Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/10

Jeta dhe vepra e Isa Boletinit


Isa Boletini u lind në fshatin Boletin më 15 janar të vitit 1864. U edukua në një familje të përmendur brez pas brezi për burrëri, drejtësi e trimëri. U rrit në kullën e Boletinit, e cila u bë simbol i traditës patriotike dhe qëndresës shekullore në kufirin verior të atdheut, Shqipërisë. Çka nuk panë dhe çka nuk dëgjuan frëngjitë e saj?! Përmbi njëzet beteja u zhvilluan rreth atyre mureve. Gjashtë herë u dogj nga armiqtë e vendit tonë!.. Isa Boletini ishte një burrë i mrekullueshëm. Shtati i tij i gjatë, lis bjeshke, gjithmonë ishte i veshur me kostume të bukura kombëtare, që i jepnin një hijeshi të pashoqe. Në biseda fliste pak, por me vend.
Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai kishte një nam të madh për guximin dhe arritjet.

Jeta dhe vepra atdhetare

Bëmat Isa Boletinit u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët shumë të përmendura. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t`i zbatonte me përpikëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të përçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një tabori ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait u rrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend pelegrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.





Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t`i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverinë osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtrri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin.

Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte:

1) Konsullit rus t`i ndalohej ardhja në Mitrovicë

2) Të lihem i armatosun e me shokë

3) Të banoj vetëm në Stamboll



Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filloi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artiljer, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s`kishte për t`u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lirimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m`u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blinte mendjen secilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)", dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dha përkrahjen Revolucionit Xhonturk.

Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqve. Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjerë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.

Çka kanë retë që po vetojnëDy drangoj po luftojnë
N’Kaçanik deri n’Caralevë
Isa Begu, Idriz Seferi
Dergut Pasha me njëqind mijë
Isa Begu me shqiptari
Kadal, Pashë se s’je n’Rumeli
Tash po sheh shqiptarë me sy
Djegin vetën të përvlojnë ty

                                     Isa Boletini në Vlorë

Më 30 tetor 1912, Isa Boletini mori rrugën për në Vlorë, kësaj radhe për të mos e parë më Kosovën e tij aq të dashur. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 Nëntor, Isa Boletin e gjen në krye të 400 trimave të Kosovës duke bërë rojën e nderit pranë Flamurit Kombëtar. Çast gëzimi dhe mallëngjimi qe për të ngritja e Flamurit! Pas nderimit që ia bëri Flamurit, me sy të përlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar këto fjalë: “Të lumtë dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e ministrit të luftës, Isai nuk pranoi duke thënë: “për këtë post duhen njerëz me shkollë”.
Siç dihet, Konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e mbajtur në Londër më 1913, duke e ndarë dhe duke e lënë gjysmën e Shqipërisë në robëri, ndaj popullit shqiptar bëri një padrejtësi të shëmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913, Isa Boletini, me një delegacion, shkon në Londër për t’i qarë hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotë: “Mitrovica qenka larg për t’ia bashkuar Shqipërisë” Isai ia kthen: “Zotëri, nuk kam ardhë të ankohem për Mitrovicën time, por për gjysmën e Atdheut, që padrejtësisht e keni lënë në një robëri hala më të rëndë”.

Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.

Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoi të hiqte revolen nga brezi dhe ta linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorëzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s`mund ta çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.




Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,
"Thuaji atij,” tha Isa, "që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqiptarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. "Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, "madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë.

Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".

U vra tradhtisht, qëndroi si burrat

Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh.

Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t`i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: "Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!".

Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S`ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen i mbijetuari.



Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me "Donin e Qetë" të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit:

"Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve".

Varrimi

Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët".

Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit


                    Mr,.sc.Shkodran  Cenë Imeraj


Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosja në Isniq e familjeve të para

Në fund të shekullit XV, në qendrën e sotmet të Isniqit, u vendosën Familja Çetaj, Familja Blakaj, Familja e Bojku dhe pas një kohë në këtë pjesë u vendosën edhe djemtë e Familjes së Lekë Vukës. Familja e Çetajve dhe Familjet e djemve të Lekë Vukës i takonin fisit të Shalës.

Familja e Bojku, u vendos në juglindje të fshatit, rreth 100 metra larg qendrës së sotme të Isniqit. Kjo familje në këtë kohë kishte tri (3) shtëpi.

Familja e Blakajve ishte vendosur pak më larg së Familja e Bojku në anën jugore dhe numëronte gjithsej tri (3) shtëpi.

Familja e Çetajve, u vendos në anën jugperëndimore të qendrës së Isniqit, afër 100 metra larg nga qendra e sotme e Isniqi. Kjo familje kishte gjithsej dy (2) shtëpi.

Me lëvizjen e familjeve Çetaj, Blakaj, Bojku dhe të Lekë Vukës, dhe shpritjes nga pjesa kodrinore-malore dhe vendosja në tokën pjellore në rrafsh, ata fillaun që të punonin tokën dhe të bënin hapjen e tokave të reja të punës. Në fillim të shekullit XVI, trualli i moçëm i familjes së Lekë Vukës, u trashëgua nga djemtë e tije, Nika, Preka dhe Cana.

Pas vendosjes në Isniq, të djemve të Lekë Vukës, familja e Nikë Lekës, u vendos në perëndim të qendrës së fshatit, aty ku sot gjendet trualli i Familjes Imeraj dhe i Familjes Maksutaj. Po ashtu Familja e Canë Lekës, djali tjetër të Lekës, u vendos në veri të qendrës së fshatit Isniq, në afërsi ku sot gjendët trualli i Familjes së Tafajve. E djali tjetër i Lekë Vukës, Preka me familjen e tije, u vendos në disa metra larg familjes së të vëllait Canës, aty ku sot gjinden trualli i Familjes Sinanaj, Mehmetaj dhe Ahmatajve.

Djemtë e Lekë Vukës, patën një shtim shumë të madh, nga familje e tjera në fshat por edhe me gjerë. Ky shtim i madh, i detyroi pasardhësit e Lekë Vukës, që të ndahen në familje me të vogla.

Një shtim të madh të familjes pati edhe Mujë Nika (nipi i Lekë Vukës – në breza Nikë Lekë, Lekë Vuka), ku djemtë e tije Dema, Imeri, Meha dhe Ibra ishin punëtorë shumë të mëdhenj. Pas një kohë, u ndanë edhe djemtë e Demë Mujës (Rexha, Halili, Hajdari dhe Ahmeti), ndahen në dy familje. Hajdari si me i madhi mbeti bashkë me vëllezërit e tjerë Halilin dhe Ahmetin ndërsa Rexha mbeti i vetëm me familjen e tijë. Edhe pse trualli i moçëm u nda në pjesë të barabarta, Hajdar Dema lëvizë dhe rikthehet në truallin e moçëm të gjyshit të tije, në vendin e quajtur Brrakat e Poshtme lokalitet në malet e Isniqit.

Hajdar Dema, shpërngulët për në Boletin të Mitrovicës

Pas ndarjes me vëllezërit e tij, Hajdar Dema, u rikthye në truallin e të parëve të tije në Brraka të Poshtme. Arsyet së pse ai u rikthye në token e të parëve të tyre, nuk është e dokumentuar me dokumente, por në popull thuhet së ai kishte një mosmarrëveshje me vëllezërit e tij rreth pasurisë së tokës, dhe për të ju larguar mosmarrëveshjeve me vëllezërit ai vendos që me familjen e tije të rikthehet në truallin e moçëm të familjes. Ndërsa versioni i dytë rreth shpërnguljes së Hajdar Demës për në Brraka të Poshtme ishte ngase atje ende ishin të ruajtur mirë godinat e banimit dhe së ajo pjesë ishte e pasur me kullosa dhe ujë të bollshëm. Si dëshmi e gjithë kësaj janë gjurmët e mullirit të cilat edhe sot mund të shihen si dhe mikro-toponimi “Ara e Demës”.

Se pse Kisha e Deçanit e kishte vë nën sy Hajdar Demën dhe familjen e tije ishte së ai kishte pasuri shumë të madhe të tokës në Brraka të Poshtëm. Pasuria e Hajdar Demës, shtrihej nga Lumi i Bardhë në jug deri afër Qafzave në vëri dhe shkonte deri tek Kisha e Deçanit dhe Kullës së Qelisë (lokalitet i vjetër arkeologjik).

Për Kishën e Deçanit, vendosja në këtë pjesë e Hajdar Demës me familjen e tijë ishte një pengës, e nxitur nga politika e vëllavrasjeve midis shqiptarëve, duke e kuptuar këtë dobësi të shqiptarëve, ajo filloi që të kontribuoi në këtë aspekt shumë.

