Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/10/16

Nga Flori Bruqi :Pse gënjejnë vehtën serbët?


Deputetja e pavarur dhe sociologia Vesna Peshiq konsideron se Partia Demokratike duhet ta përjashtojë liderin e Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiqin, përkatësisht, siç e quan ajo, “Sllobën e Vogël” nga bisedimet për formimin e qeverisë së re të Serbisë.

“Daçiq mendon se pa të nuk mund të formohet koalicioni dhe për këtë nga të dy palët (Partia Demokratike dhe nga Partia Përparimtare e Serbisë)kërkon që të jetë kryesori.
Konsideroj se Daçiq sillet kështu sepse prapa tij janë rusët dhe shefja e tij Mira Markoviq. Për këtë aryse duhet përjashtuar atë Sllobën e Vogël”, ka thënë Peshiq për televizionin serb B92.

Daçiq sipas saj, i ka kthyer kuadrot e vjetra të Partisë Socialiste të Serbisë.

“Nëse dëshirojmë që të lirohemi nga e kaluara, duhet të lirohemi nga Daçiqi”, ka thënë ajo. 


Ndërsa flitet për negociata të ardhshme politike mbi Kosovën, qeveria e re e Serbisë synon që për hapat e ardhshëm të sigurojë konsensus kombëtar dhe disa deklarata të presidentit të ri serb paralajmërojnë një shkallë më të madhe të bashkëpunimit.

Në ditët e fundit, ndërkaq, u shfaqën lojtarët nga “adresat e mëdha” nga Kisha Ortodokse Serbe, patriarku Irinej dhe nga Akademia Serbe e Shkencave Dobrica Qosiq.
Duke reaguar ndaj shkrimeve në shtypin beogradas, se ‘babai i kombit’ Dobrica Qosiq është angazhuar për një njohje të civilizuar të Kosovës, akademiku dhe patriarku ishin unikë në qëndrimet e tyre.

Kurrë nuk kam shkruar se Kosova duhet të jepet në mënyrë të civilizuar”, ka thënë Qosiq, duke shtuar se “nuk kam tregtuar me Kosovën. Kurrë nuk do ta dorëzoja atë, as në mënyrë të civilizuar as me luftë”.

Ngjashëm tha patriarku Irinej:

Kisha Serbe, e cila ka qenë gjithnjë pranë popullit, kurrë nuk do të japë pëlqimin për atë që po lexohet sot në shtyp - në dorëzimin e civilizuar të Kosovës”.



                                                        Tomisllav Nikolliq dhe Irinej


​​Normalisht, të dy reagimet gjendeshin në tekstin e njëjtë në gazeta, ndërsa publikut i lihet të kuptojë se porositë janë dërguar në shumë adresa të rëndësishme. Në adresë të presidentit të Serbisë, të cilin e presin bisedime politike, ndërkaq kërkon konsensus kombëtar për këtë.

Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror për Kosovën në qeverinë e deritashme, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nga këto adresa të rëndësishme nacionale presidentit Nikollqit i është dërguar porosi e qartë paralajmëruese.

Në disa qarqe kjo politikë ndaj Kosovës dhe devijimi i vazhdueshëm, është parë si një prirje që do të çojë në vendim të dobët. Prandaj mendoj se për këtë çështje gjithnjë e më shumë do të flasin intelektualët e edhe patriarku dhe Kisha Ortodokse Serbe. Kjo tregon se ata ndjejnë një shqetësim të fortë,” tha Ivanoviq, duke shtuar se çdo ndryshim i qeverisë rrezikon që në ditët e para të sjellë lëvizjet e gabuara.

Publicisti Mirko Gjorgjeviq konsideron se disa deklarata të Tomisllav Nikolliqit, si për shembull se Serbia po e humb Kosovën çdo ditë, që ai nuk do të jetë kurrë president në Prishtinë, mund të shqetësojnë kundërshtarët e vijës së ashpër të pavarësisë dhe bashkë-autorët e asaj kohe të planit për heqjen e autonomisë së Kosovës e Vojvodinës.

Ky është prelud në pranimin e civilizuar të pavarësisë së Kosovës, të cilën e kundërshton Kisha dhe një pjesë nacionaliste e mbledhur rreth Akademisë, rreth shoqatës së shkrimtarëve…por, gjithçka po shkon në drejtim të realitetit, i cili duhet të njihet. Sepse, në të kundërtën, Serbia mund të kërcënohet edhe nga Sanxhaku me të njëjtën kartë, ndërsa në jug të Serbisë ekzistojnë disa komuna me shumicë shqiptare”, thotë Gjorgjeviq.

​​

Gazetari i së përjavshmes “Vreme” Milan Milosheviq thotë se megjithëse ka pasur deklarata të Qosiqit mbi njohjen e civilizuar të Kosovës, ai  nuk heq dorë nga ideja e ndarjes së Kosovës, ndërsa Patriarku ka përsëritur qëndrimin e njohur të Kishës mbi Kosovën.

Nuk do të thosha se po përgatitet terreni për njohjen e Kosovës, por po përgatitet terreni për bisedime politike, që do të thoshin njohje të juridiksionit të Kosovës në tërë territorin, ndërsa, pala sebe përpiqet të nxjerrë sa më shumë nga plani i Ahtisarit”, tha Millosheviq.

Çka nënkupton pranimi i formulës për njohjen e realitetit kosovar, për çka po këmbëngul Brukseli dhe Uashingtoni.

