Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/12/18

IKJA E GEZIM URUÇIT




IKJA E GEZIM URUÇIT

Eh, more miku im Gëzim Uruçi, si na ike kështu papritur?!  Kur isha në Shkodër para pak kohëve të mora në telefon e desha të pimë bashkë një kafe shkodrane. Por më the  “Jam i sëmurë, i pamundun me dalë”. Pastaj shtove se kur të vish herë tjetër belda jam ma mirë e takohena”. 
Të thashë të shkuara e se po shkoj e pi kafen me Bep Çoben në fund të Pedonales së Idromenos, në fillim të Gjuhadolit.
Por nuk paskan qenë të shkuara. Paska qenë rruga e Amshimit.
Nuk e harroj kurrë se kishe gjetur në një pemë gjenealogjike të fisit Gojçaj të Hotit një Uruç e më the se tashmë ishe nip Hoti. Ti kishe dëshirë e krenari kur e thoje këtë. Sepse ti e kishe lidhur jetën me malet e nuk e kuptoje kurrqysh gjenezën tënde pa malet. Ndaj u gëzove kur gjete një Uruç në Traboin të Hotit. 
Ti pasionant i madh i sportit, i shkencave, i artit kurrë nuk ndenje pushue. Por edhe ikja jote sesi po më duket - e papritur, e nxituar. Nuk kishe moshë për të ikur, e, as nuk nuk e morëm vesh se si ndodhi kjo ikje.
Ishe një njeri që nuk rrije dot pa e eksploruar këtë botë dhe në atë botë me siguri atë bën. Ne gjithnjë të mendojme në ikje, nga ato udhëtimet e tua nëpër tërë trevat shqiptare dhe anembanë Ballkanit. Dhe me këtë mendim do të jemi këtej e tutje,  sepse  fjala vdekje nuk e di sesi, por më duket shumë e randë për një njeri që e ka kalue tanë  jetën e vet në lëvizje. Ndaj ti veç ke ikur e nuk ke vdekur. Kështu po e lëmë, miku im.
Këtë pranverë që shkoi, pranvera jote e fundit, kur ishim për inaugurimin e kompleksit muzeal të Ndre Mjedës bashkë me Mentor Qukun e Astrit Totën, pimë bashkë me ty një kafe në klub të Bushatit e tash që nuk je më, tash kafen në Shkodër kam me e pi pa ty. Ose ti ke me kenë,  por i padukshëm.
Vjen dita që kështu kemi me u kthye të gjithë,  por veç shpirti në Shkodër ka me na mbetë. Me trupin mund të bahet çka të duan, por shpirtin nuk na e lëshon Shkodra. Sepse është Nanë locja e njerëzve me shpirtna të mëdhenj si ti, miku im në ikje, Gëzim Uruçi.
Një ikje që nuk është krejt ikje...

Kolec TRABOINI

17 nëntor 2012

Rrustem Geci - Këshilltari i populli


Këshilltari i popullit


Me ajrin e bardhë të fushave
me ajrin e bardhë të maleve
me ajrin e bardhë të lumejve
me ajrin e të gjitha dritareve
shqiptarët do të bashkohen
për aq sa ndarja na ka ndarë
Shqipëri,ngjit rrezet në pemë
merri frymë zjarrit që jeton
që të shkruhet sërish historia
Shqipëri, shpreh shprehësit e
tu, ngritu mbi kohët e këqija
dhe merr udhën të përpjetave
afrohu më pranë vetes, më
pranë tokave tua të zemrës
bashkojë të gjitha krahinat
bëhu bashkë me Kosovën
bëhu bashkë me Iliridën
bëhu bashkë me Çamërinë
për aq sa ndarja na ka ndarë

KËPUCËT E LAMTUMIRES


(Titanic - "zemra e një femre është si oqeani përplot sekretesh, panumër sekretesh fsheh një zemër femre..."  - - - sprovë për një rrëfenjë)
SENAD GURAZIU

...natyra dhe elitarët e avangardës perëndimore, natyrisht, nisen nga të njëjtat premisa. Përshembull, në Natyrë e gjitha çfarë ligjet e saj diktojnë është që disi të arrihet statusi i "luaneshës", apo i "luanit", pastaj të gjitha normat dhe ligjet e ekosistemit mund të shkilen, të shpërfillen, të ri-dizajnohen... të eksperimentohet sipas qejfit dhe secilës ide në kokat e elites luaneske. Elita aristokratike e krijon njeriun modern në Nju Jork, në Paris, në Londër, në Tokio... njeriun modern ashtu siç e njohim, siç ai përshfaqet në serialet, në filmat e Hollivudit, në romanet, në reklamat e në miliona revistat e botës. E krijon duke i diktuar normat, etikat, trendet, politikat, kulturën, moden dhe gjithçka, një milion gjëra, pa numër gjëra. Edhe "Familja Moderne" dhe secili version më i avancuar i së nesërmes prishtinase të njëjtën bëjnë, kuptohet sipas "rripit dhe xhepit" kosovar lidhur me avancimet. Të njëjtën bën dhe Top-Channel me jo-origjinalitetin e tyre (qofshin dhe ndër të parët në klasin e vet si kopjac) me njëmijë e një kopjimesh, "huazimesh" dhe plagjiaturash. Pastaj se mos vetëm ata, le ta analizojë lexuesi pak më thellësisht vetëm emrin TV-Klan, dhe do ta ketë të qartë, pa qenë nevoja të analizojë diç tutje. Të njëjtën bën dhe Arjan Cani me "Zonën e tij të Lirë" duke ia krasitur rrugën rinisë elitare, duke i kalitur "standardet" e saj moderne. Kështu bën dhe MTV në nivel pan-european që nga vitet '90... nëse s'gabohem për nismën e tyre. Kështu e diktojnë rregullat e secilës shoqëri të avancuar, njëjtë është në Paris, në Prishtinë, në Birmingham. Bie fjala, do ishte absurd, nuk mund të ndodhë që katundarët e Qyqallës, apo varfanjakët atje ku lehin qentë e Rezallës t'i shisnin mend elitës luaneske prishtinase... Apo nga getot e baltosura të Tiranës ndokush si kikirez t'ua shiste kokërr-mendjet e zeza si kakërdhi dhish të kooperativës së Llakatundit, elitarëve të Bllokut, bah, nonsens!...


Mbrëmja se ç'kishte diç të dimrit në vetvete, nuk e kuptonte përse por Zgjimi kishte një lloj ndjenje sikur të ishte një mbrëmje dy-tri ditë para Krishtlindjeve, mbrëmje me fjolla bore diku atje në Birmingham, nga ku ai vinte. Kishte tashmë shtatë-tetë vite që jetonte atje. Por jo, ishte një mbrëmje e freskët shtatori, një mbrëmje e zakonshme prishtinase. Bazuar në mesazhet e Zanës, ishte dita e dytë me freski pas disa muajsh thatësie e vape. Në fakt kryeqyteti kosovar i ngulfatur nga betoni akoma ishte po aq i ngulfatur dhe nga pluhuri. Njëjtë sikur dhe një javë më përpara, sikur dhe një muaj më herët. Edhe pse pati rënë pakëz shi - sipas Zanës s'mund të thuhej që nuk pati rënë. Mospërmendja e shiut pas aq shumë muajve plot vapë e zallahi do merrej si shtrembërim... ose dhe gënjeshtër e kulluar e këtij rrëfimi.

Dyqani ku vajtën nuk ishte dyqan këpucësh, Zgjimi s'ishte aq i sigurt nëse mund të quhej "dyqan" një Jumbo-dyqan, një mega-super-dyqan... Diç si ndonjë fabrikë kineze e boshatisur dhe kthyer në dyqan për të gjitha mallrat së bashku të Rumanisë, të Kinës, Bullgarisë, Turqisë... Të gjitha markat "jo-merkato" të stilit a la kinez grumbulluar në një vend. Dyqani më i madh i Evropës së pasluftës për këpucë komode, edhe pse aty nuk shiteshin vetëm këpucë. Diç më të madhe, ashtu si ndonjë dyqan-hangar pa skaje s'kishte parë kurrë në jetën e tij. Më shumë hapësirë nuk kërkon as panairi i Frankfurtit, as ndonjë Aero-Show në Paris, as vetë "sex-toys" panairi i Londrës, i Amsterdamit, i Tokios - pati menduar duke buzëqeshur derisa sodiste raftet e gjata pa fund të dyqanit.

Trafiku ishte i ngulfatur po ashtu, disa hapa dhe kaotikja e kolonës urbane reflektohej rishtas në xhamat, sikur rishtas ajo gruaja e mërzitur e makinës përanash shtrembërohej në xhamin e tij. Por Zgjimit i pëlqente "ngadalësia", ai aspak nuk brengosej për trafikun sepse ato çaste secilën herë e më shumë elektrizoheshin me romantikën, me parfumin e saj. Ai as që e vriste mendjen për diç tjetër përjashta. E gjithë bota e tij, fizikisht, shpirtërisht e mendërisht ishte aty në gëzhojën e makinës. Muzika nuk ishte vetëm ngushëllim për dendësinë e trafikut dhe për faktin se makinat qenë katandisur si breshkat e trullosura të Gërmisë, muzika po ashtu ishte topitëse e ndjenjave të tyre. Zana vetë disa herë provoi të gjente ndonjë diç më të "pëlqyeshme". Herën e fundit që preku butonat... ia bëri me shenjë dhe atij se më në fund ishte e kënaqur me melodinë. As ajo nuk ishte e tendosur, përkundrazi shumë e relaksuar. Dukej si diç e lehtë, si një maskotë e bukur pambuku, si një Barbi-kukullë të rrinte jo ulur aty në ulësen por pezull në ajri. Herë pas here buzëqeshte, me njërën dorë në timonin dhe tjetrën e fuste në pëllëmbët e tij, e shikonte dhe ia falte gjithë buzëqeshjen vetëm atij. Këtë ia thoshte me sytë më të ëmbël të botës, me sytë më të bukur që Zgjimi kishte parë ndonjëherë.

***
Atë mbrëmje Zana ia bleu këpucët e lamtumirës, ose më saktë, i blenë së bashku. Ajo pothuaj insistonte, sikur aq shumë ishte e entuziasmuar për t'i blerë një palë këpucë për të. Ai s'mund ta kundërshtonte një Zana, si mund të kundërshtohej shprehja e fytyrës së saj. Atë fytyrë që sikur ndriçonte dhe e mbushte dritë gjithë qenien e tij. Zgjimit i dukej si ndonjë fytyrë engjëjsh nëpër pikturat, fytyrë e pastër, e kthjellët, e ngrohtë. Nuk i dukej ashtu vetëm sepse e donte, vetëm sepse ai ndjente për të. Sipas tij, buzëqeshja e saj ashtu-kështu i jepte dritë dhe vetë rrugës përpara, ndoshta më shumë se dritat e makinës. Ajo vetë ishte e tillë, thjesht nga natyra ishte ashtu një qenie e bukur, e freskët, e ngopur ëmbëlsi.
Zëri i saj, ngrohtësia e buzëqeshjes e mbanin prej ditësh "të dehur", assesi të këndellej. Por tani zëri i ëmbël e magjepste jashtë mase, dhe tingujt e "Secret Garden" zgjedhur nga ajo, sikur zbrampseshin në sfond për t'u strukur thellë diku në këpucët e vjetra që i kishte mbathur, blerë para dy muajsh. Për disa çaste më vonë do i dhuroheshin një palë të reja, të cilat këpucë ai e dinte se do jenë këpucët e lamtumirës. Mirëpo Zana nuk e dinte këtë detaj. Dhe me pikëllimin skajshmërisht të maskuar u zotua se do i mbathte pikërisht ato ditën që të nisej, ditën që do ndaheshin. Ndonëse ditën e saktë nuk e dinte. E dinte se do të ndahej nga dikush që ai e donte shumë, për të cilën ai dhe mund të vdiste. Tërë jetën pati pritur ta takonte, ai mund të vdiste në cilëndo kohë për të. Kaq dinte ai tani, dhe sikur nuk donte të dinte diç më shumë.

