Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/16

Interviste e Raimonda Moisiu, dhene gazetares Fatime Kulli



Raimonda Moisiu, autore e veprës:
- "Jeta mes dy dashurive" me publicistikë, prozë dhe ngjarje të jetuara,
-Romani: "Pafajsia e Eves",
-Vellimi me tregime & esse:"Duke kerkuar Ardianen...",
-Libri me publicistike ne rrafshin kombetar e global: "Gerhitja e Gjeneraleve",
-Vëllimet me poezi: "Dashuria nuk ka emër""
-Sikur nuk me ke puthur kurre",
-Bashkëautore në kater antologji te poezise shqiptare, "Zemra Prindërore", nga Forumi virtual"Memedheu",- "Itaka e Fjales", - nga Fotjon Art, - "Tempulli i fjales", ne rumanisht me editor Baki Ymerin,
-Bashkeautore ne antollogjine boterore ne anglisht :Who'Who, me titull :Poetry from five continents"
Ne antologjine ne proze "Nëna", -nga rrjeti Nderkombetar i Grave online (PAWN). Bashkëpunëtore e disa gazetave në Shqipëri, "Tirana Observer", "Panorama ", "Ndryshe", etj. Raimonda ka studiuar fakultetin e gjuhëve të huaja, dega Anglisht dhe ka punuar mësuese e gjuhës angleze në Korçë. Gjithashtu, ka kontribuar në organizatën jo qeveritare "Në dobi të gruas shqiptare", me Sevim Arbanen, dhe në Misionin e Bamirësisë "Nënë Tereza" në Korçë.

Etj.










Intervistoi Fatime Kulli



Zonja Raimonda, jeni bërë një emër shumë i dashur në mediat shqiptare, edhe pse jetoni shumë larg. Sa vjet keni që jetoni në Amerikë dhe çfarë ju lidh me gazetarinë?

Unë jam lindur, rritur e edukuar nga dy prindër, njerëz të thjeshtë, dashamirës të artit, kulturës e historisë. Nëna ime, një nga mësonjëset e para të viteve '60, edukoi dhe mishëroi te unë, ndjesinë e të studiuarit shumë. Ndërsa babai im i ndjerë si biri i një fanolisti dhe një partizan i dalë nga lufta për ideal e liri, biles me plagë në trup, deri në humbjen pjesërisht të shikimit, edukoi te unë muzën e patriotizmit, atdhedashurisë, humanizmit për njerëzit e thjeshtë. Një dashamirës dhe hulumtues me pasion e dëshirë përtej fuqive të tij, për historinë e popullit tonë, ai më tregonte çdo mbrëmje histori nga më të ndryshmet për ata që kishin luftuar për komb e atdhe. Babai im i ndjerë, është me origjinë nga Kamenica e Korçës, një fshat 8 km, larg qytetit, që njihet për traditat patriotike, atdhedashurie, për burra punëtorë të besës, burra që historinë e tregojnë duke kënduar, një fshat që njihet për antikitetin e para erës sonë, si "Tuna e Kamenicës". Do më pyesësh si duke kënduar??! Këndonte gjithë ditën nëpër shtëpi këngë patriotike, atdhetare, për Plakun e Butkës, Spiro Ballkamenin, Zenel Gjolekën, Isa Boletinin, Bajram Currin, Ismail Qemalin, Çerciz e Bajo Topulli, etj

Idhulli i trimërisë dhe patriotizmit për babanë tim ka qenë Çerciz Topulli, sa ai në çdo gëzim familjar këndonte këngën "Te rrapi në Mashkullorë", traditë e amanet që ka mbetur te ne bijtë e tij sot. Një ndikim jashtëzakonisht të madh në formimin tim letrar ka pasur, daja im i ndjerë, vëllai i vetëm i nënës sime, inxhinier pyjesh e mik i ngushtë i Myslim Ketës, që kishte një bibliotekë me qindra libra letraro-artistike të autorëve shqiptarë e të huaj, libra të verdhë, që i ruante në tavanin e shtëpisë. Unë në moshën 13 vjeçare kam lexuar librin e "verdhë ","Belami" dhe në moshën 17 vjeçare, librin që ka lënë mbresa në adoleshencën time ,"Zonjusha me Orkide". Jam rritur në lagjen e aristokracisë myslimane të Korçës, e rrethuar nga njerëz të shquar të artit, kulturës, historisë, e rrethuar nga familje të tilla si: E bejlerëve Mytevelinj, e Merdanëve, Tuxharëvë, Tabakëve, e Profesorit, e historianit, Nedim Thëllimi, nga mësonjësja ime që më mësoi germat e para, Nimete Shtylla, në lagjen e Mirahorit të Madh, themeluesit të Korçës, aty, ku lartësohet Xhamia e ngritur nga Iljaz Bej Mirahori, nga fermerë të thjeshtë por njerëz që gëzonin virtytet më të mira të njeriut. Unë kam mëse 10 vjet që jetoj në SHBA. Me gazetarinë mua më lidh dashuria e pakufishme dhe…po po…e patjetërsueshme me asgjë tjetër në botë me atdheun tim e bashkëkombësit e mi. Unë sapo kam kohë të lirë, sulem në median shqiptare elektronike dhe lexoj me vëmendje gazetat, artikujt e tyre. Meqenëse më pyete…ja, nuk po tregohem modeste, dhe po të them se unë i njoh shumicën e gazetarëve shqiptarë prej stilit të tyre të të shkruarit. Sapo lexoj, ta zëmë, fjalitë e para të, Roland Qafokut, Mustafa Nanos, Adrian Thanos, Andrea Stefanit, Bashkim Muçës, Fatime Kullit, Afrim Imajt apo të mikut tim Riza Lahi, unë i dalloj menjëherë se dora e kujt është.. Pra, kam qenë një pasionante e madhe dhe e hershme e gazetarisë që në Shqipëri,duke blerë shtypin shqiptar çdo ditë. Është dashuria ime që unë kam për atdheun, Korçën time (përlotet), popullin tim, më ka shpënë te gazetaria që tani më pëlqen shumë…pafundësisht. Meqë më jepet rasti do dëshiroja të falënderoja, botuesin e gazetës "Ndryshe", z.Bashkim Nikolla që më ka krijuar hapësirë për të pasqyruar jetën e grave në diasporë, gjithashtu publicistin Roland Qafoku, për ndihmesën dhe hapësirën e padiskutueshme që më ka dhënë e më jep, duke më përkrahur mua në pasionin tim për gazetarinë, duke bërë përzgjedhjen e vlerësimin e shkrimeve të mija, e botuar ato në gazetat që ai ka kryeredaktuar e kryeredakton aktualisht. Është meritë e tij dhe e gazetës suaj, që sot unë jam një emër i dashur në shtypin shqiptar. Unë do të vazhdoj të shkruaj, kurrë nuk do të ndalem, të evidentoj vlerat më të mira të bashkëkombësve të mi në Diasporë, si shqiptarë që janë krenarë për kombësinë e tyre, si njerëz që respektojnë e zbatojnë ligjet dhe zakonet e vendeve ku ata jetojnë e punojnë, të evidentoj vlerat dhe kontributin e njerëzve të shquar të Korçës sime, për të ngritur e ndriçuar emrin e shqiptarit dhe identitetin tonë kombëtar, kudo ku ka shqiptarë. Dua që pena imë të mbjellë kudo emrin e mirë të shqiptarit.



Pra, ju keni 10 vjet që jetoni në SHBA, çfarë ndryshimi shihni mes Amerikës dhe vendit tonë në jetën sociale dhe atë politike?

Ka ndryshime, sigurisht. Megjithatë, ju këmbëngulni për diçka esenciale dhe, mbase, esencialja mund të jetë kjo: Partitë politike atje nuk trajtohen si bajraqe, ku, bajraktari sundon derisa vdes dhe është pikërisht ai që kujdeset se kush do t'i zërë karrigen. Më vjen keq, por një dukuri e tillë në vendin tim, mbase ka ardhur prej faktit se ne jemi thuajse një vend me origjinë fshatare dhe, nga ai masiv, u sulëm të ngremë një komunizëm ortodoks, i cili, si princip themelor për udhëheqësit e tij, kishte "udhëheqës permanentë". Ja, kësi "permanentësh" ka atdheu ynë i përbashkët që pas nëntëdhjetës. Njerëzit thonë "Partia e Xhuvelit apo e Lesit dhe e Ndokës", "Partia e Cekës" e Berishës apo e Tosit - i cili në fakt ka dhënë dorëheqje disa herë, ama, edhe ai, ka provuar të jetë pesë herë kryeministër. Një "bajraktar" partie ka pas qenë edhe një plak, që unë e kam pas takuar kur erdha në atdhe, Namik Hoti, që nuk rron më. Ai, ka pas thënë në mënyrë groteske fenomenin për të cilin flas dhe nuk ngjet në SHBA, se, "ne malokët zbresim nga kali vetëm me plumb". Unë aderoj në Partinë Demokratike të Amerikës. Por ne kurrë nuk themi Partia e Hillary-it, Billit, apo Obamës, apo e Bushit. Aty ka një diversitet mendimi e debati, në respekt reciprok ndaj njëri tjetrit, gjithmonë në vlerësimin e vlerave të lirisë e demokracisë që aspiron ky vend i madh. Për jetën sociale mund të them se në Amerikë askërkush nuk pretendon për të punuar. Sigurisht aty zë vend motoja e demokracisë: Aftësia, Dija, Eksperienca. Nuk ka aty biri i X-it apo Y-it, i këtij deputeti, apo i atij drejtori, i këtij lideri apo militant i kësaj apo asaj partie politike. Demokracia nuk e njeh "ligjin" të jesh i varur nga klani që të rrethon. Kjo në Shqipëri është institucionalizuar. Në Amerikë është: Të gjithë të barabartë para ligjit të punës! Kjo i ka bërë njerëzit të vetëdijshëm sa përmenda më lart që nuk pretendojnë se çfarë pune bëjnë. Gjithashtu në Amerikë ekonomia e tregut, kapitalizmi është më i rreptë, ndërsa Europa aplikon një kapitalizëm më të butë, social.



Ku ndryshon kultura e ekzistencës dhe fuqia e gruas amerikane me atë shqiptare?

Gruaja amerikane është shumë e mbrojtur nga ligji, ajo dhe fëmija. Nuk bëhet fjalë që një burrë të rrahë të shoqen, aq sa ajo të thërresë nga dhembja, dhe komshiu të mos njoftojë menjëherë policinë. Automatikisht bashkëshorti shkon pas policëve me duart ndër hekura, le të mos dojë sa të dojë e shoqja, nëna e fëmijëve të tij. Edhe për një ngacmim të vogël seksual, qoftë edhe me fjalë, mashkulli ka punë me bagën e të akuzuarve. Me ligj, është rreptësishtë e ndëshkueshme abuzimi seksual i pronarit a presidentit të firmës me punonjësen e tij, gjë që ngjet, siç kam dëgjuar, edhe në Shqipëri, Në rast divorci - ka plot raste që divorcet iniciohen nga gratë - gruaja merr saktësisht gjysmën e pasurisë së përbashkët. Një vajzë nuk ka përse të ketë frikë të hyjë në marrëdhënie intime me të dashurin e saj. Janë të zhveshur nga këto komplekse. Nëse ai nuk e njeh atësinë e fëmijës, ndihma e shtetit ndaj nënës është, po po, ngjet, të jetë edhe më e madhe dhe më e sigurt se sa kur babai ka detyrime ligjore, me të cilat nuk bëhet shaka. Gruaja amerikane është pjesëmarrëse në jetën politike dhe e organizuar në shoqata dhe lëvizje feministe që të mbrojë të drejtat e saja, ndaj të gjitha tendencave maskuliste. Ju lutem, meqënëse jemi në këtë temë. A është normale, a është njerëzore, a nuk është paturpësi dhe pacipësi shoqërore ky fakt i vetëm që unë kam hulumtuar nga atdheu? Ja, vetëm këtë do përmend, asnjë më. Pra…Lexoj papërjashtim në të gjitha gazetat "kronikën e zezë" sipas së cilës, u kap duke bërë seks, në flagrancë, një femër . Ia thonë së mjerës emër e mbiemër, emrin e babait e të nënës, nga është dhe ku banon; edhe për sa lekë ka shitur seksin e saj dhe…asnjë fjalë për fatkeqësinë e saj, për fatin e saj që e ka degdisur në këtë shkallë dhe, ç'është pjesa neveritëse e problemit, nuk përmendet fare emri i mashkullit që ia ka dhënë, ta zëmë, atë njëmijë lekëshe të ndyrë.. Asnjë femër në botë nuk dëshiron ta shesë trupin me para. Asnjë femër nuk është "e keqe" E…nëqoftëse unë, nënë e re, e divorcuar ,e ve, apo me një fëmijë jashtë martese, apo burri më ka ikur në emigracion dhe nuk sjell asgjë prej andej, kur shikoj që nuk ka bukë në tavolinë, mbyll sytë dhe them:-Hajde mo, në djall të vejë!. Po kush më detyroi mua të prostituoj ??! Sigurisht, varfëria, mospërkrahja e shtetit dhe përfitimi moral i njerëzve që më rrethojnë. Kjo është dramë shoqërore, e dhimbshme sa më s'ka. Por ama ky prostituim i çastit, do edhe një tjetër, nuk bëhet vetëm; bëhet me pronarin e njëmijë lekëshit. Përse atë nuk e përmend polici, por shoqëria e mbron, i cili, pikërisht ai ka ardhur te unë për qejf, për të shfryrë epshet seksuale, kurse unë, që e kam bërë nga ai hall i tmerrshëm, më poshtëron "më ç'nderon dyfish"??? Më falni, përdora "unë" që të mos fyej asnjë grua, që të them se më dhimbset shpirti për këto fatkeqe të atdheut tim, që përbëjnë 37 përqind të prostitutave italiane, sipas statistikave zyrtare. Dhe shoqëria sillet në mënyrë mizore. Gruaja është simboli dhe shpresa e së ardhmes, sjell në jetë brezat. Nuk të kushton asgjë për t'i dhuruar sa më shumë respekt, dinjitet femrës. Këtu po citoj fjalët e një koleges, mikes sime, Zonjës Kozeta Zavalani që thotë:- Është e bukur të jesh grua! Pikërisht është mrekullisht, dashurisht e shpirtërisht të jesh grua se je: Nënë, motër, mbesë, dashnore, grua e mbi të gjitha je ajo që në çdo hap dhuron, jep e merr: Dashuri njerëzore!.



Po burrat amerikanë ku ndryshojnë nga burrat shqiptarë, tek kultura apo tek violenca?