Çështja është se si dhe kush e interpreton realitetin. Realitet është se Serbia nuk ka juridiksion në jug të Ibrit, ndërsa Prishtina nuk ka në veri.
Realiteti është se asnjë politikan serb nuk mund ta pranojë atë që kërkon administrata amerikane, sepse ai do t’i ekspozohej një ndjekjeje penale, sepse në Kushtetutë shkruhet se cili është statusi i Kosovës. Kjo nyje është e pazgjidhshme dhe e tillë do të mbetet
", tha Milan Millosheviq për Radion Evropa e Lirë.

Një tregues tjetër i pranimit të realitetit nga qeveria e re, mund të jetë fakti se as përparimtarët dhe as socialistët nuk e kanë përmendur asnjëherë se në qeverinë e re do të ekzistojë edhe më tej Ministria për Kosovën



Pse Akademiku serb Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij 




Dobrica Qosiq, i cili në qarqet intelektuale serbe quhet si “babai i kombit” në muajt e fundit është gjithnjë e më aktiv në promovimin e qëndrimit të tij se “Serbia duhet në mënyrë të civilizuar të dorëzojë Kosovën,” sepse ajo është kanceri më i madh i shoqërisë sonë në Sërbi, thotë Qosiq. Pozita e kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq që partitë parlamentare duhet të hartojnë një konsensus kombëtar për Kosovën, dhe deklarata e tij dje se “kurrë nuk do të jetë president në Prishtinë”, qarqet në Serbi interpretuan si një adaptim në temën “Kosova të dorëzohet në mënyrë të civilizuar”, propaganduar nga Dobrica Qosiq.



Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër Adriatik.

Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës - mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga partia komuniste jugosllave.


Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb.

Sharmet e diktatorëve serbosllavë

Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb” - gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë personale”.

Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.

Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.



Ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka nisur mbrojtjen para gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, duke mohuar të gjitha akuzat për krime kundër tij.


Karaxhiq: Meritoj shpërblim, jo gjykim


Psikologu serb Prof.dr.Radovan Karaxhiqi përballet me dhjetë akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.

Njëra nga akuzat ka të bëjë me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë.

“Kurrë nuk kam lejuar as mundësinë që të ndodhë mizoria më e vogël, e lëre më ndonjë mizori në shkallë masive. Unë nuk e kam bërë dhe as dikush që njoh unë”, ka thënë Karaxhiq para gjykatës.

Prokurorët në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë kanë akuzuar Karaxhiqin edhe për bombardimin e Sarajevës, në kohën kur kryeqyteti boshnjak ishte nën rrethimin e forcave serbe.

Por, Karaxhiqi i ka thënë gjykatës se ai duhet vlerësuar për përpjekjet e tij për të promovuar paqen.

“Në vend se të akuzohem për atë që ka ndodhur gjatë luftës civile, unë duhet të shpërblehem dhe ja pse: kam bërë gjithçka të mundur, gjithçka që është në fuqinë e njeriut për të shmangur luftën”, ka thënë Karaxhiq.

Procesi gjyqësor kundër tij ka nisur në vitin 2009.

Ai mbrohet vetë, ndërsa gjykatës i ka thënë se ka qenë “njeri i butë, tolerant dhe me kapacitet të madh për të kuptuar të tjerët”.

Karaxhiqi është arrestuar në vitin 2008, 13 vjet pas ngritjes së akuzave të para kundër tij për orkestrimin e mizorive në Bosnjë.

Në muajin shtator, gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për një proces të ri gjykimi.

Karaxhiqi ka kërkuar atë, duke akuzuar prokurorët se janë vonuar në paraqitjen e dëshmive që do të ishin në favor të mbrojtjes së tij.
















Në fillim gënjeshtra nuk vërehet, ajo duket se i jep shpëtim veprimit, por jo! Ajo spontanisht kthehet bumerang, ajo kur kthehet vjen me një dëm më të madh se sa kur në fillim paraqitet.

Kjo është një analizë e shkurtër e gënjeshtrave të cilat ia kanë zënë frymën popullit serb, këto gënjeshtra këtij populli ia kanë seruar prijësit, të cilët me çdo kusht janë munduar që në shpinë të popullit të realizojnë interesat e tyre personale. Nuk do të thellohem në historinë e këtij populli, por do të përqendrohemi në ngjarjet që po e përshkojnë kohen e tanishme.

Tani po i afrohemi 2 decenieve që kur në Srebrenicë humben jetën mijëra myslimanë të Bosnjës. Ky gjenocid është kryer nga prijësit serb, Radovan Karagjiq dhe Ratko Mladiq.


Ata edhe nga Haga ende e gënjejnë popullin e shkretë, të cilit iu është injektuar thellë në mëndje ideja e nacionalizmit të mykur. Po ashtu është gënjeshtër nëse Ratko Mladiqin e quajnë gjeneral, me sa di unë, gjenerali i vërtet është gjithherë si në kohë lufte, si në kohë paqe në ballë të popullit të vetë. Këto gënjeshtra po vazhdojnë!

Para ca ditësh në një gazetë lexova që z. Drashkoviq i jep vlerën e njëjtë Republikës Serbe të Bosnjës dhe Kosovës. Ky zotëri pa turp si çdo prijës tjetër serb mundohet të shpik gënjeshtra të cilat shtrenjtë do ti kushtojnë popullit serb. Këtu mund të them shtruar se është gënjeshtër e kulluar nëse serbët besojnë se Republika Serbe mund të jetë shtet më vete.