Por ai e dinte po ashtu se kurrë nuk do jetë e mundur të ishte me të seriozisht. Zgjimi besonte në dashurinë, besonte tepër shumë. E kaluara e Zanës tani diç të tillë sikur e bënte të pamundur. Sikur diç e kishte stampuar përshtypjen tek ai që ajo thjesht "nuk besonte tutje në asgjë", diç e ëndrrës së saj qe lëkundur dikur moti, qe tretur. Nuk ndjente diç për një lidhje serioze përveç keqardhjes. Ai këtë e dinte, e ndiente madje, e kuptonte mirë.
Zana kishte një zemër të lënduar dy-tri herë, dhe as që "guxonte" të mendonte për dashuri, sikur tmerrohej. Zgjimi i pati dëgjuar të gjitha "storie-t" e saj, tani ishte vetëm një fatlum që t'i merrte këpucët. Ishte fatlum që ta shijonte rishtas për disa ditë aromën dhe ngrohtësinë e saj. Ajo do bënte gjithçka për të, do ia falte çdo gjë për disa ditë, e madje dhe "zemrën". Jo vetëm sepse vetë nuk humbiste gjë, por dhe sepse ajo tani ndjente pakëz keqardhje, ajo e njihte një zemër që kishte ai. Zana thjesht kishte manipuluar "pakëz" me ndjenjat e tij. E kishte manipuluar dhe atë, sikur dhe veten, pa dashur të lëndonte - ose, pa menduar mirë se mund të lëndonte. Donte ta kishte jetën siç ajo e përceptonte, ta mbushte me përjetimet që s'kishte patur mundësi kur nuk ishte "e lirë". Për të tani gjithçka ishte ashtu siç ishte, rrjedhë e lumit të jetës. Njohja në Vlorë me Zgjimin ishte po ashtu një "summer love" si një aventurë spontane, "for fun" - siç shpesh e thoshte këtë shprehje në bisedat, lidhur me gjithçka.
Muajt e fundit ajo ia pati shpalosur disa ëndrra të veta atij. I pati folur gjerë e gjatë për dështimet dhe pafatësinë e saj. Ose më e saktë: i pati folur për gjithçka, për një milion sekretet. Madje dhe më të fshehtat e zemrës ia pati zbuluar, por vetëm dy-tri gjëra i pati heshtur. Përshembull nuk ia zbuloi motivin e "pasurisë", që tani ishte forca shtytëse qendrore e dashurisë së saj. Nuk ia zbuloi as faktin se ai nuk ishte i vetmi për momentin si "lidhje miqësore". Pra gjërat më kryesore nuk ia pati përmendur. Jo se Zgjimi ishte naiv por pas muajve të tërë të shkëmbimit të sekreteve, edhe Zanës iu dha rasti ta njihte zemrën e tij. Këtij në një moment iu pati kujtuar ajo plaka e "Titanikut" të James Cameron, i gjithë filmi në fakt është rrëfimi i protagonistes bukuroshe, në pleqërinë e thellë, në bordin e anijes eksploruese. Iu kujtuan fjalët e saj, "zemra e një femre është si oqeani përplot sekretesh, panumër sekretesh fshehë një zemër femre".
Pakashumë për Zgjimin çdo gjë qe qartësuar. Kishte vetëm pak dallim mes realiteteve dhe botëkuptimeve të tyre, ai s'kishte motive as kushte, ai mund ta donte dhe ashtu kot, jokushtimisht.

Kështu siç ishin punët ai thjesht duhej të pajtohej me kaq, të mbeteshin miq... por dhe "miq" që i ndajnë sekretet dhe kënaqësitë, secilin sekret. Pse jo dhe më shumë se aq, nëse ta kërkonte nevoja. Sipas Zanës kjo ishte miqësi dhe "dashuri" moderne së bashku. Diç që, nëse e ke lirinë dhe nëse nuk ke arsye të pretendosh diç më shumë, nuk është aspak e pamundur.
Zana për shumë gjëra sikur të qe "influencuar gabimisht" nga serialet e tipit "Sex and the City". Ndonëse nuk ishte ashtu, Zgjimi thjesht bluante në kokën e tij. Po të paralelizohej "feminizmi avangard" i një femre të lirë njujorkeze me klishetë bie fjala të "Familjes Moderne" ndoshta do ta fitonim një version të "Sex and the City" prishtinas, e pse jo dhe tiranas. Do kujtonim se "liria" nuk ishte aspak e shtrembëruar në ëndrrat e saj, dhe as e "reflektuar" keq në realitetin e metropolit kosovar. Standardet e saj do përputheshin tekefundit me "idealistikën", me utopizmin njujorkez për etikat e imponuara nga "aristokracia elitare", sepse gjithçka përthithet ose bie në standardin qendror të vetë natyrës - të luftës për ekzistencë. Natyra dhe elitarët e avangardës perëndimore, natyrisht, nisen nga të njëjtat premisa. Përshembull, në Natyrë e gjitha çfarë ligjet e saj diktojnë është që disi të arrihet statusi i "luaneshës", apo i "luanit", pastaj të gjitha normat dhe ligjet e ekosistemit mund të shkilen, të shpërfillen, të ri-dizajnohen... të eksperimentohet sipas qejfit dhe secilës ide në kokat e elites luaneske. Elita aristokratike e krijon njeriun modern në Nju Jork, në Paris, në Londër, në Tokio... njeriun modern ashtu siç e njohim, siç ai përshfaqet në serialet, në filmat e Hollivudit, në romanet, në reklamat e në miliona revistat e botës. E krijon duke i diktuar normat, etikat, trendet, politikat, kulturën, moden dhe gjithçka, një milion gjëra, pa numër gjëra. Edhe "Familja Moderne" dhe secili version më i avancuar i së nesërmes prishtinase të njëjtën bëjnë, kuptohet sipas "rripit dhe xhepit" kosovar lidhur me avancimet. Të njëjtën bën dhe Top-Channel me jo-origjinalitetin e tyre (qofshin dhe ndër të parët në klasin e vet si kopjac) me njëmijë e një kopjimesh, "huazimesh" dhe plagjiaturash. Pastaj se mos vetëm ata, le ta analizojë lexuesi pak më thellësisht vetëm emrin TV-Klan, dhe do ta ketë të qartë, pa qenë nevoja të analizojë diç tutje. Të njëjtën bën dhe Arjan Cani me "Zonën e tij të Lirë" duke ia krasitur rrugën rinisë elitare, duke i kalitur "standardet" e saj moderne. Kështu bën dhe MTV në nivel pan-european që nga vitet '90... nëse s'gabohem për nismën e tyre. Kështu e diktojnë rregullat e secilës shoqëri të avancuar, njëjtë është në Paris, në Prishtinë, në Birmingham. Bie fjala, do ishte absurd, nuk mund të ndodhë që katundarët e Qyqallës, apo varfanjakët atje ku lehin qentë e Rezallës t'i shisnin mend elitës luaneske prishtinase... Apo nga getot e baltosura të Tiranës ndokush si kikirez t'ua shiste kokërr-mendjet e zeza si kakërdhi dhish të kooperativës së Llakatundit, elitarëve të Bllokut, bah, nonsens!

Zgjimi nuk ishte se qe "shokuar" nga asnjë detaj i njohjes së realitetit dhe as nga rrjedhoja e gjërave lidhur me romancën e tij, por secilën ditë e më shumë ndjente ta pllakoste një dhimbje e beftë. Sikur qe bindur se ai kurrë nuk mund t'i shmangej pafatësisë së tij. Në një moment, kur Zana i tregonte diç derisa darkonin diku në preiferi, pothuaj jashtë qytetit, donte t'i fliste me ironi se i vinte mirë që dhe femra moderne prishtinase më në fund të jetë super-modernizuar duke i përqafuar standardet më të avancuara (me prejardhje nga elitat e perëndimit). Pse t'mos ketë dhe shoqëria shqiptare standarde, pse t'mos jetë dhe shoqëria kosovare një armatë "socio-klonësh", produkt i elitave moderne. Pse t'mos ketë dhe Prishtina versionin e vet të "Sex and the City", pastaj dhe Tirana, pse të mbeten tiranasit mbrapa.

Por e dinte se ishte marrëzi e ardhur në sipërfaqe nga pikëllimi i tij, nga mërzia e tij. E dinte se ishte thjesht marrëzi e kulluar e tij.
Nuk donte ta lëndonte kurrë, në asnjë mënyrë, për asgjë të kësaj bote, prandaj dhe s'do ia thoshte asnjë fjalë që ajo të ndjehej keq. Edhe ajo ia pati thënë të njëjtën sa i përket "lëndimit". Ai vërtet e pati ndjerë keqardhjen në përqafimin e saj, dhe nga ai moment sikur filloi ta donte akoma më shumë. E donte ashtu siç ishte, me të gjitha konceptet dhe skicat e saj për botën, do ta donte gjithë jetën ndoshta. Madje sikur pati provuar ta lehtësonte ndërgjegjen e saj duke i thënë: "nëse do lëndohem, do jetë vetëm sepse e kam lënduar veten, paralajmërimi yt nuk është aspak me vonesë, përkundrazi... dhe të jam shumë mirënjohës për këtë, askush s'na detyron të torturohemi në zemër dhe rreth e përqark saj, vetë duhet ta kemi nën kontroll botën tonë të ndjesive, ëndrrat janë vetëm ëndrra, realiteti s'mund të jetë përrallor, ashtu-kështu nuk jemi kalamaj dhe as jo në Dizniland apo jo...".

Marrëveshja e heshtur dhe mirëkuptimi sikur qe vulosur me ardhjen e tij për të fundit herë. Me ardhjen për t'i marrë këpucët me të cilat do ikte përgjithmonë. Këpucët të cilat, përpara se të ikte, do i mbante për katërmbëdhjetë orë mbathur. Që s'do ta vrisnin as dhe një grimë, s'do ta shtrëngonin as në thembër, as në gisht. Të vetmet këpucë në jetën e tij që qëlluan komode aty për aty, që nga mbathja e provës, që nga hapi i parë.
Edhe pastaj asnjëherë nuk e vranë për tre ditë rresht. Këpucë me të cilat mund t'i ngjiste dhe bjeshkët, mund të shkonte atje ku këmba e tij s'kishte shkelur ndonjëherë më parë. Këpucë me të cilat lehtë mund t'i "thyente" kufijtë e tre shteteve në një pikë të vetme, brenda një dite të vetme. Kur të kthehej, në imagjinatën e tij Zana do ia pastronte ato me dashuri e kujdes, përpara se ajo të ikte në punë do i bënte rishtas të shkëlqejnë. Do thaheshin në ballkonin e ngushtë me aromën e luleve, derisa ai akoma në shtrat, i rraskapitur nga dita aq e bujshme dhe aventureske, nga ecja aq e gjatë...

***
U këndell dhe zbuloi se asgjë nuk ishte ëndërr, ishte vetëm i përhumbur, i kruspullosur nga dhimbja. Ndenji ashtu tërë paraditen, meditonte i shtrirë. Kishte qetësinë, vetminë, aromën e luleve të ballkonit dhe lotët... derisa ajo të kthehej. U zgjat pakëz dhe aty jashtë në ballkon vërtet i pa këpucët që thaheshin. Mendja i shkoi në Vlorë tek nëna e tij, tek motra Ujeza, dhe vendosi të kthehej rishtas në Vlorë për disa ditë. Ç'ne dhe ky fati im kështu! - persiaste sikur për ta ngushëlluar veten. Gjatë ikjes do i kaloj dhe dy-tre shtete pa i zbathur. Përveç në aeroportin e Rinasit, aty s'jam i sigurt. Sepse ai detektori i tyre për gjësendet metalike shpesh bën zhurmë kot. Dhe sigurisht një nga ato vajzat ose një djalosh me shumë mirësjellje do më urdhrojë t'i zbathë, me justifikimin "për inspektim manual". Dhe unë njëjtë si ata duke buzëqeshur do t'i zbathë, me kujdes do t'i vendosë në trakë por nuk do shqitem prej tyre.

Si një fëmijë ashtu sypërlotur u betua që t'i ruajë këpucët tërë jetën. U betua të kujdesej për to, mund dhe të bënte gjithçka për to. Tashmë ishin këpucë simbolike të dashurisë së tij. Sikur qenë kthyer në këpucët për të cilat fali zemrën me dëshirë, ndjenjat më të bukura, fali gjithçka që pati, për të cilat e përqafoi vetminë. Por jo, s'do jetë nevoja, këpucët do ta dinë sakrificën e tij, kurrë s'do kërkojnë diç nga ai. Do i ruajë përgjithmonë diku në dhomën e tij të gjumit, atje në Birmingham. Ndoshta në muzeun më të vogël të botës për këpucët, muzeum me vetëm një eksponat pas xhamit në vitrinë - këpucët e saj të lamtumirës. Askush s'do ta dijë, vetëm ai dhe këpucët, se çfarë kishte në zemrën e tij. E fundit çfarë do kërkojë herëdokur nga dikush do jetë që kur të ikë për në botën tjetër ta varrosin me to, mbathur. Me kaq Zgjimi qe i bindur se nuk do ta mërziste askend - prandaj padyshim kjo do jetë kërkesa e vetme, dëshira e fundit e tij.
Në këtë gjendje qe katandisur Zgjimi, i dukej sikur bota e tij do të strukej përgjithmonë në grykat e atyre këpucëve, i dukej se kishte mbetur i vetmuar për gjithë jetën. Në anën tjetër sikur s'kishte asgjë kundër ta humbiste zemrën për diç që ia vlente, ajo ishte gjithçka, më shumë se një ëndërr, Zana ishte princesha e ëndrrave të tij, pavarësisht rrethanave dhe realitetit. Ashtu e kuptonte ai "botën" e vet të dashurisë, ashtu ishte brumosur diç në zemrën e tij me ëndrrat ndër vite, ashtu besonte me gjithë zemrën dhe arsyen.