Burrat amerikanë…burrat shqiptarë….Mmmm…Zonja Fatime! A mendon se do të shaj dhe do të poshtëroj burrat shqiptarë duke ngritur ata amerikanë, apo të huaj? Oh, të lutem, jo më një ndarje e tillë "shtetërore" e "nacionale". Nëqoftëse do të zgjedhim një burrë ideal shqiptar dhe një burrë ideal amerikan, me të dyja duart kurorën e adhurimit do t'ia vija burrit të Shqipërisë. Ja sepse:Burrat shqiptarë kanë tipare mashkullore të lakmueshme për çdo femër ngado, sepse janë të ndërthura në tiparet e veçanta burrërore që kanë ata. Unë po jap, ja, ndonjë shembull kalimthi. Vite më parë, shtypi amerikan shkruante se si katër meshkuj të lagjes Bornx, New York,USA, kishin sulmuar një vajzë që po ecte e vetme. Ajo klithte dhe kalimtarët e rrallë që kalonin andej, vetëm kthenin kokat dhe vazhdonin rrugën e tyre. Me përjashtim të njërit. Ai u sul kundër kriminelëve dhe nisi të përleshej me ta me grushte dhe shqelma, pa llogaritur asgjë, përfshirë edhe jetën e tij, megjithëse vajzën nuk e kishte parë asnjëherë në jetën e tij. Të frikësuar nga sulmi dhe nga mundësia e ardhjes së policisë, të katër sulmonjësit u larguan dhe djaloshi i përgjakur e shoqëroi vajzën deri në shtëpinë e saj. Ai ishte një shqiptar! Burrat shqiptarë nuk tallen, nuk e poshtërojnë dhe nuk e denigrojnë ish të dashurën e tyre. Unë di disa raste se si, edhe kur janë divorcuar, edhe për çështje morali, burri shqiptar i ka marrë përsipër për vete të gjithë shkaqet e divorcit, duke i dëshiruar bashkëshortes "tradhtare", por nënë të fëmijëve të tij, një jetë tjetër me sa më pak andralla. Burrat shqiptarë janë edhe të pashëm. Ata, mbase të nxitur nga influenca orientale apo mbase edhe nga trashëgimia e tyre shumë e vjetër, nuk përfitojnë nga një gjendje e rënduar e femrës, që ta detyrojnë gjysmë me hir gjysmë e me pahir, seks. Ata e shprehin dashurinë jo "duke futur duart", por me sy, me dhimbje, me respekt dhe dinjitet.



Sa e vështirë ka qenë për ju integrimi në jetën sociale në Amerikë? Si keni mundur të edukoni dhe të shkolloni tre fëmijë pa baba, duke qenë vetëm një grua, pa përkrahje?

-Unë ju jap shumë të drejtë si ma drejtoni pyetjen. Të rritësh tre fëmijë në kushtet e tranzicionit në Shqipëri është një sakrificë e madhe por edhe një sfidë për mbijetesë. Nga një martesë e dështuar fëmijët e mi mbetën "jetimë" me baba gjallë, në një moshë relativisht të vogël. Nuk jam aspak pishman për vendimin jashtëzakonisht të vështirë por të domosdoshëm për t'i dhënë martesës sime atë fund. Biles është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për jetën time e të fëmijëve të mi. Baba mund të jetë çdo burrë, por baba i vërtetë është ai që të rrit, kujdeset, edukon dhe aspiron më të mirën për krijesën e vet. Ky lloj babai i mungonte familjes sime. I vetmi kujtim i mirë që kam nga ish- bashkëshorti, është ardhja në jetë e tre fëmijëve të mi. Më pas mua mu desh që të bëhesha nënë e baba për ta. Kam punuar shumë, shumë - aq shumë sa kur vija në mbrëmje në shtëpi ,më duheshe një orë të mbaja këmbët në ujë të ngrohtë, se nuk i ndjeja. Më duheshe t'i rritja, t'i ushqeja, e më e rëndësishmja t'i edukoja, Më duheshe t'i mbroja nga veset e këqija të kohës, sidomos në fillimet e para të demokracisë ,në atë periudhë tranzicioni. Më duheshe të injoroja e sfidoja gojët e liga, dhe komplekset e mentalitetit për gruan e divorcuar. Unë veç mësuese që punoja në shtet, jepja edhe kurse private për t'ju vënë bukë në sofër fëmijëve dhe në të njëjtën kohë i merrja me vete në kurset private për t'i patur nën kontroll. Përkushtimi im ndaj tyre sfidoi mentalitetin e kohës, për një grua të divorcuar. Unë e fëmijët mbijetuam. Kur ndërron shtëpinë që kalon nga një e vjetër te një më e mirë është e vështirë, e jo më të lësh vatanin e të shkosh të jetosh në një vend, ku gjuha që flitet, apo kultura është krejt e ndryshme nga e jotja. Unë kur kam ardhur në Amerikë, isha e vetme me dy fëmijët e mi adoleshentë. Vija nga një sistem socialist në një vend kapitalist. Kjo ishte një betejë më vete për të luftuar me ndërgjegjen. Por unë kisha një eksperiencë me vete: Kisha fituar forcën dhe pavarësinë për të ecur në jetë së bashku me fëmijët e mi. Integrimi jonë në Amerikë, nuk ishte dhe aq i vështirë, falë diplomimit tim për anglisht dhe unë i sillja fëmijët, në këtë vend, me gjuhën që flitet këtu. Kështu ata u ambientuan shumë shpejt me jetën sociale amerikane.



Ju keni tre fëmijë, çfarë marrëdhëniesh keni me ta, dhe a ka ndryshuar tek fëmijët tuaj mentaliteti i "kolektivizimit" në familje, apo ata i janë përshtatur jetës së bashkëmoshatarëve të tyre amerikanë?

Marrëdhëniet e mija me fëmijët e mi, janë shumë të ngrohta, të dashura e në mirëkuptim të përbashkët për çdo gjë. Ata më konsiderojnë nënë, shoqe, mike. Më mbështesin shumë në pasionin tim të krijimtarisë letraro-artistike, biles ndonjëherë janë edhe redaktorët e mi, me ndonjë mendim. Biles djemtë diskutojnë edhe për të dashurat e tyre me mua, duke kërkuar edhe ndonjë mendim nga unë. Janë marrëdhënie jashtëzakonisht të çiltra. Fëmijët vlerësojnë sakrificat e mija, që unë i nxora në jetë e dritë. Tani për tani ne jetojmë bashkë, ruajmë traditën, por më vonë kur të martohen, sigurisht që do të shkojnë më vete. E sigurisht do të "grinden" (qesh) se kush do marrë mamin-se të gjithë më duan. Jam krenare dhe e lumtur për fëmijët e mi.



Cila është dashuria më e madhe për ju, dhe a keni mundur ta përjetoni atë?

Dashuria më e madhe? Hmmmm….Sa pyetje e bukur dhe sidomos sa e përgjithshme. Fjala dashuri në vetvete është një! Por në kuptimin e saj është një ndjenjë gjithëpërfshirëse. Gjithashtu ka dy shprehje për dashurinë: Të dashurosh dhe të jesh në dashuri. Të dashurosh është art më vete. Të duash dikë është art më vete, sepse edhe të qenit njeri është art më vete. Të jesh grua të të dashurojnë është art më vetë .Të kesh familje është art më vetë .Të përjetosh një dashuri nga më të bukurat e jetës është përsëri art më vete. Gjithkush në jetë mund të ketë disa dashuri. Secila eksperiencë ka motivet e saj të bukura shpirtërisht, apo të këndshme. Kam përjetuar një dashuri nga më të bukurat, nga më sublimet, të madhe si mund ta quajmë, më të mirat e jetës sime, mbas divorcit ,që rrallë mund ta provojë dikush, një dashuri që më dha motiv që ja dola në jetë .Është një dashuri që tashmë prehet diku në një cep të Tiranës, (përlotet)-që pret lule, qirinj sa herë unë vij në Shqipëri, -një dashuri aq e madhe që merr shumë vargje nga unë - si kujtim-se dua ta mbaj të freskët, të bukur ,fisnike ashtu si e kam përjetuar,se nuk dua ta besoj që nuk ekziston më...Kam edhe një tjetër dashuri tashmë -dashuria ime më e madhe, më e madhja në planet, më duket ajo që kam për nipçen tim, të bukur, Joshuan, -që mburret duke thënë: Jam shqiptar -korçar, more! Krahas kësaj dashurie, po rritet me furi edhe një tjetër, për poezinë…Kam qenë "në formë" me poezinë këto kohët e fundit dhe kam patur komplimente ngado. Një dashuri e tillë për poezinë më ka pushtuar shumë kohët e fundit. Ja, pra, t'i përmenda "Grande amore-t" e mija.



A vuan Raimonda (si grua intelektuale), nga komplekset e mentalitetit allashqiptar dhe sa e lirë është poetja Raimonda, nga liria e vetvetes?

Nuk do të isha dakord me fjalën "allashqiptar". Sepse gruaja shqiptare, në bazamentin e saj autentik, është e emancipuar, e barabartë me burrin, e përkëdhelura e tij dhe e tolerueshme prej tij. Mjafton të ketë durim tjetri e të hyjë në mrekullinë poetike të poezisë popullore dhe do të vërejë që në bagazhin shpirtëror e poetik të popullit shqiptar, nuk ka fare apo ka shumë pak qëndrime "allashqiptare" që janë pikërisht anadollake, mbeturina të andejshme. Është një këngë që thotë se Kici, një vajzë ka dashur ta helmonte të dashurin e saj, ta vdiste, moj, ta hiqte nga kjo jetë. Përse? Këngës nuk i duhet gjë ajo. Ama, i dashuri i saj, që ka shpëtuar për mrekulli, kërkon të pajtohet sërish me të dashurën e tij, nuk i dërgon as para, se nuk ka, as zbukurime të florinjta, se nuk ka, por i dërgon, ja, një gomar me dru…atë që ka…Shumë e bukur ë? Po po, do të flasim njëherë tjetër për këtë temë, duke të sjellë shembuj nga poezia korçare e Tefta Tashko Koços, Kostaq Dukës, Skënder Rusit, kompozitorit Pavllo Sholla, Mihallaq Andreas, Josif Mingës etj. Diku më lart të përmenda pavarësinë dhe forcën që unë kam fituar gjatë jetës. Unë jam shumë e lirë. Vetvetja. Këtë e reflektoj edhe në krijimtarinë time, ku liria ime është e pafrikshme, e çiltër e pa komplekse.



Ju shkruani në krijimtarinë tuaj drama sociale, (duke i personalizuar ato), a kanë lidhje përjetimi personale me autoren, si p.sh. "Ne nuk kishim asnjë faj"?

Mua ma ka qejfi të shkruaj në veten e parë. Kjo, sigurisht që nuk do të thotë se gjithçka ka lidhje me mua, si person. Nga ana tjetër, unë, nisur dhe nga vuajtjet e mia në jetë që kam kaluar, e vuaj dhimbjen time njëlloj sikur të më ketë ndodhur mua. Unë kam përjetuar shumë momente të dhimbshme në jetë. Në dy raste një ish-nxënësi im, 14 vjeçar, Marengleni, me vdiq në krahët e mi, nga plumbat në '97-ës. Kurrë nuk e heq nga mëndja atë dhe sytë e atij engjëlli që u ngul thellë në gjoksin tim e dha shpirt duke më vështruar sikur më thoshte: - mos më lerë të vdes (përlotet). Në rastin tjetër, para syve të mija plumbat kriminalë më vranë përsëri nxënësin tim të gjimnazit, sa kishte mbaruar orën e mësimit, me mua, në atë vit të mallkuar të '97-ës. Isha ca kohë më parë në Tiranë...U njoha me një vajzë që ishte e bukur si yll. E qeshur, shumë e re dhe që të dy prindërit ia kishte masakruar një kriminel. Nuk kisha asnjë dhuratë me vete dhe, hoqa byzylykun tim të florinjtë që kisha në dorë dhe ia vura asaj. Poezia "Ne nuk i kishim faj askujt", erdhi krejt papritur, kur shoku i fëmijërisë i djalit tim, -vdiq nga droga. U gjet diku në një kodër të qytetit të Korçës, i vdekur dhe me shiringë në krah. E kisha rritur, Sokolin, si fëmijët e mi, jo vetëm komshi, por edhe shumë shoqe me nënën e tij. Janë këto drama sociale, tragjedi të dhimbshme përtej dhimbjes, që mua më dhëmbin në shpirt, lënë gjurmë të thella në shpirtin tim, e i përjetoj në krijimtarinë time.



Më ka bërë përshtypje tema e poezisë suaj "Nëpër oqeanet e kujtesës" , sa e madhe është pesha e dhimbjes së poetes brenda qenies së saj personale?

Është e madhe, sa shumë herë unë mbyllem vetëm brenda ujërave të oqeaneve të kujtesës, harroj që ato kanë ikur, por nuk i fshin koha e kujtesa, Unë kam përjetuar disa dhimbje që pjellin dhimbje - po "përvetësoj"këtu një titullin e tregimit Tuaj, Zonja Fatime, Por që kam gjetur vetveten dhe e çliroj shpirtin në vargje .Unë kam humbur veç vëllait, babait, por edhe njeriun më të mirë të jetës sime, të cilit në krijimtarinë time i kushtoj shumë vargje. Dua të mbaj të gjallë kujtimin e tij, nga i cili gëzoj mbiemrin tim..



Me çfarë konkretisht merret Monda në punën e saj të përditshme, dhe sa e ka gjetur veten e saj në vendin më të madh të botës?

Unë merrem me profesionin tim, mësuese, falë evoluimit të diplomës që kam bërë. Por merrem me punët e shtëpisë me pasionin tim për të krijuar. Së shpejti dalin katër libra të mi për botim, një roman, një me publicistikë, një me poezi dhe një vetëm me prozë, ngjarjet e jetuara. Shpresoj deri në janar që vij në Shqipëri t'ia u jap lexuesve të mi. Dhe jam e intriguar pas një ëndrre që me ndihmën e miqve të mi korçarë do ta bëj realitet, t'i bëj dhuratë Korçës dhe kortarëve të mi, një libër: Korçarët e Rumanisë, e të Amerikës! Zoti më ndihmoftë!



Cilat janë ëndrrat e Raimondës të mbetura në sirtarin e Korçës?

Ëndërra për Korçën? ( Përlotet). Korça është shpirt i shpirtit tim. Aty kam qarë, qeshur, luajtur, dashuruar, lindur e rritur tre fëmijët e mi. Aty kam varrin e vëllait, të babait, të dajos, xhaxhait, të të parëve të mi, Korça është dhe ecën me mua kudo ku unë shkoj shpirtërisht ,dhe këtu ku ndodhem fizikisht. Unë kam me vete bliret dhe serenatat e dashurisë të Korçës sime. Unë tanimë jam qytetare amerikane, jam betuar para flamurit amerikan dhe rroj nën hijen e flamurit amerikan. Por unë jam shqiptare, unë jam:S A MIRË TË JESH KORCÇRE! Do më? Kur zbret avioni në Rinas, nis më rreh zemra me furi. Dua vetëm një gjë. Të më duan të gjithë dhe të largohem e përlotur nga atdheu, ndërsa aeroplani ngrihet sërish mbi Rinas. Ç'mund të bëj unë për Korçën? Po, ja, shikojeni krijimtarinë time. Në Amerikë e kam paraqitur si të vetmin qytet në botë që quhet qyteti i serenatave, por që është një perlë e Ballkanit, për nga arti, kultura, letërsia, djepi i dijes e i historisë.



Çfarë do t'i sillnin si model, lexueseve gra shqiptare nga eksperienca e punës suaj në Amerikë?

Unë do dëshiroja tu thosha grave shqiptare, se vetëm me punë, forcë dhe dashuri arrihet gjithçka. Mesazhi im, për femrën shqiptare, sidomos atë në emigracion është që ato të bëhen mesazhiere të gjuhës, traditës, kulturës, vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar, jo vetëm nëpërmjet krijimeve të tyre, por edhe te fëmijët e tyre që lindin në tokë të huaj. Ruajtja e këtyre vlerave është antiasimilim.



