Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/11/02
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
1. Cili është dokumenti i parë i shkruar në shqip?
Dokumenti më i hershëm i shqipes së shkruar është “ Formula e pagëzimit” e vitit 1462. Formula është gjetur në bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun Nikolla Jorgo në vitin 1915.
Ndërsa dy dokumentet tjera nuk kanë të bëjnë me shqipen. Ilustrojnë vetëm pyetjen tonë.Västgötalagen është njëri prej dorëshkrimeve më të hershme në suedisht i shkruar në vitin 1225 dhe ka të bëj me ligjet rajonale suedeze.Hieroglifet – ishin shkronja në forma vizatimore që përdorëshin në Egjiptin e
lashtë 3000 vjet para Krishtit...
2. Si quhet libri i parë i shkruar në shqip?
Libri i parë i shkruar shqip quhet “Meshari”. E shkroi Gjon Buzuku në
vitin 1555. Ekzemplari i vetëm i Mesharit u gjet nga ipeshkvi i Shkupit
imzot Gjon Nikollë Kazazi në vitin 1740 me rastin e një vizite që i bëri bibliotekës së Kongregacionit në Romë. Origjinali ruhet në Vatikan kurse tri
kopje të filmuara nga Justin Rrota në vitin 1929 janë sjellë në Bibliotekën
Kombëtare në Tiranë. Mesharin e kanë studiuar shumë gjuhëtarë. Në vitin 1968 Eqrem Çabej ka bërë një studim voluminoz dhe më shumë rëndësi.
3. Ku dhe kur u mbajt Kongresi i Alfabetit?
Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt më 14 - 22 nëntor 1908 në
Manastir. Morën pjesë 150 delegatë nga qytete të ndryshme dhe nga klube e
shoqëri patriotike brenda e jashtë vendit. Në mesin e delegatëve ishin edhe: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Gjergj Fishta, Gjergj Qiriazi etj. Në këtë Kongres u vendos që shqipja jonë të përdor alfabetin latin. Kryetar i Kongresit u zgjodh Gjergj Fishta kurse sekretare u zgjodh Parashqevi Qiriazi. Në Manastir filloi punën edhe shtypshkronja që pati rëndësi të veçantë për botimin e librave shkollor. Në këtë qytet u formua edhe Klubi i Manastirit që tuboi shumë intelektualë e patriotë shqiptarë.
4. Si quhet autori i Abetares së parë në gjuhën shqipe?
Autor i parë i Abetares në shqip ishte Naum Veqilharxhi. Veqilharxhi u lind në vitin 1767 në një fshat afër qytetit të njohur të Voskopojes. Ishte ideologu i parë i Rilindjes sonë, një mendimtar e iluminist i njohur. Si veprimtar i shkollës shqipe thoshte se vetëm mësimi i shqipes dhe ngritja e kulturës mund ta qonin atdheun në mesin e vendeve të qytetëruara .
5. Cili shkrimtar dhe me cilën vepër konsiderohet nismëtar i Romantizmit në
letërsinë shqiptare?
Nismëtar i Romantizmit në letërsinë tonë konsiderohet Jeronim De Rada me veprën e tij romantike “ Këngët e Milosaos”. U lind në vitin 1814. Studioj letërsi antike e moderne në Itali. Ishte i ndikuar nga idetë e Revolucionit Francez. Shkroi veprat: “Këngët e Milosaos”, “Serafina Topia”, “Parimete e estetikës”, “Lashtësia e kombit shqiptar”, “Rapsodi të një poeme arbreshe”, “Skënderbeu i pafat” etj. Vdiq në vitin 1903 në moshë nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa bukë, pa zjarr duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.
6. Si quhet albanologu i sotëm suedez që shkroi veprën “Mera hjältemod än vete”?
Ky albanolog quhet Ullmar Qvick. Flet për lakmi shqipen, është njohës i thellë i historisë e letërsisë sonë, veprimtar i shkollës shqipe në Suedi dhe përkrahës i hershëm i çështjes shqiptare. Ka shkruar disa herë për lidhjet letrare-kulturore
shqipatro-suedeze.
7. Cili shkrimtar suedez është i përkthyer në gjuhën shqipe?
Në gjuhën shqipe është përkthyer shkrimtarja suedeze e njohur në gjithë botën Astrid Lindgren. Vepra e përkthyer shqip quhet “Pipi çorapegjata”. Kjo shkrimtare suedeze është përkthyer në mbi 60 gjuhë të botës.
8. Kush është autor i këtyre veprave: “Dr. Gjilpëra”, “Shqipëria kopsht shkëmbor i
Europës juglindore”, “Katër përralla nga Zullulandi”dhe “Albania” ?
Autor i këtyre veprave është Faik Konica“. Konica u lind në vitin 1875 në Konicë. Nga romani i pa përfunduar i Konicës “Dr. Gjilpëra” mësojmë për të parën herë për Universitetin e famshëm të Uppsales, për suedezët dhe për peizazhet e bukura të këtij qyteti. Konica e viziton personalisht Uppsalen. Ishte personaliteti më i dijshëm i botës shqiptare. Apolineri e quante
“Enciklopedi që ecën”. Botoi revistën “Albania” “Katër përralla nga Zullulandi” dhe la dorëshkrim veprën “Shqipëria kopsht shkëmbor i Europës juglindore”. Vdiq në Amerikë në vitin 1942.
9. Cili prej vëllezërve Frashëri konsiderohet Bilbil i gjuhës shqipe?
Bilbil i gjuhës shqipe është quajtur më të drejtë Naim Frashëri. U lind në Frashër në vitin 1846. Ishte poet i madh – ikonë e poezisë shqipe. Naimi ishte inteligjent, i edukuar dhe shkollur që fliste perfekt: shqip, anglisht, frëngjisht, turqisht, persisht, greqisht, dhe arabisht.
Përktheu fabulat e La Fontenit në shqip dhe shkroi veprat: “Histori e Skënderbeut”, ”Lulet e verës”, “Qerbelaja”, “Bagëti e bujqësi” e shumë vepra tjera shkollore. Vdiq në Stamboll në vitin 1900. Ishte aq i dashur sa që dikur në çdo dytën familje shqiptare kishte një fëmijë të pagëzuar me emrin Naim në shenjë respekti për këtë Bilbil të gjuhës sonë.
10. Në suedisht janë përkthyer deri më tash njëmbëdhjetë vepra të Ismail Kadaresë. Si
quhen këto vepra të Kadaresë në gjuhën shqipe?
“Den döda armens general ” 1973 (Gjenerali i ushtrisë së vdekur)
“Krönika i sten” 1975 ( Kronikë në gurë )
“Drömmarnas palats” 1992 ( Pallati i ëndrrave )
“Grymma april” 2007 ( Prilli i thyer )
11. Gjej shkrimtarët që kanë shkruar kryesisht letërsi për fëmijë?
Letërsi për fëmijë kanë shkruar këta shkrimtarë:Rexhep Hoxha dhe Astrid Lindgren
12. Kush është autori i kësaj vjershe të bukur për gjuhën shqipe?
Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m´shungullon,
përmi er` që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.
...................................................
Geg´ e tosk´, malsi jallia
janë një komb m´u da s´duron;
fund e maj´ nji a Shqipnia
e një gjuh` t´gjith´ na bashkon.
Autor i kësaj vjershe të bukur për gjuhën shqipe është Ndre Mjeda. U lind në vitin 1866 në Shkodër. U shkollua në Spanjë, Itali, Poloni e Kroaci kryesisht për fe. Por, Mjeda mbeti Poet i madh - poet që shkroi pak por aq bukur sa nuk bën më mirë. Veprat
e tij janë: “Juvenilia”, “Liria”, “Lisus”, “Scodra” si dhe dy poemthat e bukur “Vaji i bylbylit dhe “I tretuni”
15. Kush është autor i gjithë këtyre romaneve e poezive aq të bukura për fëmijë?
Romane: “Bardhi e Mirushja” poezi: “Zogu i Lasgushit”“Lepuri me pesë këmbë” “Deti u bëftë kos”...
Autor i gjithë këtyre veprave të bukura është Rifat Kukaj. U lind më 1933 në Drenicë. U shkollua në Prishtinë. Është një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë. Për punën e tij të frytshme është shpërblyer më shumë tituj, si bie fjala: “Ismail Qemal Vlora” në Shqipëri, “Oton Zhupancic” në Slloveni, “Ivan Goran Kovaciq “ në Kroaci, “Neven” në Serbi, “Zmaj” në Vojvodinë, “Shpërblimi i dhjetorit” në Kosovë. Vdiq në Prishtinë më 2005
15. Kush është autor i këtyre veprave:
“Album”, “Historia e Skënderbeut”, “Autobiografia”, “Izraelit e Filistin”,
“Betoveni dhe Revolucioni francez”.
Autor i këtyre veprave është Fan Noli. U lind më 1882. Ishte shkrimtar, përkthyes, diplomat dhe kryepeshkop. Noli është një figurë tjetër poliedrike shqiptare. Përveç veprave origjinale ai përktheu në shqip edhe Shekspirin, Servantesin , Omar Khajamin
etj. Ishte edhe Kryetar i Qeverisë së parë Demokratike në Shqipëri. Drejtoi gazetën “Vatra” dhe formoi të parën kishë autoqefale shqiptare (të pavarur) në Amerikë. Ishte poliglot. Në një konferencë për shtyp në kohën kur ishte kryeministër la pa gojë të pesëmbëdhjetë gazetarët e pranishëm me aftësinë e tij për tu përgjigjur në gjuhët respektive të secilit.
16. Cila fjali është tekst i Formulës së pagëzimit?
Teksti i “Formulës së pagëzimit” është ky:“ Unë të pagëzojë në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjtë”. Këtë fjali të nënvizuar me të kuqe mund ta shihni edhe ju në faksimilen përbri. Në kohën kur u shkrua kjo formulë populli ynë luftonte kundër sulltanëve të Turqisë dhe më që ishte kohë lufte kryeipeshkvi Pal Engjëlli jep urdhër që familjarët shqiptarë t´i pagëzojnë fëmijët e porsalindur në shtëpitë e tyre.
17. Në vitin 1933 botohet Kanuni i Lekë Dukagjinit - Kush ishte autori i këtij botimi?
Kanuni i Lekë Dukagjinit është botuar nga shkrimtari e
patrioti i madh Shtjefen Gjeçovi në vitin 1933. Kanuni i Lekës është monumenti më rëndësishëm i kulturës shqiptare në përgjithësi. Libri përmbledh kodet, normat e pashkruara të së drejtës zakonore që kanë mbretëruar mbi gjashtëqind vjet duke luajtur rol vendimtar në jetën e popullit tonë. Gjeçovi ishte shkrimtar, etnograf, arkeolog dhe prift i nderuar. Botoi këto vepra: “Agimi i Gjytetnisë-1910 dhe “ Kanuni Lekë Dukagjinit ”-1933. E vranë në pritë policët serb, pasi që ju kundërvu haptas politikës shtypëse të Serbisë më 13 tetor 1929 teksa po kthehej nga Prizreni për në kishën Zymit ku punonte si famullitar dhe mësues i shqipes.
18.Sa mendoni se është e hershme letërsia jonë për fëmijë? Kur ka filluar ajo?
Vjersha më e hershme e shkruar për fëmijë në letërsinë tonë është
ajo e Kostandin Kristoforidhit me titull “Ylli i vogël lart në qiell”. Ky vit e kjo vjershë konsiderohet si fillim i hershëm i letërsisë sonë për fëmijë. Kjo vjershë u botua në Abetaren e Kristoforidhit në vitin 1872. Kristoforidhi bëri shumë për fëmijët dhe shkollën shqipe.
Të mësojmë vjershën e tij:
Ylli i vogël lart në qiell,
duket porsi zjarr në pyll.
Sipëri dheut lart qëndron
Xixa, xixa xixëllon.
19. Gjatë luftës në Kosovë më 1999 u vranë nga forcat serbe dy shkrimtarë të dashur përfëmijë. U vranë pse ishin shkrimtarë dhe shqiptarë pse shkruanin për lulet, fëmijët dhelirinë. Ata i vranë duke besuar se ne do ti harrojmë. Por, ne do ti kujtojmë e do ti duampërgjithmonë. Cilët ishin ata?
Forcat serbe gjatë luftës në Kosovë masakruan edhe dy shkrimtarë të njohur për fëmijë. Në Mitrovicë vranë në shtëpinë e tij shkrimtarin e profesorin e nderuar Latif Berisha kurse në Drenicë masakruan Ymer Elshanin së bashku më shumë fëmijë, gra e burra.
Latif Berisha ishte profesor i njohur i Letërsisë së Rilindje në
Fakultetin Filologjik në Prishtinë dhe autor i librit me vjersha të bukura për fëmijë “Tufa”. Ymer Elshni ishte një nga autorët më të njohur në letërsinë e sotme për fëmijë.
20. Cili prej këtyre shkrimtarëve shqiptarë konsiderohet Baba i gjuhës shqipe?
Baba i gjuhës shqipe konsiderohet Kostandin Kristoforidhi. Gjithë jetën e vet Kristoforidhi ia kushtoi shkollës dhe gjuhës shqipe. Për shkollën shqipe shkroi abetaren e shumë libra tjera dhe punoi me zell gjithë jetën si mësues. Për shqipen bëri gramatikën e saj në dy dialekte dhe tuboi për pesëdhjetë vjet aq shumë fjalë sa arriti të botoi edhe Fjalorin. Pra , vepra jetësore e tij është Fjalori i gjuhës shqipe. Do përmendur edhe ndihmën që Kristoforidhi i dha albanologut të madh Han për mësimin e shqipes dhe hartimin e fjalorit gjermanishtshqip. Ka shkruar edhe një prozë të bukur me titull “Gjahu i malësorëve” në vitin 1902.