Në mbrëmje kur iku nuk i tha "lamtumirë"... nuk ia tha asnjë fjalë të ëmbël, zëri i tij ishte i ngjeshur me dhimbje dhe vrazhdësi, as nuk e përqafoi. Ashtu i bllokuar nga dhimbja nuk ia doli dot as të ndahej denjësisht. As ajo nuk i tha gjë, stoikisht e qetë dhe e heshtur, e gozhduar nga keqardhja e përcolli pa ndonjë lot. Megjithatë Zgjimi për të parën herë hetoi si qe zbehur e fytyra e saj, si qe vrarë ajo buzëqeshja e ëmbël, syve engjëllor si iu pati ikur shkëlqimi. Athua vallë ajo qe këndellur, sikur e pati kuptuar pakëz se "padashtas" kishte gabuar! "Zemra e një femre është si oqeani përplot sekretesh...", s'kishte si ta dinte. Por diç thellë brenda tij i thoshte që "vetëdijësimi" i saj ishte i vërtetë. Tekefundit kishte dëshirë të ishte ashtu, edhe pse asgjë nuk mund të zhbëhej... kurrë.

Kush është publicisti i mirënjohur shqiptar Partizan Cene?

Partizan Cene

Partizan Cene , u lind në Ninat të zonës së Konispolit, (Në Ninat ka lindur dhe është rritur Dietari rilindas Hasan Tahsini , dhe shkrimtari disident Bilal Xhaferri) në rrethin e Sarandës, më 26 Nëntor 1964. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare e mbaroi në fshatin e lindjes. Më pas, vazhdoi Shkollën e mesme të Ndërtimit , në Sarandë. Këta 28 vjetët e fundit jeton në qytetin e Vlorës .
Me mbarimin e shkollës së mesme, me rezultate të shkëlqyera, fitoi të drejtën për tu arsimuar në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Aviacionit në Vlorë të cilën e mbaroi me sukses. Emërimin e parë e kishte , në detyrë udhtarake në aerodromin e Gjadrit në Lezhë .
Me ndryshimet e sistemit, në fillim të viteve '90, Partizani , me dëshirën e tij u largua nga Aviacioni ushtarak dhe u mor me aktivitet privat. Kështu vetëm disa muaj, pasi ishin bërë zgjedhjet e para Demokratike në Shqipëri, Partizan Cene , duke e zgjeruar aktivitetin tregtar të familjes, arriti që të hapë të parin Supermarket në Shqipëri të emërtuar "Papastratos - Cene" , në kuadrin e firmës tregtare Cene SHPKNdërkohë që bisnesi i tij kishte sukses, vetë ai nuk e la mbas dore edhe rishkollimin e lartë. Kështu ne 1994 diplomohet inxhinier ndërtimi. Duke qënë se nga trazirat e vitit 1997, Firma Cene SHPK, pati dëmtime katastrofike, i zhgënjyer për vendin dhe shtetin e tij si dhe për të ardhmen e familjes, Partizan Cene detyrohet të vendoset familiarishtë, me banim në Greqi .
Gjatë luftës së Kosovës, Partizan cene, bashkë me 39 bashkëkombas të tjerë iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe shkuan në ndihmë të luftës së drejtë të UÇK, dhe popullit kosovar. Për gati 11 muaj ,si ushtarak në lirim , në ilegalitet dhe hapur, ata ndihmuan luftën dhe refugjatët Kosovar që iknin t'i shpëtonin ushtrisë serbe!
Në Greqi , bëri përshtatjen e diplomës në universitetin politeknik të Athinës. Ndërkohë, falë aftësive të tij Partizani vazhdoi të merret edhe me hobin e tij të hershëm atë të shkrimeve, politike dhe letrare .
Në vitin [2000-2003] u diplomua, për herë të tretë, por këtë herë në një fushë tjetër, në atë të analistit politik, nga universiteti politiko-shoqëror i Greqisë, në degën politikë dhe politizim , në kategorinë [anlist politik ].Që at'her, Partizan Cene, është i pranishëm me shkrimet dhe analizat e tij politike dhe jo vetëm për shumë gazeta greke dhe shqiptare, por edhe për gazeta të huaja, angleze dhe italiane. Gjithashtu Partizani flet katër gjuhë të huaja. Ai i ka shkuar edhe në zhanret artistike, shumë poezi dhe esse humoristike. Por ajo në të cilën ai ka kushtuar një vëmendje të veçantë është proza e shkurtër. Tre vëllimet me tregime: "Koha e bëmave"," Valiçia e madhe" dhe "Halla me burrë dhe nipi", kanë qënë shumë të dashur për lexuesit. Gjithashtu ai ka botuar, përmbledhje analizash dhe artikuj të tij, të titulluara "Vitet i kthesës" dhe "Çorbë shqiptare ".
Po ashtu, me pseudonime të ndryshme por edhe me emër të vërtetë, ai ka botuar dhe shumë e shumë artikuj, tregime dhe humor, në gjithë këta dhjetë vitet e fundit. Veç studimeve, për diplomimet Partizani ka dy mastera në studimet politike. Është në gradën profesor, dhe po punon për dizertacionin ndihmues për mbrojtjen e titullit. Aktualishtë Partizan Cene është sipërmarrës ndërtimi në Greqi, por njëkohësishtë edhe publicist dhe gazetar i pavarur. Ai është bashkëpunëtor, i disa gazeta ve shqiptare dhe greke, si dhe komentator për agjenci të huaja në Athinë.
Partizan Cene, boton me një staf ndihmës, On line në internet, [Gazeta C], e cila ka me mijra klikues dhe lexues të rregullt.
Partizani ka dy fëmijë, vajza Eneva-Harallbia Cene dhe Nevisa-Maria Cene .

Lopa dhe pula ...

Lopa kuqa loshe ,
gjithë natën rënkoi ,
por shumë avash ..
Askush s' e dëgjoi

Në mëngje e arta ,
kishte sjellë në dynja
Një viç larosh
për marshalla ..

Por dhimbjet akoma ,
nuk u mbaruan
sa, nga pullazi
brimtat u shtuan ..

Një poteeere e madhe
me kakarima ...si ato.!
pra , pula njoftonte ,
kishte pjellë , dhe ajo ..

Dhe poterja u shtua
u bë veç bezdi ,
sa lopa e gjorë
nuk mbyllte dot sy

Ndaj doli te pragu
dhe deshi ta qetsojë
, pules i tha
që të dëgjojë :

- Avash moj pulë se
një vezkë ke bërë
dhe ngtite nga gjumi
një fshat të tërë ..

Pa na shiko dhe ne
kendej moj e uruar ,
një viç të tërë bëmë ,
asnjë nuk kemi zgjuar ...

Por pula nuk dëgjon
kur flitet për berihaj
do të tregojë çdo hërë
për bëmat e saj

Kështu ndodh gjithmon
me mendtë sa një pulë ,
një vezë që bëjnë
e tjerrin tërkuzë ..

Partizan Cene: Valicia e madhe ..!! Tregim horror ..Marre shkak nga nje ngjarje reale ..!!

Nuk rekomandohet te lexohet nga femije deri ne 17 vjec !!!!

Ne qytetin tone , historite kishin shume shembuj .. dhe shembujt tregoheshin historira ..Por , mbas fillimit te viteve '90, kur demokracia ja zuri vendin diktatures .. edhe levizja e lire e njerezve , u be premise per shume ngjarje dhe ndodhi te ndryshme , te mira dhe shume here, dhe te keqia deri edhe ne raste makabre ..!

Alieta , ishte nje vajze nga nje fshat i Elbasanit , por me ndryshimet qe thame , familja e saj ishte zhvendosur ne qytetin tone ..Ajeti , i ati dhe Sania e ema e saj, u ingranuan disi ne vorbullen e , qytetit bregdetar ..por pa mundur te pershtateshin shpejt me jeten dhe ritmin e qytetit .. ! Ata erdhen ne qytet in tone , sepse ashtu u dukej se do te ishin me afer , djemve te tyre .
Astriti djali i madh dhe Feruzi i vogli ,te dy beqare , paten fatin e madh qe ditet e hapjes se ambasadave, munden te hynin ne ambasaden Italiane .. Keshtu qe ,u bene pjese e korteut njerezor , qe la Shqiperine diktatoriale dhe u sistemuan ne vendet e Evropes .. Te dy ata u rregulluan shpejt ne Itali ..!!... Mbas disa muajsh , ata filluan te dergonin leke tek familja e tyre e tyre . Kjo beri qe prinderit dhe motra e tyre , te mund te zinin nje shtepi me qera , ne qytetin tone ..

Alieta , ashtu si te gjitha vajzat , u hodh shpejte ne trup .. dhe megjithese , nuk kishte mbushur akoma te 15 vjetet, te jepte pershtypjen e nje vajze te rritur ... Ne qytet ajo , zuri shpejte shoqerine e saj ..
Si vajze e huaj ne lagjen ne hyrje te qytetit , ajo ra shpejt ne syte e shume djemve. Ajo terhiqte vemendjen e tyre , jo vetem nga trupi i bukur dhe i gjate i nje femre njomshtake , por edhe me finesen dhe gjallerine e dukshme qe ajo zoteronte .. Anjela e vogel , megjithese e re .. nuk e ndjente shume , kete ''pike te dobet'' te saj ,ndaj dhe nuk merakosej shume per kete ..
Nga ana tjeter , babai dhe e ema , si vajze te vetme , qe e kishin .. ja plotesonin shume hateret , duke e perkedhelur tej mase .. !!

Mirepo jeta ka dhe kapricot e saj .. Familja e xha Ajetit . erdhi ne qytet , per nje jete me te mire , kryesishte per vajzen , duke pasur parasysh se aty mund ti buzeqeshte edhe fati ..

Dhe nje vajze e bukur si Aljeta , nuk do te vononte , qe te kishte rastet e para .. Djali qe ajo donte ishte nga qyteti .. Asaj i ishte mbushur mendja se djali e donte shume .. Ndaj, dhe afrimi me te , u be me i ngushte .Deri sa nje dite e pa babai i saj , tek perqafoheshin dhe putheshin .. me ate tipin .. !

Xha Ajetit nuk i erdhi hic mire ..por e kishte te veshtire ti prishte qejfin Alietes se vetme .. Nuk i tha pothuaj asnjegje .. Gjithe naten nuk e zuri gjumi .. Djali,qe e bija donte , ishte nje burre , ne moshe 15 vjec me i madh nga ajo .. Te pakten keshtu e preu ai .. Ne shikimin e vetem qe pati me ate , ai pa se ishte nje veshvogel ; me floke shume te shkurtera , dhe me nje qafe te holle si ato te qeve te paushqyera .Ai kishte trup te vogel dhe te imet .Nuk mund ti hiqej nga mendja , shikimi i syve gjelberush , te cilin e ndeshi ne kohen qe shkembyen shikimet me te ..Te gjitha keto i jepnin pershtypjen se ai ishte i madh ne moshe .. dhe nuk ja vlente..Per me shume ai nje vajze kishte dhe .. nuk kishte menduar nje fat te tille per te ..
Diten tjeter , sa u kthye ne shtepi nga pazari , e shoqja i tha se , vajza nuk ishte kthyer .. !
Ai u prish ne fytyre , dhe pasi tha dicka neper dhembe , doli te shkonte nje xhiro , andej nga rruga e poshtme , afer shkolles aty ku kishte pare ''ciftin'' nje dite me pare .. Pasi dhe aty nuk gjeti gje , u kthye ne shtepi duke u ngushelluar veten se , nga casti ne cast , vajza do te kthehej ..!!...
.....

Por ajo nuk u kthye .. As mbas disa ditesh , nuk mundi te mesonte gje per vajzen e tij .. Policia , te gjitha kerkimet e saj , i perfundoi pa sukses.. ! Xha Ajeti , lajmeroi djemte .. dhe gjithe te afermit e tij qe te benin dicka per te gjetur Aljeten e vogel te tij ..Ai nuk la vend pa kerkuar , duke mbartur mbi supe gjithemone fajin , per humbjen e vajzes se tij te shtrenjte ..
Nje dite nje i njohur i tyre , u tha se ka mundesi qe vajzen ta kene ne Itali .. Por nga te gjitha kerkimet , nuk arriten qe te kishin qofte edhe nje fije , mundesie ..per te gjetur , se ckishte ndodhur me vajzen e tyre ..

Zemerimi i Aletit ishte kthyer ne terbim ..Te gjitha rruget e qytetit , ne hyrje dalje , lagje , rrugica dhe kudo ishin shetitoret e perditshme te babait Ajet .Bile dite dhe jave te tera kerkonte i gjori burre , per ndonje shenje nga plazma e tij. Si njeri i zakonit qe ishte , ai nuk e shprehte dashurine , por kjo prove qe kalonte , tregoi se jo thjeshte e donte vajzen e tij .. por tani qe nuk e kishte , i dukej vetja gjysem njeriu , sa vetem shpirti , i jepte force qe te kerkonte per Aljeten , qe per te ishte gjysma tjeter .. !!