A do ta ketë të vështirë Raimonda apo edhe fëmijët e saj që në një ditë të afërt ose të largët të ktheheni në vendin e tyre, apo është një nga objektivat që ju i keni vënë vetes?

Amerika tashmë është bërë atdheu ynë i dytë. Për fëmijët e mi të integruar tashmë në jetën amerikane, besoj se do të jetojnë këtu, por gjithmonë me sytë dhe zemrën nga Shqipëria, duke e vizituar atë. Ndërsa unë -do të bëj një jetë midis Amerikës dhe Shqipërisë - që të jem edhe pranë fëmijëve -edhe pranë nënës, vëllezërve dhe miqve të mi të shumtë.


Bisedoi Fatime Kulli

Shahadije Lohaj: “Në vargjet e mija poetike- Atdheu është heroi im lirik, i lidhur me ato fije ëndrrash”.


image


 Intervistë me poeteshën e dhimbjes e mallit për ATDHEUN, ish- luftëtaren e UCK- së Shahadije Lohaj,

Shahadije Neziri – Lohaj u lind në qytetin e Shkupit. Aty ka mbaruar vetëm dy klasa të shkollës fillore, pasi familja e saj u shpërngul në Ferizaj. Këtu ka mbaruar shkollimin fillor dhe ka filluar të mesmin. Në vitin 1983, pushteti serb e dënoi me 3 vite heqje lirie, kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe. Pasi mbaroi burgun, Shahadia mbaroi shkollën e mesme dhe u regjistrua në ish-Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj. Për dy provime, komitetlinjtë e atëhershëm ia mohuan të drejtën për studime, duke e konsideruar “të papërshtatshme politikisht”. Në vitet e ’90 vazhdoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë e Universitetit të Prishtinës. Pas një procesi gjyqësor në Ferizaj, më 1997, policia serbe kërkoi ta arrestojë me akuzën “ndihmë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Atë vit, gjykata serbe në Prishtinë e dënoi me dy vite burg në mungesë, pasi ajo ishte detyruar të ndërpresë studimet dhe ka qëndruar ilegalisht në Prishtinë dhe Tiranë. Më 1999, kur u çlirua Kosova, Shahadija u kthye në Kosovë, ku i përfundoi studimet, më 2002.

Ajo tani është profesoreshë e gjuhës dhe e letërsisë shqiptare në shkollën fillore “Gjon Serreçi” të Ferizajt, ku jeton me familje.

Shahadije Lohaj, grua, nënë, mësuese dhe poete, me shqisën e brendshme përjeton, gjendjen më të madhe, që mund të përjetojë njeriu i idealeve të mëdha për atdheun. Në opusin e saj poetik, i terë shpirti i saj njerëzor digjet flakë për një ideal të madh të gruas poete, për vendin dhe kombin e saj. Aty vargjet janë të skalitura me fjalë zemre, që burojnë si nga pushka e ish-luftëtares së UÇK-së.

Ka të botuar disa libra më i fundit, librin poetik “Ëndrrat për Atdheun”, Prishtinë, 2009. Tani ka në dorëshkrim edhe vëllimin tjeter poetik, i cili pritet shpejt të dalë nga shtypi.

Lohaj vlerësohet të jetë një rilindëse e shekullit XXI.



Bisedoi; Raimonda Moisiu



-Kam lexuar mbresa dhe mendime, komente të shumta rreth poezisë tuaj, vecmas për vëllimin poetik “Ëndrrat për atdheun”. Përpos urimeve për këtë libër dëshirojmë të dimë se si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve?

- Së pari, ju falënderoj shumë që më merrni intervistë për krijimtarinë time letraro-artistike. Por nuk do të doja që me këtë intervistë të plotësoj vetëm këtë punë. Po, janë shkruar shumë recensa e komente për poezinë time, veçmas për librin tim të parë poetik ”Edrrat për atdheun”. Veçmas me poezinë time është marrë redaktori im i parë, prof. dr. Emin Kabashi .Vlerësimet e tij kritike më kanë ndihmuar që t’i nisem rrugës së vështirë të artit poetik, ndërkohë që ka edhe vlerësime solemne, të cilat vërtet nuk më kanë bërë të ndihem mirë. Kritika duhet të jetë kritikë dhe t’ua tregojë vendin të gjithë krijuesve.

-Cfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?

- Eh!Patjetër se të jesh në atdhe dhe të jesh mysafir i tij, nuk ka si që në ndëgjegjen tënde njerëzore dhe krijuese të mos të vijë fjala e shenjtë “atdhe”, e keqpërdorur jo vetëm mijëra herë. Pra, në këtë gjendje patjetër se njeriu përplaset në botën e ëndrrave, sepse atdheun nuk e prek me dorë, sepse dheun e atdheut nuk e shkel me këmbë, prandaj në mos i fantaksur, është i lidhur me ato fije ëndrrash. Është, sepse atdheu nuk është si ti e do, prandaj e ëndërron ndryshe. Vërtet unë kam menduar që atdheu të jetë heroi im lirik dhe mbi figurën e personifikimit të ndërtoj tërë idenë time poetike. Pra, libri im duhej ta kishte titullin “Ëndrrat e atdheut”, të cilat janë ëndrra të të gjithë njerëzve të tij. Njëri nga ta kam qenë edhe unë. Dua të jem edhe tani. Dhe, këto ndjenja të bëhen supermaci të shpirtit, veçmas kur nuk je në atdhe, kur nuk je i lirë në të, kur vuan lirinë në errësirrën e ndonjë burgu të huaj, kur nuk mund të lash duart dhe shpirtin si me ujë si me dhe.

-Si u gjendet poete? Emocionet e para në krijimtarinë tuaj letrare?

- Kjo pyetje më kthen në adoleshencën time letrare. Ju thoni “poete”, ndërkohë që më frikëson shumë kjo fjalë, pasi nuk mund t’i thuhet një njeriu që ka mbledhur një buqetë poezish dhe me të ka bërë një libër. Ky emër është tepër i shenjtë dhe mendoj se nuk u takon njerëzve që bëjnë kaq punë në art, ndërkohë që di se qoftë me një poezi, një krijues mund të quhet poet. Dhe, po them prapë se vëllimet e para krijuese të mia natyrisht, nuk më bëjnë të ndihem shumë ngrohtë në këtë kohë, kur më duket, po e them pa modesti, se ndonjëherë më shkon mendja të them se kam hapur derën dhe kam hyrë në shtëpinë e huaj. Megjithatë, kritika le ta thotë fjalën e saj!

-Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit poete? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë, për c’ka theksova më lart?

- E thashë edhe më lart. Këtë shprehjen tuaj ‘poete” po e marr prapë me rezervë. Ju gazetarët nuk keni nevojë të jeni solemnë. Nëse kam mundur të ëndërroj për atdheun, nuk kam dashur të ëndërroj për veten time se një ditë do të bëhem poete. Një poezi imja e mirë, nëse mua më është dukur e tillë, më ka bërë të ndihem mirë me të. Tani ma kujtove Bajronin, i cili pasi ishte zgjuar në një mëngjes dhe kishte lexuar atë që kishte shkruar në mbrëmje, i paska thënë vetes: Ja, qenkam bërë poet! Tash më bërë të mendoj. Nuk e kisha mendjen për këtë dashuri ose nuk e kisha formuluar kështu. Por, ato vargje që i paskam ndjerë të bukura, paskan qenë dashuria ime e parë.



-Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar poezi?

- Edhe kjo pyetje më dërgon te një klithje tjetër. Por, pa u marrë me jetën time nëpër kazamatet serbe, ma thotë mendja se asgjë nuk është e bukur pa dalë thellë nga shpirti, pa u shtrydhur pikë e pikë prej tij. Dhe, ky shpirt sa më shumë që të jetë i ndaluar, aq më shumë nxjerr xhevahirë prej thellësisë së vet. Ashtu si e bukura që të trimëron që të jesh artist, po ashtu edhe e shëmtuara të bën artist. Ashtu si liria që të bën lirik të mirë, shumë më lirik të mirë të bëjnë edhe epika, edhe robëria.



-Cilat janë shprehitë tuaja kur shkruani një poezi, meditim… . Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?

- Ndoshta pse jeta ime nuk ishte e lirë, unë dua një rrëmujë brenda shpirtit tim që të shkruaj. Kur meditoj e nuk shkruaj, atëherë ndihem shumë keq. Vërtet nuk meditoj kurrë që të shkruaj. Por, kur nga sfondi më vjen ndonjë muzikë, atëherë vargjet e mia dalin dhe thonë se ka ardhur një kohë e keqe për lirikën. Prandaj ulem të shkruaj, vertet shkruaj edhe në kembë, kur vargu më merr për shpirtit e më urdhëron të shkruaj. Vetëm këtij gjenerali i përgjigjem, duke u bërë ushtari më i mirë i tij.



-Cfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?

- Po ju them se ndonjëherë poetët thonë se i kanë thirrur muzat, ato qeniet mitologjike të vargjeve, që të bëjnë poezi. Thirri sa të duash ato dhe po erdhën edhe me një ushtri të tërë, nëse nuk ke prirje të natyrshme për të shkruar, nuk mund të shkruash, vërtet shkruan, por shkruan broçkulla. Të shkruash mirë, vërtet të jesh poet, është dhunti e shpirtit që të fal Zoti. Poezia e ka vendin vetëm në shpirt. Dhe, vetëm kur del prej kësaj foleje, ajo është poezi. Pra, atdheu i këtij arti sublime të shpirtit, vërtet i këtij mbiarti, është vetë shpirti, gjaku i njeriut, pra. Poezia del edhe nga truri, pasi ajo të hyjë nëpër laboratorët krijues, por kjo poezi në trupin e saj nuk ka gjak, por ka ujë.

-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?

- Më shumë se çdo kush tjetër, ka ndikuar dhe po ndikon jeta ime dhe jeta në të cilën po jetojmë. E veçanta e frymëzimit tim mbetet atdheu. Kjo muzë imja krijuese sot vjen më ndryshe, krejt ndryshe si u vjen frymëzuesve të tjerë. Ai bëhet kryepersonazhi im lirik, portretin e të cilit do ta paraqes në libra të tjerë.

-Ju jeni poete. Qindra vargje poetike dhe qindra poezi të përmbledhura në vëllime. C’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional, nivel e cilësi artistike- letrare?

- Përgjithësisht, të krijosh tërë jetën në art, njeriu nuk mund të bëjë përvojë, aq më pak ajo përvojë të jetë interesante. Një mundim është, madje i madh. Pak ndryshe, ngjan me atë mitin e Sizifit, sepse gurin e vargjeve e ngjitim deri lart, por ai prapë na bie poshtë, sepse nuk jemi të kënaqur me të. Dhe, është mirë për artin poetik, kur mundohemi kështu, sepse vetëm me këtë mundimin tonë, arti ndihet mirë. Edhe më lart këtë ide e ka cuar, shumë më para meje, ai Azemi i Shkrelit, me ato katër këshillat e veta. Jo vetëm mjer kush nuk vdes, por mjer edhe kush nuk dëshiron të vdes, nëse dëshiron të jetë poet.

Kur shkruani poezi, cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?

- As në studio, as në natyrë, as në atë natën pa gjumë të poetëve. Por, edhe në studio, edhe në natyrë, që thoni ju, por edhe në atë natën pa gjumë të poetëve. Poezia nuk kërkon vend ku mund të dalë nga shpirti. Ajo mund të dalë kur ajo është bërë gati të dalë dhe në këtë kohë mund të jesh kudo, qoftë edhe duke bërë dush…



-…që do të thotë se ju keni kaluar momente të dhimbshme, jeni persekutuar, arrestuar dhe dënuar disa herë;herën e parë që në shkollën e mesme, dhe që do të pasonte enë vitin ’99. Cili ishte kërcënimi që intelektualja, mësonjësja dhe poetesha Shahadie Lohaj i sillte sistemeve në fuqi?

- Ju falendëroj edhe një herë që nuk më mundoni të përgjigjem! E që thoni për kërcënime, jo jo nuk më kërcënon njeri i të gjitha sistemeve bashkë, as të gjithë njerëzit bashkë të një sistemi. Unë kërcënoj vetëm time kur nuk kam fuqi përballë këtyre kërcënimeve. Jo vetëm që kërcënoj, por veten time kam vrarë disa herë dhe jam prapë gati ta vrasë disa herë, sa herë që nuk jam e fortë të vras atë që më vret. Nuk di a e di që Agolli i madh, i cili u jep ujë me bisht të lugës pothuaj të gjithë poetëve që kanë rruzulli i tokës dhe i qiellit, ka thënë se poeti duhet të dijë edhe të rrahë. Kuptoje tani sa thellë shkon ideja: Njeriu me engjëllor i sojit njerëzor, pra që është poeti, duhet të dijë edhe të rrahë, pra po shtoj se ai duhet të dijë edhe të vrasë. Pra, ai rrah dhe vret veten e tij, duke lënë prapa rrahjes dhe vrasjes paqe. Nëse njeriu kujton helmin që pi një poet, ta zëmë, të jetë krimineli më i madh i botës, do të mendojë për jetën, jo për vdekjen.

-Dhjetra e dhjetra vargje lirika dashurie..Cfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?

- Dashuria nuk është mëkat në asnjë moshë, në asnjë status. Mëkat është të ndalosh dashurinë. Vërtet nuk mud të jesh mëkatar i tillë, sepse dashuria nuk ndalohet. Ndalon dot një vullkan të mos shpërthejë llava e tij?

-A e keni provuar të shkruani në prozë? Po qe se po, a do të shkruanit një romancë dashurie rreth jetës intime të një gruaje?

- Të gjithë që shkruajnë, nuk kanë nevojë të shkruajnë në prozë, sepse në prozë flasin gjatë tërë jetës së tyre.

Pse shkruan Dije Lohaj…?

- Pse shkruan??? Shkruan që të mos flasë kot…

-Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë?Cfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?

- Edhe një mijë vite jetë po t’i bëjë një poet, ai kurrë nuk mund të arrijë në atë pikën ku duhet të arrijë ai. Ama, poezia e tij mund të arrijë atje, qoftë nëse ai jeton edhe një sekondë dhe brenda kësaj kohë mund të thotë shpirtin e vet.

-A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot?

- Vetë jeta ime është ngjarje.

-Autorët tuaj më të preferuar…

- E thashë në një mënyrë se kush është autori im. Unë pi ujët e tij edhe kur ai nuk ma jep, që të mund të arrij, të paktën, shumë larg tij.

-Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?

- Sot kritika letrare është kthyer në promovime veprash letrare në thonjëza dhe pa thonjëza, pastaj në kokteje, një darka miq të letërsisë, në do “evinimente”, në të cilat, militantët e tyre shkojnë deri aty, saqë u japin edhe karakter mbarëkombëtar, ndërsa nuk kalojnë as kufijtë e lagjeve nga vijnë.

-Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi.

- Poetët e poetet t’i përgjigjen shpirtit të tyre, ju faleminderit!

Intervistoi:Raimonda Moisiu

Joe DioGuardi: Ju tregoj lidhjen time me Shqiperine.