21. Brenda viteve 1508 - 1510 u botua për herë të parë në Romë në latinisht vepra
“Historia e Skënderbeut”. Kush e shkroi “Historinë e Skënderbeut ?
Marin Barleti është kronisti dhe historiani i parë që shkroi për jetën e luftërat e Skënderbeut. Barleti ishte shkodran dhe fare i ri kishte luftuar personalisht për mbrojtjen Shkodrës nga turqit. Kur ra Shkodra në Rrethimin e Dytë më 1478, Barleti u shpërngul në Itali. Atje studioi histori, letërsi klasike dhe gjuhë latine. Vepra që i solli famë është “Historia e Skënderbeut”e cila u botua në Romë dhe më vonë njohu 21ribotime.Brenda një kohe të shkurtër është përkthyer në italisht, gjermanisht, portugalisht, polonisht, spanjisht, frëngjisht dhe anglisht.
Vepra e Barletit u bë literatura më e dashur e kohës për lexuesit
evropianë dhe vepra prej se cilës një kontinent i terë mësoi për Skënderbeun dhe sakrificën e popullit tonë.
Barleti shkroi edhe “Rrethimin e Shkodrës” të cilën e botoi në Venedik në vitin 1504.
22. Para Luftës së Dytë Botërore kishim një shkrimtar shqiptar të propozuar për çmimin Nobel në letërsi. Për cilin shkrimtar është fjala?
Fishta është poet gjenial, epiku më i madh i letërsisë sonë, Homeri i shqiptarëve që para Luftës së Dytë është propozuar për Nobel. Fatkeqësisht, ky shkrimtar i madh për pesëdhjetë vjet është ndaluar, është sharë, është denigruar. Por fatmirësisht, veprat i kanë shpëtuar dhe populli ynë fshehtas e ka lexuar, e ka mësuar përmendsh, e ka përhapur gojarisht. Vepra më e njohur e Fishtës është “Lahuta e malësisë” për të cilën punoi 40 vjet dhe e botoi më 1937. Vepra të njohura të Fishtës janë edhe: “Mrizi i zanave”, “Gomari i Babatasit”,“Anzat e Parnasit”etj. Fishta u zgjodh Kryetar i Kongresit të Manastirit, punoi si mësues i shqipes dhe botoi revistat “Hylli i dritës” dhe “Posta e Shqypnisë”. Më 1931 Greqia i jep dekoratën “Foenix, kurse në vitin 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj.
23. Kritika letrare studion veprën letrare kurse kritikët më të njohur në letërsinë shqiptare janë: ?
Kritika letrare shqiptare është edhe e pasur edhe e hershme në letërsinë tonë. Bie fjala në Letërsinë e Bejtexhinjve kemi të zhvilluar llojin e polemikës letrare, në Letërsinë e Rilindjes kemi kritikë të mirëfilltë kurse pas Luftës së Dytë kritika letrare ngritët në nivelin e disiplinës shkencore që studion veprën letrare. Sot, kritikët letrar më të njohur janë: Rexhep Qosja, Razi Brahimi, Ali Aliu, Adriatik Kallulli, Hasan Mekuli, Ibrahim Rugova, Klara Kodra, Dhimitër Shuteriqi, Xhemajl Mustafa, Diana Çuli e shumë të tjerë.
24. Kur përmendim këta emra: Gustav Majer, Erik Hans Thunman, Johan Georg fon Hani,
Holger Petersen, Norbert Jokli, Ullmar Qvick, Robert Elsie etj atëherë flasim për:
Albanologët e nderuar që bënë aq shumë për kulturën shqiptare. Gustav Majeri (gjerman)botoi të parin ”Fjalor etimologjik të shqipes”; Thunman (suedez) konstaton: “shqipja është pasardhëse ilirishtes”; Hani (gjerman) zbuloi fjalorin e Todhrit dhe bëri studime të shumta për shqipen prandaj më të drejtë quhet edhe baba i Albanologjisë; Peterseni (danez) studioi natyrën e brendshme të shqipes, botoi 10 përralla, 12 këngë, 18 gjëegjëza dhe 18 besime popullore; Norbert Jokli (gjerman me origjinë çifute) studioi etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipes; Ullmar Qvick (suedez) shkroi një vepër për shqiptarët kurse Robert Elsie (kanadez) është sot njëri nga njohësit më të mirë të gjuhës e letërsisë sonë dhe një nga përkthyesit më të mirë të saj në anglisht e gjermanisht...
25. Lexojmë një këngë për fëmijë. Fjalët që përputhen, pëlqehen bukur njëra me tjetrën në
fund të vargjeve quhen?
Mor` bubrrec, mor` bubrrec, Kur fjalët përputhën në fund të
Ti gjith ditën ec e ec; vargjeve atëherë kem të bëjmë me
Mbledh e mbledh e grumbullon Rimën si një element të rëndësishëm
Pa me thuaj pse punon të vjershërimit.
26. Cila gazetë konsiderohet e para në historinë e gazetarisë shqiptare?
Gazeta e parë në historinë e gazetarisë sonë besohet të jetë “Shqiptari i Italisë “ e De Radës e cila doli në vitin 1860. Në këtë shekull ishte Rilindja Kombëtare shqiptare që bënte të qarta kërkesat kryesisht çlirimtare të saj para publikut vendor e ndërkombëtar. De Rada botoi edhe revistën e parë me titull “Flamuri i Arbrit” (1883-1887).
27. Cilat gazeta botohen sot në Kosovë? Përmend së paku katër tituj.
Në Kosovë sot botohen shumë gazeta. Ja disa prej tyre:
Koha ditore
Kosova sot,
Bota sot,
Zëri,
Epoka e re,
Lajm,
Exprsees
Etj
28. Çka nënkupton njeriu ynë kur përdorë fjalën e urtë “Muri luan, burri s´luan “?
Kur themi këtë fjalë atëherë mendojmë në Besën.Fjalët e urta kanë fuqi të madhe shprehëse. Janë pasuri e seciles gjuhë.
29. “Fjalori latinisht-shqip” është vepra e parë në leksikografinë shqiptare të cilën e botoi:
Veprën e parë leksikografike, fjalorin Latinisht – shqipe, e botoi
Frang Bardhi në vitin 1635. Leksikologjia studion fjalorët dhe leksikografi i parë shqiptar është Frang Bardhi. Bardhi është autori i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare. Fjalorin e botoi në Romë. Në këtë fjalor Bardhi përfshiu edhe disa 113 proverba shqipe. Frang Bardhi ishte edhe një nga të parët folklorist e etnograf shqiptar.
30. Kush mblodhi në Kosovë anekdota popullore, folklor e etnologji shqiptare?
Në Kosovë ka mbledh anekdota popullore, ka sistemuar folklor e etnografi shqiptare profesor Anton Çetta. Në vitet 90-të nis me disa bashkëpunëtorë Lëvizjen gjithëkombëtare, historike për faljen e gjaqeve dhe pajtimeve në Kosovë. Në historinë tonë më te re kjo Lëvizje e profesor Çettës për të bashkuar shqiptarët në atë kohë kur Serbia bëhej gati për t´na zhdukur nuk do të harrohet kurrë për shumë arsye. Anton Çetta drejtoi për shumë vite Sektorin e Folklorit në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ai u bë njohës i thellë dhe studiues i spikatur i kulturës popullore, dokeve, riteve, miteve shqiptare e më gjerë. Kishte mbaruar Liceun e Korçës dhe kishte studiuar Romanistikë në Beograd. Vdiq në Prishtinë në vitin 1995.
31. Sot, shkolla shqipe funksionon mirë edhe jashtë atdheut. Dëshmi e gjallë është edhe ky kuiz i sotëm këtu në Suedi. Por, pesëqind vjet më parë ishte Marin Beçikemi që hapishkollën e parë jashtë atdheut. Në cilin qytet të Italisë u hap kjo shkollë?
Mes viteve 1500 – 1504 shkodrani Marin Beçikemi hapi të parën shkollë shqipe në Venedik të Italisë. Mësues të parë ishin Beçikemi dhe Marin Barleti. Objekti i shkollës u ngritë me ndihmën e mërgimtarëve shqiptarë që jetonin në këtë qytet. Fasada e jashtme e këtij objekti paraqet pamje nga lufta e popullit tonë për liri dhe për habi, si e tillë ruhet edhe sot.
32. Voskopoja dikur ishte qendër e rëndësishme kulturore jo vetëm për shqiptarët. Kishte shkollën e vet të quajtur “Akademia e Re” si dhe shtypshkronjën. Në cilin shekull Voskopoja ishte qendër e famshme e arsimimit dhe e kulturës shqiptare?
Ne shekullin e XVlll qendër shumë e rëndësishme arsimore e kulturore në jugun e Europës ishte Voskopoja. Vosjkopoja shtrihet 13 km në perëndim të Korçës. Kishte shtypshkronjën e vet që ishte e para në Ballkan dhe Bibliotekën e njohur. Në vitin 1720 u themelua shkolla e mesme e quajtur “Akademia e Re” në të cilën jepnin mësim Teodor Kavaljoti, Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todri etj. Voskopoja ishte edhe qendër e artit pamor. Aty pikturuan Kostantin e Athanas Zografi, Thedhor Sino veprat e të cilit janë gjetur edhe në Hungari, Slloveni, Serbi, Austri etj. Në Voskopojë u përkthyen në shqip Ezopi dhe shumë libra fetare
33. Si quhet romani i fundit i Kadaresë i përkthyer ne suedisht në prill të vitit 2007?
Vepra e fundit e Ismail Kadaresë përkthyer në suedisht titullohet “Grymma april”. Vepra është përkthyer nga frëngjishtja në suedisht ndërsa romani në shqip titullohet “Prilli i thyer”. Edhe kjo vepër është botuar nga shtëpia botuese me famë në Suedi Albert Bonniers Förlag dhe vepra është mirëpritur e shoqëruar me kritika të shumta afirmative.
34. Tekstin e hymnit tonë kombëtar e shkroi ?
Tekstin e hymnit tonë kombëtar e shkroi Asdreni.
Asdreni shkroi edhe këto vepra:
Rreze dielli (1904)
Ëndrra e lotë (1912)
Psalme murgu (1930)
Kambana e Krujës (1937)
35. Si quhet drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe?
„Emira“ e Anton Santorit është drama e parë e shkruar në gjuhën shqipe.
36. Librin me vjersha “Baba Tomori” dhe komedinë e bukur “14 vjeç dhëndër” e shkroi?
Veprat “Baba Tomori” dhe komedinë “Katërmbdhjetë vjeç dhëndër” i ka shkruar Çajupi.
37. Në lëtërsinë tonë një shkrimtar i madh quhet Poet i mjerimit. Po, kush është ky poet i
dashur që me art luftoi mjerimin shoqëror të kohës së tij?
Ky poet i madh është Migjeni.Migjeni u lind në Shkodër në vitin 1911. Ka shkruar veprën e njohur “Vargjet e lira” në vitin 1936. Vdiq në Itali në vitin 1938, ende pa i mbushur 28 vjet. Êshtë shkrimtar shumë i dashur nga lexuesit shqiptarë.
38. Vjershat e bukura “Vdekja e Nositit” dhe “Poradeci” i shkroi liriku më i madh i
shekullit XX. Kush është ky shkrimtar?
Ky shkrimtar i madh i letërsisë shqiptare ( liriku më i
madh i shekullit XX ) është Lasgush Poradeci. Lasgushi ka shkruar këto vepra:
“Vallja e Yjve” – lirikë 1933
“Ylli i zemrës” – lirikë 1937
“Ekskursion teologjik i Sokratit”
“Mbi ta”
“Kamadeva”
U lind në vitin 1899 dhe vdiq më 12 nëntor të vitit 1987.
39. Në Spanjë luftoi fashizmin, në letërsinë tonë botoi poezi, tregime, romane dhe
përktheu bukur nga gjuhët tjera në shqip. Lexuesit shqiptarë e kujtojnë me respekt
sidomos për romanin “Hasta la vista”. Fjala është për...?
Fjala është për romancierin e njohur shqiptar Petro Marko.
Petro Marko ka shkruar këto vepra
“Hasta la vista” 1958, “Qyteti i fundit” 1960, “Një emër në katër rrugë”, “Ara në mal”, “Nata e Ustikës”, Shpella e piratëve”, “Horizont” etj.
40. U doktorua për ekonomi në vitin 1934 por që në fillim u bë shumë i njohur si
shkrimtar. Në historinë e letërsisë sonë nis i pari fillet e prozës moderne shqiptare.
Shkroi “Poemin kosovar”, “Sulm e lotë”, “Tregime të moçme shqiptare” etj. Si quhet
ky shkrimtar?
Ky shkrimtar quhet Mitrush Kuteli.Kuteli shkroi shumë vepra. Ja disa prej tyre:
”Net shqiptare”, ”Pylli i gështenjave”, Ago Jakupi e rrëfime tjera”, “Sulm e lotë”, “Shënime letrare”, “Baltë e tokë”, “Në një cep të Ilirisë së poshtme”, “Tregime te moçme shqiptare” etj.