Në mugës të dokumente të kohës, në lidhje me largimin e Hajdar Demës nga Brrakat e Poshtme për në Boletin e argumentojmë më gojëdhëna, ku thuhet së : “meshkujt e Hajdar Demës, ishin të zëne me punë, dhe në mugës të tyre, për bagëtitë kujdesej e bija e Hajdarit, Bardha. Një ditë prej ditësh aty rreth vitit 1750, dy djem të fisit të Gashit (fisit të Gashit i takojnë popullata e fshatit të Deçanit të asaj kohe), ishin duke u kujdesur për bagëtitë në fushën punues, ku ne të njëjtën kohë edhe e bija e Hajdar Demës, ishte duke u kujdesur për bagëtitë në anën tjetër të Lumit të Bardh (në pjesën e tokës së saj), djemtë e fisit të Gashit gjatë ter ditës i thërrasin dhitë e tyre me emrin “Bardha, Bardha....”. Pas kësaj ngjarje e bija e Hajdar Demës, Bardha të nesërmen nuk i lëshon bagëtitë. Duke e kuptuar këtë djemtë e Hajdar Demës, e zënë një pritë dhe i vrasin dy djemtë e rinj të fisit të Gashit. Kjo ishte edhe arsye së pse në vitin 1750, Hajdar Dema së bashku me familjen e tije”.

Pas ngjarjes së vrasjes së dy djemve të fisit të Gashit, Hajdar Demës me familjen e tije, nuk i mbeti gjë tjetër vetëm të largohet nga toka e të parëve të tyre dhe të vendosët në një vend tjetër me të largët. Duke e kuptuar rrezikun e qëndrimit në trojet e veta, ai merr rrugë për në fshatin Tomoc të Istogut. Në lidhje me rrugëtimin e të parët të tyre për në Tomoc, thekson së në fshatin Tomoc, familja e Hajdar Demës e la nipin Shatrin, ku prej tije rrjedhe Familja Shatri.

Pas lëvizjes prej fshatit Tomoc, familja e Hajdar Demës u vendos në Bjeshkën e Sokolicës 6 deri 7 km në veri të Mitrovicës dhe me pas në fshatin Boletin. Gjatë lëvizjes së familjes së Hajdar Demës, atij dhe bashkëshortes së tij, do ti lindë edhe djali Murseli respektivisht babagjyshi i Isa Boletinit.


Isa (Adem) Boletini – disa të dhënë të shkurta jetësore dhe lidhjet e vazhdueshme me Isniqin

Isa Boletini u lind më 15 janar të vitit 1864 nga babai Adem Murseli dhe nëna Ajshja, në fshatin Boletin të Shalës së Bajgores. Ai rrjedh nga një familje e njohur për patriotizëm si në Mitrovicë po ashtu edhe në tërë Vilajetin e Kosovës.

Isa Boletini lindi në një kohë kur në trevat shqiptare nuk kishte depërtuar në masë shkollimi, sepse në gjysmën e dytë të shekullit XIX, as që do të mund të bëhej fjalë për shkollim në gjuhën shqipe, andaj Isa mbeti i pa shkollë. Por në edukimin e tij, në frymën patriotike, ndikoi shumë oda e burrave e cila ndër vite shërbeu si shkollë tek shqiptarët.

Të dhënat për jetën e Isës, sa ishte fëmijë, qofshin a to të dhënë dokumentare ose të dhënë gojore janë shumë të pakta.

Familja Boletini (para se të arrinte në Boletin janë thirrur në popull si Shalë, duke u thirrur në emrin e fisit të cilit edhe i takonin), edhe pas vendosjes në Boletin, u vu në shënjestër të pushtetit osman. Kështu, në vitin 1830, veziri i madh i Stambolli, mori një ekspeditë ushtarake në Vilajetin e Kosovës. Gjatë ekspeditës u shkatërruan shumë rajone të Vilajetit të Kosovës duke përfshirë edhe Rajonin e Mitrovicës. Gjatë kësaj ekspedite, forcat ushtarake të Perandorisë Osman, sulmuan edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të familjes së Adem (Mursel) Boletinit, duke djegë e demoluar gjithçka. Po ashtu, forcat ushtarake osmane, plaçkitën edhe bagëtitë e familjes Boletini. Duke e parë rrezikun e sulmit osman, Adem (Mursel) Boletini bashkë më tre vëllezërit dhe familjen e tij, strehohet tek kushërinjtë në Isniq, duke qëndruar atje për tri vite rresht.

Në vitin 1875, vdes Adem (Murseli i biri i Hajdarit - i shpërngulur nga Isniqi) Boletini. Pas vdekjes së Ademit, Ahmeti mbeti vetëm 15 vjeçar dhe Isa mbeti 12 vjeç.

Në vitin 1894, familjen Boletini e goditë një tragjedi, duke u vra Ahmet Boletini, vëllai i madh i Isës.

Pas largimit nga Brraka e Poshtme, Hajdar Dema, dhe vendosjes në Boletin, Kisha e Deçanit, e porositi vrasjen e Ahmet Boletinit (babai i Tafil Boletinit dhe vëllai i madh i Isës) më 1894, e që edhe sipas Kujtimeve të Tafil Boletinit, të botuara në Tiranë më 2003, theksohet se : “Ahmeti është vrarë nga serbi Jovani i Zernosekut, i cili i shtyrë nga Kisha e Deçanit e kishte kryer vrasjen”. Më tej, Tafil Boletini thekson se i vëllai i Ahmetit, Halili, pas një kohë e ka vrarë Jovanin e Zernosekut duke e nxjerrë gjakun e të parëve.

Me vrasjen e Ahmetit, Isa mbeti vëllai i madh në familjen Boletini.

Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, bëri përpjekje për tu çliruar nga pushteti osman si dhe nga kërcënimet e shteteve fqinje, e kjo është kohë kur Isa Boletini, filloi që të afirmohej si një udhëheqës e strateg ushtarak.

Më 22 nëntor të vitit 1908, forcat ushtarake të Perandorisë Osmane rrethuan dhe më pas dogjën Kullën e Isa Boletinit në fshatin Boletin. Duke e parë rrezikun nga forcat e Perandorisë Osmane, Isa se bashku me familjen e tij vendoset në Isniq.

Në lidhje me arritjen e Isa Boletinit në Isniq, në një raport konfidencial të mytesarifit të Pejës dërguar Valiut të Kosovës, konfirmohet se Isa Boletini më 15 dhjetor gjendej në Isniq dhe ishte strehuar në shtëpinë e Hasan Selmonit dhe mjekohej nga Tahir Syla.

Për këtë shkak forcat ushtarake osmane, nën komandën e Xhavit Pashës, rrethuan Isniqin, Strellcin e Epërm dhe atë të Poshtëm, me shpresë që do ta arrestonin Isa Boletinin.

Pas rrethimit të Isniqit, ku gjendej Isa Boletini, u dha urdhër që të gjitha gratë, fëmijët dhe pleqtë të largohen nga fshati, ndërsa ai me 700 burra të armatosur do të vazhdonte rezistencën kundër ushtrisë osmane. Me këtë rast, Xhavit Pasha kërkoi nga fshatrat e rrethuar që ta dorëzonin Isa Boletinin, ose në të kundërtën do të sulmoheshin. Fshatrat e refuzuan kërkesën e Xhavit Pashës. Më pastaj ai urdhëroi që të sulmoheshin me topa dhe artileri të rëndë Isniqi, Strellci i Epërm dhe i Poshtëm.

Gjatë sulmit të ushtrisë osmane, në Isniq u dogjën 27 kulla, ndër të cilat edhe kulla e Selmon Shabanit, Nimon (Hysen) Balajt, Hajdar Tafës, Isuf Bardhoshit, Rexhep Latit, Dervish Mulës, Isuf Keqës, Nezir Bruqit, Tahir Sylës, si dhe çardaku i Rexhë Ahmetit. Ndërsa në Strellc u dogjën kullat e Feriz Hoxhës, Sami Kamishit, Baki Tafilit, Sadik Vuçës etj. Njëherit, pas sulmit, ushtria osmane në Isniq arrestoi 36 burra të cilët kishin mbështetur dhe strehuar Isa Boletinin.

Burimet historike dëshmojnë se edhe në mars të vitit 1909, Isa Boletini qëndroi në Isniq. Më 25 mars 1909, forcat osmane nën komandën e Xhavit Pashës, e ri rrethuan prapë Isniqin, më shpresë që do ta kapnin Isa Boletinin, por këto përpjekje përfunduan pa sukses.


Përgatitjet për Kuvendin e Parive në Isniq prill 1910

Në fund të vitit 1909, Isa Boletini ripërtëriu lidhjet që kishte krijuar në pranverën e vitit 1909. Në këtë kohë, Isa, qëndroi në krahinën e Pejës, ku u takua më parin e Isniqit, të Malësisë së Gjakovës, të Deçanit si më Sylejman Batushën, Lush Demën, Bajram Hasanin, Demë Isufin, Elez Hoxhën etj. Në këtë kontekst në fillim të vitit 1910, Isa Boletini, bisedoi në Isniq me parinë e Rekës e të Malësisë së Gjakovës.

