Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/07

"Proçkat" e kosovarit...


Nga Përparim Hysi


Qeshë gati 10-vjeç dhe,tek lozja në oborrin para shtëpisë,pashë një burrë që po vinte drejt shtëpisë sonë.E pashë nga larg dhe,meqë gjithë burrat që kish fshati ynë i vogël i njihja,ky m'u duk i panjohur,ndaj bërtita që të dëgjonte gjyshjja që ishte brënda:-Po vjen një bot!
Gjyshja doli dhe,kur pa dhe ajo se dikush po vinte drejt shtëpisë,më tha me zë të lartë:-Nuk është bot,jo.Se,sos se po shkon diku rrugës dhe aq.Ky po vjen drejt shtëpisë dhe,ndaj,është mik.E more vesh? Dhe unë që"mora vesh",bërtita,tani si i çliruar:-Po vjen një mik!
Gjyshja po priste në këmbë dhe as unë dhe as ajo nuk ia hiqnim sytë"mikut" që po afrohej.Qe një burrë i gjatë,me një palë mustaqe të sertta (të serta,por si vërejta më vonë,ballas) , por që i kishin lezet.Në kokë kishte një qeleshe të bardhë dhe,po ta çmoje nga kjo qeleshja e bardhë,ishte o bosnjak o kosovar.Ndryshe nuk kishte se si.Veç kësaj,ky,"boti-mik",nuk ishte nga fshati ynë,Petova,se unë i njihja si bosnjakët,ashtu dhe kosovarët që banonin në Petovë.Miku jo vetëm u afrua,po, kur qe gati dy-tri çapa afër gjyshes,lëshoi zërin e tij,si krisëm pushke:
-Moj nanë a nuk më njeh,vallahi?! Nana-ne gjyshes i thërrisnim nënë dhe gjithë ata që bujtnin si mysafirë,po kështu i thoshin,përjashto bosnjakët e kosovarët,që nga nënë,i thoshin:nanë-, përpëliti sytë dhe,kur i zgjati dorën e mirëse ardhjes,tha:-A mos je ti,Hysen "Xhandari?!" Qebesa,çe aj jam ,me gjithë mustak,- shpotiti i ardhuri duke qeshur me zërin e tij bubullimë dhe,tek e pushtoi gjyshen(gjyshja ime qe e shkurtër),e ngriti avadan nga toka dhe e shtrëngoi tërë mall.Tek e ndiqja këtë skenë të gëzuar,thashë,për një çast,se mos ky"boti-mik" po ma fut gjyshen në xhepin e atyre qillotave që kishte veshur,se aq të mëdhenj i kishte xhepat e varur. E lëshoi përmallshëm,mandej,në tokë dhe ndërsa gjyshja i priu përpara për në odën e miqëve,dëgjova që t'i thotë mikut:-Ore,Hysen,po ku e ke dogranë? *
-Lane,oj nanë,nji at' muhabet,se dogranë ma pshurri çeveria!!! Unë,sa dëgjova"ma pshurri" nuk e mbajta të qeshurit,po atë fjalën"dogra" nuk e dija asi kohe.U futën në odën e miqëve.Oda gjithmonë rrinte e shtruar dhe,me të vërtetë,kishe qejf të hyje në të.Në odë(qe tri e gjysëm me katër e gjysëm),mbi dërrasat e bardha qumësht,qe shtrirë një qilim i trashë dhe i punuar në tezgjah nga duarët e një mjeshtëre të vërtetë zejesh,siç qe mjeshtërja bosnjake,Hafka e Bajram Makës.Punuar me motive popullore dhe me bojëra ku të mbetnin sytë.Mbi qilim (ky mbulonte të tërë odën) kishte shilte dhe poste të bardha prej lëkure dhënësh.Tri shiltetë më të mira qenë rreth e përqark oxhakut ku,padyshim,viheshin miqtë dhe aty,afër tyre,i zoti i shtëpisë.Muret e odës shkëlqenin nga gëlqerja e bardhë dhe,kur hyje brënda,të kishte lezet shpirti.Në mur,në krahun e djathtë të odës,qëndronte varur një llambë me vajguri me nr.14 që nuk ia gjeje shoqen jo në fshat jo se jo,por asgjëkundi,në qytet.Babai im e kish blerë,me pak ndërhyrje,kur bëhej një ankand shtijeje nga qeveria për plaçkat e Sami-be Vrionit.Llamba qe si e llakuar me një bojë të verdhë(dukej si prej floriri!) dhe kishte veç dy qelqe.Këto i ruanim si sytë e ballit,se,po të thyheshin,nuk kishe ku gjejje:veç në Itali.E theksoj këtë punën e llambës,se netëve kur prisnim miq,llamburiste oda e miqëve nga drita.
Miku zuri vënd nga ana e djathtë e oxhakut,kurse gjyshja nga ana e kundërt.Kur erdhi imeëmë dhe i dha mirëseardhjen mikut,pashë që dhe kjo e njihte.Takimi me mikun qe ndryshe nga ç'nodhi me gjyshen.Ky,ndërsa nëna i tha:-Mirëse erdhe,ky,luajti paksa nga vëndi,dhe,tek thithte duhanin nga një cigarishte e gjatë,dëgjova që i tha:-Po si je moj sojnike? Kur imeëmë doli për ta qerasur,miku foli prapë:-Kafenë e dua të bardhë! Gjyshja që e lexonte"abc" e mikut,i tha sime ëme:-Nga ajo "fiashkoja" që kam unë në sepete.Unë tani e humba fare.Ai"kafe të bradhë":Gyshja"nga fiashkoja që kam në sepete" dhe,si i paduruar që isha,vrapova të shoh.Kur imeëmë hapi sepeten e gjyshes,nxori që atje një "fiashko" italiane dhe mbasi mbushi një dopjo,e vuri mbi tabaka.Për gjyshen hodhi një godë teke.Tani e kuptova se ky,miku,"kafe e bardhë" quante rakinë.Dhe më e çuditshmja qe se ky qe kosovar dhe,përgjithësisht,as kosovarët dhe as bosnjakët e fshatit tonë nuk pinin raki. Ia solli dhe,ndërsa miku e qoku me nanën(gjyshen),kur,befas,mbrriti babai.
-Nga u hapën këto rrugë?- thirri i gëzuar im atë.
-Qebesa,mor Hazis miki,-bëri tek u ngrit miku,- sa mora vesh që jini qetuit,thashë po shkoj dhe po e shoh mikin.U pushtuan ngrohtësisht dhe im atë,u ul midis tij dhe gjyshes.Unë po ndiqja me sy e vesh,por babai,sa më pa,më bëri shënjë.E njihja atë shënjë.Nuk kisha moshën për të ndënjur në dhomën e miqëve.Ika si qen i rrahur.Do të kisha pranuar dhe një të rrahur,vetëm e vetëm të rrija e të dëgjoja këtë mikin që pinte"kafe të bardhë."Po ku lëshonte pe im atë.Sa nuk po lëshoja lot dhe kot që ika.Erdhi koha e gjumit dhe gjumi nuk më zinte.Atje,pas derës,muhabeti shkonte gjym,se pihej e hahej si për mik,de.