41. Romani “Lumi i vdekur” ka për subjekt dashurinë mes Adilit kosovar e Vitës
myzeqare. Kush e shkroi “Lumin e vdekur”- romanin me përmbajtje gjithëshqiptare
dhe stil të përkryer?
Këtë roman të bukur të letërsisë sonë e ka shkruar Jakov Xoxa.
Xoxa ka shkruar edhe këto vepra:
“Lulja e kripës” dhe “Juga e bardhë”
Jakov Xoxa është një nga stilistët më të mëdhenj të prozës
shqipe.
42. Kush ka shkruar këto vepra: “Njeriu me top”, “Komisari Memo” Shkëlqimi dhe rënia
e shokut Zylo” etj,?
Këto vepra i shkroi Dritëro Agolli.Lexuesit i lexojnë më dëshirë vjershat e tij, këngëtarët i këndojnë me kënaqësi poezitë e tij (kujto “Poçari” ), regjisorët bënë filma disa nga romanet e tij (kujto filmat: “Komisari Memo” e “Njeriu me top”). Êshtë përkthyer në disa gjuhë botërore. Romani satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” pati shumë sukses në frëngjisht.
43. Romanet “Dhjetori i shqetësuar” dhe “Dikush me buzëqeshte” janë vlerësuar lart nga
kritika letrare. Autori i këtyre veprave është ...?
Ky shkrimtar është Fatos Arapi.Edhe romanet edhe poezitë e tij janë kryevlera të
letërsisë sonë te re. Arapi ka shkruar poezi të fuqishme dhe prozë mjaftë interesante.
44. “Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet” – tha kur ishte fare i ri shkrimtari gjakovar që sot është poeti më i madh i Kosovës. Êshtë përkthyer në shumë gjuhë dhe ka marrë shumë shpërblime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Si quhet poeti?
Ky poet shqiptar quhet Ali Podrimja.Podrimja ka filluar të shkruajë poezi fare i ri. Librin e parë me poezi e boton kur ishte në gjimnaz (“Hija e tokës”). Ka shkruar shumë vepra. Ja disa prej tyre: “Dhimbë bukur”, “Sampo”, “Torzo”, “Lum, lumi”, “Zari”, “Buzëqeshje në kafaz” etj. Ka botuar edhe dy libra me prozë: “Burgu i hapur”-1998 dhe “Harakiri”-1999. Etj.
45. U lind në Rugovë më 1938. Kur u bë poet tha:“Mos u bëj poet nëse s´mund të vdesëshpër secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë”.
Vepra “Karvani i bardhë” e bëri romancier modern shumë të njohur në Kosovë. Si
quhet shkrimtari?
Ky shkrimtar i madh i Kosovës quhet Azem Shkreli. Ka botuar këto vepra me poezi: “Bulzat”, “Êngjujt e rrugëve”, “E di një fjalë prej guri”, “Nga bibla e heshtjes”, “Pagëzimi i fjalës”, “Nata e papagajve”, “Lirikë në shi”, “Zogj në gurë” etj. Ka shkruar edhe këto vepra në prozë: “Karvani i bardhë”, “Sytë e Evës”, si dhe dramat:
“Fosilet” dhe “Varri i qyqes”. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë. Ishte drejtor i Kosovafilm-it dhe i Teatrit kombëtar. Vdiq në pranverën e vitit 1997 në Prishtinë.
46. Vjersha “Mori Shqypni e mjera Shqypni” (botuar më 1873) është një nga poezitë më
të njohura dhe më popullore në mbarë letërsinë shqiptare. Kush e shkroi?
Vjershën ”Mori Shqypni e mjera Shqypni” e shkroi Pashko Vasa.Ishte shkrimtar e luftëtar i madh i Rilindjes kombëtare. Punoi edhe si diplomat, shërbeu sekretar në ambasadën e Britanisë së Madhe dhe guvernator në Liban. Vjersha “Mori Shqypni...” u bë një hymn i shqiptarëve. Në vitin 1890 boton në frëngjisht romani e parë shqiptar “Bardha e Temalit” në Paris. Vdes në Liban në vitin 1892 kurse pas Luftë së Dytë eshtrat iu sollën në vendlindje.
47. Kur u shfaq si krijues pati pak lexues e shumë mohues. Shkroi kryesisht prozë
moderne si bie fjala romanin “Oh!”. Është ky...?
Është ky shkrimtari i njohur Anton Pashku.Ky shkrimtar në fillim nuk është kuptuar mirë nga lexuesit tanë. Për kohen kur u paraqit ishte shumë modern në prozën tonë. Më vonë është kuptuar rëndësia e tij në letërsinë tonë. Ka shkruar këto libra me tregime: “Kulla”, “Kjasina”, “Lutjet embrëmjes”; dramat: “Gof”, dhe “Sinkopa” si dhe romani “Oh!”. U lind në vitin 1937 në Prizren dhe vdiq në vitin 1995 në Prishtinë.
48. U lind në Plavë të Malit të Zi më 1916. Botoi librat me poezi: ”Për ty”, ”Avsha Ada” dhe ”Brigjet”. Ky shkrimtar është…?
Ky shkrimtar është Esad Mekuli.Ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë në Mal të Zi. Ka botuar këto vepra: “Për Ty”, “Avsha Ada” dhe “Brigjet”. Ka përkthyer në shqip letërsi të huaj dhe ka drejtuar për shumë vite revistën letrare të njohur dikur në Kosovë “Jeta e Re”. Për punën e tij atdhetare është burgosur nga regjimi jugosllav i kohës. Me profesion ishte doktor i shkencave veterinare. Vdes në Prishtinë në vitin 1993. Mori edhe shumë shpërblime letrare.
49. Cili lloj i letërsisë është më i hershëm?
Letërsia gojore është lloj më i hershëm i letërsisë.Kur u zbulua shkrimi lindi një art i ri më emrin letërsi.
50. Kur poeti përdorë lidhëzat (si, porsi, ashtu si) në vjersha apo këngë popullore si bie fjala: “Syri i saj si qershi, goja si kuti ...” atëherë themi se përdorë figurën stilistike të quajtur?
Atëherë poeti apo këngëtari përdorë figurën stilistike të quajtur Krahasim.
51.Cili prej shkrimtarëve shqiptar shkroi romanet ''Shqiptarët në Goli Otok'',
''Nata në gur'' ,''Plaku dhe urat'', ''Fundi i legjendave'' ,''Kodra e pajtimit'' etj...
Është shkrimtari i madh shqiptar Mehmet Kajtazi (1944-2003)
Para se të flasim për jetën dhe veprën e shkrimtarit tonë të mirënjohur Mehmet Kajtazi, në emër të falënderimit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi po japim citate nga fjala falënderuese që ka dhënë z. Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”:
Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”.
Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër.
Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.
Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.
Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”.
Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja.
Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:
1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.
3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'')
5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit, shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.
Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil Hysaj.
6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.
7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë
8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë. Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën
9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.
10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është shumë e afërt me kohën dhe traumat që i përjetoi populli ynë në Kosovë.
Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.
15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).
Edhe në këtë roman shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...
17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj.
Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas.
Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur Rushit Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.
Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.
52.Cili shkrimtar kosovar shkroi poemën "Shqiptari vdes duke kënduar",përmbledhjen më poezi"Kohë për të folur gurët","Nyja e Gordit",etj.?
Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare…. Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë… Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.…
Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.
Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.
Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.
I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit). Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi.
Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave. Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” . Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj etj.
Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:
1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010
Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.
Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj. Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.
Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë….
53.Kush i shkroi veprat e njohura publicistike:"Ringjalljaz","Gjarpërinjtë e pallatit","Tokë e djegur,""Kosova nuk është i berzë e zezë","Guxim shqiptar","Polemika shqip","Triumfi shqiptar","Olimpi shqiptar",
Është shkrimtari,publicisti dhe studiuesi shkencor Flori Bruqi lindi më 29 qershor të vitit 1952 në Isniq të Deçanit, Kosovë.
Studimet e Defektologjisë i kreu në Universitetin e Beogradit, ndërsa ato postdiplomike (Magjistraturë) në Universitetin e Prishtinës - në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit (2004). Bashkëpunoi më shtypin e përditshëm e periodik të vendit dhe të jashtëm që nga viti 1974 e deri me tash (“Bota e re” - Prishtinë, ”Rilindja” - Prishtinë, “Danas” - Zagreb, ”Dello” - Lubjanë, ”Dnevnik” - Lubjanë, “Veqer” - Maribor, ”Le Mond”, ”Corriera della Sera” etj).
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2000).
Është menaxher i kompanisë “Flomed” nga Prishtina dhe menaxher gjeneral për Kosovë në distribucion të preparateve farmaceutike të “Schulke-Mayr-”it të Gjermanisë dhe “Borer Chemie AG“ të Zvicres.
Flori Bruqi, mbrojti punimin e magjistraturës më titull ”Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë, para dhe pas vrapimit 400 metra para komisionit shkencor - të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë, në përbërje - Prof. Dr. sc . Hasim Rushiti, kryetar, Prof. Dr. Hysni Daka, mentor, Prof. Dr. sc. Mustafë Aliu, anëtarë.
Magjistri i tashëm i shkencës së “Fiziologjisë kineziologjike”, Flori Bruqi ka zbatuar një metodologji të avancuar shkencore gjatë këtij hulumtimi të tij në 22 parametra morfologjikë-fiziologjikë duke përdorur kriteret e avancuara të “Programit biologjikë ndërkombëtar” të Weiner-it dhe Louri-esë ; “Praktikumin e antropologjisë biologjike” të Buzin-ës më bashkëpunëtorë ; ”Parktikumin e fiziologjisë sportive”, të Heimer-it më bashkëpunëtorë ; ”Udhëzuesit Kombëtarë të Asociacionit Shëndetësor Amerikan” etj.
Punimi i magjistraturës të Flori Bruqit, është vlerësuar lartë nga komisioni shkencorë dhe i cili ka shfrytëzuar burime më të reja të literaturës (citon 49 referenca librash më të rinj nga kjo lëmi shkencore) si dhe ka përdorur 17 web-adresa portale relevante që merren më këto hulumtime të “Fiziologjisë kineziologjike” botërore.
Veprat
Deri më tash ka botuar këta libra :
Zjarri i diellit, poezi, Prishtinë, 1995.
Ndërgjegjja, roman, Prishtinë, 1995.
Vrasësit e liridonëve, roman, Prishtinë, Tiranë, 1996.
Ringjallja, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
Gjarpërinjtë e pallatit, roman, Tiranë, Prishtinë, 1996.
Dorëzeza, roman, Tiranë, Prishtinë, 1997.
Tokë e djegur, roman, Shkodër, Tiranë, Prishtinë, 1998.
Burri dhe gruaja, libër shkencor, Tiranë, Prishtinë, 2000.
Pallati i akereonit, roman, Tiranë, Prishtinë, New York, 2000.
Vademecum DDD, libër shkencor, Prishtinë, 2002.
Struktura faktoriale e dimensioneve antropometrike dhe fiziologjike, Prishtinë, 2004.
Ndikimi i sportit në personalitetin e njeriut, libër shkencor, Prishtinë,2004.
Delinkuenca e të miturve dhe ushtrimet fizike, Prishtinë, 2004.
Vademecum për preparate higjenike të “Schulke – Mayr”– it, libër shkencor, Prishtinë, 2004.
Dallimet në disa ndryshore fiziologjike ndërmjet studentëve sportistë dhe jo sportistë para dhe pas vrapimit 400 metra (Punim magjistrature, Prishtinë 2005).
Antropometri-Jakov Milaj “Raca shqiptare”, recension i zgjëruar i botuar në Floart, 2005.
Si ta njofim internetin, Flomed, tetor-2005.
Sëmundjet infektive seksuale, Floart, tetor-2005.
Udhëzues i shkurtër i preparative dezinfektuese, Flomed, 2006.
Merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u relaksuar, Floart, janar 2006.
Kosova nuk është i berzë e zezë, Floart, dhjetor 2005.
Fshehtësitë dhe të vërtetat për virusin avian’, Flomed, 2005.
THE ECONOMIC ASPECTS OF SPORTS RECREATION AND HEALTH, Sport ritmi-zemrës, janar 2006, etj.
DETERMINANTAT SOCIO-PSIKOLOGJIKE TË USHTRIMIT FIZIK (Hulumtim socio-psiko–kineziologjikë më studentët e Universitetit të Prishtinës), Flomed, 2006.
Guxim shqiptar, Prishtinë, 2008.
Etj.
Ka botuar 21 fejtone publicistiko-shkëncore në gazetën “Rilindja” të Prishtinës, në përiudhën 1974-1982., si dhe mija punime në shumë web faqe interneti (2003-2008).
54.Cili prej shkrimtarëve shqiptar shkroi romanet :,,Vdekja në ëndërr","Pallati i Helenës",''Fundi i zemërimit" etj?
Është shkrimtari Iljaz Prokshi .Iljaz Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës më 15 nëntor 1949; vdiq më 28 prill 2007. Shkollën fillore e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Edhe në shkollën e mesëm ishte nxënës i dalluar, duke u shquar për zgjuarsinë, vizionin dhe vokacionin prej krijuesi. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë, dega për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe (Albanologji), në Universitetin e Prishtinës me nota të larta.
