Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/11

Varfëria në vendlindje,barrë për mërigmtarët


Varfëria… lot, dhimbje, trishtim .E dëgjojmë shpesh të pëshpëritet vesh më vesh e gojë më gojë! Diku fshehurazi, por diku dhe hapur. Por e ndjejmë dhe në realitet…. Varfëri është një nocion i cili gjen vend në rastet ku mungojnë kushtet elementare të jetesës. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh para për të plotësuar kushtet elementare për jetesë siç janë ushqimi, streha, mundësia për punuar, për t’u arsimuar, etj. Varfëria është e vështirë po reale… është me ne edhe pse dikush nuk e ndjen.

Në Kosovë edhe pse tani kaloi mbi një decenje nga lufta ende shumë familje janë të pa strehë,barrë kjo edhe më e madhe,pak më mirë në këtë aspekt qendrojnë vllezerit që banojnë ne teritoret jasht Kosoves.Këto pamje të tmerrshme përveq atyre që janë duke i perjetuar, lëndojnë edhe çdo zemër mirë.Mergimtarët janë një nga grupacionet që i përjetojnë më se rëndi këto dukuri që lëngon popullaten shumicë ne vendlindje.Shpresat kan qenë të mdha se pas luftës jeta do të lulëzon,dhe jeta ne vendlindje do te jetë më ndryshe.Fatkeqësisht edhe pse u ndrruan garnitura te ndryshme politike ne udhëhqejen e shtetit asnjë nga to nuk bëri shumë për permirësimin e gjendjes sociale ne Kosovë, përveç që u pasuruan vet pa dallim te ciles parti politike.


Kjo gjendje alarmante dhe e pa durueshme ishte arsyeja që një grup shqiptarësh me vendbanim ne Halden te Norvegjisë kishin marr nje iniciativë që të mundohën te bëjnë diçka për të ndihmuar të varfërit në vendlindje.Fillimi i kësaj iniciative ishte pa ndonjë përcaktim të kjart duke mos ditur sa do të gjejnë përkrahje nga tetjerët .

Fatmirësisht kjo iniciativë u mirëprit edhe nga të tjerët dhe sukseset filluan.Ky grup iniciativë i përbër nga Isen Emini ,Qamil Haklaj,Naser Turkaj ,Xhelal Quranolli,Fadil Muharremi etj :Fillimi ishte formimi i nje Fondi Humanitar dhe u ba kerkesa nga familjet shqiptare me vendbanim ne kete komunë për kontribut n kete Fond me nga 100 kr në muaj,shumë kjo simbolike.Inkuadrimi i Mexhid Merovcit në grupin iniciativ bëri edhe nje perparim më të madh.Mexhidi u tregua shumë produktiv me idet dhe iniciativat e ti.Ide shumë frytëdhënëse ishte organizimi i Turnireve dhe manifestimeve te ndryshme nga te cilat organizime u perfituan shumë e madhe e parave.Vitin e kaluar puna e ketyre bashkatëdhetare pati sukses duke ndertuar tri shtëpi në Kosovë.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=2iji8cdf2sc


Kamera e Kosovalbaner,ditë më parë bëmë vizitë ne kete qytezë të bukur dhe u befasuam me punën e tyre.Tani më kjo iniciativ është përhapur edhe ne komunat tjera te Norvegji,por edhe ne Suedi.
Ne vazhdim shikoni nje video te realizuar me iniciativën e portalit tonë ,për arsye krejt praktike të shihet kjo punë edhe nga bashkatdhetaret e vendeve tjera ne menyrë që të merren iniciativa te ngjajshme.


DERI KUR DO TË JETË E MBYLLUR RADIO " ZËRI I SHARRIT"?


5 vjet nga mbyllja e paligjshme dhe e dhunshme e Radios” Zëri i SHARRIT”, drejtori i shkruan letër të hapur për të katërtën herë kryekuvendarit Krasniqi dhe kryeministrit Thaçi .

Kuvendi kërkoi katër herë rihapjen e Radios “Zëri i SHARRIT”, por po bëhen 5 vjet dhe radio ende është e mbyllur!!! ???

Mbylljen e kësaj shtëpie informimi, në tri seanca e dënoi edhe Parlamenti i Kosovës. Deputetët e të gjitha subjekteve parlamentare, duke kritikuar veprimet banale të shefes ekzekutive të Komisionit të Mediave, tërhoqi vërejtjen se, banorët e Kaçanikut, Ferizajt dhe të Shtërrpcës kanë mbetur pa informim cilësor e të besueshëm, pa një media shumë profesionale dhe të paanshme. Deputetët e Kuvendit të Kosovës katër herë kërkuan njëzëri, që radio” Zëri i Sharrit” t’u kthehet sa më shpejt qytetarëve të Kaçanikut, Ferizajt, Shtërrpcës dhe më gjerë. Në reagimin e drejtorit dhe stafit të Radios “Zëri i Sharrit” dokumentohet se, në aksionin famëkeq për ndërprerjen e programit, për të keq, janë bashkuar, shefja ekzekutive e Komisionit të Mediave në Prishtinë, Naile Selimaj dhe ish-kreu komunal në Kaçanik, Xhabir Zharku, tash i dënuar me burg dhe i gjykuar si kriminel, por i arratisur jashtë vendit. Pas mbylljes së dhunshme të kësaj shtëpie informimi, nuk vonoi shumë dhe serbët e rrebeluar në Shtërrpcë uzurpuan me dhunë organet dhe disa drejtori të Kuvendit Komunal, duke krijuar pushtet paralel në këtë vend!!! Ndërkohë, “Zëri i Sharrit” është e vetmja shtëpi mediale elektronike, e cila mbulon disa rajone, ku nuk arrijnë dot valët e asnjë radio e televizioni nga Kosova, e as ato me frekuenca nacionale!!!


Skandali që po vazhdon qe 5 vjet …

Radio "Zëri i Sharrit” ka filluar punën me vetiniciativë dhe vetfinancim nga janari i vitit 2000 në komunën e Kaçanikut dhe Ferizajt. Kjo shtëpi informative, e cila asnjëherë gjatë nëntë vjetëve të veprimtarisë nuk e ka ndërprerë punën, përmes një shkrese të nënshkruar nga të gjithë punëtorët e mediumit, si dhe mbi 4.000 dëgjues të regjionit të Ferizajt, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi, kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe disa organizmave të tjerë vendorë e ndërkombëtarë, nga të cilët kërkohet që urgjentisht të ndihmohet dhe të rikthehet në transmetim emetuesi Radio “Zëri i Sharrit”, të cilit më 5 qershor 2008 iu konfiskua transmetuesi nga zyrtarët e Komisionit të Mediave në Prishtinë, i nxitur dhe i urdhëruar nga ish- kreu komunal, Xhabir Zharku dhe bashkëkeqbërësit e tij. Kjo, pasi Zharku e ka radion e vet në Kacanik dhe duke mos duruar konkurrencën, përdori lloj-lloj shantazhi, vetëm e vetëm që ta mbyllë radion konkurrente dhe tëpavarur. -“ Puna jonë shumë e suksesshme dhe paanshmëria e profesionaliteti, por veçanërisht demaskimi publik i poshtërsive dhe fëlliqësive të pushtetarëve komunalë, atyre u ka penguar fort. Këta sundimtarë të pandërgjegjshëm radion tonë e panë me sy të keq dhe si një konkurrent të tmerrshëm”- ka theksuar për media të shkruara, drejtori i Radios, ”Zëri i Sharrit”, Afrim Mustafa, njëri gazetarët e suksesshëm, i cili gjatë luftës veproi reporter edhe në disa zona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Mustafa dhe i gjithë stafi i tij, argumentojnë se, radioja e tij e cila kishte mbi 180 mijë dëgjues, dhe ai personalisht e institucionalisht, gjatë tetë vjetëve të veprimtarisë radiotransmetuese është përkujdesur me përkushtim të thellë për të ndihmuar formimin dhe ngritjen e institucioneve jo vetëm lokale, por edhe atyre qendrore përmes qindra emisioneve të drejtpëdrejta, por edhe kontaktuese, me mijëra dëgjues, veprimtarë e drejtues institucionesh e partish të trevave të ndryshme anembarë Republikës së Kosovës. Në radio, janë realizuar dhe emetuar mijëra emisione kushtuar dëshmorëve, por edhe raporte e reportazhe të shumta nga manifestimet përkujtmore për ATA që u flijuan për Lirinë dhe Pavarësinë e vendit. Si drejtor dhe pronar i radios dhe i gjithë stafi rikujtojmë se, me punën tonë, “Zëri i Sharrit” ka sjellë deri te qytetarët edhe zërat e komandantit legjendar të Kaçanikut e të Kosovës, Bardhin (Qamil Ilazi) dëshmor i kombit, Wiliam Walkerin, ( këta dy kolosë i kam intervistuar që në luftën e lavdishme të UçK-së) Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Ramush Haradinajn, Adem Demaçin, Bajram Rexhepin, Bajram Kosumin, e shumë e shumë personalitete të tjera me ndikim mbarëkombëtar. Projekt madhor i realizuar pikërisht tre vjet më parë nga drejtori i Radios, është enciklopedia për të gjithë dëshmorët, ku autori Mustafa ka prezantuar 2.225 dëshmorë të të tri luftërave çlirimtare të tri UÇK-ve: në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni, i cili vlerësohet si njëri nga botimet kaptitale për heronjtë e kombit shqiptar. Ky libër, i cili për shkak të rëndësisë dhe veçantisë është duke u ribotuar në vazhdimësi, është botuar nën ombrellën e Radios,” Zëri i SHARRIT” dhe me mjetet e kursyera gjatë veprimtarisë për tetë vjet e gjysmë të këtij mediumi, derisa ai u mbyll me dhunë, padrejtësisht dhe paligjshmërisht nga komisioni i quajtur, i “Pavarur për Media” ( KPM, i cili deri para pak javësh udhëhiqej nga një antishqiptare e përbetuar kundër medias së lirë dhe fjalës së lirë).

Më të fortë deputetët, kryetari dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës, apo Naile Selimaj dhe kriminelët…???