Me gjithe insisitimet e njerezve dhe te policise , se vajza eshte shendosh e mire , dhe mund te kete ikur me deshiren e saj ne Itali , atij i brente zemra , se dicka , me e keqe e kishte gjetur ate .Kete mendim e kishte edhe gruaja e tij .. Kjo gje e mundonte me shume .

Pasi nuk mundi te gjeje asnje shenje, filloi te mesohet me idene se vajzes dicka shume e keqe i kishte ngjare ..Ndaj te gjitha kerkimet po beheshin kot ..Ne mendim e siper ,vendosi te ruaj toruan dhe te nderroje taktike .. '' Do te shkoj,aty ku e pashe me ate ''bandillin'' dhe do ruaj mos shikoj ate qafir .. '' , thoshte me mendje rruges ..!

Dhe ashtu beri .. Disa dite dhe nete bashke .. e ruajti ate rrugice , duke u maskuar dhe fshehur qe te mos binte ne sy te gjitoneve .. pse jo as te kalimtareve . I trembej edhe ndonje spiuni te rastit apo ku i dihet ..Kjo gje e mundoii per disa kohe ,por zemra ja donte qe dicka te shihte dhe te krijonte nje rreze shprese per hallin e madh qe e kishte zene ..E vdekur apo e gjalle , duhej te dinte per vajzen e tij .. Dhe me shume se ai djale qe ajo shoqerohej , nuk mund te dinte kush tjeter ..

I kishin vene disa te njohur idene se , vajzen edhe mund ta kishin vrare , dhe ta kishin hedhur ne ndonje kanal .. Kjo ide e therte shume ne zemer .. por , ku ishte trupi .. Dikush do ta kishte pare ...!!Me gruan , bisedonte shume pak pasi ajo , gjithemone i kishte syte me lot ..Prandaj e mori vete persiper qe te gjente me cdo kusht vajzen te gjalle apo te vdekur ...

Ishte kohe vjeshte dhe , vranesirat kishin filluar te benin prezencen e tyre . Nje paradite nga keto, bile filluan edhe pikalat e pare te shiut .. Xha Ajeti , vendosi qe te shkonte nen nje strehe aty me tutje , nga ku mund ta kishte edhe rrugen nen vezhgim .. Mendimet e trullosnin me shume , se sa lodhja nga qendrimi ne kembe .. Mosha e tij ishte rreth te gjashtedhjete e pestave , keshtu qe jo vetem ajo por edhe puna ne bujqesi , kishin lene ne trupin e tij shenjat, por ai mbahej shume i fuqishem . Kjo fale edhe trupit te tij gjate e te mbushur . Ai ndjehej akoma i forte ashtu si dikur kur ishte djale , dhe nuk i dilte kush ne hunede ..

Kur shiu filloi me shume te shtohej , vendosi qe te rrinte edhe pak pa cka se filloi te lagej ..
Duke dashur te mbrohej me mire nga shiu qe , tashme po forcohej , syri ne ane te deres se mbasme te nje kafeneje i zuri , dy burra qe dicka flisnin midis tyre .. vendosi te afrohej me afer , dhe aty per aty , e dalloi menjehere ''bandillin'' qe i kishte puthur vajzen , ate nate te fundit ...

Syte ne moment ju celen , duke i dhene nje cehre sikur mbi koken e tij te mbreteronte dielli dhe jo shiu , te cilin e harroi fare dhe e la te binte me furi ne supet dhe gjithe trupin .. Te dy burrat u ndane .. Njeri iku majtas dhe tjtri , '' bandilli '', erdhe drejte tij .. Me kete rast ju dha mundesia ideale qe ta shikonte mire ..!!Ai mori rrugen drejte per te dale ne nje rruge qe te conte ne te dale te qytetit , per nga fidanishtja e vjeter ... Aty per aty xha Ajeti , vendosi qe ta ruante akoma me me kersheri , se ku do te shkonte .. Djaloshi , i bere qull nga shiu ; pa ditur se kush mund ta ndiqte vazhdoi rrugen anes bunkereve ..
Mendja e vrare e babait Ajet , ne cast nuk kisghte dhe shume kohe per tu menduar ndaj vendosi, te vinte ne zbatim planin e tij ..

Nga brenda xhaketes ,nxorri nje kame te madhe , dhe e fshehu n nen menge duke u afruar me shume . Ne kete rast perfitoi edhe nga shiu.. ''Bandilli'',po futej ne rrugen per tek bunkerat dhe mbas asaj mund te dilte ne rruge kryesore .. E therriti :
-Ej na mor djal .. me ndihmo pak .. Dhe ai ndaloi :
- He xhaje , c'do .. por xhaja ishte aq afer sa mundi dhe i drejtoi thiken ne gurmaz ne pozicion gati per ti kepute fytin.. Djali nuk e priste ne asnje menyre nje reagim te tille ,ndaj befasia me te cilen ju drejtua plaku , e shtoi me shume friken .Pastaj edhe trupi i tij i imet, nuk i jepte asnje shans per te shpetuar nga duart e ''xhajes'' gjigant.!

Plaku e urdheroi , qe te bente si i thoshte se levizja me e vogel , do ta conte ne varr ...
- Mos je gabuar , xhaje .. une nuk ... te.. njof.. moooss, i thoshte ai me aq sa mund te fliste i shtrenguar ne gryke nga Xha Ajeti .. !!
Gjysme zvarre e gjysme shtyre , mundi ta fuste ne tunelin qe ishte mbas bunkereve , .. Tashme ishin larguar mjaft nga shtepite , njeresit dhe qarkullimi ...

Sa zbriten shkallet ne hyrje te tynelit , ''bandilli'' ndjeu nje goditje te forte , ne koke , dhe ....

.....Me vone e shikon veten te lidhur, duar e kembe me ngjites kutish dhe po ashtu edhe gojen e kishte te mbyllur ...Nga drita e zbehte , qe vinte nga dera e karget e tunelit , arriti temerrte nje pamje te ambientit ku ndodhej .. Tuneli i larte , dhe i gjere , ishte shume i njohur per te , pasi meqe e frekuentonte shpesh ate lagje , qe ne femijeri e deri tani i kishte qelluar rasti te futej shume here ketu poshte .. Ai e dinte se tuneli ne hyrje kishte nje porte qe mbyllej nga brenda dhe nga jashte . Megjithese e kishte te mbyllur gojen , hunda ju ca nga era e keqe e e tunelit . Kjo vinte nga lageshtia , por edhe nga mbetyrinat e jashteqitjeve dhe urinimeve qe benin aty here pas here kalimtare te rastit ..
Ne momentin qe u be gati te kthente koken te shikonte se ku ishte plaku , dora e forte e plakut , i ckuli ngjitsin , nga goja , aq forte sa ju duk se i rropi lekuren .. !!
- Ku eshte vajza ime .. Cma bere vajzen mor qen, ju drejtua ashper plaku ..
- Per cilen vajze e keni fjalen .. nuk e di per se flisni , guxoi te kundershtonte '' bandilli ''.
aty nje e djathte e forte e plakut i solli xixellonjat neper sy .. dhe menjehere filloi te ngrinte zerin .. Plaku ja vendosi prape ne goje ngjitesen .. Ne ate pak drite te imet qe po vinte nga hyrja e larget e tunelit , arriti te dalloje qarte pamjen e plakut te cilin e njhte mire , pasi e kishte ruajtur per kohe te tera deri sa shtiu ne dore vajzen e tij ..

- He po pres te me thuash , i tha plaku dhe ja dha nje tjeter perseri me te djathten e tij si plumb .. ''Bandilli '' as qe mund te fliste ..por te pakten mund te ngulcoje duke i bere me shenje me koke qe ti hiqte ngjitesin .. edhe kjo gje do ti shkaktonte dhimbje te tmerrshme por duhej te bente dicka ..
Plaku ja hoqi ngjitesin , dhe me ton autoritar i tha : - Vajzen time ku ma ke cuar , ne Itali , apo ku mor edpsez .. Me thuaj qe te di , ku e kam , qe te mund te shpetosh i gjalle nga ketu .. !!
Une nuk di gje por ajo nuk deshi te ikte ne Itali .. dhe u zume e u ndame , genjeu aty per aty , ai dhe priste reagimin e plakut .. E djathta u leshua prape me force duke e balsamosur mishim e faqs se tij ne kockat e pakta te fytyres ..!!
- Ku eshte vajza e ime ..Me thuaj te verteten .mos pa dshje .. mos ..sikur....
- Dhe ti pastaj te me ...
- Nuk te bej gje , e nderpreu Ajeti , vetem se dua te di .. Pastaj do te te coj ne degen e brendshme ..dhe kaq .. Ose ne te kundert do te te le ketu te vdesesh .. dhe nuk do te te gjej njeri , ashtu si nuk gjeta edhe une vajzen time ..
...''Oh.., tha ''bandilli''me vete, me mire ne dege se ketu , i torturuar , dhe i vdekur ne duart e ketij ..
dhe filloi te belbezoi ..dhe te nxjerre fjalet nje nga nje :
- Ne jemi nje grup djemsh qe , cojme vajza ne Itali . Ato i dorezojme tek disa te tjere ,kundrejt pageses.
Vajzen tuaj per ate pune e deshem .. Une i thashe se do te shkonim bashke ne Itali , dhe aty do te martoheshim .. dhe do te jetonim Bashke ..ate darke .. kur e cova , tek pylli ne ane te detit , dhe po prisnim te vinin e te na merrnin ajo , si duket kuptoi dhe me iku me vrap ....
... E ndoqa . Ajo bertiste ne mes te nates , se do te me conte ne dege .. se do tu thoshte vellezerve .. e keshtu te tilla gjera ....Kjo me frikesoi pa mase .. ndaj e ndoqa qe ta kapja me cdo kusht ...!

Ky fliste ..dhe plakut ju erresua akoma me shume pamja , jo nga erresira e tunelit por nga ato qe po degjonte per vajzen e tij ..gjaku i kishte pushtuar gjithe pjesen nen lekure te kokes , ngaj edhekoka filloi ti duket e rende sikur ne vend te saj te kishte nje gur te rende ..
Megjitheate e mori veten dhe mbas nje loti qe i rrodhe furishem nga syri , e mblodhi veten , se nuk donte qe ti bente qejfin ketij krimineli ...!
- Kush e vrau Vajzen time , provokoi ai ''bandillin'' , qe te tregonte .
- Pa dashje te betohem ,filloi te kerkoje mbrojteje ai ...
- Pra ti e vrave , kembenguli plaku ..
- Por pa dashje ...besome .. , pa dashje .... !! Pastaj ku eshte trupi ???

Heshtja , pllakosi per disa minuta .. Ajeti mendonte per vajzen e gjore , per hallin e madh mbi te gjitha hallet e tij . I erdhi ne mendje qe me ne fund do ti bente nje varr vajzes se tij te vetme . Kete maskara do ta conte ne dege ..Por tani per tani donte te dinte se ku ishte trupi i vajzes ...!Ndaj e pyeti dhe e ripyeti , duke e zhdepur nedru .. me ne fund degjoi pjesen makabre te tregimit per castet e fundit te vajzes se tij .. '' Bandilli '' ndofta edhe nga pendimi por me shume nga frika , e shqepi perfundimishte gojen dhe zemren dhe vazhdoi te tregoje :

- Pasi e kapa i mbylla gojen qe te mos te bertiste me ze dhe te silltese i trembeshim policise ... Mirepo nga shtrengimi i tepert i gojes , pashe se nuk po reagunte me .. ndaj pasi pashe se kishte vdekur , nuk dija cte beja me trupin e saj .. Keshtu tregonte , ai pa teklif , sikur kishte mbytur nje pule dhe jo nje vajze te re .. !!!!!
- Edhe ??.. e shtynte ,babai per te mesuar me shume ..per fatin e vajzes se gjore ..
- Pastaj meqe isha vetem mora ca , dega pishe .. i bera grumbull dhe pasi i ndeza , hodha trupin e saj siper tyre .. keshu duke hedhur , here pas here deri mbi mngjes , arrita ta digja te gjthe trupin sa u be njesh me reren e detit ....
- Oooohhhh , renkoi me zemer babai fatkeq .. dhe thirri :
- Mjaft , qen kriminel , mjafte se me cave zemren dhe melcine ... mjaft se me hape kraharorin .. Dhe e qelloi aq forte sa e beri te humbe ndjenjat ...!
Duke e lene te shtrire, ashtu te lidhur pa ndjenja , mbylli me kujdes kapakun e tunelit dhe doli tek rruga qendrore .

