Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/01

Për të dialoguar, të kushtëzohet shteti i Serbisë


Ditëve të fundit në ballinat e medieve të shkruara dhe elektronike lajme qendrore janë bërë bisedimet politike Kosovë-Serbi. Këto zhvillime të fundit po konceptohen nga kënde të ndryshme, nga publicistë, analistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Shkruan: Hidajet Ahmeti


Disa mendojnë së këto bisedime nuk sjellin asgjë pozitive për shtetin e Kosovës vetëm ndihmesë për Republikën e Serbisë për anëtarësim në BE, që është si kusht për të normalizuar raportet ndërfqinjësore. Disa analistë mendojnë se nuk ka asgjë të keqe në këto bisedime Kosovë –Serbi, pasi që Kosova i ka vijat e kuqe në disa çështje si duke u mbështetur në Kushtetutën e vendit dhe në planin e Presidentit Ahtisari.
Shumica e subjekteve politike e kanë mbështetur dialogun Kosovë- Serbi, ku dihet javë më parë u miratua rezoluta në Kuvendin e Kosovës e iniciuar nga PDK-ja.
Arsyeja pse nuk duhet biseduar dhe kushtet që duhet t’i bëhen Serbisë
Mendoj se më shumë ka arsye për të mos biseduar sesa për të biseduar. Nga bisedimet e kaluara që kinse ishin bisedime teknike nuk pamë diçka shumë pozitive që sollën këto bisedime. Edhe pse u arritën një sërë marrëveshjesh, pjesa më e madhe tyre nuk u zbatuan në praktikë, mbetën vetëm në letër, gjë që dëshmon se nuk patën ndonjë efekt shumë të madh për shtetin e Kosovës. Nga këto bisedime shihej qartë se përfitoi Republika e Serbisë që fitoi statusin e vendit kandidat për në BE. Mendoj se ka një sërë arsyesh pse nuk duhet të bisedohet me një shtet joserioz sikur që është Serbia. Kushtet e pashmangshme që është dashur t’i bëhen Serbisë janë:
1. Shteti i Serbisë në rend të parë është dashur të kërkojë falje për gjenocidin dhe krimin e bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftën e fundit, për të dëshmuar për gabimin e bërë, nga njerëz të pandërgjegjshëm për të dëshmuar para qytetarëve kosovare dhe opinionit botëror se politika Milosheviqiane ishte e pandërgjegjshme dhe e dëmshme jo vetëm për shtetin e tyre, por për gjithë rendin botëror. Lërë që nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë, por akoma nacionalizmi serb në krye me Nikoliqin dhe Daçiqin vazhdojnë vizionin e Milosheviqit, që nuk pranojnë që ka pasur gjenocid në Kosovë, ku edhe ishin deklarimet e fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë në vizitën e tij në Shqipëri, javë më parë.
2. Pastaj si gjë shumë e rëndësishme për t’i hapur bisedimet me Serbinë dhe si kusht i pashmangshëm është dashur t’i bëhet në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, që edhe pas gati 14 viteve nuk dihet gjë.
3. Arsye tjetër pse nuk duhet biseduar është sepse shteti i Serbisë që ka aspirata evropiane dhe etiketohet si shtet paqësor dhe demokratik akoma brenda aktit më të lartë juridik të shtetit, kushtetutës së saj në Republikën e Kosovës e konsideron si pjesë të veten. Kjo është në kontradiktë me të gjitha vlerat evropiane dhe jashtë të gjitha të drejtave ndërkombëtare.
4. Kusht tjetër që është dashur t’i bëhet Serbisë janë marrëveshjet e arritura në bisedimet teknike që nuk po gjejnë zbatim nga shteti i Serbisë. Atëherë lindin pyetje të shumta pse të bisedohet me një shtet labil siç është Serbia, pse gjithherë ajo të vë kushte për bisedime e Kosova jo, pse ajo gjithherë të fitojë e Kosova jo, janë shumë e shumë pyetje që politikanët kosovarë duhet t’ia shtrojnë vetes.
Diplomatët evropianë vazhdimisht i kanë kërkuar Serbisë që të zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën në kuadër të dialogut teknik, të vazhdojë bisedimet me palën kosovare dhe të shpërbëjë institucionet e saj paralele nga veriu i Kosovës, për të avancuar drejt Bashkimit Evropian.
5. Një domosdoshmëri tjetër për të dialoguar, është dashur kërkuar nga Serbia shuarjen e strukturave ilegale që monitorojnë në Mitrovicën e veriut, që qartazi shihet se janë të nxitura dhe financuara nga Serbia dmth funksionojnë brenda territorit të shtetësisë së Kosovës.
Mendoj se këto kushte kanë qenë esenciale dhe parakushte për shtetin serb për të dialoguar për çështje të larta shtetërore, përndryshe pala kosovare nuk ish dashur të pranonte për të biseduar.
Edhe nëse patjetër duhet biseduar, pala kosovare duhet t’i ketë vijat e kuqe
Kurrsesi nuk duhet të bisedohet për çështje të brendshme, nuk duhet të lejojmë që nga një shtet nga jashtë të futë hundët në çështjet e brendshme, kur dihet se Kosova është shtet sovran i njohur ndërkombëtarisht nga 90 shtete, si konsekuencë rrjedh se Kosova ka krijuar situatën politike juridike dhe kushtetuese karshi shteteve ndërkombëtare. Thuhet se në bisedimet Kosovë-Serbi, Serbia dëshiron të futet në çështjet e brendshme të Kosovës, për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë, lirisht edhe Kosova duhet të kushtëzojë bisedat për hapjen e temës për pakicat shqiptare në Serbi.
(Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc). Mendoj se është një çështje ekuivalente për të dyja shtetet.
Institucionet kosovare kurrsesi nuk duhet pranuar që veriut t’i jepet ndonjë autonomi substanciale për shumë arsye. Njëra është se bie ndesh me kushtetutën e vendit, me planin e Ahtisarit dhe në të njëjtën kohë kjo zgjidhje është shumë e rrezikshme jo vetëm për shtetin e Kosovës por edhe në përgjithësi për Ballkanin. Një zgjidhje e tillë është destabilizuese për rajonin me gjasa shumë të mëdha për konflikt në të ardhmen.
Presion ndërkombëtar për bisedime politike, apo ka ardhur koha për bisedime
Bisedimet politike janë bisedime me nivel dhe përgjegjësi të lartë shtetërore dhe për çështje shumë të rëndësishme. Bisedimet politike nga politikanët kosovarë po thirren kinse për normalizim të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë që një gjë nuk mund të arrihet njëherë përnjëherë kur dihet retorika nacionaliste serbe dhe mentaliteti i tyre. Është akoma herët për të biseduar me një shtet me njerëz të papjekur politikisht me një shtet që akoma jeton me iluzione nuk e pranon realitetin që është i pranuar ndërkombëtarisht. Qëllimi i tyre është të pretendojnë shumë për të nxjerrë pak. Pala kosovare thirret se i kanë vijat e kuqe se deri ku duhet biseduar, duke respektuar kushtetutshmërinë e vendit, planin e Ahtisarit që është një zgjidhje e pranuar ndërkombëtarisht, edhe pse ishte një kompromis i dhimbshëm për shtetin e Kosovës. Nga shumë subjekte politike dhe njohës të problemeve politike, pala kosovare shihet si e papërgatitur kur dihet se kemi të bëjmë më bisedime të nivelit të lartë ku edhe shpesh nga përfaqësues të BE-së është thënë se do të kemi kompromise të vështira për të dyja shtetet. Kritikat për palën kosovare shkojnë në mospërgatitjen e një platforme ku të precizohet mirë se për çka duhet të bisedohet. Qeveria duhet ta ketë një platformë të veten për bisedime me Serbinë, në mënyrë që pastaj ta harmonizojë edhe me faktorët ndërkombëtarë që e mbështesin këtë dialog. Qeveria duhet të jetë shumë e përgatitur për këtë proces dhe sa më shpejt ta hartojë një platformë. Nga njohës të historisë të Ballkanit me dhjetëra herë është thënë se lëvizjet e kufijve në Ballkan kanë përfunduar me luftën e fundit në Kosovë. Bile mund të përmendim vizitën e sekretarit britanik për Politikë të Jashtme, Uilliam Hejg, ku pohoi:”Kufijtë e Evropës Juglindore janë përmbyllur” Mirëpo, politika nocionaliste dhe imperialiste serbe mundohet me çdo kusht që të përfitojë nga rasti. Për fund mund të konkludoj se bisedimet Kosovë-Serbi më shumë janë të projektuara nga Bashkësia Ndërkombëtare, me një fjalë mund të them se në një fare mënyre dialogu Kosovë-Serbi është imponuar. Atëherë pasi që nuk mund t’u ikim bisedimeve politike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ne si palë kosovare duhet të jemi shumë të përgatitur, me një platformë gjithëpërfshirëse shumë të qartë për bisedime. Duke qenë të vendosur që këto bisedime duhet të bëhen në mes dy shteteve sovrane dhe të pavarura për çështje të rëndësishme. Pala kosovare nuk duhet harruar të respektojë kushtetutshmërinë e vendit dhe planin e Ahtisarit si zgjidhje e pranuar ndërkombëtarisht. Pala kosovare duhet të jetë vigjilent dhe syhapur që mos të bëjë ndonjë lloj koncesioni që është në dëm të shtetësisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
(Autori është filozof i diplomuar, absolvent në shkenca politike dhe zv.president në Këshillin e Rinisë Evropiane)

100 VJET SHTET


Pozicinimi i dy forcave më të mëdha politike në vend, pas ndërrimit të modelit të qeverisjes, PD-së së Sali Berishes dhe PS-së së Edi Ramës, mendoj që është shkaktari kryesor i ngecjes së vendit në të gjitha aspektet e jetës dhe zhvillimit këtyre viteve të fundit. Po parafrazoj, edhe pse e kam vështirë të pajtohem, por më duhet me fjalët e Konicës që këtë vend e shkatërruan politikanët, Shqipëria për dallim nga vendet që i ceka më lart është ende larg proceseve integruese për në UE, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë vendet që janë edhe aktorë kyç në gjithë këtë proces


Shkruan: Fidan Kozhani

Të gjithë jemi në pritje të festimit të 100-vjetorit të shtetësisë së shtetit shqiptar, por a ka vend për aq shumë pritje për këtë festë kombëtare besoj që po, por nuk jam edhe shumë i kënaqur për të arriturat e vendit tim, duke shikuar nga kjo perspektivë kohore.