Radio “Zëri i Sharrit” dhe stafi vazhdimisht ka reaguar kundër mbylljes së dhunshme, fashiste e barbare . Ka kërkuar nga institucionet e ndryshme, si nga Kuvendi i Kosovës që të ndërhyjë urgjentisht kundër kësaj mbylljeje të paligjshme, të pandershme, të dhunshme dhe të paparalajmëruar. Për këtë ka reaguar Kuvendi i Kosovës, i cili më datën 21 prill 2009 , reagoi ashpër, duke e cilësuar mbylljen e radios veprim të padrejtë dhe të pamatur, tendencioz dhe te paligjshëm. Komisoni Parlamentar për Media në këtë ditë, pas ballafaqimit të anëtarëve të Komisonit të Pavarur për Media dhe drejtorit të mediumit “Zëri i Sharrit”, vërtetoi mbylljen e paligjshme dhe rekomandoi KPM-në që të gjejë zgjidhjen dhe të rihapë radion “Zëri i Sharrit”, njëkohësisht t’i kthejë pajisjet e mijëra eurove të konifiskuara padrejtësisht. Por, anëtarët e KPM-së, edhe pse premtuan publikisht para deputetëve se do t’i japin lejen radios “Zëri i Sharrit” deri në qershor 2009, ky veprim nuk ndodhi as deri në këtë datë, e as deri sot, në fillim të vitit 2013!!! Parlamenti i Kosovës, duke e parë se radioja nuk u hap, reagoi edhe në qershor të vitit 2009, ku më datë 25 qershor të këtij viti, deputetët e të gjitha partive politike ( PDK, AAK, LDK, LDD, AKR ) në séancë të drejtpërdrejtë parlamentare, (të inicuar nga deputetët e pozitës-PDK), pasi kritikuan ashpër kryeshefen ekzekutive Naile Selimaj-Krasniqi dhe KPM-në, rekomanduan këtë krijesë dhe organizëm që sa më parë radios “Zëri i Sharrit “ t’i lejohet rihapja dhe t’i kthehen pajisjet e konfiskuara po ashtu paligjshëm dhe padinjitetshëm më 5 qershor 2008. Por, as pas kësaj kërkese, KPM, asnjëherë asnjë rekomandim nuk e përfilli, asnjë vendim nuk e mori, asnjë përgjigje nuk e dha dhe KPM-ja nuk i ktheu as lejen e as pajisjet e konfisuara radios “Zëri i Sharrit !!! Në reagimin e drejtorit dhe stafit të Radios “Zëri i Sharrit” dokumentohet se, për ndërprerjen e programit, në aksionin famëkeq, janë bashkuar, shefja ekzekutive e Komisionit të Mediave në Prishtinë, Naile Selimaj dhe ish-kreu komunal në Kaçanik, Xhabir Zharku, tash i dënuar me burg dhe i gjykuar si kriminel, por i arratisur jashtë vendit. .Ish -kryetari i Kaçanikut, Zharku- i përfolur për shumë keqpëdrorime dhe krime gjatë udhëheqjes së tij vazhdimisht ka vepruar kundër radios “Zëri i Sharrit”, duke mos i dërguar gati asnjë njoftim, shpallje, apo tender për transmetim, ndërsa radion tjetër në Kaçanik, pronë e Zhabir Zharkut, ky e ka favorizuar dhe lejuar edhe të mbindërtojë në mënyrë të egër dhe të paligjshme. Po ashtu, qëndrimi kritik dhe real i Radios “ Zëri i Sharrit” për mospunën, banalitetet, aferat kriminalo-korruptive dhe papërgjegjësinë e vazhdueshme të qeveritarëve lokalë karshi qytetarëve, ka qenë halë në sy të këtyre pushtetarë-matrapazëve të veshur me pushtet. Pafytyrshmëritë e tyre në vazhdimësi , duke mos realizuar as në përqindje të vogël premtimet e dhëna nëpër shumë fushata zgjedhore, e që ishin kryekëput dallavere, manipulime dhe mashtrime, radioja “ Zëri i Sharrit”i publikoi gjithherë, pa asnjë hezitim, edhe pse i kushtuan me mbyllje barbare nga këta pushtetarë të pandërgjegjshëm. Ndërsa, në anën tjetër, dihet botërisht se, radioja tjetër rivale në Kaçanik është pronë e vetë ish-kryetarit më skandaloz dhe më të keq në historinë e Kaçanikut dhe më gjerë. Zharku vepronte që në Kaçanik me çdo kusht të veprojë vetëm radioja e tij dhe asnjë tjetër, pra sllavomonopol sikurse në kohën e kriminelit millosheviq dhe sllavoizmit. Ish- kryetari Zharku, gjithashtu, nënshkroi kontratë për transmetim vetëm e radion e vet, duke ia dhënë çdo muaj nga 450 euro nipit të tij, ( B. E.), ndërkohë ofertës së radios “Zëri i Sharrit”, përkundër dërgimit me kohë e të plotë në zyrën e tij, asnjëherë nuk iu përgjigj!!!Po ashtu, pas mbylljes së dhunshme të kësaj shtëpie informimi, situatën, sikurse Zharku, e shfrytëzuan edhe serbët e Shtërrpcës, duke i atakuar institucionet vendore lokale dhe qendrore. Derisa, Xhabiri, manipulonte tashmë veç me mediumin e tij, duke fshehur çdo skandal dhe turp të tij për të mos rënë në veshët e opinionit, në anën tjetër, serbët e rrebeluar në Shtërrpcë uzurpuan me dhunë organet dhe disa drejtori të Kuvendit Komunal, duke krijuar pushtet paralel në këtë vend dhe duke qenë larg syve e veshëve të opinionit !!! Ndërkohë, që Radio “ Zëri i Sharrit” është e vetmja shtëpi mediale elektronike, e cila mbuloi edhe këtë rajon, ku nuk arrijnë dot valët e asnjë radio e televizioni nga Kosova, e as ato me frekuenca nacionale!!! Mbylljen e radios ‘Zëri i Sharrit më 5 qershor 2008 në ora 11:30 e patën bërë një numër imadh policëve të njësisë speciale (!!!), të cilët kishin zbarkuar në studio bashkë me disa të dërguar nga i ashtuquajtur, “ Komision i Pavarur për Media” !!! Prania e mbi 30 policëve nga Ferizaj, u kishte futur tmerrin, jo vetëm punëtorëve të radios që gjendeshin aty, por edhe dhjetëra qytetarëve, të cilët vepronin me ndërmarrjet e tyre në afërsi të objektit të radios! 30 policët kishin bashkëkonfiskuar transmetuesin e radios, “Zëri i Sharrit”, duke i lënë në terr informativ mijëra banorë të këtyre trevave, ndërsa duke i shkruar hije të zezë vetë institucionit të sigurisë për këtë veprim të tyre skandaloz, të pamatur dhe krejtësisht dhunues. Ata, pa asnjë shkresë dhe asnjë arsye ranë në ndikimin e “nazhallostit” të “slluzhbenikes” së KPM-së, Naile Selimaj, të cilën e kishte zgjedhur në këtë post familjari i saj, njëri nga “ gjyksat” e mëdhenj, Xh. Haliti, i cili bashkë me Xhabir Zharkun e dënuar me burg, kanë dorë 100 përqind në mbylljen qe 5 vjet të radios prestigjioze, “Zëri i Sharrit”…

KPM-Nailja i realizoi ambicien e sëmurë Xhabir Zharkut për ta mbyllë radion “ Zëri i Sharrit” dhe për të vepruar vetëm radioja e Xhabirit në Kaçanik …

Ndërkaq, “naçallniku”, apo eprori i mbylljes, (i aksionit), ishte zëvendëskomandanti i Njësisë Speciale të Ferizajt, milici, B. S. , i cili, si shok i ngushtë i (veprimeve-dhunimeve) të ish-kryetarit, Xhabir Zharku, tashmë është arrestuar dhe akuzuar për pjesëmarrje në krimin e kryer në rastin, “Sekiraça” në shtator të vitit 2007 !!! Kjo tregon se, krimi i organizuar dhe kriminelët barbarë e mafiozë në mënyrë të organizuar kanë vepruar kundër mediumit,”Zëri i Sharrit”, të cilin e kanë mbyllur pa asnjë të drejtë, vetëm e vetëm se, “Zëri i Sharrit” ishte dhe do të jetë përherë transmetues i të vërtetës dhe luftues publik i krimit të organizuar dhe kriminelëve të organizuar në këto anë dhe gjithkund në Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, si shumë të tjerë, edhe Xh. Haliti, edhe Xh. Zharku et. Etj., pasi dinakërisht kanë shfrytëzuar zemërgjerësinë e drejtorit të Radios, kanë marrë pjesë falas për orë të tëra në programet zgjedhore në radion “Zëri i Sharrit” në nëntor të vitit 2007 !!! … Kurse, vetëm pas disa javësh, duke mos patur aspak turp dhe ndjenjë shqiptari, përdorin ndikimin e keq dhe djallëzor dhe duke shfrytëzuar pozitën e tyre publike, arrijnë ta mbyllin këtë radio, të vetmen në këto anë, duke iu pamundësuar në çdo formë rihapjen e saj, edhe 5 vjet pas mbylljes !!! Në shkresën drejtuar të parit të Qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi , njoftohet se, mbyllja e kësaj radioje është bërë, vetëm pesë ditë, pasi drejtori i saj, Afrim Mustafa në një intervistë dhënë të përditshmes,”Epoka e Re” ( 31 maj 2008), kishte akuzuar me të gjitha dëshmitë dhe argumentet qeveritarët komunalë për mospunë, banalitete, kriminalitete dhe për demagogji e mashtrime të njëpasnjëshme në veprimet e tyre pushtetare … Kjo intervistë argumentuese i kishte tërbuar qeveritarët kaçanikas, të cilët, vetëm pesë ditë pas, përdorën ndikimin dhe funksionet e tyre dhe bashkë me Naile Selimajn e KPM-së u hakmorën dhe me manipulimin edhe të policisë, mbyllën këtë radio, e cila gjithherë reflektoi korrektësi, profesionalizëm dhe paanshmëri të nivelit të lartë. Qëllimi kryesor, ishte dhe është: ndalimi i fjalës së lirë, dhunimi i medias së pavarur dhe frikësimi i të gjithë atyre që guxojnë të kundërshtojnë, të transmetojnë e flasin hapur për burokracinë, korrupcionin dhe krimin e këtyre sundimtarëve. Po ashu, ëshë xhelozia e rëndë që ka Zharku ndaj të arriturave të z. Mustafa, edhe si gazetar dhe publicist i suksesshëm, edhe si botues ekskluziv, por edhe si drejtues i një mediumi, i cili për shumë vjet është bërë përfaqësues dhe prezantues jashtëzakonisht shumë i dashur për qytetarët, duke lënë shumë prapa radion e Zharkut, që ekziston në Kaçanik! Luftë e turpshme dhe e ulët kundër konkurrencës!!! Ky sundimtar, sidomos është ndjerë ngushtë, pasi drejtori i “ Zëri i Sharrit” botoi veprën nacionale me të gjithë 2225 dëshmorët e kombit, “Bardhësitë e Atdheut”, enciklopedi e cila tashmë është vlerësuar lartë dhe vazhdon të marrë opinione nga personalitetet e mirënjohura intelektuale, akademike, institucionale dhe publike nga mbarë Republika e Kosovës dhe e gjithë Shqiptaria.