* * *
Të nesërmen pashë që miku,pasi u përqafua ngrohtëisht me nanën,u nis bashkë me tim atë për në Fier.Siç duket,babai do kishte ndonjë punë në qytet.Por seç biseduan gjithë atë natë të gjatë as që e mora vesh.Se nga kush do ta merrja.Gjyshja,sa erdhi babai,i la vetëm dhe ata veç qeshe e ngjesh.
Eh,or mik,që pije"kafe të bardhë!!!".
* * *
Kishin kaluar gati 20-vjet.Unë kisha dalë mësues dhe një ditë kisha shkuar tek një koleg në qytet,se këtij i kish vdekur xhaxhai.Kolegu qe kosovar,i ardhur shpejt në Fier dhe xhaxhai i tij,qe njeri i nderuar.Shkova dhe siç ndodh në funerale,kish njerëz shumë dhe,ndërsa prisnin për të përciell të ndjerin,në oborr para pallatit,kishin vendosur stola të gjatë për t'u ulur.Radha më qëlloi të ulem pas një plaku që nuk ishe zor ta dalloje që qe kosovar.Plisi i bardhë mbi kokë qe si një fshat që nuk do kallauz.Sa u ula,dëgjova plakun që t'më thotë:
-A prej këtuhi je,a?
-Jo,bacë,jam nga fshati?
-Nga cili fshat?
-Nga Petova?
-Venali apo i ardhun?
-Nga Skrapari?
-A ma njeh Hazis Hysin? * *
-Jam i biri.
-I biriiiiiiii,- shfaqi habinë baca.Pa hajde të përqafi dhe m'i ço selam Hazizit prej Hysen Kosovarit ..."XHandarit" plotësova unë.
-Shuj,mor,se po na qetë në"ngatërresa",qebesa,-bëri duke qeshur baca.E përqafova fort dhe,ndërkaq,ne u ngritëm për të përciell të vdekurin.E pashë se kur ne hipëm në autobuz,ai,bacë Hysen Kosovari(Xhandari),i mbështetur mbi bastun,mori rrugën në këmbë.Me siguri,drejt shtëpisë.
Sa u ktheva në shtëpi,drejt e tek shtëpia e babait(ai qe nja 50 çapa më tej,në një pallat tjetër afër meje),e gjeta dhe i thashë:
-Ke shumë selame nga Hysen Xhandari!-Mbahej?-pyeti babai me kërshëri.Nga kujtesa qe brisk,po mbi bastun mbështetej tek ecte.Babai sikur u gjallërua nga kjo porosi e mikut dhe i tha sime ëme:-Pa na sill nga një dopjo se do flasim për mikun.
Tani qe radha ime që të gëzohesha.Kisha kaq vjet që bluhesha nga kurreshtja.Tek e qokëm me tim atë,për shëndetin e mikut,babai filloi të më tregojë...
* * *
GJatë kohës së mbretërisë,Hysen Kosovari që ne i themi "Xhandari",qe me shërbim në Skrapar.Qe xhandar dhe, tek kish ardhur me shërbim në Vërzhezhë ** * ,me gjithë nënprefktin,i morëm për darkë.Qe dhjetor,ftoht për kiamet,por brënda kërciste zjarri me dru lisi dhe veç zjarrit dhe rakia ballë kazani,bënin që të mos nidhej të ftohtët.Ky,Hyseni,bëri dhe "proçkën" e parë:tek qe afër zjarrit si atje dhe tek i kish rrëkëllyer godat një pas një,i thotë njërit prej atyre që shërbenin:-Hapni pak penxheret se po plasim djersë,burra!!!Nënprefekti që qe më i kthiellët,i tha:-Pa hajde dhe bëj sehir.Hapi pak penxheren dhe,sakaq sokëlliu një erë si në dhjetor aq!-E pe?-pyeti dhe,sakaq,të gjithë ia dhanë të qeshurit.
Kur erdhën fashistët,e transferuan me shërbim në Tiranë.Ndërsa mbretin(Zogu I) e donte,fashistët nuk i shihte dot me sy.Shërbente në xhandarmëri,por duarët i hanin për të bërë ndonjë"proçkë" kundër tyre.Dhe ja seç bëri.Shkoi në WC-në e tyre dhe,pasi mbaroi"punë",shkroi me thëngjill të zi mbi murin e bardhë në gjuhën italiane:
"Kue e la lasha
Kue la fasha
Menxal Duçe * * * *
Me nxal fasha!
Iku tërë qejf.Të nesërmen,të njëjtin avaz.Kur hyri,pa që kishin hequr dritën.Megjithatë qe i vendosur që të zbrazte urrjetjen ndaj tyre.Dhe shkroi,tanimë me tahmnin,këto vargje:
"Kue la lasha
Santa luçe
Nietiel fasha
Total Duçe!
Buona petit!!! *****
Nuk kishte kënaqësi më të madhe se kaq.Qe gati që t'i piqte në hell.Kur një ditë i vjen një porosi nga Selman Kukuleshi.Ky,Selmani(Mani) qe i madhi i xhandarmërisë për Tiranën në kohën e Qazim Mulletit.Më thërret ky Mani dhe më thotë:-Digjo,mor kosovar,në filan lagje të Tiranës ka me brit prej një kamionçine,një nga këta komunistët e rrezikshëm(qe formuar Partia Komuniste) dhe më dha jo vetëm fotografinë e këtij të"rrezikshmit",por më tregoi dhe bazën se ku do shkonte.Jam vendosur tebdil dhe jam tuj prit,vallah.Alltinë e kisha plot,i fuqishëm isha si një dem pa vënë në zgjedhë dhe them:-Tash po e sheh sa të vlen lëkura,o bolshevik i keç(q).Dhe vërtet po e vë re se zbret dikushi nga një kamionçinë e verdhë dhe ky,dikushi,një djalosh që për mua qe bash si barishtë.Sa ka ba çapin e parë mbi tokë,tak e kam kap prej qafet,ia kam vnu shoken(kupto koburen) në shpinë dhe i kam thanë.-Tash fol me Leninin,në daçë se ta tregoj veta.Dhe aj,kuku po baj ved me vede,po më thajke:-Qenke prej Kosovet se po e marrë vesh nga të folmet,po si kosovar që je,a po më digjon nji fije?Ma sjellke të folmen si me qenë prej Prizrenit nga jam veta.-Hajd,burrë,- i them,-shloje gojën,çfarë do me më thanë?
Unë,- thotë jam komunist,- dhe e kisha një detyrë me e krye.A po më lën në besë me shkue deri tek"baza jeme" dhe vij"apet" në duerët tuja?
-Besa e Zotit,more jarani Hazis,kurrë nuk e kam ndie vedin ma ngusht.Me i dhanë besë të pabesit.Po a mundet?Po më gjan vedi sikur unë jam rob i tij dhe jo ai jemi?Komunist jam,po,para së gjithash,jam shqiptar,- foli i lidhmi.Dhe na,shqiptarët,e mbajmë besën.Burrnia,more Hazis,matet dhe me dekika.Në nji dekikë bahesh hero dhe po në nji dekikë turpnohesh për jetë.Së fundi,i dhashë besë.-Hajd,- i them,- po e provoj se çfarë mallit je.Dhe e shlova,burrë.
Nuk kaloi as gjysëm ore,kur shoh që po vjen.Alltinë gati se nuk i dihej.Por qeshë koritur kot.Kur tak m'i ka ngjacë duerët dhe më bëri shënjë.Burrë më burrë,- tha ai.Tash zemra më lëshoi krejt.Qenke i besës,- thashë.Nuk të paska prishë bolshevzma.Dhe jo vetëm nuk e lidha,por ika me të.Komunist nuk u bana,por dola partizan.Gjeta fijet me Bacën e madh (Ramadan Çitakun) dhe pas tijit unë.Kur u çlirua Shqipëria,punoja në policinë e Trianës.Zanatin e kohës së Mbretit.E diçka mirë qeshë,pash Zotin,por ja ku më gjeti belaja.Tek ngrohesha mbi një mangall me qymyr,më ka ra alivan(vilani) e më kanë marrë shokët e fill në spital.Nji nga ata-shokët- qe hajn.Hajn dhe kaluar hajnit.Ma kish kontrollue protofolin dhe,bash në njanin xhep,kish gjetur fotografinë e mbretit(në sënduq ,në shtëpi e kisha një të madh që dikur e mbaja në mur).Ky rrezikzi e ka çue fotografinë tek i madhi i policisë.Heu,- paskan bërtit,- ky qenka bash këlysh i Zogut dhe ne e mbajmë në gjirin tonë.Kanë shkue dhe në shtëpi dhe,kur e kanë gjetë dhe atje,atë fotografinë e madhe,më hoqën prej policiet dhe prej Tirane.Gazepi,në atë kohë,e kish gjetur dhe Bacën(Ramadan Çitakun) dhe më dërguan në Fier.Aty në komunale.Ja,kjo është e gjithë hsitoria e Hysen "Xhandarit",përfundoi babai.Burrë i mirë,i besës,por kurrë nuk gjeti rehat.Dhe të mirat,i dilnin në të kundërt.
Si ngritëm dhe një shëndet,për mikun e babait,Hysen "Xhandarin",bëra natën e mirë me babanë dhe ika.Dhe për një kohë të gjatë sillja dhe përsillja gjithçka kish bërë ky,kosovar nga Prizreni,që,gjithësesi,është për t'u mbajtur mënd.Ndaj dhe e solla për lexuesin.Lexuesi,mandej,le t'i vërë notën atij dhe ,patjetër,edhe mua që e solla për të.
*dogra-pushkë
** emri i timeti
*** Vrëzhezhë-fshatii timeti në Skrapar.
****Lexuesi të mëfalë:Vargjet shiqp janë:"Këtu e bëra/këtu e lashë/gjysëm për Duçen/gjysëm për fashiszmin/
*****Këtu e bëra/pa dritë/Të gjithë për Duçen/asgjë për fashizmin/
****** Ju bëftë mirë.
Të gjithë ata që njohinm iatlishten,të më falin për pasaktësinë,por ideja është ajo që shkruaj.