Ndarja e trungut etnik shqiptar

T’i kthehemi zhvillimit të ngjarjeve veç e veç, pas 1912-ës, shteti shqiptar arrin ta fitojë mëvetësinë e vet politike nga gjithë uzurpatorët e kohës që kishin pretendime territoriale mbi hapësirat shqiptare, edhe pse një pjesë bukur e madhe e këtij vendi mbeti jashtë kufijve administrativë, ku edhe sot e kësaj dite situata është e njëjtë në këtë aspekt, trungu etnik shqiptar u nda në shumë sfera të interesit për të gjitha fuqitë e kohës, sepse të gjithë duhet t’i kënaqnin ambiciet e tyre me diçka për të fituar Shqipëria atë që donte, pra ta kishte sovranitetin e saj që ishte pjesë e çdo shtet me funksionim normal. Territori ynë u bë copë-copë nga mbretërit e perandorive të shumta, Kosova mbeti pa dashje jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme tash për t’u bërë shtet në vete, edhe pse shumë vonë e më shumë probleme të natyrave të ndryshme, Çamëria mbeti nën Greqinë e sotme, një pjesë bukur e madhe e territorit mbeti nën Maqedoninë e tanishme, ku edhe këtu po vërehet qartë se pa një stabilizim të plotë të faktorit shqiptar në këtë pjesë nuk do ketë qetësi këtu dhe me gjitha problemet shtesë që ka ky shtet tash, p.sh. kontestimi i emrit të sajë kushtetues nga ana e Greqisë, dhe mosrespektimi i marrëveshjes Kornizë të OHRIT, nga ky vend qetësia institucionale shpesh herë këtu po vihet në pikëpyetje të madhe, ajo që ishte më e dhimbshme nga i gjithë ky skenar i përgatitur nga fuqitë dominuese të kohës mbi trojet tona se nuk u kënaqën me pak,vazhduan prapë serinë e ndarjeve të vendit tonë,dhe Shqipëria sa vinte e tkurrej çdo vit e më shumë,Malit të Zi,që atëherë ishte në aleanca të ndryshme me fuqitë e kohës së bashku me Serbinë , i ju nda edhe këtyre pjesa që sipas pashallarëve të Evropës tinëzare u takonte, pjesa shumë e ndritshme dhe shumë strategjike për shtetet që janë sot pjesë e tyre Ulqini, Tuzi, Malësia e ca vende të tjera ku sot ky shtet fiton shumë nga turizmi, nga tokat shqiptare, edhe pse këtu flitet që faktori shqiptar ka disa të drejta, por jo edhe ato që ju takojnë në proporcion me numrin e popullatës që jeton atje. Serbinë e lanë zorrë-qorre të Ballkanit Perëndimor për të shpërthyer herët a vonë, nën sundimin e saj mbeti Kosova dhe një pjesë shumë e madhe e territorit të Shqipërisë së sotme, Presheva, Medvegja, Bujanoci, mbetën nën këtë perandori ku edhe sot e kësaj dite problemi me këto treva mbetet ende i pazgjidhur nga autoritetet serbe dhe Kosova falë luftës së lavdishme të UÇK-së e fitoi pavarësinë e saj me shumë mund, vuajtje e sakrificë, sa të padrejtë kanë qenë kundrejt nesh pashallarët e Evropës, na bënë copë-copë, të ndarë na e ngulfatën vullnetin tonë për një shtet të vetëm.
Fajet e elitës politike shqiptare
Nëse kapemi në aspektin komparativ të kohës dhe e fusim edhe Shqipërinë në këtë mes me zhvillimet që kanë ndodhur edhe brenda vendeve në rajon, p.sh. Slloveninë,Kroacinë,Maqedoninë,ne kemi mundur të jemi shumë përpara, por fatkeqësisht jemi shumë mbrapa tyre në shumë çështje pikërisht për fajin e elitës politike në Shqipëri, dihet mirëfilli që një kohë Shqipëria e kishte kaluar nëpër një sistem politik komunist të egër, ku lidhja e elitës politike me vendet me regjim komunist dhe mbajtja e mbyllur e vendit tonë me vite të tëra karshi vendeve prosperuese demokratike, mendoj në perspektivë ishte fatale për popullin tonë në tërësi. Tranzicioni ishte shumë i vështirë në këtë vend, elita politike pasurohej, populli varfërohej dhe jetesa ishte dhe vazhdon të jetë shumë e vështirë për një pjesë të madhe të njerëzve atje, vijmë te ndryshimi i sistemit politik, nga komunizmi i egër kalojmë në demokraci dhe nga një sistem monopartiak dalim te pluralizmi politik. Kalon edhe kjo fazë me shumë probleme e sfida të shtetndërtimit të saj, njerëzit nuk ishin të kënaqur me mënyrën e qeverisjes dhe me shumë protesta e forma tjera të presionit publik kërkonin një jetë më të mirë. Arrin që pas gjithë atyre problemeve Shqipëria ta instaloi një sistem multipartiak, përkatësisht bipartizmin politik në vend, me pjesëmarrje edhe të disa partive të vogla për numra në qeverisje, por edhe pse ky vend kaloi gjithë këtë rrugëtim të vështirë ndër vite, jeta dhe vendi nuk po ecën në drejtimin e duhur, prapë aspekti krahasues Maqedonia, Kroacia, Sllovenia kanë diku 20 vjet që janë shtet ku janë ato në rrugëtimin e tyre për shtet normal e funksional, e ku është Shqipëria ime, në rrugën e saj kjo nuk do menduar shumë. Pozicionimi i dy forcave më të mëdha politike në vend pas ndërrimit të modelit të qeverisjes, PD-së së Sali Berishes dhe PS-së së Edi Ramës, mendoj që janë shkaktarët kryesor të ngecjes së vendit në të gjitha aspektet e jetës dhe zhvillimit këtyre viteve të fundit, po parafrazoj edhe pse e kam vështirë të pajtohem, por më duhet me fjalët e Konicës që këtë vend e shkatërruan politikanët, Shqipëria për dallim nga vendet që i ceka më lart është ende larg proceseve integruese për në UE, ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë vendet që janë edhe aktorë kyç në gjithë këtë proces.
Zhvillimi i vendit
Shqipëria ka fituar që të jetë pjesë e zonës Shengeni i Bardhë që në terminologjinë e integrimeve evropiane njihet si lëvizja e lirë e njerëzve brenda vendeve që janë pjesë e Bllokut të UE-së, por nëse kthehemi në retrospektivë Shqipëria e ka fituar pavarësinë e saj më 1912, UE është formuar diku pas Luftës së Dytë Botërore rreth viteve të ‘50-ta të shekullit të kaluar, s’do mend se në një vend normal sot Shqipëria do të duhej të ishte krah vendeve që bëjnë politikën evropiane sot siç janë Gjermani, Franca e Anglia, por ku është defekti sot këtu, 100% e njerëzve që kanë bërë politikë atje dhe që po vazhdojnë të bëjnë duke mos gjetur për problemin edhe më të vogël konsensusin politik dhe duke mos qarë shumë hallet për popullin dhe zhvillimin e vendit, por për karriget e ngrohta që sjell pushteti. Sot në Shqipëri ende kundërshtari politik shikohet si armik dhe jo bashkëpunëtor. Sot në Shqipëri klasa politike nuk mund të zgjedhë asgjë vetëm që shkon në interes kombëtar, por duhen ambasadorët e vendeve mike që t’ua zgjidhin problemet e tyre, rasti me imunitetin tani, kurse më herët me ligjin dhe zonat zgjedhore. Sot Shqipëria është vend i varfër me zhvillim shumë të lehtë ekonomik me një papunësi të madhe, me një GDP jokonkurrente me vendet në rajon p.sh. Mali i Zi, të ardhurat për kokë banori arrijnë të jenë diku të përafërta me vendet e UE-së, flasim për raportet e ndryshme ekonomike, që ky vend arrin ta mbajë veten me turizëm, por turizmin e ka edhe ëma Shqipëri, ku është ajo në këtë mes të zhvillimit dhe prosperitetit të saj demokratik, mungon vullneti politik dhe shoqëror që ky vend të ecën hovshëm drejt arritjeve të saj në të gjitha zhvillimet e jetës, qoftë politike, sociale, kulturore, ekonomike etj. Para së gjithash, edhe në politikën tonë duhet të ekzistojë morali dhe vullneti për të bërë punë të mira në shërbim të vendit dhe kombit, sepse as sllovenët e as kroatët, por as malazezët nuk kanë asgjë ma shumë se ne, por dukuria që tek ata është e shprehur për politikën është slogani “të bashkuar mund të bëjmë punë të mëdha” dhe ata këtë e kanë arritur, kurse te ne është e shprehur e kundërta. Për dallim nga kolektivizmi i atyre te ne është shumë i shprehur UNI, individualizmi për të marrë bajrakun e fitores për çështje të ndryshme të shtetit, gjë që mendoj kjo dukuri duhet të eliminohet dhe duhet që t’i subordinohet individualizmi i kolektivizmit dhe uni në këtë rast të zëvendësohet me bashkësi, politika të mos merret më shumë si privilegj, por si përgjegjësi për t’i shërbyer sovranit me nder e krenari, dhe besoj shumë që punët tona do të jenë më në terezi. Edhe pse pak vonë, ju lutem ta provojmë këtë gjithë së bashku, suksesi ka me qenë i garantuar, ju premtoj për këtë.