Ajeti shkoi ne shtepi me ne jete qe te mbaronte pune shpejte sa mos te merrnin vesh te tjeret .. .
Dhe nuk i tha gje te shoqes , se e dinte qe do te hapte renkimin .. Kjo gje, do ti prishte planin qe kishte ne koke ..Truri i tij punonte shume shpejte sa nuk i linte kohe ndergjegjes, as te shfaqej jo me te komandonte ..Veprimete e tij .
Vajti ne qilarin e shtepise se tyre, mori aty nje kashun sa nje valixhee shume e madhe .( Kashuni ishte i te zotit te shtepise qe kishin marre me qera) .. Hoqi te gjitha gjerat qe kishte brenda , .. Nga ana e mbarapme e kopshtit , doli me te ne sup dhe me nje bidon ne dore ..
Duke e ditur qe ne ane te rruges aty tek tuneli ishte nje benzinate , u drejtua per nga atje .. Pasi e mbushi bidonin 30 kilsh , me nafte , u drejtua per nga tuneli .. Per te mos rene ne syte e njerezve , te cilet , mbas shiut kishin dale , ne levizjet e darkes , u fut mes permes ullishtes dhe arriti nga ana e pasme e tunelit ..Hapi kapakun , dhe pasi futi valixheen , u fut edhe vete , e mbylli prape kapakun pasi u sigurua se askush nuk e ndiqte .. dhe shkoi tek ''bandilli''. Ate e gjeti duke ngulcuar , i zgjuar mbas gjumit qe i kishte ''dhene '' e djathta e hekurt e plakut ..Ashtu i lidhur kembe e duar dhe me ngjitesen ne goje , ai , per plakun, dukej si nje top mish izbehte. ky efekt rritej me shume nga drita e elektrikut te dores .... !!
Menjehere emori dhe e futi shtu sic ishte ne valicen e madhe .. qe per cudi edhe te vete plakut ishte sikur ta kishte bere me porosi, per te ..
Ne kete raste , megjithese mendja e tij ishte semurur nga te gjitha ato qe degjoi per fatin e vajzes se tij , kishte nje kthejellim . Mendonte se me ne fund , edhe vajza e tij do te prehej e qete , pa cka se ky godosh kriminel e kishte bere hi ...
As nje ngulcime dhe snje levizje e '' bandillit'' , nuk binte me ne veshin apo ne syrin e plakut .. Ai me shpejtesi i hoqi , ngjitesen nga goja .. dhe mbylli po aq shpejte kapakun ..
Pasi i vuri drynin .. e shkelmoi njehere si ta zgjonte nga gjumi ..
Nga brenda degjoheshin disa thirrje si nga varri .. por nuk kishte aftesine plaku , ne gjendjen qe ndodhej , ti degjonte ..!!!

Pasi e lau mire me naften e paster per motorat . u terhoh pak mbrapa ndezi nje leter dhe ja hodhi valixhes .. mbas nje casti zjarri u ndes , dhe mbulloi te gjithe valixhen..
Ulerimat dhe ngulcimat nga brenda nuk kishin te sosur .. sa me shume degjoheshin ato aq me sume nafte hidhte ai ne zjarr .....

Plaku qeshte .. dhe qeshte duke jetuar, besoj , per pak caste kenaqesine qe te jep , ne raste te tilla cmenduria ..
Flaket coheshin, dhe ky hidhte akoma me shume nafte .. Megjithese tuneli kishte lartesi , ju desh here pas here te largohej deri ne hyrje .. pasi ulej zjarri vinte dhe e ngjallte prape .. deri sa nje lemsh i vogel mishi dhe hiri , ja zuri vendin valices se te zotit te shtepise , te mbushur me mish .. Po po .. per Ajetin nuk behej me fjale se kishte vene aty , nje trup njeriu, por nje cope mish te prishur .. qe duhej te asgjesohej .. me qe llim qe te mos hapte me mort dhe vdekje , jo vetem ne lagje , por ne gjithe qytetin ....

..... Pasi i u sigurua , per ''misionin '' e kryer , shkoi ne shtepi..
- Grua , kafene mua te te ngushelloj per vajzen . i tha ai se shoqes , dhe lotet filluan ti lagin faqet ...
- Sania , si nene qe ishte , ja dha kujes .. dhe hapi renkimin ..!!
Pasi beri adetet , per vajzen e gjore .. disi me i qetesuar , mbas atyre muajve ne tension, te henen e pare qe ne mengjes ,u drejtua per ne komisariatin e policise ....!!
...

Tregimi eshte bazuar ne ngjarje reale . Dialoget dhe mizaskenat jane pershtatur , letrarisht ne funksion te tregimit , nga autori .. !!

Merrma fytyrën ndër duar

Enkelejda Kondi.jpg


Enkeljeda Kondi Masseboeuf - Është e lindur në qytetin e Maliqit në 29 prill të vitit 1972, nga një familje oficeri me origjinë gjirokastrite. Është marrë me poezinë që në moshë të vogël duke fituar disa çmime në konkurse midis shkollash dhe në shkallë rrethi. Mbasi mbaroi shkollën e mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” në degën Gjuhë Letërsi. Në vitin 1996 u diplomua si mësuese e gjuhës dhe letërsisë duke ushtruar profesionin e mësueses dhe drejtueses së një shkolle tetë vjeçare.
Është larguar nga Shqipëria dhe tani banon në Francë. Është e martuar me një nënshtetas francez dhe ka dy fëmije. Pas unifikimit të diplomës dhe studimeve përkatëse tani punon si mësuese. Enkelejda Kondi shkruan poezi dhe ka një stil tejet të veçantë në shprehjen e saj poetike . Poezitë e saj janë të mirëpritura nga lexuesit .Në korrik 2010 , ajo publikoi botimin e vëllimit të saj të parë të titulluar :Ëndrra e një vajze.




Pasionin për poezinë Enkelejda e ka ushqyer dhe vazhduar gjatë këtyre viteve nëpër gazeta lokale në Shqipëri por dhe inernet deri në kurorëzimin e saj me vëllimin e saj të parë, i cili doli në korrik të këtij viti, me titullin Ëndrra e një vajze.Vëllim i cili deri tani ështe pritur mirë nga lexuesi dhe njerëz te letërsisë dhe gazetarisë. Enkelejda ka mundësuar te unifikojë studimet e saj në Francë me një vit studimi dhe sot punon si mësuese me fëmijët parashkollorë. Ajo është duke pregatitur vëllimin e dytë, i cili pret shumë shpejt dritën e botimit.



Enkelejda ka një këndvështrim origjinal, një varg të punuar me shumë kujdes. Poezia e saj herë vjen e rimuar e herë e lirë, por në të dyja rastet mendimi është i thellë, vargu i krasitur dhe në penën e saj poetike fryn flladi i talentit.


Poezia e Enkelejdes është një cikël mbresash nga jeta, e hedhur në vargje me ëmbëlsi dhe muzikalitet të veçantë.
Vargu i saj është i realizuar bukur artistikisht dhe me këndvështrim origjinal.
Ajo pasqyron shpirtin e saj poetik dukë na lënë mes vargjeve të saj te biem në kujtime malli, dashurie, nostalgjie.
Gjithë puna e saj disa vjeçare përmblidhet në librin e saj të parë, Ëndrra e një vajze, për të vajtur tek lexuesi dhe për të dërguar tek ai botën e saj të hedhur në vargje.
Ky libër tregon vlerat e vërteta të penës sê Enkelejdës në maratonën e gjatë tê poezisë. Dhe Enkelejda është një maratoniste e talentuar e cila me të drejtë rend për njohje e pse jo dhe për titull në të ardhmen.



Bota pa mua..

Dielli që lind ç'do ditë do na ngrohë
vesa e mëngjesit si lotë mbi lule do pikojë
këngën e ëmbël bilbili prapë do këndojë
rrugët do të jenë të zhurmshme njëlloj.

Do të lindin foshnja nëna do gëzohen
do të vdesin njerëz do të derdhen lotë
do perëndojë Dielli do bjerë nata e zezë
natën Hëna do të dalë gjysmë ose e plotë.

Do të jenë miqtë e mij aty akoma bashkë
do të mblidhen me kitarë do të këndojnë
rreth gotës së verës dhe tymit të duhanit
të kaluarën me mall dhe mua do kujtojnë.

Do të mbushen lëndinat plot lule erëmira
dhe bora maleve butësisht do të shtrojë
dhe pse unë s'do jem bashkë këtu me ju
gjithçka akoma si dikur do të vazhdojë.

Pa mua kjo botë dhe njëherë pa ty
një ditë ç'do kush dhe pa ne të gjithë
jeta është e pafund e palimitë pafundësi
ç'do kush nga ne në jetë lë pas një histori.

Ëndrra e një vajze

Në krahët e Morfeut gjeti prehje
trupi me natën e ëmbël u shkri
prehjen e puthjes lehtësisht gjeti
Në shtratin e ëndërrt e ëmbla dashuri.

Sytë u mbyllën janë nisur larg
Të shohin se di seç mrekulli
Të vij dhe unë në atë botë
Në shtratin ëndër të flë me ty....

Lermë...

Lermë të shoh sytë larë plot me vesë
Ata sy ku dritë e Diellit sot shkëlqen
Lermë të prek flokët dritë vezullimi
Lermë që faqet e tua butësisht të përkëdhel.

Lermë buzët e tua si qershi të kuqe
Lëngun e dashurisë plot me ëndje të shijoj
Lermë të shoh duke fjetur moj e imja Hënë
Të ngopem si ujët e burimeve, të freskët njëlloj.

Lermë të shoh trupin tënd moj flutur
Pra se fushave të zbresësh pa mua
Lermë të ndiej parfumin tënd deri sa të dehem
Mos u zgjo të lutem sa mund të them, të dua!......

HARMONI

Në harmoni është shpirti im i dlirë
Me natyrën, jetën në përgjithësi
Në harmoni orkestër e dirizhuar
Nga zemra ime me dashuri.....

Në harmoni janë mendimet e mia
Dhe pse vëndin bosh aty e lë ti
Në harmoni janë vargjet e jetës sime
E kaluara ime nostalgji....

Në harmoni janë gjymtyrët e mia
Që mbartin peshë vitet, të kaluarën
Në harmoni janë vargjet e poezive
Dhe kur ju përcolla të trishtuarën.

ZEMRA E NJË GRUAJE.

Kaq thellë brënda teje rrojnë te pa ndara
Kujtimet e rinisë vënd në zerën tênde kanë
Puthjen e parë të dhënê nën dritên e Hënës
Netêt e pa gjumë dhe ëndrrat brenda teje janë.

Ti gruaja që dikur ishe vajzë e bukur
Koha ikën dhe ti kërkon e njëjtë tê jesh
Dashuri si dikur të marrësh e të dhurosh
Jetës së sotme kuptimin ti gjesh....

S'të trembin rrudhat në fytyrën e bukur
Flokët e bardhë që sheh të dalin nga pak
Hapi do të jetë më i ngadaltë mbi rrugët
Buzëqeshja në udhëtimin e saj fluturak.

S'të tremb shikimi i atij që ke pranë teje
Kujtimet e së kaluarës sekretet e dashurisë
zemra e njjë gruaje është oqean i pafund
Është lumturia e jetës e pafundësisë..

PUTHMË.

Merrma fytyrën ndër duar
dhe vështromë ëmbël drjet në sy
Flokët përkëdhelmi, gishtat bëji krëhër
Puthmë plot me ndjenjë ashtu siç di ti.

Pëshpëritmë ëmbëlsisht tek veshi
thuami të dashurat fjalë që pres
Dhuroma erën e trëndafilave të kuq
Puthmë qe Dielli të shkëlqejë mes resh.


SHQIPES NËNË

Ikëm larg teje u ndamë nëpër botë
Me syte e njomour nga lotët e mallit
Ikëm me kokën kthyer pas nga nga TY
E bukura e dheut e mëgimtarë të hallit.

U ndamë nëpër foleza botës mbanë
Pas lamë tek ty gjysëm-zemrën tonë,
Rrugëve të botës zogjtë e tu u shpërndanë
Për jetë më të mirë, lamtumirë të thanë...

Rrugëve pa fund u endëm nëpër botë
Këngën e kurbetit nën buzë e kënduam,
TI na mungon aq shumë dhe era jote, o nënë
Prindërit, miqtë...vitet që tek ty kaluam.

Moj e bukura e dheut dhe halle madhja jonë
Bijtë e tu kërkon rininë pranë të ta sjellin
Shumë do doja, në qiellin tënd moj shqiponjë
Sorrat dhe korbat më gjëmën mos ta ndjellin.


VARGU IM..

Të ledhatova vargu im
Si nëna foshnjën
Të përkunda netëve
...të këndova ditëve
Luajta me ty rrima-ve...

Të buzëqesha ,vargu im
Të dashë frymën,
Për të jetuar,
për tu lexuar
E dashuruar....

Të dhashë forcën, vargu im
për tu bërë i fuqishëm
shprehur atë që flet zemra...

