gjitha dritat e mos kënaqësive,padrejtësive,shkeljeve,shfrytëzimeve,spiunimeve,krimit etj pa i përmendur si raste konkrete veç e veç ato,ngase po ti ndezim gjitha këto drita menjëherë në këtë errësirë politike ku është katandis vendi e dimë se vendi shpejt do fundoset në errësirë të përhershme ngase do humbte kontrolli dhe situatën serish do e merrte në dorë llumi i vendit më ndihmën e ndonjë infuzioni të jashtme...

Ne,këtë nuk e dom edhe pse kundërshtar të pa ndalshëm të këtyre fatkeqësive në vendin tonë. Madje lusim edhe shumë shokë tjerë më të cilët edhe nuk jemi bash në lidhje të rregullta për shumë arsye. U bëjmë thirrje organizatave të ndryshme dhe individëve më ndikim po ashtu qe nuk jemi bash të koordinuar ne këtë drejtim por gjithsesi jemi në valë të njëjta që të ndërlidhemi dhe jemi ofanziv por jo të veprohet pa kontroll dhe prishim mundësinë e intervenimit si e kemi menduar...

Ndonëse punët po shkojnë mrekullueshëm,por ne nuk po shohim dhe jemi verbuar nga frika e ,,pa nevojë” për fatin kah po shkon kombi,ekonomia dhe jeta e qytetarit . Dashtë zoti të jemi shqetësuar ,,gabimisht dhe pa nevojë” por kjo vështir të jetë realitet...

Tani për të mos çakorduar kuptimin,po barti pjesë jo bash të seleksionuara të projektit ku shpresoj qe nga frika se mos po publikoj gjëra më zarar,nga kjo frikë të mos i kem bartur ato pa vlerë dhe jo sa duhet të seleksionuara ku renditja në numra nuk përcakton pikat në origjinal të projektit si pika-I-II-III-IV-V- etj...

Tani kjo pjesë vazhdon më shkëputje nga projekti aty ku guxohet legalizuar dhe do mjaftonte për tu shqyrtuar si kërkesë. Rast i veçantë ky si kërkesë apo projekt program,duke ikur nga programi,por edhe kështu ka shumë tepër për ta lexuar dhe kuptuar qëllimin i mirë vullnetin dhe nevojën e cila nuk guxon të abuzohet :

1-

Ky këshill kombëtar,nuk zhbën institucione më automatizëm pa dallim çfarë janë ato,por në pikat më të ndjeshme do ketë sektorët e operimit pa pardon,ku partitë politike nuk do kenë ,jo vetëm forcën por as guximin të ndërhyjnë.

2-

Ky këshill,do ngrihet dhe aprovohet pasi ta kemi dëgjuar edhe zërin e më të ndershmëve njëkohësisht më të pa kënaqurve në partitë tona politike ku do sjellin gjitha pa kënaqësitë e tyre si fakte për nevojën e këtij këshilli.

3-

Ky këshill,gjithashtu do ngrihet dhe aprovohet pasi ta kemi marr rezultatin e sontazheve nga OJQ-të mbi humbjen e besimit në partitë tona politike dhe institucionet e ngritura mbi baza partiake si dhe humbjen e besimit tek qytetarët se vota e tyre mund të mbrohet dhe nuk do kontrabandohet më ajo.

4-
Këshilli Kombëtarë,mendon se bisedimet dhe zgjidhja e problemit më ish pushtuesin pra Serbinë,aktualisht nuk është kompetencë dhe as problem direkt i nivelit të Këshillit Kombëtarë,t`paktën tani jo...Ajo është punë e Kuvendit para se e Qeverisë,por Këshilli Kombëtar më këtë përbërje njerëzish që pretendojmë ta kemi dhe marrëveshjet që do ti arrijmë për nivel kompetencash në këtë fushë të politikës së jashtme, mendojmë,shpresojmë dhe garantojmë se është e mundur të ndihmojmë shumë për të mos kaluar vija e kuqe të cilën e kanë vënë dëshmorë e dëshmore të vendit tonë të cilët ranë në shekuj,ranë për idealet tona dhe lan amanet Shqipërinë dhe kombin tonë...

5.-
Gjendja në të cilën ka rënë vendi dhe politika e dështuar e tij,nuk lejon që më para të taksapaguesve të ngrihen taks forca paralele të po këtyre institucioneve sa tek njëra parti apo institucion dhe sa tek tjetra parti gjegjësisht institucioni tjetër.

Nga tani kur ngrihet këshilli kombëtar i pranuar nga institucionet aktuale,nuk ka të drejt askush që më paratë e taksapaguesve të ngrit taks forca shtesë dhe kështu të krijoj paralelizma të tilla qe po dështojnë dhe më po ato paralelizma brenda institucioneve askush askujt nuk po i përgjigjet për dështimet dhe fundosjet e tyre në krim.

Pra nuk do guxojnë të ngrihen madje as agjencione kundër korrubcionit pa dallim se kush i ngritë këto,partia politike,presidenca apo qeveria...

6-
Këshilli kombëtar,si institucion legal, jashtë ndikimeve të partive politike dhe institucioneve të krijuara me votë si rezultat i votës së manipuluar,të vjedhur apo formave tjera kontrabandimi siç ndodhi brenda partive,thjesht dhe pa ekuivok,ky këshillë është institucion mbi partitë politike të quajtura ,,vullnet i popullit”të kësaj natyre . E futim në thonjëza këtë shprehje vullnet i popullit ngase ka kohë që kur vullneti ynë është shkelur dhe nuk po gjejmë forma të ndryshimit të kësejë gjendje duke mos dashur ta përdorim formën e dhunës e cila rrezikon ti humb edhe këto procese dhe këto pak sukseset të cilat siç u tha sa herë më mund e sakrifica i kemi bartur në supet tona si popull.

7-.
Këshilli kombëtar,si institucion legal, jashtë ndikimeve të partive politike dhe institucioneve të një anshme më preferenca partish, do ti ngrit këshillat shtesë për sektor të gjitha atyre fushave ku as partitë politike dhe as institucionet e nënshtruara atyre partive nuk kanë mundur dhe as tentuar të u qasen si probleme të cilat e kanë mbyt vendin dhe nga dita në ditë po fundosin shoqërinë dhe kombin tonë...

Pikatë e dobëta si sektor ku do intervenohet rreptë,nuk po përmendim tani,ato do të i ndien populli në frymëmarrje dhe në jetën e ëndërruar të pas çlirimit,jetë të cilën mjerisht nuk po e gëzojmë tani,por gjithashtu ndryshe nga populli,këto ndryshime do i ndiejnë edhe ata të cilët nuk kanë vepruar kështu për kundra kanë penguar në mënyrat më të përgjakshme.

8-.
Emrat e këshillit qendror dhe atyre në sektor të veçantë ku kanë dështuar plotësisht partitë politike dhe më pas edhe institucionet,pa dyshim se do janë emra të cilët nuk do jenë aq të kontestuar as nga partitë politike dhe as nga institucionet,ngase janë emta të dëshmuar dhe kurrë të përlyer në pisllëqe të kohës të cilën do ta stopojmë.

Kjo është jo vetëm një shprehje dëshirash por garanton rezultat pajtimi për emrat më të dëshmuar dhe pa anësi politike,pa dallim ishin apo ndonjëri prej tyre edhe aktualisht është në partitë tona politike e ndoshta edhe në institucione që janë bllokuar së funksionuari...

9-.
Ne dhe ndërkombëtarët pika më e nxehtë

Ky organizëm veprues dhe emra të dëshmuar prej vitesh,nuk fillon tani si fillestar në këto punë ,por fal punës së tyre ka shkuar aq larg sa që faktorin ndërkombëtar e ka bindur thellë se situata më çdo kusht duhet ndryshuar diametralisht ndryshe nga është tani. Kjo është alfa dhe omega e kohës që po fillojmë.

Ata,pra faktori ndërkombëtar,po ashtu i kanë kuptuar obligimet e tyre në këtë pikë dhe shpresojmë të mos ndodh e neglizhohet si deri tani aq më pak që në bashkëpunim më vendor të shpërdorin para në llogari të fondeve për Kosovën.