Shqipërisë Etnike i duhen kreshnikët patriotë dhe vizionarë



Pa zgjidhjen e çështjes koloniale të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, nuk mund të jetë mbyllur çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan

Shkruan: Prof. dr. Mehdi HYSENI


Ata që pa kurrfarë zori dhe pa kurrfarë trysnie janë vetëshpëpallur botërisht kundër bashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, sikurse kryeministri Sali Berisha (disa herë rresht), nuk kanë asnjë të drejtë, që t’i kritikojnë, anatemojnë dhe denoncojnë para botës, ata kryeliderë të partive, të lëvizjeve, të fronteve, të Listës së Shqipërisë Natyrale etj., pse me plot të drejtë po kërkojnë dhe po veprojnë legalisht me mjete politike, demokratike dhe paqësore, që kombit shqiptar dhe Shqipërisë Etnike, t’u njihet e drejta e ligjshme, historike dhe e vetëvendosjes, që të bashkohen edhe si komb, edhe si shtet , ashtu sikurse shtetet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës. Pavarësisht se çfarë paragjykojnë dhe deklarojnë politikanët dhe diplomatët e ndryshëm ballkanikë, evropianë dhe ndërkombëtarë se gjoja, tanimë është “mbyllur kaptina e ndryshimit të kufijve në Evropën Juglindore”, pa zgjidhjen e çështjes koloniale të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, nuk mund të jetë mbyllur çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan, sepse ata janë artificialë dhe të papranueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare.
-Skënderbeu nuk ka dashur, as nuk ka pranuar kurrfarë ofertash, as kompromise politike, as luftëra të imponuara të perandorive të ndryshme të kohës së tij, që në mënyrë të vullnetshme, ose me forcë, të integrohej dhe të aliazhohej qoftë në bllokun e Lindjes, qoftë në bllokun e Perëndimit, por tërë jetën luftoi që të integrohej me shqiptarët dhe me Shqipërinë. Luftoi dhe kontribuoi vetëm për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, jo as të Lindjes, e as të Perëndimit. Kjo është një nga veçoritë dhe meritat më thelbësore kombëtare dhe atdhetare, që kryetrimin legjendar-babanë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë, e bëjnë të pavdekshëm dhe të pazëvendësueshëm si njeri, si hero dhe si burrë shteti në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Ata shqipfolës dallkaukë dhe të verbër, që duan të tregohen para botës, më papë se papa, më sheikë se sheikët arabikë, më evropianë se evropianët, më grekë se grekët , më serbë se serbët, më malazezë se malazeztë, më maqedonas se maqedonasit, populli shqiptar, nuk do të duhej t’i votonte që të vinin në krye të Shqipërisë, sepse ata janë e keqja më e zezë dhe tragjedia më jetëgjatë e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar në Ballkan. Shqipërinë duhet ta drejtojnë vetëm ata shqiptarë që nuk i zë gjumi për hallet dhe për brengat e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, që pareshtur ditë e natë (kudo që ndodhen brenda apo jashtë Shqipërisë) luftojnë për mbrojtjen e identitetit dhe të sovranitetit të saj kombëtar, territorial dhe shtetëror, jo vetëm brenda kufijve ekzistues artificialë, por brenda kufijve natyralë, historikë, gjeopolitikë dhe kombëtarë të Shqipërisë Etnike.
Vetëm ata që e duan dhe, që pa kursyer asgjë punojnë dhe veprojnë për të mirën e përgjithshme të kombit dhe të atdheut shqiptar, janë me Zotin, jo me shejtanët e shtirë dhe të kamufluar të Zotit dhe të Shqipërisë Etnike! Pa dyshim se, Zoti i madhëruar i ndihmon dhe i mbron vetëm ata shqiptarë të vërtetë, që e besojnë dhe i binden Zotit, që sakrifikojnë dhe, që e mbrojnë Kombin dhe Atdheun e tyre, jo derbederët, që luftojnë dhe vrasin kundërshtarët e tyre politikë dhe atdhetarë, (që e vrasin popullin, duke e lënë pa bukë, pa punë, pa ekzistencë, pa strehë, pa liri, pa ardhmëri dhe pa mirëqenie), vetëm për t’u pasuruar dhe,për të sunduar e qëndruar sa më gjatë në pushtet, me familje, me akraballëk, me miqësi, me parti,me klane, me mëhalla, me nahije, me fise, me grupe të ndryshme të interesit nepotist, despotik, oligarkist dhe anarkik, me qëllim që (sipas mësimeve, interesave të ndryshme ekonomike, politike dhe strategjike, me prirje neokolonialiste), ta shkatërrojnë interesin e përgjithshëm dhe vlerat e paçmueshme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
“Çakall” politik dhe fetar është vetë Sali Berisha, jo Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu!
Sepse, në radhë të parë ka shkelur të drejtën historike dhe legjitime dhe, të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar, duke deklaruar disa herë rresht, se është kundër ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Këtë e vërteton, edhe gjendja e mjerueshme e shqiptarëve dhe e territoreve të kolonizuara të Shqipërisë Etnike nën Serbi, nën Mal të Zi, nën Maqedoni dhe nën Greqi.
“Sali Berisha sulmon Topin dhe Spahiun se janë mjeranë, pa identitet e pa Zot. Janë ateistë, që kanë frikë Zotin, ndaj edhe kërkojnë që të mos bëhet regjistrimi sipas fesë.” (www.gazetatema.net/web/20 korrik/2011).
Vërtet, nuk ka argument më të qëndrueshëm sesa ky, që Salih Berishën, ta braktisë edhe Zoti, edhe kombi shqiptar, edhe Shqipëria Etnike, sepse i ka quajtur “mjeranë, pa identitet dhe pa Zot”, jo vetëm ish-presidentin e tij, Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiun (pse e kanë ngritur zërin kundër asimilimit dhe shkombëtarizimit të qindra e mijëra shqiptarëve në kombësinë greke), por të gjithë ata patriotë shqiptarë, që janë dëshmuar dhe, përditë po dëshmohen me punën dhe me veprën e tyre në të mirë të shkolonizimit dhe të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Sipas këtyre akuzave të pathemelta dhe tejet të turpshme në sy të opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, po del se Sali Berisha është jo vetëm “politikan i hollë” dhe shtetar “i pazëvendësueshëm”, por edhe “profet”, sepse po e ditka se Topi dhe Spahiu “janë pa identitet dhe pa Zot, dhe se i frikësohen Zotit”!?
Çfarë naiviteti dhe budallallëku propagandistik ky? - Po, ku e di Sali Berisha se, cilët janë ata shqiptarë, që i “paskësha përjashtuar Zoti”, për shkak se i paskan shkelur “qitapët” e politikës antibashkuese dhe antikombëtare të kryeministrit Sali Berisha?!
E, po këso lloj “prognoze fetare”, se kush është pa Zot, kush i frikësohet Zotit, kush e do Zotin, kush e beson Zotin, nuk kanë mundësi, ta japin, as politikanët, as kryetarët, as kryeministrat, as ministrat, as diplomatët e, as një shteti në botë, as hoxhallarët, as priftërinjtë, as shehët, as xhamia, as kisha e as teqeja. Këtë e di vetëm i Madhi Zot! Askush tjetër! - Prandaj, një mundësi dhe, një aftësi të tillë, nuk e ka as kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, as qeveria e as partia e tij politike në pushtet. Se Sali Berisha është një fatkeqësi, një paradoks dhe një kontraversë politike, kombëtare, demokratike dhe shtetërore, këtë qe njëzet vjet e ka provuar pushteti i tij i pakufizuar dhe absolut. Mirëpo, deri më sot, me rastin e shpërpalljes së këtyre akuzave absurde, intrigante dhe provokuese në adresë të ish-presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi dhe të ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, askush nuk e ka ditur se kryeministri Sali Berisha, “është edhe mesingjer” i Zotit! Ndryshe nuk do ta ngatërronte Zotin me problemin e regjistrimit etnik-fetar të popullsisë! Ndryshe, nuk do të thoshte se Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, “janë pa Zot dhe ateistë që i frikësohen Zotit”! Po, çfarë lidhjesh ka Zoti me regjistrimin etnik-fetar dhe me “dallaveret” politike të Sali Berishës, në dëm të identitetit kombëtar shqiptar?! -Kurrfarë! - Pra, lërini, mos e përfolni, as mos u thirrni në emër të Zotit, për realizimin e qëllimeve të ndyra politike, ekonomike, tregtare dhe antikombëtare shqiptare! -Lëreni, mos e involvoni edhe Zotin në politikë të pistë dhe në biznes ekonomiko-tregtar për të shfrytëzuar dhe varfëruar sa më shumë popullin, sepse Ai është i Gjithëpushtetshëm, e ua the qafën, pa të keqen e kombit të bashkuar shqiptar dhe të Shqipërisë së bashkuar etnike !
Antiteza e Salih Berishëve - kreshnikë spahinjtë dhe Aleanca Kuq e Zi!
I lumtë Kreshnik Spahiut (ish-nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë), që nxori sipërfaqe dhe e demaskoi botërisht ligjin dhe politikën e gabuar shtetërore të Shqipërisë lidhur me “regjistrimin etnik-fetar” të popullsisë. Sipas këtij ligji, qindra dhe mijëra shqiptarë në Shqipëri, kanë ndërruar kombësinë e tyre në atë greke. Si rrjedhim i një deformiteti të këtillë kombëtar, erdhi në shprehje edhe dalja në skenën politike dhe kombëtare shqiptare e Aleancës Kuq e Zi, e cila përmes paneleve dhe manifestimeve të saj nëpër hapësirat e Shqipërisë Etnike, me këmbëngulësi dhe, krejt në mënyrë ligjore, demokratike dhe paqësore po apelon dhe po kërkon nga institucionet dhe nga organet më të larta shtetërore (politike, juridike, kushtetuese dhe të drejtësisë) të Republikës së Shqipërisë që të pezullojnë regjistrimin etnik-fetar ngase kjo formë e deklarimit është kërcënim direkt dhe indirekt i shpërbërjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve në Shqipëri. Së fundi, një këshillë praktike dhe kombëtare shqiptare, jo frazeologjike dhe astrologjike për kryeministrin aktual të Shqipërisë (nëse nuk “ta mban” aksi politik, për shkak të kombinimeve të aleancave të ndryshme rajonale dhe evropiane), -Sali Berisha, mos e rrej, mos e mashtro dhe mos e politizo edhe Zotin si popullin dhe Shqipërinë, se Zoti është i madh dhe i plotfuqishëm, mund ta thyejë qafën për gabimet që i ke bërë dhe, që je duke i bërë tash 20 vjet radhazi në kurriz të interesit të përgjithshëm të çlirimit dhe të bashkimit kombit dhe të Shqipërisë Etnike. -Nëse do të afrohesh me Zotin dhe me popullin, së pari, zbatoje Kushtetutën, ku thotë se: “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar...”! - E, mos shit mend, se nuk ka kohë Zoti, as profetët tij, që të mirren me përrallat tuaja politike dhe propagandistike, në emër të popullit, të Zotit, të patriotizmit dhe të demokracisë. Të gjithë shqiptarët, duhet të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm se, ata politikanë, shtetarë dhe fetarë shqiptarë, të cilët me në krye Sali Berishën, qe 20 vjet (1990-2012), e kanë fronzuar në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, priftin grek Anastas Janullatos, ata nuk janë dashamirë të Zotit, as të Kombit Shqiptar e as të Shqipërisë, por vetëm miq besnikë të grekëve dhe të Greqisë, si dhe miq, tyxharë, dhe shërbëtorë të agjenturave të tjera të huaja, të cilat tash e njëzet vjet e kanë vërshuar Shqipërinë dhe Ballkanin.