Një ditë do t’u vijë fundi kriminelëve të llojit, “ sui generis”…

Në anën tjetër, qëllim kobzi është që t’i pamundësohet puna dhe profesionalizimi i lartë drejtorit të këtij mediumi, i cili ka shumë informacione dhe fakte burimore për shumë skandale e turpe të ish-kreut Xh. Zharku, por edhe të disa skandalozë-bashkëvepruesve të tij në komunë nga viti 2000 e deri në maj të vitit 2012, derisa kyfarë Zharku, u detyrua të largohet, pas dënimit me burg nga gjykata për veprimet kriminale…Duhet përmendur gjithsesi, se Zharku më 12 dhjetor të vitit 2008 në një seancë publike komunalen ë Kaçanik, kishte kërcënuar drejtpërdrejt drejtorin e Radios” Zëri i Sharrit”, pasi disa këshilltarë komunalë kishin kritikuar Zharkun për ndikimin që kishte përdorur ai si kryetar komune për ta ndaluar transmetimin e këtij mediumi. Në këtë mbledhje komunale, Zharku para këshilltarëve komunalë kishte thënë se, “ Ai zotëria, drejtori i Radios “Zëri i Sharrit”, duhet të kërkojë falje për shkrimet që i ka botuar në gazetë kundër udhëheqjes së komunës dhe kundër meje si kryetar. Ndryshe, le ta harrojë përgjithmonë Kaçanikun“ (!!!!) ????.. Por, mijëra dëgjues të Radios”Zëri i Sharrit” vazhdojnë të shprehin mllefin për mbylljen e paskrupullt të kësaj medie të pavarur dhe e gjithë kjo mund të vërtetohet, posa të pyesësh shumë qytetarë-dëgjues të radios, si në Ferizaj, Kaçanik, në vendbanime e fshatra të ndryshme të regjionit të Ferizajt… Pra, është shumë befasuese dhe trishtuese, kur me rastin,”Zëri i Sharrit” është marrë ekskluzivisht edhe institucioni më i lartë i shtetit- Parlamenti i Republikës së Kosovës, ku siç dihet botërisht, deputetët etë gjitha subjekteve parlamentare kanë kërkuar drejtpërdrejt në seancë parlamentare rihapjen sa më të shpejtë të Radios, “Zëri i Sharrit”. Por, ka ndodhur që, në Kosovë ka edhe më të “ fortë” se Parlamenti dhe institucionet e shtetit, e të cilët nuk i përfillin fare edhe kërkesat dhe vendimet edhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës !!! E, këta janë mafiozë dhe kriminelë të sojit të vet, të llojit “ sui generis”, e të cilëve një ditë do t’u vijë fundi dhe do ta marrin dënimin e merituar !!!! Rihapjen e radios, “Zëri i Sharrit” e kanë kërkuar përmes mbi 4.000 nënshkrimeve edhe mijëra dëgjues nga anë të ndryshme të këtij medium nga Ferizaj, Kaçaniku dhe qindra fshatra të këtyre vendbanimeve. Nënshkrimet e tubuara u janë dërguar edhe kryeparlamentarit, dr. Jakup Krasniqi, nga i cili kërkohet që të ndërmarrë hapa konkretë dhe të zbatojë në praktikë rihapjen e radios “ Zëri i Sharrit” sa më parë, duke zbatuar edhe kërkesën publike të vetë këtij institucioni- Kuvendit të Kosovës , që ka bërë katër herë radhazi, por ende nuk e ka realizuar…


AFRIM MUSTAFA,
Drejtor i Radios së Pavarur,
“ Zëri i Sharrit”, 93.4 MHZ- Kacanik- Ferizaj,
Të mbyllur padrejtësisht nga KPM më 5 qershor të vitit 2008 !!!
( Prishtinë, 3 Janar 2013)


-----------------------------------------





Kush është Afrim Mustafa?



Publicisti, gazetari Afrim Mustafa, ndonëse i ri dhe i papërvojë në situata të rënda dhe luftarake, është njëri ndër gazetarët e parë që ka raportuar nga zonat e luftës ku zhvillonte luftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ditë më parë ka botuar librin-monografinë për dëshmorët e Kosovës, të Kosovës Lindore dhe të Maqedonisë. Publicisti Afrim Mustafa përveç kujtimeve të tija që i sjell në këtë monografi ai, aty këtu përcjell edhe kujtimet, amanetet dhe porositë e qindra e qindra luftëtarëve të lirisë.




Afrim Mustafa është autor i Librit monografik, “Bardhësitë e Atdheut”.

Afrimi është reporter dhe veteranin e UÇK-së. Libri i Afrim Mustafës tashmë ka marrë jehonën dhe është bërë i kërkuar, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi, por edhe në vende të ndryshme të botës, kudo ku veprojnë, punojnë dhe jetojnë shqiptarët. Ky është një Libër- Enciklopedi, nga i cili duhet të nxjerrim shumë porosi prej tij”, ka theksuar për mediat e ndryshme elektronike dhe të shkruara njëri nga anëtarët e ekipit këshillëdhënës dhe njëri nga redaktorët e këtij botimi të veçantë, akademik Esat Stavileci


Për here të parë monografia gjithëpërfshirëse me 2200 dëshmorët e luftërave të UÇK-së doli në mars të vitit 2008, me rastin e përvjetorit të rënies së kryekomandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe 52 familjarëve të tij. Autori i librit, Afrim Mustafa nuk e fsheh dot krenarinë dhe respektin që ka, i cili ka shkruar dhe botuar dokumentin e pare dhe të vetmin, në trojet shqiptare dhe në botë me përfshirje të të gjithë dëshmorëve të të tri luftërave heroike e çlirimtare, në Kosovë ( UÇK) në Kosovën Lindore ( UÇPMB ) dhe në Maqedoni- UÇK- Kombëtare. Mustafa, tregon me nder dhe krenari për fillimin e krijimit të këtij botimi enciklopedik, të cilin e ka nisur qysh në frontet e luftës, ku ai ishte reporter i drejtpërdrejtë nga disa vatra dhe vendbanime të Kosovës. Fillimisht, Mustafa rrëfen me modesti për raportet e tij të drejtpërdrejta nga lufta e lavdishme e UÇK-së në Drenicë, përkatësisht nga Prelloci, Likoshani, Qirezi, Gllanasella, Likoci, Dobrosheci e vise të tjera drenicare, ku Mustafa kishte shkuar ndër të parët nga maji i vitit 1998 dhe kishte raportuar për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës- TVSH, Radio Tiranën, por edhe për media të tjera të huaja, si Dojçe Wele etj.
Në Drenicë ai përmend bashkëpunimin me komandantin e tij, njëri nga themeltarët e të lavdishmes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Jakup Nura, aktualisht epror i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe bashkëpunimin me Beqir Mehën nga Prekazi, tash dëshmor i kombit, mjekun e luftës, Naim Bardiqi, veprimtarin Behram Hoti, Fitim Sishani, Skënder Gjeli etj. Ndërkaq, në Zonën Operative të Nerodimes, ka raportuar nga veprimtaria luftarake me komandant Bardhin- Qamil Ilazi, i cili ishte komandant i Brigadës 162, “ Agim Bajrami” të UÇK-së. Në rrugëtimin e librit, “ Bardhësitë e Atdheut”, kjo monografi ka përjetuar katër ribotime dhe katër promovime gjatë katër vjetëve të prezantimit për opinionin e gjerë publik. Enciklopedia është promovuar, për here të pare në Ferizaj më 12 qershor 2009, organizuar dhe realizuar nga komuna e Ferizajt dhe kryetari i saj, Bajrush Xhemaili në bashkëpunim me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në nivel të Republikës së Kosovës.


Naile Selimaj-Krasniqi

Këtu kanë referuar Xhavit Jashari, kryetar i SHFDUÇK-së të Kosovës, gjeneralmajor Shukri Buja, i cili është redaktor i Librit dhe folës të tjerë. Ndërkaq, kjo dritare e luftërave të UÇK-së për herën e dytë është promovuar në Strugë, më 10 gusht 2010 nën patronazhin e kryetarit të këtij qyteti Ramiz Merko, bashkë me Forumin e Intelektualëve Shqiptarë të këtij vendi buzë liqenit. Promovimi it retë është organizuar dhe realizuar më 28 maj 2011 në Ferizaj nga Universiteti i këtij qyteti,” Humanistika”, ku për “ Bardhësitë e Atdheut” kanë referuar: Gafurr Bytyçi ( SHFDUÇK), dr. Ismail Hasani, rektor i Universitetit “ Humanistika”, komandantët, Abdyl Bajrami- Rremi e Ismail Selmani- Mala, gazetari Cenë Pushkolli, i biri i komandant Bardhit, Besim Ilazi. Promovimi i radhës i Librit të autorit, Afrim Mustafa u mbajt në Shkup, organizuar nga Televizioni i këtij qyteti të lashtë, “ TV ERA” dhe emisioni konaku. Ky emision, udhëhequr nga moderatori i vyeshëm, Fadil Zeqiri u shfaq në nëntor të vitit 2011 dhe kishte arritur shikueshmëri shumë të lartë, gjatë prezantimit të enciklopedisë, “ Bardhësitë e Atdheut”. Kishte pasur shumë thirrje nga shikues të shumtë, jo vetëm nga Shkupi, Kosova e Maqedonia, por edhe nga jashtë, si nga SHBA, Gjermania, Italia e vende të tjera ku depërton Televizioni ERA. Sipas autorit të librit, Afrim Mustafa, monografia, “ Bardhësitë e Atdheut” tashmë ka filluar të përkthehet edhe në anglisht, ndërsa më vonë edhe në gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht, arabisht dhe në gjuhë të tjera të botës. Autori thekson se, përkthimi i librit nëpër gjuhë të ndryshme të botës është edhe një sukses dhe arritje e madhe për gjithë Kosovën dhe Shqiptarinë, e posaçërisht për vlerat e larta të lavdishme dhe historike të tri lavdive, të cilat përherë i kanë sjellë liri dhe do t’i sjellin krenari të gjithë shqiptarëve, kudo në trojet shqiptare dhe në botë.

Ndërkaq, asistenti i autorit, Bashkim Xhokli, duke treguar për rrugëtimin katërvjeçar të monografisë, “ Bardhësitë e Atdheut”, ka falënderuar veçmas mediat elektronike dhe ato të shkruara në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, e kudo tjetër për korrektësinë dhe për prezantimin dinjitoz të librit gjithëpërfshirës me 2200 dëshmorët e kombit, “ Bardhësitë e Atdheut” të autorit, reporterit të luftës, Afrim Mustafa. Kryerecensent i enciklopedisë “ Bardhësitë e Atdheut” të Afrim Mustafa është, njëri nga themeltarët e të lavdishmes, Ushtria Çlirimtare e Kosovës , dr. Jakup Krasniqi, aktualisht kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryeredaktor i Librit është gjeneralmajori i UÇK-së, Shukri Buja. Ndërkaq, redaktorë recensues dhe redaktorë këshillëdhënës, janë: Akademik Esat Stavileci, Elmi Reçica, Dr. Don Lush Gjergji, gjeneral Kudusi Lama, dr. Sabri Kiçmari, Mr. Shemsi Syla, ndërkaq redaktor letrar i librit, është gazetari, Fitim A. Gashi. Promovimi i radhës i enciklopedisë “ Bardhësitë e Atdheut” do të mbahet në javët në vijim, në Stamboll dhe Bursa të Turqisë, ku kjo vepër gjithëprezantuese do të përkthehet edhe në gjuhën turke.