Ajo çfarë pjesërisht dhe jo unik si faktorë ndërkombëtar akoma nuk duan ta bëjnë,e jo se nuk e kanë kuptuar,është fakti se nuk kanë marr vendim të prerë që politikës së krimit ti thuhet mjaft më 0 tolerancë siç na mashtrojnë nganjëherë. Akoma nuk janë unik që ta pastrojnë skenën politike në vendin tonë nga ky krim i shëmtuar si dhe ta ndihmojnë më seriozisht sjelljen e moralit politik aty ku tash e sa vite po mungon.

Shpresojmë se edhe në këtë drejtim,faktori ndërkombëtar shpejt do ta bënë një hap,por edhe aty do jenë të pjesshëm apo,,Step bei step”siç din të thonë ata,dhe kështu mjerisht aspak të sinqertë më realitetin ku më pjesën e mbrojtur të krimit ku edhe vetë nuk janë krejt bardh por paksa të vrugët,synojnë ta luftojnë pjesën tjetër e cila edhe mund të mos tregojë bashkëpunim tutje.

Kjo e keqe gjithsesi do jetë në optikën tonë dhe nuk do ndihemi mirë që me gjysma të mos lejon të terën,ndryshime pra aso çfarë duam,na takon dhe e kërkon vendi.

Krimi nuk luftohet duke marr në ndihmë pjesë të krimit,apo ndoshta kështu luftohet më lehtë si model të cilin ne nuk e njohim. Faktori ndërkombëtar,si pas nesh nuk do duhej të vazhdoj ti toleroj e as ndihmoj lëshime të tilla çfarë nuk lejojnë të ndodhin në vendet e tyre...Ky është edhe një problem i cili donë sqaruar më ndërkombëtarët.

Nëse,ne si autor i këtij shpjegimi të pjesshëm,eventualisht nuk po dimë sa dhe si duhet ndërruar situata,kuptohet si pasojë e mos përvojës së politikave shtetërore e cila na mungon,atëherë ju lutëm për konsulta në mënyrë që të paktën të mos thellohemi kaq rrezikshëm,ngase të ndalemi së vepruari vërtetë nuk ka shans.

Ne nuk do ndalemi së vepruari dhe për faktin se ne nuk merremi më shoqata humanitare e as që i themelojmë ato si nevojë bamirësie për popullin të cilin aq keq po e përplasë politika e mbrapsht e vendit tonë. Shoqatat humanitare ndihmo dhe qeveritar e pushtetar të pa ndërgjegjshëm përvetëso,rrëno e varfëro,kjo na thotë neve kundër vepro.

10-.
Këshilli kombëtar,nuk është imponim i dhunshëm dhe pa votën e popullit siç do aludojnë të thonë të prekurit në këtë intervenim emergjent për vendin. Jo, është e kundërta ku shtruarja dhe shqyrtimi si nevojë logjike dhe si mundësi e vetme që imponon situata,do ta reflektoj vullnetin e popullit madje edhe nga disa të ndershmit e partive politike të cilët kurrë nuk patën ndikim edhe pse të votuar,përkundra shumë prej tyre në forma të ndryshme janë larguar si dhe shumë tjerë kanë mbetur pa zë për të mos pas po atë fat largimi.

Kjo na mundon,këtu ka vend të intervenoj edhe avokati i popullit,ngase po mbytet zëri protestues, jo vetëm i qytetarit pa bukë por edhe i të votuarit i cili po shkelet nga klane të ardhur me vota të kontrabanduara dhe rrugë tjera që më vonë do zbulohen ato.

11-.
Ky intervenim,shumë shpejt institucional në po këto forma sa u tha më lartë si këshill kombëtar,do të fillojë në Kosovë dhe gradualisht do të përfundoj gjithë andej trojeve tona ku ka kërcënuar të dështojnë institucionet e shtetit partiak pa një minimum vetëdije shtetërore.

12-
Ky këshill do jetë i përkohshëm deri në arritjen e standardeve në gjitha këto fusha dhe tjera që kësaj radhe nuk u than,sigurisht duke përfshirë si pjesë limitimi edhe afatin deri në zgjedhje të lira apo të parakohshme si dhe pas rezultatit të tyre po ashtu të përcjellët puna e institucioneve të dala nga ato zgjedhje.

Kështu pas konstatimit,se shteti dhe institucionet e tij janë tërësisht të qëndrueshme dhe në veprim më ligjin, Këshilli kombëtar do pushojë së vepruari duke u shpërndarë kush ku mund të kontribuoj më së miri dhe më nder në shoqëri më ligje dhe jetë normale.
----------------------------.
Më në fund shpresoj se edhe kështu pa emra nënshkrues si kolektiv,gjithsesi rezultat i ,,lirisë” se mendimit,shprehjes dhe organizimit në vendin tonë,kjo pjesë projekti ,publikuar për kërkesë institucioneve të Kosovës do ta gjen kuptimin e vet ashtu si është më së miri për vendin.

Luzern 24.09.2012

Xun Çetta

Aktiviteti në ilegale i Zafir Berishës dhe familjes së tij gjatë viteve ’80 -’90.


Zafir Berisha u lind më 16 janar 1968 në fshatin Kushtrim (Billushë) të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa shkollimin e lartë në Gjakovë. Familja Berisha në përgjithësi, Zafiri dhe vëllezerit e tij në veçanti, shquhen per kontributin dhe sakrificën e tyre, për të drejtat kombëtare e nacionale të popullit shqiptarë . I frymëzuar dhe i nxitur nga vëllezërit e tij më të medhenj, Zafiri që në rininë e hershme, e fillon aktivitetin e vet kundër pushtuesit serbo - komunist. Në vitin 1981 bashkë me disa shokë shkroi parullën “Kosova Republikë”. Për aktivitetet e shumta, të ndërmarra kundër pushtuesit serbo-komunist të kohës, në tetor të vitit 1981, shërbimi sekret serb arreston dy vëllezërit e Zafirit, Shaniun dhe Sheradinin dhe i dënon me nga 3 vite burgim të rëndë, të cilat i vuajnë në burgjet më famkeqe të ish jugosllavisë, në Prizren, Gospiq, Shibenik, Goli-otok e Stara-Gradishk, ndërsa vetë Zafirin me dekret në emër të të ashtuquajturit vëllazërim-bashkimit jugosllav e përjashtojnë nga arsimi i detyrueshëm / fillor, ku i vijonte mësimet në klasën e shtatë.



Kushtrim, 1970: Vëllezërit Berisha - (Nga e majta) Mujadini, Zafiri, Shaniu (me motrën Elizabeta) dhe Sheradini.

...................................

Rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë jo të volitshme, burgosja e të rinjëve, gjendja sociale e rënduar e shumicës së popullit shqiptar në Kosovë, sidomos pas pranverës studentore të vitit 1981, Zafirin nuk e lënë të qetë, ai kishte braktisur lojërat e fëmijërisë dhe ishte vënë tërësisht në shërbim të lëvizjeve ilegale të kohës.

Në nëntor 1983, kur Zafiri ishte nxënës i shkollës së mesme dhe dy vëllëzërit e mëdhëj i kishte në burg, vëllau i tretë i tij Mujadini, në shenjë revolte dhe hakmarrje ndaj sistemit dogji flamurin jugosllav, pikërisht në kohën kur aktivistë të Lidhjes Komuniste Jugosllave (LKJ) organizonin ahengje në emër të vëllaznim-bashkimit për të lënë përshtypjen se në Kosovë nuk është duke ndodhur asgjë.

Arrestimi dhe dënimi me pesë muaj burg të rëndë i Mujadinit, ishte një goditje e rëndë për familjën Berisha dhe për vetë Zafirin, tashmë në moshën 15 vjeçare.

I mbetur përkohësisht vetëm, pa tre vëllëzërit e tij, të cilët ishin duke vuajtur “dënimet“ në burgjet e ish Jugosllavisë, por i ndihmuar dhe i mbështetur nga babai i tij, i cili gjendej në gurbet, nga nëna, motra dhe nga shokët dhe miqët e idealit, Zafiri, edhe pse në moshë shumë të re, e vazhdoj aktivitetin dhe veprimtarin e vetë kombëtare, shtëpia e tij vazhdoj edhe më tej të mbetet vendtakim i shokëve dhe i veprimtarëve të ilegales së kohës, nga e gjithë Kosova.