Isa Boletni, mori premtime nga paria e Isniqit për mbështetje logjistike në këto aspekte:
- Në aspektin ushtarak, atij iu premtuan rreth 100 ushtarë vetëm nga Isniqi;
- Ndërsa në aspektin logjistik iu premtua mbështetje dhe furnizim me ushqim për forcat e armatosura.

Pas shumë bisedimeve që pati Isa Boletini me krerët e nahijeve dhe fiseve të cilat u zhvilluan në Isniq dhe fshatrat për rreth gjatë tërë marsit 1910, këtu njihen negociatat e vështira me Sylejman Batushën, të bëra në shtëpinë e Rexhë Ahmetit për disa ditë me radhë, më në fund arrin që t’i bindë të gjithë për nevojën e fillimit të kryengritjes. Kështu, Isa Boletini, ishte shumë i bindur së vetëm më lidhjen e Besës, do të mund të vazhdohej lufta e përbashkët për çlirim nga zgjedha osmane. Prandaj, u pa se ishte nevojë e domosdoshme thirrja e një Kuvendi. Pas shumë konsultimeve dhe bisedave të njëpasnjëshme, në fillim të muajit prill të vitit 1910, nën udhëheqjen e Isa Boletinit u thirr Kuvendi i Parisë, i cili u mbajt në Kullën e Osdautajve në Isniq. Në këtë Kuvend të Parisë u vendos për fillimin e kryengritjes më 1910 dhe lidhjen e Besës të Verrat e Llukës.

Kulla e Osë Dautit në Isniq, kur në fillim të prillit të vitit 1910, u mbajt Kuvendi i Parive

Sipas kujtimeve të Tafil Boletinit, nga ky kuvend ju dërgua letër Zenel beg Begollit, ku ndër të tjera thuhej: “...Sikurse e keni marrë vesh, të dy nahijet Pejë e Gjakovë, në marrëveshje me krahinat e mbarë Kosovës kemi vendos më lidhë besë tradicionale të Verrat e Llukës. Lutemi që edhe delegatët tuaj brenda dy ditëve të gjinden këtu për me marrë pjesë në këtë besë të krejt Kosovës...Isniq, prill 1910.... Nga Paria e të dy nahijeve, Pejë e Gjakovë...”. Po ashtu në Kullën e Osë Dautit (Nuredin Osës) u zgjodh kryetari i Kuvendit.

Në lidhje me Kuvendin e Parive të mbajtur në Isniq, dritë hedhë Xheladin Mjeku, i cili në punimin e tij me titull “Isa Boletini (1864-1916)-Në nëntëdhjetë vjetorin e rënies heroike”, thekson së “...Në Besëlidhjen e Isniqit, ishte mbledhur paria nga të katër anët e vendit. Në atë mbledhje vjen nga Shkupi edhe Bajram Curri. Brenda tri javësh u arrite qëllimi që të organizohej një kryengritje e madhe me tri komanda të hartuara në Isniq : Bajram Curri e Hasan Prishtina udhëhiqnin trimat e Pejës e të Gjakovës, Isa Boletini dhe Xhemail Prishtina (Berisha) do të mbronin Mitrovicën dhe Fushë Kosovën, ndërkaq në anën e Gjilanit ishin Idriz Seferi dhe Hasan Hyseni...”.

Kuvendi i Parisë, i cili u mbajt në Isniq, ka një rendësi të veçantë ngase aty u unifikuan krerët e Parive, duke bërë Lidhjen e Besës, e cila ishte shumë e rëndësishme, për rrethanat e kohës dhe organizimin e kryengritjes së vitit 1910.
Kështu, jehona e Kuvendit të Parisë dhe e Lidhjes së Besës te Verrat e Llukës, shumë shpejt u përhap në mbarë Vilajetin e Kosovës.

Gjithashtu, Lidhja e Besës te Verrat e Llukës gjeti përkrahje edhe nga Idriz Seferi, i cili në këtë kohë kishte filluar organizimin e kryengritjes në kaza të Gjilanit.

Kryengritja e vitit 1910, për Isa Boletinin shënon një moment të veçantë në personalitetin e tij, prej nga ai merr tiparet e një tribuni dhe strategu, pa të cilin nuk do të mund të mendohej as një përpjekje dhe ngjarje e rëndësishme e historisë tonë.

Isa Boletini, ka dhënë një kontribut të çmuar në betejën te Gryka e Caralevës. Kështu, ai në krye të 100 luftëtarëve u nis nga Isniqi, së bashku me Misin Balën, Isuf Bardhoshin, Mehmet Dervishin, Selmon Shabanin, Deli Xhemajlin, Sadri dhe Nuredin Osen si dhe Ali Musën, kaloi në Podgur, në Drenicë, në Vushtrri dhe më 19 prill, arriti në Sedllarë. Kryengritësit shqiptar nën komandën e Isa Boletinit, zunë Grykën e Carralevës. Numri i përgjithshëm i kryengritësve të komanduar nga Isa arriti në 5000 veta. Në luftën e Grykës së Caralevës, në mesin e luftëtarëve nga Isniqi u plagos Sadri Osa.

Isa Boletini, si një burrë i dëshmuar i pushkës dha kontribut shumë të madh edhe në Kryengritjen e vitit 1912, e si rezultat i saj u shpallë Pavarësia e Shqipërisë. Ai si udhëheqës i luftëtarëve nga Vilajeti i Kosovës, u ndesh në shumë beteja me forcat e Perandorisë Osmane dhe atyre të shteteve fqinjë, të cilat dëshironin që të copëtonin trojet shqiptare.

Fundi i vitit 1912, popullin shqiptar do ta gjej para sfidave të mëdha. Pas shumë përpjekjeve të njëpasnjëshme dhe kryengritjes së përgjithshme, përfaqësues të viseve shqiptare, më 28 nëntor 1912, në Kuvendin e Vlorës, Shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Në këtë ngjarje historike për popullin shqiptar kanë marrë pjesë edhe Misin Bala, Isuf Bardhoshi, Sakë e Sadri Fazlia, Canë Selmoni dhe Arif Bajrami që të gjithë nga Isniqi. Këta luftëtarë të dalluar i qëndruan pran çdo herë Isa Boletinit.

Isa (Adem) Boletini dhe Ismail Qemali, disa ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Edhe në kohën kur u vra tinëzisht në Podgoricë të Malit të Zi, më 23 janar 1916, Isa Boletini, kishe pranë kushëririn e tij Misin Balën nga Isniqi, i cili mbeti i vrarë së bashku me Isa Boletinin. Prandaj, Isniqi, jo në vetëm në të kaluarën, por në çdo moment do ta kujtoj dhe do ta ruaj nderin dhe respektin për figurën e heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij. Isniqi, çdo herë ka dhënë kontribut të çmuar ndër lufta për çlirim kombëtar. Isniqasit i hasim edhe si luftëtarë të ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit më 1878, në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, në kryengritjet nga viti 1908 e deri më 28 nëntor 1912, kur edhe u Shpall Pavarësia e Shqipërisë si dhe në Luftën Çlirimtare 1998-1999, e cila u kurorëzua më çlirimin e Kosovës e më vonë edhe më shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

(Autori është asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë)

Kosova a është Republikë apo Perandori Bizantine?




Mr.Sci.Shkodran Cenë Imeraj

Pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, për pronat e dy ndërmarrjeve shoqërore në Deçan, vendosa që të Ju drejtohem me këtë letër të hapur, krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Me anë të kësaj letre publike, dua të kërkoj që të vihen në veprim të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës (përfshirë Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca), për t`u respektuar kushtetuta dhe ligjet e institucioneve legjitime të shtetit tonë.

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Ditë me parë, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga gjykatës shqiptar, ka marrë Vendim që pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit.

Siç dihet, të nderuar krerë të institucioneve të Kosovës, këto prona në vitin 1993 dhe në vitin 1997, në kohën e masave të dhunshme, dhe kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, ju dhuruan Manastirit të Deçanit. Për hir të opinionit të gjerë, me duhet ti publikoi të dhënat e dy dokumenteve:

1.Pronat e Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” ju dhuruan Manastirit të Deçanit me këtë dokument: Republika e Serbisë, Nr.1235, 9 gusht 1993. Palët nënshkruese: Gruiq Zoran, Sekretar i Episkopisë Prizren-Rashkë dhe nga Republika e Serbisë, falësi Vukqeviq Dragisha. Sipas dokumentit, Manastirit të Deçanit i dhurohen 11 hektar, 40 ari dhe 51 m².

2.Pronat e Ndërmarrjes shoqërore “Apiko”, ju dhuruan Manastirit të Deçanit me këtë dokument: Republika e Serbisë, Nr. 4464/2914-97, 5 nëntor 1997. Palët nënshkruese: Manastiri i Deçanit, Iguman Teodosije Shibaliq dhe nga Republika e Serbisë, falësi Dr.Millan Jovanoviq. Sipas dokumentit, Manastirit të Deçanit i dhurohen 12 hektar, 5 ari dhe 12 m².