RS është marrëzi dhe pike e zezë për historinë e popullit serb. Në RS është një plagë e cila quhet Srebrenicë, plagë kjo e cila lëngon ende, e Zoti e di se kur do të mbyllet. Shpresoj që Bashkësia Ndërkombëtare të mos bije pre e këtyre gënjeshtrave dhe të relativizoj problemin.

Nga e gjithë kjo unë nuk fus me një thes të gjithë intelektualët serb dhe për këtë mendoj se kamë të drejtë nëse zonjën Natasha Kandiq e quaj heroin të popullit serb. Është kjo Natasha Kandiq e cila po mundohet të ia hap sytë popullit serb dhe ti tregoj se Serbisë nuk i duhet anarkia por rendi, puna dhe përgjegjësia.

.....

Lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, që është edhe kandidat për kryeministër të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, nuk mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai gjendet në listën e zezë të personave që iu ndalohet hyrja, e ku janë 30 serbë.
Nikoliq nuk ka dashur të komentoj këto informata. “Nuk e di, nuk e kam asnjë informacion të tillë. Nuk kam kërkuar as vizë”, i ka thënë ai gazetës serbe “Alo”.
Burimi i kësaj gazete në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Washingtoni zyrtar ka më shumë besim te zëvendësi i tij, Aleksandr Vuçiq, i cili në ndërkohë është përjashtuar nga kjo listë.
Përveç Nikoliqit, hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është e lejuar edhe biznesmenit Mirosllav Miskoviq, liderit të serbëve të Kosovës, Marko Jakshiq, kreut të Partisë Radikale të Serbisë, familjes së Millosheviqit etj.



Në listë gjenden edhe Nikolla Shainoviq dhe Vojisllav Sheshel, si dhe kreu ushtarak dhe policor serb i kohës së Millosheviqit. Të padëshiruar vazhdojnë të jenë edhe Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq, por edhe të afërmit e tyre.
“Çdo vit lista rishikohet, por ndodhë që disa emra, si ai i Legijes dhe Pavkoviqit, të mbesin ende. Në këtë moment, nga Serbia në SHBA nuk mund të futen 30 vetë. Zyrtarisht, Departamenti i Shtetit është përgjegjës për heqjen e të ashtuquajturës lista e zezë, por vetëm me vendimin e presidentit të SHBA-së, që mbanë shenjën 212 F. Se viza nuk nënkupton hyrjen në SHBA, flet rasti i Bogoljub Kariqit. Atij William Montgomery ia miratoi vizën, por nuk ka mundur të udhëtojë, sepse ishte në atë listë”, thotë burimi nga Washingtoni.
Për herë të parë, SHBA-ja më 1999 ia ndaloj hyrjen liderit serb Sllobodan Millosheviq, si dhe familjes së tij, krerëve të aparatit të tij shtetëror, atyre që e kanë financuar, si dhe pjesëtarëve të njësiteve paramilitare në Kosovë. 900 vetë ishin atëherë në atë listë.



12 vjeçari serb që pranoi pavarësinë e Kosovës


Djaloshi 12 vjeçar nga Serbia Rastko Pocesta u bë i famshëm pas fushatës së tij në internet ku mbështet anëtarësimin e Serbisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës. Këto ide nuk iu kanë pëlqyer disa nacionalistëve serbë, disa prej të cilëve kanë kërcënuar me vdekje djaloshin serb.

Rastko Pocesta nga Beogradi është autor i dy librave, fushatës së internetit kundër racizmit dhe neonacizmit dhe është pjesëmarrës në debatin për hyrjen e Serbisë në NATO.

Përveç se është luftëtari më i ri i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ai u bë i famshëm në mbarë botën me bllogun e tij në internet si administrator i grupit më të njohur antifashist në Serbi.

Atë e fascinon politika, ndërsa ëndrra e tij është bota pa racizëm, antisemitizëm, urrejtje dhe diskriminim. Para disa ditësh televizioni Serb B92 publikoi një intervistë me Rastkon, ndërsa më pas ai u intervistua edhe nga BBC. Rastko i tha BBC-së se idetë e tij nuk janë të pranuara nga nacionalistët serbë, ndërsa disa prej tyre edhe e kishin kërcënuar me vdekje. Por ai tha se nuk do të heqë dorë nga shkrimi.

Në bllogun e tij në mes tjerash Pocesta shkroi:

“Unë jam Serb, por...
1. Pranoj Kosovën si shtet të pavarur
2. Pranoj se Ratko Mladic dhe Radovan Karagjiq kanë qenë kriminelë lufte
3. Pranoj se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi
4. E dua BE-në dhe NATO-n
Unë jam serb, por jam real !


Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij



“Shpërbërja e Jugosllavisë” është raport i përpiluar nga projekti “Iniciativa e intelektualëve”, rreth të cilit janë mbledhur historianë të shumtë nga Ballkani dhe mbarë bota për të hulumtuar gjenezën e konfliktit në ish-Jugosllavi. Ky projekt ka punuar në disa grupe të ndara, të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme dhe kanë përpiluar raporte të veçanta. Grupi që ka punuar raportin rreth “Shpërbërjes së Jugosllavisë” është udhëhequr nga Sabrina Ramet dhe Latinka Peroviq. Për shkak të hapësirës, “Agjencioni Floart-Press" e boton një variant të shkurtuar të ngjarjeve politike në ish YU.