Gjatë vijimit të shkollimit të mesëm, në bashkveprim me shokë të tij, e zgjerojë gamën e aktivitetit kombëtar, organizoi shkruarjen e parollave kundër regjimit okupues serbo-jugosllav, shpërndarjen e trakteve nëpër shumë lokalitete të Komunës së Prizrenit, shpërndarjen e librave dhe shtypit të kohës që botohej në vende të ndryshme të Evropës, të cilat ishin të ndaluara nga regjimi.


Zafiri me shokët dhe shoqet e klasës.

...........................................................

Tre vëllezërit e Zafirit , Shaniu, Sheradini dhe Mujedini, pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgjet në fund të vitit 1984, Zafirin e gjetën të burrnuar para kohe dhe të motivuar për vazhdimin e qëndresës për të drejtat nacionale e kombëtare të shqiptarëve.

Familja Berisha vazhdoi të mbetet në shënjestër të regjimit komunist dhe bashkpunëtoreve të tij , si familje e cila vazhdoi pa u lëkundur angazhimin për lirin e Kosovës. Kjo familje liridashëse dhe e pathyeshme u bastis me dhjetra herë nga forca të mëdha policore serbe, me motivacion për të kapur materiale luftarake dhe të shkruara, të cilat do të ishin shkas për arrestimin e Zafirit dhe vëllezërve të tij.

Në vitet 1984 / 1985 e në vazhdim, Zafiri tashmë ishte në krye të organizimeve ilegale në Regjionin e Prizrenit, në ball të shumë aksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme kundër pushtetit komunist serb të kohës, por fal shkathtësisë dhe gjindshmërisë së tij forcat policore nuk arritën asnjëherë ta arrestojnë. Në pjesën e dytë të viteve 80-ta, ardhja në pushtet e Millosheviqit dhe forcave shoveniste serbe para rinisë ilegale shtroi detyra për një organizim dhe mobilizim më të madh të qytatarëve për liri dhe pavarësi.

Shpërthimi i protestave masovike në vitin 1988-1989 Zafirin dhe vëllezërit Berisha me shokët e ilegalës i gjenë në ballë të këtyre protestave, mirëpo i detyruar nga aparati shtetërorë serb, Zafiri dhunshëm dërgohet në Shëbimin Ushtarak Jugosllav, të cilin për 12 muaj e shërben në Slloveni. “Këtë shërbim” e shfrytzoi me mjeshtri për të mësuar përdorimin e armëve të lehta dhe të rënda, të cilat më vonë do t’i shërbenin shumë.

Kthimi nga Sllovenia, Zafirin tashmë 22 vjeçar e vënë në ballë të protestave kundër regjimit, të organizuara në Prizren, veçanërisht në lagjën Tusuz, ku për herë të parë me një fjalim drejtuar protestuesve në afërsi të spitalit të qytetit, kërkoi vendosmëri nga protestuesit dhe qytetarët, drejt realizimit të synimeve shekullore të popullit shqipëtar në Kosovë.


Prizren, 1989: Pamje nga protestat në lagjen Tusuz…

.....................................................

Në fillim të viteve 90-ta, ishte koha kur në skenën publike të Kosovës kishin lindur disa subjekte politike dhe në anën tjetër edhe me shumë u shtronte nevoja për organizim të mirëfillt të ilegales, Zafiri, formalisht ishte aktivist i Partisë Parlamentare të Kosovës, ndërsa në anën tjetër angazhimi i tij kryesorë ishte i përqëndruar në forcimin e lëvizjes popullore dhe bashkimin e të gjithë veprimtarëve te ilegalës për një organizim ushtarak.

Në 1991-92 regjimi i Serbisë i instaluar në Kosovë, filloi haptazi t’i armatoste qytetarët e moshës madhore serbe, në anën tjetër lufta veç kishte shpërthyer nëpër disa ish republika jugosllave, në këtë kohë shumë djem të Kosovës u kthenin në arkivole nga Armata ish Jugosllave, gjithashtu ndodhi helmimi masovik i nxënësve shqiptar anë e kënd Kosovës, rrjedhimisht edhe në Prizren.

Ishte koha e organizimit dhe mobilizimit të përgjithshëm të shqiptarëve në Kosovë, për t’i dhënë goditjen përfundimtare dhe dërmuese pushtuesit serbosllav në Kosovë. Zafiri me shokë i mbështetur edhe nga vëllezërit e tij, në shtator të vitit 90-të organizoi tribunën politike me temën Kosova DJE SOT DHE NESËR, ku para qindra të pranishmëve në këtë tribunë, një ligjeratë e mbajti filozofi dhe intelektuali i madh profesor Ukshin Hoti, i cili përcolli mesazhe të qarta për të pranishmit se cilën rrugë duhet ndjekur për çlirimin e Kosovës.


Kushtrim, shtator 1991: Ukshin Hoti në tribunën politike: "Kosova, dje, sot dhe nesër".

...........................................

Arrestimet e veprimtarëve të ilegalës anë e kënd Kosovës, Zafirin me shokë, në mesin e të cilëve edhe dy Herojtë e Kosovës: Xhevat Berisha dhe Ismail Kryeziu, e motivuan në fuqizimin e veprimtarisë praktike të ilegalës rreth organizmit ushtarak, konkretisht në fund të vitit 1991 në një takim ilegal në praninë e 70 veprimtarëve në lagjën Tusuz të Prizrenit organizojnë Këshillin e Vetmbrojtjes, ku përfaqësoheshin 17 fshatra dhe lagje të rëndësishme të qytetit, organizmim ky që do t’i paraprijë organizimit të celulave të para të UҪK-së.

Në janar 1992, pasi forcat serbe sulmuan familjen legjendare Jasharaj në Prekaz, Zafiri meqë vepronte në kufirin shqiptaro-shqiptar, në rrethana shumë të rënda me ndihmën e vëllezërve dhe shokëve ia siguroi kalimin ilegal për në Shqipëri Rifat Jasharit (vëllait të madh të Adem Jasharit), por edhe të shumë veprimtarëve të kohës.

Lëvizja e Zafirit më shokë drejtë Shqipërisë, për tu furnizuar me armatim dhe përgatitja e rinisë për përdorimin e armëve nuk mbeti pa u vërjtur nga forcat e armikut. Zafiri dhe familja e tij vazhdonin të ishin nën vëzhgimin e vazhdushëm policor e ushtarak serb. Në korrik 1993 forca të mëdha policore rrethojnë dhe bastisin familjen Berisha në Prizren, arrestojne vëllaun e tij Sheradinin, ndërsa Zafiri, detyrohet të kaloj në ilegalitet të thellë.

Më 23 korrik 1993 tashmë Zafiri dhe shokët e tij të armatosur mirë, sulmojnë stacionin policor të forcave serbe në Prizren, aksion ky i cili tronditi pushtetin serb dhe nga shtypi i kohës u cilësua nga aksionet e para të armatosura kundër okupatorit serb në Kosovë.

Nga rrethanat që u krijuan atëbotë, Zafiri, tashmë i ndjekur nga forcat okupuese serbe, kaloi në Shqipëri dhe në disa vende të perëndimit, ku u njohë dhe bashkveproj me shumë patriot shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci.

Përmes vëllaut të tij Shaniut, Zafiri bashkveproj me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UҪK-së dhe në janar të vitit 1997 udhëtoi nga përëndimi në Shqipëri, për tu takuar me shokë dhe veprimtar të Regjionit të Prizrenit, për një organizimin nën hirarkinë e UҪK-së.

Rrethanat e krijuara politike dhe luftarake në Kosovë, rënja heroike e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut (më 31 janar 1997), arrestimet dhe burgosjet e shumë luftëtarëve të UҪK-së, shtruan detyrën urgjente për një organizim të përshpejtuar dhe në shtator të 97-ës Zafiri me ndihmën e vëllezërve (Shaniut dhe Sheradinit) si dhe miqëve e shokëve të shumtë, solli kontigjentin e parë më të madh të armatimit në atë kohë në duart e njësitit të UҪK-së, i cili udhëheqej nga Xhevat Berisha.

Më 28 shkurt 1998 kur forcat serbe kishin sulmuar njësitet e UҪK-së në Drenicë, pikërisht atë ditë kishin rrethuar edhe lagjën Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e UҪK-së, në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.


Herojtë e Kombit: Seladin Berisha, Remzi Ademaj dhe Xhevat Berisha.

....................................................