PASURI E VEÇANTË PËR HISTORIOGARFINË SHQIPTARE

Monografia është mjaft e pasur përveç me emrat e dëshmorëve, martirëve të luftës edhe me shënime të tjera të rëndësishme për historiografinë shqiptare. Afrim Mustafa, siç thotë në këtë monografi: “Ndjehem shumë i nderuar dhe krenar, që me këtë punë nderoj sadopak ata që nderuan këtë tokë dhe për këtë truall dhe për vetë neve, dhanë edhe jetën e tyre”. “Isha gazetari i parë që shkrova dhe raportova në media të shkruara dhe elektronike, veçmas në “Fakti” për rënien heroike në Koshare të Gjakovës, të dëshmorit të kombit, Mujdin Aliu nga Poroji” . “Do të shkruhen edhe libra të tjerë në të ardhmen, por me gjuhën e argumenteve dhe fakteve konkrete dhe me hulumtime, shkrime e intervistime të personave që ishin protagonist të drejtpërsëdrejti të ngjarjeve të lavdishme. Në këtë rrugëtim aspak të lehtë,unë shkova në të gjitha familjet e të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe në shumë familje të dëshmorëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mora shënimet përkatëse për secilin dëshmor, veç e veç”. Ndërkaq kryetari i parlamentit të Republikës së Kosovës z. Jakup Krasniqi për monografinë e publicistit, gazetarit Afrim Mustafa thotë: “ Libri “ Bardhësitë e Atdheut” i autorit Afrim Mustafa është i shkruar nga një autor protagonist i gjallë i rrjedhave politiko- ushtarake në dekadën e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI, sidomos gjatë luftërave të fundit në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe Maqedoni. Autori në këtë libër trajton çështjet e panjohura gjer më sot dhe jep një pasqyrë të veçantë për të rënët në luftërat e fundit, për heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Shumë historianë në mënyrën e vet të studimit janë përpjekur që të pasqyrojnë sadopak historinë e kombit shqiptar. Jo vetëm historianë shqiptarë, por edhe të huajt merren me studimin e çështjes sonë kombëtare, pasi gërshetimi i shumë problemeve rajonale, në një mënyrë, apo tjetër ka të bëjë me çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. Duke e pare se bota demokratike mori hapat më të qëllueshëm për ndërhyrje ushtarake për të ndalur gjenocidin dhe eksodin që po ndodhte në shekullin XX, është shumë e arsyeshme dhe e domosdoshme që autorë të ndryshëm të zbardhin të vërtetën e madhe të luftërave të pareshtura të popullit tonë dhe për të arsyetuar ndihmën e miqve tanë, duke u ofruar fakte për bëmat e ditura dhe të paditura që ndodhën ndaj një populli të tërë në Ballkan, siç ishte populli shqiptar... Libri “ Bardhësitë e Atdheut”, është një libër tërheqës, pasi në mungesë të shumë informacioneve ai trajton sidomos në pjesën e dytë ngjarjet shumë të rëndësishme, duke përfshirë eksodin e popullit shqiptar të dëbuar nga trojet e veta, nga forcat policore-ushtarake e paramilitare serbe që ishin në Kosovë, ... Intervistat e shumta, sidomos me z. Wiliam Walker dhe me z. Adem Demaçi, i japin një rëndësi të veçantë librit, gjatë trajtimit të historisë së luftërave të fundit, e sidomos të luftës në Kosovë. Autori ka bërë një punë të palodhshme, të mundimshme dhe shumë të çmuar, pasi kronologjia e ngjarjeve në Kosovë, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe Maqedoni, paraqet një luftë të vështirë, duke marrë përbazë raportin e forcave dhe hapësirën se ku ishte duke u zhvilluar ajo...Të gjithë ata që do ta kenë në dorë këtë libër, padyshim se do të gjejnë shumëçka me vlerë, e që është vështirë të përmblidhen në vetëm këtë recension. Fuqinë e këtij libri , padyhsim se pos përjetimit të drejtpëdrejtë nga autori i ngjarjeve dhe temave të trajtuara, e bën konsultimi i literatureës dhe intervistimi i drejtpëdrejtë edhe i atyre që sot më nuk janë në mesin tonë, por që dhanë jetën për lirinë e populit shqiptar dhe Pavarësinë e Kosovës. Falënderimi i shkon autorit, për punën e palodhshme që ka bërë, kurse rekomandimi u shkon lexuesve, për të parë dhe njohur historinë tonë të re e të lavdishme...shkruan pos tjerash z. Jakup Krasniqi. Ndërkaq Afrim Mustafa në fjalën e tij pos tjerash thotë: ”Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit, u qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë përjetë e mot”, përfundon publicisti, gazetari Afrim Mustafa.

****
Gazetari dhe publicisti Afrim Mustafa ka përfunduar realizimin e filmit dokumentar “Bardhësi-Komandant Bardhi”, i cili i kushtohet heroit të Kosovës Qamil Ilazi - i njohur me nofkën Komandant Bardhi gjatë Luftës së UÇK-së. Filmi është realizuar me rastin e 10 gushtit që në Kaçanik festohet si Dita e Dëshmorëve të kësaj komune. Dokumentari për heroin Qamil Ilazi, Mustafa, i cili ishte reporter i luftës, e ka realizuar, kryesisht nga intervista që ai vetë ka zhvilluar me këtë luftëtar, por ka shfrytëzuar edhe bashkëbisedimet dhe intervista që komandant Bardhi ka dhënë për mediet e tjera, si shqiptare ashtu edhe ato ndërkombëtare. Sipas Afrim Mustafës, ideja për krijimi e dokumentarit, “Bardhësi Komandant Bardhi”, ka lindur qysh në kohën e betejave të UÇK-së.



 “Dokumentarin e kam realizuar kryesisht nga intervista ime me Qamil Ilazin - Komandant Bardhi, në Shtabin e UÇK-së në Ivajë të Kaçanikut më 6 dhe 7 mars të vitit 1999, por edhe nga intervista të tjera që komandant Bardhi ka dhënë nga vendi i ngjarjes për RTSH, pastaj ”Deutche Welle' e gazetat e ndryshme, si ”Bujku-Rilindja', 'Zëri', 'Fakti' etj”, është shprehur Mustafa, i cili premton se ky film brenda muajit gusht do të transmetohet edhe nga Radio Televizioni i Kosovës. Po ashtu, në këtë dokumentar janë prezantuar edhe opinionet e bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të Komandant Bardhit si: Hashim Thaçi, aktualisht kryeministër dhe ish-drejtor politik i UÇK-së, Agim Çeku, ish- Komandant i Përgjithshëm i Shtabit të UÇK-së, z. Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, z. Hajrush Kurtaj, ish-zëvendëskomandant i Brigadës 162, komandant i së cilës ishte Qamil Ilazi-Bardhi, familjarët e Bardhit - i biri dr. Besim Ilazi, veprimtari dhe ish-eprori i UÇK-së, Berat Luzha.



 “Të gjithë këta janë shprehur se Qamil Ilazi ishte njeri me virtyte të larta njerëzore e luftarake dhe një nga personalitetet më të veçanta të luftës së UÇK-s딝, është shprehur Mustafa. Dokumentari “Bardhësi komandant Bardhi” është realizuar në kuadër të Radios “Zëri i Sharrit” në Kaçanik - Ferizaj. Regjia është bërë nga vetë autori dhe ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja.

 Për përkrahje materiale e morale për ta përmbyllur këtë projekt të rëndësishëm për luftën e UÇK-së, autori Mustafa falënderon kryetarin e Lypjanit, Shukri Buja, Universitetin Mbretëror “Iliria” me rektor prof. dr. Mixhait Reçi, z. Agim Kola nga Tirana dhe Naim Mustafën nga Zvicra. Po ashtu, z. Mustafa falënderon edhe kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Xhavit Jashari dhe veprimtarin Bashkim Xhokli


Kush është Naile Selimaj - Krasniqi është Shefe Ekzekutive e KPM-së, në mandatin a saj të dytë.

Shefi Ekzekutiv e drejton Zyrën Ekzekutive, organin e dytë të KPM-së. 
Biografia e shkurtër e Shefes Ekzekutive të KPM-së


  • Naile Selimaj-Krasniqi është lindur më 19 maj 1978 në fshatin Novosellë, Komuna e Pejës.
  • Ka përfunduar Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze, pranë Universitetit të Prishtinës në shkurt 2004.
  • Ka magjistruar në shtator 2007 në lëminë e Udhëheqjes Arsimore; në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Kalgarit, në Kanada.
  • Është emëruar nga Këshilli i KPM-së në pozitën e Shefes Ekzekutive në tetor të vitit 2006, kurse në nëntor të vitit 2009 është riemëruar në këtë post në mandatin e saj të dytë,
  • Nga korriku 2003 deri në nëntor 2006 ka punuar në Zyrën e Komisionerit të Përkohshëm për Media në pozitën e Udhëheqëses së Divizionit të Licencimit,
  • Nga janari 2002 deri në qershor 2003 Zyrtare e Lartë për Licencim, Zyra e Komisionerit për Media (Misioni i OSBE-së në Kosovë),
  • Nga nëntori 1999 deri në dhjetor 2001, Asistente e Lartë për Licencim, Departamenti për Media, Misioni i OSBE-se në Kosovë,
  • Nga muaji korrik 1999 në tetor 1999, asistente dhe trajnere e gazetarëve të Radio Prishtinës dhe Televizionit të Kosovës.
  • Është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Kush është Xhabir Zharku?


Një ish-polic ka implikuar ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, në përgatitjen e vrasjes së dy prokurorëve dhe një gjyqtari të EULEX-it.
Ky dëshmitar, i cili me dëshmitë e tij ka arritur ta kthejë përmbys rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” nuk e ka shfajësuar as veten nga përgjegjësia në organizimin e shpërthimit që kishte ndodhur në shtator të vitit 2007, i cili kishte shkaktuar vrasjen e dy personave dhe plagosjen e 11 të tjerëve, shkruan Koha.
Ai ka thënë se Zharku ka paguar një person 20 mijë euro për t’i vënë bombën në veturën e prokurores Maria Bamieh.
Dëshmitari ka deklaruar se Zharku kishte planifikuar edhe vrasjen e prokurorit Maurizio Salustro, si dhe kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.
Si rezultat i hetimeve dhe aktakuzës së ngritur nga prokurorja angleze Mariam Bamieh, Zharku është dënuar me 3 vjet e gjysmë për veprën penale të detyrimit dhe pritet që të shkojë në vuajtje të dënimit.
E vetë Xhabir Zharku, ka mohuar se ka përgatitur ndonjë vrasje. Zharku i ka quajtur këto trillime.