Të dhashë shpresën, vargu im
Të dashurisë, ëndrrës...
Të dhashë ngjyrat, vargu im
Të pranverës, vjeshtës, ylberit...

Bardhësinë e dimrit, dëborës
Të dhashë ngrohtësinë, lirinë
Vargjet ikën, fluturuan
Në ç'do zemër të bëjnë folenë
E përjetshme të poezisë sime

Vargu im.....

LOTI.

E morra lotin mes duarve të mija
E ngroha....Përkohësisht i bëra folenë
Frymën time harxhova
që të jetonte, ekzistonte...
Ndërsa ti më ktheje shpinen..
Ja fala shiut të vjeshtës
dhe u derdh strehëzave butësisht
kur malli për ty më morri...
Por kurrë syve të mij
çmëndurisht të dashuruar
Shpresa se një ditë ti do të kthehesh
S'e lejoi....
Ja fala Hënës
çuditërisht ajo nurin tënd morri
dhe unë u çmall....
U putha sot me Hënën.
Ja fala verës së nxehtë
dhe e bëri grimcë rëre, pasioni
zagushi trupash të pështjellura
plot mall a afsh
Ngashërime nga ndarja e gjatë..
Ja fala dimrit
dhe e bëri flokë dëbore
thëngjill u shua
faqeve dhe buzëve të etura
për puthjen time...
Ja fala fjalës, shpirtit
Dhe e di se ç'farë?
U bë përjetësi qënia jote
Në UN-IN tim....



MOS U MËRZIT..

Mos u mërzit, fletë e bardhë
që mbeta pa shkruar
me pak mërzi e trishtim
Kohës humba si e huaj
rrimat dhe fjalët i paskam harruar..

Mos u mërzit, o zemra ime
ka pak kohë s'të kam dëgjuar
shëtita udhëve pa udhë
Ëndërrova larg teje,
qiejt e praruar...

Mos u mërzit, o ëndrra ime
fjeta dhe ty s'të kam parë
Më zuri gjumi në prehërin e Hënës
U putha ëmbël me dritën e saj...

Mos u mërzit, dashuri
Të lashë mënjanë larg zemrës,
Pushova e gëzova beharit
Në ishullin e vetmisë, harresës...

Mos u mërzit, jeta ime
u riktheva sërish e etur
Kujtimet e mira vargje ti solla
Koha që shkon, s'ka për ti tretur....


LOTI ËSHTË GRUA

Loti është grua,
Busull e vogël, që shket si ortek
Nga cepi i syrit
Afsh shpirtëror, shprehje e ndjenjës.
Por dhe e gëzimit
Loti është grua
Stolia e shpirtit
Loti ka emër, loti ka zemër
Loti është grua, ditën ose natën…
Loti s’ka kohë, loti jam unë
Unë jam grua. . . .




TY

Ti do të mbetesh loti i patharë në cep të syrit
Buzëqeshja e mohuar përmbi buzë
Kënga pa refrenin e përjetshëm
Dhimbje që zemrës i vërsulet si lumë
Ti do të mbetesh dimri i përjetshëm
Pranvera në prill, aty në park
Puthja e ëmbël mbi buzët e mia
Vullkan që më ndizej e shuhej në gjak
Ti do të mbetesh kalendar që faqe s’ndërron
Kujtimeve të mija do të strukesh ti
Fshehur, mbase pas një fjale a një varg
Kur vala e mallit do të më pushtojë në gji.
Kështu për mua do të mbetesh ti!!



DITËT KUJTOHEN PËR TY…

-Hallës-

Po bën pak kohë që ike
Shiun dhe borën, dhe diellin i prita
Fenomene natyrore sigurisht
Si ty që të humbëm
Vdekja jote më lagu supet. . .
Si kalë i hirtë që turfullon braktisjen
U lëshua lëndinave të asaj jete amshimi
Jeta më digjte të të fshihja nga sytë
Sepse jeta kushton, dashuria gjithashtu
E pata vështirë të të them lamtumirë
Ditët do të kujtohen për ty
Ti ike dhe nuk munde të më prisje
Të lëshoje dorën tënde të vdekur mua fëmijës jetime
Mbetur ato ditë prilli, pa hallën time të dashur. . .


VJESHTËS

Unë i këndoj vjeshtës sime
Me ar' shpirtin praruar
Të kuqërremtave qerpikëve
Akuarel ngjyrash të pafundme
Me rimelin e ditëve zbukuruar
Puth buzët e vakura të vjeshtës
Dhe derdhem rrëke shiu mendimeve
E lë të flejë në supet e zbuluara të mbrëmjes
Dashurinë
Dhe e mbylla siparin e këtij ditari
Në koleksione albumesh, sezonesh
Në fasada pemësh lakuriqe
Vjeshtë, me ty jam dashuruar.


MUNDOHEMI…

Në rrugën tjetër, larg meje
Aty ku merr frymë sedra jote
Janë ndërlikuar fijet e së vërtetës
Në hapësirat e tejskajshme pa ngjyra
Kemi humbur arsyen në këtë paradë enigmash. .
Mundohemi,
Dëshira s’na mungon
Por gati e pamundur rigjetja…
Ti si gjithnjë, mbete në rrugën tjetër.

Përgatiti për botim :Flori Bruqi



KUR THURË ME ZEMËR, ËNDRRA E POEZI TË BUKURA…


(Nëpër faqet e dy librave me poezi, nga Enkelejda Kondi)


Nga: Prof. Murat Gecaj,Publicist e studiues-Tiranë




About Us
Contact
Stafi
Diplomatic Relations USA-UK-ALBANIA-KOSOVO
Lidhjet Diplomatike US-UK-Shqiperi- Kosove

27 Gusht, 2011 | Posted by Prishtina Press
KUR THURË ME ZEMËR, ËNDRRA E POEZI TË BUKURA…
(Nëpër faqet e dy librave me poezi, nga Enkelejda Kondi)
Nga: Prof. Murat Gecaj
Publicist e studiues-Tiranë

Murat Gecaj

1.
“Historia” e dy librave me poezi, për ta cilat do të them pak fjalë më poshtë, është paksa e veçantë. Ja, pra, cila është ajo e kërkoj mirëkuptimin e lexuesve…
Disa ditë më parë, si zakonisht, po lexoja në faqet e Internetit: mesazhe, krijime në poezi e prozë etj. Ndër të tjera, aty më tërhoqi vëmendjen një poezi e autores Enkelejda Kondi-Massebouf. Por edhe më përpara kisha lexuar dhe më pëlqyen krijimet e saj për ndjesitë e holla që përmbanin, për formën e shprehjes etj. Kishte diçka të freskëtë e të sinqertë në ato vargje, shkruar diku larg vendlindjes e Atdheut, mbushur me kujtime të fëmijërisë e të rinisë, por dhe me njëfarë pesimizmi të lehtë. Prandaj, në mbyllje të asaj poezie, “Bota pa mua”, shkrova shkurt:



    Enkelejda Kondi-Massebouf






“Enkelejda, Përshendetje!
Kisha kohë pa lexuar nga ti. Më pëlqeu në këtë poezi vërtetësia e gjërave, ashtu siç janë realisht, pa stisje e trillime. Se jeta eshte e mbushur pafundësisht më gjëra të mira, por ajo e ka edhe egërsinë dhe fundin e saj të pashmangshëm. Pra, le ta kuptojmë e shijomë jetën, me të gjitha bukuritë e saj dhe të lemë pas vetëm gjurmë të mira. Ky, më duket, është dhe mesazhi kryesor i poezisë tënde. Të uroj nga zemra e me respekt: Murat Gecaj, Tirane: mgecaj1940@yahoo.com”.
Nuk vonoi e kjo autore më dërgoi një falënderim, bashkë me disa të dhëna e fotografinë, për “Falorin e Autorëve Shqiptarë”. Aty mësova se Ledi, kështu i thrrasin shkurt, është me origjinë nga Gjirokastra, por ka lindur e është arsimuar në Maliq të Korçës, ku prindërit e saj ishin me shërbim. Pas mbarimit të shkollës së mesme atje, ndoqi studimet për gjuhë-letërsi shqipe, në Universitetin “Eqrem Çabej”. Pastaj, më 1996, nisën për të udhët e jetës dhe të profesionit. Shërbeu me përkushtim, mësuese e drejtuese në shkollën e mesme të Lazaratit dhe më tej në atë të Vreshtasit.
Nga rrethanat e jetës, në dhjetor të vitit 1999, ermigroi në qytetin jugor të Francës, Perpignan, në kufi me Spanjën. Menjëherë, ne vullnet nisi përpjekjet për njësimin e diplomës e kualifikimin e duhur dhe kështu arriti të japë mësim në arsimin parashkollor. Në atë qytet, tani punon dhe jeton familjarisht, me bashkëshortin e dy fëmijët e saj, Redin e Sarën. Por, asnjëherë, nuk e largon vëmendjen nga vendlindja e prindërit, të afërmit dhe shoqëria e saj e dikurshme. Këto janë dhe motive të fuqishme, që e shtyjnë atë të shkruajë e të krijojë, bukur e me frymëzim.



Kopertinat e dy librave me poezi

2.
Në mesazhet e dërguara, Ledi më tregoi se ka publikuar dy libra me poezi: “Ëndrra e një vajze” (Tiranë, 2010) e “Shtegtim ndjenjash” (Tiranë, 2011). Duke e kuptuar kërshërinë time për t’u njohur më shumë me këta libra, ajo më njoftoi se i kishte nisur ato me postë, në adresën time. Sigurisht, e falënderova për këtë gjë, por i shpreha shqetësimin e shpenzimeve të bëra. Kështu, pas disa ditësh, i mora këto dy libra me shënimet e saj dashamirëse, në postën e Tiranës dhe nisa t’i shfletoja me dëshirë e interes të veçantë. Se e dija që kjo autore e re pret edhe ndonjë mendim nga unë.
Vetë Ledi, tani shprehet: “Me poezinë kam mbajtur gjithnjë lidhje, që studente, duke botuar cikle të ndryshme në gazetën lokale. Por asnjëherë nuk e kisha mendimin se një ditë mund të botoja libra me to…”. Por ja, që ndjenja e krijimit, që e pushton njeriun, bën që të “robërohesh” nga poezia. Duke qenë larg Shqipërisë, ndoshta, këto ndjenja u bënë më të forta. Kështu, Ledi gjente kohë e meditonte dhe shkruante. Pastaj i lexonte e i rilexonte vargjet e saj dhe bëhej gjithnjë e më kerkuese ndaj vetes. Sapo arriti të ketë një sasi jo të vogël poezishë, vendosi që ato t’i tubojë e t’i publikojë në vëllimin e parë të saj (me 53 poezi, të ndara në 3 cikle e 4 prej tyre frëngjisht), ku ishte redaktor Pilo Zyba. Nxitje për punën e saj krijuese ishin fjalët, që ky shkroi në hyrjen e këtij vëllimi poetik, ku edhe shprehej: “Pra, e gjithë kjo punë disavjeçare e saj, përmblidhet në këtë libër, për të shkuar te lexuesi dhe për të dërguar tek ai, këngë e shqetësimin, mallin e dashurinë dhe botën e saj të hedhur në vargje”. Kështu, në përgjithësi, vëllimi i saj u mirëprit, por nga ndokush u shpreh edhe mosbesim. Megjithatë, Ledi nuk e ndërpreu krijimtarinë e saj. Se e dinte që kishte se çfarë t’u tregonte e t’u thoshte të tjerëve, përmes vargjeve të saj, të cilët i dilnin nga thellësia e shpirtit të saj të butë.
Ja, shfletojmë tani, faqe pas faqeje, vëllimet e saj…Nga lartësitë e një jete të lirë, që e ka ëndërruar aq shumë, nën shoqërinë e Hënës rrezeartë, që ia kupton aq mirë ndejnjat e shqetësimet, autorja na rrëfen me çiltërsi për jetën e shqetësimet e saj. Si një zog shtegtar në fluturim, ajo zbret në tokën reale, ku gjen lirinë dhe lumturinë e dëshiruar. Por, megjithatë, në vetminë e saj, ajo e hedh shikimin në të kaluarën, në gëzimet e saj të mbetura përgjysëm. Ndërsa, duke iu kthyer optimizmit të jetës, ajo dëshmon se njeriu gjithnjë lipset të ëndrrojë e shpresojë, se kështu edhe afrohet me gëzimet e lumturinë e jetës.
Motiv i fortë për të janë fëmijët, është familja e saj. Shkruan vargje të frymëzuar edhe për nënën, vëllain, vendlindjen. Por në vargjet e saj kanë hyrë natyrshëm edhe shkolla e nxënësit e saj. Shpesh autroja i drejtohet vargut të saj, ku shpreson të gjejë prehje e qetësi shpirtërore. Megjithatë, përgjithësisht, vërehet dashuria e besimi në jetën e lirë dhe të bukur.
Në vëllimin e dytë, me mjaft poezi të arrira, vërehet një rritje artistike në krijimtarinë e kësaj autoreje. Gjuha e shprehjes është më e zhdërvjelltë, më e pasur, më e “gëdhendur” dhe më deprtuese në botën shpirtërore të lexuesit, të cilit i drejtohet. Tashmë, tema të ditës për të janë përsëri dashuria njerëzore, por dhe malli i pashuar për vendlindjen dhe shqetësimi, që përjetojnë vëllezarit e saj shqiptarë, me mërgimin dhe eksodet masive, të cilat kanë përfunduar jorrallë në tragjedi familjare e shoqërore. Tituj e vjershave, si “Trishtimi”, “Malli”, “Mësim nga jeta”, “E kaluara”, “U lodha së kërkuari lumturinë” etj., shprehin gjendjen shpirtërore të poetes, që përherë dëshiron liri, paqe, qetësi e lumturi, e shprehur edhe te “Ëndrra e realizuar” etj., për vazhdimësinë e jetës. Shpesh ajo bisedon në heshtje me Hënën rrezeartë, jo me Diellin, se ky sikur ia “zbulon” të vërtetat me rrezet e tij, ndërsa ajo bëhet bashkudhatare e sinqertë me të.
Ka mjaft vjersha e vargje të bukur, që dallojnë në këta dy vëllime. Por mua më pëlqen të veçoj poezinë me titullin “Shtegtim ndjenjash”, ku sikur “zbulojmë” më shumë mendimet e ndjenjat e autores E. Kondi:
Fluturuan zogjtë mërgimtarë,
u grumbulluan dhe u nisën tufa-tufa,
me krahët e tyre drejt hapësirave,
kilometra për të fluturuar,
shtegëtimin e largët në venedet e ngrohta…