Në mëngjesin e kësaj dite Zafiri (i cili gjendej në Gjermani) njoftohet përmes telefonit nga një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm për zhvillimet në lagjen Tusuz, dhe ndërkohë përmes lidhjeve të veçanta kontaktoj drejtëpërdrejt me veprimtarët e kësaj lagje dhe u njoftua më hollësisht për zhvillimet që ndodhnën në mëngjesin e 28 shkurtit të 1998-ës.

Arrestimi i Xhevatit me shokë, ishte goditje e madhe për Zafirin dhe organizimin e UҪK-së, në këtë pjesë të Kosovës. Ai, në mungesë të dokumenteve personale për të udhëtuar në Shqipëri, më 8 prill 1998 e dërgoi vëllain e tij Shaniun, në drejtim të Shqipërisë, për tu takuar me shokët nga Prizreni, që i kishin shpëtuar arrestimeve. Gjatë këtij udhëtimi Shaniu solli në Shqipëri (për tu dërguar në Kosovë) rreth 30 mijë emblema të UҪK-së, të cilat me shumë nderë dhe krenari do t’i bartin djemt dhe vajzat që kishin rrokur armët për lirinë e Kosovës. Këto emblema ishin siguruar nga Sheradini, vëllai i Zafirit, të cilat me financimin e Fondit "Vendlindja Thërret" ishin punuar në mars të vitit 1998 në qytetin Kahl/Main të Gjermanisë, në Firmën "MONO - Qiuck".


Gjermani - Ludwigsburg, 1998: Vëllezërit Shani, Sheradin, Zafir Berisha dhe Ismet Badallaj. Në këtë takim përcaktohen veprimet e mëtutjeshme për financimin dhe rritën e UҪK-së në rajonin e Prizrenit, pas burgosjes së drejtuesit të njësitit të UҪK-së Xhevat Berisha me katër anëtarë tjerë të këtij njësiti.

......................................................


Emblemat e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës:

Këto emblema të UҪK'së janë punuar në mars të vitit 1998 në qytetin KAHL/Main të Gjermanisë, në Firmën "MONO - Qiuck". Me këtë rast janë punuar: 3000 copë të formatit 95X70 mm dhe 3000 copë të formatit 50X45mm. Më 8 prill 1998 (ditë e mërkure) këto emblema janë dërguar në Shqipëri nga veprimtarët e LPK-së SH.B dhe M.K, dhe ia kanë dorëzuar anëtarëve të SHP të UҪK-së, XH.H dhe A.SH, për t'i futur në Kosovë.

.......................................................................

Shaniu, pas kthimit në Gjermani e njoftoi Zafirin në detaje për të gjitha rrjedhat e fillimit të luftës në Kosovë, kështu që në fillim të muajit maj1998 nga Amsterdami Zafiri, udhëtoi për në Tiranë, ku për dy ditë rresht takoi anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe eprorë të lartë ushtarak, mori disa udhëzime dhe bashkë me Dëshmorin e Kombit Agim Shala që kishte ardhur nga Italia dhe shokë të tjerë hynë në Kosovë dhe u vendosën në tevën e Vërrinit, saktësisht në malet e Jeshkovës.

Fillimisht takoi shokët e vjetër dhe familjarët e tij, u njoftua rreth gjendjes dhe pozicioneve të forcave serbe në Komunën e Prizrenit. Në kuadër të këtyre takimeve në fshatin Lez takoi Dëshmorin e Kombit Selajdin Berishën, i cili pas arrestimeve që kishin ndodhur më parë në lagjen Tusuz, kishte dalur në malet e Lezit, me gjithë armatimin të cilin e kishte patur në dispozicion dhe ishte mbështetur fuqishëm edhe nga rinia e këtij fshati.


Zafir Berisha

...............................................................

Në mesin e muajit maj, njësitet tashmë të konsuliduara të UҪK-së, në Komunën e Prizrenit filluan të dërgojnë për armatim grupe të mëdha të ushtarëve të UҪK-së përmes bjeshkëve të Koretnikut - Pikllima. Meqë UҪK-së në Prizren, filluan t’i bashkangjiten vullnetarisht shumë djem dhe vajza, para Zafirit dhe shokëve të tij lindi nevoja urgjente që në koordinim me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kanali për furnizim i UҪK-së nga Shqipëria, të bëhet më i organizuar, dhe për këtë detyrë thelbësore në Bjeshkët e Koretnikut - Pëbregut u autorizua vëllau i Zafirit, Shaniu.

Dalja e Xhevatit nga burgu më 28 maj dhe ardhja e shumë shokëve të tjerë nga përendimi, para njësive të UҪK-së shtroji detyra të reja, për një organizim të mirëfillt ushtarak, më 10 qershor 98 në takimin që u mbajt në shtëpinë e Zafirit në fshatin Billushë (Kushtrim) u ndanë përgjegjësitë organizative të Shtabit lokal të UҪK-së, për të vazhduar edhe me disa mbledhje të rëndësishme në fshatin Lez, Malësi e Vrrinit (Lybeqev), Arbëri (Leskovec), për të vendosur në këto takime, që njësitet e UCK-së - Petritat të udhëhiqen nga veprimtari i madh i çështjes kombëtare Remzi Ademaj - tani Hero i Kombit.


Shtëpia e vëllezërve Berisha në Kushtrim (ish'Billushë) ku u mbajt mbledhja e parë për konsolidimin e strukturave të UҪK-së...

................................................

Në pjesën e dytë të qershorit njësitet e UҪK-së, duke udhëtuar për armatim drejtë bjeshkëve të Koretnikut, ranë në pritë të forcave serbe, me ç’rast u krijuan rrethanat e reja të cilat e detyruan Shtabin e UҪK-së në Prizren, që 8 fshatrat t’i shpallë zonë të lirë të UҪK-së, për të cilën Zafiri së bashku me Heroin Ismail Kryeziun dhe shokët e tjerë udhëtojnë për në Drenicë, për t’i njoftuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UҪK-së, për zhvillimet luftarake në Komunën e Prizrenit, më ç’rast në Prizren vjen njëri nga anëtarët e Shtabit Operativ të UҪK-së, i cili inspekton pozicionet e UҪK-së dhe në Jeshkovë vendoset Shtabi Lokal i UҪK-së për Prizrenin, paraardhëse e Shtabit të Brigadës 125 të UҪK-së.

Lëvizjet e Zafirit dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit përcilleshin në vazhdimësi nga focat serbe dhe bashkëpuntorët e tyre, dhe më 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që ishte ndërmarrë jashtë zonës së lirë, Zafiri, bie në pritë të forcave serbe dhe pas afro 4 orë luftimesh forcat serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen.


Zafir Berisha në Kushtrim, qershor 1998.

.................................................

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës. Në këtë betejë Zafiri më një pjesë të Policisë Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritën t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruan këto forca, që në panik dhe me humbje të shumta të ikin drejtë Prizrenit.

Në këtë kohë Zafiri, ndonëse u bë sinonim i qëndresës luftarake, forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që më çdo kusht ta likuidonin atë, duke ngritur kurthe e prita të ndryshme të cilat falë shkathtësisë së tij u treguan të pa suksesshme.

Në kuadër të këtyre orvatjeve, forcat serbe disa herë sulmuan nga largësia me armatim të rëndë dhe snajper vendndodhjet e supozuara të Zafirit, dhe në një rast në përpjekje për ta likuduar atë, vran fëmiun Idriz Ramadan Krasniqin, në qendër të fshatit Kushtrim.

Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UҪK-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të lirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.

Më 15 gusht 1998, rrugës duke u kthyer nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandanti Remzi Ademaj i cili shoqërohej nga Heroi i Kombit Xhevat Berisha, në udhëkryqin e Nashecit bie në pritë të forcave serbe, me ç’rast bije heroikisht Komandanti Remzi Ademaj, ndërsa Komandanti Xhevat Berisha së bashku me dy luftëtarë të tjerë arriti të shpërthej pritën.

Më 16 gusht 1998 në Malësi të Vrrinit me nderime të larta ushtarake u varros Heroi i Kombit Remzi Ademaj-Petriti, ndërsa ushtarët e UҪK-së u betuan para varrit të tij, se luftën për liri të Kosovës, do ta vazhdojnë deri në fund.


Më 16 gusht 1998, Komandan Remzi Ademaj - Petriti, varroset me nderime të larta në Malësi të Vrrinit (ish'Lybeçevë).