Të gjithë e kemi dashur një Kosovë, shumë më ndryshe


Të gjithë e kemi dashur një Kosovë më ndryshe, një Kosovë përparimtare, të rehatshme, demokratike. E kemi dashur, pra, një Kosovë ku sundon rendi dhe ligji. Një Kosovë pa korrupsion dhe krim të organizuar. E më së shumti e kemi dashur një Kosovë unike, ku sundon mendimi i përbashkët i të gjitha partive. Ku flitet me një zë. Fatkeqësisht ka përçarje të mëdha në mes liderëve dhe partive të ndryshme. Mungon uniteti dhe bashkimi

Shkruan: Mr. Bislim Aliu

Kosovën tonë të gjithë e duan, i madhe e i vogël, edhe pse shumëçka nuk është në rregull. Dhe shumëçka edhe po na mungon. E populli vijimisht disi është bërë skeptik, duke menduar vazhdimisht se Kosova pas luftës do të përparojë dhe përditë do të bëhet mirë e më mirë. Megjithatë, fatkeqësisht tash 13 vjet s’ka përparim, s’ka ligjshmëri, s’ka demokraci, s’ka liri të shprehjes, s’ka, s’ka… dhe na u ka mbushur koka me skepticizëm dhe me mangësi të shumëllojta, që vazhdimisht po na pengojnë, për një jetë të rehatshme. Megjithatë, kemi menduar dhe shumë kemi shpresuar më ndryshe. Pra, për një Kosovë përparimtare dhe shumë demokratike.
1.
Në këtë konglomerat shpresash kemi shpresuar dhe shumë kemi shpresuar. Megjithatë, shteti me shpresa nuk formohet dhe nuk ecën përpara. Shteti formohet me punë. Pra me punë konkrete dhe me punë të vullnetshme. Shteti nuk përparohet, vetëm me fjalë teorike. Ndaj, vetëm vepra konkrete e bën shtetin e fortë dhe të ligjshëm.
Jemi mësuar ne në Kosovë, vetëm të flasim. Vetëm t’i bëjmë qejf vetes. Pra, jemi mësuar, varg e vijë, që të flasim shumë për patriotizëm dhe besa edhe për bajraktarizëm. E vepra konkrete përherë po na mungon. Ky vend do angazhim konkret dhe angazhim të sinqertë. Që secili ta kryej punën e vet ashtu si duhet dhe të përgjigjet për atë. Dhe a po e kryejmë secili punën si duhet, apo vazhdimisht po i bishtnojmë asaj!
Dhe për këtë e me gjithë mend e bëjë pyetjen; Vallë, deri kur të merremi me fjalë të mëdha teorike dhe me patriotizëm të tepruar? Dhe a është më patriotike dhe më humane që secili ta punojmë punën me ndershmëri; si mësuesi, profesori, mjeku, bujku, futbollisti, pylltari, këngëtari, piktori…pra ta ngremë cilësinë e punës, për të mirën e këtij vendi, apo përherë të merremi me fjalë të mëdha dhe fare boshe!
Pra, ta shikojmë punën dhe vetëm punën. Vetëm ky është patriotizëm praktik. Ndaj, vetëm praktika është garanci e suksesit. E ne më kot jemi mësuar të flasim dhe vetëm të flasim. Eu vallë, sa bukur dimë të flasim. E, pak flasim me punë. Me punë të sinqertë. Pra, na mungon sinqeriteti për të punuar dhe për të ecur përpara. Na mungon vullneti për të mirën e vendit.
2.
Gjithsesi të gjithë kemi dashur një Kosovë shumë më ndryshe. Një Kosovë përparimtare, një Kosovë të rehatshme, ku secili do të bënë një jetë të lumtur dhe një jetë pa brenga. Dhe kemi shpresuar vazhdimisht kemi shpresuar, për një Kosovë, ku do të sundon ligji dhe ligjshmëria. E vazhdimisht ligji përmendet kudo, e në realitet ai nuk funksionon apo nuk zbatohet si duhet. Janë mbledhur lëndë e lëndë që të zgjidhen, por më kot presim e presim dhe u mbytem duke pritur. Megjithatë, shqiptarët e kanë shpresën e madhe. Kjo, sigurisht është veti shumë e mirë, por në anën tjetër duhet edhe të punojmë. Këtë asnjëherë, mos ta harrojmë. Vetëm puna e sinqertë do të na shpie përpara. Fatkeqësisht, ajo po na mungon dhe deri kur ajo do të na mungojë?
3.
Kemi shpresuar, pra një Kosovë pa korrupsion dhe pa krim të organizuar. E fatkeqësisht korrupsioni, vazhdimisht po lulëzon. Ai pra gjendet kudo e kurdo. Ai ka quar krye në çdo pore të jetës. Kjo njollë e zezë, shumë po e dëmton Kosovën. Atë po e gjykojmë vetëm teorikisht. Atë nuk po e gjykojmë praktikisht.
Në anën tjetër, po na mungon uniteti konkret për ta gjykuar atë. A thua deri kur do të na mungon ky konkretizim! Zaten, në këto kushte, populli mbeti i varfër. Kjo varfëri përditë po na shtohet e po na shtohet. Dhe, një kategori, mbeti jashtë mase i varfër. A kemi mundur dhe a po mendojmë se atyre duhet ndihmuar, apo përherë duhet lënë ata që të vuajnë!
4.
Vazhdimisht kemi shpresuar dhe shpresën e patëm të madhe, se gjendja ekonomike do të përmirësohet dhe do të jetë më e mirë. Megjithatë, papunësia është e madhe. Flitet për 60% të papunë. E më së shumti të rinj. Ata duan punë. Me diploma në xhepa, ata sillen rrugëve. E më kot ata shpresojnë… Në anën tjetër, një pjesë bukur e mirë e politikanëve tanë punojnë në 4-5 vende të punës! E të rinjtë tanë më kot kërkojnë punë. Politikanët tanë plot gojën e kanë ligj e demokraci. Këtë e bëjnë vetëm me teori, e praktikisht, ata asnjëherë nuk veprojnë. E të rinjtë tanë, përherë flasin e flasin; edhe kësaj i thonë ligj e demokraci?...
5.
Jemi mësuar të flasim dhe vazhdimisht kështu edhe veprojmë. E pak jemi mësuar që të punojmë. Dhe vallë a do të mbushemi ndonjëherë mend, se ky vend do punë dhe me sinqeritet do punë. Ky vend do drejtësi, demokraci, por edhe shumë njerëzi..
S’do mend se Kosova është lodhur dhe skajshmërisht është lodhur nga papunësia dhe nga parregullsia. Mjaft kemi vuajtur. Dhe, mjaft kemi qenë të nënçmuar dhe të përbuzur. Kemi qenë të burgosur dhe të vrarë. E tani na duhet vendosmëria për punë dhe për të ecur përpara. Borxh e kemi para populli dhe para shteti që të punojmë dhe me sinqeritet të punojmë. Këtë përherë e do Kosova jonë e dashur. Këtë amanet duhet ta kemi të qartë dhe asnjëherë mos ta harrojmë. “Kosova është gjaku im që nuk falet” thoshte përherë, poeti ynë i madh Ali Podrimja. Këtë, pra, duhet ta kujtojmë dhe në bazë të saj edhe të veprojmë.
6.
Pra tashmë 13 vjet kemi dashur dhe vazhdimisht kemi shpresuar, një Kosovë shumë më ndryshe. Një Kosovë unike. Një Kosovë ku sundon ligji dhe ligjshmëria. Kemi dashur një Kosovë përparimtare. Një Kosovë të bashkuar, ku të gjitha partitë do të flasin me një zë. Ku liderët tanë, për të cilët votoi populli, do të jenë të bashkuar dhe do të punojnë shumë më tepër për të mirën e këtij vendi dhe të këtij populli. Kemi dashur pra, e gjithmonë do të dëshironim një Kosovë demokratike e shumë përparimtare. Një Kosovë ku secili punon punën e vet ashtu si duhet. Pra, tash e 13 vjet, shpresuam dhe përherë do të shpresojmë një Kosovë shumë më ndryshe.
Një Kosovë të fortë dhe stabile. Apo, vetëm po shpresojmë e po shpresojmë. Dhe, vallë deri kur duhet, vetëm shpresuar?