Sipas legjendës, car Lazari para Betejës së Kosovës paska parë ëndërr që po e humbiste betejën për të fituar një mbretëri në amshim. Për serbët Kosova u bë kjo mbretëria hyjnore. Mungonte vetëm mbreti. Shkrimtari Dobrica Qosiq dhe politikani i ri Slobodan Milosheviq ishin kandidatë për ta marrë fronin.


Serbët e Kosovës, të përkrahur nga kisha ortodokse,kërkonin nga Beogradi mbrojtjen e tyre nga shqiptarët.Në televizionin e Beogradit paraqiteshin gra që tregonin “hjekat” e tyre në duart e dhunuesve shqiptarë. Me këtë atmosferë të krijuar, Serbia po i tregonte synimet e saj...

Vitet tetëdhjetë kishin shumëçka në barrë. Titoja kishte vdekur. Në prill të vitit 1981 kishin shpërthyer demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Kisha ortodokse serbe në Serbi dhe ajo katolike në Kroaci kishin nisur të merrnin një rol të ri. Boris Kraigher dhe Tihomir Vllashkaliq kishin marrë përsipër të studionin sistemin ekonomik dhe politik. Pakënaqësi kishte që nga Triglavi deri në Vardar.

Sllovenët nuk ishin të kënaqur që duhej të paguanin taksa edhe për rajonet e pazhvilluara brenda Jugosllavisë. Shqiptarët ankoheshin për papunësinë që i kishte kapluar. Serbët ishin të shqetësuar për zgjerimin e federatës dhe kroatët me idenë e tyre për pranverën kroate.

Në Mal të Zi njerëzit janë ngritur në protesta dhe i kanë thyer dyqanet në Titograd (tani Podgoricë), kur e kanë kuptuar se u ishte shitur detergjent fals. Popullata nisi të kishte dyshime të hapura ndaj sistemit të vetëqeverisjes.
Ndërkohë, serbët e Kosovës shkonin në Beograd për të kërkuar nga udhëheqësit politikë mbrojtje nga shqiptarët. Kisha ortodokse serbe nxiti madje edhe peticion duke kërkuar mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgiminië e tyre të shenjtë. Akademia e Shkencave e Serbisë e nxori memorandumin që tronditi gjithë Jugosllavinë.

Historianët serbë nisën të ndryshonin fjalët për historinë,duke thënë se Drazha Mihajloviqi nuk kishte qenë në të vërtetë aq i keq për popujt e tjerë,të cilët i kishte masakruar.
Televizionet e Serbisë nxirrnin pamjet e grave serbe që tregonin se si qenkëshkin dhunuar nga shqiptarët gjakatarë.

E gjithë kjo i tregonte synimet e Serbisë. Mungonte vetëm lideri.Ishin dy kandidatë.

I pari ishte shkrimtari Dobrica Qosiq, romani i të cilit “Koha e vdekjes” ishte bërë e adhuruar nga publiku. I dyti ishte Slobodan Milosheviq, një politikan i ri e ambicioz.Lideri duhej të ishte si në legjendat serbe për car Lazarin. Sipas këtyre legjendave, para Betejës së Kosovës më 1389, car Lazari, udhëheqësi i ushtrisë serbe, e kishte parë një ëndërr.

Në atë ëndërr, sipas këtyre rrëfimeve, një egjëll i ishte shfaqur duke i bërë ofertë: ja ta fitonte betejën kundër turqve e të bënte një mbretëri të fortë në qiell, ja ta humbiste betejën,të vdiste si dëshmor dhe ta fitonte mbretëri të fortë në qiell.Car Lazari e paska zgjedhur këtë të dytën.
Për serbët Kosova ishte diçka e këtillë - një mbretëri hyjnore.Vetëm se pritej se kush do të jetë car Lazari i riinkarnuar. Slobodan

Milosheviqi ende nuk kishte karizmë të një lideri....

***

Një mori librash kanë parë dritën e botimit gjatë 10 VITSHIT në Serbosllavi.
Krimineli i njohur serb prof.dr. Radovan Karagjiqi, i akuzuar për krime lufte, ka shkruar romanin “Kronika e mrekullueshme e një nate”. prof.dr.Mira Markoviq, gruaja e ish të akuzuarit në Hagë Slobodan Milosheviq, në ekzilin e saj në Moskë, ku ka ikur nga drejtësia serbe, ka nxjerrë intervista të vjetra nga arka e mykur dhe prej tyre ka përgatitur një libër.
Përkrahës besnik të Mira Markoviqit, e cila në Serbi mban edhe titullin aspak përkëdhelës “shtriga e kuqe”, kanë prezantuar ditë më parë në Beograd veprën e saj me titullin vërtet gjenial “Ruajeni këtë libër”. Po ashtu me një libër në opinionin serb është paraqitur edhe shkrimtari nacionalist Akademik Dorica Qosiq.

“Kosova” quhet libri i Dobrica Qosiqit. Botuesi ka njoftuar me krenari se brenda dy javësh janë shitur 30.000 mijë ekzemplarë. Autori senil 83 -vjeçar në librin e tij propozon ndarjen territoriale dhe etnike të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve.