...................................

Shtabi i Brigatës 125 që tashmë udhëhiqej nga luftëtari i madh Ekrem Rexha - Drini, mori vendime të rëndësishmë për shtrirjen e UҪK-së edhe në rajonin e Opojës, mirëpo forcat serbe me makineri të rëndë luftarake më 31 gusht 1998 rrethojnë 8 fshatrat e Komunës së Prizrenit në rajonin e Vrrinit, pikërisht në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit filloi beteja për liri a vdekje, beteja më e madhe që ishte zhvilluar ndonjëherë në Komunën e Prizrenit.

Luftimet zgjatën 4 ditë rresht, në të gjitha vijat e frontit, pas një qëndrese titanike përballë makinerisë së rëndë ushtarake dhe mijëra forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe bien në fushëbetejë 27 Dëshmorë, në mesin e të cilëve Komandanti i ZKZ Xhevat Berisha, komandanti i Policisë Ushtarake Selajdin Berisha, komandanti i Njësisë Speciale Agim Shala dhe shumë luftëtarë të dëshmuar. Forcat serbe në këtë betejë shkatërruan tërësisht me artileri të rëndë dhe me këmbësori, katër fshatra të kësaj zone dhe pjesërisht 4 fshatra tjerë, vranë mbi 20 civilë në mësin e të cileve pleq, gra dhe fëmijë.

Zafiri, në këtë bëtejë me njësitin e vet, në malet e Billushës qëndroi i pathyeshëm, deri në fund të betejës, pasi u njoftua për rënien e shumë shokëve në vijat e frontit, pas përfundimit të betejës u tërhoq në drejtim të fshatit Kobajë, ku fillimisht u takua me disa anëtarë të Shtabit të Brigadës 125, bën analizën e betejës dhe morën vendimin për vazhdimin e luftës për liri.

Zafiri, për një kohë qëndroi në Shqipëri, ku një pjesë e bashkëluftëtarëve të tij, bënë përgatitje intensive me ushtarakët më të mirë, që i vuri në dispozicion të UҪK-së, legjenda e gjallë e luftës në Kosovë Gjeneral Kudusi Lama. Ky njësit u përgatit për një luftë guerile, që do të zbatohej në praktikë, në vazhdimin e luftës, në mesin e të cilëve ishte edhe dëshmori i Kombit Hysen Rexhepi.

Zafir Berisha, gjatë kësaj përiudhe studioj në hollësi metodat e luftës guerile vietnameze dhe tre shtyllat bazë të luftës së Qegevarës, të cilat do t’i vë në jetë në vazhdimin e luftës duke i përshtatur të njëjtat me kushtet dhe rrethanat e Luftës në Kosovë.

Renia e heroit të Kombit Mujë Krasniqi dhe shumë Dëshmorëve të Kombit në Pashtrik në 14 dhjetor '98, dhe ngjarja dramatike që ndodhi në 29 janar të 99-ës në Rugovë të Hasit, shtroi nevojën para Zafirit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që të gjejnë shtigje të reja për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Për këtë Zafiri për një kohë të gjatë hulumtoi kanalin e mëhershëm në Bjeshkët e Koretnikut-Pikllima. Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe, Zafiri qëndroi një kohë të gjatë në vëzhgim të kufirit shqiptaro-shqiptarë dhe pas disa orvatjeve, ne fillim të marsit 99, mbi një fushë të minuar, me një mot tejet të vështirë, me borë të madhe, mbi 2 metër, e cila kishte mbuluar minat e vendosura nga forcat serbe, duke rrezikuar jetën e tij dhe të shokëve, theu kufirin dhe hyri në Kosovë, përkundër sygjerimeve nga disa miqë të tij, se nuk është koha e përshtatshme për një veprim te tillë, për shkak të zhvillimeve politike që zhvilloheshin në Rambuje, por përgjigja e Zafirit ishe: "Pavarësisht se ç'do të ndodhë në Konferencën e Rambujesë, unë gjallë a vdekur në Kosovë do të hy."


Hyrja e Njësitit të UҪK-së në krye me Zafir Berishën në Kosovë, (Koretnik, shkurt 1999).

....................................

Më 11 mars 1999, në kohën kur Zafiri ishte duke u kthyer në rajonin e Prizrenit, forcat serbe kishin marrë një ofenzivë të ashpër kundër njësisë speciale të Brigades 125 të UҪK-së, në Jeshkovë, me ç’ rast në fushëbetej heroikisht kishte rënë njëri nga bashkëluftëtarët e ditëve të para të Zafirit, Hysen Rexhepi dhe 10 luftëtarë tjerë të UҪK-së.

Zafiri, humbjen e shokëvë në Betejën e 11 marsit 1999, e shëndrroi në forcë, duke vazhduar me njësitin e tij tashmë të përgatitur mirë, t’i riorganizoj njësitet e UҪK-së, në rajonion e Vrrinit. 24 marsi i 99-ës (fillimi i bombardimeve të NATO-së) Zafirin, e gjen në lagjën Tusuz të Prizrenit, në ato momente tepër dramatike për qytetarët dhe për vetë Kosovën Zafiri, doli nëpër lagje dhe bisedoi me qytetarë për t’i mbështetur dhe sqaruar ata, se ky është fillimi i fundit i regjimit fashist të Serbisë në Kosovë.

Deportimi masiv i qytetarëve shqiptar për Shqipëri, masakrat që ndodhnin anë e kënd Kosovës, veçanërisht në anadrini, intensifikoj edhe më shumë përpjekjet e Zafirit dhe bashkluftëtarëve të tij, për t’i dhënë armikut shekullor grushtin përfundimtarë.

Në një nga faqet e ditarit të tij të luftës, Zafiri do të shkruante, 28 marsi i vitit 1999, ishte nga ditët më të rënda për ne luftëtarët e lirisë, atë ditë Bajrami, në orët e hershme të mëngjezit, mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit, me urdhër të forcave policore - ushtarake serbe, dhunshëm dhe nën kërcimin e vazhdushëm u deportuan në Shqipëri, Zafiri me shokë, do të gjej nëpër shumë shtëpi të fshatrave të Vrrinit sofra të cilat ishin shtruar dhe përgatitur për sillën e Bajramit, por mjerisht të zbrasta, pa njerëz, këto skena ishte shumë tronditëse për luftëtarët e UҪK-së, por në anën edhe më shumë rritën besimin se dita e lirisë, fal luftës heroike dhe të guximshme të UÇK-së, po afron gjithënjë e më shumë.

Zafiri, me bashkluftëtarët e tij tanimë operonte në kushte të reja luftarake, nga ajri bombardonte NATO dhe në tokë aplikohej lufta guerile për të cilën ishin përgatitur ai dhe bashkluftëtarët e tij.

Gjatë muajit mars - maj dhe në fillim të qershorit të vitit 1999, njësitet e UҪK-së, në rajonin e Vrrinit, tashmë të ndara në dy grupe, njëra nën udhëheqjen e Zafirit dhe tjetra të Samedin Xhezahiri - Hoxha, morën shumë aksione guerile ndaj forcave policore-ushtarake serbe, duke i shkaktuar atyre humbje të mëdha në njerëz dhe makineri.

................................................................

Prizren - Vrri, (mars - qershor 1999): Njësitet e UҪK-së të drejtuar

nga Zafir Berisha dhe Samidin Xhezairi - Hoxha.


.................................................


..........................................



.............................................


.........................................


............................................


............................................

Gjatë kësaj kohe edhe pse i lënduar Zafiri, me bashkëluftëtarët asnjëherë nuk i ndali sulmet ndaj forcave serbe, të cilat në pamundësi për t’u përballur me sulmet e rrufeshme të UҪK-së, u hakmorrën ndaj popullatës civile, fillimisht në Hoqë të Qytetit e më pastaj më 26 maj 1999 masakruan banorët e lagjës Tusuz.

Njësitet e UҪK-së me luftën e tyre të sukseshme dhe bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan t’i dërmojnë forcat serbe, në të gjitha pozicionet, fundi i luftës po afrohej, njësitet e UҪK-së të Brigades 125 që vepronin në Regjionin e Prizrenit nisen t’i bashkërendojnë aktivitetet luftarake, për çlirimin përfundimtarë të Prizrenit: Nga malet e Kabashit në fillim të qershorit të vitit 1999 në zonën e Vrrinit kalon edhe komandanti i brigadës 125, për t’i bashkërenduar operacionet me dy grupet guerile që vepronin në këtë rajon.