Si gjatë shkollës së mesme dhe gjatë studimeve universitare bashkëpunoi me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës si gazetar dhe krijues. Më vonë punësohet në gazetën Kosova të Korporatës Energjetike të Kosovës, në Prishtinë, në fillim si gazetar, e më vonë si redaktor përgjegjës i kësaj gazete. Një kohë të gjatë bashkëpunoi si gazetar edhe me disa gazeta shqipe që dilnin jashtë Kosovës, si Top Kultura, Spektri në Zvicër, Trojet tona në Nju Jork etj.
Poezitë e para, Iljaz Prokshi filloi t’i botojë në gazetat dhe revistat letrare të Kosovës më 1966. Ishte në moshë të re kur u paraqit në letërsi dhe vinte me një përvojë që e kishte arritur gjatë leximit të shkrimtarëve më modernë shqiptarë dhe të huaj. Iljaz Prokshi i takon plejadës së krijuese avangardë të Kosovës. Në konceptet estetike të tij shquhet me idenë e një fillimi të ri në letërsinë shqipe, duke krijuar një letërsi që është simbol i artit modern. Pak kohë më vonë ai botoi edhe tregimet e para, gjithnjë në kërkim të rrugëve dhe mjeteve të reja letrare. Si student ishte shumë aktiv në jetën kulturore. Botoi poezi, tregime, reportazhe, recensione dhe ese për letërsinë. Fitoi pothuajse çdo vit çmime letrare, për poezi ose tregime, në konkurset letrare, që shpallnin gazetat dhe revistat e kohës. Iljaz Prokshi, në konkurse të tilla është nderuar prej çmimit të parë gjer në çmimin e tretë. Botoi në gazetën Rilindja, revistën letrare Jeta e re, Fjala, Bota e re, Zëri, Plejada, Koha ditore dhe në disa gazeta më pak të njohura, që botohen në Kosovë, si dhe në periodikun shqiptar në Shkup të Maqedonisë, si Flaka dhe Jehona.
Për veprën e tij si në poezi dhe në prozë kanë shkruar kritikë të njohur të vendit, ndërsa rezonancë e të gjithë këtyre, është se veprën e Prokshit e përshkon fryma e modernitetit. Tek ky krijues, të shkruarit është gjithmonë në shërbim të kërkimit dhe të ideve filozofike, kurse në qendër të shqetësimeve të tij është njeriu, i rrahur mes erërave të absurdit dhe revoltës, kundruall një realiteti të hidhur, me kuptim, që qenia njerëzore t’i ikën karakterit negativ, të prezantojë ato vlera që shquhen për vizionin e një botë të freskët dhe të dëlirë, shënjuese për kohën dhe hapësirën. Lexuesit e admirojnë letërsinë e tij, ndërsa kritika me gjithë këta të parët i detyrohet vlerave dhe mesazhit poetik të kësaj vepre.
Poezi
Pikë e bardhë ëndrre, Rilindja, Prishtinë, 1983
Satana në ferr, Fjala, Prishtinë, 1992
Fytyrë në pergamenë, Rilindja, Prishtinë, 1995
Psalm arbëror, Rilindja, Prishtinë, 1998
Sonatë e dhembshurisë, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2003
Është në botim e sipër përmbledhja me poezi Kambanat e shurdhra Shtëpia botuese Dukagjini, Pejë. Ka të përgatitura edhe tri vëllime të tjerë me poezi.
Tregime
Libri i kujtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1987
Daullet e natës, Rilindja, Prishtinë, 1990
Vdekja në ëndërr, Rilindja, Prishtinë, 1996
Magjia e mjegullës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 1997
Vajza e trëndafilave, Rozafa, Prishtinë, 2002
Pallati i Helenës, Prishtinë, 2003
Ka edhe dy libra të gatshme për shtyp me tregime.
Romane
Fundi i zemërimit, Rilindja, Prishtinë, 1997 (Për këtë roman, autorit iu dha Çmimi letrar si romani më i mirë i vitit i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës më 1997)
Dashuri në labirint, 2001Ka të përgatitur për shtyp edhe dy romane, një libër me kritika dhe ese letrare, si dhe shumë shkrime publicistike.
55.Cili shkrimtar shqiptar i shkroi veprat:''Pëllumbat e lirisë,'',''Ditët e bardha'',"Balada e Vërrinit" etj?
Është ky shkrimtari shqiptar Gëzim Ajgeraj.ëzim Ajgeraj lindi më 6 gusht 1967 në Malësin e Vërrinit, është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me seli në Prishtinë. Nga 23 marsi 2002 është antarë i lidhjes së shkrimtarëve të Zvicrës (SSV). Jeton dhe krijon në Zvicër.
Ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat e kohës, si: “Rilindja”, Zvicër - Prishtinë, “Bujku”, - Prishtinë, “Zëri i Kosovës”, Zvicër - Prishtinë, “Bota sot”,- Zvicër, “Koha ditore”, - Prishtinë, “Epoka e re”, - Prishtinë, “Zëri”,- Prishtinë”, “Fakti”, - Shkup, “Ars” – Tiranë, “Penashqiptare”, - Prishtinë, “Pioneri” – Prishtinë, “Zogu i mëngjesit”, - Prishtinë, etj. Nga janari i vitit 2004, editon revistën: Metafora poetike (Editorial i poetit) që del çdo tre muaj.
Veprat
Ka botuar këto libra:
Klithmë malli, poezi, „Rilindja“, Prishtinë,1997
Ëndrra për parajsë,poezi,“Rilindja“,Prishtinë, 1998
Qiellit po digjem, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
Flakë në plagë, poezi, „Rilindja“, Prishtinë, 1998
Kënga e babait, poezi për fëmijë, „Apolonia“, Prishtinë, 1998.
Urti popullore të Vërrinit 1 (bashkautorësi), „Apolonia“, Prishtinë,1998
Mallëngjimi, poezi, „Rilindja“,2000.
Balada e Vërrinit, K.L. „F. S. Noli“, Prizren, 2001.
Rruga e lirisë, Dramë, „Meshari“Prishtinë, 2001.
Rruga e lirisë (intervistë) me Zafir Berishën, botoi Asociacioni i veteranëve të ish UÇK-së – Prizren, 2002.
Atdheu në trastë-cikli me poezi, e botoi revista letrare "Jeta e re" nr. 4, korrik-gusht 2002, viti LIV. Prishtinë.
Pëllumbat e lirisë, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
Ditët e bardha, Novelë për fëmijë, Edicioni i revistës; Fidani, Prizren, 2004.
Atdheu i copëtuar-cikël me poezi, në librin: Pikoi molla gjak (Lirikë me motive arvanitase), botoi MKRSÇJR-Departamenti i Çështjeve Jorezidente, Prishtinë, 2004.
Cikël me poezi “Udhë e zjarmi”, në librin "Muzat i bien lyrës", Edicioni i revistës "Fidani", Prizren, 2005.
“Lulëkuqet e Vërrinit”, poezi, botoi shtëpia botuese “Metafora”, Zvicër, 2005.
Zana në mërgim, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Huqet e Benit, poezi për fëmijë, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Bosi lepurushi, fabula, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Gjëegjeza, ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Dita me Tonin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
Muajt e vitit me Ardin (Poemë), ”Metafora”, Zvicër, 2006.
“Dallëndyshja në Vërri” (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Kroi i qytetit tim”, (poezi për fëmijë), ”Metafora”, Prizren, 2007;
“Masakra e Tuzsuzit”, Monografi, (bashkautorësi), „Metafora“, Prizren, 2007,
“Degë e thyer”, poezi, “Metafora”, Prizren, 2007.
“Misioni i kriminelit”, roman, “Metafora”, Prizren, 2008
“Serboarmatosja", roman, "Metafora", Prizren, 2012
Përgatiti redaksia e Agjencionit Floripress.
Posted 12 minutes ago by AGJENCIONI FLORIPRESS
0 Add a
2012/11/01
Rruga kah Evropa është përplot me gropa!
Angazhimi, qasja dhe seriozitetit me të cilin i jemi rrekur këtij procesi lë shumë për të dëshiruar
Shkruan: Afrim BERISHA
Titullin e këtij shkrimi, e nxora nga një fjali e të një moshuari, që më rastisi ta dëgjojë teksa komentonte zhvillimet e fundit në përmbushjen e obligimeve në procesin e integrimeve evropiane. “Mixho, rruga kah Evropa është përplot me gropa. Ka me na ardh’ shpirti te hunda derisa të hyjmë në Evropë”, kështu i thoshte plaku bashkëbiseduesit të tij. Ai, kishte të drejtë dhe të jepte përshtypjen se i kishte kuptuar shumë mirë problemet dhe sfidat që sjell procesi i integrimit evropian. Madje, ai dukej më largpamës se shumica e politikanëve tanë që çështjen e integrimeve evropiane e shohin më shumë si çështje teknike. Nuk dua të mohojë tërë progresin dhe të arriturat e deritanishme që janë bërë në procesin e integrimeve evropiane, por angazhimi, qasja dhe seriozitetit me të cilin i jemi rrekur këtij procesi lë shumë për të dëshiruar. Njëra nga sprovat e para në procesit e integrimeve Evropiane ishte edhe publikimi i Raportit nga Studimin e Fizibilitetit nga Bashkimi Evropian dhe kushtet që i janë vënë Kosovës për të filluar negociatat me BE-në për marrëveshjen Stabilizim-Asociimit.
Përmbushja e standardeve evropiane
Përkundër faktit se çështja e integrimeve evropiane kërkon hartimin e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me direktivat e Bashkimit Evropian, kontrollin e integruar të kufijve, fqinjësinë e mirë, luftën kundër korrupsionit, procesin e riatdhesimit etj., nuk duhet që vëmendja e institucioneve tona të përqendrohet vetëm në këto fusha. Shumica e këtyre sfidave janë të karakterit teknikë, që me një përkushtim dhe me investime mundë të përmbushen. Nuk duhet harruar fakti se çështjet shumë të rëndësishme në procesin e integrimeve janë plotësimi i standardeve evropiane në të gjithë sektorët. Përmbushja e tyre do të na bënte të jemi qytetarë të barabartë dhe konkurrentë me të gjithë qytetarët të tjerë të Evropës, kurse shtetin e Kosovës do ta bënte vend të denjë dhe atraktiv për jetë. Të rikujtojmë se procesi i integrimit evropian përmbledh në vete pothuajse të gjitha aspektet e veprimtarisë së një shteti që nga reformat politike, ligjore, ekonomike, industriale, (në disa raste edhe sociale e kulturore), e deri tek plotësimi i standardeve dhe normave shumë specifike në të gjithë sektorët zhvillimorë dhe shoqëror.
“Gropat” në rrugën drejt Evropës, të cilave i referohej mixhoku nuk janë thjesht gropa që mundë të rrafshohen duke u mbuluar me asfalt apo beton, nuk janë gropa që mundë të mbulohen me rërë që nxirret pamëshirshëm nga lumenjtë tonë e as me zhavorr që gërryhet nga kodrat tona. Ato janë “humnera”, “hendeqe” e “boshllëqe” në të gjitha sferat e jetës që shteti ynë duhet ti mbulojë me djersë, me punë, me veprime konkrete e me shembuj të mirë të zbatimit të ligjit. Në pamundësi që të ofrojë shembuj konkret për të gjitha standardet dhe normat evropiane që kërkohen në sektorë të ndryshëm do të mundohem të prezantojë këtu disa standarde për sektorin e mjedisit, pasi që në këtë sektorë kam njohuri dhe përvojë më të madhe. Fillimisht dua të rikujtojmë se kapitulli i mjedisit në kuadër të acquis communautaire, jo vetëm që është njëri ndër kapitujt më sfidues dhe më kompleks në aspektin e përmbushjes së obligimeve ligjore, por është edhe një nga kapitujt që kërkon më së shumti investime në përmbushjen e standardeve mjedisore. Kështu për shembull përmbushja e këtij kapitulli në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian i ka kushtuar Rumanisë rreth 20 miliard euro, ndërsa sipas përllogaritjeve që i është bërë procesit të integrimeve të 10 vendeve të fundit anëtare të BE-së, që e kanë kaluar këtë proces vlera e investimeve te kërkuara për kapitullin e mjedisit ka qenë prej 2-3 % e GDP-së kombëtare. Bashkimi Evropian sot i jep rëndësi shumë të madhe plotësimit të standardeve të ndryshme mjedisore por në qendër të vëmendjes ka disa prej tyre. Kualiteti i ajrit është një pikë shumë e ndjeshme e Bashkimit Evropian, për shkak se në ruajtjen e kualitetit të tij, BE-ja ka vënë një varg standardesh dhe limitesh për shumë parametra ndotës, përfshirë këtu Dyoksidin e Sulfurit, Dyoksidin e Azotit, Oksidin e Azotit, Grimcat e pluhurit etj. Në rastin e Kosovës, këto kufizime dhe standarde lëre që nuk përfillen nga ndotësit e ndryshëm por ende nuk i dimë saktë të gjitha këto tejkalime në tërë territorin e Kosovës. Bashkimi Evropian e ka në prioritetet e tij, që të gjithë qytetarëve t’u sigurojë qasje në ujë të pijes së kualitetit të mirë, të sigurojë cilësinë e ujërave në të gjithë trupat ujorë dhe të mbrojë ekosistemet ujore. Në rastin e Kosovës, ende ka probleme të theksuara në furnizimin me ujë të pijes, kualiteti i të cilit ende nuk i përmbush standardet e kërkuara, ndërkohë që ekosistemet ujore janë shndërruar në kolektorë të ujërave të ndotura. Në mbrojtjen e biodiversitetit si çështje me prioritet janë mbrojtja e llojeve te rrezikuara dhe ‘habitateve’ të tyre sikurse edhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore. Ne ende nuk kemi një vlerësim real për llojet e rrezikuara dhe ‘habitatet’ e tyre ndërkohë që shfrytëzimi i resurseve natyrore është krejtësisht jashtë aspektit të parimeve të shfrytëzimit të qëndrueshëm. Promovimi i parimit të reduktimit të sasisë së mbeturinave, riciklimi dhe ripërdorimi tyre është në prioritetet e Bashkimit Evropian që përmbushet përmes standardeve konkrete, ndërkohë që në Kosovë gjithnjë e më shumë kemi rritje të sasisë së mbeturinave të krijuara dhe shumica e të cilave deponohen në deponi sanitare.