Sikur qentë...


Nga Arlinda Guma


- Alo, Greta?
- Jo zotëri, nuk jam Greta, keni gabuar numër …
- Ah... më falni... unë... kërkoja Gretën...
- Nuk ka asnjë Gretë këtu zotëri... natën e mirë !...
- Natën e m...

Receptori ulet në mbajtëse përpara se zëri i të panjohurit të mbarojë fjalën.
Gruaja zvarrit pantoflat ngadalshëm, lëshon perdet e rënda, shuan dritën dhe drejton hapat për në dhomën e gjumit.

Zilja e telefonit tringëllin sërish, sapo ajo ka hapur derën e dhomës së gjumit.
- Uf... - shfryn e bezdisur, ndërsa zilja e telefonit është ndërprerë së rëni. Gruaja i ka ndalur hapat mëdyshas në korridor. Qëndron një grimë pa lëvizur, e gatshme për t’i ri - drejtuar hapat drejt dhomës së gjumit, por zilja e telefonit fillon të bjerë sërish. Kësaj here tringëllima është më këmbëngulëse. Gruaja i afrohet telefonit dhe e ngre me të shpejtë.
- Alo Greta? – pyet i njëjti zë i panjohur.
- Jua thash njëherë zotëri, nuk jam Greta, keni gabuar numër...
- Ah... nuk jeni Greta... sa mirë që nuk jeni ajo... e dini, Greta është personi i fundit me të cilin dua të flas sot...

Gruaja ulet në poltronë, ndërsa bën një gjest të paduruar me duar.
- Po atherë... përse e kërkoni, kur nuk doni t’i flisni ?
- Shikoni... është çështje pakëz e ndërlikuar... e gjatë dhe e ndërlikuar... a do të kishit pak kohë për mua, zonjë ? Nëse po... une do t’ua tregoja me qetësi si qëndrojnë punët...
- Jo më vjen keq zotëri, nuk kam kohë të degjoj historinë tuaj, është ora një pas mesnate...natën e m
- Zonjë, zonjë, mos e ulni receptorin... ju përgjërohem... jam në një gjendje tmerrësisht të keqe, kam nevojë të flas me dikë, ju duhet të më dëgjoni...
Gruaja e cila sapo është bërë gati të ulë receptorin në mbajtëse, mbetet me dorën pezull në ajër...