Më 10 qershor 1999, kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, pranoi kapitullimin dhe largimin definitiv të forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, në malet e Vrrinit valoi flamuri shqiptar, një pjesë e ushtarëve të UҪK-së tashmë ishin futur në disa lagje të Prizrenit, Zafiri me bashkluftëtarë deminonte shtëpitë nëpër fshatrat e Vrrinit të cilat ishin minuar, në ikje nga forcat serbe.

Më 12 qershor rreth orës 24,00 Prizreni nisi të frymon lirshëm, forcat e UҪK-së dhe të NATO-së, tashmë kontrollonin tërësisht qytetin e Prizrenit, qytetarët e tij filluan të festonin.

Zafiri, që në ditët e para të çlirimit, filloj të përballej me sfida të reja dhe aspak të lehta. Si shef i Shtabit të Brigadës 125, u mor me transformimin e UҪK-së, në TMK. Detyrën e Shefit të Shtabit të Brigadës 125 e ushtroi deri më 15 shtator 1999, kur u demobilizua, për ta lënë rriten e mëtejme të TMK-së, në duart e profesionistëve.

Por Zafiri, nuk mund të qëndronte indiferent, ndaj zhvillimeve politike dhe socio'ekonomike në vend, në veçanti ndaj politikës joparimore dhe të dëmshme të UNMIK-ut në Kosovë.

I nxitur nga situata politike dhe e sigurisë e rënduar në nivel vendi dhe të përcaktimit që nga fëmijria e hershme për një Kosovë të lirë e demokratike, me mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit organizoi protesta dhe demostrata të shumta dhe masive, duke shprehur publikisht pakënaqësitë për zhvillimet rreth çështjes së padefinuar të Mitrovicës, mobilizimit në mbështetje të luftës heroike të UÇPMB-së në Kosovën Lindore, të luftës së drejtë të Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare të Shqipëtareve në Maqedoni dhe në mështetje të bashkëluftëtarëve të UÇK-së, që u arrestuan padrejtësisht nga politika e UNMIK-ut, gjoja për krime lufte.

...............................................

Protestat e pasluftës në Prizren


.................................


............................................


......................................................


......................................................

Me mbështetjen e shumë qytetarëve, për vite të tëra organizoi protesta të vazhdushme edhe kundër pushtetarëve lokal të kohës në Prizren, të cilët arbitrarisht, kundërshtonin vendosjen e shtatoreve të dy komandantëve të lavidishëm të UÇK-së, Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari-Kumanova

Për arsye të kundërshtimit publik të politikes joparimore dhe të dëmshme të UNMIK-ut, ndaj interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, Zafir Berisha, ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë së UNMIK-ut, dhe disa herë u arrestua, iu bastisë shtëpia dhe zyra e tij e punës.

Për kundër shantazheve dhe kërcënimeve të shumta, asnjëherë nuk u shmang nga përcaktimi i tij, për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ishte personaliteti i vetëm publik në Kosovë, që regjimi i UNMIK-ut, ia kufizoj lëvizjen nëpër qytet, por as kjo nuk e kishte zbrapsur Zafirin.

Zafir Berisha, gëzonte dhe vazhdon ta gëzon mbështetjen e gjerë nga qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës. Dy mandate në vitin 2000 /2007 ishte Këshilltarë në Asamblen e qytetit të Prizrenit, ndërsa në vitin 2007/2010 u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ishte pjesë e legjislaturës e cila shpalli Shtetin e Pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008.

Zafir Berisha, që nga paslufta vazhdimisht qëndroi afër dhe i mbështeti familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, u angazhua drejtpërdrejtë për ngritjen e përmendoreve në shumë fushëbeteja të UÇK-së, mbajti raporte të ngushta dhe miqësore me shumë organizata joqeveritare, ligjëroi për tema të ndryshme dhe mbajti shumë fjalime për luftën e lavdishme te UCK-së, situatën e sigurisë, politike, socio'ekonomike në Kosovë, përmes të cilave përcolli shumë mesazhe për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, kultivoj raporte shumë të afërta me mediat e shkruara dhe elektronike, dha shumë intervista, publikoi shumë shkrime autoriale dhe shpalosi filozofinë e vet politike, për shumë zhvillime që ndodhnin në Kosovë dhe rajon.

Zafiri, duke qenë pjesë e jetës politike në Prizren dhe Kosovë gjithmonë qëndroi bartës i kërkesave të arsyeshme politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës, nuk u pajtua asnjëherë me dukuritë devijante që kanë përfshirë Kosovën dhe institucionet e saja, edhe pse jo rrallë herë ishte nën presione të klaneve politike, asnjëherë nuk nguroi ta thoshte të vërtetën publikisht dhe në institucionet ku ai bënte pjesë, kur ishin në pyetje interesat dhe mirëqenja e qytetarëve.


......................................

Zafir Berisha, ishte njëri nga themeluesit e PDK-së në Prizren, për shumë vite anëtar i Kryesisë së Degës, sekretar dhe për 5 vite edhe kryetar i saj. Për kohën sa e ka udhëhequr këtë subjekt politik, është shquar për udhëheqje transparente dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të Prizrenit. Nën udhëheqjen e tij, në vitin 2007 PDK'ja, arrin t’i fitoj zgjedhjet për pushtetin vendor, të bëjë partinë e parë dhe të qeverisë me komunën. Aktualisht Zafir Berisha krahas angazhimit të tij për familjen dhe shoqërinë, udhëheqë Partinë Politike “Bashkimi Demokratik” me seli në Prizren.

===================================

FOTOALBUMI I VËLLEZËRVE TË ZAFIR BERISHËS


..............................................


..................................................


.........................................................


........................................................


.....................................


......................................................


.................................................


................................................


...............................................


................................


-----------------------------------------------------

RASIM BEBO: HAXHI MEHMET DALANI, HEROI ҪAM I PAVARËSISË SË GREQISË



 Kush është Kapedan Mihali, heroi që shkrimtari i madh grek Niko Kazanzaqi i kushton librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por autori si grek i shtyrë nga ortodoksizmi i ndryshon emrin nga Mehmet nё “Mihal” mbas vdekjes dhe i hiqet kombësia shqiptare sipas enciklopedis greke tё vitit 1931 dhe kёshtu grekёt e quajnё si hero tё tyrёn: Haxhi (Mehmet) Mihal Dalani nga Konispoli.

Nga gjiri i popullit tё Çamёrisё kanё dalё, nё tё gjitha kohёt, burra trima, tё cilёt me veprat e tyre pёr lirinё e popullit e tё kombit tё vet janё shquar edhe nё luftrat pёr lirinё e popujve tё tjerё. Ata ndriçojnё si yje historinё e lavdishme tё popullit tonё, janё lisa me rrёnjё tё thella nё tokёn dhe nё zёmrёn e popullit, se lufta e tyre liridashëse i ka pёrjetёsuar dhe koha i ka shenjtëruar si edhe lisat e Dodonёs “Thesprote”, si i ka quajtur Eskili, “Orakullin e famshёm tё lashtёsisё. Qё, “…egziston mijёra vjet pёrpara se grekёt dhe hebrejtё tё vinin nё jetё” (Robert Temple). Dhe tё ngrinin orakullin e tyre tё Delfit në shekullin e VII p.e.s. Udhёheqёsi i revolucionit grek Dhimitёr Ipsilanti u drejtohej figurave mё tё spikatura tё Çamёrisё: “Shumё tё nderuar kurajozё kryetarё: Dalani, Çapari dhe Pronjo dhe gjithё çamёve. Ju pёrshёndes! Unё dhe atdheu ju falenderojmё. Dhe tani duke u bashkuar me ne pёr liri. Konsideroheni si vёllezёrit tanё”. (J. Filimennos, Dokimion istoriku peritis Elenikis epanastseos 1858).


HAXHI MEHMET DALANI.