Të gjitha veprimet e kundërligjshme të Xhabir Zharkut



Besnik Lajçi: Unë dëshmoj kundër Xhabir Zharkut

Një dosje për veprimet e Xhabir Zharku kryetar i komunës së Kaçanikut është dërguar në Prokurorinë Speciale të EUELX-it. Kjo dosje është shkruar dhe dërguar nga Besnik Lajçi, një ish mik shtëpie i Xhabir Zharkut. Besnik Lajçi, i-sh dhëndër i Zharkut (i martuar me motrën e Zharkut por i ndarë më vitin 2007) ka dërguar një dosje “të trashë” në EULEX, pjesë të së cilës i ka dërguar edhe redaksisë së gazetës tonë.

Kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku është shpallur fajtor të enjten nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë për veprën penale të detyrimit. Për këtë vepër penale ai është dënuar me tre vjet burgim, ndërsa është gjobitur edhe me 1500 euro për armëmbajtje pa leje.

Akuzat ndaj Zharkut

Besnik Lajçi, shqiptar nga Peja me vendbanim në Danimarkë ka përgatitur këtë dëshmi të cilën e ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të EULEX-it e në të cilën nxjerr në pah disa veprime që bien ndesh me ligjin nga ana e Xhabir Zharku, kryetar i komunës së Kaçanikut. Sipas Besnik Lajçit me veprimet e tij Xhabir Zharku ka kryer ”Vepra penale kundër të drejtës ndërkombëtare ; Krime kundër njerëzimit, sipas nenit (117) dhe (128) të KPK, Përgjegjësia e komandës, neni (129) KPK, Terrorizëm, neni (129), Vepra penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe të pasurisë; Vepra penale kundër martesës dhe familjes.

Duke u bazuar në veprat penale të lart cekura e të kryera nga ana e ish komandantit të brigadës (162) "Agim Bajrami" zona e Nerodimes Xhabir Zharkut, unë Besnik Lajqi në cilësinë e dëshmitarit okular ju ofroj informata të më poshtme dhe po ashtu jam në gjendje të informoj, të ju ndihmoj, t'ju ofroj edhe prova materiale që dëshmojnë mbi përgjegjësin penale të tij , në çdo kohë dhe në çdo moment kur ju e kërkoni nga unë, vetëm e vetëm që personat e tillë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar .

Biografia ime dëshmitarit Besnik Lajçi

Quhem Besnik Bajram Lajqi i lindur me 11 09 1965 ne Pejë.

Nga prindit baba Bajrami nëna Shake prejardhjen nga Rugova e Pejës fshati Malaj. I larguar nga Kosova nga viti 1981 me vendbanim në Danimarkë. Baba i 3 fëmijëve; Flamurit lindur ne 1988, Korabi 1991 dhe Fisniku 1993. I ndarë nga viti nga bashkëshortja me 2007. Kam jetuar me 3 djemtë deri para pak muajve. Flamuri jeton tani i pavarur. Korabi jeton me mua. Fisniku nga shtatori i vitit 2008 banon tek nëna e vet. Pronar i një lokali tip restoranti pizerie.

Me ketë letër ju drejtona prokurorisë të EUELX- it Kosovë, ne lidhje me Xhabir Nezir Zharkun nga Kaçaniku i lindur ne Shkup tash kryetar i komunës te Kaçanikut,. Xhabir Zharku ishte vëllai i ish-bashkëshortes time.

Që nga viti 1998 e kam përcjell aktivitetin e Xhabir Zharkut ku jemi ra shume herë ne kundërshtime me idetë dhe planet e tij.

Xhabir Zharku ka lindur në Shkup, në vitin 1963, në lagjen Dizhonska. Shtetas suedez, kurse tash shtetas i Kosovës me banim në Kaçanik. Qëndrimit i tij në Suedi dhe në USA e përbën një histori të zezë për vetë Zharkun. Këtë më së miri e dinë institucionet suedeze, komuniteti shqiptar në Suedi dhe në USA. Dhe, herët a vonë do të informohen edhe vetë qytetarët kosovarë për veprat e tij të paligjshme që ka bërë në këto dy vende. Kurse unë po prezantoj disa nga këto vepra që ka bërë në Kosovë dhe Shqipëri gjatë kohës se luftës dhe pas luftës.

Takimi në Tiranë me Xhabir Zharkun

Gjatë luftës në muajin shkurt vitin 1999, me ra rasti ta takoj tek miku im R.Sh. në Tiranë. Xhabiri kishte marre titullin komandat “Qorri” për zonën e Kaçanikut. Tek R. Sh kam banuar disa herë nga viti 1989. Ramadani kishte telefon ne shtëpi dhe nga telefoni i tij folshim me familje. Në shkurt te vitit 1999 isha duke ndej te Ramadani kur theret dikush ne telefon dhe lyp te bisedon me komandant “Qorrin”- Xhabir Zharkun, thotë se jemi nga shtabi i UÇK-ës nga Kaçaniku. Pas disa minutave erdh Xhabiri me kushërini e tij Xhafer Zharkun. Pas disa minutave ata thirren prapë dhe nisi biseda. Ata që thirren thanë se popullata ka nis me ikë dhe si te veprojmë. Ky ju thotë se duhet me e ndalu ikjen e tyre për ne Maqedoni. Xhabiri ju thotë ata qe nuk ju binden urdhrave duhet me i arrestua. Të nesërmen ata thirren prapë ku than se kemi arrestua 10 vetë që janë njerëz që nuk ju binden urdhrave e janë njerëz te dyshuar qe kanë bë biznese te ndryshme para lufte. Ky i lypi emrat e tyre dhe i shkroi ne një letër dhe ju tha te thirrini pas një ore se me duhet te bisedoj me shefin time. Ne atë bisedë ishte edhe kushërini i tij Xhafer Zharku ku ky i shikoj këta emra. Xhaferi i njihte këta njerëz sepse ishte nga ajo pjesë. Xhabiri nuk i njihte sepse ky ishte lindur e rritur ne Shkup dhe nuk i njihte njerëzit nga ajo anë. Duke e shkrua emrat e tyre mua me ra ne vesh një mbiemër Kiki. Unë kisha një shok timin te mirë ne Danimarkë me ketë mbiemër. Xhabiri dhe Xhaferi dolën ne qytet dhe pas disa orëve u kthyen. Ata nga shtabi i Kaçanikut kishin thirrur prapë sipas orarit qe aje jua kishte dhanë. Xhabiri ju tha “filanin fistekun” te lëshoni. Kurse “filanin e filanin” ku ne atë bisedë u përmend edhe i personi me mbiemër “Kiki”, t’i afroni afër pozicioneve serbe dhe t’i vrani. Kur tha kështu unë u habita dhe i them Xhaferit te keni kujdes se çka bëni!!?

Xhaferi tha unë nuk di se çka bën ky është puna e tij se ky është komandant. Pas bisedës që beri Xhabiri unë e kundërshtova rreptësisht duke thëne se po e bëni një gabim shumeë të madh. I thash se ti nuk i njeh njerëzit dhe mos bën aso gabime me fatet e njerëzve. Ky mu përgjigj: “Ky është problemi im, ti je dhëndër dhe mos u përziej ne punët e mia”. Ne ato moment shkova deri poshtë te një kafe dhe i tregova R.Sh. për ketë bisedë qe e dëgjova nga Xhabiri ne telefon. R.Sh.i erdh keq shumë dhe e takoi Xhabirin dhe ia tërhoqi vërejtjen se po bën gjëra se nuk janë të mira për situatën qe është popullata ne Kosovë. R. i tha se nuk kam dëshirë që të përdoret telefoni im për këso gjerave. Pas dy ditëve dikush tregoj se babën e Xhaferit dhe vëllanë ia kishin vrarë serbet. Pas disa ditëve dëgjova se janë vrarë edhe disa persona nga ata qe ky u kishte dhënë urdhër dhe një kishte shpejtua nga ata. E pash se i kishte kap një shqetësim Xhabirin.

Eksploziv në Malmo të Suedisë kundër R.N, personit që ishte kundër fondit “Vendlindja thërret!”

Gjatë dimrit te viti 1999, Xhabiri erdh këtu ne Danimarkë me 2 persona tjerë. Njeri nga ata ishte nga Suedia me prejardhje nga Kaçaniku kurse i tjetri nga Maqedonia. Ky i fundit banonte ne Danimarkë. Ketë nuk e kam pa as njëherë nga ajo kohe. Xhabiri kishte qenë në Suedi dhe aty kishte bërë një prove me eksplozive me telekomandë në një park neë Malmo. Këtë bisedë me tregoi ish gruaja dhe motra e tij që banonte në Kanada. Vëllai i ti Zylfiu e kishte kundërshtua atë vepër qe e kishte bërë Xhabiri në atë park. Xhabiri erdh me një makinë volvo të bardh qe ia kishte marre vëllait të vet Skënderit. Duke pa unë se diçka nuk është puna ne rregull, e marr Xhabirin dhe i them se diçka nuk është puna në rregull dhe e lus të më tregojë se çfarë problemi kishte. Xhabiri më tha se “kësaj pune ke me ja dëgjuar krismën”. Unë i them duhesh me më tregua sepse këtu plane po i bën ne shtëpi time dhe në lokal timin. Mua me dënon ligji dhe mirë është me dite. Ky tha se jemi ardhur me e vra një person qe po na pengon shume për mbledhjen e parave për “Vendlindja Thërret”.

Pas një presioni tim e detyroi të me tregojë.

Thotë jemi ardhur me vra “R.N.”. Unë ju thashë se po gaboni shumë, sepse nuk vrahet njeriu që ju kundërshton sepse është bindja e tij politike. Ju thashë se ju nuk guxoni të bëni një vepër të tille sepse unë hy e dal familjarisht me personin R.N.. Nëse ju bëni ketë vepër unë do ju lajmëroj në polici. Pas kësaj Xhabiri u kthye në Shqipëri pa u përshëndetur fare me mua.

(Vijon)

Nesër do të lexoni: Cilat uzurpime i ka kryer Xhabir Zhakru pas lufte në Kosovë? Si përgatiti atentatin ndaj vetvetes më vitin 2011? Si ia vuri eksplozivin kushëririn të tij Lutfi Zharkut në shtëpinë e tij një ditë para se të vizitonte Kaçanikun presidenti Ibrahim Rugova?

Pas luftës kam dëgjua se janë arrestua disa persona për këto vrasje.

1. Zharku pas luftës ka uzurpuar prona të ndryshme në Komunën e Kaçanikut dhe të Ferizajt. Ka uzurpuar të vetmen pompë karburanti që ishte në Kaçanik, duke vjelë prej saj shuma të majme parash. Uzurpoi një ndërtesë në qendër të Kaçanikut, duke u dhënë me qira, sipas dëshirës shumë qytetarëve, Aty një kohë ka banuar edhe vetë. Në katin e lartë të ndërtesës hapi një radio, ndërsa në banesën ku jetoi, kur doli prej saj, i vuri zjarrin.