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Dihet që pas 23 marsit të vitit 1989, kur u suprimua me forcë Autonomia e Kosovës, dhe kur në të gjithë territorin e Kosovës, u vendosën masat e dhunshme, e deri më 10 qershor të vitit 1999, kur përfundoi me sukses Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila rezultoi me çlirimin e Kosovës, regjimi famëkeq i Sllobodan Millosheviqit, ka marrë shumë vendime në dëm të popullit shqiptar. Të gjitha vendimet, ligjet dhe aktet e tjera ligjore të periudhës 1989-1999, për të gjithë shqiptarët janë dhe duhet të jenë të pa pranueshme.

Andaj, duke e marrë si shkas, Vendimin e disa ditëve më para të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga gjykatës shqiptar, e cila duke iu dhënë përparësi ligjeve të miratuara gjatë viteve ’90, dhe duke u thirrur në disa marrëveshje anti ligjore në mes të Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit (AKM) dhe Misionit të UNMIK-ut, merr vendim që pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, më shtyri që të shkruaj këtë letër publike, duke kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të vihen në veprim.

Të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Si qytetar i Deçanit, kërkoj nga ana e Juaj krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që të filloj procedurën sa më parë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, për të nxjerrë një Ligj Special ose një Ligj të Veçantë, i cili në përmbajtjen e vet të ketë në thelb hedhjen poshtë të të gjitha vendimeve, ligjeve dhe akteve të tjera ligjore, të cilat i ka marrë Republika e Serbisë dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit gjatë periudhës 23 mars 1989 e deri më 10 qershor 1999.

Nxjerrja e këtij ligji, të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, do të jetë një punë e mirë dhe do të jetë një shërbim i mirë që do të ju bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe institucioneve të drejtësisë në shtetit tonë, të cilat mos të vazhdojnë të sfidohen me ligjet e ish sistemit pushtues serb në Kosovë.

Po ashtu nxjerrja e këtij ligji, do të zgjedh një herë e përgjithmonë shumë pa qartësi në Kosovës e sidomos në sistemin e drejtësisë dhe do të parandalon një herë e përgjithmonë sfidimin e institucioneve të drejtësisë në Kosovë me ligje diskriminuese të Serbisë, e siç është rasti i fundit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në lidhje me pronat shoqërore të Ndërmarrjes bletare “Apiko” dhe të Ndërmarrjes hoteliere “Iliria” në Deçan, të cilat po parashihet që t`i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit.

Unë me ketë rast shtroj një pyetje publike për Kreun e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Sahit Sylejmani, se si duke u thirrur në Marrëveshjet diskriminuese të vitit 1993 e 1997, lejon që Dhoma të cilën ai e drejton, të sjell një vendim i cili këto prona shoqërore, të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat u ngritën me djersën dhe punën e shumë e shumë familjarëve tanë, t`i falen Manastirit të Deçanit.??

Unë nuk mund të kuptoj së si gjyqtarëve shqiptar, si gjykatës në Dhomën e Posaçme, iu mbanë ndërgjegjja kombëtare, morale e profesionale të shpallin legjitime një marrëveshje e cila është bërë nga regjimi vrastar i diktatorit të fundit në Ballkan Sllobodan Millosheviqit.

Me vendimin e fundit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, si historian, më shtynë të mendoj se Kosova a është Republikë apo Perandori Bizantine? Nga historiografia e dimë që në Perandorinë Bizantine, perandorit iu ka falur toka manastireve dhe kishave.

Shqiptarët e Kosovës e posaçërisht ata të Deçanit dhe rrethinës, nuk kanë prona për të humbur, dhe mbi të gjitha nuk kanë prona për t`i falur Manastirit të Deçanit, respektivisht një manastiri i cili gjatë luftës së fundit (1998-1999), kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për çlirim nga pushtuesi serb, priftërinjtë e këtij manastiri i kanë bekuar me ujin dhe tymin e shenjtë, qindra e qindra paramilitarë serbë, të cilët me pastaj në pjesë të ndryshme të komunës sonë por edhe me gjerë, kryen krimet me makabre duke vrarë, masakruar e dhunuar me qindra shqiptarë të pafajshëm.

Unë nuk dua të besoj, që sot ka gjyqtarë dhe gjykata në Republikën e Kosovës, kur e dimë që sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që të nxjerrë një vendim, duke legjitimuar ligjet dhe vendimet diskriminuese dhe anti-shqiptare të kohës së sundimit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Sot, është koha e fundit, që organet me të larta ligjvënës në Kosovë, të thonë fjalën e vet. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, duhen të hartojnë dhe të miratojnë Ligjin Special ose Ligjin e Veçantë me të cilin do të shpallën të pa vlefshme të gjitha ligjet dhe aktet e tjera diskriminuese të viteve 1989-1999.

Në fund, shpresoj të nderuar krerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, që institucionet të cilat Ju drejtoni do të vihen në veprim. Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca, duhet të thonë fjalën e vet, të cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse falë votës së popullit Ju jeni në krye të institucioneve dhe Ju duhet të jeni zëri i jonë dhe të jeni në mbrojtje të të drejtave tona.

(Autori është nga fshati Isniq,KK Deçan,ai është anëtar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”-Dega në Deçan dhe asistent në Institutin e Historisë-Prishtinë)

Floripress




Ass. Mr.sci.Shkodran  Cenë Imeraj

Emri e mbiemri
Shkodran Imeraj
 
Web 
E-mail


Telefon  
+377 (0) 44 613 413
+381 (0) 38 512 303
Data dhe vendi i lindjes
 27.08.1984
Isniq-Deçan
Fazat e shkollimit
  • Shkollimi fillor 1992-1999,  në Shkollën Fillore “Isa Boletini” në Isniq,
  • Shkollimi i mesëm 1999-2003, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan,
  • Shkollimi universitar 2003-2007, në Universitetin e Prishtinës Fakulteti Filozofik - Dega e Historisë me sistem katërvjeçar. Diplomimi me 04 korrik 2007, me temën : “Deçani gjatë shekujve XIV-XVI”,
Përvoja e punës në arsim
  • Në muajin janar 2008, gazetar në Televizionin Syri – Gjakovë.
  • Prej 11 prillit deri me 30 qershor 2008, profesor i lëndës Histori dhe Edukatë Qytetare pranë Gjimnazit “Vëllezërit  Frashëri” në Deçan,
  • Prej 11 prillit deri më 15 qershor 2009, profesor i lëndës Histori dhe Edukatë Qytetare pranë Gjimnazit “Vëllezërit  Frashëri” në Deçan,
  • Prej 1 dhjetor 2009 - Asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë,
Përvoja të ndryshme &
aktivitete

  • Prej 19 prill 2007-, Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” - Dega në Prishtinë
  • Prej 17 janarit 2009 deri me 24 maj 2009, Kryetar i Komisionit për Informim dhe Botim në Asociacionin e Studentëve Kosovar të Historisë,
Fusha dhe periudha e interesimeve shkencore
  • Historia e Kosovës gjatë shekullit XX,

Monografi të botuara
  • Bashkautor i Monografisë “Fillimi i jetësimit të Kushtetutës së Kaçanikut në komunën e Deçanit” e botuar nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” Dega në Deçan dhe  Shtëpia Botuese “Focus”, Prishtinë 2008,
Punime shkencore në dorëshkrim
  •  “Sali Çekaj - Jeta dhe Vepra”,
  •  “Demonstratat e Vitit 1968”: “Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit më rrethinë në Demonstratën e 19 tetorit 1968 në Pejë”

Pjesëmarrje në aktivitete shkencore

  • Më 24 - 25 nëntor 2008, pjesëmarrës në Konferencën Shkencore “Demonstratat e Vitit 1968”, në Prishtinë, kumtesa : “Kontributi i të rinjve nga komuna e Deçanit më rrethinë në Demonstratën e 19 tetorit 1968 në Pejë”,
  • Më 1 korrik 2009, pjesëmarrës në Tribunën Shkencore “Deklarata Kushtetuese, 2.7.1990”, Deçan 1 korrik 2009, kumtesa : “Miratimi i Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990”,

PLANI TEKSTUAL I OPERACIONIT 'SHIGJETA'




PLANIN OPERATIV "SHIGJETA" (prej 6 faqesh), është cilësuar si dokument tepër "SEKRET USHTARAK" i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës. Realizimit të këtij plani operativ ushtarak në PASHTRIK i kanë paraprirë disa vendime e urdhëra të SHP të UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të QPK-ës.