Çështjet e mbrojtjes së mjedisit
Bashkimi Evropian e ka në qendër të vëmendjes përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe reduktimin e burimeve fosile energjetike, ndërkohë që Kosova vazhdon të hartojë projekte, plane e strategji për prodhimin e energjisë nga linjiti. Standarde, norma dhe kufizime ka edhe në shumë segmente të tjera të mjedisit të BE-së, me të vetmin qëllim që të gjithë qytetarëve të saj t’i sigurohet një mjedis i pastër dhe i shëndetshëm. Janë rreth 20 direktiva të Bashkimit Evropian që rregullojnë çështjet e mbrojtjes së mjedisit, të cilat vendet që dëshirojnë të aderojnë në BE, duhet jo vetëm që ti bartin në legjislacionin nacional por edhe ti zbatojnë në përpikëri. Se sa larg jemi në përmbushjen e standardeve mjedisore në procesin e integrimeve evropiane e dëshmoi edhe Raportit nga Studimin e Fizibilitetit, ku në pjesën për mjedisin dhe ndryshimet klimatike ndër të tjera thuhet: “Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore, administrative dhe kapitale për zbatimin standardeve mjedisore dhe klimatike të BE-së. Përgatitjet janë në një fazë të hershme në fushën e kontrollit të ndotjes industriale dhe menaxhimit të rrezikut. Shumica e niveleve të ndotjes janë dukshëm mbi nivelet e BE-së. Impiantet energjisë së linjitit janë burimi kryesor i ndotësve të ajrit, me disa nivele që tejkalojnë disa herë limitet e BE-së dhe OBSH. Kosova ka vetëm një impiant funksional për trajtimin e ujërave të zeza. Nuk ka strategji dhe plan veprimi për ndryshime klimatike e as objektiva ekonomike, masa dhe politika për zbutjen e ndryshimeve klimatike”. Prandaj, Kosova nëse dëshiron ta ketë më të lehtë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, qysh tani duhet të mendojë seriozisht në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve mjedisore të BE-së. Qysh tani duhet ta fillojmë punën në mbulimin e “gropave” në rrugën e integrimeve evropiane.
(Autori është MSc. Ekologji dhe Mbrojtje e Mjedisit - Qëndrimet në këtë shkrim janë personale.)
"Na ka humbur rruga n'oborr"
A thua ishte aq e vështirë që pasuesit e Rugovës dhe Xhaferit ta vazhdojnë një rrugë të shtruar aq mirë, rrugën e miqësive të përhershme me fuqitë perëndimore, rrugën e vlerave dhe civilizimit perëndimor…
Shkruajnë: Ardian Coli dhe Edmond Demaj
Pjesa më e madhe e popullit shqiptarë i quajti gandët e kombit dhe Ballkanit, e po ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare pati një vlerësim të jashtëzakonshëm për ta. Fjala është për presidentin historik Ibrahim Rugova dhe liderin matanë kufirit, Arbën Xhaferi. Të dy këta u cilësuan si politikanë të urtë, mendjendritur dhe vizionarë. Ibrahim Rugova i cili me urtësinë dhe orientimin e tij pro-perëndimor arriti ta krijojë një unitet të jashtëzakonshëm në politikën ndërkombëtare për ta përkrahur popullin tonë në rrugën e lirisë, po ashtu pas çlirimit të vendit vazhdoi partneritetin duke forcuar aleancat dhe lidhjet me Perëndimin. Kjo u vërejt edhe në varrimin e tij ku morën pjesë burrështetas nga e gjithë bota. Arbën Xhaferi, një politikan vizionar me një analitikë të jashtëzakonshme, kishte orientuar gjithë politikën e tij drejt rrugëve, vlerave dhe civilizimit të Perëndimit dhe mundohej ta instalonte këtë orientim në të gjitha qarqet shqiptare me interpretimin që i bënte. Asokohe, Arbën Xhaferi në një intervistë pati thënë se shqiptarët nuk duhet as të marrin pjesë nëpër samitet islamike, jo për ndonjë inat, por për shkak të orientimit të cilin e kishte zgjedhur tashmë. Sepse, dihet se në samite dilet me konkluzione mbi të cilat palët duhet të vendosin nënshkrimet e tyre, nënshkrime të cilat sigurisht do të ishin në kundërshtim me vizionin, të cilin së paku në mënyrë retorike i gjithë spektri politik shqiptar e vë si orientim pro vlerave perëndimore, anëtarësimit në NATO dhe BE. Për të qenë më konkret, Arbën Xhaferi thoshte se shqiptarët nuk mund të kenë standarde të dyfishta, ku në njërën anë të punojnë për integrime evropiane dhe në anën tjetër të përqafojnë kulturën, traditën dhe aleancat me shtetet islamike.
Si u ndoq koncepti politik i dy liderëve
Çfarë ndodh në ditët kur asnjëri nga të lartpërmendurit nuk jetojnë më? Si u ndoq dhe u zhvillua koncepti i tyre politik, qasja dhe orientimi i tyre? A thua ishte aq e vështirë që pasuesit e tyre ta vazhdojnë një rrugë të shtruar aq mirë nga paraardhësit e tyre, në rrugën e miqësive të përhershme me fuqitë perëndimore, në rrugën e vlerave dhe civilizimit perëndimor dhe në rrugën drejt kthimit në familjen e madhe evropiane, aty ku edhe e ka vendin kombi shqiptar. A thua më e lehtë ishte të devijohet nga kjo rrugë? Në kohën që ne po jetojmë, përgjigja del të jetë që më lehtë është të devijohet. Në kohën kur kombit shqiptar, jo si luks, por si themel i duhen Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza, dhe shtatoret e tyre nëpër sheshet e kryeqendrave, si: Tirana, Prishtina e Shkupi që tinëzisht përbuzeshin. Por, koha vazhdon ta tregojë se Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza mund të jetonin edhe pa këto tri qendra dhe pa këto vende, sepse e gjithë bota i mbante dhe vazhdon t’i mbajë e ti respektojë si figurat më të ndritura, por nuk mund të jetonin këto tri qendra pa këto dy figura dhe shtatoret e tyre, emrat e rrugëve dhe institucioneve të cilat duhej t’i mbanin emrat e tyre, deshëm apo nuk deshëm ne. Këto ishin figurat që i jepnin vlerë të veçantë kombit shqiptar, figura të cilat vazhdojnë ta bindin botën se kombi ynë meriton respekt të veçantë. Problemi fillon te sjellja dhe dalja jonë nga rruga të cilën e servuan gandët Ibrahim Rugova dhe Arbën Xhaferi. Dalja e jonë nga binarët fillon me figurën e Gjergj Kastriotit, të cilën institucionet në Tiranë e përbuznin në vizitat e zyrtarëve nga Turqia. Kur delegacionet turke ia mësyn Tiranës, Qeveria, Ministria e Jashtme, Parlamenti e herë-herë edhe Presidenca, pa fijen e dinjitetit, duhet ta zhvendosin bustin e Kastriotit nga sallat e takimeve. Me sa duket, edhe pse pa kalë dhe pa shpatë, më pak i rrezikshëm, prapë ishte i bezdisshëm për delegacionet e shtetit të sotëm turk gjashtëqind vjet më vonë. Si për çudi, afërsisht kjo ndodh edhe në qendrat tjera shqiptare, kur shtatorja e Kastriotit arriti në Shkup qindra shqiptarë e pritën me shumë gëzim, por pati dhe të atillë që në xhaminë e Shkupit pëshpëritnin kundër saj dhe kundër madhështisë së tij, duke e quajtur agjent të Evropës së krishterë, bukëpërmbysës i Sulltanit etj. Pikërisht e njëjta ndodhi në atë kohë dimri në Prishtinë, edhe pse jo në atë shkallë sa në xhaminë e Shkupit. Devijimi tjetër ndodh me figurën e Nënë Terezës. Përderisa bota e vlerëson dhe e pranon si Shenjtëreshë dhe nënë, prapë po ne shqiptaret ishim ata të cilët nuk dëshironim ta pranonim si bijën dhe nënën tonë, e assesi si Shenjtëreshë, por e quanim me emrat, fyerjet dhe ofendimet më të pashembullta, si në Shkup, po ashtu dhe në Prishtinë. Por, siç u përmend më lart, këto dy qendra nuk mund të jetonin pa të, sikur që mund të jetonte kjo pa to, dhe detyroheshin t’i ngrinin buste jo për respektin, e as për turpin e tyre, por sa për ta përmirësuar imazhin në sytë e botës. Frikësohemi se nëse vazhdohet kjo rrugë e humbur, atëherë në një të ardhme të afërt do ta largojmë edhe figurën e Adem Jasharit e të tjerëve me radhë nga frika se mos po ofendohet Serbia. Devijimi tjetër me radhë vjen nga politika kosovare, e cila figurën e Ibrahim Rugovës e endte prej një skaji në tjetrin, varësisht prej disponimit të aktorëve politikë në ato momente dhe përkundër faktit që bota e respektonte dhe fliste në superlativ për të. Njeriu që me urtësinë dhe mençurinë e tij krijoi miq si ish-presidentin Klinton, ish-kryeministrin Toni Bler, zëvendëspresidentin e tashëm Xho Bajden etj., të cilët edhe sot nuk e harrojnë Kosovën, falë respektit që kanë për të ndjerin, president Ibrahim Rugova.
Kah po shkojmë?
Devijimi tjetër, fatkeqësisht sa për t’i mbrojtur ato të parat, vjen deklarata e pasuesit të Arbën Xhaferit, i cili në një tubim publik thotë se në Maqedoni nuk është vendi i koncepteve dhe orientimeve perëndimore e kishtare, por është vendi ku thuhet Allahu Egber. Sa për ta sqaruar, nuk jemi aspak kundër që të lartësohet emri i Zotit, sidoqoftë nga kushdo qoftë, sepse më shekuj ne jetojmë mjaft mirë bashkë me kisha e xhamia, dhe kjo s’ishte as nuk duhet të jetë aspak problem për shqiptarët. Jemi kundër politikanëve që nuk merren me çështjet kombëtare, por merren me atë që as prijësit fetarë nuk merren, edhe pse është profesion i tyre. Jemi kundër, siç besojmë edhe shumica shqiptare pa dallim feje, që ne t’i krijojmë çerdhet e liderit radikal islamik, Omar Bakri.
A thua mendojnë këta njerëz se si mund të na ndihmojë njeriu më i kërkuar nga Amerika, Anglia, Gjermania, e kështu me radhë! Ky i fundit pak ditë më herët doli me një deklaratë, kur thoshte se tani është koha që të bëjmë aksione edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ku ishte ky Omar Bakri më herët që nuk i çliroi shqiptarët sa ishin të pushtuar? Nga kush dëshiron t’i çlirojë shqiptarët ky? Interes dhe qëllim i kujt është që të njolloset njëri nga kombet më të vjetra dhe më të pastra në Evropë? Kur themi që jemi kundër kësaj dëshirojmë të themi se është më mirë ta ndjekim rrugën e Ibrahim Rugovës dhe Arbën Xhaferit, dhe t’i themi këtij Omarit dhe të gjithë atyre Omarëve të tjerë se shqiptarët nuk kanë nevojë për ndihmë prej terroristëve si ai, se e kanë Amerikën dhe Evropën që e bëjnë atë punë. T’i themi këtij Omarit se neve nuk na mundon feja, se feja e shqiptarit është shqiptaria. Disa politikanë në skenën politike kosovare sot shihen nga një kënd refuzues për bashkëpunim nga ndërkombëtarët. Ka të atillë që i kanë keqësuar raportet me Ambasadën amerikane, të atillë që kritikohen nga deputetët evropianë, të atillë që u kërkohet publikisht dorëheqje nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, për shkak të lidhjeve të dyshimta me Rusinë armike. Në kohën kur Turqia arriti ndarjen e famshme të kohës, e cila i ndau shqiptarët në tri fe, atë katolike, ortodokse dhe myslimane dhe në kohën kur më të vërtetë rrezikohej gjithçka dhe vetë kombi shqiptar, ndodhi mrekullia, shqiptarët i harruan të gjitha pikëpamjet fetare për t’u bashkuar rreth kombit dhe për t’ia bërë me dije Turqisë që shqiptarët do të rrojnë dhe më tej, pa marrë parasysh se në cilën fe i luten dhe e lartësojnë Zotin e tyre. Në vend që delegacionet turke të ndihen keq për veprat e paraardhësve te tyre, ata kërkojnë që ne ta largojmë nga historia një ndër figurat më të respektuara në Evropë. Historia nuk ndërrohet. Vallë, kaq kohë më vonë në këto rrethana a do të dinë shqiptarët t’i kthehen rrugës së vjetër për ta mbrojtur kombin e tyre, atë komb që ua dha Perëndia tamam si në këto vargje të ndaluara kohë më parë për shqiptarët në himnin e tyre: Se Zoti vetë e tha me gojë, se kombet shuhen përmbi dhe, por Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne. Apo dëshirojmë të mësojmë nga Atë Gjergj Fishta, i cili i bëri thirrje Evropës në Konferencën e Paqes në Paris që të ndalte ato që ai i quajti mizoritë e kristianëve serbë dhe grekë kundër shqiptarëve. E çuditshme se si në ditët e sotme shqiptarët nuk mund të tregojnë emancipim as afër atij çfarë treguan paraardhësit e tyre. Kah po shkojmë?