Kthimin e tërë Kosovës nën kontrollin serb, Qosiq e hedh poshtë, sepse, sipas tij, krahina e Kosovës me 90 % shqiptarë, e cila që nga viti 1999 administrohet nga Organizata e Kombëve të Bashkuara, do të ishte “një kancer për Serbinë”. Sipas Dobrica Qosiqit në çështjen e Kosovës nevojitet një kompromis historik i palëve në konflikt.

Me atë rast “e drejta historike serbe” duhet t’ia lëshojë rrugën “të drejtës etnike shqiptare”. Me fjalë të tjera: në Kosovë gjenden disa manastire të rëndësishme serbe(Manastiri I Deçanit,Patriakana e Pejës,Manastiri I Graçanicës etj), por numerikisht shqiptarët janë në epërsi.

Dobrica Qosiq kërkon që kishat dhe manastiret serbe, të cilat janë ndërtuar në Mesjetë në kuadër të lulëzimit religjioz dhe kulturor të shtetit serb, të kenë status eksterritorial si republika u murgjëve Athos në Greqi.

Dobrica Ćosić - narodni intelektualac sa nezavršenom srednjom školom.


RACISTI QOSIQ

Grindja absurde mbi të drejtën e “atij që ka lindur i pari” në Kosovë, e cila zhvillohet mes historianëve serbë dhe shqiptarë, nga ana e Qosiqit vazhdohet me këmbëngulje. Historianët serbë përfaqësojnë tezën se fiset malore shqiptare u shpërngulën në Kosovë tek në shekullin e 17-të në rrjedhën e fushatave pushtuese të turqve. Historianë shqiptarë, por edhe studiues ndërkombëtarë, kundërpërgjigjen se serbët kanë populluar Ballkanin (dhe Kosovën) në shekullin e 6-të dhe të 7-të. Shqiptarët e konsiderojnë veten pasardhës të ilirëve, të cilët në lashtësi mendohet të kenë jetuar në Kosovën dhe në Shqipërinë e sotme - para marshimit të sllavëve. Meqë burimet historike janë të errëta dhe dëshmitë shkrimore mungojnë, të dy palët e interpretojnë historinë në favor të tyre, duke propaganduar të drejtën paraprake për sundim në Kosovë.

Për këtë qëllim edhe gënjeshtrat më të tmerrshme ngriten në argumente. Kështu kryeministri serb Vlada Gjorgjeviq në trajtesën e tij raciste “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” (Leipzig, 1913) shkroi se shqiptarët atij ia kujtonin “njerëzit e lashtë, të cilët flinin në degë lisash, ku mbaheshin me bishtat e tyre”. Gjatë evolucionit, kur njeriu zbriti nga lisat, bishti i tij u rrudh, “kështu që njerëzve të sotëm u ka mbetur vetëm një gjurmë e vogël prapa. Vetëm në mesin e shqiptarëve duket që në shekullin e 19-të të ketë pasur njerëz me bisht”.

Në këtë traditë shkruan edhe Dobrica Qosiq. Në librin e tij ai nënvizon se ndarja etnike e Kosovës është e detyrueshme, sepse shqiptarët paskëshin “veçori antropologjike”. Po ashtu, sipas tij, Kosova, për shkak të islamizimit të shpejtë, na qenkësh bazë për rekrutimin e luftëtarëve të “Al-Kaidës”. Fakt, ndërkaq, është se në shoqërinë shqiptare të Kosovës feja islame luan një rol të dorës së dytë. Kryengritja e armatosur e UÇK-së kundër shtetit shtypës serb nuk ka qenë e motivuar nga feja. Ideologjinë e saj UÇK e ushqente nga nacionalizmi etnik. Edhe një argument tjetër: rreth 30 për qind e 6 milionë shqiptarëve në Ballkan janë të krishterë ortodoksë dhe katolikë.



I përkëdheluri i Marshalit Jugosllavë Josip Broz Titos

Që teoritë e komplotit, të cilat i tjerr Dobrica Qosiq, ende kanë mbështetës në Serbi, këtë e tregon vëmendja që u kushtohet librit të tij në Beograd. Sapo u botua vepra e Qosiqit, disa politikanë serbë, mes tyre edhe ish-kryeministri Zoran Zhivkoviq, u shprehën për ndarjen e Kosovës. Qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica së paku zyrtarisht këmbëngul në një plan decentralizimi për Kosovën, i cili faktikisht synon ndarjen territoriale.

Shkrimtari Dorica Qosiq ende e sheh veten si “baba të kombit serb”. Pas romaneve të para, ku ai përshkruante luftën partizane dhe luftën e tmerrshme vëllavrasëse të çetnikëve nacionalistë serbë me komunistët, autori më i lexuar i Serbisë përkëdhelej nga Lidhja Komuniste si poet laureatus. Diktatori jugosllav Josip Broz Tito me qejf e merrte komunistin e zjarrtë në udhëtimet e tij me anije nëpër Adriatik.

Kur në fund të viteve 1960 marshali jugosllavë Josip Broz Tito dënoi represionin serb në Kosovë dhe i largoi nga puna disa përgjegjës - mes tyre edhe ministrin e Brendshëm Aleksander Rankoviq, Dobrica Qosiq u largua nga partia komuniste jugosllave.