Fillimisht SHP i UÇK-së me VENDIMIN Nr.151, datë 31. 03. 1999, ka Shpallur MOBILIZIM TË PËRGJITHSHËM, ndërkaq po të njejtën ditë, më 31 mars 1999, për t'i konkretizuar veprimet operative-ushtarake gjatë mobilizimit, ka nxjerrë edhe dy URDHËRA: Nr. 97 - 98. Në këtë rrjedhë kanë pasuar edhe disa URDHËRA të MINISTRISË së MBROJTJES të QPK-ës, siç janë: Urdhërat me nr. 10, datë 01. 04. 1999; me nr.11, datë 01. 04. 1999; me nr.12, datë 10. 04. 1999; me nr.13, datë 17. 05. 1999 dhe atë me nr.14, datë 23. 05. 1999, të firmosur nga Ministri Azem Syla. (Këto udhëra pashtriku.org, i ka publikuar më 29 prill 2012). Me këto dokumente, është emëruar struktura komanduese e operacionit “SHIGJETA”. Komandant i Operacionit është emëruar Shefi i SHP të UÇK-së kolonel Bislim Zyrapi, zv.komandant kolonel Spiro Butka, ndërsa Shtabin e këtij operacioni e përbënin: major Shaban Musliu, Gramoz Kelmendi, Agron Haradinaj, major Mark Shala, kapiten Shefki Abdullahu, Fadil Hoxha, Nexhmedin Kastrati, Musë Jashari, Nexhip Hajdari, Rifat Sulejmani, Fadil Demiri, Uran Rexhepi, Bilall Syla, Ruzhdi Saramati, Hysni Syla, Dritan Dervishi, Ermir Bega, Agim Sallaku, e të tjerë.

PËRSHKRIMI I PLANIT OPERATIV "SHIGJETA"

Për të pasqyruar shtrirjen e strukturave ushtarake e komanduese në terenin e thyer të PASHTRIKUT kërkohej hartimi i PLANIT OPERATIV, të paracaktuar me emrin e koduar "SHIGJETA". Plani Operativ "SHIGJETA" me nr.prtokolli J-03/1, datë 31. 03. 1999 - u hartua nga Ministria e Mbrojtjes të QPK-ës dhe SHP i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kryesuar nga Shefi i Operacionit "Shigjeta" kolonel Bislim Zyrapi.

LEXONI KREUN E KËTIJ PLANI:


__________________________________________

Në këtë PLAN tekstualisht është shpërfaqur Organizimi i forcave ushtarake: FDVV (Forcat e Destinuar për Veprime të Veçanta) siç janë: FDVV - 1, FDVV-2, FDVV-3, Njësitë autonome, Njësitë e logjistikës dhe FDVV "QORRI".

LEXONI PLANIN:


_____________________________________

Në faqen 2 të Planit Operativ "SHIGJETA" përshkruhet situata brenda në Kosovë dhe nevoja e hapjes së korridorit tokësor për furnizimin e UÇK-së me municion e armatim...

LEXONI PLANIN:


______________________________

Në vijim të faqes 2 të PLANIT, përshkruhen FORCAT TONA dhe MBËSHTETJA e Operacionit nga aviacioni i NATO-s…

LEXONI PLANIN:


_______________________________________

Në faqen 3 të PLANIT, përshkruhet zbatimi i detyrave nga Forcat e Destinuar për Veprime të Veçanta (FDVV) dhe manovrimi i tyre në teren.

LEXONI PLANIN:


________________________________________

Në faqen 4 të PLANIT, shpërfaqen detyrat e NJËSIVE MBËSHTETËSE, Artileria, FDVV, Aviacioni i NATO-s, forcat Xhenjere dhe forcat e zbulimit.

LEXONI PLANIN:


____________________________________

Në faqen 5 të PLANIT, përshkruhet ORGANIZIMI I BASHKËVEPRIMIT të të gjitha forcave në luftim, vijat e bashkëveprimit, Sigurimi i operacionit nga Logjistika dhe sigurimi shëndetësor nga skuadrat sanitare.

LEXONI PLANIN:


_______________________________

Në faqen 6 të PLANIT, përshkruhen: Edukimi moral, sigurimi personal dhe ruajtja e sekretit të operacionit…



LEXONI PLANIN:


______________________________

Dhe në fund të faqes 6 të PLANIT, përshkruhet KOMANDIMI DHE NDËRLIDHJA e të gjitha forcave pjesëmarrëse në operacionin "SHIGJETA" me forcat e brendshme të UҪK-së në Kosovë dhe mënyra e komunikimit…PLANI OPERATIV "SHIGJETA" ka Vulën e UҪK-së dhe firmën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm - Bislim Zyrapi.

LEXONI PLANIN:


_____________________________________________


Pashtrik, Maj 1999: Anëtarët e Shtabit të Operacionit "Shigjeta": Bislim Zyrapi, Fatmir Limaj, Maliq Doçi dhe Musa Jashari.

SI E BËMË LUFTËN NË PASHTRIK?!



Intervistoi: Sheradin BERISHA 


PËRMBAJTJA 

Kush është Bilall Syla?; Përhapja e luftës nga Sllovenia në Kroaci për ne ishte një alarm...; U keqtrajtova pamëshirshëm nga udbashët serb...; Daljen e UÇK-së në skenë e kam pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm; Në fillim të marsit 1999 ... i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm, nga Qeveria e Përkohëshme dhe SHP i UÇK-së (në fund të marsit 1999), u shtua numri i vullnetarëve.; Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin ”Shigjeta”; Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së; Itinerari i njësive të UÇK-së, pas përfundimit të operacionit “Shigjeta”. 
 
Bilall Syla? 

Bilall Syla ka lindur më 14 mars 1965 në fshatin Gerbavc të komunës së Medvegjës. Në vitin 1973 familja e tij shpërngulet në Prishtinë dhe Bilalli aty do ta kryen shkollën fillore me sukses të shkëlqyeshëm. Ndonëse kishte interesim të madh për artin ushtarak, në vitet 1980-1988 në Beograd e kryen gjimnazin dhe akademinë ushtarake. Nga viti 1988 deri në vitin 1991 shërbeu në Vërrnik të Sllovenisë në brigadën tankiste, ndërsa pas shpërthimit të konfliktit në Slloveni, më 16 gusht 1991 dezerton nga APJ-ja dhe kthehet në Kosovë. Nga vjeshta e vitit 1991 deri në vitin 1993 si ushtarak merrë pjesë në përgatitjen teorike dhe ushtarake të të rinjëve për luftë. Në shtator të vitit 1993 arrestohet nga UDB-a serbe dhe pas dhjetë muajve “lirohet “nga burgu, por jo edhe nga akuza. Për të mos rënë sërish në duart e UDB-ës, z.Syla largohet nga Kosova dhe emigron në Gjermani. Atje ven kontakt me veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pa u lodhur do të punojë në financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mars të vitit 1999 do t´i bashkohet radhëve të UÇK-së dhe gjatë muajve mars – qershor ´99 merrë pjesë në stërvitjen e vullnetarëve të rinjë që kishin ardhur nga perëndimi... si dhe duke qenë komandant i Brigadës “Feken” në maj të këtij viti përfshihet aktivisht në operacionin ”Shigjeta” të përgatitur nga SHP i UÇK-së. 

*** 

Përhapja e luftës nga Sllovenia në Kroaci për ne ishte një alarm... 

PASHTRIKU.ORG: Z.Bilall, pas konfliktit të armarosur në Slloveni (1991) ju do të këtheheni në Kosovë. Cili ishte angazhimi juaj asokohe në Kosovë? 

Bilall SYLA: Derisa isha në Slloveni e kisha të qartë se Jugosllavia po shkonte drejtë shpërbërjes së saj, prandaj gjithnjë mendoja se herët a vonë një luftë e armatosur çlirimtare do të zhvillohet edhe në Kosovë. Meqë s´doja t´i shërbeja “armatës jugosllave” e cila komandohej tashmë kryesisht nga eprorët serbo-malazez, pa hezitim u largova nga radhët e saj dhe u ktheva në Kosovë. Me tu kthyer në Kosovë, në tetor 1991 rash në kontakt me disa veprimtarë politik (ish të burgosur) si me: Shemsi Veselin, Shukrie Rexhën, Zijadin Hoxhën, Fatmir Humollin... dhe për një kohë të shkurtë ne, në Prishtinë dhe në Besianë formuam disa grupe të rinjësh, të cilët fillimisht i përgatitëm në aspektin teorik, ndërsa më vonë edhe praktikisht duke bërë stërvitje me armë. Me këto stërvitje kishim për qëllim edhe të aftësonim drejtues të skuadrave (si njësi të para ushtarake), sepse përhapja e luftës nga Sllovenia në Kroaci për ne ishte një alarm, se duhet të përgatiteshim për rrethana të luftës. Në verën e vitit 1992 përmes Abedin Bytyqit njoftohem edhe me Hajzer Hajzerajn, i cili asokohe kishte nisur formimin e ”Ministrisë së Mbrojtjes” por në fakt unë s`kam pas ndonjë aktivitet në këtë ministri, për arsye se aty s´kishte gadishmëri për veprime konkrete dhe gjithmonë më sugjeronin se duhet të pres... për t´u angazhuar konkretisht!! 