___________________________________

Kundër Ali Pashait

Njё nga yjet qё do tё shkёlqejё nё historinё e Çamёrisё, ёshtё Haxhi Mehmet Dalani. Ky burrё i shquar dhe udhёheqёs popullor, lindi nё 1775 nё qytetin e lashtё tё Konispolit. Ishte njё personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pasha Tepelenёs. Historiani Hotova shkruan: “Balli i tij me brazda tё thella, i gjallё nё pamje e i fortё nga kujtesa dhe i mpreftё nga mendja me dije dhe pёrvojё tё pasur me karakter tё fortё dhe arsyetim tё thellё”. Haxhiu ra duke luftuar nё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё, qё udhёhiqte nё luftё nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanё. Haxhi Mehmet Daliani vlerёsohet si heroi i Kretёs, edhe nё botimet e ndryshme shkencore tё karakterit historik dhe enciklopedik nё Greqi, me emrin e manipuluar nga Mehmet nё “Mihal”. Sipas dokumetave arkivor, tё personaliteteve tё huaj, siç janё Koloneli dhe dijetari anglez William Martin Lik (Leake), si dhe nga Pukёvili (Pouquevile), ish pёrfaqёsuesi i Napolon Bonapartit nё Janinё. Nё botimet e kёtyre pёrmёndet “Mehmet Dalani i Konispolit” si njё nga krerёt e Çamёrisё qё ishin kundёrvёnё pashallёkut tё Janinёs dhe si pasojё Çamёria kishte mbetur e pavarur. Mё 1803, shkruan Ëilliam Lik, Mehmet Dalani i Konispolit dhe Islam Pronjua i Paramithisё, me 1500 veta marshuan drejt maleve tё Sulit dhe ndihmuan suljotёt tё dilnin nga rrethimi i Pashait tё Janinёs. Dhe mё tej shkuajnё: Dalani i Konispolit bashkё me krerёt e tjerё fomuan Lidhjen e Çamёrisё dhe ndihmuan suljotёt tё kthehen nga Korfuzi nё Çamёri duke u dhёnё 45 qese flori pёr tё blerё armё dhe municione. Kёshtu u ndez lufta kundёr Vezirit tё Janinёs, Ali Pashai, i cili kishte ndёrmarrё shumё herё sulme pёr tё nёnshtruar Çamёrinё qё qёndronte e pavarur dhe e pa nёnshtruar.

Liku nё botimin e tij “Udhёtimi i parё nё Epir” shkruan: “Bija e Mehmet Dalianit nga Konispoli ishte martuar me Myftar Pashan (djalin e Ali Pashё Tepelenёs), dhe pastaj u shkurorёzua prej tij dhe sё fundi u martua me Selim Bej Kokёn e Delvinёs”, i cili ishte njё nga kundёrshtarёt e Ali Pashait. Prishja e krushqisë erdhi pёr shkat tё kontraditave tё mёdha qё u krijuan nga veprimet e Aliut kundёr Sulit dhe siç thekson M. Lik pёr tё vёnё dorё mbi Konispolin, gjё qё do tё pёrfaqёsonte njё hap tё madh drejt objektit tё tij, pёr tё nёnshtruar gjithë Çamёrinё.

Udhëheqësit shqiptarë të kryengritjes greke

Kur filloi kryengritja “greke” me 1821, pjesёmarja e shqiptarёve nё atё kryengritje ishte shumё e madhe, si e ka pёrcaktuar Aristidh Kola nё 10 udhёheqёs tё revolucionit 9 ishin shqiptarё dhe 1 ishte grek. Pukёvili, nё kёtё kohё shkruan nё vёllimin III, faqe 212 thotё: “Shqipёtarёt duket se janё tё destinuar tё mbulojnё Helladёn me njё popullsi superiore nё fuqi dhe gjallёri kundrejt grekёve tё cilёt po shuhen pak nga pak”. Vullnetarё tё shumtё nga e gjithё Çamёria, lanё vatrat e tyre dhe u bashkuan me kryengritёsit. M. Lik thote: “Shqiptarёt kanё luftuar nё vise tё ndryshme dhe pёr herё janё dalluar tё parёt nё luftime”. Poeti freng Lamartini, nё veprёn e tij studimore “Historia e Turqisё” botuar nё vitin 1848, shkruan: “Nuk ka penё qё tё shprehё flijimet heroike tё shqiptarëve nё luftёrat qё kanё bёrё mё shumё se askush tjetёr, pёr çlirimin e Greqisё”. Ndёrsa Edith Durham shkruan: “Grekёt e fituan pavarёsinё e vitit 1829 me ndihmёn e shqiptarёve. Kurse studiuesi J. Irshmen thekson: “Vёllezёrit dhe miqtё shqiptarё dhanё ndihmesёn e tyre vendimtare pёr fitoren e luftёs çlirimtare greke”. Haxhi Mehmet Daliani shkoi nё ndihmё tё kryengritjes “greke”, nё krye te 800 kaloresve nga qyteti dhe krahina e Konispolit, me kuaj tё fortё e tё shpejtё qe rriteshin nё fushёn e Vrinёs. Historiani rumun V. Papakosta shkruan: “kёto guerile luftarake janё ato qё zotёruan nё fushёn e luftёs shumicёn e tyre, me vigjilencё, me shpitin e flijimit dhe me prijёsat e tyre … Madhёshtia e kёtij populli, gjakderdhja e tij ёshtё pёrvehtёsuar nga tё tjerёt”.

Nga Libani, në Kretë

Haxhi Mehmet Dalani me luftёtarёt e tij dhe tё gjithё djemtë e Çamёrisё morёn pjesё nё kёtё luftё pёr tё krijuar shtetin miks shqiptaro-grek, tё zhveshur nga çdo lloj interesi dhe ndikimi fetar. Nё vitin 1826, guvernatori i Libanit, Hamir Bekir, u ngrit kundёr Sulltanit dhe nё Liban filloi kryengritja kundёr pushtuesve osmanё. Hamir Bekir u bёri thirrje pёr ndihmё tё gjithё atyre qё luftonin kundёr Perandorisё Osmane. Ndёr tё parёt qё arriti deri nё Bejrut, ishte Haxhi Mehmet Daliani me 800 kalorësit e tij dhe me tre anije, tё cilёt luftuan me trimёri bashkё me forcat e Hamir Bekiri. Heroizmi i Haxhi Mehmet Dalanit u pёrjetёsua nё librat qё u shkruan dhe nё folklorin e Libanit.

Nga Libani u kthye prapё nё Greqi me kalorësit e tij ku qёndroi nё mbrojtje tё revolucionit pёr fitoren e tё cilit kishte luftuar me heroizёm. U desh tё vazhdohej lufta se forcat pushtuese tё Sulltanit, qё mbanin ende nёn sundimin e tyre disa ishuj. Nё pranverёn e vitit 1828, ishulli i Kretёs u ngrit nё kёmbё i tёri pёr liri. Kryeministri i parë i shtetit tё pavarur grek, Kapodistria, mes tё tjerash i bёn thirrje pёr ndihmё kapedanit tё dёgjuar bujshёm nga Konispoli, Haxhi Mehmet Dalanit. Kapedani iu përgjigj. Av. Hajri Zejno shkruan: “Grumbulloi 800 djem çamë tё krahinёs sё Konispolit nё lulen e trimёrisё, kalorёsa, shkoi nё ndihmё pa mёdyshje e pa frike nga lufta. Bashkё me forcat e ishullit bëheshin rreth 2000 veta kurse osmanёt numëronin nё 8000 forca. Para betejёs me turqit nё kёshtjellёn Frangokastello gjetёn strehim e mbrojtje njё mori njerёzish nga Kreta si tё sёmurё, tё uritur, pleq, gra e fёmijё tё pafajshёm. Situata ishte shumё kritike. Para kёsaj gjёndje nё prani tё rrethit tё tij ushtarak Haxhi Mehmeti deklaroi: “Ne na duhet bukё, na duhen armё. E vetmja pasuri qё kemi ёshtё urrejtja shekullore kundёr robёrisё”. Ai u ngrit nё kёmbё. Nё kёtё kёshtjellё tё ndёrtuar qё nё kohёn e venecianёve beteja ishte shumё e ashpёr. Osmanёve pushtues iu kushtoi mbi 3000 tё vrarё e shumё tё plagosur. Ai qёndronte heroikisht deri nё momentin e fundit, gati i vetёm. I propozuan qё tё dorёzohej me kusht qё do t’ia falnin jetёn, por ai nuk pranoi. Nё njё çast tё fundit kur beteja e pabarabartё qe thёrmuar e coptuar drejt fundit, Kapedan Mehmeti i Konispolit u gjend i rrethuar sy mё sy nga 400 osmanё tё tёrbuar. Ata po ngushtoheshin ballё pёr ballё tij. Kapadani legjendar luftoi sa u vra”. “I presin kokёn (si para ca vitesh bashkёkombasit tё tij tё madh “Luanit tё Janinёs” –Ali Tepelenёs). Nё zakonin osman kokёn ia japin trofe Pashait. Por Lavdia i mbeti tё zotit, tё cilёn ia mban peng historia. Mes tymit e gjakut që mbulonin ngado muret e kёshtjellёs, shqiptarёt dёgjuan se mbetën pa komandantin e madh tё tyre, por mohuan ftesёn pёr dorёzim e falje. Luftuan si tё hidhnin vallen e fundit konispolate tё Osman Takës, (kushriri i Haxhi Dalanit) dhe u vranё tё gjithё me dritё lirie te sytё”. (Agim Shehu).