Në avion,
unë jam grimcë e vogël e Universit.
Me krahët e zemrës sime të përmalluar
po shtegtoj në Atdhe, drejt folesë sime
të përjetësisë, të mallit dhe rrënjëve të mija,
aty ku ëndrra dhe shpresa marrin jetë!…
Mund të shkruhet e të flitet edhe më gjatë për këto dy vëllime me poezi, si dhe për disa krijiime të reja, të cilat Ledi m’i ka dërguar me dashamirësi dhe ndonjë e ka publikuar në Internet. Ajo krijon e krijon, se ka se çfarë të na tregojë, nga shpirti e ndjenjat e saj fisnike, por edhe se tashmë ka fituar një përvojë të mirë në fushën e poezisë. Prandaj, e urojmë nga zemra Enkelejda Kondin, si për dy vëllimet me poezi të publikuara, por dhe për synimet e saj për të mbetur krijuese e denjë, ndërmjet kolegëve të saj poetë.

EPIDEISTIKA PRINDËRORE NË NJË ANTOLOGJIE POETIKE



Këtë mozaik poetik e kanë bërë edhe më të shndritshëm dy poetë të ftuar si poet nderi, dy ikona të poezisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Agim Shehu.


Nga Gjekë Marinaj


Ashtu si të gjitha projektet e tjera në letërsi që nisin me një ide apo me një grup idesh filloi dhe u realizua edhe botimi i antologjisë poetike Zemra Prindërore. Por askush më parë se poeti Agim Bacelli, ideator i këtij botimi, nuk do të ishte dakord se distanca midis një ideje dhe realizimit të saj është shpesh aq larg sa ç’është ëndërrimi nga realiteti. Për fat të mirë ideve të mira u bashkëngjiten gjithmonë njerëzit e mirë.
Ndaj në radarin e këtij projekti hynë menjëherë një grup miqsh të përbërë nga disa poetë, shkrimtarë dhe intelektualë. Zemra Prindërore u përgatit, redaktua dhe korrektua nga tre anëtarë të shquar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Agim Bacelli, sekretarja e shtypit pranë shoqatës Këze (Kozeta) Zylo dhe Kostaq Duka, duke pasë pranë edhe përkujdesjen e vazhdueshme të kryetarit të shoqatës z. Dalan Luzaj. Një kontribut të veçantë në këtë drejtim dhanë edhe konsultantët Mardena Kelmendi e Edmond Ismailati, krijuesja e arti grafik Eva Saliu si dhe redaktori teknik Albert Zholi. Këtë mozaik poetik e kanë bërë edhe më të shndritshëm dy poetë të ftuar si poet nderi, dy ikona të poezisë shqipe, Dritëro Agolli dhe Agim Shehu.