JO DIALOG ME SERBINË PËR PREKJEN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Se në bisedimet e ardhshme serbo - shqiptare të nivelit më të lartë shtetëror midis Beogradit dhe Prishtinës, do të debatohet për rivlerësimin e statusit politik të Kosovës, këtë e provojnë edhe përpjekjet e qarqeve politike zyrtare në Prishtinë, në Beograd dhe në Bruksel, të cilat që tani janë duke kërkuar formula dhe modele të ndryshme politike për njohjen e autonomisë politike dhe territoriale të kolonëve serbë në pjesën veriore të Kosovës

Shkruan: Prof.dr. Mehdi HYSENI

Në njërën anë, Kushtetuta e Kosovës dhe, në anën tjetër, Kushtetuta e Serbisë, e mohojnë të vërtetën se Kosova është e Shqipërisë Etnike, si dhe bashkimin e saj me Shqipërinë Etnike. Mbi këtë absurd të papranueshëm dhe të paqëndrueshëm kushtetues, Serbia Kosovën e quan “provincë të veten”, kurse sipas Kushtetutës së Kosovës, asaj i mohohet e drejta historike dhe legjitime që të bashkohet me Shqipërinë Etnike. Pikërisht mbi këtë paradoks kushtetues, Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë të imponuar dhe të sponsorizuar nga PDK-ja, e cila ligjërisht ia hapi derën Serbisë dhe mbështetësve të saj euro-ndërkombëtarë, që të fillojnë negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit për rivlerësimin politik të statusit të pavarësisë së Kosovës. Se në bisedimet e ardhshme serbo - shqiptare të nivelit më të lartë shtetëror midis Beogradit dhe Prishtinës, do të debatohet për rivlerësimin e statusit politik të Kosovës, këtë e provojnë edhe përpjekjet e qarqeve politike zyrtare në Prishtinë, në Beograd dhe në Bruksel, të cilat që tani janë duke kërkuar formula dhe modele të ndryshme politike për njohjen e autonomisë politike dhe territoriale të kolonëve serbë në pjesën veriore të Kosovës.
Kosova, e pavarur dhe i përket Shqipërisë Etnike
Për më tepër asnjë model i huaj autonomist nuk është i pranueshëm për Kosovën e pavarur, sepse historikisht dhe ligjërisht Kosova është pjesë e territorit integral të Shqipërisë Etnike. Në këtë pikëvështrim, pazaret me Serbinë kolonialiste janë të mbyllura përgjithmonë, më 17 shkurt 2008, kur Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, në saje të angazhimit dhe të përpjekjeve direkte luftarake, humanitare, politike, diplomatike, demokratike dhe paqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve të saj europerëndimorë (NATO dhe BE). Prandaj, as “modeli i dy Gjermanive” nuk zgjidh asnjë problem midis Serbisë dhe Kosovës, sepse është fjala për dy shtete dhe për dy popuj të ndryshëm, që nuk kanë asgjë të përbashkët! Kjo është arsyeja kryesore pse normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, nuk mund të bëhet sipas modelit të dy Gjermanive, sepse në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me të njëjtin popull, me të njëjtin territor dhe me të njëjtin shtet, sikurse që ishte një popull gjerman dhe një shtet gjerman, i ndarë në dysh nga fuqitë e mëdha botërore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945).
“Modeli i dy Gjermanive” nuk gjeti mbështetje nga diplomacia e aksit Beograd - Moskë
E vërteta është se më 2007 (kur zhvilloheshin bisedimet serbo - shqiptare për statusin politik të Kosovës në Vjenë) Moska dhe Beogradi e patën refuzuar “Planin e dy Gjermanive” (1972), të propozuar nga Volfgang Ishinger, e, pse tash, pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008), më 19 tetor 2012, diplomati numër dy i Ambasadës gjermane në Beograd, Mihael Hasenau, ka propozuar modelin e dy Gjermanive për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Kosovës, duke vlerësuar se nuk është e domosdoshme që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës si parakusht për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Pavarësisht nga interesimi dhe dëshira e diplomatit gjerman, që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre, ky propozim është i papranueshëm për Kosovën, sepse paragjykon rishqyrtimin e statusit të pavarur të saj. Në anën tjetër, derisa diplomacia gjermane dhe e shteteve të tjera të Evropës Perëndimore ( 22 shtete të BE-së), që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e kushtëzon Serbinë me njohjen paraprake të pavarësisë së Kosovës, që si dy shtete të barabarta, t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre, çdo formulë dhe opsion tjetër për të negociuar me Serbinë, do të shpinte drejt zhvlerësimit të statusit të pavarur të Kosovës, në favor të Serbisë kolonialiste. Ky propozim i diplomatit gjerman Mihael Hasenau, është në kundërshtim flagrant me planin e Marti Ahtisarit për Kosovën, i cili ka filluar të zbatohet që nga 17 shkurti 2008, kur Amerika dhe BE-ja e njohën pavarësinë e Kosovës.
Formula e “dy Gjermanive” e përjashton “Planin e Marti Ahtisarit”
Bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar planin e Marti Ahtisarit për Kosovën, kështu që, tani, diplomacia e BE-së nuk ka nevojë të rraskapitet në kërkimin e gjetjes së kurrfarë modeli të “dy Gjermanive”, të propozuar para pesë vitesh ( para se të zgjidhej statusi përfundimtar i Kosovës, më 17 shkurt 2008) si “formulë kompromisi”, e pati propozuar diplomati gjerman Volfgang Ishinger, por diplomacia serbo-ruse prerazi e pati hedhur poshtë si të papranueshëm për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Sikur bashkësia ndërkombëtare, postfestum, do ta “shtynte modelin e dy Gjermanive” të Volfgang Ishingerit për rishqyrtimin e statusit të Kosovës (ashtu si po u konvenon Beogradit dhe Moskës, si dhe lakejve të tyre shqipfolës, që ende po ushqehen me çokollata e bonbone të Serbisë), atëherë, sipas së drejtës ndërkombëtare, kjo të do të ishte precedencë, sepse në atë rast, do të goditeshin edhe Kosova, edhe Amerika, edhe Bashkimi Evropian, edhe NATO-ja, edhe OKB-ja së bashku me emisarin e saj special ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, Marti Ahtisari, i cili për planin e tij të suksesshëm dhe të pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare, edhe u shpërblye me çmimin ‘Nobel’. Në rastin më të skajshëm, zhvlerësimi i pavarësisë së Kosovës do të mund të bëhej vetëm me luftë(!) Mirëpo, një luftë të tillë absurde eventuale agresive pushtuese, do ta humbnin edhe Serbia, edhe Rusia së bashku, ashtu sikurse dikur Aleanca e “Treshit” në Luftën e Dytë Botërore. Plani i dështuar i Volfgang Ishingerit për Kosovën dhe Serbinë, i përket vetëm historisë së bashkimit të popullit gjerman dhe të Gjermanisë, e jo, kurrsesi dy shteteve të pavarura dhe dy popujve të ndryshëm sovranë, siç janë Serbia serbe dhe Kosova shqiptare e Shqipërisë Etnike. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian(17 shkurt 2008), e ka përtrullisur planin e Volfgang Ishingerit për zgjidhjen e problemit kolonial të Kosovës. Atë plan që katër vjet e ka shkelur koha, sepse qysh më 2007 Moska dhe Beogradi prerazi, pa kurrfarë debatimi publik, e kanë hedhur poshtë si opsion të papranueshëm për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Mirëpo, këtë të vërtetë nuk e dinë disa “alamet” analistësh dhe komentatorësh të institucioneve të ndryshme private në Kosovë, duke menduar keq, ashtu sikurse Beogradi se çështja e Kosovës “ende është një nyjë e pazgjidhshme politike”!? Kështu që, sipas “njohjes së politikës së thellë” të tyre për “zgjidhjen plotësuese” të statusit të Kosovës, ata (sipas yrnekut të falimentuar të Serbisë), POST FESTUM po kërkojnë dhe po sugjerojnë? formula dhe modele të reja? politike, të cilat i ka shkelur koha qysh para më shumë se 20 vitesh!
BE-ja nuk vepron sipas “listës së dëshirave”
Një absurditet dhe iracionalizëm të tillë politik në favor të së pamundshmes politike dhe diplomatike, në dëm të statusit të pavarësisë së Kosovës, e paralajmëron edhe Rezoluta për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e miratuar nga Kuvendi i instrumentalizuar nga Qeveria e Kosovës. Kujt do t’ia “shtyjë” bashkësia ndërkombëtare këtë “Model të dy Gjermanive” të Volfgang Ishingerit, kur tani Kosova, pikërisht, në saje të luftës, të angazhimit, të investimeve dhe të mbështetjes direkte të bashkësisë ndërkombëtare, edhe është shtet i pavarur dhe sovran, të cilin nuk po e njohin vetëm Beogradi dhe Moska për hir të interesave të tyre kolonialiste dhe hegjemoniste në Ballkan. Bashkësia ndërkombëtare nuk është kurrfarë “instituti privat” i Kosovës, as i Serbisë, që të veprojë sipas “listës së dëshirave” dhe tekave të tyre të politikës tregtare, “kujt me ia shty, e kujt mos me ia shty” Planin e dy Gjermanive të Volfgang Ishingerit, por ka karakter universal ndërkombëtar, përmbajtja e të cilit bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe në sistemin juridik pozitiv ndërkombëtar, jo mahallor, provincial dhe rajonal, ashtu si u konvenon instituteve dhe institucioneve të ndryshme të Serbisë, të cilat, fatkeqësisht, veprojnë edhe në Kosovën e pavarur shqiptare, si institucione paralele të Serbisë, të cilat ashtu sikurse politika, diplomacia dhe ?drejtësia? e Qeverisë dhe e Parlamentit të Serbisë me në krye Tomislav Nikoliqin dhe Ivica Daçiqin po kërkojnë rishqyrtimin e statusit të Kosovës!? Me “cirkuse” të tilla, mund të merren vetëm diletantët e politikës tregtare ditore në Serbi dhe në Kosovë, por jo edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse ajo vetëm “një herë ta hedh”, sikurse Serbisë me rastin e Kosovës, dy herë nuk ka bërë “vaki” t’ia “fus” askujt deri më sot, sepse, atëherë, vërtet, do bëhej tepër, do të ishte PRECEDENCË për normat dhe standardet e të së drejtës ndërkombëtare. Vënia në lojë e bashkësisë ndërkombëtare (domethënë moszbatimi i detyrimeve dhe i rekomandimeve të saj politike, juridike dhe diplomatike etj.) si nga ana e Serbisë, ashtu edhe nga ana e Kosovës, do t’u kushtonte shumë shtrenjtë, pavarësisht nga “raportet bilancuese mbrojtëse” të instituteve dhe të asociacioneve të ndryshme private, që “ndërtojnë” politikë për mullinjtë e erës së Don Kishotit dhe Sanço Pançës, të cilët po kërkojnë mohimin e subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Pra, Bashkësia ndërkombëtare nuk është kurrfarë “mulliri” privat dhe mahallor i diletantëve politikë të Kosovës, as të Serbisë, që sipas tekave dhe dëshirave të tyre ekzibicioniste politike, të revidojë dhe të anulojë vendimin e saj të njohjes së subjektivitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, edhe pse ende nuk është njohur nga OKB-ja.