Mbiemri i tij, DIOGUARDI- është një mesazh shpirtëror,”Zoti shikon”. Shqiptaro-amerikanët po i japin mbështetjen sepse ai jo vetëm është shqiptar në origjinë, por ai ka bërë e punuar aq shumë për çështjen shqiptare, për shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të zi, duke ndërgjegjësuar e sensibilizuar politikën e jashtme amerikane dhe komunitetin ndërkombëtar dhe me forcën e inteligjencës e shpirtin shqiptar, duke i bindur të gjithë skeptikët që ishin pro-serbë. DIOGUARDI si Kongresmen dhe me shpresë si SENATOR, vjen në politikën moderne amerikane me objektiva dhe arritje të suksesshme ndaj çështjes kombëtare shqiptare, duke vënë në shërbim të saj lidhjet e tij miqësore me senatorë e republikanë për të sensibilizuar çështjen shqiptare në tërësi e të Kosovës në veçanti, në një kohë shumë të vështirë kur askërkush nuk e dinte se ekzistonte fjala apo vendi KOSOVË!
Së bashku me mbështetjen dhe përkrahjen morale të bashkëshortes së tij, zonjës Shirley Cloyes, ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë luftëtarë të vendosur të çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike duke e ndërkombëtarizuar atë. Të dy së bashku me shqiptaro-amerikanët, punojnë dhe ecin në Ligën Qytetare Shqiptaro-amerikane, në shërbim të çështjes shqiptare. Unë qershorin e kaluar pata fatin ta takoja Joe DioGuardin dhe bashkëshorten e tij, në dhomën mondane të Kongresit Amerikan, disa shekullore, dhe ishte një takim mbresëlënës sepse aty ne biseduam shqip. Kjo më bëri krenare që në Kongresin amerikan flitej edhe shqip. Edhe një fakt tjetër i freskët. Nuk ishte rastësi që në të njëjtën kohë që unë po intervistoja z. DioGuardin në tubimin me shqiptaro-amerikanët e New York-ut, në hollin e Giovani’s Restorant me pronar shqiptarin patriot George Dedvukaj, – Kara DioGuardi dhe Regis Philbi gjatë shfaqjes në CBS, deklaruan lidhje gjaku dhe origjinën e tyre shqiptare. Të dy arbëreshë dhe ishin shumë krenarë, tregonin për miqtë e tyre shqiptarë në Amerikë. Të dy – atë & bijë, tregonin në të njëjtën kohë origjinën e krenarinë e tyre shqiptare.
Dëshiroja të dija diçka nga fëmijëria dhe rrënjët e origjinës tuaj. 
Historia e familjes sime fillon në 1929, kur një çunak i varfër mbërriti në Ellis Island të New York-ut, nga fshati Greci i Italisë. Disa gjenerata më parë, të parët e tij, kishin zbritur nga Alpet e Shqipërisë, në Itali, të përndjekur nga sulmet otomane turke. Aty në Italinë jugore, akoma edhe sot, në fshatra si Greci, flasin shqip, po aq mirë sa flasin edhe italisht, ata morën një mbiemër të ri, DioGuardi. Aty ata përpiqeshin të siguronin jetesën nga një tokë shterpë, derisa babai im, tre motrat e tij, dhe nëna e tyre, gjyshja, menduan që shpresa më e mirë për ta ishte toka që shkëlqente përtej Atlantikut,-Amerika. Ai çunaku i varfër që përmenda më lart, ishte babai im, Giueseppe DioGuardi. Nuk ishte më shumë se 15 vjet.
Kishte me vete vetëm një dëftesë shkollore që kishte bërë 5 klasë në fshatin e tij të varfër arbëresh, dhe nuk dinte asnjë fjalë anglisht. Si mashkulli i vetëm i familjes, ai kishte barrën kryesore për të vënë bukë në tavolinë. Me të mbërritur në Amerikë ai do të endej në rrugët e Harlemit, New York, duke kërkuar punë. Sot është fare kollaj, për një 15 vjeçar, në rrugët e këtij qyteti të madh të bëhet pre e një jete të shëmtuar, të vjedhë, prostitucion apo drogë. Ndërsa më 1929, për një emigrant të ri në moshë, me një karakter të fortë, shpresë, këmbëngulje e besim, ishte e vetmja zgjedhje; punë shumë e të ndershme. Ishte koha kur GREAT DEPRESSION filloi.
Ekonomia ishte tejet e rrënuar. Por babai im mbijetoi. Ai bënte punë si pastrues, hamall, dhe çdo lloj pune si shërbëtor nëpër rrugët e New Yorkut, ky emigrant i varfër kurseu diçka nga fitimet. Kur të ardhurat e tij u shtuan, babai shiste perime në një tavolinë të vogël, në Harlem, duke qëndruar më këmbë nga mëngjesi deri në darkë. Përparoi, biles edhe pse ishte Depression Era, sepse ai punoi shumë, dhe klientët e tij kishin besim te ai. Më vonë hapi një dyqan ushqimesh në lagjen Tremont, Bronx. Nuk i mori shumë kohë aty, ra në dashuri me të bukurën Grace Paparella, prindërit e së cilës ishin emigrantë italianë dhe motrat e saj jetonin në pjesën lindore të Manhatten-it. Prindërit e mi u martuan, dhe më 1940 linda unë, i pari nga tre fëmijët e tyre.
Cilat fenomene ndikuan më së shumti në shkollimin tuaj? 
Që fëmijë më duheshe të bëja atë ç’ka kishte bërë babai im më herët, -punoja në dyqan. Isha 11 vjeç kur unë fillova punë në biznesin e pastrimit të kateve të ndërtesave të mëdha. Kur mësova rrugët e lagjes e të qytetit, ku u linda dhe u rrita, punova edhe si shpërndarës picash. Kur fillova të lexoja fillova punë në një magazinë. Kur mësova të numëroja, e gjeta veten arkëtar. Të punuarit që në fëmijëri, më edukuan e maturuan mua ato vlera që prindërit e mi besonin; Punë, respekt për Zotin e familjen, nevojën për të vënë diçka mënjanë për të ardhmen, dhe aftësinë për të përballuar sfidat e reja dhe arritjeve të suksesshme në jetë. Qoftë edhe njëherë të vetme, unë nuk i kam nënvleftësuar ata me të cilët u rrita, në të mirë e të keq, në rrugët e New Yorkut.
Kurrë nuk kam ndaluar respektin dhe admirimin për prindërit e mi, për atë shembull të mrekullueshëm, mbresëlënës që ata përtëritën te unë, në ato kohëra të vështira. Dhe ajo ç’ka ata prisnin nga unë u arrit. Unë bëra më të mirën. Mësoja shumë dhe dola me rezultate të shkëlqyera. Mësoja dhe punoja në të njëjtën kohë. Shumë herë para se të shkoja në shkollë, në Fordham Prep, në orët e lira, para se të ngrysej, do të shkoja me babain në Bronx Terminal market, pranë stadiumit, Yankee, për të ngarkuar karrocat me ushqime dhe arkat me prodhime.
Në vitin 1957 lëvizëm familjarisht në distriktin e Westchester-it. Për orë të tëra, mbrëmjeve dhe fundjavave, punoja në tavolinat e Elmwood Country Club dhe Abe Levine’s Larchmont, por në të njëjtën kohë ndiqja studimet në kolegj. Mbarova Universitetin e Fordham, që më dha mundësinë e një internshipi me Arthur Andersen & CO. Në vitin 1962, iu bashkova firmës dhe tre vjet me vonë u diplomova me Certified Public Açount, ekonomist. Përveçse përfshirjes sime në profesionin tim si një ekspert në fushën e ekonomisë, unë u përfshiva në të gjitha aktivitetet bamirëse, sociale, e qytetare të komunitetit. Këto përpjekje më krijuan hapësirë të gjerë të kontakteve me miq jashtë kufijve të New Yorkut dhe Westchester County.
Kur keni kandiduar për herën e parë si Kongresmen? Si iu lindi ideja?
Përsa i përket fushës së politikës unë kisha pak eksperiencë dhe sigurisht nuk isha politikan i asnjë lloji. Kisha fituar vetëm njëherë në zgjedhjet lokale në New Rochelle. Unë kisha vetëm eksperiencën si një partner për 22 vjet, në botën e politikave fillestare ekonomike. Kështu që më 1984, unë bëra diçka, që shumicën e miqve e të afërmve të mi, i habiti, ndërsa disa syleshë të tjerë, duke rrëmuar thellë në rrënjët e origjinës sime si djali i emigrantëve italo-shqiptar, (arbëreshë), u treguan skeptikë dhe me quajtën edhe naiv. Gjithsesi unë kisha miq, njihja njerëzit nëpërmjet punës time, nëpërmjet aktiviteteve të komunitetit; Vendosa të hidhja kandidaturën për në Kongres kundrejt një kundërshtari të pathyeshëm. Por unë gjeta forcën brenda klasës së njerëzve të thjeshtë të punës në distriktin tim, -disa të cilët me krenari e besim shpreheshin se “Xho, kamerieri”, do të shkonte në Washington , dhe “do ndeshej sy për sy me ta”. Shumica e tyre vendosën shenjë ”X”, pranë emrit tim, dhe unë në janar të vitit 1985 isha anëtari i Kongresit. Kur unë arrita në ndërtesën e Kongresit, Capitol One, e vetmja gjë që unë dija, ishte se anëtarë të rinj si puna ime, të rrinin ulur, dhe të flisnin kur t’iu kërkohej. Por unë nuk mund të qëndroja i heshtur. Votuesit e Westchesterit prisnin nga unë. Theva heshtjen. U çova, kthjellova zërin.
“Dëgjoni, unë ndoshta jam i ri këtu, por jam ekspert, me CPA (Certified Public Açounting)- dhe më duhet tu them se deficiti real është më i madh nga sa ju e mendoni. Partia tjetër i bën këto lojëra gjithmonë, por ne republikanët duhet të mbajmë qëndrim, për të vërtetën në qeveri, të vërtetën për buxhetin dhe sistemin fiskal. Në rast se nuk e bëjmë këtë, çfarë do të ndodhë në këtë vend të madh? Një senator republikan i nderuar e i respektuar më këshilloi, se tashmë je në Washington, dhe është mirë që mos përmendim të tilla probleme. Unë nuk u binda, por vazhdova punën time, besimin e votuesve të mi.
Ju dhe bashkëshortja Tuaj, Zonja, Shirley Cloyes drejtoni Ligën Qytetare shqiptaro –amerikane. Diçka rreth qëllimit dhe aktivitetit të saj? 
Liga Qytetare shqiptaro-amerikane u themelua në janar të vitit 1989, për të shprehur shqetësimet, të drejtën e identitetit kombëtar të 400 mijë shqiptaro amerikanëve dhe shtatë milionë shqiptarëve që jetojnë përkrah njëri – tjetrit, në vendet e origjinës ballkanike,- në Shqipëri, Kosovë, Maqedonia perëndimore, pjesa jugore e Malit të zi, pjesa jugore e Serbisë, Presheva, dhe Greqia veriore, Çamëria. Si një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga 1985 deri më 1989, si një udhëheqës i Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane, unë vazhdimisht kam dhënë alarmin për Sllobodan Milosheviçin, për trajtimin mizor e brutal të popullit shqiptar të Kosovës, dhe të pjesëve të Ballkanit në influencën e tij. Kështu unë dhe Shirley, iniciuam seanca dëgjimore, dëshmi dhe prova rrëqethëse në Kongresin amerikan, denoncuam kushtet e këqija ekonomike dhe politike, në të cilat jetonin shqiptarët e Kosovës, nëpërmjet rezolutave të shumta.
Në mbështetje të ftesës sonë, shumë anëtarë të Kongresit vazhduan me faktin, duke dërguar misione në trojet shqiptare, me qëllim për të informuar, qeverinë amerikane dhe komunitetin ndërkombëtar rreth brutalitetit të tmerrshëm që Sllobodan Milosheviç ushtronte ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë dhjetëvjeçarit të okupimit, duke kulmuar me luftën e gjenocidit të 1998 – ‘99, dhe represionin e shqiptarëve të Malit të zi. Gjatë udhëtimeve të mia të shumta, në Kosovë, Maqedoni, dhe Shqipëri, unë drejtoja delegacionet e kongresmenëve të ndryshëm, të aktivistëve për të drejtat e njeriut, dhe gazetarëve për të parë nga afër dhe dhënë një ekspoze të kushteve të frikshme, tmerruese të dhimbshme, që shqiptarët ishin të detyruar të jetonin për dekada të tëra, 50 vjet, nën regjimin komunist, dhe nën regjimin sllav dhe kriminel të Sllobodan Milosheviçit, duke kërkuar me forcë rrëzimin e pushtetit, makinës vrasëse të tij, çuarjen e tij në Hagë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Emri im tmerronte Milosheviçin. Sa në Gjykatën e Hagës, nga gjithçka që tha, dhe emrat që përmendi i shqiptonte gabim, ndërsa emrin tim e shqiptoi në mënyrë perfekte, dhe më një ton të ashpër. Në seancën dëgjimore që përmenda pak më lart unë mora mbështetjen e senatorit izraelit në origjinë si një shpërblim, mirënjohje, shlyerje të borxhit, që populli shqiptar i pat ndihmuar, fshehur e shpëtuar ata, gjatë luftës së dytë botërore. Tashmë është e qartë që Ju keni hedhur kandidaturën për Senator i shtetit të New Yorku-t, kundrejt asaj të demokratit Kirsten Gillibrand. Pse shqiptaro-amerikanët duhet të votojnë për DioGuardin? Çfarë do të bëni ju për ta, kur ju të jeni një fitues –senator?
Kur i thashë bashkëshortes sime, Shirley, se do të hedh kandidaturën për Senator, ajo më pa në sy dhe duke buzëqeshur më aprovoi mendimin dhe më dha e vazhdon të më japë, mbështetjen e saj morale, fizike e materiale. Të dy kishim të njëjtin mendim për të kërkuar mbështetjen e fuqishme të shqiptaro-amerikanëve. Arsyet pse shqiptaro-amerikanët duhet të votojnë Dioguardin janë të shumta në numër. Kandidatura ime për Senatin amerikan, është mundësia për të vazhduar rrugën tonë në mbështetje të çështjes shqiptare dhe për të çuar në Kongresin amerikan , një zë të fuqishëm dhe përfaqësues të tyre. Ne nuk kemi mbaruar akoma. Unë dhe shqiptaro-amerikanët kemi shumë punë për të bërë. Nuk mund ta lemë në mes, atë që nisëm vite më parë, nuk mund të harrojmë ata që ishin pro-serbë, dhe i quanin rebelë e terroristë, shqiptarët e Kosovës. 15 vjet të shkuara ne i bindëm ata të ndryshonin opinion. Ne do të vazhdojmë të bëjmë historinë. Të gjithë kemi bërë aq shumë dhe do të bëjmë tani, për Preshevën e Mitrovicën, mbështetim Pavarësinë e Kosovës, dhe integrimin e shtetit të ri të saj. Mbështetja e shqiptaro- amerikanëve është shpresë për Amerikën dhe për vetë identitetin tonë kombëtar. Arsye tjetër pse shqiptaro-amerikanët duhet të qëndrojnë përkrah meje, sepse ata po ballafaqohen me një ekonomi të pasigurt, humbje të vendit të punës, për të ndalur shpenzimet e pakontrolluara, për të bërë transparencën në Kongres drejt një ekonomie të qëndrueshme e fiskale, të hapim vende pune, të detyrojmë qeverinë të punojë për ju, për të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë. Një Amerikë e fortë ekonomikisht dhe politikisht nënkupton për të gjithë shqiptarët në trojet e tyre etnike. SHBA dhe Shqiptarët kanë një miqësi të hershme që me mbështetjen e Presidentit Woodrow Wilson, që iu dha atyre për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Ne ia arritëm qëllimit të çështjes sonë kombëtare me shpalljen e Pavarësisë e Kosovës, me mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ës. Do të vazhdoj me të gjitha energjitë e mia, për të arritur objektivat që politika e jashtme amerikane ka ndaj të gjithë shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.
Çfarë mendimi keni për politikën shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian? 
Shqipëria është në rrugën e saj të drejtë. Ajo është anëtare e NATO-s, dhe duhet të sillet me një pjekuri e kulturë politike, për te ecur akoma më përpara. Integrimin e saj, nuk duhet ta mendojmë si një shtet i vetëm, por si një komb i vetëm. Unë mendoj dhe shpresoj se kombi shqiptar do të integrohet më shpejt se fqinjët e saj në BE. Kështu që ne do të ecim të gjithë së bashku drejt rrugës së integrimit evropian.
A do ta vizitoni Shqipërinë e Kosovën? 
Sigurisht, (përgjigjet në shqip). Janë rrënjët e mija.
Ju Faleminderit dhe Suksese!