Të gjithë prindërit e mbi pesëdhjetë poetëve të përfshirë në këtë antologji do të ishin krenarë me paraqitjen teknike dhe kualitetin e poezive të kësaj antologjie që u dedikohet ekskluzivisht atyre. S’do mend, siç ndodh me të gjitha botimet e antologjive, mund të ketë edhe nga ata që do e kundërshtonin përfshirjen në antologji të disa poetëve më pak të njohur në komunitetin letrar. Por për fat të mirë, grupi i punës është mbështetur në qëllimin e mirë të tyre dhe është përkrahur nga njerëz që zakonisht flasin me vepra. Në këtë vorbull hyjnë edhe sponsorët e veprës si nënkryetari e shoqatës Mëhill Velaj, Mardena Kelmendi dhe studiuesi e përkthyesi i njohur Dr. Selaudin Velaj. Me shumë të drejtë, kjo Antologji është e ndërtuar tërësisht me poezi që poetët u kanë dedikuar prindërve të tyre e që andej të gjithë prindërve shqiptarë.
Për misionin e shenjtë që kanë, të gjitha poezitë, pa përjashtim, janë të mira dhe shumë prej tyre të shkëlqyera. Ato janë poezi të drejtpërdrejta, të pastra dhe të depërtueshme. Ajo që të tërheq vëmendjen është hollësia e detajeve, seleksionimi i kujtimeve; secili poet ka idenë e vet se cilat kujtime duhen përfshirë e cilat duhen lenë jashtë poezisë. E gjithë kjo dhënë me atë ndjenjën dhe dashurinë që vetëm poetët e kanë kapacitetin letrar ta thonë në vargje.
Ndarja me prindërit, me tokën në të cilën janë rritur, është një farë vdekjeje për poetët. Distanca gjeografike dhe koha e shkëputjes, vuajtjet për të na rritur dhe sekretet e mbijetesës, gjendja e shëndetit apo humbja e tij, mundësia e vdekjes apo vetë vdekja përbëjnë universin drejt të cilit graviton pesha e madhe e shqetësimit të poetëve për ata që i lindën dhe i rritën me dashurinë më të madhe dhe me mundimin më të sinqertë.
Ja me ç’mjeshtëri poetike e me ç’pastërti mendimi filozofik e kthen në vargje ndjenjën e ndarjes dhe natyrën rreth saj poetja Raimonda Moisiu: “Nata, para se të nisesha për në kurbet, / Kishte hënë—si fytyrë e vdekjes nata—e qetë” (Raimonda Moisiu, “Gurët e Rrugicës Sime”, fq. 139). Apo poetja tjetër e talentuar Julia Gjika, e cila di ta humanizojnë subjektin e vetmisë në atë mënyrë sa të bën që ta përjetosh atë në nivelin që e përjeton ajo vetë kur shkruan: “Kur dikush i troket në derë, / ai nuk e dëgjon, / po të dëgjojë, / nuk beson, / se dikush troket për të. / Babai jetim në pleqëri” (Julia Gjika, “I vetëm brenda katër mureve”, Fq. 82). Duke poetizuar në të njëjtën ide poeti Adnan Mehmeti e zgjeron hapësirën e mendimit duke i shtuar atij nocione inventive përshkrimesh shpirtërore: “Në thinjat e mia / Fëmijët përkëdhelin / Bardhësinë e tyre. / Kujdes, mos u dashuroni me to, / Se në zbardhjen e tyre, / Sodis thinjat e babait ti” (Adnan Mehmeti, “Thinjat”, fq. 20) Për prindërit të gjithë fëmijët janë poet ndonëse ata mund të mos shkruajnë poezi. Ndaj disa prej tyre nganjëherë janë mospërfillës ndaj kësaj të fundit. Edhe mospërfillja e prindërve tanë ndaj poezisë, në këtë vepër, eksploron vetveten si një çelës sa krijues aq edhe sofist në brendësinë e një origjinaliteti të rrallë në varg. Poetët dhe shkrimtarët e ndjejnë më mirë se kushdo tjetër se çdo lëvizje që bëjmë në këtë jetë gjeneron një forcë energjie dhe se kjo energji duhet vënë në shërbim të suksesit jo vetëm të vetes por edhe të tjerëve.
Poeti ynë kombëtar Dritëro Agulli, e sheh raportin midis vetës dhe babait të tij jo si baba e poet por si baba e bir, një energji poetike kjo që do të jepte jetë edhe te lexuesi më i plogët: “S'e thur poemën aq të gjatë, / Me vargje si litarë, / Se kushedi e gris im atë / Dhe dredh me te cigare” (Dritëro Agolli, “Poemë për babanë dhe veten”, fq. 16). Nisur nga fakti se universi operon nëpërmes shndërrimeve dinamike të cilat marrin kuptim më së miri në jetën dhe veprimtarinë e njerëzve të mirë, të atyre që u japin të tjerëve një pjesë të vetvetes, në cilëndo formë të jetë e mundshme dhe e përshtatshme, mund të themi se edhe prindërit tanë na duan pa pretendime për shpërblime qoftë edhe nga ato artistike. Ja mendimet e poetes Arta Mezini në këtë pikë: “Kam frikë pena ime, kam frikë / Prej botës së madhe asgjë nuk marr hua / Dhuratë kam gjithçka, veç zemrës që rreh / Udhën e jetës dhe udhëtarët që dua” (Arta Mezini, “Buzëqeshja e penës”, fq. 31).
Ngaqë prindërit përbëjnë një pjesë kaq esenciale në jetën e poetëve në fjalë, Zemra Prindërore vjen te lexuesi si një reflektim i kësaj lidhje shpirtërore, si shteg në kërkim të përjetësisë së tyre në format e pranueshme të shoqërisë prej së cilës vijmë. Madje edhe marrëdhëniet me prindërit tanë u nënshtrohen ligjeve të marrjes dhe dhënies së anasjelltë të kësaj sentonie. Siç do e shohim më poshtë të perceptuar në metafora të goditura, të japësh dashuri nënkupton edhe të pranosh atë. Poezia “Një pjesë e imja” e Diana Seitajt e ilustron më së mirë këtë koncept: “Dhe po të më pyesin nesër, çfarë do të zgjidhja për ju, / sërish, pavdekësinë do të thërrisja! / E nëse them, se jeni një pjesë e imja, / besoj se unë për ju.., jam e tëra” (Diana Seitaj, “Një pjesë e imja”, fq. 39). Sado që mundohemi ta idealizojmë jetën, ngaqë ajo ka një fund dhe fundi i saj do i shkaktojnë dhembje të tjerëve që mbeten pas, jeta mbeten një harmoni komunikimi e të gjitha elementeve të shpirtësisë që përbëjnë strukturën e ekzistencës. Ky fund edhe kur nuk është peltik është dhe mbetet i frikshëm, i përmallshëm e deri në fund njerëzor: “Natën vonë kur doli hëna, / Mbi bar na gjeti nëpër ëndrra. / Veç gjallë nëna shuplakat hap, / Si tjegulla mbi ne e vesa s’na lag”(Çerçiz N. Myftari “Në shuplakë të nënës”, fq. 38).
Nga Myftari mësojmë një nga arsyet se pse ndjehemi gjithmonë të vegjël para prindërve tanë. Dashuria prindërore ka një ligj të koduar në gjakun tonë si shqiptar dhe si humane që jemi. Kjo qëndron edhe më e tillë për ne krijuesit ku ligji është në një manifest me të cilin shpallim parimet e qëllimeve tona themelore. Brenda këtij ligji e shohim veten në një proces të çuditshëm ku observuesi behet i observuari, një proces ky i ngjashëm me atë ku ëndërruesi manifeston ëndrrën e tij. Për ta shijuar në një formë më të bukur këtë ide le t’i referohemi të talentuarës Zylo:“Nga kripa e currilit të lotit, / S’duronin dot këtë lloj vese, / Që buronte nga zërat e mekura, / Brenda pentagramit që s’buzëqeshte!” (Këze (Kozeta) Zylo “Rrudhnin Fletët”, Fq. 94). Edhe Valbona Dardha ka mënyrën e saj të poetizimit në këtë pikë: “Ti akoma vazhdon të më përkundësh, / Për ty, unë akoma fëmijë i parritur / Mbuluar me thinja” (Valbona Bardha, “Mall Etern”, Fq. 172). Pikërisht për këto nivele sa personale aq edhe të përgjithshme poeti Dhori Thanasi sugjeron: “Ti ruajmë “të lashtat”/ Le të rrjedhin si lumë / Të duash është pak / Të kujdesesh është shumë” (Dhori Thanasi, “Kujdes”, Fq. 43).
Mendimet e Thanasit janë jo vetëm pjesë e ingranazhit të kulturës sonë por edhe të etikës që e vlerësojmë aq lart. Sepse burimi i gjithë krijesës është vetëdija, potenciali që gjakon shprehjen e dashurisë dhe dhimbjes, të bukurës dhe të shëmtuarës, të bekuarës dhe mëkateve nëpër të cilat kalon njeriu gjatë jetës. Atributet e tjera që përfshijnë këto aspekte të vetëdijes janë zakoni, heshtja e pafund, ekuilibri, thjeshtësia si dhe cilësi të tjera esenciale të natyrës tonë. Të asaj natyrë të ndërtuar nga Zoti dhe të zbukuruar nga ne dhe brezat e tjerë papa nesh.
Në “Zemra Prindërore” poetët nuk e kanë lënë pas dore se komponentin e vuajtjes si pjesë e jetës. Kostaq Duka e thotë si s’ka më mirë: “Im atë punëtor është, / nga më të thjeshtët, nxjerr gëlqere të bardhë”… / Ç’më erdhën ndërmënd këto vargje, / vargjet e parë për babanë”(Kostaq Duka, “S’janë vetëm disa fjalë”, Fq. 90). Kurse Petraq Pali, i njohur si poet që jep maksimumin e vet në lartësimin e figurës së babait të tij Janko Pali (mësues i popullit) për këtë antologji vë në pah edhe vuajtjet e së ëmës. Ja me ç’maturi poetike e kryen këtë akt autorial: “Kur litari nëpër supe / Të kish prerë e të kish grirë / Mbushur bucela me ujë.... / Tharë buza shkretëtirë!” (Petaq Pali “Bucela”, Fq. 136). E si mund të mos i vlerësosh vargjet që pasojnë: “Më pret gjithnjë tek prag’ i portës, / Duart nën përparëse sikur fsheh diçka, / Njëlloj si nënat në mëhallët e botës, / Nëna ime, e plakura” (Thani Naqo, “Nënës” Fq. 166).
Mundësitë e interpretimit të këtij aspekti poetik si nga pikëpamja e dialogut me të kaluarën ashtu edhe të formalizmit sentonik të realitetit jepen me mjeshtri dhe ndjenjë edhe nga një poet tjetër i përfshirë në këtë antologji. Ai është Gëzim Llojdia, një fragment i poezisë të së cilit vijon:“Mullarët e barit u kalbën, te konakët tanë, në katundin e largët. / Oborri gri i heshtur ditën dhe natën, kasollja e lopës me bajga tharë, / thupërishtet rënë, mbi thanë. / Fener poçethyer, gjysmë i ngrënë” (Gëzim Llojdia, “Do ti mbledh lotët e gjyshes pas plisit”, Fq. 62). Ndërsa poeti Shqfqet Dibrani, në një nga poezitë më të arrira të tij, trishtimin njerëzor e vë mbi hallet e përditshme që karakterizojnë shumicën e nënave tona. Ai e kthen atë në një dramë të vërtet. Në fakt ai e përkufizon domethënien e vuajtjes njerëzore në mënyrën e tij, duke e lënë lexuesin në shkallën e gjykimit të vet për zinë që vetëm pak vite më parë u përzie me ajrin që thithte njeriu kosovar në rrugën e vështirë të lirisë së vet: “Diku në rrugët e Prishtinës, Nëna ra / Lemeria e klithmës sate shpirtrat shurdhon pa pra…“ (Shefqet Dibrani, “Baladë për nënën dhe motrën Xifë duke ikur nga Prishtina”, Fq. 160).
Poema e Dibranit na futë në një shteg poetik ku potencialet semantike dhe estetike të poezisë e fuqizojnë mendimin se mungesa e prindërve tanë ka diçka të shenjtë dhe humane në vetvete. Gjë që shpjegon se standardet e larta intelektuale dhe morale të poetëve bëjnë që roli i prindërve në vargun e tyre të shkëputet nga realja te surealja edhe anasjelltas. Ndue Hila dhe Skendër Rusi, secili në mënyrën e vet, e konsiderojnë këtë aplikim të jetës sociale si fenomen sa të pamundshëm aq dhe të paevitueshëm në marrëdhënie me veten. I pari shkruan: “Marr të flas me të, por nuk mundem / Marr t’i shkruaj por jo. / Sa shumë unë për të po vuaj, / Siç vuan për mua dhe ajo.” (Ndue Hila, “Malli për Nënën” 128). Ndërsa Rusi thotë: “Gjithnjë po bëhesh më e kërrusur, / Sikur po i afrohesh tokës! / Unë jam atje,në sytë e rrudhur, / Ku është fillimi i gjithë botës!” (Skënder Rusi, “Nënës sime”, Fq. 155).
Si të tillë poetët duhet të falën për ndjenjën e një krenarie të ligjshme që rritet më parë brenda gjoksit e pastaj brenda vargut të tyre. Sepse poetët, siç dihet, janë gjithmonë në luftë të brendshme midis arsyes dhe dashurisë distinktive që kanë për prindërit:“Dhe ikja larg teje shumë herë / dhimbja lozte me këmbët e mia / mërzia frynte furishëm si erë / e çdo ditë prej mallit të mbinin thinja!..” (Lekë Gjoka, “Nënës” Fq. 98). Po kështu edhe poeti Edmond Ismailiati me një intuitë vërtet fine poetizon dhimbshëm: “I trishtuar çohem çdo mëngjes, / Me shpresë se do të përqafoj, / Krahët bosh i mbledh me përtesë, / Mbushur plot dhimbje i shtrëngoj” (Edmond Ismailati, “Tek loti mungesën përjetoj—Babait tim Sherif Ismailati”, Fq. 44).
Intelekti poetik që gjendet në këtë antologji është i përbërë nga një fenomen që paraqitet here si gjysmë-art e here gjysmë-instinkt, por që të dyja janë të përdoruara me efektivitet në gjuhën poetike dhe tonin përmallues që zotërojnë në vetvete poezitë e tyre. Këto efekte mundësojnë apo argëtojnë idenë se dashuria prindërore i përket sa ekzistencës njerëzore aq edhe asaj hyjnore. Një ide kjo që gjeneron fuqi të mëdha ndjesishë dhe elaboron pastër në aspektet e shqetësimit intelektual dhe kapacitetit të vetëdijes humane që tentojnë në varg: Ne jemi lisa me rrënjë / në gurë e varre / jehonë zërash të rinj / oshëtimë zërash të të parëve (Mëhill Simon Velaj “Fragment Historie” Fq. 121). Këtë vetëdije poetja e re Marjeta Ismailati e thotë me një sinqeritet gati fëmijëror dhe me një pastërti te admirueshme mendimi: “Më kujtohet gjyshi im ! / Këngë labe seç këndonte, / Kur arat me parmendë lëronte, / Unë ecja si flutur pas tij, / Nëpër gjurmët që ai lëshonte” (Marjeta Ismailati, “Më kujtohet gjyshi im—Shahin Tusha” Fq. 115).
Edhe zhvillimi i cilësive morale është një dukuri interesante në këtë libër. Rëndësia e mësimeve të prindërve nuk humbet në mes të rreshtave por është një e dhënë direkte dhe me forcën poetike që meriton. Në shumicën e poezive tabani ideor shtihet në sferat e instinkteve sociale përfshi këtu edhe rolin e prindërve që shkojnë si vektorë paralel me jetën në vazhdim. Këto instinkte janë shumë komplekse e nganjëherë drejtohen drejt disa veprimeve specifike që kanë lënë gjurmë në kujtimet e poetëve. Elementet kryesore që përbëjnë këto episode janë dashuria, emocionet dhe simpatia, të cilat tek poetët, më duket mua, gjenden në një shkallë më të lartë se në pjesën tjetër të popullsisë. Poetët e skanojnë dashurinë prindërore më një përkujdesje të veçantë. Ata e lartësojë karakterin e lartë prindëror dhe derivacionin e tyre deri në nivel interpersonal. Ja një fragment poetik nga Resmi Corbaxhi: “Herë më rri në krah / më jep një këshillë / Bir! / Shokë pa gabime mos kërko, / është e kotë / në qoftë se ti do / të mos mbetesh pa shokë” (Resmi Corbaxhi, “Hija e tij” Fq. 142) . Llemadeo Dukagjini është një poet tjetër që me një vizion filozofik të filtruar në traditën burrërore të vendlindjes së tij ndër të tjera shkruan: “Ndërsa njëzëri, etrit, që të dy më thanë; / ‘Sa të mundesh o bir të ligun e duro, / Por largohu prej tij po munde´ një ditë udhe larg… / Kurrë besë mos i fal, as borxh´ kurrë mos i kërko’! “ (Llemadeo Dukagjini, “Porosi e etërve” Fq. 102).
Sipas këtyre sy poetëve, vlerat e prindërve janë të pazëvendësueshme në jetën tonë pavarësisht nga statusi personale që fitojmë në jetë. Orvatja për ekzistencë apo nevoja për të mbijetuar është dhënë në një mozaik ngjyrë-plotë metaforash, që lë vend si për interpretim shpirtëror ashtu edhe filozofik. Kushtet e pafavorshme të jetesës së prindërve të poetëve nuk paraqiten si intriga politike ndaj fatit të tyre, por më tepër si përpjekje për të rritur fëmijët pavarësisht vështirësive që mund të sjellë koha. Poeti Gjeto Turmalaj gjendet brenda këtij perceptimi: “Se është krijesa ma e madhe e dashnisë, / Se është shpirti ma i madh i ngrohtësisë, / Edhe kur të mbarojë drita e Diellit e Hanës, / S’ka për të mbarue madhështia e Nanës” (Gjeto Turmalaj, “Për Nanën”, Fq. 70). Ja edhe Flori Bruqi: “Ti kërkon dritë / se ishe dritë / siç janë dritë / të gjitha nënat” (Flori Bruqi, “Rreze drite”, Fq. 55). Fatjon Pajo futet direkt në zemër të kësaj vërtetësie: “Sot bie shi… / Mbështes ballin në gjoksin tend / E me vehte them: / -S’ka si Ti!” (Fatjon Pajo, “Tim eti” Fq. 52). E njëjta rrjedhë e vetëdijes se prindërit janë gjithçka për fëmijët e tyre buron edhe nga poezia kuptimplote “Zemra Prindërore” e poetit Agim Bacelli (titull ky që është huazuar dhe si titull i antologjisë) “Askush në botë s’ju do më shumë / Se prindi që ju ka sjell në jetë! / Prindi ju bëhet çadër apo gunë / Në stinën përvëluese a në qamet” (Agim Bacelli, “Zemra prindërore” fq. 24).
Pa u larguar nga ky kuzerizëm, si gjithmonë magjik ne fjalën e tij, porti Dalan Luzaj shkruan: “Rëndojnë mbi të tetëdhjetë e ca vite / çdo vit i solli një dhuratë / Me shpirtin e pastër prej fëmije / Atdheut ia nisi për shpatë” Dalan Luzaj. “Babai” Fq. 56). Poeti dhe përkthyesi mirënjohur Vangjush Ziko, po ashtu, vë në lëvizje ndjenjat e thella që ka në një nga poezitë e bukura të tij tme titull “Ikja e babait”: “Si na e bëre kështu,baba?!... / Flisje,buzëqeshje,rënkoje ngadalë. / Brym'e verdhë mbi fytyrën tënde ra, / Tingëllove dhe heshte si një këmbanë.”
Natyrisht, poezi të arrira nga shumë drejtime janë edhe ato të poetëve Zeqir Gërvalla, Mardena Kelmendi, Argetina Tanushi, Maliq Lila, Hysen Cifligu, Zaho Balili, Vitore Stefa, Rozi Theohari, Eleonora Gjoka, Agim Vatoci, Robert Martiko, Vangjush Ziko, Riza Lahi, Mimoza Ahmetaj, Eduard Dilo, Belul Shaqo Arapi, Hasibe Alishani-Bllaca, Gjezide Isufi, Medije Vraniqi, Gëzim Ajgeraj, Fatjon Thanasi etj.
Së fundi, duket qartë se poezitë e kësaj antologjie janë të frymëzuar nga motivet më humane të poetëve dhe organizatorëve pjesëmarrës. Qëllimi i mirë u jep vlera edhe të mëdha virtyteve të tyre të mëdha. Perceptimi artistik që gjejmë në këtë grup poetësh është karakteristikë e poetëve shqiptarë, të cilët me dashurinë më sublime i vënë nënat dhe baballarët e tyre në një platformë të atillë njerëzore e sociale që për shumë njerëz në botë një perceptim i tillë do të konsiderohej si një lloj utopie brenda ligjeve të trashëgimisë familjare. Shkurt “Zemra Prindërore” është një antologji deri në fund poetike në kuptimin më poetik të fjalës.(Botoi Illyria)




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...