2. Në vitin 2001, Zharkut i ndodhi një fatkeqësi, gjoja dikush ia futi masë shpërthyese nën makinën e tij, parkuar në oborrin e shtëpisë së vet. Por, e vërteta është tjetër. Ky e përgatiti vetë këtë “atentat”. Kishte këto qëllimi: Të behej i njohur dhe të fitojë një armë me leje nga KFOR-i. Policia e UNMIK-ut nuk kishte gjetur gjurmë se “atentati: kundër Zharkut ishte montuar. Por, faktin më së miri e dinë vetë KFOR-i dhe polica e UNMIK-ut dhe SHPK-së.


Pas luftës kam dëgjua se janë arrestua disa persona për këto vrasje.

1. Zharku pas luftës ka uzurpuar prona të ndryshme në Komunën e Kaçanikut dhe të Ferizajt. Ka uzurpuar të vetmen pompë karburanti që ishte në Kaçanik, duke vjelë prej saj shuma të majme parash. Uzurpoi një ndërtesë në qendër të Kaçanikut, duke u dhënë me qira, sipas dëshirës shumë qytetarëve, Aty një kohë ka banuar edhe vetë. Në katin e lartë të ndërtesës hapi një radio, ndërsa në banesën ku jetoi, kur doli prej saj, i vuri zjarrin.

2. Në vitin 2001, Zharkut i ndodhi një fatkeqësi, gjoja dikush ia futi masë shpërthyese nën makinën e tij, parkuar në oborrin e shtëpisë së vet. Por, e vërteta është tjetër. Ky e përgatiti vetë këtë “atentat”. Kishte këto qëllimi: Të behej i njohur dhe të fitojë një armë me leje nga KFOR-i. Policia e UNMIK-ut nuk kishte gjetur gjurmë se “atentati: kundër Zharkut ishte montuar. Por, faktin më së miri e dinë vetë KFOR-i dhe polica e UNMIK-ut dhe SHPK-së.

Eksploziv në shtëpinë e kushëririt Lutfi Zharku e të policit

3. Gjatë vizitës të dr.I. Rugovës në Kaçanik, kur ishin zgjedhjet e para në Kosovën e pasluftës, një kushëri i Xh, Zh,Lutfi Zharku që ishte simpatizant i LDK-së, shkoi ta pretë Rugovën në qytet. Zharku, ashtu si gjithmonë faqezi, shkoi dhe i vuri eksploziv në shtyllat e shtëpisë dhe ia shkatërroi të tërën. Kjo vepër ishte mburrje për Zharkun dhe me shumë tehe.

4. Zharku me mençurinë e vet te poshtër bleu një makine të tipit “Opel”, me ngjyrë të bardhë, të njëjtë si të një si një polici kaçanikas,(Ahmet Bella) i cili po i hetonte veprat e Zharkut gjatë luftës dhe pas luftës. Zharku montoi eksploziv ne makinën e këtij hetuesi dhe pas eksplodimit, e tërë makina u shkatërrua. Kjo vepër ishte një paralajmërim për hetuesin që ai të mos vazhdojë më tutje hetuesinë kundër tij, se përndryshe e pret e njëjta fatkeqësi si e makinës së tij. Të nesërmen, Zharku lajmëroi policinë se gjoja ata persona që kanë vënë eksplozivin, kanë menduar se ishte makina e tij e jo e policit që e hetonte. Dhe këtë karrem e hëngrën KFOR-i dhe policia e SHPK-së. KFOR-i dërgoi forca sigurie rreth shtëpisë së tij. Maj i sigurt se me kohë institucionet tona të mirëfillta demokratike dhe shtetërore do të thonë të vërtetën e njëjtë si unë.

Ne vitin 2002 unë me familje u ktheva për të jetuar në Kosovë. Një ditë me vjen Xhabir Zharku dhe me thotë se dëshiron të blejë material për fabrikë por nuk i ka paret me veti dhe kërkoi t’ia huazoja 2500 euro. Unë ia dhashë dhe me tha që t`i jap numrin e kartelës së bankës qe t’i deponoj paratë në bankë nga Ferizaj qe të mos humb kohë. Unë a dhashë numrin e kartelës qe i kisha në bankën Banka Kreditore e Prishtinës Zharku kishte gjetur lidhjen në bankë dhe më kishte kontrollua kartelën time se sa para i kam në bankë. Ato 2500 euro nuk m’i ktheu kurrë më.

Një dite me vjen në shtëpi dhe me thotë që të bëhem bashkëpronar i një punishte kemikale që prodhon ngjyra dhe fasada. Unë i thashë se nuk është profesioni ime dhe nuk ka fitim nga ajo pune sepse e ka aty afër një fabrikë që quhet RENOFIX. Xhabiri me thotë se nuk është fitimi tek ngjyrat por fitimi është diçka tjetër. Thotë se po i pres këto dite makinat nga Bullgaria qe te me vinë. Aty do të prodhojë eksploziv, lëndë plasëse dhe mundemi me e dhanë me qira njerëzve qe ju duhet për laborator. E kishte fjalën për lëndë narkotike. I thashë se unë nuk bëj asgjë çka është jashtë ligjit dhe ne demin te njerëzimit.

Xh.Zharku: Ky popull do me ia kajt nanën se ia ka dhënë votat Rugovës!

Ne vëren e viti 2002 isha duke ndejtur me disa mysafirë qe janë policë të SHPK ës në banesën qe e kisha në lagjen Arbëri ish-Dragodan në Prishtinë. Ishte pasdite para se të binte terri. Duke biseduar me mysafirë u dëgjua një eksplodim i madh ku na dridhi edhe neve. Mysafiret shkuan te vendi i ngjarjes sepse ata ishin policë të Kosovës. Pas disa minutave erdhi Xhabiri me babën e nënën e vet me një xhip te madh Mitsubishi me targa të Shqipërisë.. Zbres poshtë e them: Çka po bëhet kështu? Ku ka ndodh ky shpërthim? Xhabiri më përgjigjet: ”Q... nanën bre dhëndër, qashtu e lyp ky popull. Ky popull duhet zhduk se ja ka dhanë votat prapë Rugovës dhe ma bëri me sy. Kjo bisedë e tij me shqetësoi shumë mua. Shpërthimi kishte ndodhur aty afër sheshit Klinton.

Padyshim bazuar në drejtësinë e institucioneve te Kosovës dhe miqve tanë do të hetohen te gjitha rastet qe kanë të bëjnë me eksplozivin në Kosovë, të gjitha rastet nga Merdara e deri ne Prizren.

Dallavere me makina në Durrës

Ne vitin 2002 isha ne Durrës për pushime me familje kur e shoh Xhabirin në plazh. Me tregon se mbrëmë i kanë dal maskat dhe ja kanë marr makinën Opel të bardhë në rrugën Fushë Kruje - Tiranë. Makinën e kishte gjet pas disa orëve te pa dëmtuar. Rastin e kishte lajmërua në Polici të Shqipërisë. Policisë i kishte thënë se “...nuk dua me e bo ketë rast të madh sepse frikohen me ardhur kosovarët në pushime në Shqipëri”. Por kishte lyp një letër nga ata për atë ndodhi qe i kishte ndodh. Pas dy ditëve dëgjova në pazh nga disa njerëz që po të njëjtin vend një shokut të tij i kishin dalë maskat dhe ia kishin grabit makinën. Por pas disa orëve e kishte gjet disa qindra metra me larg të pa dëmtuar. Kur dëgjova kështu, unë nisa ta hetoj ketë rast. Gjeta një lidhje në policinë e Fushë Krujës dhe pashë në libër se kush ishte aji person. Me çuditi shume kjo ndodhi se si ka mundësi qe dy shokëve me ju ndodh po te njëjtin vend grabitja e makinave. Makina e shokut të tij ishte me targa gjermane. Zharku qëndro disa dite ne Durrës deri sa ai shoku e lajmëroj se ka mbërri mirë në Gjermani, duke kërkuar ndihmë nga një shok i imi i cili kishte eksperiencë ne kriminalistik. Pas një hetimi që bëmë dhe një bisede të gjatë, e zbuluam ketë lloj dallavere të Zharkut me ketë grabitje te makinave. Ketë e kishte bërë me qëllim. Ne makinën e shokut ka shti lëndë narkotike ose eksplozive. Nëse e nxënë policia kufitare Italiane ose Gjermane rrugës me pas një argument se makinën ma kanë grabit ne Shqipëri dhe aty ma kanë fsheh ketë material te ndaluar. Nëse policia e huaj pyet, polica e Shqipërisë do ju jepte fakte që në të njëjtën rrugë janë grabitur dy makina. Kështu do te shpëtonte nga dënimi shoku i tij.

Prishja dhe “rregullimi” i makinave në shtëpinë e Zhabirit

Musafirëve të tij qe kanë ardhur nga jashtë disa herë u janë prishur makinat dhe ky u ka dërguar në Shkup për t’i rregulluar. Ish baxhanakut tim nga Suedia iu ka prish makina tek Xhabiri dhe ia kanë dërguar ne Shkup që t’ia rregullojë. Unë mendoj se Xhabiri vet me qëllim ua ka prishur makinat sepse gjatë rregullimit te tyre u ka fshehur atyre në makinë gjëra të ndaluara si p.sh.:droge dhe eksploziv.

Njëherë me kujtohet se vëllai i tij i vogli Skënderi ka shkuar me e rregullua makinën ne Bullgari se nuk i bejke ftohja. Sa herë ka shkuar vëllai tij në Kaçanik nga Suedia ky i ka ndërruar makinat. Nuk ka ardhur 2 herë kurrë me një makinë d.m.th. se diçka ky ka bartur nga Kosova për në Suedi. Edhe mua me ka ndodh dy herë qe të me prishet makina tek Xhabiri por nuk e kam lejuar qe të ma dërgojë makinën askund e kam rregullua tek mekaniku qe i kam ndej te koka. Ato makina qe mu kanë prish janë kanë MITSIBISHI SHUGON dhe DIATSUNG ROCKY.

Gjatë qëndrimit në Kosovë me familje vendosem qe te adaptojmë një fëmije nga jetimorja unë dhe ish gruaja ime, që është motra e Xhabirit. Pasi që i rregulluam të gjitha letrat Xhabiri dhe Zylfiu vëllezër të ish gruas, i kishin bërë ish gruas time presion që të mos ta adaptojmë atë fëmijë që ishte vajzë. “Nëse e adaptoni ju këtë fëmijë e keni të ndaluar që të vini me atë fëmijë tek ne” i kishin thënë ish-gruas time vëllezërit e Xhabirit. Pas bisedës qe pata me qendrën e Socialit në Prishtinë ata më thanë: “Na vjen keq por nuk bën me e adaptua fëmijën nëse keni probleme me gruan”. Kjo dëshirë e imja shumëvjeçare që ta rris një jetim nuk u realizua. Ishte kjo një goditje e madhe për mua shpirtërisht nga ana e Zharkut. Pash se nuk isha i qetë nga Zharku dhe nga rrethi i tij. Vendosa që të kthemi në Danimarkë prapë. Fëmijët dhe ish gruan i ktheva para meje në Danimarkë. Unë qëndrova edhe 2 muaj qe t’i rregulloj disa gjera dhe t’i shes banesat. Një dite me vjen kushërini i Xhabirit Xhafer Zharku të cilin e nderoja shumë. Më thotë a ki mundësi me m’i dhanë 30.000 euro (tridhjetëmijë) se po me duhet të blej nafte. Pas 3 muajve t’i kthej. Shkuam në bankë ku i kisha paratë dhe ia dhashë nga banka. Unë u ktheva ne Danimarkë ka muaji mars i viti 2003. Nisa të punoj në lokal të cilin e kish më parë.