INTERVISTË ME SHKRIMTARIN VULLNET MATO




Intervistoi:Raimonda Moisiu

-Në përjetimin tim të realizmit socialist, kritika ishte një shkop, i cili nga njëra anë kishte një topuz me thumba të mprehtë për të talentuarit dhe nga ana tjetër, një furçe me fije mëndafshi për mediokrit e indoktrinuar. Sot kritika letrare ka shkuar për pushime të gjata në ishuj e Paqësorit. Unë ndjeva kohët e fundit për herë të parë kritikën e vërtetë shkencore për prozën time, në shkrimin e akademikut Fatmir Terziu te fjala e Lirë e Londrës.

"Punoni sikur do jetoni njëmijë vjet ....."



Peripecitë e hapësirave të largëta janë pjesë e natyrës njerëzore, gati në mënyrë të përafërt me trurin e krijuesit, nga e cila lind një poezi, prozë apo edhe një refleksion i çastit. Fakti që një krijues i hedh në letër, tregon pasionin, aftësinë për të vazhduar me fisnikërinë e një profesioni, kuptimi i të cilit është integriteti i asaj ç’ka të shtyn të shkruash. Në rastin konkret shkrimtari Vullnet Mato, për herë të parë botoi një poemë, të redaktuar nga i ndjeri Vath Koreshi, që e bëri të ndjehej si Juri Gagarini, që në ato ditë po i vinte botës përqark me raketë, duke përfytyruar ato hapësira të largëta të rrugës krijuese për t’u bërë shkrimtar. Pas saj vjen romani “Ujësinor”, duke na treguar detajet e rrugës së jetës. Fjalën njerëzore dhe edukuese të prindërve, mendimin se njeriu i mirë është thesar dhe virtyt ta fitosh, botimin i poemës dhe i romanit, profesioni e tij të mësuesisë, pasionin për të shkruar, si një vorbullë magjike që e tërheq, ai i sheh si përvoja të vyera, të cilat i kanë dhënë mundësinë për të promovuar karrierën e tij si shkrimtar. Në galaktikën e tij krijuese letrare numërohen plot gjashtëmbëdhjetë vepra. Ndërmjet të cilave shquhen romani “Damkosja e Engjëjve”, “Vajza e Kyçur”, “Marrëzia e madhe”, “Matura e paharruar”etj. I cilësuar dhe vlerësuar nga kritika e kohës si një shkrimtar cilësor që dallon me mjeshtërinë e penës së tij: “Është mjeshtëria e Matos që depërton deri thellë ngulmave vjetroshe të shkulë çibanë dhe mërzitma. Jeta e njeriut e deliri i tij, në sfilitën letrare të Bernard Show-t dhe të Matos gatuhet i tillë” (F.Terziu). Tani kontrastin e fortë të personalitetit të njeriut në dy kohë ai e shikon sa të rëndësishëm aq edhe me pozitivitet për ta krijuar. Shkrimtari dhe poeti Vullnet Mato, një nga zërat më të njohur në letrat shqipe, një njeri modest dhe shumë i sinqertë, na tregon për audiencën e lexuesve detaje të rëndësishmete jetes dhe krijimtwrise letrare, disa herë duke përdorur sqimën e batutës inteligjente, paksa sarkastike, por shumë popullore, këndshëm dhe me një emocion të papërshkruar.

-Keni lindur duke qeshur apo duke qarë dhe pse?

-Duhet të kem lindur duke qeshur, sepse ndjehem gjithmonë me humor të mirë. Ndoshta e kam kompensim për të mos i ndjerë vuajtjet e fatit, nga fëmijëria deri në vitet ’90, kur ngriu lufta klasore.

-Ku keni lindur? Jeni nga ku lindët, apo nga ku banoni? Po fëmijët tuaj nga e konsiderojnë veten dhe pse?

-U mbolla në Sarandë, lidha kokrra në Librazhd dhe do korrem në Tiranë. Fëmijët deklarohen sarandiotë, megjithëse Sarandën e kanë pare me sy në moshë madhore. U pëlqen shumë Saranda me det dhe me njerëz të qetë.

-Kush jua ka vënë emrin? Cili është mesazhi i emrit? Do donit ta ndryshoni?

-Emrin ma ka vënë gjyshi Xhaferr Mato. Me dëshirën, për të trashëguar vullnet të fortë, siç ka ndodhur. Djali i madh emigrant ka dashur ta ndërroj në Vasil, për të marrë pension në Greqi. Por unë preferoj të vuaj me pensionin e vogël shqiptar, duke menduar se vuajtjet në atdhe e fisnikërojnë shqiptarin.

-Ku e kaluat fëmijërinë?Cili është kujtimi më i bukur dhe më i shëmtuar?

-Fëmijërinë e kalova në Sarandë. Kujtimi më i bukur është kur nxora nga deti koshin prej teli me 12 peshq dhe gëzova nënën me vëllezërit e uritur. Kujtimi më i shëmtuar është, dënimi me vdekje, duke na hoqën triskat e bukës, se nëna me shtatë fëmijë nuk pranoi ta ndante babanë e burgosur për agjitacion dhe propagandë.

-Çfarë mbani mend se keni mësuar për herë të parë nga nëna, apo nga babai? Po nga mësuesi? Po nga shoqëria? Po në moshën e parë dhe të dytë?

-Nga nëna kam mësuar të bëhem memec para fjalëve politike, për të shpëtuar nga burgu. Nga mësuesi kam mësuar se në Australi ka më shumë lepuj se njerëz. Nga shoqëria kam mësuar se në botë ka më shumë hajdutë dhe kriminelë, prej të cilëve duhet ruajtur. Në moshën madhore kam kuptuar se një njeri i mirë është një thesar, të cilin duhet ta fitoj.

-Kush ka ndikuar më shumë në formimin tuaj, nëna apo babai, apo shkolla e shoqëria?

-Në edukimin tim ka ndikuar shpirtmadhësia e nënës, dhe intelekti i babait. Në formimin tim kanë ndikuar disa mijëra libra të lexuar. Shkolla dhe shoqëria kanë ndikuar pak. Më tepër kam ndikuar vetë mbi to, me profesionet dhe marifetet për të bërë ca gjëra që nuk i bënin të tjerët.

-Po në shkollë, cila ka qenë lënda që u ka pëlqyer më shumë?

-Më ka pëlqyer më shumë letërsia, psikologjia dhe astronomia.

-Cilat fenomene ndikuan në formimin Tuaj si shkrimtar e poet?

-E fillova me hartimet që lexonte mësuesi i shtatëvjeçares para klasës. Vijova me disa vjershëza, të cilat, si ato çupërlinat fanatike, nuk dolën nga dhomat e trurit për t’i parë djemuria. Pastaj u pllenova nga jeta ime me peripeci nëpër hapësira të largëta, ku në mënyrë të përafërt, truri i krijuesit mbetet shtatzënë. Dhe linda një poemë. Kur i ndjeri redaktor Vath Koreshi e lexoi dhe tha se do ta botonte menjëherë të nesërmen në një faqe të gazetës “Zëri i Rinisë”, dola në bulevardin kryesor të Tiranës, dhe ndjehesha si Juri Gagarini, që ato ditë po i sillej tokës përqark me raketë. Më pas botova romanin për sharrëtarët “Ujësinor” që u shtyp dhe priti tre muaj i paketuar, derisa nuk pati ndonjë vërejtje nga disa dhjetëra zyra të larta partiake e shtetërore, ku e çuan për verifikim.

- Më tej krijimtaria u diktua nga nevoja, koha apo dëshira për një të tillë?

-Syri i eprorëve diktatorial zbutej disi para atij që kishte fituar besimin e botimit. Ndonëse pati edhe ndonjë kapter ushtrie që më mori inat pikërisht për këtë fakt e tha: ”Sa di ti, më di mushka mua!” Por kryesisht pasioni ishte vorbulla magjike që më rrëmbeu e s’më lëshon, derisa të më çojë në thellësitë përfundimtare të jetës. Tani kur më pyesin, sa fëmijë ke? U them 19 dhe të gjithë të gjallë. 3 m’i ka bërë gruaja dhe 16 i kam lindur vetë.

-Si e keni krijuar familjen, me mblesëri, me rekomandim, apo me dashuri, apo u ka martuar shoqëria, partia policia dhe si ka qenë jeta juaj familjare?

-Jam martuar me dashuri të penguar, duke e rrëmbyer gruan si hajdut klasik. Partia dhe policia më kanë hedhur baltë, që të mos më afrohej grua nga sfera komuniste. Pastaj jetën familjare ma ka bërë gruaja të shkëlqyer, edhe kur kemi pasur në pjatë dy gisht bukë e një copë presh.

-Ç’është dashuria për Ju? Cilat janë dashuritë Tuaja? Sa i ruani ato brenda shpirtit e krijimtarisë Tuaj, si relikte të çmuara? Kur një njeri e ndjen se ka të tilla?

-Dashuria e vërtetë është si zanë, shumë flasin por pak e kanë parë dhe ajo të vjen një herë në jetë. Të tjerat më pas janë dashuri, po nuk ngjajnë me të, sepse janë iluzionet e saj. Unë kam rënë kokë e këmbë në dashuri qysh në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç me vajzën që grabita. Tani më duket sikur kam lindur i martuar. Në krijimtarinë time dashuria është majaja që mpiks veprën. Ka në të ndjesi të ëmbla dhe pak humor. Sepse e tillë është vet ajo. Në kuptimin më të gjerë, njeriu në çdo paraqitje të tij, duhet të jetë vetëm fytyra e dashurisë. Ai që nuk ndjen dashuri për askënd, ka shpirt krimineli.

-Ç’punë të mira keni bërë? Po të liga, me dashje apo pa dashje?

-Kam bërë ca libra që m’i kanë pëlqyer, dhe ndonjë punë të “ligë” me konsensus.

-Pse nuk u bëtë jurist, mjek, apo inxhinier dhe pse u bëre mësues?

-U bëra ai që jam, se nuk do desha të bëhem si askush tjetër nga ana profesionale. Kam pasur parim të lakmoj ato profesione që nuk arrihen lehtë.

-Kur dhe ku e keni marrë rrogën e parë, si ju duk e si ju duket paraja?

-Jeta ka provuar se pas nënës dhe babait legal, vjen baba “Leku” i adoptuar, me të cilin kam ruajtur vazhdimësinë time jetësore, të gruas dhe të fëmijëve të mi. Rrogën e parë e kam marrë duke bërë e shitur krehra alumini për çmorritje. Pastaj si operator kinemaje.

-Ç’mendim keni për moralin, apo ai ka dalë jashtë mode? Cili është emëruesi i përbashkët që mban familjen tuaj të rregullt, të mirë?

-Morali ka vlerë vetëm kur e ke vetë. Kur ua rekomandon të tjerëve bëhesh Ufo.

-Po për karakterin çfarë opinioni keni? Jeni i ngadaltë, i nxituar, i qetë, nevrik, indiferent apo aktiv në jetë e shoqëri?

-I kam të gjitha cilësitë e karakterit, i qetë, i nxituar, nevrik, indiferent dhe aktiv, në rastet kur duhet me qenë patjetër një i tillë, për të mos qenë budalla.

-Ç’është familja për ju? Dhe kë doni më shumë nga pjesëtarët?

-Familja për mua është parajsa tokësore. Nipat, Rei dhe Agi, janë engjëjt e saj. Shoqëria dhe miqësia janë purgatori i përzier me të mirë dhe gjysmë të mirë. Ferri është mjedisi me njerëz të liq.

-Cili është opinioni juaj për shoqërinë e miqësinë dje dhe sot?

-Shoqëria e djeshme kishte më shumë servilë dhe miqësia qe më tepër një ombrellë biografike. Sot raportet kanë ndryshuar, me domosdoshmërinë për një shoqëri dhe miqësi të ndërsjellë pa paragjykime. Miq e shoke dashamires si në internet, rrallë kam pasur.

-Cili është koncepti juaj për kombin, pushtetin, partitë, dhe për demokracinë në vendin tonë?

-Kombi është për mua mitra nga kam dalë dhe guri i varrit ku do futem. Pushtetin historikisht e kanë marrë në dorë maskarenjtë dhe të paaftët. Partitë janë prostituta, për të shkuar me to kodoshët e politikës. Sa më pak të kishim, aq më i ndershëm do të ishte vendi ynë. Demokracia është një bukuroshe, së cilës ende nuk ia kemi parë mirë sytë.

-Kush u pëlqen më shumë liria, puna, apo qejfi?

-Më pëlqen liria brenda kufijve të mi, drejtësia e fituar me hak, puna që më jep kënaqësi dhe argetimi pas një pune të lodhshme.

-A e ndjeni veten të lirë e të qetë në punë, në jetë, në shoqëri e miqësi?

-Ndjehem i dëshiruar për lirinë me caqe, për qetësinë në lagje, për jetën në paqe dhe për shoqërinë e miqësinë intelektuale.

-Keni inat? Mbani mëri? Grindeni me shokët? Me gruan? Me komshinjtë?

-Kam inat dhe mbaj mëri me një spiun. Shokëve grindavec u shmangem me marifet. Me gruan jam brenda një rropullie, si stomaku me zorrët, që merren vesh pa e nxjerrë sherrin përjashta. Me komshinjtë, veç përshëndetjeve, urimeve dhe rasteve njerëzore, nuk shkëmbej fjalë të tepërta.

-Cilët janë miqtë tuaj më të mirë, të cilës moshë, dje dhe sot?


-Miqtë e mi më të mirë janë ata që më ndjejnë se më kanë mik. Dhe lexuesit kudo qofshin, të çdo moshe dhe të çdo kohe. Te miqtë dhe mikeshat e përveçme për talentin dhe mençurinë, bëni pjesë në rreshtat e pare ju, zonja Raimonda.

-A gatuan, çfarë gatuan vetë? Ushqimi i preferuar? Pija që u pëlqen?

-Gatuaj ca gjëra që më ka mësuar gruaja, kur ikën te njerëzit e saj në Korçë. Ushqimi im i preferuar janë barishtet, që, ndryshe nga kafshët, i dua të ziera. Më pëlqen pak raki pa hile nga ajo e Fterrës.