- Ja, për të mos ju humbur kohë po nis t’ua tregoj shpejt e shpejt se si qëndrojnë punët... Kam nevojë të flas me dikë sot... Më kuptoni ? Përndryshe do çmendem... ju më kuptoni apo jo ? Jam i sigurt që po... përndryshe, do ta kishit mbyllur telefonin me kohë... Shikoni si qëndrojnë punët, zonjë... Fqinji im vdiq... dje.... Vdiq, më kuptoni ? Mbaroi sa hap e mbyll sytë... Nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje, por vdiq... i vetëm, në apartamentin e tij të madh... E gjeta të ngrirë në kolltukun e lekurtë, përpara televizorit... krahët i ishin lëshuar të dorëzuara poshtë... trupi i ishte nxirë. Vetem qeni kuiste i trishtuar, me kokën mbështetur tek këmbët e të zotit, ( ato ende mbanin mbathur një palë pantofla shtëpie, zonjë )... Kurse televizori i ndezur, jepte të reja nga bota e vipa - ve... Më kuptoni, zonjë ? Të reja nga bota e vip – ave ! Fqinji im jetonte i vetëm, nuk kishte të afërm dhe unë, nuk kisha parë asnjëherë ta vizitonte ndonjë mik. Sot u bë varrimi... Në varrimin e tij ishim vetëm unë dhe qeni i tij... Nuk është se e njihja shumë fqinjin tim, ishim takuar disa herë në tarracë, kur frynte ndonjë stuhi e madhe dhe antenat e televizorëve lëviznin prej vendit... Ai fliste pak, zonjë... shumë pak... Në të vërtetë, edhe unë, nuk është se jam ndonjë orator i madh... por ai fliste me të vërtetë shumë pak, më pak se unë... dhe unë, siç iu thashë, nuk dija shumë rreth tij... Ah... nuk iu thash më kryesoren, edhe unë jetoj vetëm, zonjë... vetëm fare, natyrisht që flas me shumë se fqinji im, por nga ana tjetër, nuk kam as edhe një qen që të kuisë për mua, nëse papritur... ju më kuptoni... nëse papritur, pulsi im ndalon së rrahuri. Po ku e kisha fjalen ?

- Te varrimi zotëri...
- Ah po, shumë e vëmendshme zonjë, komplimentet e mia. Më falni se jam shumë i turbulluar sonte... Nejse... Unë dhe qeni shkuam të dy në varrim. Punonjësi i varrimit vërtiste nëpër gojë, i bezdisur, një çëmçakëz, më pas e frynte dhe e bënte tullumbace përpara fytyrës... unë ndërkohë i lexoja fjalimin qenit. Nuk e njihja mirë fqinjin tim zonjë, se siç iu thashë, ai fliste pak, dhe unë... nuk jam aq gojëkyçur sa ai, megjithëse nuk e kam një qen...
Megjithatë... fjalimin ia përgatita për të qenë, një fjalim si për një zotëri të vërtetë, sepse i tillë dukej fqinji im zonjë... edhe pse unë e njihja pak... shumë pak... Ndërsa une lexoja fjalimin, qeni i ulur përtoke mbi dy këmbët e parme, miratonte në heshtje gjithçka që unë lexoja për të zotin e tij. Sa mirë, zonjë, kur ke dikë që të miraton në heshtje gjithçka që thua... Punonjësi i varrimit shikonte herë pas here orën i paduruar... Ngutej... Nuk i vura faj për këtë, mësova se pak me vone kishte një varrim tjetër... M’u dhimbs. Ajo e tij, sigurisht që nuk është një punë e lehtë, kështu une i shkurtova dy paragrafe nga fjalimi. Ju betohem që nuk ishin dhe aq të rëndesishëm zonjë, zotnillëku i fqinjit tim kishte dalë qysh në paragrafët e parë të fjalimit, pikërisht ato paragrafe që qeni i miratoi me sy. Qeni më shikonte me ca sy që i lëngëzonin mirënjohje, duhej ta kishte dashur shumë të zotin e vet... kurse punonjësi i varrimit vazhdonte të me shikonte i bezdisur... edhe pse unë... për hir të tij i shkurtova dy paragrafët... Ç’mosmirënjohje !
Pastaj tullumbacja e çëmçakëzit i plasi mbi fytyrë... Unë ndërkohë e kisha mbaruar fjalimin. Punonjësi i varrimit filloi të hidhte rrëmbyeshëm, lopata dheu mbi fqinjin tim, ndërsa qeni kuiste mekur...

- Më ndiqni zonjë ?
- Po, po, jam duke ju ndjekur...
- Sa ndryshoi zëri juaj, zonjë... u bë si i sfungjertë... Kam frikë se po hallakatem dhe nuk po iu tregoj atë më të rëndësishmen... Po vazhdoj rrëfimin më mirë, edhe pse më duhet ta pranoj që zëri juaj tani më shpërqëndron... Në një copë letër, lënë mbi tavolinën e tij, të punës, ishte shënuar një numër telefoni dhe një emër përbri... Greta shkruhej aty. Nuk e di çfar e ka patur Gretën fqinji im, por druhem shume ta marr në telefon dhe t’i them që ai vdiq... Ndoshta është e bija, kam dëgjuar vagullt njëherë nëpër shkallë se fqniji im kishte një bijë të paligjshme, besoj se ju më kuptoni ç’dua të them me këtë, zonjë...
- Po, po ju kuptoj fare mirë...

- Nuk di si t’ia jap lajmin Gretës, pastaj, edhe qeni...
- Çfarë ka qeni ?
- E kam marrë këtu në shtëpinë time, zonjë, por ai nuk pranon të hajë asgjë, hedh herë pas here vështrimin nga dera... Ka ca sy të trishtuar zonjë... që të pikojnë në shpirt. Për shkak të tij, sonte i kam kthyer disa gota. Po të mos i kisha kthyer, tani ndoshta edhe unë do të isha duke parë nga dera. Kaq shumë me dhimbset... Sikur qentë të pinin alkool, zonjë !...
- Epo, ju duhet ta merni patjetër në telefon këtë Gretën zotëri...
- Po po jam i ndërgjegjshëm për këtë, por nuk është vetëm kjo zonjë... nuk druhem vetëm prej kësaj...

Zëri hesht një grime.
- Pa shih sa u zbut zëri juaj, zonjë. Ju nuk e dini, kurrsesi nuk mundeni ta dini, që zëri juaj ka aromë ... Unë e nuhas që prej këtej... ju duhet të jeni një grua e bukur zonjë, por mbi të gjitha, e ngrohtë... e ngrohtë, njëlloj si zëri juaj. Më lejoni t’ua them këtë dhe ju lutem, mos më keqkuptoni, mos mendoni se jam duke iu bërë korte... Jo... nuk më ka qenë asnjëherë e nevojshme t’i bëj korte një gruaje, zonjë. Po ja që e nuhas parfumin e zërit tuaj. Une di t’i dalloj me sy mbyllur këto gjëra, zonjë... Ah, më duket se nuk iu tregova që unë jam fotograf nga profesioni. Jam fotograf modelesh zonjë, thonë që jam i zoti në punën time, por më lejoni t’iu them që ju duhet të jeni krejt e ndryshme nga modelet që fotografoj unë...