Në mars 2003, Xh. Zharku lajmëroi familjen e vet se ishte kidnapuar nga mafia bullgare në Kosovë dhe ishte dërguar në Bullgari. Ka kërkuar 300 mijë euro që po ia kërkonte mafia për ta liruar. Familja ishte tmerruar. Vëllai i Zharkut, Z. Zh., me telefonon mua dhe më thotë se Xhabirin e kanë kidnapuar mafia bullgare dhe gjendet në Bullgari. Nuk ma tha se për çfarë motive e kishin kidnapuar. Por më tha se i kanë kërkuar 300 mijë euro për ta shpëtuar kokën dhe paratë duhet t’ia dërgojmë Brenda 48 orëve. Unë i thashë se duhet të lajmërosh policinë në Suedi dhe në Kosovë, pasi ai është qytetar i këtyre vendeve. Pas një kohe, Xhabri nga Bullgaria telefonon vëllai që paratë të bëhen sa më parë. Por, Xhabiri nuk ka pranuar që të lajmërohet as policia, as KFOR-i, në mënyrë që në një sekret të plotë të mblidhen paratë dhe t’i dërgohen. Dhe, i vëllai i tij e dëgjon. Vendos të mbledhë paratë në rrethin familjar pa e ditur sigurimi. Motra e tij, që është ish-gruaja ime, u shqetësua pa masë.

Për gjoja kidnapimin Xhabirit u mblodhën 300 mijë euro

Ishte rasti i parë i një lajmi për kidnapimi në Kosovë. Gjithë sa patën dhanë. Dikush shiti makinën, dikush hyri borxh deri sa edhe floririn e grave e shiten që ta grumbullojnë shumën ë parave që Zharku po kërkonte për të shpëtuar. Edhe unë hyra borxh dhe i dhashë një shumë parash .Kështu, vëllai Xhabirit mblodhi 300 mijë euro për Xhabirin “e kidnapuar”. Ai u ka kthyer paratë të gjithëve, pos meje. Me ka mbet dhe borxhe 32.500 euro (tridhet e dymijë e pesëqind) 2500 euro qe mi ka marre gjatë as kohe ne Kosovë kur isha dhe 30.000 euro qe mi kishte borxhe kushërini i ti Xhafer Zharku. Gjatë kidnapimit këta e dijshin se mi ka kushërini i tyre 30.000 euro borxhe dhe kanë shkuar ja kanë marr parat Xhaferit me pëlqimin tim. Zharku u lirua. Pas një kohe ia kërkova paratë e mia, ndërsa më ka kërcënuar, duke më thënë se nuk të kam gjë borxh dhe mos më shqetëso më tutje. E thirra prapë dhe më thotë: A e din ti se e ki te ndalume me hy ne kosove se je i denum me vdekje. Zharku pas një takimi me motrën e tij, pra me gruan time, e kërcënon me revole në fyt, duke i thënë: Boni presion burrit qe mos ti lyp parat ose une ta vras burrin ose ndaju nga ai. Shoqja erdhi duke u dridhur dhe tregoi ndodhinë që i kishte ndodhur me të vëllai. Nga ia moment, ajo ka qenë e izoluar nga familja e saj dhe ka rënë në një gjendje të keqe psikike. Pas 20 vjetësh martesë, për shkak të Xh. Zhakut, ne u ndamë. Nuk është hera e parë që ky njeri ka shkatërruar familje. Rasti i një vajze të kushërirës së tij është një shembull tjetër. Vajza martohet me një djalë dhe lind një fëmijë. Familja e dhëndrit ishte i një partie tjetër. Ky hyn mes tyre dhe i ndanë, duke lënë jetim fëmijën, pse babai i tij ishte i një partie tjetër.

Të gjitha shpërthimet e pasluftës në Kaçanik

Te ndalemi pak te gjitha këto eksplodime ne Kaçanik që unë i kam përcjellë deri diku me mundësit e mia. Mundet te ketë te tjera ne Kaçanik , Ferizaj, Kosove dhe Maqedoni P.sh ne Kaçanik janë disa raste që unë i di dhe qe janë edhe ne gazeta te ndryshme .Shohim ne artikullin me larte kur janë demolua makinat e komunës nga eksplozivi. Vetura zyrtare e kryeshefit të ekzekutivit të Kaçanikut, Agron Shurdhani (AAK). Ku Zharkut nuk i konvenonte qe te shef ketë me ketë makinë .

Si ka mundësi qe te harrohet kjo ngjarje shume me rendësi e cila rrezikoj jetën e njerëzve dhe dëmtoj pasurin shoqërore. Si ka mundësi që Zharkut ti ndodhin disa eksplozive ndaj tij. Kjo me çudite qe askush nuk është marr qe ti heton këto raste. Si ka mundësi qe ne komunën e Kaçanikut te ketë aq shume raste te këtyre ekspozimesh qe te mos dihet keqbërësi.

Unë i shqetësuar nga këto vepra ti Zharkut te shëmtuar kontaktova dy policë të SHPK-së. Ishte një kontakt ndërmjet disa njerëzve qe i njisha. Këta i kam kontaktua me ane telefoni dhe interneti, kemi pas një bashkëpunim te mirë se bashku. Mundësia e tyre qe te shkojnë me shume ne hetime ishte shume e kufizuar sepse nuk kishin aq buxhet te madh qe te përcjellin dhe ti hetojnë këto raste. Sipas tyre ishte pune qe duhet kohe dhe pune me rrezik. Këta dy policë ishin shumë të shqetësuar për këto vepra te Zharkut.

Unë isha shume i shqetësuar vendosa te kontaktoj me ambasadën Amerikane ne Danimarkë. Ne telefon ju tregova shqetësimin tim. Këta me caktuan një kohe që të shkoj ne Ambasadë. Ne muajin prill 2008 kam shkuar. Aty ju tregova për Zhakun shqetësimin tim qe kisha. Ju tregova për fabrikën e cila prodhonte edhe eksplozive ku ishte disa kilometra larg bazës amerikane Bondstill. Unë ju thash se shqetësimi im është ky. Xhabir Zharku ka prodhua eksplozive ka bo disa prova .Shqetësimi ime është ; Mos vallë Zharku i ka shite apo i shet ndonjë organizate terroriste eksploziv. Apo mundet ta përdor për qëllimet e veta ne Kosovë. Biseda zgjati mbi një orë. Me falënderuan për informacion.

Këtu ne Danimarkë kam disa klientë me prejardhje nga Izraeli ku kam respekt për ketë popullatë. Një dite bisedova me njërin nga këta. Ja tregova shqetësimin tim qe kisha ndaj Zharkut. Ky me tha se do te kontaktoj me një person nga ambasada e Britanisë te Madhe Anglisë.

Pas disa ditëve me thërret një person i quajtur John. Thotë se jam nga ambasada Angleze dhe ka kontaktua një koleg i juaji me ne për shqetësimin e juaj. Unë i tregova te gjithat çka i kam cek edhe ne ambasadën Amerikane. Pas një bisede te gjatë. Ky me lypi person numrin tim personal te cilin ja dhashë. Me falënderoj për bisedë. Tha do ta bisedoj me shefin tim.

Unë gjatë asaj kohe bisedojsha me disa shoke nga vende te ndryshe te Kosovës dhe te Kaçanikut. Qëllimi im ishte ta kem nen përcjellje qe te mos bën diçka te keqe. Me datën 29 tetor 2008 me thërret një shok i imi telefon me thotë: Zharku do te del jashtë shtetit por ka problem nipi i tije Bedri Elezi për vizë. Po me datën 30 tetor 2008 Bedri Elezi shkon ne Ambasadën gjermane për vizë. Këta i thonë eja nesër. Te nesërmen ditën e premte 31 tetor 2008 Bedri Elezi dhe Xhabir Zharku shkojnë ne Ambasadën gjermane dhe e marrin vizën. Te nesërmen udhëton për ne Shqipëri nga aty ne Itali Gjermani. Ditën e marte data 4 nëntor 2008 policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja ia kontrollojnë shtëpinë ne Kaçanik ku gjejnë një arsenal armatimi dhe ekspozimi. Ketë lajm e mora nga një shok i Kaçanikut. Pastaj edhe nga lajmet e ndryshme. Zharku nga Gjermania ku ishte shkoj ne Suedi tek një koleg i veti qe te strehohet ne qytetin e quajtur Gislaved. Një gazetar i Kosovë qe e njisha me thirri dhe me tha ku muj ta gjej Zharkun. Unë i tregova se ku gjinden. Gazetari pas disa orëve me thirr nga Suedia me datën 07 nëntor 2008 dhe me thotë se e gjeta ku është dhe po shkoj ta marr ne intervistë dhe pas intervistës do te takoj ty. Ky e kishte taku Zharkun dhe i kishte ber intervistë. Te nesërmen erdh tek unë me datën 09 nëntor 2008 dhe tregoj se Zharku u nis për ne Kosovë.

Duhet te hetohet vrasja e konel Ahmet Krasniqit

Ne fillim te shtatorit te vitit 1998 me ra rasti te takoj ketë njeri tek një mik i imi ne Durrës. Duke ja tregu ndodhitë e luftës në Kosovë Ahmet Krasniqi me thotë se si mundesh te me kontaktosh me disa njerëz qe i njeh nga organizimi i juaj. Unë i dërgoj fjale Zharkut se duhet te vjen në Tirane që të kontakton një person. Pas 2 ditëve erdh nga Tropoja Zharku. Takimin e lam tek një banës aty pas Piramidës ne Tirane ku e kishte me qira Ahmet Krasniqi. Aty u takuan disa njerëz te cilët nëse vjen momenti do i tregoj. Unë nuk pranova qe te jam ne atë takim. Pas ati takimi takova Zharkun dhe me tha se është një takim i mirë për neve. Ky tha se Ahmet Krasniqi dha shumë informacione dhe ne fund ia nguli vetit me një bisedë shumë të rëndësishme. Ahmeti u paska thënë se nëse nuk m’i plotëson kushtet që më ka premtuaar Bukoshi për furnizim të armatimit ai do të dal në gazetë e në TV dhe do te tregoj për shume gjera te këqija qe i ka ber Bukoshi. Kjo bisedë i kishte gëzuar shumë këta. Zharku tha: Edhe me vra dikush tash Ahmet Kransiqin faji i mbetet Bukoshit sepse Ahmeti do t`ja qet dallaveret ne shesh. Pas disa ditëve dëgjova ne lajme se është vra Kolonel Ahmet Krasniqi me erdh shume keq për ketë njeri sepse kishte mendime serioze për organizimin e luftës ne Kosovë.