U keqtrajtova pamëshirshëm nga udbashët serb... 

PASHTRIKU.ORG: Dhe përkundër këtij sugjerimi ju do ta vazhdonit aktivitetin tuaj - apo...? 

Bilall SYLA:Po pa dyshim...e kam vazhduar aktivitetin tim, deri sa u arrestova nga punëtorët e sigurimit serb. 

PASHTRIKU.ORG :Kur u arrestuat dhe si ka rrjedhur procesi hetues dhe ai gjyqësor? 

Bilall SYLA: Unë u arrestova më 17 shtator 1993 në fshatin Tupallë, derisa bëja një vizitë familjare, ndërkohë që një natë përpara, policia serbe e kishte bastisur shtëpinë time në Prishtinë. Me këtë rast kanë konfiskuar disa materiale dhe e kanë marrë peng babain tim me kusht që t´ju dorëzohem. Por mua siç thash më lartë më arrestuan dhe më sollën në burgun e Prishtinës. Dihet mirëfilli se në gusht - shtator të vitit 1993 pasoi një fushatë e egër burgosjesh të veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturës ”ministri e mbrojtjes” gjithëandej Kosovës. Dhe në Prishtinë, në të njëjtën kohë zhilloheshin hetimet ndaj pjestarëve të ”ministrisë...” dhe grupit të LPK-së prej nëntëmbdhjetë vetash. 

Gjatë procesit hetimor, ashtu sikur të tjerët, u keqtrajtova pamëshirshëm nga udbashët serb, dhe me këtë rast madje pata marrë edhe lëndime të rënda trupore, sidomos në kokë (këtë e konfirmon edhe Amnesty-International në raportin e shkurtit 1994). Pas 5 muajve, pikërisht më 11 shkurt 1994 mora aktakuzën e ngritur nga zv.prokurori Jovica Jovanoviç dhe për çudi mua më kishin futur në grupin e ministrisë, a në të vërtet tërë veprimtarinë e kisha kryer me pjesëtarët e ”nëntëmbdhjetshes”, ku bënin pjesë Shemsi Veseli, Ismet Mahmuti, Sali Salihu, Bajrush Xhemaili, Raif Çela, Nehat Selimi, Hajredin Hyseni etj. 

Kjo ka ndodhur, siç e kam kuptuar me vonë, për arsye se, meqë isha epror (toger) më kanë futur në grupin e “ministrisë” ku qenë përfshirë eprorë të lartë të ish-armatës jugosllave, siç ishin Hajzer Hajzeraj, Zaim Berisha, Haxhi Ferati, Ejup Dragaj,Agim Krasniqi, Ibush Kelmendi etj . Pavarësisht nga kjo, mund të them se këto dy grupe edhe pse të burgosur për të njejtin qëllim, s´ kanë pas asnjë veprimtari të përbashkët. 

Pas një procesi gjyqësor që zgjati për afër 2 muaj, më 15 korrik `94 trupi gjykues i drejtuar nga Dragolub Zdravkoviq, mua, Heset Sahitin dhe Xhelil Ramën na “liruan”, por jo edhe nga akuza e prezentuar në gjykim. 

Daljen e UÇK-së në skenë e kam pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm... 

PASHTRIKU.ORG: Pas daljes nga burgu qëndruat në Kosovë, apo dolët jashtë...? 

Bilall SYLA: Ndonëse s´u lirova plotësisht nga aktakuza, për t´i ikur arrestimit të dytë, ndërkohë vendosa të largohem nga Kosova. Fillimisht kalova në Shqipëri dhe pastaj emigrova në Gjermani. Në fillim kisha pak kontakte me bashkëatdhetarët tanë atje, sepse kushtet e jetës në të ashtuquajturat ”hajme” ma impononin një gjë të tillë. Mirëpo më vonë kur e fitova të drejtën e strehimit u njoftova me shumë veprimtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si me Fehmi Lladrovcin, Fazli Veliun, Abdullah Prapashtican, Jashar Salihun e shumë të tjerë dhe natyrisht merrja pjesë në të gjitha manifestimet, demonstratat, tubimet me bashkëatdhetarët, homazhet tek varrezat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës në Shtutgart,... që organizoheshin nga Lëvizja popullore e Kosovës,...etj. 

 
Bilall Syla me eprorët tjerë në Helshan 

PASHTRIKU.ORG: Dihet mirëfilli se në vitet 1993-1999 Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të kryej dhjetra aksione kundër forcave policore e ushtarake serbe... së fundi përballen edhe frontalisht, ndërsa mërgata shqiptare ishte ajo që e financoi këtë ushtri të lavdishme. Cili ishte angazhimi juaj në këtë drejtim? 

Bilall SYLA: Daljen e UÇK-së në skenë e kam pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm, për faktin se aksionet e kryera nga radhët e saj e thyen “status quon”e krijuar nga ata që druanin të mos e ”provokojnë situatën...” duke menduar se kishin ndërtuar një klimë demokratike nën pushtimin serb. Aksionet e UÇK-së gjithashtu kanë ngjallur edhe interesimin e bashkësisë ndërkomëtare për Kosovën, dhe kjo do të dëshmohet në ngjarjet e mëvonshme. 

Duke e ditur se rrita UÇK-ja kishte nevojë financiare, me kohë u angazhova në fondin ”Vendlindja thërret” që grumbullonte mjete për te, madje për këtë qëllim e formova edhe një këshillë të këtij fondi në Vaihingen me rrethinë, (aty ku jetoja). Së këndejmi, që nga fillimi i vitit 1998 e deri në shkurt 1999, kam marrë pjesë në dhjetra tubime me bashkëatdhetarët tanë, të organizuar nga Këshilli Qëndror i Fondit ”Vendlindja Thërret” për Baden Württemberg, të cilët i informonim për rrjedhat e luftës çlirimtare në Kosovë dhe nevojën për ta ndihmuar financiarisht UCK-në. Ofensivat e përgjakshme të verës së vitit 1998 dhe masakrat e shumta të ushtrisë e policisë serbe, që ushtronin ndaj popullatës së pafajshme shqiptare, e që kulminacioni i tyre do të arrijë me masakrimin e mbi 40 mashkujve të Reçakut (më 15 janar 1999), përveçse nxitën përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare e sidomos të SHBA-ve, në procesin e zgjidhjes së çështjes sonë, ku rezultoi me organizimin e konferencës së Rambujesë, këto ngjarje për më tepër tek unë ndikuan fuqishëm, për t´ju bashkuar radhëve të UÇK-së edhe fizikisht. 

Në fillim të marsit 1999 ... i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 

PASHTRIKU.ORG: Dhe ju a e braktisët Gjermaninë, për t´ju bashkuar radhëve të UÇK-së...? 

Bilall SYLA: Po pas krijimit të këtyre rrethanave unë më nuk ndjehesha i qetë. Kështu që vendosa përfundimisht t´i bashkohem radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - në fillim të marsit 1999. 

Në shkurt të atij viti, takohem me kolegun tim Shaban Musliu, i cili që nga fillimi i vitit 1998 ishte në luftë dhe në Gjermani kishte ardhur për t´i kryer disa punë. Ai më informoi detalisht për rrjedhat e luftës së UÇK-së në Kosovë dhe nevojën e përfshirjes së ushtarakëve në radhët e saj. Ndonëse ishim përgatitur për të shkuar në Kosovë, ato ditë kontaktuam edhe me Bashkim Lladrovcin, i cili ishte me qëndrim në Belgjikë dhe përfundimisht në fillim të marsit, ne të tre nga Zyrihu udhëtuam për në Tiranë. Në Tiranë, paraqitemi në selinë e UÇK-së dhe takohemi me Shaip Mujën, Adem Grabovcin, Halim Krasniqin (vëllaun e Xhevë Krasniqit), Ramiz Lladrovcin etj. Aty do të qëndrojmë një javë dhe gjatë kësaj kohe u informuam gjithëanshëm për ecurinë e zhvillimeve në Kosovë si dhe morëm informacione të duhura për detyrat tona, që do t´i kryenim. Pas një jave do të udhëtojmë në zonën kufitare dhe u vendosëm në fshatin Vlanë të Hasit. Aty gjetëm një qendër të vogël stërvitore e cila shërbente për mobilizimin, përgatitjen dhe përcjelljen e luftëtarëve të lirisë për në Kosovë. 

PASHTRIKU.ORG :Kush ju priti në Vlanë? 

Bilall SYLA: Në Vlanë takuam Xheladin Gashin - Plakun, i cili ishte përgjegjës i armatimit në atë zonë, ...por ndërkohë do të takohemi edhe me Azem Sylën - ministrin e atëhershëm të mbrojtjes. Me Plakun dhe Azem Sylën biseduam gjerësisht për organizimin tonë dhe u ngarkuam me detyra konkrete: gjetjen e rrugëve për t´u futur me armatim brenda në Kosovë. 