- Ashtu, e si qenkam unë, që qenkam kaq e ndryshme nga ato – ia kthen gruaja me pakëz pezm nazik në tonin e zërit.
- Oh jo, më keqkuptuat, jua thash si kompliment këtë. Ju nuk i njihni modelet zonjë, janë të ftohta, akull... gjithmonë të uritura... gjithmonë hundë e buzë. Modelet nuk dinë të dëgjojnë siç dini ju, zonjë... Për më tepër, ato kanë ca zëra metalikë që të gërvishtin tëmthat... njëlloj si aksesorët e e veshjeve të tyre... Unë e nuhas që ju duhet të jeni një grua në kuptimin më të vërtetë të fjalës... dhe për këtë keni të gjithë admirimin tim, ju po tregoheni kaq e mirë me mua, nuk po ma mbyllni telefonin... Siç iu thash zonjë, unë vërtet nuk e kam një qen, por tek-tuk e kam patur edhe ndonjë grua, natyrisht, asnjëherë nuk kam patur një grua si ju, me një grua si ju, patjetër që do të kisha patur një lidhje të gjatë, por kjo është tjetër gjë... E dini çfar më shkrepi në kokë kur u ktheva nga varrrimi, zonjë ? Më hipi një dëshirë e marrë, të dilja e të blija një qen... por... nuk e kisha dhe aq të qartë çfarë më duhej më shumë... nuk dija nëse më nevojitej një qen... apo një grua... ndoshta një grua... pse jo, të parën që do takoja. Tani që po e mendoj, ju jeni e para... por kjo, natyrisht, është një gjë krejt tjetër... sepse siç iu thashë, unë nuk jam duke iu bërë korte, zonjë... Ndoshta do të qe më mirë një qen. Po, po... një qen. Dreq, pse fillova të shoh edhe unë nga dera tani ?...

Zëri i panjohur nga ana tjetër e receptorit ka heshtur.
Dëgjohen disa zhurma të mekura, tik - taku i sahatit në mur, pastaj frymëmarrja e rregullt që tregon se të panjohurin e ka zënë gjumi.
Gruaja ul ngadalë receptorin, qëndron për disa minuta me vështrimin e ngrirë mbi një hapësirë pa trajtë, pastaj ndjen të ftohtë në shputat e zbathura... dhe ngrihet nga poltrona..

Historia e njenës nga ato (MIGJENI)


Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenën nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten...
Pra, kush asht njajo njena nga ato?
- Lukja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem...
Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.
E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i çonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.
Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...

Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:
- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:

- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.
Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:
- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...
Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.
Ndonjeni per tallje e pyete Luken:
- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?
- Hajde me e pa ne dhome...
- Me gjith qejf...
- Po a ke tre frange?
- Po, kam tre leke...

- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...
Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.
Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne kurve, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurve. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala kurve ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken kurve, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te çdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.

Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.
E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.
Ajo heshte.
- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...
- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...
Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...

Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato çaste te rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t'i vinte per dore. N'ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe çdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte.

Martin Camaj - Vërshimi


Dranjes s'i kalbet ashti dhe mishin s'ia ha askush ndër ne. Prandej, kur na sheh, sado lëkurë murmë të jemi e të parruem, s'i ngjethet shtati puçërrizë nga frika. Por akulli i dimnit të papritun në gjumë, një herë në gjymtyrë, mandej në qafë e krye e deri në zemër, ia qet kësi dheu mbarë farën! Ashtu edhe Drini.


Mbasi ky lumë e then qafën atje ku e then, u zgjanue atë mot për rrafsh, vërshoi andej e këndej katunde e ara, përmbysi lisa me rranjë e damtoi gjithçka.

Kur u paque, si bishë krenare, i ngimë me dhé e çmos, tregoi prenë e bame rrak: shtylla telefoni, derra e shtazë tjera të ajuna, dhe qiti në breg, si me i pasë rradhitë dikush me dorë, varg e varg një morí breshkash. Ngjanin, ashtu të shtrime nën diell, si njerëz të gjykuem për vdekje e mandej të vramë për t'i shti gjindjes tmerrin!
Katundarët, me brakesha të gjana shpërvjelë deri në gju, hapën një hulli në fund të arës e i mbuluen me botë. Por kur ndodhi këta, Dranja i pat lanë hijen atij vend e Drinit të dalun mendësh! Por, akullit, jo.

Nje bucete me poezi ,per Pavarsine e Kosoves.


Nje bucete me poezi per Pavarsine e Kosoves,nga autore te ndryshem...Gezuar per endrren e shume pritur Shekullore per te gjithe shqiptaret ku do qe jene ne kete dite te Pavarsise se Kosovës.

Luigj Shkodrani

*************

Sot gezohet toka Dardane

Me shekuj e deshiruam
Lirine tende te shume pritur,
na burgosen na vrane e na dogjen
por kurre per jete nuk na mposhten.

Na u vrane pleqe e te ri
gra e burra edhe femi,
na dogjen shtepi e katandi
gjer e fituam ne Pavarsin!

Lotet e foshnjeve te lara me gjak
krisma e pushkeve te trimeris,
u bashkuan me fjalen LIRI
sollen diten per Pavarsi!

Andaj krenohu per djemt qe rrite
per vajzat e tua lozonjare,
qe e dhane jeten u ndane nga rinia
per te gezuar gjithe shqiptaria.

Sot gezohet toka Dardane
Dielli ngroh si kurre me pare,
shqiponjat flutorojne ne qiellin e kaltersis
festojne diten e Pavarsise!

Makfire M Canolli
17 Shkurt, 2010
U.S.A


Dy Vjet K O S O V E
Erdhi lajm I bukur, nje lajm I ri,
Lart nga kufiri me Shqiperine,
Lindi Dite e Re, nje Shprese e Re
Kosoven gjithe Bota po e njeh!

Lindi nje foshnje, u cel nje shprese,
Qe nuk eshte foshnje ne te vertete,
Por me e lashta, ne harten e Evropes
Sapo u formua Embrioni i Tokes.

Ne shekuj, ngjarjet u vargezuan,
Fytyren e bukur ja shperfytyruan,
Here pagane, here e kristjanizuar
Me vone myslimane e turqizuar.

Lereni c’keni per Perendine,
Mos ja prekni Kosoves hijeshine,
Me fe e ngjyra duke e zvetenuar
Ajo eshte lule, zambak i praruar!

Ta gezoje pavaresine e enderruar,
Cdo vater kosovare eshte rinuar,
Freskohet nga flladi I lirise,
E riperterin era e Demokracise.

Kjo s’ishte e lehte per t’u arrite,
U desh te ngopej kucedra fqinje,
Me gjakun e martireve te rinise,
Te mund te lindte nje Republike.