-Çfarë të gëzon, çfarë të mërzit a të bezdis?

-Më gëzon shëndeti i mirë, më mërzit gripi, më bezdisin llafazanët.

-Cilat janë raportet tuaja me shefin, ju pëlqejnë shefat, pse po pse jo?

-Kam shërbyer në disa punë, ku përgjithësisht, shef i punës sime, kam qenë vet. Shefat e mëdhenj i kam dashur pak, më kanë dashur më tepër se bëja punën.

-Krijon apo shuan konfliktet me shoqërinë, me kolegët, apo drejtuesit në punë?

-Konfliktet kanë qenë si meteorët, që janë djegur në atmosferën përqark, pa arritur deri te sipërfaqja ime, sepse jam rrotulluar në orbitat larg tyre.

-Kursen? Ke huqe? Qeras apo të qerasin më shumë?

-Si pensionist nuk kam ç’kursej, se harxhimi dhe çmimet janë mbi sasinë e lëmoshës shtetërore që më jepet. Kali i kuq e ka ndonjë huq. Qeras ata që më qerasin, për të mos mbetur borxhli.

-A lexoni dhe çfarë preferoni?

-Lexoj siç ha bukë i urituri. Kam intuitë për të zgjedhur ato libra që duhen lexuar.

-Kë ndiqni më shumë, lajmet, apo emisionet artistike?

-Ndjek lajmet flesh, pa komentet lesh e li. Ndjek të gjitha emisionet artistike që meritojnë të më cungojnë gjumin e shtrenjtë.

-Cili është momenti më i bukur i jetës suaj, po më i hidhuri?

-Momenti më i bukur është kur notoj në det dhe së fundi kur bashkëfshatarët e mi të prirë nga djaloshi Besmir Zani ma gdhendën emrin në shkemb... Më i hidhuri është kur s’kam para në xhep.

-Ambicia juaj për para, pushtet, qejf, apo ?

-Nuk kam pasur ambicie për para. Ambicien për pushtet e urrej si vet pushtetin, që të shumtën e herës na ka shtypur. Qejfin e quaj dhuratë qiellore, si kohën me diell. Kam ambicie vetëm me ata që u hipin raketave për në kozmos.

-Cilat këngë ju pëlqejnë më shumë, llojet, këngëtarët?

-Mund të duket e çuditshme, por më pëlqejnë të gjithë tingujt muzikor që nxjerr njeriu i globit. Më ka mahnitur kënga kineze “Fshatarja e bukur” dhe një këngë dasme eskimeze. Vdes për çiftelinë e Veriut dhe fyejt e barinjve të Jugut. Tallavaja më hedh përpjetë. Opera më lulëzon mendimet për madhështinë e botës njerëzore. Më pëlqejnë këngëtaret e veshura. Ato lakuriq më duket sikur janë larg këngës dhe fare pranë seksit.

-Cili shkrimtar e artist ju pëlqen dhe pse?

-Më pëlqejnë shumë shkrimtarë dhe artistë. Por njësoj si me lulet e një kopshti, nuk mund të them cila është më e bukur.

-Çfarë iu ka mbetur peng që dëshironi ta hidhni ne letër?

Kontrasti i fortë i personalitetit të njeriut në dy kohët e jetuara.

- Çfarë po shkruani aktualisht? Planet e së ardhmes?

-Po përgatis një përmbledhje me poezi të zgjedhura nga të gjithë vëllimet e botuar, duke i shtuar dhe shumë poezi të viteve të fundit. Gjithashtu jam duke shkruar një roman me temë aktuale për dinjitetin njerëzor.

- Ç’mendim keni për kritikën e mirëfilltë letrare?

-Në përjetimin tim të realizmit socialist, kritika ishte një shkop, i cili nga njëra anë kishte një topuz me thumba të mprehtë për të talentuarit dhe nga ana tjetër, një furçe me fije mëndafshi për mediokrit e indoktrinuar. Sot kritika letrare ka shkuar për pushime të gjata në ishuj e Paqësorit. Unë ndjeva kohët e fundit për herë të parë kritikën e vërtetë shkencore për prozën time, në shkrimin e akademikut Fatmir Terziu te fjala e Lirë e Londrës.

-Ku do të dëshiroje të jetoje, në Shqipëri, në Francë, në Amerikë apo?

-Do dëshiroja të jetoja në verë në Sarandë dhe në dimër në Tiranë. Jam një pemë që nuk mund të aklimatizohem në Francë, në Amerikë, apo gjetkë. Sepse do të thahesha shpejt për t’u kthyer në Shqipëri si trung i ambalazhuar.

-Çfarë mesazhi do u përcillni lexuesve tanë dhe çfarë do u këshilloni?

-Mesazhi që u përcjell lexuesve, shokëve dhe miqve nga përvoja ime është: Punoni sikur do jetoni njëmijë vjet dhe mundohuni të jetoni sikur pas një viti vjen apokalipsi. Mos u falni politikanëve dashuri dhe duartrokitje që nuk ua kthejnë kurrë. Mos kujtoni se ka idhuj dhe supernjerëz aq të mëdhenj sa t’u përuleni, përderisa ashtu si ju, të gjithë shkojnë në wc. Duajini fëmijët shumë, por mos i urreni aq shumë duke i përkëdhelur shumë. Mundësisht i puthni në gjumë. Ju përqafoj juve dhe te gjithë lexuesit dashamires në bote.

Intervistoi RAIMONDA MOISIU.

Raimonda Moisiu: Flet gazetari, publicisti, shkrimtari Albert Zholi


Shkrimtari e publicisti që ndërton raportet mes të bukurës e të përditëshmes njerëzore




Flet gazetari, publicisti, shkrimtari Albert Zholi

Ai është gazetar, publicist dhe shkrimtar që ndërton raportet e besueshme dhe me ndjenjën e humanes, ku streset e mosmarrëveshjet e ditës dhe e bukura enden mes të përditëshmes e njerëzores, të pashkëputura nga filozofia për të njohur e përshkruar karakteret me gjuhën e pastër, stil të gjallë, lirizëm, humori shpirtëror dhe koloritin mes reales dhe imagjinares për përshkrimin e potreteve njerëzore. Me një “Univers të pasur publicistiko – letrar”, Albert Zholi ia ka dalë të na japë maksimumin e kontributit për të merituar respektin dhe ndjeshmërinë në letrat shqipe. Takimi dhe pjesëmarrja në disa aktivitete në muajin shtator –tetor në Shqipëri, më dhanë fatin që unë të intervistoja atë që sfidon me intervista dhe është shëndrruar tashmë në Simbolin e Intervistimit në publicistikën shqiptare duke mbajtur një rekord absolut prej 1650 intervista. Për gazetarin, publicistin dhe shkrimtarin Albert Zholi, pena të shquara të letrave shqipe janë shprehur :

“Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.
Xhevahir Spahiu

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë tk rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Helena Kadare

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.
Dritëro Agolli

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjeherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kenaqksi të papritur. Nuk e teproj se s'më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit - parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Ti ke tënden; për mua ke dhe mjaltë blete nga Bohotina; dhe ngrohtësi nga shpirti i dridhshëm njerëzor. Sa bukur e vënçe e thua: "shqeto, kafè pa sheqer"! Në tërë prozën tënde lëvizin dramat njerkzore të ditës, një pikkllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulkrima njeriu në hall, të ngjashme me ujvarat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngre më këmbë për ta shikuar tek gjithë!...Megjithate nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit! "Zjarri i gjirit djeg kadifenë e jelekut"! Në ç'dasëm Progonati e ke parë që unë s'e kam vënë re kështu. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e saj (sikur të mos kish aty këtu dhe fjalë të rëndomta: "nga momenti në moment", "meriton respekt" etj...që janë për "baçè" të tjera bisedash). Por s'ka mish të pjekur në hell pa një qime (edhe këtu më afrohet fshati me dasma)!! Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë...E të tjera...
Përgëzimet më të mira! -Agim Shehu- “

Bisedoi: Raimonda Moisiu

- A ju kujtohen ditët tuaja të para si gazetar? Cfarë ka ndikuar te ju më shumë apo dicka e papritur që ju zgjodhët të jeni gazetar?
- Më kujtohen. Kur mora këtë vendim përfundimtar isha në Greqi. Shkruaja në disa organe shtypi shqiptar por pa një synim përfundimtar, Shkruaja më shumë për hobi. Ishte vitit 1992. Nëndor ka qenë dhe në ambasadën tonë në Athinë festohej dita e flamurit. Aty takova dy persona që më shtynë përfundimisht në rrugën e ëndërruar që në fëmijëri. Këta ishin i madhi Artistidh Kolja (arvanitas) shkrimtar, piktor, avokat, mik i shqiptarëve, mbrojtës i flaktë i të drejtave të emigrantëve dhe një burrë i vjetër Gaqo, nip i Koto Hoxhit që lufta e dytë botërore e la në Greqi. Atyre u dhashë disa skica nga jeta e emigrantëve në Greqi. Më inkurjauan. Xha Gaqua më tha që sa më shumë të shkruash aq më i fortë bëhesh. Duhen baskuar shkrimet që të formojnë një kurorë. Eshtë si puna e bashkimit të trimave rreth Skënderbeut. Edhe shkrimet e shumta të konsolidojnë dhe më tha dy vargje:
- Me një fill të hollë peri
- Nuk ngre dot asnëj gjëlpërë
- Por me shumë që është litari
- Do të ngresh botën e tërë.
- Ndërsa arvanitasi i shquar Aristidh Kolja më tha: Albert, këto skica janë pjesa më e dhimbshme e jetës së emigrantëve në Greqi. Këto dikush duhet ti hedhë në letër. Njëri prej tyre je dhe ti se ke të dhëna që shkruan mirë. Nqs do lihen në heshtje këto halle dhe probleme në momnetin që ndodhin, athere një pjesë e historisë shqiptare do të ngelet bosh. Askush s’do ti imagjinoj dot se si ndodhën në këtë kohë. Kjo ditë shënoi ditën e fillimit të gazetarisë sime si profesionist. Të jesh gazetar në Shqipëri do të thotë të ecësh mbi autostradë stresi, ku dihet rruga, por s’dihet çfarë ka poshtë asfaltit në dukje të bukur. Mes tyre mësova se sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet. Në gazetari duhet të jesh vetvetja, pra gazetar, ta duash si profesion ashtu si duan të tjetërt profesionet e tyre. Më përshtat shkon thënia e Ajshtajnit “Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit”.
-Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj?

Momenti më i vështirë ka qenë kur unë isha në sheshin Omonia (Athinë) në një demostratë në mbrojtje të luftës së drejtë vëllezërve tanë kosovar kundër regjimit diktatorial serb. Ishte shoqata “Vllazërimi” që unë e kisha krijuar dhe drejtuar për 5 vjet që e zhvilloi këtë demostartë. A e kuptoni?! Demostartë në mes të Athinës. Askush nuk mund ta besoj sot. Diku lash cantën e gazetarit që kam 20 vjet që se heq nga krahu pasi aty mbaj që nga gjëlpëra dhe deri tek luga , afërsisht 46 sende të domosdoshme. Kur u shpërndamë më kapi policia. Më kërkoi dokumentat. S’po gjeja çantën. Më futën në birucë 8 ditë. Vetëm me një avokat dhe pasi u gjendën dokuemnatat mundën të më lironin por duke lënë pas shumë drithije. Kisha shumë foto dhe filmime nga ajo ditë që s;munda ti gjeja. Pas këtij momneti dhe miqësisë me Aritidh Kolën qëndrimi im në Greqi ishte jo i favorshëm për mua. Pas vdejkes së Aritidh Koljës edhe unë u detyrova të kthehesha në atdhe. Ndërsa momenti i dytë ishte kur policët grekë arrestuan dy emigrantë dhunshëm sepse ishin pa dokumanta dhe i qëlluan me shkelma. Ata ishin të pangrënë, të palarë sapo kishin ardhur (1993). Athere isha me vizë dhe ju luta policëve të mos i qëllonin. Ata më panë me inat, por duke më parë me kollare dhe duke treguar kartën e gazetarit i ulën shkopinjtë. Veprime të tilla janë me dhjetra pasi telefonatat për ngjarje të tilla mirrja çdo ditë nga të katër anët e Greqisë. Nuk mund të them se kishte faj vetëm policia greke..Por asnjë veprim dhune nuk ishte i justifikushëm kishte mënyrë të tjera ndëshkimi, jo me shkopinj gome. Mbaj mend kur shkova një ditë në ishullin Salamina (Athinë) dhe dy polic kishin futur në mes një emigrante shqiptar të lidhur me pranga. Këtë e mora vesh nga biseda me policët. Pranë meje ishin dy arvanitas, burrë dhe grua. U futa në bisedë me ta. Kur do ndaheshim burri më thotë: Sa të jeni të varfër, kështu do të jeni të lidhur me pranga”. Pa koment. Të gjitha këto i kam hedhur në librin “Vite emigracioni”. Me këtë dua të them që gazetari duhet të jetë gjithmonë në lëvizje, të njohë probleme dhe fenomene të reja. Jam me parimin Volterian “S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës”.

-Kam lexuar diku se ju kanë cilësuar si gazetari:”Mbret i Intervistave” Parasëgjithash përgëzime të sinqerta. Si lindi ideja e intervistimit, -si pjesë narrative jetësore e personazheve që përzgjidhni të vijnë në jetën e përditëshme?

Unë në pjesën dërmuese të aktivitetit tim gazetaresk jam marrë me problemet e emigracionit, informimin e tyre mbi procesin e legalizimit nëpërmjet radio Tiranës, TVSH apo gazetës Telegraf dhe shume gazetave të tjera. Kam bërë 3 libra publicistikë për emigracionin. Por krahas tyre nuk lija dhe intervistat. Më pëlqen jeta e figurave të shquara. Pasi zhvillova intervistat e para duke marrë disa lavdërime u ndjeva mirë. Ju futa më me vrull. Zhvillimi i intervistave është shkolla më e madhe e jetës time. Nëpërmjet tyre unë kam bërë disa universitete. Kam bërë intervista me akademikë, shkrimtarë, poetë, pedagogë, mjekë, futbollistë, sportistë të ndryshëm, aktorë, këngëtarë, njererëz të thjeshtë, studentë, inxhinjerë, agronomë, ushtarakë. S’kam lënë intelektualë të çdo fushe pa bërë intervistë. Në biseda me ta kam mësuar se sa shumë PAK di, por kam mësuar sa të kem bërë disa universitete. Jam munduar të plotësoj në biseda me ta shumë boshllëqe që egzistojnë në formimin tim. Kurrë nuk do të mësoja kaq sa me këto intervistë në sa do shumë universitete të mësoja. Por kryesorja është se, kur shkoj të marr në intervistë, një akademik, detyrimisht kam lexuar 4 ose 5 orë rreth proefesionit apo CV së tij. Sot numëroj në arkivin tim rreth 1650 intervista dhe them sa pak di nga dijet e këtyre njerëzve. Nuk e di ku e kam lexuar disa herë në internet:”Mbret i Intervistave”, por dua të them që gjithmonë mbetem nxënës në to. Intervista do shumë dije dhe bagazh. Për mua intervistat nuk kanë një rregull të artë. Ato janë të ndryshme. Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta. Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
-Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qënë ai/ajo? Na tregoni si arrin ta bësh intervistuesin, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku të gjitha elementet intervistuese? Cilat janë disa nga sfidat?
S’mund të them se jam ndjerë keq kur kam bërë intervistën e parë si profesionist (pasi intervista të dorës së dytë kisha bërë). Por kam bërë një intervistë të shkurtër sponatne me ish Ministrin e Jashtëm të Greqisë Karolos Papulos në vitin 1993. Ai erdhi në ambasadën tonë në Athinë me rastin e ditës së Flamurit që e festonte ambasada. E pyeta për mardhëniet shqiptaro greke dhe një pyetje për arvanitët. Të gjithë më panë me habi për guximin. As unë se di se e mora guximin. Intervistën e dytë e bëra me ambasadorin shqiptar në Greqi. Por këtë të dytën u përgatita dy ditë. Z Çabej më priti me shumë përzemërsi. Eshtë më vështirë të bësh një intervistë profesionale se sa një analizë profesionale (për mua). Pasi duhet të lexosh shumë rreth personit dhe jo të pyesësh atë për të gjitha ato që ti si di fare. Mendoj se në këtë drejtim me gjithë defektet mund të kem një rekord. Kam pas dy momente që edhe kam gabuar...Por... Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë. Këto janë sfidat e intervistave…Dua të theksoj se intervistat në gazetarinë e shkruar janë shumë më të përgjegjshme dhe më të vështira se intervistat fonike apo vizive (mendimi im). Ato mbeten në letër. Mbeten dokument.