Morfologjia e mitit serb të Kosovës


Shkruan: Prof.Dr. Enver Mehmeti


Miti serb i Kosovës, që rrejshëm e paraqet Kosovën si zemër të Serbisë, si tokë të shenjtë serbe, në bërthamën e vet të hershme fillon në shkrimtarinë legjendare krishtere nga qarqet udhëheqëse të kallogjerëve në gjysmën e dytë të shek. XVIII. Në këto shkrime kishtare figura e knjaz Lazarit të Betejës së Kosovës shenjëtrohet dhe në traditën legjendare krishtere zhvillohet kulti i tij si vazhdues i Dinastisë së Nemanjiqëve. Legjenda krishtere e krijuar në manastire nga murgjit serbë paraqet etapën e parë të krijimit të mitit serb të Kosovës, e cila si e tillë në këtë fazë nuk kishte gjithaq premisa nacionale, por më tepër të besimit gojëdhënor krishterë. Ndërkaq, kapërcimi i mitit serb të Kosovës nga librat në dorëshkrim të kallogjerëve kaligrafë të cirilikes në krijimtarinë epike dhe në letërsinë e shkruar ndodhë në fazën e vet të dytë të zhvillimit, në fillimet e zgjimit kombëtar serb, në gjysmën e parë të shek XIX, i cili zgjim vjen nga serbët e Austrisë.
description
Krijimi i shkollës së kultivuar folklorike

Në këtë mënyrë, mendimi nacional serb së bashku dhe me legjendën krishtere të Betejës së Kosovës krahas nxitjes së krijimit të këngëve të Kosovës dhe të Nemanjiqëve, të veprave të shumta letrare e historike me temën e kultit të Lazarit dhe të Betejës së Kosovës, nxit dhe krijimin e shkollës së kultivuar folklorike serbe, që mbështetej në idetë e mistifikimit letrar dhe në nacional romantizëm. Prijetar i kësaj shkolle ishte përfaqësuesi më i njohur i saj, Vuk Stefanoviq Karaxhiqi. Shkolla e kultivuar folklorike serbe në krye me Vuk Karaxhiqin i krijoi këto këngë me anë të të cilave arriti që në nivel të lartë artistik ta ndërtojë dhe ta popullarizojë mitin e Kosovës.

Karaxhiqi punën e vet rreth projektit të mitit të Kosovës në epikën gojore, fillimisht e nis me interesimet për këngët e vjetra "stare pesme" apo "pesme od starine", të cilat mendonte se mund të jenë te gjalla në Kosovë. Prandaj, këto këngë ai do t'i gjurmojë nga rapsodët me origjinë nga Kosova të vendosur në Serbi apo dhe nga rapsodët në kufi apo në afërsi me Kosovën. Mirëpo, nga kjo përpjekje ndahet i zhgënjyer, sepse asnjëri prej rapsodëve të njohur epik me të cilët kishte punuar nuk dinte as edhe një këngë të vetme të periudhës së Nemanjiqëve, apo për Knjaz Lazarin dhe Betejën e Kosovës. Vuku, pasi nuk gjeti këngë të tilla nga këta rapsodë të njohur, do t'i kthehet konceptit mistifikues evropian të krijimit të të ashtuquajturave epe gojore.

Teknologjia e ndërtimit të mitit të Kosovës e Vuk Karaxhiqit fillimisht mbështetet pra në parimet e njohura të mistifikimit letrar. Ai në mungesë të këngëve të Betejës së Kosovës, në fjalorin e tij "Srpski rje?nik" fut nën shkronjën "L" fjalën "Lazarica", të cilën gjoja e kishte dëgjuar nga lahutarët e verbër në Srem dhe në Hercegovinë. Sipas tij, lahutarët e verbër me këtë shprehje nënkuptonin një këngë të gjatë që këndonte lavdinë e knjaz Lazarit dhe Betejën e Kosovës. Vuku, pasi këtë këngë të gjatë, nuk mundi ta gjejë askund, vetë do t'i përvishet punës që ta krijojë atë. Kështu që fillon të krijojë këngë epike të vargut të shkurtër (pesme kratkoga stiha), që gjoja i kishte shënuar nga baba Stefani dhe axha Toma, të cilët i kishin mësuar nga gjyshi i Vukut Joksimi dhe që i mbanin në mend vetëm si fragmente apo pjesë të një tërësie të madhe epike. Këto këngë të shënuara që më 1815 Vuk Karaxhiqi në fillim i quan "Komadi kosovskih pjesama od Lazarice" (pjesë të këngëve të Kosovës nga "Llazarica"), gjegjësisht nga epi gojor i shpikur prej tij dhe shprehej se të gjitha këngët e Kosovës janë pjesë të Llazaricës "Sve su kosovske pjesme komadi od Lazarice".