Nën maskën e disidentit ai u bë burim nocionesh për nacionalistët. Kështu në vitin 1977 Dobrica Qosiq deklaroi: “Ky popull ka një ekzistencë tragjike, sepse ka luftuar për bashkim dhe ka përjetuar ndarjen; ka luftuar për republikën dhe ka fituar monarkinë; ka synuar lirinë dhe ka përfunduar në diktaturë; ka luftuar për vlerat europiane dhe për përparim dhe ka mbetur njëri ndër popujt më të prapambetur në Ballkan”.

Ky mesazh arriti efektin. Në ambientet e tymosura të hotelit “Moskva” në Beograd dhe në rezidencën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) në rrugën Knez Mihajlova shumë intelektualë mendonin dhe skiconin kufijtë për Serbinë e Madhe. “Serbët fitojnë të gjitha luftërat dhe humbin përherë në paqe”, -ishte ankuar Akademi Dobrica Qosiq.

Përmes një indiskrecioni në vitin 1986 në media kishte depërtuar Memorandumi i Akademisë mbi gjendjen e popullit serb. Manifesti nacionalist i shërbeu liderit të ri të komunistëve Slobodan Milosheviq si doracak për politikën e tij agresive në vitet 1990 kundër popujve të tjerë të Jugosllavisë.

Dobrica Qosiq, i cili konsiderohet si udhërrëfyes i luftërave në Kroaci dhe Bosnjë, është njëri nga autorët e Memorandumit dhe e shihte Milosheviqin si shpëtimtar të kombit serb.

Sharmet e diktatorëve serbosllavë

Në pranverë 1992 Qosiq u ligështua nga sharmi i Milosheviqit dhe u zgjodh president i Jugosllavisë së cunguar. Një vit më vonë Milosheviqi e përzuri “Tolstoin serb” - gjoja për shkak të planeve për puç. Atë kohë Qosiq bëri një parashikim profetik: “Sot Milosheviqi është një dukuri anakronike. Frikësohem se misioni i tij do të përfundojë tragjikisht, si në pikëpamje nacionale ashtu dhe në atë personale”.

Në vitet 1990 Dobrica Qosiq u përpoq t’i pastrojë njollat nga biografia e tij. Ai u bë anëtar i lëvizjes studentore “Otpor”, e cila ndikoi dukshëm në rrëzimin e diktaturës së Sllobodan Miloshviqit, kritikoi regjimin dhe mbështeti opozitën. Edhe sot në moshë të thyer Qosiq mban kontakte të ngushta me përfaqësuesit më të lartë të shtetit.






Kur në fillim të korrikut u bë inaugurimi i presidentit të ri serb prof.dr.Boris Tadiq, Dobrica Qosiq ishte në rendin e parë të mysafirëve. Me Akademik prof.dr. Lubomir Tadiqin, babain e kryetarit të tanishëm të Serbisë, Akademik Dobrica Qosiq ,Akademik Antonije Isakoviq i takon rrethit të ideologëve të çështjes serbe.

Lexuesit evropian t’ia rikujtojmë faktin se, që në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi, si i vetmi organ ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera në hapësirat e ish- Jugosllavisë , i kishte hedhur poshtë pohimet e Dick Marty se në Shqipëri dhe në Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato pretendime si të pa bazuara në prova, dëshmi dhe fakte. Raporti i z. Marty thekson ndërsa se, gjoja, shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë nuk ka bashkëpunuar.

 Por, e vërtetat është se, siç u deklarua edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pretendimet e tilla”...janë krejtësisht të pa vërteta, spekulative dhe shpifëse. Institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi në vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009”. Pra, z. Marty, për të cilin deputeti i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, ( në intervistë dhënë radios “ Deutsche Welle) thotë se është “ një demagog” thjesht dhe për qëllime propagandistike , të sojit të makinerisë propaganduese serbe, vazhdon të sajojë, të përpilojë raporte mashtruese të mbështetura nga shërbime të caktuara, madje, të formuluara, pse jo, edhe për qëllime gjeo-politike. Z. Marty dhe bashkë mendimtarët e tij, sikur kanë harruar se, është e lehtë të ngresh gjykime, akuza pas opinioneve, pas direktivave të qendrave të caktuara politike, ndërkohë që, kur opinionet janë ideuar, ngritur mbi opinione atëherë e vërteta nuk mund të vërtetohet.


 Metodologjia prej hetuesi ka si parim prova dhe dokumente të dorës së parë, faktike, dhe jo opinione që dalin nga bota e spekulimeve dhe e propagandës politike. Ndaj, publiku shqiptar po të mos e njihte, z. Marti edhe më herët, si një kundërshtar i rreptë dhe i hapur i pavarësisë së Kosovës, do të mund të habitej se si është e mundur që një deputet i Këshillit të Evropës të del një shpifës i rëndomtë, i cili i inskenon ngjarjet sipas porosisë. Dhe, pjesë e skenarit të porosit bërësve të hartimit të këtij Raporti shpifës është edhe përllogaritja e saktë politike që ai të rikthehet si çështje politike e Këshillit të Evropës në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Përse, fjala vjen, Raporti nuk u bë publik para mbajtjes së zgjedhjeve të lira të 12 dhjetorit 2010 në Kosovë, por tani, pikërisht kur edhe Beogradi po e pranon se, në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pritur dhe nuk ka dashur që udhëheqës i delegacionit të Kosovës të jetë z. Hashim Thaçi, sërish i mandatuar për kryeministër të ardhshëm.