Dhe mori jete Shteti me I Ri,
Amerika eshte ne krahe te saj,
Te bukura endrrat qe mban ne gji,
Kosova e bukur pret Dite Bardhe!

Eleonora K.Gjoka
Shkurt 2010, N.Y


PËR DITËLINDJEN TËNDE ATDHE
1.
Atdhe, unë Ty, më s’të ëndërroj,
Ti tash u bëre realietet,
As për ty ditët më s’i numëroj,
Mjaft i numëruam me qindra vjet.
Të kam menduar gjithnjë të prekshëm
Jo imagjinatë as iluzion,
Sa shtrija dorën me ikje tmerrshëm,
Në zi të mbështillte një veladon.
Tash që të shoh e t’prek me dorë,
Shumë këngë për Ty do t’i këndoj,
Me tuat simbole do t’thur kurorë,
Varret dëshmorëve do t’ua mbuloj.
2.
Një për Azemin e Shotë Galicen,
Për Ahmet Delin që të ndejti n’besë,
Një për Isan, një për Drenicën,
Një për Prekazin, një për Qëndresë.
Një për Jasharët dhe për trimëri,
Për xha Shabanin dhe Hamzën trim,
Për sakrificën ... gjakun liri,
Një hymn kombëtar ... Atdheut tim.
Për Kaçanikun e Idriz Seferin,
Hasan Prishtinën të vrarë në pritë,
Një për Reçakun një për Qirezin,
Për Likoshanin dhe mizoritë.
Një për Jusufin dhe Kadri Zekën,
Dhe për Bardhoshin një këngë e kam,
Një për Ademin dhe Sali Çekun,
Një për Zahirin që n’Altar ranë.
Një për Agimin... thyrejn e kufirit,
Një për Kosharen mbushur dëshmorë,
Një për betejat dhe për trimëritë,
Për t’gjithë martirët nga një kurorë.
Një për Tropojën, një për Tetovën,
Për bukën, pritjen ... për vëllezërinë,
Dhe një të veçantë për Shqipërinë,
Për Nanën e Madhe... për krenarinë.
Dëshmorët tu këta janë Kosovë,
Janë detyrimi dhe amaneti,
Janë bij e bija, për neve sprovë,
Janë gurëthemel, janë bazamenti
3.
Atdhe!...
Nëse n’gjirin tënd vdekja s’më gjenë,
Qoftë ditë me diell a me acar...
Malli për ty në varr s’do m’len,
Dhe vdekja ime do t’jetë e marrë!


Ëndrra shekullore mori jehonë
Në muajin e dimrit lulet Lulëzojnë
Me rrezet e diellit Jemi zgjuar
Pavarsinë deputetë e nënshkruajnë
Pavarsia e shumë pritur
Sot me 17 shkurtë merrë frymë
Rrezet e para shpirtërat e dëshmorëve
Me lotë rrugëtimi amanetin e kryen
Gjeneratë pas gjenerate ëndërruam këti ditë
Me Ibrahim Rugoven Botës ja hapem Sytë
Amerika /Evropa Adem Jasharin e Nderonë
Kosoven Republikë e Pranonë.
Nga Ëndrra jemi Zgjuar në përqafim të shtetësisë
Faliminderit Amerikë për liri e drejtësi
Kosova,Shqiptaria brezë pas brezi do të këndojnë
Klintonin/Bushin për jetë do e nderojnë
Këndo Kosovë diten e Pavarsisë
Nënë Shqipëri hynë në valle
Ska më ndarje veq bashkim
Pranvera ka lulëzuar trupi është mbushë me gëzim.

KOSOVA…KOSOVA
Ditën kur lindi Pavarësia
Festë e madhe në çdo anë
Dolën çamët n’Omonia
Bashkë me labët kënduan këngë.
Dolën dhe tjerë nga Veriu
Dhe nga Mesi i Shqipërisë
Hodhën valle, bijt e shqipes
Mu në zemër të Greqisë
I kënduan Kosovës trime
Nën flamurin kuq e zi
Me dinjitet e pa shfrenime
Hej!... n’Athinë ngritën dolli.
Eni vëllezër mos keni frikë
Ta festojmë këtë ngjarje sot
Do të këndojmë kështu çdo vit
Se Kosova më nuk derdh lot.

Shkruaj dhe dora me dridhet ,
ta them nuk e them dot ,
se duart me dridhen ,
dhe syt mbushen me lot .
Ne endraT me te bukura
nuk e endrrova dot ,
nga frika se mos kush
do ma hidhte posht .
Por erdhi dhe dita
qe un endren ta shkruaj ..
ta them me plot ze dhe me mos ta vuaj .
Prishtina kryeqytet
te mbush gojen plot ,
Kosova esht shtet
dhe askush se hedh dot posht ..
Po e provoj ta shkruaj ,
por fjalet nuk kan me vend ..
GEZUAR PAVARSIN ZOTI JU BEKOFT...

Poezi per pavarsin e Kosoves

Gjithkush vesht e ka marr sot,
Se Kosova s'asht pa zot;
Se aty lejn djem petrita,
Djem t' shkelqyeshem porsi drita,
Porsi drita ne mengjez
Per kosoven barut ndez.
Thone se lufta mbram ka plase,
Ne Kosove atje ne Preka
Ne Prekaz te Jashari,
Pa meshire kulles ju vu zjarr…
E shkjau mire vesht ta marr,
Se Oso Kuke asht cdo Shqiptar.
Cdo Shqiptar qe beson Zotin,
Ai me grusht e hane barotin.
Pusho I qete Azem Galica,
Se per trimri kala Drenica!
Krenohen malet dhe fusha,
Buzen ne gaz Shaban Palluzha.
Per Deshmorin vdekja s'ka,
Per te mposht vdekjen air a…
E kushtrimi gjithkah kap,
Porsi dielli rrezet hap…
N' kambe cue djemet e Kosoves:
Prizrend, Drenic e Gjakoves,Llap, Vushtrri e Gjilan…
E secili si Kapetan.
E te gjith si djem Zane,
Se ata jane djemet e nji Nane,
Se Shqiptarija asht Prindi:
U C Keja aty lindiN' Bjeshke t' Namuna ju dha gjini;
E shpertheu si gufon Drini.
Drita s'shuhet kurr Shqiprise,
Djemet e saj yje te burrnise!
Ne Kosove , Shqipni e gjetk:
Vdekjen bane dhurate per jete.
E te gjith pergjigj kushtrimit,
Drejt Kosoves pa far ngurrimit.
E jehona rrebet ushtoi…
Kapi kukes e Tropoje…
Ne Euvrope e Sh B AaDjemet e Shqipes gati ba…
Ne Misir e atje ne TurqiMal te Zi , Maqedoni,
Per Vatan ndeze shkendi,
Drejt Kosoves me qefin n'gji.
Lane femij e gra shtatzane
Qe Kosoves me ju gjet prane.
Me plot gajret ata i lane,
Ky asht fruit I pemes Iman.
Se dashurija per Vatanin,
Memedhe e ka Imanin.
Si stuhija me turr fryKah Kosova drejt kane msy…
Djemet e Shqipes kah kalojn;
bjeshket e Namuna fort ushtojn;
Me te thane mendja n'darsem shkojn.
Ata shkojn ne beteje t'lirise,
Qe I hap rrugen pamvarsise!
Se cka dhuna e gllabron,
Vetum forca e clirimit
Madhnu qoft i Madhi Zot,
Qe Kosova e lire asht sot!
E kushdo qe na ndihmoi
Ne kujtese tone gjithmon do rroje.
E ata qe Deshmor rane,
Amanet na e kane lane:
Mos te harrohet kurr jetimi,
Se ne beteje i ka ra Prindi.
Invalidin most a harrojm,
Motrat veja mos ti harrojm.
E kush ende n'burg …ka mbet,
Ju urojm kethim te shpejt.
E Kosova I therret te tane:
Masa te gjana, politikan…
Qe te arrihet Pamvarsija,Qart kerkohet:
Ndershmerija,Pjekuri,pune,harmonija.
Gajlja Lokes do ti ike…
Kur t'ju shofin: Republike.
Ta dijn Miq e Dashamir:
Per te gjith do t'jete ma mire.
Ne fund e mbyllim me dua:
Per Atedhe Deshmor kush raMekam ne Xhennet ka me ju ba!
E per jete Kosova te rroje
Me burrni Histori shkroi!