PASHTRIKU.ORG: Dhe ju do të futeni në Kosovë...? 

Bilall SYLA: Jo..., ndryshuan planet për futjen tonë me ushtarë dhe armatim në Kosovë. Kjo ndodhi për faktin se, në gjysmën e dytë të marsit 1999 në Tropojë: Azem Syla, Xheladin Gashi - Plaku dhe Shaban Musliu mbajtën një takim me Rrystem Berishën - komandantin e Brigadës 138, që operonte në Koshare dhe aty pasi analizojnë gjendjen e krijuar përgjatë kufirit, ku forcat serbe kishin përqëndruar trupa të mëdha ushtarake, merret vendimi për t´i koordinuar veprimet ushtarake rreth thyerjes së kufirit shqiptaro - shqiptar. Dhe si rrjedhojë, pas këtij takimi filluam stërvitjet intenzive me ushtarët e rinjë. 

 
Qendra stërvitore në FEKEN 

PASHTRIKU.ORG: Kush ishin eprorët që morën pjesë në stërvitjen e ushtarëve në Vlanë? 

Bilall SYLA: Në Vlanë ishim disa eprorë: unë, Shaban Musliu, Bashkim Lladrovci, Agim Haziri, Esat Krasniqi, Fadil Demiri etj. Ky stafë eprorësh i përgatiti ushtarët e rinjë, ashtu që në fillim të prillit dërguam grupin e parë prej 70 ushatrësh në frontin e Koshares, i cili kishte shpërthyer më 9 prill 1999 - me vendim të ShP të UÇK-së. 

Pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm, nga Qeveria e Përkohëshme dhe 

SHP i UÇK-së (në fund të marsit 1999), u shtua numri i vullnetarëve.. 



PASHTRIKU.ORG: z.Syla, a kishte edhe qendra tjera stërvitore, përveç stërvitores në Vlanë? 

Bilall SYLA: Po, pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm, nga Qeveria e Përkohëshme dhe SHP i UÇK-së (në fund të marsit 1999), u shtua numri i vullnetarëve, kështu që me kohë u hapën edhe disa qendra të reja stërvitore, si në: Burrel, Kolsh, Dukagjin, Kalimash, Helshan (afër Krumës)...dhe së fundi edhe në “Feken” në qendrën e Akademisë Ushtarake ”Skënderbeu” në malet e Dajtit. 

PASHTRIKU.ORG: Po, si rrodhën ngjarjet pas shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm...? 

Bilall SYLA: Në fillim të prillit, meqë në Helshan u rritë numri i ushtarëve, mua, Bashkim Lladrovcin dhe Ibër Elezajn na caktuan që të shkojmë në këtë qendër stërvitore, komandant i së cilës ishte koloneli Maliq Doçi. Ndërkohë në Helshan do të na bashkohen edhe disa eprorë të tjerë të ushtrisë shqiptare si: kolonel Spiro Butka, kolonel Arqileu dhe togerët: Agim Sallaku, Ermir Begaj dhe Dritan Durmishi. 

Ky stafë komandues dha kontribut të madh në aftësimin fizikë e luftarak të rreth 1000 vullnetarëve, që kishin ardhur nga anë të ndryshme të trojeve shqiptare dhe nga shumë vende të botës perëndimore. Në mesin e vullnetarëve ishte edhe eprori Ibrahim Shaqiri nga fshati Llojan i Kumanovës, i cili na u bashkua në stërvitjen e ushtarëve. Në fillim kushtet e përgjithshme në qendrën stërvitore ndonëse nuk ishin të mira, ato do të përmirësohen dukshëm pas vizitave që i bënë kësaj qendre, disa anëtarë të SHP të UÇK-së. 
 
* * *
Përhapja e luftës nga Sllovenia  në Kroaci
për ne ishte një alarm
PASHTRIKU.ORG: Kush e koordinonte aktivitetin e komandave përkatëse nëpër qendrat stërvitore? 

Bilall SYLA: Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Qendrën tonë e kanë vizituar disa herë eprorët e SHP të UÇK-së: Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi, Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Fadil Zejnullahu, Enver Rrustemi, Nexhmidin Kastrati etj, madje edhe gjenerali i ushtrisë shqiptare Kudusi Lama - Komandant i Divizionit të Kukësit,i cili ka merita të jashtëzakoshme në koordinimin e aktiviteteve ushtarake në gjithë zonën kufitare. 

PASHTRIKU.ORG: Pas thyerjes së kufirit në Koshare, a keni dërguar ushtarë tjerë në vijat e frontit ku zhvilloheshin luftime të përgjakshme? 

Bilall SYLA: Meqenëse fronti i Koshares ishte pjesë e operacionit të përgjithshëm, që zhvillohej në gjithë zonën kufitare, ishte obligim i qendrave stërvitore që të dërgojnë ushtarë atje. Prandaj kah mesi i prillit 1999 nga qendra stërvitore e Helshanit për në Koshare kemi dërguar edhe 204 ushtarë të stërvitur mirë, ndonëse interesimi për të shkuar në front ishte shumë i madh. Në përcjellje të ushtarëve ishim: Maliq Doçi, unë, Alush Shala dhe Shaban Musliu dhe në fshatin Papaj të Tropojës ushtarët ia dorëzuam eprorit Nasim Haradinaj. 
Komandant Bilall Syla duke lexuar tekstin e betimit - më 25 Maj 1999,
para ushtarëve në Feken.
--------------------------------------------

Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin”Shigjeta” 

PASHTRIKU.ORG: Dhe pastaj...si u zhvilluan ngjarjet? 

Bilall SYLA: Në fund të prillit nga Helshani rreth 650 ushtarë i transferuam në qendrën stërvitore të akademisë ushtarake “Skënderbeu” në Feken, ku kushtet për stërvitje ishin më të mira. Në këtë qendër gjetëm edhe qindra ushtarë - vullnetarë, të cilët ato ditë kishin ardhur nga disa vende të Evropës perëndimore, por kishte edhe nga Shqipëria. Në kuadër të konsolidimit të komandës ushtarake nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së u emrova komandant i gjithë efektivit të UCK-së në këtë qendër stërvitore. Ndërkohë, stafi komandues bëri edhe strukturimin ushtarak dhe formuam një brigadë me tre batalione, e cila do të merrte pjesë aktivisht në operacionin “Shigjeta” që do të zhvillohet në malet e Pashtrikut. Me këtë rast Brigadës ia dhamë emrin e qendrës stërvitore ”Feken”. Në radhët e brigadës kishim edhe vullnetarë gjermanë, anglezë, një sllovake e cila ishte e martuar me një shqiptar etj. Në “Feken”, stërvitjet ushtarake (ushtrimet taktike dhe gjuajtjet luftarake me armët personale dhe ato të përbashkëta) planifikoheshin, udhëhiqeshin dhe realizoheshin drejtpërdrejtë nga eprorët e akademisë. Dhe kontribut të madh në mbarëvajtjen e këtyre stërvitjeve, ka dhënë padyshim edhe komandanti i akademisë z.Flamur Skarparlliu me tërë stafin drejtues të tij. 

PASHTRIKU.ORG: Ndonëse asokohe në Shqipëri ishin të përqëndruar edhe shumë ekspetë ushtarak të NATO-s, a kishit kontakte më pjestarë të saj? 

Bilall SYLA: Po, kemi pasur. Me këtë rast dua të përkujtojë një vizitë, që ato ditë na bënë atashtë ushtarake të SHBA-ve dhe të Anglisë. Gjatë qëndrimit të tyre në qendër, ne bëmë një demonstrim ushtarak me emrin ”togu këmbësorik në sulmë” dhe nga ky demonstrim yni u ndanë shumë të kënaqur...madje në shenjë admirimi, para nesh deklaruan se: ”sikur ta kishim moralin e lartë tuajin për luftë, me armatimin tonë modern që kemi do të arrinim deri në Beograd”. 

PASHTRIKU.ORG: z.Bilall, dihet mirëfilli se më 25 maj 1999 në këtë qendër stërvitore do të organizohet edhe ceremonia e dhënjes së betimit. A mund të na thoni si u zhvillua kjo ceremoni? 

Bilall SYLA: Një nga ngjarjet më mbresëlënëse për mua dhe gjithë efektivin ushtarakë të UÇK-së, ishte padyshim dhënja e betimit. Atë ditë maji betimin e dhanë 1180 ushtarë. Në këtë ceremoni përveç dhjetra prindërve të ushtarëve, morën pjesë përfaqësues të SHP të UÇK-së dhe të strukturave shtetërore të Shqipërisë: Jakup Krasniqi, Sabit Brokaj, Xhavit Haliti, Raif Gashi e shumë të tjerë. 

Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së 

PASHTRIKU.ORG: Më lartë theksuat se Brigada ”Feken” ka marrë pjesë në operacionin “Shigjeta”. A mund të na thoni se, kush e përpiloi planin e operacionit ”Shigjeta” dhe si u zhvillua ky operacion përgjithësisht? 

Bilall SYLA: Planin operativ të operacionit ”Shigjeta” e ka përpiluar Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së me qëllim të thyerjes së forcave të shumta serbe që ishin përqëndruar në zonën kufitare dhe depërtimin tonë në drejtime të caktuara në thellësi të Kosovës, për t´u lidhur pastaj me njësitë e UÇK-së që operonin në Zonën Operative të Dukagjinit dhe në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilat kishin shumë nevojë për ushtarë dhe armatim. 
Bilall Syla me bashkëluftëtarët e tij


PASHTRIKU.ORG: Si u zhvillua operacioni “Shigjeta” ? 

BILALL SYLA: Pasi dhamë betimin, me urdhër të SHP të UÇK-së batalioni i parë dhe i dytë i Brigadës “Fekeni” me gjithë efektivin e saj do të marshojë në drejtim të Pashtrikut, ndërsa batalioni i 3 i kësaj brigade nën komandën e Bashkim Lladrovcit do të marshojë si përforcim në frontin e Koshares. Në bjeshkët e larta të Pashtrikut arritëm mbas një marshimi të gjatë e të mundimshëm në drejtimin: Mali i Dajtit - Malësi e vermut – Helshanë (Krumë) – Cahan - Maja e Pashtrikut, me komplet paisjet ushtarake që kishim. Detyrën luftarake të Brigadës ”Feken” në Cahan e pranova nga komandanti Nexhmedin Kastrati, ndërsa aty ishin edhe eprorët: Musa Jashari, Rifat Sylejmani, Enver Rrystemi etj. 

-Në kuadër të Operacionit, njësitë e brigadës ”Feken” ishin caktuar të operonin në Drejtimin e dytë Taktik (D2T) ku një ditë përpara në këtë zonë ishte futur në luftime me armikun, njësia e ashtuquajtur “Taktik Force - 0” (TF-0) e komanduar nga eprori Fadil Zejnullahu dhe një pjesë e Brigadës 126 e Hasit. 

-Në krahun e majtë, në drejtim të “qafës së mullarit” (D3T) operonte batalioni ”Atlantiku” nën komandën e Hysni Sylës, ndërsa në vijim mbi fshatin Nikoliq ishte njësiti tjetër nën komandën e Binak Gashit. 

-Në krahun e djathtë në drejtim të fshatrave të Hasit të Thatë dhe përgjatë Drinit të Bardhë (D1T e D4T) operonin njësitë ushtarake të komanduara nga Kemail Shaqiri dhe Ruzhdi Saramati. 

Me këtë rast vlen të theksohet, se ne operacionin “Shigjeta” ka marrë pjesë edhe efektivi i Divizionit të Kukësit, i cili ka vënë në dispozicion tërë arsenalin ushtarak. 
Bilall Syla gjatë kohës së konsultimeve me bashkëpunëtorët e tij
Brigada jonë pra, ka operuar në qendër të forcave tona, pikërisht në majën e Pashtrikut dhe ka mbuluar 3 km të vijës sulmuese. Atje tereni ishte jashtëzakonisht i vështirë, i zhveshur nga malet e me thyerje të thella të terenit, çka e vështirësonte lëvizjen tonë, furnizimin, por edhe bartjen e të plagosurve gjatë luftimeve.

Harta e Operacionit "Shigjeta" (Maj - Qershor 1999)
---------------------------------------------------
Megjithatë forcat e UÇK-së në fund të majit 1999 patën përparime dhe u futën disa kilometra në thellësi të territorit, ku operonin forcat serbe. Mirëpo, mbas kësaj, armiku shumë shpejt solli përforcime të reja nga forcat elite parashutiste të Brigadës 549 të korpusit të Prishtinës si dhe aktivizoi helikopterë të shumtë për të përballuar situatën. Madje ajo përdori edhe artilerinë e rëndë duke gjuajtur shpesh herë edhe predha me helme kimike, por fatmirësisht për shkak të lartësisë mbidetare (1990 m) era e barte shpejt helmin ashtu që ne nuk patëm pasoja. Në fillim të qershorit, pas konsolidimit të forcave tona, ndërmorëm një seri sulmesh të rrufeshme kundër forcave serbe, për të qëndruar në pozicionet e marra. Gjatë luftimeve të përditshme në Pashtrik kemi pasur një bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve edhe me forcat e NATO-s, ku në shumë raste ua kemi dhënë koordinatat identifikuese për babmardimin e pozicioneve serbe nga ajri, ndërkohë që njësitë tona sulmonin vazhdimisht nga toka. 
PASHTRIKU.ORG: Dhe pas një lufte të përgjakshme përgjatë tërë vijës së kufirit, më 9 qershor 1999 forcat pushtuese serbe kapitullojnë me nënshkrimin e marrëveshjes tekniko - ushtarake në Kumanovë. A pati luftime pas kësaj marrëveshje...? 

Bilall SYLA: Me nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës ra intensiteti i luftimeve, por megjithatë akoma kishte gjuajtje sporadike nga forcat serbe, dhe këtë e bënin, tani jo se donin të rezistonin, por nga frika se si do të tërhiqeshin mbrapa për në Serbi. 
 
Ibrahim Shaqiri në mesin e luftëtarëve, gjatë Operacionit “Shigjeta”
në Pashtrik (Maj 1999)
PASHTRIKU.ORG: Sa ishte numri i të rënëve dëshmorë gjatë këtij operacioni ? 

Bilall SYLA: Po në këtë operacion ranë dëshmorë shumë ushtarë. Vetëm nga brigada ime gjatë operacionit ”Shigjeta” në altarin e lirisë ranë pesë ushtarë: Florim Rushiti, Avdi Xhaçku, Lulzim Llugiqi, Bedri Gashi që të katër në Pashtrik, ndërsa Fatmir Ratkoceri ra dëshmorë në frontin e Koshares. 

Itinerari i njësive të UÇK-së, pas përfundimit të operacionit “Shigjeta” 

PASHTRIKU.ORG: Po...pas përfundimit të operacionit “Shigjeta”, cili ishte itinerari i njësive të UÇK-së? 
Plani operativ i operacionit„Shigjeta“i hartuar nga SHP i UÇK-së
Bilall SYLA: Pas përfundimit të plotë të luftimeve, ne organizuam homazhe tek varrezat e deshmorëve, dhe më pastaj me urdhër të komandës së operacionit, më 16 qershor 1999 gjithë efektivi i brigadës marshuam për në Kosovë në drejtimin: Kushnin - Rogovë e Hasit. Një natë kemi fjetur në shkollën e fshatit Rogovë dhe të nesërmen sipas planit, rreth 700 ushtarë u transferuan në zona të ndryshme operative të UÇK-së, sipas përkatësive teritoriale të ushtarëve.
Bilall Syla me bashkëluftëtarët e tij në Pashtrik, gjatë operacinoit “Shigjeta” (Maj 1999)
 --------------------------------------------------

Ndërkohë eprorët e Brigadës: Dritan Durmishi, unë, Ermir Begaj, Ibrahim Shaqiri, Rrahim Bekteshi dhe Florim Balaj udhtuam për në Kleçkë dhe në selin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së u takuam me komandantin e shtabit Agim Çekun.
Ibrahim Shaqiri (i pari nga e majta) me eprorët e Brigadës”Feken”
në Pashtrik (Maj 1999)
-----------------------------------------

 Në këtë takim komkandantin Çeku e informuam hollësisht për rrjedhat e përgjithshme të operacionit ”Shigjeta” dhe nga aty dolëm me detyra të reja, tanimë në rrethana paqe. Unë meqë isha nga Prishtina u transferova në Zonën Operative të Llapit, mirëpo pas një kohe, për shkaqe familjare u demobilizova dhe u ktheva në Gjermani. 

 
Brigada “Feken” mori pjesë aktivisht në operacionin”Shigjeta”
PASHTRIKU.ORG: Cili ishte angazhimi juaj, pasluftës në Gjermani? 

Bilall SYLA: Pas luftës, duke e parë neglizhencën e institucioneve të Kosovës, për t´i ndihmuar familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, në Gjermani nuk ndejta duarkryq. Përkundrazi, së bashku me një grup shokësh organizuam disa herë aksione humanitare dhe ju ndihmuam familjeve të atyre që dhanë bijtë dhe bijat për lirinë e Kosovës. Ndihmat materiale i kemi dërguar në Prizren, Dardanë, Ferizaj, Prishtinë etj. Tani së fundi kemi grumbulluar 1600 € dhe i ndihmuam 5 familje të dëshmorëve. Besoi se aksione të ngjashme do të organizojmë edhe në të ardhmen. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...