Pavarësia e Shqipërisë dhe Austria
“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij !..Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re !!.....Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe”
Shkruan: Fahri XHARRA
Kontit Leopold Berthold i ngutej, e donte një njeri të besueshëm që s`i del fjala, e donte një përkthyes e shkuar përkthyesi, sepse ai kishte për t`u takuar me Ismail Qemailin për t`i thënë se kishte ardhur koha e shqiptarëve. Ishte kjo para 100 vitesh, ishte lajmi më i gëzuar në historinë tonë.
Atë David Pepa dhe sekreti shtetëror austriak
Në Vjenë më 1912-n, ”nëpunësit e Ministrisë Jashtme në Vjenë kërkuan kolegun e tij, Atë Anton Harapin. Mbasi ai ishte kthye në Shqipni, atëherë (Davidin) e mueren me urgjencë dhe e çuen në Vjenë. Aty e shtinë në nji zyrë dhe e bane me u betue se nuk do t’i nxirrte kurr sekretet. E mueren si përkthyes ndër bisedimet që Ministri i Jashtëm Berthold do të zhvillonte me Ismail Kemal Bej Vlorën…(“Dushman – Temali në rrjedhje të kohëve”, Ndoc Ndoja). Dhe përkthimin e udhëhoqi Atë David Pepa. Kush ishte Atë David Pepa- që Austria ia besoi sekretin shtetëror? Atë Davidi shquhet për veprimtari të madhe atdhetare në kontributin e tij si përkthyes i gjermanishtes në shqip në takimin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungareze, Konti Leopold Bertholdi me Ismail Qemalin në Vjenë në prag të Pavarësisë së Shqipërisë..... …Atëherë Bertholdi i parashtroi Ismail Kemal Beut që të delte sa ma pare në Shqipni për të shpallë pamvarsinë. Ismaili iu përgjigj: “Mirë se flamurin e kam, por nuk kam shtizë ku ta naltoj, dhe flamurin pa shtizë e merr çdo erë që fryn”. Atëherë Konti Berthold iu përgjigj:”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Kishte ba që 40 mijë trupa të niseshin nga Bosnja në kufi të Malit të Zi. Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar. Atë Davidin e ngarkuen me e shoqnue Ismail Kemalin deri në Triestë, ku pritëshin tjerë shqiptar “. Më vjen keq që historia 5o vjeqare e komunizmit dhe kjo e fundit 20 vjeqare heshtin për veprën fisnike atdhetare të At David Pepës. Të rrije si hije edhe pranë burrit të madh të Pavarësisë, plakut të Vlorës Ismail Qemali ishte një nder i madh dhe të bisedoje akoma edhe t’i përktheje fjalët e urta të kryeministrit të Parë të Shqipnisë pas 443 vjet robëri osmane në Zyrën e Kontit Berhtoldit, ministrit të Jashtëm të Perandorisë Austro – Hungarisë ma të pathyeshëm në atë kohë në Evropë në pragun e Pavarësisë ishte një vlerë historike, që nuk mund ta pranoji analet historike të heshtet të vazhdohet ende të injorohet me heshtjen e Atë David Pepës si njeri i klerit e mbi të gjitha si shqiptar i gjakut të Kastriotëve. ”Është nder për Të dhe nje nder i madh i bahet historisë. Nder i bahet edhe Ismail Qemalit që kishte në biseda sekrete për atë kohë një djalosh besnik, student i ri në Vjenë nga Shkodra i quejtun David Pepa (Ndoc Ndoja)”. ”Për shtizë të këtij flamuri keni bajonetën austriake.” Ismail Beu plot gëzim iu përgjigj: “Kështu po, jam gadi, se vetëm kjo asht garanci për shtetin e ri shqiptar. Dhe unë mendoj se s`ka gjë më të dëmshëm se sa të gjymtohet e vërteta për hirë të paragjykimeve politike fetare, sektare, interesave personale të të gjitha llojeve ndaj cilido njeri për punën dhe veprën edhe ’’të vogël’’ ndaj kombit dhe njeriut.
Ismail Qemali dhe shpallja e pavarësisë
Si do të dukeshim sot po mos të ishte Ismail Qemali, i cili përkundër pozitës së tij në Perandorinë Otomane, i cili përkundër pasurisë dhe familjës që e rrezikonte , nuk u zbraps nga ideja e ”fjetur” në zemrën e tij dhe të të gjithë shqiptarëve për 445 vjet, që Shqipërinë ta shpallte mëvete. Por, kur kontit Berhtold , i duhej një përkthyes i besueshëm , por si e zgjodhi mu Ismail Qemalin ,? Rastësi? Jo. Por, unë mendoj se s`ka gjë më të dëmshëm se sa të gjymtohet dhe të mëshefet e vërteta për hirë të paragjykimeve politike fetare, sektare,interesave personale të të gjitha llojeve dhe të heshtet e të mos flitet për vendimmarrësin më fortë të para 100 vjetëve konti Von Berchtold. Leopold, Konti von Berchtold, me emrin e plotë Leopold Anton Johann Sigismund Joseph Korsinus Ferdinand, Konti Von Berchtold (1863-1942), monistër i Jashtëm i Austro-Hungarisë është figurë e madhe që ne për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë duhet t`i bëjmë homazhe. Konti i ynë, një pasanik i madh i Austro-Hungarisë, u fut në shërbimin diplomatik të shtetit të tij me 1893, ku zuri vende të rëndësishme në Paris dhe Londër dhe me 1906 u emërua ambasador në Rusi. Më 12 shkurt 1912 u emërua ministër i Jashtëm. Dhe e shihni që pas disa muajsh e kërkoi Ismail Qemalin që të shpallë pavarësinë dhe të mbetet Serbia pa dalje në det. Dihet fort mirë që dalja e Serbisë në Adriatik kishte për të pasur pasoja tragjike për shqiptarët. Humbja e një populli të tërë. Konti Berhtold e kishte përkrahjen e madhe apo si quhej në diplomaci ”çekun e bardhë” të Gjermanisë në vendimin e Austo-Hungarisë për ”luftë me të gjithë” që e pengonin Pavarësinë e Shqipërisë. Si të prehej Serbia, kjo ishte brenga e Berhtoldit. Britanikët ishin të bindur në vendimin e drejtë të Vjenës, por grekët e kuptuan dhe e kishin një pamje më të gjerë dhe i kuptuan mirë veprimet e Berhtoldid në Pallplatz të cilat mund të kishin ”pasoja” për të. Edhe pse shkohej kundër formulës ”Stop në Beograd” por gjithsesi trupat austriake mund të okuponin Beogradin me pohimin e Fuqive të Mëdha,q ë kështu Serbia të pranonte ultimatumin. Dëshira e Austrisë ishte që Kosova t`i jepej Shqipërisë.
Idetë nacionale dhe nacionaliste
Sipas shënimeve serbe, problemi i madh i shqiptarëve të kohës së pavarësisë dhe para saj ishte ndarja sa u përket ideve nacionale dhe nacionaliste në atë kohë: ishin të shkapërderdhura në tri segmente: ato në brendi, ato në periferi dhe të atyre që jetonin jashtë ”shtetit”. Të brendshmit ishin shumë konservatorë; sepse me besimin e madh ne solidaritetin mysliman (së bashku me Turqinë) ata i dëshpëronin shqiptarët e diasporës. Ata të brendshmit ushqenin ende një mentalitet feudal, të cilët mendonin që Shqipërisë i duheshin shumë dekada para se të bëhet gati për nacionalizëm dhe kufij, çka tregonte një amulli ndaj atyre të jashtmëve që punonin në këtë drejtim. Dhe është plotësisht e kuptueshme pse shqiptarët patriotë e ndien të nevojshme për një Rilindje Kombëtare., Dhe kjo e shpjegon pse Manastiri, Ohri, Kiqeva, Dibra, Prizreni, Prishtina, Gjakova dhe Shkodra ishin tërheqëse për revolucionarët. Kjo e shpjegonte afinitetin filozofik të shqiptarëve të jashtëm dhe atyre të kufirit. 12 gusht 1912 u përhapën lajme se shqiptarët do të sulmojnë Prizrenin, turqit e filluan ikjen e tyre në qytete më të sigurta për ata. Pritej një lëvizje e madhe, që kulmoi me grumbullimin e 15 mijë shqiptarëve drejt Shkupit.. Shqiptarët e armatosur e çliruan Gjakovën. Mitrovicën dhe u futën në Shkup.....
Dhe, me ndihmën e Austro-Hungarisë, kontit Berthtold dhe vullnetit të madh për atdhe të Ismail Qemalit, erdhi dita e realizimit të një ëndrre 500-vjeçare:
"Në Vlonë më 28 të Vjeshtës së Tretë 1912
Pas fjalëve që tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme".
Kolonializmi serbo-sllav mbi Shqipërinë Etnike është krim ndërkombëtar
Të mos keqkuptohemi dhe të mos keqinterpretohemi për qëllime të ndryshme të kulltukofagëve të politikës ditore kozmopolitiste, se gjoja ata që po kërkojnë ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, “janë destabilizues të sigurisë dhe të paqes rajonale”, sepse kjo është tezë akuzuese serbo-sllave. Kjo nuk është fare e vërtetë, por është një gënjeshtër ordinere e politikës dhe e propagandës serbo-sllave, që në mënyrë koherente dhe kohezive është në funksion të shkatërrimit dhe të mohimit të identitit kombëtar, shtetëror dhe territorial të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve në Ballkan (1878-2012)
Shkruan: Prof. dr. Mehdi HYSENI
Pse politika kozmopolitike shqiptare për motive të pakuptueshme po e heshtë problemin e pazgjidhur kolonial shqiptar në Ballkan është çështje në vete dhe për vete. Mirëpo, shkenca shqiptare nuk e gëzon një “privilegj” të këtillë mbi asnjë bazë qoftë morale, qoftë politike a shkencore. Përkundrazi, e ka për detyrë jo vetëm që ta korrigjojë, ta ndërtojë, por edhe ta artikulojë një politikë të këtillë mbi baza shkencore, strategjike, politike dhe kombëtare. Çështja koloniale shqiptare në Ballkan, nuk është vetëm çështje monopoli e elitave politike zyrtare shqiptare dhe e bizneseve tregtare, por edhe e shkencës, e inteligjencies dhe e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike. Si politika e “lartë”, ashtu edhe shkenca “e dremitur” shqiptare nuk kanë asnjë arsye të qëndrueshme që në vend se ta quajnë, dhe ta stigmatizojnë me emër të vërtetë kolonializmin serbo-sllav mbi Shqipërinë Etnike, të përdorin eufemizma të ndryshëm politikë dhe apolitikë, të cilët jo vetëm se e abstrahojnë, por edhe e justifikojnë fenomenin e kolonializmit serbo-sllav para politikës ndërkombëtare. Thjesht, përderisa politika zyrtare shqiptare në asnjë kërkesë të saj, nuk e parashtron me theks të posaçëm problemin e kolonializmit serbomadh mbi Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare, domethënë ai me vetëdije të plotë heshtet, përkatësisht nuk ekziston fare si i tillë. Andaj, me arsye shtrohet pyetja, pse dikush tjetër, të dalë, dhe të pohojë para botës, se në Kosovë dhe në viset e tjera autoktone shqiptare sundon terrori dhe kolonializmi sllav, kur ne, kemi plotësisht të drejtë dhe fundja e kemi për detyrë që vetë ta luftojmë dhe ta bëjmë çështje në mënyrë permanente para bashkësisë ndërkombëtare këtë dukuri të shëmtuar të botës së qytetëruar. Meqë, të gjithë jemi në dijeni se në Ballkan, nuk mbretëron kurrfarë “terrorizmi shqiptar”, por kolonializmi terrorist serbo-sllav, atëherë pse po i mbyllim sytë para ndërrimit dhe imponimit të kësaj teze famëkeqe dhe akuzuese, (edhe politika, edhe shkenca shqiptare) të cilën propaganda shoviniste serbomadhe sllave po e përdorë si instrumentin më të përshtatshëm politik dhe propagandistik, jo vetëm për t’i murkulluar të gjitha mëkatet dhe veprat gjenocidale shekullore të kryera ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, por edhe për t’i “rinovuar” ato si “vlera demokratike” në favor të trendëve më të reja të integrimeve rajonale ballkanike dhe evropiane. Derisa heshtim dhe e sakrifikojmë në mënyrë irracionale të vërtetën historike shqiptare, atëherë nolens volens armiku kolonialist serbo-sllav këtë po e kapitalizon në favor të politikës së tij, si shprehje të “ligjshme” dhe si të “drejtë pushtuese” mbi Kosovën dhe Shqipërinë Etnike, e cila me çdo kusht (sikurse gjatë historisë së deritashme falsifikatore 1878-1999), duke mos zgjedhur mjete as metoda, as aleatë ( ballkanikë, lindorë a perëndimorë evropianë), por vetëm duke marrë për bazë gojëdhënat, legjendat, mitologjinë “e ligjshme”, të shkruara nga “klerikët e baltës”, si edhe fenomenin e shpifur “terrorizëm shqiptar”, po orvatet ta anulojnë të drejtën e natyrshme historike të ligjshme-të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve për të dalë nga kthetrat e përgjakshme të kolonializmit dhe të imperializmit shekullor sllav në Ballkan. Mirëpo, të gjitha këto përpjekje të diplomacisë dhe të propagandës së regjimit të egër kolonialist sllav, që shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, t’i mbajë edhe më tej me dhunë nën juridiksionin kolonial, ligjërisht, sipas së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar, janë të dënueshme, se përbëjnë vepër penale (krim) ndërkombëtar. Këtë postulat të së drejtës ndërkombëtare, e di mirë edhe politika dhe shkenca serbe, (sikurse që e dinë edhe më mirë, edhe aktorët kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo nuk janë të gatshëm, as të vullnetshëm që atë ta vënë në “rend dite”, si rrjedhim i mungesës dhe i miopisë së forcës centrifugale të politikës dhe të diplomacisë shqiptare, e cila dita-ditës po vetëviktimizohet dhe po shterohet, duke “vrapuar” që të zërë “trenin e fundit” të standardizimeve teknike dhe të integrimeve hibride rajonale, të cilat për nga përmbajtja e tyre në afat të gjatë, përjashtojnë mëvetësimin dhe të drejtën e vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në favor të politikës dhe të sundimit të kolonializmit serbo-sllav). Gjatë historisë së deritashme të marrëdhënieve shqiptare-serbe, asnjëherë nuk e ka pranuar këtë të vërtetë shkencore, dhe se nuk është duke e pranuar, as sot, në shekullin XXI, sepse kundërveprimi i politikës së jashtme dhe i diplomacisë, si dhe i shkencës shqiptare në mohimin e së “drejtës pushtuese” serbo-malazeze ndaj tërësisë së Shqipërisë Etnike, në vijimësi ka qenë dhe, sidomos sot është tejet heterogjen dhe i zhbalancuar, që fatkeqësisht i ngjet një anijeje të fundosur në cektinë, si pasojë e avarisë së “motorit të brendshëm” të saj. Kjo ka për pasojë përçarjen dhe mosunitetin e politikës sonë shqiptare, në veçanti që nga gjysma e dytë e shekullit XX.