-Si kanë reaguar lexuesit pas leximit të intervistave tuaja?
Vetëm tre herë e kam ndjerë veten keq në këtë mori intervistash. Kur një aktor më tha pse ke vënë një foto ku nuk evidentohem dukshëm unë por njëlloj si të tjetrët,.... kur një personazh nuk i pëlqeu renditja në faqen e parë të gazetës dhe të një femre që më shumë i jepte përparësi fotove se sa përgjigjeve. Ndërsa urimet kanë qenë të pafundme. Në fund të fundit kemi nevojë për një f.l.m. Intervista është një pasqyrë e shpirtit të personazhit. Me to nuk duhet abuzuar...Kjo pasi gazeta është pushtet. Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete, ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi thotë Volteri.
-Para se të bëni intervistën tuaj me personazhe të profileve të ndryshme, a bëni kërkime në sfondin e tyre? A e keni të vështirë për të artikuluar pyetjet?
Kush shkon të bëjë intervistë me një person publik pa lexuar rreth veprës dhe jetës së tij është njëlloj sikur të shkosh të bësh pazar pa lekë në xhep. Kur ke të bësh me persoanlitete përgjegjësia është e madhe, siguria jote duhet të jetë në maksimum, ndryshe mos e merr atë rrugë se të del e gjatë dhe pa bereqet. Duhet të bësh një fletore me pyetje që të dalin 8 pyetje. Pyetjet duhet të jenë korrekte që të mos marrësh përgjgije evazive apo të pa argumantuara që i shmangen së vërtetës. Kjo sidomos me politikanët që e kanë kthyer në art gënjeshtrën. Pasi... gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur
-P.sh., kur intervistoni një personalitet të letrave shqipe. Mendoni se lexuesit do të mësojë më shumë rreth “X” apo “Y” shkrimtari, me një intervistë apo ka më shumë gjasa për të blerë librin e tij?
Intrevista është një minimonografi. Tek intervista jeta e personazhit del si në nëj film me metrazh të shkurtër. Po realizove një intervistë të plotë personazhit ike bërë një monumnet të vogël mbi të cilin mund të ngrihet një vepër e madhe. Libri të jep vetëm një ide dhe jo një kurorë rreth figurës së intervistuarit. Kjo s’duhet harruar. Tek libri është shkrimtari artist, jo shkrimtari njeri.
-Sa shpesh ju merrni e-mail nga autorë, intelektualë, këngëtarë, publicistë, personazhe publikë të profileve të ndryshme që kërkojnë të intervistohen?
Si kam numëruar. Tashmë me shumicën kemi nja pakt të heshtur. Sa herë ata kanë diçka të re më lajmërojnë. Formimi i besimit është shumë i vështirë. Po fitove atë ke fituar personalitetin e vetevetes. Them se dhe unë ende se kam formuar plotësisht këtë bindje dhe jam në kërkim të konsolidimit të besueshmërisë së emrit tim. Njëherë po gabove në intervistë, rrugën duhet ta nisësh nga e para.
-Cfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato c’ka ju keni lexuar apo vënë re?
Gazetaria shqiptare dhe ajo ballkanike vuan ende nga reminishencat e së kaluarës. Shpeshherë ngjarja humb vërtetësinë pasi nuk ruhen burimet, karakteristikat, cilësitë e lajmit apo interpretimet pa ndikime politike. Në shtypin shqiptar akuzohen politikanë për korrupsion galopant dhe nuk dënohet as politikani as autori i lajmit. Asnjë nuk është fajtor?! Në shumë raste për vetë numrin e madh të gazetave vihet re një gazetari diletante ku profesionalzimi lihet në plan të dytë. Realisht jemi larg gazetarisë profesioniste dhe të përgjegjshme perëndimore. Shkolla e gazetarisë punon pak në këtë drejtim. Shpesh herë për lajmin thuhet “hë mo se në Shqipëri jemi”.

- Cfarë ju pëlqen dhe cfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist e i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit??
Ballkani është shumë i trazuar. Është një rajon me njerëz gjaknxehtë që krenohen kur u thua ke lindur me dyfek në krevat. Lajmet më sensacionalë janë ato që bazohën mbi përkatësinë fetare. Shqiptarët ndonjëher indetifikohen me myslimanët ekstremistë dhe nuk analizohen si komb shqipfolës në zemër të Europës. Etiketimi ortodoks mysliman, katolik sikur humbin atë erën e bukur të natyrës së të qënit njeri. Këto në Ballkan janë më të theksuera për vetë faktin e pretendimeve teritoriale të secilit shtet ndaj shtetit tjetër, Dhe është politika e këtyre shteteve që hedh në tryzë përkatësinë fetare për të hequr vëmendjen nga problemet e përditshme , nga kurrupsioni, varfëria. Gazetarët ballkanikë duhet te jenë më realistë dhe jo të bien pre e politikave të partive të caktuara që i ushqejnë me para jo të fituara me punë dhe lajm të saktë, për të ndarë edhe njerëzit brenda të njëjtit shtet sikur të jenë në dy kontinete të ndryshme. Gazeta është ushqimi i përditshëm shpirtëror i njeriut. Nqs ky ushqim do serviret në pjata të pista populli do helmohet. Përkatësitë fetare janë të tejkaluara në kohë në botën e qytetëruar, janë dicka personale që ska pse e shpreh si indetitet evidentues. Në plan të parë duhet të dalë elementi njeri i qytetruar, emancipuar, dhe jo të qënit mysliman, katolik apo ortodoks. Dallimet ndaj besimeve fetare asnjë të mirë nuk sjellin dhe gazetarët duhet të jenë të parët që ti luftojnë ato.
-Cilat janë aftësitë profesionale që gazetarët e rinj kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?
Do ta artikuloja pak ndryshe pyetejen. Pra si duhet të jenë gazetërëte rinj sot. Duhet të jenë më studiues, më këmbngulës, më të vëmendshëm dhe të respektueshëm ndaj më të vjetërve, Ndodh jo rrallë që një gazetar i ri, sapo bën një artikull i thotë një gazetari me një përvojë 20 vjeçare “si je koleg”. Vetë se kam provuar as e kam cytur tek vetja këtë ndjesi as pas 5 vjetësh kur nisa rrugën si gazetar. Gazetar nuk të bën vetëm shkolla por shkrimi, artikulli, analiza, investigimi, mënyra e ndertimit të lajmit. Ka gazetar që nuk kanë mbaruar për gazetari por me punë dhe përkushtim janë bërë gazetar të shkëlqyër. Kush do të bëhet gazetar në radhë të parë duhet të ushtrojë gazetarinë e shkruar. Ajo të bën gazetar të mirëfilltë. E shkruara mbetet dhe të ve para përgjegjësisë. Gazetaria televizive apo ajo fonike është më e lehtë se ajo e shkruar. Kush do që të bëhet gazetar duhet të bëjë këmbët dhe të ndenjurat me kallo. Gazetaria është ushqim që helmon ose shëron. Kush di ta gatuaj lajmin mirë jep ushqim të shëndetshëm. Aftësitë e gazetarit janë intuita, studimi, prefeksionimi, qëndrimi rigoroz ndaj rregullave të lajmit. Por kryesorja është që gazetari duhet të guxojë. Aktualisht në Shqipëri ka pak gazetarë që guzojnë ndaj dhe gazetaria nuk është në nivelin e duhur. Një gazetar që nuk guon quhet tellall sepse e jep lajmin si ja servirin dhe jo si e ka kapur ai. Këshillë për gazetarët? Lexuesit hyjnë në gazeta si në banjo të nxehta ka thënë Makluani. As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi. Ndaj kujdes kur merrni përsipër këtë mission kaq fisnik por shumë të vështirë.
-Cfarë libri me publicistikë keni për të ardhmen?
· Eshtë futur në botim vëllimi i dytë i librit publicistik “Sekretet e gazetëreve të RTSH”. Pas suksesit të vëllimit të parë besoj se dhe ky vëllim do të ketë të veçantat e veta. Flitet për ato personazhe dhe për atë institucion që shënoi fillesën e medias vizive në Shqipëri në Prill 1960 nga dyert e së cilit kanë dalë kuadro dhe prezantues të papërsëritshëm. Historiku i RTSH është historiku më i bukur I medias por edhe të një pjese të artit shqiptar. Pa atë media qindra filma, teatro, drama, cirqe, apo tetaër për fëmijë do kishin kaluar në heshtje, pa gjurmë. Kur lexon historikun dhe personazhet që janë lidhur me TVSH befasoshesh. Ky është libri im i fundit publicistik….kam dhe projekte të tjera por le të mos flas para kohe. Nxitimi është disfatë, ose krenari pa themele. RTSH është nëna, ëshët metalurgjiku, është fidanishtja e të gjithë mediave fonike dhe vizuale shqiptare ndaj ai edhe sot duhet respektuar. Kush e mohon atë mohon vetveten. Rruga e librit për mua mbetet e hapur. Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret thotë Këstneri.

-Është një rastësi e mrekullueshme që ne kemi mundësi për të diskutuar rreth krijimtarisë tuaj. E them këtë sepse përvec gazetarisë, ju lëvroni; prozën, skicën, tregimin e romanin, dhe kjo tregohet nga shifrat e librave tuaja në këtë gjini. Unë vecanërisht, do të përmendja romanin më të fundit “Kush e vrau dashurinë”- që pati jehonë në letrat shqipe, por dhe mjaft i vlerësuar nga kritika e kohës, e i promovuar në pjesën më të madhe të trojeve shqiptare. Cfarë ju tërhoqi për të shkruar këtë roman? Përse ky titull? Si kini arritur ta realizoni botimin e tij?
Jetojmë në një botë ku duket se etja për pasuri i ka bërë njerëzit më të ndarë, më të largët, më të akullt, më të ftohtë, më pak njerëzor, Sikur është larguar nga qëniet njerëzore idelaizmi dhe miqësia e pastër. Rendja pas parasë i ka bërë disa njerëz në mekanizma të etjes për kartmonedha. Na mungon shumë sinqeriteti, mirësia, Duket sikur ecim në nëj rugë ku njeriu njeri na duket shumë i largët i pa takushëm. Jetojmë në një ambient ku shohim më shumë ngjarje se parime. Ku ligjësitë e natyrës po shpërfytyrohen. Përmbysja e regjimit komunist si një sistem i dështuar na hapi horizonte të reja por dhe na zbuloi dhe anë të tjera të karakterit deri dje të pa dukshme nga diktatura. Në këtë mjegullnajë shqiptare, gëluan dhe vese që ishin fshehur brenda qënies dhe që na bënë të tregoheshim si njerës me bishtë në rrugër e Evropës. Dolën në pah dhe fenomene të tjera, si tegëtia e mishit të bardhë, droga, prostitucioni, kriminalitetiti por edhe emigrimi. Janë të gjitha këto plagë që stisën mendimin të hidhja dhe të skicoja këtë roman ku personazhet janë disa miqtë të mi dhe një pjesë e jetës time. Titulli është në sikron me këto probleme. Sot janë vrarë shumë dashuri. Eshtë vrarë dashuria për njeri tjetrin është vrarë dashuria për prindin, dashuria për të afërmit, por dhe dashuria si ndjenjë fisnike mes gjinive. Me qindra ndarje familjesh, martesa mbi baza intersash, pazare për shitje femrash, grindje për një copë shtëpi...dhe këto janë të gjitha dashuri të vrara. Por kryesorja ëshët vrarë dashuria njerëzore ajo dashuri që e bën solide një shoqëri. Eshtë vrarë dashuria e sinqetë intime femër mashkull e cila është kthyer në biznes dhe interes... Ky është me pak fjalë subjekti i këtij romani që është bërë shumë i diskutueshëm. Në roman gëlon jeta shqiptare në dy sisteme me të gjitha ngjyrat. Ku dashuria zë pjesën më të madhe. Ku ka dashuri ka dhe intrigë ka dhe peozi. Ka dhe ngjarje, ka dhe befasi, ka dhe imagjinatë të shfrenuar, ka dhe pengje...këto janë të gjitha brenda romanit.

-Cilat janë disa nga sfidat për të shkruar në gjininë e prozës? Dhe...cilat janë sfidat për të përshkruar jetën e atyre personazheve në romanin “Kush e vrau dashurinë” por edhe në romanet e tjerë?
Romani është një gjini e vështirë e krijimtarisë letrare (e theksoj letrare jo publicistike). Roamanin “Kush e vrau dashurinë” që është romani im i parë e kam nisur në vitin 1990 kur sapo filluan proceset demokratike. Dhe kjo mund të provohet shumë thjeshtë nga dorëshkrimet dhe llojet e fletoreve ku janë hedhur shkronjat. Pra e nisa krijimtarinë me një gjini tepër të vështirë kur nuk kisha botuar asnjë libër. Se di se si e mora këtë nismë, sepse deri në atë kohë në bangat e shkollës kisha tentuar me ndonjë tregim, fabul apo poezi, pa arritur sukseset e ëndërruara. Dhe për çudi romani i parë u botua i fundit, pas plot 20 vjetësh kur unë kisha botuar 15 libra të tjerë. Pra gjatë rrugës pashë që ende nuk isha pjekur, ende nuk isha përgatitur për këtë sfidë. Ishte një dëshirë rinore. Ishte një ëndërr e madhe për supet e mij të vegjël të asaj kohe. Të arrish deri te romani duhet të kalosh male espkeriencash në krijimtari, duhet të njohësh suksese dhe dështime ndaj dhe unë e mbylla në sirtar për ta hedhur në treg pas dy dekadash. Mbaj mend se në vitin 1996 kur isha gazetar në Athinë kam pritur në shtëpin me qera si emigrant shkrimtarin Dritëro Agolli. Atij i thashë dhe për planet e mija krijuese. Më thotë mos u nxito se një dështim në roman do të ketë shumë pasoja. E dëgjova këtë këshillë. Ndërsa nxitjen më të madhe për të vazhduar në rrugën e publicistikës në atë kohë dhe që s’isha pjekur ende për prozën letare ma dha Helena Kadare në një takim që pata po në Athinë në vitin 1997, kur kishte ardhë së bashku me Ismalin për promovimin e librit “Spiritus” Unë i dhurova asaj librin tim të parë “Ikja e madhe” ku mora prej saj urime dhe sygjerimin për të vazhduar më gjatë rrugën e publicistikës për të shkuar më tej në letërsinë artistike. E ruaj dhe sot letrën e saj që më dërgoi nga Parisi në lidhje me librin dhe krijimtarinë time. I falënderoj këta dy shkrimtarë të talentuar për ndihmën e madhe. Në sajë të tyre gjeta rrugën e duhur dhe romanin e botova në momnetin e përshtatshëm ku sot shoh se po korr sukeses dhe pritet ribotimi i dytë. Romani “Kush e vrau dashurinë” ishte një sfidë me veten, ku ngjrajet janë reale dhe imagjinata është në raport të sfumueshëm. Romani me tematikën që ka i shërben popullit im të shumvuajtur.
Arti që nuk i sherben popullit ështe vetëm argëtim i njerzve të papunë thotë
Majakovski Të flasësh dhe të shkruash të vërtetën ështe arti më i rëndë nga të gjitha artet.