Tekstet për Betejën e Kosovës

Në Manastrin e Shishatovcit të Ravanicës dhe në Mitropolinë e Karllovcit, që gjeografikisht ishin nën Austri si qendrat më të rëndësishme të zhvillimit të mendimit nacional serb, Vuku së bashku me përfaqësues të tjerë të shkollës folklorike të kultivuar ftonin lahutarë - gusllarë të njohur si Filip Vishniqin, Starac Rashkon, Starac Milijen, etj., me të cilët bashkëkrijonin në frymën e poetikës të këngëve epike të vargut të shkurtë tekste të këngëve për Betejën e Kosovës dhe për Nemanjiqët dhe këto tekste mandej përhapeshin dhe bëheshin popullore. Ndër manifestimet e njohura që kanë pasur rëndësi në popullarizimin e mitit të Kosovës përmes këngëve të vargut të shkurtër ishin tubimet në Manastirin e Ravanicës në Frushka Gora, ku për çdo vit që nga shek. XVII, kur ishte bartur trupi e knjaz Lazarit nga Manastiri i Ravanicës i Serbisë në këtë Manastir, festohej në mënyrë madhështore Vidovdani. Lahutarë të shumtë nga Hercegovina, Serbia, territoret serbe nën Austri, në këto tubime mësonin tekste të këngëve të vargut të shkurtë për kultin e Llazarit dhe Betejën e Kosovës të krijuara fillimisht nga përfaqësuesit e shkollës folklorike të kultivuar. Kështu, shkolla e kultivuar folklorike serbe në krye me Vuk Karaxhiqin në pjesën e parë të shek. XIX arriti të krijojë ciklin e këngëve të Betejës së Kosovës dhe ciklin epik të Nemanjiqëve. Vuk Karaxhiqi së bashku me përfaqësuesit e tjerë të shkollës së kultivuar folklorike do t'i mbledhin këto këngë, do t'i redaktojnë duke i plotësuar dhe rregulluar dhe do t'i botojnë në përmbledhje të veçanta.
Pas botimeve të koleksioneve të Vuk Karaxhiqit, fillojnë gradualisht ndikimi i këtyre veprave të shtypura në zhvillimin e mëtutjeshëm të mitit të Kosovës. Studiuesi i njohur i epikës gojore serbe dhe njeri ndër njohësit më të mirë të biologjisë së saj në ambientin e mirëfilltë folklorik, në terren, Matija Murko konstatonte se shumë lahutarë këndonin këngë që i kishin lexuar dhe mësuar nga ,,Pjesnarnicat" e botuara të Vukut. Me fjalë të tjera, shfaqja dhe përhapja e mitit të Kosovës në epikën gojore serbe pas Vukut është rezultat dhe ndikim i drejtpërdrejtë i përmbledhjeve të tij me këngë epike të botuara, në bazë të të cilave krijohen këngë të reja për Betejën e Kosovës dhe për Nemanjiqët.

Përhapja e mitit nëpërmjet shkollave të manastireve

Në gjysmë e parë të shek. XIX sidomos, por dhe gjatë gjithë këtij shekulli miti i Kosovës përhapet jo vetëm me anë të këngëve epike, veprave letrare, veprave historike, po edhe përmes shkollave të manastireve. Qarqet udhëheqëse të kallogjerëve për nevojat e nxënësve në manastire, sidomos në Mitropolinë e Karllovcit, hartojnë tema për ushtrime të retorikës, ku dominojnë temat e mitit të Kosovës. Po ashtu, tema e mitit të Kosovës nga murgjit në manastire e kisha nxitet edhe ne pikturën kishtare të kësaj kohe, në stematogrofi etj. Tani miti i Kosovës në botën serbe ndodhej çdo kund. Nën ndikimin e tij gjithë Serbia bëhet Kosovë. Kështu, shpirtin kolektiv serb të ushqyer, të mëkuar me mitin e Kosovës, në kohën kur Perandoria Osmane ishte në rënie, kisha dhe inteligjencia serbe po përgatiste për rikrijimin e perandorisë mesjetare serbe të Stefan Dushanit.
Aq sa ishte e rëndësishme puna që Vuk Karaxhiqi e kishte bërë në përhapjen e mitit të Kosovës përmes modelit të këngës epike të vargut të shkurtër, po aq ishte e rëndësishme puna që ai bën në plasimin e këtyre këngëve në qarqet kulturore evropiane me përkthimin e tyre, sidomos me përkthimin në gjuhën gjermane. Pra, në etapën e tretë miti i Kosovës përhapet në të gjitha territoret serbe përmes modelit të këngës epike të vargut të shkurtë si dhe internacionalizohet përmes përkthimeve, së pari në gjermanisht, po edhe në ndonjë gjuhë tjetër, me qëllim të krijimit të opinioneve kulturore dhe politike në Evropë për gjoja të drejtën shtetërore historike të Serbisë në Kosovë.
Nga gjithë kjo që u tha, shihet se këngët e Kosovës nga Vuku për Betejën e Kosovës, kultin e Lazarit dhe për Nemanjiqët janë prodhim i mendimit nacional serb të shek. XIX dhe nuk janë krijime gojore të periudhave historike që u këndojnë. Kjo vërteton se mendësinë mitologjike të traditës serbe të Kosovës në periudhën e zgjimit kombëtar serb, d.m.th. në shek. XIX, kisha dhe inteligjencia serbe e shndërrojnë në aspiratë historike. Kështu që argumenti serb për Kosovën si tokë e shenjtë serbe si zemër e Serbisë mesjetare nuk është argument historik, por mitologjik, është mit i krijuar për qëllime pushtuese dhe aneksioniste.

Qëllimet ekspansioniste
Në mbështetje të mitit të Kosovës që nga viti 1844 bëhen plane të shumta nacionale serbe për krijimin e Serbisë së madhe, përkatësisht të mbretërisë serbe të Nemanjiqëve. Projekti më famëkeq në këtë drejtim mbetet "Naçertanie" e Ilija Garashaninit, që ishte platformë politike e frymëzuar edhe nga miti i Kosovës dhe që parashihte Serbinë si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Perandorisë Mesjetare serbe të Stefan Dushanit, projekt ky i cili do të realizohet pjesërisht gjatë Luftës së Parë Ballkanike, kur Serbia më 1912-1913, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër aneksoi Kosovën, Dibrën dhe vise të tjera lindore të Shqipërisë. Në etapën e vet të fundit, d.m.th, nga koha kur në frymën e mitit të Kosovës fillojnë të bëhen projekte nacionale për krijimin e Serbisë mesjetare të Nemanjiqëve dhe të knjaz Lazarit, ky mit për shqiptarët ka prodhuar urrejtje, spastrim etnik dhe gjenocid. Kulmi i kësaj urrejtje, spastrimi etnik dhe gjenocidi arrin në kohën e Milosheviqit.
Në fund mund të konstatohet se miti serb i Kosovës si projekt politiko-kulturor i elitës së kallogjerëve apo murgjve në manastire dhe i inteligjencies serbe të shek. XIX, është krijuar për qëllime ekspansioniste, pushtuese dhe aneksioniste ndaj Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare dhe si i tillë ka prodhuar fatkeqësi të mëdha jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vetë serbët.
Hovi i ekspansionizmit serb i nxitur nga miti i Kosovës, përfundimisht do të ndalet nga lufta e armatosur e shqiptarëve dhe ndërhyrja ushtarake perëndimore kundër makinerisë shfarosëse militare serbe. Mirëpo, është për të ardhur keq se edhe sot e kësaj dite politika e Serbisë, kisha ortodokse serbe, por fatkeqësisht edhe pjesa më e madhe e kombit serb, karshi Kosovës si shtet nuk po mund të çlirohen nga fryma ekspansioniste e mitit të Kosovës. Shpresojmë se në rrethanat e reja të krijuara, me kohë, edhe Serbia do ta kuptojë se mendësisë mitike ekspansioniste të dy shekujve të fundit më i ka ikur koha përgjithmonë.