Duhen bërë hetime

Duhet te hetohet vrasja para 3 viteve ne rrethin e Kaçanikut tek ura e 2 te rinjve. Këta kanë pas konflikt me Zharkun para vrasjes te tyre. Duhet te hetohet rrahja para 3 viteve te arsimtarit te djalit te Zharkut po ne mesin e qytetit para kafes Çapi ne Kaçanik rrahet para qytetarëve nga Xhabir Zharku.. Mësuesi Driton Gashi e denoncon ne polici por nën presion e hekë denoncimin. Duhet te hetohet edhe rasti ime. Duhet te hetohet rasti ne Danimarkë qe mi ka montua kabllot nga bateria ne rezervar te benzinës ne natën e vitit te ri. Duhet hetuar rasti i ish gruas time se kush e shtini qe ajo te me qet tableta ne ushqim te me dëmton psikikishte dhe fizikisht. Pastaj humbja e një kompjuterit dhe shkatërrimin e një BOKSIT ku ishin te gjitha argumentet e mia për vëllanë e saj Xhabir Zharkun.

Duhet te hetohet Bedri Elezi nip i Zharkut

Ky ka qen aty kur është kidnapua Zharku. Bedrin e kanë leshu Zharkun e kanë quar ne Bullgari. Duhet te hetohet pse u kidnapua Zharku. Ky është dora e djathtë e Zharkut.

Ne dimër te vitit 2007 jam kanë ne Kosovë dhe kam shkua ta shoh fabrikën e Zharkut. Jam shkuar ditën dhe natën. Ditën punonin punëtoret. Natën ishin dritat ndezur dhe aty gjithmonë ishte një makinë e bardh e policisë aty para fabrikës. Makina e policisë gjithmonë ishte roje ter natën aty. Kam shkuar edhe ne korrik te viti 2007 .Me ka interesua se çka po ndodh ne atë fabrikë. Prapë ishte makina e policisë para fabrikës si lloj roje. Jam ndale dhe i kam pyet se ku i bien rruga për Elez Han. Sipas informacioneve qe i kam mbledh. Zharku kishte shoqëri te madhe me kryepolicin e Kaçanikut Mehmet Tali Hajdini. Sipas meje ajo fabrikë ditën punonte normal. Natën aty punon diçka jashtë ligjit. Droge ose eksploziv. Ata punonin rehat sepse aty e kishin policin ter natën .Policia bënte kontrollin e rrugës Kaçanik, Shterpc dhe Tetove. Sipas një personi qe me tregoj. Ky me tha se polici Selatin Kamishi është i kërcënuar nga Zharku.

Këto ishin disa gjera te pa hijshme kriminale te Xhabir Zharkut. Jam ne gjendje dhe pa as një përfitim timin personal apo diçka të tille që të dëshmoj para çdo drejtësia re gjitha institucioneve te Kosovës dhe të EULEX-it



Në oborrin e Xhabir Zharkut 27 granata dore

Në oborrin e Xhabir Zharkut 27 granata dore
Mbrëmë(8.10.2012) rreth orës 19:15, policia në Kaçanik është informuar me telefon nga ankuesi (Xh. Zh. 48 vjeç), se në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen “Dushkaja” është gjetur një sasi e konsiderueshme e mjeteve të pashpërthyera.

Pas marrjes së informatës dhe daljes në vendin e ngjarjes, policia raporton se bëhet fjalë për 27 copë granata dore të vendosura në një pako në oborrin e shtëpisë së Xhabir Zharkut, ish-kryetarit të Kaçanikut.

Njësitet e specializuara dhe ato hetimore të policisë kanë vlerësuar se këto granata të prodhimit rus, ishin pa siguresa dhe pa detonatorë.

Granatat dhe një fitil i raketahedhësit, janë tërhequr nga ana e njësitit EOD. Hetuesit policorë kanë intervistuar pronarin e shtëpisë, i cili ka deklaruar se nuk kishte njohuri se kush dhe pse i kishte vendosur mjetet e pashpërthyera në oborrin e shtëpisë së tij.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale të Ferizajt.

http://www.mtv.com.mk/al/al/lajme/ballkan/15882/ne_oborrin_e_xhabir_zharkut_27_granata_dore.aspx



Me 3 vjet burgim është dënuar kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku. Pos kësaj, Gjykata e Qarkut në Prishtinë atij i ka caktuar edhe një dënim prej 1 mijë e 500 euro për armëmbajtje pa leje.
Zharku është shpallur fajtor për pikën 1 të aktakuzës, e që ka të bëjë me veprën penale të detyrimit apo zhvatjes. Ndërsa është shpallur i pafajshëm për veprën penale të kërcënimit.
Po të njëjtin dënim ka marrë edhe Arsim Kolshi, pjesë e të akuzuarve, ndërsa Besnik Hasani e Nysret Cena janë dënuar me nga një vit e dy muaj burgim. Trupi gjykues ka vendosur që tre nga të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm, ndërsa njëri nga ta, Besnik Hasani, ndodhet në burg.

Xhabir Zharku nuk ndjehej fare fajtor përgjatë këtij procesi dhe bënte betejë gjyqësore në instanca më të larta. Njerëzit që e njohin në komunën e Kaçanikut tregojnë se ai, në të vërtetë, nuk di ndryshe: qeverisjen lokale e kupton si sundim dhe pronësim të mjeteve, pasurive e njerëzve. Arsimi, administrata, shëndetësia, tregtia, strehimi etj. ishin nën kthetrat e këtij zullumqari që nuk beson që njerëzit kanë të drejta. Për këtë mënyrë të tij ai mori edhe mirënjohjen e kreut të qeverisë dhe partisë së tij....dhe tash iku pA therrë në këmbë nga Kosova!!!!

Xhabir Zharku ishte fatkeqësia e Kaçanikut. Mirëpo, largimi i Xhabir Zharkut është fati i Kaçanikut. I takon Kaçanikut që të mos lejojë t’i përsëritet fatkeqësia. Përsëritja e fatkeqësisë bëhet tragjedi. Me 17 qershor është mundësia që duhet shfrytëzuar.

Përgatiti:Flori Bruqi

2013/01/10

Jeta dhe vepra e Isa Boletinit


Isa Boletini u lind në fshatin Boletin më 15 janar të vitit 1864. U edukua në një familje të përmendur brez pas brezi për burrëri, drejtësi e trimëri. U rrit në kullën e Boletinit, e cila u bë simbol i traditës patriotike dhe qëndresës shekullore në kufirin verior të atdheut, Shqipërisë. Çka nuk panë dhe çka nuk dëgjuan frëngjitë e saj?! Përmbi njëzet beteja u zhvilluan rreth atyre mureve. Gjashtë herë u dogj nga armiqtë e vendit tonë!.. Isa Boletini ishte një burrë i mrekullueshëm. Shtati i tij i gjatë, lis bjeshke, gjithmonë ishte i veshur me kostume të bukura kombëtare, që i jepnin një hijeshi të pashoqe. Në biseda fliste pak, por me vend.
Isa Boletini (1864- 1916), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtar ku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai kishte një nam të madh për guximin dhe arritjet.

Jeta dhe vepra atdhetare

Bëmat Isa Boletinit u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët shumë të përmendura. Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t`i zbatonte me përpikëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të përçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një tabori ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait u rrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend pelegrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.





Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t`i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverinë osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtrri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin.

Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte:

1) Konsullit rus t`i ndalohej ardhja në Mitrovicë

2) Të lihem i armatosun e me shokë

3) Të banoj vetëm në Stamboll



Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filloi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artiljer, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova. Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s`kishte për t`u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lirimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m`u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli". Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blinte mendjen secilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)", dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e "Rojeve shqiptare" të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dha përkrahjen Revolucionit Xhonturk.

Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqve. Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje. Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjerë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri. U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912. Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë. Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.

Çka kanë retë që po vetojnëDy drangoj po luftojnë
N’Kaçanik deri n’Caralevë
Isa Begu, Idriz Seferi
Dergut Pasha me njëqind mijë
Isa Begu me shqiptari
Kadal, Pashë se s’je n’Rumeli
Tash po sheh shqiptarë me sy
Djegin vetën të përvlojnë ty

                                     Isa Boletini në Vlorë

Më 30 tetor 1912, Isa Boletini mori rrugën për në Vlorë, kësaj radhe për të mos e parë më Kosovën e tij aq të dashur. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 Nëntor, Isa Boletin e gjen në krye të 400 trimave të Kosovës duke bërë rojën e nderit pranë Flamurit Kombëtar. Çast gëzimi dhe mallëngjimi qe për të ngritja e Flamurit! Pas nderimit që ia bëri Flamurit, me sy të përlotur iu drejtua Ismail Qemailit duke i shqiptuar këto fjalë: “Të lumtë dora”. Kur Ismail Qemaili i propozoi postin e ministrit të luftës, Isai nuk pranoi duke thënë: “për këtë post duhen njerëz me shkollë”.
Siç dihet, Konferenca e ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, e mbajtur në Londër më 1913, duke e ndarë dhe duke e lënë gjysmën e Shqipërisë në robëri, ndaj popullit shqiptar bëri një padrejtësi të shëmtuar. Prandaj, kah fundi i muajit mars 1913, Isa Boletini, me një delegacion, shkon në Londër për t’i qarë hallet e Atdheut. Kur lordi Grej, mes tjerash, i thotë: “Mitrovica qenka larg për t’ia bashkuar Shqipërisë” Isai ia kthen: “Zotëri, nuk kam ardhë të ankohem për Mitrovicën time, por për gjysmën e Atdheut, që padrejtësisht e keni lënë në një robëri hala më të rëndë”.

Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë.

Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoi të hiqte revolen nga brezi dhe ta linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorëzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s`mund ta çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.




Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,
"Thuaji atij,” tha Isa, "që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqiptarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. "Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, "madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë.

Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë. Ja skena e papërsëritshme: "I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet. I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi. Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar... Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën...".

U vra tradhtisht, qëndroi si burrat

Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë. Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë. Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar. Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit "Isa Boletini", botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913. Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral. Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh.

Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas. Gjithsesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t`i nxjerrë në një vend neutral. Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon "mikun që i hapi derën i pari". Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.

Ekzekutimi

Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë. Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake. Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: "Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali. Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!".

Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje. "Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S`ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit. Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi. Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi. Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit", rrëfen i mbijetuari.



Sipas Gjillasit

Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut. Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij "Toka pa Drejtësi", botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me "Donin e Qetë" të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit:

"Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr. Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe. Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq, megjithëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij. Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve".

Varrimi

Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë. Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij "gjatë një përpjekjeje me malazezët".

Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...