-A kanë diçka nga jeta reale në librat tuaj? Cfarë lloj kërkimi keni bërë për to?? A keni pasur materiale apo ngjarje që ju kanë ndihmuar në shkrimin e tyre?

Sigurisht. Në shumë tregime jam dhe unë, është një pjesë e jetës sime, është rrugëtimi im brenda dhe jashtë Shqipqërisë. Shkrimtari nqs nuk është në lëvizje, nqs nuk është në kontakt, shteron sado imagjinatë të fuqishme të ketë. Bota është e bukur se është e shumllojshme, dhe sa më shumë vende apo shtete të shohësh, sa më shumë njerëz të profesioneve të ndryshme të takosh, aq më shumë krijimtari të pasur do të kesh. Letërsia bëhet e bukur kur ka lëvizje dhe dhimbje, Nuk bëhet letërsi në vetura lluksoze apo në vila rrethuar me objekte arti, ku vezullimi të verbon, nuk ta provokon ndjenjën por ta stopon atë. Dhe unë në tregimet e mia sidomos në Greqi kam kërkuar aty ku kishte dhimbje, ku kishte probleme, ku kishte fyerje, poshtërime, por dhe punë për të mbijetuar, ndaj besoj se duke qenë pranë dhimbjes së vërtetë krijimtaria mund të ketë dalë jetësore, e besueshme.
-Pas disa librave shumë të sukseshëm për të shkruar prozë të mirë, me shkrim të qartë e gramatikisht korrekt. Cila është lidhja midis veprave tuaja në prozë dhe publicistikë, të këtij lloji dhe natyra e të shkruarit tuaj?
Secili shkrimtar apo poet që do të indetifikohet qoftë dhe brenda atdheut të vet kërkon që gjithmonë të krijoj individualitetin e vet. Edhe unë këtu kam konsistuar. Nuk dua të jem përsëritës. Kam parë që dhe poetë të mëdhenj në Shqipqëri disa herë kan pas si pikë referimi poet të huaj. Në këtë drejtim e them me bindje jam Alberti me të mirat dhe me të këqijat e mia. Natyra time e të shkruait është ndjenja. Pra shkruaj kur ndjej dhe më pas mendoj. Dua të jem larg skematizmit të botimeve të realzimit socialist kur të jepnin direktiva dhe të orientonin ku dhe përse të shkruaje. Pra kur mendimi vihej në plan të parë përpara ndjenjës. S’ka krijimtari të bukur nqs nuk është primare ndjenja. Letërsia është ndjenjë e shpirtit. Ajo mund të lind kur se pret, në rrugë, në avion, në det, në mal, duke bërë dashuri,,,,Kur ti mendon se si të krijosh i ke hequr letërsisë, krijimtarisë të vërtetën, organiken, pjalmin, esencën. E ke kornizuar...Ajo del diçka e thatë pasi s’ka ndjenjë..Ndjenja e para, mendimi e dyta kjo është letërsia...

-Si ndjeheni pas gjithë kësaj periudhe që shkruani si publicist apo shkrimtar?
Ndjehem edhe i gëzuar edhe i hidhëruar, por më shumë i motivuar. Ndjejem i gëzuar sepse të bësh 15 vepra të gjinive të ndryshme në 16 vjet nuk është pak, por kur ndonjëherë nuk merr atë sadisfaksion që ke menduar kalon në plogështi, kalon në një stepje. Çmimet jepen sipas grupimeve pa ditur se kur dhe ku jepen këto çmime (!!) Sot egziston një xhelozi mes shkrimatrëve apo poetëve. Shihen grupime që i shërbejnë njërit krah apo një krahu tjetër të politikës. Jam ndjerë keq kur dhe shokët më të afërm nuk më kanë thënë urime për një libër të ri, apo nuk kanë shkruar qoftë dhe dy fjalë kritikuese për librat. Personalisht nuk di që të ketë shkrimtar në Shqipëri apo jashtë atdheut që të ketë bërë një vepër letrare dhe unë të mos kem bërë një kritikë apo të mos i kem marrë një intervistë. Ndoshta se kam merituar një intervistë por dy fjalë sa për sy e faqe i meritoj...Por megjithatë disa herë heshtja e miqve më motivon më shumë. Ndaj nuk ndaloj së shkruari. Kaq. Koha të bëj të sajën...
- Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj publicistike dhe në prozë? A ka ndonjë gjini tjetër që ju e lëvroni dhe do të dëshironi ta provoni??
Për fatin tim të mirë (por mbase dhe të keq) i kam lëvruar të gjitha gjinitë e letërsisë. Ndoshta ndër të paktit, por kam botuar edhe fabula, poezi, tregime, romane, publicistikë, skica etj...dhe së fundi dhe monografitë. Secila gjini ka të mirat dhe të këqijat e saj, por për mua monografia ëshët gjinia më e vështirë pasi do shumë përkushtim, do shumë studim, lëvizje, shfletime, ballafaqime, saktësira kohore. Psh për monografinë e aktorit Luftar Paja kam punuar katër vjet e gjysëm. Ndrësa letërsia e lirë, proza apo poezia është jotja, ideja, mendimi, apo lëmimi i fjalës. Këtu nuk ka korniza në monografi egzistojë këto korniza deri në njëfarë mase pasi ke personazhin që të jep datat apo mbresa srtikte. Kërkesat e shumta që kam kohët e fundit për monografi të ndryshme më kanë thënë brenda vetes që po mer një hap të vështirë, se është një punë tejet e lodhshme që edhe mund të të çojë në dështim. Një vepër ka tre elementë, elementin estetikë, artistikë dhe mesazhor (mesazhi). Jam munduar që në krijimtari ti ruaj këto raporte, por se di deri ku...? Kjo smë përket mua ta them por kritikës dhe lexusit. Ulje ngrtijet kanë ardhë si rrjedhojë e botimeve në gjini të ndyshme të krijimtarisë...Se ku jam më mirë ende se di vetë.
-A ka kritikë të mirëfilltë letrare sot?
· Ajo që i mungon sot letërsisë shqiptare është mungesa e kritikës. Nuk ka kritikë të mirëfilltë profesionalsite. Shihet se çdo njeri që ka lexuar nëj libër mer përsipër të bëjë kritikë. Jo, Për mua kritika është profesioni më i vështirë, profesioni më i specifikuar. Ajo ëhstë përçuesi më i saktë i krijimtarisë së saktë te lexuesi. Aktualisht nuk ka ndonjë kritik të ri që të jetë spiktaut dhe ata të vjetrit janë tëhequr përpara deteve të botimeve pa kriter. Krtika është esenca e fjalëës së krjimtarisë që ndërgjegjëson lexuesin. Mos egsistenca e saj e ka bërë leuxesin të shpërqënruar, të pa orinetuar, të turbulluar, dhe të çoroditur që të mos di kë libër të kapë. Kjo ka bërë që të botojë kush të dojë, pasi dhe shtëpitë botuese në kuadrin e ekonomisë së tregut si japin rëndësi cilësisë por sasisë. Pra shtëpitë botuese botojnë çdo libër pavarsisht sa vlera ka mjafton që të japi lekët e botimit në dorë. Nuk ka shtëpi botuese me ekip kritikësh që të krehin librat që do kalojnë në shtypshkronjën e shtëpive botuese, ndaj sot ka 1milion e 300 mijë poetë dhe 720 mijë prozatorë, Kështu nuk dallohet në dëngun e madh të botimeve krijuesi i mirëfilltë nga ai diletant. Kjo edhe për vetë faktin se përpos krikës mungon edhe një element tjetër i ërndësishëm i leëtrsisë përkthyesit. Kjo ka bërë që shumë libra me vlerë të shkrimatrëve të rinj shqiptarë ti njohin vetëm në Tiranë.
Kritiku duhet të thotë vetëm të vërtetën. Mirëpo, më parë, këtë të vërtetë duhet ta njohë mirë.
Renardi
Ku e heton se kritika nuk shkruan budallallëqe për ty, mos shkruaj më. Do të thotë, ke filluar të biesh dhe të përseritësh, e kjo është fillimi i mbarimit.
Ibseni

Ne jemi të gatshëm të bëjmë vetekritike, por me kusht që askush të pajtohet me ne lidhur me këtë.
Ebner-Eshenbahu
Këto janë tre pikpamje të ndryshme për kritikën, ndoshta edhe unë jam kontraditor. Pra perfektja nuk arihet kurrë,.




-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetar dhe shkrimtar?
Unë kam përjetuar një fëmijëri të bukur dhe pse me privimet e regjimit, ku liria ishte nëj ëndërr e largët. Liria ime dhe gëzimi ishin librat që më shoqëronin deri ën orët e vona të natës kur babai më qortonte do qorrohesh dhe ëm fikte dritën. Lexoja Tolstoin, Mopasanin, Gëten. Gorkin, Eseninin, Kadarenë, Remarkun, Naimin, Migjenin, Çajupin, e shumë shkrimtarë të tjerë dhe vetja më dukej i vogël për të zhbiruar fjalët dhe veprat e këtyre njeërzve të ëmndhenj. Këto libra më ngjizën dëshirën dhe ëndrrat për të shkruar, por sa herë lexoja shkrimet e mia më dukeshin si krijime vocrrakësh përpara gjenive. Dhe megjitahtë shkruaja dhe shkruaj pa papushim dhe nuk e di se ku kanë shkuar dhejtar fletore me tregime, skica, poezi, apo dhe ndonjë novelë. Disa i kam grisur vetë, të tjera i kam lënë ën ëmshirë të faitit. Sot ndihem keq kur e mendoj këtë lloj shpërëdorimi. Ëndrra ime për të shkruar u bë pjesë e pandarë e jetës kur kam leuar romanin Nëna dhe më pas romamin shqiptar “Lulja e kujtimit”. Me këto dy romane u shtruan shinat e ndërtimit të trasesë sime të krijimtarisë letrare, Vendimi ishte marrë mbas çdo dështimi do punoj dhe do ngrihem më me forcë. S’njoha më kthim mbrapa dhe pse dështimet më ndoqëën pas dhe pse shumë herë dyert e redaksive m’u mbyllën. Letërsia është shumë nazike, ajo të jep motivin e jetës por jo çelësin e suksesit. Atë duhet ta gjësh vetë në morinë e gjinive të krijimtarisë letrare.
-Cfarë është dashuria për ju?
Dashuria është ndjenja më e bukur njerëzore, ku fjala si në letërsi ngrihet në art, ndjenja në piedesatlin e pathyshmërisë. Aty ku është dashuria e vërtetë nuk ka kala që nuk mposhtet, nuk ka pengesë që s’kalohet, nuk ka det dhe oqean që të të thotë ndalu. Ajo ka një magji që mposht dhe vetë magjinë. Kush di të dashurojë di të jetojë. Jeta pa dashuri është si bima pa lule, si druri pa fruta. Jeta pa dashuri është e zhveshur dhe pa asnjë mister. Por dashuria është e bukur kur dihet vetëm nga dy vetë. Aty është misteri. Si puna e sekretit, që kur del nga kasaforta si kushton më askush rëndësi.
-A është i lirë shtypi sot?
Sot nuk ka shtyp të lirë. Por jo sot. Besoj ansjëherë nuk do të ketë shtyp të lirë. Çdo gazetë ka politkën e saj, ka formatin e saj, sikundër dhe intersat e saj. Por edhe nqs nuk ka një pavarësi të plotë njëlloj pavarsie ka, pasi shtypi është i vetmi faktor opozitar në Shqipëri. Pa të politka do të hidhte vallen pa ju dridhur shamia, pa le më dora. Pa shtypin problemet në Shqipëri do të ishin të shumfishta. Pa shtypin kontrabanda dhe tregu i “mishit të bardhë” do kishin përmasa galopante. Dhe nqs janë arriur rezulatte në këto drejtime paraprijëse dhe sensibilizuese për të mos thënë nxitëse dhe mbledhje provash ka qenë pikërisht në shumë raste shtypi se sa drejtësia apo policia, ku vetë shtypi për këto dy institrucione të fundit ka bërë prezent korrupsionin. Shtypi në Shqipëri është më i pa korruptuari , më afër problemeve dhe halleve të shoqërisë dhe pse jo tërësisht i pavarur. Të gjithë duhet të luftojmë për nëj shtyp të pavarur. Ku nuk ka shtyp të lirë nuk mund të zhvillohen as strukturat demokratike pasi nuk ka luftë të mendimeve midis alternativave politike, midis qeverisë dhe opozitës nuk ka hapësirë për shoqërinë civile dhe organizatat e saj joqeveritare që ato të kenë ndikim në politikën zyrtare.
-Kush ju mbështet shpirtërisht në krijimtarinë tuaj të larmishme letrare e publicistike?
Leximi dhe të afërmit e mi në familje.
-Kanë thënë për Albert Zholin...
Kanë thënë dhe ndoshta shumë, por unë i marr me rezerva. E di mirë se deri ku arrij dhe çfarë mund të bëj. Jam racional dhe ruaj një raport të ekuilibruar mes modestisë dhe mëndjemadhesisë: Menjdemadhësia është injorancë ndërsa modestia e tepruar mëndjemadhësi.
-Cfarë nuk do të falnit në jetë??
Tradhëtinë ndaj atdheut

-Mesazhi për inteligjencën shqiptare...
Të jenë në vendin që u takon, aktiv dhe jo servile e politikës mediokre. Inteligjenca ndoshta dhe pë r arsye ekonomike (ska pavarësi) është në gjumë letargjik, e pa motivuar, jo në opozitë me politkën antikombëtare që ndjek politika shqiptare në këto 21 vjet. Inteligjenca shqiptare është ndarë në grupe ose është përfshirë e tëra në politikë dhe nuk jep shembullin si pararojë e mendimit të përparuar dhe atij shkencor. Fantazia e intelektualit dhe artistit është realitet më i bukur se realiteti i rëndomtë.
Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s'e bën këtë për vete, ai e bën këtë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dinë në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë thotë
Fisheri
-Cfarë dëshironi të shtoni...
Shkrimtarët duhet të jenë në ballë të lëvizjeve progresiste të shoqërisë shqiptare. Ata janë ajka e mendimit dhe promotor të zhvillimit në çdo shoqëri.
Ju faleminderit

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...