Aneksimi i gjysmës së kombit shqiptar
Aktorë të krimeve erga omnes mbi Shqipërinë Etnike janë Serbia, Mali i Zi, FYROM-i dhe Greqia, e jo kurrsesi shqiptarët e kolonizuar nën “ombrellën” e tyre të skuqur imperialiste (1878-2012). Për t’i bindur aktorët sllavë (Serbinë, Malin e Zi, Greqinë dhe FYROM-in), se vetë janë ushtrues dhe bartës kryesorë të terrorizmit dhe të krimeve ndërkombëtare mbi popullatën e pafajshme shqiptare dhe mbi tokat e tyre stërgjyshore të Shqipërisë Etnike, erga omnes krime cilësohen ato, që përveç rrezikimit të marrëdhënieve ndërshtetërore rajonale, pa dyshim rrezikojnë edhe paqenë e sigurinë ndërkombëtare, është e domosdoshme, që të shërbehemi (briefli) vetëm me gjuhën dhe në fuqinë e argumenteve shkencore historike, juridike dhe politike. Sipas Nenit 19, pika 2 të Projektrregulloreve të Komisionit të së Drejtës Ndërkombëtare, krim ndërkombëtar konsiderohet: “vepra e kundërligjshme ndërkombëtare e ndonjë shteti, që rezulton si pasojë e shkeljes së detyrimit ndërkombëtar, i cili ka rëndësi të jashtëzakonshme për mbrojtjen e interesave kryesore të bashkësisë ndërkombëtare, cenimi i së cilës njihet (sanksionohet) si krim nga ana e kësaj bashkësie në tërësinë e saj të përkufizuar. Përpos pikave 2 dhe 3 të Nenit 19, të theksuar, edhe sipas rregullave në fuqi të së drejtës ndërkombëtare, krime ndërkombëtare përbëjnë edhe: (i) cenimi flagrant i ndonjë detyrimi ndërkombëtar me rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare, si dhe detyrimet që ndalojnë agresionin; (II) shkelja e rëndë e së drejtës së vetëvendosjes së popujve, si dhe e atyre të drejtave, që e dënojnë krijimin dhe sundimin me forcë të zotërimit kolonial; (III) mosrespektimi i normave që sanksionojnë robërinë, aparteidin dhe gjenocidin; (IV) shpërfillja e normave që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe me ruajtjen e ambientit të njeriut, si dhe të atyre që e ndalojnë ndotjen masive të atmosferës dhe të deteve.”( Yearbook of the International Law Commission,1975, vol.II, p.55-59; Yearbook of the ILC, 1980, vol.II, part 2, p.30; “State Responsibility and the Unmaking of International Law”: in Harvard International Journal, no.29, 1988, p.1; “International Responsibility” by E. Jimenez de Arechaga, in Manual of Public International Law, London, 1968, p. 531, 534).21
Sa më sipër, sipas rregullave dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, ndër të tjera, krime ndërkombëtare konsiderohen: “agresioni, zotërimi kolonial me forcë, gjenocidi, robëria dhe aparteidi, si dhe piratëria në detin e hapur(sipas së drejtës klasike ndërkombëtare).” (G.Gilbert, “The Criminal Responsibility of States”, ILC(39), 1990, p.345; )
Për t’i rikujtuar kryerësit-atavistë sllavë (si dhe mbështetësit e tyre, të brendshëm dhe të jashtëm) se të gjitha këto lloje të krimeve antishqiptare dhe antinjerëzore i kanë kryer ndër shekuj në dëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, si dhe në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999) e deri më sot të fillimshekullit XXI (2012), është e domosdoshme, që të japim një kronologji shumë të shkurtër faktografike të historisë politike dhe gjeopolitike të etapave më karakteristike të procesit të kolonizimit dhe të aneksimit të gjysmës (50%) së kombit shqiptar dhe të territorit indigjen të Shqipërisë Etnike nga ana e Serbisë, e Malit të Zi, e FYROM-it dhe e Greqisë.
S’ka dyshim se rrënjët e së keqes së kolonializmit të shteteve të theksuara serbo-sllave, kanë zënë të shtrihen në thellësinë dhe në gjerësinë e tokës etnike shqiptare definitivisht ( de facto dhe de jure) që nga vendimet famëkeqe antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), kur fuqitë e mëdha evropiane gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike ia dhuruan “sihariq” Serbisë (Kurshumlinë, Bllacën, Vranjën, Leskovikun, Nishin, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën, Kosovën, Shkupin, Tetovën, Strugën, Dibrën, Kumanovën, Manastirin, Ohrin dhe tërë rajonin e Pollogut); Malit të Zi (Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Ulqinin dhe Tivarin); Greqisë ( Çamërinë etj.). Duhet të nënvizojmë se, përveç tjetërsimit të paligjshëm të gjithë këtij territori kompakt shqiptar, Serbia dhe Mali i Zi, në të njëjtën kohë, bën spastrimin etnik të shumicës së këtyre trojeve, në veçanti të trevave të Kosovës Lindore, duke i vrarë, duke i djegur dhe, duke i shpërngulur shqiptarët nga vatrat e tyre ilirike-arbërore. Për të realizuar këtë projekt gjenocidal antishqiptar, Serbia dhe Mali i Zi, në veçanti përfitojnë nga transaksionet e Perandorisë Osmane (sulltanët e së cilës, pa kurrfarë të drejte morale, as ligjore ia patën “bërë teslim” Serbisë dhe Malit të Zi hiq më pak se 50% të vilajetit shqiptar. Mirëpo, serbët dhe malazezë, që sot e 100 vjet të shkuara, në asnjë mënyrë, nuk janë treguar mirënjohës as ndaj sulltanatit, as ndaj Turqisë së sotme. Përkundrazi, i konsiderojnë armiq sikurse edhe shqiptarët, natyrisht, duke i ndërruar tezat edhe në këtë rast konkret dhe, duke e vënë nën hipotekë të derisotme të “Sëmurin e Bosforit”, kinse, për shkak të simetrisë fetare, i ka favorizuar shqiptarët në disfavor të Bizantit mesjetar ortodoks. Kjo akuzë është aq vulgare dhe transparente, saqë nuk meriton elaborim të mëtejm, sepse vetë fakti që, edhe sot e asaj dite , shqiptarët dhe tokat e tyre ende kanë ngelur nën “kurorën” mizore të ortodoksizmit kolonial serbo-malazez, sheshit dëshmon se religjioni islam dhe pushteti sundimtar anadollak 500-vjeçar, ka qenë me “trup dhe me shpirt” në anën e favorizimit të elementit serb ortodoks, e jo të shqiptarëve, në asnjë mënyrë. Fatkeqësisht, historia e ka dëshmuar të kundërtën. Sikur të kishte qenë ashtu, siç pohojnë tezat e paqëndrueshme të politikës, të kuazishkencës dhe Kishës Ortodokse Serbe, Shqipëria Etnike, do ta kishte lirinë dhe pavarësinë e saj, që nga Kongresi i Berlinit, (1878) dhe të fuqive të mëdha evropiane. Këtë e provon edhe krijimi i Lidhjes së Prizrenit (1878) si antitezë historike, kombëtare dhe politike e pezullimit praktik të vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit në copëtimin, aneksimin dhe në pushtimin kolonial të trojeve etnike shqiptare. Mirëpo, aspiratat dhe lufta çlirimtare kombëtare e Lidhjes së Prizrenit për t’i rikthyer territoret e saj në zotërimin e titullarit të ligjshëm historik-shqiptarëve, ngelin të pakurorëzuara, për shkak të thyerjes së saj ushtarakisht nga Perandoria Osmane, si dhe nga Rusia dhe aleatët e saj. Kjo pati për pasojë që, në vazhdimësinë e mëpastajme historike, gjysma e shqiptarëve dhe e Shqipërisë Etnike të mbetet koloni e Serbisë, e Malit të Zi, e Greqisë (në kohën më të re, që nga viti 1990-2003) dhe e FYROM-it.
Luftërat e rezistencës kundër kolonizimit
Etapa e dytë e “rikonfirmimit “ (përmes represalieve dhe gjenocidit) të kolonizimit të Shqipërisë Etnike nga ana e imperialistëve serbo-sllavë, fillon të intensifikohet nga shtatori i vitit 1912, si dhe nga gushti i vitit 1913, si rrjedhim i vendimeve të kundërligjshme historike të Konferencës së Londrës (dhjetor 1912- gusht 1913), sipas të cilave Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë “ligjërisht” iu dhurua 50% e territorit autokton shqiptar, të cilin status kolonial serbo-sllav e ka edhe sot Shqipëria Etnike. Gjithashtu, vitet 1918-1919, shënojnë etapën e tretë të kolonizimit të Shqipërisë Etnike, sepse Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene, përmes krimeve të terrorit gjenocidal, tërësinë territoriale dhe të popullatës së saj shqiptare, e përthithin brenda kufijve shtetëror serbo-malazez. Një akt i këtillë kriminal (sipas së drejtës ndërkombëtare) ndërkombëtar i Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene është i dënueshëm edhe sipas neneve 20 dhe 22(4) të Konventës së Lidhjes së Kombeve (1919). Po ashtu, edhe gjatë viteve 1919-1941, shfaqet etapa e katërt e koloniazimit të Shqipërisë Etnike nga Mbretëria Jugosllave ( de facto dhe de jure Serbia e Madhe, kufijtë kolonialë të së cilës më pastaj, që nga viti 1945, i trashëgoi edhe Jugosllavia Socialiste(Serbia e Madhe) e Josip. B. Titos, e Dobrica Qosit, e Slobodan Milosheviqit, dhe e Vojislav Koshtunicës), që njëkohësisht ishte në kundërshtim flagrant me Konventën e theksuar të Lidhjes së Kombeve, sepse zyrtarisht, ajo deklarohet dhe trajtohet si koloni jugosllave, e cila popullohet me kolonistët serbë dhe me malazezë, boshatiset duke i vrarë dhe, duke i shpërngulur me dhunë, me terror dhe me gjenocid me qindra e mijëra shqiptarë kryesisht në Turqi. Duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit (1878) e deri me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët kanë zhvilluar kryengritjet dhe luftërat e rezistencës kundër kolonizimit dhe rikolonizimit të Shqipërisë Etnike, këtë e dëshmon edhe Rezoluta e Konferencës Nacionalçlirimtare e Bujanit, më 2 janar 1944, sipas së cilës Kosova përkufizohej si shtet sovran dhe pjesë e pandashme e Shqipërisë Etnike. Mirëpo, (pjesërisht, Qeveria e Përkohshme Shqiptare e Vlorës së Ismail Qemalit, 28.XI.1912) nuk kanë arritur që t’i kurorëzojnë objektivat dhe imperativin e tyre të çlirimit, të ribashkimit dhe të pavarësisë së plotë politike, kombëtare dhe terrioriale, për shkak të agresioneve dhe ndërhyrjeve invaduese militariste të vendeve fqinje sllave, të ndihmuara drejtpërdrejt nga Perandoria Osmane, Rusia dhe Franca. Të gjitha fazat historike-politike të pushtimit kolonial të Shqipërisë Etnike nga ana e Serbisë së Madhe, dhe e vendeve të tjera fqinje sllave (FYROM-i dhe Greqia), sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare, përbëjnë krim ndërkombëtar, që në vijimësi karakterizohet nga koherenca e gjenocidit, e agresionit, e terrorizmit, e aparteidit dhe e kolonializmit.