Sidoqoftë, pretendimet e falsifikuara, skandaloze të z. Marty dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar do t’i rrinë si shpatë e Demokleut përderisa, në nivelet më të larta të drejtësisë, ndërkombëtare, evropiane të mos hedhen poshtë, me argumente, dëshmi dhe me prova akuzat, shpifjet, trillimet tendencioze, shumë të dëmshme të autorit të Raportit të aprovuar në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 Të gjitha argumente, provat, drejtësia janë në anën e Kosovës, sepse, është Serbia ajo e cila ka zhvilluar luftë pushtuese, është Serbia ajo e cila që 100 vjet ka bërë gjenocid ndaj popullit të Kosovës, është Serbia ajo e cila ka pasur struktura kriminale shtetërore gjatë luftës së Kosovës, është Serbia ajo e cila vazhdon t’i fshehë krimet dhe kriminelët e luftës, është Serbia ajo e cila, nëpër fushat dhe malet e saja vazhdon t’i fshehë trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë, është Serbia ajo e cila me çdo kusht po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta rrënojë pavarësinë e shtetit më të ri në botë. 

Populli i Kosovës ndërsa, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilloi luftë për çlirim nga sundimi serb, prandaj edhe u përkrah nga Aleanca Veri – Atlantike dhe mbarë bota demokratike. Në atë luftë çlirimtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që, në asnjë rast nuk bëri krime lufte, por, gjithashtu nuk e cenoi as integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, duke dëshmuar botërisht se, po zhvillonte luftë për liri dhe jo për pushtim të territoreve apo të popujve tjerë siç e kishte bërë Serbia.


LEXONI:

http://floripress.blogspot.com/search?q=dobrica+qosiq#!/2012/05/akademiket-dobrica-qosiqantonije.html

http://floripress.blogspot.com/search?q=dobrica+qosiq#!/2012/08/portreti-i-kasapit-te-ballkanit.html


http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5346

Gjuha e shqiptarëve nuk është bijë e ilirishtes


Gjuhëtari austriak Joachim Matzinger në një ligjëratë në Fakultetin e Historisë e Filologjisë pohon tezën e cila njeh si paraardhëse të shqipes jo ilirishten, por para-shqipen e lashtë, gjuhë 3000 vjeçare.
Një analizë nga këndvështrimi i gjuhësisë historike