Emri në histori

Po kujtojmë dy ngjarje nga historia pa koment: Nё betejën e Platesё tё vitit 479 p.e.s., ndёrmjet ushtrisё “greke” tё Poloponezit (arvanitase) tё komanduar nga Posania dhe tё forcave perse tё komanduara nga Mardoni, ky u vra, ushtria perse u arratis. Nё vitin 1355 nё betejёn e Aspropotamit (Akelo) ndёrmjet focave shqiptare tё komanduar nga Gjin Bua Shpata dhe forcave tё bizantin tё komanduara nga Nikofori II, ky i fundit gjeti vdekjen dhe sipas proverbit freng “Udhёheqёsi i vrarё, beteja e pёrfunduar”. Shkrimtarja greke Kleopatra Prifti, nga ishulli i Kretёs, nё dramёn kushtuar Haxhi Mehmet “Mihal” Dalanit thotё se shqiptarёt qё mbetёn pa komandantin e tyre, hodhёn poshtё kёrkesёn pajtuese tё Mustafa Pashёs dhe vazhduan luftёn heroikisht deri nё fund duke u vrarё tё gjithё si komandanti i tyre legjendar. Nё librin e saj titulluar “Nё vendin e shqiponjave” shkrimtarja kretase thotё: “Gjithnjё kisha ndёr mend qё njё ditё tё shkoja nё vendin e Skёnderbeut. Si, pse dhe nga buronte kjo dёshirё”? Pyet dhe pёrgjigjet : “Nё Hajna tё Kretёs, nё qendёr tё qytetit, ёshtё njё rrugё qё mban emrin e Haxhi Mihal Dalanit. Emri Dalani mё bёnte gjithmonё kurioze. Njё ditё, kur lexoja librin e historisё sё ishullin tonё, pashё emrin e Dalanit tё mё shfaqej nёpёr reshta dhe tё zmadhohej para meje i hipur nё kalin e tij tё bardhё. Ky hero trim qё e kemi si mik nё Fragokastello tё Kretёs, shqiptari qё dha jetёn pёr lirinё tonё”. Nё qendёr tё Kretёs nё Greqi ёshtё ngritur prej shumё kohёsh njё bust i veçantё i njё luftёtari tё shquar nё tё cilёn ёshtё shkruar nё gjuhёn greke: “Strategu Haxhi Dalani nga Konispoli (Epiru) rёnё nё maj 1828”. “Ёshtё njё foto monumentale si ёshtё dhe lufta e tij qё e dёrgoi nё sakrificёn supreme bashkё me 800 shqiptarё tё tjerё me veshje karakteristike tё shqiptarit qё sot mund ta shohёsh nё njё variant edhe para parlamentit grek”. (N. Selmani). Fustanellёn shqiptare, ne grekёt e kemi greqizuar thonё grekёt pa pёrfillje.

Pabesia greke

Historiania Eleni Kocaqi shkruan: “Kryengritja e 1821 ishte njё kryengritje shqiptarёve tё krishterё dhe myslimanё pёr tё çliruar trojet nga Turqia. Kjo kryengritje u nxit nga jashtё dhe nga Ali Tepelena, i cili planifikonte qё tё bashkonte trojet shqiptare nё njё shtet dhe nё tё tё fuste dhe Greqinё e kohёs qё banohej nё shumicё (mbi 70%) nga shqiptarёt. Pasi kryengritja e ndihmuar nga jashtё filloi qё tё fitonte, “…Rusia dërgoi 17000 priftёrinj politikanё pёr tё forcuar ortodoksizmin nё veçanti nё Greqi pёr kundra Ali Tepelenёs dhe futi pёcarjen midis myslimanёve dhe tё krishterёve”. A. Kotini, “Çamёria Denoncon”, f. 94). Kisha quajti popullsinё ortodokse me emrin grek. Nxitёn krijimin e njё shteti artificial grek qё nё shumicё ishte shqiptar, tё cilёt me ose pa mёshirё dhe tё drejtuar nga kleri ortodokёs filluan tё zhdukin tё gjithё udhёheqёsit shqiptarё tё revolucionit shqiptar pёr krijimin e shtetit grek . Mё 9 tetor 1831, nё kohёn qё kryeministri Gjon Kapodistria dilte nga kisha u vra. Kёshtu vranё apo zhdukёn Kollokotronin, Andrucon , Karaiskain, Bubulinёn etj”. (“Roli PELLAZGO – ILIR”, f. 97-98).

Agim Shehu thotё: “Nё botime, dokumente e vlerёsime zyrtare grekё, Kapedanit s’i del dukshёm prejardhja shqiptare (si shumё figurave tona tё tjera). Megjithatё, legjendari i pa harueshёm Haxhi Mehmet Dalani i Konispolit mbetet krenari shqiptarёsh…Zyrtarёt grekё vijnё nё Shqipёri e vёnё kurora dhe mbi njerëzit e tyre qё, me uniformё e pa uniformё, na kanё pushtuar e shkombëtarizuar, dhe shteti ynё i lejon. Si ёshtё e mundur qё zyrtarёt e politikёt tanё vulёhumbur nuk kujtohen tё vёnё njё kurorё pёr bijtё e kombit tё vet aq tё mёdhenj e tё bujshёm, qё janё flijuar nё vazhdimёsi e pa i detyruar njeri pёr fqinjin!? Zyrtarё pa cipё qё te fqinji mosmirёnjohёs. (Legjendari 23-9-2010).

Sh. D. Hegeli e quan shtetin si forcё morale e historisё. Ndёrsa nё Greqi shteti ёshtё forca imorale e historisё. Dihet qё ky shtet, qё pёrcёllon zёmrat, qё vret e djeg njerёz tё gjallё, qё ndёrmerr eksode biblike ndaj njё popullsie autoktone, duhet tё ndryshojë natyrën e tij.

Si ёshtё e mundur kur skëterra kombёtare shqiptare, e cila po lemeris tё gjithё, jo vetёm tё gjallёt, por edhe tё vdekurit, eshtrat dhe varret e tё cilёve po ndёrrojnё kombёsi dhe po kthehen nё sinore tё helenizimit, inteligjenca jonё vetёm hesht.

Lexojmё çfarё shkruan Profesor Doktor Eshref Ymeri, “…fqinji ynё jugor, paratё e taksapaguesve perёndimorё i bёri rrush e kumbulla jo vetёm brёnda vendit tё vet, por edhe nё Shqipёri, me pensione skandaloze pёr njerёz qё s’kanё punuar nё Greqi as edhe njё ditё tё vetme, apo me ndёrtime kishash greke, si puna e kёshtjellёs janullatiste qё ngrihet si karakoll nё mes tё Tiranёs, varrezash, memorialesh dhe manastiresh nё nderim tё ushtarёve agresorё grekё. (Kujtesё klasёs politike tё Tiranёs, 24-1-2012, 10:08).

Ne jemi njё popull i tradhёtuar prej kreut tё tij, ёshtё populli i flijuar nё heshtje. Brezat qё vijnё do tё gёzojnё Shqipёrinё natyrale do tё vendosin buqeta me lule edhe nё Fragokastello tё Hajnes nё Kretё, te varri me trupin pa kokë të legjendarit Haxhi Mehmet Dalani, nё pёrkujtim tё shqiptarёve qё dhanё jetёn pёr Greqinё mosmirёnjohёse.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...