Zbulohet protagonisti i vërtetë i “Mërgata e Qyqeve”

Cdo ngjashmëri me persona dhe ngjarje nuk është e rastit! Kështu do te shkruante ne krye te këtij libri shkrimtari Nasho Jorgaqi ne vitin 1978.
I njohur si “Mërgata e Qyqeve” romani me dy vëllime, ka për personazh kryesor pikërisht një njeri real.
Isuf Mullai, ai qe ne libër vesh petkun e Manush Kelmendit dhe qe ditën e marte është ndare nga jeta ne qytetin ku jetonte, Durrës. Ne moshën 87-vjeçare, njeriu qe njihej ndryshe si Cufe Mullai, rrëfeu pas viteve ’90 ne intervista te ndryshme, eksperiencën e tij si ish oficer i shërbimeve te zbulimit politik, veprime te cilat kane qene edhe thelbi i romanit te Nasho Jorgaqit “Mërgata e Qyqeve”, citon vizionplus.


Isuf Mullai, shërbeu si agjent i sigurimit te shtetit i infiltruar ne oborrin mbretëror ne mërgim te Ahmet Zogut. Ish oficeri, i lindur ne vitin 1924, arriti te behej shef i oborrit te mbretit Zog deri ne përfundim te misionit te tij, kur edhe u kthye ne Durrës për te punuar si drejtues i zbulimit ndaj turisteve qe vinin ne qytetin bregdetar.

Xhevahire Izmaku , poete me përmasa kombëtare




Para pak ditësh RTK-ja dha një portret kushtuar poetes Xhevahire Izmaku,një zonjë që në fillim të duket e shkolluar.S'ka se si të dal ndryshe pasi që familja dhe gjithë farefisi i saj ndër shekuj kultivuan shkollën shqipe në Vushtrri.Xhevahire Izmaku,sy e mendje ,zemër e shpirtë ia fali Zoti për dituri që të na kultivoj poezi me përmasa kombëtare.Poezitë e saja të mbledhura në shumë vëllime librash i japin gjeneratës së re një trashëgimi kulturore.Familja Izmaku njihet në Vushtrri që mbetet vatër e arsimit shqip.Të parët e Xhevahires,Ademi,Behrami etj.janë sot veteran të arsimit në Vushtrri që në vitet më të vështira su dorëzuan asnjëher ku i shkolluan me dhjetra gjenerata.Xhevahire Izmaku poezitë më të shumta iu falë fëmijëve,përherë në frymë atdhetare.Xhevahirja ,me poezi arriti deri këtu,ajo është njëra ndër organizatoret e takimit të poeteshave shqiptare që për çdo vit mbahet në Vushtrri.Xhevahirja është nënkryetare e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë në kabinetin e kryetarit z.Bajram Mulakut.Stafi i komunës së Vushtrrisë një pjesë të pushimeve verore e ndanë edhe për pritjen e bashkëqytetarëve që i ka në diasporë me aktivitete të ndryshme kulturore pë çmallje të mërgimtarëve.Vushtrrisë përherë i dolën vajza që u bënë shembull për të mirë e tillë eshtë edhe Xhevahire Izmaku,për çka e përgëzojmë nga diaspora pë të arriturat e saja veqanërisht në poezi.

**************







Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në art dhe kulturë.

Ajo është vërtetë shëmbëllimi i femrës shqiptare. E palodhur dhe në krye të gjithçkaje që pritet jo vetëm nga mendja e saj, por e gatshme për të qënë e para e çdo iniciative të re. Bëhet fjalë për zonjën kosovare Xhevahire Izmaku, nënkryetare dhe poete nga Vushtrria e Kosovës, organizatore kryesore e takimit të poeteshave nga gjithë trojet shqiptare…që zhvilluar për të njëzetetetin vit radhazi ndër qytetetet më të lashta të Kosovës Një organizim ky, që kërkon një përkushtim tejet të veçantë dhe përkushtues. Ndaj përveç portretin simpatik të kësaj gruaje, tërhiqesh njëherazi nga sjellja dhe prania e saj kudo…


Prej sa vitesh jeni në drejtimin e festivalit poetik të poezisë...(sa vite ka gjithsej që organizohet).


Festivali i poezisë: Takimet e Poeteshave shqiptare”, është një ngjarje kulturore që në qytetin e lashtë të Vushtrrisë....Në vitin 1995 me rastin e mbajtjes së festivalit, ne rrethana ilegale, manifestimi u mbajt në një shkollë fillore në Vushtrri, pra thuajse ishte aktiviteti i vetëm kulturor, që e mbante gjallë kulturën e qytetit tonë.Fillimisht si nxënëse e shkollës fillore mirrja pjesë si spektatore në sallë dhe ëndrroja kur një ditë dhe unë do të dilja të lexoja vargjet e mia para atij publiku të madh. Vitet kaluan, unë u bëra një pjesëmarrëse e rregullt, dhe nga viti 1995, si njëra ndër organizatorët e festivalit. Ka tre vite që ky festival tanimë mbahet nën udhëheqjen time dhe ekipës që kam zgjedhur.