Elsa Demo
“Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen që shqipja nuk e ka origjinën te ilirishtja”, thotë në përfundim të ligjëratës që gjuhëtari austriak Joachim Matzinger mbajti në një nga sallat kryesore të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, më 9 tetor. Këtu ku është pohuar në më shumë se gjysmë shekulli “teza ilire”.
Ndërsa Matzinger analizoi para studentëve dhe profesorëve të historisë (mungonin gjuhëtarët) që shqipja e sotme është pasardhëse e një gjuhe të vjetër ballkanike, vetjake, që ai e quan proto-shqipe ose parashqipja e lashtë, “një gjuhë që ekzistonte pranë ilirishtes edhe pranë trakishtes, por nuk ka një lidhje me to”. Sepse raportet me këto dy gjuhë janë në bazë të dy hipotezave mbizotëruese për origjinën e shqipes së sotme.
Përfaqësuesit e gjuhësisë shqiptare, dhe Matzinger sjell ndër mend vetëm veprat e Çabejt dhe kontributin e tij “Ilirishtja dhe shqipja”, i botuar në vëllimin “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, por edhe kolegë të huaj, kanë pranuar hipotezën e prejardhjes ilire të shqipes, e lidhur ngushte me autoktoninë e shqiptarëve. Ndërsa në fillim të shek.XX, u zhvillua hipoteza e imigrimit të shqiptarëve në vendin e tyre, hipotezë e lidhur me idenë e romanistit gjerman Gustav Weigand sipas së cilës, shqiptarët janë pasardhësit e trakëve. Matzinger përmend edhe të tjerë si Norbet Jokl që propozuan se “gjuha shqipe përfaqësonte një përzierje ilire dhe trake”.
Nuk ekzistojnë dëshmi të shkruara të gjuhës ilire, disiplina si arkeologjia janë burime memece për këtë çështje, por është gjuhësia historike ajo që mund të ofrojë argumente për raportet e shqipes me gjuhët e përmendura. Joachim Matzinger kujton se në fushën e onomastikës janë dokumentuar mjaft emra ilirë njerëzish dhe vendesh të cilët ndihmojnë për të njohur më mirë historinë e pashkruar të gjuhës shqipe dhe nëse shqiptarët janë ose jo pasaardhës të ilirëve. Gjuhëtari mendon se në zonën e territorit antik ilir që kufizohet sot nga Shqipërinë Qendrore, Shqipëria Veriore dhe Mali i Zi, gjendet një sistem tipik onomastik dhe i pavarur nga onomastika e vendeve fqinje. “Zhvillimi fonetik i emrave antikë në Shqipëri ndodhi sipas ligjeve fonetike shqipe”, argumenton Matzinger. Ai merr për shembuj analize emra qytetesh dhe lumenjsh si Durrës, Shkumbin. Me shembullin e emrit të Shkodrës provon se ky toponim “nuk ka qenë i njohur në mënyrë të pandërprerë, gjatë gjithë kohës ndër shqiptarët dhe as është trashëguar prej kohësh të vjetra. Gjithashtu ky emër vendi nuk të lejon asnjë lloj lidhjeje me ndonjë emër të përgjithshëm të gjuhës shqipe”.
Përfundimi i gjuhëtarit është: mund të supozohet që Evropa Juglindore në parahistori dhe në antikitet ishte një territor ku fliteshin shumë gjuhë të rëndësishme, jo vetëm greqishtja, ilirishtja dhe trakishtja por edhe një gjuhë paraprake nga e cila zhvillohet hap pas hapi gjuha shqipe e që si gjuhë paraprake, mund ta përkufizojmë si protoshqipja. “Si një gjuhë indo-evropiane natyrisht protoshqipja ishte e afërt me gjuhët e tjera të Ballkanit me ilirishten dhe me trakishten, por shqipja nuk është bija as e ilirishtes as e trakishtes.”
Kështu Matzinger kundërshton tezën e Çabejt: “Natyrisht që Çabej kishte tjetër mendim, por sipas hulumtimeve të mia, argumentimi im themelor është se sistemi fonologjik i proto-shqipes dhe i sistemi i ilirishtes janë dy sisteme të ndryshme që nuk pajtohen njëri me tjetrin. Kemi një ndryshim, një diferencë, janë periudha gjuhësore, të cilat duhen interpretuar si dy gjuhë të ndryshme. Kjo është baza ime themelore.”
Sa është e lashtë është kjo parashqipe?
“Mendoj se historia e gjuhës shqipe, e protoshqipes është e vështirë ta themi saktësisht, është mëse 3 mijë vjeçare. Mund të konstatojmë se ka ekzistuar si një gjuhë vetjake e vendit pranë greqishtes. Nga kontakti me romakët kjo gjuhë nuk u romanizua dhe nga kontakti me sllavët nuk u sllavizua. Pavarësisht nga ndikimi i tyre i fortë, gjuha shqipe ka ruajtur pavarësinë e saj gjuhësore dhe tiparet e saj karakteristike. Nga ana e gjuhësisë s’kemi nevojë për ilirët. Gjuha shqipe ka historinë e vet mijëvjeçare dhe shumë interesante dhe vetëm kjo ka rëndësi.”
Idenë e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët, Matzinger e përmendi që në krye të ligjëratës si një çështje të politizuar në kohë. Fillimisht në shek. shek.19 ndër arbëreshë. “Vendi i sotëm i shqiptarëve ishte një territor ilir një vend i banuar prej shumë fiseve ilire, por historia ilire, të paktën historia politike ilire përfundoi në vitin 167 p.e.s kur romakët mundën mbretin e fundit ilir Gentius. Ideja e një prejardhjeje ilire, së fundi e një autoktonie të pandërprerë të popullit shqiptar nga antikiteti deri në ditët tona, u pranua shpejt nga shqiptarët sepse dukej si një shpjegim i natyrshëm. Ishte një argument i rëndësishëm në kohë të stuhishme në shek.19 dhe të 20 kur u formua kombi shqiptar me të drejta të barabarta.”
Çështja e politizimit të shkencave historike e studimeve në gjuhësi, etnografi, letërsi ishte një kryefjalë e takimit të së martës. Subjektivizmi dhe folklorizmi si tipare që e shmangin nga fokusi i kërkimit shkencor objektin e studimit, kanë krijuar një traditë e farkuar nën sistemin e kaluar. Këtë pohuan autorët e pranishëm, Nathalie Clayer, Stephanie Schwandner-Sievers, Oliver Jens Schmitt dhe moderatori i takimit publicisti Fatos Lubonja. Shkas u bë prezantimi në Fakultetin e Historisë e Filologjisë i librit “Historia e Shqiptarëve. Gjendja dhe perspektiva e studimit” (Botimet Përpjekja, 2012). Në këtë botim janë përfshirë ligjërata e Joachim Matzinger “Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike” dhe një tjetër nga kolegu i tij i Universitetit të Vjenës, Stefan Schumacher, me titull “Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo rumanishtes ballkanike”.
Të gjithë autorët në këtë libër janë të huaj, albanologë, historianë, gjuhëtarë e studiues të letërsisë dhe kjo është bërë qëllimisht për të prezantuar një qëndrim kritik në debatin shkencor. Siç tha në takim Oliver Jens Schmitt, përgatitës i librit, ideja e këtij botimi ishte për të zhvilluar “një dialog të strukturuar midis albanologëve, pa i ndarë në shqiptarë dhe të huaj”.
Ndërsa Valentina Duka, zv/dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u shpreh se ky zë i rëndësishëm i albanologëve të huaj që përfaqësohet në botimin “Historia e Shqiptarëve” ka për të qenë “pjesë e kurrikulës zyrtare”, së paku për Departamentin e Historisë.
Joachim Matzinger
Joachim Matzinger ndoqi studimet indo-evropiane pranë Universitetit të Vjenës. Prej vitit 1997 kryen kërkime gjuhësore pranë Institutit të Studimeve Indo-evropiane në Universitetin “Friedrich Schiller” të Jenës. Bashkë me kolegun, Dr. Stefan Schumacher (Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti i Vjenës), Matzinger është marrë me studimin e teksteve të vjetra shqipe, shek.16-18, nga Buzuku, Bogdani dhe po përgatisin një leksikon të sistemit foljor të shqipes së vjetër. Matzinger ka kryer një studim filologjik të “Mbsuame e krështerë (Dottrina cristiana)” e Lekë Matrëngës 1592.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...