Antibashkimi është arma kryesore e rimëkëmbjes së sferës së interesit ruso-sllav në Ballkan
Të mjerë janë ata filoserbë, që për interesa të tyre personale promovuese, pushtetare, grupore, nepotiste, partiake, ideologjike, politike, ekonomike, financiare dhe tregtare po u bëjnë argatë agjenturave dhe shërbimeve të huaja për shpërfytyrimin-vrasjen e idesë shekullore të ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Një luftë e tillë e kuislingëve shqipfolës kundër bashkimit kombëtar shqiptar, pikësëpari, është në shpërputhje me të drejtën historike të shqiptarëve mbi Shqipërinë Etnike, me Kushtetutën e sotme të Shqipërisë (1998), si dhe me të drejtën e vetëvendosjes, si pjesë fondamentale e së drejtës ndërkombëtare
Shkruan: Prof. dr. Mehdi Hyseni
Përralla disavjeçare e filozofisë së mjerë e politikave zyrtare shqiptare në Ballkan se gjoja shqiptarët do të bashkohen në Evropë, është një utopi dhe mashtrim sui generis, që nuk përputhet në asnjë segment me realitetet e sotme të politikës integruese të BE-së. Po si mund të bashkohen shqiptarët në BE, kur qe 100 vjet ata nuk qenë në gjendje, që së pari si komb, si territor dhe si shtet, të bashkohen në Ballkan, ashtu sikurse popujt e tjerë fqinjë të Ballkanit?!
Tradhtia 100-vjeçare dhe bashkimi i shqiptarëve
Nuk ka dyshim se shqiptarët do bashkohen në Ballkan dhe në Evropën e integruar, kur të perëndojë tradhtia 100 e sa vjeçare ndërmjet njëri-tjetrit. Atëherë, do të fitojnë shqiptarët, Shqipëria Etnike, Ballkani dhe Evropa e integruar demokratike dhe paqësore. Ndryshe, do të vazhdojë “kënga e vjetër” e sundimit dhe e dominimit kolonial 100-vjeçar ruso-sllav mbi kombin dhe mbi shtetin e copëtuar shqiptar në Ballkan si këtu e njëqind vitet e shkuara (1912-2012). Duke mos llogaritur luftërat dhe kryengritjet mëparshme qindravjeçare, shqiptarët, edhe në shekujt XIX , XX dhe XXI, ende po zhvillojnë luftë për lirinë, pavarësinë dhe ribashkimin e tyre (edhe si komb, edhe si shtet) natyral në dy fronte: 1) Kundër aleancës ruso-sllavo ballkanike dhe 2) Kundër filoserbëve kolaboracionistë “kalemxhinj” dhe “buçukxhinj”, të cilët kanë gjetur gjuhë dhe interes të përbashkët politik, ekonomik dhe tregtar me amalgamën ruso-sllave në Ballkan dhe, nuk zgjedhin mjete, as metoda për t’i anatemuar, shpifur, denigruar, denoncuar dhe përbaltur veprimtarët patriotë, demokratë dhe paqësorë shqiptarë, të cilët botërisht pa kursyer asgjë prej vetes, janë vënë në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e së drejtës legjitime dhe historike të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan. Duan të jetojnë të lirë dhe sovranë në shtëpinë e tyre të përbashkët, ashtu sikurse popujt e tjerë të Ballkanit dhe të Evropës, asgjë më shumë, as më pak.
-Tradicionalisht, qe më se 100 vjet, vetëm serbët dhe aleatët e tyre kolonialistë dhe imperialistë ballkanikë, pa asnjë të drejtë (për t’i ruajtur kolonitë e tyre shqiptare) e kundërshtojnë ribashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, duke e cilësuar si “rrezik” dhe si “bombë përflakësh” të Ballkanit, ashtu siç vepruan paraprakisht, edhe me rastin e shkolonizimit dhe të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mirëpo, koha provoi të kundërtën-stabilizimin dhe qetësimin e Ballkanit. Tanimë Republikën e Kosovës e kanë njohur 90 shtete të bashkësisë ndërkombëtare. Ballkani nuk u dogj, por u dogj sundimi kolonial njëqindvjeçar i Serbisë në Kosovën e Shqipërisë, si dhe politika, propaganda dhe pseudoshkenca shpifëse e kolaboracionistëve komunistë dhe fashistë filoserbë. Kështu, do të ndodhë edhe me rastin e ribashkimit të Shqipërisë Etnike Natyrale, nuk do të përflaket Ballkani, por do të perëndojë përgjithmonë vetëm politika dhe praktika kolonialiste serbosllave në territoret etnike shqiptare, si dhe përgjithmonë do të vetëvritet tradhtia e kolaboracionizmit filoserb, e jo rajoni ballkanik e as vetë Shqipëria, siç po gënjen dhe po spekulojnë me paturpësi “qatipët” dhe “pazhët” e panderuar dhe të shtirur si “demokratë” të proceseve të reja integruese dhe demokratike të BE-së.
Prof. dr. Noel Malkolm: “Bashkimi i shqiptarëve nuk e kërcënon, as nuk e rrezikon Ballkanin, por e kundërta”
Këtë vlerësim objektiv dhe të qëndrueshëm, duhet ta mbajnë parasysh dhe, ta mbajnë mirë në mend, jo vetëm historiani Enver Bytyçi dhe kryeministri Sali Berisha, por të gjithë historianët, politikologët, diplomatët, shkrimtarët, politikanët dhe shtetarët( ministrat, kryeministrat dhe presidentët) shqiptarë, sepse kjo është e vërteta mbi përmbajtjen e ribashkimit kombëtar shqiptar dhe të efektivitetit të tij pozitiv, që në asnjë mënyrë nuk e rrezikon, por e qetëson dhe e paqëson Ballkanin. Kjo është e vërteta si dielli dhe si drita para së cilës shqiptarët nuk duhet t’i mbyllin sytë, sepse mund të verbohen dhe të vriten nga realiteti. Nuk ka tjetër alternativë, pos ribashkimit kombëtar, i cili është shpëtimi i vetëm i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale.
Enver Bytyçi dhe Sali Berisha, ndryshe nga historiani i shquar Noel Malkolmi!
Miqtë tanë amerikanë dhe evropianë ndërkombëtarë sikurse Noel Malkolm mbështesin bashkimin kombëtar shqiptar, kurse disa Enverë Berishistë me “kruzhokët” e tyre e mohojnë vetveten!? Çfarë t’i thuhet më tepër këtij fenomeni negativ shqiptar veçse logjikë e robit, që është regjur të ushqehet me karremat dhe me nusproduktet e “fabrikave” të huaja agjenturore antishqiptare. Në dhjetorin e vitit 201, pata rastin të lexoj një artikull të keq me titull “Bashkimi kombëtar, cila alternativë: Konflikti apo integrimi?!”, të publikuar në www.gazetastandard.com, të shkruar nga Enver Bytyçi, përmbajta e të cilit, mjerisht, nuk thotë asgjë origjinale, asgjë të faktuar, asgjë të mençur, asgjë racionale, asgjë vizionare, asgjë konkrete dhe të argumentuar, asgjë të saktë, të vlefshme dhe të dobishme për interesin e përgjithshëm të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, por në forma përimituese të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës serbomadhe dhe të aleatëve të saj, jo vetëm se tenton të vërë në pikëpyetje të drejtën historike dhe legjitime të shqiptarëve për ribashkim në një shtet të vetëm-Shqipërinë Etnike Natyrale, por edhe e shpif atë në skajshmëri se gjoja në thelb përbën “konflikt” dhe “rrezik” të madh për shqiptarët dhe për tërë Ballkanin. Përmbajtja e këtij artikulli provokues me ambicie të sëmura politike, karrieriste dhe propagandistike (përshtatur rrethanave të politikës ditore dhe përfitimit e promovimit personal) të kontestimit të ribashkimit kombëtar shqiptar si në planin e politikës së brendshme, ashtu edhe asaj ndërkombëtare, në mënyrën më të simplifikuar (shprehur popullorçe) do të thotë: 1) Nëse jeni për ribashkim kombëtar, domethënë jeni për konflikt me armiq dhe, për konfrontim me miq dhe, 2) Nëse jeni për integrim në BE, atëherë “mbylleni gojën”, mos e kritikoni Sali Berishën e as “rebelët” e tij për antibashkim kombëtar! - “Shumë mirë”!- Shqip, kësaj i thonë "lueje macë kryet e buellit"-VETËMOHIMI NUK KA BRIRË!!! - Ky është mesazhi politik i përmbajtjes së artikullit të Enver Bytyçit me titull “Bashkimi Kombëtar, cila alternativë: Konflikti apo integrimi?!” Ndryshe, nuk do t’i diktonte POPULLIT të kolonizuar shqiptar “variantin shpëtimtar” të tij ( si historian) dhe të Sali Berishës si kryeministër, -JO ribashkimit të tij dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, sepse sipas filozofisë së tyre të mjerimit “politiko-shkencor”, ky do të “shkaktonte apokalipsin” e shqiptarëve dhe të Ballkanit!? Kjo tezë akuzuese ruso-serbe antishqiptare, është e njohur që më se 100 vjet (1912-2012), e cila është në funksion të mohimit të së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes së kombit shqiptar mbi Shqipërinë Etnike.
Strategjia e “Platformës së Shqipërisë Natyrale” të dr. Koço Danajt
-Kjo është “alternativa shpëtimtare” sugjeruese për popullin shqiptar të aneksuar, të copëtuar dhe të robëruar nëpër rezervatet kolonizuese të amalgamës sllavo-bizantine në Ballkan?!
-Jo, jo, njëqind herë JO! Por alternativa e ligjshme për shpëtimin e shqiptarëve nga robëria kolonialiste shekullore e Serbisë, e Malit të Zil e IRJM-së dhe e Greqisë, është ribashkimi kombëtar shqiptar në mënyrë demokratike dhe paqësore, ashtu siç parashikon strategjia e “Platformës së Shqipërisë Natyrale” të dr. Koço Danajt, ku ndër të tjera, thuhet: “Shqipëria natyrale është mirëqenie, dinjitet, qetësi, ofertë paqeje dhe stabilitet në rajon. Këto ua kemi borxh fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Prandaj në emër të tyre le ta bëjmë atë. Shqipëria natyrale do të thotë sa më pak grekë, maqedonas, italianë, turq me origjinë shqiptare dhe sa më shumë shqiptarë me mentalitet evropian, progresist. Prandaj, në emër të tyre e kemi për detyrim kombëtar sendërtimin e Shqipërisë Natyrale.? ( Koço Danaj, 2009: 52).
Pra, nuk ka asnjë dyshim se me këtë formulë sakat antishqiptare si në kuptimin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, para së gjithash, do të pajtohej Beogradi, Podgorica, Athina dhe Shkupi, sepse do t’u ndihmonte që, edhe në shekullin XXI, ta mbronin plaçkën e tyre koloniale me përmbajtje shqiptare.
Duke qenë se Enver Bytyçi paska shumë dilema, dyshime dhe paqartësi për ribashkimin kombëtar, i sugjeroj që, së pari, ta lexojë dhe studiojë vëmendshëm “Platformën e Shqipërisë Natyrale” të Dr. Koço Danajt, të botuar në Tiranë, më 2009, se aty do ta gjejë përgjigjen e saktë historike, politike, diplomatike, juridike demokratike dhe paqësore, se si duhet shtruar dhe, se si duhet zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare.
Vërtet, sikur historiani Enver Bytyçi, paraprakisht, të paktën Kushtetutën e Shqipërisë(1998), Platformën për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1998) dhe “Platformën e Shqipërisë Natyrale” të Dr. Koço Danajt (2009), mirëfilli, nuk do ta kishte mbështetur politikën antibashkim të kryeministrit Sali Berisha, as nuk do t’i kishte akuzuar shqiptarët (kinse me forcë po duan ta zgjidhin çështjen kombëtare shqiptare. Mirëpo, kjo akuzë është shpifëse dhe gënjeshtër ordinere, sepse askush prej shqiptarëve nuk ka deklaruar e as nuk ka shkruar se ribashkimin do e bëjnë, duke shkaktuar konflikte të armatosura guerile, apo luftë frontale) për mbështetjen e arsyeshme dhe të domosdoshme të ribashkimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale, sepse aty do ta gjente përgjigjen e saktë, pse dhe, si duhet bërë ribashkimi kombëtar shqiptar.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...