Pse është zgjedhur pikërisht qyteti i Vushtrrisë... Ç´domethënie ka poezia për këtë qytet...?



Në vitet e 70-ta një artdashës bashkqytetar i imi, historiani Fahri Buqinca se nashku me bashkshoretn e tij, një grua që ka punuar shumë në viset tona për emancipimin dhe shkollimin e femrës shqiptare, me disa intelektualë të tjerë nga Vushtrria, si Abit fejza etj, morën një iniciativë që të mbahet një takim letra i quajtur ”Takimet e poeteshave”, ku ftoheshin disa vajza të reja, që kishin pak talent të lexonin vjershat e tyre, kryesisht kishte mësuese që poezitë ju kushtonin nxensave te tyre dhe gjimnaziste qe shkruanin per dashurine dhe natyren. Vushtrria si një qytet qe fle mbi themelet e nje kulture te lashtë qe trashegohet nga mesjeta, e mirepriti nje aktivitet te tille dhe i dha shume shpirt, duke pritur poetet me gezim ne kete evvent, duke ju siguruar fjetjen e tyre, ne shtepi te njerezve qe donin ti kishin musafire poetet, pasi ngjarja zhvillohej per tre dite radhazi, ku grate tona vushtrriase, shfrytezonin ate prezencë te madhe njerezish per te ekspozuar edhe punimet e tyre te dores. Ngadalë kete aktivitet kulturor, e ushqyen dhe e rriten nje ngjarje te madhe kulturore, e cila kaloi permasat e nje aktiviteti te nje komune, kaloi kufijte e Kosoves dhe Shqiperise, arriti te behet nje ngjarje e dëshiruar kombëtare për njerëzit e letrave dhe dashamirët e tyre.


Si një poete e njohur në Vushtrri dhe Kosovë, lidhja dhe raporti që keni ju me poezinë...


Imazhi i parë që kisha krijuar për një poete, ishte pikërisht ky festival.Si nxenese e gjimnazit, kur vinte nata, mbyllja sytë e ëndërroja veten një shkrimtare, dhe ishte hera e pare klasa e katërt fillore, kur unë bëra një ese të bukur e cila u vu në muret e shkollës dhe mora shumë lëvdata. MËsuesi im i pare kishte thënë, mbani në mend , që nxënësja ime do të jetë një poete në të ardhmen. Më vjen mirë që se kam zhgënjyer. Fillova të lexoj shumë dhe ngadalë edhe të shkruaj. Botimin e parë e kisha në vitin 1993, Lotet e Zemrës, e më pas dhe tre libra të tjerë, paralelisht kam shkruar dhe lexuar, më pak botuar, por gëzohem që sjam ngutur, kam keputur figurativisht frytat e pjekura në krijimet e mia.Tani une dhe poezia jemi përballë njëra tjetrës, ajo më tundon që marr dhe përkund, në anën tjetër puna ime që me jep pak kohe për frymezimin artsistik. Por, jemi përsëri bashkë dhe krejt në fund mbetem poete.


A keni vënë re ndryshim nga viti në vit, në këtë festival...dhe çfarë konkretisht...


E mbaj mend veten në një takim letrar me 12 poete te reja, një kënd te vogel në një fabrikë tekstili, dhe tani si kryeorganizatore e nje eventi, qe transmetohet live nga mediat ku per te lexuar 30 poete garojne mbi 84 te tjera.Ka ndryshuar struktura e krijueseve, nga një debutante, në te interpretojne emra te njohur ne skenen letrare shqipe.Manifestim kulturor, qe percillet me pika moderne baleti, me arie te bukura, me darka mundane, qe do ta e kishin lakmi edhe shtete tjera në zhvillim. Për sa i përket prurjeve të reja artistike, frymëzimet tani lindin edhe nga më të ndryshmet, qe nga kanceri ne gji, deri tek heronjte e filmave te vizatuar, krijueset shqiptare jane vlera të reja për mbare krijimtarinë shqiptare.Ato lexojnë letërsine e huaj, kane inspirime nga më të ndryshmet, trajtojnë fenomenet e reja në mënyren artistike.


Cila ka qënë mbështetja kryesore qe ju ka dhënë forcë dhe optimizem, edhe përballë vështiresive që keni pasur dhe së fundi ja keni dalë me sukses...


Mbështetja kryesore kanë qenë njerëzit e thjeshtë të qytetit tim, ata që e kanë në shpirt artin e kulturën, që vleresojnë pa paragjykime punën e mire, vleresojnë njerëzit që duan të avancojnë, të kultivojne kulturen e vet.Optimizëm, rrethanat e reja politke në vendin tim.Endrra ime është që në shtetin e Kosoves te jetoj, te punoj, te jap kontributin tim, atë kontribut qe do ta ipnin me zemër ata qe nuk e kane kete mundesi, njerezit qe dhane jeten për kete liri. Te gjitha keto me behen bashke dhe marre forcën, perballë edhe pengesave qe njerëzit mund t’i bejne me dashje ose pa to. Krejt ne fund, suksesi, kur vjen pas nje pune të lodhshme, kur ekipi që kisha pranë punonte edhe pas orarit te punes, edhe naten qe te behej me e bukur skena, më i paster qyteti, ata jane frymëzimi më i madh për punen. Vertet njerezit e qytetit tim, e meritojnë te kenë nje festival te tille. Jane keta qytetarë qe mbushin sallen, naten e ores se madhe letrare… ku tjetër do uleshin 500 veta në një sallë për të dëgjuar vargje të tilla të bukura. Në Vushtrri.


Cila është motoja e jetës, apo punës suaj...


Punë, sinqeritet, jo tërheqje para sfidave.

Kosova ka nevojë për energji të re, përseri, punë dhe vetëm punë na duhet ne, për të nxanë hapin e vonuar jo vetm në kulturë…


Një mesazh që do i dërgonit lexuesve shqiptarë kudo që ju lexojnë…


Përballë nevojave të ditës, rutinës së punës, ndani pak kohë për art, culture, uluni, dëgjojeni një këngë të bukur, shikoni një film të ri, përcillni një shfaqje në teatër, dhe jeta jonë bëhet më e lehtë dhe më e bukur. Lirinë e atdheut, duhet ta zbukurojmë përditë me gjëra të bukura, që gjenden në art dhe kulturë.


Ju falenderoj, duke ju urua suksese të mëtejshme në jetën private por edhe atë profesionale.

Alma Papamihali

Redaksia Floripress, ka bërë disa shkurtime....të intervistës më poetën e mirënjohur shqiptare Xhevahire Izmaku,tash Deputete në Prlamentin e Kosovës.

http://www.youtube.com/watch?v=6iKHuK2Nc4M

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...