Shkodra, djepi i kulturës dhe i civilizimit të lartë

Shkruan: Fahri XHARRA

E sigurt ishte që Porta e Lartë qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë e saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zone” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer lindja dhe perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”... shkruante Gjon Nikollë Kazazi i Gjakovës (1702-1752). Po kush nuk e zgjodhi këtë zonë ku thyheshin e ende thyhen lindja me perëndimin? Turku,serbi , komunizmi e të gjithë ata që kaluan këndejpari. Ose, ”Nga të gjithë elementët e padisiplinuar në Perandorinë Turke, pak mund të ketë pasur, që të mund të sillnin aq shumë trazira sa shqiptarët. Për të dënuar grupet e pabindura duhet të dërgoheshin ekspedita ushtarake njëra pas tjetrës. Edhe pse Shqipëria është veçse pak më e madhe se sa Vermonti dhe me zor sa i bën një milion banorë, ajo është një qendër cikloni e Ballkanit, nga e cila mund të lindin probleme të rënda. Rajoni i liqenit të Shkodrës në kufirin verior është një zonë problematike ku interesa konfliktuale nuk mund të ndahen paq, përveçse nga ndonjë proces i gjatë negociatash dhe rregullimi “Bota e re, problemet e gjeografisë politike” - libër i pabotuar ndonjëherë në shqip (Bowman, Isaiah, The new world; problems in political geography (1921), Yonkers-on-Hudson World Book Co, 1921, Chapter Seventeen; The Albanian Mountaineers, f. 306-312).” Ose “Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin, por u gurëzova kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E. Durham, Londër 1920).
description
Origjina e emrit
Origjina e emrit të saj, S???R???? (Scodra në transkriptimin latin), mendohet [7] të jetë vendi ku shkon Drini (Shiko Drinon), kur erdhën turqit në Mesjetë e quanin ??kodra ose I?kenderiyye nga I?kender duke pandehur se banorët e këtij qyteti ishin të bijtë e Aleksandrit të Madh (Skënder, emri i myslimanizuar) për nga trimëria që shfaqnin në beteja, nga ku Barleti nxjerr një tezë se Shkodrën mund ta ketë themeluar Aleksandri i Madh, por faktet dëshmojnë për më të vjetër. Nga ky ambient dolën në dritë humanistë e mendimtarë të shquar, si Marin Barleti e Marin Beçikemi , që me veprat e tyre nxitën në futjen e qytetit në vepra e studime e shkenca të aplikuara. Matematikani Gjon Gazulli, u konsiderua si një nga astronomët më të shquar të kohës. Dallohet me një nga shkollat më të para në trevat shqiptare më 1698. Historiani E. Jacques shton se edhe të tjera shkolla u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639”. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Por të dhënat tregojnë se “akademia” kulturore për të cilën shquhet ky qytet fshihet pas shekujve e shekujve Atë Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbâs të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu ia dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme; Thuhet që njëfarë Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti një shtypshkronjë dhe në vitin 1563 shtypi një libër kishtar. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Johann Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë.

Limani i Obotit
Oboti shtrihet në jug-perëndim të Shkodrës dhe është i vendosur në të djathtë të Bunës. Administrativisht i përket komunës së Oblikës, kurse etnografikisht e historikisht i përket zonës së Bregut të Bunës. Sipas gojëdhënave, Oboti është ngritur njëkohësisht me kishën e shën Prendes në Shirq (shek. XIII-XIV). Për herë të parë emri Obot gjendet në dokumentet venedikase të shek. XV.
Sipas traditës gojore, popullimi i kësaj zone njihet para 700 vjetësh. Fiset e para, sipas gojëdhënës, ishin fiset Çemeraj e Gjekaj. Mund të ketë pasur edhe të tjerë, por që u shuan nga sëmundja e murtajës. Kështu fisi Mark Gjekaj erdhi nga Shestani, fisi Çulaj nga trevat etnike nga Mali i Zi, po ashtu edhe fisi i Koçobashve dhe fisi Pemaj, kurse ai i Bumejve nga Mirdita, etj. (shih. Gjovalin Muzhani, “Oboti” Kumbona e së diellës” nr. 12, 1994)
Oboti ka qenë qendër relativisht e re me njëfarë veprimtarie ekonomike. Në të kaluarën ka pasur liman ose stacion lumor ku ndaleshin barkat me tonazh të madh, të cilat nuk mund t’i afroheshin qytetit, meqë prurjet e lumit Buna e kishin mbushur shtratin deri tek skela e Shirqit.
Në shekullin e kaluar ky liman ka pasur hane, depo, magazina, dyqane, qendra postale. Në Obot kanë qëndruar edhe vaporë të firmave të mëdha tregtare shkodrane, si Muzhanët, Darragjatët etj. Më 10 gusht 1913, në Obot dhe në Anën e Malit u ngrit flamuri shqiptar pas kaq shumë vitesh robëri. Kjo ditë u kthye në një ditë feste e entuziazmi, me batare pushkësh, për banorët e vendit. Kisha e parë e Obotit u ndërtua me tepricat e gurëve të kishës së shën Prendes, në Shirq! Pra, pasi u kryen punimet, ajo që mbeti u mbart dhe u soll në Obot, duke përfituar edhe nga afërsia e këtyre dy fshatrave. Për këtë ka mbetur në formë gojëdhëne shprehja: “E patët ‘baft’ ndërtimin e kësaj kishe”.

Në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë
Shkodra është qyteti që prej shekujsh njihet si djepi i kulturës dhe civilizimit të lartë brenda trojeve etnike shqiptare. Historia e saj është e mbushur me ngritje dhe ulje ndër shekuj. Ajo gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë historisë kombëtare shqiptare. Shkodranët kanë qenë ndër shekuj nderi dhe lavdia, të parë në të gjitha këndvështrimet, duke zënë në këtë mënyrë një vend nderi në histori. Gjurmët më të hershme të veprimtarisë njerëzore të zbuluara në pellgun e Shkodrës i përkasin periudhës së paleolitit të mesëm, por duke filluar nga periudha e bronzit, ato kanë një prezencë intensive e të pandërprerë. Ky territor ka qenë i banuar nga fisi ilir i Labeatëve, lundërtarë e tregtarë të zotë. Ishin shkëmbimet tregtare me zonat e tjera, që u bënë shkak për themelimin e qytetit të Shkodrës si një treg e vendbanim ilir. Kështu, që në shekullin e IV p.K. e fillon jetën ky qytet ilir, i cili njihej në histori me emrin Scodra, Scobre, Skodrai, Skodre, Skydreonopolis, sot Shkodra. Në vitin 181 para Krishtit bëhet kryeqytet i Mbretërisë së Ilirisë, me sundimtar Gentin, dhe kishte një shtrirje të madhe në pjesën veriore. Gjatë shekullit II para Krishtit, në kalanë e qytetit zhvillohen luftërat me Romën dhe në vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bëhet një nga qendrat e njësive administrative të Perandorisë Romake. Me reformat e Dioklecianit bëhet qendër krahinore. Aty kalonin rrugë tregtare të rëndësishme drejt bregut Dalmat, nga veriu, dhe nëpërmjet luginës së Drinit për në Kosovë, nga lindja. Mbas vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, i cili drejtoi rezistencën e popullit shqiptar ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane, në vitin 1479 Sulltan Mehmeti II rrethon përsëri Shkodrën me mbi 100.000 ushtarë, si qyteti i fundit shqiptar i papushtuar. Mbrojtja vazhdoi mbi shtatë muaj nga një garnizon prej 1600 vetash, i cili u dorëzua me kusht. Kjo qëndresë u përshkrua nga historiani i parë shqiptar dhe dëshmitar i kësaj ngjarjeje, shkodrani françeskan, humanisti At Marin Barleti. Libri i tij “Rrethimi i Shkodrës” u botua në Evropë në vitin 1504. Trashëgimia kulturore e Shkodrës për kombin shqiptar fillon që në shekullin XV, me shkrimet e para në gjuhën shqipe. Kemi në këtë qytet shkrimtarët, gjuhëtarët, historianët e parë të vendit. Në shekujt XVIII-XIX kemi institucionet e para shtetërore që pasqyrojnë lidhjet e Shkodrës me botën e qytetëruar evropiane. Për herë të parë në Shqipëri zhvillohet arti, sporti, lindin muzetë dhe bibliotekat. Fillon arti fotografik, shtypshkrimi dhe më vonë kinemaja dhe energjia elektrike. Me ndarjen e Perandorisë Romake, Shkodra, sikurse e gjithë Iliria e jugut kalon nën kontrollin e Bizantit, por vazhdoi të varej nga Kisha Katolike e Romës.

Kështjella Rozafa
Kështjella Rozafa është monumenti historik më i vjetri, e cila filloi të ndërtohet në shek V-IV para Krishtit, ndërmjet lumit Drin dhe Buna. Në shekullin V-IV para Krishtit filloi ndërtimi i kalasë me gurë ciklopikë të puthitur pa llaç. Kalaja është e vendosur mbi një kodër në hyrje të qytetit, në një lartësi 130 m.
Ajo është vendosur në pikë strategjike për të kontrolluar fushën bregdetare, hyrjen në liqenin e Shkodrës, si dhe kalimin në thellësi të vendit e të Ballkanit në Lindje. Kështjella ka një histori të gjatë luftarake dhe lidhur me qytetin e Shkodrës ka një gojëdhënë popullore.
Prapë prof. Gelcich, tuj rí ne bisede me P. Gjergj Fishten përmbi arte te hershme ne Shqypni, dishmoi, se veç mbrenda nji shekullit te vetem, tuj nise gjate Bregut te Bunes e deri ne gjytet te Djokles afer Podgorices, njitfeshin 82 piktora me za, te cillve u dihej edhe emni”.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...